Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/26

Piramida e Keopsit


Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi :

Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug

Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell. Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

E fshehta e Piramidës së Keopsit

Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet.

D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar.

Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.


Pamje nga Piramida e Keopsit

Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit.

Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës.

Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit". Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se "duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë".

E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!". Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit.

Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.

Zbulohet misteri i Piramidës së Keopsit


Arkitekti francez, Jean Pierre Houdin, e ka ilustruar teorinë e tij përmes teknologjisë kompjuterike tredimensionale

Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë. Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit, e ndërtuar 4 mijë e 5 qind vite më parë, që mat 250 metra gjerësi dhe 136 lartësi. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar.

Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj. Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër.

Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili sapo e ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke "përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës" së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme).

Pasi arriti të bindte industrinë "Dassault Systemes", i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale. Në film, i cili prej dy ditësh mund të shihet nga kushdo në internet, tentohet të vërtetohet se ndërtimi i piramidës së Keopsit zgjati jo më shumë se 20 vjet, pra gjatë periudhës në të cilën ky faraon mbretëroi (2538-2516).
Image result for piramida e keopsit
Duke shfrytëzuar në favorin e tyre pjerrtësinë e zonës ku u ndërtua piramida, egjiptianët (të cilët sipas Houdin janë edhe inxhinierët e parë në historinë e njerëzimit) fillimisht ndërtuan një skelë të parë nga jashtë, e cila u përdor për ta çuar piramidën deri në lartësinë 43 metra. Më pas u vazhdua me një tjetër skelë, e cila ngrihej përgjatë mureve deri në kulmin e saj. Skela ishte e hapur te këndet, në mënyrë që të mundësohej rrotullimi i masave shkëmbore, që transportoheshin deri lart. Këto blloqe gjigante fillimisht transportoheshin me mjete lundruese në ujërat e Nilit, më pas përdoreshin rula të drunjtë, të tërhequr nga njerëz.
Image result for piramida e keopsit
Skela, e cila rrotullohej përreth strukturës në kahun e kundërt të lëvizjes së akrepave të orës, ngrihej me një kënd 7 deri 8 për qind, gjë që u jepte mundësinë njerëzve të transportonin përmes saj masat shkëmbore. Në këtë çast skela e jashtme doli jashtë funksionit dhe u çmontua.

Paralelisht ecnin punimet për ndërtimin e galerisë së madhe, e dukshme edhe në ditët e sotme, e cila do të përdorej më pas për të ndërtuar dhomën mortore të faraonit mbi bazën e piramidës. Në këmbë mbahej nga pesë struktura graniti, të cilat u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.
Image result for piramida e keopsit
Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe "Dassault Systemes" krijoi një model virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale. Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania "Dassault Systemes" punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës.



Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.


******


Image result for piramida e keopsit

Datimi me karbon, piramida e Diellit në Bosnje, 25 mijë vjeçare



Më në fund, arkeologët mundën të përcaktojnë moshën e piramidës së Diellit në Bosnje!Arkeologët italianë, Prof. Dr. Ricarrdo Brett dhe Niccolo Biskonti, zbuluan në material organik (një gjethe) në kulmin e piramidës, në majën e pllakave të gurta që mbulojnë piramidën boshnjake të Diellit, në muajin qershor të këtij viti.

Pas një analizimi në laboratorët bashkëkohorë, në Kiev të Ukrainës (specialist në këtë fushë), rezultati ishte mbresëlënës, pasi piramida rezultoi të ketë moshën 25.000 vjeçare, me një shkallë gabimi +/- 200 vjet.
Datimi me karbon, piramida e Diellit në Bosnje, 25 mijë vjeçare
Ky rezultat erdhi pas analizave me karbon, e cila e vendos piramidën 20 mijë vjet më herët se qytetërimet e Sumerëve dhe Babiloniasve, dhe na qas në një epokë ku civilizimi nuk ishte i organizuar, ose nuk ekzistonte, pasi nuk mund të ekzistonin parametrat dhe strukturat për një ndërtim të tillë, sipas historigrafisë dhe shkencës së sotme.

Atëherë lind pyetje: Kush e ndërtoi piramidën e Diellit në Bosnje?

Duhet theksuar se ende dhe sot, ekzistojnë shumë arkeologë, të cilët përmendin idenë e civilizimeve para 5 mijë vjetëve. Megjithatë, ky faktim i fundit i rezultuar nga laboratorët bashkëkohor për piramidën e Bosnjës, mbështet teorinë se kanë ekzistuar shumë civilizime të zhvilluara, para civilizimit tonë.

Image result for piramida e keopsit

Por, duhet theksuar se ka gjithnjë e më shumë zëra që edhe fillimin e ndërtimit të piramidave në Egjipt, po e shtyjnë jo më në rreth 5 mijë vjet nga sot, por në rreth 10 mijë vjet.
Si duket të dhënat për ekzistencën e një qytetërimi sikur Atlantida, apo para saj, vetëm sa po plotësohen.

Europa mund të jetë shtëpia e alienëve

Alienet bejne mrekulli


Kontakti i pare qe ka patur Billy Meier me alienet ka qene ne janarin e larget te vitit 1973. Nje fshatar medioker, me nje nivel intelektual nen normalen me nje arsim te mjaftueshem sa per te lexuar me gabime dhe per tu shprehur me nje gjermanishte ne zhargon, papritur e kujtuar mbas kontaktit te pare me alienet demonstron nje zhvillim mendor te papare. Njohuri te gjera ne fushen e shkencave te ndryshme, 7 gjuhe te huaja, njohuri mbi astronimine dhe sistemet diellore ende te pazbuluara nga shkenca ne ate kohe etj. Kjo ka qene nje nga gjerat qe ka mrekulluar studiuesit ne rastin e tij ndersa deshmite qe ka dhene gjithmone jane pare me skepticizem por sidoqofte jane marre ne konsiderate. Sipas Meier alienet qe vizitojne ate jane ndryshe nga ata te pershkruar nga te tjeret. Jane shume te gjate mesatarisht nga 2.5 deri ne 3 metra. Jane identik me njerezit e tokes si paraqitje, bjond dhe me sy bojqielli. Jane shume paqesore dhe te dashur dhe demostrojne nje dashuri dhe miresi pothuajse divine ndaj rraces njerezore ne toke. Ata vijne nga konstelacioni i Centaurit dhe arsyeja e pranise se tyre ne toke eshte per te na mbrojtur dhe paralajmeruar nga rreziqet qe na vijne nga rraca tjeter e alienve, dmth nga grite ose alienet e pershkruar me siper si dhe nga nje rrace tjeter alienesh qe quhen amfibiane per te cilet ka deshmi te shumta dhe qe paraqiten me nje trup njerezor por me nje koke si te amfibeve, trup te mbuluar me luspa dhe shume agresive dhe ostile. Paralajmerimin kryesor qe bejne ata i perket rraces se grive te cilet kane qellime jo te mira ndaj njerezve te tokes.



