Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/17

OBELISK PËRJETËSIE * ( Dëshmori i kombit, Ismet Qorraj )


Xheladin



Poezi nga  Xheladin A. Çitaku



OBELISK PËRJETËSIE


*

( Dëshmori i kombit, Ismet Qorraj )

Vatër e ndezura n`prushërim shekujsh të krrusur

nuk shuhet dot nga erë e acartë dimri t`ciknosur

ngrohtësi shpirtin n`lashtësi legjendash mbushur

furtunës n`përflakje përcëllimi gjoksin shpalosur

*

Katranosur zijoshët, marshojnë lemerishëm

ktjelltësinë mynxyrshëm e qëllojnë vetëtima

n`sokëllima egërsisht, n`vërshuarje furishëm

shkrepash varur mnershëm, me hungërima


*

Tërbim hienash n`ulërimë çjerrëse trollit i sulen

rrufe goditëse pamshirshëm zbrazen qiellit t`nxirë

toka rënkonte, n`përballje trimëritë s`përkulen

n`errësirë humnerash s`qëndron dot shpirti i lirë


*

Nëpër mote kalitur n`ideale t`zjarrta që s`tunden

n`flakërima kalëruar rrëmbyeshëm Ismet trimi

lukuni barbarësh ta çrrënjosin dot nuk munden

nga rrënjët ngulitur n`thellësi, del llavë mallkimi

*

Radhët shtërnguar n`marshime lirie krenarë

n`balada t`lashta himne madhështisë kënduar

kokën lartë patrembur nga pancir e hanxharë

prinë Ismet Qorraj me flamurshkabën valuar

*

Syrin shqiponjë, vrullshëm errësirën përballur

plumbat sfiduar me zemrën valë në afshërime

hero Ismeti, me zvarranikë t`helmatisjes tallur

me tyta t`barbarisë të harbuara në shfrenime

*

N`shtatore simbol, ndër shtigje ndriçon fanar

ndrinë n`kujtime breznishë, obelisk lartësuar

rrezëllime përjetësisht n`horizonte shpërndarë

shpirt vetmohimi n`altar pavdekësie nderuar…


  


(Xheladin A. Çitaku, lindi më 29.03.1960 në fshatin Bajçinë - Besianë. Mbaruar shkollën fillimisht në fshat, të mesmen, Gjimnazin në Besianë, Fakultetin Filologjik, dega Letërsi e Gjuhë shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Punon si arkivist  në administratën e Asamblesë komunale  në Besianë.)

Leksion një-ditor mbi menaxhimin në stomatologji, nga i famshmi dr.Howard Farran

Një mundësi e papërsëritshme e dentistëve shqiptar për t’u njohur për së afërmi me një guru të menaxhimit stomatologjik, në leksionin një-ditor (One-Day Dental MBA) që do të mbahet në Tiranë me 21 Mars 2015.

Leksion një-ditor mbi menaxhimin në stomatologji, nga i famshmi dr.Howard Farran

Howard Farran, DDS, MBA ka mahnitur audiencat mbarë botes me stilin e tij inovativ, joformal dhe argëtues. Ai do të diskutojë mbi ndërtimin e një ordinance të mrekullueshme, kuptimplote dhe profitabile që do të bëjë ndryshim në komunitetin tuaj. Punonjësit dentar do të kenë mundësi të mesojnë se si të menaxhojnë personelin,kohën dhe financat si dhe drejtimin e një klinike profitabile me stres të zvogëluar.
Dr.Farran është dentist praktikues me 25 vjet përvojë pune dhe Master i Administrimit ne Biznes (MBA) nga Universiteti i Arizonës. Ai u nderua si Alumni i vitit më 1997, Dentisti i vitit më 1995 dhe fitues i Arizona Award me 1989. Dr.Farran është themelues dhe dhe botues i një ndër revistave më të mëdha në bote për stomatologji Dentaltown dhe web-faqen www.dentaltown.com.
Eshtë autor i qindra artikujve në dhjetëra revista profesionale, dhe ka zhvilluar disa seri video-edukative mbi biznesin e stomatologjisë. Seria e tij më e fundit, "Dr. Farran s One-Day Dental MBA " ndan teknikat e tij te sprovuara për të rritur produktivitetin dhe zgjerimin e biznesit dentar.
MARS
21
https://www.facebook.com/events/633418790097529/

Dyshime për prolongim të zgjedhjes së kryeprokurorit të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është përballur me një varg kritikash nga disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të premten, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme.


