2015-01-09

Zbulimi i faktorëve të rinj që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve tek njeriu

Zbulimi i faktorëve të rinj që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve, simptomat e para, trashëgimia, kurat dhe shumë të tjera si këto vazhdojnë të jenë në qendër të punës së shkencëtarëve. Për ta ka ende shumë punë deri në evidentimin e të gjitha arsyeve që shkaktojnë dëmtimin e njërit prej organeve në trupin e njeriut, përhapjen e sëmundjes dhe në fund kurimin e plotë të saj. Pikërisht për këtë arsye, specialistët amerikanë kanë botuar në revistën e përjavshme “News Week”, një studim të detajuar të trupit të njeriut, të gjitha sëmundjet që mund t’i shkaktohen atij, moshat kur duhet të kemi kujdes për veten, si dhe të gjitha rastet kur një sëmundje është e lindur. Në suplementin e sotëm ne kemi përmbledhur 30 sëmundjet më kryesore. Përveç emrit të sëmundjes, janë të detajuara me terma mjekësorë e psikologjikë të gjithë faktorët kryesorë në shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar, rastet kur duhet të kemi kujdes, numrin e të prekurve në botë për secilën nga sëmundjet e shekullit, veçanërisht llojet e ndryshme të kancerit, alergjive e të tjera si këto. Në disa raste, në vend të simptomave, janë dhënë këshilla ose mënyra të reja mjekimi që specialistët sugjerojnë për të prekurit.
1 Bronkiti akut
(Acute Bronchitis)
Bronkiti akut është një inflamacion i shtresave të brendshme të tubave bronkiale. Ky inflamacion mund të shkaktohet jo vetëm nga infeksionet, por edhe faktorë të tjerë të cilat irritojnë frymëmarrjen, të tilla si duhan-pirja, alergjitë apo kimikate të ndryshme. Zakonisht bronkiti akut shkaktohet nga një infeksion i cili shpeshherë nis që rrugët e lartme të frymëmarrjes, njësoj si në rastin e ftohjes, kur shqetësimet tuaja nisin fillimisht me hundë të zëna e më pas me vështirësi në frymëmarrje. Kjo sëmundje ndryshe nga pneumonia nuk prek mushkëritë. Faktorët e riskut, sipas specialistëve, janë faktorët ambientalë (tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale në moshë të vogël); faktorët individualë si raca, seksi, mënyra se si reagojnë ndaj tymit të duhanit apo infeksioneve virale kur janë fëmijë,
deficiti i alfa1-antitripsina (një proteinë që prodhohet nga mëlçia, e pajisur me një efekt të fortë “mbrojtës” mbi strukturat polmonare).

Simptomat
-Kollë e fortë.
-Bllokim hundësh.
-Sekrecione nga hunda.
-Dhembje në kraharor.
-Debulesë.
-Mungesë oreksi.
-Dhembje koke.
-Dhembje muskujsh dhe kockash.
-Temperaturë jo e lartë.

2 – Alergjia
(Allergy)
Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjen. Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash, të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Alergjenët më të zakonshëm janë alkooli, thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër, pushi, ushqimi, poleni i luleve, bari, pemët, shkurret, pluhuri i shtëpisë ilaçet, myshku, nikeli. Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike. Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje, simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike. Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve antihistaminike ose në raste të veçanta kortizoni. Ilaçet antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore, përkeqësim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar. Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hiposensibilizimit me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh, ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hiposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

Simptomat
-Hundë që rrjedhin apo të zëna.
- Sy të kuq të acaruar që të kruhen.
- Kollitje.
- Teshtima
- Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre.
- Vështirësi në frymëmarrje.
- Diarre.
- Vjedhje ushqimi.
- Tharje dhe acarim të lëkurës.

3- Astma
(Asthma)
Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita-ditës po shpeshtohet dhe futet ndër problemet shëndetësore botërore. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katërfishuan, në Angli u trefishuan; por arsyet nuk janë të qarta (kombinim i faktorëve mjekësorë, shoqërorë, psikikë dhe të faktorëve të ambientit jetësor). Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimia. Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenët e caktuar; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike. Pra, për t’u shfaqur astma nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë).

Simptomat
1-Marrje fryme episodike.
2-Fishkëllima.
3-Shtrëngimi i gjoksit.
4-Gërhitje.
5- Infeksione respiratore akute.
6-Skuqje në fytyrë dhe lëkurë.

4- Aborti
(Abortion)
Aborti praqet ndërprerjen e zhvillimit të jetës fetusit (vezës) në uterus pas ngjizjes së tij deri afërsisht 13 javët e para. Kjo ndërprerje bëhet në rastet kur kemi anormalitet të utetrusit ose vihen re çrregullime gjenetike të fetusit dhe për të ndaluar zhvillimin dhe lindjen e një fëmije anormal. Termat fetus dhe placentë zakonisht përdoren pas tetë javësh shtatzënie, kjo pasi përpara këtyre javëve ka terma të tjerë për të shpjeguar situatën që “prodhohet” nga bashkimi i spermës me vezën. Çdo vit jo pak, por 1.3 milionë vajza dhe gra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhin të ndërpresin shtatzëninë e tyre. Në gjuhën moderne sot ka shumë terma për të përshkuar “vdekjen” e një fëmije, të tilla si abort spontan, abort i nxitur (nga faktorë të jashtëm ose të brendshëm të organizmit), abort i shëndetshëm e shumë të tjera si këto. Ajo që specialistët gjinekologë amerikanë theksojnë lidhet ngushtë me faktin se aborti është një ndërhyrje shumë e gabuar për organizmin e gruas, e cila në shumë raste rrezikon të mos ketë më fëmijë të tjetër, por edhe nëse do të ketë, ajo do të dallojë gjithmonë nga shoqet e saj, për shumëllojshmërinë e problemeve që do t’i shfaqen gjatë jetës së mëvonshme.

5. Arterioskleroza
(Atherosclerosis)
Arterioskleroza është ngushtimi i arterieve ose ndryshe kuptohet si reduktim i gjakut në organe jetësore të tilla si zemra, truri dhe zorrët. Gjatë arterioskelozës, arteriet janë të ngushta, të dhjamosur, madje shpesh mjekët e kanë cilësuar këtë zonë edhe si një depozitë e cila gjatë gjithë kohës rritet në mënyrë të pashëndetshme. Arterioskleroza si proces fillon të krijohet shumë ndërmjet moshës 20-25 vjeçare, ndërsa evidentohet në moshën 30-vjeçare e lartë. Arterioskleroza vjen nga depozitimi i lipoproteinave në intimen dhe median e arterieve. Intima dhe mesia janë dy nga tre shtresat e arterieve. Ngushtimi i dumenit (kanalit të arterieve, ka pasoja të këqija në furnizimin e pjesës përkatëse me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nga kjo gjë zhvillohen një sërë sëmundjesh shpesh të rrezikshme për organizmin. Kur këto enë gjaku bllokohen plotësisht, duhen mjekuar me metoda të ndryshme, ndërhyrje kirurgjikale tepër të komplikuara dhe një nga këto është edhe By-pas.

6-Sëmundje mendore
(Autism)
Sëmundja mendore ndryshe njihet edhe si zhvillim i çrregullt i trurit. Njerëzit me këtë lloj sëmundjeje kanë probleme në komunikim, nuk janë tipa të shoqërueshëm apo socialë. Gjithashtu ata mund të kenë dëshira apo qëllime të pazakonta gjatë jetës së tyre, zhvillime të cilat bëhen edhe më të rrezikshme nëse janë të përfshirë në komunitet. Sipas mjekësisë janë pesë tipa të shfaqjes së çrregullimeve mendore, në tre prej të cilave përfshihen çrregullimi klasik mendor, këtu kemi të bëjmë me sindromin e ashpërisë. Më pas kemi sindromin e çrregullsisë, kjo për nga natyra e veprimit më shumë sesa për mënyrën sesi përhapet sëmundja, e cila prek kryesisht fëmijët dhe shenjat e para të saj janë mungesa e krijimtarisë dhe bashkëpunimi i keq me bashkëmoshatarët e tjerë. Dhe sindromi i tretë, njihet si shfaqja e njomë e sëmundjes e cila prek kryesisht vajzat. Në këtë rast ato kanë probleme me lëvizjet, mënyrën e të shpjeguarit, në shumë raste edhe vështirësi në dëgjim. Sindromi i njomështisë krijohet nga mutacioni i gjeneve, të cilat shkaktojnë gjithashtu edhe shfaqje të tjera të sëmundjeve mendore.

7-Biopsia
(Biopsy)
Procedura e biopsisë ka të bëjë me procedurën e heqjes së një pjese të hollë, (cipë e hollë) nga organizmi i sëmurë dhe që më pas dërgohet në laborator për ekzaminime mikroskopike. Biopsia ka lindur si nevojë për të diagnostikuar shumë sëmundje, veçanërisht kancerin. Në shumë raste ky proces shërben për të përcaktuar qartë jo vetëm diagnozën, por edhe kurën e trajtimit. Sipas specialistëve ka lloje të ndryshme biopsie, kjo varet nga lloji i organit që do të merret në shqyrtim.
Biopsia në lëkurë merret një pjesë çfarëdo nga lëkura, e cila duhet të jetë mjaft e hollë, ajo hiqet nëpërmjet një bisturie të mprehtë e cila ndihmon gjithashtu edhe mosdëmtimin e plotë të pjesës që do të ekzaminohet.
Biopsia-bërthamë e hollë. Edhe në këtë rast pjesa që merret për biopsi është lëkura e hollë, për marrjen e së cilës në këtë rast përdoret një gjilpërë e hollë. Nëpërmjet së cilës lëkura merret në formë të rrumbullakët dhe pikërisht për këtë quhet biopsia bërthamë. Kjo lloj biopsie shërben për të dhënë informacione shumë të zgjeruara se në rastin e parë.
Biopsi e hapur. Në këtë rast ajo pjesë e lëkurës që nevojitet për biopsi merret gjatë operacionit kur pacienti është në anestezi të plotë. Ajo u bëhet të gjitha organeve të trupit dhe në disa raste nuk është nevoja për ta dërguar pjesën e marrë në laborator, pasi në këtë rast edhe shpjegimi i mjekut që ka kryer ndërhyrjen mund të quhet i saktë.

8-Bulimia
(BULIMIA)
Bulimia është patologji që i përket fushës psikiatrike dhe psikologjike. Pasojat që kanë personat bulimikë janë trupore dhe mendore, madje anoreksikët përfundojnë deri në vdekje, bulimikët jo, ose më saktë, tepër rrallë. Bulimia është sëmundje kryesisht e femrave të cilat duan të jenë sa më të dobëta, nuk shijojnë asnjë gjë nga ato që hanë dhe fillimisht përpiqen të provokojnë të vjella të shpeshta, derisa kjo kthehet në sëmundje. Shkaqet që çojnë në këtë sëmundje janë të rënda dhe janë të karakterit socio-psikologjik. Sipas specialistëve, bulimia është një simptomë e çrregullimeve socio-psikologjike. Gratë përbëjnë rreth 90 për qind të sëmurëve me bulkim nervor. Tek meshkujt kjo lloj sëmundjeje është shumë pak e përhapur. Zakonisht rastet e bulimisë shfaqen tek grupmoshat 15 deri në 20 vjeç dhe zhvillohen edhe më tej me kalimin e viteve. Ashtu si në rastin e anoreksisë, edhe bulimia e dëmton shumë trupin, pasi në këtë rast organizimit i humbasin vitaminat, hidratimi, dhëmbët fillojnë të nxihen me pas dëmtohen fare derisa bien, këta njerëz kanë probleme të shumta gastrointestinale. Njerëzit bulimikë zakonisht janë shumë impulsiv dhe kanë zakone të përditshme që nuk janë aspak sociale.

