Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/04

Tom Doshi, politikani qe mund te destabilizoje vendin

Shkelqim Berisha
Drejtor Ekzekutiv  ALIISS

Instituti i Studimeve te Inteligjences dhe Sigurise , fill mbas perfundimit te zgjedhjeve politike te qeshorit 2013 ka bere te qarte nepermjet shkrimeve pozicionin qe shqiptaret do te luajne ne rajon. Keto parashikime dhe studime kane nisur me mareveshjen ndermjet dy partive ne maxhorancen e sotme  PS dhe LSI, te cilet firmosen nje mareveshje ne prani te ish Presidentit Tadic dhe nje numri te konsiderueshem sllavesh me influence ne rajon. Konkluzioni i ketyre shkrimeve eshte se te pakten deri ne 2017 apo 2020 influenca e shqiptareve do te jete ne renie ne rajon dhe nje nga shkaqet qe Instituti mundohet te vertetoje eshte: influence e lobit te fuqishem sllav ne Chikago IL USA.
Duke u bazuar ne kete studim shume ngjarje kane domethenien e tyre dhe normalisht nuk ka surpriza, te shikuara nga ky kendveshtrim. Bazuar ne deklarimet e zotit Doshi ditet e fundit po mundohemi te shikojme nga ky kendveshtrim i yni te gjithe kete retorike e cila per mendimin tone nuk ka te beje fare me tatime, Briselda, votues, bushkale, etj etj. Ne mendojme se nuk ka me asnje shans qe Tom Doshi te qendroje ne pozitat e deri-sotme me ate cfare ai ka folur dhe me menyren si ai ka shantazhuar Kryeministrin ne sallen e Parlamentit. Ne fakt, ne mendojme se zoti Doshi eshte Politikani me i rrezikuar per momentin dhe se ai eshte pa me te voglin dyshim, politikani i vetem i cili mund te destabilizoje vendin.
Analize
Deputeti socialist Tom Doshi ka zgjedhur fjalë të drejtëpërdrejta për t’i shpallur luftë nga oborri i Kuvendit kryeministrit Edi Rama, shkruan Ora News. Mes tij dhe Edi Ramës “nuk do të ketë paqe” i njohur si një nga mbështetësit kryesorë të Ramës zgjedhjet e shkuara ai ka përdorur terma të rëndë akuzues për kryetarin e partisë së tij. Gjithashtu,  për t’i tregur Ramës se e ka betejën e humbur, ai  ka bërë paralelizma me betejat e tij me Berishën. “Lufta sapo ka filluar” – tha Doshi  dhe “Edi Ramës do ti dridhet toka nën këmbë”. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më Edi Rama”.
Personalisht përjashtoj çdo  mundësi që  lufta Rama- Doshi te ketë arsye ideologjike, madje edhe politike, shkruan ne gazeten online Minerva gazetari i njohur Nebil Çika:  Doshi  si politikan, nese kjo fjale gjen kuptim ne rastin e tij,  përbën pa dyshim një rast te veçantë ne politiken shqiptare dhe me gjerë. Ai vjen  gjenetikisht nga një prej familjeve  me antikomuniste dhe me te  persekutuar nga diktura komuniste ne Veri te vendit. Familja e tij numëron disa te pushkatuar,  te burgosur  e internuar   nga komunistet. Asgjë  historikisht dhe ideologjikisht  nuk e lidh ate me PS-ne trashëgimtare politike, juridike dhe gjenetike te partisë qe vrau e persekutoi mizorisht te paraardhësve e te afërmve të tij. Kupola politike  dhe struktura te tjera te partisë qe ai përfaqëson në parlament  janë te mbushura me ish pjesëtare të strukturave kriminale te diktaturës ose trashëgimtarë direkt politik te drejtuesve gjakatar të sajë përgjegjës për  krimet  komuniste përfshi edhe ato mbi familjen e Tom Doshit. Në se do të zbatohej Kanuni, z. Doshi duhet te ishte ne gjak me shume prej kolegeve te tij në PS  pasardhës te vrasësve  të familjarëve të tij.
Pra ne asnjë pike historikisht  dhe ideologjikisht  z. Doshi nuk puqet dot me PS-në,  drejtuesit,  ideologjinë dhe politikën e saj gje qe  përben arsye te forte për ti  përjashtuar  këto si motive te mundshme te luftës se tij me Ramën dhe qeverinë. Atehere pyetja shtrohet thjeshte , cfare ka zoti Doshi qe mund te dridhen themelet e maxhorances??  Cfare skandali di zoti Doshi per kete maxhorance qe mund ti dridhe themelet?
A mund te jete me e rende se ky skandal??
Defekti i avionit ka dështuar operacionin e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Në orën 14:40 minuta te 10 majit 2014, një avion i vogël me një pilot italian është rrëzuar në plazhin e Divjakës, duke ngritur në këmbë policinë e shtetit.
Lajmi bëhet publik në media rreth orës 15:54 minuta. Ngjarja nuk është konsideruar aksidenale nga policia, e cila rrethon plazhin me dhjetëra efektivë, ndërsa në zonë fluturojne edhe helikopterë. Forcat e rendit ndalojne qarkullimin për në hyrje të pyllit të Divjakës, ndërsa nis një aksion që rezulton në zbulimin dhe bllokimin e një automjeti me 460 kilogramë drogë. Shtetrrethimi i Divjakës  zgjat për disa orë. Shkruan Ora News
Foto-3
Te gjithe e pame se cfare u be me kete situate dhe e mbajme mend pamjen e Ministrit te Brendshem zotit Tahiri mbas dhenies se konferences ne lidhje me kete situate nga kryeministria: Ai nuk gjeti dot daljen nga ishte dera nga konfuzioni ne te cilin ishte zhytur!  Megjithate asgje nuk ndodhi.
A mund te jete me i rende se ky skandal??
Njëri nga trafikantët e drogës që po ndiqej nga policia në operacioni “Laguna e Vilunit”, të zhvilluar disa ditë më utu në Lezhë e Shkodër, është fshehur në makinën e një deputeti të kuvendit të Shqipërisë. Atë që lapsi.al e lajmëroi dy ditë më utu e kanë konfirmuar burime zyrtare të prokurorisë, të cilave sot u referohet gazeta Shqip. Gjatë operacionit për të goditur një rrjet trafikantësh që dërgonte sasi të mëdha droge drejt Italisë, personi që konsiderohej si drejtuesi I rrjetit ka mundur t’I shpëtojë arrestimit falë njohjes me një deputet të kuvendit. Trafikanti, utu I të cilit nuk bëhet I ditur për arsye hetimore, por që mësohet se është nga Shkodra, është futur në makinën e deputetit.
Normalisht edhe per kete asgje.
Po ashtu edhe  pamjet e goditjes se deputetit te opozites zotit Gent Strazimiri ne korridoret e parlamentit, ku sipas aludimeve te opozites ishin te orkestruara nga kryeministri i vendit zotit Rama perseri nuk sollen ndonje gje te rende sa per te tronditur themele,  etj!
Ne qofte se ne do te vendosim edhe disa nga problemet madhore ne rrafshin  e maredhenieve nderkombetare si asaj te armeve kimike, apo te mos marjes se vendit te ofruara nga OSBE-ja nga ana e Ministrise se Jashtme, etj. Prape nuk na rezulton qe keto themele mund te tunden nga zoti Doshi.

