Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/11

Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën


Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën


(VERSIONI I SHKURTUAR)


Çështja e Kosovës, pikërisht në këto kohëra të vështira, meriton një analizë paksa më të zgjeruar e më të thelluar. Sepse procesi i marrjes me Kosovën, të shumë faktorëve të afërt e të largët, ka histori të gjatë dhe ka filluar para gati një shekulli. Ja disa segmente të këtij procesi:1. Okupimi i Kosovës nga ushtria monarkiste serbe, tetor 1912. 2.Vendimi i Gjashtëses së asaj kohe, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia, janar 1913, me ç’rat u vendosën kufijt e Shqipërisë së cunguar londineze, duke lënë nën pushtimin e Serbisë pothuaj 20.000 km.katror tokash shqiptare. 3. Pushtimi i Kosovës nga Ushtritë austrohungareze e bullgare, më 1914. 4. Pushtimi i dytë i Kosovës nga ushtria serbe më 1918. 5. Njohja e këtyre pushtimeve serbe nga Konferenca e Versajës, 1918-1919. 6.Pushtimet e ushtrive italiane, gjermane e bullgare të Kosovës e të Iliridës, më 1941. 7.Pushtimi i tretë i Kosovës nga ushtria serbe më 1945 deri te tërheqja e forcave ushtarako-policore serbe, qershor 1999.

Ky proces, që merret me përcaktimin e fatit politik të Kosovës, po vazhdon pa u ndalur. Këto që shohim ne si ngjarje e veprime të shkëputura, në të vërtetë, janë vetëm segmente të të njëjtit proces. Në këtë proces të gjatë e të mundimshëm shqiptarët u munduan që të mbroheshin nga pushtimet, asimilimet dhe çfarosja, ndërsa, në anën tjetër, regjimet serbe bënë çmos për të pushtuar dhe për të serbizuar Kosovën duke mos ngurruar edhe nga eliminimi fizik i shqiptarëve nga Kosova me të gjitha mjetet e mundëshme.

Gjatë periudhës 1912 – 1999, populli i Kosovës ka përjetuar të zitë e ullit. Por, me këtë rast, shumë fluturimthi, do të merrem vetëm me fazën e këtij procesi që përfshinë vjetët 1999 – 2004.



PROJEKTI PËR RIKTHIMIN E KOSOVËS NËN PUSHTETIN E SERBISË (1999-2004)



Për shkak të dobësisë së sajë, rreth Kosovës prore janë ndërlidhur e fokusuar edhe interesa të shumta të fuqive ndërkombëtare. Për shkak të dijes së kufizuar politike dhe për shkak të infiltrimit të madh të agjenturave serbe dhe të atyre ndërkombëtare, udhëheqjet politike shqiptare, pothuajse gjithmonë, zgjodhën aleatë të gabuar e humbës, ose të atillë që nga “aleatë” u shndërruan në pushtuesë. Ndërkaq, kjo nuk mund të thuhet për palën serbe. Vetëm në kryengritjen e vet çlirimtare, në luftën e fundit me Serbinë, shqiptarët u orientuan kryesisht drejt. Këta kërkuan mbështetje tek amerikanët dhe europerëndimorët. Ndërsa serbët, të drejtuar nga Millosheviqi e Shesheli, gabuan.

Mirëpo, në momentet më vendimtare, udhëheqja e kryengritjes çlirimtare të Kosovës, vlerësoi gabimisht situatën dhe vendosi të bëhej pjesëmarrëse në projektin e bisedimeve Rambuje – Paris me të cilin për Kosovën parashihej një autonomi “substanciale” nën sovranitetin e integritetin e shtetit serb. Me këtë hap të pamatur, katër kosovarë, pa autorizimin e kosovarëve tjerë sepse prej tyre fshehën esencën autonomiste të Marrëveshjes Rambuje-Paris, shkelën Deklaratën e 2 Korrikut 1990, hodhën poshtë Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990 dhe vunë në dyshim vendimin politik për pavarësi të popullit të Kosovës të shprehur në Referendumin gjithëpopullor të vitit 1991. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambuje-Parisit lufta çlirimtare për liri, pavarësi e demokraci u degradua në konflikt të brendshëm qytetar në ish-Jugosllavi. Me këtë kthesë, thellësisht të gabuar politike, procesi i përcaktimit të statusit politik të Kosovës mori rrugën e rrezikshme autonomiste.

Meqë Serbia, në krye me Millosheviqin e Sheshelin, refuzoi të nënshkruante një marrëveshje kaq të favorshme për të, siç ishte marrëveshja e Rambuje-Parisit, aleatët perëndimorë, anëtarë të NATO-s, nën udhëheqjen e amerikanëve e të anglezëve, filluan bombardimet mbi forcat dhe objektet serbe. Ky moskooperim i palës serbe me palën euroamerikane hapi një shans për një kthesë në favor të kosovarëve, por edhe ky shans, për mungesë të dijes së duhur politike, nuk u shfrytëzua.

Pas 78 ditë luftimesh midis forcave të NATO-s dhe UÇK-së, në njërën anë dhe të forcave serbe në anën tjetër, Serbia ndërpreu rezistencën ushtarake dhe, në Kumanovë, pa pjesëmarrjen e UÇK-së, u nënshkrua Marrëveshja ushtarake-teknike midis Forcave të NATO-s dhe Forcave ushtarake të Serbisë.

Me mosftesën e UÇK-së në nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake-teknike të Kumanovës, u bë publike ajo që ishte nënshkruar në Rambuje-Paris se UÇK-ja nuk trajtohej si palë ndërluftuese. Ky ishte një shenj i qartë se, atëherë e tutje, Kosova dhe kosovarët trajtoheshin si objekt, kurse Forcat e NATO-s dhe Forcat ushtarake serbe u shndërruan në partnerë.

Pas Marrëveshjes së padukshme të Rambuje-Parisit, Marrëveshja Ushtarake-teknike e Kumanovës midis Forcave të NATO-s dhe Forcave Ushtarake të (Jugosllavisë) Serbisë, për ata që kishin sy e donin të shihnin, ishte hapi i parë i dukshëm drejt imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi.

Hapi i dytë i dukshëm i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Aty është shumë qartë e shkruar se Kosova njihet si territor nën sovranitetin e integritetin e Jugosllavisë (Serbisë), sikundër që ishte e është e shkruar në Marrëveshjen e Rambuje-Parisit.

Hapi i tretë i dukshëm i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ashtu si shkruante edhe në Marrëveshjen e Rambuje-Parisit dhe në Rezolutën 1244 të KSOKB-së, ishte demobilizimi i UÇK-së - ushtri dhe shndërrimi i saj në organizatë civile nën emrin e madh, por mashtrues, në TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës – nga zjarret, vërshimet dhe tërmetet eventuale). Dihet nga të gjithë se ushtria është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë së një vendi.

Hapi i katërt i dukshëm, në përcaktimin e statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte ndërtimi, funksionet dhe autorizimet fort të kufizuara të Shërbimit Policor të Kosovës. Me autorizimet jo krejt të plota as në trafik, ky shërbim mbeti shumë larg asaj çka i duhej dhe që i duhet Kosovës me një mijë probleme në fushën e sigurisë qytetare. Ky shërbim ka numër mjaft të madh kuadrash, por po tregon efikasitet fort të vogël. Sepse kësaj policie nuk i lejohet, sepse nuk i besohet, që të krijojë rrjet të gjerë e të fortë informimi nga qytetarët. Dhe, pa këtë, ky shërbim mbetet forcë vetëm në sipërfaqe të shoqërisë dhe pa informata të thella, të shpejta e të sakta, falë të cilave do të parandalonte e do të zbulonte bartësit e të gjitha llojeve të krimeve që kanë vërshuar Kosovën. Këtij shërbimi nuk i njihen kompetencat esenciale të vendimmarrjes dhe të komandimit të pavarur. Kjo është kështu sepse, strategët që kanë gjithë pushtetin mbi Kosovën, kanë frikë se mos krijohet ndonjë forcë kosovare e cila do të pengonte realizimin e Rezolutës 1244 të KSOKB-së, përkatësisht të rikthimit të Kosovës nën pushtetin serb.

Hapi i pestë i dukshëm, në imponimin e statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, është Shërbimi gjyqësor i Kosovës. Me dhjetëra mijëra lëndë gjyqësore që kanë marrë formën e përfunduar juridike kanë mbetur të paekzekutuara. Përse? Sepse shërbimi ekzekutues i gjyqësisë kosovare ka mbetur i pakonsoliduar. Në gjyqe dominojnë dhe fjalën e fundit e kanë kuadrot e sjellura nga jashtë dhe mjafton të shfletohen disa botime të dala nga institucioni i Ombudspersonit që të shihet se çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodhë me gjyqësinë kosovare. Dhe, kur të dihet se gjyqëtarët dhe prokurorët e jashtëm janë mbi ligjet e Kosovës, atëherë s’ka çfarë të thuhet më shumë për këtë shërbim tejet të rëndësishëm.

Hapi i gjashtë i dukshëm, në imponimin e statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, janë edhe marrëdhëniet e pamundëshme diplomatike të Kosovës me botën.

Ka përpjekje që kjo të kamuflohet me disa premtime e propozime, por të gjitha ato nuk janë ato çfarë i duhen Kosovës. Kosovarët nuk kanë leje as të informojnë zyrtarisht botën për të vërtetën e Kosovës, as të marrin pjesë në takimet ku bëhet fjalë për Kosovën, as të mbrohen nga shpifjet dhe manipulimet e shërbimit diplomatik serb. Sepse, Kosova, sipas Marrëveshjes së Rambuje-Parisit dhe Rezolutës 1244 të KSOKB-së, nuk është shtet, as nuk guxon të bëhet shtet.

Hapi i shtatë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovës nën Serbi, është mosekzistimi i kufijve shtetëror midis Kosovës dhe Unionit Serbi-Mali i Zi. Ekonomia e Kosovës është fare e pambrojtur nga depërtimi i të gjitha llojeve të mallërave të pacertifikuara e të pakontrolluara nga Serbia dhe nga të katër anët e botës. Në këtë mënyrë edhe destimulohet prodhimtaria e vendit deri në përmasa të tejme.

Hapi i tetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është e drejta e partive të Serbisë që të mund të organizojnë e zhvillojnë zgjedhjet e tyre edhe në territorin e Kosovës. Kjo, besoj se është aq e tejdukshme, aq e prekshme, aq therrëse saqë s’ka nevojë për ndonjë koment. Le të tentojë, për shembull, Shqipëria të organizojë zgjedhjet e veta lokale e parlamentare edhe në territorin e Kosovës dhe do të shihej se çfarë “skandali” politik do të ndodhte. Për strategët e rikthimit të Kosovës nën pushtetin serb, një hap i tillë do të ishte “kijameti i Zotit”!

Hapi i nëntë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, janë të drejtat e shumta të rezervuara për të Dërguarin special të KS të OKB-së. Ai ka të drejtë vetoje për çdo vendim që mund të merret nga vendorët e që ai e konsideron në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KSOKB-së. Ai ka të drejtë të shpërndajë edhe Kuvendin e Kosovës nëse nuk i bindet. Ja, vetëm para disa ditësh, u bë e ditur se Këshilli i Sigurimit, me kërkesën e të Dërguarit Special të KSOKB-së për Kosovën, ka vendosur që në Kosovë të votohet sipas listave të mbyllura. Edhe kjo, besoj nuk ka nevojë për ndonjë koment të gjatë. Në Kosovë, kinse ndërtohet demokracia me metodën më jodemokratike të votimit. Me lista të mbyllura, për në Kuvendin në “saksi” të Kosovës, (shpër)blehen e favorizohen liderët e dëgjueshëm të partive, kurse këta të fundit (shpër)blejnë e favorizojnë ithtarët e vet të dëgjueshëm duke ju ndarë poste e kolltuqe. Në këtë mënyrë grumbullohen karrieristët jokompetentë në pushtetin marionetë të cilët, sa e sa herë, kanë dhënë prova se interesin e Kosovës e kanë brengën e tyre të fundit.

Hapi i dhjetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është pengesa që Kosova të ketë kodin e vet të telefonisë fikse dhe të jetë pronare e vërtetë e hapësirës telefonike edhe për telefonat celularë. Dihet nga të gjithë që, edhe sot e kësaj dite, telefonia fikse e Kosovës është e lidhur me botën vetëm përmes kodit të ish-Jugosllavisë të cilin e ka trashëguar Serbia. Kjo po ndodhë edhe me kodin bankar-finansiar të Kosovës i cili detyrimisht po lidhet me kodin finansiar të Serbisë. Gjithashtu, targat e automjeteve me regjistrim të Serbisë dhe të Malit të Zi kanë qasje të lirë në territorin e Kosovës, ndërsa automjetet me targat kosovare nuk lejohet që të kalojnë në territorin e Serbisë. Kjo është aq e qartë saqë çdo koment është i tepërt.

Hapi i njëmbëdhjetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është Korniza e Përkohshme Kushtetuese e Kosovës me të cilën u formuluan juridikisht të gjitha padrejtësitë që u ushtruan dhe që po ushtrohen mbi Kosovën dhe Kosovarët.

Hapi i dymbëdhjetë i dukshëm, i imponimit të statusit autonom politik për Kosovën nën Serbi, ishte dhe është ngritja e një mekanizmi të quajtur Agjensia Kosovare e Mirëbesimit e cila ka të gjitha të drejtat për privatizim dhe që disponon me të gjitha pasuritë shoqërore e shtetërore të Kosovës në mënyrë kriminale. Në mënyrë kriminale, sepse kjo Agjensi iu përmbahet ligjeve kriminale të nxjerra nga regjimi kriminal i udhëhequr nga kriminelët Millosheviq e Sheshel në kohën e tyre.

Dhe tash, pas të gjitha këtyre argumenteve të lodhshme që u numëruan, është fare lehtë të kuptohet se çfarë, në të vërtetë, ishte strategjia e roli i administrimit të UNMIK-ut mbi Kosovën. Të gjitha këto rrethana, që u numëruan dhe që nuk u numëruan më lart, janë trajtim i Kosovës dhe kosovarëve në frymën e adaptimit dhe, hap pas hapi e dalngadalë, të pajtimit të tyre me statusin autonom nën Serbi. Pra, strategjia e UNMIK-ut ishte dhe është që Kosova e kosovarët të vihen para aktit të kryer të autonomisë nën Serbinë. Këtë qëllim as administrata e UNMIK-ut nuk e ka fshehur asnjëherë, por ishin dhe janë udhëheqësit formalë të Kosovës të cilët e fshehën dhe po e fshehin përmbajtjen e qëllimin e vërtetë të Rezolutës 1244 të KSOKB-së për Kosovën. Dhe, prandaj, para se Kosova të pavarësohet standardet, për ndryshe parime të mrekullueshme dhe thellësisht humane, nuk mund të implementohen. Nuk mund të implementohen sepse nuk janë krijuar parakushtet reale, konkrete, objektive për implementimin e tyre. Dhe, ta përfundojmë këtë kaptinë, fajin për këtë nuk e kanë as qytetarët e Kosovës, as shqiptarët si shumicë dërmuese, por fajin e kanë ata që sajojnë projekte që janë në kundërshtim me ligjet e jetës; fajin e kanë UNMIK-u, KFOR-i, Kushneri, Hakerupi, Shtajneri e deri dje Holkeri që u munduan të implementonin detyra duke pasur në duar vetëm instrumentet e dhunës e të trysnisë dhe duke mos përfillur vullnetin politik të shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës. Fajin e kanë liderët e gjorë, jokurrizor e formalë të Kosovës që marrin përsipër realizimin ose implementimin e standardeve që synojnë krijimin e një shoqërie ligjore pa i pasur ligjet në duart e veta; që marrin përsipër implementimin e standardeve që synojnë sigurinë, lëvizjen e lirë, veprimtarinë e papenguar punuese e krijuese, të drejtën humane për rikthimin në banesat, shtëpitë e trojet e veta të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa pasur në duart e tyre komandën e plotë mbi forcat e sigurimit; që marrin përsipër krijimin e një ekonomie të shëndoshë, dinamike e energjike të tregut, pa pasur në duart e tyre buxhetin e Kosovës, pa pasur në duart e tyre rrjedhat finansiare të Kosovës, pa psur në duart e tyre mekanizmin që rregullon privatizimin e ekonomisë kosovare; fajtorë janë liderët e mjerë, jokurrizorë dhe formalë të Kosovës që marrin përsipër implementimin e standardit të dialogut të domosdoshëm me Serbinë-shtet, ndërsa vetë janë tmerrësisht inferior dhe nuk janë shtet. Dhe, le të mos shkojmë më tutje se u bë mjaft.



PISK-u – PLANI për IMPLEMENTIMIN e STANDARDEVE për KOSOVËN


Ato që u thanë më lart ishin vetëm krijimi i rrethanave të jashtme politike e ndërkombëtare për rikthimin e Kosovës nën shtetin e Serbisë. Mirëpo, për të arritur këtë qëllim, duhet të ndryshohen edhe rrethanat e brendëshme. Dhe, projekti për të ndryshuar rrethanat e brendëshme kosovare është PISK-u, përkatësisht, Plani për Implementimin e Standardeve për Kosovën para se të shqyrtohet statusi politik i Kosovës.