Sipas kesaj historie e cila eshte nje histori e cila mund te verifikohet edhe ne forumin e paranormales , Alienet kane fuqi te mbinatyreshme per te bere mrekulli .

Mrekulli te cilat sipas disave na paraqiten si shkencore por qe ne fakt jane mrekulli te rreme dhe megjithate jane shume te besueshme nga ana e ateisteve dhe nga ana e te ashtuquajtur ''shkencetar''.

A nuk e tregon kjo faktin se Ateizmi eshte nje lloj feje qe perpiqet te percaktoje ose te vendose me dhune ne menyre graduale se si erdhi ne egzistence jeta?

Flitet per nje gjerman i cili fliste nje gjermanishte te rendomte dhe e mesoi kete gjuhe madje 7 gjuhe brenda nje kohe fare te shkurter gje qe per nje njeri normal duhet te pakten rreth 21 vjet ( 3 vjet per cdo gjuhe) dhe kjo per te mesuar te pakten vetem gjerat kryesore.

A nuk behet fjale ketu per nje mrekulli alienesh?
A nuk tregon kjo se ateistet qe besojne keto mrekulli jane me fetare se sa Kristianet dhe myslimanet qe besojne po ashtu ne mrekulli por jo te kesaj natyre?

Le te jemi pak me te zgjuar dhe te kuptojme vertet se c'fare eshte Atezimi realisht.

SHume do te mendojne se ateizmi eshte pa Zot por ne fakt Ateizmi eshte nje fe moderne e cila ka zotat e vet modern.

Ndoshta jo te gjithe ateistet besojne ne keto zota modern (alienet ) por ama shumica e tyre e besojne pa piken e dyshimit .

Madje shume prej ateisteve shpresojne se nje dite te rrembehen nga alienet ne menyre qe te perfitojne te mira por kane frike nga alienet e keqij se i bejne keq dhe shpresojne ne mbrotjen e alieneve te mire me sy bojqielli.







Charles Hall thotë se për herë të parë u takua me jashtëtokësorët më 1964.

Charles Hall thotë se për herë të parë u takua me jashtëtokësorët më 1964, në Bazën e Forcave Ajrore në Nevada, ku ishte dëshmitar i ndërveprimit të ushtrisë dhe alienëve. Ai gjithashtu pohon se ushtria amerikane fsheh ekzistencën e tyre, sepse njerëzit nuk janë "emocionalisht gati" për informata të tilla.
Fizikani bërthamor dhe ish-ushtari amerikan, Charles Hall - autor i disa vepra rreth jashtëtokësorëve - pohon se veprimet e tij janë maskuar si trillime, sepse nuk do që të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe të alienëve për të cilët shkruan.




https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=vL7_VV18CRU

Lloji i parë që ka parë thotë se ishte “i bardhë dhe i lartë”.

“Nuk e dija a po shoh engjëj apo shpirtra”, thotë ai. “Ky lloj është dy metra e gjysmë i gjatë, ndërsa në Tokë janë edhe lloji i vogël gri që ngjanë me njerëz, flasin anglisht dhe i kanë 24 dhëmbë”.

Hall deklaron se jashtëtokësorët kanë teknologji me të cilën janë gjendje të udhëtuar më shpejt se drita, dhe se përveç që kanë kontaktuar njerëz, kanë vizituar Las Vegasin dhe janë shërbyer me banjot njerëzore.

Charles Hall Alien encounters courtesy of Safespace


Medvedev: Alienet jane mes nesh

Kryeministri  i Rusisë, Dmitri Medvedev: Alienet jane mes nesh

“Alienët janë mes nesh, por unë nuk mund t’u them numrin e tyre sepse do të ngjallte panik tek njerëzit”. Këtu ishin fjalët e as më pak e as më shumë të vetë ish-presidentit, tashmë kryeministër i Rusisë, Dmitri Medvedev, lëshuar pa dijeninë që ende po regjistrohej pas përfundimit të një emisioni në një televizion rus ku ishte i ftuar.

“Po ua them për herë të parë dhe të fundit, në valixhen me kodet e bombave bërthamore, presidenti ka një dosje me informacion të detajuar lidhur me alienët që kanë vizituar planetin tonë dhe bashkë me të është edhe një dosje tjetër e klasifikuar e shërbimeve sekrete me informacione të detajuar për prezencën e jashtëtokësorëve në territorin tonë”, deklaroi Medvedev duke sqaruar më pas se kodet e armëve bërthamore bashkë me dy dosjet “top secret” kalohen nga njëri president tek tjetri.

Medvedev nuk ndal me kaq dhe vazhdon shakanë e tij.

“Është një film i famshëm, ‘Men in Black’ ku mund të gjeni informacione më të detajuara për këtë çështje, unë s’mund t’u them asgjë më shumë”, tha kryeministri rus, që më herët foli edhe për Babagjyshin e Vitit të Ri.

“Unë besoj tek ai dhe nuk futem tek ata tipa që u them fëmijëve që Babagjyshi s’ështe i vërtetë”.




