Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/10

MARK ÇUNI I PARI HERO I DEMOKRACISË EUROPIA



Nga Fritz RADOVANI:


Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...






(1920 – 1946)



1945 HAPNI DOSJET: MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER
PARTIA DEMOKRISTJANE NUK MUND TË FORMOHEJ NË NJË SHQIPNI ME PIKPAMJE KOMUNISTE DHE DIKTATURË STALINISTE. AJO MBET VETËM NJË IDE NË HISTORINË POLITIKE TË POPULLIT SHQIPTAR.

■DOSJET DO TË VERTETOJNË FAKTIN KUSH ISHTE MARK ÇUNI ?!..

Shpesh, flitej se asht mendue për një Parti Demokristjane. 
Shpesh, bisedohej se “ka kenë formue” kjo parti në Shqipni.

Kishte nga ata që e thonin të sigurt ekzistencën e kësaj partie; por nga shumë burime që për mue kanë kenë burime të sigurta edhe pse ishin burime gojore, si bie fjala Prof. Gaspër Ugashi, Mark Gjon Shllaku, At Pjeter Meshkalla, Don Mark Hasi, At Gegë Luma, At Dioniz Maka, Prof. Nush Radovani, Don Nikoll Mazrreku, At Jakë Gardini, Imz. Mikel Koliqi, etj., me të cilët, kur unë kam bisedue për këtë çështje, e thonin pa ma të voglin dyshim, “...se kjo parti nuk ka ekzistue kurrë në Shqipnipor, asht kenë një shpikje e komunistëve për me shkatrrue klerin katolik Shqiptar, inteligjencën dhe rininë entuziaste për ndryshime politike demokratike. Asnjë organizatë antikomuniste prej vitit 1943 nuk ka pasë në emnin e saj një sigël demokristjane. Asnjë përson nuk merr përsipër një detyrë nga kjo parti. Ende sot nuk gjindet një dokument ku shkruhet një pikë e statutit të kësaj partie. Arkivet sot kanë edhe detaje të programit të „Besëlidhjes së Veriut“, që u formue në vitin 1943. Po të njajten gja verteton perpjekja e Berdicës, grupi i Ndue Palit në Dukagjin dhe Lidhjet e Dibres me Kosovën dhe Puken e Mirakajve...

■Kjo përputhet edhe me thanjet e At Gjolajt, në librin „Çinarët“. Ky libër u ba shkak që në vitin 1998 me u bisedue kjo temë edhe njëherë me z. Nino Kurti. Ai kishte lexue librin dhe ishte i kënaqun që At Gjolaj, kishte shkrue një fakt që njihej edhe prej z. Nino, tue fillue nga loja e Sejfullah Malëshovës e deri tek laboratorët e Sigurimit të Shtetit, në lidhje me instruktorët e Titos per këtë parti fantazëm e çpikun dhe gjithmonë e pakenun, që hangri sa e sa koka njerëzish të pafajshëm. Viktimat e atyne “Partive” në 1945 ishin nga Veriu në Jug, ku perfshihej edhe Musine Kokalari nga Gjinokastra me Ndoc Çoben e Konferencës së Pezës...nga Shkodra.

I nderuemi z. Nino Kurti tregonte se në muejn maji të vitit 1945, kur kishte shkue në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut (Gjon Mark Pyka i Rusit), mbasi ishin shumë shokë, aty kishte gjetë Mark Lulashin dhe Paulin Kel Palin, që sapo kishin shkundë mandin e po hanin në oborr. Ka shkue pak ma vonë edhe njëfarë Mark Palit nga Laçi i Kurbinit, që Nino kishte kohë që nuk e kishte takue. I fundit ka mërrijtë Pjetër Berisha edhe ky krejt rastësisht. Asht bisedue për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në dhjetor të vitit 1945, per të cilat perdoreshin epitetet “të lira, demokratike, me shumë parti...etj...”, nga Radio Shkodra dhe gazeta e Shkodres “Koha e Re” e drejtueme nga Arif Gjyli dhe Gjovalin Luka. Asht  bisedue idea e ardhun nga Tirana prej Mark Palit dhe dyshimi që kishin të gjithë këta përsona se mos kjo ide asht lojë e Sigurimit. Ndoshta, dy-tre nga këta përsona ndonjëherë kishin bisedue për këtë parti, që njihej në Perëndim, por së bashku nuk e kishin bisedue kurrë. Atëditë, i kujtohej mirë Ninos, se ishte kenë i pari Pjetër Berisha që e ka hapë bisedën për këtë parti. Si parime për të gjithë nuk kishte të panjohuna, kuptohet pa hy ndër detaje, por debati ka fillue tek mënyra se si do të reagojë pjesa e kulturueme myslimane dhe a do të mërrijë ajo pjesë e pergatitun e myslimanëve me ba për vedi shumicën tjetër. Njëkohësisht edhe a do të pranojnë ata me u drejtue nga përsona që përfaqësojnë pakicën e popullsisë, e thanun ma kjartë, nga katolikët?
Problemi i dytë ishte kenë lidhja me klerin për me pa a pranohet prej tyne si parim?!
Këtë e ka marrë përsipër Paulin K. Pali e Mark Gjon Shllaku, me e bisedue me At Gjon Shllakun, i cili ishte i menduem per kete detyrë edhe nga Sejfullah Maleshova.
Kur asht ba fjalë se kush mund të ishte kryetari, Mark Lulashi ka propozue emnin e Andro Petroviq, që nuk ishte aty dhe as nuk dinte gja për këtë bisedë. Të gjithë ishin dakord për Andron mbasi njihej si njeri i aftë, i përgatitun si intelektual e shumë besnik.


■Mbas pak ditësh Mark Shllaku kishte njoftue Ninon se, At Gjon Shllaku, nuk ishte dakord që të formohet një parti e tillë, mbasi largimi i Delegatit Apostolik të Vatikanit Imzot Leone Nigris nga Shqipnia, prej qeverisë së Tiranës, më 5 maji 1945, asht tregues shumë i keq për problemet e katolikëve në Shqipni. At Gjoni u kishte tregue se një çështje si kjo as nuk mund të bisedohet me Provinçialin  At Mati Prennushi, dhe as me Imzot Gasper Thaçin, mbasi asnjeni nuk janë dakord. Mendimin e tyne sigurisht, ai e dinte nga takimi me Sejfullah Maleshovën, dhe pergjegja e Tyne e dhanun atij. At Gjoni kishte shtue se propozimi i Tiranës asht lojë e komunistëve prandej “kleri nuk përzihet në çështje partishë politike mbasi mund t’a pësojë si At Lekë Luli prej zogistave”.


■Nino dinte se asht ba edhe një përpjekje tjetër prej Prof. Gjelosh Lulashit me At Çiprian Nikën, Guardian i Françeskanëve, por edhe kjo pa asnjë rezultat. At Çipriani, përveç shkaqeve të paraqituna nga At Gjoni, kishte shtue se ishte njoftue që edhe shkollat fetare po mbyllen. Gjendja sa vjen e randohet mbasi kishte sinjalizime se ka xhakoj të përzimë me Sigurimin e shtetit (Ndjeken). Ai madje, kishte porositë Prof. Gjelosh Lulashin, që mos të përzihen asnjë intelektual në këtë çështje mbasi si po shifej, edhe anglo-amerikanët Shqipninë e kanë lanë në dorë të jugosllavëve dhe “nuk dijmë si do të bahet halli i jonë”. At Mati Prennushi me një letër porositë në mënyrë të preme të gjithë klerikët françeskanë që “mos të përzihen në politikë!”
Nino, shtonte, se nuk ishte kenë dakord që në fillim që kjo parti të formohej në lidhje me klerin. Këte mendim Nino e kishte shpreh haptas e ishte kundershtue nga të dyshimtit.


■Kur Mark Shllaku i ka tregue se po formohet një organizatë pa pjesmarrjen e klerit dhe asht Mark Çuni që do t’a  drejtojë, Nino ishte kenë dakord dhe i kënaqun për tè. Me Ninon janë kenë të gjithë papërjashtim shka ishin për formimin e Partisë Demokristjane.

■Kjo ishte arësyeja që as nuk asht bisedue ma për atë parti që mbeti vetëm një IDE. Mbas tyne nuk asht mendue ma as si ide. Ai e kishte njohtë ma parë Mark Çunin si djalë shumë inteligjent, trim, i vendosun dhe besnik. Ai e formoi Organizatën “Bashkimi Shqiptar” e dha edhe jetën për tè. Anëtarët e asaj organizatë edhe sot e kanë për nderë që kanë ba pjesë në té dhe janë drejtue nga Atdhetari i flaktë Mark Çuni.

