Rreth librit “I flet zemra zemrës”, me parathënie te ish deputetit dhe shkrimtarit Ibrahim Vasiari
Agjencioni floripress.blogspot.com
2015/09/18
10 operacionet më sekrete të KGB-së
Ashtu si CIA, agjencia spiune sovjetike (tani ruse) e njohur si KGB-ja ishte angazhuar me operacione sekrete në të gjithë botën, duke filluar nga shantazhet e deri te rrëmbimet. Shumica e sekreteve që ne dimë për KGB-në sot, janë prej Vasili Mitrokhin-it. Mitrokhini ishte një arkivist i KGB-së për 30 vite përpara se ai të ikte në Mbretërinë e Bashkuar dhe të dorëzonte arkivën 25 mijë faqëshe të dosjeve sekrete të KGB-së. Këto janë disa nga operacionet më të fshehta të KGB-së.
Sulmet ndaj infrastrukturës amerikane
Nga viti 1959-1972, KGB-ja filloi të fotografonte termocentralet, digat, tubacionet e naftës dhe pothuajse të gjithë infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara për një operacion që do të prishte furnizimin me energji elektrike në të gjithë Nju Jorkun. Sapo morën të dhënat e objektivave, KGB-ja ngriti një shtëpi të sigurtë në 10Pensilvani. Nga atje, agjentët e KGB-së planifikuan dhe kryen një seri sulmesh ndaj sistemeve të energjisë së Amerikës. Digat hidroelektrike, që gjenerojnë një pjesë të konsiderueshme të furnizimit me energji e SHBA-së, ishin një objektiv. KGB-ja formuloi një plan për të shkatërruar dy diga të mëdha hidroelektrike, ‘Hungry Horse’ dhe ‘Flathead’, në Montana. Shkatërrimi i tyre do të dëmtonte furnizimin me energji elektrike të rajonit të shtetit dhe vendeve përreth. Nga ambasada kanadeze e Bashkimit Sovjetik, KGB-ja gjithashtu planifikoi të ndërpriste më tej furnizimin me energji të Amerikës duke sulmuar tubacionet e naftës mes Kanadasë e SHBA-së. Ky komplot kishte një dekadë që planifikohej. KGB-ja kërkonte të shkatërronte edhe rafineritë e naftës në Kanada, të cilat furnizonin një pjesë të madhe të Amerikës. Të gjitha sulmet mbi sistemin e energjisë së Amerikës ishin pjesë e një skeme të madhe sulmi mbi qytetin e Nju Jorkut. Ndërsa shkatërruan pjesën më të madhe të energjisë të Shteteve të Bashkuara, KGB-ja përdori kaosin e shkatërruar nga errësira për të vendosur eksplozivë në depot përgjatë portit të Nju Jorkut, port i rëndësishëm për tregtinë e Amerikës.
Kriza e pengjeve
Në vitin 1974, KGB-ja krijoi një task forcë elitë kundër terrorizmit me emrin misterioz “Alfa grup”. Alfa Grup u përdor nga KBG-ja për misionet më sekrete e shpesh më të rrezikshme të Bashkimit Sovjetik, përfshi edhe misionin e përgjakshëm të Libanit. Në vitin 1985, Bashkimi Sovjetik e pa veten me krizën e parë më të madhe të pengjeve pasi 4 diplomatë sovjetikë u rrëmbyen në Liban nga terroristët e lidhur me një grup 9terroristësh islamikë. Rrëmbyesit morën peng sovjetikët për të ndaluar Bashkimin Sovjetik të ndihmonte Sirinë në luftën civile kundër Libanit. Pasi diplomatët sovjetikë u zunë rob, rrëmbyesit dërguan fotografi të pengjeve me armë në kokë nëpër agjencitë e lajmeve. Terroristët kërkonin që forcat e Bashkimit Sovjetik të ndalonin së sulmuari forcat iraniane në very të Libanit, ose pengjet do të ekzekutoheshin. Fillimisht, Bashkimi Sovjetik ishte i hapur për të negociuar me terroristët për të liruara pengjet pa dëme. Gjërat ndryshuan kur BS dukej se nuk do të ndalonte përfshirjen në luftën civile, dhe terroristët ekzekutuan një nga pengjet vetëm 2 ditë pas kërkesave të bëra. Pikërisht aty BS braktisi negociatat dhe KGB-ja ndërmori aksione të përgjakshme. Ajo zbuloi se rrëmbimet ishin vepër e Hezbollah. Në shenjë hakmarrjeje, KGB-ja rrëmbeu disa të afër të liderit të Hezbollahut. KGB-ja gjithashtu kërcënoi liderin e Hezbollahut se të afërmit e tij do të kishin të njëjtin fat nëse nuk lironin pengjet. Terroristët islamikë liruan tre diplomatët e mbetur rusë, pa kërkesa të mëtejshme.
Shantazhe me kaseta me video seksi
Bashkimi Sovjetik kishte në plan dominimin e botës. Një nga vendet që BS kërkonte që t’i bashkohej regjimit të saj komunist global ishte Indonezia. Pasi Partia Komuniste Indoneziane fitoi pushtetin me ndihmën e Presidentit Sukarno, BS mendoi se tani kishin një aleat në rajon. Për t’u siguruar që Indonezia do të mbetej aleate e BS, KGB-ja planifikoi të hynte në jetën intime të Sukarnos, në rast se do t’i duhej t’i bënin shantazh 8atij. Sukarno kishte një dobësi që KGB-ja e përdori në avantazh të saj, kishte një oreks të madh seksual. KGB-ja gjeti një grup vajzash të reja falë të të cilave mund të shfrytëzonin oreksin e pangopur seksual të Presidentit Sukarno. KGB-ja i veshi vajat si stjuardesa avioni dhe ja dërgoi në hotelin e Sukarnos në Moskë. Presidenti kreu marrëdhënie seksuale me vajzat, pjesë të cilat u regjistruan nga KGB-ja. Megjithatë gjërat nuk shkuan siç e kishin parashikuar ata kur i dërguan kasetat e regjistruara me qëllim për t’i bërë shantazh Presidentit. Sukarno tha jo vetëm që nuk i interesonte që KGB-ja e kishte regjistruar apo që mund ta bënin publike atë, por ai kërkoi kopje të tjera për vete. Megjithatë shantazhi funksionoi diku tjetër. Në vitin 1956, ata ngritën kurth për ambasadorin francez Maurice Dejean. Një situatë e sajuar nga KGB-ja bëri që ambasadori francez të bëhej pjesë e KGB-së. Ai filloi të tregonte sekretet e Francës tek KBG-ja me qëllim që këta të fundit mos nxirrnin sekretin e tij.