Imagjinoni fundin e një oqeani. Uji është akull i ftohtë, i errët dhe i papenetrueshëm, pa asnjë dritëz të diellit. Por nga fundi i oqeanit, buron uji i nxehtë. Ky ujë është i përbërë nga kimikate jetëdhënëse, dhe rreth tij mblidhet një koleksion mikroorganizmash të çuditshme.

Këto organizma janë ekstremisht të vogla. Por kjo nuk është një çudi, sepse ne nuk po flasim për Tokën. Jemi 630 milionë km nga Toka, në planetin e quajtur Europa, një prej hënave të Jupiterit.

Europa është një nga vendet e pakta në sistemin tonë diellor ku mund të ekzistojë jeta. Besohet se në këtë planet mund të ketë një oqean deri në 100 km të thellë, dhjetë herë më i thellë sa çdo oqean në Tokë, që mund të përmbajë dy herë më shumë ujë se i gjithë planeti ynë.

Të gjitha kushtet për jetë aty të mund të plotësohen, edhe në ujërat e errta pa dritë. Thellë, edhe nën akullin e trashë të Antarktidës, ka me qindra liqene të fshehura. Disa prej tyre kanë qenë të izoluara për miliona vjet. Por në vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i eksplorojnë ato, me shpresën për të gjetur jetë.
Europa mund të jetë shtëpia e alienëve
Liqenet e Antarktidës janë analogjia më e mirë që kemi për oqeanet e fshehur në planetin Europa. Pra, në qoftë se jeta mund të durojë kushtet nën akullin Antarktik, ekzistojnë edhe shanset e gjetjes së jetës në Europë.

Europa ka rritur shpresat për ekzistencën e jetës aliene në të, që nga viti 1979, kur anija kozmike e NASA-s Voyager 2 fluturoi mbi të. Voyager zbuloi se sipërfaqja në planetin Europa është një shtresë e trashë akulli. Por ka linja të gjalla në këtë kore të akullt, që depërtohen nga mineralet.

Shumica e shkencëtarëve besojnë tani se ka një oqean me ujë të kripur që rrjedh nën akullin e planetit. Në këtë ujë, besohet se mund të kenë evoluar mikroorganizma njëqelizorë. Në 2022, Agjencia Evropiane e Hapësirës ​​do të nisë një hetim në hapësirë ​​të quajtur Eksplorimi i hënave të Jupiterit (JUICE), për të studiuar tre prej hënave të Jupiterit, duke përfshirë edhe planetin Europa.

"Misioni do të bëjë një punë fantastike të zgjeruar të kuptuarit tonë të të gjithë sistemit ngjashëm me Jupiteri", thotë Kevin Hand, një astrobiologist te Jet Propulsioni Laboratori NASA-s në Pasadena, Kaliforni.

JUICE nuk do të kërkojë në mënyrë specifike për jetën, por do të përpiqet të gjejë se si është oqeani në planetin Europa, çfarë përmban ai.

JUICE do të përpiqet të zbulojë nëse Europa ka kimikatet e duhura për t’u krijuar jeta. Kjo për shkak se jeta nuk ka nevojë vetëm për ujë. Ajo ka nevojë për kimikate të tjera, të tilla si karboni dhe azoti, si dhe një burim energjie për ta mbajtur atë.



Me gojë hapur ka mbet Serbia...

A e njihni tamam Selman Kadrinë?

A e keni dëgjuar këngën e Selman Kadrisë, se si “me gojë hapur ka mbet Serbia” e pushka e tij “dridhi eshtrat e Car Dushanit”.

Selman Kadria ka vrarë një nga antishqiptarët më të mëdhenj, një prej serbëve që ka bërë zullumet dhe krimet më mizore ndaj shqiptarëve, Milliq Kërstiqin - i njohur më shumë me mbiemrin Kërrsta!

Dhe, këtu lindi një mit, por që shumë detaje nuk tregohen.

Selman Kadria ishte nip i Kërstiqëve, sepse nënën e kishte serbe. Milliq Kërrsta kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit. Por, si nip që e konsideronte, ai kishte besim te Selman Kadria, prandaj e merrte shpesh me vete. Madje, Kërrsta ia besonte edhe armën. Në ato kohë, dihet, asnjë serb i pushtetshëm nuk donte ta ketë pranë një shqiptar me armë. Bile, sipas disa dëshmitarëve të kohës, thuhej se Selman Kadria kishte edhe armë të Mbretërisë së Jugosllavisë, pra se ishte njeri i besueshëm i regjimit.

Sidoqoftë, një ditë, Selman Kadria që përcjell “dajën” e tij, me armën që ia jep në besë vret Kërrstën pas shpine. Arsyet thuhet se ndërlidheshin me aktet antishqiptare të Milliqit. Por, a ishte mënyra e vrasjes së tij burrërore?

Në traditën shqiptare, njeriu nuk vritet pas shpine. Ju kujtohet atentati që Beqir Valteri kishte bërë ndaj Ahmet Zogut në Parlamentin e Shqipërisë? Ndonëse kishte probleme në të folur, e thërret Zogun në emër dhe i thotë: “I bëj të fala ungjit tim”! Sepse, kjo ishte tradita burrërore shqiptare e marrjes hak: për ta thirr hasmin në emër dhe për t’ia treguar arsyen pse po merr hak!

Studiuesi Liman Rushiti, në veprën e tij “Kujtime për lëvizjen kaçake”, përmend ca fakte interesante për shumë personazhe. Këto fakte ai i kishte mbledhur në vitet ’70-’80 të shekullit të kaluar, por kjo vepër botohet më 2003. Edhe ai përmend se Kërrsta ishte vrarë pas shpine, që nuk përkon me burrërinë, dhe se Selman Kadria ishte njeri i besueshëm i tij Milliqit, si nip i Kërstiqëve të Istogut.

Pas kësaj vrasje, fitet se Ahmet Zogu, duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon në Tiranë Selman Kadrinë. Por, këtu ndodh edhe një akt tjetër makabër: Kadria tradhtohet nga nipi i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938.