9. Tumori i Trurit
(Brain Tumor)
Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit. Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi. Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi. Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.

Simptomat
- Shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit).
- Epilepsi të ndryshme.
- Pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.

10-Kanceri i gjirit
Kanceri i gjirit është një nga kancerët më të shpeshtë tek gratë. Kanceri i gjirit prek përgjithësisht shumë gra, madje në disa vende, po t’i analizosh në gjithë jetën e tyre i pikasim në 1/10 të grave. Padyshim duket një shifër marramendëse dhe tronditëse. Shumë rrallë ajo zhvillohet tek vajzat e reja, pra tek moshat deri në 30-35 vjeç, ndërkohë që ajo është e shpeshtë te gratë pas moshës 50-vjeçare. Ja pse në disa vende perëndimore të Evropës, depistimi i kancerëve që në moshën e duhur bëhet falas dhe çdo 1 apo 2 vjet nga moshat 50-75-vjeçare. Depistimi mund t’i shtojë shpresat për shërimin e kancerëve të këtij lloji në 30%, pasi kanceri zbulohet më herët, pra pa u bërë tumori 1 cm, çka është më e lehtë për ta shëruar. Por ka disa lloj femrash që rrezikohen më shumë se të tjerat veçanërisht ato që nuk kanë pasur fëmijë ose që kanë lindur fëmijë pas moshës 40 -vjeçare. Po kështu dhe ato që kanë pasur probleme me thithat e gjirit, me menstruacionet që u vijnë para kohës në adoleshencë apo që kanë një menopauzë të vonuar. Padyshim edhe ato që pinë alkool. Njihen gjithashtu edhe format gjenetike të kancerit të gjirit, por kjo ndodh rrallë, në 5-8 % te rasteve. Ndër shenjat e para të kancerit të gjirit mund të veçojmë ndër të tjera një lloj dhimbjeje që në gjuhën mjekësore njihet me emrin mastodynia, ose edhe me shfaqjen e një mase të ngritur në njërin nga gjiret e pacientes. Në ditët e sotme në shumicën e rasteve, kanceri i gjirit zbulohet nga një teknikë që quhet mamografi që bën të mundur zbulimin e një nodule jo simptomatike, d.m.th që s’ka zhvilluar akoma symtoma tek pacientja. N.q.s tumori është prezent mund të vihet re në momagramë në formë nodule në sqetulla apo edhe mbi klavikul (kocka në formë të shkronjës “f” që lidh sternum dhe skapulen). Ndër simptoma të tjera mund të veçojmë inflamacionin e lëkurës nën të cilën është zhvilluar tumori. Ky lloj tumori njihet me emrin “Kancer inflamator i gjirit” që do të thotë që kanceri i zhvilluar në këtë regjion shkakton reaksion inflamator të lëkurës, gjë që mund të çojë në dhimbje, ënjtje, temperaturë dhe skuqje gjatë gjithë gjatësisë së regjionit të inflamuar.

MJEKIMI
1) Ndërhyrja kirurgjikale, siç janë lumpektomia dhe mastektomia.
2) Terapi radioaktive.
3) Terapi hormonale.
4) Kimioterapi.
5) Ushtrimet fizike të ndryshme.

11-Sindromi i Dawnit
(Down Syndrome)
Mongolizmi apo sindromi i Daunit është gjerësisht i përhapur. Shkaktohet nga prezenca e një ekstra kromozomi në çiftin 21 të kromozomeve në secilën qelizë. Të gjitha këto sëmundje gjenetike e zbulojnë një fakt të rëndësishëm: Kodi gjenetik është aq i ndjeshëm dhe i balancuar, dhe i përllogaritur në mënyrë aq minutore, sa që edhe ndryshimet më të vogla mund të kenë pasoja serioze. Një shkronjë më shumë apo një shkronjë më pak mund të çojë deri te një sëmundje vdekjeprurëse apo deri te efekte gjymtuese për tërë jetën. Për këtë arsye është definitivisht e pamundur që të mendosh se një ekuilibër i tillë sensitiv erdhi në jetë nga rastësia dhe u zhvillua nëpërmes mutacionit, ashtu siç mundohet teoria e evolucionit të na bëjë të besojmë. Mjekët tregojnë se sindroma e dawn-it ndonjëherë zhvillohet më shpejt tek disa fëmijë sesa tek disa të tjerë.

Simptomat
- Dëgjim me vështirës.
- Probleme me zemrën.
- Probleme me sytë.
- Nivel i ulët i hormoneve.
- Probleme të skeletit.

12-Kardimiopatia

Kardiomiopatia ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në muskulin e zemrës, i cili e ndihmon zemrën që të kontraktohet normalisht. Janë tre tipa të kardiomiopatisë, të bazuara në ndryshimet fizike që i ndodhin muskulit të zemrës: Dilated cardiomiopathy, Hypertropic cardiomiopathy dhe Restrictive cardiomyopathy. Në formën e parë të kardiomiopatisë, muskuli është i dëmtuar dhe tërhiqet dhe lëshohet më tepër. Kështu zemra zmadhohet dhe humbet aftësinë e saj për të pompuar gjak në mënyrë të mjaftueshme. Kjo bën që zemra të dobësohet dhe të humbasë funksionin e saj, duke shkaktuar vdekjen. Shkak për shfaqjen e kësaj sëmundjeje që prek arterien koronare është veçanërisht konsumimi i alkoolit për një kohë të gjatë. Tipi i dytë ka të bëjë me rastin kur muret e muskulit të zemrës trashen në mënyrë jonormale, duke bërë që muskuli i zemrës të mos relaksohet gjatë fazës së mbushjes me gjak. Në disa raste të Kardiomyopatisë hipertrofike, muskuli zgjerohet aq shumë sa mund të bllokojë pompimin e gjakut jashtë zemrës. Ndërsa tipi i tretë ka të bëjë me ngurtësimin e muskulit, ai bëhet i papërkulshëm dhe si pasojë zemra nuk mund të mbushet plotësisht me gjak.

Simptomat
-Frymëmarrje e pamjaftueshme.
-Lodhje gjatë ecjes.
-Vështirësi në frymëmarrje në kohën kur rri shtrirë. Po ashtu edhe gjatë gjumit.
-Të dridhura.
-Dhembje në kraharor.

13. Katarakti
(Cataract)
Kristali i syrit është një strukturë transparente e cila fokuson imazhet në retinën e syrit. Kataraktet janë njolla të errëta në kristalin e syrit. Kjo ndodh kur disa proteina që kalojnë në këtë pjesë të syrit grumbullohen në mënyrë jonormale. Me kalimin e kohës këto grumbullime zmadhohen, marrin formën e njollave të errëta dhe ndërhyjnë në shikim. Kjo pengon depërtimin e dritës në kristalin e syrit. Kataraktet ndryshe quhen “ujëvara gjigante” apo “rrebesh i pamasë”, kjo sipas përshkrimeve që u bëjnë katarakteve personat, të cilët humbin shikimin e tyre për shkak të kataraktit. Në syrin e shëndetshëm kristali i syrit dhe retina janë transparente, ndërsa në syrin ku është shfaqur katarakt, kjo pjesë e syrit është e mjegullt. Katarakti mjegullon kristalin e syrit, duke zvogëluar apo edhe penguar plotësisht depërtimin e dritës, çka interferon në shikim. Në shumë raste kataraktet janë të lidhura me moshën. Ato zakonisht shfaqen rreth moshës 40 dhe 50-vjeçare. Por në disa raste mund të shfaqet edhe nga shkaqe apo ndikimi i sëmundjeve të tjera, si diabeti, sifilizi.

Simptomat
-Shikim i turbullt.
-Vizion (shikim) i dyfishtë, diplopia.
-Ngjyrat i shihni të zbehta.
-Shihni kurorë drite kur shihni objekte të shndritshme.
-I shihni sendet më të shndritshme se zakonisht.

14-Celuliti
(Cellulitis)
Celuliti është një infeksion i rëndë i lëkurës. Me shfaqjen e celulitit bateria depërton nga shtresat e jashtme të lëkurës në ato më të thella, duke krijuar fryrje dhe thellime, që i japin një formë jo të estetike lëkurës. Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyrna të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore.

Faktorët
1- Trashëgimia.
2- Marrja e pamjaftueshme e ujit.
3- Dieta.
4- Pirja e duhanit.
5- Tensioni dhe stresi.
6- Marrja e mjekimit.
7- Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës.

15-Hepatitit kronik
(Chronic Hepatitis)
Hepatititi kronik është një pezmatim i mëlçisë. Në rastet e hepatitit kronik, pezmatimi i mëlçisë vazhdon për gjashtë muaj. Këto inflamime mund të jenë të lehta, por në disa raste ato mund ta shkatërrojnë mëlçinë. Ato mund të bëhen shkak edhe për cirrozën në mëlçi. Viruset që shkaktojnë hepatit kronik japin edhe format e shfaqjes së tij, si Hepatit B dhe C, Hepatit D, Hepatit A. Hepatiti C është infeksion viral i mëlçisë i padallueshëm klinikisht nga hepatiti B, por shkaktohet nga një virus i vetëm RNA. Lënda ngjitëse gjendet në gjakun e pacientit të infektuar. Ajo përhapet kur gjaku i infektuar futet në kanalet e gjakut të një njeriu tjetër. Hepatiti A është sëmundje e lehtë, që kalon në më të shumtën e rasteve në mënyrë inaparente. Shërohet pa asnjë lloj problemi. Shumë rrallë mund të shkaktojë komplikacione tek foshnjat dhe fëmijët. Hepatiti B është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Ai shkaktohet nga nja mikroorganizëm i quajtur virus i hepatitit B, që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Në fakt virusi është prezent në gjak dhe në të tjera lëngje biologjike, në mënyrë të veçantë në spermë dhe në sekrecionet vaginale të personave të sëmurë ose mbartës kronikë. Këta persona edhe në mungesë të sëmundjes, përmbajnë agjentin infektiv dhe mund t’ua transmetojnë personave të tjerë.

Simptomat
1- Dhembje barku.
2- Ethe.
3- Lodhje ose molisje.
4- Humbje oreksi
5- Ndjenjën e vjelljes
6- Zverdhjen dhe urinën e errët

16-Diarreja
(Diarrhea)
Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut. Para një shekulli diarreja ka qenë sëmundja më e përhapur kryesisht tek të rriturit, kjo për shkak të keq ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Diarreja është sëmundje infektive që duhet kuruar medoemos. Diarreja shkaktohet nga bakteret, viruset dhe parazitët. Larja rregullisht e duarve parandalon diarrenë. Afro 2 milionë fëmijë në botë vdesin çdo vit nga diarreja. Varfëria, kushtet e këqija higjienike dhe uji i ndotur i përdorur për të pirë shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Por një studim i ri i kryer në Pakistan tregon se larja rregullisht e duarve pakëson rastet e vdekjes, madje edhe në situata të rënda. Në familjet ku larja e duarve kryhej rregullisht, rastet e diarresë u pakësuan 50 për qind. Studimi tregon se simptomat shfaqen si pasojë e pirjes së ujit të ndotur, apo keq ushqimit. Me gjithë këto kushte të vështira, në vetvete burim sëmundjesh, gjatë studimit u vu re se vetëm si rrjedhim i larjes rregullisht të duarve, rastet e diarresë u pakësuan dukshëm.

