Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/02

RUZHDI JATA FERRI I TË GJALLËVE


(mbresa nga libri “Ferri i të gjallëve” i Shefqet Gjanës)

Sapo lexon faqet e para të librit “ Ferri i të gjallëve” lumturohesh që të ka rënë në dorë ky botim. Një prozë e shkruar bukur, rrjedhshëm, me plot ngjarje rrënqethëse të mbijetesës së njerzve liridashës në ferrin e diktaturës komuniste.

Autori kuksian Shefqet Gjana i ka thënë të gjitha dhe pikërisht për këtë, unë deshiroj të përvijoj qëndrimin stoik të tij dhe të shokëve të akuzuar për agjitacion e propagandë dhe sajesën e çmendur të hetuesve të regjimit në ngarkim të tij për vrasjen e E. Hoxhës, mbetur në tentativë,- një qendrim sa burrëror aq edhe fisnik.

Rëndom me libra kujtimesh të tilla, mërzitesh se janë të tejmbushur me data, emra, fakte dhe e kthen menjeherë fletën e fundit, por autori e ka shmangur këtë mrekullisht duke ruajtur raportet specifike të këtij zhanri, falë talentit të tij letrar, jo vetëm prej leximeve, por prej shpirtit të tij liridashës.

Z. Gjana e mban mend atë kohë gjer në detaje të hollësishme, ç’ka të imponon jo vetëm respekt e mirënjohje por, njëherit, të bën të thuash se ka ende shumë për të shkruar.

Ai është sot rreth të 70-tave, i freskët, me njohuri të sakta letrare e zgjuarsi natyrale për ta patur zili. Shefqeti nuk është më “Ai” kodi i fshehtë i përbuzjes njerzore, por i nderuar dhe i respektuar, poet e shkrimtar i talentuar. Dhe nuk është ky libri i tij i parë, as i fundit.

 Ai shkruan ende poezi, ka botuar vellimet poetike: “Në korridoret e dhimbjes …”, “Kthimi”, “Shtigje vetmie” dhe “ Netë ankthi”-proze. Përgëzime për kontributin në fushën e letrave, miku im i ri!

Me kompetencë profesionale dhe në mënyrë lakonike, redaktori i këtij libri, gazetari dhe kritiku Dukagjin Hata, shkruan në parathënien e “Ferri i të gjallëve” : “ Ndaj Shefqeti dhe shokët e tij të qelive komuniste , që Zoti ua ka falur dhuntinë e kthimit të kujtesës në rrëfime për t’u hedhur në letër, që të mund të bëhen pronë e një publiku sa më të gjërë, brenda e jashtë vendit, “rrnojnë për me tregue” gjëmat e zezonat e një epoke, që ju kushtoi aq shumë.

Na kushtoi aq shtrenjtë të gjithëve”. Unë, si emigrant, mund të shtoj drejtpërsëdrejti se libri të ndihmon për të rifreskuar shumë ngjarje të kohës, të frymëzon për ta ndarë sadopak dhembjen me të gjithë ata që u është mohuar liria për shkak të ligjit famëkeq: agjitacion e propagandë.

 O tempora o mores! Oh çfarë kohe, oh çfarë kushte!

Libri ka vlera të mirëfillta morale e historike për qëndresën e djemve lumjanë në kohën e diktaturës, ka vlera letrare e artistike për çdo krijues të vjetër a të ri që evokon traditat patriotike e atdhetare të krahinës së Lumës, të Kukësit e të gjithë Shqipërisë. Sa më shumë vite kalojnë, “Ferri i të gjallëve” i zotit Gjana bëhet më i vlefshëm,veçanërisht për rininë e sotme që vetëm ia ka dëgjuar zërin atij regjimi të mallkuar.

Janë përshkruar me shumë emocion torturat dhe sfilitjet e autorit e të shokëve të tij prej hetuesve nëpër qelitë me gjak njeriu sa ndien dhimbje në zemrën tënde e mbushesh me mllef dhe urrejtje për ata gjakpirës.