Kjo është e vërteta që pak tregohet për mitin që krijohet përmes këngëve për Selman Kadrinë. Por, meqë Selmani e vrau Kërrstën, një kriminel serb, le ta kujtojmë me këto vargje: “Hej ty t’lumtë dora o Selman Kadria/ K'shtu o po t’thonë more tan’ o Shqipnia/ Djem o si ti ka Kosova prapë/ O prapë o ndër shki o do të marrim hak”.

Selman Kadri Hasanaj – Lindi në Cerrcë në vitin 1906. Si i ri u dallua me virtyte e shkathtësi. Ishte mahitar, tregimtar dhe rapsod i talentuar. Si këngëtar i shquar, i kishte takuar grupit të rapsodëve të mirënjohur të asaj kohe, Brahim e Ali Kabashit, të cilët, me këngët popullore dhe me zërin e tyre brilant, sikur i kishin dhënë vullnet për jetë e qëndresë nën pushtimin e egër serb mbarë popullit të Podgurit.

I ftuar në dasma, fjalë nusesh dhe ahengje, Selmanit i kishte rastisur të takohej me shumë burra të shquar e patriotë, por edhe me figura të ndryshme politike të kohës. Në saje të takimeve të tij të shpeshta me Smajl Ali Bicajn, për herë të parë ishte ndeshur me literaturë shqiptare, që Smajlit fshehurazi ia kishte sjellë Sali Hoxha nga Orrobërda, i cili e kishte marrë në konsullatën shqiptare në Shkup.
Këta libra Smajli i kishte lexuar vetë dhe ua kishte shpërndarë shokëve të tij të besueshëm, si Avdyl Sylë Mavrajt, Idriz Fazlisë, Tafë Maxharrit, Selman Kadrisë, Brahim Ukë Kabashit, Ali Kabashit etj. Të influencuar nga literatura shqiptare, të indinjuar nga shtypja e egër serbe, këta shokë të besës disa herë kishin biseduar për organizimin e një kryengritjeje të armatosur për t’u liruar një herë e përgjithmonë nga tutela serbe.




Ndërsa, në anën tjetër, Selmani kishte lidhje gjaku me Kërstiqët, sepse nëna e tij ishte bijë e fisit të tyre. I trajtuar si nip i Kërstiqëve, Selmani me kohë kishte fituar besimin e serbëve të Istogut e veçmas të vojvodës, Miliq Kërstiqit. Duke qenë i pranishëm në mesin e serbëve, kishte arritur të zbulonte shumë intriga, vrasje e dhunime të tmerrshme të kryera nga Miliqi dhe pasuesit e tij. Me kohë kishte zbuluar se vdekja tragjike e babës së tij nuk kishte ardhur si një fatkeqësi rasti, por si rezultat i intrigave të Miliqit.

Në periudhën e dytë të viteve tridhjetë, në Kosovë e më gjerë ishin krijuar shoqata ilegale si „Kosmeti“e „Besa“. Nga këto organizata ilegale vepronte rinia dhe studentët e rrallë shqiptarë duke shpërndarë parulla në gjuhën shqipe kundër reformës agrare, kundër kolonizimit të tokave të tyre dhe njëherësh duke i bërë thirrje popullit shqiptar që të mos braktiste trojet e veta[3].

Se vërtet këta rapsodë të talentuar i kishin takuar ndonjërës prej këtyre organizatave politike, që për qëllim kishin luftën kundër pushtimit të egër serb, pritet fjala e historisë, por vendimet e tyre historike, për t’i vrarë vojvodët serbë të Podgurit, Arsa Peroviqin, Miliq Kërstiqin, Panta dhe Gale Terziqin, janë të freskëta në kujtesën e popullit të kësaj ane. Ndërkohë kishte ndodhur një vrasje, që këtij organizimi i kishte dhënë drejtim tjetër.

Vesel Ibishi nga Llukavci i Begut, në Pazar të Pejës e kishte mbytur me bisht shati Ramë Ali Bicajn. Vëllai i Ramës, Smajli, në rrëmujë e sipër, para vendimeve kombëtare, nxjerr gjak, duke e vrarë njërin nga meshkujt e Vesel Ibishit dhe duke e plagosur një tjetër. Smajli del në mal, duke i humbur kontaktet konspirative me grupet e tij. Në muajin qershor të vitit 1938 Selman Kadria e shfrytëzon rastin dhe e vret Miliq Kërstiqin.

Menjëherë pas vrasjes shkon në Vrellë dhe troket në derën e Tahir Ali Bicajt. Del i vëllai, Mustafa, dhe e njofton së Tahiri nuk ndodhej në shtëpi. Atëherë Selmani i tregon Mustafës në „besë“ se si e kishte vrarë Miliq Kërstiqin. Thuhet se në fillim Mustafa nuk i kishte besuar, duke i thënë: „Hala s’ka ba nana djalë që e vret atë shka“. Për ta bindur se ngjarja ishte e vërtetë, Selmani i tregon vendin e vrasjes, fshehjen e kufomës, marrjen e disa dokumenteve, që Miliqi i kishte pasur në xhep, si dhe pushkën e tij, të derdhur në argjend, e të cilën Selmani e mbante në dorë. Pastaj kërkon ndihmën e tij, për ta strehuar apo për t’i treguar se ku ndodhej Smajli me shokët e tij kaçakë.

Mustafa e njofton se Smajli sa ishte nisur në drejtim të Shqipërisë, i shoqëruar nga i vëllai më i vjetër, Tahiri, i cili do ta bashkonte me disa miq nga rrethi i Deçanit. Selmani ishte ndarë nga Mustafa për të kërkuar rrugë të reja shpëtimi, kurse Mustafa shkon në postkomandën e xhandarmerisë në Vrellë dhe e lajmëron rastin. Ndërkohë, ishin përhapur fjalë se gjoja kallëzimin e kishte bërë miku i Selmanit, Isuf Vesel Blakaj, i cili kishte pasur miqësi të ngushtë me familjen Peroviq.