■Nino e vertetonte këte edhe për faktin se ata përsona që janë kenë në shtëpi të Mark Shllakut, madje, edhe Andro Petroviq që nuk ishte aty, të gjithë janë arrestue vetëm për organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe, as që asht tregue prej ndonjenit se asht mendue për parti demokristjane, as gjatë torturave, as gjatë proçesit gjyqësor, madje, as kur ishin ndër kampe e burgje. Ata nuk e kanë zanë në gojë atë ide mbasi mund të ridënoheshin edhe mbas njëzet vjetësh. Ata vetëm kanë porositë njeni tjetrin që mos me zanë me gojë emnin e Andro Petroviq, mbasi mund të baheshin shkak për zhdukjen dhe pushkatimin e tij kurdoherë nga komunistët. Nino Kurti e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: “Hipotezat, provokimet e bame në hetuesi, në gjyqe etj., janë kenë vetëm trillime dhe shpifje, mbasi vetëm po të dihej idea, asnjeni nuk do të shpëtonte me kokë. Kjo ide asht kërkue për 50 vjetë rresht nga Sigurimi, por asnjëherë nuk asht ra në gjurmët e vërteta të sajë, mbasi kryesore që na ka lidhë ne kemi pasë besën.   Unë jam edhe sot për një Parti Demokristjane të vërtetë, mbasi ajo do të ndikonte shumë për hymjen në Europë, po ku, me e gjetë sot një Andro Petroviq apo Mark Çunin, per me e drejtue këtë parti?”.
Mbas asaj bisedë per fatin e keq nuk u pashë ma me Ninon, mbasi Ai vdiq ndër ato ditë.

■Ka pasë edhe një variant tjetër që flitej sikur Mark Pali i Laçit të Kurbinit, kur ka ardhë në Shkodër tek shtëpia e Mark Gjon Shllakut në Rus, asht kenë i dërguem për Partinë Demokristjane nga Imzot Vinçenc Prennushi. Edhe ky variant nuk qëndron mbasi as nuk asht folë fare në atë shtëpi për Imzot Prennushin. Njëkohësisht, si mujte Imzot Prennushi me dërgue Mark Palin për një detyrë kaq të rëndësishme, krejt në kundërshtim me Argjipeshkvin Metropolitan të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin, apo me kushrinin e vet, Provinçialin e Françeskanëve At Mati Prennushin?

■At Meshkalla thonte: “Asnjëherë Shqipnia nuk asht kenë e pergatitun për një parti demokristjane, mbasi kleri nuk duhet me u përzi ndër parti politike, ndërsa brezi i inteligjencës ishte ende në formim. Partia nuk bahet me aq pak njerëz të pergatitun sa kishte ajo kohë. Duheshin edhe pak vite, por komunizmi kje një shkatrrim për të gjitha fushat, sëpse, as që mund të bahej ma fjalë për qeverisje demokratike.

■Shkollat marksiste-leniniste kanë me e pengue demokracinë e qeverisjen demokratike edhe mbas përmbysjes së komunizmit. Shkaqet dihen!”

■At Gegë Luma deklaron në gjyq në vitin 1968: “Shqipnia ka dy krahina të ndame, Veriu dhe Jugu, ka tre besime të ndame, myslimanë, orthodoks dhe ma pak se të gjithë katolikë. Sikur të kishte edhe dy parti, një në pushtet dhe një opozitë, popullsia do të ndahej në shtatë pjesë, që asht vështirë me u kuptue njena me tjetrën vetëm dy pjesë të sajat, jo ma shtatë ose ma shumë. Atëherë, ku mbetë vend për Parti Demokristjane?”.

Vetëm më 13 nandor 1990, Don Simon Jubani, mbas Meshës së Parë më 11 nandor, ka ba një përpjekje zyrtare me formue Partinë Demokristjane, tue e ngarkue Prof. Nush Radovanin me këtë detyrë. Nushi me Tish Çefen e Ruzhdi Çoben pergatiten edhe një program që porsa e publikuen, Ramiz Alia u frigue nga ky veprim dhe në fillim të dhjetorit shpallë të formueme “Partinë Demokratike”. Kaluen ma shumë se gjasht muej me zvarrisje burokratike dhe demokristjania nuk aprovohej nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë. Kur Prof. Nushi takohet në vitin 1991 me demokristjanin Pikoli, në Ambasadën Italiane në Tiranë, Pikoli i thotë: “Na nuk merremi me ju, na do të përkrahim shumicën!”. Nushi mbyllë kapitullin tue u largue përfundimisht nga Shqipnia. Si të gjitha partitë tjera “me hije”...formohet edhe “demokristjanja” që asht sot.

■Kjo dhe vetem kjo, asht arësyeja që u vuna me dijtë “dishka” për Organizatën e Parë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” dhe kryesisht, per themeluesin e Saj të Nderuem
Mark Çunin (1920 – 1946), nga fshati Bushat i Shkodres, i pushkatuem në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Mark Çuni formoi një organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferences së Jaltës”, kur Enver Hoxha kerkonte me rrejtë e mashtrue në Shkoder, si gjithmonë me Sejfullah Maleshoven per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipni të Lirë e të Pavarun”, pikrisht atëherë kur, thundrat e Titos dhe të Stalinit kishin fillue me zhytë në gjak dhe terror mbarë Popullin Shqiptar.
Bota vazhdonte me u la në gjak, dhe bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Perëndimore...

■Këte e verteton dhe z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku nder tjera thotë:
“Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona...Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”...
“Me krijimin e Kominformit, në shtator 1947, Andrei Zhdanov quajti “demokraci të reja” Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...”
***

■Në këte 70 vjetor të Organizatës së Parë Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” që asht themelue nga Heroi Mark Çuni, mendoj se Shqiptarët, janë para një detyrimi Atdhetar:
MARK ÇUNI duhet perjetsue me Monumente...

■Monumenti i Mark Çunit, i Këtij Burri që i paraprinë Demokracisë Europjane duhet me kenë jo vetem në Tiranë, por edhe në Bruksel para Selisë së Europës së Bashkueme dhe, në Selinë e OKB në New York, mbasi asht i pari Demokrat i mirëfilltë që ka kerkue “Zgjedhje të Lira Demokratike e Pluraliste në Shqipni”, kur Bota nuk dinte kujt i thonë “Liri, Paqë e Barazi Demokratike”...
            Melbourne, Tetor 2015.


ORGANIZATA  “B A S H K I M I   S H Q I P T A R”

       “... Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet - vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.).

               Me datën 28 janar 1946, ora 09.00, në Kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës, hapet gjyqi kundër Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, e përbame nga ky trup gjykues: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e Tonin Miloti dhe prokuror: Aranit Çela. Në bankën e të akuzuemve ishin:

               1.  At Giovani Antonio Fausti  S.J., vjeç 46, nga Breshia, Itali.
               2.  At Daniel Llesh Dajani  S.J., vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
               3.  Mark Ndoc Çuni,  vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
               4.  At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.
               5.  Gjergj Vat Bici,  vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
               6.  Gjon Prenk Shllaku,  vjeç 22, nga Shkodra.
               7.  Ndoc Gjelosh Vata,  vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
               8.  Preng Llesh Lezaj,  vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
               9.  Pjetër Gjok Ejlli,  vjeç 20,  nga Beltoja, Shkodër.
               10. Andro Lubo Petroviq,  vjeç 32, nga Shkodra.
               11. Ernest Gjok Dema,  vjeç 26, nga Shkodra.
12. Gjelosh Lulash Bajraktari, vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh,
      Dukagjin.   
               13. Luigj Ndoc Kçira,  vjeç 20, nga Shkodra.
               14. Prof. Gjelosh Lul Marku,  vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
               15. Zef Gjin Mirdita (Buka), vjeç 19, nga Shkodra.
               16. Gjovalin Kol Zezaj, vjeç 17, nga Shkodra.
               17. Nino Zef  Kurti,  vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
               18. Myfit Qamil Bushati, vjeç 18, nga Shkodra.
               19. Qerim Sadik Myftari, vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
               20. Luigj Sokol Shoshi, vjeç 32, shegërt i Kaçulinit në Shkodër.
               21. Frano Pjetër Mark Mirakaj, vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
               22. Pjetër Palok Berisha, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
               23. Osman Brahim Plaka, vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
               24. Pjetër Sali Pjetërnikaj, vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
               25. Pjetër Mark Delija, vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
               26. Dedë Mëhill Deda, vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
               27. Jakë Vas Çunaj, vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
               28. Pashuk Kol Matia, vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
               29. Pjetër Kokërr Gjoka, vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
               30. Nik Deli Lekbibaj, vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
               31. Rrok Martin Lacaj, vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
               32. Çesk Zef Gjeluci, vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në
                  Shtypshkronjën Françeskane.
               33. Ndoc Rrok Jaku,  vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
               34. Tonin Nush Bianku, vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në
                  Shtypshkronjën Françeskane.
               35. Lazër Simon Kodheli, vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në
                  Shtypshkronjën Françeskane.
               36. Ndue Bib Doda, vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.
              
               Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje:

               Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946,

 (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):

               “Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:
               1. P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,
               2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,
               3. P. Gjon Shllaku nga Shkodra,
               4. Mark Ndoc Çuni nga Bushati,
               5. Qerim Sadik Myftari  nga Vuthaj, Guci,
               6. Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.

    Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
               Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të përjetëshëm.
               Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për t’u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare
Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.
              
               “Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:

               1. Gjelosh Lulashi: Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!

               2. Patër Danjel Dajani: I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef  Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.

               3. Patër Giovani Fausti: Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!

               4. Patër Gjon Shllaku: Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!

               5. Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti  Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!

               6. Qerim Sadiku: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!
Prokurori  Ushtarak  (Tonin Miloti) d.v.

Shënim (FR):

               Në ligjëratën e drejtë gjithënjë i jam përmbajtë origjinalit edhe në ortografi. (autori).
       Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet:

               “...Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës.
               Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit.
Frederik Nosi d.v.
Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue shumë shpejt nga Enver Hoxha, prandej edhe ata e dekoruen më 1 korrik 1946, “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e “gëzon edhe sot” atje ku asht!...
               ***
               Ndonse materiali që kam pasë në dorë asht mjaft i pakët asht i mjaftueshëm për me nxjerrë në dritë organizatorët, pjesmarrësit, si dhe të pafajshmit e kësaj organizatë.

               Mark Çuni:

               “Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë... Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë... Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim por unë e kam ba... Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue... Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë. Faji bie mbi mue...

Prof. Gjelosh Lul Marku:

       Unë si profesor në seminar jam lidhë me Mark Çunin; me té kemi organizue dhe kemi shtypë trakte kundër mënyrës së zgjedhjeve të 2 dhetorit, mbasi në këto zgjedhje nuk kemi pa asgja demokratike. Këto zgjedhje forcojnë vetëm qeverisjen e komunistëve dhe të asnjë force tjetër politike, kjoftë demokristjane ose social-demokrate... Unë nuk kam bisedue asnjëherë me Dajanin e Faustin për këtë punë, mbasi ata e kanë të ndalueme me marrë pjesë në organizata politike... Dij se At Gjon Shllaku ka pasë parime antifashiste dhe pro nacional-çlirimtare, dhe se i ka shfaqë me mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij se ka formue parti e organizata...
               Unë, kam pranue se kam mendue vetëm unë për “dorën e zezë”, por, për këtë nuk kam bisedue me klerikë, por vetëm me shokët e mij... Forca të tjera politike nuk e dij se ka këtu...
             
  Gjergj Vat Bici:

       Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë...

Andro Petroviq:

       Unë kam pasë shoqni me Paulin K. Palin e Mark Shllakun, me të cilët kemi bisedue për një organizatë, por nuk kam kenë kur asht formue ... Nuk kam ndigjue prej askujt se At Gjon Shllaku, asht i përzimë në këtë punë... Nuk dij se në Shqipni ka pasë ndonjiherë parti demokristjane!
               
Mark Gjon Shllaku:

               Unë kam shkue tek At Gjon Shllaku me i rregullue një radio, por nuk kemi bisedue për organizata e parti. Ai ka drejtue Shoqninë “Antonjane”, dhe nuk dij se ajo shoqni ka kenë politike.
              
Pjetër Gjoka:

               E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo: “Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!”.
           
    Luigj Kçira:

               At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi të Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këtë e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi, dhe jemi arrestue atë natë, më 27 nandor 1945. Kush na paditi s’e dij...
           
    Xhakoni Gjon Shllaku:

               Kam propagandue kundër komunizmit ateist dhe i kam dhanë raport P. Dajanit. Kur u kapën hjellsit e trakteve na u trembëm shumë, deshtëm me u arratisë, por nuk na ka lanë P. Dajani, i cili asht këshillue me Argjipeshkvin. Mark Çuni asht takue me Jup Kazazin në shkurt të 1945....Jezuitët i kanë mbajtë lidhjet me reaksionin nëpërmjet Qerim Sadikut e Gjelosh Lulashit.
... Më 26 nandor 1945, Mark Çuni e Gjergj Bicaj, më kanë dhanë mue nga 200 copë trakte, të cilat neve ia kemi dhanë djelmoshave Zef Mirdita e Luigj Kçira për me i shpërnda...
               ...Ndërhynë prokurori Aranit Çela:
               Thuaj  i pandehur, çfarë ke thënë në hetuesi për Klerin Katolik dhe kryesisht për mënyrën, se si këta klerikë që janë këtu në bankën e të akuzuarve me juve, mbanin lidhje me të arratisurit dhe si mendonin me organizuar kryengritjen e armatosur, për të rrëzuar Pushtetin Popullor?
               Xhakoni Gjon Shllaku i përgjigjet:
               Në se doni, unë edhe e çveshi këmishën, dhe shifni si e kam trupin e nximë kur i kam thanë ato fjalë, nuk asht e vërtetë, që këtë organizatë e ka formue At Fausti e At Dajani... Për poezinë e Tuk Jakovës më ka shty delegati Nigris, se e kishte pritë keq Tuk Jakova... Për rektorin, asht e vërtetë se e ka shkye gazetën “Koha e re”... Dij se ata që ndanin trakte duhet të ishin të armatosun.
            
   Gjelosh Lul Marku:

               Nuk asht e vërtetë se u kemi thanë shpërndarsve të trakteve me kenë të armatosun,..nuk asht e vërtetë se kemi pasë lidhje me të arratisun.
          
     Mark Çuni:

               Asnjë person nuk ka pasë armë. Unë nuk i dij lidhjet e xhakonit Gjon Shllaku me delegatin Nigris... Nuk kam pasë asnjë dijeni për poezinë e dërgueme tek Tuk Jakova. Gjoni ndoshta, i thotë këto, se don me shpëtue vedin.
              
At Giovani Fausti S.J.:

       Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë lejen tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte... Kur kanë ikë gjermanët nga Tirana, unë jam plagosë...
               Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizje nacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof, vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jam largue për shkak se ky merrte pjesë në politikë...
               Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dhe Jezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllime fetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika....Unë i nënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemi konsiderue  ateiste dhe imorale...
               Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë me trakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi. Deshtme ta qitnim jashtë prej Seminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm... Në atë kohë ka ardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm.
               Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllë shkollat por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeveri  tiranike e nderon për mos me shkaktue randime ma të mëdha, dhe shkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, dhe qëndrimi i em ka kenë negativ.
               Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët e qeverisë por, për fat të keq, Katolikët janë  m i n o r a n c ë...
               Ndërhynë prokurori A. Çela:
               Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një  m i n o r i t e t !
               At Giovani Fausti, përgjigjet:
               “Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por  m i n o r a n c ë ,  e kam fjalën për PAKICË...”
           
    At Daniel Dajani S.J.:

       Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit... Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve, me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa... Nuk dij që P. Fausti ka shprehë ndonjëherë ide fashiste... Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë... Jezuitët në asnji mënyrë dhe asnjiherë, mos me u marrë me politikë... Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit që ka shty xhakojt me u marrë me politikë.
               Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave. Komunizmin e kam urrye gjithmonë se asht ateist dhe se lufton Fenë.          Persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.     
           