Autori e ka mbajtur mirë parasysh atë që në anglisht thuhet: - don’t tell, show me, mos më trego, por më përshkruaj veprimet e karaktereve apo të individëve, ndaj të gjitha levizjet e tyre lexuesi i shikon si në një ekran të madh, bash siç pasqyrohen të tilla ngjarje në optikën e shkrimtarit anglez George Orwell - 1984. Ja, një pragraf: “ Nuk e di se sa zgjatën këto veprime çnjerezore mbi trupin tim të lodhur. Jam përmendur në qeli. Nuk e dija se si gjindesha këtu. Gjithkund më dhembte. Qepallat nuk më hapeshin, ndërsa pyesja veten nëse m’i kanë mbajtur atje fytyn, barkun, këmbët, krahët, brinjët e gjithçka timen, por prapë thosha jo, pasi dhembjen e dëgjoja pikërisht në këto pjesë të trupit.

Po, po, më dhembte çdo qelizë e prapë i nënvleftësoja ngaqë truri ishte në rregull, pasi i ndiente dhe i përcillte të gjitha ndijimet në laboratorin e vet. Të gjitha vatrat patën një zgjim maksimal. Në veçanti më therte në shpirt fyti, pasi kapërdimja edhe e pështymës, më jepte një ngacmim të padurueshëm. Pa ngrënë, pa pirë, pa e ditur se ku isha, pata rënë në një gjumë-vdekje të gjatë, që as nuk e di se pas sa orësh jam përmendur. U zgjova. Shkova dorën te kocka e fytit, te barku, këmbët, brinjët, supet, kokën e deri te organet gjenitale dhe u rehatova kur verifikova praninë e tyre anatomike. Në këtë gjendje përcolla orë të tëra të vështira për gati tri ditë, por më tepër në gjumë, në jerm”.

Është dhënë me penelata të bukura si prej një piktori ekspresionist të talentuar jeta e fshatarëve bujarë të Lumës që në sofrën e tyre gjithnjë e më shumë, pas viteve 80-të, po zinte vend vetëm buka si zall Drini me kripën dhe kokrrën e qepës. “Varfëria që përsysh i rrinte gjithë shoqërisë kishte hedhur metastazat e saj në një lëngatë të gjatë e të pashërueshme,- shkruan autori. Në netët e uritura fshatarët shihnin ëndërr sikur hanin e dyndeshin mish, por kur zgjoheshin, uria, zhgënjimi dhe dhembja u klithnin në stomak, në zemër dhe në gji”.

Kanibalët i sajuan z. Gjana akuzën më të rrëzikshme të kohës. Ata ishin profesionistë e gjakftohtë në sajimin dhe montimin e pseudofakteve, që i nxirrnin nga llagëmet kutërbuese të flliqësisë së tyre malukate. Pushkatimi ishte i sigurtë, por i burgosuri nuk dorëzohet, ai reziston me mish e me shpirt për të mbrojtur veten dhe shokët edhe pse gjysëm i vdekur, pa bukë e pa ujë. Ky stoicizëm i tij, kjo rezistencë dhëmb për dhëmb, kjo kurajo i vinte nga geni fisnik e trashëgimia e prindërve dhe fisit të tij.

Dhe kjo mbijetesë e autorit u jep sot, jo vetëm nipërve e mbesave të Shefqetit, jo vetëm të afërmëve, miqve e shokëve, por të gjithë lexuesve të tij besim, kurajo, forcë e bindje për të ecur krenarë përpara drejt të ardhmes pa u pajtuar kurrë me skenat e prapaskenat, me shpifjet e dredhitë; pa u përkulur, pa u nënshtruar.

Ky libër ia vlen të botohet edhe në gjuhë të tjera se është një histori e gjallë që duhet lexuar e kujtuar për të mos u harruar kurrë.

(Falenderojmë studiuesin z.Rexhep Shahu,për postimin e  materialit për botim në Floripress)

LISTA E KONKURRENTËVE TË PËRZGJEDHUR NGA JURIA PËR KONKURRIM NË KONKURSIN POETIT “NË GJURMËT NAIMIANE”, 25 MAJ 2015.



Pershendetje miqte e mi, po Ju informoj se poezite e personave te listes qe po Ju dergoj, jane perzgjedhur nga Juria per te marre pjese ne konkurrsin e dates 25 maj ne Permet. 
Jini te lutur te konfirmoni ardhjen ne Permet me daten 25.maj 2015, ora 17, ne Gryken e Kelcyres, lokali i zotit Niko Zoto. 

Me respekt, Ligor Shyti, Permet.




LISTA E KONKURRENTËVE TË PËRZGJEDHUR NGA JURIA PËR KONKURRIM NË KONKURSIN POETIT “NË GJURMËT NAIMIANE”, 25 MAJ 2015.