Simptomat:
1-Jashtëqitje të shpeshta për gjatë gjithë ditës
2-Zverdhje të lëkurës në të gjithë trupin
3-Ethe dhe në disa raste edhe temperaturë
4-Jashtëqitja në të gjitha rastet është në trajtën e ujit.

17-DIABETI
(Diabetes)
Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli, i ultë i glukozës). Terapia e ilaçeve mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të diabetit tek miliona njerëz, të cilët kanë një stad të lart të rrezikshmërisë të sëmundjes, shumë studime sugjerojnë mënyrat e duhura për ta. Top of Fo….Gati 5 për qind e popullsisë së botës është e sëmurë me diabet, dhe gati 7 për qind janë paradiabetikë. Kjo lloj sëmundje zhvillohet zakonisht në moshë madhore dhe tek pacientët, të cilët kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak, sepse qelizat e tyre janë bërë rezistente ndaj insulinës, hormoni që stabilizon ngritjen e sheqerit në gjak. Në Evropë, 8.4 për qind e moshës madhore të popullsisë janë diabetikë dhe 60 milionë janë paradiabetikë. Pas një sërë studimesh dhe testimesh të kryera në pacientë në mbarë botën, rezulton se të sëmurët me diabet kanë më shumë mundësi dhe janë më të ekspozuar se një njeri i shëndetshëm, të preken nga një sëmundje e dytë, e cila përgjithësisht është shumë e kushtueshme për t’u kuruar, ku mund të përmenden sëmundjet e ndryshme të zemrës apo dëmtime të veshkës.

Simptomat:
- Pacienti ha shumë
- Pi shumë ujë
- Urinon shpesh
- Humbet peshë
- Mund të ketë kriza të ketocidozës diabetike

18-Disleksia
(Dyslexia)
Disleksia është mungesa e aftësisë për të mësuar dhe për të folur. Një person i prekur nga disleksia ka vështirësi në të lexuar edhe pse ai mund të ketë inteligjencën dhe motivacionin e nevojshëm për të mësuar dhe për të lexuar. Kështu të sëmurët me disleksi kanë vështirësi në të kuptuarit e fjalëve që ata lexojnë, ata zakonisht nuk i kuptojnë, të cilat i dëgjojnë qoftë edhe nga një person tjetër. Studimet e deritanishme nuk kanë arritur akoma të zbulojnë një shkaktar të vërtetë të disleksisë, por studiuesit mendojnë së gjatë zhvillimit të fëmijës mund të ndikohet në zona të procesit të informimit në tru. Ata mendojnë së në këtë fushë një faktor ndikues është edhe gjenetika. Kjo nuk do të thotë se faktori gjenetik të jetë i trashëguar nga brezi i parë, por duhet kërkuar në rrënjët e familjes. Disleksia nuk shkaktohet nga një paaftësi fizike, siç janë problemet e shikimit apo të dëgjuarit. Personat me disleksi kanë një nivel mesatar apo mbi mesatar inteligjence. Kjo lidhet me faktin se truri i disa njerëzve ka nevojë për një cak më të madh kohor për të marrë, organizuar, kujtuar dhe përdorur informacionin e marrë. Në SHBA, përafërsisht 5 për qind deri në 10 për qind e popullsisë sipas gjasave ka probleme të tipit të disleksisë. Disleksia nuk është një problem që ka të bëjë me shikimin. Nuk janë sytë ata që i shohin gabim fjalët, por truri është ai që ka vështirësi në përpunimin e informacionit vizual. Por duhet treguar kujdes, sepse disleksia nuk duhet të ngatërrohet me problemet që kanë fëmijët gjatë procesit të mësimit të shkrimit dhe leximit. Disleksia nuk mund të vihet re para se fëmija të ketë filluar shkollën.

Faktorët
- Vështirësi në kuptimin e fjalëve
- Vështirësi në formimin e fjalëve
- Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë
- Formulon me vështirësi mendimet
- Edhe pse i lexon nuk i artikulon fjalët

19. Ekzema
(Eczema)
Ekzema është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruajtje të madhe. Më të prekur prej saj janë fëmijët. Në lëkurën e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës. Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës. Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. Ekziston një shoqërim mes ekzemës dhe konditave të tjera alergjike, por në shumicën e rasteve nuk është gjetur ndonjë alergji e dukshme ndaj çfarëdo substance që mund ta shkaktojë ekzemën.

Simptomat:
- Kruajtje në lëkurë
- Lëkurë e skuqur
- Flluska të vogla në lëkurë
- Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë
- Lëkura është e thatë

20-Emfizema pulmonare
(Emphysema pulmonale)
Emfizema pulmonare është një gjendje jo normale, patologjike e mushkërive, gjatë së cilës mushkëria me strukturë të ndryshuar është insuficiente (e paaftë plotësisht) për të kryer funksionet e saj biologjike, pra, thithjen e oksigjenit në gjak dhe eliminimin e produkteve finale të metabolizmit, pra gazit karbonik dhe gazeve të tjerë. Dëmtimet e mushkërisë konsistojnë në çarjen, grisjen e fshikëzave alveolare dhe zgjerimin e tyre emfizematik, pra në vend të 100 alveolave për centimetër kub do të kemi 10 alveola më të mëdha. Duhet të kihet parasysh që shkëmbimi i lëndëve ndodh pikërisht në nivelin e ndarëseve, mureve të alveolave, të cilat janë mjaft të pasura me enë shumë të holla gjaku. Është pikërisht grisja e tyre dhe këputja e këtyre enëve të gjakut që zvogëlon kapacitetin filtrues të mushkërisë. Mjekësia sot ka mjaft medikamente që ndihmojnë dhe përmirësojnë këtë gjendje, në vartësi të llojit të emfizemës, pra shkakut që e ka shkaktuar atë.

Faktorët
- Mushkëria nuk kryen si duhet funksionin e saj.
- Dëmtohen alveolat.
- Vështirësi në frymëmarrje.
- Zvogëlohet kapaciteti filtrues i mushkërisë.
- Lodhje e përgjithshme.

21-Infertiliteti femëror
Për meshkujt dhe femrat që kanë kryer marrëdhënie pa përdorur mjete mbrojtëse duhet që mesatarisht para momentit të vendosur për të pasur një fëmijë të përdoren mesatarisht për gjashtë muaj këto masa mbrojtëse. Shumë çifte kanë mundësi që të krijojnë një shtatzëni brenda një viti. Por rreth 15-20 për qind e çifteve mund të kenë probleme edhe më gjatë se ky hark kohor. Nëse shtatzënia vonon për një kohë të gjatë, atëherë është e nevojshme që partnerët t’i drejtohet mjekut. Mungesa e shtatzënisë mund të vijë si pasojë e problemeve shëndetësore të mashkullit, femrës, apo qoftë edhe të dy bashkë. Në disa raste mund të mos gjendet shkaktari i vërtetë i problemit. Por është normal edhe fakti që me kalimin e moshës femra ta humbasë pjellorinë e saj. Mundësia për një shtatzëni zvogëlohet me kalimin e moshës. Ovulimi, procesi i formimit dhe lëshimit të vezës, me kalimin e moshës bëhet më i ngadaltë dhe më pak i efektshëm. Kjo fillon pas moshës 35-40-vjeçare, dhe realizimi i shtatzënisë shoqërohet me probleme, të cilat mund të reduktohen vetëm nëse trajtohen klinikisht.

Simptomat:
- Mosrealizim i shtatzënisë
- Çrregullim i ciklit te femrat
- Infeksione të ndryshme
- Probleme shëndetësore

22-Temperatura
(Temperature)
Afshi i nxehtë dhe shoqërimi me ethe, ka të bëjë me rritjen e temperaturës së trupit mbi kufirin normal. Ethet janë gjendje që karakterizohen me ngritjen e temperaturës së trupit, për shkak të zhvendosjes së qendrës së termorregullimit në nivel funksional më të lartë se normalisht. Pasojë e kësaj është prodhimi i shtuar dhe lirimi i zvogëluar i nxehtësisë dhe ngritja e temperaturës së trupit. Kemi të bëjmë me çrregullimin e fazës kimike dhe asaj fizike të termorregullimit, me ç’rast rëndom është më i shprehur çrregullimi i fazës fizike. Zjarrmia është kundërveprimi normal i trupit ndaj një infeksioni dhe një fazë e mbrojtjes së trupit nga sulmet virale dhe bakteriale. Temperatura tepër e lartë trupore është simptomë e kësaj sëmundjeje. Fëmijët i kap lehtë zjarrmia. Por zjarrmia jo gjithnjë do të thotë se fëmija është i sëmurë. Nëse fëmija është tepër i gjallë, për shembull luan plot gjallëri, temperatura mund të shkojë deri tek 38,5 gradë pa qenë shenjë e ndonjë sëmundjeje. Normalisht ajo zbret me një gjysmë grade pas prehjes. Nëse temperatura zbret, atëherë nuk bëhet fjalë për zjarrmi.

Faktorët
- Djersitje
- Të dridhura
- Dhembje koke
- Dhembje muskujsh
- Mungesë oreksi

23-Gripi
(Flu, Influenza)
Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmin më të madh midis të moshuarve dhe fëmijëve. Si epidemi e gripit, ose grip i rëndë, merret kur 10-20% e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësit më aktivë dhe njëherazi kryesorë të infektimit janë fëmijët. Shkaktarë të epidemisë dhe pandemisë janë viruset epidemikë të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këto viruse janë në gjendje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqes: Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi depërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut. I sëmuri duhet të kontaktojë menjëherë shërbimin mjekësor, kur përveç se ka kollë e ka edhe të vështirë për të marrë frymë. Gjendja e të ftohurit shkaktohet nga viruset, po ashtu edhe gripi. Viruset që shkaktojnë gripin përhapen në ajër nga i sëmuri dhe janë ngjitëse nga personi i sëmurë tek të tjerët apo ambienti përreth. Simptomat e gripit mund të shfaqen në çdo kohë dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katërmbëdhjetë ditë. Trajtimi i gripit kërkon regjim, përkujdesje dhe trajtim mjekësor, po ashtu edhe vaksinime në periudha epidemish. Për të ndikuar në parandalimin e sëmundjeve gripale dhe ftohjes, është e nevojshme të lani shpesh dhe plotësisht duart tuaja dhe fytyrën për të shmangur viruset. Po ashtu, shmangni dhe kontaktet me persona të sëmurë.

