2015-06-05

Gjon Neçaj ( Kushtim Dr. Zef Mulajt, birit te Nikaj – Merturit )


Ne fillimin e viteve 70-te, pata fatin e mire te punoj me nje intelektual enciklopedik, me permasa kombetare e me gjere, i cili edhe kur pinim kafe, ai vec diskutonte per bime mjekesore, herbare, poezine dhe ne pergjithesi kishte brenga te medha per bashkekrahinasit e tij. E une atebote nuk dija nga vinte e nga rridhte prejardhja e Zefit, derisa nje nate te gjate dimri, babai im, ndjese paste, me tregoi histori per te paret e Zefit, per Terak Sylen, burre i urte, i mencur dhe ne ze jo vetem ne krahine. E Zef Mulaj, farmacisti i spitalit rural te zones, ishte bash i biri i tij…

Zef Mulaj ka lindur ne preher te Alpeve, ne luginen e Lugjeve te Verdha, aty ku ka lindur, luftuar dhe jetuar Muji dhe Halili, ne Qeresh–Mulaj te Currajve te Eperm te krahines se Nikaj-Merturit, Tropoje (Malesia e Gjakoves), me 13.02.1953. Pasi mbaroi shkollen fillore dhe 8 vjecare ne vendlindje, vioji shkollen e mesme mjekesore dhe pastaj degen e Farmacise ne Univeristetin e Tiranes. Ka punuar disa vite pas mbarimit te fakultetit ne fshatra te ndryshme te zones dhe Tropojes, me perkushtim duke iu kushtuar totalisht studimti te bimeve mjekesore. Gjate asaj kohe nisi me pasion punen per njohjen, mbledhjen e studimin e flores mjekesore dhe mjekesise tradicionale te zonave alpine.

Per te thelluar me teper njohurite ne fushen e farmaceutikes, me 1994 largohet familjarisht ne Itali, ku jeton e punon edhe tani. Atje kreu studimet e larta ne fushen e tij prane Universitetit te Camerinos. Ne vazhdim te studimeve dhe kerkimeve shkencore, paraqiti e mbrojti temen me mjaft vlere teorike e praktike per bimet mjekesore te Alpeve te Shqiperise. Punimi i tij u vleresua me note te larte dhe ai mori graden shkencore “Doktor ne shkencat farmaceutike”.

Vleresime pozitive jep Prof. Lamberto Re, epspert nderkombetar i Farmakologjise e Etnobotanikes se mjekesise natyrore dhe mjek kirurg e docent i Farmakologjise ne Universitetin Politeknik te Marches Itali, ne librin “880 bimemjekesore ne Alpet e Sqhiperise”, botuar ne Tirane, 2008. Dr. Zef Mulaj, shkruan Prof. Lamberto Re, si ekspert nderkombetar i bimeve mjekesore, paraqet studimin e tij per 880 bime mjekesore, karakteristike te zones alpine te Shiperise.

Ai trajton nje permbledhje te punes se tij tipike dhe te vetme, pothuajse te nje jete, duke filluar qysh ne rini dhe dalengadale duke e cuar ate ne nivelet me te larta shkencore. E mund te them se farmakolog e etnobotanist me nje kariere te gjate,nuk me ka takuar kurre te gjej nje arritje te tille ne kete fushe, vetem te Zef Mulaj. Eshte kenaqesi e vecante, vazhdon profesori, qe te vleresoj vepren e Dr. Mulaj, si nje autor i afte, qe ka trajtuar nje hapesire te konsiderueshme ne mjekimet etnobotanike dhe ka marre vlera te rendesishme nderkombetare, ne nje hapesire te gjere.

Dr. Zef Mulaj

Bashkepunimi i Dr. Zef Mulaj me Institutet me prestigjioze ne Itali e Europe, i ka dhene mundesine qe punimet e tij te pergatitetn dhe pastaj te vleresohen sic e meriton. Por ne te njejten kohe, Dr. Mulaj ka fituar edhe nje pervoje te cmuar, duke i cuar perpara teknikat e reja te studimit ne farmakologji dhe farmakonjozi.

“Urdherit te Farmacistit” dhe anetar i Shoqates se Fitoterapise ne Republiken e Italise.
Por lidhjet e mia me Zefin, sic e ceka ne fillim te ketij shkrimi, kane te bejne kryesisht me letersine. Nete te tera qendronin se bashku pa fjetur ne rinine e hershme duke shkruar dhe lexuar poezite e njeri tjetrit…

I frymezuar sidomos nga vendlindja e bukur dhe malli per te, ai shkruan ne emigracion papra poezi. Ne vitin 2004 botoi ne Tirane vellimin poetik “Emri qe lind diellin”, ne vitin 2006 vellimin tjeter “Mjegullvarur mbi Ballkan”, romanin me teme per kurbetin me titull “Imazh”, si dhe kohet e fundit, perurimi i te cilit u be ne Itali ne prani te shume persaonaliteteve te kultures europiane, nje liber me poezi ne kater gjuhe, vepra te gjinive te ndryshme, te cilat jane pritur mjaft mire nga lexuesit e shumte shqiptare dhe te huaj. Ka gati per botim shume libra te tjere ne poezi, proze e shkencat mjekesore. Boton poezi ne shtypin letrar Italian e shqiptar dhe eshte futur ne disa antologji italiane, spanjolle, etj.
Aktualisht po studion e kerkon per substancat e reja mjekesore natyrore.

E ne permbyllje, po citojme keto vargje te poetit Zef Mulaj, kushtuar mallit per vendlindjen:

Ato me dhane uje, drite, sy e shprese
Me dhane kembe e me bene burre
Atje, kush lindi, si cetina rritet
Prandaj nuk dua t’i harroj kurre…
Jam larg dhe shoh ne enderr
Malet, diellin e henen
Shoh kreshtat e Alpeve
E mall kam si per NENEN…

Dr. Shpresa Hasimja : Si ta menaxhojmë ankthin tek fëmijët që do të operohen?


Si ta menaxhojmë ankthin tek fëmijët që do të operohen?

Dr. Shpresa Hasimja ,Specialiste - anesteziologe,QKUK Prishtinë

Njё ndjenjё e tillё e tensionit, frikёs, nervozёs dhe brengosjes ёshtё e pranishme edhe tek prindёrit, prandaj fenomeni i tillё bart nё vete njё kompleksitet ndaj tё cilit duhet qasje e veçantё pёrmes mёnyrave tё ndryshme.

Image result for ANKSIOZNOST


Tё mёsuarit pёr t’u pёrballur me ndarjen nga prindёrit ёshtё proces i domosdoshёm pёr zhvillimin e fёmijёs. Pёrderisa pёrvoja e ndarjes nё çerdhe dhe shkolla ndihmon nё zhvillimin psikologjik dhe formimin e personalitetit, eksperiencat tjera tё ndarjes si kjo nё rastin konkret gjatё anestezionit dhe operacionit mund tё shkaktojnë konfuzion dhe anksiozitet, prandaj identifikimi i faktorёve qё do tё kenё ndikim tek kёto fenomene ёshtё i rëndësisë sё veçantё.

Anksioziteti i ndarjes tek fёmijёt fillon nga mosha 7-8 muaj, ndёrsa kulmin e arrin aty nga mosha një vjeçare. Intensiteti i kёtij fenomeni zvogёlohet me moshё pёr shkak tё rritjes sё kapaciteteve tё njohjes, kujtesёs, dhe aftësive tjera. Fëmijët e moshёs 1-5 vjeç janё tё rrezikut mё tё madh pёr paraqitjen e anksiositetit ekstrem.

