Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/12

Teoritë kriminologjike të sjelljes kriminale


Gjatë gjithë historisë së shoqërisë njerëzore ka pasur një vëmendje të veçantë dhe çështja e formimit të natyrës apo shfaqjes së sjelljes kriminale në qeniet humane. Kështu, ndonëse ende psikologji e viktimave mund të mos jetë një fushë e eksplouar sa dhe si duhet, përkundrazi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për psikologjinë e krimit. Ndër shekuj njerëzit janë përpjekur të kuptojnë si funksionin një “mendje kriminale”, ç‘e bën njeriun kriminel, a ka kriminaliteti ndonjë shkak të veçantë dhe nëse po, a mundet që ky shkak të eliminohet dhe, për pasojë, kriminaliteti të parandalohet? Shohim në vazhdim pesë shpjegime teorike, që “rreken” t’u japin një lloj përgjigje pyetjeve të mësipërme: Së pari shohim pozitivizimin biologjik. Gjatë shek. 19 ekzistonte ideja se kriminaliteti ishte diçka thelbësore në natyrën e individëve të caktuar, pra ai nuk ishte rezultat i faktorëve socialë ose pabarazisë sociale, por, posaçërisht, produkt i inferioritetit biologjik të individit të veçantë.

Një teori e tillë u themelua nga Çezare Lombrozo, që u bë i njohur sidomos me nocionin e “kriminelit atavistik”, të cilët përmbanin elemente që nuk kishin evoluar siç duhet. Kjo bëri që krimineli të shihej sikur lindte i tillë, për shkak se kishte mbetur në një stad më të hershëm zhvillimi se sa çmenduria moderne. Në fakt, nocioni i atavizmit ishte sugjeruar më parë nga Çarl Darvini, sipas të cilit, tek një lloj i caktuar njerëzish, disa nga dispozitat më të këqija, pa ndonjë shkak të caktuar, shfaqeshin në hierarkinë gjenealogjike të familjes. Ato mund të jenë një kthim mbrapa, në një stadet më të egra, nga i cili normalisht, kemi lëvizur prej disa brezash.

Në këtë sfond teorik, Lombrozo pretendonte se kish zbuluar sekretin e kriminalitetit. Ai besonte se karakteret atavisitike të kriminelit ishin një formë që mund të njihej mbi bazën e disa karakteristikave të veçanta, ku mes të tjerash ai përfshinte daljen anormale të dhëmbëve, thithka të mëdha të gjoksit, gishtat e mëdhenj të këmbëve, apo gishta të tepërt, veshë të mëdhenj, defektet në sy dhe asimetri të tyre. Në testim e sipër Lombrozo krahasoi një grup kriminelësh të njohur të kohës me një grup ushtarësh dhe gjeti ndryshime domethënëse në secilën nga këto karakteristika.

Së bashku me darvinizmin, teoria e Lombrozos mbajti një peshë të madhe shpjeguese për kohën, megjithëse u përball fort me kriticizmin e kohës dhe trysnisë për të hequr dorë nga studimet e tij. Por, në përgjithësi, ideja më e përhapur për kohën ishte se kriminaliteti përfaqësonte veçse një anomali fizike dhe biologjike, megjithëse teoricienë të ndryshëm i janë rikthyer kësaj ideje edhe në kohët e më vonshme. Fjala “kriminel”, në këtë vështrim përfaqësonte thjeshtë një etiketim i vendosur për një sjellje që dilte tej “mureve” të pranimit dhe pikërisht kjo sjellje devijante u bë objekt studimi.
Së dyti janë teoritë e personalitetit me përfaqësues kryesor Aisenk-u (Eysenck), sipas të cilit krimi mund të shpjegohet përmes kombinimit të faktorëve biologjikë dhe atyre individualë, të cilat, sipas tij, udhëheqin drejt paaftësisë individuale apo dështimit të përpjekjeve për të ndjekur rregullat. Sipas Aisenk-ut ka disa tipa personaliteti që priren drejt krimit, ai i karakterizon ata si “nurotikë ekstraversë”, duke u përjashtuar atyre mundësinë e pranimit për të ndjekur rregullat thelbësore të sjelljes. Ata janë impulsivë, dhe priren drejt sjelljeve antisociale. Midis tyre veçohen psikotikët, tipar dallues i personalitetit të të cilëve është sjellja agresive dhe jo personale, e lidhur me tendencat kriminale.

Së treti janë teoritë psikoanalitike. Kjo shkollë thekson tendencën e pavetëdijshme të fëmijëve të motivuar nga kënaqësia e sëmundjeve dhe impulsive vet shkatërruese. Kështu shpjegohen edhe sjelljet kriminale të të rriturve, të trashëguara nga fëmijëria. Ideja është që fëmija, normalisht, shoqërizohet duke u distancuar nga disa sjellje impulsive dhe në këtë proces ata bëjnë edhe zhvillimin e subkoshiencës së tyre. Suksesi i shoqërizimit varet nga suksesi i marrëdhënieve prind-fëmijë dhe nëse krijohet ndonjë “çarje” mes tyre, atëherë superegoja e fëmijës mund të mos zhvillohet plotësisht, duke mos funksionuar si duhet për kontrollin e impulsive antisociale. Një “çarje” e tillë mund të rezultojë me mungesën e ndjenjës së fajit, gjë që inkurajon vazhdimisht avancimin në sjelljet deviante. Një shpjegim tjetër për sjelljet deviante, që shihet edhe si nën çështje e teorisë psikoanaliste, sugjeron se “çarja” e lidhjes prind-fëmijë në vitet e hershme të jetës mund të çojë në sjellje deviante të vonuara. Kështu, fëmija ruan më vonë një paaftësi për zhvillim të marrëdhënieve të qëndrueshme, të plotësuara dhe domethënëse. Por, një nga kritikat e saj kundërshton pretendimin e kësaj teorie, sipas të cilit femrat kanë një zhvillim më të pakët të superegos, krahasuar me meshkujt. Nëse kjo do ishte e vërtetë atëherë do ndodhte që femrat të kryenin më shumë krime se meshkujt, por të dhënat kurdoherë kanë treguar të kundërtën Së katërti teoria e të mësuarit social. Megjithëse teoritë psikosanalitike njihen për përdorimin e tyre të gjerë, shpjegimet e saj rreth konflikteve të pa ndërgjegjshme të fëmijërisë, nuk kanë rezultuar gjithnjë të suksesshëm për shpjegimin e sjelljes kriminale. Teoria sociale e të mësuarit e identifikon këtë sjellje si një fenomen të mësuar, ose si një dështim në procesin e shoqërizimit, që drejton sjelljen humane.

Kështu, individi që mëson sjelljet e papërshtatshme, sipas kësaj teorie, i shoqëron këto me frikë dhe ankth, por tek e fundit, procesi i përvetësimit të sjelljes kriminale nuk ndryshon nga të mësuarit e sjelljeve të tjera. Kjo ilustrohet më së miri me “teorinë e shoqërizimit të diferencuar”. Ajo thekson që sjellja kriminale është e mësuar, sidomos, gjatë shoqërizimit me njerëzit e tjerë. Madje, pjesa më e madhe e këtij lloj të mësuari realizohet brenda grupeve të mbyllura, ku përfshihen teknikat e orientimit kriminal jashtë këtyre mjediseve, teknika këto që rezultojnë të efektshme në qëndrimet e specifikuara dhe ndihmojnë në drejtim të kryerjes së veprave kriminale. Përvojat përmes të cilave mësohen sjelljet, pra edhe ato kriminale, ose shoqërimi i diferencuar, ndryshojnë tek nga individi në individ, si nga rëndësia dhe frekuenca e efektivitetit të tyre.