Faktorët
- Ethe, Të dridhura
- Kollë
- Temperaturë e lartë
- Fyti i irrituar
- Dhimbje të muskujve

24-Artiti Reumatik
(Arthiritis rheumatic)
Sertësi dhe dhimbje kur njeriu lëviz janë simptomat tipike të artritit reumatik. Kyçet ënjten, dhembin dhe në rastin e një malcimi të rëndë bëhen të nxehta. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Kjo sëmundje mund të ndryshojë shumë midis njerëzve të ndryshëm. Përveç se shqetësime në kyçe, deje dhe muskuj, njerëzit me artritin reumatik mund të kenë edhe simptoma të tjera si gunga reumatoide në nënlëkurë. Ato shfaqen në vende të tilla në trup ku ushtrohet shumë shtypje ndaj lëkurës, si për shembull tek bërrylat apo në gishtërinj. Më i rrallë është malcimi në pleurë, cipën e zemrës apo në sy. Në rastin e një malcimi të përhapur njeriu ndjehet i lodhur në mënyrë të dukshme. Shqetësimet janë herë më të forta e herë më të dobëta dhe periudhat më të mira këmbejnë me më të këqijat. Simptomat shtohen shpesh kur njeriu stërmundohet dhe ngarkon kyçet, në rast infeksionesh, kur është ftohtë dhe ndonjëherë edhe kur është nxehtë. Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik.

Kurimi
1-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta
2-Merrni here pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4-Bëni, plazh çdo vit, dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
5-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
6-Përdorni ujë mineral.
7-hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A.
8-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamentë të tjera për përmbajtje paracetamoli.

25-Dhimbja e stomakut
(Stomach ache)
Një zgjerim ose varg zgjerimesh në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertëve kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht në njerëzit me ulcera të stomakut.

Çfarë është ulcera në stomak
Ulcera është një lloj plage e lokalizuar në stomak (ulcera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit. Kjo “gropë” fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm. Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrënie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket pas disa javësh apo muajsh

26-Dhimbjet e kokës
(Head ache)
Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë që zgjedhon enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazëm. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mançesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Megjithatë mjekët pranojnë se në përgjithësi ata që vuajnë, ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhembin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt është i panjohur; mund të përfshihen disa faktorë. Dhimbja e kokës nga tensioni shkaktohet të paktën pjesërisht nga mënyra si nervi i kokës, qafës dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi, depresioni, ankthi dhe pozicioni i qëndrimit mund të shkaktojnë një dhimbje koke; po kështu edhe mbushja e dhëmbëve, muzika e lartë dhe lodhja e syve.

27- Kolesteroli
(Cholesterol)
Kolesteroli është substancë lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme për organizmin. Ai ndihmon në fabrikimin e çdo qelize e gjithashtu në fabrikimin e hormoneve dhe shumë substancave të tjera. Por rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak (hyperkolesterolemiesë) mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin. Kolesteroli fabrikohet në mëlçi, por ne e marrim dhe nga ushqime të ndryshme si p.sh veza, djathi qumështi, mishi të brendshmet e kafshëve si mëlçitë, zemra e të tjera. Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak përbën faktorin kryesor të sëmundjeve të artereve, kryesisht të zemrës. Kolesteroli është një faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sëmundjeve trombo-embolike. Idealja është më pak se 2 gram për 1 litër gjak, ndërkohë që limiti është 2 gram deri në 2.5 g për 1 litër gjak. Tepër e lartë është kur kalohet 2.5 g për 1 litër gjak. Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

Si ulet kolesteroli
1-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
2-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
3-Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet, dhe frutat.
4- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut sesa të mishit.
5-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
6-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

28- Pankreasi
(Pancreas)
Pankreasi është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës
(lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore, përmes një ose më shumë tubëzave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone të rëndësishme, duke përfshirë edhe insulinën. Pankreasi është një organ në formë pyke, me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gr. i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllës kurrizore. Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është i lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundjet më të shpeshta janë: Ndezje (pankreasi i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)

Këshilla
1-Përdorimi i alkoolit është një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e pankreasit.
2-Mbipesha shkakton gjithmonë çrregullime në organizëm dhe dëmtime të pankreasit.
3-Daunil (i njohur në Shqipëri) është ilaçi që stimulon pankreasin, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak.
4-Prej dëmtimit të pankreasit shkaktohen ndezje (pankreasit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj.

29-Kanceri në stomak
(Stomach cancer)
Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë. Ka shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme kanceri sillen në mënyrë të ndryshme. Kanceri në mushkëri, në gjoks, në vaginë dhe kanceri në stomak janë sëmundje shumë të ndryshme. Sëmundja rritet me ritme të ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetën. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës. Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë subceroza dhe ceroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është ceroza. Pjesa më e madhe e kancerit në stomak fillon bë mukozë. Kanceri mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të pa kuptuara.

Këshilla
1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me futa dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjelat.

30- Impotenca seksuale
(Sexual impontence)
Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë do parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Për shumë meshkuj problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë. Në këto raste duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat, të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron. Përpiqu ta kuptosh. Lëre që ai të tregojë fantazitë e tij seksuale, që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks. Madje edhe në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë punë. Sigurisht që për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i drejtoheni një mjeku. Këto çrregullime janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual, të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual.

Simptomat
Tek të dy partneret e çiftit:
1-Mungesa e interesit ose dëshirës për seks.
2-Paaftësia për t’u ndierë i kënaqur.
Tek burrat:
1-Paaftësia për të arritur erektimin.
2-Paaftësia për të mbajtur erektimin gjatë gjithë aktit;
vonesa ose mungesa e ejakulacionit.
3-Paaftësia për të kontrolluar ejakulacionin në kohën e nevojshme (orgazmës mashkullore).
Tek gratë:
1-Paaftësia për tu përqendruar
2-Paaftësia për të arritur orgazmën femërore.

Sfidat letrare të Umberto Eco-s

Nga Flori Bruqi




image

Umberto Eco (lindur më 5 janar 1932) është një studiues Italian i semiotikës mesjetare, filozof, kritik letrar dhe novelist, më së shumti I njohur për romanin “Emri i Trëndafilit” (Il nome della rosa) i botuar në vitin 1980. Romani është një mister intelektual që përzjen semiotikën në një vepër letrare, analizën biblike, studimet mesjetare dhe teori mbi letërsinë. Ai ka shkruar gjithashtu tekste akademike, libra për fëmijë dhe shumë ese. Eco është president i Scuola Superiore di Studi Umanistici në universitetin e Bolonjës, anëtar i Accademia dei Licei dhe Bursist Nderi në kolegjin Kellogg në Universitetin e Oksfordit.

Eco ka lindur në Alessandria në rajonin e Piemontes në Italinë e veriut. Eco mori arsimin bazë pranë urdhërit Salezian. I ati i sugjeroi Umbertos të studionte për jurist por ai u rregjistrua në Universitetin e Torinës për të studiuar filozifinë dhe letërsinë mesjetare. Ai e shkroi tezën e vet të diplomës mbi Tomas D’Akuinin dhe fitoi diplomimin në letërsi në vitin 1954. Gjatë kësaj kohe, Eco u largua nga Kisha Katolike pasi pësoi një krizë besimi. Ai punoi si redaktor kultute te Radio Televizioni i Italisë (RAI) dhe si profesor në Universitetin e Torinos.

Një grup avangardë artistësh, piktorësh, muzikatësh dhe shkrimtarësh, me të cilët u miqësua gjatë punës te RAI, të quajtur “Grupi 63”, patën një ndikim të madh te karriera e tij e ardhshme si shkrimtar. Libri i tij i parë. “Il problema estetico in San Tommaso”, i cili qe një variant i zgjeruar i tezës së tij të doktoraturës u publikua në vitin 1956.


 Në vitin 1962, Eco u martua me Renate Ramge, një mësuese gjermane e artit, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë. Ai jeton pjesërisht në Milano dhe pjesërisht në shtëpinë e vet të pushimeve pranë Riminit. Ai zotëron një bibliotekë me 30 mijë volume në Milano dhe një tjetër me 20 mijë volume në Rimini.

Veprat

Më 1959 ai publikoi librin e tij të dytë Zhvillimi i Estetikës Mesjetare, “Sviluppo dell’estetica medievale”, libër që bëri të ditur njohuritë e tija të thella mbi mesjetën. Pasi kreu shërbimin ushtarak, ai u largua nga RAI në vitin 1959 dhe filloi punë si redaktor Senjor i librave jofiction te shtëpia botuese Bompiani, punë që e kreu deri në vitin 1975.

Kryevepra e tij “Emri i Trëndafilit” u publikua në vitin 1980. Romani është një mister historik i vendosur në një manastir të shekullit të 15-të. Prifti françeskan Uilliam I Baskervilit, i ndihmuar nga asistenti i tij Adso, një rishtar Benediktin, heton një seri vrasjesh në manastir ku po zhvillohet një debat i rëndësishëm fetar. Eco është veçanërisht i zoti në përkthimin e debateve të jetës fetare të mesjetës dhe herezive në një debat modern politik e ekonomik, i cili bëhet i kuptueshëm edhe për lexuesin që nuk është teolog.

Romani mbart shumë referenca direkte ose indirekte, të cilat kërkojnë në vetvete një punë hetimore nga ana e lexuesit për t’u zbuluar. Vetë titulli nuk është i shpjeguar në roman por gjithsesi i bën jehonë fjalëve të Shekspirit “Një trëndafil me çfarëdolloj emri tjetër do të mbante erë djersë”. Uilliami i Baskervillit është një anglez i prirur nga llogjika me pasion për librat dhe që më pas verbohet nga ky pasion.

Personazhi është një referencë mirënjohëse për Jorge Luis Borges, i cili ka ushtruar ndikim të madh te Eco. Borges bëri një jetë murgu dedikuar pasionit të tij për librat deri sa u verbua. Uilliami, personazhi i Eco-s, është njëkohësisht një murg dhe një hetues dhe emri i tij i bën jehonë gjithashtu Sherlok Holmsit, veprës së Arthur Conan Doyle. Misteri që shoqëron vrasjet në manastir është huazuar nga Përrallat Arabe, “Një mijë e një net”.

Romani u transformua si film me të njëjtin titull me aktorët Sean Connery, F. Murray Abraham dhe Christian Slater. Filmi merret me temën e misterit dhe vrasjeve pa hyrë në detajet e filozofisë dhe historisë.

Romani u përkthye në Shqip nga Donika Omari dhe u publikua fillimisht në vitin 1996.

Libra të tjerë të autorit të botuar në shqip janë:

Gjashte shetitje ne pyjet e tregimtarise, Umberto Eco

Si shkruhet nje punim diplome, Umberto Eco

Te thuash gati te njejten gje, Umberto Eco

Eco ka publikuar edhe gjashtë romane të tjera, të cilat nuk janë përkthyer ende në shqip.

Lavjerrësi Foucault (Foucault’s Pendulum) u publikua në vitin 1988 flet për tre redaktorë që punojnë për një shtëpi të vogël botuese dhe që nuk kanë shumë punë nëpër duar. Ata fillojnë të dëfrejnë veten duke shpikur një teori komploti.

Komploti i titulluar “Plani” flet për një organizatë secrete me origjinë nga Kalorësit Templarë që synon të marrë botën nën kontroll. Ndërsa loja vijon, të tre bëhen të fiksuar me detajet. Loja bëhet e rrezikshme kur dikush nga jashtë mëson mbi “Planin” dhe fillon të besojë me të vërtetë se redaktorët kanë zbuluar sekretin e thesarit të humbur të Templarëve.