    At Gjon Shllaku O.F.M.:

       Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji parti Demokristjane por nuk më kanë lejue eprorët, për mos me u përzi Kleri në politikë...
               Me datën 28. 01. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit se Kisha lejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të përdorët për të miren e shoqnisë dhe të popullit.
               Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë njeri në këtë organizatë mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzi në politikë... Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morën komunistët ateista... Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër, unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohet me gjakun e bijve të vet.
               Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të popullit shqiptar... Për organizatën “Bashkimi Shqiptar” e kam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti e Dajani. Ma përpara nuk kam ditë kurrgja.
               ***
               Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekes, porsa del para trupit gjykues Z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazit të Jezuitve, i arrestuem edhe ky si anëtar i kësaj organizatë, ndërpritet seanca nga ndërhymja e prokurorit A. Çela, i cili i drejtohet kryetarit të trupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa, implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”.
       
        Av. Muzafer Pipa tha: Në lidhje me kërkimin e z Prokuror, unë nuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q. Bushatin.
               Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin:
               “Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohet faji që pretendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër, që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i dijenisë ose i pjesëmarrjes, prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z. Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok Jaku dhe emron Ranko Çerankoviq.”
               Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. (Dosja nr. 1068).

               Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë në bar “Impero” të Fushës së Çelës: “Hë... Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty!”.(Dëshmi e Prof. Gaspër Ugashit).
***
               
Don Luigj Pici, edhe ky ato ditë kryen një akt tjetër burrnor. Predikon para besimtarëve në Kishën e Reçit, se Klerikët e akuzuem për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” janë të pafajshëm. Edhe ky prift vritet pa gjyq edhe pse ishte antarë i Kryesisë së Frontit të Qarkut të Shkodrës.
            
   Po, avokat Paulin Pali, që guxoi me i shtërngue dorën avokat Muzafer Pipës për qëndrimin e tij burrnor, si përfundoi ?
- Edhe këtë do ta lexoni !
               Populli i Shkodrës ruen në kujtesën e tij përjetë veprën heroike të Prof. Kol Prelës, Deputet i Kuvendit Popullor në zgjedhjet e 2 dhetorit, i cili si burrat paraqet para gjyqit:

DEKLARATË:

       Unë i nënshkruemi Kol Prela, profesor në Liceun e Shtetit Shkodër, dhe Përfaqsues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuese, përsa i përket të pandehurit Patër Gjon Shllaku, Françeskan nga Shkodra, deklaroj sa ma poshtë vijon:
               P. Gjon Shllakun e kam njoftë për herë të parë në verën e vjetit 1940 kur u ktheva prej Italijet, mbasi mbarova studimet universitare. Qyshë në takimet e para që kam pasë me té kam muejtë me konstatue, se ai ishte nji element anti-italian dhe anti-fashist. Kudo qi kishte rastin dhe mundësinë demaskonte dhe disaprovonte ardhjen e Italisë këtu dhe vëprimet që Italia me trathtarët bante vazhdimisht këtu, në dam të tonë. Në rast konkret dij, se, ai propagandonte kundër njollosjes së Flamurit tonë Kombëtar me fashjot e Liktorit e, kundër artikullit denigrues për Popullin Shqiptar që P. Fulv Cordignano pat botue në revistën “Albania”. Madje, në këtë rasën e fundit nuk u kondenue vetëm me disaprovue por edhe punoi për përpilimin e broshurës: “Cordignano në gjyq përpara botës”, tue gjetë gadi të gjithë bibliografinë, tue përkthye të gjithë copat e autorve gjerman që nëvojiteshin për atë përgjigje. Nuk e vuni emnin në fund mbasi broshura delte n’emnin e grupit të profesorëve të Liceut të Shtetit të Shkodrës e me vue emnin edhe ky, do të dukej se profesorët e nji instituti shqiptar mos të ishin në gjendje me shkrue nji artikull pa kërkue ndihmën edhe jashta rrethit të tyne. Këtë, mund t’a dishmojnë edhe Prof. Mark Ndoja e Prof. Simon Deda, të cilët në këtë kohë janë kenë në kontakt vazhdimisht me të pandehurin.

Këtë qëndrim anifashist ka vazhdue t’a mbajë gjatë gjithë kohës që kam kenë në kontakt me té, d.m.th. deri në qershor 1943, datë në të cilën jam ilegalizue, mbas së cilës nuk kam pasë ma rasë me ra në përpjekje me té derisa asht shlirue Shqipnia.

               Mbas shlirimit dihet prej të gjithve se P. Gjoni, ka dhanë kontribut në lamën që ishte ma i pregaditun d.m.th. në atë të kulturës. Ka ba  konferencën për inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shkodër, në të cilën ka thanë ndër tjera edhe këto fjalë:
               “Asht e para herë që Shqipnia shlirohet me gjakun e bijve të vet. Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të Popullit Shqiptar”.
               Përmbajtjen e kësaj deklarate, jam gadi me e vërtetue edhe para Gjyqit të Popullit, po mos të jemi i nxanun në shkollë me mësime.
V.F.L.P
Deklaruesi
 Shkoder, 14. 02. 1946.   Prof. Kol Prela d.v.

               Shënim (FR): Edhe Prof. Simon Deda në Durrës, mbytet në Sigurim dhe hidhet nga dritarët i vdekun. Mos, ndoshta, edhe Ai kishte pregatitë ndonjë deklaratë si kjo e Prof. Kol Prelës!?... Aspak çudi!...
       E, pra, qé! Me fakte vritën profesorë, filozofë, avoketën, antifashistë, atdhetarë, klerikë, njerëz të thjeshtë, të pastrehë, vritën e vritën pikërisht  ata që me trutë e tyne tue dashtë me i shërbye Atdheut, stërklatën murin e vorrëve të Rëmajit, më 4-mars-1946, sëpse, guxuan e thanë:“Komunistët kanë vorrue Shtetin në gropën e gjakderdhjëve, të grindjëve, të përçarjës, të ngatrresave, të plaçkitjës, të vëllavrasjës dhe spijunlleqëve!...”
      
●Kishte kohë që e kishte thanë At Gjon Shllaku O.F.M.:

               “Tjetër kund njerëzit e idealit nëse i mbysin për së gjalli, i nderojnë për së vdekuni.

Ndër né, ata mbyten dy herë... edhe harrohën!”.