Image result for ANKSIOZNOST


Kjo ndodh pёr shkak tё psikobiologjisё sё anksiozitetit tё ndarjes. Sa do tё jetё traumatike njё ndarje e tillё, do tё varet prej zhvillimit individual tё fёmijёs (sa do tё jenё sensibil ndaj rrethanave tё reja), eksperiencёs prindёrore, trashëgimisë gjenetike dhe stabilitetit tё mjedisit nё tё cilin ёshtё rritur. Poashtu hospitalizimet e mëhershme si dhe vizitat e rralla tek pediatri mund tё jenё prediktues pёr zhvillimin e anksiozitetit tё kёtij lloji.Programet pёrgatitore pre-operative





Nga hulumtimet e shumta tё kёsaj lёmie, pёrmes programeve pёrgatitore preoperative pёr fёmijёt si dhe pёr prindёrit, studiuesit janё munduar tё trajtojnё dhe tё parandalojnё fenomenin e tillё.

Image result for ANKSIOZNOST

Aktualisht aftёsia e pёrballjes konsiderohet si mёnyra mё efikase e intervenimit tek programet përgatitore pёrmes modelimit me terapi “lojё”, vizitёs dhe njohjes sё hollit operativ, informimit pёrmes revistave tё ndryshme, etj.Komunikimi me shkёmbim tё informatave



Pёrmes kёtij komunikimi, bёhet arritja e besimit nё mes tё stafit mjekёsor dhe fëmijës. Pёr tё arritur kёtё rezultat ekzistojnё disa mёnyra; qoftё pёrmes sqarimeve mё tё detajuara mbi procedurat operative nё revista pёrkatёse (fotografive dhe vizatimeve), qoftё pёrmes vizitave nё hollet e traktit operator qё perceptimi i realitetit nga ana e fëmijës tё jetё sa mё objektiv.




Poashtu faktor i rёndёsisё sё veçantё ёshtё njoftimi dhe konsultimet e vazhdueshme tё prindёrve me stafin mjekёsor, prania e tyre gjatё marrjes sё premedikacionit, mundёsia e pranisё sё tyre gjatё fazёs sё induksionit (hyrjes nё anestezion) tё fëmijës.

Image result for ANKSIOZNOST

Nё kёto raste, zvogёlimi i anksiozitetit tё prindit do tё zvogёlonte frikёn dhe brengosjen tek fёmijёt, e me kёtё do tё reduktohej sasia e dhënies sё medikamenteve seduese. Rezultati do tё ishte njё hyrje e qetё nё anestezion dhe satisfaksion mjaft i lartё pёr anesteziologun. Domosdoshmerisht, kjo do tё arrihej me pёrgatitjet dhe njohuritё e problematikёs pёrmes programeve preoperative pёr prindёrit.Premedikacioni – menaxhimi i periudhёs preoperatore pёrmes medikamenteve


Image result for ANKSIOZITETI


Metoda e tillë e ‘relaksimit’ tё fёmijës pёrmes ilaçeve nё dhomё tё zgjimit pёrpara arritjes nё sallё tё operacionit ku kontakti verbal ende është i ruajtur është treguar si mёnyrё mjaft efikase, posaçërisht me prani tё prindёrve.

Image result for ANKSIOZNOST


Zakonisht njё procedurё e tillё preferohet mbi moshёn 6 muajshe, aplikohet pёrmes gojёs, bari është i pёrzier me ndonjë lёng frutash qё t’i largohet shija e hidhur. Janё edhe mёnyra tё tjera tё aplikimit si ajo rektale dhe transdermale, mirёpo metoda pёrmes gojёs ёshtё mё e pranueshmja nga fëmijët.


Image result for ANKSIOZNOST

Dhёnia e lodrave pёrpara procedurёs nё fjalё është treguar si mёnyre mjaft efikase pёr mosrefuzimin e kёtij ilaçi.Programet përgatitore psikologjike


Image result for ANKSIOZITETI
Kёto programe, duke qenё mjaft tё rëndësishme do tё duhej tё përshtateshin sipas moshёs, shkallёs sё zhvillimit dhe eksperiencave tё mёhershme. Vendosja e komunikimit me fёmijёt, si dhe aftёsia e tyre tё dёgjojnё, interpretojnё dhe tё pёrgjigjen nё informatat e përbashkëta, janё gjёra tё paparashikueshme nё sensin qё tё gjitha kёto varen nga situata.

Image result for ANKSIOZNOST


Pёr fëmijët e grupmoshёs nёn 6 vjeç informimi dhe bashkëpunimi sё bashku me prindёrit e tyre pёrmes programeve pёrgatitore do tё ishte shumё i mirёseardhur. Pёr moshёn mё tё rritur tё fëmijëve, mёnyrat mё tё sofistikuara pёrgatitore si ato pёrmes internetit, tanimё janё tё pranuara dhe vazhdojne tё jenё mё tё preferuarat.


Image result for ANKSIOZITETI
Nё fund, fёmija ende mbetet qenia mё e sinqertë, prandaj mёnyra se si do t’i qasemi atyre, ёshtё pёrcaktuese e arritjes sё suksesit tё procedurёs sё trajtimit.

Nga Prof. Dr. Shyqri GALICA / Studime : Vetëdija kritike dhe estetike e Konicës



Prof. Dr. Shyqri GALICA 




Pos me zhvillimin e epokave stilistike të romantizmit, të realizmit e të natyralizmit, shekulli XIX karakterizohet edhe me zhvillimin e kritikës letrare. Në rrjedhë të ndryshimeve të sistemeve shoqërore do të ndryshojnë gjithsesi edhe orientimet krijuese letrare, duke sjellë zhvillime të reja në historinë e letërsisë botërore. Do të dalë në këtë periudhë një figurë e shquar letrare, që me penën e tij do të bëjë emër. Është ky Sharl Ogisten Sent-Bëvi (1804-1869), me të cilin kritika letrare do të zbresë nga katedra në shtyllat e gazetave1 dhe do të bëhet faktor në zhvillimin e jetës letrare franceze, madje në një periudhë të bujshme të krijimtarisë letrare, i cili do të quhet me të drejtë ”mbreti i kritikës”.

Në shkrimet e tij kritike ai para së gjithash do të kërkojë artistin, cilësitë që portretizojnë më së miri figurën e tij. Diskursi i tij kritik përfshin fenomene e probleme të ndryshme letrare. Portretet letrare ai do t’i skalisë mjeshtërisht, duke i quajtur madje ”portrete eseistiko-psikologjike”. Sent-Bëvi, siç dihet, është themelues i shkollës kritike biografiko-psikologjike. Ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Montenjit të njohur, eseist francez, i cili me veprën e tij është shquar dhe ka bërë jehonë në mjediset letrare e intelektuale.

Sent-Bëvi konsiderohet edhe themelues i historisë së letërsisë franceze.2 Ai me metodën historike shqyrtoi sidomos aspekte të poezisë dhe të teatrit të shekullit gjashtëmbëdhjetë dhe hapi shtigje në fushën e kërkimeve të ndërsjella dhe të analizave të autorëve e të veprave të ndryshme. Më pas Sent-Bëvin do ta vazhdojë e do ta plotësojë themeluesi i ”kritikës shkencore” Hypolit Teni, kurse kjo disiplinë e historisë së letërsisë do të pasurohet me metoda të reja hulumtuese shkencore.

Nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë në Francë lind kritika impresioniste, e cila kriter bazë kishte mbresën, impresionin që lë vepra letrare. Këtë emërtim kritika impresioniste do ta marrë sipas veprës së Zh. Lëmetrit, ”Impresione teatrore” (”Impressions de theatre”, 1898).3

Në rrjedhë të këtyre proceseve letrare, do të kultivohet e artikulohet vetëdija krijuese kritike e Faik Konicës, sidomos në kontaktet e vazhdueshme me qendra universitare e kulturore franceze, si dhe me mjetet e informacionit, që do të kenë ndikim në formimin e tij letrar dhe intelektual. Në këtë kontekst, ndikimi i Sent-Bëvit, i Tenit, i Lëmetrit etj. në krijimtarinë e tij kritike e letrare është i pranishëm.

