2015-01-27

KOLOSI I ILIROLOGJISË AKADEMIK PROF.DR. ALEKSANDËR STIPÇEVIQI, ME PLIS NË KOKË, NË MOMENTET MË TË VËSHTIRA TË JETËS SË TIJ

“Ne flasim gjuhen arbereshe mes nesh”, tha nje buzembremje te fresket korriku, akademiku i njohur kroat, Aleksander Stipcevic. Ishte nje takim i organizuar ne kuader te Panairit te Tete te Librit Shqip, qe po mbahet prej ditesh ne qytetin e lashte te Ulqinit, ku fteses per pjesemarrje nuk kish nguruar t’i pergjigjej edhe nje nga personalitetet me te njohura te botes akademike te te gjithe Mesdheut. Aleksander Stipcevic, i njohur ne Shqiperi nga viti 2002 me botimin e tij enciklopedik “Iliret, historia, jeta kultura, simbolet e kultit“, nga Zara e Kroacise, por me te pare nga Shestani, nje zone malore, rreth 60 kilometra larg Ulqinit, vendbanim ku kane qene vendosur shume arbereshe, tha se “ne kete vizite te pare te tij i kishte pelqyer shume Ulqini, por edhe fshati i prejardhjes se tij”. “E kisha deshire te kahershme te vizitoja token e te pareve te mi. Me pelqyen malet dhe relievi“, tha Stipcevic, i cili preferoi qe per disa minuta t’u drejtohej te pranishmeve te ketij takimi me gjuhen e paraardhesve te tij, ashtu sikunder ai ka preferuar qe ne cdo rrethane politike te pohoje pa droje prejardhjen e tij shqiptare.

 “Kam deshire te flas shqipen qe di nga te paret e mi“, tha akademiku i njohur kroat, i fokusuar ne kete takim nga media te ndryshme, por dhe i ndjekur me interes te plote nga pjesetare te jetes kulturore te qytetit te Ulqinit, nje qytet i dyzuar mes lartesise qe ofron relievi shkembor dhe butesia e bregut te detit.



Akademiku Kroat - Ilirologu Aleksander


 Stipcevic


Dhe ndoshta ky takim, mbi nje teme aq shume te diskutuar mbi iliret, nuk do te kishte pasur vend me te mire per t’u organizuar se sa ketu ne Ulqin, qyteti ilir i cili ne lashtesine e tij shtrihej nga Kepi i Mendres ne veri deri ku lumi Buna derdhet ne detin Adriatik. Nje nga emrat e njohur te iliriografise, bibliografise, i nderuar dhe nga Presidenca shqiptare disa vite me pare me Urdhrin e Larte “Naim Frasheri” u zgjodh te botohej edhe ne shqip nga perkujdesja e nje prej botuesve te njohur shqiptare, Fatmir Toci. ATSH
Arbereshet


“Jam duke punuar per nje liber te ri qe ju kushtohet arberesheve”, ka pohuar Aleksander Stipcevic, akademiku kroat nga Zara e Kroacise, qe ne kete vizite te tij te pare ne Ulqin ka pasur kenaqesi te vizitoje edhe Shestanin, fshatin e te pareve te tij.


Në mbarim të dekadës së këtij shekulli, shkencëtari kroat me origjinë arbëreshe, prof dr. Aleksandër Stipçeviq, i mbushi 80 vjet. Në kohët e fundit preokupimi kryesor i prof. dr. Stipqeviqit, ishte shkrimi i një vepre që ekskluzivisht i kushtohet jetës shpirtërore, të vendasve të tij. Dashuria ndaj arbneshëve dhe ndaj rrënjëve të tij shqiptare asnjëherë nuk u venit.


Edhe pse në kohët e fundit kishte probleme familjare të natyrës shëndetësore , mu kur ishte në vlugun e punës së grumbullimit e sistematizimit të materialeve të ndryshme, pastaj një kohë edhe shëndeti tij nuk ishte në gjendjen më të mirë , pra u ballafaqua me të pa pritura që ndikuan në vonimin e punëve, megjithatë nuk hoqi dorë nga projekti i për përgatitjen e librit kushtuar jetës shpirtërore të arbëneshëve të Zarës.


Ai u shpreh këto ditë: “ Libri im “ Tradita Kulturore e arbneshëve të Zarës” është i përfunduar, dorëshkrimin ia kam dorëzuar botuesit “.një libër i veçantë i këtij lloji që plotëson një zbrazëtirë shkencore të jetës kulturore e kompletuar dhe e sistematizuar .Mendoj, se do të kishte qenë mirë që s’pakut të i kushtohej një manifestim sado kudo simbolik datëlindjes të këtij personaliteti të shquar, nga institucionet përkatëse, të shënohet datëlindja e këtij kolosi të Ilirologjisë. Megjithëse, gjithherë prof. Aleksander Stipqeviq ka qenë i respektuar e nderuar nga qarqet shkencore, intelektuale e politike të Kosovës dhe Shqipërisë. Më 1983 bëhet anëtar me korrespondencë i Akademisë Arteve dhe Shkencës së Kosovës.

Ndërsa më 2001 Kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, e kishte dekoruar me kurorën e artë “ Naim Frashëri “ për kontribut në lëmin e ilirologjisë. Akademik  Prof .Dr.Stipçeviçi ishte në vizitë në Kosovë, i ftuar në tubimin shkencor i organizuar nga Universiteti “ Iliria “. Ai me këtë rast shfrytëzoi mundësinë të takohet me shumë personalitete , e institucione politike e shkencore ,si edhe me krye parlamentarin Jakup Krasniqin. Në emër të Institutit Albanologjikë, drejtori Dr. Hysen Matoshi e nderoi shkencëtarin e madh me mirënjohjen që ishte e para që filloi ta jap ky institucion . Ky vit, i tetëdhjeti i jetesë së shkencëtarit të pensionuar , nuk e gjeti duke pushuar e larg shkencës, por duke e përfunduar librin më të ri.


Rezultat e punës shkencore i krijuan autoritet të merituar në përmasa universale. Botoi vepra , shkrime shkencore për ilirët arbneshët e shqiptarët .

Prof. Stipe ka shkruar mbi 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht. Veprat : ”Ilirët “,”Arti i ilirëve”, ”Ilirët historia –jeta –kultura”, ”Simbolet e kultit te ilirët”, Bibliografia e ilirëve”, “Interpretime albanologjike“, Censori i përsosur “. Bibliografia e Abreshëve të Zarës,”Përmendoret kulturo-historike në Arbanas “. etj. “, “Historia e librit”, ”Censura në biblioteka” , “Bibliografija antike e arkeologjisë në Jugoslavivi. B.1-2”, më 1556 faqe,”Censori përsosur” Ka shkruar shumë artikuj për enciklopeditë e Jugos. Enciklopedinë e arteve, atë detare, asaj të përgjithshme, në leksikonin biografik, Enciklop... Jug. bot 2,, Encklop. e artit kroat etj., ka shkruar sintezën e parë mbi artin e ilirëve e cila ka përjetuar 9 botime edhe në disa gjuhë.

Duke e kaluar jetën mes librave motivohet për të njohur më thellë fenomenin libër, nga punimet e publikuara doli edhe sinteza e dytë “Historia e librit”, e cila është e botuar edhe në gjuhën shqipe, pastaj edhe sinteza e tretë’ Historia Sociale e librit te kroatët: “është e ditur që shumë shkencëtarë tanë të njohur, frikësohen nga shkrimi i sintezave, e cila është, megjithatë, kurora e diturisë së mbledhur” (Aleksander Stipçeviç me nderime, Zagreb , 2008 faqe, 282 ”)

Për angazhimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së pasur shkencore, edukative, shoqëria, institucionet e kanë çmuar lart kontributin e prof. Stipçeviçit, andaj edhe e kanë nderuar me mirënjohje të ndryshme: 1993 Konventën e Kukuleviqit për punën profesionale në bibliotekari nga shoqata kroate e bibliotekarisë. Më 1998 nderohet me gradën Ylli Kroat me portretin Marko Maruliq, nga kryetari i republikës së Kroacisë. Më 2004 merr mirënjohjen e qytetit të Zarës për vepër jetësore edhe mirënjohjen e qytetit të Zagrebit, më 2006, konventën e fakultetit filozofik si mirënjohje më e lartë për rezultatet arritura. Në vitin 2009 mirënjohje edhe nga HAZU.
Për ne, vlera e veprave të tij u dëshmua pas viteve 81, atëherë, kur historiografia politike e qarqeve akademike të Serbisë u vërsul me ashpërsinë e egërsinë më të madhe ,ndaj çdo gjëje shqiptare e sidomos , origjinës së tyre. Ajo u mundua dhunshëm ,e me konstruksione imagjinatave të këpusë lidhjen e natyrshme të Ilirëve dhe shqiptarëve ,duke dashur të i paraqes shqiptarët si banorët më të vonshëm në këto troje . Teoritë ahistorike të mbështetura nga politika ditore nacionaliste serbe , kishte krijuar një klimë të vështirë për shkencëtarët e vërtetë





Akademik Aleksandër Stipçeviqi – pasardhës i Mbretëreshës Teutë, siç deklaron edhe vetë – një yll i pashuar dhe gur ciklop i ilirologjisë, po jeton momentet më të vështira të jetës së tij, i shtrirë në spitalin e Toplices. Ai u vizitua nga miku dhe bashkëpunëtori i tij i vjetër, gazetari shqiptar nga Struga, Mehmet Latifi, i cili ekskluzivisht për Express, përveç reportazhit nga vizita e tij e fundit, na sjell edhe një përmbledhje të gjerë të veprimtarisë së tij.

