Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/11

Shkronjat hani ju, Ne s’hamë poezi!!!


Çun Lajçi

Çun Lajçit

PRESIDENT
Mëkat që s’je
Në 7 vjetorin e Pavarësisë
Ti shohësh çlirimtarët
Duke ikur me gra e fëmijë!
Tani s’i përbeva n’Dhè
Por u shkrova poezi.
U thashë: Pashë lotin tim
Mos ikni n’dhe t’huaj!
M’thanë: Fëmijtë duan bukë
Shkronjat hani ju
Ne s’hamë poezi!!!
President u dogjem
Në mes të Janarit
Çelsin e mori gjarpëri
E po rrëshqasim
Danubave,Tisave e Vardarit!

Fotomodelja e famshme shqiptare Ermira Rexhepi,flet me shikime prej Ankarasë….



Ermira Rexhepi është nga Gjilani.Ajo është modelja më e njohur shqiptare që ka shkelur dhe ecur mbi pasarelat me të famshme të Turqisë dhe botës,që ka reklamuar për dizenjatorët e brendet më të famshme të Ankarasë,Stambollit,Izmirt,Londrës…Parisit,Romës…dhe që është shfaqur në kopertinat e magazinave me prestigjioze me tirazhin më të madh në botë.

Pavarësisht suksesit,Ermira ka mbetur person I thjeshtë.Bukuroshja që është nga Kosova thotë” Kosova është vendi im.Ajo më jepë force,më gjallëron…”…


Pa dyshim,shikimin e njerës prej femrave më të bukura mund të thotë edhe më shumë se njëqind gjëra,apo jo?!...
Ermira në profilin e sajë në facebooc,ka të bëjë pikërsiht me angazhimin e saj edhe në lëmin e gjimnastikës ritmike…shumë e buzëqeshur…


Ajo thotë”Ju durojë shqiptarëve buzëqeshjet e mija,Kosova ime e shtrejtë”!!!

2015/02/09

Filozofia feministe fiton!


Dr. Mandeta Minxhozi

“Grua nuk lind, bëhesh”; Femrat cilësohen si klasa tjetër, identiteti femëror përcaktohet në relacion me meshkujt pikërisht si ajo që meshkujt nuk janë, dhe jo si ajo që vetë femrat janë; Simone De Beauvoir.

Hierarkia gjinore është forma më e lashtë dhe jetëgjatë e pabarazisë, më e vështira, për shkak se ajo i ka mbijetuar kaq shumë transformimeve shoqërore. Gratë përshkruhen në mënyrë konvencionale nga burrat si emocionale, mendërisht dhe moralisht të dobëta, të nxitura seksualisht dhe deri në kohët e fundit ato kanë qenë të përjashtuara nga pozitat e pushtetit, përveç disa grave aristokratike, pak mbretëreshave, dhe sot ato vështirë se kanë rol të rëndësishëm në vendimmarrje politike apo publike.

Feminizmi “Radikal” mendon se kuptimi i të qenit grua është e modeluar dhe e shtrembëruar nga burrat. “Radikalët” mendojnë se ndryshimi i ligjeve nuk do të ndryshojë mendimet e rrënjosura tek burrat dhe janë në kërkim të një kuptimi krejtësisht të ri, të asaj ç’ka do të thotë të jesh grua.

Feminizmi për të drejta të barabarta kërkon të ndryshojë pozitën e grave në shoqëri nëpërmjet ndryshimit të ligjeve, pasi gratë kanë qenë të shtypura prej ligjeve që i kanë prodhuar kryesisht burrat, dhe duke ndryshuar ligjet, (p.sh duke u dhënë grave të drejtën e votës, pronësisë pas martesës, të divorcit, kandidimit për pushtete qendrore apo lokale), sigurisht që sjell ndryshimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Pushtetet gjinore dhe konkurrenca; “Ajo, (femra) është çka mashkulli dekreton… ajo është përcaktuar dhe diferencuar duke iu referuar mashkullit dhe jo mashkulli duke iu referuar femrës; ai është subjekti, ai është absoluti – ajo është tjetri”; Simone De Beauvoir