Përse PISK-u para se të hapet shqyrtimi i statusit politik të Kosovës? Sepse statusi politik i Kosovës është përcaktuar me kohë, qysh me Marrëveshjen e Rambuje-Parisit midis katër shqiptarëve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve(pa Rusinë). Sepse, Statusi politik i Kosovës është përcaktuar me Rezolutën 1244 të KSOKB-së. Prandaj – edhe u shpik “shul e veku” standardet para statusit. Sepse, në rrethanat e krijuara në Kosovë, kur i terë pushteti, realisht e faktikisht është në duart e ndërkombëtarëve, kur kosovarët faktikisht e realisht kanë vetëm pushtet formal, standardet e mrekullueshme evropiane nuk mund të implementohen në Kosovë. Sepse, nuk ka kush t’i implementojë. Sepse, shqiptarët si shumicë dërmuese, me masat që janë marrë, janë të penguar për ta bërë një gjë të tillë dhe pa shqiptarët nuk kanë si të implementohen standardet. Ja, psh. pika e parë e standardeve:

“Institucionet publike duhet të jenë përfaqësuese e demokratike”. Fare mirë, por si do të jenë institucionet demokratike e përfaqësuese kur ato nuk zgjedhen me lista të hapura, por me lista të mbyllura? Zgjedhësit zgjedhin partinë, kurse partia zgjedh për ata deputetët! Zgjedhësit zgjedhin Rugovën, ndërsa Rugova zgjedh shokët e vet. Zgjedhësit zgjedhin Thaçin, ndërsa Thaçi zgjedh shokët e vet. Zgjedhësit zgjedhin Haradinajn, ndërsa Haradinaj zgjedh shokët e vet! Pastaj, pika tjetër:

“Sundimi i ligjit është efikas dhe respektohet nga të gjithë”. Ligji është dhe mund të jetë efikas vetëm kur respektohet nga të gjithë. Por, ai, ligji do të respektohet nga të githë nëse ai, ligji, shpreh vullnetin e të gjithëve dhe nxiret sipas vullnetit e dëshirës së të gjithëve, ose, të paktën sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Dhe, të gjithë e dinë se si nxiren ligjet e Kosovës. Mos vallë “Korniza Kushtetuese e Kosovës” është nxjerrë sipas parimeve demokratike? Jo. Pesëmbëdhjetë veta të emëruar si “Këshill Tranzitor i Kosovës” e kanë miratuar “ligjin mbi ligjet” të Kosovës! Pastaj, nëse çdo ligj që nuk është në përputhje me nenet e Rezolutës 1244 të KSOKB-së, nga i Dërguari special i KS të OKB-së, hidhet poshtë, kurse kosovarët mund “t’i bien kavallit”! Si mund të jenë demokratike ligjet e Kosovës nëse ato duhet të kalojnë nëpër “shtratin e Prokrustit” të Rezolutës 1244? Çfarë ka të bëjë e “drejta e vetos” me procedurën demokratike të nxjerrjes së ligjeve? Pika e tretë e standardeve:

“Të zhvendosurit të kenë të drejtë të kthehen nëse duan pa u penguar, kërcënuar e frikësuar”. Më mirë s’ka si të jetë! Por, të shohim, kush po e

shkelë këtë të drejtë të shejtë e humane të të zhvendosurve që të kthehen në shtëpitë, në banesat dhe tokat e veta? Tash pesë vjet, dy mijë e sa familje shqiptare e boshnjake të dëbuara nga Mitrovica e veriut nuk lejohen që të kthehen në banesat, në shtëpitë dhe në trojet e veta! Kush i dëboi dhe kush nuk i lejon që ata të kthehen? Bandat çetnike të udhëhequra nga sigurimcat e regjimit të Serbisë, nën qëndrimin prej statistëve të KFOR-it francez. Po, mirë, ç’bën UNMIK-u e KFOR-i lidhur me këtë çështje tash? Ç’bëjnë zotërinjt Solana e Grosman lidhur me këtë të drejtë të shenjtë të të zhvendosurve? Ç’bëjnë zotërinjt e KS? Vetëm bëjnë sehir duke përsëritur “standardet para statusit”! Apo ndoshta ata mendojnë vetëm për serbët e zhvendosur, apo ndoshta ata e kanë vetëm hallin e serbëve, ndërsa shqiptarët dhe boshnjakët e dëbuar i harrojnë? Kjo tregon qart se zotërinjt që shtrojnë realizimin e standardeve nuk e kanë seriozisht. Sepse, nëse mendojnë seriozisht, shumë më lehtë është që të fillohet me kthimin e të zhvendosurve nga Kosova në Kosovë, përkatësisht, nga Mitrovica e jugut në Mitrovicën e veriut sesa nga Serbia, ose nga dikah edhe më larg se Serbia, në Kosovë. Duke zgjidhur çështjen e Mitrovicës do të largohej dyshimi dhe do të rritej besimi te shqiptarët dhe do të shtohej gatishmëria e tyre bashkëpunuese për rikthimin e serbëve të zhvendosur. Por, jo. Qëllimi është që të shtrohen detyra që nuk mund të kryhen dhe pastaj të fajsohen shqiptarët. Dhe, pasi të fajsoshen edhe të dënohen. Të shohim pikën e katërt çfarë këkon:

“ Të githë individët, pavarësisht nga përkatësia etnike, të mund të udhëtojnë e të punojnë të sigurt dhe të mund të përdorin gjuhët e tyre gjithkund dhe në secilin institucion të Kosovës”. Më mirë s’ka si të formulohet edhe kjo e drejtë elementare njerëzore, kombëtare e etnike e humane. Dhe, me pak fakte, të shohim si qëndron puna me këto të drejta? A mund të shkonin shqiptarët, boshnjakët e turqit lirisht në Mirovicën e veriut? Jo. Kush nuk i lejonte? Bandat çetnike nën organizimin e sigurimcave të regjimit serb. Po a mund të lëviznin serbët nga Mitrovica e veriut në Mitrovicën e jugut? Po. I kam parë vetë dhe askush nuk i ngiste. A lëviznin serbët lirisht nëpër qytetet tjera të Kosovës? Po, lëviznin edhe në Prishtinë edhe në Fushë Kosovë edhe në Obiliq edhe në Prizren edhe në Gjilan edhe në Viti edhe në Kamenicë e le të mos flasim për Shtërpce, Graçanicë e Çagllavicë. Vet i kam parë. Po, kush e prishi këtë ballancë? Regjimi serb me trabantët e vet. Përse? Sepse e vlerësoj se mund të rrezikohet plani i rikthimit të pushtetit serb mbi Kosovën, ose plani i aneksimit të pjesëve tjera të Kosovës, sikundër që u bë me pjesën veriore të Kosovës e të Mitrovicës. Prandaj, ai regjim provokoi ngjarjet tragjike të voglushëve të Çabrës dhe bllokadën e padurueshme të Çagllavicës. Kjo ishte fare transparente. Për UNMIK-n e KFOR-in tragjedia e Çabrës nuk kishte ndodhur, por paska pasë qenë një trillim i shqiptarëve. Kjo paska pasë qenë vetëm një fatkeqësi. ( Si argument e marrin “faktin” se zotërinjt nuk i paskanë pasë gjetur askund kriminelët dhe qenin e ndërsyer mbi çunat fatzinjë të Çabrës! Sa keq që nuk i paskanë pas pritur në vendin e ngjarjes! Të paktën qeni të kishte pritur!) Kurse bllokada katërditëshe e arterjes kryesore rrugore të Kosovës, paska pasë qenë një punë krejt normale dhe prandaj zotërinjt e UNMIK-ut e të KFOR-it, për tri ditë rresht, vetëm bënë sehir dhe nuk intervenuan derisa u bë krejt vonë. Pra, si mund të përmbushet standardi i lëvizjes së lirë nëpër Kosovë kur regjimi i Beogradit, në bashkëpunim me trabantët sheshelistë në Kosovë, mund të organizojë incidente të këtilla tragjike, kur të dojë e ku të dojë? Sa i përket përdorimit të gjuhëve, kushdo që do, mund të bindet duke parë tabelat e trafikut rrugor edhe në gjuhën serbe, duke shikuar televizionin publik edhe në të gjitha gjuhët e minoriteteve përfshirë edhe serbishten, duke dëgjuar me dhjetra radio-stacione lokale serbe gjithandej Kosovës. Në asnjë institucion të Kosovës nuk pengohet përdorimi i gjuhës serbe. Por, nuk është për t’u habitur që regjimi i Beogradit nuk don ta shohë këtë të vërtetë, mirëpo është për t’u habitur që edhe disa miq tanë ndërkombëtarë bëhen sikur nuk e shohin këtë realitet. Por, ka edhe më. Pika e pestë kërkon edhe

“Një kornizë për një ekonomi funksionale tregu”. Dhe, ç’bëri UNMIK-u për këto pesë vjet që të krijohet kjo “kornizë e kërkuar ekonomike”? Fare pak. Aq pak sa që edhe pas pesë vjetësh Kosova nuk mund të furnizohet me energji stabile e të mjaftueshme elektrike nga burimet e vendit. Po çfarë do të ndodhë me synimin e zhvillimit të domosdoshëm të mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës pa energji të mjaftueshme e pa ujë të mjaftueshëm? Këtë vetëm i Madhi Zot e di! Por, qëllimi i strategëve të rikthimit të Kosovës nën pushtetin e Serbisë pikërisht edhe është që Kosovën ta bëjnë sa më të varur nga importet nga Serbia. Ja, para pak ditësh u publikua raporti zyrtar i Bankës Botërore, i një institucioni autoritativ e neutral, nën titullin “Memorandumi ekonomik mbi Kosovën” në të cilin sillen të dhëna tmerruese. 52% e kosovarëve jetojnë në kufijt e varfërisë; 15% prej tyre posedojnë më pak se një euro në ditë, që konsiderohet tejkalim i varfërisë ektreme; rreth 37% e popullatës së Kosovës jetojnë me 1,42 euro në ditë që konsiderohet si varfëri klasike. Kurse bilansi i pagesave të Kosovës ka rezultuar si katastrofik: vetëm 4% e importit të Kosovës është mbuluar me eksport, që nënkuptohet se Kosova kishte bilanc negativ tregëtar me botën në shkallë prej 96%! Nuk besoj se mund të gjindet edhe një shembull më frapant i kësaj natyre në hapësirën evroaziatike.

Sipas disa informatave, që nuk kanë përse të jenë të trilluara, 80% të mallërave kryesore që shpenzohen në Kosovë kanë prejardhjen nga Serbia dhe shumica prej tyre kalojnë rrugëve sekondare e terciare dhe nuk certifikohen e nuk kontrollohen fare. Ndërsa vetë Kosova, memzi arrinë që nevojat e veta ushqimore, nga burime vendore, t’i plotësojë vetëm me 15%. Dhe, s’ka si të jetë ndryshe derisa më shumë se gjysma e sipërfaqeve të tokave bujqësore, arave e kullosave, ngelen ende të pa shfrytëzuara. Argumenti më i pikllueshëm është se UNMIK-u me “katër shtyllat” e veta të famshme, për pesë vjet sundimi në Kosovë, lejoi që papunësia në Kosovë të arrijë shkallë rekorde në hapësirat evroaziatke duke kaluar shifrën prej 60% të të papunëve ndër ata që janë të aftë për punë. Pastaj, kush e pengon zhvillimin normal të institucioneve bankare-finansiare në Kosovë? Serbia po se po, por edhe faktorët e UNMIK-ut janë duke përkrahur, gjithnjë e më hapur, shtetin e Serbisë. Kush po e imponon “Swift Kodin” e shtetit SMZ mbi bankat kosovare? Në Bordin përkatës finansiar treshi i nëpunësve të UNMIK-ut mbivotoi dyshin kosovar në favor të “Swift Kodit” SMZ. Kush po e pengon privatizimin në Kosovë? Serbia po, por edhe UNMIK-u që po kontrollon shumicën mbivotuese në AKM dhe që po zbaton ligjet kriminale të Serbisë, të nxjerra enkas për Kosovën nga kriminelët e asaj kohe në pushtet në Serbi. UNMIK-u është ai që po e bën të mundur që privatizimi, në një Kosovë me një ekonomi në fund të pusit, të zvarritet deri në kufijt e sabotimit. UNMIK-u, bashkë me Beogradin, po i bën të mundura “lojrat” e AKM-së me fatin e ekonomisë kosovare. Pra, ajo kornizë e dëshiruar ekonomike, për një zhvillim të mbarë e të shpejtë të ekonomisë kosovare, nuk mund të ndërtohet duke u hapur rrugën hileve e dallavereve të shtetit serb në kurriz të Kosovës. Dhe, këtë rrugë mund ta mbyllin vetëm ata që e kanë hapur. E ka hapur UNMIK-u me pushtetin e vet të plotë e të pakufizuar mbi Kosovën dhe vetëm ai edhe mund ta mbyllë këtë shteg. Nuk do të flasim për korrupcionet dhe tenderizmat formale që po luhen para syve të UNMIK-ut, i cili me pak përjashtime, po reagon në mënyrë shumë joefikase. Mirëpo, mos të harrojmë se UNMIK-u është vetëm instrument në duart e KS të OKB –së. Por, të shkojmë më tutje me standardet. Pika e gjashtë merret me porosi

“Për TMK-në, rekomandohen vetëm detyra rreptësisht civile”. Kjo edhe po ndodhë. Madje, para disa ditësh, nga KFOR-i u ndalua pjesëmarrja e TMK-së në një ceremoni krejtësisht të padjallëzi e formale mortore me rastin e varrimit të Nënës së Madhe, Ajshe Gërvalla, në fshatin Dubovikë. Por, si po dëgjohet, TMK-ja, as si organizatë me veprime civile, nuk do të lihet rehat. Po hartohen e po thuren “plane tërheqëse” që ajo të çthuret e në fund të zhbëhet. Sepse, strategët e rikthimit të Kosovës nën sundimin e Serbisë, po kanë frikë nga e kaluara kryengritëse e një numri të anëtarëve të TMK-së. Regjimi serb, po kërkon me këmbëngulje, që në Kosovë, të gjitha forcat potente liridashëse shqiptare të “tredhen” dhe të “hudumosen” para se ai ta shtjerë Kosovën përsëri në dorë. Mirëpo, edhepse me të vërtetë, forcat e UNMIK-ut e të KFOR-it janë të plotfuqishme në Kosovë, megjithatë Zoti është më i madh dhe më i fuqishëm se të gjithë. Apo, ka edhe të atillë që nuk e besojnë Zotin?! Por, le ta shqyrtojmë standardin e shtatë që bën fjalë për

“Dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit si rrugë e domosdoshme për zgjidhjen paraprake të të gjitha çështjeve kontestuese të ndërsjella, para se të shqyrtohet çështja e statusit politik të Kosovës”. Në dokumentet e Rambuje-Parisit dhe në Rezolutën 1244, nuk është harruar që të përmendet klauzola nga Marrëveshja e Helsinkit të vitit 1975 lidhur me ndryshimin e kufijve midis shteteve evropiane vetëm me marrëveshje të ndërsjellëta paqësore. Strategët e rikthimit të Kosovës nën sundimin serb, një herë për një herë, po insistojnë vetëm në dialogun e çështjeve “periferike”-“teknike” midis Prishtinës e Beogradit, por kjo është vetëm një “paralojë sa për t’u nxehur e joshur lojtarët”! Domosdoshmëria e standardit të dialogut Prishtinë-Beograd ka vetëm këtë kuptim thelbësor: t’ia bëjë të ditur Prishtinës se zgjidhja e statusit politik të Kosovës mund të bëhet vetëm me kompromis midis këtyre dy palëve. Dhe, zgjidhja kompromise me Serbinë do të thotë se çdo marrëveshje është e mundur, por vetëm pavarësi për Kosovën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Operacioni fort i vështirë në këtë drejtim për t’i bindur kosovarët që të pajtohen me fatin e rikolonizimit të Kosovës nga Serbia ka filluar me masat e shumta që janë marrë deri tash e të cilat janë numëruar në pjesën e parë të kësaj analize. Tash, si e si, po kërkohet mundësia për të bërë edhe disa ndërhyrje “kirurgjikale”, substanciale në zemër të trollit të Kosovës. Dhe formula ka qenë e gatshme që moti, vetëm pritej që të piqeshin kushtet e rrethanat. Në emër të decentralizimit ose të qeverisjes lokale, regjimi serb doli me projektin për kantonizimin e Kosovës. Meqë termi kantonizim ishte fort transparent dhe zbulonte qëllimin përfundimtar të regjimit të Beogradit për të rrëmbyer copa tjera të tokës kosovare, strategët e taktikantët e politikës serbomadhe u dhanë pas trillimit të termave tjera më të “buta” në vend të “kantonizimit”. Mirëpo, edhe këto “fleksibilitete” hasën në njëfarë rezistence te disa liderë formalë të Kosovës. UNMIK-u duke parë se regjimi serb, nga ngutia, po zbulonte në mënyrë shumë të vrazhdë qëllimet përfundimtare të “boshnjakizimit” të territorit të Kosovës, doli me qëndrimin kundër kantonizimit. Mirëpo, djalli nuk po flente; ai po gërmonte nën tokë. Pas shpërthimit të provokuar të marsit i cili ishte organizuar e kalkuluar fort mirë nga Beogradi, çetnikët në skenën politike të Serbisë dolën me tezën e përtypur me vjet nga Dobrica Qosiqi se bashkëjetesë midis shqiptarëve e serbëve në Kosovë nuk ka dhe nuk mund të ketë! Sepse, kinse, pakica serbe qenka e rrezikuar nga shumica shqiptare, për vdekje! Prandaj duhet marrë masa urgjente që Kosova përsëri të coptohet dhe Kosovës t’i rrëmbehen edhe territore tjera sikurse që iu rrëmbyen Kosova veriore bashkë me Mitrovicën veriore. Dhe, projekti i gatuar prej vitesh, u nxor në shesh dhe u miratua si dokument zyrtar i Skupshtinës serbe. Ky dokument parasheh krijimin e Bashkësisë Serbe të Kosovës(e Metohisë) të sajuar nga pesë kantone, ose rajone, ose treva, s’ka rëndësi si do të thirren, por thelbi qëndron aty që në midis të Kosovës edhe ashtu të vogël, të krijohet edhe një mini shtet serb! Tash po kuptohet qëllimi i krijimit dhe i lejimit prej kohësh të krijimit të enklavave serbe gjithandej Kosovës. Synimi u shfaq haptazi: “Republika Autonome e Kosovës”, nga jashtë, të jetë e rrethuar nga shteti i madh serb, kurse nga brenda të jetë i kontrolluar, i frenuar dhe i provokuar, non-stop, nga mini-shteti “Bashkësia Serbe e Kosovë-Metohisë”. Me fjalë më të thjeshta, synimi është që të krijohet një “Kosovë-ferr” për shumicën shqiptare e cila, për shkak të rrethanave të padurueshme që do të krijoheshin, dalngadalë, por “me dashje dhe pa dhunë” do të shpërngulej nga trojet e veta dhe do të merrte botën në sy. Dmth. atë që nuk e arriti dot Millosheviqi me dhunën më të egër, Koshtunica do ta serbizojë Kosovën me anën dhe ndihmën e UNMIK-ut dhe të KFOR-it, përkatësisht me anën dhe ndihmën e KS të OKB-së. Ky është synimi i regjimit të Beogradit dhe, tash për tash, gjërat janë duke u zhvilluar sipas projektit që si mbështetje ka: Marrëveshjen e Rambuje-Parisit, Marrëveshjen ushtarake-teknike të Kumanovës, Rezolutën 1244 të KS, Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisjen Kalimtare të Kosovës dhe krejt në fund, PISK-un, përkatësisht Planin e Implementimit të Standardeve për Kosovën.



Mirëpo, në krejt këtë projekt eksperimental ndërkombëtar me Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, ka një defekt të madh dhe thelbësor dhe kjo është qasja burokratike, tekniciste, voluntariste që kanë për bazë kompromise të ndyra ndërkombëtare ndaj çështjes së pavarësisë së Kosovës e të Malit të Zi dhe të çështjes së demokratizimit të Serbisë. Për ta “blerë” Serbinë, flijohen interesat e Kosovës e të Malit të Zi. Mirëpo, duke flijuar interesat e Kosovës e të Malit të Zi, “vriten” parimet themelore të demokracisë e humanizmit evropian e botëror, “vritet” demokratizimi i Serbisë dhe, duke “vrarë” demokratizimin e Serbisë, “vritet” paqja në rajon dhe përgatiten gjakderdhje të reja edhe më të tmerrshme se deri tash në një regjion edhe më të gjerë të Ballkanit perëndimor.

Por, ja edhe shembujt ende të paharrueshëm nga historia e shekullit të XX: Para Luftës së Dytë Botërore, duke “blerë” Italinë fashiste u “vranë” parimet themelore të demokracisë e humanizmit evropian e botëror, u flijuan interesat e Libisë, Abisinisë e Shqipërisë, por, njëkohësisht, u “vra” edhe demokratizimi i Italisë dhe u hapën shtigjet e aventurave të reja të përgjakshme botërore. Duke “blerë” Gjermaninë naciste u flijuan interesat e Spanjës, të Austrisë, të Çekisë dhe të Polonisë, por, njëkohësisht, u “vranë” parimet themelore të demokracisë e të humanizmit evropian e botëror, u “vra” edhe mundësia e demokratizimit të Gjermanisë dhe u hapën shtigjet e kasaphanes dhe të mizorive të tmerrshme botërore. Duke “blerë” Japoninë militariste u flijuan interesat kineze, por me këtë, njëkohësisht, u “vranë” parimet themelore të demokracisë e të humanizmit botëror, u “vra” edhe mundësia e demilitarizimit të Japonisë dhe u hapën shtigjet për tragjedi të papara botërore.



(Por,ç’është e verteta, këto vrasje të parimeve themelore demokratike e humaniste, shtetet më të fuqishme të Evropës si Britania e Madhe, Franca, Rusia, Holanda, Belgjika e Portugalia i kishin bërë ç’prej kohësh edhe para Luftës së parë e Luftës së Dytë Botërore. Këto shtete kishin pushtuar e ndarë kontinentet e Azisë e të Afrikës. Këto shtete kishin monopolizuar lëndët e para të lira, kishin monopolizuar tregjet dhe kishin vënë nën kontroll fuqinë e lirë punëtore. Në këtë mënyrë, këto shtete kishin “pjellur” fashizmin italian, nacizmin gjerman dhe militarizmin japonez. Dhe, dihet fort mirë se sa shtrenjt u paguan, nga të gjithë, “vrasjet” e parimeve themelore të demokracisë e të humanizmit evropian e botëror).



Mirëpo, shtrohet pyetja e paevitueshme: Si është e mundur që edhe sot, pas gjithë këtyre përvojave të hidhura që ka përjetuar njerëzimi, të vazhdohet me “vrasjen” e parimeve themelore të demokracisë e humanizmit? Si ishte e mundur që pikërisht Fuqitë e Mëdha të Evropës së sotme bashkë me Amerikën t’i bënin lëshime aq të mëdha e aq të ndyra një regjimi kriminal e mafioz siç ishte ai i Millosheviqit? Si ishte e mundur që pas aq gjakderdhjesh permanente që kishte shkaktuar në Kosovë, që pas aq gjakderdhjesh që kishte shkaktuar në Slloveni, Kroaci, që pas gjithë atyre mizorive e tragjedive që kishte shkaktuar në Bosnje-Hercegovinë, pikërisht Millosheviqin, në Dejton ta shpallnin paqebërës (peacemaker) dhe me të të bënin marrëvehje në kurriz të popullit boshnjak? Si është e mundur që, pas gjithë atyre mizorive e tragjedive që pësoi populli i Kosovës, që këtij populli t’i imponohet robëria e re nën të njëjtin shtet? Nën të njëjtin shtet që Organizoi masakrën e padëgjuar të të burgosurve të pafajshëm në kazamatin e Dubravës, masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, masakrën e Krushës së Vogël, masakrën e Gjakovës, masakrën e Rahovecit, masakrat e Mitrovicës, masakrat e Tususit, masakrat gjithandej Drenicës. Si është e mundur që t’i imponohet një populli që edhe një herë të provojë “fatin” nën një shtet që bëri krim mbi krimet duke u munduar të fshehte krimet e veta, duke bartur me mija kufoma nga Kosova dhe duke i flakur në varreza masive gjithandej Serbisë?

Përse jam duke insistuar kaq me këmbëngulje në respektimin e parimeve themelore demokratike e humaniste në marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërkombëtare? Sepse e gjithë hisroria e deritashme argumenton se burimi thelbësor i të gjitha të këqiave ndërnjerëzore e ndërkombëtare ishte, është dhe do të jetë shkelja ose mosrespektimi i parimeve demokratike e humaniste.



(Ka shembuj të shumtë, por po e marrim në shqyrtim të shkurtër tragjedinë e përgjakshme të të njëjtit popull, por me dy besime që po zhvillohet tash pesëdhjetë vjet e që e tërë bota e njeh në formën e luftërave të përgjakshme izraelito-arabe. Kur, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Fuqitë e Mëdha dhe bota ia njohën të drejtën popullit të shumëvuajtur izraelit që, në një skutë të Azisë së Vogël, buzë Mesdheut, të krijonte shtetin e vet, shtetet arabe nuk u treguan në nivelin e duhur të dijes e të vetëdijes politike. Ato, duke refuzuar që të njihnin shtetin e vogël izraelit me një territor jo më të madh se Kosova e sotme dhe, duke refuzuar që të jetonin në paqe e fqinjësi të mirë me atë popull krejt të vogël e paqedashës, “vranë” parimet themelore të demokracisë e humanizmit. Dihet se si u zhvilluan ngjarjet dhe sa luftëra u bënë, në të cilat Izraleli i vogël çdoherë u tregua më superior dhe më i sukseshshëm. Dhe, kur forcat ushtarake izraelite, në luftën e 1971-shit, kaluan Detin e Kuq dhe iu afruan Kairos 100 kilometra, Anuar Sadati, kryetari i atëhershëm i Egjiptit, kërkoi ndërprejen e armiqësive dhe bashkë me palestinezët e shumë shtete tjera arabe, u shprehën të gatshëm që të pranonin shtetin izraelit, por me kusht që të gjindej një zgidhje e drejtë, demokratike e humane, për krijimin e një shteti palestinez. Mirëpo Izraeli refuzoi bërjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Atëherë Izraeli qe ai i cili “vrau” parimet demokratike e humane dhe u bë shkaktar për vazhdimin e pafund të luftërave të përgjakshme midis tij dhe palestinezëve).



Dihet nga të gjithë se çfarë “polli” e çfarë shkaktoi dhe po shkakton armiqësia e panevojshme midis izraelitëve e palestinezëve-arabëve. Do të na merrte më shumë vend po të merreshim me fenomenologjinë politike të “vrasjes” së parimeve të demokracisë e të humanizmit, por, me këtë rast, po përqëndrohem vetëm në një vërejtje për arabët dhe izraelitët nga dy pozicione. 1.Nga pozicioni humbës i arabëve: arabët, vetëm pasi që definitivisht humbën të gjitha luftërat nga izraelitët kuptuan se çfarë gabimi katastrofik kishin bërë kur kishin refuzuar të njihnin shtetin e vogël izraelit dhe lirinë e pavarësinë e tij. Me refuzimin e vet ata shkelën parimet e demokracisë e humanizmit. Shi për këtë, izraelitëve nuk ju mbeti rrugë tjetër përveçëse të qëndronin. Dhe ata, mblodhën të gjitha forcat, kërkuan përkrahje e mbështetje atje ku gjetën e, nga një popull shumë paqësor, të udhëhequr nga Menahem Begini, në fillim, u shndërruan në një popull luftëtar-vetëmbrojtës, pastaj me përvojën e fituar luftarake e të harlisur nga fitorja në fitore, u shndërruan në shtet pushtues dhe në fund edhe në shtet agresiv-terrorist. 2.Nga pozita e fituesitash, izraelitët janë ata, që përditë, duke vrarë palestinezë të pafajshëm, njëkohësisht po “vrasin” edhe parimet e shenjta të demokracisë e të humanizmit. Mirëpo, agresiviteti e terrorizmi shtetëror izraelit, tashmë ka filluar me të madhe të “prodhojë” liridashës-“terroristë”, jo vetëm ndër palestinezë, por gjithandej botës arabe. Dhe, nëse nuk do të ndalet, agresiviteti e terrorizmi shtetëror izraelit do të “prodhojë” unitetin agresiv arabë. Dhe atëherë Izraeli do të jetë ai që do të kërkojë paqe e marrëveshje! Mirëpo, atëherë, nuk dihet se çka do të mendojnë e si do ta ndiejnë veten e tyre arabët.



Populli ynë e ka një thënje të bukur: “ Pak ujë, pak miell, pak ujë pak miell dhe dikur bëhet brumi që nuk e ze as magjja”!



Pra, krejt në fund, le të ndërpriten eksperimentet me fatet e popujve pa shtet e pa pavarësi dhe, le të pushojnë të “vriten” parimet demokratike e humaniste midis njerëzve e popujve sepse një gjë e tillë na hakmerret të gjithëve. Sot, Kosova është vendi ku po bëhen eksperimente të palejueshme dhe ku po “vriten”parimet themelore të demokracisë e humanizmit nga ata që nuk do të duhej ta bënin një gjë të tillë.

Mjaft më!

192 vjet nën pushtimin sllav

Sa zgjati pushtimi i Kosovës ne histori nga serbët ?

Dyndjet e sllaveve ne drejtim te ballkanit u nisen nga rusia e largët diku nga brigjet e detit Azof qe nga shekulli i VI-të pas krishti, vinin si puntor sezonale apo si fuqi punetore ne fushat e pasanikeve romake dhe vendas.

Ne krahasim me te gjithe pushtuesit tjere me ushtrite perandorike keta popuj u instaluan per te mbetur perjjithemon ne gadishull duke shtyer popullsine autoktone mbrenda thelle ne viset malore ku gjeten te vetmin shpetim nga keta barbaaret e fundit. Popullesia ilire e thrake mbetet e pambrojtur pas Justinianit dhe nga ana tjeter viset tjera ilire qe ishin deri ne ate kohe nene sundimin e perandorve te oksidentit edhe keta u dobesuan keshtuqe avaret dhe sllavet shfrytezuan rastin te instalohen edhe ne kete pjesen perendimore te ilirisë

Pse depertimi sllave pati suksese te instalohet ne ballkanë ?

Siç e cekem ùe siper, shumica e ketyre punetorve qe ishin si sherbtor ne familjet e pasura te guvernatorve romakë ketej Danubit me vete sollen dale nga dale edhe familjet e tyre qe se shpejti arriti nje numer te madh dhe ne momentin kure romaket me nuke ishin ne gjendje te qeverisnin keto toka ky territor kaloi ne nje anarshi ku secili sherbtor filloi te behej pronar i ketyre tokave te qe vendaset ilirë qe kishin mbetur te shtypur e te lodhur si edhe me numer te vogel me nuke kishte fuqi te rimkembeje per ti punuar keto toka keshtuqe sllavet ia dolen me ndihmen e sherbtorve te tyre i pervetesuan keto toka dhe filluan te krijojne rrethe qe quheshin zhupa, keshtu qe e tere thracia dhe iliria gati se rane ne duart e tyre.

Kur filluan bizantinet te zgjohen nga gjumi kuptuan qe keto vende tani me ishin pushtuar nga fise sllave e avare dhe menjehere filluan qe te marrin fushaten per debimin e tyre mirepo slalvet e aleatet e tyre qe kishin ardhur paar tyre avaret te organizuar rrenuan tere ballkanin si pergjigjeeje ndeshkuese ndaj largimit te tyre.

Slavet filluan te djegin dhe te te bejne kerdine mbi popullaten ilire qe kishin mbetur ne Mesi, Dardanie, Thracie e ne tere iIlirikumin kjo tokë u la me gjakë.
Bizanti nuke kishte te beje ketu me nje lufte kunder nje ushtrie por nje lufte kunder nje popullate qe me pare njiheshin si sherbtor por te organizuar mire tani revandikonin me çdo kushte nje pjese te kesaj toke.

Bizanti nuke kishte rruge tjeter perpos te kuvendoje me keto fise te reja te ardhura pertej Danubit tani kerkonin autonomi ndaj bizantit. Filluan te perqafin krishterimin dhe se shpejti u bene si principata (zhupa) ne krye me zhupanin e tyre. Volgaret ishin kualifikuar te paret ne administraten bizantine, si te thuhet sot bullgaria qe hyri ne familjen ebashkesise europiane keshtu edhe te paret e tyre hyn ne perandorine bizantine kurse kroatet bene nje fushate kunder avarve dhe dolen fitues e per kete moren shperblim nga Ravena te qendrojne ne keto vise te ilirise e delmacise duke e perqafur edhe keta krishterimin.

Pas volgarve edhe serbet krijuan zhupen e tyre me qender ne Rasci(Rashkë qe ne shqipe i bie qyteti i ndertuar mbi gure rrase.
Vetem pas dsa shekujve lufte te ashper e shtytje mes administrates bizantine ne nje ane dhe duke luftuar edhe kunder fiseve lokale me popullesi autoktone Seves(sherbetoret keshtu quheshin nga latinet) ia arriten te krijojne autonomin e tyre nga bizanti.

Zgjerimi i zhupes serbe apo pushtimet e reja kah jugu...