1.   Agim Desku, Kosovë
2.   Adem Zapllusha, Kosovë
3.   Adem Zejnullahu, Kosovë
4.   Adivie Hoxha, Durrës
5.   Afërdita Salihu, Presh-Kosovë
6.   Agim Bajrami, Durrës.
7.   Alfred Muloholli, Elbasan.           
8.   Avni Dehari, Kosovë
 9.   Dashamir Malo Sarandë.
10.  Dashmir Zaçe, Përmet.
11.  Dhimitër Miti, Përmet
12.  Edlira Xhani, Gr.
13.  Flogerta Krypi, Tiranë.
14.  Flori Bruqi, Kosovë
15.  Gjenovefa Myrtaj Ferrara, IT.
16.  Haxhi Dikolli, Tiranë.
17.  Hysen Berisha, Norvegji.
18.  Iljaz Bobaj, Gr.
19.  Kujtim Mateli, Tiranë.
20.  Lumturi Ymeri Bersava, Tiranë.
21.  Mimoza Çekiçi Rista, Gr.
22.  Namik Selmani, Berat.
23.  Paskal Zoto, Përmet.
24.  Petrit Ruka , Tiranë.
25.  Rajmonda Mojsiu, SH.B.A
26.  Rushit Ramabaja, Kosovë.
27.  Safete Rexhepi, Gjako, Kosovë
28.  Sami Velçani, Tiranë.
29.  Tafil Duraku, Kosovë
30.  Xhelal Tosku Sarandë.
31.  Zeqir Gërvalla, Kosovë




KOMISJONI:

Abdyl Kadolli                         Fatime Kulli                           Lumo Kolleshi


Permet, me 1. 05.2015

Shqipëria natyrore(rrugore,qytete dhe fshatra,harta politike,harta fizike),harta e Shqipërisë sipas grekëve si dhe harta e Shqipërisë "Resident Evil" nga dizajnusi Bullgar

Nga Flori Bruqi

Harta e Shqipërisë natyrore, sipas grekëve



Në portalet greke qarkullon një hartë e Shqipërisë etnike si dhe harta e Ballkanit Perëndimor me kufij të ndryshuar, sipas ndarjeve etnike.


Harta e Shqipërisë etnike, sipas grekëve (Foto)
Sipas kësaj harte, Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe Lugina e Preshevës do t’i bashkangjiten Shqipërisë, ndërsa Mitrovica veriore do t’i jepet Serbisë.



Për grekët, në Ballkan si popuj njihen vetëm rumunët, serbët, bullgarët, shqiptarët, grekët, kroatët dhe serbët.



******



Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.

Harta paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve, me titull “Shqipëria e vërtetë” në shkallën 1: 200 000. Kjo hartë shoqërohet me studimin e prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve shqiptare të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit etj., ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ. Kufijt e Shqipnis Ethnike.

1. Kufini perëndimor

Në këtë anë Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonise dhe me atë të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.

2. Kufini veri-perëndimor

Ky kufi fillon të sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) në bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020’ gjenësi veriake dhe 37056’ gjatësi lindore prej Ferro-s) … Gjatësia e kufinit veri-perëndimuer është 170 km, me vija ajrore dhe afër 220 km, tue shkue mbas vijave të shtrembta të kufinit. Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare të humbuna më 1878 të Ulqinit, të Tivarit, të Podgoricës (Zetes-s), Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Piprit, Plavës, Gucines, Beranes, Bistricës, Pejës, Rugovës, Rozhajës, Peshterit e Pomerenikut.

3. Kufini veri-lindor

Kjo pjesë e kufinit të Shqipnisë Ethnike shtrihet prej majës së Jankovit deri në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’ gjatësi lindore prej Ferro-s). Në rast se nuk do të kërkohen tokat shqiptare të krahinave të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.

4. Kufini lindor

Kufini lindorr i Shqipnisë Ethnike fillon në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’gjatësi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron në kandin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011’ gjatësi lindore prej Ferro-s edhe 4003’ gjanësi veriake), me gjatësi afër 342 km … Kjo vijë e kufinit linduer të Shqipnis ethnike përmbledh krahinat lindore shqiptare të humbuna mbas luftës së Ballkanit më 1912. Këto krahina kanë këto qytete bashkë me kazatë e tyne: Jakovën, Prizrenin, Kaçanikun, Vranjen (humbur më 1878), Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Presheven, Dibren, Kerrçoven, Strugen, Ohrin, Krusheven, Perlepin, Resnen, Manastirin, Folorinen, Kosturin, Naseliçen dhe Grebenen.