Akademik prof.Dr. Aleksandër Stipçeviqi, kolosi dhe ylli i pashuar, shtylla-boshti kurrizor i ilirologjisë, ka disa muaj që nuk gëzon shëndet, pas një sulmi hemorragjik dhe hospitalizimit të detyrueshëm në spitalin e specializuar në Toplice. Për fat të keq, gjendja shëndetësore jo vetëm që nuk përmirësohej, por ajo edhe më tej përkeqësohej, duke humbur dalëngadalë funksionet e organeve dhe ekstremiteteve.

Kohëve të fundit, gjendja shëndetësore i është përkeqësuar tej mase, sa që Akademik prof. Dr.Aleksandër Stipçeviqi – ose siç e quajmë miqtë dhe të afërmit “Shandri”, është në gjendje të rëndë, me humbje të shpeshtë të vetëdijes, si pasojë e sëmundjes së rëndë që e ka shtrirë në shtrat dhe e ka bërë të palëvizshëm.

Konsiderata, respekti dhe nderimi që meriton ky kolos, ky yll i ilirologjisë, ballkanologjisë, albanologjisë e fushave tjera shkencore, ishte shkak i vizitës së gazetarit që i ka qëndruar pranë me vite, z.Mehmet Latifit, në Qendrën për persona të moshuar në rrugën “Vjekosllav Klajiq” No.10, në dhomën 520, i shoqëruar nga bashkëshortja e profesorit, Angjelka Stipçeviq, e cila ia bëri të ditur se Ai tashmë askënd nuk e njeh.

Pasi ajo u përshëndet me të shoqin e saj, ia vuri syzet në të cilat ka të montuar aparatet për dëgjim dhe iu drejtua me fjalët: “A e shoh kush ka ardhur për vizitë”- duke aluduar në gazetarin! Për fat të mirë, me një reagim zëri të shterur sinjalizoi se e kuptoi pyetjen dhe se e njohu gazetarin Mehmet Lafiti. Ai iu afrua, e përqafoi, ia shtrëngoi dorën e djathtë (atë të shëndoshë) dhe me lot në sy shikuan njëri-tjetrin pa bëza!

“I kisha përgatitur një album me 100 fotografi nga takimet e ndryshme në Strugë, Ulqin, Zagreb e gjetiu dhe ia tregova. E mori dhe e shfletoi një për një albumin me foto. Në ndërkohë ia tregova emblemën me stemën e Komunës së Strugës që ma dha kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela, së bashku me një plis të bardhë, dhe pasi ia hapa emblemën e shikonte dhe e mbante në dorë”, – tregon Mehmet Latifi .
 
“Moment shumë prekës ishte kur ia tregova plisin”, thotë gazetari, “atëherë e la emblemën, e mori plisin me dorën e vet dhe ashtu i shtrirë, pa fjalë, pa komunikim e vuri në kokë”!!!

Vënien e plisit në kokë, bashkëshortja e tij Angjelka e përcolli me fjalët: “Ashtu, vëre në kokë, ta dinë të gjithë prejardhjen tënde”, tregon Latifi.

Mehmet Latifi, i cili vite më parë kishte botuar fjalorin “arbërisht-shqip-kroatisht”, është gazetar shumëvjeçar i disa mediumeve kryesore në Maqedoni dhe studiues e dokumentues i historisë arbëreshe e ilire, ndër të tjera e ka shoqëruar profesor Shandrin në shumë rrugëtime zyrtare dhe e ka përkrahur gjatë veprimtarisë së tij shkencore, duke qenë se ai është më i madhi studiues dhe argumentues i prejardhjes sonë ilire. Ekskluzivisht për Gazetën Express, Latifi na sjell reportazhin nga vizita e tij e fundit, shënime për veprimtarinë e tij dhe disa foto nga aktivitetet e tij në Kosovë gjatë viteve të fundit.

“I bëra një foto me plis në kokë së bashku me bashkëshorten e tij, por edhe unë u fotografova pranë këtij kolosi të shtrirë, por me plis në kokë”, tregon Latifi.

Pasi kaloi koha e vizitave, ai u nda me Akademik prof.Dr. Aleksandër Stipçeviqin, duke i dëshiruar shëndet dhe shërim, i vetëdijshëm për gjendjen e tij, por nuk duke mos përjashtuar edhe mrekullitë që mund të ndodhin, sepse ishte tepër e rëndë të shikoje atë kolos të shkencës, ashtu të shtrirë… Lutja jonë shkon për të!

Nga Libri i Aleksander Stipqeviq 
ILIRET

Kolonizimi greke


Fondacioni i kolonizmit grek ne bregdetin e Ilirise eshte ndodhi me rendesishmja historike te fiset ilire.
si dhe historinë e përgjithshme të detit Adriatik në historinë e Adriatikut

Kjo kolonizimi shkaktoi një ndryshim në rajone, mundësia politike, dhe pasoja serioze në fushën politike te Iliret, por edhe një pasoja shume te mëdha për zhvillimin material ilire dhe të kulturës shpirtërore dhe shoqrore ilire.

Kolonizimi i pare grek ne bregdetin adriatik,ne jugun e adriatikut ne shek.627 pes. ne Korkyra(Korfuze) pastaj Epidamin dhe me vone romaket e dryshuan emrin ne Durrhachium,Durresi i otem etj.

 


Gjarpri shpëton marinarët në Liqe të

Shkodrës 




Shkruan Aleksandër Stipçeviq



Në besimet e popujve të Ballkanit, gjarpri shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit, që i ruan prej të keqes, që u ruan shtëpitë dhe varret, që përfaqëson shpirtrat e të parëve. Ata besime për gjarprin janë shumë të moçme në Ballkan, sidomos në trevat, të cilat për arsye gjeografike ose ndonjë arsye tjetër, kanë mbetur të kursyera prej ndikimeve të mëdha të popujve të ndryshëm, të cilët gjatë kohës prunë në Ballkan besime dhe adete tjera.



Një prej atyre viseve, që kanë ruajtur shumë besime dhe adete të moçme, është treva në veri të Liqenit të Shkodrës. Saktë, në këtë zonë është ruajtur tregimi shumë interesant dhe si duket shumë i moçëm për gjarprin, i cili u ndihmon njerëzve në nevojë. Tregimi, që është shënuar edhe jashtë kësaj treve, është ruajtur në shumë versione, por ai më interesanti është: 
Marinarët (peshkatarët) kanë lundruar me një anije nëpër Liqe të Shkodrës dhe kanë gjuajtur peshk. Pa pritur, erdh furtuna dhe tallazet e hodhën anijen në shkëmb nënujor, i cili çeli vrimën në barkë. Nëpër atë vrimë, uji shpejt depërton dhe rrezikon të mbys anijen bashkë me peshkatarë (marinarë). Këtë luftë për jetë e pa gjarpri prej bregu. Ai u hodh në ujë dhe me trup të vet e mbylli vrimën dhe e shpëtoi anijen bashkë me peshkatarë. Gjarpri e ka trupin e ftohtë për arsye se uji në liqe ka qenë shumë i ftohtë kur ai u fut në ujë për të shpëtuar peshkatarët.
Është edhe versioni, ku thuhet që vrimën në anije e bëri miu, e jo ndeshja e anijes me shkëmbin nënujor. Në një version tjetër, për të shpëtuar anijen, gjarpri u kërkoi disa kushte njerëzve në anije.

 
Lë të ndalemi te tregimi që rrjedh nga afërsia e Liqenit të Shkodrës. Çka është këtu aq interesante, që na shtyu ta zgjedhim për komentim tonë?
E vërtetë, ky tregim na çon larg në të kaluarën ilire. Dihet, në trevën e Liqenit të Shkodrës, në kohën para-romake dhe romake, kanë jetuar Labeatët, fis ilir. Në monedhat e tyre të farkëtuara në shekullin II para Krishtit shumë qartë shihet që anijet përpara (në ballë) dhe mbrapa kanë pasur simbolin e gjarprit. Zbukurimet që marinarët i vendosin në ballë të anijes simbolizojnë ndonjë kafshë ose shpeshherë krijesë mitologjike, për të cilën besojnë që do t'i mbrojë në lundrimin e gjatë dhe të rrezikshëm nëpër det. Nëse Labeatët, çka është e besueshme edhe për Ilirët tjerë, vendosnin në ballë të anijes simbolin e gjarprit, e jo vetëm në anije që lundronin nëpër Liqe të Shkodrës, por edhe nëpër det, vepronin ashtu se besonin që ai do t'i mbrojë prej fatkeqësive. Pra, gjarpri merr rolin e mbrojtësit të marina-rëve, dhe kjo kurrsesi jo rastësisht. 
Dihet, Ilirët e jugut e çmonin gjarprin si mbrojtës të fisit (totem), për arsye se në mitologjinë ilire gjarpri është në lidhje me vetë emrin e Ilirit. Shkrimet antike, që sjellin këto tregime, përmendin Ilirin (Illyrios), të cilin, sa lindi, e mbështolli gjarpri dhe i dha fuqinë magjike. Edhe prindërit e Ilirit, Kadmi dhe Harmonia, mbas vdekjes u shndërruan në gjarpërinj. Disa dijetar modern mendojnë që emri Ilir do të thotë gjarpër. Këtu duhet të jetë edhe shpjegimi pse gjarpri ka qenë kaq shumë popullor te Ilirët, dhe kjo në kuptimin pozitiv; ai nuk rrezikon njeriun, por e ndihmon dhe e ruan prej të gjitha fatkeqësive. Ky besim për gjarprin në kuptimin pozitiv është i pranishëm edhe sot e kësaj dite në Ballkan, besim i përhapur për gjarprin rojë e shtëpisë; gjarpri ruan shtëpinë dhe familjen.