Teoria sociale e të mësuarit argumenton, gjithashtu, se karakteret që përfshihen në sjellje kriminale kanë forcë sociale të spikatur që, jo vetëm i motivon për këto sjellje, por prek dhe sjellje e besime të tjera. Po kështu, kjo teori vë në dukje rolin e shpërblimit dhe dënimit, duke shfaqur konsiderata për të mësuarin përmes imitimit ose vëzhgimit të sjelljes së të tjerëve Së pesti biokimia dhe neurologjia. Nga fusha e biokimisë funksionojnë një numër teorish dhe idesh të ndryshme, që përpiqe të sjellin argumente për origjinën biokimike të sjelljes kriminale. Kërkimet e sotme, megjithëse jo në formë përfundimtare, kanë treguar se shtysa të sjelljeve kriminale janë edhe faktorët biokimikë dhe neurologjikë. Kushte të tilla, si alergjia ose shqetësimet neurologjike, dietat dhe hipoglicemia, mund të konsiderohen si faktorë me ndikim në funksionin e trurit dhe ky i fundit, me kontribute sinjifikative në sjelljet kriminale.

‹ Stresi

Stresi është i pashmangshëm në jetë.


Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.

Mund të dobësoni efektet e stresit duke … identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda, dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Ja disa teknika qetësuese:

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimt të stresit:

■ Shkruaj: Diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm prakikë e adoleshentëve.

■ Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.

■ Bëj diçka që të kënaq : Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.

■ Qendra relaksimi: Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.

■ Aktivitete që njihen pak : Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dinë të bëjnë humor.

E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

■ Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.

■ Strategjitë për të përballuar: Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.

■ Krijo një stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan, dhe limito sa të mundesh konsumin e alkolit.

■ Mbaj afër miq të mirë: Njrëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që I mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.

■ Ndrysho mënyrën e të menduarit: Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën ë e një profesionisti.

Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim?
Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar., sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë.

Shumë njerëz kanë mësuar se si të silllen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar.
Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

Sa ndikim ka stresi tek unë?
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Dhe dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjithë këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të patur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapseprapë , mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit.

Përse ëndrrat e grave janë më të egra se të meshkujve?


Ja çfarë rrëfen një gazetare në median britanike që merret me çështjet psikologjike.
‘Natën e kaluar pashë në ëndërr sikur isha në një tren me avull dhe po shkoja në shkollën time të mesme, një shkollë me konvikt dhe njëherazi nisa që të përjetoja një ndjesi paniku dhe stresi më pushtoi të tërën. Në atë moment u çova dhe e ndjeva se nga kjo ëndërr e fundit që pashë zemra po më rrihte si e çmendur dhe po më merrej fryma. Ëndrra të tilla nuk janë aspak të rralla. Ëndrrat e mia janë shumë të gjalla, plot ngjyra, me shumë emocione dhe ankth fajësie dhe panikun në disa raste. Disa ëndrra janë të plota, disa të copëtuara, ka nga ato që shfaqen vetëm një herë dhe të tjera që janë serial dhe vazhdojnë nëpër net të tjera. Shpesh shoh se jam duke kërkuar diçka në një shtëpi të vjetër gjysmë të shembur me dhoma të braktisura që i takon të jetë e ngjashme me shtëpinë time të fëmijërisë. Me raste, ëndrrat shndërrohen në zhgjëndrra dhe këto pastaj janë ëndrra me shumë ankth dhe tmerr.
Nga ana tjetër, bashkëshorti im ka ëndrra që janë zakonisht të mërzitshme, nuk i përcjellin as emocione, as ankthe dhe as tmerre të tilla si ëndrra në të cilat ai është duke blerë bojën e printerit, apo ndonjë biletë për në stadium. Duket se meshkujt dhe femrat ëndërrojnë në mënyrë të ndryshme. Gratë zakonisht kanë një variacion më të madh ëndrrash sesa meshkujt dhe kjo është e bazuar edhe në kërkime të vërteta shkencore dhe në sondazhe të zhvilluara në kohë të ndryshme nga psikologët dhe studiuesit e botës së ëndrrave.
Sipas tyre, gratë janë më të prirura ndaj ëndrrave me ankthe dhe me panik, ndaj ëndrrave emocionale, surreale, dhe që shkaktojnë më shumë shqetësime gjatë gjumit. Sipas një studimi sugjerohet që një nga shkaqet e këtij ndryshimi mes meshkujve dhe femrave edhe në botën e ëndrrave janë pikërisht hormonet tona të ndryshme dhe ndikimi i veçantë që ato kanë ndaj nesh, pra në organizmin tonë edhe kur jemi në gjumë.
Zakonisht, sipas studimeve, ëndrrat më emocionale, ose më me ankth janë gjatë periudhës para ardhjes së periodave. Një studim i universitetit të Anglisë Perëndimore sugjeron se ndryshimet në temperaturën trupore të trupit femëror të shkaktuara nga cikli mujor janë rrënja, ose themeli i ëndrrave dhe shumëllojshmërisë së tyre emotive. Temperaturat trupore rriten pas ovulacionit dhe bien pak para fillimit të periodave.
Sipas një studiueseje, gratë që ndodhen në periudhën paramenstruale kanë ëndrra më agresive dhe kanë më shumë shanse që të mbajnë mend ëndrrat e tyre. Jo më kot gjatë shtatzënisë femrat kanë gjithashtu ëndrra shumë të gjalla dhe interesante.
Kjo sepse niveli i hormoneve rritet dhe gratë në këtë periudhë kanë një periudhë më të gjatë ëndërrimi në të ashtuquajturën gjendja REM, gjendja në të cilën zakonisht zhvillohen ëndrrat. Fazat e avancuara të shtatzënisë janë gjithashtu shumë shqetësuese për gjumin e grave dhe shanset për t’i mbajtur mend ëndrrat janë shumë më të mëdha. Shtatzënia ka një impakt të madh në ëndërrim duke shtuar zakonisht ankthet, imazhet me kafshë dhe ujin.
Por nuk janë vetëm gratë me barrë ato që preken nga ankthet. Në përgjithësi nga të gjitha sondazhet dhe raportimet, gratë kanë ëndrra shumë më të gjalla dhe me emocione se burrat në të gjitha fazat e tyre të jetës dhe të situatës hormonale.
Vetëm 19% e burrave në krahasim me 30% të grave kanë raportuar për përjetime ankthesh dhe shqetësimesh. Një tjetër dallim mes meshkujve dhe femrave për sa i përket botës së ëndrrave është se gratë i mbajnë mend më mirë ato që shohin në gjumë, dinë të flasin për detaje ngjyrash dhe madje edhe aromash, ndërkohë që meshkujt nuk kanë një memorie të tillë.
Disa shkencëtarë thonë se gratë mbajnë mend, sepse u kushtojnë ëndrrave më shumë vëmendje sesa meshkujt, ndërkohë që këta të fundit në mënyrë të vullnetshme nuk u kushtojnë rëndësi domethënies dhe emocioneve të përjetuara gjatë natës.
Sipas shkencëtarëve, fokusimi në mendimet e rëndësishme aktivizon një rajon të trurit që është i lidhur me memorien.
Kështu, sa më shumë dramatike të jetë ëndrra aq më domethënëse do të jetë ajo dhe aq më të mëdha janë shanset që kjo ëndërr të mbahet mend. Por ndërkohë thuhet se një njeri, në rast se dëshiron, apo i vë vetes qëllim, mund të jetë shumë i mirë dhe i suksesshëm në të kujtuarit e ëndrrave të tij. Për sa u përket grave, kjo ndodh më shpesh edhe për faktin se ato flasin më shumë me njëra-tjetrën në lidhje me ëndrrat.
Ndërkohë, tendenca për të qenë më të hapura ndaj çdo gjëje të re dhe të ndershme, jashtë normave, emocionale dhe ekspresive vihet re më me shumicë te gratë sesa te burrat. Kjo shpjegon faktin se përse ato synojnë që t’i mbajnë mend dhe t’i diskutojnë ëndrrat për të marrë prej tyre ndonjë kumtim, apo mesazh shtesë.
Kjo sepse besojnë intuitivisht tek ekzistenca e një bote jo reale, që gjithsesi dhe pavarësisht se nuk është materiale ekziston dhe mbi të gjitha e shpreh vetveten pikërisht përmes shenjave, pjesë e të cilave janë edhe vetë ëndrrat.
Gratë janë të trajnuara që të priren më shumë emocionalisht ndaj ngjarjeve krahasuar me meshkujt dhe janë më të gatshme që të ndajnë me të tjerat përvojat e tyre emocionale. Do të ishte me të vërtetë diçka zbavitëse sikur ajo çka do të na duhej që të bënim gjatë natës ishte ajo që bëjmë në një kinema, pra të uleshim dhe të shijonim ofertën e përnatshme të mendjes sonë në variantin e ëndrrave.
Në fakt, një ëndërr nëse përmban ankth, panik, apo ndjesi të tjera që shkaktojnë negativitete shkakton një situatë jo të mirë te personi që e sheh dhe mbi të gjitha tek e nesërmja e atij personi. Sepse të nesërmen një ëndërr e keqe, apo një natë e kaluar në ankthin e një ëndrre të keqe nuk mund të mos lerë gjurmë. Sipas një sondazhi del se gjysma e grave që shohin ëndrra me ankth gjatë natës janë të lodhura gjatë ditës. Kjo lodhje rritet dhe shtohet me rritjen e moshave.
Kështu, gratë që janë në një moshë më të madhe se 30 vjeç lodhen më shumë nga ëndrrat e këqija dhe e kanë më të vështirë që të lehtësohen nga ndikimi i tyre gjatë ditës që pason.
Kështu, ndërsa ëndrrat në fakt janë zbavitëse deri në njëfarë mase, sepse është si të përjetosh një film me shumë dimensione do të ishte më mirë që të dinim si t’i menaxhonim, apo edhe në fund të fundit të zgjidhnim t’i kishim, apo jo pjesë e gjumit tonë.
Sigurisht që kjo e fundit nuk është shumë e lehtë, sepse në fund të fundit ato vijnë nga zona subkoshenciale dhe mbi të gjitha janë produkt i diçkaje që nuk e dimë se si funksionon dhe që nuk mund ta ndalojmë.
Megjithatë, deri në njëfarë mase mund të bëjmë edhe ne punë tonë. Kështu, dihet se një darkë e rëndë ka një ndikim shumë të madh tek ëndrrat tona ndaj shmangia e saj është në masë për të parandaluar botën e ankthit ku mund të zhytemi. Për një gjumë të mirë përveç të mosngrënit para fjetjes është shumë e rëndësishme edhe të krijosh momentet e paraçlodhjes si për shembull një banjë me ujë të nxehtë, apo një çaj kamomil.