LETËR LETRARE PËR MIKUN TIM, POR QË MUND TË LEXOHET EDHE NGA TË TJERË

Thani Naqo

Të sqaroj, miku im, se ajo foto, ku jam kapardisur në sofatin magjik të vendlindjes, është e pesë viteve të shkuara. Në 25 vite emigrim më kanë firuar 12 kilogram, pra, afërsisht, gjysëm kilogram në vit. Lëkura më është nxirrë e trashur dhe ndodh që më flasin spanjisht, mbasi pandehin se jam meksikan. Më thonë se më janë rralluar flokët në çaçkë, por unë nuk mërzitem,; s'kam si e shoh çaçkën time. Megjithëse i kam lënë të 60-tat, por, nga që jetoj së bashku me prindërit, harroj moshën time dhe përpiqem të jem djalë i mbarë. Të siguroj, miku im, se "huqet xanxare" rinore i mbaj nën fre. Këtë e vërteton ish studentja e ekonomikut dhe, këtë tetor që hyri, i lamë 37 vjet që jetojmë së bashku e në harmoni. Mirëpo, këtu, ku jetoj, që prej 18 vjetësh, fillimisht u mburresha amerikanëve për jetëgjatësinë e martesës time; më shihnin të habitur, sikur të kisha erdhur nga tjetër planet. Xho-ja, suvaxhiu, kur unë iu mburra shqiptarçe "hej, kuleta ime është me dy emra", më kapi për veshi e më tha me ironi: "lum si ti!" Porse, miku im, jeta ime rrjedh normalisht, njëlloj si e burrave ballkanas,martuar me dashuri. Mos u çudit kur të pohoj se deri më sot nuk di si zjehet veza, si lahen pjatat dhe si bëhet pazari, ama punën e përditshme nuk e lë një ditë dhe kafen amerikane e bëj shumë të mirë! Me përjashtim të ndonjë rasti, për shembull, kur unë nuk kombinoj këmishën me pantallonat, ose, kur shkruaj në fcb status - idera "hithrore", ime shoqe më bën vërejtje, edhe zemërohet, por, për hatër të dashurisë, ajo qesh kur ia spegoj se ato, së pari, ia adresoj veten time. Jam i çiltër e dëshiroj të përmirësohem... Por, miku im, siç ta spiegova, lëkura më është trashur e nxirë dhe, kur unë mundohem të bëj sadopak humor, askush nuk e kupton, në zverdhem nga inati apo skuqem nga turpi...Këtë të mirë e ka kur argaset lëkura...Ndonjë nga miqtë e mikeshat e mia përdredh vetullat, kur pohoj se vdiq epoka e njëshave, e dyshave edhe e treshave. Për shembull, jo vetëm në politikë, por edhe në letërsi njësha, dysha e tresha e sot ka me mijra dhe kjo, miku im, nuk është për fajin tim... Në botën anglo-saksone, si unë mendojnë edhe miliona të tjerë, prandaj, mos u habit kur unë pohoj se ne, shqiptarët, nga që jemi mësuar me Njësh e nuk jetojmë dot pa Njësh, sajojmë furka që Njëshit t'ia mbajmë hundën të ngrehur...Mirëpo, sot, në shekullin XXI edhe bufi e di se, Njëshit, po t'ia ngresh hundën me furkë, i duket Shtatë ...Bota ka të papritura, miku im, por ajo nuk është aq e koklavitur dhe e ngatëruar sa na duket...Që kur u shemb kloni në kufi e morëm vesh se qeleshe të bardhë nuk mbajnë vetëm malet shqiptare, por edhe ato të Tibetit, Afganistanit e gjer tek imamët e kardinalët kudo nëpër botë. Ajo, (bota de!), është shumë e thjeshtëzuar, mjafton ta përjetosh...Teto Dabucka, personazhe romanesh, thotë se shumica e shkrimtarëve dhe poetëve janë "bythëverdhë"; nuk e kanë qejf e nuk e përballojnë dot punën e krahut si ata të Shqipërisë ashtu dhe të diasporës. Prandaj të shkruarat u dalin revoltuese e të trishtuara dhe nuk i këndojnë jetës, por vajtojnë veten e tyre për së gjalli...Ajo, mbase nga që kërkon të më marë me të mirë, e unë mos hedh vickëla në fcb, pranoi se, NJËSHIT, po t'ia ngresh hundën me furka, hunda i duket SHTATË. Kështu, tha, më ndodhi edhe mua, por jo me hundën. Nga që dëshiroja të dukem më e re, sepse do shkoja në një ceremoni festive, duke shkulur qimet e vetullave dhe ngrirjen e qerpikëve, që vetullat të më dukeshin më të holla e qerpikët si hala pishe, për pak do kisha verrbuar veten me dorën time dhe pinguinët do më shërbenin gjersa ta dridhja këmbën...Teto Dabucka sot pohoi se deri tani ka njohur vetëm dy shkrimtarë, që e hanë punën e puna nuk i ha; Xheku,(Londoni) dhe një tjetër, që jeton e punon nën saçin e nxehtë të Floridës... Më fal se i rashë ca si gjatë, miku im... Sonte, që ta dish, më kanë futur në listë që të recitoj dy poezi në takimin me poetë e shkrimtarë të Floridës. Mirëpo, ti e di, unë jam i turpshëm, nuk di të recitoj, sepse nuk kam bërë prova në fëmijëri e rini para pasqyrës. Kam dyshim se do më mjegullohen sytë nga sikleti e lotët mallëngjyese për dashurinë universale e do t'i ngatëroj strofat e vargjet...Pavarësisht se nuk besoj shumë tek ai që na shikon nga lart, tani që po të shkruaj, kam parandjenjën e mirë se Perëndia është me mua e do më ndihmojë; nuk do më meret goja e as do pohoj status-idera që nuk duartrokiten...Të siguroj, miku im, se atë, fenomenin e Njëshit që bëhet Shtatë, nuk do ta them. Por, nuk do pohoj edhe se poezinë lirike të shekullit që jemi e përfytyroj herë si nuse e veshur me fustan të bardhë, e herë si dhëndër i prapë, që shkel pellgashet ku është shumuar hëna...Të përshëndes nga larg, miku im, bromp! shëndet e mbarësi! (P.s.Këtu, në Florida, moti u freskua dhe në mot të tillë unë ngre dollira me raki shqiptare, por edhe me verë të kuqe Kalifornie. Është verë nga rrushi që e shtypin me këmbë të zbathura e ngritur fustanet mbi gjunjë, jo një apo shtatë, por njëmijë shtojzovalle kaliforniane!...Miku juaj, Thani.




(Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.



Botimet


Tregime e novela:

Shtëpia e përgjumur - 1977

Kabina e kuqe - 1985

Vatra njerëzore - 1987

Skenar i filmit artistik:

"Përsëri pranverë"

Roman "Përgjumje iluzionesh" - 2006

Libra me poezi:

Fate paralele - 2007

Çapkënët e mëhallave të botës - 2008

Simfonitë e stinëve - 2009

Etj.)

E vërteta e fotos që ‘uli’ tensionet Shqipëri-Serbi

E vërteta e fotos që ‘uli’ tensionet Shqipëri-Serbi
E vërteta e fotos që ‘uli’ tensionet Shqipëri-Serbi


Këto foto nisën të qarkullojnë pak përpara ndeshjes, por edhe pas saj, si për të ulur tensionet e përballjes në futboll mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në foto duket serbja Sanela Dejan dhe shqiptarja Atalanta Kërçiku.

Në fakt fotoja është bërë në qershor të këtij viti në Bullgari.

Të dy bukuroshet po konkurronin për Miss dhe Mister Grand Univers, ku secila përfaqësonte vendin e saj.

Atë ditë po shëtisnin bashkë me grpin në Plovdiv të Bullgarisë.

Sipas Blic, fotot i ka bërë Aleksandër Raikov.



Duke folur për Blic, Aleksandër thotë se të dyja u bënë të pandashme.

Është interesant fakti se Atalanta është nga Elbasani, ku u zhvillua edhe ndeshja.

Shqiptarja studion arkitekturë në Tiranë dhe Sanela jeton në Novi Sad.

Vajzat nuk e kanë ndërprerë miqësinë dhe Atalanta e ka vizituar Sanelën edhe në Serbi./mapo.al

Turp për Qeverin e Edvin Kristaq Ramës që mban "Ballist"-in në burg....


Ismail Morina apo i njohur ndryshe si Ballisti eshte nje personazh shume i dashur per Shqiptare. Njeriu qe mbi Beograd leshoi flamurin e Shqiperise Madhe me dy baballaret e Kombit Shqiptar Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe poshte shkruar AUTOCHTHONOUS qe ne Shqip do te thote Autokton i lindur ne kete toke. Leshimi i dronit ishte nje kunderpergjigje e paster kunder presionit Serb qe bente presion se do te arrestonte cdo Shqiptar qe do te mbante simbole Shqiptare. Gjate ndeshjes Tifozet Serbe leshuan kore Vdekje Shqiptareve, Vdekje Shqiptareve shfaqja e dronit ka tronditur te gjithe stadiumin dhe te shokonte Serbine, Futbollistet Serb kane ulur ne toke dronin dhe kane tentuar te perdhosin simbolet e Shqiperise por heronjt Shqiptare e kane mbrojtur me dinjitet dhe nder simbolet Shqiptare duke u perleshur me futbollistet Serb dhe tifozet Serbe. Pas kesaj ngjarje ne Tirane, Shkoder, Durres, Kukes, Fier, Prishtine, Gjakove, Prizeren, Shkup, Tetove dhe ne te gjithe vendet ku folet Shqip ka filluar festa per bombardimin e Beogradit nga Ismail Morina. Pas shfaqjes se dronit shume persona tentuan te marrin medaljen e leshimit te dronit por faktet flisnin vetem per Ballistin ai e kishte paralajmeruar sulmin ndaj Beogradit dy muaj perpara se droni te fluturonte mbi Beograd, gjithashtu ai po ate dite kishte publikuar nje video gjate pergatitjeve qe kishte bere per leshimin e dronit. Me pas fakte nje pas nje vertetuan se ai eshte autori i vepres madheshtore qe cmendi gjithe Serbine dhe ne Shqiperia shpertheu ne feste. Ne ndeshjen kunder Sllovenise e luajtur ne vitin 2013 Ballisti u ngjit ne rrjete per ti dhene zemer Kombetares Shqiptare ne nje lartesi te konsiderueshme sa beri edhe mediat te flasin per cmendurine tij, gjithashtu ne ndeshjen Itali - Shqiperi ne vendin ku Serbet 4 vite me pare kishin djegur Flamurin Shqiptar, Ballisti u ngjit aty per te ngritur flamurin Shqiptar me nje mbishkrim I'm back haters, stronger than ever Jam kthyer urrejtes, Me i forte se kurre.