Dyshime për prolongim të zgjedhjes së kryeprokurorit
Kjo mbledhje është thirrur dy ditë më parë prej katër anëtarëve: Idail Ismajli, Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, të cilët kanë kërkuar që të diskutohet për procesin e nominimit të kryeprokurorit të Shtetit.
Ata po dyshojnë për prolongim të këtij procesi. Për këtë thirrje kishte shkruar dy ditë më parë gazeta “Koha Ditore”.
Të njëjtat shqetësime i kanë paraqitur edhe gjatë mbledhjes të premten. Anëtari Idail Ismajli, ka thënë se qëllimi i kësaj mbledhjeje është caktimi i afateve për përzgjedhjen e kryeprokurorit.
Më e ashpër është treguar anëtarja tjetër, Morina. Fillimisht ajo e ka kritikuar Hoxhajn për mostransparencë, pasi që kohët e fundit, qoftë gjatë gjithë mbledhjes, qoftë në disa pika të caktuara, nuk po lejohen të jenë të pranishme edhe mediet. 


****

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Kosovës Sylë Hoxha është shfryer ndaj tre anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sevdije Morinës, Jetish Malokut, Bajram Ukajt dhe prokurorit në zyrën e prokurorit disiplinor, Idain Smaili, të cilët sipas tij kanë akuzuar rëndë personalitetin e tij me akuza të pabaza.

Madje, Hoxha i ka quajtur këto akuza të ngjashme me ato të kohës së Rrahman Morinës në vitin 1989, e që tani po zbatohen nga kunata e Rrahman Morinës, Sevdije Morina.

Ai njoftoi se ka pezulluar mbledhjet e Këshillit Prokurorial deri në dekretimin e Kryeprokurorit të ri nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ndërsa, për të vlerësuar mandatin e tre prokurorëve anëtarë të KPK-së, Sevdije Morina, Jetish Maloku dhe Bajram Ukaj, Hoxha i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Hoxha tha se vendimi për të pezulluar mbledhjet e KPK-së, merret me qëllim të ruajtjes së stabilitetit funksional të këtij Këshilli si institucion Kushtetues i Republikës së Kosovës, dhe ruajtjen e imazhit dhe kredibilitetit të këtij Këshilli.

Hoxha tha se është etiketuar në forma të ndryshme dhe me gjuhë urrejtëse, kryesisht nga Sevdije Morina, Jetish Maloku, Idain Smajli dhe Bajram Ukaj. Ai tha se tanimë ka filluar me marrjen e veprimeve konkrete lidhur me shpifjet, ofendimet jo njerëzore ndaj tij dhe familjes së tij dhe do te ushtrojë padi ndaj të gjithë atyre që pa bazë kanë shpifur dhe ofenduar në raport me të.

Hoxha ka shtuar se nuk kishte besuar dhe nuk dëshiron të besojë që në vitin 2015, ai do të kalojë në të njëjtat sfida, me po të njëjtat mënyra që i ka përdorur regjimi serb.

Ai ka folur edhe për mandatin e tre anëtarëve të KPK-së, Bajram Uka, Jetish Maloku dhe Sevdije Morina, për të cilët ka thënë se qëndrimi i tyre në KPK pas datës 8 mars është i paligjshëm.

Lidhur me mandatin e prokurores Morina dhe prokurorit Maloku, tha se pjesëmarrja e tyre në KPK është kundër kushtetuese dhe kundërligjore.