Parandalimi dhe kontrolli i agresivitetit


Është kjo, ndoshta, çështja më interesante e më e rëndësishme e kësaj teme. Nëse agresiviteti rrjedh nga një larmi ngjarjesh të jashtme, si provokimi, frustrimi, etj., atëherë njohja e tyre, mund ta parandalojë atë? Apo, kur dimë që ajo rrjedh nga atributet ose kujtimet, nga dallimet individuale, sidomos të Tipit A të sjelljes, shtrohet pyetja që agresiviteti, në këto raste është një reagim i programuar automatikisht, apo një fatalitet për organizmin njerëzor? Përgjigja shkencore është e prerë dhe e qartë se agresiviteti mund të parandalohet ose, së paku, të zvogëlohet rast pas rasti. Për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve, psikologët socialë kanë përpunuar dhe orientuar teknika dhe praktika të ndryshme për kontrollin dhe parandalimin e agresivitetit njerëzor. Shohim në vazhdim tre teknika dhe tre strategji, si më kryesoret për parandalimin e agresivitetit.

Së pari është teknika & praktika e ndëshkimi. Gjatë gjithë historisë njerëzore, ndëshkimi dhe dënimi janë përdorur si forma pengimi dhe kufizimi të agresivitetit. Kështu, janë dhënë dënime të rënda për krime të tilla si vrasja, përdhunimi, apo fyerja, por gjithë çështja qëndron tek efektiviteti i tyre. Fakti është se, në një farë mase, ato kanë ndikuar për mirë. Njerëzit e burgosur dhe ekzekutuar nuk mund t’i përsërisnin më veprimet kriminale. Ka të dhëna që konfirmojnë se ndëshkimi mund të parandalojë dhunën, por vetëm nën disa raste dhe, të paktën nën tre kushte të caktuara.

Së pari, duhet që ndëshkimi të jetë i menjëhershëm, pra të pasojë sa më shpejt agresivitetin. Duhet së dyti, që të jetë një ndëshkim i fortë, pra dhe i mjaftueshëm për të penguar e për mos lejuar më të ushtrohet me efekte tek viktima pasuese. Duhet, së treti e së fundi, që ndëshkimi të jetë i mundshëm, pra i zbatueshëm sa herë që ndodhin veprime agresive. Fakti që ndëshkimet nuk kanë qenë gjithnjë të suksesshme në pakësimin e dhunës nuk tregon se ai është i dëmshëm apo i panevojshëm, por tregon që procedurat e përdorura nuk kanë qenë efektive. Kjo d.m.th., se ndryshimi i tyre do rriste efektivitetin. Nga sa më sipër del që, megjithëse është formë agresiviteti, dënimi shpesh e eliminon atë. Por ai mund që edhe të shtojë zemërimin, kur personi i dënuar ose ndëshkuar mendon se është i pafajshëm.

Së dyti është teknika e katharsisit. Pamë më sipër që si Frojdi & Lorenc ishin pesimistë për mundësitë tona në eliminimin e agresivitetit, ngaqë impulset armiqësore të formuara gradualisht duhej të shkarkoheshin pa tjetër nëpërmjet sjelljeve dhe veprimeve. Sipas Frojdit, ato nuk duhen mbajtur brenda vetes, sepse sjellin depresion, vetëvrasje dhe anomali të tjera psikologjike. Por Frojdi ishte më optimist se Lorenc për mundësinë e kontrollit që kishte qenia njerëzore ndaj agresivitetit. Këtu ai përmend një numër mekanizmash mbrojtëse, ku dy janë më kryesoret, ai i ajrosjes dhe zhvendosjes. I shohim në vazhdim, se çfarë ka parasysh Frojdi me to.

