Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/06

Shprehitë që meshkujt adhurojnë tek femrat

Shprehitë që meshkujt adhurojnë tek femrat
Por cilat janë gjërat që meshkujt duan më shumë nga femrat?

1. Pëlqen mënyrën se si qesh kur e mendon.

Nuk ka rëndësi nëse ka pasur nëj ditë stresuese, është bllokuar në trafik apo thjesht i mërzitur. Një mashkull me fat do të ketë përkrah një femër që do ta bëjë të qeshë, edhe pse në distancë.

2. I pëlqen ta bëjë të qeshë.

Një mashkull e dashuron vërtetë një grua që qesh në jetën e saj dhe i pëlqen ta zbavisë. Por mbi të gjitha i pëlqen të jetë ai burimi i buzëqeshjes.

3. Dëshiron të jetë fizikisht pranë saj.
Qoftë nëse rrijnë bashkë në divan, apo në këmbë duke pritur një taksi, s’ka rëndësi. Por një mashkull dëshiron vërtetë të jetë pranë femrës së tij, duke e parë si një mënyrë për t’u ndjerë të lidhur si fizikisht si shpirtërisht.

4. I pëlqen mënyra se si luan me flokët e tij kur i jep makinës.

Në fakt, nuk ka një shpjegim logjik, por është fantastike.

5. I pëlqen mënyra se si qesh femra, pasi e ka puthur.
Image
Keni provuar ndonjëherë euforinë që vjen pasi keni puthu personin e duhur? Shkëndija që shpërthen kur putheni? Ndonjëherë reagimi i mundshëm është thjesht… një buzëqeshje.

6. I pëlqen kur i tërheq vëmendjen

Edhe meshkujt duan të ndjehen të dëshiruar. Në pjesën më të madhe të rasteve janë femrat, që duan të tërheqin vëmendjen.

7. I pëlqen kur femra që ka në krahë bën diçka qesharake, pa e kuptuar.
Kur është koha e duhur për dush, në mëngjes apo në mbrëmje?
Ndoshta duke mbledhur hundën kur qesh, apo e godet në shpatulla kur femra është e zemëruar. Ka edhe mënyra të tjera reagimi që i bën në mënyrë natyrale, pa e vënë re. Por në fakt këto janë gjeste që një mashkull i adhuron.

8. I pëlqen mënyra që në lidhje gjërat janë natyrale

Çdo mashkull dhe çdo femër duhet të impenjohet në një lidhje, që ajo të funksionojë. Por kur dy persona janë totalisht në sintoni me njëri-tjetrin, lidhja do të ecë përpara natyrshmërisht.
Përse na kërcen trupi ndonjëherë gjatë gjumit?
9. I pëlqen të të kërkojë këshilla.

Kur e vlerëson dhe ke respekt për dikë, sigurisht që vlerëson dhe mendimin e tij, që të bind më shumë se çdo opinion tjetër. Nëse njeriu i jetës e vlerëson mendimin tënd, e merr për zemër dhe e vlerëson në vendimet e tij është një shenjë e mirë.

10. I pëlqen kur femra merr iniciativa.
Qoftë dhe në gjeste të vogla, si një përqafim, një puthje në faqe etj., janë iniciativa të vogla që partneri i vlerëson. Janë gjëra që duken kaq të zakonshme por që vendosin në sintoni dy persona, duke transformuar shprehjen “unë dhe ti” në “ne”.
E nervozuar nga skenat e seksit
11. I pëlqen ta shohë femrën në sy.

Të shikosh në sy një person tjetër zakonisht është e sikletshme. Por jo me personin e duhur. Përkundrazi ai shikim është me dashuri, dhe dashuria veçse rritet mes dy personave që kanë nisur një spirale në shpirtin e tyre, dhe i kanë lejuar njëri-tjetrit të shohin brenda tyre.

Sheshel i shëndoshë si topi, konsumon ëmbëlsira, Coca-cola dhe raki


Bashkëpunëtorët e afërt të Vojisllav Sheshelit kanë filluar të dyshojnë nëse udhëheqësi i tyre i SRS-së është me të vërtetë shumë i sëmurë, apo tregimet për shëndetin e tij janë vetëm një komplot politik, transmeton Klan Kosova.

Kur ai hyri në emisionin e realit show “Farma”, në pyetjen se çfarë do të pijë , Sheshel kërkoi një Coca-cola .


Sheshel i shëndoshë si topi, konsumon ëmbëlsira, Coca-cola dhe raki
Kur ai hyri në emisionin e realit show “Farma”, në pyetjen se çfarë do të pijë , Sheshel kërkoi një Coca-cola .

“A ka dëgjuar dikush që një njeri me mëlçi të prekur nga kanceri të pijë Coca-cola? Në emision të njejtë ai ka provuar edhe raki, dhe e vlerësoi se ishte e mirë, por megjithatë ka kërkuar që t’i sillet verë e kuqe”, – ka thënë një zyrtar i lartë i SRS-së për Blic, transmeton Klan Kosova.