Atehere cfare mund te jete?
Duke ndjekur me interes ate dite te seances parlamentare ne rrjetet sociale doli nje postim nga Opozita.com ku nder te tjera shruanin: deputeti Tom Doshi braktiset nga shoket e tij deputete dhe ngelet i vetem ne rreshtin e pare. Ne fakt ketu nis edhe zanafilla e asaj cfare ne na ka terhequr vemendjen. Ne ate rresht nuk ishtei ulur as deputeti Kristjan-Demokrat Mark Frroku. Nuk dihet mire aresyeja se perse deputeti Frroku nuk ishte ne seance ate dite por ajo cfare  degjuam nje dite me pare ishte se:
“Gazeta Koha Jone”
Vrasja e komisar Lamaj, eksperimenti i Gjykatës rrëzon alibinë e Frrokut.
Eksperimeti hetimor i kryer nga Gjykata e Krimeve të Renda për llogari të proçesit penal ndaj Arben Frrokut ka rrëzuar alibin e tij.
Rruga që përshkroi autori i vrasjes së Dritan Lamajt pasditen e 24 janarit 2013 ka patur kohën e mjatueshme për tu larguar nga vendi i ngjarjes drejt pikes se kalimit kufitare te Kapshticës.Gjykata e Krimeve të Rënda e ka perfunduar pas 2 orë e 50 minuta eksperimentin, duke përshkruar e rrugën Tiranë-Kapshticë, me një shpejtësi 100-120/km në orë.
Makina e ngjashme me ate të pandehurit, e drejtuar nga një shofer i zgjedhur nga gjyakata dhe nje mjet që e shoqëronte atë, ku udhëtonte gjyqtari i çështjes Dritan Alluni dhe avokati mbrotjes Genc Gjokutaj, mberriti në pikën e kalimit të Kapshticës në orën 21:13 minuta, ndërkohë që u nis nga Tirana në orën 18:30 .
ARBEN-FRROKU
Duke ndjekur nga afer situaten e rendit si edhe duke shikuar perkrahjet qe dy deputetet Doshi dhe Frroku i kane dhene njeri-tjetrit, eshte normale  gjithe ai reagim qe zoti Doshi kishte ate dite dhe mese normale qe zoti Frroku te mos ishte present ne kete seance parlamentare. Pra ne mendojme se nuk ka asnje shqetesim persa i perket bazes,  votuesve apo Briseldes, etj.  Problem mund te jene premtimet qe jane mare nga ndonje person i cili nuk i ka mbajtur dot dhe megjithese aksi rrugor Lin- Pogradec eshte si mos me keq, shoferi ja ka arritur qe te hedhe poshte mbrojtjen e zotit Frroku i cili ndodhet mbrapa hekurave.
Duke shikuar Shqiperine si nje vend ku shume informacion mund ta maresh jo vetem ne rruge zyrtare, eshte thene se deputeti Frroku i eshte gjetur shume prane zotit Doshi dhe per kete aresye, thuhet se ky po paguan pikerisht kete. Duke mosdashur qe ne te paragjykojme zotin Frroku i cili deri kur te mbaroje gjygji nuk mund te quhet I fajshem dhe duke kuptuar deri ne detaje perpjekiet e deputeti Frroku i cili po supozojme qe te pakten nuk po mundohet te ndryshoje prova apo te nderhyje ne sistemin e drejtesise, por thjesht te beje te mundur qe atij ti behet nje gjygj ‘fare” ose I drejte, te vjen te mendosh se ketu mund te jete dhe ajo cfare do te presim dicka nga zoti Doshi.
Ka patur shume fjale qe mbas perplasjeve qe zoti Doshi ka patur me Ministrin Tahiri, debate qe shume pak kane qene publike( dihet mire se ne cfare  gjuhe flitet midis ketij grupi parlamentar dhe anetareve te kabinetit, duke filluar nga Kryeministri) zoti Doshi eshte terhequr ne menyre te shpejte dhe ka qene ne nje situate jo te rehatshme.