Hakerat e KGB-së kishin akses në 400 kompjutera ushtarakë të SHBA-së
Në vitin 1980, KGB-ja po kërkonte një mënyrë për të vjedhur sekretet e ushtrisë amerikane . Për këtë, ata rekrutuan Markus Hess, që shpejt u bë spiun i BS dhe një nga hakerat më legjendarë të kompjuterave në histori. Hess filloi misionin e tij të hakimit nga Universiteti i Bremenit në Gjermani, shumë larg nga komjuterat ushtarakë amerikanë që ai po përpiqej të kishte akses. Nga atje, Hess ishte i aftë të sulmonte 7400 kompjutera të përdorura nga ushtria amerikane. Disa nga kompjuterat përdoreshin në baza në të gjithë botën në vende si Gjermania e Japonia. Një tjetër kompjuter përdorej nga Pentagoni. Hess ishte në gjendje të gjente fjalëkalimet dhe të kishte akses në të dhënat e Pentagonit dhe në bibliografinë e dokumentave të ushtrisë. Misioni i Hess nuk u vu re deri në momentin që administrator i sistemeve Clifford Stoll filloi hetimin e një gabimi të vogël në një laborator kompjuterik në Kaliforni. Stoll bëri investigime për të gjetur se nga vinte hakimi. Ai shpenzoi 10 muaj për të gjetur vendndodhjen e hakerit. Stoll e zbuloi vendndodhjen e Hess dhe filloi të regjistronte çdo lëvizje të tij. Ai u bë dëshmitar i aksesit të hakuesit në sistemin kompjuterik të bazës ushtarake, duke kërkuar për dokumenta që kishin lidhje me sekretet ushtarake dhe armët nukleare. Stoll menjëherë vuri në dijeni ushtrinë amerikane, CIA-n, NSA-n dhe FBI-në. Autoritetet amerikane zbuluan identitetin e plotë të Hess, duke shpikur një departament falco kompjuterik që kishte lidhje me ushtrinë amerikane. Kur hakuesi u përpoq të kishte akses në dosjet fallco të këtij departamenti, amerikanët zbuluan shtëpinë e tij në Hanover të Gjermanisë. Autoritetet gjermane, që punonin me amerikanët u futën në shtëpinë e Hess dhe e arrestuan atë. Shumë pak e dinin që ky hakues ishte i lidhur me KGB-në dhe i ndante sekretet ushtarake amerikane me Bashkimin Sovjetik. Hess më pas u dënua me tre vjet burg për spiunazh.
Operacioni RYAN
Në vitin 1980, Lufta e Ftohtë arriti në një tjetër pikë të nxehtë. Udhëheqësi i atëhershëm i BS, Leonid Brezhnev tha se kishte informacione që SHBA-ja po përgatitej për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik dhe 6mund të kryente një sulm bërthamor në çdo kohë. Kështu KGB-ja vendoi të ndërmerrte operacionin RYAN, një nga operacionet më të mëdha të survejimit në histori. Operacioni RYAN do të paralajmëronte sovjetikët në rast sinjali të një sulmi të mundshëm bërthamor të SHBA-së. KGB-ja donte të fotografonte bazat ushtarake amerikane. Operacioni kërkonte gjithashtu të monitoronte të gjitha përdorimet e radarit brenda SHBA-së për indikacione të një sulmi të mundshëm. Operacioni RYAN kishte si qëllim edhe monitorimin e aktiviteteve të të gjithë qytetarëve amerikane dhe personelit ushtarak kur dilnin nga Shtetet e Bashkuara. RYAN vendosi të monitoronte edhe NATO-n, duke u përpjekur të përgjonte telefonatat e bëra në SHBA e Europë. Operacioni RYAN krijoi një rrjet spiunësh që ishin gati të vepronin në rast se vinin re që SHBA-ja po niste një luftë kundra Bashkimit Sovjetik. Operacioni i kushtueshëm u hodh poshtë në vitin 1984, vetëm 3 vjet pasi ishte vendosur në lëvizje.
Blerja e bankave amerikane
Kur KGB-ja nuk po përdorte më spiunët për t’u futur në sekretet e qeverisë amerikane, ata u përpoqën të përdornin bankat. Në mesin e viteve 1970, KGB-ja hartoi një plan për të blerë fshehurazi tre banka 5amerikane në Kaliforninë Veriore si pjesë e operacionit sekret për të marrë informacion nga kompanitë e teknologjisë së lartë në rajon. Të tre bankat u zgjodhën nga KGB-ja sepse më parë ato kishin marrë kredi për kompanitë teknologjike. Shumë nga këto kompani ishin të lidhura me ushtrinë amerikane, kështu që KGB-ja shpresonte të zbulonte sekretet e teknologjisë ushtarake amerikane. Për këtë operacion, KGB-ja kontaktoi me një biznesmen nga Singapori i quajtur Amos Dawe për të blerë bankat pa e marrë vesh qeveria amerikane për planin e Bashkimit Sovjetik për të vjedhur sekretet e teknologjisë. Por përpara se KGB-ja mund të merrte bankat, blerja e tyre u pengua nga CIA. CIA e mësoi skemën kur ata mësuan që paratë e biznesmenit nga Singapori rridhnin nga një bankë sovjetike.