Hoxha ka pyetur prokurorin Maloku se a ka konflikt interesi, punësimi i vajzën e tij në Zyrën e prokurorit Disiplinor, meqë është anëtar i Komisionit Disiplinor në Këshill dhe anëtar i Këshillit Prokurorial.

Derisa, e ka quajtur të paimagjinueshme se si një dekan i Fakulteti Juridik siç është Bajram Ukaj, kërkon zgjatjen e mandatit të tij në KPK me një udhëzim të Qeverisë së vitit 2008, i cili vendim i referohet kornizës ligjore të para shpalljes së pavarësisë.

U. D i kryeprokurorit Hoxha, ka shprehur shqetësimin edhe rreth mos pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në KPK në shtatë apo tetë mbledhjet e fundit të KPK-së.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Hoxha: Në KPK si në kohën e Rrahman Morinës

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për tre prokurorët Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, lidhur me mandatin e tyre në KPK.

Ky i fundit ka thënë se më nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Prokuoriral të Kosovës deri në një përgjigje të Gjykatës.

Për Hoxhën shqetësimet që ka ngritur në veçanti prokurorja Sevdije Morina kanë qenë shumë të rënda dhe etiketimet që i janë bërë kanë qenë shumë të ulëta.

“Unë jam sulmuar ulët për organizimin e konferencës së prokurorëve rajonal. Kryeprokurorja e speciales nuk ka marr pjesë në takimet e këshillit edhe kur ka qenë në pyetje siguria kombëtare sepse ka pasur mysafir. Morina dhe Lumezi kanë akuzuar KPK për falsifikim të rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit”, tha Hoxha gjatë një konference që pati për mediat, transmeton KosovaPress.

Dhe kjo situatë Hoxhën po e kthen në kohën e Rrahman Morinës.

“Kjo më kthen në vitin 1989 në kohën e Rrahman Morinës kur kanë kërkuar largimin tim nga gjykatësi në Prizren dhe tash në vitin 2015 kunata e tij Sevdije Morina. Kur ne jemi larguar nga sistemi i Millosheviqit Idain Ismaili ka vazhduar punën”, tha Sylë Hoxha.

Protestojnë punëtorët e QKMF-së, thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha dhe djali i saj

Dhjetëra punëtorë shëndetësorë të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, kanë protestuar të martën për gjysmë ore para ndërtesës së kësaj Qendre, siç u shprehën ata, kundër kërcënimeve ndaj tyre dhe drejtorit të QKMF-së, të cilat janë bërë nga ana e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Nexharije Pllana dhe djalit të saj.
Protestojnë punëtorët e QKMF-së, thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha dhe djali i saj
Sipas tyre, djali i drejtoreshës së shëndetësisë në Mitrovicë, ka hyrë të hënën në zyrën e drejtorit të QKMF-së, Fevzi Sylejmani, duke kërkuar nga ai dorëheqje të menjëhershme dhe duke sharë e ofenduar në mënyrën më poshtëruese të mundshme.
Veton Ibrahimi, kryeinfermier ka bërë të ditur  se drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, është kërcënuar të hënën nga djali i drejtoreshës së shëndetësisë së Mitrovicës.
Ai tha se përveç asaj që ka ndodhur të hënën, pothuajse situatë e njëjtë ka ndodhur edhe të martën nga ana e vetë drejtoreshës së shëndetësisë, Nexharije Pllana.
Sipas tij, të dy rastet janë denoncuar në polici dhe punëtorët e kësaj Qendre presin nga organet gjegjëse të merren masa të menjëhershme ndaj drejtoreshës dhe djalit të saj.
Drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, ka pranuar se është kërcënuar nga djali i drejtoreshës Pllana, duke thënë se ka kontratë për postin e drejtorit deri më 2016 dhe as që i shkon mendja të jap dorëheqje.
Drejtoresha Pllana nuk ka qenë sot në zyrën time, por ka dëshmitarë që dëshmojnë se ka kërcënuar punëtorët me largim nga puna nëse protestohet kundër saj. Unë kam kontratë deri në vitin 2016 dhe as që më shkon mendja të jap dorëheqje”, ka thënë Sylekmani.
Ndërkaq, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Nexharije Pllana, ka mohuar akuzat e këtyre punëtorëve, duke i quajtur ato si të pavërteta.
Mirëpo, drejtori Sylejmani ka mohuar se ka qenë te kryetari i komunës për të ofruar dorëheqjen e tij.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi se të hënën është inicuar një rast i kanosjes ndaj drejtorit të QKMF-së, Fevzi Sylejmani.