Megjithese zoti Doshi njihet si nje deputet i pasur i cili nuk mund te blihet lehte, gjithashtu  edhe si nje deputet i cili ka nje perkrahje jo te vogel familjare, perseri ka pasur nje periudhe kohe gajte se ciles nuk ka qene ne publik. Nuk eshte e qarte se me cfare e ka ndihmuar zoti Frroku zotin Doshi, por tashme dihet per nje bisnes i cili po ndertohet ne fushen e hotelerise prane rruges se ambasadave, ne rrugen e Durresit.
Atehere cfare di zoti Doshi?
Para disa koheve ne nje nga mediat televizive kombetare doli nje lajm ku ish- Ministri i Ekonomise zoti Dritan Prifti ishte bashke-aksioner ne nje bisnes ne Malesine e Madhe me zotin Doshi. Nisur nga kji kujtojme gjithashtu se zoti Doshi e ka mbajtur shume afer zotin Prifti ne ato dite shume te veshtira per familjen e tij. Dihet mire se cfare ishte ne gjendje te bente zoti Doshi me ato kaseta te cilat Dritan Prifti kishte incizuar ne ambjentet e Ministrise se Ekonomise. Si shkak i kesaj kasete u arrit qe te sulmohej godina e Kryeministrise ku sipas maxhorances se asaj kohe ishte nje tentative e qarte per te mare pushtetin me dhune. Bazuar ne kete aludim atehere eshte mese normale te mendosh qe zoti Doshi mund te kete dicka te tille ne dore, pasi vetem dicka e tille mund te tunde dhe shkunde themele te maxhorances. E gjithe ceshtja eshte se per ke do te jete kjo dhe cfare mund te jete kjo! Duke e supozuar si te vertete kete aludim atehere ne mendojme se zoti Doshi me te vertete ka ne dore celsat e ketij destabilizimi te vendit.  Ceshtja eshte se kur ka nder mend ta beje kete.
68149Protesta21Janar2011-rreg
Problemi kryesor eshte se zoti Doshi ka nevoje per nje garant, te cilin me sa shihet tek Kryeministri Rama nuk po e gjen, po ashtu edhe te Ministri Tahiri nuk do te mund ta gjeje pasi ferkimet me te sic duket kane qene shume te renda. Atehere normalisht  llogjika te drejton drejt nje bashkepunimi me Opoziten, dhe kryesisht PD-ne, por kjo e fundit nuk e ka luksin qe kaq shpejt te mare nen mbrojtje ate i cili ishte edhe kryesori ne agresionin e 21 Janarit 2011. Kjo ndoshta mund te ndodhe vetem nqs ai ka dicka per tu rrefyer ne lidhje me kete date dhe ky rrefim duhet te jete me prova!
Duke menduar qe kjo nuk eshte thjesht nje retorike nga zoti Doshi, por me te vertete ka dicka te tille per tu shqetesuar, ai nuk e ka luksin ta mbaje te mbyllur “xhindin ne shishe”, pasi sa me shume e mban mbyllur aq me shume zhvleresohet, si politikisht ashtu edhe moralisht.
I vetmi garant mund te jete faktori nderkombetar dhe per kete te shpresojme qe ky te jete nje nga miqte e mire te Shqiperise te cilet do ta orjentojne drejte nje zgjidhje paqesore dhe te ligjshme zotin Doshi.
Persa i perket kohes gjate se ciles  mund te ndodhe ky destabilizim,  mendojme se nuk mund te jete me larg se para zgjedhjeve te qeshorit. Duke patur parasysh qe akoma nuk kemi nje ndarje te buxheteve per 61 bashkite qe do te dalin nga zgjedhjet e qershorit, po ashtu te disa pregatitjeve te tjera me 1 Korrik dhe mbarapa, nuk mund te mendohet nje rast me i mire se kaq.