Operacioni PANDORA
Tensionet racore ishin të larta në SHBA gjatë viteve ’60. Trazirat racore për të drejtat civile po shkaktonin kaos të madh në vend. KGB-ja mendoi se mund ta shfrytëzonte këtë dhe ta përkeqësonte situatën duke 4nxitur armiqësi e dhunë midis grupeve racore në SHBA. Plani, i quajtur Operacioni PANDORA, filloi me shpërndarjen e pamfletave fallco nga KGB-ja sikur ishin nga një organizatë e djathtë politike hebreje, që klasifikohej nga FBI-ja si një organizatë terroriste. Pamfletet e krijuara nga KGB-ja shkruanin se zezakët amerikanë po sulmonin e plaçkitnin dyqanet e hebrenjve në Nju Jork. Nga ana tjetër KGB-ja i çonte edhe letra fallco grupeve militantëve të zezakëve, që pretendonin se sulmoheshin nga hebrenjtë. Kjo shkaktoi një kaos të madh dhe trazira e përleshje të shumta. Lideri i hebrenjve u vra një vit më vonë nga një arab që nuk kishte lidhje me grupet militantë të njerëzve me ngjyrë. Si pjesë e operacionit, KGB-ja planifikoi të hidhte në erë një kolegj zezakësh. Më pas bëri fajtorë për këtë hebrenjtë.
Përpjekjet për të vrarë Josip Broz Titon
Edhe pse ishte komunist vetë, kreu i Federatë Jugosllavie, Josip Broz Tito çuditërisht zemëroi Bashkimin Sovjetik dhe Jozef Stalinin në veçanti. Në përpjekje për ta bërë Jugosllavinë më të pavarur, Tito e distancoi veten nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Për këtë Stalini donte ta vriste Titon dhe kontaktoi me paraardhëse e KGB-së, MGB, për ta kryer këtë punë. Agjenti më i mirë i Bashkimit Sovjetik u ngarkua me këtë detyrë për vrasjen e Titos. Ai kishte vrarë më parë edhe një nga armiqtë më të mëdhenj të Stalinit, Leon Trotski. Tito i shpëtoi vrasjes dhe i dërgoi një paralajmërim Stalinit: “Mjaft dërgove njerëz për të më vrarë. Ne kemi kapur 5 prej tyre, një prej tyre me një bombë dhe një tjetër me armë”. Tito gjithashtu i shkroi Stalinit : “Nëse nuk ndalon së dërguari vrasës, do të dërgoj një në Moskë, dhe nuk do të jetë nevoja të dërgoj një të dytë”. Kur komplotet e MGB-së për vrasjen e Titos dështuan ata u treguan më kreativë. Planifikuan ta vrasin Titon me plagën e tij personale. Ata shpikën një bakterie vdekjeprurëse. Edhe KGB-ja shpiku një kuti stolish me helm në përpjekje për të vrarë Titon. Kutia do t’i jepej Titos si dhuratë, një kalë troje, dhe do të lëshonte një gaz vdekjeprurës që do të vriste këdo që e hapte atë. Asnjë nga planet e helmimit nuk funksionoi dhe Tito vdiq në vitin 1980 në moshën 87 vjeçare.
Dyshemeja përgjuese
Gjatë Luftës së Ftohtë, KGB-ja u përmirësua në përgjimin e ndërtesave dhe dëgjimin e bisedave. Ata ishin aq të mirë sa njëherë mbushën të gjithë dyshemenë e një hoteli me pajisje audio për të përgjuar, për 20 vjet. Në 2fillim të viteve ’70, turizmi filloi të lulëzojë në Estoni. Bashkimi Sovjetik e pa si mundësi për të sjellë para, dhe KGB-ja e pa si mundësi për të spiunuar të huajt. Në vitin 1972, KGB-ja lidhi pajisje të sofistikuara audio në dyshemenë e Hotelit Viru për përgjim. Hoteli frekuentohej nga biznesmenë ndërkombëtarë. Mikrofonat ishin të lidhur në 60 dhoma. KGB-ja qëndroi atje për dy dekada, derisa i dha fund operacionit të mbikqyrjes në vitin 1991. Këtë operacion përgjues KGB-ja e ndërmori edhe në hotele të tjera në botë. Në vitin 1945 disa fëmijë sovjetikë i dhanë ambasadorit të SHBA-së në Bashkimin Sovjetik një pllakë të gdhendur druri, si shfaqje të miqësisë mes dy vendeve. Por pllaka përmbante një mikrofon të fshehur. KGB-ja dëgjoi bisedat e ambasadorit për 7 vjet, derisa u zbulua rastësisht në vitin 1952 nga një operator britanik radioje.
Financimi i terrorizmit
Pasi Jasir Arafat mori pushtetin në krye të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), ai bëri aleancë me 1KGB-në. KGB-ja ofroi më pas trajnime të fshehta për militant e PLO-së, që po merrnin armët për të arritur me dhunë nënshtetësinë palestineze. Përveç trajnimeve, KGB-ja transportoi armë me anije për guerrilet e PLO-së pavarësisht embargos së vendosur në territoret palestineze. Gjatë kësaj kohe, PLO kreu shumë akte terrorizmi. Vetëm në vitin 1969, ata kryen 82 rrëmbime ajrore në gjithë botën. Kreu i inteligjencës së KGB-së, Aleksandër Sakharovsky, deklaroi se “rrëmbimi i avionëve është shpikja ime”. KGB-ja financoi një tjetër grup militantësh palestinezë, Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PLPF), dhe i furnizoi me armë. Lideri i PLPF-së ishte agjent i KGB-së. Një nga rrëmbimet e tij të avionëve provokoi në Jordani atë që quhet Shtatori i Zi, një luftë civili që zgjati një vit.