 
Tregimi që këtu paraqitem, e gati mund të përjashtohet dyshimi, është vazhdim i drejtpërdrejtë i tregimeve me të vërtetë shumë të moçme për gjarprin që ndihmon njerëzit; për arsye se në atë tregim, ai shfaqet si shpëtimtar i marinarëve, gjegjësisht peshkatarëve në Liqenin e Shko-drës, duhet të supozojmë që tregimi është i lidhur me besimin e mari-narëve labeatë dhe të gjithë ilirëve për gjarprin si mbrojtësin e tyre.


Ky tregim ka rëndësi të madhe për studimin e gjurmëve ilire në besimet e tashme të shqiptarëve rreth Liqenit të Shkodrës; ai mund të na shërbejë edhe si vërtetim jo vetëm për vazhdimësinë kulturore por edhe etnike të shqiptarëve në ato troje. 


*Prof. Dr Aleksandër Stipçeviqi është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë në pension. Përndryshe, është prej Arbanasit të Zadrës (Kroaci), të parët e tij rrjedhin prej Shestanit (perëndimi i Kranjës, jug-perëndimi i Liqenit të Shkodrës, rrethi i Tivarit).
 




Prof.Dr Aleksandër Stipçeviq; G’jya arbnëshe e ruajtun 300 vjet

Image



Intervistë me ilirologun, balkanologun, arkeologun e akademikun arbënesh, Aleksandër Stipçeviq-Shandri

Akademik prof. Dr Aleksandër Stipçeviqi, shkencëtari arbënesh, që kurrë nuk e ka fshehur prejardhjen e vet shqiptare, me hulumtimet, studimet dhe publikimet e veta u bë një nga figurat më emblematike të ilirologjisë, e sidomos në polemikat rreth prejardhjes së shqiptarëve-trashëgimtarëve të ilirëve. Është i shquar në disa fusha shkencore.

Bisedën e zhvilluam gjatë panairit të librit “Ulqini 2008”, në gjuhën Arbanase (arbëneshe), ashtu siç flitet në Arbanasi (Arbënesh) të Zadrës. Po bëhen afër 300 vjet që arbëneshët jetojnë larg trungut shqiptar, të izoluar dhe nën ndikimin e shumë kulturave dhe gjuhëve. Lexuesit do të ketë mundësinë të kënaqen, që prej shkencëtarit dhe akademikut 78 vjeçar arbënesh të njihen me mënyrën e të shprehurit të arbëneshëve të Zadrës (Zara, Dalmacia, Kroacia).

Kush është akademik Aleksandër Stipçeviqi-Shandri?

Kom le në Arbnesh në vjetin 1930, jam arbnesh. Të parët e mi jan pe Shestani, e kan arl në Zarë ne vjetin 1726. Kom diplomua arkeologjinë në vjetin 1954 e kom doktorua në vjetin 1977. Jam në pensiun goti nizet vjet, e mbetem gjol në Zagreb.

Në kuadër të panairit të librit “Ulqini-2008”, organizatori, një mbrëmje ua kushtoi juve, veprimtarisë dhe krijimtarisë suaj mbi gjysmëshekullore?

Për mua kjo manifestacion ko ken shum interesante, përse jam për të parën er këtu në Ulqin. I kom ndesh shum miç pe Tirane, pe Maqedonie e pe Kosovës e plus miç të re këtu çish i kom njos këtu në Ulqin. Unë mendoj se kjo dit për mua asht shum interesante.

I nderuar profesor, keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e ilirologjisë, ballkanologjisë, albanologjisë, arkeologjisë dhe të komunikologjisë e bibliografisë. Çfarë jeni duke punuar tani?
Der tash un kom shkrua libra pe në disa fusha shkencore. Tash i kom mbarua çikto puna, e po thkej në Arbnesh. 

Tash kom zan, jo veç kom zan po dizhdo vjet po mbleli materialin me shkrua ni libër mbi kultura popullore ol tradicionale në Arbnesh. Kjo asht i mbromi moment për me shkrua at libër përse kta jet e plaka po dekin e për dizhdo vjet s’ko me pat ken me puvet. 


Por, tash çi po shkon mir, un e kom bo ni material fort të mal e un mendoj se për në shkosht kshtu para, për dy a tri vjet ky libër ko me ken libër i trash, ko me ken i goti. Ashtu se pas po punoj me gji forcat në ket tem e për pesmlet dit po shkoj në Arbnesh me intervistat ele diç jete pleç, për me kompletua kta dokumentat, porse tash kom zan me shkrua tekstin, po, po më mufijojnë dizhdo pun ashtu mos mu thkye mbropa e me puvet dokond do për donifar elementit a e kom mor vesh mir ose jo. Ashtu se un mendoj kjo faz, ko me duet ele ni vjet, ni vjet e xhys, e masandan e kom me shkrua tekstin.

Për ta kompletuar materialin për këtë libër, kishit dëshirë që të vizitonit vendet e të parëve tuaj. Për herë të parë ishit edhe në Shestan, prej nga e keni prejardhjen. Si e ndiet veten në Shestan?


Kur der tash s’kom ken në ket reth kah kan ordh arbneshët e Zarës. Kom ken me po Shestanin. Osht ni katund shum i mal. Mua shum ma kanda se kom ken tash për t’parën er e kom mujt me poe pe sfar katundi kan arl arbneshët në Zarë. Un kom mendua se kta katundar arbnesh kon mbet xhol ktu mir, se kon pat fusha, bagtijat kan… 

Tash kur e kom poe ket katund po poe se ko ken vendin të varfun, nuk kan pas çish me angër -ashtu me san-, e kur kan arl kta venecijanët i kan san se afër Zares ko fusha, ko bagtija, ko gji ata çish dyet e shpijën kon me bo. E ashtu ata kon vot pe kësaj afër Zare. Nuk kan fijua, se me san t’vërtetën, ju kon godit shpijat para se me arl atje, ju kan lan fushat, ju kan lan bagtijat e çish dyet me mbet gjol. E ata jon sistematizua afër Zare e un mendoj se der tash po mbesin gjol mir.

Profesor i nderuar, jeni arkeolog e ilirolog i shquar. Para disa ditëve është publikuar se në Ohër është zbulua një varrezë-skelet i një princeze ose fisnike ilire, i vjetër rreth 7.000 vjet. Cili është mendimi juaj?

Kesosh vornje të princezave, van të mbretreshave të ilirëve ko mjaft në teritor të ilirëve. Un për ket zbulim të ri nuk e kom ndje. Kur ko me kon i publikum kom me mujt me san çish osht ata. Për tash nuk muj me komentat përse nuk muj me fol pa e poe.

Pas shumë kohe, fjalori i arbëreshëve të Zarës, punuar nga Dr.Kruno Krstiqi, i përkthyer në gjuhën shqipe, do të botohet me ndihmën e Universitetit Mbretëror “Iliria” dhe komunës së Strugës në SHB “Toena”. Cili është vlerësimi Juaj?

Ky fjalor i Kruno Krstiqit ko ken i botuar, le frk ato 1.000 copa i kan shit e i kan lan. Ata kan vot në Arbnesh, në Zarë, por kush ka vot në Amerikë etj. Ne kemi arl në ide me bo ribotim-reprintin. Un mendoj se kët vjet ko me dol reprinti. Por, ky tjetri, ketu ke ideja me bo ni përkthim të ktij fjalori asht ni ide shum bukur përse Krstiqi e ko lan fjalën arbnisht e gji komentarin në shkenisht ose në kroatisht.
Nuk osht mjaft ata përse nuk osht ai fjalor veç për ata çish e din shkenishten, van për gji ata çish meren me ilirologjin, me balkanologjin e albanologjin. 


Kurse ideja me bo përkthimin e kti fjalori, kta çish osht në shkenisht me bo në ship osht ide shum i mir e un mendoj se ko me ken i botuam ky fjalor jo vetëm në kolon ship-arbnisht, çish e ka bo Mehmet Latifi, po osht mo mir me bo në tri kolona e munjen me lexua aj çish di ship e aj çish di shkenisht. Mendoj se osht vepër shum e mir për me studjua ket historin të shiptarve. Ne e kemi rua ni gjye të plak çish nuk njoset në Shipni. 

Ata në Shipni, kjo gjya osht ndrua, e naj ne nuk osht ndrua kurxho naj ne osht originale ajo gjye çish osht fol në ket reth të Shkodres mbrapa 300 vjet e kur s’osht ndrua. Ashtu, ne kemi ni relikt të linguistikës çish osht shum interesant kta shkenctor çish jan specialista për historin e gjyes arbnore ship. Un mendoj se dyet me bo ket fjalor se për nizet ose trilet vjet kjo gjye pak ko pak po biret e dyet me rua ata çish der tash osht rue. 

Ky fjalor, jo vetëm ko me dye shkenctarve, van e arbreshve gji kan nërmend me rua ket gjye në Arbnesh. Çish tash mjaft jet çish dojn me sua ket gjya e dojn me rua gjyen të arbneshve. Kjo ideja ko me ken ni obël pra si me rua ket gjya e jo si me bir se njizet-trilet vjet ne shkot keshtu pak ndokush ko me dit arbnisht. Un e kam san në recensen teme çish vlera e randsi ko ky fjalor çish e ke bo ship. Faleminderit pe arbneshve e lingvistave çish kan me pat me lexua.