Ishulli i një dite më parë, romani i tretë, është i vendosur në shekullin e shtarëmbëdhjetë dhe flet për një njeri të braktisur mbi një anije jo shumë larg një ishulli që ai beson se gjendet në anën tjetër të vijës ndërkombëtare të datës. Personazhi është në kurthin e pamundësisë së tij për të notuar dhe pjesa dërrmuese e librit kalon me rikujtimin e jetës dhe aventurave të tij deri në pikën kur mbërriti te anija e prishur.

Baudolino, Umberto EcoBaudolino u publikua në vitin 2000 dhe flet për një kalorës të Kryqëzatës së Katërt, i cili shpëton historianin bizantin Niketas Choniates gjatë bastisjes së Kostandianopojës.


Duke pretenduar se mund të gënjejë më së miri, kalorësi fillon t’i rrëfejë jetën e vet historianit, që nga fëmijëria e vet prej fshatari te roli i tij si fëmijë i adoptuar i perandorit Frederic Barbarosa dhe te misioni për të vizituar mbretërinë imagjinare të Fratit Gjon. Kur i kërkohet të ripërsërisë historitë, Baudolino kalon në variante më të stërzgjatura deri sa historiani dhe lexuesi nuk e kanë të mundur të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra.


*****



Veprat e autorit Umberto Eko në përgjithësi kanë dimensione polisemike. Po ashtu, gjatë leximit të tekstit, gjegjësisht në konstruktin e tekstit bën pjesë edhe lexuesi. Lexuesi ballafaqohet direkt me tekstin. Sepse, edhe autori fillimisht është lexuesi i teksteve.

Gjatë vitit 2010 në Itali doli nga shtypi njëri ndër romanet më të lexuara, që në vete ngërthen një diskutim utopik dhe heterotopik: utopia nga aspekti filozofik (Tomas More), kurse heterotopia nga aspekti i kritikës letrare (Mishel Fuko). Fjalën e kemi për veprën “Varrezat e Pragës” të autorit Umberto Eko, vepër që është botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”, në përkthimin e shkrimtares së njohur Ledia Dushi.

Baza e ndërtimit të tekstit në veprat e Umberto Eko-s

Motivi kryesor i veprës është marrë nga një vepër e Friedrich Goedsche (1815-1878), që ka qenë një djalosh i cili në mënyrë naive, nga vonimi i tij në punë, është përjashtuar nga posta e Berlinit. Fridrih-ut të ri nuk i ka ardhur aq keq, sepse kështu ka pasur kohë të merret me punën që ka ëndërruar që nga fëmijëria – me letërsi. Gjatë shekullit XIX, me zhvillimin e zhurnalizmit, në kuadër të gazetave ka filluar të kultivohet një zhanër i posaçëm: romani fejtonistik. Këto romane, të botuara me vazhdime, kanë qenë të dedikuara për lexuesit me dëshira të senzacionalizmit dhe aventurave. Duke marrë parasysh se atëbotë nuk ka pasur ndodhi të përditshme, të mjaftueshme në bazë të atraksionit që lexuesit t’i blejnë vetëm për informacione, më shumë se gjysma e përmbajtjeve kanë qenë të plotësuara me romane fejtonistike. Për këto tekste imagjinuese gazetat kanë qenë të shitura.

Menjëherë pas përjashtimit, në gazetat e Berlinit është paraqitur romani i Friedrich-ut me titullin “Biarritz”. Veprimi fillestar i veprës shfaqet në varrezat hebraike të Pragës. Ashtu si ka qenë rendi, Friedrich-u e ka nënshkruar romanin me pseudonimin: Ser Xhon Retklif. Në këtë kapitull të romanit të tij “Në varrezat hebraike të Pragës” tregohet se në çfarë mënyre gjatë çdo 100 viteve anëtarët më të vjetër të fiseve nga Izraeli mblidhen te varri i rabinit më të vjetër që të bëjnë marrëveshje se si ta pushtojnë tërë botën. Ky kapitull ka qenë i veçuar dhe shumë herë është botuar në formë të pamfletit në Rusi dhe Francë.

Ndërkaq ky “mit”, kjo bindje për komplot botëror, fillon 75 vite para se të botohet ky kapitull i romanit të Friedrich-ut. Gjurmët më të hershme të mitit për Protokollet munden të gjenden në vitin 1797 në librin e priftit francez Abbe Barruel (Memoaret e Ilustruara të Historisë së Jakobinizmit), ku flitet për Jakobinët revolucionar. Ky libër, i cili është bërë bestseller në Europë dhe Amerikë, sugjeron se ekzistojnë shoqëri sekrete, siç janë Illuminatët ose Muratorët e Lirë, dhe se ata kanë qenë levë kryesore pas Revolucionit Francez. Por, këtu, sipas disa analistëve hebraikë, hasim në një problem. Autori Barruel askund në libër nuk i ka përmendur hebraikët. Hebraikët kanë qenë të zhytur në mit në vitin 1806, kur Barrueli pranon një letër nga oficeri ushtarak në pension nga Firenca, njeriu me emrin J. B. Simonini. Simonini e paralajmëron Barruelin për “Sektën Hebraike”, për të cilën ai thotë se ata janë “forca më e rrezikshme, nëse merret parasysh ekonomia e fortë dhe proteksioni që përjeton pothuajse në tërë Europën.” Simonini ka pohuar se ka zbuluar agjendën manipuluese të tyre të fshehur, ku edhe vetë është paraqitur si çifut që pastaj të infiltrohet në radhët e tyre dhe ka marrë pjesë në mbledhjet konspirative të çifutëve nga Piedmontia e Pjesës Veriore të Italisë. Gjykuar sipas Simoninit, konspiratorët hebrenj kanë pranuar para tij se ata kanë formuar Illuminatet dhe Muratorët e Lirë dhe se janë infiltruar në radhët e klerikut të krishterë, gjegjësisht kanë planifikuar ta vendosin çifutin për Papë.

Duke u bazuar në këto të dhëna, parashtrojmë pyetjen: Çka ka bërë Umberto Eko? Ai ka shikuar në raftet e bibliotekës së vet dhe i ka nxjerrë tekstet që u cekën më lart. Ky autor në mënyrë të denjë ka shkuar sipas këshillave të Borhesit: “Çdo gjë do të gjeni në bibliotekë”. Megjithëkëtë, Borhesi në vazhdimësi vërtetonte se të gjithë shkrimtarët e botës shkruajnë një libër të vetëm, se çdo arritje e mirë letrare përfshin tërë letërsinë e mëparshme. Ai është shprehur në këtë mënyrë: “letërsia e ushqen letërsinë”.

Fjala është për teorinë e intertekstit (in pristinum restituere – ngjallja e asaj që ka qenë më parë), e jo për plagjiat. Për dallimin mes intertekstit dhe plagjiatit, Hajnrih Hajne është shprehur kështu: “Nuk ka më budallallëk se veshja e një teksti për plagjiat; në art nuk ekziston urdhri i gjashtë; poeti mund të arrijë atje ku mund të gjejë material për veprat e tij, madje mund të përvetësojë kolona të tëra me kapitale të rafinuara, vetëm nëse tempulli është madhështor, i cili është i mbështetur nga ana e tyre. Këtë Goeth-e e ka kuptuar shumë mirë, kurse para tij edhe Shekspiri...”(Për skenën franceze, 1837).

Semiotika e Varrezave

Fakti që varrezat ndahen në bazë të nacionaliteteve dhe përkatësisë fetare, tregon se kemi të bëjmë për një ndarje të madhe të njerëzimit. Madje, varrezat kanë luajtur rol të veçantë gjatë historisë së njerëzimit. Varrezat në kultura të ndryshme përfitojnë karakter të rëndësishëm, siç është rasti me varrezat e të dërguarve, të dëshmorëve, heronjve kombëtarë, të dijetarëve, prijësve fetarë (siç është rasti me varrezat çifute në Pragë) etj.

Varrezat kanë jetë të gjatë, nga shkaku se nëpër varreza ekzistojnë mbishkrime të ndryshme të njohura si epitafe. Epitafi është gjini letrare, lavdi e shkruar (fillet e turkologjisë do t'i gjeni te epitafet e njohura si Orhun Abideleri, Mbishkrimet Orhun). Po ashtu në epitafe të ndryshme ekzistojnë edhe simbole të ndryshme.

Sa për ilustrim do të cekim një fakt shumë interesant: në epitafet e varrezave të mbetura nga periudha e Perandorisë Osmane në varrezat e myslimanëve (në fshatin Gërçec i Epërm që gjendet afër Shkupit ) dhe në epitafet – në formë të kryqit nga varrezat e krishtera (në fshatin Taor afër Tauresiumit – nga koha e Bizantit) në Maqedoni, shihet qartë një simbol – jin-jang. Ky është simbol i lindur nga Taoizmi; quhet ndryshe edhe “lidhja midis të mirës dhe të keqes; e bardha dhe e zeza simbolizojnë dritën dhe errësirën, ditën dhe natën, pra çdo gjë të kundërt ose plotësuese. Emrat Jang dhe Jin përfaqësojnë: Jang – Të bardhën, çdo gjë aktive, pozitive dhe mashkullore, ndërsa Jin – Të zezën, çdo gjë që është pasive, negative dhe femërore. Këto dy simbole janë dy principet mashkullore dhe femërore, por gjithashtu, duke ndjekur një tradicionalizëm më të përgjithshëm «Veza e Botës», dy pjesët e së cilës kur të ndahen, do të jenë Qielli dhe Toka.

Ndërkaq varrezat e vjetra të çifutëve në Pragë janë varrezat më të vjetra të hebraikëve në Europë. Ato janë hapur në vitin 1439, kurse janë mbyllur në vitin 1787. Varrezat gjenden në një hapësirë të ngushtë mes sinagogës Pinkas dhe Klausen. Në varrezat të cilat kanë qenë të hapura për 400 vite janë varrosur rreth 200.000 çifutë. Njëra nga këto varreza i përket rabinit me emrin Loew, i cili ka jetuar mes viteve 1525-1609 dhe paramendohet që ai të jetë shpikësi i Golemit. Në mitologji thuhet se Golemi është një gjallesë pa shpirt, kurse në Tallmud është e shkruar se Ademi (njeriu i parë) ka qenë një golem para se t’i jepet shpirti. Në mesin e hebraikëve të Pragës gjatë shekullit XVII, ishte përhapur besimi se “Golemi i Pragës” ishte mbinatyror dhe ai që sjell drejtësinë kundër antisemitëve. Ndërsa varri më i vjetër është i rabinit Avigdor Kara. Gjëja, ndoshta më interesante, që duhet të dihet për këto varreza është se Hitleri ka dëshiruar që vetëm këto varreza të mbesin ashtu siç janë. Po ashtu, duhet ditur se Praga ka qenë i vetmi qytet në Europë, i cili nuk ka qenë i sulmuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ideja e Romanit

Veprat e autorit Umberto Eko në përgjithësi kanë dimensione polisemike. Po ashtu gjatë leximit të tekstit, gjegjësisht në konstruktin e tekstit, bën pjesë edhe lexuesi. Ai ballafaqohet direkt me tekstin, sepse edhe autori fillimisht është lexuesi i teksteve, pastaj përpilues i teksteve e, më në fund, është edhe lexues i tekstit të vet. Sidoqoftë, ne këtu do të përpiqemi të bëjmë një interpretim, duke u bazuar në tekstin e romanit. Romani në përgjithësi përqendrohet në dy elemente kryesore: përgënjeshtrimin e ndodhive të vërteta nga ana e shërbimeve, duke e paraqitur vetëm aspektin e jashtëm të ndodhive në media dhe prodhimin e armiqve.