Epoka stilistike e romantizmit shqiptar do të kultivojë zhanre e forma të llojllojshme për të shprehur mendimin filozofik, shkencor e letrar për çështje të ndryshme të realitetit historik e aktual. Eseja, si një lloj i veçantë i krijimtarisë sintetike letrare-shkencore e publicistike, zë fillet mu në këtë periudhë, kur krijuesit shqiptarë priren t’i shprehin pikëpamjet e tyre për një varg çështjesh historike, filozofike, fetare, morale, kulturore, letrare e kombëtare.

Kështu do të shkruajnë ese e fragmente eseistike De Rada, Dara i Ri, Z. Jubani, P. Vasa, J. Vreto, N. Frashëri, S. Frashëri, L. Gurakuqi, Z. Skiroi etj. dhe krijimet e tyre do të anojnë herë nga ana imagjinare, herë nga ajo shkencore. Këto trajtime eseistike u përkasin më shumë fushave filozofike dhe etike, siç janë, p. sh., esetë e Jani Vretos ”Për të vërtetënë edhe për shkronjënë e së vërtetësë”,4 ”Mirëvetija” dhe ”Për gjithëçishtënë dhe për Zon’ e jetesë dhe për Njerinë, botën’ e vogëlë”. Pavarësisht sa këto ese janë origjinale, në ndonjë rast edhe përshtatje, ato afirmojnë sidomos mendimin filozofik në romantizmin shqiptar.5 Esetë e Naimit ngërthejnë një gjuhë më poetike. Eseja ”Mësime”6 është cilësuar ese etiko-fetare, ndërsa pjesë të prozës ”Fletore e Bektashinjët”7 konsiderohen ese fetare. Edhe në kuadër të këtij zhanri letrar, krijuesit shqiptarë bëjnë përpjekje të shprehin çështje universale, madje edhe filozofike, duke u përqendruar gjithsesi në çështjet kombëtare. Epoka e romantizmit është periudhë e Rilindjes Kombëtare, kur shprehjet zhanrore shpërthejnë nga erudicioni krijues i artistëve tanë, të cilët janë të detyruar të bëjnë njëkohësisht dy veprime: atdhetare dhe krijuese.

Diskursi kritiko-letrar (Diskursi estetiko-kritik)



Nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë shpeshtohet dalja e gazetave, e revistave dhe e botimeve të ndryshme, ku gjejnë shprehje edhe shkrime kritike. Mendimet kritike të Jeronim de Radës për letërsinë popullore dhe të Naim Frashërit, që shoqëron përkthimin e tij të këngës së parë të ”Iliadës” së Homerit,8 shënojnë fillimet e kritikës letrare shqipe.9 Mendime kritike rreth problemeve të ndryshme letrare janë shprehur edhe përmes letrave, si formë e komunikimit letrar. Një kritikë e tillë epistolare shprehet në letrat e Vretos dërguar Sotir Koleas në Manastir, letrat dërguar Kristo Shulit në Shkodër, letrat dërguar Sotir Koleas në Ohër etj. Kritika në këtë formë do të shndërrohet në gjykim për çështje të ndryshme të jetës historike, mendore, shoqërore, politike dhe morale të kombit.10 Kritika letrare shqiptare nis e zhvillohet së pari nëpër gazeta e revista të ndryshme të arbëreshëve, në formë të recensionit, të vështrimit dhe të esesë letrare. Revista ”Albania” dhe veçanërisht Faik Konica me krijimet e tij kritike e eseistike, do t’i vërë bazat e kritikës letrare dhe të teorisë së kritikës me shkrimet e tij, duke përmbushur kërkesën dhe vetëdijen për një zhanër aq të domosdoshëm të letërsisë e të kulturës kombëtare. Duke qenë i shkolluar në Francë, Konica do t’i formësojë njohuritë për kritikën nga krijuesit e shquar francezë Sharl Bodler, Zhyl Lëmetër, Pol Valer, Remi dë Gurmon e sidomos nga Sent-Bëvi etj. Te Faik Konica do të ndikojë gjithsesi fryma e kritikës impresioniste, përfaqësuesit e së cilës vlerësonin se kritika objektive nuk ekziston, siç nuk ekziston as arti objektiv…, se secili kritik shpreh temperamentin vetjak, sensibilitetin, qasjen e tij dhe ndjesinë e jetës. Mirëpo, si erudit, Konica do të nënkuptojë pa dyshim se ”edhe kritika impresioniste gjithnjë niset, qoftë edhe jo zëshëm, nga qëndrime teorike të caktuara, nga estetika e caktuar.”11 Si kritik impresionist në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Konica shpreh përshtypjet e tij, përjetimet, kënaqësitë e pakënaqësitë për veprat dhe fenomenet letrare e kulturore. Ai sugjeron veprimtari në fushën e letërsisë, të artit dhe të kulturës, që do të ndikonin në zhvillimin kulturor dhe emancipimin kombëtar. Në veprimtarinë e gjerë e të shumanshme të Konicës, një vend të veçantë zënë kritika letrare dhe eseistika, të cilave u vë themelet me shkrime, që shquhen për përmbajtjen e tyre serioze, për saktësinë shkencore dhe për kulturën e trajtimit artistik. Krijues erudit, me një diapazon të jashtëzakonshëm, Konica do të shtrojë çështje e probleme në gjerësi e në thellësi, do t’i trajtojë ato me ndërgjegje të një shqiptari të kultivuar, gjithsesi me qëllim të informimit më të gjerë në suaza kombëtare e jashtëkombëtare. Botimi i shkrimeve dhe i informacioneve jo vetëm në gjuhën shqipe, por sidomos në atë frënge e më pas edhe në gjuhën angleze, janë dëshmi e vetëdijes kombëtare e kulturore të tij për ta shtrirë çështjen kombëtare në shkallë ndërkombëtare. Edhe pse në disa situata do të manifestojë karakterin e tij kontradiktor në politikë, në fushën e krijimtarisë e të shkencës do të jetë pak a shumë më konsekuent, me ndonjë përjashtim, sidomos në raportin art – ideologji. Ai shquhet më shumë si estet se esteticien, më shumë si teoricien se kritik dhe më shumë e ndiente artin se ç’e komentonte, sepse veten e kishte vënë në rolin e intelektualit në kuptimin e plotë të fjalës.12 Konica, i cili është njëri nga ndërlidhësit e letërsisë së Rilindjes me atë të Pavarësisë, me pikëpamjet e tij themeloi teorinë e kritikës letrare shqiptare, që do të shpihet më tej me Nolin, Malokin, Çabejn, Kutelin, Koçën, Shuteriqin, Pipën etj. Faik Konica, duke qenë në kontakt me letërsitë më të njohura të botës, do t’i shijojë vlerat e tyre, do t’i konceptojë nivelet artistike dhe do të kërkojë të kultivohet arti i bukur edhe në krijimtarinë tonë letrare-artistike. Është Oksidenti ai që do ta ngrejë shijen e tij kulturore, do ta kultivojë atë shije nëpër universitetet më të shquara, duke marrë edhe grada e lavdërime për erudicionin e kulturën e tij. Mbamendja dhe leximi, puna e pareshtur e përkushtimi do të jenë ndër faktorët thelbësorë që do të ndikojnë në ngritjen e tij intelektuale, kulturore e kombëtare. Në revistën e tij ”Albania” ai do t’i botojë njoftimet për librat shqip dhe për ata që kishin të bënin me shqiptarët, që do të thotë se ”ai kishte vetëdije të formuar për vështrimin, për studimin dhe për informimin letrar, e edhe për kritikën letrare.”13 Në epokën stilistike të romantizmit shqiptar, nëpër gazeta e revista shqipe fillojnë të botohen edhe shkrime për librat, ku në rubrika të veçanta jepen informacione dhe bëhen recensione e vështrime për ta. Bëhet kjo sidomos me botimin e revistës ”Albania”, në të cilën drejtori i saj Faik Konica sheh nevojën e paraqitjes së veprave dhe të krijimtarisë letrare e kulturore. Vetë ai në rubrikën ”Bibliographie”, në gjuhën shqipe e atë frënge, të revistës ”Albania”, do të paraqesë mendimet e pikëpamjet për vepra të veçanta dhe informacione për krijimtarinë e përgjithshme, do të shprehë nevojën e ngritjes së vlerave letrare dhe shqyrtimin analitik të tyre. Me penën e tij do të fillojë teoria dhe praktika kritike dhe kështu do të formohet vetëdija për kritikën letrare. Faik Konica është ”i pari që mendimin kritik e bën përcjellës të letërsisë dhe i pari që kritikën letrare e bën institucion të opinionit letrar dhe kulturor.”14 Faik Konica, në artikujt e tij kritikë, teorikë, eseistikë, shqyrtues dhe informativë, do t’i shprehë pikëpamjet dhe mendimet e tij rreth disa problemeve të përgjithshme teoriko-letrare e kritike, për autorë shqiptarë e të huaj, për çështje aktuale e historike. Ai do të botojë edhe shkrime të karakterit të përgjithshëm kulturor, etnologjiko-etnografik, si dhe do të bëjë portretizime të figurave atdhetare, kulturore e letrare dhe shkrime të tjera me interes historik, shkencor e kulturor. Stili i tij karakteristik, shprehja e qartë e plot mendime dhe fryma e krijimeve letrare e kritike integrohen në temperamentin e veçantë të Konicës dhe në qëndrimin e tij kritik ndaj dukurive të kohës.