Sfidat dhe problematikat e rinisë shqiptare
Nga Dik Daci
Ndonëse ndodhemi në vitin e 25-të të tranzicionit postkomunist që prej viteve ’90 brezi i të rinjve shqiptarë vazhdon akoma dhe sot tranzicionin e stërzgjatur jo vetëm politik dhe ekonomik, por edhe social. Modelet, normat dhe steriotipet e ndryshme sociale që ishin trashëguar nga periudha e para ’90 tashmë iu janë nënshtruar ndryshimeve të kohës ku spikat elokuenca dhe dëshira implementuese e tyre. Po kush janë sfidat dhe problematikat e rinisë shqiptare sot?!
Falë makro e mikro mjediseve si dhe emigrimit e migrimit të tyre shumë gjëra kanë përmirësuar jetesën, por kanë nxitur nga ana tjetër dhe shumë problematika të kësaj rinie. Tranzicioni ka prekur pothuajse të gjitha fushat duke i ekspozuar që nga besimi, familja, shkollimi, punësimi dhe perspektiva europiane. Të rinjtë shqiptarë janë ata që besojnë pavarësisht se praktikimi i besimit të tyre është i ulët duke I bërë ata të hapur e mikpritës. Si gjithë të rinjtë në botë dhe rinia shqiptare është në kërkim të vetvetes, vlerave edukuese dhe socializmit të saj. Megjithëse në nivele të ulëta çka lë për të dëshiruar, vullnetarizmi, humaniteti dhe ndjenja e altruizmit nuk i mungon kësaj rinie. Nga studimi i dytë “Rinia shqiptare 2015” të mbështetur nga fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung” doli në pah se vetëm një në pesë të rinj është aktiv dhe i punësuar. Qendra rinore, tashmë një odë vlerash diskutoi ndër të tjera dhe për vlerat më të çmuara të tyre si dinjiteti vetjak, besnikëria dhe korrektësia si korrelatorë në sukseset e tyre të mëvonshme. Pavarësisht se rinia shqiptare priret drejt shoqërisë së hapur, kur vjen fjala tek familja ajo mbetet bërthama e këtij tranzicioni 25 vjeçar. Familja shqiptare vazhdon të mbetet ende një medalje me dy anë dhe rinia jonë larg asaj perëndimore. Sfidat më të mëdha të tyre sot janë arsimimi dhe punësimi. Sa i përket arsimit, ai mbetet shtylla kurrizore e interpretimit te interesave rinore. Pavarësisht se shqetësim i madh për ta mbetet ende cilësia. Është shtuar vetëdija për rëndësinë e arsimimit profesional si një rrugë drejt garantimit të një pune dhe si përgjigje e kërkesave të tregut. Elementë të korrupsionit si blerja e votës, provimeve me njohje i kanë ulur pritshmëritë dhe kanë zbeh disi kredibilitetin e diplomës. Kjo gjë shpjegohet me tendencën në rritje të shumë të rinjve që parapëlqejnë që studimet universitare dhe pasuniversitare t’i kryejnë jashtë. Por, ajo që mbetet kryefjalë e të rinjve është punësimi. Dhe sidomos atyre që kanë mbaruar studimet ose janë në vitin e fundit të tyre. 26 përqind shprehen pesimist për sa i përket punësimit të tyre dhe vetëm 30 përqind e atyre që janë punësuar kanë një vend pune që përputhet me profilin e studimeve apo profesionin. Tregu i punës megjithëse përpiqet të ofrojë mundësi punësimi janë pagat e ulëta ata që nuk i motivojnë të rinjtë në kërkim të një pune. Administrata mbetet preferencë e parë krahasuar me sipërmarrjen e biznesit privat çka ul mundësitë e të rinjve për sukses. Të gjitha këto fenomene të sipërpërmendura kanë krijuar apatinë e një gjumi letargjik dhe frymën e një mjedisi migjenian “Matanë gardhit asgjë e re”. Shoqëria shqiptare po shkon drejt një krize vlerash…
Alternativat kryesore që të rinjtë kanë për kalimin e kohës së lirë janë televizioni, muzika dhe frekuentimi i kafeneve e bareve me miqtë. Nga studimet është vënë re një ulje e numrit të të rinjve në Shqipëri që lexojnë në kohën e lirë. Të rinjtë e sotëm frekuentojnë pak kinemanë si pasojë e ekzistencës vetëm në disa qytete kryesore, por dhe si pasojë e zëvendësimit të saj nga shikimi i filmave në internet. Mesatarisht 3.2 orë në ditë te rinjtë navigojnë internetin, kryesisht rrjetet sociale dhe 3.2 orë duke ndjekur tv. Kryerja e marrëdhënieve seksuale që në moshë të mitur dhe martesat që kanë dalë jashtë trendit të të rinjve mund të çojnë shoqërinë shqiptare drejt një polakeje të parakohshme. Niveli i ulët i të rinjve tek institucionet publike detyroi mysafirin e qendrës rinore ambasadorin gjerman në Tiranë t’i mëshojë më shumë politikës. Në fjalimin diskutues rreth problematikave dhe sfidave të rinisë, ai i bëri apel rinisë të fusë hundët në politikë duke u bërë kështu pjesë dhe protagoniste e shumë vendimmarrjeve. Mbi 95 % e shqiptarëve janë përkrahës të anëtarësimit në Bashkimin Eeuropian dhe e shohin atë si zgjidhjen përfundimtare të problematikave.
Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni : Mos bini pre e diskriminimit të policisë kufitare serbe!
Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni
*** Nëse jeni zotërues të ligjshëm të pasaportës valide (personale, familiare ose kolektive) të SHBA-së, asnjë polic serb nuk ka të drejtë, që të mos e pranojë atë si dokument të ligjshëm udhëtimi për hyrje-dalje të territorit të Serbisë.