5. Kufini jug-lindor

Vija e kufinit jug-lindorr nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistrices me kamben e vetv të Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit të Artës (38042’ gjatësi lindore 3901’gjanësi veriake) me një gjatësi pothuajse 180 km. Kjo vijë e kufinit prej vendit që u përmend shkon me lumin e Venetiko-s deri në majën 549, mbasandej, tue shkue drejt jugës mbas rrjedhës së një përroni që është degë e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjë nga juga mbas atij prroni deri në Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetër turko-grek të para 1912-ës, të cilin e krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces (sikundër po kërkohen krahinat e Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Vranjës etj., atëherë kufini veri-linduer ndërron trajtë … Kjo vijë e kufinit përmbledh qytetet e Kurshumlis, të Prokupjes, të Leskovces e të Vranjës, bashkë me katundet e kazavet të tyne.

6. Kufini jugor

Kjo pjesë e kufinit të Shqipërisë ethnike përbahet prej brigjeve të gjiut të Artës. Këto brigje të përthyeme tepër kanë një gjatësi pothuajse 93 km, qysh prej gojës së lumit të Artës e deri te qyteti i Prevezës. Kjo vijë përfshinë krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamëris me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëlliçit, Pargës, Lurosit, Filipiodhes e të Prevezës. Vendi gjeografik i Shqipnis Ethnike Mbrenda kufijvet që u përmenden përmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, të cilat shtrihen në anën juge-perëndimore të gadishullit të Ballkanit, mbi brigjet lindore të detnevet të Jonis e të Adriatikut, prej juge në veri, ndërmjet shkallëvet të gjanësis veriore 38057’(Prevezë) dhe 43020’ (maja e Jankovit në V.P. të Novipazarit) edhe prej perëndimit në lindje dërmjet shkallëve të gjatësisë lindore prej Ferros, 36040’ (Sqepi i Luftës së Zezë=Crnirat) mbi Spizze-n edhe 39038’ (Kumarevo në lindje të Vranjes).

harta fizike e shqiperise

Hartë fizike e Shqipërisë


harta politike e Shqiperise

Hartë politike e Shqipërisë

Harta e Qyteteve dhe Fshatrave Shqiptare

Hartë e qyteteve dhe fshatrave shqiptare

harta rrugore dhe administrative e Shqiperise

Hartë rrugore e Shqipërisë


Harta e Shqiperise Google maps

Hartë e Shqipërisë në www.google maps

Harta e shqipërisë nga sateliti në internet, rrethet shqiptare me qytete dhe fshatra, malet fushat rrugët

Harta interaktive me e kompletuara e Republikes se Shqiperise ne internet

http://www.shqiperia.tv/p/harta-e-shqiperise-maps.html

Ballkani Përendimor, përfshi Shqipërinë – “Resident Evil”



Një dizenjues bullgar, i quajtur Yanko Tsvetkov, publikoi në të përditshmen “Daily Telegraph”, harten e paragjykimeve.

Ai bëri nje sondazh për opinionin që kanë fqinjet ndaj vendeve që kanë pranë dhe nxorri një paragjykim komik, që perkufizon çdo shtet. Përcaktimet e hartes ishin këto:

Ballkani Perendimor, perfshirë edhe  Shqipërinë – “Resident Evil”

Rumania dhe Bullgaria – “Dracula”

Itali e Veriut – “Republika Italiane”
Sardenja – “Berlusconia”
Siçilia – “Somali”
Kalabria – “Etiopi”
Turqia – “Gjel Deti”
Zvicra – “Bankomat”
Franca – “Njerez me Ere”
Gjermania – “Pornografi e piste”
Spanja – “Meksike”
Portugalia – “Brazil”
Britania e Madhe – “Mumje”
Rusia – “Komuniste”
Irlanda – “St.Patricks”
Islanda – “Wikileaks”
Kanadaja – “Vegjetariane”
Afrika Qendrore – “AIDS”
Kina – “Supermarket”
Brazili – “Komuniste liberale”-

2015/05/01

Flori Bruqi -Libra falas shqip për shkarkim

Flori Bruqi - "DIADEMË LETRARE"