Forma eseistike (Shqyrtimi fiksional e diskursisv)



Esetë dhe kritikat letrare, natyrisht, sa dihet deri tash, nuk qenë të shumta në krijimtarinë e Faik Konicës, por ato janë të veçanta, me një origjinalitet dhe me një spektër karakteristik trajtimi. Eseja dhe fryma eseistike, e pranishme tejetej krijimtarisë së tij, një zhanër i mësuar në Francë nga penat më të mprehta si Montenji, Volteri, Rusoi etj., do t’i përgjigjet flakë për flakë temperamentit dhe karakterit të Faik Konicës, figurës së tij të veçantë krijuese, që jo vetëm do të lërë gjurmë në shumë fusha, por edhe do të vërë shumë themele. Në shkrimet kritike e eseistike, shkencore e publicistike, ai do të shtrojë shumë çështje në mënyrë sinkretike, me mjeshtërinë e tij letrare, informuese e shkencore. E kësaj natyre është eseja, zhanër që provokon posaçërisht Konicën. Nëpërmjet esesë, shqyrtimit fiksional e diskursiv, ai zbërthen imagjinatën e tij krijuese dhe prirjet e afinitetet për shumë fusha të artit e të jetës. Stili eseistik i Konicës përshkon tërë krijimtarinë e tij, kurse elemente eseistike pleksen veçanërisht në shkrimet portretizuese. Në ato krijime gjen shprehje shpirti i tij specifik, elokuenca, ngrohtësia e poetit, argumenti i shkencëtarit dhe informimi i publicistit. Në këto portretizime shkrihen kufijtë ndërmjet portretit dhe esesë, duke shkrirë fizionominë e tyre me elemente plastike. Në krijimtarinë e tij janë edhe dy vepra eseistike, që jo vetëm e shquajnë Konicën sa i përket këtij zhanri sinkretik shkencor-letrar e publicistik, por e veçojnë si erudit, gjeni të kohës dhe figurë poliedrike, që ka mbetur vërtet i veçantë në botën tonë letrare e kombëtare. Vepra ”Shqipëria si m’u duk”,15 që është një kompleks esesh, dëshmon njohësin e thellë të Shqipërisë në aspektin historik, kulturor e etnopsikologjik: ”Ai ka logjikën e Montenjit, por edhe forcën apologjike të Marin Barletit.”16 Një vepër, që do të cilësohet e pakryer, ”Shqipëria si m’u duk”, si shumë krijime të tjera të Konicës, do të shprehë aktualitetin shqiptar të viteve 1928-1929, me ngjyra karakteristike, një realitet shqetësues, që edhe vetë autorin do ta lërë të shqetësuar. Që në konceptimin e parë të shkrimit receptuesi njihet me origjinalitetin e Konicës, i cili priret në mënyrë të brendshme, gati intuitive ndaj trajtimit pothuajse poetik të një subjekti të caktuar. Stili thuajse letrar, me prirje poetike, përfytyrimet dhe iluzionet e natyrës artistike i japin këtij shkrimi (jo fort të shkurtër) pamje interesante, tërheqëse për të gjitha kategoritë e lexuesve. Ishte ndoshta një ”dredhi krijuese” e autorit për të tërhequr lexuesin me nisjen e esesë në mënyrë sa poetike, aq dhe origjinale: ”Njeriu që e shkon kohën me ëndrra të pëlqyera ka frikë të zgjohet. Dëshira që vendi të lulëzojë të bën pak të ëndërrosh se lulëzon edhe largimi i gjatë të këllet ca më thellë në gjurmë dhe ta shpie shpirtin dhe mendjen në një botë të bukur, e cila s’ka turp dhe s’ndodhet gjëkundi, sepse në tru të ëndërronjësit… po më kot! Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet.” Stili i Konicës si eseist shpaloset gjithnjë e më i pasur, duke u kombinuar në mënyrë të natyrshme elemente publicistike, të kronikës, përshtypje udhëtimi, kujtime, specifika të reportazhit, të dhëna e fakte historike. Të gjitha këto, në vështrim të parë, duket sikur e largojnë paksa nga lloji letrar, po, në të vërtetë, poeti dhe prozatori lë gjurmët edhe në këtë shkrim. Përfytyrimet poetike janë të pranishme në forma më të larmishme: ”po si një ëndërr e bukur”, ”posi një vend i bukur në mes shkretëtirës” ose ”Afër Shijakut, e çuditi një pyll i vogël plot me zogj, plot me popull zogjsh, këngët e të cilëve bashkohen dhe trazohen aq bukur dhe aq ëmbël, sa të duken si një simfoni e krijuar prej ndonjë muzikanti të natyrës që rron në shelgjet dhe bën shoqëri me shpesët”!Elementet e prozës poetike bëhen shpesh pothuajse mbizotëruese, ndërsa forma letrare plekset me trajtimin publicistik, të tipit të reportazhit, për të krijuar kështu përfytyrime sa më tërheqëse e interesante për receptuesin. Kombinimi i metaforave ”forcova zemrën”, ”filizi i fundmë i lisit të madh ilirian” me ironinë: Shqiptarë dhe ”ekspertë”, që shkon deri në sarkazëm të mprehtë: ”robotët e zyrave të Shqipërisë”, si dhe shfrytëzimi i elementeve të prozës artistike, si dialogu midis figurave reale, që marrin pamjen e personazhit artistik, krijimi i një rrëfimi mbi bazën e pyetjeve dhe përgjigjeve, gjithnjë të imagjinuara nga autori dhe shfrytëzimi i trajtave kohore të ndryshme janë të gjitha elemente të prozës artistike, që Konica i përdor dhe i kombinon me mjeshtëri të rrallë. Krahas tyre në konceptimin eseistik të tij gjejmë edhe mënyra të tjera, si krijimi i portretit të një figure historike, elementet e vizatimit të peizazhit (”me një ngjyrë vjollce, si themë të përgjithshme që i bashkonte e i lidhte të gjitha ngjyrat”). Me gjithë kombinimet e këtyre elementeve, të marra nga publicistika, nga historia a letërsia, Faik Konica strukturon një shkrim, që në formën më të qartë shpreh veçoritë e esesë, specifikën e këtij lloji tepër tekanjoz, që herë duket si trajtesë objektive, herë si trajtesë subjektive, me elemente të theksuara poetike.