Së pari me anë të mekanizmit mbrojtës të ajrosjes ose “ventilimit”, Frojdi supozonte se mund t’i mbajmë nën kontroll tendencat agresive, duke “ajrosur” zemërimin tonë, çka ngjan, figurativisht, me “nxjerrjen e tymit nga gjoksi ose koka”. Por, procesi i ventilimit është më kompleks nga sa e mendonte Frojdi fillimisht. Studimet më pas argumentuan se, ndërsa “ajrosim” armiqësinë tone, mundet që ndihemi më mirë, por ndodh të na shtohet stresi psikologjik. Kështu, p.sh., kur na zemëron shefi, ne do donim ta reduktonim tensionin duke e goditur atë me grusht, por, ndërkohë do ndiheshim edhe më keq, nga ndjenja e fajit që kemi humbur kontrollin (vetëdijen) për momentin, si dhe për pasojat që na presin. Ventimi mund që edhe të shtojë zemërimin dhe armiqësinë, në raste të caktuara. Kështu, p.sh., dhuna në familje zakonisht fillon me armiqësi verbale, por fjalët e zemëruara në vend që të reduktojnë agresivitetin “i hedhin benzinë zjarrit”. Pra ventimi i zemërimit, në raste të tilla, më tepër synon dhe tenton të ushtrojë armiqësi se sa ta pengojë atë.

Së dyti, për mekanizmin e zhvendosjes, shumë teoricienë, mes tyre dhe Frojdi, mendojnë se instinkte e pavetëdijshme agresive mund të zhvendosen ose të ndryshojnë drejtim në aktivitete më të pranueshme sociale. P.sh., kur zemërohemi me shokun mund të qëllojmë me grusht murin, ose ta godasim atë në imagjinatë, që të lehtësojmë tensionin e krijuar së brnedëshmi. Por jo se gjithnjë përdoret katharsis si teknikë e kapërcimit të agresivitetit njerëzor. Alternativa frojdiane për rolin e katharsisit mbetet e dyshimtë në disa pika. Megjithëse shprehja ose “shfryrja” e zemërimit, apo përfshirja në aktivitete jo të dëmshme, mund të kanalizojnë impulset armiqësore, kjo ndodh vetëm në kushte të kufizuara, sepse rrezikohet shpesh që zemërimi të shtojë armiqësitë, ndërsa zhvendosja na le me të njëjtën ndjenjë armiqësore, si më parë.

Së treti është teknika e shmangies së motiveve agresive. Rruga më e lehtë për të kontrolluar agresivitetin është shmangia e irritusëve mjedisorë. Por nëse nuk i shmangim dot, mund të aplikohen tre strategji të mirënjohura, që janë: kontrolli i zgjimit ose eksitimit, reagimet e papajtueshme dhe rrethanat lehtësuese. I analizojmë me radhë ato:
Së pari kontrolli i zgjimit aplikohet nëpërmjet formulës së njohur: “numëro deri më dhjetë!”. Sipas teoricienëve të motivit, përvojat e pakëndshme krijojnë agresivitet, ndërsa kontrolli dhe parandalimi i zgjimit mund të pengojnë atë. Për këtë do mjaftonte vetëm një periudhë e vogël “ftohje”, për të arritur nivelin e mëparshëm normal. Dhe, po u kontrollua zgjimi, do kontrollohet edhe agresiviteti. Arritja e momentit “të ftohjes mekanikisht”, pra duke numëruar, është një nga mënyrat, por jo e vetmja. Kështu, edhe përdorimi i ilaçeve me efekte zbutëse ose qetësuese, është një mënyrë tjetër. Ndoshta, përdori i marihuanës ka efekte frenuese për veprimet agresive, apo dhe doza të vogla alkooli, kryejnë të njëjtën punë. Por, përdorimi në sasi të mëdha të tij e shton agresivitetin në sjelljet njerëzore. Së fundi, zgjimi mund të kontrollohet edhe nga shmangja e burimeve eksituese, që shtojnë dhe reagimet agresive Një strategji e dytë lidhet me lindjen e reagimeve të papajtueshme, pra nxitja e emocioneve që nuk pajtohen me zemërimin. P.sh., gruaja që do të zbusë zemërimin e burrit e përkëdhel atë ose e kalon bisedën me të qeshur. Po kështu dhe vartësi që nuk ka ardhur në orar në punë, tenton ta bëjë për të qeshur eprorin duke i treguar ndonjë anekdodë, ose i bën ndonjë kompliment etj. Por, në të dy rastet, vetëm përvojat mesatarisht pozitive, mund ta nënshtrojnë agresivitetin e bashkëshortit dhe eprorit. Ndërsa, një humor i skajshëm ose cinik, apo teknikat për zgjim seksual me përmbajte tepër të lartë, jo vetëm nuk e reduktojnë zemërimin, por shpesh sjellin reagime që stimulojnë më tej atë.

Strategji e tretë është përdorimi i rrethanave lehtësuese. Kur shoku na izolon, ose na shmanget, ne mund që edhe të zemërohemi, por kur marrim vesh që ai ka mbetur në provim, ky zemërim do fashitet. Pra, informacioni i ri shërben si një rrethanë lehtësuese, që na bën të mendojmë se veçimi apo shmangja nuk kishin lidhje me ne, pra ishin të paqëllimshme ose të parëndësishme. Sidoqoftë, studimet psikologjike tregojnë se informacioni lehtësues ka një ndikim tepër të madh kur prezantohet para se të ndodhë ngjarja e pakëndshme.

Një histori mbi propagandën



"Me anë të përdorimit të zgjuar dhe ngulmues të propagandës, madje edhe parajsa mund t‘u paraqitet njerëzve si ferr, dhe anasjelltas jeta më mjerane si parajsë" - Adolf Hitleri, "Mein Kampf".

Duke qenë se mjetet e informimit janë shtuar - nga shtypshkronjat te telefoni, radioja, televizioni dhe interneti - vërshimi i lajmeve mbushamendëse është shtuar në mënyrë tejet dramatike. Ky revolucion komunikimi ka çuar në mbingarkimin me informacion, teksa njerëzit janë të mbytur me lajme të panumërta që vijnë nga pothuajse çdo drejtim i mundshëm. Të shumtë janë ata që kësaj trysnie i përgjigjen më shpejt dhe i pranojnë ato pa i hetuar apo pa i analizuar.

Propaganduesit dinakë i pëlqejnë këto lloj mënyrash - sidomos atë mënyrë të menduari që i bën njerëzit të veprojnë pa u menduar. Propaganda e nxit këtë lloj mënyre të menduari, duke trazuar emocionet, duke shfrytëzuar pasiguritë, dykuptimësitë e gjuhës dhe duke nënshtruar rregullat e logjikës. Sikundër dëshmon edhe historia, taktika të tilla mund të dalin jashtëzakonisht punëbërëse.

Një histori mbi propagandën

Sot fjala "propagandë" ka kuptim negativ, duke lënë të kuptohet për marifete të pandershme, por fillimisht kjo fjalë nuk kishte këtë ngjyrim kuptimor që ka sot. "Propaganda" me sa duket e ka prejardhjen nga emri latin i një grupi kardinalësh katolikë romakë, Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni [Kisha] për Propagandimin e Besimit). Ky komitet, i quajtur Propaganda shkurt, u themelua nga Papa Gregori XV në vitin 1622 për të mbikëqyrur misionarët. Gradualisht, "propaganda" mori kuptimin e përpjekjeve për të përhapur besimin fetar. Por koncepti i propagandës nuk lindi në shekullin e 17.

Qysh nga kohët e lashta, njerëzit kanë përdorur çdo mjet që kanë pasur në dispozicion për të përhapur ideologjitë apo për të rritur famën dhe pushtetin. Për shembull, arti ka shërbyer për qëllime propaganduese që në ditët e faraonëve egjiptianë. Këta mbretër i ngrinin piramidat e tyre për të pasqyruar imazhin e pushtetit dhe qëndrueshmërisë.