(Instituti i Studimeve në fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë, ALIISS (Albanian Institute of Inteligence and Security Studies ) , i themeluar nga Z.Shkëlqim Berisha në vitin 2012, ka si qëllim të shtrojë perspektivën e të qenit një aktor lider në fushën e mendimit teorik dhe shkencor, ekspertizës teorike dhe teknike, e po ashtu ka si vizion informimin e elitës politike, akademike dhe opinionit publik Shqiptar në lidhje me zhvillimet gjeopolitike në fushën e sigurisë dhe inteligjencës.)


foto
Shkelqim Berisha
Drejtor Ekzekutiv
E-mail.  Shberisha@aliiss.org
Mob ++355 69 60 81055

Mankthi më i madh i Vladimir Putinit


Image result for vladimir putin
Nuk bëhet fjalë për atë lloj pavarësie energjetike që Shtetet e Bashkuara mund të fitojnë nëpërmjet nxjerrjes së naftës së tyre, apo që Brazili mund të ketë falë rezervave të saj në ujërat e thella detare. Bëhet fjalë për ditën, kur nafta dhe gazi nuk do të shërbejnë më si karburant për mjetet e transportit dhe për ngrohjen e shtëpive. 

Image result for vladimir putin


Për qeveritë që varen drejtpërdrejt nga të ardhurat e shitjes së naftës dhe gazit, vende si Rusia, ky do të ishte mankthi më i madh. Luhatjet e kohëve të fundit të kërkesës dhe çmimeve të naftës dhe gazit janë vetëm epilogu i këtij skenari të frikshëm. 

Image result for vladimir putin
Ngrohja dhe mjetet motorike janë padyshim dy përdorueset më të mëdha të naftës dhe preken të parat nga ndryshimet teknologjike që do të ndodhin në vitet e ardhshme. Tani për tani, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përdorin rreth dy të tretat e energjisë së tyre si karburant për mjetet motorike dhe për ngrohje. Pjesa tjetër përdoret për karburantin e avionëve, propan, plastikë dhe produkte të tjera, të cilat nuk do të zëvendësohen me makinat elektrike, panelet diellore dhe energjinë e erës gjatë viteve të ardhshme.

Image result for vladimir putin
Me reduktimin e ndjeshëm për naftë, benzinë dhe ngrohjen me gaz, çmimet e gazit dhe naftës bruto do të ulen drastikisht. Kur kjo të ndodhë, produktet që furnizohen me naftë do të bëhen më të lira, kështu që njerëzit do të t’i blejnë më shumë, duke shtuar përsëri kërkesën për naftë dhe gaz. Gjithashtu, ekonomitë në zhvillim, të cilat po rriten me shpejtësi të madhe do të kontribuojnë në rritjen e kërkesës për energji. 


Megjithatë, nuk është gabim të mendohet se të ardhurat nga shitja e naftës dhe gazit do të reduktohen ndjeshëm gjatë dekadave të ardhshme në vende, ku energjia alternative zhvillohet shumë ngadalë, si Nigeria dhe Arabia Saudite. Industri të tjera që lidhen ngushtë me naftën, si ajo kimike dhe e rafinimit, do të vujanë gjithashtu pasojat në të ardhmen.

Përse Vladimir Putini ka frikë nga interneti?




Veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë bërë që vëmendja të shpërqendrohet nga pushtimi që po i bën Kremlini internetit. Tani, bota është duke vërejtur një tjetër strategji të Putinit teksa liria e internetit në Rusi është duke u tkurrur gjithnjë e më shumë. Kjo nuk është një histori që ka lidhje vetëm me teknologjinë. Qëndrimi i Putinit ndaj rrjetit, shpreh qartë tendencat e tij izoluese si edhe frikën nga kritikat e brendshme. Pushtimi i internetit në Rusi, tregon se Putini, pavarësisht mbështetjes popullore që gëzon në vend, mund të mos ndihet aq i sigurt sa ç’kërkon të shfaqet. Në kushte normale, liderët që kanë besim në vetvete, nuk kanë pse të ndihen të kërcënuar nga mediat sociale.
Image result for vladimir putin
Deri kohët e fundit, interneti në Rusi ka qenë relativisht i lirë, krahasuar me gazetat dhe televizionet. Rusia, të paktën deri tani, nuk e kishte ndjekur modelin kinez të censurës së internetit. Nuk ekzistonte më parë “Muri i Madh i Rusisë” që të bllokonte faqet e huaja në rrjet dhe nuk kishte fjalë kyçe, të cilat ishin të ndaluara apo ushtri të tëra njerëzish që fshinin nga rrjeti faqet me përmbajtje të palejueshme. Rusët mund të futeshin në internet dhe të ankoheshin për korrupsionin, padrejtësitë, madje edhe për vetë Putinin dhe Kremlini nuk ndërhynte, pasi autoritetet nuk e konsideronin internetin një kërcënim politik.
Image result for vladimir putin
Tani, Rusia  duke marrë masa për ta izoluar vendin nga interneti global, mesa duket, për ta mbrojtur veten nga veprimet agresive të Perëndimit. “Ka ardhur koha të vendosim kufij, pasi vendet perëndimore mund të sillen në mënyrë të paparashikuar”, thotë zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov. Ky justifikim është në sintoni perfekte me deklaratën e Putinit në fillim të këtij viti, kur tha se, interneti ishte një “projekt i CIA-s”.
Bllokimi i internetit nga ana e Kremlinit filloi si kundërpërgjigje ndaj pakënaqësisë publike. Në fund të vitit 2011 dhe përsëri në fillim të vitit 2012, dhjetëra mijëra rusë dolën në rrugë për të protestuar kundër mashtrimit zgjedhor dhe regjimit të Putinit. Rrjetet sociale luajtën një rol vendimtar në organizimin e protestave dhe blogeri Alexey Navalny u dallua si një nga liderët e lëvizjes opozitare.
Që pas këtyre protestave, të cilat ishin më të mëdhatë në Rusi, që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, liria e internetit në Rusi filloi duke u konsideruar gjithnjë e më shumë si kërcënim. Sipas “Freedom House”, që nga muaji janar 2012 deri në shkurt 2013, numri i faqeve të internetit të etiketuara si materiale ekstremiste dhe të bllokuara nga Ministria e Drejtësisë, është rritur me 60 për qind.

Realiteti virtual dhe shkenca kibernetike

Realiteti virtual është për shumëkënd sinonim i zbavitjes: televizione që shfaqin film në 3D e lojëra në gjendje të na fusin në ambiente virtuale falë syzeve, helmetave dhe dorezave të brezit të fundit. Por, pak janë në dijeni që disa sektorë të shkencës, pikërisht falë realitetit virtual, janë duke hedhur hapa gjigantë. Shumë zbulime shkencore, mbi të gjitha në shekullin e kaluar, i dedikoheshin këmbënguljes së kërkuesve, me raste ndonjë gabimi apo ndonjë goditjeje të fatit, por më shpesh ndodhte prej aftësisë “vizualizuese”, shpesh herë të përftuar prej përdorimit të drogërave. Nuk është sekret, për shembull, që biokimisti nga SHBA, Kary Banks Mullis, fituesi i Nobelit për kimi në 1993 së bashku me Michael Smith, e përftuan “nuhatjen” mbi zhvillimin e teknikës së reaksionit zinxhir të polimerazës, teksa ndodheshin nën efektin e LSD.

Kërkuesit sot zotërojnë pajisje tejet të sofistikuara, por në bazë të zbulimeve të tyre më të rëndësishme është gjithmonë ky komponent i “vizualizimit”, domethënë ky kapacitet i të parit të diçkaje nga një perspektivë tjetër, në gjendje të ndezë “llampën” që do të bëjë dritë mbi një sasi të pafundme të dhënash, duke kapur thelbin e tyre.

Problemi i vërtetë i shkencës së ditëve tona është pikërisht ky: rrjeti i ndërlikuar i informacionit i përbërë nga miliarda bit-e, që mjergullon pamjen e përgjithshme. Të jetosh në epokën e të dhënave të mëdha nga njëra anë të jep një avantazh, por nga ana tjetër, paraqet shpesh herë një pengesë për kërkimin. Dhe këtu që hyn në lojë realiteti virtual, domethënë mundësia për të shfrytëzuar ambiente 3 dimensionale: “Një nga vështirësitë e mëdha në studimin e Big Data është kapaciteti i të mbajturit në mendje të informacionit që ndodhet në faqe të tëra shifrash”, shpjegon Joan Kuchera-Morin, krijuese e Alosferave. “Psikologët thonë që një përfaqësim i përshtatshëm i informacionit e ndihmon memorien në afat të gjatë. Prandaj përdorimi i një gjuhe të të parit dhe dëgjuarit të të dhënave komplekse dhe në shkallë të gjerë është, sipas mendimit tonë, hapi i ardhshëm për të kuptuar me manipulimin e të dhënave”.