Ne fund te vitit kur shume media perzgjodhen personazhine vitit ndermjet votimit Ismail Ballist Morina dominoi votimet duke u shpallur personazh i vitit ne Shqiperi.


Kjo intervistë u mor në prag të ndeshjes – po e botojmë për të parë prononcimin për Morinën



ELBASAN- Gazetari i “New York Times” James Montague, i cili intervistoi Ballist Morinën disa ditë më parë arrestimit, ndodhet në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, për të ndjekur nga aty ndeshjen Shqipëri-Serbi. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, ai ka rrëfyer përshtypjet e tij për takimin me Ismail Morinën, si dhe ka shprehur mendimet e tij për masat e sigurisë.

Duke u ndalur tek takimi me Ballist Morinën, gazetari i “New York Times” tha se ai iu duke një djalë karizmatik, miqësor dhe i sinqertë. Montague tha se fakti që Morina kërcënohej në rrjetet sociale nga persona të ndryshëm, e ka detyruar atë që të mbante një armë me vete.

Cila është përshtypja juaj për atmosferën në Elbasan?


Njerëzit janë mjaft miqësore. Atmosfera është mjaft e gjallë. Ka një prani të lartë të policisë. Ismail Morina është personi që akuzohet se ka ngritur flamurin në Beograd.

Ju jeni takuar me të disa ditë më parë, cili është impresioni juaj për të dhe atë që ai bëri në Beograd?


Serbët do të ndihen të lumtur që ka një siguri kaq të latë në Elbasan gjatë ditës së sotme. Në fakt rreth flamurit të ngritur në Beograd janë shkuar mjaft artikuj, Unë e kam intervistuar Ismail Morinën madje kam edhe me të. Ai është një djalë normal me një skenar të jashtëzakonshëm. Është karizmatik, miqësor i sinqertë, flet hapur dhe është i besueshëm. Në fakt kur unë e kam takuar atë ka patur mjaft persona që e kanë kërcënuar atë nëpërmjet rrjeteve sociale, e kanë kërcënuar me foto të ndryshme. Mund të them se ai është gjithë kohën nën presion.

Po për armën që ju tregoi?


Policia e arrestoi atë për këtë gjë. S’është ndonjë gjë e çuditshme që dikush të mbajë një armë. Pasi kjo gjë ndodh shpesh. Mund të duket diçka normale kur ti je nën kërcënim të mbash një armë. Kjo ka ndodhur edhe me Ismail Morinën.






ballist morina


 Do doja të isha përballë një trupi gjykues serb që të mbroja dinjitetin e krenarinë e shqiptarëve. Por, fati deshi që unë të jem përballë një gjykatësi shqiptar dhe më duhet të mbroj dinjitetin tim. Kurrë në jetë s’kam pasur e s’do kem probleme me shqiptarët. Do të rris me çdo mundësi dy fëmijë patriotë shqiptarë. Vendimin tuaj, cilido qoftë, do ta respektoj…”. Me këto fjalë, Ismail (Ballist) Morina iu drejtua nga kafazi i hekurt gjykatësit Julian Haxhiu. Njeriu që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, theksoi faktin ndihej i keqardhur për situatën e krijuar dhe mbante përgjegjësitë e tij, por kurrsesi nuk kërkonte mëshirë, pasi për të mbi çdo gjë tjetër vlen krenaria dhe personaliteti i tij. Morina mbërriti i veshur me një bluzë të kuqe me simbolet kombëtare, që nuk u lejua ta mbante në sallë. Mësohet se Ismail Morina është lejuar ta ndjekë ndeshjen në qeli.


Ngjarja sipas prokurorisë

Prokurori Gjergji Tako, që në krye të herës foli për detajet e arrestimit të Ismail Morinës, duke pohuar se “njeriu i dronit” është “spiunuar” nga një njeri i panjohur. Ai zbuloi se policia është vënë në lëvizje, pas një informacioni konfidencial, ku personi rrëfente se me një makinë “Land Rover” lëvizte një person i armatosur.





“Në datën 07.10.2015 patrullat e përgjithshme të komisariatit të policisë nr.1 kanë marrë informacion nga salla operative se një automjet me targë me shenja fillestare AA xxx kishte brenda njerëz të armatosur. Në orën 00:30 një patrullë ka konstatuar automjetin përballë një subjekti të quajtur ‘L…L’. Patrulla ka ndaluar dhe ka vërejtur se në timon gjendej një shtetas. Në makinë ndodheshin dhe tre persona të tjerë. Nga intervistimi rezultoi se në timon gjendej shtetasi Ismail Morina. Nga krahu i drejtuesit quhet Marin Rexha, ndërsa dy të tjerët rezultoi se quheshin Denis Balla dhe Erjon Bahushi.

Image result for ismail morina

Patrulla vijoi kontrollin dhe rezultoi se Ismail Morina kishte në xhepin e përparmë të majtë të pantallonave një armë zjarri të markës ‘Zastava’, në krehrin e kësaj arme gjendeshin gjashtë fishekë. Në trupin e tre personave të tjerë nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm.

Image result for ismail morina

 Në ambientet e komisariatit nr.1 vijoi kontrolli, ku poshtë sediljes së drejtuesit u konstatua një pistoletë tjetër e markës ‘TT’ me ngjyrë të zezë. Në dyshemenë e automjetit u gjend një gëzhojë ngjyrë bronzi. Në brendësi të kroskotit u gjend një kuti kartoni me 30 copë fishekë.

Image result for ismail morina

 I dyshuari Ismail Morina shpjegoi se armët që iu gjendën në automjet i posedonte ai dhe i mbante për vetëmbrojtje. Ai shpjegon se armën ‘TT’ e kishte gjetur në fshatin e tij në Kukës, ndërsa pistoletën ia kishte dhënë një shtetas kosovar”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Në makinë, u gjet gjithashtu edhe një parullë në gjuhë të huaj me kuptimin “Unë jam shqiptar”. Për sa më sipër, prokurori kërkoi masën e arrestit me burg për Morinën.

Argumentet e avokatit

Avokati i Ballistit deklaroi dje në gjyq se ai ka kërkuar mbrojtje nga shteti, por nuk ka arritur ta marrë atë. Sipas Ardian Vishës, nga të dhënat rezulton se Ismail Morina, mbahej nën vëzhgim nga policia dhe nuk është arrestuar mbi bazën e një informacioni konfidencial.
Image result for ismail morina


Së dyti, duke dorëzuar një faqe të gazetës prestigjioze “The New York Times”, evidentoi faktin se është vetë Ismail Morina, që duke folur për këtë gazetë, i ka rrëfyer gazetarit se mban armë me vete, për shkak se ndihet i rrezikuar, madje i ka treguar edhe armën. Në vijim, avokati nguli këmbë se rasti i Ballist Morinës duhet trajtuar si i veçantë.


“Rasti në fjalë duhet të trajtohet si i veçantë, në një gjuhë tjetër do të duhet të ishte quajtur ‘sui generis’ kazuz, sepse i tillë është.



 Shtetasi që unë mbroj, prej kohësh për të mirë apo për të keq, është bërë sa objekti i një dashurie, simpatie, vlerësimi emocional patriotik, po aq dhe target i një urrejtje dhe pse jo edhe në rrezikun e jetës së tij për shkak të veprimit të 14 tetorit të një viti më parë në Beograd.


Mbi këtë fakt të njohur botërisht, rreziku i jetës dhe ndryshimi i kushteve të saj për Ismail Morinën, ka bërë që ai të mbajë dy armët që mbante me vete”, tha mbrojtësi Visha. Avokati theksoi më tej se gjatë bisedave që ka pasur me Ismail Morinën, ai i ka pohuar se ka kërkuar mbrojtje për jetën, por nuk i është ofruar

*********

Ekskluzive: Rrëfen ballisti Ismail Morina, si u përgatita për të ngritur flamurin në Beograd?! (VIDEO)


Ekskluzive: Rrëfen ballisti Ismail Morina, si u përgatita për të ngritur flamurin në Beograd?! 

Ismail Morina, i njohur tashmë si Ballist Morina, me shumë gjasë është shqiptari që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit. Videos së tij (lapsi.al e boton më poshtë) i është shtuar tashmë edhe një raport i gazetës serbe Kurir, e cila ka hetuar mbi djaloshin shqiptar. Në shumë pjesë, raportimi i Kuriri përputhet me rrëfimin, që një mik i Morinës.