Cili është mesazhi i Juaj për shqiptarët në Strugë e gjetiu?

Duet pe në Strugë, e jo veç në Strugë po në gji gjytetat e katundat ku mbesin gjol shiptrarët duet me rua dialketin. Se nuk duet me pat veç gjyen letrare. Ajo osht ni gjye artificiale jo veç në Shipni, van e në gji shtetat tjer. 

Por keta dialekta, keta duet mi rua se në dialekta po ruen originalitetat si me san, si suet në popul, kjo gjya letrare nuk folet naj jet, naj popul por folet dialekti në secilin gjytet e secilin katund. Duet mi rua këto dialekta e ashtu jo veç në Strugë po e në Arbnesh, në Tiran dyet mi rua gji kto fjala, gji kto format gramatikale e ashtu kena me dit mbrapa niçind vjet, dyçind vjet se sfar gjye ko ken në Shipni në ket moment.

Kur prof.Shandri do të na vijë për vizitë përsëri në Strugë?

Kur kom me ken i sirur. Un kom ken ni er në Strugë, e kom poe Strugën, fort ma kanda. Osht gjytet i bukur e kur kom përbie në at rugën me gur e kom ndie si në Dalmaci. Un mendoj se kam me u sye se osht ni gjytet me san të vërtetën bash i bukur.


Përgatiti:Flori Bruqi




Një portë e hapur në misteret e Ilirisë

Prof.dr. Eshref Ymeri



Në Panairin e 17 të Librit që u hap në Tiranë më 12 nëntor dhe vazhdoi deri më 17 nëntor 2014, doli në qarkullim edhe një roman i ri i zonjës Mira Meksi, i katërti në serinë e romaneve të saj, me titull “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.


Para se të ndalem në këtë roman të fundit të zonjës Meksi, dëshiroj të jap një pasqyrë të krijimtarisë së saj, si përkthyese dhe si autore e shquar në kulturën shqiptare, si edhe në vlerësimet që asaj i janë bërë brenda dhe jashtë vendit.

Ajo ka lindur më 27 shtator 1960.

Biografi letrare:

Ёshtë romanciere, tregimtare, eseiste, përkthyese letrare nga spanjishtja dhe frëngjishtja në shqipe dhe anasjelltas.

Aktiviteti letrar:

Në vitin 1995 ka themeluar revistën letrare “Mehr Licht”, anëtare e rrjetit evropian të revistave letrare Eurozine, të cilën e ka drejtuar gjer në vitin 2012.

Përkthime letrare:

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire, Lamartine, Rimbaud etj dhe Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjishte dhe në spanjishte:

“30 vjet Poezi 1958-1988” të I. Kadare (Fayard, 1989); Antologjia e Poezisë së sotme shqipe në spanjishte (Coleccion Veruela 1992).

Vepra originale. Romane:

“Frosina e Janinës” (Onufri 2001, 2002, 2005,2012), “Porfida - Ballo në Versailles” (Ideart 2006, Onufri 2011, 2012), “E kuqja e demave” (Ideart 2009, 2010, 2011 dhe Onufri 2011, 2012), “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë (Toena 2014).

“ Planeti i ngrirë” (Onufri 1995), “Fantazma me sy Njeriu” (romane për adoleshentë).
Novelë: “ Ballo në Versailles” ( Onufri 2003).

Përmbledhje me tregime: “Mali i shpirtrave” (Dituria 1994), “Buzë të panjohura gruaje” (Onufri 1997), “Profili i Fluturës” (në proces).

Publicistikë: “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura” (Ese, Onufri 2011, 2013).
Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase (Coleccion Veruela 1992).

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla (Naim Frashëri dhe Dituria), një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave” ( Çabej 1996).

Çmime:1995: Çmimi i tregimit të pabotuar të RFI, Paris 1996; Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë 2008; Çmimi “Pena e Argjend” i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë 2009; Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009”, dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë 2011; Titulli: “Comendadora” i Urdhërit të Meritës Civile, Akorduar nga Mbreti i Spanjës Juan Carlos I 2011; Çmimi letrar “Gjergj Fishta” për librin me ese, dhënë nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë 2011.

Botime në gjuhë të huaja:

“Porfida” (në frëngjishte, Editions Baudelaire 2009); “Frosina e Janinës” dhe “E kuqja e demave” (në frëngjishte, Editions Persee 2013); “Frosina e Janinës” (në maqedonishte, Skopie 2006).
Antologji: “Le les travaux d’Ariane” (në frëngjishte, Editions Sepia 1995); “13 Ecrivains d’Albanie” (Paris 1998); “Turia”( Spanjë1991); “In our own words” (Marlow Peerse Weaver, USA 2002); “Amaltea” (Itali 2008): “The Third Share” (Northwestern University Press 2006); “Tregime shqiptare” (në bullgarishte 1997).

Në figurën e Mira Meksit, që në moshën e pararinisë (adoleshencës), ka pas rënë në sy talenti për gjuhë të huaja, për letërsinë, fillimisht për përkthimin dhe mandej për krijimtari të mirëfilltë. Që në gjimnaz, në moshën 16-vjeçare, ajo pati përkthyer nga frëngjishtja veprën “Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe të poetit francez Ekzyperi(Antoine Marie Jean-Baptiste Roger de Saint-Exupéry- 1900-1944). Gjatë viteve të studimit në degën e frëngjishtes të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, ajo, me një pasion të veçantë, pati përkthyer në frëngjishte poezi të profesorit të saj Vedat Kokona, të cilat ky i pati vlerësuar lart për nivelin artistik. Paralelisht me frëngjishten, ajo pati studiuar edhe spanjishten dhe italishten dhe pas përfundimit të universitetit, u punësua si përkthyese e spanjishtes në Redaksinë e Botimeve në Gjuhë të Huaja të Shtëpisë Botuese “8 nëntori”. Më vonë ajo kaloi në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Vepra e saj e fundit, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, më ka lënë mbresa të thella, të cilat do t’i rendis më poshtë.

Një portë e hapur me guxim

Kjo vepër, e gjinisë së romanit, është e para në letërsinë shqipe, me të cilën autorja ka hapur me guxim një portë në botën e mistershme të lashtësisë ilire. Deri tani, askush nga penat shqiptare, të të gjitha niveleve, nuk ka pas guxuar, të paktën, të trokasë në një portë të lashtë ilire, e le më pastaj të ketë kuturisur ta hapë ndonjërën prej tyre. Nuk e besoj se nuk kanë dashur, por ka qenë shumë e vështirë për të hulumtuar rreth asaj bote ku janë endur pararendësit tanë, të mbështjellë me një hije misteri.

Kjo për faktin se nuk ka dokumente të shkruara. Por a mund të mbeteshin dokumente të tilla, po të sjellim ndër mend për një çast rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168 p.e.r. rrafshoi 70 qytete, gjithçkaje i vuri zjarrin dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës? Ky ishte rezultati i përplasjes së parë të përgjakshme të Romës me Ilirinë që pati vazhduar pa ndërprerje gjatë një periudhe 60-vjeçare (228-168 p.e.r.). Veç kësaj, të gjitha arkivave të primatisë ilire dhe shumë dokumenteve me vlera të jashtëzakonshme që gjendeshin në Manastirin e Shën Naumit, të ndërtuar që në shek. XII, u qe vënë flaka me urdhër të patrikut grek në mesin e shek. XIX.

Është e pamundur të mos ketë pasur dokumente të shkruara, përderisa Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae”(Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan: “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

Një tjetër shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip).

Fillimisht duhet theksuar se temës së Ilirisë i është kushtuar romani i Skifter Këlliçit me titull “Dashuri e gdhendur në shkemb”. Por, në dallim nga përmbajtja e romanit të Mira Meksit, ngjarjet në romanin e Skifter Këlliçit zhvillohen në periudhën e Ilirisë paskristiane.Si zanafillë e idesë për krijimin e këtij romani, autorit i ka shërbyer një emision në Radio Tirana, në rubrikën e kahershme “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”,ku ai, në vitin 1966, pati transmetuar një radiodramë të vetën me temë nga kryengritja e madhe ilire e viteve 6-9 kundër perandorisë romake. Por kjo ide zanafillëse e tij erdhi e u bë më e përvijueshme pas leximit të novelës së Bilal Xhaferrit me titull “Përtejkaltërsive”, të botuar në vitin 1967.

Siç e shpjegon edhe në parathënie dhe në një intervistë që i pati dhënë gazetares Anisa Ymeri në televizionin News 24, Mira Meksi ka harxhuar shumë mund dhe ka derdhur shumë djersë gjatë hulumtimeve të gjata që ka bërë për të arritur deri te heroina kryesore e romanit të saj, mbretëresha famëmadhe, Teuta e Ilirisë. Guximi, sedra dhe vendosmëria e një krijueseje të talentuar, me fantazi të ndezur dhe me vetëdije të lartë kombëtare, kanë shërbyer si ylli i karvanit që e ka orientuar Mira Meksin të arrijë deri në të fshehtat e jetës së një mbretëreshe të stuhishme, e cila, megjithëse nuk qendroi gjatë në fron, la pas një emër të madh qëderi në ditët tona vazhdon të lëshojë dritë verbuese në faqet e historisë sonë kombëtare.