Alosfera është një sferë gjigante, që ka kushtuar 12 milionë dollarë dhe është përfunduar në 2007-ën. Ka një diametër prej 9,1 metrash e duket sikur pluskon në një sallë rreth 2 mijë metrash katrorë, e lartë sa një ndërtesë me tre kate. Është e pajisur nga një pasarelë e varur në zonën qëndrore, është e rrethuar nga dhjetëra altoparlantë dhe pajisje të tjera zanore, që rrethojnë shkencëtarët nga çdo drejtim si dhe nga një seri videoprojektorësh Hi-Definition që vizualizojnë imazhet me një rezolucion prej 40 milione pixel. Për të “lundruar”, nevojiten edhe në këtë rast një palë syze 3D si edhe një kontrollues: një bashkim teknologjish që e bën këtë strukturë një ambient zhytës në 360°, unik në llojin e vet.

Ky lloj vizualizimi, shpjegon Joann Kuchera Morin, mund të plotësohet me investigime të tipit statistikor mbi të dhënat e mëdha, që janë për nga natyra më abstrakte, për t’i lejuar kërkuesit të kuptojnë më mirë në cilin drejtim të lëvizin, me zbatime në të gjitha degët e shkencës. Ndonjë shembull? Joann Kuchera-Morin ka rikrijuar një model të trupit njerëzor në tre dimensione për të simuluar sjelljen e celulave si proteinat, lipidet (yndyra) e glikanet (sheqernat), duke shfrytëzuar informacionin e mbledhur përmes një rezonance manjetike.

Iran, revolucioni që po lind nga seksi

Republika Islamike e Iranit po kthehet dalëngadalë në Republikën Erotike të Iranit. Femrat duan të heqin shamitë, të kenë marrëdhënie seksuale pa qenë të martuara, pse jo, të xhirojnë edhe filma pornografikë si në vendet perëndimore. Teherani kohët e fundit ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm në pamje dhe mentalitet, madje ka nga ata që spekullojnë se nëse një ditë do të ketë një revolucion që do të rrëzojë regjimin, ky do të lindë nga dëshira për seks të lirë. Teksa media perëndimore përqendrohej në politikat radikale të Republikës islamike, vendi ka pësuar një transformim të thellë social dhe kulturor. Një transformim i tillë në mentalitet, qoftë pozitiv apo negativ, është vërtetë i paprecedent në botën arabe. Qëndrimi social ka ndryshuar aq shumë gjatë dekadave të fundit saqë shumë anëtarë të diasporës iraniane shokohen sa herë që vizitojnë vendin. “Në ditët e sotme, Teherani po e bën Londrën të duket një qytet konservator”, thotë një vizitor britanik në Iran. Kur bëhet fjalë për seksin, Irani është duke shkuar në të njëjtin drejtim me Britaninë e Madhe apo Shtetet e Bashkuara dhe është duke ecur shpejt.

Të dhënat e besueshme që lidhen me zakonet seksuale të iranianëve, jo çuditërisht, janë të vështira për t’u gjendur. Por, një pjesë e mirë e tyre mund të përftohen fshehurazi nga statistikat zyrtare të përpiluara nga vetë Republika islamike. Ulja e numrit të lindjeve për shembull, sinjalizon një pranueshmëri më të gjerë të kontraceptivëve dhe formave të ndryshme të planifikimit familjar, ashtu si edhe një zbehje të rolit tradicional të familjes. Gjatë dy dekadave të fundit, vendi ka përjetuar uljen më të shpejtë të fertilitetit të regjistruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Rritja vjetore e popullsisë në Iran është ulur dhe ka ngecur në 1.2 për qind në vitin 2012 nga 3.9 për qind të vitit 1986, kjo pavarësisht faktit që më shumë se gjysma e iranianëve janë nën moshën 35-vjeçare.
Në të njëjtën kohë, mosha mesatare e martesës për meshkujt ka shkuar nga 20 në 28 vjeç gjatë tri dekadave të fundit dhe gratë iraniane tashmë martohen në moshën 24 deri në atë 30-vjeçare, pesë vjet më vonë se një dekadë më parë. Rreth 40 për qind e të rriturve që ndodhen në moshën e martesës janë aktualisht beqarë, sipas statistikave zyrtare.

Numri i divorceve është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, nga 50 mijë divorce të regjistruara në vitin 2000 në 150 mijë të regjistruara në vitin 2010. Aktualisht, statistikat tregojnë se, ka një divorc për çdo 7 martesa në të gjithë vendin, por në qytetet e mëdha kjo shifër rritet ndjeshëm. Në Teheran për shembull, raporti i divorceve me numrin e martesave arrin në 1 me 3, normë pothuajse e krahasueshme me atë të Britanisë së Madhe, ku 42 për qind e martesave përfundojnë në divorc dhe nuk ka asnjë shenjë që të sinjalizojë se kjo shifër është duke u ulur. Gjatë gjashtë muajve të fundit, norma e divorceve është rritur, ndërsa norma e martesave është ulur ndjeshëm.

