Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/17

Yrjet Berisha-Proza e Camajt

Yrjet Berisha, studioi, magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar këto libra: “Anatomia e vetmisë”, poezi, më 1994. “Vetë”, poezi, më 1994, ”Edhe rastësi”, poezi, më 2000, “Ora”, dramë, më 2000 dhe romanin “Ulkiani”, më 2004.
Yrjet Berisha: "Proza e Camajt"

ISBN: 978-9951-641-37-1

Poezitë e tij i botoi në gjuhën kroate, suedeze, rumune, ruse kur edhe përfaqësohet në librin “Antologjia e letërsisë shqptare e shek. XX”, botuar në Saktpetrsburg, (Rusi), më 1999.

Xhemë Karadaku-Lojë me fjalë(Vargje për fëmijë)

Xhemë Karadaku, u lind në Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Është fitues i më se tridhjetë shpërblimeve në konkurse të ndryshme letrare për poezi dhe tregime. Menaxhon Shtëpinë Botuese “URA”.

Xhemë Karadaku: "Lojë me fjalë"

ISBN: 978-9951-641-07-4

Jeton dhe vepron në Prishtinë. Botoi këta tituj: Legjendë e re, 1992, vjersha për fëmijë Natë mbi mua, 1994, poezi për të rritur Gjej e qesh, 1994, enigma të rimuara Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995, vjersha për fëmijë Zvarranikët, 1995, tregime për të rritur Trimi më i madh në botë, 1999, vjersha dhe tregime për fëmijë Kalikuse, kalikuse, a ma gjen një nuse, 2000, vjersha për fëmijë Ëndërr me ëndrra, 2000, tregime satirike Feniksi nuk është ndryshe, 2000, monografi Lavjerrësi i kohës, 2002, tregime për të rritur Histori për një dashuri, 2003, vjersha për fëmijë Lojë në Trojë, 2003, poezi për të rritur Nipi i Don Kishotit, 2005, vjersha për fëmijë Fuqia Hyjnore, 2009, publicistikë Flakadani i lirisë, 2010, monografi për dëshmorin Xhavit Kozhani, Lojë me fjalë, 2011, vjersha për fëmijë

Baton Haxhiu:3 libra

Baton Haxhiu, i lindur me 1967, është gazetar, analist dhe publicist i njohur nga Prishtina.

Është fitues i çmimit prestigjioz CPJ International Press Freedom Award.

Baton Haxhiu: "Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera"
ISBN: 978-9951-641-18-0


Për shumë vite ishte kryeredaktor i "Koha Ditore", gazetës së parë të pavarur në Kosovë. Aktualisht është drejtor në TV Klan Kosova.

Baton Haxhiu: "Lufta ndryshe"
ISBN: 978-9951-641-24-1


Është autor i librave "Lufta Ndryshe" dhe "Shkëlzen Maliqi - Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera".


Baton Haxhiu: "Kadri Veseli përballë Baton Haxhiut"
ISBN: 978-9951-641-25-8

Remzi Limani-Regëtimë

Remzi Limani (1955) u lind në Shalë të Drenicës. Pas fillores në Prishtinë, mbaroi shkollën e artit në Pejë dhe më pastaj u diplomua në Fakultetin e Arteve, Dega e Dizajnit në Universitetin e Prishtinës.
Remzi Limani
Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm perms shprehjeve artistike në fushën e dizajnit, pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artet pamore dhe muzikës artistike. Në të gjitha këto krijime, Remziu ruan baraspeshën e arsyes që arti të shtrihet gjërë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare në fushën e kulturës.
Remzi Limani: "Regëtimë"

ISBN: 978-9951-641-47-0

Për punën e tij krijuese në fushën e arteve figurative dhe aplikative, zënë vend njëmbëdhjetë shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 1999 nga Senati i Akademisë Internacionale “Qyteti i Romës” u nominua kryetar artistik për Kosovë. Deri më tash ka të realizuara dymbëdhjetë ekspozita personale, nga të cilat dy në Itali dhe një me karakter humanitar në Namibi. Nga fusha e letërsisë ka të botuara shtatë vepra. Libri me poezi “Tinguj të humbur” (Sunete Pierdute) i është përkthuer në gjyhën rumune, Bukuresht 2010. Po ashtu, poezia e tij është përfshi edhe në antologjinë poetike “Pagjumësia e fjalëve” (Insomnia cuvintelor) e botuar në gjuhën rumune, Bukuresht, 2010. Romani “REGETIMA” , është libri i tij i tetë.

Aktualisht, punon në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, në Prishtinë në cilësinë e udhëheqësit të kulturës.

Bajram Kosumi :Dy libra

Bajram Kosumi [1960, Tuxhec të Dardanës] është politikan dhe veprimtar i lëvizjes në Kosovë, shkrimtar dhe profesor në disa universitete. Ka doktoruar në letërsi, në Universitetin e Prishtinës [2008].