Një kulti bukurisw femwrore

Në këtë roman ka gjetur pasqyrimin e vet adhurimi befasues për bukurinë femërore. Mendoj se ky lloj adhurimi me ngjyrime hyjnore, i është përcjellë lexuesit me një leksik të përzgjedhur me një sqimë të hollë. Pikërisht njëadhurim i tillë, për mendimin tim, përbën risi në letërsinë shqipe. Kishim një gjysmë shekulli të periudhws komuniste që ishim mësuar ta shikonim femrën shqiptare ndryshe: të veshur me uniformë ngjyrëjeshile nëpër stërvitje ushtarake, me kominoshe nëpër reparte fabrikash, tek rendte nëpër stacione autobusash për të arritur në orar te dyert e fabrikave dhe të uzinave, me shatë në dorë për të prashitur misrin apo me drapër në brez për t’u nisur drejt të korrave nëpër fusha. Prandaj lexuesi ishte çmësuar të shikonte në figurën e femrës një krijesë delikate, përtej veshjes prozaike të së cilës fshiheshin hire të magjishme.

Bukuriaështëburimipashtershëmfrymëzimi. Duke e pasur mbretëreshën Teuta objekt të frymëzimit të vet, Mira Meksi ka arritur ta skalitë atë me daltën e një skulptori me talent të rrallë. Figura e Teutës është vendtakimi i saj me të bukurën, e cila e emocionon, i ndez gulshet e shpirtit, i hap flatrat e fantazisë. Ajo është parajsa që shpërhapet para syve të saj. Prandaj, në përshkrimin e pamjes së saj, Mira Meksi ka shkrirë mjeshtërisht fantazinë me mitologjinë. Fantazia në penën e saj është një aliazh i magjishëm i mrekullisë, imisterit dhe i vërtetësisë, është prizëm, është pasqyrë, është dritëfiltër që e ndihmon për të zbuluar në qenien e mbretëreshës iliriane të pazakontën, të renë, të veçantën, në të cilën janë plazmuar tiparet e bukurisë hyjnore.

Bukuria e femrës në shekuj ka shërbyer si mjet qëështë përdorur për ta fisnikëruar atë. Interesimi i mashkullit për bukurinë femërore, nuk ka pasur në themel ndonjë pasion primitiv. Kjoduhe të jetëedhearsyejaqë ndjenja e së bukurës ka ndezur fantazinë e mashkullit për format e trupit të seksit delikat.

Natyra nuk e ka munduar shumë veten kur e solli femrën mbi tokë, sepse e ka ditur misionin që asaj i takonte të kryente për vazhdimin e jetës. Prandaj formës së trupit të saj ajo i dha një përsosje funksionale: për të qenë sa objekt adhurimi, aq edhe objekt frymëzimi, si dhe misionare e jetëvazhdimësisë.

Me këtë roman, Mira Meksi ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë që vjen nga thellësitë e shekujve për adhurimin e hireve të magjishme të femrës. Sepse qënë lashtësi, njerëzit kanë pas qenë të verbuar pas bukurisë femërore.

Letërsia dhe arti i periudhës së antikitetit e kanë pas ngritur në kult bukurinë e femrës. Sias Athineit(shek. II-III e.r.),historia e famshme e Frinës (390-330 p.e.r.), një femër kjo që u falte dashuri njerëzve të sferave të larta, [ish-pozuese e skulptorit Praksitel (shek. IV p.e.r.) dhe e piktorit Apeles (370-306 p.e.r.)]dhe e mbrojtësit të saj, oratorit të famshëm atikasHiperidi(390-322 p.e.r.), e dëshmon më së miri entuziazmin e grekëve të lashtë para bukurisë femërore. Frina akuzohej se kishte kryer një krim të rëndë. Trupi gjykues ishte i mendimit se bukuroshja kriminele duhej dënuar. Në këto e sipër,Hiperidi izbërtheufustanin dhe, kur ia flaku tutje, para syve të gjykatësve shkëlqeu bukuria verbuese e trupit të saj. Atëherë ndjenja e së bukurës i bëri gjykatësit të hiqnin dorë nga mendimi për dënimin e mbartëses së atyre hireve të mahnitshme. Tërheqja e gjyqtarëve ishte dëshmia më mbresëlënëse e adhurimit të bukurisë femërore.

Këtu vlen të përmendet edhe historia e heroit legjendar homerian Menellau, i cili, kur pa gjoksin e zbuluar të Elenës, e hodhi pas krahëve tradhtinë e saj me Parisin.Edhe trupi gjykues që mendonte ta dënonte Frinën, edhe Menellau, nuk kishin faj. Bukuria e femrës i pati magjepsur.
Poeti i shquar francez Pjer Ronsar (Pierre de Ronsard 1524-1585) ka thënë :
Para bukurisë femërore ne mbetemi fuqiprerë vërtetë.Ajo është më e fuqishme se hyjnitë, se njerëzit, se zjarri dhe se çeliku vetë.

Ajo çka kërkon një mashkull nga bukuria e femrës nuk është thjesht përmbushja e kënaqësisë seksuale. Duke e pasur të qartë në nënvetëdijen e vet një gjë të tillë, femrat përherë janë munduar t’i japin mashkullit siguri, t’ia qetësojnë tallazet e shpirtit, duke e shtrënguar në gjoksin e vet. Ka qenë një kohë, kur femrat, në një zinxhir që u varej nga qafa drejt gjoksit, mbanin një rrënjë valeriane, me qëllim që mashkulli i dashur të gjente prehje dhe qetësi në gjoksin e tyre.
Rrënjët e adhurimit të bukurisë femërore shkojnë thellë, e kanë zanafillën në të fshehtat e shekujve. “Venerat” e famshme të periudhës neolitike, figurat e femrave, që meshkujt i kanë pas gdhendur në gurë, dallohen për format e derdhura me nje fantazi të pabesueshme. Në vizatimet e veta nëpër faqe shkëmbenjsh dhe shpella, njeriu i komunitetit primitiv e ka paraqitur femrën me një adhurim të veçantë. Që nga ato kohë të lashta ky adhurim erdhi e përftoi forma nga më të larmishmet, por gjithmonë pati ruajtur pamjen e kahershme të nderimit të femrës, si objekt i kënaqësisë estetike dhe i jetëvazhdimësisë.

Përshkrimi që Mira Meksi i bën bukurisë së mbretëreshës Teuta që gëzon mbrojtjen e Gjarprit shpëtimtar, të këtij hyu të Ilirisë, lexuesit i sjell ndër mend një periudhë nga lashtësia e kryehershme, para se të dilte në skenë qytetërimi i lashtë grek. Në pellgun e Detit Mesdhe ka pas ekzistuar kultura kretomikene, qendra e së cilës ka pas qenë Kreta. Kretanët patën arritur një nivel të lartë zhvillimi: patën ndërtuar pallate madhështore dhe patën bërë shumë udhëtime. Por ajo kulturë u shua përfundimisht gjatë një tërmeti të gjëmshëm, të shoqëruar edhe me shpërthimin e vullkanit Santorin në periudhën mes viteve 1645-1600 p.e.r. Ka hamendësime se zhdukja e atij qytetërimi pati nxjerrë në skenë legjendën për Atlantidën. Ajo kulturë, e mistershme në shumë drejtime, ka lënë pas gjurmë të shumta materiale, nga të cilat interesim të veçantë të ngjall një statujë femre me gjarpërinj në duar që simbolizon shëndetin. Femra ka veshur një rrobë të gjatë që ia mbulon trupin krejtësisht, me përjashtim të gjoksit.

Në periudhën e antikitetit grekoromak, qytetet qenë mbushur me statuja hyjnish të zhveshura ose gjysmë të zhveshura. Më e famshmja mes tyre, ajo që shërbeu si burim frymëzimi për breza pasardhës skulptorësh, ishte statuja e perëndeshës së dashurisë, Afërditës.

Në epokën e Rilindjes, bukuria e femrës paraqitet me gjoksin të zbuluar. Njëri nga artistët e parë që filloi ta pikturonte femrën të zhveshur, ishte piktori gjenial gjerman Albreht Dyrer(Albrecht Dürer- 1471-1528). Piktura e tij “Adami dhe Eva” vlerësohet si njëra nga veprat e tij më të shquara. Eva -paranëna e racës njerëzore - paraqitet si një femër e zakonshme, por me një bukuri marramendëse. Piktori nuk e ka fshehur gjoksin e Evës, i cili nuk mund të vlerësohet as i tepruar dhe aq më pak vulgar. Përkundrazi, ai është një gjoks normal. Me gjoksin e Evës piktori ka dashur të përcjellë një hollësi të domosdoshme: bukurinë e femrës si objekt adhurimi.

Edhe në periudhën e klasicizmit, adhurimi për bukurinë e femrës njohu lartësi të reja. Mes autorëve që përcollën një bukuri të tillë, përmendet skulptori italianAntonio Kanova(Canova - 1757-1822). Është fjala për grupin skulpturor me titull “Amuri dhe Psikeja”, në të cilin paraqitet një skenë e vogël intime mes bijës së mbretit dhe perëndisë së dashurisë.

Tiparet e bukurisë hyjnore, me të cilat Mira Meksi e ka plazmuar figurën e mbretëreshës Teuta, janë burim frymëzimi për mbarë Ilirinë. Ilirët shikojnë te mbretëresha e tyre engjllin mbrojtës dhe për të janë gati të kryejnë bëma heroike. Ajo i shoqëron ata nëëndrrat e tyre për të pasur një Iliri të fuqishme, kryezonjë të hapësirave siujdhesore. Teutën, në fantazinë tyre, ata e kanë ngritur në nivelin e hyjnisë.