Vepra tjetër eseistike ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore”, që Konica e shkruan sipas porosisë për lexuesit amerikanë në vitet 1935-1939, botohet pas vdekjes së autorit, më 1957, kurse shqip do ta shohë dritën së pari më 1991.17 ”Libri përfaqësoi mirë Shqipërinë në botën amerikane, që nuk e njihte sa duhet vendin tonë, – thekson prof. dr. Jup Kastrati. Vepra ishte një manifest i kulturës kombëtare shqiptare, i qytetërimit të Shqipërisë gjatë shekujsh. Ishte një afirmim i plotë i cilësive, i karakteristikave dhe i virtyteve më pozitive të shqiptarëve përmes gojës së autoriteteve shkencore botërore: angleze, franceze, gjermane, austriake, italiane, amerikane etj. Me këtë libër autori i solli një dobi të madhe çështjes shqiptare, njohjes dhe popullarizimit të Atdheut tonë.”18 Problemet që shtrohen janë të shumta e interesante dhe kjo është vërtet një histori kritike.19

Pa dyshim, vepra ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” është krijimi më i ndërlikuar i Konicës sa i përket karakterizimit dhe tipologjisë së llojit. Ndërthurja e elementeve të publicistikës, të shqyrtimit shkencor dhe të përfytyrimit e figuracionit letrar i japin veprës më shumë formë eseistike. Këtu është shprehur raporti midis objektives dhe subjektives, ndërthurja e stilit gazetar me atë shkencor e letrar, si dhe vetë temperamenti i Konicës. Që në fillim autori premton se do të përpiqet të jetë sa më ”objektiv dhe i paanshëm”, por nuk mund t’i qëndrojë besnik deri në fund këtij parimi. Së pari, është vetë forma e esesë që e ”detyron” autorin të jetë më i lirë në shprehjen e mendimeve, të emocioneve e të shqetësimeve të tij. Si eseist, Konicën e cyt gjithherë një dëshirë e brendshme dhe një pasion i fuqishëm për të arsyetuar, gjykuar, pohuar ose mohuar diçka. Ky pasion i brendshëm nuk mund ta lejojë të jetë ”objektiv” në atë shkallë që e kërkon logjika shkencore. Mbase, duke mos iu drejtuar një auditori të kualifikuar, shkencor, ai e ndien veten krejt të lirë të shprehë atë që ndien, përfytyrimet dhe bindjet e veta. Së dyti, objektivizmi i veprës cenohet në një masë edhe nga vetë temperamenti i autorit. I ashpër deri në cinizëm ndaj dukurive që s’i pëlqejnë Konicës, s’ka forcë të ruajë ekuilibrin midis objektives dhe subjektives. Kështu, jo rastësisht eseja, si lloj i veçantë, bëhet e preferueshme prej tij, sepse ajo ngërthen një shenjë të theksuar të temperamentit krijues të autorit. Në këtë cikël esesh bie në sy synimi i autorit për të hedhur teza për studiuesit e historisë dhe prirja për të shfrytëzuar të dhëna e interpretime shkencore të studiuesve e të historianëve të huaj. Autori shfrytëzon përcaktime fjalësh, të dhëna gjeografike, etnografike, etimologjike, fetare etj. Stili shkencor kthehet shpesh në stil publicistik, kur autori sjell kujtime personale dhe në stilin letrar, poetik kur krijon përfytyrime, i jep veprës një atmosferë të këndshme dhe komunikuese për receptuesin e huaj. Duke respektuar specifikën e esesë, që nuk mbështetet në të dhëna të sakta shkencore, autori priret në mënyrë të dukshme nga stili letrar. Ai shfrytëzon vargje poetike (p. sh., nga Bajroni) për të mbështetur teza të ndryshme, që kanë të bëjnë me problemet e lashtësisë së Shqipërisë, të historisë dhe të kulturës së saj, të pozicionit gjeografik, të prejardhjes racore, të virtyteve etj. Nga ana tjetër, janë edhe përshkrimet e tij letrare me elemente poetike e fantazi të bujshme. Në përkufizimet teorike është thënë se ”eseja është një lloj i veçantë letrar”, që dallon me stilin e saj nga publicistika shkencore e gazetare. Eseja ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” ngërthen elemente të stilit letrar. Autori i largohet së tepërmi stilit shkencor e publicistik, duke përdorur me shumë sukses stilin bisedor të drejtpërdrejtë. Si në një krijim letrar, ndihet uni i rrëfimtarit, i cili herë rrëfen, herë bën pyetje dhe përgjigjet po vetë, herë zemërohet e bëhet ironik deri sarkastik, herë është aq i sinqertë me receptuesin, duke pohuar se ”zakonisht unë mbaj një heshtje mirësjelljeje, por më ndodh nganjëherë të mos jem me të mira dhe në raste të tilla nuk mund ta mbaj një të qeshur të fortë”. Mënyra e rrëfimit në vetën e parë krijon një komunikim më të drejtpërdrejtë me receptuesin, të cilin autori e përfytyron sikur e ka aty pranë vetes dhe me të cilin qan hallet! Nga ana tjetër, përfytyrimi i peizazhit, shënimet e komentet subjektive, duke iu referuar pohimeve të autorëve të huaj (gjithnjë jo në formë faktesh, por më shumë në formë përshtypjesh e kujtimesh) dhe prirja e herëpashershme për arsyetime edhe të karakterit filozofiko-shoqëror krijojnë një stil tejet të larmishëm, të rrjedhshëm e joshës. Duke pasur parasysh veçoritë specifike të esesë, sa i përket stilit të saj, temës së shtjelluar dhe destinimit, vepra ”Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” është një ese e gjatë. Sa i përket stilit mbizotërues në këtë vepër është vështirë të veçosh njërin apo stilin tjetër, sepse Faik Konica ka ditur të kombinojë stilin letrar me stilin publicistik dhe atë shkencor, në përputhje me problemin që trajton, momentin emocional dhe bashkëbiseduesin imagjinar. Kjo ndërthurje mjeshtërore i jep forcë dhe peshë të veçantë stilit të përgjithshëm eseistik të Faik Konicës.



Shënime për autorin

Prof. dr. Shyqri Galica (1951) është studiues i letërsisë, publicist e pedagog. Ka botuar studime letrare, vështrime kritike, eseistike, publicistike, si dhe poezi e prozë në gazeta e revista të ndryshme.

Ka botuar edhe këto vepra: Koha flet me brezni, poezi, 1979; Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990; Amësia, tregime, 1991; Simbolika e sundimit, kritikë dhe ese, 1995; Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997; Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999; Dashuria vdekërisht, roman, 2003 dhe Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005.

Është mësimdhënës i historisë së letërsisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, kurse lëndët bazat e gazetarisë, mediet dhe komunikimi publik, si dhe shkrim akademik dhe kulturë gjuhe i ligjëron në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, Kosovë.