Morina, siç dëshmohet edhe nga video që ai ka postuar dy muaj përpara ndeshjes, më 13 gusht, duket se e ka menduar me kohë gjetjen e tij, që më pas do të merrte nga të gjithë epitetin gjeniale. Dhe me siguri që ka patur një plan për të vënë në jetë lojën e tij me dronin që i çmendi mbi 30 mijë serbët në stadium.
32 vjeçari ka hyrë në Serbi tre ditë përpara ndeshjes për të zhdukur çdo dyshim që mund ta lidhte atë me mbrëmjen e 14 tetorit. Më 11 tetor, ai ka kaluar kufirin tokësor me një makinë me targa italiane. Sipas dëshmisë që lapsi.al ka siguruar, Ismail Morina jetonte në Itali dhe me kartën italiane të identitetit ai është regjistruar në një hotel modest në Beograd, jo shumë larg nga stadiumi ku do të zhvillohej ndeshja e futbollit.

Morina ne Milano. Ai hyri ne Serbi me nje makine me targa italiane dhe u regjistrua ne hotel me nje karte identiteti italiane

Përgjatë dy ditëve, Morina ka patur mundësi të vëzhgojë mundësitë për të vënë në jetë idenë e tij “të çmendur”: në një stadium ku nuk u lejuan as tifozët dhe as simbolet e kombëtares shqiptare ai të ngrinte një flamur të Shqipëri Etnike.

Ka disa variante për vendin të cilin ai zgjodhi për të ngritur dhe për të komanduar në largësi dronin historik. Për shkak se nuk ka ende një dëshmi të dorës së parë nga vetë protagonisti, lapsi.al po i referohet në këtë shkrim, një miku të Morinës nga Kosova, i cili thotë se versioni i tij është më pranë të vërtetës. Ai rrëfen se objekti që zgjodhi Morina, ishte një kishë jo shumë larg stadiumit të Partizanit. Morina shkoi atje gjatë ditës së 14 tetorit dhe e ka fshehur dronin në një vend nga ku e kishte të lehtë ta nxirrte në mbrëmje. Ai vetë ka qëndruar i fshehur për orë të tëra pranë kishës duke pritur të binte mbrëmja dhe të fillonte ndeshja.

Kur në stadiumin e Partizanin ushtonin thirrjet “vrite shqiptarin”, Morina është afruar në vendin ku kish fshehur dronin, e ka nxjerrë atë dhe është ngjitur në kulmin e kishës, nga ku ka komanduar më pas fluturimin e dronin. Ngjitja nuk ka qenë e lehtë, pasi atij i është dashur të mbajë dronin, flamurin dhe telekomandën, por ia ka dalë. Sipas gazetës Kurir, e cila pretendon se ka investiguar mbi Morinën, ai merret kryesisht me alpinizëm dhe ngjitje të vështira, kështu që ia ka dalë më së miri të realizojë objektivin e tij. Dhe se sa miri ia doli, kjo u pa nga miliona sy në të gjithë botën, duke u vendosur në qendër të opinionit me gjetjen e tij.

Sigurisht që një ide e tillë mund të jetë menduar nga Morina edhe si thjesht një lojë për të çmendur ultranacionalistët serbë, por ajo që ndodhi më pas i kaloi kufijtë e provokimit paqësor. Çka rodhi më pas ishte një valë sulmesh nga zyrtarët, mediat dhe publiku serb kundrejt shqiptarëve dhe një ndjenjë krenarie e shqiptarëve për sfidën e madhe në zemër të Beogradit.

Ismail Morina do ta ketë kuptuar këtë rreth një orë më vonë, kur ndeshja u ndërpre dhe stadiumi u rrethua nga mijëra forca policore. Sipas të njëjtit burim, ai është larguar menjëherë nga Serbia nëpërmjet kufirit me Kosovën, ku policëve të tronditur nga ngjarja nuk u ka ngjallur asnjë dyshim. Të obseduar nga ideja se flamuri ishte vepër e ndonjë grupi të sofistikuar (RTV serb ndërkohë transmetonte lajmin se pas ngjarjes qëndronte vëllai i kryeministrit shqiptar) ata as që kanë menduar se 32 vjeçari me pamje modeste ishte autori i talljes publike me ta në mes të Beogradit. Tani, sipas gazetës Kurir, autoritetet serbe i kanë kërkuar Interpolit t’u vi në ndihmë për të gjetur shqiptarin e krisur.

“Ballist” Morina me Leka Zogun dhe kryetarin e Legalitetit, Sulejman Gjana dy dite pas ngjarjes ne Beograd
Historia e “Ballist” Morinës mbyllet këtu. Nuk dihet nëse ai qëndroi në Kosovë, kaloi në Shëipëri apo u kthye në Itali. Ashtu siç nuk dihet me siguri nëse kjo histori do të vërtetohet ndonjëherë zyrtarisht apo ngritja e flamurit në Beograd do të mbetet pa një autor të njohur, për të marrë trajtat e një akti të të gjithë shqiptarëve. Që tani droni i krisur i 14 tetorit po shndërrohet çdo ditë në legjendën e ngritjes së flamurit të Shqipërisë Etnike në zemër të Serbisë.

«New York Times»NYT, Ending an Albania-Serbia Game and Inciting a Riot, With a Joystick, By JAMES MONTAGUE, OCT. 7, 2015


New York Times sjell në vigjilje të ndeshjes futbollistike Shqipëri – Serbi një portret të autorit të dronit aq të përfolur nga ndeshja në Beograd.
Pasi kishte investuar mijëra dollarë dhe qindra orë pune duke planifikuar momentin e tij, Ismail Morina e mori vesh se kishte bërë një gabim fillestar. Ishte ora 9:25 e mbrëmjes më 14 tetor të vitit të kaluar dhe Morina, një 33-vjeçar, drejtues vinçi, po qëndronte në njërën prej kullave të Kishës së Shenjtë të Engjëllit Gabriel në Beograd, kryeqytet i Serbisë.
Prej aty, ai mund të shihte si në shuplakë të dorës Stadiumin e Partizanit, ku ekipet e futbollit të Sebrisë dhe Shqipërisë po luanin një ndeshje kualifikuese plot tensione për Kampionatin Evropian, France 2016. Ende nuk ishin shkundur rrjetat e asnjërës portë kur po përfundonte pjesa e parë.