Ngjashëm, arkitektura e romakëve shërbente për qëllime politike: mbulimin me lavdi të shtetit. Termi "propaganda" mori ngjyrim negativ gjatë Luftës së Parë Botërore, kur qeveritë filluan të luanin rol aktiv në dhënien e trajtës informacionit të luftës të përhapur nga media. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitleri dhe Jozef Gëbelsi dolën se ishin mjeshtër të propagandës.Duke vijuar me Luftën e Dytë Botërore, propaganda sa vinte e bëhej gjithnjë e më shumë një vegël e madhe, për të nxitur politikën kombëtare. Qoftë blloku perëndimor, ashtu edhe ai lindor, bënë fushata të plota, për të fituar masat e mëdha të njerëzve asnjanës që të merrnin anën e tyre.

Çdo aspekt i jetës kombëtare dhe asaj politike u shfrytëzua për qëllime propagandistike. Vitet e fundit, sofistikimi në rritje i teknikave të propagandës është bërë i dukshëm në fushatat zgjedhore, sikurse në reklamimin e shoqërive të duhanit. Të ashtuquajturit ekspertë dhe udhëheqës të tjerë janë përdorur për ta portretizuar pirjen e duhanit si magjepsëse dhe të shëndetshme dhe jo si rrezik për shëndetin e njerëzve, sepse i tillë është.

Sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit vdesin jo pak, por 5 milionë njerëz. Kjo shifër është e barabartë me zhdukjen nga harta të një popullsie sa ajo e Shqipërisë dhe Kosovës.

Përgjithësimet

Një tjetër taktikë mjaft e suksesshme e propagandës është përgjithësimi. Përgjithësimet kanë prirjen të errësojnë faktet e rëndësishme për të dhënat e vërteta të çështjes dhe përdoren zakonisht për të poshtëruar grupe të tëra njerëzish. "Ciganët (apo emigrantët) janë vjedhës" është, për shembull, një frazë që dëgjohet shpesh në disa vende europiane.

Por, a është e vërtetë kjo?Damkosje të tilla s‘bëjnë tjetër vetëm se shkaktojnë një lloj furie ksenofobie dhe shpeshherë raciste kundër të huajve. Faktet kanë treguar, megjithëkëtë, se kur bëhet fjalë për vepra kriminale, fajtorët në atë vend ka më shumë të ngjarë të jenë vendës në vend se të huaj. Anketimet kanë treguar se në Greqi, "96 nga 100 për qind të krimeve kryhen nga grekët". Shkaqet e veprimtarisë kriminale janë ekonomike dhe shoqërore, jo "raciale". Gjithë fajin e ka media që "në mënyrë sistematike kultivon ksenofobinë dhe racizmin, duke shtrembëruar realitetin".

Disa njerëz i fyejnë ata që nuk ndajnë të njëjtin mendim me ta, duke vënë në pikëpyetje karakterin apo motivet e tyre në vend se të përqendrohen te faktet. Etiketimi s‘është veçse një mënyrë negative dhe e lehtë për të mbajtur mend një person, një grup apo ndonjë ide. Etiketuesit shpresojnë që taktika e tyre të bëjë punë.

Në qoftë se njerëzit hedhin poshtë personat apo idenë në bazë të etiketimit negativ në vend që t‘i peshojnë vetë faktet dhe provat, atëherë strategjia e etiketuesit ka bërë punë. Ky marifet u zbulua nga Instituti për Analizën e Propagandës në vitin 1938.Instituti për Analizën e Propagandës vëren se "emrat e këqij kanë luajtur një rol tmerrësisht të fuqishëm në historinë e botës dhe në zhvillimin tonë individual. Ato kanë shkatërruar reputacione, …kanë çuar [njerëz] në biruca dhe ua kanë prishur aq shumë mendjen njerëzve sa kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë nëpër beteja dhe nëpër kasaphana për të vrarë të afërmit e tyre".

Loja me emocionet

Sido që ndjenjat janë të pavenda kur bëhet fjalë për pohime të bazuara mbi fakte apo në logjikën e argumentit, ata luajnë një rol të madh sa i përket bindjes. Thirrjet që u bëhen ndjenjave krijohen nga reklamuesit e praktikuar, që luajnë me ndjenjat me po aq mjeshtëri sa edhe virtuozi luan në piano.

Urrejtja është një emocion i fuqishëm që shfrytëzohet me mjeshtëri nga propaganduesit. Një gjuhë e ngarkuar është veçanërisht e volitshme për arritjen e qëllimeve të caktuara. Duket se përdorimi i fjalëve të pahijshme nxit dhe shfrytëzon urrejtjen kundër grupeve fetare apo raciale dhe etnike.Disa propagandues luajnë me krenarinë.

Shpesh dëgjojmë për fraza të tilla si: "Çdo njeri i zgjuar e di se…" apo "E po një person me aq pak shkollë sa ke ti s‘mundet të…". Thirrjet e gabuara që i bëhen krenarisë bëhen me qëllim për të shkaktuar te të tjerët frikë dhe për t‘i bërë të mendojnë se janë budallenj. Profesionistët e artit të bindjes janë shumë të mirënjohur për këto.

Parullat dhe simbolet

Parullat janë shpallje tinëzare që zakonisht përdoren për të shprehur pozita apo qëllime. Për shkak të dinakërisë së tyre, është e lehtë që të jesh në një mendje me to.Demagogët janë mjeshtër në përdorimin e parullave të shkruara dhe të folura, ndërsa njerëzit nuk arrijnë të dallojnë synimin e vërtetë që qëndron pas demagogjive të tyre.

Sido që demagogët përdorin mjeshtërisht tema të tilla si atdheu, familja, ndershmëria morale etj., gjetiu e kanë synimin.Kështu që arti i propagandës mund të paralizojë mendimet, pengon të menduarin e qartë dhe aftësinë shquese dhe i kushtëzon njerëzit të veprojnë si turmë e çorganizuar.

‹ Katër burimet e stresi

Katër burimet e stresit


Ankth, stres, presion….. janë fjalët që kanë zënë vënd të fortë në fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat të keq nuk janë vetëm fjalë, por gjëndje që i jetojmë pothuajse të gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës, problemet, komunikimi jo rezultativ, mosnjohja e vetes tonë, përplasjet me njëri tjetrin i zmadhojnë këto gjëndje.

Por përtej zakoneve të jashtme dhe situatave stresuese të secilit, ekzistojnë dhe burime endogjene stresi, që do ti quajmë në mënyrë simbolike “Zërat e Vegjël” që na çojnë në sjellje të gabuara dhe të pakonfirmuara. Por le ti shohim në mënyrë më analitikë në artikullin që vijon.

BURIMET E STRESIT : ZËRAT E VEGJËL DHE TË MËDHENJ

Që njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtet, të zbulojë se cila është esenca e tij në të vërtet, është një gjë e vështirë, edhe pse është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë jetës së tij.

Shumë prej nesh hecim në botë pa e ditur se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të vërtet, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.

Prandaj është e dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne dhe për të gjithë njerëzit.

Pra, në një udhëtim të tillë kërkimi ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.

Njeriu është një qënie e shumfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për forcën dhe shullojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit dhe të kuptuarit të ideve, për kalitjen e vlerave më të larta, vetëdijes dhe moralit.