Ndryshimi i qëndrimit të iranianëve kundrejt martesës dhe divorcit ka koinciduar në mënyrë të jashtëzakonshme me qëndrimin që janë duke krijuar ndaj marrëdhënieve dhe seksit. Sipas një studimi të cituar nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Rinisë në dhjetor të vitit 2008, pjesa më e madhe e meshkujve pranojnë se kanë patur të paktën një marrëdhënie seksuale me persona të seksit të kundërt para martese. Rreth 13 për qind e marrëdhënieve “ilegale”, për më tepër, kanë përfunduar me shtatzëni të padëshiruar dhe abort. Këto janë shifra modeste, megjithatë një brez më parë kanë qenë të paimagjinueshme në Republikën islamike. Kjo tregon se nuk është i habitshëm fakti, që Ministria e Rinisë ka theksuar se, “marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme dhe degjenerimi moral janë shkaqet kryesore të divorceve mes çifteve të reja iraniane”.

A mund të shpërthejë lufta e 3 -të botërore ?


Mundësia e shfarosjes si pasojë e një katastrofe bërthamore është reale. Ajo ekziston sot, pavarësisht se Lufta e Ftohtë ka mbaruar 24 vite më parë. Në vitin 1991, kur mbaroi Lufta e Ftohtë, akrepi i minutave në orën e famshme të fundit të botës u çua prapa, deri në 17 minuta para “mesnate”. Ora e fundit të botës paraqitet në kapakun e revistës “Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë” dhe simbolizon se sa afër luftës bërthamore është bota, siç mendojnë ata. Në vitin e përmendur më sipër, akrepi i minutave u vendos më larg mesnatës se ç’kishte qenë ndonjëherë që kur nisi të përdorej kjo orë në vitin 1947. Megjithatë, që nga ajo kohë, akrepi i minutave ka filluar të lëvizë përsëri përpara. Për shembull, në shkurt të vitit 2002, ora u vu shtatë minuta para mesnate, dhe kjo ishte hera e tretë që çohej përpara, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Pse botuesit e kësaj reviste shkencore e shohin të nevojshme ta çojnë përpara orën? Pse mendojnë se lufta bërthamore përbën ende një kërcënim? Veç kësaj, cilët po e kërcënojnë paqen?

Luftë aksidentale

Armët bërthamore të SHBA-së janë të kontrolluara nga strategjia “lëshim me t’u dhënë alarmi”. Çfarë do të thotë kjo? “Mbushjet tona bërthamore janë gati për t’u lëshuar, ndërkohë që mbushjet bërthamore ruse janë në ajër”, shpjegojnë James G. Blight, kreu i Këshillit të Çështjeve të Jashtme. “Në bazë të kësaj strategjie, nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta që nga paralajmërimi i parë për një sulm nga rusët e deri te lëshimi i raketave tona”. Sipas një ish-oficeri të lëshimit të raketave bërthamore strategjike amerikane, pothuajse të gjitha raketat tokësore janë gati për t’u lëshuar brenda dy minutave.

Kjo gjendje gatishmërie e lartë paraqet rrezikun e një lëshimi aksidental të raketave, të shkaktuara nga një alarm i rremë. “Ka pasur disa raste”, shpjegon një artikull në revistën U.S.News World Report, “kur janë dhënë gabimisht urdhra të vërtetë lëshimi gjatë seancave stërvitore bërthamore amerikane”. Alarme të tilla të rreme janë dhënë edhe në Rusi. Kur një raketë kërkimore norvegjeze shkaktoi një alarm të rremë në vitin 1995, Presidenti rus filloi procesin e aktivizimit të kodeve të lëshimit të raketave bërthamore.

Kjo strategji e mbajtjes së armëve në gjendje gatishmërie i vë para një presioni të madh ata që janë përgjegjës për të marrë vendimet. Fatmirësisht, në të kaluarën, oficerët përgjegjës e kanë kuptuar se, alarmet ishin të rreme e deri tani lufta bërthamore është shmangur. Lidhur me një incident të ndodhur në vitin 1979, një studiues shpjegoi: “Ajo që ndali lëshimin e raketave amerikane ishin satelitët tanë të sinjalizimit të hershëm, të cilët tregonin se nuk kishte raketa sovjetike në ajër”. Mirëpo, me kalimin e kohës, këto sisteme satelitore të sinjalizimit të hershëm amortizohen. Kërkuesit dhe analistët janë të shqetësuar, pasi shumica e satelitëve rusë për sinjalizimin e hershëm ose nuk funksionojnë më ose janë larguar nga orbitat e tyre të përcaktuara. Prandaj, siç e tha disa vjet më parë një zëvendësadmiral amerikan në pension: “Sot, më shumë se në të kaluarën, ekziston mundësia e një goditjeje, përpara se pala tjetër të sulmojë, ose e lëshimit të raketave si pasojë e një keqkuptimi, si pasojë e autoritetit të dhënë personave të gabuar ose si pasojë e ndonjë aksidenti”.


