Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/11

SKANDALOZE : UJI I LIQENIT TË BATLLAVËS I NDOTUR NGA MBETURINAT

Map of batlava lake kosovo
Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Menjëherë te penda është një si central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit). Uji më i mirë është nga mesi. Në vitin 2008 uji është shterrur për 19 metra. Ishte situatë e rrezikshme. Uji nga ajo centralja, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal. Atë e ruan KFOR-i. Aty hin në pastrim, klorim dhe qon ujin në dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të, Lipjani, etj) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë. Në një vit ujësjellësi na liqeni nxjerr 34 milion tonë ujë. Batllava ka sipërfaqe 3,29 km².  42.825833° Veri 21.306944° Lindje








Liqeni i Batllavës edhe pse shfrytëzohet për ujë të pijshëm dhe po ashtu për frekuentimin e qytetarëve kryesisht gjatë sezonit verorë, ai është mjaftë i papastër.

Kjo ndotje vije si pasojë e mbeturinave të shumta që gjinden brenda dhe rreth saj ku janë të grumbulluar mbeturina të shumta, madje aty mund të shohësh se ka edhe një deponi të krijuar afër një kontejneri.

Por, përveç mbeturinave, këtë ujë e ndotin edhe hotelet dhe shtëpitë të cilat ndodhën pranë liqenit të Batllavës, të cilat i derdhin të gjitha ujërat e përpunuara në liqen,përmes gypave të kanalizimeve që i kanë vendosur vet aty.

Një gjë e tillë është e ditur edhe nga vet Komuna e cila thotë se në këtë liqen derdhen ujërat jo vetëm të shtëpive dhe hotelerive që ndodhen aty pranë, por edhe i gjithë fshati Orllan dhe fshatrat e tjera përreth tij, të cilët nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit.
Zëdhënësi i kësaj komune, Nazmi Elezi, ka thënë për KosovaPress, se komuna e Podujevës është e vetëdijshme për këtë gjë, por, se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të krijuar një sistem të tillë të kanalizimit, për këtë arsye ata nuk kanë çfarë të bëjnë.


Sipas tij, ata kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës, duke shtuar se kanë marrë premtime prej tyre që do të bëhet një realizim i tillë, edhe pse nuk dihet se kur.

“Komuna është e vetëdijshme se në liqenin e Batllavës derdhen ujëra të zeza, sepse fshati Orllan dhe disa fshatra përreth nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit. Mirëpo, rrjeti i kanalizimit për këto fshatra është një projekt shumë i kushtueshëm, të cilën Komuna e Podujevës buxhetin çfarë e ka nuk mund ta përballoj. Ai konsiderohet se kushton diku mbi 1 milion euro, mirëpo ne kemi marrë premtime edhe nga Qeveria se ata do të merren me këtë çështje dhe do të realizohet me ndihmën e tyre. besojmë se së shpejti edhe fshati Orllan edhe objekti përreth liqenit do të kyçen në rrjetin e kanalizimit, i cili do të jetë edhe për fshatrat tjerë përreth”, tha Elezi.

E shefja e sektorit të ujit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Burbuqe Nushi-Latifi, siguron qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky liqen, se ai ujë është brenda standardeve të parapara dhe se analizat e këtij uji bëhen çdo ditë.


Mirëpo, sipas saj, për shkak të ndotjeve të shumta, ekziston mundësia e kontaminimit të ujit dhe për këtë arsye ata zakonisht kanë probleme ku ka shira të mëdha ose kur ka rritje rapide të liqenit.
“Për vet faktin se liqeni i Batllavës është resurs për ujin e pijshëm,ai përpunohet në fabrikën në Shajkovc dhe pastaj ju serohet qytetarëve si ujë i pijshëm. Nëse i referohemi analizave që instituti i bënë në bazë ditore nga zona e furnizimit të liqenit të Batllavës, ku i referohemi 3/4 të qytetit të Prishtinës, komunës së Podujevës dhe fshatrave përreth, analizat japi n të dhënat se ky ujë është brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativë që është në fuqi. Do të thotë është brenda standardeve dhe qytetarët pinë ujë të sigurt. Mirëpo kur analizohet resursi i ujit siç është rasti te liqeni i Batllavës atëherë gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut të kontaminimit, mundësisë të ndotjes së këtij uji që është burim për ujë të pijshëm, për vet faktin se rreth liqenit të Batllavës ka një mori institucione hoteliere të cilat komplet ujërat e zeza, të ndotura i hedhin në liqen”, tha Nushi-Latifi.