Përgjithësisht, do të mund ti gruponim këto 2 elementë në dy kategori, Personalitetin, që e formonë forma jonë materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njesia, që përmbanë një Intelekt më të lartë, një force përjetimi të menjëhershëm të natyrës së vërtet të gjërave (Parandjenja) dhe së fundmi Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë ngjitëse zhvillimi drejt formave më të larta. Platoni përdorë në dialogjet e tij një figurë shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke theksuar në këtë mënyrë se brënda nësh ekzistonë një pjesë më e lartë dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në dispozicionë që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë. Njëkarakteristikë tjetër e ketij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga Vetëdija. Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencë e Psikologjisë dhe një nga përcaktimet më të pastër që kemi për të është se, përbën Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes tonë. Deklarimi “unë kam vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jamë, si jetojë, si sillem, çfarë nevojash kamë, kam dije të së drejtës, të vërtetës etj.

Gjithashtu mund ta përgjasojmë Vetëdijen me një llampë. Llampa në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumëe dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na nevojitet llampa që të shihim në errësirë, që të ndriçojmë vëndin që na rrethonë, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur kështu llampën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe të mund të njohim gjëra, objekte, vende të këtij “përbrënda” që nuk është edhe aq i padukshëm, sa i “jashtmi”, por në esencë është po aq i rëndësishëm sa edhe bota jonë materiale, që ndikonë mbi të dhe ndërhynë në të në një masë të madhe.

Gjithashtu duke patur parasysh se si qënie kemi një strukturë të komplikuar, dallohemi për një gamë të madhe nevojash, që janë ndryshe për çdo element të vetes tonë. Masloë, ky psikolog i rëndësishëm Amerikanë, studjoi nevojat njerëzore dhe i vendosi në mënyrë hierarkike në një piramidë, duke filluar me bazën që përbënin nevojat materiale dhe duke arritur në majë që zinin vënd ato shpirtërore. Kështu, do të mund të njihnim tek vetja jonë:

a) Nevoja biologjike: përmbushja e tyre na lejon të mbijetojmë dhe të jemi të gjallë.

b) Nevojat e sigurisë: përmbushja e tyre na bën të ndihemi të sigurtë në mjedisin ku jetojmë, të sigurtë, pa u rrezikuar prej tij.

c) Nevoja për dashuri dhe njohje shoqërore, që të bëjmë pjesë në një grup dhe të bashkjetojmë me antarët e tjerë të këtij grupi : kur ata janë të kënaqur ne ndihemi të dashur dhe të pranuar nga nga antarët e grupit për atë që ne jemi.

d) Nevoja për vetbesim dhe pavarësi: kënaqësia e tyre na jep ndjenjën e të qënit me vlerë si njerëz dhe konfirmimin që mund ta kontrollojmë ambjentin tonë, të bëjmë zgjedhje dhe ti japim drejtim jetës tonë.

e) Nevoja për Vetnjohje dhe Vetrealizim : përmbushja e tyre na jep ndjenjën e të pasurit një arsye dhe një qëllim në jetën tonë, ushqejnë vlerat më të bukura dhe më të larta të njeriut, e udhëheq njeriun në jetën harmonike me veten e tij, me njerëzit përreth tij dhe Natyrën.

Sigurisht që sot jetojmë në një moment historikë të qytetërimit tonë ku ka shumë injorancë dhe errësirë dhe, siç përmëndin shumë historianë dhe studjues të shoqërive dhe qytetërimeve, gjendemi në një mesjetë të re. këto rrethana në nivelin njerëzorë e bëjnë një çështje të vështirë realizimin e këtyre nevojave natyrale njerëzore. Dhe pasojat e një gjëndjeje të këtillë nuk janë edhe aq shumë të kënaqëshme, sepse mosrealizimi i tyre çon në zhvillimin e sjelljeve të gabuara dhe jorezultative, që në thelb i ushtrojnë presion njeriut dhe e çorintojnë.

Duke ju rikthyer pamjes së parë të Vetëdijes, si një llampë dhe duke e përngjasuar Personalitetin me një dhomë të errët, do të mund të thoshim se për shkak se ka errësirë dhe drita e llampës nuk është aq e fortë sa për ta ndriçuar të gjithë dhomën, krijohen pika, vënde, cepa që mbeten të panjohura, të padukshme dhe të pakontrolluara. Dhe për shkak se nuk ndriçohen nga Vetëdija., veprojnë brënda nesh në mënyrë të pandërgjegjshme domethënë pa qënë të vetëdijshëm të ekzistencës dhe të funksionit të tyre. Do ti quajmënë mënyrë simbolike këto sjellje të gabuara “Zëra të Vegjël”, sepse pa e kuptuar na bëjnë që të veprojmë në mënyrë të pakonfirmuar.

Kështu nga cepi i nivelit fizik/material të personalitetit tonë, delë “zëri i vogël” “Të jesh i Fortë”. Njeriu që zotërohet nga ky zë, është i shkëputur nga ndjenjat e tij dhe mendon se të gjitha duhet ti bëjë vet. Bëhet i ashpër. Nuk i shpreh lehtë ndjenjat e tij. Nuk kërkon ndihmë, kjo për shkak se mendonë se vetëm të dobtit kanë nevojë për ndihmë e të tjerëve, ndërsa ai vetë është i fortë, ose edhe sepse mendonë se vetëm ai mund ti bejë gjërat mirë dhe në rregull. Që kjo gjëndje të vij në baraznivel, është thelbësore që njeriu ta ndriçojë këtë sjellje të pavetëdijshme me Vetëdije. Nëqoftëse e kuptonësaktësisht se çfarë po bën dhe pse po e bën, nëqoftëse kuptonë motorrët e fshehtë dhe shkaqet, nëqoftëse e kuptonë qëndrimin e tij të gabuar, atëhere do të ket mundësinë të zgjedhë nëqoftëse do të vazhdojë të sillet në atë mënyrë ose të ndryshoje dhe ta shëndërrojë këtë “zë të vogël” në të kundërtën e saj në “zë të madh” “Të jesh i qetë”. Të qënurit i qetë do ti lejojë që të pranojë se ka mangësi, që nuk mund ti bëjë të gjitha vetëm dhe që përfundimisht është që e bukur të pranosh ndihmë e të tjerëve.

Nga cepi i errët i personalitetit tonë që lidhet me energjinë tonë jetëdhënëse dëgjohet zëri i vogël “Rraskapitu”. Njeriu që zotërohet nga ky zë nuk e njeh kuptimin e ritmit në veprimtaritë e tij. Ndien se është i frytshëm nëse ato që arrin, i arrin me stërmundim, sepse punoi shumë për atë. Është një tip manjaku pune që do tu tregojë të tjerëve se punon shumë, edhe pse disa herë mundimi që ai derdh është i panevojshëm, sepse jo të gjitha gjërat kanë nevojë për një stërmundim. Pasiguria brendësori mund ta çojë drejt teprimit të gjërave, në mënyrë që vetëdija e tij të jet e zënë që të mos shohë ato që duhet të shikojë, domethënë disa të vërteta për veten e tij që me shumë mundësi janë të dhimbëshme. Ndonjëherë të jep përshtypjen se ka lindur për të punuar.

Shmangja nga ky qëndrim me anë të vetëdijes dhe vullnetit, na çon tek zëri i madh “Gjej ritmin tënd”. Jo të gjitha gjërat kanë nevojë që të stërmundohemi për ti realizuar dhe gjithashtu në kuptimin ritmit nuk është vetëm puna por edhe pushimi.