Ne vitin 1169 Stefan Nemanja emrohet zhupani i Rashkes(Rascie= qyteti mbi rrasa) e menjehere ne kete kohe duke perfituar nje grindje mes bizantineve per fron, Stefani i zgjeron(keshtu e quajne kete pushtim edhe sot historianet ne libra, ne vend se ta quajn pushtim) kufijt e tij kah jugu i Rashkes, do te thote Stefani pushton Dardanine qe ne ate kohe ishte provence bizantine por si e dini Konstantinopoja perdorte shkrimin latine edhepse i perkiste botes ortodokse greke e ky vend quhej pra Campus Merlanus(fusha e mellinjave) per gjermanet ishte Amselfelder, per francezet Champs des Merles etj. ...

Perpos qe pushtuan Fushen e mellinjave serbet arriten te dalin deri ne detin Adriatike dhe ne jug u kufizuan me bullgaret qe ndajn malet e Sharrit.
Mirepo serbet kishin edhe ambicje tjera; te pushtonin edhe vise tjera te fqinjeve te tyre andaj iu duhej perdorur nje politikë tjeter permes martesave.

Per te pushtuar nje pjese te hungarisë, Dragutini pra nipi i Stefanit u martua me nje pricesh hungareze. Kur Dragutini jep doreheqje djali i tij Milutini gjysem hungarez merr ne trashegim nga mbreti hungarez Ladislasi IV tokat e Sremit, Maçves dhe Beogradit keshtu qe danubi u be kufiri verior me hungarezet.

Pas Milutinit vjen ne fron djali i tij nje tjeter Stefan qe pastaj merr emrin Stefan Dushani qe serbet e quajne edhe Stefan Deçanski...i cili mbretroi nga viti 1322 deri me 1355 keshtuqe per 20 vite sundimi serbet e dyfishuan territorin e tyre nga Danubi ne Adriatike e deri ne Byzancë...
Nese llogarisim kete pushtim deri ketu serbet qendrojne ne keto viset e kosoves se sotme si sundimtar apo pushtues qe nga viti 1217 nga Stefan nemanja e deri tek nipi i tij Stefan Dushani qe vdiq me 1355 llogarism se del nje periudh kohore prej 125 vitesh pushtimi serbe ne keto troje, iu mbeten serbeve edhe nja 4" vite per te marrur fund sundimi i tyre ne ballkane me ardhjen e ottomanve qe u ndeshen ne kete fushe te mllijave me 1389;
Gjithesejt serbet kane jetuar dhe gezuar kete toke per vetem; 125+45=170 vite pushtimi !
Kaqe kohe gati paten sunduar edhe francezet ne Algjeri ku filluan te quanin kete toke te huaj algjeria franceze se atje paten ndertuar edhe disa kisha katolike !

Perandoria mongole pas Xhingis Khanit, pushtuesit me te madh tete gjitha koherave, zgjati po aqe kohe ne indi si deshmi te tyre lane ne kete vende, toke te huaj Taxh Mahallin e famshem !
Po e se e analizojmi matematikishte pra kete zgjedhje se sa eshte sot "kosova serbe" fillojmi llogarin me numra neqoftese matematika nuke genjen.
...ne epizodin tjeter pas 500 virtesh serbet perseri bejne tentim me 1912-ten qe te ripushtojne ish kolonin e tyre, tani me emrin kosova;

Duhet cekur se ne kete kohe treva e kosoves nga italianet quhej ende Dardania si ne kohen e pushtimit romakë te cilet qendruan edhe keta si pushtues ne keto troje qe nga fillimet e para te imperializmit romakë qe nga 168 Para krishti e deri ne ndarjen administrative te vitit 395 pas krishti, pra romaket qendruan ne kete Kosoven e sotme me se 560 vte, me shume se sa turqit... ku menjehere pas romakeve kjo treve kalon ne administraten bizantine te Konstantinopojes qe zgjati 800 vite deri tek fillimi i pare i marrjes ne dor i ketyre trojeve nga pushtuesit serbë me 1217 nga Stefan Nemanja dhe perfundimishte ra ne duar te osmanve me1389.... dhe tani e llogarisim se bashku kete pushtim serbe ne Kosove dhe te shoimse sa aska zgjatur:

Pra; 560+817=1377 gjithesejt 1377 vite qe keto vise ishin te banuara pa prezencen e serbeve !

Kronologjia e Kosoves;

Kroologjia e Kosoves nuk mund te prezentohet ne kete menyre si e bejne sot disa gaztar te huaj ku nga shekulli IV Para krishti kalohet tek Beteja e Kosoves e vitit 1389 ....
Duhet ndare edhe epokat; Para Krishti dhe pas krishti.



Pas 500 vitesh pushtimi osman, serbet te perkrahur nga ruset dhe tjeret rifillojn pushtimin e dyte te Kosoves me 1912;

Ky pushtimi i dyte serb zgjati edhe me pake se i pari, as qe kaloi 30 vjete...

Krejtesisht; qe prej ardhjes se tyre ne Ballkan, Kosoven e dominuan vetem se 150+30=180 vite !

TOTAL; 180 vite pushtim serbe ne Kosovë !

500 vite pushtim Osman

800 vite pushtim Bizantin

450 pushtimë romakë !

Si perfundim; kronologjia serbe ne Kosove zgjati vetëm 192 vite !

Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)


Libri Historia e shteteve dhe e të drejtave të popujve jugosllavë bot. Beograd, përkth. Prishtinë 1979 grup aut. serbosllavë f. 7 shkruan : Në gjysmën e dytë të shek. VI fiset sllave gradualisht e populluan edhe krahinën e Alpeve Lindore ; në decenien e fundit të shek. VI ata kishin arritur deri në vijën nga burimi i Dravës deri në Danub. F. 329 Në propozim të autorizuarit austriak kufijtë e Serbisë u zgjeruan; Serbisë iu bashkëngjitën edhe 4 qarqe; i Nishit, Pirotit, Vrajës dhe i Toplicës, kështu që ndër të tjerët, në kuadrin e shtetit serb hyjnë edhe Piroti dhe Vraja. F. 403. Me vendimet e traktatit të paqes së Berlinit (1878) territori i Malit të Zi u zgjerua dukshëm . Ai gati u dyfishua …. Mali i Zi fitoi edhe disa qytete (Nikshiqin, Podgoricën, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). Ngjashëm shkruan edhe libri Crna Gora i Boka Kotorska aut. Vuk St. Karaxhiq bot. Nolit Beograd 1977 f. 9.

Libri Srbija Zemlja i Stanovnistvo ( Serbia Shteti dhe Popullsia) aut. Feliks Kanic bot. në serbokr. Beograd 1986. F. 5 Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet : Nishi, Piroti, Vraja dhe Toplica iu bashkëngjitën Serbisë dhe kryesisht në çdo pikëpamje ishin terra incognita dhe për hulumtuesit e huaj në një mënyrë mbetet kështu deri tash. F. 126 Aleksinci ra në duar të serbëve me 1833. Qeveria turko-shqiptare nga Aleksinci u hoq në vitin 1833. F. 238 Fillimi i shek XIX Leskovci ishte qendër e pashallëkut të madh, kufijtë e të cilit përfshinë edhe qarqet e larta: Kryshevcin, Çuprinë dhe Aleksincin (që nga viti 1833 i takojnë Serbisë). F. 251 Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti asnjë shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. F. 293 Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. F. 294 Më 1858 Prokupja kishte 500 familje myslimane (shqiptare ), 300 kristiane, 10 hebreje 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare – çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. F. 298 Deri më 1878 Lugina e Toplicës ishte e mbuluar gati kryesisht me fshatra shqiptare. F. 311 Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishterë. Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. F. 317 Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilin më 1878 e morri gati të shkretuar, në 2839 km² të tij, në vitin 1905 u regjistruan në 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.( 36 ban. në 1 km²), Kosanica ( 19 ban. 1km²).
Libri Istorija Srba Kulturna Istorija Knjiga aut. K. Jireçek, J. Radoniç bot. Beograd 1978, në serbokr. f. 7 shkruan: Qyteti Nish nuk përmendet kurrsesi në episkopinë serbe në shek. e XIII-XIV veçse më 1336 përmendet si vend i Bullgarisë kralevine.

Në Enciklopedinë e Jugosllavisë 1, A – Bib bot. Zagreb 1984 në gj. shqipe f. 206 shkruan: Kosova prej vitit 297 ishte pjesa qendrore e Dardanisë….Krishterimi këtu ishte herët i pranishëm. Hierarkia kishtare ekziston prej shek. III (me ipeshkvin në Ulpianë). F. 638 shkruan : nga turqit më 06.04.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
Nova Enciklopedia I, A – K bot. V. Karaxhiç Beograd 1977 f. 34 në serbokr. shkruan: Shqiptarët popull i vjetër i Ballkanit, afër 3 mil. jetojnë në Shqipëri, në Jugosllavi ka mbi 1 mil. 300 mijë, një numër në Greqi, Bullgari, Rumani, SSSR, Itali, në Lindjen e Afërme në veri e në jug të Amerikës. F. 689 Ilirët (Ilirikum) emërtim antik në Ballkan që nga deti Adriatik deri në Moravë dhe prej Epirit deri në Danub. F. 929 Kosova e banuar qysh në kohën e neolitit. Në Kosovë shqiptarët janë shpërngulur gjatë luftës së parë e dytë serbe. 1918 Kosova iu është bashkangjitur SKS-së. Në LDB nga Kosova kanë marrë pjesë 50 mijë luftëtarë, Kosova 1945 iu është bashkangjitur Serbisë. F. 459 Territori Grek u zgjerua kah Epiri dhe Thesalia…

Jugoslovenski Leksikografski Zavod A – Z – Zagreb 1974 në serbokr. f. 500 më 1912 Kosova iu bashkëngjit Serbisë me vendimin e marrëveshjes paqësore të Londrës 1913, ashtu me 1918. Kosova në LDB ka dhënë 50 mijë luftëtarë. F. 922 serbët në shek. IX janë kristanizue. Fundi i shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në pashallëkun e Beogradit. 1876 Serbia ka qenë e dërmuar, mirëpo me ndihmën e Rusisë në luftë çliroi vendet Nish, Pirot, Leskovc dhe Vrajë. Në kongresin e Berlinit (1878) Serbia fitoi pavarësinë e plotë. F. 335 Në paqen e Jedrenit 1829 Turqia i njeh pavarësinë Greqisë. Greqia më 1864 fiton nga B. e Madhe ujdhesat e Jonit, prej Turqisë 1878 fiton Thesalinë, gjatë L. Ballk. 1912-13 Greqia fitoi Kretën, Epirin pjesë nga Maqedonia e Trakia.

Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme xhindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Në gërmadhat e kësaj bazilike mbreti serb Uroshi I (1243-1276) e ndoshta edhe i ati i tij Stevan Përvoveçani dhe xhaxhai Sava Nemanjiç, kanë ndërtuar edhe një Kishë. F. 399 po ashtu shkruan edhe për Patrikanën e Pejës dhe f. 404 për Kishën e Lëvishkës etj. siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. Po aty f. 250 Perandoria e Car Dushanit në shek. XIV përfshinte Shqipërinë një pjesë të madhe të Greqisë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por kjo perandori nuk zgjati as 10 vjet dhe u bë copë e grimë …..Në mënyrë të njëjtë dhe objektive shkruhet edhe në disa libra tjera serbokroate dhe te tjera të huaja. Nga këto padrejtësi sot më shumë ka shqiptarë në botë se në Ballkan (përreth Shqipërisë).Mu për këtë 1. Fuqitë e mëdha pa kurrfarë hezitimi duhet ta njohin të paktën pavarësinë e Kosovës pasi që janë fajtorë në copëtimin e popullit shqiptarë siç u cekë më lartë bile nga autorët serbë. 2. Pas LDB nga 50 shtete, tash janë rreth 200 shtete, gati gjysma e tyre janë sa apo më të vogla se Kosova. 3. Kosova përkundër okupimit serb 1912, e riokupimit 1918, 1945, 1989, 1999 i ka pasur kufijtë njësi e veçantë, e sdm. me Kushtetutën e 74-ës ka pasur min. të jashtme, të mbrojtjes etj. ministri të shtetësisë. Mu për këtë Millosheviqi me dhunë, tanke e gjendje të jashtëzakonshme e suspendoi Kushtetutën e 74 – ës. 4. Ti bëhet apel Serbisë mjaft je zgjeruar në tokat shqiptare më se 200 vjet. 5. Ti bëhet apel Rusisë ju nuk keni të drejtë të përziheni në çështjen shqiptare të Kosovës pasi ajo gjithherë e ka ndihmuar Serbinë në tkurrjen, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptarë në minimum. 6. Çështja shqiptare sdm. kosovare në Ballkan dhe Europë është më e diskredituara dhe më e dëmtuara. 7. Të anulohet – shfuqizohet decentralizimi ( komunat serbe – një etnike ) pasi që Kosova përkundër kolonizimeve serbe në Kosovë dhe shpërnguljet e shqiptarëve, Kosova ne ish Jugosllavi e më gjerë në Europë ka qenë dhe është së paku shumë etnike lexo librin dr. Milovan Obradoviq Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1918-1941) bot. Prishtinë 1981 serbokr. dhe në shqip 2005. Mbi 60 mijë serbë të ardhur në Kosovë, po aq serbë kanë ardhur 1945-1966 pastaj në vitet e 90 – ta . Kosova para vitit 1918 serb ka pasur rreth 3 %. 8. Të anulohet trashëgimia (kulturore kishtare serbe), pasi kjo trashëgimi është shqiptare siç u potencua më lartë nga vetë aut. serbosllavë të cilët janë kristanizue në shekullin e IX e shqiptarët në shek. I-III. 9. Të anulohet termi – fjalia Kosova shumë etnike, standardet, rezoluta 1244 etj. 10. Të kthehen shqiptarët në Mitrovicën e veriut të shkatërrohen strukturat paralele serbe (policore – ushtarake), Dëbellde, Mahalla e Zahirajve ti kthehen Kosovës etj. Të gjitha këto pika në rast se nuk shqyrtohen dhe nuk anulohen – shfuqizohen si mund të besohet në pavarësi apo çfarë pavarësie është ajo me te gjitha këto të meta.

Rakip Megjuani

Harta është marrë nga libri Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë Prishtinë, QIK 1997 

Dëshmi të genocididit serb në Kosovë


Nga Hyqmet Zane



Bedrie Zhuja (Rudi), mbesa (goca e motrës Zekije Agani-Zhuja) e Dr. Fehmi Aganit. Rrëfimi i bërë në Elbasan, më prill 1999.



“Dajën e arrestuan, kur po kthehej nga varrimi i dr. Bajram Kelmendit. Dhe dy djemëve të tij që u varrosën në Prishtinë, të vrarë e të masakruar nga policia serbe në fund të marsit 1999. E morën në pyetje e më pas e lëshuan në mëngjesin e së nesërmes. Më pas, daja doli në ilegalitet së bashku me të shoqen Sadijen dhe djalin e madh Mentorin, 32 vjeç. Kanë qëndruar në shtëpitë e nipave dhe të mbesave në Prishtinë. Duke parë rrezikun që u kanosej nipave e mbesave nga qëndrimi i tij, se policia serbe kontrollonte çdo orë, vendosi të largohej më datë 7 maj (1999). Bashkë me të shoqen e të tjerë kanë shkuar me tren për të hyrë në Maqedoni. Por duke qenë i mbyllur kufiri dhe nuk i lejuan të kalonin, i kanë zbritur prej trenit dhe i kanë hypur në autobuza, larg Prishtinës. Aty e kanë zbuluar dhe e kanë arrestuar. Të shoqen dhe djalin i kanë lënë për t’u kthyer në Prishtinë.

Mua më lajmëroi motra ime, Shahindere, nga Tetova, që komunikonte shumë shpesh për fatin e dajës. Kjo ishte vendosur në Tetovë, pasi ikën nga Prishtina së bashku me djalin e vogël të dr. Fehmit, Shpendin 30 vjeç, bashkë me familjen. Të nesërmen e kanë gjetur jashtë qytezës së Lipjanës, 30 km larg Prishtinës. Ka qenë policia serbe që ka dhënë lajmin, përmes mjeteve të informacionit, duke thënë se ishte vrarë nga ushtarët e UÇK-së. Kështu e kanë marrë vesh edhe e shoqja, edhe djali i tij. Atë e kanë marrë vetëm 4 gra : e shoqja, e motra e tij, Hydajete Agani, (Goçi), mbesa e tij Lule Zajmi (Berisha) dhe nusja e nipit Violeta Goçi. Vetëm këto katër gra u lejuan ta varrosnin më 10 maj, në varrezat e Prishtinës. Nuk mendoj kurrë se kjo ishte vepër e UÇK. Ai ka punuar për të, ka bashkëpunuar me ta dhe kurrë nuk mund të them se këtë e ka bërë një shqiptar. Kjo është vepër e dorës vrastare serbe, të shkjaut, armikut tonë.