Skenat nga jeta e mbretëreshës Teuta, që Mira Meksi i përshkruan me një art të rrallë në morinë e ngjarjeve të zulmëta që shpërthejnë kohë pas kohe në Iliri, e bëjnë lexuesin të shtegtojë drejt fillimit të shek. XIX, kur zë fill periudha e romantizmit: njerëzit kanë humbur toruan, atyre u duhet një shoqërues me tipare hyjnore që të dalë në krye dhe t’i ndihmojë të çajnë përpara. Në përfytyrimin e tyre, rolin e këtij shoqëruesi duhet ta marrë përsipër njëperëndeshë-mbrojtëse, për të arritur një qëllim të shenjtëruar. Piktori i shquar francez Delakrua (Ferdinand Victor Eugène Delacroix 1798-1863) e kapi thelbin e ëndrrës që pati shqetësuar kombin francez. Ai krijoi pikturën e famshme me titull “Liria në barrikada”. Ajo ëndërr erdhi e u mishërua në bukurinë e perëndeshës-mbrojtëse, një femër e re me gjoksin të zbuluar. Ajo personifikon njëherazi bukurinë femërore, dashurinë, mbrojtjen dhe përjetësinë.
Njeriu, duke qenë nga natyra një biomekanizëm shumë i komplikuar, paraqet mjaft interes për penën, për penelin dhe për daltën e krijuesit. Jo madhësia, por përsosmëriae përmasave të të gjitha formave, provon epërsinë estetike të trupit të njeriut mbi krijimet e tjera të natyrës. Në trupin e mbretëreshës Teuta, në gjithçka që ka të bëjë me pamjen e saj të jashtme, Mira Meksi ka skalitur mjeshtërisht një bukuri me përsosje absolute.Adhurimi që shpërfaq Mira Meksi për bukurinë trupore të mbretëreshës Teuta, i krijon mundësinë lexuesit të emancipohet, të ngrihet, të zhvillohet emocionalisht, me qëllim që të arrijë deri në lartësitë e artit suprem në natyrë, pra, deri te dashuria.
Një himn
i thurur pwr dashurinw

Periudha e krijimit të një vepre artistike lidhet në vetvete me ca procese të mistershme, të pashpjegueshme në vetëdijen e njeriut. Sido që të jetë puna, një gjëështë absolutisht e sigurt që vetë procesi i krijimit të saj kalon nëpër dy etapa konkrete që janë: strukturimi tërësor i veprës në trurin e autorit dhe mandej hedhja e saj në letër.

Që gjatë procesit të hulumtimit, për të arritur deri në misteret e lashtësisë ilire, Mira Meksi duket sikur ka pasur një ngasje hyjnore: fantazinë e saj krijuese ajo e ka stërpikur me lot dashurie. Prandaj edhe romani i saj ka në qendër dashurinë. Ashtu si tema e adhurimit të bukurisë femërore, edhe tema e dashurisë, gjatë së djeshmes komuniste, ishte e huaj për lexuesin shqiptar. Ky roman është një himn që autorja i ka thurur dashurisë.

Teuta, ende në moshën e pararinisë, bie në dashuri kur po shikonte njëëndërr. Në një festë pranverore,mes ca vajzave që futat i kishin mbushur me mollë, me të cilat qëllonin çunat për t’i ngacmuar, asaj i patën shkuar sytë te një djalë i bëshëm me flokë të përshkënditur. Edhe ajo e qëlloi atë djalosh me mollën e saj, të cilin ai e pati kapur me një kërcim sorkadhi dhe s’pati pritur gjatë për ta kafshuar urishëm. Teuta, aty për aty, paskej rënë në dashuri me të. Ja, kjo është magjia e dashurisë, e cila troket në zemër kur njeriu nuk e pandeh. Po si shpjegohet magjia e saj?

Në këtë roman Mira Meksi ka zbuluar filozofinë e vet për dashurinë, e cila “është dëshira e çmendur për të luajtur me zjarrin dhe për t’u djegur e bërë hi, është pasioni i marrë për t’u vithisur greminave, është tërbimi i gjakut për të hyrë në gojë të ujkut dhe për të fjetur me gjarprin në gji, është nektari, më të cilin ushqehen perënditë, por kur e pi njeriu, pi pathosin, dhe ai atëherë kthehet, për vete dhe për qenien e dashur, në një gjysmë perëndi; pasojat janë shkatërruese: mendja e tij dehet, gjykimi errësohet, njëlloj si nga vera, nuk ka dritë në të, është zemra që mendon, e pas saj vrapon tërë qenia e tij… dhe kur dehja mbaron, ka vetëm vuajtje, hidhërim dhe lëndim…”

Sipas përfytyrimeve të botës së lashtë dhe, konkretisht, sipas grekëve, dashuria është si punë sëmundjeje që afron pak a shumë me një gjendje të theksuar “çmendurie”. Duke folur për dashurinë, si për një“sëmundje”, grekët, në radhë të parë, kishin parasysh faktin që ajo lind si rezultat i prishjes së drejtpeshimit shëndetësor të trupit dhe të arsyes. Kjo sjell si pasojë që njeriu e humbet pushtetin mbi organizmin e vet. Fjala “çmenduri” duhet marrë në kuptimin që njeriu përjeton njëfarë errësimi të gjykimit.

Është interesant fakti që dashuriologët, për shpjegimin e dashurisë kanë pas shtruar hipotezën për ekzistencën e një substance te mashkulli dhe te femra apo të disa lëndëve kimike që përpunon trupi dhe që ushtrojnë një ndikim toksik, çka sjell si pasojë dobësimin e aftësive mendore.

Filozofi i shquar gjerman Hartman (Eduard von Hartmann1842-1906), në veprën“Filozofia e së pavetëdijshmes” (Philosophic des Unbevtussten), të botuar në Berlin në vitin 1869, ashtu si edhe Shopenhaueri (Arthur Schopenhauer - 1788-1860)para tij,në veprën“Bota si vullnet dhe si përfytyrim” (Die Welt als Wille und Vorstellung ) , botim i vitit 1859,ndan të njëjtën pikëpamje dhe nxjerr një përfundim, në shikim të parë, logjik:

“Dashuria sjell më shumë dhimbje sesa kënaqësi. Dashuria është thjeshtë një kotashpresë”.
Grekët e lashtë mendonin se kishte një ilaç për të shpëtuar nga dashuria. Me këtë ilaç ata nënkuptonin tërheqjen e vetëdijshme të vëmendjes nëpërmjet një pune me tension, qoftë kjo punë e rëndë fizike ose punë mendore që kërkon përqendrim të madh.

Si shërimtarë të urtë të shpirtit, grekët e lashtësisë kishin dijeni jo vetëm për ilaçin që të mbron nga dashuria, por edhe për rrugët, përmes së cilave ky helm shpirtëror futet në trupin e njeriut dhe zë vend mirë aty.

Më lart u theksua se Teuta ra në dashuri nëëndërr e sipër, sapo pa atë djaloshin me një pamje shpirtdrithëruese. Sipas grekëve të lashtë, porta, nëpër të cilën hyn“bacili i dashurisë” (bacillus eroticus), ishin sytë. Në veprën “Antigona”, Sofokliu(495-406 p.e.r.) thotë:

“Janë të papërballueshëm hiret e magjishme të syve të vashës së re, sespe brenda tyre perëndesha Afërdita zhvillon lojërat e veta që nuk e njohin disfatën”.

Në veprën “Ipoliti”tëEuripidit (480-406), thuhet :

“Erosi rrezaton pasion nga sytë, duke zgjuar një kënaqësi ëmbëlore tek ata që ka dëshirë t’i robërojë”.
Eskili (525-456 p.e.r.) flet për “shigjetën ëmbëlore të dashurisë që lëshon dritë nga sytë”dhe për “shigjetën magjike të syve vashërore”.

Dashuria e Teutës lind në çastet e një hutie vashërore. Mandej ajo vjen e ia pushton çdo qelizë të trupit me një nguti të papërfytyruar. Fjalët më tëëmbla tëtë dy të dashuruarve pëshpëriten në vetminë e tyre të mbuluar nga tisi i magjisë. Përqafimetdhe puthjet e tyretë para , në penën e Mira Meksit vijnë e shndërrohen në një oqean të stuhishëm pasioni gjëmimtar që ata e përballojnë në një heshtje hyjnore. Autorja e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike.

Në figurën e Teutës Mira Meksi ka mishëruar një dashuri përvëluese, të pastër dhe plotë hijeshi fisnikërore. Të krijohet përshtypja sikur Teutën ajo e ka thurur prej rrezesh diellore. Lexuesit i lë mbresafakti që, në përshkrimin e çasteve të magjishme të ndjenjave që kanë pushtuar të dy herojtë kryesorë të romanit të saj, me shijen e një krijuese të talentuar, Mira Meksi respekton ma art kodin e dashurisë. Ajo nuk i lejon vetes ta kalojë pragun erosian kur është duke soditur skenat e dashurisë së dy herojve të saj. Ky qëndrim ka në themel filozofinë e saj për dashurinë, e cila për tëështë një art hyjnor. Ky këndvështrim i Mira Meksit për dashurinë, më kujton njërin nga shkrimtarët më të shquar francezë të shek. XX, Paskal Lene (PascalLainé- 1942), i njohur në mbarë botën për romanet e tij me temë dashurore.