Edhe ajo tha se zgjidhja e vetme, apo rekomandimi kryesorë është të bëhet sistemi i rrjetit të kanalizimit të fshatrave përreth liqenit të Batllavës.

KosovaPress ka tentuar të flas edhe me Qeverinë e Kosovës, për të mësuar nëse një projekt i tillë është i gatshëm të bëhet, mirëpo, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundshme.

Kështu që, deri sa Qeveria të merr ndonjë hap në këtë drejtim, këto fshatra do vazhdojnë të derdhin ujërat e zeza në ujin e liqenit të Batllavës.


E sa i përket mbeturinave të shumta, Elezi thotë se ata gjatë sezonit të verës kanë dy punëtorë sezonal të cilët kujdesën që t’i largojnë mbeturinat përreth këtij liqeni. Ndërsa, kompania e cila ka qenë e kontraktuar tani më i është ndërprerë kontrata dhe ata kryejnë vetëm bartjen e grumbujve të bërllokut.
“Sa i përket pastërtisë në hapësirat përreth liqenit të Batllavës, Komuna e Podujevës vitin e kaluar ka bërë një kontratë në bazë të një vendimit të Kuvendit komunal me kompaninë e pastrimit për mirëmbajtjen e hapësirave përreth liqenit,dhe ajo kontratë ka skaduar në fund të korrikut, ndërsa nga fillimi i gushtit të këtij viti komuna ka angazhuar dy punëtor ë sezonal për mirëmbajtje të këtyre hapësirave dhe mendojmë se ata dy punëtorët janë duke e kryer punën e tyre. Në të njëjtën kohë kompania “Pastrimi” vazhdon të jetë përgjegjëse për bartjen e mbeturinave të grumbulluar nëpër kontejner dhe në vendet e caktuara. Do të thotë komuna aktualisht ka marrë përgjegjësi dhe përsipër që t’i grumbulloj mbeturinat që i hedhin qytetarët”, ka shtuar Elezi.

Mirëpo, në anën tjetër, siç duket këta punëtorë nuk po e kryejnë siç duhet punën e tyre, për shkak se në këtë liqen mund të shohësh gjithandej papastërti.

Përveç tyre, brenda liqenit të Batllavës janë të vendosur edhe disa motor, të cilët shpërbejnë për nxjerrjen e ujit nga shtëpitë dhe hoteleritë, të cilat po të jenë elektrik mund të rrezikojnë jetën e atyre që futen brenda në ujë.

Për këtë çështje, komuna e Podujevës, nuk është shumë në dijeni, duke thënë vetëm se qytetarët atje nuk e kanë të ndaluar të marrin ujë në këtë mënyrë nga ky liqen. Sipas tyre, të ndalur e kanë vetëm keqpërdorimin e ujit të pijshëm pas përpunimit.

Ndërsa, KosovaPress për këtë çështje ka kontaktuar edhe me Departamentin për Siguri në Ministrinë e Punëve të Brendshme,mirëpo përmes një emaili kanë thënë se ata nuk kanë ndërmarr asnjë aktivitet sepse, sipas tyre, ky shqetësim nuk është ngritur asnjëherë nga qytetaret në forumet e sigurisë. Sipas tyre, në momentin që ngritët ky shqetësim, ata do shikojnë mundësinë e angazhimit na bashkëveprim me institucionet tjera te cilat menaxhojnë ujerat dhe liqenet.


***********

Liqeni i Batllavës ruhet me polici, frikë nga shpërthimi i pendës 
Autori: Lajmi.net.TVLajmeNacionale16:24, 14 July 2015
Liqeni i Batllaves
Liqeni i Batllaves
Pas arrestimit të pesë personave të dyshuar për akte terroriste në afërsi të liqenit të Badocit, policia ka rritur masat e sigurisë, te liqenet artificiale, duke përfshirë edhe atë të Batllavës. Banorët përreth kanë frikë se dikush mund të shpërthej pendat. Ndërsa ekspertët thonë se nëse kjo do të ndodhte, atëherë uji do të vërshonte gjithë Rrafshin e Kosovës.