Nga cepi i errët i nivelit tonë ndjesorë del zëri i vogël “Bëji qejfin”. Njeriu që zotërohet nga ky zë nuk di ose nuk mundet të thot jo. Përpiqet gjithnjë që të pëlqehet dhe të pranohet nga të tjerët. Vesh maska që i konsideron si të pranueshme nga mjedisi i tij. Kështu shëndërrohet në diçka të rreme dhe jo autentike, duke mos mundur që të jet vetvetja. Ky lloj qëndrimi vjen si rezultat i frikës se nuk do pranohet nga të tjerët. Nga kjo gjëndje dalim vetëm nësë zhvillojmë zërin e madh “Ki besim”, që do të thotë ti besosh asaj që je, rrij i vërtet përballë të tjerëve dhe ki besim se të tjerët është e mundur që të pranojnë dhe të duan pa maskat gënjeshtare dhe të kënaqëshme, por me fytyrën tënde të vërtet.

Nga cepi i errët i nivelit mendorë del zëri i vogël “Nxitohu”. Ky zë e çon njeriun në një stres të vazhdueshëm, në ndjenjën se koha asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të bërë ato që do. Nuk mundet që të qetësohet fare dhe është gjithë kohës në një gjëndje ankthi plot tension. Bën shumë gjëra njekohësisht duke pasur përshtypjen se po bën diçka të rëndësishme, por njëkohësisht i shmanget pyetjeve thelbësore dhe përgjigjes së tyre. E shpërndan vetëdijen e tij jashtë vetes duke humbur kështu në një nivel të madh lidhjen me qëndrën brendësore të vetvetes.

Ndryshimi i kësaj sjelljeje bëhet nëpërmjet zhvillimit të zërit të madh “Shtendosu”. Pra duhet që ta ulë ankthin dhe tensionin, të pushoj së bëri kohën që ta ndjeki, në mënyrë që të jet më natyral dhe të mund ta shijojë jetën në një nivel më të lartë.

Së fundmi nga qëndra e personalitetit, nga vetë uni jonë, del zëri i vogël “Të jesh perfekt”. Ky njeri do që ti di të gjitha, ti kontrollojë të gjitha. Do që të jet më i miri. Do që ta konsiderojë veten si njeri madh, të ndihet i pazëvënsësueshëm dhe i domosdoshëm, bën me përsosmëri çfarë ka marrë përsipër sepse do që të duket perfekt në sytë e të tjerve. Që të çlirohemi nga pesha e këtij zëri do të duhet që të zhvillojmë zërin e madh “Ji krijues”. Të jesh krijues do të thotë të mos jesh perfekt që të dukesh si i rëndësishëm në sytë e të tjerve, por ti drejtohesh perfeksionit tek gjërat sepse sepse interesohesh për to dhe e konsideron si përgjegjsinë tënde që të gjitha të bëhen ashtu siç duhen. Ka modesti, përkujdesje, entuziazëm dhe dashuri kundrejt të gjithaveprimeve,. Një qëndrim i tillë na bën pozitivë, të gëzuar dhe njerëz krijues, që duan që tu ofrojnë shumë gjëra të tjerëvë, por edhe vet vetes së tyre.

Pra siç bëhet e qartë, zhvillimi i të ahtuquajturve simbolikish “Zërave të mëdhenj” tek vetja jonë, është një proçdurë brendësore ndryshimi dhe vetpërmirsimi. Shfaqja e tyre i lejonë personalitetit tonë të konfirmohet, të fortësohet, të zgjerojë kufijtë e saj dhe të ndriçojë me ndriçimin e një Vetëdijeje që udhëheq drejt vetënjohjes, vetkontrollit dhe zotërimit të të metave tona.

Efektet e pikëllimit dhe zemërimit në përceptimin social


Në lidhje me vlerësimet kognitive të modeleve të emocionit, është supozuar që pikëllimi dhe zemërimi mund të shfaqin ndikime të ndryshme në gjykimet e shkakut. Dy eksperimentet kanë siguruar përkrahjen parësore për këtë hipotezë. Pikëllimi Ss ka përceptuar më shumë ngjarjet e shkaktuara nga situata dhe forcat e situatës me më shumë përgjegjësi për ngjarje dykuptimëshe se sa zemërimi Ss, ku në krahasim me pikëllimin ka përceptuar ngjarjet të shkaktuara më shumë nga njeiru dhe njerëzit e tjerë si më të përgjegjshëm. Eksperimentet kanë treguar që përjetimi i këtyre emocioneve, më tepër se sa zgjedhësit e tyre kognitiv, i ndërmjetësojnë këto ndikime. Tregimi joemocional i informacionit të agjensionit njerëzor dhe të situatës nuk kanë ndikur në gjykimet e shkakut, përderisa induksioni i pikëllimit dhe i zemërimit pandonjë informacion të saktë e ka influencuar.

Diskutimi fokusohet në ndikimin e emocionit në gjykimin social. Idea që emocionet kanë ndikim në mendimet, gjykimet dhe vendimet e njerëzve është aq e vjetër sa vet literatura, ndoshta edhe më e vjetër. Më afër mendsh, mendimet e dikujt për personin apo ngjarjen që ka shkaktuar emocionin kanë ndikim; kur dikush na ka inatosur, gjykimi ynë për karakterin e atij personi ka mundësi të theksoj veset dhe gabimet. Disi më pak e natyrshme, derisa emocionet zgjasin, interpretimet tona për ngjarjet e reja-edhe ato që nuk janë të lidhura për burimin e emocionit mund të ndryshojnë. Për shembull, një person mund të zemërohet në mëngjes nga një zënkë në shtëpi që mund të shkaktoj përvojat në vijim më irituse: një punonjës banke apo një pemëshitës duken më të ngadalshëm se zakonisht, shefi më ngacmues, dhe vozitësit e tjerë në autostradë më kokëtrashë. Disa nga mbetjet e emecioneve te ma hershme ndikojnë në përceptimin e personit lidhur me ngjarjet qe vijojnë.

-Ka fakte të mjaftueshme që disponueshmëria globale si ajo positive edhe ajo negative kanë efekte të mbetjes në kognicion. Në fakt disponueshmëritë positive dhe negative kanë treguar ndikim në një spektër të gjërë të gjykimeve, duke përfshirë vlerësimet e efikasitetit personal, dhe performancës sociale, si dhe gjykimet e satisfaksionit në bazë të numrit të konsumatorëve , figurave politike, dhe rrethanave të jetës së përditshme.Disponueshmëritë positive vijnë si rezultat i pikëpamjeve optimiste dhe positive ndërsa disponueshmeritë negative nga pikëpamjet pesimiste dhe negative.

-Por a ndikojnë në gjykime emocionet e ndryshme negative në mënyrë specifike apo duke krijuar pesimizëm të përgjithshëm? Hulumtimi në lidhje me këtë sygjeron që ndikimi i emocioneve negative në gjykim mund të jetë i ndryshëm. P.sh. Studimet e depresioneve të pashpresa kanë gjetur që pasojat e ngjarjeve negative kanë shkaktuar depresion që manifestohet në interpretimin selektiv të ngjarjeve që pasojnë. Shkencetarët duke studiuar rrolin e atributeve në prodhimin e emocioneve kanë spekuluar poashtu për sekuencën atribut-emocion-atribut,ku emocionet që kanë ardhur si pasojë e atributeve të sigurta ndikojnë në attributet që pasojnë. Në mënyrë më relevante ky hulumtim ka treguar që në krahasim me disponueshmëritë positive, ato negative udhëheqin proceset kognitive duke e ngushtuar vëmendjen e njerëzve dhe duke nxitur një hulumtim më thelbësor për shkaqet. Duke bërë rishikime në literaturën për disponimin dhe procedimin kognitiv Schëarz ka propozuar që “ efekteve cognitive të emocioneve të veqanta mund të parashihen në bazë të analizës të strukturës domethënëse që thekson atë emocion”.