Flori Bruqi - "ATDHEU IM S'MË VRET"

Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE II






Flori Bruqi


OLIMPI SHQIPTAR


Flori Bruqi

TRIUMFI SHQIPTAR


Shkarko falas 
Flori Bruqi


Librin e autorit Flori Bruqi  "Diademë letrare III" mund ta shkarkoni falas në sektorin „Literaturë“

Flori Bruqi - Flori BRUQI

Shkruan: Flori BRUQI
      
TRIUMFI SHQIPTAR




Librin e autorit Flori Bruqi, "Triumfi shqiptar" mund ta shkarkon falas në sektorin


dhe në

       


            HELENA E TROJËS, LEGJENDAT DHE TË VËRTET AT 2.500 VJEÇARE

            Emri i saj vjen nga larg, shumë larg… Janë 2 500 vjet që kur Helena e Trojës, më e bukura e grave vdekatare u dashurua nga të gjithë burrat dhe me të njëjtën forcë u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatërruan shtete dhe popuj. Thonë se gjithçka ishte prej dashurisë së saj me Paridin. Sa e vërtetë është kjo? Ndiqni një rrëfim ndryshe për Helenën e Trojës, për të mësuar mbi legjendat dhe të vërtetat e një historie 2500-vjeçare.

            Bija e Zeusit

            E ëma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartës me të cilin ka pasur dy fëmijë, Klitemnestrën dhe djalin, Kastorin. Me bukurinë e vet Leda e ka magjepsur edhe vetë Zeusin dhe me të ka pasur dy fëmijë: Helenën dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së Zeusit në shumimin e familjes së tij, prandaj fëmijët e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtë nuk ka pasur vështirësi të posaçme.
            Që të dy u bënë trima të famshëm dhe arritën në qiell ku edhe sot ndriçojnë si Bineqët ose Dioskurët. Edhe me Klitemnestrën, së paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vështirësi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenës. Vështirësi më të mëdha ka pasur me Helenën. Ishte ende vajzë tejet e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, andaj e dëshironte Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet, Piritout, e rrëmbeu. E çliruan vëllezërit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen në shtëpi. Së shpejti në Spartë erdhën krushqit e rinj për Helenën. Me kohë aty u gjenden të gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të martohen.
            Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te gremina e luftës. Katastrofën e pengoi mendjemprehtësia e Odiseut, mbretit të Itakës. Ai në mënyrë të thjeshtë, origjinale, e këshillon Tindareun që t'i lërë anash të gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t'i lejojë Helenës që ta zgjedhë burrin sipas dëshirës së vet. Krushqit u pajtuan me këtë mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe në asnjë mënyrë nuk do ta fyejnë, por në çdo gjë do t'i ndihmojnë. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vëllau i Agamemnonit. Pas martesës i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashëgoi fronin spartan. Çdo gjë ka qenë në rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanë parandjerë se çka po u përgatit ndërkohë fati.

            Molla për më të bukurën

            Atëkohë në shpellën e kentaurëve ishte dasma e Peleut, mbretit të Ftisë me Tetidën, hyjneshën e detit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë zotërat. Vetëm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenë e ftuar që të mos ua prishte harenë. Erida e fyer, për t u hakmarrë, në mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollën e artë, në të cilën shkruante “Më të bukurës". Hyjneshat menjëherë dëshironin ta merrnin mollën, sepse secila prej tyre, e konsideronte veten më të bukur. Ndërkaq nga kjo lindi grindja në zgjidhjen e së cilës nuk ka dashur të ndërhyjë as zoti suprem, Zeusi. Dëshironte të kishte qetësinë e vet, prandaj i urdhëroi zotit Hermes që ta marrë mollën dhe t´i dërgojë hyjneshat në malin Ida, jo larg Trojës, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirë e vendimit të Zeusit ka qenë, sepse jetonte në mal dhe jo në pallatin mbretëror. Para lindjes së Paridit, e ëma e tij ka ëndërruar se do të lindë një eshkë të ndezur, e cila do ta ndezë Trojën. Magjistari ia ka shpjeguar ëndrrën në mënyrë që djali që do të lindë do të jetë shkaktar i shkatërrimit të Trojës. Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që fëmija menjëherë pas lindjes të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në kaçubën e pyllit. Fëmijën e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, që e rriti si fëmijën e tij. Për prejardhjen mbretërore të Paridit e ka ditur vetëm Zeusi.
            Kur Paridi e pa Hermesin, lajmëtarin e Zeusit, deshi të ikë, por i ra ndërmend se Hermesi do ta arrijë gjithsesi dhe kështu e dëgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollën dhe filloi t i shikojë hyjneshat. Të triat i dukeshin njësoj të bukura. Mendoi gjatë dhe vendosi atëherë kur hyjneshat ndikuan në të në mënyrë që ligjet dhe gjyqet njerëzore në esencë nuk lejojnë. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tërë Azinë, hyjnesha e luftës Athina, famën luftarake, ndërsa hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë Afrodita gruan më të bukur në botë. Dhe Paridi mollën ia dha Afroditës.