7728 kosovarë kërkuan azil në Gjermani gjatë shkurtit

Gjatë muajit shkurt në Gjermani kanë kërkuar azil 26.083 persona që është për 132.5 për qind më shumë se në shkurtin e vitit 2014. Të kujtojmë, në muajin shkurt të një viti më parë ishin regjistruar 14.863 azilkërkues. Ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2015, në muajin shkurt janë regjistruar 4.2 për qind kërkesa azili më shumë ose kanë qenë 1.041 persona.

7728 kosovarë kërkuan azil në Gjermani gjatë shkurtit

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë në muajin shkurt ka vendosur për 17.580 kërkesa. 6.465 persona (ose 36.7%) kanë marrë statusin e refugjatit në kuptimin që këtij statusi i jep Konventa e Gjenevës për Refugjatë.

Është interesant lëvizja e numrit të azilkërkuesve kosovarë nga dhjetori i vitit të kaluar deri në fund të shkurtit.

Në dhjetor të vitit të kaluar azil në Gjermani kishin kërkuar 1956 shtetas kosovarë. Në janar të vitit 2015 këtë e kanë bërë 3630 kosovarë të tjerë ndërsa në shkurt kjo shifër ka kalua dyfishin, gjegjësisht ka arritur në 7728 persona.

Rritje ka shënuar edhe numri i azilkërkuesve nga Shqipëria: në dhjetor 940, në janar 1648 dhe në shkurt 1794 azilkërkues.



Mbetjet me gjak në kontejnerët afër dispanserit të mushkërive

 Mjekësia vazhdon të mbetet sektori më problematik në vend. Përveç kushteve të dobëta edhe higjiena është në nivel shumë të ulët.

Skandaloze: Mbetjet me gjak në kontejnerët afër dispanserit të mushkërive (Foto)

Madje pikërisht neglizhenca e stafit të disa prej qendrave mjekësorë në vend po i kushton dikujt tjetër me sëmundje të reja ngjitëse. Këto fotografi janë bërë para disa minutash, te Qendra e Mjekësisë Familjare afër dispanserit të Mushkërive.
Mbetjet me gjak, të cilat janë shumë të rrezikshme për përhapjen e sëmundjeve të hedhura në kontejnerët e mbeturinave në qendër të Prishtinës.
Madje duke ditur edhe sa shumë qenë endacak ka në kryeqytet rreziku për përhapjen e sëmundjeve shtohet dyfish.

Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Azem Vllasit...




Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Azem Vllasit, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e vitit 1981.

Syla në reagim ka shkruar se është gabim i rëndë përpjekja për paraqitjen e demonstratave të 1981 si të dëmshme për Kosovën, përndryshe qytetarët e Kosovës po ta ndiqnin rrugën politike të Azem Vllasit, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet i pavarur dhe sovran, por në të njëjtin status, a më pak, se sot Krahina Autonome e Vojvodinës.

Azem Syla i reagon Azem Vllasit 34 vjet pas demonstratave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Azem Vllasit, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e vitit 1981.


Ja reagimi i plotë:

Është për keqardhje që edhe 34 vjet pas ngjarjeve të vitit 1981, Azem Vllasi vazhdon ta ketë të njëjtin mendim që pati Beogradi, Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe qëndrimet zyrtare të asaj kohe, duke i quajtur të dëmshme për Kosovën, ideologjike, enveriste dhe staliniste.

Kjo është çështje e ndërgjegjes së tij, e formimit politik dhe rezultat i radhitjes së tij nga ana tjetër, pra nga fryma e Jugosllavisë, e Titos dhe Beogradit të atëhershëm zyrtar.