Vizitorët janë pakësuar, ndërsa përveç nga helmimi i mundshme i ujit, banorët përreth kanë frikë edhe nga ndonjë shpërthim. Ekspertë thonë se nëse do ndodhte kjo, uji nga këto dy liqene do e merrte tërë Rrafshin e Kosovës.
me pak vizitore ne Batllave

Sigurimi dhe forcat e policisë janë shtuar te Liqeni i Batllavës, veçanërisht në mbrëmje atje ka edhe Njësi Speciale, shkruan lajmi.net.
shtohet sigurimi te Liqeni i Batllaves
Policia ne Orllan te Liqeni i Batllaves
Berat Berisha, përgjegjës i sigurimit të objektit te penda e këtij liqeni, thotë se kanë shtuar sigurimin dhe se deri në 500 metra askush nuk mund t’i ofrohet pendës.
Sipas tij, asgjë e ngurtë nuk mund të kalojë nëpër filtrim, ndërsa makineria që bënë ndërprerjen e ujit, është automatike, nuk merr kohë nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Penda e Liqenit te Batllaves

Berisha për lajmi.net shpjegon se ajo që ka ndodhur në Badoc ka ndikuar në uljen e vizitorëve tek Liqeni i Batllavës.
“Janë pakësuar shumë vizitorët, e për masa të sigurisë ne kemi marr që nga data 9 e këtij muaji, kemi shtuar numrin e punëtorëve të sigurimit, jemi edhe në bashkëpunim me Policinë. ….Nuk ka pasur njerëz të dyshimtë deri tash, ne e kemi këtë largësinë deri në 500 metra nuk lejojmë askë të hyjë, përveç medieve, KFOR-it apo zyrtarëve”, tha ai.
Por, megjithëkëtë banorët përreth liqenit, nuk është se nuk kanë frikë.
Madje ka edhe të atillë që thonë se po i frikësohen ndonjë shpërthimi.
“Nuk jam endur shumë por kam digju që ka shtesë të policisë”, tha njëri nga ta.
“Po tutemi se nuk dihet çka po ndodh, por më së shumti po tutemi për ditën e Bajramit, festë, mos po ka dikush ndonjë bombë a najsen. Njësia speciale çdo natë i ke këtu”, tha një tjetër për lajmi.net.
Liqeni i Batllaves / Foto: Bujar Tërstena
E në anën tjetër, Qaush Bajrushi, ish-drejtor i Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” për shumë vite, thotë se rrëzimi i pendës do të ishte një nga rreziqet më të mëdha.
Ai thotë se nëse pendat e të dyja liqeneve do rrëzoheshin, uji do e merrte gjithë Rrafshin e Kosovës e madje do arrinte deri në shtetin fqinj, Serbi.
Thotë se Liqeni i Batllavës ka kapacitete të mëdha për të vërshuar një pjesë shumë të madhe të Kosovës.
“Rrezik do të ishte rrëzimi i pendës, që urojmë të mos ndodh kurrë, por ato janë shumë vështirë të rrëzohen, duhen kapacitet tepër tepër i madh i eksplozivit për të arritur deri te ajo. Janë të ndërtuara në atë mënyrë që nuk mund të rrëzohen lehtë”, thotë Bajrushi për lajmi.net.
Sa i përket helmimit të ujit, Bajrushi nuk beson që ndonjë shqiptarë do ta bënte këtë.
Sipas tij, një gjë të tillë do ta bënin vetëm shteti kundërshtar e asnjëherë dikush në vendin e vet, pavarësisht fesë.
Megjithatë, ai thotë se me sigurimin që bëhet në liqenet aktuale prej nga furnizohet kryeqytetit, nuk mund të ‘flemë zbathur’.
Ndryshe, Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Menjëherë te penda është një si central për nxjerrjen e ujit, ai ka tri nivele. Uji nga ajo centralja, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal, atë e ruan KFOR-i.
perpunimi i ujit ne Batllave
Aty hyn në pastrim, klorim dhe dërgon ujin në dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të, Lipjani, etj) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë.

NGUSHËLLIME TURQI!

PRESIDENTJA ATIFETE JAHJAGA NGUSHËLLOI PRESIDENTIN ERDOĞAN




Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e sulmit të sotëm terrorist në Ankara.