            Pjesë nga libri "Triumfi shqiptar"

FLORI BRUQI - POLEMIKA SHQIP

Shkruan: Flori BRUQI

POLEMIKA SHQIP

REAGIMI I MR.SCI. FLORI BRUQI, SHKENCËTAR NGA PRISHTINA
 7. maj 2007  
          

Libri "Polemika shqip" u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin



            E nderuar Redaksi,
            E lexova artikullin me titull “Nuk harrohet Reçaku” në web faqen tuaj.
            Turp për të dy “ekspertët” e shquar ligjorë; për patologët gjyqësorë, Otasheviq dhe Dobriçanin, të cilët gënjyen opinionin botëror për viktimat e shqiptarëve, të bëra nga Ushtria Jugosllave( VJ),Njësitë Speciale Serbe(SJP) dhe formacionet paramilitare serbe . Klikoni: http://www.novinar.de/index. php?s=flori+bruqi

            F. Bruqi: Po zgjidhet lëmshi i së vërtetës për Reçakun

            Ju transmetojmë letrën-reagimin për artikullin “Reçaku nuk harrohet” nga z. Bruqi, të cilin e kemi pranuar nëpërmjet postës elektronike.
            Z. Bruqi është, shkrimtar dhe shkencëtar nga Prishtina.

            E nderuar Redaksi,
            Së pari, gazetari juaj Vujadin Otasheviq botoi të pavërtetën, sepse Kosova është nën protektoratin e UNMIK-ut që nga viti 1999 dhe nuk është më “krahinë jugore e Serbisë”. E vërteta është se është një dhe e vetme - ajo e masakrës së Reçakut (Kosovë), të cilën e bënë Njësitet Speciale të Ushtrisë Jugosllave dhe MPb të Serbisë.
            Rrëfimi i prof. Dr. Vujadin Otasheviq dhe prof. Dr. Slavisha Dobriçanin në librin “Kosova - zëri i viktimave” është një kallëzim për fëmijë. Të dy shkencëtarët, para së gjithash, patologë të shquar me reputacion ndërkombëtar, ka qenë dashur të tregonin vetëm të vërtetën. E vërteta e fotografive të masakrës mbi fëmijë të pafajshëm dhe shqiptarëve të moshuar, më 15 janar 1999 në fshatin Reçak afër Shtimes (Kosovë). Librin nuk e kam lexuar, por e di tejet bukur seç kanë punuar patologët e njohur gjyqësorë lidhur me viktimat e pafajshme.
            Kurrfarë mashtrimi nuk ka ekzistuar nga ana e UÇK-së dhe gazetarëve të medias vendore dhe atyre ndërkombëtare. Mashtrimi ka ndodhur në “Qendrën e Medias” në Prishtinë, nga na e mjeteve serbe të informacionit, shërbimeve të inteligjenës së KOS-it të AJ dhe njësiteve speciale të SPb të Serbisë. Masakra ka ndodhur, dhe në atë masakër janë vrarë egërsisht shqiptarët e pafajshëm: - në vijim shihni 45 emra shqiptarësh.
            Në konfliktin me AJ, NjPS, NjSS të MPb të Serbisë, forcave të paramilitarëve radikalë të Vojisllav Sheshelit, ato të paramilitarëve të Zhelko Razhnatoviç - Arkan, me ç’rast janë vrarë në fushëbetejë ushtarët e UÇK-së - në vijim shihni emrat e 15 shqiptarëve dhe mbiemrat me vitet e lindjes.
            Patronët kryesorë të masakrës mbi qytetarët e pafajshëm - shih 19 emra dhe mbiemra serbësh.
            Shefi i Misionit Vëzhgues i OSbE-së në Prishtinë, gjenerali amerikan, Uiliem Uoker ka shpallur forcat serbe për kriminelë në Kosovë, dhe më pas ky ishte preteksti për bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe Malin e Zi.
            Menjëherë pas kësaj, presidenti i SHbA-ve, bill Klinton paralajmëroi sulmin shkatërrues të NATO-s mbi Jugosllavinë. Presidentit iu bashkangjitën: Riçard Hollbruk, Uezli Klark dhe shumë prijës të shquar nga bota.
            Klikoni linket dhe do të bindeni se në ilën anë ishte e vërteta mbi masakrën e shqiptarëve në Kosovë, Z. S.Kostiq. Do të kishte qenë më mirë nëse do të shpenzonit më shumë kohë dhe energji për ngjarjet e vërteta, të ilat do t’i keni ankth sa të jeni gjallë, sepse ka Zot në këtë botë. Nga ana tjetër, ne i besojmë Zotit dhe të vërtetës!!!
            Urdhëroni të hapim polemikën, porse vetëm me argumente dhe jo me histori të rreme dhe propagandë, me të cilën z. Kostiq synon shpërlarjen e trurit (tanimë të shpërlarë fare) të POPULLIT TUAJ SERB!!!