Ndërkaq boshtin kryesor të tregimit e përbën aventura e “Protokolleve të Sionit” si bazë për masakrat çifute. Më saktësisht, përpilimi i dokumenteve të rreme nga personazhi kryesor Simonini, ose falsifikimi i dokumenteve duke i shndërruar në “Protokollet e Sionit”. Kjo tregon se teksti është formuar mbi një mendim të komplotit historik. Tema është shumë e rëndë dhe kemi përshtypjen se nuk mund të dalim nga kthetrat e saj, por edhe pse është vështirë të dilet, njerëzit e mençur ia dalin ta gjejnë rrugën për t’u shpëtuar. Sepse, personazhi kryesor, Kapiteni në pension Simonini, me plotkuptimin e fjalës është një personazh me shumë ngjyra, kështu që ai për ta shpjeguar vetveten ia fillon me pyetjen “Kë e urrej unë?”. Hapësira e urrejtjes është shumë e gjerë: në krye të tyre qëndrojnë çifutët, masonët, illuminatët, gjermanët, italianët, madje edhe gratë... Kur situata është e këtillë, ai jetën e vet e zhvillon si një njeri i shtetit të thellë, duke e shitur secilin te secili, por duke përdorur dokumentacione të rreme për të mos u kuptuar për cilin shtet punon. Por, këtu qëndron problemi, sepse duke shitur secilin te secili, ai përjeton një gjendje të huaj në vetvete duke mos e ditur kush është ai vet. Për ta freskuar kujtesën e tij, ai shkruan ditar, por duke shkruar përzihet një murg me emrin Dalla Piccola. Kush është ky Piccola? A është një person i vërtetë ose transformimi i formave të ndryshme për të hyrë në punët e fëlliqura. Mos vallë është kujtesa e harruar ose alter egoja e tij që merr lapsin në dorë, duke fjetur personazhi? Umberto Eko të shtyn të thuash se nuk është asnjëri prej tyre dhe secili në çdo moment. Ne, lexuesit, duke menduar nga njëra anë mbi identitetin e Simoninit dhe Murgut Dalla Piccola, e nga ana tjetër ndjekim shumëllojshmërinë e mistereve dhe komploteve.

Lexuesve shqiptarë nuk u mbetet asgjë tjetër, përveç se ta lexojnë këtë roman dhe të binden në disa manipulime dhe lojëra që sillen edhe rreth e përqark tyre.


**************


Me librin “Il pendolo di Foucault” (Lavjerresi i Foucault) Umberto Eco ve ne dukje gjenialitetin e tij duke gershetuar semiotiken me dekonstrukcionin. Libri eshte i perkthyer ne te gjithe Europen, Amerike dhe Australi, vetem ne Shqiperi akoma jo . Si tek romani “Il pendolo di Foucault” ashtu edhe tek romani tjeter “L´isola del giorno prima”, rrjedh brenda e gjithe njohuria e Umberto Eco-s mbi filozofine dhe literaturen. Libri me i fundit i Umberto Eco-s eshte “Dire quasi la stessa cosa”, botuar ne 2003.

Ne “Lavjerresi i Foucault” behet fjale per tre redaktore te nje shtepie botuese, te cilet te shtyre fillimisht nga kureshtja rreth temes se doktorates te njerit prej tyre, Casaubon, mbi Kaloresit e Tempullit, ndeshen ne nje te ashtuquajtur “Plan i Madh”, me ndihmen e te cilit mund te vihet ne zoterim e gjithe bota. Te tre i futen punes, per sqarimin dhe nxjerrjen ne drite te ketij plani dhe zhyten ne nje bote okulte dhe mistike, te mbizoteruar nga te verteta te fshehura dhe te harruara. Ne fillim me shaka, por papritmas gjerat marrin trajta te frikshme. Njerez zhduken.

Libri nuk ka zhvillim linear, ngjarje te ndodhura ne kohe te ndryshme gershetohen, dhe narratoret shkembehen, kryesori eshte Casaubon, por edhe Belbo na shfaqet ndonjehere si narrator.
Ne vazhdim, kur te kem dhe pak kohe te lire, do te perpiqem te perkthej disa pjese te tjera dhe do t´i sjell ketu.


**********



Teksa shkruante radhët e fundit të romanit që do t’i jepte famë botërore, Eco ishte përpara tri zgjedhjesh për të vendosur titullin. Kishte sajuar një duzinë titujsh, midis të cilëve ai që i pëlqente ishte Krime në abaci, kurse ai që e tërhiqte më pak ishte Blitiri, një term i përdorur nga logjistët mesjetarë për të përshkruar një fjalë pa kuptim. Emri i trëndafilit i shkreptiu në mendje i fundit, duke marrë shkas nga dy vargjet latine të cituara në fund të librit, marrë nga një benediktin i shekullit XII. Titulli nuk kishte të bënte fare me librin, edhe pse më vonë, të gjithë provuan të jepnin interpretime delikate. “Kur vendos titullin,- thotë Eco,- është më mirë të jesh ndershmërisht i pandershëm si Dymai, sepse është e qartë se Tre Emri i trendafilit PERFUNDIMTARmusketierët është në fakt historia e musketierit të katërt.” Askush nuk e kishte imagjinuar që ky roman, i botuar për herë të parë më 1980, do të bëhej një megaseller, me rreth 30 milionë kopje të shitura. Në të vërtetë, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, sepse, siç dihet, në kohën kur u botua Emri i trëndafilit, në Europën Lindore, në Kinë dhe në venet e tjera të Orientit nuk ekzistonin ende konventat, kështu që librat botoheshin pa leje e pa u paguar asgjë për të drejtat. Pas shumë ribotimesh, vjen tashmë pas rreth 30 vjetësh nga botimi i parë, një botimi i ri i Emrit i rishikuar dhe i plotësuar nga vetë Eco, i botuar në Itali nga Bompiani, në janar 2012. Sigurisht, rasti i Eco-s nuk është si ai i Manzonit, kur redaktoi romanin e tij Të fejuarit, sepse ky i fundit nuk bëri një rishikim, por një rishkrim.

Këtë e bëri kryesisht për veten. E bezdisnin disa fraza dhe përsëritje. Për lexuesin bëri disa përkitje të vogla, duke shkurtuar paksa citatet nga latinishtja. Edhe mund të mos e kishte bërë, sepse libri është shitur në miliona kopje. Pra, tridhjetë vjet më vonë, meqë nuk e kishte prekur kurrë, vendosi t’i hynte një herë mirë. Dy personazhet e vetme që kanë pësuar ndryshim në këtë botim të ri janë Uiliami dhe bibliotekari Malakia. Në portretin e bibliotekarit ishte një citim nga një roman i një shkrimtareje angleze. Pas kaq vitesh, mendoi që nuk ishte i domosdoshëm dhe e hoqi. Kurse Uiliamit i preu tufëzat e qimeve të verdheme në veshë, por kjo nuk ka të bëjë me faktin se është përpjekur që të duket si Shon Konery, siç është thënë. Eco i bëri ata më të pavarur nga burimet e tjera jo të domosdoshme. Në thelb, përse duhet t’i bënte këto portrete me stilin neogotik sipas portretit të abatit Valet? Me ndërhyrjen e tanishme, ata tingëllojnë më shumë mesjetarë. Edhe listat janë shkurtuar dhe autori mendon se lipset ruajtur ndjenja e masës, edhe për listat. E lehtësoi cazë listën e Darkës së Ciprianit: në vitet ‘80 sapo e kishte zbuluar këtë tekst të mrekullueshëm, duke qëmtuar të gjitha referencat, por për lexuesin e zakonshëm ishte një shkëmb pak i vështirë për t’u kacavjerrë. Nuk donte të përfundonte si Mozarti, të cilin Jozefi II e qortoi: shumë nota. Për këto dhe shumë gjëra të tjera interesante e të reja në romanin Emri i trëndafilit i Umberto Ecos, lexuesit mund të kenë tashmë në dorë botimin në shqip nga Shtëpia Botuese DITURIA, mars 2012.


Lietratura :

ISBN 0307264890, 9780307264893 /The Name of the Rose, Published by Everyman's Library, 2006/
ISBN 0156029065, 9780156029063/Baudolino, Published by Harcourt, 2003/
ISBN 0345418271, 9780345418272/Foucault's Pendulum, Published by Random House Publishing Group, 1997/.

2015-01-07

Dosja e hapur: Vojislav Sheshelj ishte bashkëpunëtor i Shërbimit të Sigurimit Serb në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteve 1970-1990

Vojislav Šešelj.jpg


Lideri radikal serb Vojislav Sheshej, mbante pseudonimin “Magistar”


Mehmet Loci

 (Autori është njohës i shërbimeve inteligjente)



Ky shkrim do të ketë karakterin e një rrëfimi dhe dëshmie për ish duken/ vojvodën/ e çetnikëve serb Vojisllav Sheshelin, si bashkëpunëtor i Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme-Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, të Republikës Socialiste të Bosnjës dhe Hercegovinës, në qendrën e Sarajevës. Unë, nuk do ndalemi ne shqyrtimin e perceptimeve dhe pikëvrojtimet e të tjerëve lidhur me Sheshelin, si lider partie, vrastar apo kriminel por do ti qasem trajtimit nga pikëvrojtimi i sigurimit shtetëror. Fillimisht duhet theksuar se shkrimi im mbështet në të dhënat e konsultimit të librit të autori kroat Ivan Beshliq, njëherazi miku imi, i cili ka publikuar librin katër vëllimshëm për bashkëpunëtoret me titull: “Mbrojtësit e Jugosllavisë –bashkëpunëtorët e UDBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë”-( “Cuvari Jugosllavije – Suradnici UDBE u Bosni i Hercegovini”), Posushje, A. D. 2003.



Libri i autorit Ivan Beshliq, është një vepër monumentale dokumentare. Më konkretisht , është tregues i dosjeve për qytetaret: mysliman, kroat , serb dhe të komuniteteve tjera, që jetonin në B e H, që ishin në raport bashkëpunimi me Qendrën e Sigurimit të SHSSH-së, në Sarajevë, nga viti 1970-1990. Dy vëllimet e para të këtij libri e bën dokumentacioni i bashkëpunëtorëve nga radhët e popullit kroat në BeH-në, apo siç njihet “libri i kaltër”. Vëllimin e tretë e bën dokumentacioni i bashkëpunëtorëve nga radhët e myslimaneve, përkatësisht të popullit boshnjak dhe atyre minoriteteve tjera qe jetonin ne BeH-në, njihet si “libri i gjelbër”. Vëllimin e katërt e bën dokumentacioni i bashkëpunëtorëve nga radhët e popullit serb ne BeH-në, njihet si “libri i kuq”. Specifika e bashkëpunëtorëve serb është kryesisht se ata shtrinin informacione për njeri tjetrin apo siç populli thotë: “ ata spiunonin njeri tjetrin”, për organizimin e veprimtarisë ilegale armiqësore nga pozicioni i kler-nacionalizmit të madh serb, rrënimit te bazës shoqërore ekonomike, çetnikizmit , Informo-biro -së, liberalizmi etj. Emri më i famshëm në mesin e bashkëpunëtorëve serb të UDBE-së, pa mëdyshje është duka/vojvoda/ i çetnikëve serb , Vojisllav Shesheli, i cili para ca kohe u lirua nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, për çështje shëndetësore?!