Azem Vllasi nuk mund të flas në emër të organizatorëve, veprimtarëve , frymëzuesve dhe asaj gjenerate e cila veproi më 1981.

Është historia e gjatë e përpjekjeve për çlirim të Kosovës, veçanërisht ajo pas Luftës së Dytë Botërore, që nuk është ndalur për asnjë moment.

Organizatat patriotike që kanë vepruar tërë kohën edhe në kushte të ilegalitetit pothuajse pa përjashtim kanë pasur platforma politike për çlirimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe Serbia, bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë.

Ekzistojnë qindra materiale të tilla që dëshmojnë këtë synim kryesor të këtyre organizatave, pra çlirimin dhe bashkimin me Shqipërinë, që nuk mund t’i mohojë dhe shpallë si jo ekzistuese as Azem Vllasi. Ndër dokumentet më të rëndësishmit janë “Tezat për Frontin e Republikës së Kosovës” (1981).

Për Azem Vllasin mund të mos ketë fuqi kërkesa “Kosova Republikë”, si kërkesë themelore e ngjarjeve të vitit 1981, sepse politikisht ai ka qenë i radhitur kundër kësaj kërkese, ka dënuar demonstruesit si kundërrevolucionarë, separatistë dhe irredentistë madje ka larguar të gjithë profesorët me orientim kombëtar nga katedrat e Universitetit të Kosovës.

Radhitja e tij është çështje individuale, por ai nuk ka të drejtë të minimizojë dhe shtrembërojë realitetin dhe kontributin e askujt në ngjarjet e 1981.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave vërtetë kanë bartur frymën e dashurisë ndaj Shqipërisë si atdhe, për dallim nga Azem Vllasi i cili ka qenë i radhitur nga Beogradi dhe i edukuar me dashurinë ndaj Jugosllavisë dhe Titos.

Janë ngjarjet e 1968, ato të vitit 1981, 1989/90, rezistenca civile e viteve 1990, dhe në fund lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që së bashku me aleatët perëndimorë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurorëzuan synimin shekullor të Kosovës, çlirimin dhe pavarësinë e saj.

Është gabim i rëndë përpjekja për paraqitjen e demonstratave të 1981 si të dëmshme për Kosovën, përndryshe qytetarët e Kosovës po ta ndiqnin rrugën politike të Azem Vllasit, Kosova kurrë nuk do të ishte shtet i pavarur dhe sovran, por në të njëjtin status, a më pak, se sot Krahina Autonome e Vojvodinës.


**********
RKL_UCK

Paraqitja e Azem Vllasit në disa portale me prejardhje tematike-ideologjike nga koha e bashkim vëllazërimit, sidomos në përvjetorët e kryengritjes shqiptare të vitit 1981, na bën të kuptojnë se llaskucët e Titos, Rankoviqit e Milosheviqit edhe tani në pleqërinë e tyre matufe e të çoroditur, kanë mbetur po ata, po ata kriminelë që dhanë urdhër për t’ u përgjakur rinia e Kosovës në vitin 1981, po ata që dënuan me burg dhe katandisën çlirimtarët e ardhshëm të Kosovës nëpër burgjet dhe kampet e Jugosllavisë, po ata që kur i kap sëkëlldia e së kaluarës shkojnë e dehen në pivnicat e Beogradit dhe ia thonë këngës, “Druze Tito mi ti se kunemo”.

Çfarë sëkëlldie e rëndë e rrokë për fyti këtë njeri sa herë që Kosova e mbarë Shqipëria kujton me respekt e pietet trimat që ranë për atdhe, për Kosovën Republikë, për bashkimin e shqiptarëve dhe përparimin kombëtar?