            Flori Bruqi

            Pjesë nga libri “Polemika shqip”


Dromca nga ditari i luftës

Shkruan: Flori BRUQI
GJAKOVA NË NETËT E SHËN BARTOLOMEUT
( Dromca nga ditari i luftës)

Librin e  autorit, Flori Bruqi “Olimpi shqiptar”, mund ta shkarkoni falas në sektorin:



            Ajo çka ndodhi në këtë fundshekull në trevat e mbarë Kosovës, të përkujton rreshtat e Biblës së shenjtë, ku përshkruhen vuajtjet e tmerrshme të njerëzimit. Termi luftë, është i butë për të definuar gjithë atë çka ndodhi me popullatën shqiptare në Kosovë, gjatë viteve 1998/99. Mendjet e sëmura të elitës intelektuale serbe, treguan gjithë vrerin dhe urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar gjatë holokaustit kosovar. Nuk është rastësi, kjo që ndodhi, pikërisht në fund të shekullit njëzet, ashtu si nuk ishte aspak rastësi, ajo çka ndodhi, në fillim të këtij shekulli, me trojet autoktone shqiptare në Nish, Leskoc, Prokuple, Kurshumli
            … Pra, është transparente vazhdimësia e ideologjisë së shfarosjes së popullatës etnike shqiptare në Kosovë nga serbomëdhenjtë. Ishte koha e realizimit të idesë dhe ëndrrës shekullore serbomadhe, për pastrim definitiv të llogarive me shqiptarët.
            Serbia, deshi të hyjë në shekullin 21, me Kosovë të pastër etnikisht. Këtë e arriti, mirëpo në kahje të kundërt. Ekuacioni me dy të panjohura, kishte marrë kahje të kundërt nga ajo që llogaritej ! Prezenca e popullatës etnike në trojet e veta, është kompleks i pashëruar i çdo okupatori që synon të mbajë tokat e huaja. Elaboratet qindëvjeqare të vjetra, të punuara në mënyrë minucioze , nga Sveti Sava, Garashanini, Andriçi, Qubrilloviçi … Milosheviçi, dhe shumë tjerë, kësaj radhe, më në fund, fituan notën që merituan. U hudhën në shportën e turpit të historisë.Nga të gjitha këto luftëra të ndyera, në dekadën e fundit, që u zhvilluan në ish Jugosllavi, ata u treguan faqezinjë dhe u turpëruan publikisht. Rrethanat politike aktuale ndërkombëtare, si dhe forca e argumentit, në raport me zgjidhjen e drejtë të çështjës kombëtare shqiptare, si dhe të Ballkanit në tërësi, kësaj radhe ngadhënjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave të vetë satanës. Gebelsi do të mbetej i stepur, për atë çka kishin përgaditur mafiozët millosheviqianë.
            Përgjegjësi morale historike mbanë shtresa intelektuale serbe , sidomos Akademia e Shkencave serbe dhe Kisha Ortodokse serbe, si kreatore dhe ideologe e realizimit të këtij plani monstruoz. Heshtja do të thotë aprovim. Ekziston një misticizëm në shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave që ndodhin në këtë botë. Vrasësi, zakonisht, paguan me kokë për krimin e bërë, në të njëtën formë si viktima. Gjaku i derdhur i shumë fëmijëve, grave dhe pleqve shqiptarë, pra, gjaku i atyre që plotësisht ishin të pafajshëm dhe u masakruan në format më barbare, duhet paguar, nga ana e atyre që dhanë urdhëra, apo ishin vetë autorë të këtyre veprave makabre. Në krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, serbët, si kolektivitet, do ta mbajnë ndër shekuj hipotekën si popull etnocid. Vetëm nëse plotësohen kërkesat e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dhe dorëzohen ( dënohen ) të gjithë që janë në listë të të akuzuarve për krime lufte, atëherë mund të zbehet imazhi që kanë fituar në dekadën e fundit. Qyteti i Gjakovës nuk mundi t’iu ikë veprimeve barbare të okupatorëve serbë. Afër 4 muaj, popullata duarthatë e Gjakovës, u ballafaqua me rrethim të hekurt, në mesin e së cilës hidhte vallën vetë djalli. Minoriteti serbo – malazias që ka jetuar në qytetin e Gjakovës, është i zhytur aq shumë në krime, sa që duhet kaluar dekada të tëra, që ndonjë nga nipërit e tyre, të mundën lirshëm të ecin rrugëve të këtij qyteti, si turist. Emri i kryetarit serb, të instaluar të Kuvendit të Komunës, Momqillo (Moma) Stanojeviq, do të mbetet një ndër emrat më të urryer në historinë e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e qytetarëve të Gjakovës.