-Hulumtimi brenda disponimit dhe traditës së gjykimit rrallë ka ekzaminuar efektet specifike të emocioneve të ndryshme që mund të jenë lidhur me gjykimin. P.sh. Në një nga tentativat e vetme për të ekploruar efektet specifike të disponimit lidhur me gjykimin,Johnson dhe Tversky(1983) kanë zbuluar që disponimi negativ që rrjedh nga leximi në gazetë për vdekjen e një djali të ri ka bërë që njerëzit ti përciellin poashtu ngjarjet e tjera negative, përderisa disponimi pozitiv ka efekt të kundërt. Ky efekt veprues ka ndikuar në nivel të përgjithshëm, në atë nivel që disponimi negativ ka nxjerrur në pah një numër të madh të ngjarjeve negative. Nuk ka pasur fakte megjithatë te disa efekte specifike: ngjarjet e rëndësishme të ngjajshme me temën që ka lidhje me emocionin (p.sh. një artikull gazetaresk lidhur me leukimin dhe një ngjarje të veqant që përfshin kancerin) janë parë si tema jo të ngjajshme ( p.sh. vdekja nga zjarri).

-Hulumtimi lidhur me gjykimin e ndikimeve të disponimit ka qenë i limituar për të ekzaminuar përparësinë e emocioneve te pergjithshme dhe pasojat e pergjithshme kognitive. Në anën e përparëisë, ‘’emocionet’’ e hulumtuara janë pika tipike të dimenzionit të thjeshtë pozitiv-negativ: eksperimentuesi krahason disponimin e mirë dhe të qetë me atë të keq dhe jo të këndshëm, her pas here duke shtuar jotrajtimin e grupit kontrollues për të parashtruar një pikë në dimenzionin e njëjtë. Në anën kognitive, shumica e influencave që disponimi ka treguar për të nxjerrë një gjykim mund të karakterizohen si një optimizëm apo pesimizëm i thjeshtë.

-Në përgjithsi kualiteti i ndjenjave positive apo negative është fundamental për shumicën e eksperiencave emocionale, disa nga teoricientët besojnë që kjo është vetëm një dimension që bën ndarjen mes emocioneve. Shumica e teoricentëve përkrahin eksperiencën emocionale si mjaft komplekse, pa marrë parasysh qasjen kategorike apo qasjen më përbërëse. Ata që e mbështesin qasjen përbërëse në përgjithsi e trajtojnë secilin emocion si rezultat i vlerësimeve të veqanta interpretuese të situatës së tanishme dhe kanë specifikuar me një sukses të mjaftueshëm modelet e karakteristikave vlerësuese kognitive të një numri mjaftë të gjërë të emocioneve.

-Përshembull Smith dhe Ellsworth lidhur me studimin e 15 emocioneve kanë zbuluar që dimenzioni i kënaqësisë dhe jo kënaqësisë është marrë si mospërputhje në shumicën e përpjestimeve, pakënaqësia relative ishte shumë e parëndësishme në ndarjen midis emocioneve positive dhe negative. Kjo është kur, një person ndihet keq, shkallët e “së keqes” janë pak të dobishme në parashikimin se a do të jetë emocioni pikëllim, zemërim , frikë, faj, apo ndonjë emocion tjetër negativ. Përceptimi i agjensionit në vend të saj supozon rëndësinë kryesore. Kur njerëzit e përceptojnë që një person tjetër është shkaktar i fatkeqsisë së tyre, ata ndihen të zemëruar; kur njerëzit përceptojnë rrethana jo personale përtej kontrollit njerëzor të jenë shkaktar të fatkeqësisë së tyre ata ndihen të trishtuar; dhe kur ata e përceptojnë vetveten të jenë shkaktar i fatkeqësisë së tyrë ata ndihen fajtor.

- Deri më tani; hulumtimi në rolin e vlerësimit kognitiv në diferencimin e emocioneve ishte i koncentruar kryesisht në lidhjen mes vlersimit dhe nxerrjes në përfundim të emocionit. Pak vëmendje i është kushtuar lidhjes në mes të nxerrjes së emocionit dhe vlersimit të ngjarjeve të mëtejshme. Nësë pikëllimi dhe zemrimi janë prodhuar si vlerësim tjetër i situatës, në vend të tyre a mund të ketë efekt tjetër në gjykimin e ngjarjeve të mëtejshme, apo që të dyja prodhojnë karakteristika të kundërta pesimiste të disponimit në përgjithsi? Hulumtimi ka raportuar që tentativë e parë është ti sjellë sëbashku disponimin-dhe-gjykimin dhe vlersimin kognitiv të traditave dhe ti zgjeroj ato sëbashku duke pyetur se emocionet negative specifike influencojnë gjykimin social në atë mënyrë që të shkoj përtej njëanshmërisë të zakonshme pesimiste,dhe në drejtime që i përshtatet dimenzioneve të nënvizuara të vlersimit . Principi kryesor i shumicës së teorive të vlersimit është që emocionet e ndryshme negative ( apo emocionet e ndryshme positive, nëse kërkohet ) janë rzultat i kombinimeve të ndryshme të vlersimeve , që me këtë rast janë të përshtatshme posaqërisht për interpretimin e ngjarjeve pasuese. Influenca specifike e emocionit si përfundim e ka gjykimin që duhet ti korespondoj modelit të vlersimit që e karakterizon emocionin. Për shkak se agjensioni i dimensionit qartazi ndryshon në mes të emocioneve negative, ne kemi zgjedhur të fillojmë me këtë dimension, duke paraparë që pikëllimi dhe zemërimi mund të vinë si rezultat i interpretimeve të ndryshme të arsyeve jo të lidhura dhe ngjarjeve negative. Spikatja e njerëzve të tjerë që është karakteristikë e zemërimit do të duhej ti shtyjë njerëzit e zemëruar të bëjnë më shumë presion te njerëzit e tjerë si agjent shkaktar të situatave të reja, përderisa spikatja e forcave të situatës që është karakteristikë e pikëllimit i shtynë njerëzit e trishtuar të bëjën presion më shumë faktorit të situatës.

-Mund të paramendojmë së paku dy mënyra që influenca e tillë mund të manifestohet vetvetiu. Së pari, duke e përciellur logjikën e Johnsonit dhe Tverskit (1983); njerëzit që ndjejnë emocionin e veqantë duhet të përceptojnë ngjarjet me qëllim që tju përshtatet më shumë atyre emocioneve se sa ngjarjeve me shkaqe të ndryshme. P.sh., ngjarjet të shkaktuara nga njerëzit e tjerë duhet të duken më të përshtatshme kur njerëzit ndihen të zemëruar se sa kur ata ndihen të pikëlluar. Së dyti, kur ballafaqohemi me situatë të re që lejon për disa interpretime të mundshme, njerëzit e zemëruar duhet të fokusohen në veprimet dhe qëllimet e njerëzve të tjerë dhe njerëzit e pikëlluar në forcat jopersonale dhe të situatës.

‹ Disa kuptime bazë rreth a

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...