Me rastin e kalimit të kufirit të Serbisë, asnjë shtetas i Amerikës, nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga policia kufitare e Serbisë, sepse ligjërisht jeni të mbrojtur me pasaportën amerikane, nuk iu nevojitet kurrfarë dokumenti tjetër udhëtimi për të dëshmuar identitetin tuaj.
Në rast refuzimi të pasaportës amerikane, thirrni urgjentisht shërbimin më të afërt diplomatik ose konsullor të Ambasadës së Amerikës!
Nëse policia kufitare e Serbisë nuk pranon pasaportat e Amerikës, zotërues të cilave janë shqiptarët-shtetasit e saj, me origjinë nga Kosova, të cilët dëshirojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Serbisë (qoft me qëndrim të përkohshëm, qoftë për kalim transit për ndonjë vend të tretë), atëherë shtetasit amerikanë e kanë për detyrë që menjëherë ta njoftojnë ambasadën ose shërbimin më të afërt konsullor të SHBA-së qoftë në Prishtinë, në Shkup, në Beograd, në Sofje apo në Zagreb, në mënyrë, që perosoneli me kompetencë për këto çështje, të marrë masa urgjente ligjore për të zgjidhur problemin e krijuar nga mosdija, ose nga keqpërdorimi i detyrë së policëve të shërbimit kufitar të Serbisë.
Çdo turist me pasaportë amerikane (pa vizë) ka të drejtën për të hyrë në territorin e Serbisë, sepse edhe sipas ligjit përkatës të SHBA-së : “U.S. citizens with tourist, official, or diplomatic passports do not need a visa to enter and stay in Serbia for up to 90 days.” days. “((http://travel.state.gov/content/passports/english/country/serbia.html).
Po ashtu,, edhe sipas Ligjit përkatës të Serbisë “Zakon o strancima” i dates 23 tetor 2008, i publikuar në “Sl. Glasnik Republike Srbije”, pasaporta amerikane pranohet si dokument udhëtimi. Kështu , thuhet “në nenet 1 dhe 3, Pika 7) foreign travel document is a personal, family, collective, diplomatic or official passport”.
Prandaj, ligjërisht çdo gjë është e qartë si dielli, se pasaporta amerikane si dokument udhëtimi, është e pranueshme nga shteti i Serbisë, i cili ka marrëdhënie diplomatike ndërshtetërore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo çështje nuk është e diskutueshme, në asnjë aspekt ligjor qoftë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, qoftë në atë të së drejtës së brendshme të Republikës së Serbisë.
Prandaj, të gjithë shqiptarët- shtetasë amerikanë me prejardhje të Kosovës,, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Bosnjës, të Kroacisë dhe të Shqipërisë, që janë të pajisur me pasaporta valide, të lëshuara nga qeveria e SHBA-së, kanë të drejtën e patjetërsueshme ligjore, që pa asnjë pengesë ligjore, të hyjnë dhe të dalin nga Serbia. Këtë të drejtë, në asnjë mënyrë, nuk mund t’ua kontesojë, as t’ua mohojë policia kufitare e Republikës së Serbisë.
Nga Fahri Xharra : GJENIU NIKOLLA TESLA ËSHTË SHQIPTAR
Nikolla Tesla me kostum popullor shqiptar-1880
Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit “John J. O’Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 – Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).
Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare ishin të pasigurta në bazë të deklaratave që ai bënte për fenë (sipas libri i autorit J. J. O`Neil, 2007).
Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti – Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.
Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj “Serbije Jugperendimore” nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.
Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht….deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.
Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.
Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.
Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.
Mediat sociale dhe lufta psikologjike
Nga Aurel Dasareti*
Propaganda është manipulim i qëllimshëm i emocioneve dhe mendimeve të njerëzve për të bindur ata të besojnë ose të bëjnë gjëra të caktuara.
***
Bindjet fundamentaliste janë më të lehta për t`u përligjur me argumente racionale, por ato kanë forcë tërheqëse emocionale më të madhe pikërisht sepse janë më primitive.
Kur përmendim fundamentalizmin, shpesh mendojmë për fundamentalizmin islamik, por ne jemi dëshmitarë të ringjalljes së prirjeve fundamentaliste në mbarë bllokun ish komunist e më gjerë. Këto prirje kanë bashkë elemente kombëtare dhe fetare. Ato nuk kanë ideologji të shtjelluara dhe plotësisht të zhvilluara – por e marrin frymëzimin nga e kaluara e turbullt. Me shembjen e komunizmit, lufta midis koncepteve të shoqërisë së hapur dhe shoqërisë së mbyllur nuk ka përfunduar. Ajo vetëm se ka marrë një formë tjetër. Asaj mënyre të menduarit, që aktualisht lidhet me konceptin e shoqërisë së mbyllur, ndofta i shkon më mirë cilësimi tradicional se dogmatik. Në rastin e fundamentalizmit islamik ky formulim tashmë është kryer. Edhe në rastin e fundamentalizmit grek, serb, “maqedon” e rus formulimet janë të kryera…
***
Zhvillimi i mediave masive moderne ka çuar në përhapjen e dezinformatave, propagandës…
Mediat sociale janë shumë të rëndësishme në fushatat e tilla de-stabilizuese. Këto teknika ishin dhe janë duke u përdorur me aftësi të madhe në Shqipëri, kundër Shqipërisë, në favor të Greqisë, Serbisë, Turqisë…(Kur them “Shqipëri” mendoj për gjithë trojet shqiptare).
Të përqendrohem në rrezikun e madh të politikës greke ndaj vendit tonë e cila me dorën e zgjatur të saj, agjentit, uzurpuesit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ateistit dhe mumies të nxjerr nga sarkofagu, qoftëlargut Anastas Janullatos, synon tjetërsimin e shqiptarëve të besimit ortodoks dhe lojën me zjarr me trojet tona në “verio-epir”. Ky kancer prej “prifti” kujdeset të sigurojë që anëtarët, këshilltarët dhe kontaktet e tij që ia mbajnë “topat” me duar, si për shembull Vangjel Dule, Pirro Prifti…të jenë në rrjet.