Pushteti padyshim shfaqet edhe në shkencat liberale politike të cilat ballafaqojnë lehtësisht vetveten me argumentin, veprimet e qëllimta apo pëlqimin. Që nga kohët e hershme, shkrimtarët apo aktivistët liberalë synonin që ta kufizonin fuqinë. Ato filluan me sfidimin e mbretërve. Synimi ishte të vendosnin limite kudo (ndonjëherë veçanërisht) edhe te vendimet kolektive të “popullit”. Ato binin dakord në faktin se mënyra më e mirë për të vendosur limite ishte të ndaje dhe shpërndaje aftësitë për të ushtruar pushtetin. Në fakt, shpërndarja përfundimtare e pushtetit nuk është bërë kurrë. Pabarazia sociale dhe ekonomike përzihet me principet demokratike dhe shpesh është pakica që sundon prapa fasadës së demokracisë. Shkencëtarët politikë liberalë në përgjithësi përgjigjen duke debatuar se megjithëse pushteti shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, ai gjithsesi shpërndahet në mënyrë të gjerë. Pavarësisht faktit që ka hierarki sociale dhe ekonomike, demokracitë liberale janë regjime të përziera. Disa mendime merren nga një person, disa të tjera nga pak persona, por shumica e tyre merren nga shumë persona – ose së paku në një mënyrë të atillë që e merr parasysh edhe pikëpamjen e shumicës. Efektet e kombinuara të përpilimeve kushtetuese dhe të politikave demokratike kanë të bëjnë me vënien në funksion të grupeve të veçanta të interesit për sa i përket ushtrimit të pushtetit.

Po të shikojmë raportet e ndarjes së pushteteve sipas raporteve gjinore, ligji i diskriminon gratë, pasi ka vendosur kufirin 30% për qind për pjesëmarrje në Parlament, kur në fakt duhet të ishte as më shumë e as më pak, por 50 për qind me 50 për qind. Por edhe kur është ligji, përsëri mënyra si implementohet shkon më në favor të meshkujve fakti që në funksione të larta shtetërore publike ka më tepër meshkuj. Si një sfidë edhe ndaj ligjit që i jep të drejtën grave deri vetëm në 30% për t’u përfaqësuar në Parlamentin shqiptar, edhe ndaj mos përfaqësimit të gjinisë femër në kandidim as në raportet që parashikon ligji në këto zgjedhje, mbetet për t’u vlerësuar kapërcimi ndaj këtyre barrierave gjinore që bënë qytetarët e qyteteve të vogla, Burrel, Konispol, Patos, të cilët votuan kandidate femra, duke treguar kështu emancipim në nivele të larta dhe civilizim. Me këtë votë këta qytetarë i kanë bërë sfidë në të njëjtën kohë kulturës patriarkale, politikës shqiptare, politikave mediatike me gjithë panelet e tyre mashkullore nëpër ekrane etj.

“Bravo Burreli, Konispoli, Patosi! Duke votuar Adelina Farricin në Burrel, Mimoza Arapin në Konispol, Rajmonda Balilaj në Patos, secili votues;