Në telegram thuhet:

Me pikëllim të thellë morra lajmin e sulmit të tmerrshëm terrorist që ndodhi sot në Ankara, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë të plagosur.
Në emër të institucioneve të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të njerëzve të pafajshëm, familjarëve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Turqisë, si dhe shërim të shpejt të gjithë të plagosurve.
Institucionet e Kosovës dënojnë rëndë këtë akt terrorist dhe qëndrojnë pranë popullit turk në këto orë të rënda për ta. Ne shprehim përkushtimin tonë të palëkundur për të fituar betejën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, krahë aleatëve tanë, të cilën kanë synimin e përbashkët të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe garantimin e prosperitetit të tyre, të ruajtjes së sigurisë globale dhe stabilitetit të përbashkët.

Në këtë kohë zie dhe pikëllimi për vendin tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me qytetarët e Republikës së Turqisë.

Shkëlqesia Juaj, populli i Kosovës qëndron pranë Jush. Ju shpreh konsideratat e mia më të larta.



KRYEMINISTRI AKADEMIK PROF.DR. ISA MUSTAFA NGUSHËLLOI QEVERINË TURKE







Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas sulmit terrorist në Ankara, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Në telegram, kryeministri Mustafa, shpreh pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë turke, në këto momente të vështira.

Kryeministri Isa Mustafa, shpreh solidaritetin e Republikës së Kosovës me Republikën e Turqisë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës
demokratike, të udhëhequra nga SHBA-të, në luftën kundër të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe akteve terroriste, nga kushdo që kryhen ato.



HASHIM THAÇI: NGUSHËLLIME POPULLIT DHE QEVERISË TURKE




Zëvendëskryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i shokuar nga sulmet e sotme në Ankara të Turqisë.

Ai në emër të kosovarëve, ka thënë se është afër popullit turk në këto orë të zeza nëpër të cilat po kalon Turiqa.

“I shokuar me sulmet kundër Turqisë. Ngushëllime popullit dhe qeverisë turke. Jemi me juve në këto orë të zeza”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Sulmet në Ankara janë cilësuar si sulme terroriste, nga çka kanë mbetur të vdekur rreth 30 persona dhe mbi 100 të tjerë të lënduar.



KRYETARI  I KUVENDIT TË KOSOVËS KADRI VESELI NGUSHËLLON HOMOLOGUN E TIJ TURK, ISMET YILMAZ



Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, deputetët dhe të gjithë popullin e Turqisë.


Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, deputetët dhe të gjithë popullin e Turqisë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve.

Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e dhjetërave qytetarëve tuaj dhe plagosjen e shumë të tjerëve, si pasojë e sulmit të sotëm terrorist.

Në këto çaste të rënda për Juve, Asamblenë e Madhe të Turqisë dhe qytetarët e Republikës së Turqisë, shprehim ndjenjën tonë të solidaritetit, duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave dhe gjithë pupullin turk.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbështetur dhe mbështet angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-ja, me përkushtim të plotë në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit kudo që shfaqen në botë”.


VETËVENDOSJA NGUSHËLLON PARTITË OPOZITARE TË TURQISË




Me anë të telegramit VV i shprehë ngushëllime edhe Turqisë, për këtë ngjarje të hidhur që prek opozitën dhe të majtën në atë vend.

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një telegram ngushëllimi, shpreh ngushëllimin e saj të sinqertë ndaj aktivistëve të partisë opozitare HDP dhe të së majtës në Turqi, të cilët sot ranë viktima të dy sulmeve tragjike në Ankara.

“Ndihemi të pikëlluar për jetët e humbura dhe dëshirojmë t’ia shprehim dëshpërimin tonë edhe familjarëve të viktimave si dhe shokëve e shoqeve të tyre”, thuhet në telegramin e kësaj Lëvizjeje.

Me anë të telegramit VV i shprehë ngushëllime edhe Turqisë, për këtë ngjarje të hidhur që prek opozitën dhe të majtën në atë vend, e cila për fat të keq është një ngjarje e përsëritur.

“Ngjarje të tilla kudo që ato ndodhin mund të përhapin frikën tek qytetarët, por ne mbetemi optimistë për vendosmërinë e aktivistëve të opozitës dhe të së majtës në Turqi për të vazhduar angazhimet e tyre për demokratizimin e vendit, rritjen e barazisë mes individëve dhe komuniteteve, si dhe për vetëvendosjen e popujve të shtypur”, thuhet në telegramin ngushëllues të Lëvizjes Vetëvendosje.