Në dokumentacionin e mësipërme në të ashtuquajturin ” librin e kuq “, në faqen 460-462, jep informacion mbi bashkëpunimin e Vojisllav Sheshelit- “ MAGISTAR”,me Shërbimin e sigurimit shtetëror, me qendrën e Sarajevës, i cili merë përgjegjësin në monitorimin e ZHARKO KARISHIK-DURMITAR, lëndë në përpunim operativ, nga pozicioni i Liberalizmit dhe nacionalizmit serb. Dokumentin zyrtar, është i njohur si pyetësori i bashkëpunëtorit-/ “ UPITNIK “S”/, është burimore dhe autentik, i cili paraqet të dhënën lidhur me personin Sheshel, që vullnetarisht, pa ndonjë arsye ka ofruar informata mbi njerëzit, grupet, organizatat që kanë vepruar kundër rendit kushtetues të RSFJ-së/ Republikën Socialiste Federative te Jugosllavisë/ , e që ishin në autoritetin e ushtrimit te veprimtarisë së SHSSH-së.


Zakonisht punëtori operativë zgjedhë personin për bashkëpunim, gjatë zgjedhjes duhet marrë parasysh vendndodhjen, funksionin e personit, profesionin, vendin e punësimit, vendbanimin si dhe të gjitha karakteristikat tjera qe kanë të bëjnë me personin si “ qytetar të dobishëm”. Pasi që personi i tillë është vlerësuar që mundë të jenë burim i mirë informacioni, punëtori operativ është obliguar të informojë vartësit e tij, të propozon dhe kërkon ti lejohet regjistrimi i tij si pozicion operativ ne evidencat e SHSSH-së, duke ushtruar propozimin për regjistrimin apo shlyerje e bashkëpunëtorit si dhe plotësimin e pyetësorit për bashkëpunëtorin në evidencat e SHSSH-së. Pyetësorit “ S”, apo pyetësori i bashkëpunëtorit, si dokument saktëson hyrjen ne raport bashkëpunimi të qytetarit Vojisllav Sheshel me SHSSSH-të qendrës në Sarajevë.



Dokumenti –dosja paraqet fakte të kohës, me datë, numër regjistrimit, të dhëna biografike, mbiemri, emri i babait dhe emri; pseudonimin; viti; vendi i lindjes; vendbanimi dhe adresën; linjën e punës; gjendja martesore; kombi; shtetësia; profesion; emri i dhe vendi i institucionit apo ndërmarrjes ku është i punësuar; lloji i veprimtarisë; përgatitja shkollore respektivisht kualifikim profesional; njohja e gjuhëve të huaja; baza e angazhimit ; ndaj kujt ishte i orientuar; lloji i bashkëpunëtorit; shkalla e besueshmërisë; emri i punëtorit operativ që e ka mbajtur në lidhje; kush plotësojë dokumenti dhe të dhënat tjera relevante. Në vazhdim po japim sqarimet për secilën shtyllë te dokumentit- Pyetësorit “S” që ka të bëjë për Vojisllav Sheshelin- “ Magistar”, që kërkohej të plotësohej veç e veç.
Pyetesori “S”

D-3696.



Sheshel ( Nikolla) Vojisllav /, i lindur me 11 tetor 1954 në Sarajevë ; Sarajevë: Sarajevë, “Have Jankoviqa” 17/III: linja e punës; armiku i brendshëm, pseudonimi; “ Magistar”, lloji i bashkepunetori ; informator, adresa; “Have Jankoviqa” 17/III, Sarajevë; armiku i brendshëm; i pa martuar; Serb; RSFJ-së; Asistent ne fakultetin e shkencave politike“ Velko Vlahoviq”, në katedrën e Mbrojtjes në Sarajevë; zotëron gjuhen angleze dhe ruse; i angazhuar ne shkurt të vitit 1979; me vetë dëshirë; i orientuar ndaj Liberalizmit dhe nacionalizmit serb, i besueshëm; ka përcjellë dhe shtrirë shënime operativë për ZHARKO KARISHIK- DURMITAR; punëtori operativ qe e mbante ne lidhe qëndron Muhamed Potogija; anëtar i LKJ-së, më të kaluar të pastër; pyetësori u plotësua nga evidentuesja Anka Stefanoviq . Në vazhdim të pyetësorit ne faqen 462 qëndron se Pyetësori “S”, pësojë ndryshime dhe plotësim: Pasi informatori “ Magistar”, është komprometuar, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi dhe të shlyhet nga evidencat e rrjeti aktiv të bashkëpunëtorëve. Deri sa ishte ne raporte bashkëpunim informatori “Magistar “, thuhet se, ishte i besueshëm dhe aktiv.



Në fund duhet rikujtuar ish duken /vojvodën/ “ Magistar”, se pushtimi i kujtesës se tij , nxitë të tjerë që të kërkojnë identitetin e tij dhe ithtarëve të tij çetnik, dhe t’iu thuhet troç: kush ishit ne të vërtet dje e kush jeni sot. Dje ishe ti dhe disa afër tej bashkëpunëtor ,informatori, lidhje informative dhe spiun të sigurimit shtetëror Jugosllav e që besa edhe spiun te shteteve te huaj, e sot lider i dështuar politik serb. Oksidentalizmi i kujtesës së juaj “Magistar”, lypë hekur nga truri i juaj, duke ju rikujtuar se edhe popi Gjuiq, ishte bashkëpunëtor i SHSSH-rë, por ky i Serbisë e ju i BeH-së.


 Popi,shërbente ne SHBA, dhe gjatë vitit 1989, kishte pranuar detyrën nga shërbimi i sigurimit shtetëror Serb , që t’iu ndaj titullin “Dukë”, gjë që e bëri dhe po ashtu sipas detyrës të njëjtin titull popi Gjuiq gjatë vitit 1998 e ka tërhequr, me arsyetimin: “ se ju duka kishit formuar qeverinë me partinë socialiste të Slobodan Milosheviqit” ! si dhe ju kishit spiunuar vëllezërit e juaj Serb”.



Pra, ja kush jeni ju! dhe me duhet t’iu rikujtojë “Magistar” thënie e popullit tonë shqiptar: “ Nga vetë e qyqes nuk lindin shqiponjat”.


******

Vreme

ČETNIČKI VOJVODA: V. Šešelj s pristalicama ispred kafane Ruski car (1990)