Ashtu që lufta psikologjike nëpërmjet mediave sociale është e qartë. Dhe të jeni të sigurt se përhapja e mesazheve antishqiptare (në favor të grekëve) është ultra-ngjitëse…
***
Propaganda në maskim
Propaganda është një formë efektive e komunikimit që përdoret për të promovuar agjendat e fshehura.
Manipulon masat
Propaganda në praktik është përdorur si një term për veprimtarinë misionare.
Në vitet 1940, nocioni i “propagandës” ishte në mënyrë të qartë negativ, dhe propaganda u zëvendësua me termin më neutral si: bindje, komunikim dhe informacion.
Qëllimi i propagandës së kohës tonë ende është për të kontrolluar të menduarit dhe sjelljen e audiencës (publikut).
Dërguesi i propagandës nuk është i lidhur nga e mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara; luan lirisht në emocione dhe paragjykime. Një shpërndarje e balancuar e gënjeshtrës dhe të vërtetës mund të jetë më efektive se objektiviteti dhe përfaqësime të sakta për të bindur – atëherë dhe atje.
***
Pesë argumente të rreme:
Propaganda thjesht mund përkufizohet si manipulim elite e masave të pashkolluara.
Unë kam përgatit një përkufizim ku fokusi është mbi propagandën me program të fshehur të dyfishtë, si në aspektin e mjeteve ashtu dhe qëllimeve. Ai që i hynë propagandës, posedon gatishmërinë dhe aftësinë për të aktivizuar emocionet dhe paragjykimet në arritjen e objektivave psikologjike dhe jo atyre logjike. Në studimet e mia kam identifikuar pesë lloje të ndryshme të argumenteve të rreme të përdorura në propagandën:
Merrni njeriun në vend të topit: Argumenti më i famshëm i rremë bazohet në sulm personal dhe jo për të diskutuar mbi çështjen.
Një tjetër variant është, mbi të gjitha, lojë për galeri, për të arritur mbështetje dhe miratim populist.
Një lloj i tretë është duke luajtur kinse i vjen keq për ne, dhe në të njëjtën kohë të kërkojë simpatinë dhe mbështetjen që na takon.
Një teknikë e katërt është që të luajë në pozicionin e pushtetit me apel për kërcënime, frikë dhe autoritet që ligjërisht mund të detyrojë zgjidhje
Versioni i pestë i argumentimeve të rreme konsiston në paraqitjen e pretendimit si e vërtetë sepse nuk është provuar se është i rremë. Ose padia mund të paraqitet si e rreme nëse nuk është vërtetuar se ajo është e vërtetë.
***
Natyra e propagandës
Qëllimi i propagandës është menaxhimi dhe kontrolli i besimit dhe sjelljes. Të largoj vëmendjen e opinionit nga gabimet në informim dhe arsyetim. Propagandistët përdorin paragjykimet dhe dezinformatat për të krijuar besime të reja për çështjet, si për shembull duke luajtur në neveri për të vërtetat e caktuara ose në mbështetjet fanatike për iluzionet e caktuara.
Propaganda kombinon: argumentim dhe aktivizimin e emocioneve. Kur emocionet dhe paragjykimet aktivizohen, qëllimi është për të parandaluar reflektimin për sa i përket dëshmive – një rezultat i synuar me argumente të rreme.
Faktet dhe trillimet përzien në një mënyrë të sofistikuar. Një propagandist kujdeset të siguron ato elemente faktike që i japin besim propagandistit para se në kuzhinën e tij të gatuaj informata të rreme dhe deformime (shtrembërime) që marrësi (dëgjuesi, lexuesi) i konsideron të besueshme.
Propagandisti i tregon si të parëndësishme gabimet e veta, ndërsa faji dhe përgjegjësia hidhet mbi të tjerët. Propaganda duhet të jetë e lehtë, në stilin bardhë/zi.
Njerëzit me rolet – veçanërisht në aparatin publik ose “Shtëpinë e Zotit” (si mumia Janullatos) – të lidhur me besimin dhe lehtë-besim, i kanë kualifikimet më të mira për të mashtruar tufën e zakonshme. Dhe, kjo ndodh në një cilësi zyrtare, ose në mënyrë të tërthortë përmes njerëzve prapa skenave.
***
Jemi dëshmitarë të ngjarjeve dramatike që kanë kapluar vendin. Anarkia, me të vërtetë mungesa e kontrollit, shoqëri pa ligje pa kontrollin e qeverisë. Mungesa e çfarëdo forme të autoritetit politik dhe/ose të hierarkisë sociale. Papunësia. Varfëria e skajshme. Ikja masive e rinisë në Perëndim. Vrasjet. Hakmarrjet primitive ndaj familjarëve të pafajshëm. Çrregullim politik dhe konfuzion. Mungesa e parimeve udhëzuese, për shembull, standardet e përbashkëta dhe objektivat. Prandaj domosdoshmërish të ndërgjegjësohemi. Nuk është e vështirë për të jetuar nën një mot të vështirë kur ju keni rroba të mira me vete.
Unë nuk jam duke shkuar në shtëpi që të shtrihem në kauç me orë të tëra. Unë shqetësohem nga një stil pasiv jetësor dhe jam i lumtur kur ushtroj kondicionin, forcën, shkathtësitë luftarake. Kjo nuk është në lidhje me paratë. Unë dua të fitojë diçka dhe të jap një kontribut për Kombin tim dhe Tokën e Shenjtë të gjyshërve të mi. Nëse edhe unë kontribuoj që të ngre çështjen kombëtare vetëm 1%, mund të jetë e mjaftueshme për të fituar. Unë nuk jam më një nxënës, dhe do të mundohem që të jem një shembull i mirë veçanërisht për fëmijët e mi… “Unë jam krenar për vendin prej nga vij, ky është mesazhi që unë do të jap ty” – më thoshte gjyshi im.