I mundur, i vdekur për së gjalli, i hedhur si leckë nga padroni të cilit i kishte shërbyer më shumë se prindërve të vet, i frikësuar nga paranoja e krimeve, i harruar madje edhe nga më të afërmit, çakalla e Azem Vllasit “zgjohet” herë pas herë, sepse edhe ai po e thith ajrin e Kosovës së çliruar falë gjakut të derdhur për liri, falë dhjetëra mijëra viteve burg që kanë mbajtur shqiptarët liridashës nga politika e tij: “bratstvo i jedinstvo”.

Kujt i flet ky ekzemplar debil i Jugosllavisë, që nuk është më, dhe që kurrë nuk do të jetë?

Kujt i drejtohet ky llaskuç i Titos, i cili e ka thënë me gojën e tij se shqiptarëve nuk u duhen dhënë të drejta politike?

Kë përfaqëson ky mohikan i mjerë i jugosllavizmit të vdekur e të perënduar madje edhe për vetë sllavët?



Ja çfarë qëndrimi ka mbajtur kundër shqiptarëve, babai ideologjik i Azem Vllasit, J.B.Tito

Historiani kroat, Vjenceslav Cençiq në librin e tij: “Rëfimi fundit i Titos”, duke u mbështetur në stenogramet e fjalimit të tij të mbajtur në Karagjorgjevë në vitin 1979, ka zbuluar se i adhuruari i politikanëve shqiptarë të Kosovës, atëherë edhe tani, ka qenë një antishqiptar i tërbuar. Ai lidhur me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër. Ky lajm nuk është botuar në mediet e vendit me prejardhje jugosllave, përveç në ndonjë portal. Jugo-shqipot e sotëm kanë respekt të madh për babanë e tyre ideologjik e politik. Asokohe veprimtari Jusuf Gërvalla duke ironizuar gazetarët prosllavë të Rilindjes, si Jusuf Buxhovi, Maksut Shehu, Sinan Hasani, e shumë të tjerë kishte botuar në “Lajmëtarin e lirisë” shkrimin me titull, “Viktima që glorifikon xhelatin e vet”.(Radio Kosova Lire)



************



Azem Vllasi

Ish kryetari i Komitetit të LK të Kosovës z.Azem Vllasi

Ish-kryetari i Komitetit krahinor, AzemVllasi, thotë se organizatorët demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, porse kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist.
Në një bisedë për Telegrafin, Vllasi deklaron se organizatorët dhe bartësit e atyre protestave e kanë adhuruar figurën e Enver Hoxhës dhe se kanë qenë të mbështetur ideologjikisht në marksizëm-leninizëm.

Azem Vllasi e di mire se në asnje Demostrat të vitit 1981 ska pas parolla as rroft Enver Hoxha dhe as rroft Marksizem Leninizem, Parullat gjithnje kan qen transparente me kerkesen Kosova Repuplike, Trepça jone, Trepça punone dhe Beogradi nderton, Jemi Shqiptare dhe jo Jugosllave, duan Pune dhe Parulla tjera të ngjajshme.

Dhe Levizja që ishte formuar nga Ideologu Jusuf Gervalla dhe Kadri Zeka, ishte emruar “Levizja Popullore për Republiken e Kosovës” LPRK-ja dhe vetem pas shpalljes së Republikes së Kosovës i ishte hequr Republika dhe quhej “Levizja Popullore e Kosovës” LPK-ja dhe kishte vu ne synim formimin e “Ushtris Çlirimtare të Kosovës” për ta jetsuar Republiken e Kosovës dhe mbrojtur.

“Janë dhënë vlerësime të shumta se ajo formë e reagimit ka qenë në dëm e jo në dobi tonën, për arsye se në ato protesta nuk janë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët. Nuk është kërkuar formalisht republika, sepse organizatorët dhe bartësit kryesorë të atyre protestave kanë qenë ideologjikisht të mbështetur në marksizëm-leninizëm”, ka thënë ai.

Sipas Vllasit, bartësit e protestave, mbi ato baza ideologjike e kanë luftuar sistemin e atëhershëm jugosllav, që për të ishte shteti socialist më liberal në botë, duke shtuar se “indoktrinimi i thellë i tyre në mendësinë enveriste dhe staliniste, i bënte parullat ‘Kosova Republikë’të dukeshin si një mbulesë demagogjike”.