Dyshimet që Shesheli e ka mashtruar publikun erdhën menjëherë pasi ai ka ardhur nga Haga, kur lideri i radikalëve filloi që çdo ditë në zyrën e tij të konsumonte çokollata dhe ëmbëlsira nga një pastiçeri aty pranë.

Zyrtarët e pakënaqur të SRS-së madje pretendojnë se mjeku personal i Sheshelit mban dokumentacion mjekësor të dyfishtë për të, ku në njërën është e përshkruar gjendja shëndetësore reale e tij, dhe në tjetrën janë informacione të rreme për Tribunalin e Hagës.

Kontestimi i kritereve në Universitetin pa traditë shkence

Kontestimi i kritereve në Universitetin pa traditë shkence
Rrethanat historike dhe politike për këto 45 vjet të ekzistimit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, duket të mos e kenë favorizuar krijimin e një kulture në fushën e kërkimeve akademike-shkencore. Edhe pse disave u duket megalomane, përpjekjet modeste të udhëheqjes  aktuale të UP-së në këtë fushë shihen si të shëndetshme, konstruktive dhe premtuese.
Gjendja jo e mirë në fushën e kërkimeve shkencore është rezultat i një matematike në dukje naive për këto 15 vjet të ndërrimit të kontekstit politik në vend. Shndërrimi i Universitetit publik në një  “bastion” herë të politikës e herë të profesorëve mediokër e ka dëmtuar rëndë zhvillimin e tij si institucion të dijes dhe shkencës krahas trendeve rajonale dhe botërore.
Një masë e madhe e stafit (potencialisht) akademik të Universitetit sot po konteston kriteret për mbajtjen e një niveli apo avancimin në një nivel më të lartë akademik. Rektori paraprak u sforcua të japë dorëheqje për shkak të mospërfilljeve të kritereve për publikimet e tij shkencore.
Në fakt, në krahasim me universitetet ndërkombëtare, kriteret për punime shkencore të parapara me Statut të Universitetit duket të jenë minimale. Pretenduesit për profesor asistent i kërkohet të ketë një punim në revistë ndërkombëtare si autor i parë;  pretenduesit për profesor të asocuar i kërkohet t’i ketë tri punime në revista ndërkombëtare si autor i parë,  ndërsa për të marrë titullin profesor i rregullt pretenduesi duhet t’i ketë pesë punime në revista ndërkombëtare si autor i parë.
Nevoja për një sqarim edhe më të qartë në Statut kur thuhet “punime në revista ndërkombëtare” duket se ka lënë hapësirë për një keqkuptim “me dashje” nga ana e pretendentëve për avancime akademike. Këtë vit rreth një e treta e stafit akademik të UP-së i janë nënshtruar konkursit për avancim akademik. Bazuar në Statut secili këshill i njësisë akademike duhet të formojë komision vlerësues për të vlerësuar përmbushjen e kritereve për pozitat e ofruara, i cili më pas i raporton këshillit që e ka formuar.
Megjithatë, filtri i fundit i këtij procesi ishte Komisioni për Mësim i Senatit. Pas shqyrtimit të secilit rast, ky Komision kishte sqaruar se “punime në revista ndërkombëtare” nuk janë prezantimet që bëhen në konferenca, sado të vlefshme qofshin ato, as artikujt në gazeta ditore, sado me interes që mund të jenë për publikun dhe as punimet që publikohen në revista vendore të emëruara si ndërkombëtare. Si të tilla këto publikime nuk mund të merreshin si bazë për avancim siç propozonin raportet e komisioneve vlerësuese.
Pikëpamjet që përfaqësonin Rektoratin gjatë diskutimit, sqaronin se përkundër numrit të vogël të kërkuar si kriter, këto publikime të paktën duhet të jenë të pakontestueshme. Kjo nënkupton që ato duhet të jenë të publikuara në njërën nga 20 mijë revistat përbrenda dy platformave elektronike, të njohura si “Web of Science” dhe “Scopus”.
Pikërisht publikimet që bëhen nga autorë nën “ombrellën” e Universitetit janë tregues të rëndësishëm që ndikojnë në rangimin e universiteteve të botës. Si shembull u dha njëri ndër modelet më të njohura të vlerësimit, “Thomson Reuters”, që 60% të vlerësimit total e ka të ndarë për komponentin shkencor të universitetit, 30 për qind punën hulumtuese kërkimore/shkencore dhe 30 për qind për citimet e punimeve akademike.
Pa dashur të kontestohej vlera e punimeve akademike, argumentet e kundërta ishin që të vlerësoheshin në kuadër të kritereve më shumë aktivitetet e tjera siç janë simpoziumet, seminaret, konferencat me karakter ndërkombëtar. Por, në fakt këto aktivitete nuk përkojnë as me standardet minimale që përfillen nga komuniteti i dijes botërore si kriter vlerësimi për një universitet, pavarësisht fushës së studimit dhe njësive përkatëse akademike.
Në bazë të treguesve të nxjerrë nga dy platformat më të mëdha që mbulojnë revistat kredibile shkencore, del se Kosova është bindshëm në vendin e fundit me 820 punime. Përderisa, Maqedonia ka 6000 punime e Mali i zi (që ka trefish më pak banorë) 1800, që i plotësojnë kriteret e pranuara ndërkombëtarisht. Hulumtimi është i bazuar në të dhënat për periudhën 10-vjeçare, 2003 - 2013.
Përveç kësaj, u argumentua qartë se nuk duhet të ketë asnjë dilemë se çfarë mund të quhet publikim shkencor. Një publikim shkencor do të duhej të konsiderohej vetëm raporti i një studimi shkencor që bazohet në konceptet dhe teoritë e pranuara nga Komuniteti Ndërkombëtar i Shkencës. Rrjedhimisht, ai duhet të plotësojë kriteret e një metodologjie të disiplinuar shkencore dhe të jetë i botuar në një revistë të pranuar dhe të indeksuar në njërën nga platformat e njohura elektronike.
Publikimet i mundësojnë autorit të bëhet pjesë e Komunitetit Botëror të Dijes, përderisa citimet nga studiues tjerë ndihmojnë afirmimin e autorit dhe institucionit me të cilin ai prezantohet.
Për kaq vite sa ekziston, për Universitetin Publik, komponenti i kërkimit dhe inovacionit duket të jenë një hendikep i madh. Fokusimi vetëm në mësimdhënie tregon për një mungesë të lidhjes në mes saj dhe punës kërkimore.  Mungesa e vullnetit politik për ta kuptuar drejt rëndësinë e kërkimit dhe inovacionit, dhe ndarjet buxhetore minimale merren si kontribuuesit kryesorë për gjendjen aktuale jo të mirë.
E vërteta shkencore nuk ka nevojë për mbështetje e as mohim të askujt dhe esenciale është që pretendentët të mos mashtrojnë as veten dhe askënd. Pavarësisht vështirësive të grumbulluara në UP, është i domosdoshëm një mobilizim nga brenda dhe jashtë, qëllimmirë, që mësimdhënësit të synojnë një lidhje të qëndrueshme me trendin e Komunitetit Akademik Botëror të Dijes dhe Shkencës.