ARMËT E DEDË GJO’ LULIT NUK NDRYSHKEN KURRË
Nga Fritz Radovani
■TË GJITHË KËTA BURRA KANË ARMË…Arma e Tyne ishte Formula “Atdhé e Fé”!
Prandej edhe fituene! Dokumentat e Fototekës Marubi, ata të arkivuemet në revistat e kohës Leka, Hylli i Dritës, Cirka, Lajmëtari i Zemres së Krishtit etj… Janë thesari ma i madh që ka Populli Shqiptar per me dokumentue të verteten historike të Shqipnisë.
Edhe pse të gjitha arkivat dhe revistat e ruejtuna nga Kleri Katolik Shqiptar dhe i huej, që në Janarin e vitit 1945, filluene me u plaçkitë nga komunistët e brigadave partizane Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, me porosi të sllavokomunistëve jugosllavë, prap sot ai që dishron me thanë e shkrue të verteten e paperçudnueme nga Kongresi mashtrues i vitit 1972, me perpjekje dhe durim mund të “çvarrosi” nga Dheu i gropave nder Malësi,
Armët e pandryshkuna të Burrave të Pavdekshem që dhane jeten per Liri t’ Atdheut.
Armët e Atyne Burrave edhe sot tregojnë heroizmin e Shqiptarit per Atdheun!
■A doni të dini se kush ishte Luigj Gurakuqi? Ua tregon këmisha që ruejti Miku i Tij trim Gjon Kamsi…Aty e keni në Muze të Shkodres, se Shtëpia Muze e Luigjit u shemb nga mbeturinat sllavokomuniste e anadollake të “demokracisë” së Ramiz Alisë, që nuk mujti me e pa me sy Luigj Gurakuqin as në “monumentin” e Vlonës, në vitin 1972…
E, Don Nikoll Kaçorrin mos e kerkoni… Ishte me veladon e Nanë muslimane, antiturk!
Imzot Luigj Bumçi na la të shkrueme: “Kah gjysa e mojit të Qershorit 1911, Valija i Shkodrës i atëhershëm z. Mustafa Nedin iu lut Argjipeshkvit të Shkodrës Shk. Tij Emzot Serreqit, me shkue në Podgoricë, me Hot e me Grudë, qi kishin kalue kufinin e dalë në Mal të Zi në kohën e Turgut Pashës, me u thanë atyne qi Mbreti i kishte falë, por të këtheheshin ndër banime të veta e damet qi kanë pasë kishte me u a shperblye.
Edhe Argjipeshkvi muer me vedi At Gjergj Fishten e mue, e u nisëm për Podgoricë. Mbas pak kohe qi mërrijtëm atje, Argjipeshkvi më çoi mu në Triepshë me u ndeshë me Malsorët e atij vendi e me u a diftue mesazhin e Mbretit. ZZ. D. Nikollë Ashta e At Mati Prennushi më shoqnuen n’at udhtim, e nji të diele në nadje heret u gjetëm te Kisha e Triepshit. Si u mblodhën Malsorët, dola e si u pershndeta me ta, u thaçë kto fjalë:
Z. Argjipeshkvi ka dalë në Podgoricë me u pá me ju, por mbasi ai vetë nuk muejti me ardhë deri këtu, na ka çue né. Ju falet pra me shndet e çon bekimin…
■…Si hîmë n’at odë Ministri u fal me ’ta e u thotë: Zotni kam ardh prei Cetine me ju pa. Dedë Gjo Luli po i pergjegjet: S’na ka pasë marri malli per ty. Mue mu’ dote me i a perkëthye. Si u ulem e ndejëm po i thotë Ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjo Luli nuk e la me mbarue, e me ’i herë i tha: Mos na përmend Mbretin pse s’kemi punë me te. Aj as nuk na njef as nuk i di punët tona. Por ju qi vini mbas Mbretit jeni të tanë hajna e menafikë, e ju e rrêni si për né si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka falë.
Atbotë Ministri siellet kah un e më thotë: Po pyeti kta Zotni at librin e kuq qi kta permendin a e duen për vedi a për të gjith Shqipnin?(Libri i kuq permbante disa pika të cillat i ndieri Luigj Gurakuqi i kishte pregatitë për me ja lypë Mbretit për Shqipni).
■Ministri, i cilli gjatë ktij kuvendi nuk kishte mujtë me mbajtë gjakftoftësinë, u çue mjaft idhnuéshem e më tha: thueji se s’kam me ardhë mâ me i pa.
■Marrë vesht kto fjalë Dedë Gjo Luli, i ndei gadi e i tha: Kurr bojën mos t’a pashim…”
■Imz. Luigj Bumçi, në librin “Nga kujtimet e mija”, Ua ngriti “Monumentin Burrave të Veriut të vitit 1911…” E Ata Burra të Pavdekshem, i keni në foton naltë…
■Me u ruejtë nga ngerrçi asht mirë! Nëse u ka mbetë pak “surrat”,..thoni të verteten!
***
“LIBRI I KUQ PERMBANTE DISA PIKA TË CILLAT I NDIERI LUIGJ GURAKUQI I KISHTE PREGATITË PËR ME JA LYPË MBRETIT PËR SHQIPNI.”
Tek libri “Nga Kujtimet e mija”…
Imz. Luigj Bumçi 1944.
■Një Mik i imi, studjuesi Bep Martin Pjetri, me daten 11 Shtator 2015, me dhuroi një Dokument që do ta botoj ma poshtë, per me lexue Rinia Shqiptare nga origjinali ate që asht kenë nenshkrue në Memorandum të Gerçes me 23 Qershor 1911 …
Njëheri edhe falnderoj Mikun tim, per këte Dhuratë shumë të çmueshme!