Anëtarë të rinj të «klubit bërthamor»

Ndonëse arsenalet kryesore u përkasin dy superfuqive bërthamore më të mëdha të botës, ka edhe fuqi të tjera bërthamore, si Britania e Madhe, Franca dhe Kina. Kohët e fundit, me këto fuqi bërthamore të njohura botërisht, të quajtura «klubi bërthamor», u bashkuan edhe India e Pakistani. Përveç këtyre vendeve, ka edhe disa të tjera, ku përfshihet Izraeli dhe në fund Irani që është kthyer në dhimbje koke për komunitetin global bërthamor.

Letra sekrete e Toni Blerit për Muamar Gedafin


Ian Cobain, The Guardian

Toni Bler i ka shkruar kolonelit Muamar Gedafi për ta falenderuar për “bashkëpunimin e shkëlqyer” ndërmjet agjensive të kundër-terrorizmit të dy vendeve pas periudhës gjatë së cilës Britania e Madhe dhe Libia kanë ndërvepruar lidhur me menaxhimin e disidentëve libianë, të cilët duhet të rrembeheshin dhe të ridërgoheshin në Tripoli, sëbashku me familjet e tyre. Letra e shkruar në vitin 2007, pasoi periudhën kur zyrtarët e inteligjencës së diktatorit u lejuan që të vepronin lirshëm në Britaninë e Madhe, duke tërhequr dhe frikësuar refugjatët libianë në përpjekje për t’i bindur ata që të shërbenin si spiunë të agjensive të të dy vendeve. E nisur me frazën “I dashur Muamar” dhe e firmosur “Urimet më të përzermërta nga i yti, Toni”, letra ka qenë një pjesë e qindra faqeve të tjera të dokumenteve të zbuluara në zyrat e qeverisë libiane pas revolucionit të vitit 2011 dhe që më pas u bashkuan dhe ruajtur nga një skuadër avokatësh në Londër.
Avokatët kanë përfaqësuar ankesat e një dyzine kundërshtarësh të Gedafit, të cilët janë vënë nën shënjestër nga agjensitë sekrete të të dy shteteve gjatë operacioneve të tyre të fshehta. Paditësit janë burgosur dhe keqtrajtuar në Arabinë Saudite, janë dërguar sa në Mali e sa në Libi ose janë janë burgosur dhe detyruar të bashkëpunojnë në Britaninë e Madhe.
Gjashtë burra nga Libia, vejusha e një të shteti si dhe pesë qytetarë britanikë me origjinë libiane apo somaleze kanë ngritur padi kundër qeverisë britanike në bazë të dokumentacionit të zbuluar në Libi, duke pretenduar se janë burgosur në mënyrë të jashtëligjshme, se janë shantazhuar, keqtrajtuar në zyrat publike dhe detyruar të bashkëpunojnë kundër vullnetit të tyre.
Letra ka dalë në dritë në një kohë, kur politika e jashtme e qeverisë së kaluar laburiste është vënë në pikëpyetje të madhe, në fund të muajit janar, Toni Bler, refuzoi katagorikisht të fajësohej për publikimin e vonuar të raportit të hetimit Chilcot, lidhur me vendimin e marrë nga Britania e Madhe për tju bashkuar luftës në Irak. Bler është natyrisht personi kryesor që pritej të kritikohej ashpër nga ky raport. Ndërkohë Libia është përfshirë nga një kaos dhe dhunë akoma më të ashpër pas revolucionit, me milicitë rivale janë duke shkatërruar aeroporte dhe duke djegur rafineritë e naftës si pjesë e luftës së tyre për supermaci dhe pasuri.
Dokumentet e zbuluara vetëm kohët e fundit tregojnë se MI5 dhe MI6 kanë përpiluar një listë me më shumë se 1.600 pyetje, të cilat do të duhet t’i bëheshin dy liderëve të opozitës libiane, pasi të ishin rrëmbyer nëpërmjet asistencës së Britanisë dhe të dëboheshin drejt burgjeve të Gedafit. Të dy burrat kanë dëshmur se kanë qenë viktima të torturave të jashtëzakonshme.
Informacionet që përçoheshin përsëri në Londër dhe që ishin rezultat i marrjes në pyetje të të rrëmbyerve duket se janë përdorur për të justifikuar urdhrat për bashkëpunimin e detyruar të katër disidentëve libianë, të cilët ishin rezidentë të Britanisë së Madhe. Avokatët e qeverisë e kanë mohuar fuqimisht faktin, se kanë përdorur informacionet e marra nga të burgosurit libianë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...