Ndjekjet e menjëhershme kundër Selmanit kishin filluar nga xhandarët e postëkomandës së Vrellës. Ishin zënë pikat strategjike të fshatit. Rrugët ishin patrulluar me forca të shtuara. I zhgënjyer që nuk kishte gjetur strehë në konakun e Bicajve dhe nga nevoja për t’u takuar me Smajl Alinë, i frikësuar nga ndonjë tradhti e mundshme, Selmani troket në derën e Kadri Imerit, dhëndër i fisit të tij (gruaja e Kadri Imerit quhej Zade, por me përkëdhelje e thërrisnin Lalë. Ishte e motra e Zeqë Hasan Hasanajt, kushërirë e afërt e Selman Kadrisë). Kadri Imeri ishte personi i dytë që ishte njoftuar nga vetë Selmani për vrasjen e Miliqit. Pasi e dëgjon me vëmendje ndodhinë, Kadriu e pranon kërkesën e Selmanit për ta ndihmuar në këto momente të rrezikshme.

Nuk guxon ta strehojë në shtëpi. Rreth tri ditë e mban të fshehur në një kolibe në zabel pranë vreshtit të tij. Kadriu i kishte kumtuar Selmanit lajmet e hidhura që qarkullonin se xhandarmëria serbe ishte ngritur në këmbë me një vrull të paparë ndonjëherë në kërkim të tij, duke përdorur të gjitha format që i kishte në dispozicion, prej torturave, burgosjeve, mashtrimeve, dezinformatave e deri te shumat marramendëse të parave për ata që do ta zinin apo që do ta njoftonin xhandarmërinë për lëvizjet e Selmanit e që do të çonin në kapjen apo vrasjen e tij!

Të parët që e pësuan nga kjo valë e tmerrshme dhune, ishin bashkëfshatarët e Selmanit, miqtë dhe dashamirët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, e veçmas kushërinjtë e tij të parë, pra familja Hasanaj nga Cerrca. Kësaj dhune nuk i shpëtoi as Lubozhda, me ç’rast u torturuan rëndë këta burra: Ramush Sadri Osaj, Ali Sadri Osaj, Sali Bajram Sejdijaj, Ramë Asllan Idrizaj, Mehmet Nezir Idrizaj, Tahir Beqir Zeqiraj, Ali Tem Hasanaj, Jashar Tem Hasanaj, Fetë Islam Hasanaj, Shaban Mursel Çetinaj, Tahir Mursel Çetinaj, Sadik Isuf Çetinaj, Ramë Lahaj-Lajqi, Sylë Lahaj-Lajqi, Haxhi Vuthaj, Xhemajl Adem Pepaj, Bekë Deli Pepaj, Isuf Kadri Pepaj, Adem Adem Pepaj, ndërsa Sejdi Zenun Pepaj nuk e pranon torturën zhburrnuese, duke e hapur gjoksin para xhandarëve për ta vrarë.

E shpëton fqinji serb Jagosh Masllavariqi. Ndërkohë, Kadri Imer Blakaj i tregon Selmanit rrjedhën e ngjarjeve dhe i sugjeron se në rast mungese në sjelljen e ushqimeve në kohën e caktuar, ta kishte të qartë se ishte arrestuar nga xhandarët dhe të kërkonte rrugë të reja shpëtimi, sepse për strehimin e tij në vresht Kadriu nuk kishte guxuar t’i tregonte askujt, bile as vëllezërve të vet. Nuk vonon dhe xhandarët e arrestojnë Kadriun. E dërgojnë në Istog dhe e mbajnë në arrest duke e torturuar deri në alivanosje për t’u treguar se ku ndodhej Selmani. Pas një vonese prej tri ditësh, Selmani e mësynë Rugovën dhe takohet me Xhemë Sadrinë, të cilin e kishte mik të besës, me shpresë së me ndihmën e tij do të kalonte kufirin dhe do të arratisej në Shqipëri.

Ndërkohë, Selmanit i vijnë lajme të tmerrshme nga vendlindja, se gjoja pushteti serb, në krye me Rale Vuliqin, ia kishin vrarë të gjithë anëtarët e familjes. Atëherë Selmani merr vendim të kthehet për ta vrarë Rale Vuliqin në shenjë hakmarrjeje. Pasi arrin në bjeshkët e Cerrcës, në vendin e quajtur „Përlina e Bardhë“, i takon barinjtë duke lozur guxhas. Në mesin e tyre ishte edhe Hetem Vuthaj, vëllai i Ramë Vuthajt, stërnip i familjes Hasanaj. Hetemi i tregon se serbët nuk ia kishin vrarë asnjërin nga anëtarët e familjes. I tregon se meshkujt ishin shpërndarë për t’u shpëtuar vrasjeve dhe persekutimeve, kurse anëtarët e familjes ndodheshin nën një presion të tmerrshëm fizik e psikik dhe nën bastisjet e vazhdueshme gjatë netëve të verës, kërcënimeve me pushkatim dhe rrahjeve me hunj gardhi të bashkëfshatarëve të tij, siç ishin Haskajt, Rexhajt, Rugovajt, Januzajt dhe miqtë e familjes Hasanaj nga fshatra të ndryshme të Podgurit. Selmani e dërgon Hetemin për ta njoftuar Ramën për vendndodhjen e tij, nga i cili kërkon t’i sjellë bukë dhe mbrojtje. Hetemi shkon e i tregon Ramës se ku ndodhet Selmani dhe ia thotë kërkesat e tij.

Pas një kohe relativisht të shkurtër, Hetemi kthehet me një strajcë bukë, kurse Rama vonohet shumë…, aq shumë, saqë Selmani fillon të dyshojë në sinqeritetin e tij. Kur arrin Rama me kalë, me vete kishte sjellë edhe një palë rroba grash dhe ia mbush mendjen Selmanit që të vishej me to për ta nxjerrë tebdil në rrethin e Sanxhakut, ku kishin miq. Pasi e bind, e hip në kalë, ia merr pushkën dhe e fsheh në një kaçubë. Nisen. Gjatë rrugës, Selmani vëren shqetësimet e Ramës, ndaj edhe i thotë hapur se ti e ke ndër mend të më presësh në besë. Rama betohet së nuk kishte qëllime të tilla të ulëta, por Selmani nuk i beson më. Tenton të zbresë nga kali. Kur bën të hidhet në tokë, i ngatërrohet këmba në lakun e samarit. Rama e shfrytëzon rastin dhe e godet me sëpatë prapa shpinës.