7 momente dramatike të Isa Mustafës

1. Kur Isa e kupton që e ka humbur Prishtinën!Image

2. Kur Isa ndihet me faj!Image

3. Kur Isa kupton gabimin e tij...Image

4. Kur Isa ndihet i lënë pas dore.Image

5. Kur Isa kqyrë sehri.Image

6. Kur Isa e kupton se  e ka bërë bërllog!Image

7. Kur Isa i trefon dikujt me i kqyrë punët e veta!Image

7 preokupimet e shqiptarëve

1. Kosi hahet, apo pihetImageKjo dilemë kërkon studim të thellë.

2. A e ka ajo vajza të hupt (virgjërinë)ImageEdhe pse kjo askujt nuk duhet ti interesojë, shqiptarët i preokupon shumë.

3. Sa e ka rrogën tjetriImageKena qef me dit sa I ka të ardhurat. Sipas tyre është shumë në rregull.

4. Europë apo EvropëImageSa e sa debate është bërë mbi këtë qështje.

5. Me çka e han bukën Hashim ThaçiImageKjo ka rëndësi tejet të madhe për shtetin tonë.

6. A po bleni, a po gatuni?ImageTash trendedet e reja na kanë kapluar, me rëndësi të ushqehemi.

7. Punët e huajaImageSepse të vetat i kanë në terezi.

Rihanna zhvishet komplet për ‘Vanity Fair’

Rihanna ka pozuar komplet nudo për numrin më të ri të revistës ‘Vanity Fair’
Ajo nuk e ka problem të zhvishet, qoftë për fotografitë në Instagram qoftë për fotosesione të ndryshme.
Këtë herë Rihanna vjen komplet e zhveshur edhe në fotografitë për revistën ‘Vanity Fair’.
Përveç fotografive bombastike, Rihanna ka dhënë edhe deklarata bombastike për numrin e tetorit të revistës prestigjioze, duke thënë se ajo është munduar ‘ta ndryshojë ish-të dashurin Chris Brown’ pas rrahjes dhe se gjithmonë do të ketë ndjenja për 
Image
Image
Image


Rita Ora godet!

Image
Image

Këto dy fotografi Rita, i ka postuar në llogarinë e saj në instagram ku shihet me të brendshme të zeza dhe paralajmëron se ajo është fytyra e re e firmës së rrobave Tezenis!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...