[1] Frida Filipovic, “O piscu” (pasthënie), te Sent Bev, ”Knjizevni portreti”, ”Kultura”, Beograd, 1960, f. 341.
[2] Larousse, “Opšta enciklopedija”, ”Vuk Karadzic”, Beograd, 1971, f. 46.
[3] “Recnik knjizevnih termina”, ”Nolit”, Beograd, 1986, f. 264.
[4] Jani Vreto, “Vepra të zgjedhura”, Shtëpia Botuese e Librit Politik, Tiranë, 1973, f. 67.
[5] Rexhep Qosja, “Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi I”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1984, f. 246.
6 Naim Frashëri, “Vepra 6”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 157.
[7] Naim Frashëri, “Vepra 2”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 153.
[8] Naim Frashëri, “Vepra 6”, f. 281.
[9] Rexhep Qosja, vep. e cit., f. 248.
[10] “Recnik knjizevnih termina”, f. 338.
[11] Aty.
[12] Ibrahim Rugova, “Kah teoria”, ”Rilindja”, Prishtinë, 1978, f. 80.
[13] Aty.
[14] Rexhep Qosja, “Faik Konica – kthimi i tij” (parathënie), te: Prof. Dr. Jup Kastrati, ”Faik Konica” (monografi), ”Gjonlekaj Publishing Company”, New York, 1995, f. 11.
[15] U botua në vazhdime në ”Dielli” më 1929.
[16] Moikom Zeqo, cituar sipas: Prof. Dr. Jup Kastrati, “Faik Konica” (monografi), ”Gjonlekaj Publishing Company”, New York, 1995, f. 397.
[17] Faik Konica, “Shqipëria – Kopshti Shkëmbor i Evropës Juglindore” (përkthyer nga dr. Abdullah Karjagdiu), ”Buzuku”, Prishtinë, 1991.
[18] Prof. Dr. Jup Kastrati, “Faik Konica” (monografi), f. 476.
[19] Aty, f. 447.

Ju preferojmë që të lexoni edhe këto studime nga Prof.Dr.Shyqri Galica:

1. Shyqri Galica ,Rexhep Qosja Poezia e Fatos Arapit : Punim magjistrature (nga Shyqri Galica);Prishtinë : [s.n.], 1985.

2. Shyqri Galica : Disa aspekte të poezisë së Fatos Arapit b Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave filologjike, 17-1987, str. [267]-275,1988.

3.Shyqri Galica :Poezia e Fatos Arapit,Prishtinë : Rilindja, 1990.

4. Shyqri Galica : Amësia,Prishtinë : Rilindja, 1991

5. Shyqri Galica : Identiteti artistik : kumtesa shkencore dhe vështrime... : Prishtinë : Galica, 2005.

6. Shyqri Galica : Konica--moderniteti, eseistika, kritika , Prishtinë : Gazeta Rilindja, 1997.

7.Shyqri Galica : Mesazhi kritik Gazeta Rilindja, 1999.

8. Shyqri Galica : Identiteti artistik : kumtesa shkencore dhe vështrime... : Prishtinë : Galica, 2005.

9. Shyqri Galica : Mesazhi intelektual : Prishtinë : LSHK, 2012.

Përgatiti: Flori Bruqi​

2015-06-04

Një zë në shkretëtirë i një mësuesi dhe i një atdhetari të nderuar

Nga prof.dr. Eshref Ymeri



Në faqet e internetit kam lexuar kohë pas kohe analiza mjaft interesante të zotit Abdurahim Ashiku, mësues në pension, emigrant në Greqi. Në ato analiza ai ka nxjerrë në spikamë përpjekjet sa të lodhshme, aq edhe të jashtëzakonshme që bëjnë emigrantët shqiptarë në Greqi, për të ruajtur identitetin kombëtar të fëmijëve të tyre përmes shkollimit edhe në gjuhën shqipe.

Përveç artikujve që ka botuar në vijimësi në faqet e internetit, ai ka vënë në qarkullim edhe disa libra, botimin e të cilëve e ka përballuar tërësisht me shpenzimet e veta.

Në faqet e internetit të datës 17 prill 2015, i nxitur nga një skicë e gazetarit të talentuar Albert Zholi me titull “E ç’i duhet shqipja?!” (të botuar më 20 mars 2015), pata përcjellë artikullin me titull “Fol shqip, se je shqiptar!”.

Ja se si pati reaguar ndaj këtij artikulli mësuesi atdhetar Abdurahim Ashiku në rubrikën “Komente” të
gazetës internetike “Fjala e lirë”:

“Si gazetar dhe shkrimtar në mërgimin e egër grek, i kam ndjekur me penë në dorë, me diktofon dhe me fotoaparat përpjekjet e mësuesve shqiptarë (janë mbi 60) për t’u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe vullnetarisht, pa pagesë, pa asnjë përkrahje nga shteti shqiptar, pa asnjë stimul moral. Kam botuar tre libra monografikë për mësuesit dhe për problematikën për gjuhën shqipe, me mbi 1 000 faqe. Librat titullohen:

“Rilindësit e Kohës Sonë”, “Shkolla Shqipe e Athinës”, “Shkolla Shqipe e Selanikut”.

Të tre këta libra janë financuar nga pensioni im dhe i bashkëshortes sime, mësuese në ushtrimoren e Shkollës Pedagogjike në Peshkopi. Realizuam së bashku me operatorin Arian Melonashi një film domethënës për mësuesen Vera Shkurti që kalon detin dhe u mëson fëmijëve të shkruajnë, të lexojnë dhe të këndojnë shqip në ishujt e Tinosit dhe të Sirosit”.

Përveç kësaj, mësuesi Abdurahim Ashiku, në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, neni 11 (arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), ka përgatitur edhe një Projektligj për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Këtë Projektligj ai ia ka nisur parlamentit, kryeministrit, qeverisë, ministres së arsimit dhe avokatit të popullit. Por deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre.

Vetvetiu lindin disa pyetje:

Këto hallka të qeverisjes së vendit a kanë ndër mend ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? A duhet t’i kthejnë përgjigje mësuesit mëmëdhetar Abdurahim Ashiku për Projektligjin që u ka dërguar? A mendojnë vallë këto institucione shtetërore se shkollimi në gjuhën amtare i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë është një detyrë që ua ngarkon Kushtetuta për ta zbatuar? Apo hallkat në fjalë do të vazhdojnë, si deri tani, t’i shpërfilllin kërkesat e mësuesve dhe të prindërve emigrantë për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare dhe t’i lënë ata në mëshirën e asimilimit në vendet e huaja? Po mjetet e informimit masiv pse heshtin për një problem kaq të mprehtë?

Do të ishte shumë mirë sikur këshillëtarët e Presidencës të mendonin për t’i përcjellë Presidentit Nishani propozimin për ta dekoruar mësuesin dhe atdhetarin e shquar Abdurahim Ashiku për atë kontribut me vlera të jashtëzakonshme që ka dhënë dhe vazhdon të japë, së bashku me mbi 60 mësues të tjerë, mes prindërve emigrantë shqiptarë në Greqi për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën shqipe.

Tiranë, 04 qershor 2015

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës : Në sesionin letrar “Statusi i shkrimtarit sot” të FNP “Drini poetik”, më 8.6.2015


Date: Thu, 4 Jun 2015 05:15:21 +0000

From: lshk2012@yahoo.com

To: valjeti@hotmail.com; i_shema@yahoo.com; erebaram@yahoo.com; ramabaja2006@gmail.com; gjnecaj@yahoo.com; floribruqi@live.com; zeqa_drenica@hotmail.com; lshk2012@yahoo.com

Subject: Njoftim









Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës



Në sesionin letrar “Statusi i shkrimtarit sot” të FNP “Drini poetik”, më 8.6.2015, në orën 12.15, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë do të paraqiten:

  1. Akad. Rexhep Qosja
  2. Prof. dr. Isak Shema
  3. Mimoza Erebara
  4. Rushit Ramabaja
  5. Gjon Neçaj
  6. Zeqir Bekolli
  7. Flori Bruqi
     
    Kryetarja
    Dr. Flora Brovina

LSHK - FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË "DRINI POETIK- 2015"




Ftoheni në FNP "Drini poetik", që mbahet në Prishtinë-Prizren-Kukës, më 8-9.6.2015. 