Unë nuk mund të rrëfej se çfarë kam ndje, kur motra ime e madhe, që është në Tepelenë, më tha se dajën e kanë vra dhe masakruar policia serbe. Nuk e imagjinoj dajën të vramë, ate njeri që më rriti mua me mësimet e tij dhe që ka ndikuar shumë te mbesat dhe nipat, se ai ishte një atdhetar i vërtetë dhe demokrat i pastër. Kështu kanë qenë të gjithë dajat e mij, vëllezërit e mëdhenj të dajës, Sytki Agani (i madhi) dhe prof.dr. Hilmi Agani, profesori i albanologjisë në Universitetin e Prishtinës. Kështu u mbyll jeta e një atdhetari, mikut më të afërt të dr. Ibrahim Rrugovës”, - e mbyll rrëfimin e saj me lot në sy mbesa, Bedrije Zhuja, që është vendosur në Elbasan bashkë me burrin e saj, Bashkimin dhe me 4 fëmijët. Familja elbasanase ku kanë qëndruar familja e mbesës së dr. Fehmi Aganit, shpreh respekt dhe ngushullim të thellë si vëllezër për humbjen e njeriut që dha një kontribut të shquar për Kosovën dhe ëështjen e saj të drejtë.

***



Maksut Kuçi, 67 vjeç, ish mësues,

Me banim në Suharekë – Kosovë.

Rrëfimi i bërë në Elbasan, më prill 1999.



Mësuesi veteran Maksut Kuçi shprehet se Suhareka u bë një varr i hapur i Kosovës, Në rrefimin e tij, i ndodhur në Elbasan në shtëpinë e vëllait të tij Ramadan Kuçi në lagjen “Skënderbej” (lagja e kosovarëve që njihet me emrin “Fushë-Mbret” në Elbasan) dhe që ka ikur nga Kosova 34 vjet më parë për shkak të tallavisë së kohës së Rankoviçit, ai pohon se “ Më 25 mars ndodhi katrahura. Sapo isha kthyer në Suharekë, se kisha ikur në mal një vit më parë se nipi im Blerim Kuçi, djali i vëllait, ishte veprimtar i UÇK-së.

Me daljen e UÇK-s në skenë, kuptuam se mbi ne do të kishte tmerre. Rreth 20 vetë, ku bënte pjesë edhe djali im Naim Kuçi, 32 vjeç dhe vëllai i Blerimit, Besim Kuçi, 35 vjeç, formuan qelizën e parë të UÇK-s për Suharekën. Djemtë dolën në emër të lirisë dhe të frymëzuar nga LDK-ja. Në emër të LDK-së kanë ekzistuar të gjitha institucionet në Kosovë. Përplasjet e UÇK-s me ushtrinë serbe, bënë që më vonë organizimi të ishte ma i fortë e më i rregullt. Blerim Kuçi u zgjodh zv/komandant i zonës. Ishim të ndjekur nga policia dhe ushtria serbe, se kishim djemtë me UÇK-në, prandaj dhe ma dogjën shtëpinë. Në orën 5 e 30 kam qenë në një shtëpi të vjetër të një fqinji pranë djalit të dytë, Skënder Kuçit, që ishte me nusen e një fëmijë. Dëgjova krisma dhe pashë shtëpitë e para, duke u djegë në lagjen “Skanderbeu” në rrugë Suharekë-Rahoves. Sa u bëra të lajmëroj fqinjin, rreth 25-30 shtëpi u dogjën me flakëhedhësa. Njerëzit dolën në rrugica prej shtëpive në krah të kundërt nga ishte pak më lirë, dolëm në lumin Toprruha për të ikur në mal.

Ishim bërë rreth 15 mijë vetë. Vetëm me duar në xhepa pa marrë asgjë. Policia ka vrarë sa ka mundur. Vetëm atë ditë mund të jenë vrarë rreth 200 vetë dhe kufomat kanë ngelë atje për 7 ditë pa u varros.Më pas kam parë se kufomat i kanë mbledhë me kamiona e i kanë nisë në plehurishten e Prizrenit.

Na dhanë urdhër të ikim për në Shqipëri. Kështu filloi shpërngulja masive. Por dua të them se ai më agresori nga serbët ishte njeri që njihet me emrin Mishkoviç, rreth 40 vjeç nga Suhareka, si dhe Zoran Petroviç, djali i Verës dhe kjo një nanë kriminele.

Në Suahrekë ka familje të shfarosuna krejt, si dhe familje që u janë vrarë nga 5-8 vetë. Edhe ditën e dytë u bë masakër. Ne ikëm për të kërkuar mbështetje nga UÇK-ja në male. Me shtrirjen e fushatës serbe edhe në fshatra të tjerë, me djegien krejt të Suahrekës, u nisëm për në Shqipëri, nuk mund të ktheheshim. Kujtoj se duke dalë prej shtëpisë, u vra kushërira ime, Lindita Kuçi, 22 vjeç, pasi kaloi rrugën, kur doli nga shtëpia. Plumbi e kishte marrë në ballë. Gjuanin me snajper. Babai i saj, Bajrami, si dhe nana e saj, Fetije Kuçi, donin me ndejtë atje mbi kufomën, por njerëzit i ndihmuan se edhe ata do t’i vritnin si atë”.

***



Muhamet Berisha, 60 vjeç,

Me banim në fshatin Leze – Prizren – Kosovë.

Rrëfimi i bërë në Elbasan, më prill 1999.



“Ajo që dua të them, ështe se jam babai i një ushtari të UÇK-së të vrarë dhe nje djali tjetër të plagosur. Nga fshati u largova më 1 shtator 1998, se fshati ynë ishte në zonën ku vepronte UÇK-ja dhe unë kisha djalin, Afrimin, 26 vjeç. Ushtria e policia serbe, që kishte qenë në gjurmë, erdhën dhe, në mëngjes, në orën 7 e 15, pasi kishin rrethuar fshatin, filluan granatimet mbi pozicionet e ushtarëve të UÇK-së dhe mbi shtëpitë e fshatit Leze, që bëhej gjithësej nga 30 shtëpi dhe të gjitha shtëpitë u rrafshuan. Rreth 60 veta burra, gra e fëmijë ishim futur në bodrumet e shtëpisë së vllait tim. Bashkë ishim familja ime me 19 anëtarë, e vëllaut tim Hasanit me 8 anëtarë, e xhaxhait me 10 anëtarë, e kushëririt tim, Hajdarit, me 17 anëtarë dhe 4-5 vetë të tjerë që serbët na zunë rob. Në orën 6 të darkës, këmbësoria hodhi një bombë para shtëpisë dhe, nga të bërtiturat e fëmijëve, na kapën dhe na ndanë burrat veç nga gratë e fëmijët. Pasi na vunë për muri me duart lart, na kontrolluan, duke na marrë të gjitha paratë, duke na thanë se “do t’ju masakrojmë e do t’ju vrasim të gjithëve”, pse kishim strehuar dhe pse kishim djemtë tanë me UÇK-në. Para syve tanë rrahën djalin tim, Burimin, si dhe vllaun tim, Hasanin, bashkë me djalin Selimin. Në mëngjes rreth orës 9, burrat i hypën në pizgaver (autoblind) e i çuan në burg, ndërsa mua më lanë. Në mëngjesin tjetër, lëshuan 4 vetë, mbajtën Burimin dhe Selimin si të mitur 16 vjeçar që i lëshuan pas dy muajsh me kërkesën e OSBE-së. Ndërsa vazhdojnë akoma të jenë në burg vëllai im Hasani dhe dy kushërinjtë e mij, Nexhmedini dhe Hajdar Berisha.

Por ajo që dua t’ju them është se atë ditë më 1 shtator 1998 u bënë luftime mes UÇK-së dhe serbëve dhe atë ditë më është vrarë djali im, Alejdin Berisha, 34 vjeç, si dhe 12 të tjerë, po nga fshati Leze, veç njerit që kishte ardhur nga lagja Tususit i Prizrenit, Ibrahim i Murselit, 17 vjeç. Nga fshati ynë që kishte nxjerrë rreth 35 luftëtarë, janë vrarë Xhevdeti, 37 vjeç, Bekimi, 26 vjeç, Seladini, 44 vjeç, Shefqeti, 45 vjeç, Nehati, 46 vjeç, Asimi, 40 vjeç, Naipi, 23 vjeç, Shehadini, 18 vjeç, Asllani, 62 vjeç dhe Izaili, 61 vjeç, që të gjithë me mbiemrin Berisha. Pati edhe të plagosur dhe luftimet u zhvilluan afër fshatit në Fushëz, mbi varrezat e fshatit. Pas tre ditësh shkuam me LDK-në në Prizren për të marrë vesh dhe, 8 nga të vrarët ishin në morg të Prizrenit dhe u varrosën atje, por 4 vëtë nga ata nuk njiheshin, se ishin shumë të dëmtuar dhe ata i çuan në një varrë të përbashkët, se familjet nuk i njihnin se të kujt ishin. Ndërsa 4 të tjerë i kemi gjetur pas 9 ditësh dhe i kanë varrosur fshatarët. Që nga ajo kohë, serbët mbajnë në burg djalin tim, Afrim Berishën dhe 6 vetë të tjerë, 4 prej të cilëve janë nga fshati Zhur, duke i akuzuar për armëmbajtje pa leje, irredentizëm dhe kalim kufiri. Ata vazhdojnë edhe sot ta kryejnë burgun në Beograd, pa asnjë sinjal se janë gjallë e se cili ështëq dënimi i tyre”, - përfundon rrëfimin e tij kosovari i thinjur nga hallet, Muhamet Berisha, që pohon edhe faktin e hidhur se “djemtë e vrarë më 1 shtator 1998, ishin qëlluar nga afër me plumb pas koke ose në ball, pasi ishin edhe të plagosur më parë e nuk mund të lëviznin”.

***

Mylazim Bejgu, 29 vjeç, & Behexhet Bejgu, 23 vjeç,

Me banim në lagjen Tavnik – Mitrovicë – Kosovë.

Rrëfimi i bërë në Elbasan, më prill 1999.



Me pikëllim, vëllezërti Bejgu tregojnë tmerret në burgun e Smrekonicës. “Forcat serbe na ndanë nga prindërit dhe na kthyen në fshatin Gremnik, afër Klinës, ku kemi qëndruar deri më datë 24 prill 1999. Të nesërmen, pasi kishim udhëtuar një ditë e një natë, na erdhën forcat ushtarake serbe e na thanë se duhej të bëheshim gati brenda orës, se do të ktheheshim në shtëpitë tona në Mitrovicë, prej edhe nga jemi, duke ardhur në këtë qytet nga fshati Kaçanall.

Kur arritëm tek postblloku i policisë në Skënderaj, në hyrje të qytetit, kolona u nda nga oficerët e policisë, ashtu siç u ndanë edhe meshkujt nga gratë e fëmijët. Meshkujt nga 16 vjeç e lart u mbajtën. Ishim 247 vetë dhe na futën në një shkollë që ishte e shkatërruar. Më pas kanë ardhur disa paramilitarë serbë që nxorrën thikat nga mylli e na thanë “të gjithë do të kaloni përmes këtyre (thikave)”, që i tregonin me dorë. Kështu filluan keqtrajtimet mbi ne, duke na goditur, ku të mundnin, si dhe duke na fyer rëndë.

Të nesërmen më 25 prill, 3 kamionë serbë marrin rreth 60 vetë dhe i nxjerrin si truprojë që t’i qëllonin ata të UÇK, por ata i dalluan dhe nuk qëlluan, duke i kthyer, ku ishim ne. Kemi njohur mes të tjerëve nga Mitrovica prof. Xhaferr Hamiti, me të dy djemtë, Skënderin dhe Mensurin, kemi njohur Nexhmi Zeqirin etj.Asnjë natë nuk ngeli njeri pa u keqtrajtuar. Pas ditës së tretë të qëndrimit më 28 prill, kanë ardhur nga Mitrovica inspektorët e sigurimit shtetëror që merrnin në pyetje si “sa njeh ti nga ata të UÇK-s, çfarë armësh kanë, ku janë pozicionuar” dhe çdo njeri që kalonte në duart e tyre, rrihej brutalisht. Më shumë pyesnin për zonën e Shalës, prej edhe nga ishim ne. Edhe neve na morën në pyetje dy herë. Qëndruam 15 ditë në Skënderaj, duke ndejtur tërë kohës në çimento. Në 72 orë na jepnin një çerek buke e pastaj na transferuan në burgun e Smrekonicës, midis Mitrovicës dhe Vushtrisë. Kur zbritën na kontrolluan e na morën gjithçka kishim.

Na nisën nëpër qelitë e burgut, ndërsa rreth 30 milicë ishin vënë në rresht, që qëllonin mbi çdo të arrestuar, kur kalonte pranë tyre. Kështu për të 247 vetët. Aty gjetëm rreth 800 të burgosur të tjerë. Pas dy ditësh, numri i tyre ka arritur në rreth 3 mijë vetë. Me sytë tanë kemi parë njerëz me koka të çara, që u rridhte rrëke gjaku nga goditjet e kondakëve të pushkëve të milicëve. Njoha mes tyre Sadik Myftari, 35 vjeç, nga Mitrovica që ishte i gjakosur. Për çdo ditë që ndejtëm atje, policia merrte nga 100 vetë për biseda informative dhe ata nuk ktheheshin më dhe fati i tyre nuk dihet e më pas sillnin të tjerë. Në 48 orë merrnim ushqim vetëm për 2 minuta dhe, kur shkonim e vinim në kuzhinë, na rrihnin gardianët. Flinim në çimento në një dhomë 4 x 4 - 72 vetë. Në një dhomë tjetër kemi parë tmerre që u bëheshin shqiptarëve nga policia serbe. Serbët rreshtonin që në orën 6 të mëngjesit 100 vetë dhe i rrihnin masivisht dhe më pas i nxirrnin 2 e nga 2 në oborr të burgut e i rrihnin me shkopinj druri e gome, me kondak pushke e me shkelma. Një i burgosur, rreth 20 vjeç, vdiq. Pas rrahjes, kur ishin babë e bir ose dy vëllezër, i detyronin të rriheshin mes vetes. Po qe se nuk donin, i rrihte vetë policia. Këto i pamë për 15 ditë rresht që ndejtëm atje. Gjatë tërë kohës nuk kemi patur mundësi të pastrohemi, ndërsa zgjebja e morrat na hëngrën të gjallë. Shumë nga të burgosurit ishin bërë me të meta fizike e mendore që prej moshës 14 vjeç e deri pleq. Me sytë tanë kemi parë se si rrihej një plak rreth 70 vjeç nga Mitrovica.

Dy ditë para se të na lëshonin nga burgu, na morën e na çuan në Mitrovicë, në shkollën teknike në një bodrum, ku na thoshin vazhdimisht që do t’ju pushkatojmë. Ishim 65 vetë dhe, pas gjysmë ore, filluan rrahjet masive. Pas rrahjes na morën përsëri në biseda informative e më pas na detyronim të rrinim në gjunjë me duar të lidhura prapa e me kokë të ulur në çimento. Rreth 6 orë qëndrimi në atë mënyrë, gjatë tërë kohës na rrihnin. Shumë vetave u binte të fikët, me dhëmbë të thyera e të përgjakur. Policët merrnin fëmijët e tyre serbë dhe i pyesnin se “kë do ti që të rrah”. Dhe fëmija përcaktonte se kë donte dhe personin e rrihnin dy vetë. Fëmijët qeshnin dhe thoshin se “këtu është Serbi”, siç i kishin mësuar prindërit.

Të nesërmen e mbrritjes sonë, dërguan grupin e dytë prej burgut të Smrekonicës që erdhën në Mitrovicë dhe i futën në shkollën medicinale, ku bëheshin tortura më keq se tek ne dhe në mënyrë kriminale. Nuk mund t’i shikonim me sy, me buzë të shqyera, me fytyra të gjakosura. Mes tyre ishte edhe mjeku nga Mitrovica Avni Xhafa, 28 vjeç. Për 4 ditë ai nuk ka pasur mundësi të lëvizte gishtat e duarve nga rrahjet. Trupi i ishte nxirë i gjithi.

Më 22 maj, në orën 8 të mëngjesit filluan të na thërritnin emër për emër, na hypën nëpër makina dhe na çuan në fshatin Zhur, ku na thanë se “kufiri gjendet 5 km, ikni në Shqipëri”.

Akademiku serb Ivo Andric, projekti per shfarosjen e shqiptareve


Politika antishqiptare e serbeve eshte elaboruar prej vitesh, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre ne menyre sistematike. Ne funksion te kesaj politike antishqiptare jane angazhuar akedemike serbe, politikane, statiste, shkrimtare, nobeliste, historiane, ushtarake madhore, mesues, pedagoge, diplomate te karrieres, te cilet, ne baze te udhezimeve te kupoles se piramides shteterore serbe te mbeshtetur edhe nga Rusia, hartuan projekte-nacertanie, platforma, memorandume, programe, mbajten tribuna te fshehta e te hapura, u tubuan ne konferenca e simpoziume "shkencore", organizuan tryeza te rrumbullakta ne emer te "stara Serbise", cuan mesha drejt qiellit, shenjteruan ose mallkuan luftetaret serbe e shqiptare, shkruan libra e monografi plot mllefe, shperndane fletushka me subjekte te trilluara dhe me ngjarje te stisura, me heronj te paqene, me teza demagogjike, qe profanonin popullin shqiptar dhe kulturen, moralin dhe traditat e tij shekullore.