 Ai thotë:

“Erotika është diçka e dykuptimshme dhe ajo pa diskutim që ushqehet nga një frenim i jashtëm. Pasioni i ndërsjellëështë aq i fuqishëm dhe madje aq i çiltër, sa më e ashpër të jetë censura. Ky është një tension, një tension ëmbëlosh, i cili vjen e shtohet ca nga ca, pa arritur deri në shkarkim, madje pa pasur si synim ta gjejë shkarkimin”.

Teuta bie në dashuri me dikë që i përket një tjetër etnie, përfaqësuesit e së cilës, sipas fjalëve të saj, pabesinë dhe të tradhtinë e kanë në kodin e vet gjenetik.

Është e shpjegueshme. Dashuria i flak tutje gjerdhet që i dalin përpara. Stendali thotë:
“Dashuria është si puna e etheve, ajo lind dhe shuhet pa as pjesëmarrjen më të vogël të vullnetit”.
DheTeutambretëreshë dashuron me pastërtinë e shpirtit, ma natyrën ëndërrimtare, me fantazinë flatëruese. Por në penën e shkrimtarit dashuria pothuajse gjithmone shkon drejt një fundi të dhimbshëm dhe shumë shpesh tragjik. Historiani italian i artit, Alessandro Mirandotti (1909-1979), thotë:

“Dashuria është dhuratë hyjnore, por edhe ndëshkim hyjnor”.

Teutën mbretëreshë, të cilën Mira Meksi e ka ngritur në lartësitë e gjysmëhyjnisë, në çastin e vdekjes vjen dhe e merr Gjarpri mbrojtës, hyu i Ilirisë, të cilën e mbart drejt thellinave ujore të detit hijerëndë.
Ky roman i llojit të veçantë në letërsinë shqipe, ta arratis mendjen, të degdis drejt hapësirave të pamata të krijimtarisë letrare të mjaft autorëve të talentuar të letërsisë botërore dhe të kujton disa nga veprat e tyre të shquara. Mes këtyre veprave, pranë të cilave romani i Mira Meksit mund të radhitet me autoritet artistik, mund të përmenden:

“Engjlli i dritares së majtë”(Der Engel vom westlichen Fenster), botim i vitit 1927, me autor shkrimtarin ekspresionist, dramaturgun dhe përkthyesin austriak Gustav Majrink(Gustav Meyrink- 1868-1932). Në këtë vepër ai ka krijuar një univers, një botë kjo kaotike magjepsëse kotashpresash dhe ëndrrash fantastike. Ky është një roman për vdekjen e njeriut dhe për pavdekësinë e shpirtit njerëzor.

“Kentauri” (The Centaur), botim i vitit 1963. Autor i këtij romani është shkrimtari i mirënjohur amerikan Xhon Apdajk (John Hoyer Updike - 1932-2009), të cilin jo rrallë e quajnë si më të talentuarin e brezit të vet. Ky roman është vlerësuar si vepra më e mirë dhe më e njohur e tij. Në të janë pleksur në një të vetme realiteti dhe mitet e lashta greke.

“Ditë dhe netë” (Des jours et des nuits), botim i vitit 2001, me autor shkrimtarin francez Zhilber Sinue (Gilbert Sinoué- 1947). Në këtë vepër autori bën fjalë për Kretën e kulturës minosiane. Në atë ishull dikur qe krijuar legjenda për Minotaurin. Aty, një herë e një kohë, një burrë dhe një grua patën rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe patën vdekur.

Izabel (Ysabel), botim i vitit 2007, me autor shkrimtarin kanadez Gaj Gavriel (Guy Gavriel Kay- 1954). Në këtë vepër përshkruhet një natë e tmerrshme, ku e tanishmja ndërthuret me kujtesën dhe me fantazinë, kurse fantazmat kthehen në njerëz dhe marrin në dorë pushtetin. Këto gjëra i besonin keltët e lashtë që dikur patën populluar Provansën.

“Libri i Evës” [The Book of Eve (Evas bok)], i botuar në vitin 1980, me autore shkrimtaren suedeze Marian Fredrikson (Marianne Fredriksson 1927-2007). Kjo vepër është e para nga trilogjia “Fëmijët e parajsës” [Children of Paradise (Paradisets barn)], botim i vitit1985. Ngjarjet shpalosen në një botë, ku arkaikja ndërthuret me magjiken, mitologjikja me logjiken.
“Tereza Batista është lodhur nga lufta”(Teresa Batista, cansada de Guerra), botim i vitit 1972, me autor shkrimtarin e shquar brazilian Zhorzh Amadu (Jorge Leal Amado de Fariа - 1912-2001). Ngjarjet që shtjellohen në këtë roman përftojnë herë tipare folklorike, herë tipare mitologjike.

Një vepër me “prodhimtari” të lartë gjuhësore

Rezultati i punës së çdo shkrimtari del domosdo në pah në përbërjen e mjeteve leksikore që ai përdor në procesin e krijimit të veprës artistike. Përbërja e këtyre mjeteve kushtëzohet jo vetëm nga pasuria e gjuhës së tij amtare, por edhe nga pasuria e fondit leksikor që ai zotëron. Nga fakti se sa shprehëse dhe elastike është gjuha e shkrimtarit, varet suksesi i veprës së tij.

Kyromanmë kalënë mbresatë fuqishmepërpasurinë ebollshmeleksikore.

Gjuhashqipedallohetpërpasurinë ejashtëzakonshmetë fonditleksikor. Pordetyraenjerëzvetë penës është që t’ikërkojnë mengulmpasuritë eleksikutqë fshihennëpër “xeheroret”esaj. Gjuhashqipe është në zhvillimtë përhershëm, kursenjerëzitepenës, veçanërishtshkrimtarëtdhepoetëtjanë ataqë mbledhinfrytetesaj. Shkrimtari, - thotë MarselPrusti (Valentin Louis Georges Eugène Marcel Proust - 1871-1922), - shpik në gjuhë, si të thuash, një gjuhë të re, ai zbulon në të dukuri gramatikore ose sintaksore. Prandaj shkrimtarët e talentuar e pasurojnë gjuhën, i japin asaj njëfarë drejtimi, lënë në të vulën e pashlyeshme të gjenisë së vet.

Me këtë vepër Mira Meksi jo vetëm e ka pasuruar, por edhe e ka zbukuruar gjuhën shqipe, si objekt arti. Në këtë mënyrë, ajo e ka bërë atë edhe më elastike, edhe më elegante për të përcjellë të gjitha nuancat e mendimit. Ajo e ka zgjeruar leksikun e gjuhës shqipe, duke shfrytëzuar të gjitha shtresat e tij. Shumë fjalë që prehen diku në thesaret e fshehta të gjuhës, ajo i ka çliruar nga prangat e pasivitetit, i ka nxjerrë në dritë, u ka dhënë jetë. Dhe ato tingëllojnë plotësisht të kuptueshme në kontekstin e përdorimit. Fjalë të përdorimit arkaik, të cilat Mira Meksi i ka vendosur në një raport të caktuar me fjalë të fondit aktiv, i japin frazës një ngjyrim të theksuar figurativ. Është kulmi i guximit artistik, kur shkrimtari ia rrëmben lashtësisë fjalët e kahmotshme dhe atyre u hap vend në gjuhën e ditëve tona.

Leksikografi që punon me pasion, do të gjejë në këtë roman një mori fjalësh të zhvarrosura me merakun e një “arkeologu gjuhësor”, do të gjejë një “det” të vërtetë fjalësh të reja, të krijuara me brumin e shqipes sonë hyjnore, do të gjejë kompozita fantastike që të mahnisin me guximin krijues të një shkrimtareje të kuturisur, siç është Mira Meksi.

Krahas pasurisë leksikore, në veprën e shkrimtarit merr një rëndësi të dorës së parë organizimi sintaksor, si dëshmi e artit të fjalës, ndërtimi i intonacionit të frazës që mbart në vetvete funksione shprehëse, strukturimi i saj në atë mënyrë që të përmblidhet brenda caqeve të mendimit artistik.
Gjatë leximit të kujdeshëm të tekstit të këtij romani, kuptohet lehtë që Mira Meksi qëndismën artistike të frazës e ka hedhur në letër me shumë kujdes. Në faqen 89 të romanit, në rreshtin e dytë, fillon një frazë e gjatë që vazhdon në 66 rreshta dhe që mbaron në fund të rreshtit 9 të faqes 91. Tërë kjo frazë e gjatë dallohet për natyrshmërinë e strukturës sintaksore. Ajo krijon një mikrosistem gjuhësor, në të cilin fjalët, togfjalëshat, fjalitë, si njësi të gjuhës, e ndiejnë veten si në “vatrën amtare”.

Përmbyllja e romanit me vdekjen e mbretëreshës Teuta, lexuesit ia mbush zemrën me trishtim. Lexuesi pikëllohet, sikur të ketë përjetuar një tronditje të rëndë pas një dashurie të prerë në mes, tronditje që shoqërohet me një parandjenjë të ankthshme për fatin e ardhshëm të Ilirisë.

Përmbajtja e këtij romani do të mbetet e skalitur në kujtesën e lexuesit për faktin që shkrimtarja e shquar Mira Meksi i ka përcjellë atij modelin e adhurimit të bukurisë femërore dhe i ka thurur një himn dashurisë, kësaj stuhie çmendurake të shpirtit njerëzor. Në penën e dy shkrimtareve të shquara të kombit shqiptar, Vilhelme Haxhiraj (Vranari) dhe Mira Meksi, lexuesi vëren se ç’është adhurimi për bukurinë femërore dhe ç’është himni për dashurinë.