Seksioni letrar hapet në orën 12, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. 

"Statusi i shkrimtarit sot", vazhdon me "Veprën e hapur" dhe me orën letrare në orën 19.00. 

Në Prizren janë dy takime letrare, kurse në mbrëmje në Pallatin e Kulturës në Kukës. 





LSHK: DRINI POETIK

Pjesëmarrësit që lexojnë në Festival, do të udhëtojnë për Prizren dhe Kukës më 9.6.2015, në orën 9, nga Fakulteti I Filologjisë i UP-së.

Anëtarë të LSHK-së, kandidatët që do të paraqiten me punime janë njoftuar dhe shumica kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ata do të jenë të pranishëm gjatë aktivitetit, por marrin pjesë edhe të tjerët për të ndjekur FNP "Drini poetik". Po ashtu do të njoftohen edhe anëtarët që janë paraqitur me kumtesa e që janë pranuar për kumtim. 

Pjesëmarrësit e ftuar duhet të dorëzojnë poezitë e tyre në fillim të Festivalit, poezi të papublikuara, jo më të gjata se 30 rreshta, kurse juria do të kumtojë rezultatet në drekë, më 9.6.2015. 

Janë këto çmime: "Metafora I", "Metafora II" dhe "Metafora III", një komplet veprash të Institutit Albanologjik dhe një komplet veprash të Adem Demaçit për poezitë e lexuara që do t'i zgjedhë juria përkatëse...

SADIK PЁRVETICA - POZITA E SHKRIMTARIT NË RAPORT ME VLERAT E TËRËSISHME NË SHOQËRI

Sadik_Pervetica

SADIK PЁRVETICA

Përjashto rastet e gjenive, pozita e shkrimtarëve të një mjedisi shoqëror duhet vlerësuar në kontekstin e vlerave të përgjithshme të asaj shoqërie.

Lufta e fundshekullit të kaluar në Kosovë, mori shumë jetë njerëzish; shkatërroi shumë shtëpi, pasuri e vendbanime shqiptare, dëmtoi ekonominë e vendit, por, mbi të gjitha, shkatërroi sistemin e vlerave, e në veçanti: të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Në këtë kontekst mund të shikohet edhe dëmtimi i institucioneve e objekteve kosovare, ku janë zhvilluar aktivitete letrare: janë botuar libra e revista letrare, si dhe janë mbajtur edhe aktivitete të tjera.

Në fillimshekullin 21, Kosova filloi jetën si protektorat ndërkombëtar, ku vlerat e mëparshme,të krijuara me shumë mundime, u përmbysën tërësisht. Një pjesë e madhe e popullatës shqiptare mbeti e shpërndarë dhe e shkapërderdhur në të katër anët e botës.

Kjo ndodhi edhe me shkrimtarët. Ardhja e ndërkombëtarëve diktoi sjellje e ligje të reja kundrejt arsimit dhe kulturës sonë kombëtare në përgjithësi. Në Kosovë filluan të zbatohen ligje të reja, për të cilat njerëzit tanë të kulturës nuk e kishin lehtë të përshtateshin.

Në Kosovë lufta shkatërroi shumë biblioteka dhe objekte të kultures me krejt dokumentacionin e punës paraprake. Tani mungonin njerëzit që kishin mbajtur redaksitë e botimeve letrare për shumë vite. Mungonte përvoja e tyre.

Mungonin mjetet materiale, kështu që shumë punë në të gjitha veprimtaritë duhej filluar prej zeros. Thënë shkurt: në Kosovë u shkatërrua sistemi i vlerave. U shkatërruan themelet e një kulture dhe të një tradite të punës, çfarë e kishim pasur deri më 1999.

Krahas kërkesave të ndërkombëtarëve, këtu duhet shtuar edhe neglizhencën dhe injorancën e vendorëve, për punët që na pritnin, e kjo ndodhte edhe në veprimtaritë kulturore dhe letrare. Që në ditët e para të pasluftës, në Kosovë filloi një luftë e tmerrshme për pushtet në të gjitha veprimtaritë njerëzore.

 Kjo ndodhi edhe në organizimet letrare. Lufta se kush do të udhëheqte veprimtaritë në kulturë, në letërsi e veçanërisht, kush do ta udhëhiqte Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, nxori në sipërfaqe shumë dobësi tonat, ndaj filloi edhe të harrohet, apo të vihej në plan të dytë e të dhjetë krijimtaria letrare, misioni i shkrimtarit dhe letërsia e mirëfilltë.

Shkrimtarët tanë u bënë pikë e pesë, u ndanë dhe u përçanë: nëpër parti politike dhe nëpër klube letrare. Në këtë mënyrë, edhe në letërsi u rrënua sistemi i vlerave artistike, humbi motivi primar për një krijimtari të mirëfilltë letrare dhe, në vend të këtyre vlerave, në letërsinë tonë filluan të nxjerrin krye gjëra të tjera kinse mbi baza atdhetare.

Arti letrar kaloi në plan të dytë e të tretë. Të përkujtojmë organizimet madhështore të paraluftës, siç ishte: Mitingu i Poezisë në Gjakovë, i cili, pas luftës u politizua aq shumë, sikurse edhe vetë çështja se kush kishte udhëhequr luftën në Kosovë dhe të kujt ishin meritat e çlirimit dhe të fitores së lirisë së shumëpritur!

Që nga fillimi i shekullit 21, në Kosovë si dhe në të gjitha trojet shqiptare, u organizuan dhe u mbajtën shumë manifestime e fesitvale letrare, ku u dhanë çmime letrare për krijime në poezi, në prozë, në fushën e ramaneve e të dramaturgjisë.

Shikuar në rrafshin letrar, shumë nga ato krijime nuk i kanё plotësuar kriteret dhe standardet elementare për të fituar ndonjë çmim letrar, ngase çmimet janё dhёnё mbi motive e kritere të tjera: krejtësisht jashtëletrare, ku mё shumё ёshtё marrё parasysh autori sesa krijimi a vepra e tij, më shumë tema dhe motivet e një punimi, sesa vlerat letrare dhe artistike të tij, ku mё shumё ёshtё marrё parasysh: kush ishte dhe nga vinte autori, sesa çfarë vlerash letrare i sillte letërsisë sonë punimi i tij.

Gjithashtu nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, gjatë viteve të fundit, u mbajtën takime të përbashkëta letrare, në të cilat organizatorët, në disa raste, kompromituan qëllimin e takimeve duke dhënë çmime letrare me marrëveshje.

Kështu, bie fjala, kryetari i një klubi letrar të një qyteti, paradreke, ia jepte një çmim letrar kryetarit të klubit letrar mysafir nga qyteti tjetër, ndërsa pasdreke, edhe mysafiri, tani në rolin e nikoqirit, poashtu ia jepte një çmim letrar kryetarit të klubit letrar tjetër, gjatë kthyerjes së vizitës letrare!

 E tё gjitha kёto keqpёrdorime, kuptohet, kanё shkuar nё dёm tё artit dhe tё letёrsisё sonё nё pёrgjithёsi. (Një ditë, kur do bëhen analiza më të hollësishme dhe më të gjithanshme, mund të nxirren në sipërfaqe të gjitha këto keqpërdorime se në cilin takim letrar kush ka marrë çmime letrare: të merituara apo të pamerituara.