Sipas studiuesit, dr. Shefik Osmani, ato u mbeshteten ne moton e formuluar nga frymezimi i nacionalizmit ekstrem serb, shkrimtarit Vuke Karaxhic (1787-1864). Ne fund te shekullit te kaluar, ky shkrimtar e filolog serb shkruante: "Kudo ku gjendet edhe nje serb i vetem, aty duhet te zeje vend edhe shteti serb". Pas Karaxhicit, nje sere emrash te tjere te shquar u reshtuan ne librin e zi, si hartues te politikave antishqiptare. Vlladan Gjorgjevici, ish-kryeminister i Serbise dhe autor i librit "Shqiperia dhe Fuqite e Medha" (1913), teza kryesore e te cilit qarkullon edhe sot ne sferat shqiptarofobe se "Shqiptaret nuk jane te afte per shtetformim". Ilia Garashanini eshte autori i platformes se politikes serbe. Nikolla Pashic, Kryeminister serb, i permbahej motos: "Jemi per nje Shqiperi te pavarur, por te dobet dhe me grindje te perhershme brendaperbrenda". Dr. Vasa Cubrillovicit, ish-minister i Brendshem ne kohen e Krajlit dhe i Bujqesise ne kohen e Titos, projektoi shpernguljen e shqiptareve dhe kolonizimin e tokave te tyre me serbe e malazeze. Ivan Vukotic formuloi synimet per te perfshire brenda kufijve jugosllave Shqiperine Veriore dhe ate te Mesme. Stefan Molevic eshte autor i idese te homogjenitetit serb ne dem te shqiptareve. Krahas tyre, u reshtuan edhe Drazha Mihajllovic, Lubomir Tadic, Dragasha Vasic e Dobrica Qosic.

Ne kete aradhe intelektualesh te shquar dhe antishqiptaresh te medhenj, renditet edhe Ivo Andric, nobelisti serb, perfaqesues i diplomacise jugosllave prane Vatikanit, emri i te cilit lidhet me projektin e tij per shfarosjen e shqiptareve, te perpunuar ne vitin 1939, kur Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Ky projekt eshte botuar ne Kosove vetem pak kohe me pare nga studiuesi Hivzi Islami, ne librin e titulluar "Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptareve". Ne kete veper behet nje analize e marredhenieve shqiptaro-jugosllave te fillimit te shekullit te njezete, duke sjelle edhe nje deshmi te rendesishme historike te shkruar ne kampin kundershtar.

Nderkohe qe propaganda serbe lanconte emrat e vet, edhe studiuesit shqiptare kane hyre ne polemika. I pari qe reagoi ndaj tezave serbe ishte Frang Bardhi, ne repliken e tij ndaj peshkopit sllav, Tomeus Margnavicit, i cili pretendonte se Skenderbeu ishte me origjine sllave. Me vone, kunder tezave sllave botuan studimet e tyre Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Kristo Dako, Mehdi Frasheri, Hamit Kokalari, V. Samim Visoka, Ali Hadri, Kristo Frasheri, Kristaq Prifti, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Zekiria Cama, Selami Pulaha, Muhamed Pirraku, Xhelal Gjecovi, Shaban Braha, Marenglen Verli, Zamir Shtylla etj. Por, fakt mbetet se shpeshhere tezat serbe arrijne te perhapen me lehtesisht, per shkak te lidhjeve te konsoliduara me boten perendimore, tirazheve te larta dhe shpenzimeve te shumta qe shteti ka bere per intelektualet qe himnizonin pansllavizmin.




Gjenocidi i fundit

Sipas studiuesit Shaban Braha, gjate viteve 1946-1999, u vune ne jete nje sere masash, te cilat sollen implementimin e nje politike jo thjesht denigruese e shtypese ndaj shqiptareve, por qe kaloi ne gjenocid te paster.

Ja disa drejtime te gjenocidit serb ne Kosove gjate kesaj periudhe:

- Gjenocidi kulturor (mohoheshin simbolet dhe figurat kombetare).

- Internimet ne kampet famekeqe ne thellesi te Jugosllavise.

- Arrestimet dhe torturat shtazarake neper hetuesi dhe burgje (1/2 e te burgosurve e perbenin shqiptaret e Jugosllavise).

- Nxitja e vellavrasjes ne mjediset shqiptare.

- Bastisjet masive dhe te vazhdueshme.

- Masat drastike per carmatosjen e shqiptareve.

-Rekrutimet dhe komprometimet e dhunshme nga UDB-ja.

- Dhune kunder gueriljeve.

- Brutalitet e dhune kunder familjeve jatake te levizjes guerilje.

- Likuidime misterioze te elementeve patriote.

- Torturat cnjerezore ne burgje e ne hetuesi, ne posta milicie e kudo, duke perhapur fenomenin e cmendurise.

- Likuidimet dhe vrasjet e djemve te Kosoves ne repartet ushtarake.

- Komprometimet agjenturore dhe morale te femres shqiptare.

- Debimet masive nga puna.

- Monopolizimi i administrates ne duart e serbeve.

- Debimi i dhunshem i 380000 shqiptareve per ne Turqi.

- Shpronesimet arbitrare te shqiptareve.

- Masakrimi i mbi 20000 shqiptareve.

- Shpernguljet e dhunshme te mbi 800000 shqiptareve nga Kosova.

- Shnderrimet e dhunshme kombetare e fetare ne permasa te papara.

- Ekzekutimet masive te grave, femijeve, pleqve, te semureve.

- Shkaktimi i dhjetera varreve masive.

- Djegie masive shtepish, pasurish, hambaresh dhe te prodhimeve bujqesore.

- Grabitje pasurish, te hollash, orendish, stolish dhe te bagetive.

Projekti i zhdukjes se shqiptareve hartuar me 1939 nga shkrimtari nobelist serb, Ivo Andriq



Lufta ballkanike dhe Shqiperia

Dalja e ushtrise serbe ne Adriatik

Sipas pjeses se fshehte suplementare te Traktatit te Aleances midis Bullgarise e Serbise te 29 shkurtit te vitit 1912, Serbise iu njoh e drejta e marrjes se territorit turk te deriatehershem ne veri dhe ne perendim te malit te Sharrit. Ne lidhje me kete dispozite, e duke u perpjekur qe shtetit te vet t'i sigurojne daljen ne det, trupat serbe, me 15 nentor te vitit 1912, hyne ne Lezhe dhe, shkalle-shkalle, e pushtuan tere Shqiperine e Veriut deri ne Tirane e Durres. Ne "Tajmsin" e Londres, me 25 nentor, u botua deklarata e Pashiqit, se Serbia e kerkon Durresin me hinterlandin me te madh.

Formimi i Shqiperise autonome

Mirepo, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, me 20 dhjetor te vitit 1912, mori vendim per formimin e Shqiperise autonome, duke i dhene Serbise vetem te drejten e daljes tregtare ne detin Adriatik. Po kjo konference, me 20 mars te vitit 1913, vendosi qe Shkodra t'i jepet Shqiperise. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive te medha: Serbia e perkrahu qedrimin e Malit te Zi dhe i dergoi trupat e veta per ta forcuar rrethimin e Shkodres. Fuqite e medha (me 21 mars) vendosen te bejne demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetem Rusia. Kryqezoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, te tubuara afer Barit, i detyruan trupat serbe qe te terhiqen nga pozitat rreth Shkodres.

Bllokada e bregdetit te Malit te Zi

Me 10 prill, Fuqite e medha shpallen bllokaden e bregdetit te Malit te Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodres, e cila kapitulloi me 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithate, u detyrua te leshoje pe dhe, me 4 maj, me nje telegram qe ia dergoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodres e la ne duart e Fuqive te Medha. Okupimi nderkombetar i Shkodres zgjati prej 5 majit 1913 deri ne fillim te Luftes Boterore.



II NDARJA E SFERAVE TE INTERESIT NE SHQIPERI MIDIS SERBISE E GREQISE

Megjithese nen presionin e fuqive te medha, ne radhe te pare te Austrise, u detyrua te terhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqiperia Veriore, Serbia nuk e humbte shpresen.

Ne deklaraten qe ishte shtojce e fshehte e Traktatit te aleances midis Greqise dhe Serbise, me 19 maj te vitit 1913, u ndane sferat e interesit midis Greqise e Serbise ne Shqiperine autonome sapo te formuar. Territori qe gjendet ne veri te grykes se lumit Seman ne det, pastaj buze ketij lumi deri ne gryken e Devollit, mandej buze Devollit deri ne malin e Kamjes - hynte ne sferen serbe te ndikimit. Pjesa jugore e Shqiperise, prej kesaj vije, hynte ne sferen greke te ndikimit. Ne rast trazirash ne Shqiperi, dy shtetet duhej te merreshin vesh per qendrimin qe do te merrnin.

Keto jane kerkesat maksimale qe i kemi paraqitur ne nje dokument me shkrim ndaj Shqiperise.



III PAKTI I LONDRES DHE SHQIPERIA

Pakti i Londres, lidhur me 16 prill te vitit 1915 midis Frances, Britanise se Madhe, Rusise dhe Italise, kishte keto dispozita lidhur me Shqiperine:

Ne verejtjen e nenit 5 thuhej: Kater fuqite aleate do t'u ndajne tokat e Adriatikut te permendura me poshte Kroacise, Serbise e Malit te Zi (...). Ne Adriatikun e poshtem (ne viset qe e interesojne Serbine e Malin e Zi) tere bregdetin prej kepit te Plamkes deri ne lumin Dri me portet e rendesishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shengjinin... Porti i Durresit do t'i dorezohet shtetit te pavarur mysliman Shqiperise."

Ne nenin 6 thuhej: "Italia do t'i marre ne pronesi te plote Vloren, ishullin Sazan dhe, pervec ketyre, nje territor mjaft te gjere per mbrojtjen e tyre, do te thote pjesen midis lumit Vjosa ne veri e ne lindje dhe ne jug deri ne Himare."

Ne nenin 7 thuhet: "Ne qofte se formohet nje shtet i vogel autonom dhe neutral i Shqiperise, Italia nuk do ta kundershtoje deshiren e Frances, te Britanise se Madhe e te Rusise, qe viset veriore dhe jugore te Shqiperise te ndahen midis Malit te Zi, Serbise dhe Greqise."

"Italia do ta fitoje te drejten qe t'i udheheqe punet e jashtme te Shqiperise."

Qe ne vitin 1915, fuqite e medha, pra, e pranuan parimin e ndarjes se Shqiperise dhe pranuan se ne Shqiperi kane interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndersa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit te kufijve, Italise i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqiperine e cunguar.



IV. SHQIPERIA NE KONFERENCEN E PAQES

Pikepamje e fuqive te medha

Ne Konferencen e paqes, fuqite aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes), per Shqiperine propozuan me pare, ne veri dhe ne lindje, ata kufij qe i kane caktuar ne Konferencen e Londres ne vitin 1913; ia njohen Italise sovranitetin e plote mbi Vloren dhe prapavijen e nevojshme dhe ia dhane Italise mandatin per administrimin e shtetit te lire shqiptar nen kontrollin e Lidhjes se Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit te vitit 1919)

Pikepamja jone - (Kunder mandatit te Italise. Per Shqiperine e lire. Argumentet per korrigjimin e kufirit dhe per marrjen e Shkodres dhe te Shqiperise Veriore).

Per pergjigjen tone te 8 janarit te vitit 1920, ne e kundershtuam propozimin qe Italise t'i jepej mandati mbi Shqiperine, duke theksuar se kjo do te ishte perseritje e rastit te Bosnjes e Hercegovines. "Kjo zgjidhje, thuhej ne pergjigjen tone, do te krijonte ne favor te Italise kufirin ofensiv kunder shtetit tone, i cili do te ishte i privuar nga mjetet per mbrojtje. Kjo do te ishte, nje fare dore, perparesi ofensive, por edhe mbeshtetje tjeter e persosur strategjike.

Ne kemi kerkuar, per shkaqe ekonomike dhe strategjike, qe te behet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (ne rrjedhen e mesme te Drinit, ne Bune dhe ne lidhje me fiset e Kelmendeve dhe te Kastrateve), qe i ka caktuar Konferenca e Londres e vitit 1913. Perpos ketij korreksioni, delegaconi yne ka deklaruar se zgjidhja me e mire eshte qe Shqiperia te behet shtet i pavarur ne kufijte e vitit 1913 dhe me administrate autonome.

Ne rast se nuk do te pranohej kjo zgjidhje, ose ne qofte se pjesa jugore e Shqiperise do t'u takonte shteteve te tjera, Delegacioni yne do te kerkoje per ne pjesen veriore te Shqiperise deri ne Dri. "Shteti yne ka te drejta te vjetra karshi ketyre viseve, thuhet ne memorandumin tone. Shkodra ka qene kryeqyteti i mbreterve serbe. Populli yne ka derdhur lumenj gjaku per Shkodren, sidomos ne luften e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbise shume mijera ushtare te saj e Malit te Zi nje te treten e ushtrise se tij. Per t'i plotesuar deshirat e Fuqive te Medha, trupat serbe e malazeze e zbrazen ne vitin 1913 Shkodren dhe Shqiperine Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrine, u kercenua me lufte. Shkodra mund t'i takonte Malit te Zi, sikur te kishte pranuar qe Llovqenin t'ia leshonte Austrise, ose qe te neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t'ia leshonte Austrise kete pozite te rendesishme strategjike."

Lugina e Drinit dhe Shkodra perbejne nje teresi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare te Serbise. Per Serbine e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit eshte e vetmja rruge e drejtperdrejte dhe me e shkurter per Adriatik. Hekurudha e rendesishme Danub - Adriatik duhet te kaloje neper luginen e Drinit. Konferenca e Ambasadoreve e Londres ne vitin 1913 ia ka pranuar Serbise te drejten e daljes ne det."

"Shkodra eshte ne lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtise malazeze rrugen e natyrshme per ne det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gezon te drejten e lundrimit te lire ne Bune. Liqeni i Shkodres, ne pjesen me te madhe, i takon Malit te Zi. Per shkak te pakujdesise turke, tokat me te mira malazeze ende jane te permbytura nga uji i liqenit te Shkodres. Prandaj, shtetin tone, ne masen me te madhe, e intereson rregullimi i Bunes dhe i Drinit, jo vetem per shkak te lundrimit neper Bune, por edhe per arsye se ne kete menyre do te thaheshin 12 deri 20000 hektare toke shume pjellore dhe po aq do te bonifikoheshin. Dy te tretat e kesaj toke i takojne Malit te Zi.



Pikepamja italiane.

(Sipas memorandumit te 10 janarit te vitit 1920)

Italia kerkon nga Lidhja e Kombeve mandatin qe ta administroje shtetin e pavarur shqiptar.

Kufijte shqiptare ne veri dhe ne lindje do te jene ata qe kane qene caktuar ne Konferencen e Londres. Kufiri jugor do te jete objekt shqyrtimi.

Qyteti i Vlores do t'i jepet Italise ne sovranitet te plote me prapavijen e nevojshme per mbrojtjen e saj dhe per zhvillimin ekonomik.

Aleatet pranojne qe Shkodra dhe Shqiperia Veriore t'i bashkohen Jugosllavise.

Duke propozuar nje zgjidhje te pergjithshme te ceshtjes se Adriatikut, e ne lidhje me dorezimin e Rijekes Italise, Klemanso, ne cilesine e kryetarit te Konferences se Paqes, me 13 janar te vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: "Pra, Shteti i Serbeve, i Kroateve dhe i Slloveneve do te ngritet ne kulmin e fuqise se vet, ani edhe kur ta kete Shkodren, Drinin dhe Shengjinin e Medovanit."

Niti e pat pranuar kete, me kusht qe Italia ta mbante Vloren dhe ta merrte mandatin mbi Shqiperine.



Pergjigjja jone e fundit Konferences se Paqes

Ne pergjigjjen tone te fundit Konferences se Paqes, me 14 janar te vitit 1920, ne kemi parashtruar perseri qendrimin se zgjidhja me e mire do te ishte qe administrata e Shqiperise, ne kufijte e caktuar ne vitin 1913, t'i besohet qeverise lokale autonome, pa ingjerenca te asnje fuqie te huaj. E ne qofte se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset qe pjese te territorit shqiptar t'u jepen shteteve te tjera, Delegacini yne do te kerkoje pjesen e Shqiperise Veriore (duke paraqitur nje harte me kufirin e shenuar), per te cilen premtoi regjim autonom.