ILIR DEDA: BLLOKADA E PAKUPTIMIT


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda është kundër bllokimit të Kuvendit në këtë formë.

Kundër veprimeve të opozitës është Ilir Deda, megjithëse partia e tij është edhe iniciatorë e aksioneve të tilla në Kuvend.

“Nuk është më diskutim a është në rregull a jo, kur edhe tri subjektet opozitare thanë së nuk është veprim i rregullt”, tha Deda .

Sipas Dedës partitë opozitare duhet të qartësojnë kërkesat e tyre ndaj Qeverisë.
“Bllokada është e pakuptimtë në qoftë se kërkesa është e parealizueshme”, tha Deda.

PROMOVIMI I “ALBANIAN FLOWERS” NIS NË TIRANË


Mezosopranoja Flaka Goranci, pas promovimit të albumit të saj më të ri në Vjenë, duke filluar nga data 16 tetor do të nisë me disa koncerte në qytetet shqiptare.,

Ajo ka vendosur që diskun e saj ta titullojë “Albanian Flowers” sepse, siç thotë ajo, personifikon shqiptarët.

“‘Albanian Flowers Cd’ është një produkt shqiptaro-internacional, i cili sjell vlerat e muzikës shqiptare në botë”, ka treguar Goranci për “Zërin”. Turneu i saj do të fillojë më 16 tetor në Tiranë, në Prishtinë më 6 nëntor, në qytetin e Gjakovës më 7 nëntor dhe koncerti i fundit do të jetë më 6 dhjetor në Cyrih.

GJITHÇKA GATI PËR “TAKIMET E GJEÇOVIT 2015”


Në Zym të Hasit, të shtunën, më 10 tetor 2015, duke filluar nga ora 11, mbahet edicioni i 44-të i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit 2015”.

Manifestimin e organizon Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe të Drejtoratit të Kulturës të komunës së Prizrenit.

Si zakonisht manifestimi përbëhet prej dy pjesëve qendrore: Tribuna që sivjet i kushtohet “Vendit të Kosovës në UNESCO”. Për këtë çështje do të mbahen katër kumtesa nga kuadrot më përgjegjëse të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të UNESCO-s.



Në vazhdim do të hapen dy ekspozita: Njëra në temën “Fotografia familjare” e studentëve të etnografisë të Universitetit publik “Hasan Prishtina” të Prishtinës, dhe ekspozita tjetër do të jetë e artistit dhe skulptorit Llesh Biba, nga Tirana, ku do të ekspozohen punime – drugdhendje me motive të ndryshme.

Ndërkaq, pjesa e dytë do të jetë “Ora letrare Anton Pashku”, në kuadër të së cilës së pari shënohet përvjetori i Pjetër Bogdanit (flet Prend Buzhala), e pastaj 15 poetë nga viset etnike shqiptare dhe diaspora do t’i deklamojnë poezitë e tyre.

Në kuadër të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takime e Gjeçovit 2015”, sikurse edhe vjetëve të mëparshme, jepen edhe çmimet: “PLAKETA PJEËR BOGDANI”, “PLAKETA SHTJEFËN GJEÇOVI” dhe “PLAKETA ANTON PASHKU”, si dhe çmimi kryesor “UNAZA E KATIT” (Katarina Josipi).

Do përmendur se në kuadër të këtij evenimenti kulturor pritet që të përurohet edhe rruga Zym-Shëngjergj-Mulliri me Erë, asfaltimin e të cilës e kreu ditë më parë komuna e Prizrenit.

Në fund, para të pranishmëve do të shfaqet një program i begatë kulturo-artistik Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit.

Për të 44 –ten herë me radhë në fshatin Zym të Hasit u mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Gjeqovit”.

Ky manifestim mbledhë veprimtarë, artistë, krijues, politikanë dhe mysafir të shumtë nga mbarë trojet shqiptare. Pjesmarës në këtë eveniment kulturorë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, i cili vlerësoi lart figurën e Gjeçovit.