Ashtu i plagosur, Selmani arrin te pushka dhe e merr në dorë, por pasi duart nuk i binden nga plaga e rëndë, me forcat e fundit e hedh pushkën në greminë që të mos i binte në dorë Ramës, i cili ishte në ndjekje të tij dhe vetë e merr tatëpjetën që të hidhet nga shkëmbi i Golakut, për të mos u rënë në dorë i gjallë hordhive serbe. Nga plaga e hapur dhe derdhja e gjakut plogështohet dhe alivanoset kur ishte diku pranë greminës. Ndërkohë, Rama e merr pushkën nga gremina dhe shtie në ajër, për t`u dhënë sinjal xhandarëve në krye me Rale Vuliqin. Pas gjurmëve të gjakut, i alivanosur kapet nga xhandarët.

Nga gëzimi për kapjen e tij, xhandarët zbrazin shumë pushkë, duke e fyer dhe duke e sharë Ramën pse e kishte plagosur, sepse ata e kishin dashur të palënduar! Pasi e dërgojnë në Istog, në oborrin e kishës, nën torturat më barbare nga popullsia kolone serbe, vdes pas mesit të natës, në qershor të vitit 1938. Pas vrasjes së Selmanit, të arrestuarit, që i mbijetuan burgut dhe torturave çnjerëzore serbe, i lirojnë. Me këtë rast e lirojnë edhe mikun e Selmanit, Kadri Imerin. Me një qerre arrin deri në Lubozhdë, ku kishte miq, nga ku u çon fjalë vëllezërve, të cilët shkojnë dhe e marrin. Rreth gjashtë muaj dergjet në shtrat nga torturat e tmerrshme të xhandarmërisë serbe.

Pas vrasjes së Selmanit, Ramë Vuthaj kishte gëzuar autoritet te qarqet politike serbe, por kishte ngjallur përbuzje e nënçmim në rrethin e Podgurit, veçmas në mesin e bashkëfshatarëve të tij. I indinjuar, pasi nuk e duronte dot inferioritetin, ankohet të Rale Vuliqi, i cili i detyron jo vetëm cerrcasit, por edhe popullin e fshatrave përreth që Ramës t’i bënin nder në kuvende burrash, ta ftonin në dasma e ditë festash, në darka të Lamës, në darka Të zhdjergunave, në darka Pastërmash, në fejesa e fjalë nusesh, duke e vënë në ballë të oxhakut dhe duke ia dëgjuar fjalët e tij „të mençura“ e veçmas rrëfimin rrëqethës se si e kishte mashtruar dhe vrarë Selman Kadrinë për t’ia nxjerrë gjakun Miliq Kërstës.

SELMAN KADRIA---( Ibish Broja & Kadri Duraki )---HD origjinali

https://www.youtube.com/watch?v=FWAePWpprpw


2015/03/25

Engjëll Koliqi - KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN





KRENOHEMI ME JU   N’ALTARIN DARDAN

Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni

O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo

Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë

Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
-
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie

Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë

Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë




Engjëll Koliqi – 10 nëntor 1956 .Me origjinë nga Koliqët e Shkodrës, i lindur e i rritur në Stubllën e shkollës së Parë Shqipe.

Patriot e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Gazetar, shkrimtar, poet e publicist i dëshmuar.
I persekutuar nga pushtuesit gjakatarë serbo-sllavë, në mars 1990 u detyrua të ikë nga Kosova.
Mbas 23 vjet të qëndrimit në Itali, rikthehet në vendlindje, ku punon në profesionin e tij të parë të mësuesisë.

Ka botuar këta libra:

- “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im quhet dashuri), italisht, si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005”, në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli.
- “Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull “Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil).

- Ndërkaq në vitin 2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa – um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves.

- Në vitin 2009 shkrimtari Baki Ymeri ia ka bërë një përzgjedhje poezishë, ia ka përkthyer rumanisht dhe ia ka botuar në Bukuresht, në shtator, librin poetik me titull “Să schimbăm lumea cu iubire” (Ta ndërrojmë botën me dashuri), për të cilin libër kanë shkruar kritikë letrarë të atjeshëm shumë pozitivisht.

- Shqip ka botuar librin “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell” kushtuar Nënë Terezës, që këto ditë doli nga shtypi edhe në gjuhën italiane (La Stella di Dardania irradia terra e cielo – në shtëpinë botuese “Trisauro” në Kalabri, sponzorizuar nga Komuna e Strigarit/vendlindja e Zef Serembes), dhe po përkthehet edhe në disa gjuhë botërore. Libri mbi Nënë Terezën është botuar më 2010 (shqip në maj, kurse italisht në shtator).

- Në Tiranë, shtëpia botuese Globus R, ia ka botuar librin poetik “Trokitje të heshtura”, në gushtin e vitit 2010.

1. Në maj 2011, shtëpia botuese “Rugova Art” në Prishtinë nxori librin e tij monofrafik “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”.

- Më 2011, në botimet “ADA” në Tiranë, doli libri me ese dhe reportazhe “Për një jetë më të mirë”.

- Me rastin e 100 Vjetoirit të pavarësisë së Shqipërisë boti vëllimin voluminoz poetik “Njëqind lule për Nënën”, ne botime Vllamasi, në Tiranë.

- Më 2013, shtëpitë botuese “Drita” dhe “Rugova Art” nxorën librin tjetër publicistik të këtij autori “Miku i Mash i shqiptarëve” kushtuar Papës Gjon Pali II, me redaktor Naim Kelmendin e recensentë Dr Dom Lush Gjergjin dhe Visar Zhitin, libër që u vlerësua shumë lartë dhe pati një promoivim spektakular në Akademinë e Shekncave të Shqipërisë, në Tiranë.

- Këto ditë dalin edhe dy libra të tij në Prishtinë dhe disa të tjerë i ka gati në dorëshkrim.