• Besoi dhe votoi vlerat individuale të kandidates duke injoruar stereotipizimet gjinore të krijuara në shoqërinë shqiptare. Më e rëndësishme është fakti se një grua kandidate nuk fitoi si privilegj apo duke ia dhuruar pushtetin meqë është femër, pasi nuk duhet të kalohet në raporte diskriminuese me gjininë mashkullore, por fitoi në kushte konkurrence për shkak të mirëbërjes së politikave të saj. E rëndësishme është që qyteti i Burrelit, Konispolit, Poliçanit duket se i kanë kapërcyer me kohë barrierat gjinore, duke mos e lënë më femrën në statusin si grup i stigmatizuar, por duke i dhënë mundësi dhe shanse të barabarta me meshkujt për t’ia njohur aftësitë administrative përmes konkurrencës me burrat. Fitorja e kandidateve femra nuk erdhi me një ditë investim por me kohë investim, dhe është meritë e qytetarëve të Burrelit, Konispolit, Patosit si dhe e strukturave të PS që me kohë i kanë dhënë shansin këtyre grave për të treguar aftësitë e tyre përmes angazhimeve në qytet dhe në struktura. Dhënia e shansit grave për të shfaqur dhe për t’ju njohur vlerat e tyre individuale, publike, është shumë e rëndësishme pasi aty dhe fillon zanafilla e të promovuarit pozitivisht, dhe për rrjedhojë edhe korrja e fitores. Problemi pikërisht fillon tek zanafilla, dhënia apo mosdhënia e shansit femrave për të shprehur potencialet e tyre, pasi femrës zor se ia japin këtë shans apo mundësi shfaqjeje potencialesh intelektuale, menaxheriale administrative etj., sepse shoqëria mashkullore vë alarmin kur një femër kërkon të promovohet dhe për rrjedhojë bota mashkullore fillon luftën e pushteteve gjinore. Kryetarët e partive duhet ta kuptojnë tashmë që dhënia e shanseve duhet të jetë në raporte të barabarta mes gjinive femërore dhe mashkullore 50% me 50%, dhe as më pak e as më shumë. Po ashtu kryetarët e partive duhet të binden se siç ka rënë miti i bastioneve, ashtu edhe miti i maskulizmit është në rënie dhe se populli shqiptar tashmë po voton gjithmonë e më tepër bazuar mbi vlerat e individit qoftë femër apo mashkull. Këtë e tregoi edhe fakti që në disa zona kishte marrë vota kandidati, por jo aq partia që përfaqësonte, ose anasjelltas.

• I tregoi politikës që ndoshta shoqëria shqiptare është lodhur nga britma mashkullore me zëra të trashë, nga burrat që ulen me orë të tëra e bëjnë “pazare” nëpër kafenera me gotën e rakisë apo të pijes përpara. I tregoi politikës se një femër mund ta fitojë garën edhe pa qenë nevoja të ulet me orë të tëra nëpër kafenera, të pijë me burrat dhe të intrigojë pasi angazhimet në karrierë dhe familje ia kufizojnë këtë mundësi, (pozitive apo negative).

• I tregoi politikës që fuqia mendore te femra nuk është në nivele më të ulëta se sa te meshkujt, por është shoqëria që e ka etiketuar gruan si më të dobët, si më emocionale që nuk përballon dot sfida, si më irracionale. Kur ne lindim, në fakt lindim si mashkull dhe femër dhe jo si burrë dhe grua. Kulturat kanë edukuar sjellje, atashuar atribute dhe role ndarëse si grua apo si burrë.

Dhe në fakt shoqëria gabon kur shprehet se një femër duhet të fitojë si femër, ose se duhet të votohet si femër, se gjynah se është femër, se nuk duhet kundërshtuar apo kritikuar se është femër nëse nuk e bën detyrën e saj në një funksion apo post publik, sepse nuk është kjo që kërkojnë lëvizjet feministe. Ato nuk kërkojnë që të qenit femër të të japë privilegje për shkak të gjinisë. Jo, aspak. Ajo që duhet theksuar është se kërkohet që mundësitë, shanset për garime apo për një post publik duhet të jenë të barabarta. Aspak nuk duhet menduar që një femër duhet të gëzojë privilegje për shkak të gjinisë, pasi edhe femra si para edhe pas marrjes së një pushteti, duhet t’i përballojë absolutisht njëlloj ashtu si edhe mashkulli përgjegjësitë, presionet, konkurrencat dhe t’u përgjigjet përgjegjësive po njëlloj si një mashkull, dhe nuk mund të justifikohet se duhet të falet apo tolerohet se është femër. Nëse do të ndiqnim logjikën e lëshimit të gjërave dhe dhënien e favoreve vetëm se është femër, atëherë do të binim në një gabim tjetër në atë të diskriminimit të gjinisë mashkullore, do të thellonim stereotipizimet gjinore duke diskriminuar gjininë mashkullore dhe duke favorizuar atë femërore, duke krijuar kështu përsëri probleme shoqërore. Anëtarët kategorizohen dhe stigmatizohen (njollosen) në mënyrë kolektive dhe jo individuale dhe diskriminohen në mënyrë sistematike si nga ana sociale ashtu edhe ekonomike. Në bazë të të kuptuarit klasik liberal të tregut, njerëzit ndihen dhe bien, kanë sukses dhe dështojnë një nga një; nga ana tjetër stigma (njollosja) është një fat i përbashkët. Kjo ndodh me gratë. Është koha që të vlerësojmë cilësitë individuale të njeriut përtej barrierave gjinore dhe përtej gjykimeve si grupim.