10-10-2015 11-07-32
Morina kishte në duar në komandën kontrolli të një droni me katër fluturake, që atëherë po fluturonte sipër stadiumit, duke bartur me vete një flamur që kishte shqiponjën dykrenore shqiptare. Flamuri do të nxiste trazira, një incident diplomatik ndërmjet dy vendeve të Ballkanit, dhe do të bëhej kryelajm anembanë botës.
Por kishte vetëm një problem: Morina nuk i dallonte skuadra në fushë.
«Serbia ishte veshur me fanella të kuqe dhe Shqipëria më të bardha», ka thënë ai. «Kisha menduar se do të ishte krejtësisht ndryshe!»
Derisa droni po fluturonte sipër kokës së lojtarëve në fushë, zyrtarët dhe shikuesit shikonin të hutuar kah qielli. «Më kujtohet se çfarë qetësie mbretëronte», kujton Morina. «Dhe pastaj ata panë shqiponjën e zezë……»
Problemi i Morinës ishte se e kishte fluturuar shumë ult dronin afër një lojtari të veshur me të kuqe. Mbrojtësi serb, Stefan Mitroviq ishte ai që rrëmbeu flamurin dhe e tërhoqi pajisjen për toke. «Nuk e mora vesh se nuk ishte lojtar shqiptar derisa nuk u bë tepër vonë», ka thënë Morina.
Derisa lojtarët e Shqipërisë dhe Serbisë po luftonin për ta marrë flamurin, ultrasit dhe shikuesit e tjerë serbë vërshuan fushën, dhe një mori gjësendesh të forta erdhën prej tribunave në drejtim të lojtarëve shqiptarë. Shqiptarët u larguan te tuneli, pastaj edhe zyrtarët e ndeshjes dhe ndeshja u ndërpre.
Ishin përfolur teori konspiracioni për identitetin e pilotit. Në fillim në Sebri ishte raportuar se piloti ishte vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Policia serbe kishte kontrolluar dhomat e zhveshjes të ekipit shqiptar, duke kërkuar dëshmi, por dolën duarthatë. Në fakt, në atë kohë piloti i dronit po ecte në rrugicat e errëta të Beogradit. PO fshihej prej policisë derisa po largohej.
Komanda kishte ngelur në dyshemenë e kullës së kishës.
Atmosfera ishte e tensionuar. Qeveria serbe konsideroi provokim dronin dhe flamurin shqiptar. «Nëse dikush nga Serbia do të valonte një flamur të Serbisë së Madhe në Tiranë ose në Prishtinë, do të bëhej menjëherë pjesë e agjendës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara», pati deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq për të përditshmen serbe, «Blic».
UEFA, qeveria evropiane e futbollit, në fillim vendosi se ishte Shqipëria që kishte braktisur ndeshjen, por Gjykata Arbitrazhit Sportiv, përmbysi gjendjen me vendimin e korrikut, duke i dhënë Shqipërisë tri pikë në tryezë, e duke ia hequr tri pikë Serbisë për dështim të kontrollimit të turmës.
Sanksionet ia pamundësuan Serbisë edhe ato pak shpresa për kualifikim për turnamentin e vitit të ardhshëm. Por të enjten, Shqipëria dhe Serbia do të takohen edhe njëherë në qytetin qendror të Shqipërisë, Elbasan. Edhe pothuajse një vit më vonë, incidenti i dronit – dhe Morina – vazhdojnë të jenë tema kryesore e ditës.
Rrënjët e kësaj pune ishin hedhur më 2010, ka thënë Morina. Ai kishte mbaruar orarin e punës në një kran në Milano, ku kishte gjashtë vjet që kishte jetuar me gruan italiane dhe dy fëmijët e tyre. Kur erdhi në shtëpi nga puna dhe lëshoi televizorin, ai pa Italinë duke luajtur kundër Serbisë në një ndeshje kualifikuese për Evropianin e vitit 2012. ndeshja ishte ndërprerë pas vetëm shtatë minutash për shkak të dhunës së tifozëve, por në gjithë këtë hallakame, dy tifozë serbë me maska kishin kaluar rrethojën dhe kishin dalë në fushë duke djegur flamurin shqiptar.
«Nuk mund të besoja», thekson Morina. «Nëse do të shkoja të bëja një dush, nuk do ta kisha parë. Por ja që nuk bëra dush».
UEFA zakonisht i ndan ekipet që kanë probleme politike. Armenia dhe Azerbajxhani ndahen gjatë kualifikimeve për turne për shkak të çështjes së pazgjidhur për konfliktin për rajonin Nagorno-Karabakh. Ekipet ruse dhe ato ukrainase janë ndarë gjatë kualifikimeve për LIgën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës. Megjithatë, kur ishte tërhequr shorti në shkurtin e vitit të kaluar për kualifikimet e Evropianit, UEFA lejoi Shqipërinë dhe Serbinë të ishin në të njëjtin grup për shkak se, qysh ka thënë një zyrtar i UEFA-s, nuk ishin drejtpërdrejt në luftë.
(Një numër i madh shqiptarësh autoktonë jetojnë anembanë Ballkanit, kryesisht në Kosovë, ku Serbia kishte provuar të shtype një kryengritje më 1999. Kosova shpalli Pavarësinë më 2008, por Serbia ende nuk e ka njohur si shtet.)
Kur Morina pa shortin për kualifikime dhe mori vesh se ndeshja e parë do të luhej në Beograd, ai e dnau mendje se ky ishte rasti «i përsosur» për të. Pasi pa një fluturake në një dyqan në Milano, bleu disa dish derisa u mësua t’i komandonte mirë. Një e kishte shkatërruar gjatë procesit të ushtrimeve.
«U mësova shumë shpejt me të, sepse më është dukur si puna ime e drejtimit të kranit. Isha mësuar me dorëzat komanduese», ka thënë ai.
NJë udhëtim për ta njohur terrenin i kishte shkuar huq në Beograd, për shkak se kishte besuar – gabimisht – se loja do të luhej në stadiumin «Marakana», shtëpi e Yllit të Kuq të Beogradit. Kur e pa se gaboi, Morina përdori “Google Maps” për të lokalizuar gjashtë zona ku do të mund të kishte pamje të qartë. Në fund vendosi të përdorte kullën e kishës që ndodhej matanë rrugës së stadiumit të Partizanit.
«Ishte punë e lehtë», thekson ai. «Qetësi, me një park përreth. Nuk kishte njeri që do të më ndalte».
Pasi ia kishin rrëmbyer dronin në ajër, Morina u largua në këmbë, duke u munduar të mbërrinte te makina që e kishte parkuar rreth një kilometër larg. Kur kishte parë dy policë, ishte shtrirë në një makinë të parkuar dhe priti derisa kaluan. Shumë shpejt kishte dalë me makinë në autostradë dhe pas disa orësh kishte hyrë sigurt në Kosovë.
«Ende mendoja se kisha dështuar në këtë pikë», ka thënë ai. «Pastaj pranova një thirrje telefonike nga një mik në Itali. Ai më tha: Njeri, ‹Je bërë i famshëm›».
Misioni i Morinës, thekson ai, ishte që të dërgonte një mesazh. Banderola kishte shqiponjën dykrenore, një hartë të Shqipërisë së Madhe – një koncept nacionalist që gjithashtu përfshin terrori në Maqedoni, Greqi dhe Serbi 0 dhe datën shpalljes së pavarësisë së shqiptarëve prej osmanëve më 1912. Poshtë ishte fjala «Autochthonous», një fjalë angaleze që ka kuptimin banorë vendas.
«Jam patriot, jo nacionalist dhe desha t’u thosha serbëve se janë shqiptarët autoktonë në Ballkan», ka deklaruar ai javën e kaluar në një kafene në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. «Nuk kam dashur t’iu them serbëve se nuk mund të jetoni këtu», ka shtuar ai. «Por duhet ta respektojnë flamurin tonë».
Në Shqipëri, droni e ka bërë hero kombëtar Ismail Morinën. Në një prej ditëve të fundit, nxënës, studentë, qytetarë, madje edhe policë fotografohen me të. Veprimet e tij ende diskutohen nëpër emisionet televizive shqiptare, megjithëse nuk është se të gjithë pajtohen me të. «Një analist ka thënë njëherë në televizor se isha dërguar nga ISIS-i, sepse flamuri ishte i zi, dhe se isha paguar prej shërbimit sekret serb!»
Ndeshja e së enjtes mund të jetë moment historik. Shqipëria tashmë ka siguruar vendin e tretë që dërgon në barazh, por mund të sigurojë një vend në Evropianin e ardhshëm nëse mposhtë Serbinë. Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë thirrje Morinës që të mos futet në stadium, meqë UEFA e konsideron ndeshje me shkallë të lartë rreziku. Aty do të marrin pjesë vetëm rreth 70 studentë serbë.
Por edhe pas ndeshjes, jeta nuk do të jetë e njëjtë për Morinën. Ai tani është kthyer në Shqipëri për të qëndruar përherë, duke u larguar nga Italia vetëm tri ditë pas incidentit, «sepse njerëzit e dinin se ku jetoja unë dhe familja ime».
Ai ka dëgjuar për shumë kërcënime në internet dhe ka dëgjuar rrëfime se do jepet shpërblim për kapjen e tij. «Nuk shqetësohem prej shtetit serb, por prej grupeve ekstremiste», ka thënë ai.
Ka treguar një armë që e ka blerë së fundi. Thotë se e mban vazhdimisht me vete, të mbushur përherë. Është «Zastava». Prodhuar në Serbi.
Disa ditë më vonë, Morina ishte duke parë mesazhet e tij private në Facebook në një restaurant jashtëTiranës. Kishte plot kërcënime. Një fotot, e dërguar nga një serb, që pretendonte se ishte ish-pjestar i forcave speciale, që shfaqej me një arsenal armësh dhe thikash.
“Ndoshta po i dërgoj edhe unë një foto të Zastavës time”, bëri shaka Morina, shumë i prokupuar.
Në orët e para të mëngjezit, Morina u arrestua. Policia referoi sekuestrim të pistoletës pa leje dhe 30 bileta për ndeshjen e së enjtes. Më e rëndësishmja ishte, se Morina nuk kishte leje për të mbajtur pistoletën. Dhe nuk ka gjasa që t’i lejohet edhe shikimi i ndeshpes nga ektrani i televizorit. («New York Times»)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...