Pse po zbehet roli social i artit dhe kulturës?

Nga Gëzim TUSHI


Duke parë raportet e reja dhe mënyrën e ndryshuar të komportimit të njerëzve në shoqërinë e sotme shqiptare me kulturën dhe artin, është normale të pranohet se ato janë nën influencën dhe ndikimin e postmodernitetit mbi “njeriun demokratik”. Por duke e analizuar problemin më gjerë në dimension global, nuk besoj se ky fenomen kulturor artistik e social është shqetësim vetëm për ne.

Që nga vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar (që sipas meje janë kufijtë kohorë të kalimit në shoqërinë postmoderne) transformimi estetik dhe rënia e rolit social të artit dhe kulturës është bërë dukuri thelbësore dhe me shtrirje të gjerë estetike e sociale, e cila sintetizohet në faktin që kudo në kohën postmoderne ka një zbehje të interesimit të njerëzve për kulturën dhe artin e vërtetë dhe për pasojë ndihet një tendencë margjinalizimi (e kulturës dhe artit të vërtetë dhe jo atij konsumistik e bulevardesk) e shoqëruar me zbehjen e rolit social të tyre.

Pse po zbehet roli social i artit dhe kulturës?

Në këto kushte edhe shoqëria jonë dhe raportet e saj me artin dhe kulturën e vërtetë duket se janë në situatë paradoksale. Madje deri në nivelin ekzistencial kur nuk është më e lehtë të pranosh në sot dhe në të ardhmen do të ketë peshë ideja e dikurshme, se arti dhe kultura janë “gur themeltar” të zhvillimit të shoqërisë. Pa asnjë mëdyshje realitetet e zhvillimit tregojnë qartë në kohën postmoderne ky besim iluminist dhe sociolgjizant për shkaqe të shumta të lidhura me natyrën e progresit social, teknologjik edhe tek ne ka filluar të tronditet thellë. Duke parë këtë realitet të ndryshuar të lidhjeve të njeriut demokratik më kulturën dhe artin në vendin tonë, mund të themi se ka kaluar koha e pozicionit klasik të vlerësimit të pastër estetik dhe vlerësimit të rolit social të kulturës dhe artit.

Nuk e di për të ardhmen por në se gjërat i shikojmë në realitetin e tyre të sotëm dhe tendencën kokëfortë të ecjes, atëherë është fare evident procesi i dobësimit të ndikimit të tyre në shoqëri. Kjo është arsyeja që disa sociologë postmodernë janë të mendimit se koha i ka “zbritur nga piedestali i dikurshëm i rolit të tyre të veçantë”. Sipas tyre gjërat do vazhdojnë të ndryshojnë dhe me siguri që duhet të pranojmë se arti dhe kultura në shoqërinë postmoderne mund të bëhen si gjithë gjërat e tjera, duke mos qenë më produkte elitare por thjesht “shtojcë dekorative e punërave të jetës”.

Ky realitet është evident në zhvillimet kulturore e artistike në vendin tonë. Edhe këtu ndihet e fortë tendenca e reflektimeve sociale e estetike që vijnë nga erërat e forta të postmodernitetit, të cilat nxitin tendencën e “pasqyrimit të sipërfaqshëm” të problemeve të kohës, ceneve të jetës së përditshme të njeriut superpragmatist e ultraindividualist të kohës sonë. Në fakt nuk mund të mos ndikonte në realitetet e krijimit artistik e kulturor, metamorfoza e zhvillimeve të sotme postmoderne në shoqërinë tone. Të cilat me sa duket janë faktori bazë që ka determinuar tendencën e zhvillimit të tyre në këtë “rrugë të re”, në të cilën të krijohet ideja se kemi një art dhe kulturë që nuk është më aq elitar, estetik e cilësor por që shfaq aftësi e fleksibilitet duke reflektuar në mënyrë vitale me kohën postmoderne dhe problemet sociale të shoqërisë.

Me sa duket ka ardhur koha të mësohemi me raporte të reja të “njeriut të demokracisë” shqiptare me artin dhe kulturën e epokës së postmodernitetit, i cili ka sjell një kombinim të ri të parimit social me atë estetik në zhvillimin e kulturës dhe artit, duke gjetur një rrugë tjetër kombinimi midis “normave estetike” të zhvillimit të artit dhe kulturës dhe zgjerimit të demokracisë së masave. Të cilat nga ana e tyre për shkak të dinamikës së ndikimeve superpragmatiste të postmodernitetit, “nuk janë më aq shumë të ndjeshme ndaj cilësisë së zhvillimit të kulturës dhe artit”.

Duke vlerësuar me përgjegjësi estetike dhe angazhim social tendencat e zhvillimit të artit dhe kulturës në shoqërinë tonë, duhet pranuar se pa mohuar disa suksese e arritje të tyre, në mënyrë të dukshme po shfaqet tendenca, që krahas “dëmit estetik” që vjen nga tendenca e artit konsumistik dhe kulturës masive, shumë e thellë është edhe tendenca tjetër e largimit të tyre nga problemet e vërteta të jetës sociale. Në të vërtetë kjo që po ndodh me zhvillimin dhe artit në Shqipëri nuk është gjë e papritur. Në fakt ka qenë e parashikuar nga sociologët e artit e kulturës, estetët dhe kritikët se sa më modern të bëhet shoqëria, aq më shumë arti dhe kultura do të largohen nga terrenet e problemeve metafizike.

Po pse atëhere duhet të jemi të shqetësuar si shoqëri që tani po përballemi me fenomenin e zbehjes së rolit social të kulturës? Çfarë po ndodh me misionin e njohur të vjetër dhe tradicional të kulturës dhe artit? Në të vërtetë në të gjithë historinë e zhvillimit të kulturës dhe artit, asnjëherë nuk është thënë (përveç partizanëve të artit formalist) se kultura dhe arti kanë vetëm funksione të pastra formaliste estetike.