Këtu në Zym ne ndjejmë frymën Gjeçoviane , tha ndër të tjera Laurant Bica, përfaqësues i akademisë shkencore në Shqipëri.

Motoja e Takimeve të Gjeçovit këtë vit ishte “Vendi i Kosovës në UNESKO” për të cilat foli Arben Arifi, sekretarë shkencorë në institutin e historisë.

Si edhe në vitet e tjera në këtë përvjetor u ndanë edhe katër çmimet e manifestimit “Takimet e Gjeçovit”. Unaza e Katerina Josipit që është edhe cmimi kryesor i këtij manifestimi iu dha artistes Melihate Çena,

Pena e Artë e Shtjefën Gjeçovit i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike Malsori nga Gjonaj, Pena e Pjetër Bogdanit shkoi për letrarin Fahri Xharra dhe Penën e Anton Pashkut e mori letrarja Fatime Ahmeti.

“JAVA E RINISË KREATIVE” MBLEDHË ARTISTËT E RINJ NË PEJË


Për herë të dytë radhazi qyteti i Pejës do të jetë nikoqir i artistëve të rinj që do të mblidhen në kuadër të “Javës së rinisë kreative” që mbahet mes datave 7 e 11 tetor.

Një ndër aktivitetet kryesore të kësaj jave është ekspozita “Promovimi i kreativitetit tek Rinia” që përfshinë piktura, skulptura, fotografi e punime të tjera kreative.

Kurse një vend të veçantë në këtë javë ka edhe punimi i një grafiti në mur, me temën “Edhe unë jam Evropë”, që ka për qëllim të trajtojë liberalizimin e vizave duke u fokusuar në rritjen e mundësive për të rinjtë që të udhëtojnë.



Taulant Devolli, kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Pejës, tha për KosovaLive se pasi që artistëve të rijnë të shumë fushave artistike u mungon hapësira ku ata të shfaqin talentin e tyre është parë si e arsyeshme që atyre t’u krijohet një mundësi e këtillë.

“Pjesëmarrja këtë vit ka qenë e kënaqshme, por si gjithmonë këto lloj organizimesh mirëpresin numër më të madh pjesëmarrësish. Aplikantë deri tani ka pasur nga Peja, Gjakova, Deçani, Istogu dhe Mitrovica dhe shpresojmë që ky numër të shumëfishohet dhe të pasurohet, nëse jo këtë vit atëherë për vitin tjetër”, tha Devolli.

Ky aktivitet ka për qëllim t’i mbledhë artistët e rinj nga mbarë Kosova dhe t’i inkurajojë ata të shfaqin talentet e tyre në disa fusha të ndryshme artistike.

Projekti financohet nga Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, dhe organizohet nga KVRL në Pejë në bashkëpunim me Qendrën Rinore Peja, dhe Qendrën Rinore “Atë Lorenc Mazrreku”.

KËNGË TË PAHARRUARA” MË 14 TETOR 2015 NË SHKUP


“Koncerti do të mbahet me 14 tetor (e mërkurë) 2015, në Teatrin Popullor të Maqedonisë.

Qendra Informative Kulturore – Shkup dhe Komuna e Çairit e organizojnë koncertin “Këngë të paharruara”, të interpretuara nga Kastriot Tusha, tenor dhe Sinan Vllasaliu, në përcjellje të Orkestrinës Popullore të Qytetit të Elbasanit “Isuf Myzyri”, me solistë: Zeqir Sulkuqi (violinë), Sopot Serica (firzamonikë) dhe Arben Topalli (klarinetë), nën orkestrimin e Klement Markut, gjithashtu do të përcillet edhe nga grupi i valleve “Isuf Myzyri”, nën koreografinë e Artan Ibershimit.

“Koncerti do të mbahet me 14 tetor (e mërkurë) 2015, në Teatrin Popullor të Maqedonisë.

Ky është një koncert ku do të interpretohen këngë të mirëfillta dikur të interpretuara nga Isuf Myzyri, Muharrem Gurra, Mustafa Bodini dhe Qamili i Vogël ndërsa tash nga Kastriot Tusha (mjeshtër i madh) dhe Sinan Vllasaliu. Shkupi është destinacioni i tretë i mbajtjes së koncertit sepse i njejti është mbajtur në Tiranë dhe Prishtinë”, njoftojnë nga Shërbimi për Informim i komunës së Çarit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...