Santa Barbara, Kaliforni

26 mars 2015








2015-01-26

BASHKIM SHEHU :“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”.


Shkrimtari Bashkim Shehu promovon t të hënën romanin e tij të fundit “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”.


"Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një baba të panjohur, një linjë ndërkombëtare korrupsioni, dy krime seksuale identike dhe të njëkohshme që shoqërojnë zhurmën për këtë linjë korrupsioni, një teori konspirative për një zyrë të fshehtë, reale ose imagjinare, për të cilën thuhet se lëviz çdo fije të ngjarjeve në Shqipëri" thuhet në një mesazh përcjellës mbi librin që vjen si botim i shtëpisë botuese “Toena”.


Bashkim Shehu lindur më 1955 në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinostudion Shqipëria e re. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.Eshtë djali i ish kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu.

Veprat:

Rrethi roman 2002
Orfeu në Zululandën e Re roman 2003
Udhëkryqi dhe humnerat roman 2003
Mulliri që gëlltiste shpirtra novela 2004
Gjarpri dhe heronj të tjerë roman 2005
Angelus Novus roman 2005
Hija e gurit - Tregime të zgjedhura tregime 2006
Mozart, me vonesë roman 2009
Loja, shembja e qiellit roman 2013
“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”.2015.


Lexoni :

http://www.balkanweb.com/site/bashkim-shehu-rrefej-sekretin-e-super-deges-se-sigurimit-ne-tirane/

Dhimitër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar, pas shumë veprave kinematografike ka publikuar romanin e tij të parë të titulluar “Koburja nga Evropa”, botuar nga “Naimi”.


Nga Flori Bruqi


Promovimi i romanit “Koburja nga Evropa” i Anagnostit u organizua  këto ditë. . Për vlerat e këtij romani folën studiuesja Floresha Dado, shkrimtari Nasho Jorgaqi, Shaban Sinani, etj, duke e cilësuar romanin e parë të regjisorit si një vepër të denjë për letërsinë shqiptare.

Ndonëse subjekti zhvillohet në atmosferën e turbullt të Shqipërisë së viteve ’20 të shekullit të kaluar, trazuar nga luftërat ballkanike dhe prania e ushtrive të huaja, në thelb romani “Koburja nga Evropa” është një roman psikologjik për fatin e gruas së izoluar dhe të parealizuar, e cila duke e pasur burrin prej vitesh në mërgim, një ditë përfundon në krahët e një ushtari italian që shërben në Himarë. Pikërisht pas kësaj ngjarjeje vjen tragjedia.

Dhimitër Anagnosti

Vorbulla e gjykimeve dhe paragjykimeve do të përfshijë familjet nën krushqi, fshatin, për të shkuar pastaj si kumt i mbushur me stisje imagjinare deri në qytetin evropian të Lionit (Francë), ku punojnë e robtohen burri dhe vëllai i kësaj gruaje fatkeqe, të dy miq dhe shokë të ngushtë. Dhe “nyjen” do e marrë përsipër ta zgjidhë jo burri i gruas, por vëllai i motrës. Ai, edhe pse e ka njohur modelin europian të sjelljes dhe bashkëjetesës, edhe pse e ka shkelur edhe vetë besnikërinë bashkëshortore, do ta ndëshkojë motrën në stilin tradicional shqiptar.

Studiuesja e letërsisë Floresha Dado shprehet se “Dhimitër Anagnosti shfaqet si mjeshtër i përshkrimit të shpirtit, ose më mirë të instinktit njerëzor, të atij pushteti misterioz që shpesh e tërheq njeriun atje ku ai vetë e kupton se nuk duhet të shkojë. Qasjet frojdiane mund t’i japin shpjegim dialogut të brendshëm, të çoroditur, marrëdhënieve të dhimbshme me të pamoralshmen të personazhit kryesor, Lenës së bukur, por fatzezë”.

Me tej Dado thekson se, jo vetëm subjekti e bën tërheqës romanin e Anagnostit, por sipas saj “Ajo çka e bën të rrjedhë, të gurgullojë stilin rrëfimtar është edhe fakti tjetër: krahas rrëfimit të drejtpërdrejtë, si dhe pleksjes së tij me përroin e rrëmbyer, që trondit së brendshmi personazhin, vijnë, në ndonjë moment, edhe notat e një lirizmi poetik si jehonë e lirikës popullore mbi bukurinë e femrës”.


Gjatë promovimit shkrimtari Nasho Jorgaqi dhe studiuesi Shaban Sinani janë shprehur edhe rreth faktit se romani “Koburja nga Evropa” mund të ngjallë shumë diskutime lidhur me boshtin kuptimor të tij: a është ai një roman për dramën që solli kurbeti në jetën e shqiptarëve, dje, apo dhe sot? Apo filozofia është më e thellë, lidhur me pushtetin e instinktit mbi vetëdijen e njeriut, në situata specifike? Florehsa Dado shrehte kontretisht rreth ketyre diksutimeve se “Lexuesi është i lirë ta përjetojë si t’i vijë.

Letërsia e vërtetë, që nuk e ka vlerën thjesht tek volumi, por te filozofia që përcjell në mënyrë metaforike, ka aftësinë ta fusë atë në kurth. Sido që ta përjetojë, lexuesi ka të drejtë. Shkrimtari e hap veprën pikërisht për ta futur atë në kurthin e vet. Ky është emocioni i vërtetë artistik, që Dhimitër Anagnosti e sjell befasishëm në prozën e sotme”.

Regjisori Anagonsti, këtë herë si shkrimtar me ngjarjet e këtij romani duket se kërkon të evidentojë më tepër brishtësinë e qenies njerëzore që mund të thyhet për arsye më të thella që lidhen me dilemat dhe motivet bazë jetësore dhe jo me faktorë të jashtëm.

Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti, gjatë karrirës së tij është vlerësuar me titujt më të lartë, “Artist i Popullit” në vitin 1987 dhe “Nderi i Kombit” më vonë për kontribute në kulturën shqiptare, veçanërisht në kinematografi. Ndërkohë krijimtaria e tij artistike si skenarist e regjisor është vlerësuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.


Kush është Dhimitër Anagnosti :

Dhimitër Anagnosti është regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar, ka lindur në Vuno të rrethit të Vlorës më 23 janar 1936. Mbaroi shkollën e mesme "Ali Demi" në Vlorë, ku u dallua për prirjet e tij për letërsi. Studimet e larta i kreu me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematgorafike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë". Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën "Fan Noli", duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenë në TK dramën e vetme "Nata e trokitjeve në xham". Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit "Gjoleka, djali i Abazit", film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali. Regjisori është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Veprat artistike

Ai është autor i shumë filmave shqip:

Gjoleka i biri i Abazit (2006) (English: Father and Godfather)
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989) (English: Return of the Dead Army)
Përrallë nga e kaluara (1987) (English: Tale from the Past)
Gurët e shtëpisë sime (1985) (English: Stones of my House)
Kujtime nga Gjirokastra (1983) (English: Memories from Gjirokaster)
Vëllezër dhe shokë (1982) (English: Brothers and Friends)
Në shtepinë tonë (1979) (English: In our Home)
Monumenti (film)|Monumenti (1977) (English: The Monument)
Lulëkuqet mbi mure (1976) (English: Poppies on Walls)
Kur hiqen maskat (1975) (English: When Masks are Taken Away)
Cuca e maleve (1974) (English: The Girl of the Mountains)
Përjetërsi (1974) (English: Foreverness)
Motive nga dita e diel (1973) (English: Motives from a Sunday)
Malet me blerim mbuluar (1971) (English: Mountains of Green Filled)
Parafabrikatet (1970) (English: Parafabrics)
Plagë të vjetra (1968) (English: Old Wounds)
Duel i heshtur (1967) (English: Silent Duel)
Komisari i dritës (1966) (English: Commissary of the Light)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961) (English: The Man Never Dies)

Referenca:



"Dhimiter Anagnosti". Retrieved 15 July 2010


Sejko, Roland (26 January 2009). "Dhimitër Anagnosti, the cinema as a conscience". L'Albanese d'Italia (in Albanian). Retrieved 20 July 2010.

 Bamir Topi, Dhmimiter Anagnosti. Dhimiter Anagnosti, "Nderi i Kombit" - Vizion Plus - News - Lajme [Dhimiter Anagnosti, "Honor of the Nation" - Vizion Plus - News] (YouTube) (in Albanian). Vizion+ TV. Retrieved 9.10.13.

 PEÇI, Admirina, Tirana në vitet '14 - '80 Shfaqen filmimet e rralla [Tirana in the years '14-'80, the rare registrations are shown] (in Albanian), Shqiptarja.com, retrieved 9.10.13, Regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti “Nder i Kombit” ka në karrierën e tij shumë pak filma dokumentarë... [The distinguished director Dhimiter Anagnosti, Honor of the Nation, has a few documentary films in his career...]

 "Dhimiter ANAGNOSTI, Awards & Prizes". Albania Art Institute. Retrieved 20 July 2010.
Biberaj, Elez (1999). Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy. Westview Press. p. 177. ISBN 0-8133-3688-0. Retrieved 2010-07-15.

 Vickers, Miranda; Pettifer, James. Albania: from anarchy to a Balkan identity. p. 262. ISBN 0-8147-8805-X. Retrieved 2010-07-15.

 "Fan Noli Foundation" (in English and Albanian). Retrieved 15 July 2010.

 "Father and Godfather". Retrieved 15 July 2010.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...