Në mars të vitit 1981 Kosumi qe një nga liderët e revolucionit studentor, për çka gjykata komuniste jugosllave e dënon me 15 vjet burg. Në fund të vitit 1990 e përfshinë amnistia e përgjithshme dhe lirohet nga burgu. Menjëherë pas burgut fillon botimin e poezisë nga burgu, të tija dhe të miqve të tij.

Pas burgut punon si publicist dhe gjatë disa vjetëve do të botojë qindra shkrime të ndryshme politike, publicistike e eseistike, përmes të cilave do të artikulojë konceptin e tij politik dhe do të krijojë profilin prej politikani e intelektuali.

Në vitet që pasojnë, nga 1994 e tutje, do të luajë rol të rëndësishëm në politikën e Kosovës: zgjidhet kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës (1993), është anëtar i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë dhe të Parisit (1999), është Ministër i Informimit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (1999), është bashkëthemelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (2000), në katër legjislatura është deputet i Kuvendit të Kosovës (1992, në Kuvendin e penguar të Kosovës, dhe në legjislaturat 2001-2004, 2004-2007 dhe 2007- 2010), është Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (2004) dhe do të bëhet Kryeministër i Kosovës (mars 2005-mars 2006).

Ai është baba i katër fëmijëve dhe jeton në Prishtinë.

Përveç shkrimeve publicistike, Kosumi ka publikuar një mori shkrimesh shkencore, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore dhe politike.

Bajram Kosumi: "Fishta dhe letërsia shqiptare e traditës"Bajram Kosumi: "Një vit vendimtar"

Libra të botuar:

KOSUMI, B., Koncept për subpolitikën, Zgjimi, Ferizaj, 1995.

KOSUMI, B., Fjalor i Barbarëve, Brezi 81, Prishtinë, 2000 [botim i dytë 2009; ISBN 978 9951 424 22 6].

KOSUMI, B., Koncept për mendimin e ri politik, Brezi 81, Prishtinë, 2001.

KOSUMI, B., Lirika e Fishtës, Botimet TOENA, Tiranë, 2004. [ISBN 99927 1 9214]

KOSUMI, B., Një vit vendimtar, Botimet TOENA, Tiranë, 2006. [ISBN 99943-1-178-6]

KOSUMI, B., Letërsia nga burgu-kapitull më vete në letërsinë shqipe, Botimet TOENA, Tiranë, 2006. [ISBN 99943-1-187-5]

KOSUMI, B., Fishta dhe tradita letrare shqiptare, Brezi ’81, Prishtinë, 2012. [ISBN 978 9951 424 394]



Libra të botuar në bashkautorësi:

Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundërrevolucion, [HYSENI, H., SHEMSIU, Z., KOSUMI, B., LAJÇI, A., KOCI, G.], pa botues, Zvicër, 1986.

Libri i Lirisë, [AVDYLI, M., SYLA, I., HYSENI, H., JANUZAJ, J., KOSUMI, B.], përgatitur nga M. AVDYLI e B. KOSUMI , ZËRI, Prishtinë, 1992.

Letra nga burgu / Libri i censuruar, përgatitur nga M. AVDYLI e B. KOSUMI, Brezi 81, Prishtinë, 2004. [ISBN 9951-424-04-X]

Xhavit Haliti : Kështu e bëmë luftën

Xhavit Haliti


Xhavit Haliti u lind më 8 mars të vitit 1956 në Fshatin e ri (Novosellë) të Pejës.

Arsimimi:

Fakulteti Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Tiranë dhe Prishtinë.

Xhavit Haliti: "Kështu e bëmë luftën"
ISBN: 978-9951-641-45-6


Veprimtaritë:

Gjatë viteve 1987–1999 ishte anëtar i Kryesisë së LPK-së
Në vitin 1993 ishte bashkthemelues i UÇK-së
Gjatë viteve 1993-1999 ishte anëtar i SHP të UÇK-së
Që nga viti 1999 është anëtar i Kryesisë së PDK-së
Që nga viti 2001 është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës .
Që nga viti 2013 është kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.

Esad Dujaka:Deja vu


Esad Dujaka
Esad Dujaka, u lind më 15 qershor 1945 në Gjakovë. Gjatë karrierës 45 vjeçare në gazetari, punoi në revistën javore “Zëri i Rinisë”, Televizionin e Prishtinës, “Rilindje” - “Bujku”, të përditshmen “Kosova Sot” dhe në RTV21 deri në ditët e sotme. Ka botuar librin e kujtimeve “VITET E RILINDJES” (2013) në shtëpitë botuese “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifatpublishing” nga Hjustoni (SHBA).

Esad Dujaka: "Déjà vu"

ISBN: 978-9951-641-74-6

Ky është libri i tij i dytë, në të cilin janë përfshirë shkrimet më të zgjedhura që kanë një kontinuitet për nga përmbajtja dhe të cilat ndoshta kanë lënë një gjurmë sado të vogël kohe përgjatë 45 vjetëve aktive të këtij autori në gazetari.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...