Autorja; Pedagoge e Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

MOS IKNI NGA TOKA MËMË






  Dr.  Zef mulaj  /Poet/

     mulajzef@libero.it

MOS  IKNI   NGA TOKA   MËMË

Në Kosovë, qindra qytetarë po përpiqen çdo natë të sigurojnë një vend në një nga autobusët që udhëtojnë për në Serbi, prej nga pastaj në rrugë të paligjshme synojnë një jete më të mirë në vende të Evropës Perëndimore. Me mijëra persona e kanë lënë vendin vetëm gjatë muajve të fundit dhe lëvizjet e tilla për shumë njerëz janë shenjë e pakënaqësive në rritje me udhëheqjen politike të shtetit më të ri e më të varfër të Evropës./Zeri i amerikes/




MOS IK NGA TOKA MËMË

Edhe të varfrit në tokën mëmë
Sytë i shohin kaltërsi e shpresë

Në buzëqeshje pikon shije nëne
Aromë e saj të mbanë gjallë 
Që është themel i gurit të parë 
Aty ndien lumturinë që jeton
E larg ndien heshtjen e vdekjes 
Pa erën e tokës që të mbulon

Në tokën mëmë është trupi 
Me gjymtyrë me fruta dashurie 

Toka e mbetur djerrë të mallkon
Dhe kur je larg saj të quan tradhtar
Aty është thesari i vjetër e i ri

Mos ik nga toka Mëmë
Ajo është gjaku i brezave

Gjermania po i mbanë azilkërkuesit në kampet e nazistëve


Gjermania  po i mbanë azilkërkuesit në kampet e nazistëve (Video)















Gjermania është një nga destinacionet më të kërkuara nga emigrantët. Por, kohët e fundit, ajo që shihet si toka e premtuar për shumë njerëz, ka shtrënguar procedurat për pranimin e azilkërkuesve.
Ditën e martë bota përkujtoi 70-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Auschwitz. Po në të njëjtën ditë, qyteti gjerman i Augsburgut vendosi që të kthejë një tjetër ish-kamp përqendrimi të Hitlerit, Dakaun, në një ndërtesë për të strehuar refugjatët.
Këta persona, emrat e të cilëve janë të shënuara nëpër lista, rrëfejnë se jetesa në këto kampe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur. Disa zyrtarë gjermanë e kanë dënuar këtë politikë, duke thënë se autoritetet përkatëse po tregohen të pandjeshëm ndaj azilkërkuesve, për vetë historinë e dhimbshme që këto kampe qëndrimi përfaqësojnë.
Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë dy dekadave të fundit, Gjermania rezulton me numrin më të madh të azilkërkuesve në të gjithë botën.
Një në pesë persona që vijnë në Gjermani për të qëndruar janë nga Siria, Kosova, Serbia ose Afganistani.
Dakau nuk është i vetmi ish-kamp përqendrimi që përdoret për të strehuar numrin në rritje të azilkërkuesve. Edhe në disa qytete të tjera, për të përballuar numrin në rritje të azilkërkuesve, kryetarët e komunave janë duke përdorur forma alternative, si magazinat bosh apo kazermat ushtarake.
Në javët e fundit, lëvizja anti-myslimane Pegida, që trumbeton politika raciste, ka fituar mbështetje veçanërisht në Gjermani lindore, ku ndër qëllimet e tyre janë krijimi i një ligji të ri për emigracionit, i cili do ta vështirësojë akoma edhe më shumë depërtimin e azilkërkuesve në Gjermani.