Pikepamja e te ndjerit Pashiq

Kur dukej si e sigurt se aleatet do ta lejonin Italine qe te perforcohej ne Shqiperine e Mesme, kryetari i Delegacionit tone, Pashiq, ne mbarim te vitit 1919, e informoi qeverine ne Beograd se kishte ardhur casti qe, te shtrenguar nga rrethanat, ta ndryshonin politiken tone ndaj Shqiperise. Ne ate leter thuhej: "Pasi, per shkak te depertimit te Italise dhe te perkrahjes se saj nga ana e fuqive te medha, nuk mund ta kthejme ne Shqiperi gjendjen qe ishte para evakuimit te ushtrise sone dhe ne kohen e pushtetit te Esad Pashes; pasi fuqite e medha po duan ta zbatojne Marreveshjen e Londres dhe Shqiperia nuk do te jete ajo qe ne e kemi kerkuar dhe aleatet do t'ia japin Italise Vloren me interland dhe protektoratin mbi nje pjese te Shqiperise, ne keto rrethana, duhet te kerkojme kufij te tjere me te mire me territoret shqiptare qe do te jene nen protektoratin e Italise."

"Minimumi qe do te pranojme nga aleatet eshte ky: kufiri buze Drinit te Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhe e prej aty buze Drinit deri ne det."

"Ne duhet te kerkojme maksimumin, ne menyre qe Italia te marre sa me pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do te ishte: lumi i Matit deri ne burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do te ishin kufijte tane me protektoratin italian."



V. PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPERISE PAS LUFTES DHE TERHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas mbarimit te luftes, ne baze te nje vendimi ushtarak te aleateve, trupat italiane e pushtuan tere territorin e Shqiperise, madje edhe ate pjesen veriore, e cila na ishte dhene me Paktin e Londres. Vetem Shkodra kishte mbetur nen pushtetin e perbashket te trupave franceze dhe italiane.

Per shkak te qendrimit armiqesor qe kishte atehere Italia ndaj shtetit te Serbeve, te Kroateve e te Slloveneve, ne e konsideronim kete pushtim ushtarak italian te Shqiperise rrezik me te madh per ekzistencen tone. Ne token shqiptare u zhvillua nje lufte e rrepte midis nesh dhe Italise. Italianet atehere e iniciuan ceshtjen malazeze dhe ate maqedonase, si dhe idene e Shqiperise se Madhe deri ne Kacanik. Ne zhvilluam kunder tyre aksione here te fshehta, here te hapeta, duke blere me para parine shqiptare dhe duke proklamuar idene e "Shqiperise se pavarur" dhe "Ballkani popujve ballkanike".

Pakenaqesia e popullsise shqiptare, per te cilen e kemi perkrahjen edhe ne, i detyroi italianet qe, ne fillim te vitit 1920, t'i terhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme te Shqiperise dhe te ndaleshin vetem rreth Vlores, prej nga, ne qershor te po atij viti, u detyruan te terhiqen dhe te lidhin me qeverine e Tiranes nje marreveshje per evakuimin e tyre nga tere territori shqiptar, pervec ishullit te Sazanit.

Evakuimi nga Shqiperia u be, pra, ne saje te rezistences se organizuar te shqiptareve, por nuk duhet harruar se Italia, ne ate kohe ishte politikisht edhe ushtarakisht shume e dobet. Edhe sot ka shqiptare qe mendojne se kur te donin do te mund t'i debonin italianet nga Shqiperia.

Ky vetebesim eshte fatal per ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk eshte ajo qe ishte ne vitin 1920 nen qeverine parlamenare te Nitit, te Gjolitit dhe te Faktes.



VI SHQIPERIA PARA KONFERENCES SE AMBASADOREVE

Meqenese me evakuimin e trupave italiane nga Shqiperia situata ne terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadoreve, ne nentor te vitit 1921, mund te merrte vendim per njohjen e Shqiperise si shtet i pavarur dhe sovran. Ne vend te premtimeve te meparshme lidhur me Vloren dhe mandatin mbi Shqiperine, Fuqite e Medha ia njohen Italise vetem interesin e saj special per ruajtjen e pavaresise shqiptare. Shqiperia u pranua edhe ne Lidhjen e Kombeve, me shprese se kjo do ta siguronte edhe me teper pavaresine e saj.

Para Konferences se Amasadoreve provuam kot edhe nje here qe ta fitonim te drejten e korrigjimit te kufirit ne drejtim te Shkodres dhe ne drejtim te Drinit, duke theksuar per Shkodren shkaqet historike e per Drinin shkaqet ekonomike dhe ato te komunikacionit. Eksperti francez ne Konference, Larosh, na ngushelloi keshtu: "Qeveria mbreterore ka gabuar qe, ne kohen e vet, nuk e ka pranuar propozimin per ndarjen e Shqiperise. Pashiqi qe pajtuar me kete, por qeveria e Beogradit pat refuzuar". Qe te mos i lejonim italianet ne Vlore, ne u detyruam te heqim dore nga Shkodra dhe nga kufijte deri ne Dri.

Meqenese ne e perkrahnim gjithnje idene per mosndarjen e territorit shqiptar, qe ishte caktuar ne vitin 1913, si dhe pavaresine e Shqiperise, do te mund te supozohej se kjo zgjidhje e Konferences se Ambasadoreve ishte e kenaqeshme per ne. Nderkaq, kjo nuk eshte keshtu. Veshtiresite ne marredheniet tona me Shqiperine, si dhe ne marredheniet tona me Italine per shkak te Shqiperise po rendohen me tutje edhe pas shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur dhe anetare e Lidhjes se Kombeve.



Republika e Mirdites

Ndersa Konferenca e Ambasadoreve po vendoste per kufijte e Shqiperise dhe per organizimin e pavaresise se saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nenshkruam me parine e Mirdites marreveshjen per bashkepunim. Ishte parapare formimi i shtetit te lire te Mirdites, te cilin do ta mbronin forcat ushtarake te SKS-se dhe interesat e se ciles ne boten e jashtme do t'i perfaqesonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranes e shtypi kete levizje e ne u akuzuam dhe u denuam para Lidhjes se Kombeve.



VII. PAKTI I ROMES, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPERIA

Pakti i Romes, i janarit te vitit 1924, per nga fryma e vet, ua imponoi Romes e Beogradit respektimin e pavaresise dhe parimin e mosperzierjes ne punet e brendshme te Shqiperise, si dhe informimin e ndersjelle mbi ngjarjet ne Shqiperi.

Nderkaq, kjo nuk qe pengese qe Qeveria italiane, ne qershor te vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kunder Ahmet Zogut e as qeveria jone, ne dhjetor po te atij viti, t'ia bente te mundshme Ahmet Zogut, qe, nga territori yne, te futet ne Shqiperi per ta marre pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk munden t'u benin balle intrigave dhe kerkesave te "miqve" te vet shqiptare, qe kerkonin ndihme per ta mbajtur pushtetin ose per te ardhur ne pushtet dhe qe premtonin besnikeri e bashkepunim, kurse ne rastin e pare e nderronin orientimin.



VIII PAKTI I TIRANES DHE GJENDJA QE KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq, duke u dhene udhezime perfaqesuesve tane per pune ne Shqiperi, u thoshte: ne duam qe Shqiperia te jete e pavarur, por e dobet dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme te qendronte. Shqiperia e dobet dhe e parregulluar patjeter do te kerkonte ndihme e mbrojtje atje ku mund t'i gjente keto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin te cilin donim ta permbysnim ne, kerkonte mbrojtje nga Italia.

Shqiperia e dobet dhe e parregulluar, ne vitin 1926, kerkoi mbrojtje e ndihme nga Italia. Ahmet Zogu se pari mori garanci per regjimin e vet, e pastaj, ne vitin 1927, pranoi te lidhe Aleancen ushtarake per 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta per pune botore, ia nenshtroi plotesisht Shqiperine Italise ne pikepamje ekonomike e financiare, pranoi shume instruktore italiane. U krijua, pra, nje raport qe i ngjante shume atij protektorati, kunder te cilit ne luftonim ne Konferencen e Paqes.

Rreziku me i madh qe viteve te fundit na vinte nga Shqiperia ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe ate "kufirin ofensiv" kunder te cilit kishim luftuar para aleateve ne Paris, kur ata propozonin qe Italise t'i jepej mandati ne Shqiperi.

Eshte me interes te permendim ne kete vend se vetem ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kunder nderhyrjes se Italise ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Asnje shtet tjeter ballkanik nuk na perkrahu ne kete pikepamje. Dy fuqite detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundershtuan mbylljen e detit Adriatik. Per me teper, Osten Cemberlen, ne takimin me Musolinin ne Livorno, ne vitin 1926, e dha pelqimin per Paktin e Tiranes. E te gjithe perfaqesuesit franceze ne Tirane gjithnje e keshillonin mbretin Zog qe te mos hynte ne konflikt me italianet.



IX. PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQESISE I 25 MARSIT 1937

Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politike miqesore njera me tjetren, mund te merren vesh ne lidhje me Shqiperine, ne kete baze: Italia ka interesin e vet jetesor ne Vlore; kjo pjese e bregdetit shqiptar nuk ben te rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojme kete interes dhe ta respektojme. Interesi jetesor i Jugosllavise eshte qe te mos jete e rrezikuar ne kufirin e Shqiperise me Serbine Jugore as me Kosoven (e banuar me shqiptare) e as me Shkodren dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo eshte marre parasysh ne protokollin e fshehte te Paktit te Miqesise kur eshte parapare se do te ndalet fortifikimi i metejshem ne zonat e Librazhdit e te Milotit. Sa i perket aksionit ekonomiko-financiar ne Shqiperi, ne nuk kemi as nuk deshirojme te investojme fare mjetesh te posacme. Italianet, pra, mbeten pa konkurrence dhe pa verejtje nga ana jone, kuptohet me kusht qe te mbeten ne kufijte e obligimit tjeter te fshehte, qe e kane marre ndaj nesh para dy vjeteve se ne pikepamje politike, ekonomike ose financiare nuk do te kerkojne kurrfare dobish speciale qe do ta komprometonin ne menyre te drejtperdrejte ose te terthtorte pavaresine e shtetit shqiptar.

Ne kete menyre, Pakti i Miqesise, i 25 marsit 1937, krijoi nje "modus vivendi" te durueshem midis nesh dhe Italise ne terrenin shqiptar, ku, viteve te meparshme, kishim aq shume konflikte dhe mosmarreveshje.

Eshte ceshtje tjeter se sa ne Shqiperi do te mund t'u bente balle ky qetesim sprovave te ndonje situate me te rende e me te nderlikuar ne detin Mesdhe ose ne Ballkan.



X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

Pavaresia e Shqiperise eshte zvogeluar, por nuk eshte shuar

Pavaresia e nje shteti ndaj botes se jashtme gjithmone eshte nocion relativ. Duke marre parasysh edhe rrethanat, kjo pavaresi eshte me e plote ose eshte e zvogeluar. Per Shqiperine sot nuk mund te thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme eshte e pavarur nga Italia. E megjithate, ne bashkesine nderkombetare, Shqiperia konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik nderkombetar, bregdeti shqiptar nuk eshte italian, por eshte nen sovranitetin e nje shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur ne Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet ne nje pjese te territorit te Zares, por kjo me nuk i jep mundesi per zhvillim te metejshem. Italia ushtron ndikimin e vet ne Shqiperi, por nuk ka liri aksioni si ne territorin e vet. Shqiptaret, megjithate, e kundershtojne nderhyrjen e saj, i shkaktojne veshtiresi, e ngadalesojne.



"Ballkani popujve ballkanike"

Politika tradicionale e Serbise eshte "Ballkani popujve ballkanike". Ky parim, ne kohen e vet, eshte perdorur ne lufte kunder Perandorise Otomane dhe Monarkise Austro-Hungareze. Jugosllavia e perdori me sukses kete kunder dispozitave te Paktit te Londres, i cili fuste Italine ne Dalmaci dhe ne Shqiperi.

Ne aplikimin e ketij parimi, ne kemi pare gjthmone garancine me te mire per paqe ne Ballkan, per bashkepunim midis popujve ballkanik, per zhvillimin normal te popujve ballkanike. Prania e nje fuqie te madhe ne Ballkan eshte dere e hapur per intriga e pushtime.

Ekspansioni i Italise

A eshte e mundur qe Italia, duke u bere zoteruese sovrane e Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te mbetet vetem ne ate brez te ngushte bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjeteve, kur fuqite e medha ia dhuruan Italise Vloren me hinterlandin. Aq me pak mund te besojme sot, kur Italia po tregon aq dinamizem dhe guxim ne politiken e vet te jashtme.

Nje precedent i rrezikshem

Marrja e nje pjese te territorit ballkanik nga ana e nje fuqie te madhe jashteballkanike, pa kurrfare baze etnike, per te gjithe popujt ballkanike, pra, edhe per ne, eshte nje precedent i rrezikshem. Fuqite e tjera te medha, nga drejtimet e tjera, mund te paraqiten me pretendime te ngjashme. Rasti i Italise ne Shqiperi eshte posacerisht i rrezikshem per ne, sepse me Paktin e Londres, me te cilin Italise iu njoh per here te pare Shqiperia jugore, iu njoh edhe Dalmacia veriore. Precdenti per ngjalljen e dispozitave te Paktit te Londres ne nje sektor te Ballkanit e hap deren edhe per ngjalljen e dispozitave te tjera.

Ndarja e Shqiperise

Me rastin e vleresimit te tere kesaj ceshtjeje, duhet te kemi parasysh se ne cdo menyre duhet te shikojme qe t'i shmangemi cdo konflikti qofte te fshehte qofte te hapet me Italine. Gjithashtu duhet ta evitojme pushtimin e tere Shqiperise nga ana e Italise se ne kete menyre do te na rrezikonte ne vendet me te ndjeshme - ne Boke te Kotorrit dhe ne Kosove.

Duke marre parasysh te gjitha keto qe thame me siper, ndarja e Shqipeise do te mund te vinte ne konsiderim per ne vetem si nje e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, te ciles nuk do te mund t'i benim balle, dhe si nje dem i madh nga i cili duhet te nxjerrim aq dobi sa eshte e mundshme, do te thote nga dy te keqija duhet ta zgjedhim ate qe eshte me e vogel.

Kompensimet tona

Keto kompensime gjenden ne materialin e perpunuar para 20 vjetesh, kur shtrohej ceshtja e ndarjes se Shqiperise.

Maksimumi qe kemi kerkuar ne ate kohe ishte kufiri qe do te shtrihej buze Matit e Drinit te Zi dhe qe do te na jepte sigurine strategjike te Malit te Zi dhe te Kosoves. Gjithashtu duhet t'i siguroje luginat e liqenet te Ohrit dhe te Prespes, duke perfshire Pogradecin dhe fshatrat sllave te Malit te Thate, si dhe ato midis Prespes e Korces.

Marrja e Shkodres, ne kete rast, do te kishte rendesi te madhe morale dhe ekonomike.

Kjo do te na mundesonte zhvillimin e punimeve te medha hidroteknike dhe perfitimin e tokes pjellore per ushqimin e Malit te Zi. Shqiperia Veriore, ne kuadrin e Jugosllavise, do te mundesonte krijimin e lidhjeve te reja te komunikacionit te Serbise Veriore e Jugore me Adriatikun.

Me ndarjen e Shqiperise do te zhdukej qendra terheqese per minoritetin shqiptar ne Kosove, i cili, ne nje situate te re, do te asimilohej me lehte. Ne, eventualisht, do te kishim edhe 200000 deri 300000 shqiptare me teper, por keta jane, te shumten, katolike, marredheniet e te cileve me shqiptaret myslimane nuk kane qene kurre te mira. Shperngulja e shqiptareve ne Turqi gjithashtu do te behej ne rrethana te reja, sepse nuk do te ekzistonte kurrfare aksioni me i forte per pengimin e saj.

Beograd, me 30 janar 1939

Shifrat

Gjenocidi serb ne Kosove

Sipas te dhenave dokumentare, ne vitet 1876-1900 jane perzene nga trojet e tyre te Prokuples, Vranjes, Leskocit dhe Nishit jo me pak se 200 mije shqiptare. Gjate Luftes Ballkanike jane shperngulur nga Kosova me dhune 120 mije shqiptare, ndersa ne periudhen mes dy luftrave boterore u shperngulen per ne Turqi 300 mije shqiptare dhe per ne Shqiperi 50 mije te tjere. Nderkaq, ata shpronesoheshin nga tokat, shtepite, mjetet e punes etj., te cilat u jepeshin koloneve serbe e malazeze qe vendoseshin aty.

Marreveshja e 11 korrikut 1938, e lidhur mes Jugosllavise e Turqise, parashikonte qe brenda 8 vjeteve te ardhshem te shpernguleshin per ne Turqi 40 mije familje shqiptare.

Pas Luftes se Dyte Boterore, afer 500 mije shqiptare u vendosen ne Turqi, ndersa gjate viteve 1974-1999 mbi 300 mije shqiptare jane larguar nga Kosova ne vende te ndryshme si refugjate ekonomike, te detyruar nga kushtet e renda ekonomike dhe dhuna serbe.

Shifra te bera publike gjate punimeve te seminarit "Gjenocidi serb ne Kosove", Tirane, qershor 1999

Askush nuk duhet të përjashtohet nga përgjegjësia e ikjes

1.