***
MEMORANDUM
Mbi vêndimét é dhânuna préj
Kuvêndit te pergjitheshem te Krénevét
Shqypetare ne Gerçé me 10/23 te Qershorit 1911
Si pergjigjejé te proklamacjonit te
Shéfqét Turgut Pashes
1. – Garantie kundra perseritjés pas sodit [6] te véperimévét é te menyravét antikonstitucjonaré nga ana é Qévéries qéndrore e t’Auktoritétévét vendoré ne te gjithe Shqyperien. Ndérim per te gjitha féet é per zakonét é vjétra te garantuara nga konstitucjoni é te konshakruara nga kanunét e zakonét.
2. – Te njohunit é plote te kjénejes se kombit shqypetar mé atò te dréjta qe kane kombét é t’jéra te Mbréteries.
3. – Lirie te plote per Shqypetaret te zgjédhin pa ndo-nji pengim a ngushtim députétet é véte, numri i te cilevét do t’i pergjigjét popullsies.
4. – Lirie te plote per Shqypetaret te mesohén é te perparojne ne gjuhe te véte, é te thémélojne shkolla shqypé te véçanta é te boteshmé te cilat te kéne te gjitha ato te drejtat qe kane shkollat é Qévéries. Ndérim per te dréjtat qe u jane njohune Krérevét féetare te kershténe per sa i perkèt mesimit ndé shkollat qe jane nen sundimin e tyné.
5. – Organizim i administrimit te Vilajétévét, ku ndodhén Shqypetare, i cili te kéte per thémél nje systéme déqéntralismi administrator, qe t’u pergjégjét névojevét te vêndit é zakonévét te vêndasvét, é qe t ’afrojne rrégullat é pergjitheshmé t’administrimit te njohuna préj konstitucjonit mé praktikat é konshakruara préj kohes ne disa visé.
6. – Te zgjédhunit é Valinjvét é te tjérevé nepunes te larte te shtétit nde mést mâ te mirevét é mâ te vjéfshemvet zyrtare te shtetit [7] tué pelqyé mâ téper atà qe dijne gjuhen é zakonét é véndit. Emnim i te tjerevé nepunes civile é financjére é te gjygjetarevét nde mést t’atyné qe jane shqypetare é qe te kéne cilesiét é njohesiet é lypuna. Xhéndaret é agjéntét é policies ashtu édhè nepunesit t’jére te zgjidhén nde mést mâ te zotevét nga njérezit é véndit.
7. – Emnim i nje perfaqsonjesi te Sulltani si inspektor i pergjitheshem per nje périudhe vjétesh mé barren qe te shekonje te vuemit bésnikisht n’udhe te nomit organik te mbaruarit é detyres se Valinjvet é te t’jérevét nepunes, é té mbajtunit é qétesies é te harmoniés nde mést t’éléméntévét te ndryshmé éthniké qe ndodhén nde Vilajétét bashkarisht.
8. – Perdorim i gjuhes shqype nde marrevéshjét nde mést te t’administruarvét é t’administratorevét te vêndit, é nde kuvêndét é gjykimét perpara gjygjévét per krah mé turqishtén qe âsht é mbétét gjuha zyrtaré e qévéries qendroré.
9. – Sherbim ushteriak i detyreshem per te gjithe Shqypetaret mé systéme skânjésh(systéme de cantonnement), ne kohe paqi; é nje organizim té veçante per vêndasit é visévét qe ndodhén ne kufî te Shtétévét Balkaniké, tué u dhâne léhtesien qe te munt te bâjne sherbimin ne vênt é te ruajne shegurien e kufinjvét. Ushtaret do t’a kéne te liir sherbimin é besevét te tyné é te mbajtunit é zakonévét te véta.
10. – Te lidhunit per névojet é vèndit te te gjitha t’ardhunavét, pervéç sé atyné te Gjym – [8] rykut, te Postes é te Télégrafes, te Duhanit, te Shpirtravét, é te Pullavét, te cilat jane dhâne per disa sherbimé te véçanta. Te lânunit per ndertim udhash, é hékurudhash me nderâshtjé vêndoré é per mbajtjén é shkollavet te boteshmé te nje pjésè te téprices t’ardhunavét te permenduna sypri ashtù é dhé te te gjitha pagésavét per udha, te pagéses shtimoré per mesim é te 3 % te se dréjtes se hyrjés.
Tu njihet komunévét é dréjta é te prérit dréjt per se dréjti osé mé anen é t’jérevé, te pyjévet te véndit me detyre per komunét mé marre per barre ruajtjén é tyné, mé rregulluar te prérit, pas urdhnavét téhnike, é mé i paguar fiskut nje pagése qe do te shênjohét pas llojit te drunjvét é pas largimit te pyllit nga limani osè nga vêndi i shitjés.
11. – Te dréjta per Keshillat é pergjitheshmé te munt te japin vêndimé mbi budgétin é Vilajétévét é te bâjne kontroll te prishunat.
12. – Kerkim i fundévét te névojeshmé qe te shegurohét mbledhja é te te hollavét qe lypsén per goditjén rishtazi te shtepiavét é te ndertésavét te djéguna; e thémélim i nje komisjoni te perziém(comission mixte) é te mosvarme qe te véshtronje kethimin ne vênt te njéresvét te dâmtuare é goditjén é shtepiavét te djéguna.
Te kthéhén armet e marruna me detyre per atà qe i mbajne qe t’i shtarohen kanumit te posaçem.
(U riprodhue krejt tekstualisht si âsht në librin e kuq)
Shenim (B.M.Pjetri): Marrë prej faqeve 9 – 13 të Revistës ”Leka”, Nr. 1 – kallenduer 1937.
Melbourne, Shtator 2015.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...