Pëllumb Xhufi:Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë


Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë
















Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar, Eleuther Venizellosi". Kështu u përgjigjet deklaratave të artisë ultranacionaliste greke, "Agimi i Artë", historiani i njohur Pëllumb Xhufi.
Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", profesori thotë se deklaratat e drunjta të "Agimit të Artë" nuk do të meritonin asnjë vëmendje, nëse nuk do të shprehnin një shqetësim real të nacionalizmit grek dhe të historiografisë nacionaliste greke. Kjo forcë politike ultra-nacionaliste përmes një shkrimi në faqen zyrtare, shprehej se shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, i cili zhvilloi një luftë të ortodoksisë kundër turqve, për të mbajtur të lirë rajonin. Në shkrim shtohej gjithashtu se shqiptarët përdorin në mënyrë të padrejtë flamurin e Perandorisë Bizantine si flamur kombëtar dhe nënvizonin se Epiri ishte grek.
Reagimi i "Agimit të Artë" erdhi pas deklaratave të pak ditëve më parë të kreut të marrëdhënieve me Jashtë në partinë Aleanca Kuqezi, Lisen Bashkurti, i cili foli pas një tjetër fyerjeje ndaj shqiptarëve. Paralajmërimit që Bashkurti u bëri këtyre ekstremistëve nëse shkelin në territorin tonë, duke iu kujtuar betejën e Lëkursit në fillim të shekullit

Por, cilësimi si grek i Skënderbeut, për historianin e njohur Pëllumb Xhufi, ka tjetër domethënie. "Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX", vëreni ai.
Nga ana tjetër, profesori vëren se "fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë". Sipas Xhufit, është pikërisht për këtë arsye që historiografia dhe politika greke bënë gjithçka për t'i 'adaptuar' e për t'i paraqitur ata si grekë.

"Madje qysh në shekullin XIX, ndonjë ideolog i 'megali-idesë' shkoi më tutje: duke ndjerë si frustrim kombëtar boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke, mendoi të 'rrëmbejë' edhe Skënderbeun", shton ai, duke theksuar kështu, se cilësimet mbi heroin janë krejt të hershme. Për Pëllumb Xhufin, njohës i mirë dhe autor i disa librave për këtë periudhë historike, "Agimi i Artë" nuk bën gjë tjetër veç shkel në rrugë të perënduara.
"Askush në Evropë e Amerikë nuk ua ka vënë veshin kllapive të tilla. Madje edhe në vetë Greqinë, brenda dhe jashtë botës akademike po shtohen gjithnjë e më shumë zërat, që denoncojnë nervin nacionalist e shovinist të historiografisë e të vetë politikës greke", nënvizon ai. Në fund, ai këshillon që "ndaj këtyre duhet të tregohemi (dhe duhet të tregoheni edhe ju gazetarët) të vëmendshëm dhe jo ndaj kakarisjeve të sorrave të 'Agimit të perënduar'".

Çamëria, dikur ku flitej dhe këndohej vetëm shqip

Një impresion i veçantë, një shqetësim dhe pikëllim mbizotëron kur të qëndrosh në Çamëri, dhe në ato vendbanime ku gjithçka ‘shqip’ apo ‘shqiptare’ ndalohet dhe dënohet.