Shpërngulja e shqiptarëve ka filluar edhe më herët nga viset veriore të Shqipërisë. Dëbimet e para të njohura datojnë që në vitet 1877. Në këtë kohë janë dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në viset më veriore që janë prej Pazari të ri, Kurshumlisë si dhe gjithashtu edhe prej vilajetit të Nishit. Në këtë kohë të gjitha ata që s'kanë mundur të ikin janë vrarë, masakruar nga forcat e ndryshme serbo-malazeze. Kështu që, është bërë ndryshim i thellë i hartës demografike të regjionit.

Serbët gjatë viteve 1875 - 1878, do të dilnin me sloganin e tyre “Neçartanist”: “Udarajte što žešće po arnaute, time bolje za našu atadžbinu”! (Bjeruni sa më rrëmbyeshëm shqiptarëve aq më mirë për atdheun tonë në këtë kontekst për shtetin serb).
Image
 Apo proklamata tjetër e ushtarakëve madhor serb të Millan Obrenoviqit që thoshte: “Sa më pak që të ketë shqiptarë dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë”.

...kur dinastitë e Obrenoviqëve i dëbuan dhunshëm mase 8130.000 shqiptarë autokton nga gjashtë nahijet e Pashallëkut të Beogradit dhe nga Sanxhaku i Nishit. Vetëm se Beogradi gjer nga fund vitet 1868 - 1869, i kishte 50.000 banorë dhe pas dëbimit të dhunshëm të etnosit shqiptarë nga Singidinumi (Beogradi) Dardanë aty mbetën më pakë se 25.000 banorë. Çka do të thotë se gjysma e më tepër e kryeqendrës të Knjazhevinës Serbe të Mihajllo Obrenoviqit ishte e banuar me shqiptarë autokton në Pashallëkun e Beogradit.
Image
Disa shënime statistikore serbe, bullgare dhe të shteteve të tjera janë të ndryshme dhe jo reale, kurse në disa burime gjermane apo angleze numri i shqiptarëve paraqitet shumë më i madh, ku sillej mbi 813.000 banorë të dëbuar dhunshëm nga 720 katunde shqiptare dhe dhe 8 vendbanime urbane ....


Në një letër datuar më 24 korrik 1879, si duket shkruar nga M. Obrenoviqi dërguar Jovan Ristiqit përveç tjerash thuhet, se me rastin e vizitës në Qarkun e Toplicës gjithë treva (krahina) prej Merdari deri te Prokupla është e zbrazët, dhe duhet të bëhët e banuar. Do të jetë vështirë — thuhet në letër të popullohet ana e djathtë e Toplicës derisa mos të zgjidhet çështja e kthimit të shqiptarëve, sepse ata kanë qenë kryesisht atje me vendbanime. Ana e majtë e Toplicës është e banuar dobët gjithashtu ka vetëm 3-4 shtëpi. Është e nevojshme që ato vende të banohen me popullsi të krishterë, e cila më vonë do të shërbente si mburojë kundër depërtimit të popullsisë shqiptare. Në letër shifet se M. Obrenoviqi shprehet kundër kthimit te shqiptarëve, bile thekson se Z. Gould shpesh e mërziste atë në lidhje me çështjen e kthimit të shqiptarëve në vendet e tyre. M. Obrenoviqi në letër shfaq gëzimin që turqit e kane zakon të vonohen në bisedime në lidhje me pagimin e damshpërblimit si dhe të pasurisë së muhaxhirëve shqiptarë.

Në fund disa historiografë të mëparshëm në punimet e tyre përpiqen të dëshmojnë se gjoja në kohën e shpërnguljes së shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit apo nga ishte bërë një këmbim i popullsisë, sepse gjoja edhe nga vilajeti i Kosovës ishte shpërngulur popullsia serbe. Kjo nuk mund të qëndrojë si fakt i së vërtetës shkencore. Atëherë nga Vilajeti i Kosovës ishte shpërngulur një numër i vogël i serbëve, të cilët duke qenë të pakënaqur me pushtetin turk kalojnë në Serbi, në Vojvodinë apo në territorin e Sanxhakut të Nishit. Nuk ka bazë në të vërtetën e pohimi se muhaxhirët shqiptarë të shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit në Kosovë kishin bërë zullume të mëdha në popullsinë serbe, dhe se ata ua kishin marrë tokat e tyre. Një gjë të tillë nuk e toleronte pushteti turk. Dihet se muhaxhirët janë vendosur më së shumti në fshatrat e çerkezëve, të cilët patën shkuar në Turqi, në fusha dhe pyje të paçelura, në tokat e agallarëve dhe bejlerëve, si çifçinjë.
Image
 Këtë e vërteton edhe një raport datuar me 30 maj të vitit 1879 i Qeverisë Serbe, në të cilin thuhet se: “shqiptarët, të cilët ikën në kohën e luftrave nga Serbia, shumicën e tyre pushteti turk e vendosi në fshatrat e çerkezëve në Kosovë”.( (Dr. Emin Pllana)

Shumica e muhaxhirëve shqiptarë u vendosën në Vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës, sidomos në kazanë e Vuçitërnës, të Gjilanit, të Mitrovicës, e më pak në Rrafshin e Dukagjinit. Një numer i tyre u vendosën në Bujanoc, Preshevë, Kumanovë, Shkup, Koçane, Velez, Pollog, Kërçovë etj. Shumë prej tyre shkuan në Turqi dhe në Shqipëri.
Image result for shperngulja e shqiptareve ne kohe te serbise
Ata u gjendën në një pozitë shumë të vështirë ekonomike. Kjo shihet nga ankesat e tyre dërguar Kongresit të Berlinit, Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë. Në një letër që i dërguan muhaxhirët Kongresit të Berlinit kërkojnë që të ndërprehen zullumet, sidomos të bullgarëve si dhe t'u bëhej e mundur atyre që të kthehen përsëri në trojet e tyre.

 Në këtë letër të cilën e nënshkruajnë Ali Shaqiri dhe Ismail Abdullahu në emër të afro 3.000 shqiptarëve të ikur nga rrethina e Nishit, Leskovcit, Vranjes dhe Kurshumlisë, përveç tjerash thuhet se: “gjendja e të ikurve është tejet e rëndë, fëmijët janë të sëmurë, nuk i kanë as gjërat më të nevojshme për ta mbajtur shpirtin, prandaj lutet paria e Evropes që të dërgohet një komision dhe ndihma të tjera për ata të cilët i kishin humbur të gjitha papritmas”. Pastaj në një telegram të dërguar nga Prishtina më 25 maj të vitit 1878 shkruhet: „5.000 të ikur nga rrethina e Vranjes kanë lënë pas të vdekur, të plagosur dhe të zënë rob nga ushtria serbo-bullgare. Ata nuk i kanë kursye as njerëzit, e as kafshët, por kanë filluar t’i shashtrisin njerëzit e pafajshëm vetëm e vetëm që ta marrin arratinë". (Reshat Avdiu )
Image result for shperngulja e shqiptareve ne kohe te serbise
Marreveshje xhentellmene Tito-Kypërli e vitit 1953 (nenshkruar ne Split) per shprenguljen e 'turqve', nje tjeter term eufemizem per t'i debuar shqiptaret mysliman nga Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi. Ja nje fragment bisede midis Titos dhe ish-ministrit te jashtem turk, Kyperli (nje liber fort te thukte qe rrah kete ceshtje e ka H. Bajrami).
Image result for shperngulja e shqiptareve ne kohe te serbise
Tito: “Do të ishte në interes të të dyja vendeve që të punojmë për harmoninë e popujve në të ardhmen. Kjo do të thotë se nuk do të na ngarkojë fare e kaluara. Sa u takon shqiptarëve të religjionit musliman në Kosovë dhe Maqedoni, atyre përmes vizave që do t’u lejohen nga Qeveria e Juaj (turke), do të kenë mundësi të integrohen me familjet e tyre që i kanë andej në Turqi. Ato lidhje familjare janë krijuar shekuj me radhë. Për mënyrën e vizave të pasaportave, ne nuk do të vendosim, por ne do të përkujdesemi që të keni sa më tepër kërkues. Atyre u nevojitet t’u sigurohet pasuri tokësore, sepse afër 90% e tyre janë bujq... Besoj se deri në vitin 1959 atje do të keni përafërsisht një milion qytetarë bujq të zellshëm. Kështu flasin informatat nga terreni, për të cilat ne kemi punuar që nga viti 1951... Bartja le të fillojë nga Shkupi, sepse prej andej shqiptarët ndjehen më të sigurt që të lëvizin. Kosovarët janë më të egër, por do të përkujdesemi që të natyralizohen aty për fillim...” .


Kjo marreveshje nuk ishte dicka e re, por vetem sa vijonte praktiken e konventave me permbajtje e program te spastrimit etnik te Kosoves dhe Maqedonise se Vardarit. E tille eshte konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938, e botuar se fudmi prape nga prof. Hakif Bajrami. Po je i interesuar, besoj qe mund te te siguroj falas nje kopje!


“ Arnaute je nemoguće suzbiti samo postupnom kolonizacijom ... Jedini način i jedino sredstvo to je brutalna sila jedne organizovane državne vlasti, u čemu smo mi uvek bili iznad njih.

Clan 2. konvencije je predviđao kompletnu ekspatrijaciju Albanaca iz mnogih gradova, među kojima su: Prizren, Uroševac, Priština, Kačanik, Gnjilane, Preševo, Peć,Istok, Mitrovica, Đakovica, Vučitrn, Drenica i drugi. Za prvih pet godina, od 1939-1944, bilo je predviđeno da se u Tursku iseli 25.000 albanskih porodica, i to sledećom dinamikom:

— Vaso Čubrilović

4.000 familje 1939,
6.000 familje 1940,
7.000 familje  1941 dhe  1942 dhe
8.000  familje  1943 dhe 1944.




Në bazë të statistikave në përiudhën kohore 1952-1965 për Turi janë shpërngulur 452,371 shqiptar:



1952---------------------------- 37.000
1953---------------------------- 19.300
1954---------------------------- 17 500
1955---------------------------- 51.000
1956---------------------------- 54.000
1957---------------------------- 57.710
1958---------------------------- 41.300
1959---------------------------- 32.000
1960---------------------------- 27.980
1961---------------------------- 31.600
1962---------------------------- 15.910
1963---------------------------- 25.720
1964---------------------------- 21.530
1965---------------------------- 19.821

3.


Sipas njoftimit aktual (janar 2015) të Zyrës Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë, (BAMF) numri ri i kërkesave për azil në Gjermani është dyshifruar. Në vendin e parë prijnë refugjatët nga Siria me 5.530 persona ndërsa në vendin e dytë është Kosova me 3.328 persona. Pastaj vijnë Serbia me 2.042, Shqipëria me 1.598, Afganistani me 1.129 etj. Çka do te thotë rritje e kuotës për 73% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

******


4.





Në dhjetë ditët e para të shkurtit, 1500 azilkërkues nga Kosova vetëm në Bavari
Landi i Bavarisë në Gjermani ka kërkuar nga shtetet fqinje dhe të BE-se që të ndërmarrin masa të shpejta për ta ndaluar emigrimin e madh të shqiptarëve të Kosovës në Gjermani.
Përmes Këshillit Federativ, Bavaria synon që Kosova dhe Shqipëria të shpallen shtete të sigurta, me qëllim që të përshpejtohen procedurat për procedimin e kërkesave për azil dhe me këtë edhe kthimin e shpejtë të tyre.
Sipas Sekretarit Shtetëror të Qeverisë bavareze, Marcel Huber, vetëm të hënën e kaluar në Bavari kanë arritur mbi 1000 njerëz, 800 prej tyre nga Kosova.
Që nga një shkurti i këtij në këtë Land të Gjermanisë kanë hyrë 2400 azilkërkues, 1500 vetëm nga Kosova.
Huber ka folur për një “keqpërdorim të së drejtës së azilit”, madje për një “eksod nga Kosova”, dhe ka thënë se qeveria e Kosovës i ka “përgjëruar” autoritetet bavareze që t`i kthejnë sa më shpejtë të gjithë azilkërkuesit në Kosove, pasi ata nevojiten atje.
Sipas tij, kjo situatë jo vetëm që i ka stërngarkuar autoritetet bavareze, por paraqet edhe rrezik për shtetësinë e Kosovës. Andaj, Bavaria po mundohet që shqiptaret të ndalohen qysh jashtë Gjermanisë, duke kërkuar kontrolle më efektive në kufirin Hungari-Serbi.
Sipas ministrit të Brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrman, çdo ditë nga Kosova përmes Serbisë dhe Hungarisë po ikin mbi 1000 qytetarë të Kosovës me destinacion kryesor Gjermaninë dhe Austrinë.
Në të njëjtën kohë për landet tjera nuk ka ende të dhëna. Pas raportimit të Gazetës Bild am Sonntag mediat dhe politika gjermane janë bërë shumë aktive për temën e azilkërkuesve nga Kosova.

5.

“Askush nuk duhet të përjashtohet nga përgjegjësia e ikjes. Krerët e institucioneve duhet të veprojnë menjëherë dhe ta ndalojnë emigrimin”, ka thënë  Adem  Grabovci.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ka fajësuar shtetin serb, për emigrimin e kosovarëve jashtë vendi.
Sipas tij, emigrimi i qytetarëve është mirë i organizuar dhe për këtë ai fajëson Serbinë.

“Ne e dimë që me herët kalimi nëpër Serbi ka qenë shumë i vështirë, poashtu edhe kalimi i kufirit me Hungarinë ka qenë tepër i vështirë.
Grabovci: Po ndodh një e keqe prapa të cilës qëndron shteti serb
Por tani është duke ndodhur një e keqe prapa të cilës qëndron shteti serb”, ka thënë Grabovci.

Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të marrë masat adekuate.

“Askush nuk duhet të përjashtohet nga përgjegjësia e ikjes. Krerët e institucioneve duhet të veprojnë menjëherë dhe ta ndalojnë emigrimin”, ka thënë Grabovci.

Ai ka folur edhe për qëndrimin e tij dhe disa deputetëve të Kuvendit në ‘Lutjen e Mëngjesit’ në Amerikë. Sipas tij, gjatë qëndrimit ë delegacionit kosovarë në Amerikë, ata kanë pasur një trajtim të veçantë nga ana e organizatorëve.

Grabovci ka shtuar se gjatë kësaj kohe ka pasur takime të veçanta me kongreset dhe senatorë të shtetit amerikan me ç’rast kanë marrë mësimet të mira.

****

6
Image result for fadil lepaja

Publicisti Fadil Lepaja konsideron se migrimi nuk ndalet në kufi të Hungarisë, por duke çliruar shtetin nga krimi dhe korrupsioni i cili po ia merr frymën këtij vendi!
Sipas tij masat e Policive gjermane, austriake, hungareze dhe serbe që po bashkëpunojnë për të ndalur në kufi të Hungarisë, eksodin e shqiptarëve drejt Evropës, vetëm sa do t`i ngrisin çmimet nga grupet kriminale..
“Këto masa nuk kanë me e ndalue këtë problem, veç sa kanë me i ngrite çmimet dhe kështu me e rrite përfitimet e grupeve informale në Serbi dhe Kosovë. Problemi është këtu. Këtu duhet punuar që njerëzit të mos marrin vendim me leshue vendin. Diku me bindje diku me masa ekonomike e sociale, e sidomos me e rikthye perspektiven në këtë vend duke e luftuar seriozisht krimin dhe korrupsionin i cili e ka fute nen kontrolle çdo aktivitet ekonomik përmes ndikimit ne institucione”, vlerëson Lepaja.
Sipas tij njerëzit që nuk janë pjesë e grupeve kriminale nuk mund të zhvillojnë aktivitet ekonomik pa paguar haraç tek familjet që i kontrollojnë bizneset e caktuara.



“Askush i cili nuk është pjese e klaneve kriminale, para politike, nuk mundet me e zhvillue një aktivitet ekonomik nëse nuk paguan haraç, ose nëse nuk e ka lejen e familjeve që i kontrollojnë bizneset e caktuara. Pa lejen e tyre nuk mundesh me marrë as licencë e as nuk të lenë rehat as patrullat e inspektorëve të ndryshëm të cilët të shantazhojnë derisa të pajtohesh me rregullin që e kanë vu "familjet" !”, potencon ai.
Lepaja thotë se njëjtë është edhe në ndërmarrje publike, dhe institucione, ku mijëra ekspert keqtrajtohen dhe degradohen dhe ngritën në detyra pjesëtare të padijshëm e të paskrupullt të "familjeve" mafioze të cilat janë akomoduar në shtet sikur në shpi të babës.
“Pa e ndryshue këtë rregull që e vendosin këto klane, nuk ndalet dëshira e njerëzve për me ikë. Shumica e qytetareve të këtij vendi nuk kanë ëndërruar as nuk janë angazhuar që ky vend të bëhet Kolumbi, por e ky vend të jetë Evropë”

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...