“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi.

Ai ka theksuar se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë thekson se “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.

“Kemi pasur shkolla, universitet, media, Akademi të Shkencave. Nuk ishim pa vetëdije kombëtare. Në bazë te asaj vetëdijene kemi arritur që të institucionalizohemi”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, këto parulla marksist-leniniste nuk u panë mirë nga pjesët tjetër në ish-Jugosllavi, kur në pah dilte që qëllimi nuk është vetëm republika.

“Republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69. Kur u pa se cila është platforma ideologjike e bartësve të protestave, doli në pah se kërkesa nuk ishte për një republikë të barabartë me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, por e bazuar në ideologjinë enveriste. Atëherë plasi belaja e vërtetëdhe këtë situatë e shfrytëzoi Serbia, e cila vazhdimisht, sikurse edhe sot, u kishte bërë problem shqiptarëve”, ka thënë ai.

Organizatoret dhe bartesit e Ilegales së viteve 191, e dinin mire se nje Republike e diskutuar nga Vllasi dhe klika titiste, nuk do ishte e barabart me Republikat e tjera në Jugosllavi por do ishte me shume vetem leter dhe formale ashtu siq po e shofim dhe sote Pavarsin e Kosovës të varur nga Brukseli dhe duke u ulur te diskutohet me Serbin Sistemi Juridik i Shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kanë kaluar 34 vjetnga ajo kohëdhe tash për të shtrohet pyetja:Pse ata që kishin kërkuar “Kosovën Republikë” të ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk e kërkuan këtë pas çlirimit?

“Është e pavërtetë ajo që e thonë organizatorët e protestave se demonstratat kanë synuar edhe bashkimin kombëtar, sepse idenë e bashkimit kombëtar e ka bartur vetëm Adem Demaçi. Jugosllavia, e cila ishte pengesë për bashkim kombëtar, u shkatërrua dhe bashkimi nuk ndodhi. Pse?”, ka theksuar ai.

Vllasi genjen sepse pas Demostratave të vitit 1981, mijra djeme dhe Vajza Shqiptare të viseve nen pushtimin e Jugosllavis jane arrestuar, presekutuar dhe denuar me Burgime te gjata dhe te renda dhe te gjitha keto grupe Ilegale kishin Programet e tyre dhe Statuset e Orhanizates që punonin dhe vepronin dhe gjat Gjykimeve gjithmon ka dalur se Synimi ishte Shpallja e Republikes së Kosovës dhe bashkangjitja me Shqiperin, linde pytja perse ? Sepse neve ishim Shqiptare dhe jo Jugosllave dhe vetem Bashkimi me Shqiperin ishte Shpetim për Shqiptaret e Kosovës dhe viseve të tjera nën Jugosllavi.

Vllasi thotë se aso kohe të gjithë kanë vlerësuar se demonstratat e dhunshme nuk kanë qenë zgjidhja më e mirë.

“Reagimi është dashur të ndodhë në forma tjera, pasi asnjë prej pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë nuk kishte reaguar, meqë kishin kaluar vetëm 10 muaj nga vdekja e Titos. Organizatorët e protestave të vitit 1981, edhe sot e kësaj dite nuk e tregojnë të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta? Me bindje e them se askush prej federatave dhe krahinave, aq më pak shqiptarët, kanë pasur interes që problemet të zgjidhen ne mënyre të dhunshme”, ka deklaruar Vllasi.

Kroatet dhe Sllovenet që punonin dhe ata për shkeputje nga Jugosllavia, ato veq ishin Republika dhe kishin mundesi te tjera me te persosura veprimi por kur marrin shembuj Kroacin, dhe ata vepronin si neve Shqiptaret ne Ilegalitet të thelle si brenda vendit ashtu dhe ne Emigrim për te jetsuar Shtetin e pavarur dhe te shkeputen nga ajo keratur e quajtur Jugosllavi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...