Çamëria, dikur ku flitej dhe këndohej vetëm shqip



Nga Beqir Sina 


Rrugëtimi në këtë krahinë, të pushtuar nga grekët dhe greqizmat ka groposur thellë elementin shqiptar, apo të ashtuquajtur arvanitas në këtë zonë, që dikur shquhej si zonë e një populli punëtor në tokat pjellore, tokat me trashëgimi të pasur historike dhe kulturore si dhe një zonë ku ka një pasuri dhe laramani të traditave shqiptare si veshjet, vallet, doket e zakonet e ndryshme popullore dhe kulturore.
Gjatë vizitës time në fshatrat e Çamërisë, më bëri shumë përshtypje se qendrat kryesore, qyteteve të cilat janë të "rreshtuara" për rreth kufirit, por edhe pak më në thellësi, të Greqisë veriperëndimore, janë të rrethuara nga fshatra me emra krejt shqiptarë. Aty thuhet se në shtëpi të vjetrit flasin ende shqip, ndërsa ti je vizitor dhe të bie që veshi të dëgjon të flitet shqip, aty të duket vetja se je në ndonjë zonë të jugut të Shqipërisë.
Këto janë qytetet dikur shqiptare të tilla si : Gumenica, e cila ishte e rrethuar nga emra fshatrash shqiptarë, nga Dushku, Grikohori, Salicaj, sikurse është dhe Paramithia, me Globoçarin, Skupica, Sharati, ndërsa Margëlliçi është i rrethuara nga Luarati, Karbunari, dhe Margariti, kurse Filati, nga Shqetaqri, Spatari, dhe Çifligu, Janina nga Koska dhe deri tek një shesh me varrin e Ali Pashë Tepelenës, dhe kështu me radhë vjen Preveza, por edhe Arta e cila ka në mes të saj Kalanë e Artës e ndërtuar sipas stilit iliro-dardan në shekullin e 13-të, ku një urë e lashtë është përmbi lumë është e ndërtuar si urat e lashtësisë në Shqipëri, ajo e Mesit në Shkodër apo ajo Ura e Hijes së Metës në Gjakovë.

Në ndërkohë të vizitosh cilindo nga këto fshatra, të Greqisë veriperëndimore, kur bie darka dhe burrat e fshatit mblidhen në kafenetë, dëgjon se shumë të moshuar flasin në mes vetit vetëm gjuhën arvanite-arbërore, pra një shqipe kjo, karakteristike, e kësaj zone - një shqipe që është mjaft e ngjashme me atë të shqiptarëve të vjetër nga këto zona, shqipe, që ka mbetur ashtu “gjysma – gjysma” e pa ruajtur dhe e pa  kultivuar, nga këta banorë bujarë dhe fisnik.
Por se ngaqë largimi i shqiptarëve por edhe asimilimi i “detyrueshëm” i tyre, sidomos nga politika ultranacionaliste greke, e ndjekur në mes shekullin e 20-të, ndaj popullsisë autoktone shqiptare duke përfituar edhe prej sundimit komunist në Shqipëri, ka bërë atë që në këto zona të mos gjesh më "shqiptarë", sado që mund t'i kërkosh të bisedosh me ata të mos origjinën e tyre,
Mbasi për fat të keq edhe ndonjë që ka mbetur, ka frikë të fasë shqip dhe të paraqitet si shqiptarë, kjo ka ardhur ngaqë nga kësaj popullsie është ushtruar represion madh dhe ka "një persekutim" të fshehtë që të kujton kohën e përndjekjes në Shqipëri.