VOJISLAV ŠEŠELJ U DOKUMENTIMA DRŽAVNE BEZBEDNOSTI (1981–2003) >

Enciklopedija zločina i nemorala

NA ČETIRI HILJADE STRANICA TUĐEG TEKSTA PO OBIČAJU SE POTPISAO VOJISLAV ŠEŠELJ. REČ JE O POSLEDNJA ČETIRI TOMA "SABRANIH DELA" (OD 113. DO 116) POD NEPRECIZNIM NASLOVOM DR VOJISLAV ŠEŠELJ: POLICIJSKI DOSIJE. TA ZBIRKA DOKUMENATA, MEĐUTIM, PRUŽA DRAGOCENU GRAĐU ZA ISTORIČARE POLITIČKOG ŽIVOTA, ORGANIZOVANOG KRIMINALA I RATNIH ZLOČINA U SRBA. ŠTAVIŠE, MOGLO BI SE REĆI DA JE TO DO SADA NAJZANIMLJIVIJA ISTORIJA OPOZICIJE U SRBIJI OD 1982. DO 2003, JER JE PISANA SA RELATIVNO DOSLEDNE TAČKE GLEDIŠTA
Ove četiri knjižurine u izdanju Srpske radikalne stranke zbirka su dokumenata organa Državne bezbednosti koje je vlada Srbije svojim zaključkom od 8. marta 2007. (potpisao Vojislav Koštunica) dostavila Timu za odbranu Vojislava Šešelja "uz obavezu da navedenu dokumentaciju neće javno objavljivati i koristiti, osim u predmetu protiv optuženog Vojislava Šešelja pred MKT" (Haškim tribunalom). Po rečima sastavljača u predgovoru, deo ostalih dokumenata dobavio je "samo njemu znanim putem prof. dr Vojislav Šešelj". Jako je teško snaći se sad u tih četiri hiljade strana i otkriti šta je dala vlast, a šta je nabavio Voja Šešelj. Šta je sad tu istina, a šta nije – drugo je pitanje. Bitno je da je reč o unutrašnjem materijalu iz kojega se dade zaključivati o načinu, sredstvima i metodima rada Službe, svemu onome što oni nikako ne vole da izlazi u javnost.
Uz dužnu opreznost, dakle, podsećamo da je ovo jedna od retkih prilika da običan čitalac kome nije žao 4000 dinara i koji ima vezu u Srpskoj radikalnoj stranci može da vidi autentični materijal iz arhiva Državne bezbednosti.
OD LIBERALA DO EKSTREMISTE-TERORISTE: Hronološki gledano, priča počinje u aprilu 1981, kada sarajevski Centar SDB RSUP BiH zavodi prethodnu operativnu obradu (POO) nad Vojislavom Šešeljem, jer da dotični "nastupa sa liberalističkih i nacionalističkih pozicija", grdi vlast itd. Prethodna će se obrada pretvoriti u običnu operativnu obradu sa tajnom kontrolom poštanskih pošiljaka i telefonskih razgovora, pa u tajno praćenje i prisluškivanje sa sve foto-dokumentovanjem, što će završiti na sudu sa poznatim ishodom. Sa izvesnim i vidljivim olakšanjem sarajevski Centar SDB predaje 1986. Voju Šešelja beogradskom Centru, pošto se Voja preselio. Beogradski Centar postepeno zavodi prethodnu, pa običnu obradu, pa tajnu kontrolu prvo pošte, pa onda telefona, pa tajno praćenje i foto-dokumentovanje itd. Zanimljivo je da jedan "sektor rada" predaje Voju kao štafetu drugome: počeo je kao "liberal" i "anarholiberal"; napredovao je do "građanske desnice", pa preko "srpskog nacionalizma" do "ekstremnog srpskog nacionalizma" i završio 1995. u kategorizaciji "ekstremista-terorista". Čim se sporazumeo s Miloševićem, sledi niz rešenja nadležnih načelnika RDB-a o ukidanju mera obrade, tajne kontrole pošte i telefona, a sa tipskim obrazloženjem "da je dosadašnja primena mera dala dobre rezultate", hvala lepo, pa je možemo ukinuti. Period učešća u Marjanovićevoj vladi veoma je slabo pokriven; jedine reference na Šešelja i ostale radikale za vreme intervencije NATO 1999. odnose se na kontakte sa Žirinovskim i Le Penom. Tek posle Kumanova Služba ponovo obraća pažnju na Šešelja, a u sklopu tadašnjih njegovih veoma čestih kontakata sa pre svega Danom, ali i Vukom Draškovićem oko šansi DOS-a i raznih "operativnih kombinacija" (u žargonu DB-a) oko podele buduće vlasti, čim Milošević padne. Ispalo je da ni Dana, ni Vuk nisu shvatili svoj položaj u kosmosu; Šešelj je bio oprezniji i razboritiji. U kritičnom periodu, kažu arhivi DB-a, Šešelj je razgovarao sa svima, tri puta merio i nije sekao; povukao se na marginu. Aleksandar Vučić dužio je tada Srđu Popovića (onog mladog, ne advokata); sam Šešelj nije silazio s telefona sa Danom i Vukom, ali je pričao i sa Koštunicom. Bile su razmatrane razne kombinacije mogućih budućih koalicija, ali nijedna nije proradila. Mora se priznati da je Šešelj, kako kaže Služba, Koštunici obećao da će poštovati rezultate izbora od 24. septembra 2000. i da će se SRS boriti protiv svake izborne krađe. Bilo je jasno da je Šešelj – kao i svi ostali – Miloševića uredno otpisao kao proizvod kome je istekao rok trajanja.
POD PASKOM DB-a: Vuk Drašković i Šešelj
ENCIKLOPEDIJA RATARASPADA I ZLOČINA: Raspored materijala u ove četiri teške i debele knjižurine, nažalost, uglavnom je haotičan, kao lopatom nabacan, što je i inače običaj uređivačkog tima "sabranih dela" Voje Šešelja. Bolno nedostaje barem indeks imena, što u današnje vreme nije teško; očigledno su veselnici bili u žurbi. Prva i druga knjiga tu su ipak malo bolje spakovane, jer barem prate hronološki razvoj događaja. Treća knjiga je zanimljiva s tačke gledišta ratnih zločina, stvaranja paravojnih formacija i organizovanog kriminala i u njima, kao i u četvrtoj, ima fascinantnih i do sada nepoznatih detalja, ali o tome ćemo drugi put, kad ovoj zbirci pristupimo tematski. Četvrta je knjiga puna detalja o Jezdi (sada aktuelnom) i Dafini; o finansijskim mahinacijama; o ilegalnoj trgovini oružjem, cigaretama, naftom itd. Recimo za sada samo da u trećoj knjizi ima sjajna priča o onom kragujevačkom paravojnom umetniku Miljkoviću i njegovoj ekipi u srednjoj Bosni: oni su nahvatavali srpske borce iz Vojske Republike Srpske i prodavali ih Hrvatima, da bi ih Hrvati kasnije razmenjivali za svoje ratne zarobljenike. Nije da smo od Miljka mnogo očekivali, ali ovo je stvarno jedan od vrhunaca.
Sve te gadosti, zločine, korupciju, pljačke naroda, cinizam i kriminal Služba je uredno pratila, dokumentovala, zavodila i – nadamo se – o svemu tome izveštavala Gore Gde Treba. Postupala nije. Sve su znali: svaki ratni zločin; Sjeverin i Štrpce; Zapadnu Slavoniju, Ovčaru, Lovas i Zvornik; Hrtkovce i Srem; znali su i ko je postavljao paklene mašine po Srbiji i Beogradu; znali su svaku paravojnu formaciju do u poslednjeg člana; svaki pištolj; znali su svaku reč Mirka Jovića i Dragoslava Bokana (TKTR: tajna kontrola telefonskih razgovora); imali su saradničku vezu u svakoj četničkoj pijanoj rulji. Imali su uredan uvid u najveće kriminalne bande, najviše po Novome Sadu, gde je Centar radio veoma temeljito po liniji "srpskog ekstremizma": počeli od kodnog imena "Lučano", pa završili sa kodnim imenom "Kajmak", a smesta su shvatili, kako stoji u melanholičnoj primedbi nadležnog operativnog radnika, da je obojici samo "do materijalne dobiti pod izgovorom patriotskog angažovanja", ali o tome drugi put. Da je ovaj materijal na vreme stigao do tužilaštva – a nije – bilo bi nam mnogo lakše, kao što nije. Služba je skupljala i ćutala. Valjda je takva bila politička volja. Političku volju je zanimalo (u okviru akcije "Tomson", jedne od više njih) koliko se koja opoziciona stranka naoružala i misle li zaista – kako su Voja Šešelj i Branislav Vakić (onaj niški bokser) planirali – da prave državni udar, zauzimaju radio, TV i policijske stanice, garnizone itd. Kriminalne radnje i ratni zločini nisu bili prioritet. Ima tu podataka o prenošenju opljačkane robe preko Drine i drugih reka; o reketu; o prostituciji Ruskinja u režiji "menadžera" iz Velike Plane; o Klari Mandić i njenim izraelskim poslovnim partnerima; o Jezdi i Dafini; o Braciki; i o tome drugi put.
Ovo je, dakle, užasavajuća enciklopedija raspadanja države, društva, policije, pravde i morala u Miloševićevoj Srbiji. Sve fino opisano, zadokumentovano, snimljeno i pohranjeno u uredne arhive Službe. Ko god da je priređivao materijal za Tim za odbranu Vojislava Šešelja u Hagu, vodio je računa da sakrije identitete operativnih radnika i njihovih saradničkih veza, kao i prirodu operativnih akcija, ali ni tu nisu bili dosledni, pa se čovek može snaći uz malo pažnje. Pažljivo čuvana kodna imena javljaju se kao stvarna u drugom dokumentu; stvar se otvara kao školjka. Ovde piše "redigovano" za neko ime; tamo piše pravo ime; a na trećem mestu ide pravo ime, pa smo doznali šta su izveštavali operativni radnici čija imena danas prolaze kroz novine u raznim svojstvima.
PONUDE I ZAMISLI: Imamo, dakle, slučaj skandalozne dekonspiracije radnika, saradničkih veza i pozicija Službe. To Voji Šešelju nije prvi put: setimo se da je u januaru 2001. objavio kompletne stenograme sa sednica dva anketna odbora Skupštine SRJ o Pavlu Bulatoviću, sve klasifikovano kao državna tajna, čime je kompromitovao ne samo poverljive podatke, sredstva i metode rada civilnih i vojnih službi, već i intimni život nevinih civila. Onda je pobegao u Hag i izbegao krivično gonjenje po uredno podnetoj krivičnoj prijavi. Sada, naravno, Tim za odbranu osloniće se na ono "osim za potrebe odbrane" iz zaključka vlade Voje Koštunice: pa mi smo to objavili kao deo odbrane. Ovi iz vlasti mogli bi da znaju ko je i kakav je Voja Šešelj. Uostalom, prva kvalifikacija njegove ličnosti iz CRDB Sarajevo dosta je precizna: nadmen, odnosi se sa omalovažavanjem prema saradnicima i poznanicima, neprijatan, tvrdoglav; jednom rečju nepodnošljiv karakter. Stavljati Vojislavu Šešelju na raspolaganje bilo kakav delikatan tajni materijal jednostavno je nedopustivo.
TAJNI SPORAZUMI IZA LEĐA: V. Šešelj sa Tomislavom Nikolićem i Aleksandrom Vučićem
Ima tu još nešto: veliko je pitanje koliku korist će Vojislav Šešelj izvući objavljivanjem ovih četiri hiljade strana dokumenata Državne bezbednosti. Veliki broj tih dokumenata nedvosmisleno dovodi njega lično i celu Srpsku radikalnu stranku u vezu sa paravojnim formacijama, ratnim zločinima i organizovanim kriminalom. Čovek ne može da se otme utisku da je reč o samoubilačkom ponašanju, što nije prvi put. Tu nalazimo i podatak da je Šešelj već 1995. telefonom, uz posredovanje Aleksandra Vučića, najavio Ričardu Goldstonu, tadašnjem glavnom tužiocu Haškog tribunala, da je spreman da dođe i svedoči, kako sam kaže, kao "zaštićeni svedok protiv Miloševića", a u odbranu Karadžića i Mladića. Milošević još nije bio optužen u Hagu; biće tek 1999. Goldston mu se zahvalio i hladno ga odrezao rečima: kad nam zatrebate, zvaćemo mi vas. Postoji i snimak iz TKTR-a u kome Aleksandra Janković (danas narodni poslanik Nove Srbije) januara 1995. razgovara sa Tomom Nikolićem, koji je "informisao imenovanu da je jedna grupa republičkih poslanika iz redova SRS-a nezadovoljna sveukupnim političkim angažmanom Vojislava Šešelja. Shodno tome, ova grupa poslanika smatra da bi za afirmaciju stranke u narednom periodu bilo neophodno smeniti Vojislava Šešelja sa mesta predsednika SRS-a i potom izvršiti kompletnu transformaciju stranke i to u pravcu jedne nacionalne stranke umerene desnice. U tom kontekstu Tomislav Nikolić je takođe izneo da je on ličnog mišljenja da bi ‘stranka bila uspešnija bez njega’ tj. Šešelja." Trebalo je petnaest godina da se ta zamisao ostvari. Čudno je, međutim, da Šešelj o takvim razmišljanjima u stranci nije bio obavešten, autokrata i sumnjičav kakav je. Po podacima Službe, imao je sukobe i sa Vučićem, koji se na to žalio telefonom u više navrata, ali i pred saradničkim vezama DB-a koje su te žalbe uredno prenele. Ako zanemarimo onaj deo raspoloživog materijala iz ovih 4000 strana koji se odnosi direktno na Šešelja, ostaje poveliki broj dokumenata koji se tiču što lica, što stranaka, što raznih organizacija kojima tu teško da je mesto. Obrađeni su temeljito Jezdimir Vasiljević, Dafina Milanović, Klara Mandić, kapetan Dragan Vasiljković (što je posebna priča na koju ćemo se vratiti u jednom od idućih nastavaka); Ratko "Bata Kan Kan" Butorović, Vesko Vukotić, Branislav, "Dugi", "Lajavi", Lainović, Željko "Arkan" Ražnatović i drugi zaboravljeni heroji.
Posebna je priča o tome kako se – u percepciji Službe – odvijala istorija srbijanske opozicije. Prvo su, 1986–1987, svi bili na istoj gomili kao "liberali i anarholiberali", pa kao "građanska desnica": zajedno su bili Nebojša Popov, Vesna Pešić, pop Žarko Gavrilović, Jelenko (Filaret) Mićović, Mirko Jović, Šešelj, Žarko Korać, Vuk i Dana, Milan Mladenović, Velja Cvetić, Ivan Janković, Srđa (advokat) Popović, Vlada "Revolucija" Mijanović, Pavluško Imširović, Milovan Đilas, Dobrica, Brana, Matija, Selenić, Mihiz, braća Kljakići, Boža Jakšić, Kangrga i Supek, Nikola Milošević, čak i Voja Koštunica. Onda Služba protokom vremena počinje da pravi razlike i potklasifikacije: ovi su jedno, a oni su drugo, a oni tamo su treće; itd. Pa imamo: etatističko-birokratsku liniju rada; pa liberale ("anarholiberali" su se negde izgubili); pa građansku desnicu (relativno stabilnu grupaciju); pa srpski nacionalizam; pa ekstremni srpski nacionalizam; pa ekstremni terorizam, sa podgrupama po geografskom pristupu i po paravojnom organizovanju. Posle će se pojaviti linije rada "Kaptol" (prohrvatski elementi), "Orijent" (proislamski i probošnjački) i tako dalje.

Ali, o svemu tome ćemo u idućim brojevima "Vremena".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...