       Gjakova, në historikun e saj të gjatë, nuk mban mend katrahura të tilla, si kjo e fundit. Pastrimi i egër etnik, i qytetit të Gjakovës me rrethinë, bëri që ky qytet, ato ditë, t’i ngjante një kasaphaneje të vërtetë. Gjakovarët vriteshin në forma nga më të ndryshmet. Kriminelët serb, në shumicën e rasteve iu afronin viktimave “ mënynë ” e llojeve të likuidimeve. Mënyra më e preferuar ishte likuidimi me armë të ftohta. Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armë zjarri. Karakteristikë e veçantë ishte mënyra e humbjes së gjurmëve të krimit, kjo bëhej zakonisht me djegien e shtëpive së bashku me viktimat. Këtë, e ilustron më së miri rasti i familjes Vejsa, ku u dogjën trupat e 22 fëmijëve, grave…, pastaj, familja Cana, ku u dogjën 4 familjar, e kështu me radhë. Zhvarrimi i viktimave të terrorit , ishte pjesë e skenarit të ndyrë të platformës gjenocidiale antishqiptare serbe. Nga varrezat e qytetit të Gjakovës, kah fundi i muajit maj, u bë zhvarrosja e 87 trupave të likuiduar nga kriminelët serbë.   Mbi të gjithë ata u bë edhe një krim, ngase edhe sot nuk janë gjetur trupat e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe trupi i doajenit të kirurgjisë gjakovare, Dr. Izet Hima, i cili u vra dhe u masakrua në natën e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi efekt mjaft negativ psikologjik në masë, çka ishte padyshim edhe qëllimi i armikut. Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaçkitjet, torturat çnjerëzore, ishin dekori i qytetit të lashtë buzë lumit Erenik, i cili ato ditë kishte ndërruar ngjyrën ! As plaku më i moqëm në qytet, nuk mbanë mend nga rrëfimet e gjyshërve të tyre, të ketë goditur kaq rëndë këtë qytet ndonjë nga okupatorët e mëparshëm. Shkatërrimi i Xhamisë së Hadumit, e vjetër më shumë se 500 vite, dëshmon për karakterin dhe intensitetin e shkatërrimeve. Edhe nata e 16 prillit, bënë pjesë në një ndër Netët e Bartolomeut në qytetin e Gjakovës. Ishte natë e ftohtë prilli dhe binte shi i rrallë. Bubullimë nuk dëgjohej, por dëgjohej vaji i foshnjëve nga traktorët e mbuluar me folie najloni të konvojeve pa fund, të cilët kishin marrur rrugën e shpëtimit drejtë kufirit të Shqipërisë. Vaji

            Pjesë nga libri “Olimpi shqiptar”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...