Në këtë mënyrë do dalin në sipërfaqe shumë keqpёrdorime të këtyre natyrave, të cilat kanë dëmtuar rëndë zhvillimet pozitive dhe prurjet e reja letrare nё letёrsinё tonё).

Tani shtrohet pyetja: ku janë dhe si gjenden shkrimtarët tanë sot në zhvillimet e reja shoqërore? Është e ditur se dikur, jo fort larg në kohë, krahas Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, gjegjësisht shkrimtarët e Kosovës, ishin zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare.

Shkrimtarët tanë, si elitё intelektuale e shoqërisë sonë, me paraqitjet e veta publike, kanë qenë zëri i arsyes sonë qytetare dhe kombëtare. Zëri i shkrimtarëve tanë dikur është dëgjuar përsa u përket problemeve të tërësishme shoqërore, por edhe të zhvillimeve kulturore dhe letrare në vendin tonë. Ky zë tani është topitur dhe është shuar fare.

Konkurset letrare anonime që dikur sillnin vlera dhe prurje të reja në letërsi, tani janë çoroditur në masën më të madhe, ngase edhe aty kanë hyrë marrëveshjet e fshehta korruptive.

Duke u ndarë e përçarë nëpër klane, klube e grupe shkrimtarësh të qyteteve, shkrimtarët tanë sot janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paorganizuar. Si të tillë, ata nuk e kanë më fuqinë e veprimit kolektiv, ndaj as nuk mund t’i kontribuojnë zhvillimit të një letërsie me vlera më të mëdha artistike.

Kështu, edhe po të nisemi nga maja e institucioneve tona kulturore: nga Ministria e Kulturës, bie fjala, sivjet, përkundër viteve të tjera, u shpall një konkurs për financimin e veprave letrare të pabotuara, e nuk u publikua në të njëjtën kohë, si viteve të tjera, edhe konkursi për blerjen e veprave letrare të dy viteve të fundit.

 Dhe në kohën kur autorët pritnin shpalljen e rezultateve, Ministria e përgjumur, ndërron të gjithë anëtarët e jurisë së vlerësimeve të veprave letrare dhe, kështu, shtyhet edhe për një kohë të pacaktuar( !!!) shpallja e rezultateve të atij konkursi.

 Këso parregullsish e përcjellin edhe konkursin tjetër për blerjen e veprave letrare të botuara gjatë dy viteve të fundit. Edhe ndaj këtyre parregullsive, shkrimtarët tanë heshtin! E heshtja e këtillë, siç duket, është bërë sinonim i pranimit të situatës së padinjitetshme dhe i gjendjes në të cilën ne po punojmë dhe po veprojmë.

Gjithashtu edhe ndarja e mjeteve buxhetore për zhvillimet e aktiviteteve letrare nuk përcillet me transparencë të duhur.

Një tis mjegulle e këtillë, pastaj, përcjell edhe shfrytëzimin e mjeteve të destinuara për aktivitetet dhe zhvillimet letrare vjetore. (Kështu në një takim të hapur në LSHK, një shkrimtar thoshte se ka marrë honorare për shkrimet e botuara në revistën e LSHK-së, kurse të tjerët nuk kishin marrë honorarin, e, bile, as nuk kishin pasur informata se dikush ka marrë honorare të këtilla! Shembuj të këtillë keqpërdorimesh të natyrave të ndryshme kemi plot, ndaj kjo tregon qartas se për rënien e moralit dhe sistemit të vlerave, janë fajtorë jo vetëm keqpërdoruesit, por edhe vetë shkrimtarët heshtakë, pasivë dhe injorues të gjendjes në të cilën janë edhe vetë!

Me fjalë të tjera, shkrimtari ynë sot, me pasivitetin dhe me mosinteresimin e duhur për gjërat që e rrethojnë, si dhe për ngjarjet kulturore (e jokulturore) që përcjellin jetën e tij, ka dalë tërësisht nga rrjedhat normale të punës dhe të aktiviteteve të veprimtarisë së tij.

 Siç është thënë edhe më lart, e gjithë kjo gjendje ka ardhur si pasojë e shkatërrimit të sistemit të vlerave të tërësishme në Kosovën e pasluftës.

 Në këto kushte dhe rrethana, në njëfarë mënyre, vetë shkrimtarët, me mosangazhimin e duhur të tyre, kanë bërë që të jenë të papërfillshëm nga institucionet tona dhe nga shoqëria jonë; gjegjësisht të mos jenë faktorë aktivë në vendimmarrje rreth punës dhe veprimtarisë së vet, si dhe rreth zhvillimit të ngjarjeve të rëndësishme për zhvillimin e një letërsie të shëndoshë dhe me prurje të reja artistike te ne.

Mendojmë se është koha e fundit që LSHK-ja si strumbullari kryesor i aktiviteteve letrare te ne, të organizohet ndryshe, të lirohet nga personat politikë që mbajnë poste për qëllime politike e jo letrare artistike, t’ua lirojnë vendet shkrimtarëve veprues, për t’u marrë shumë më seriozisht me ngjarjet dhe me udhëheqjen e aktiviteteve letrare: në mënyrë profesionale dhe të ndershme.

Vetëm në këtë mënyrë letërsia jonë, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, do të mund të liroheshin nga pasiviteti politik që ka uzurpuar të gjitha poret e jetës nëpër institucionet tona shtetërore, do të mund dilnin dhe të liroheshin nga amullia dhe nga mjegullat që kanë kapluar institucionet tona kulturore dhe letrare, në mesin e të cilave vend qendror dhe rol dominant ka dhe duhet të ketë pikërisht Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, e cila, siç dihet, për shkak të ngërçit politik, vetëm vitin e kaluar, për rreth gjashtë muaj, pezulloi: jo vetëm aktivitetet letrare, por, për mbi një gjysmë viti, mbajti peng edhe mbarë shoqërinë tonë....

(Sadik Përvetica u lind më 1949 në fshatin Breznicë, rrethi i Prishtinës. Disa vjet punoi si mësues në vendlindje, kurse pas kryerjes së studimeve në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në një shkollë të mesme, për të vazhduar punën, më vonë, edhe si gazetar, lektor e redaktor në Radio-Prishtinë si dhe në disa gazeta e revista të kohës. Është fitues i disa çmimeve letrare për tregime e pjesë teatrale nëpër konkurset letrare në Kosovë dhe në Maqedoni. 


Shkruan prozë, poezi, drama, vështrime letrare dhe ese. Jeton dhe krijon në Prishtinë. Bibliografi letrare: Kah e shkel këmba e pulës (Tregime humoristike për fëmijë), 1995, 2012, 


Njohje (Tregime për të rritur), 1996, Gëzim dhe lumturi (Pjesë teatrale për fëmijë), 2000, 2012, Shikimi në kornizë (Roman për fëmijë) 2002, 2009, Diell dhe ylber në zemra (Tregime të zgjedhura për fëmijë), 2002, 2004, E kujt është dhia (Humor satira e kozeri për të rritur), 2004, Piramidale (Poezi për të rritur), 2009, Troja (Tregime për të rritur), 2010, Fjalshkurta të moshës (të sitës e të shoshës), 2010, Kur Kashta e ha Vaktin (Poezi satirike haiku), 2010, Nëpër furtunë (Dramë), 2012, Gjethet e kujtimeve (poezi për të rritur, shqip-rumanisht, Prishtinë-Bukuresht, 2012). Vepra të tjera në dorëshkrim:  Tregime për fëmijë, Tregime për të rritur, ese, vështrime, kritika letrare, dromca humoristike shkruar pas luftës për emisionet e Radio Kosovës. )

Etj.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...