Gjithnjë është folur, madje është këmbëngulur për të evidentuar rolin dhe ndikimin e tyre social. Në këtë kontekst duke gjykuar realitetin e prodhimit kulturor e artistik në shoqërinë tonë, nuk është e vështirë që të dallosh se krahas veprave cilësore artistike, veprimtarive kulturore me substancë sociale ka marrë revan një tendencë në zgjerim në këto sfera që shoqërohet me lulëzimin e një lloj produkti kulturoro-artistik që vërteton tezën e njohur, se koha postmoderne është kohë e përshtatshme për përhapjen e një lloj kulture dhe arti të frymëzuar nga “aventurizmi estetik” dhe njëherësh nga largimi i tyre evident nga problemet e jetës sociale. Këtë tendencë që sot është bërë e dukshme, filozofja Ana Arendt e quante “egoizëm të pashpirt”.

Është e vërtetë, ndihet që kultura dhe arti në shoqërinë e sotme shqiptare nuk ka më atë potencë që ka patur në kohën e shkuar, as forcën e duhur që me mjetet e veta specifike dhe estetike të ndikojë në përmirësimin e treguesve të mënyrës qytetare dhe parametrave të jetës sociale. Sociologët dhe estetët e kohës postmoderne për arsye kanë ngritur problemin e devijimit të “misionit social” të kulturës dhe artit. Të cilat në të gjithë kohët e tjera parademokratike kanë qenë me ndikim intensiv jo vetëm në aspektin estetik dhe shpirtëror por dhe social.
Arti dhe kultura në çdo kohë kanë qenë mjete të rëndësishme të “kontestimit social” të realitetit. Mendimtarë të shquar si Herbert Markyze, janë të mendimit se arti dhe kultura në çdo shoqëri duhet të jenë mjete potente të “Refuzimit të Madh” të realitetit ekzistues. Kjo situatë madje po imponon të bëhen përpjekje për të bërë “ripërkufizime të termave”, duke i përshtatur ato me zhvillimet e shoqërisë dhe kohës.

Në këtë kontekst flitet për “kulturën e lartë”, me vlera estetike të mirëfillta dhe që pranonte të konsumohej për qëllime të lartësimit shpirtëror dhe kulturor, jo vetëm dhe thjeshtë për të realizuar funksionin e argëtimit masiv, si kulturë dominante e periudhës parateknologjike. Natyrisht, kultura është pjesë e kohës. Do të ishte “donkishotizëm estetik” dhe veprim asocial, në se do të kërkojmë nga arti e kultura që po lulëzon në Shqipëri, që të jetë jashtë determinimit të kohës, e cila ka fuqi imponuese për formën, përmbajtjen, mënyrën e krijimit dhe ekzekutimit të vlerave dhe veprave të kulturës apo të artit.

Bota postmoderne po e shfuqizon tipologjinë e vjetër të artit dhe kulturës duke e detyruar atë të ndryshojë, të pasurohet në ide, subjekte dhe mjetet e shprehjes kulturore dhe artistike, për t’u përshtatur me kërkesat e periudhës “posteknologjike”, të shoqërisë. E cila nga që në kohën e sotme nga pikëpamja e shijeve ka një prirje për “kënaqësi të njëjta”, e detyrojnë kulturën dhe artin të bëhen gjithnjë më shumë masive, më pak elitariste, e lidhur pazgjidhshmërisht me tregun. Zhak Atali ka parashikuar se postmoderniteti në art do të sjellë ndryshime të mëdha. Sipas tij “kompanitë e argëtimit, sigurimeve etj, do bëhen forca me potencial artistik të cilat gjithnjë e më shumë do të ofrojnë mjete kulturore dhe do ofrojnë spektakle” që mundësojnë prishjen e mendjes dhe largimin nga problemet”. J Attali, “Një histori e shkurtër e së ardhmes”, f 209).

Sepse sot si kurrë më parë koha ka diktuar që ato të “përftohen dhe ngjizen” mbi bazën e “lëndës së shoqërisë” postmoderne. Tani është pranuar si aksiomë se, shoqëria po ndryshon kulturalisht, dhe “realiteti po e kapërcen kulturën e tij”. Në këto kushte njerëzit tanë dhe shoqëria jonë e re, ka nevoja të reja për kulturë dhe “ushqim shpirtëror”. Por pavarësisht nga dinamika eruptive e ekonomisë së tregut dhe dominimit të shoqërisë nga “njeriu demokratik” në thelb pragmatist, të cilat sipas sociologëve “kuantifikojnë realitetin social në shkallë të gjerë dhe dëmton cilësinë”, kultura dhe arti do mbeten në një shkallë të ridimensionuar bartës të “edukimit të dytë” të njeriut, atij kulturor e artistik.

“Shtegu i parfumeve”, për plagët e së shkuarës që vetëm dashuria i shëron

“Shtegu i parfumeve”, për plagët e së shkuarës që vetëm dashuria i shëron
“Shtegu i parfumeve” titullohet libri që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Dituria”. Libri që mban emrin e autores Cristina Caboni vjen në shqip me përkthim nga Renato Kalemi. Në qendër të historisë është Elena, nuk beson më tek askush. Ka humbur gjithë sigurinë dhe nuk beson më në dashuri. Vetëm kur krijon parfumet e saj arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzat di si t’i mposhtë frikërat e veta.
 
Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten. Dhe Elena gjithmonë ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma u largua, duke e braktisur atëherë kur nuk ishte veçse një vajzë e vogël që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje.
 
Që atëherë ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë ka mbyllur dyert e emocioneve të veta. Tanimë që është njëzet e gjashtë vjeç fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i tregon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Në fare pak kohë krijimet e saj rrëmbejnë zemrat e të gjithëve. Elena ka një mënyrë të veçantë për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e aftë të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore. Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën e cila do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet, të ketë kurajën të falë. Vetëm një person ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili. Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe di si të mbrojë e të dashurojë. Sepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar.
 
“Shtegu i parfumeve” është një debutim italian, i kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. I kërkuar me ngulm nga të gjithë botuesit, ai është shitur në të gjithë Europën dhe deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit. Dhe këtë e bën me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor dhe për kurajën për t’u përballur me to. Për plagët e së shkuarës që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...