Aq sa duhet thënë se në çdo fshat të kësaj zone gjen shumë pak për të mos thënë aspak, shqiptarë sidomos atyre  të fesë myslimane, të cilët ishin Çamët. Por, edhe Shqiptarët ortodoks që janë banorët e kësaj zone, dhe kanë marrë tokat dhe pronat në përdorim dhe jo me tapi, nuk “pranojnë” në asnjë mënyrë të flasin shqip. Bile, kur ti i afrohesh ndonjërit prej tyre dhe i flet shqip ata të largohen gjithë frikë, njësojë si në kohën e regjimit komunist në Shqipëri. kur çamët kishin frikë të deklaroheshin se ishin nga Çamëria.
Një grua shqiptare, nga zonat e jugut të Shqipërisë, e cila punonte në një familje të këtyre fshatrave( emrin dhe fshatin nuk e tregojë sepse ajo i trembej "rrezikut" që sillte) më tregojë se në fikun e shtëpisë, ku ajo ishte e punësuar, kishte gjetur në një pllakë dërrase të gdhendura emrat e një çifti shqiptar mysliman - çamë.
Por, sipas studiuesve të çështjes Çame, thuhet se :”Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popull me një origjinë të përbashkët - Pellazgët e lashtë që i bie se  janë shqiptarët e sotëm” thonë ata.
Të cilët kan gjuhën dhe kulturën e arvanitëve - shqiptarë, por që ekzistenca e këtij populli të harruar dhe e lënë pas dore në drejtim të trashëgimisë së tyre, si nga sundimi gjysmë shekullor i Enver Hoxhës, dhe atë që është bërë fare shumë pak për ta,  gjatë këtyre 23 vjetëve prej nga koha që ai regjim u rrëzua, ngelen përsëri sot e kësaj dite “shqiptarët e harruar” e lënë pas dore. Vetëm në kuadrin e një "Traktati Miqësie" me shtetin grek të arritur nga ish Presidenti Berisha,  cili bëri të vetmin hap për hapjen e kësaj çështje mas 50 vjetëve.
Asimilimi dhe "harresa" mendohet se ka ardhur edhe ngaqë se ata mund të humbasin përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse, arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar, dhe që politika e sotme shqiptare mban një barrë të rëndë për t’a zgjidhur atë sidomos kur bie fjala sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare.
Megjithëse, nuk a asgjë zyrtare dhe studim të mirëfilltë, por kan mbetur  vetëm shkrime dhe disa reportazhe prej Edit Durhamit, disa studiuesve , historianëve dhe gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të dekadave të fundit dhe disa dokumentare nga Çamëria, për të treguar se sa shqiptarë ka mbetur në këto zona dhe se sa shqiptare janë këto zona, ka edhe fakte të tilla që mund të tregojnë si ky fakt që mësova gjatë vizitës ime në Çamëri.
Një shqiptarë që kishte emigruar në Gumenicë në vitin 1990, kur u rrëzua komunizimi në Shqipëri, në kushte anonime, tregon se :” Kur u largova nga Shqipëria, dhe u vendosa në Gumenicë, u strehova tek një shtëpi dykatëshe, karakteristike të këtij qyteti që ngjason shumë me Sarandën. Flija,thotë ai në katin e dytë sepse kati i pare ishte dyqan që mblidhte qumështin e mëngjesit, të fshatrave për rreth qytetit të Gumenicës, dhe prodhimeve të fshatit. Të nesërmen që isha arratisur nga Shqipëria, fillova të dyshojë, me vetveten nëse e kisha “kaluar kufirin” apo jo!? sepse çdo mëngjes ata flisnin shqip me njeri tjetrin duke bërë pazarin. Por më ka çuditur fakti se as sot e kësaj dite nuk e di se çfarë u bë me këta fshatar, dhe se çfarë ka ndodhur sepse mbas 1993 kur dhe erdhën me shumicë shqiptarët nga Shqipëria, asnjeri prej këtyre, fshatarëve kur sillte qumështin dhe prodhimet që kishte mbledhur, nuk fliste më shqip......”.
Dhe kjo më sqaron ai me keqardhje, ka ardhur si pasojë e asaj politike që ka ndjekur "politika dhe shteti grek ndaj atyre shqiptarëve, e cila ka qenë konstante......dhe e pa ndryshuar që i ka çuar shqiptarët drejt asimilimit dhe largimit nga këto troje që dikur ishin vetëm shqiptare.

Gazetari Beqir Sina në një vendbanim çam

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...