Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/29

Nga Kallie Szczepanski - Samurajit, historia e luftëtarëve mitikë


Origjina e Samurajit
Samuraji ishin një klasë luftëtarësh të kualifikuar, që u zhvilluan gradualisht në Japoni pas reformave të quajtura taika. Këto reforma përfshinin rishpërndarjen e tokës dhe taksa të larta, që do të thoshte mbështetje të një perandorie me stil kinez. Si rezultat shumë fermerëve të vegjël iu desh të shisnin tokën e tyre dhe të punonin në vreshtari. Ndërkohë, disa njerëz të fuqishëm vazhdonin të rrisnin pushtetin dhe pasurinë e tyre, duke krijuar një sistem feudal të ngjashëm me atë të Europës Mesjetare.
36918beca0fd50323cb8b47eafd31099
Ashtu si në Europë, lordët e rinj feudal kishin nevojë për luftëtarë për të mbrojtur pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë lindi luftëtari i quajtur “Samuraji”.
Epoka e hershme feudale
Disa samuraj ishin të afërm të pronarëve të mëdhenj, ndërsa disa të tjerë ishin thjesht disa të punësuar me shpata. Kodi i samurajit e vinte theksin tek besnikëria ndaj zotërisë, madje edhe mbi besnikërinë ndaj familjes. Historia tregon se samurajit më besnikë ishin zakonisht anëtarë të familjes ose vartësit financiarë të lordëve të tyre. Në vitet ‘900, perandorët e dobët të Periudhës Heiane (794-1185) humbën kontrollin e Japonisë rurale. Vendi u copëtua nga revoltat, perandori e ushtronte pushtetin vetëm brenda kryeqytetit. Anembanë vendit, ishte klasa luftëtare ajo që mbushte vakumin e pushtetit. Në vitin 1100, samuraji mbante edhe pushtetin politik e ushtarak të pjesës më të madhe të Japonisë.
SamuraiBattleKawanakajima1857UtagawaYoshikazuLOC
Ngritja e sundimit Samuraji
Sundimi i dobët perandorak mori një goditje fatale në vitin 1156, kur perandori Toba vdiq pa lënë një pasardhës. Djemtë e tij, Sutoku dhe Go-Shirakava, luftuan për të marrë kontrollin në një luftë civile të quajtur Rebelimi Hogen. Në fund, të dy perandorët humbën dhe zyra perandorake e humbi të gjithë fuqinë e pushtetin që i kishte mbetur. Gjatë luftës civile, klanet samuraji Minamoto dhe Taira rritën rëndësinë e tyre. Ata luftuan me njëri-tjetrin në vitin 1160. Pas fitores së tyre, Taira themeloi qeverinë e parë të kryesuar nga samuraji. Klani Minamoto u dëbua nga kryeqyteti.
Epoka Kamakura
Të dy klanet luftuan sërish me njëra-tjetrën në Luftën Genpei (1180-1185), që përfundoi me fitoren e klanit Minamoto. Minamoto themeloi shogunatin Kamakura (Shogun – komandanti më i lartë ushtarak), me perandorin si një figurë të thjeshtë. Klani Minamoto sundoi pjesën më të madhe të Japonisë deri në vitin 1333. Edhe në kohën që ishin shumë të fuqishëm, ata kurrë nuk pushtuan zonat e largëta veriore dhe perëndimore të vendit. Komandantët ushtarakë gjithashtu përballeshin me rezistencën periodike të klaneve të tjera samuraji. Në vitin 1268, u shfaq një kërcënim i jashtëm. Kublai Khan, sunduesi mongol i Kinës, kërkonte haraç nga Japonia. Kioto refuzoi. Mongolët nisën pushtimin në vitin 1274 me 600 anije, por një tajfun shkatërroi armatën e tyre. Një pushtim i dytë nisi në vitin 1281 por pati të njëjtin fat.
Veshja e nje samurai
Veshja e nje samurai
Periudha e hershme Muromachi (Ashikaga)
Pavarësisht kësaj ndihme të pabesueshme nga natyra, sulmet mongole i kushtuan shogunatit Kamakura shumë shtrenjtë. Të paaftë për t’i ofruar tokë apo pasuri liderëve samuraji, që u mblodhën për mbrojtjen e Japonisë, sundimi Kamakura i dobësuar, u përball me një sfidë nga perandori Go-Daigo në vitin 1318. Perandori u internua në vitin 1331, por u rikthye dhe përmbysi shonugati në vitin 1333. Ky rikthimin i pushtetit perandorak zgjati vetëm 3 vjet. Në vitin 1336, Shogunati Ashikada rikonfirmoi sundimin samuraj, por ishte më i dobët se sa ai Kamakura.
Periudha e mëvonshme Morumachi
Në vitin 1460, urdhrat e Shogunit po injoroheshi, dhe po mbështeteshin pasardhës të ndryshëm të fronit perandorak. Kur komandanti ushtarak Ashikaga Yoshimasa, dha dorëheqjen në vitin 1464, një mosmarrëveshje ndërmjet mbështetësve të vëllait të tij të vogël dhe djalit të tij ndezën grindje më intensive. Në vitin 1467, kjo grindje çoi në luftën një dekadëshe “Onin”. Mijëra persona vdiqën, dhe i gjithë qyteti i Kyoto-s u dogj. Lufta Onin solli atë që quhet Periudha e Shteteve Ndërluftuese në Japoni ose “Sengoku” . Ndërmjet viteve 1467 dhe 1573, klane të ndryshme luftuan për dominim kombëtar. Pothuajse të gjithë krahinat u përfshinë nga lufta.
KuniyasuUtagawaAct4LOC181518
Risjellja e Rregullit
Periudhës së Shteteve Ndërluftuese filloi t’i vinte fundi kur në vitin 1568 kryekomandanti Oda Nobunaga mposhti tre komandantë të tjerë dhe themeloi shogunatin e tij. Nobuganda i kaloi 14 vitet e ardhshme duke i dhënë fund kryengritjeve të bëra nga murgjit budistë. Kështjella e tij e madhe Azuchi, e ndërtuar nga viti 1576 dhe 1579, u bë simbol i ribashkimit japonez. Në vitin 1582, Nobunaga u vra nga një prej gjeneralëve të tij, Akechi Mitsuhide. Hodeyoshi, një tjetër gjeneral përfundoi bashkimin dhe gjatë sundimit të tij pushtoi Korenë në vitin 1592 dhe 1597.
Helmeta nje samurai
Helmeta nje samurai
Shogunati Tokugava
Hideyoshi e internoi klanin e madh Tokugawa nga zona përreth Kyoto-s në një rajon në lindje të Japonisë. Komandanti i Tokugavas, Ieyasu kishte pushtuar rajonin fqinj. Djali i tij, Hidetada, u bë kryekomandant më vonë dhe bashkoi vendin në vitin 1605, duke nisur një epokë të re 250 vjeçare paqeje dhe stabiliteti në Japoni. Kryekomandantët e Shogunatit Tokugava zbutën samurait duke i detyruar ata ose t’i shërbenin lordëve të tyre ose të hiqnin dorë nga ferma dhe shpata e tyre. Kjo i transformoi luftëtarët në një klasë trashëgimore burokratësh të kulturuar.
Sistemi Meiji dhe fundi i samurajëve
Në vitin 1868, Sistemi Meiji sinjalizoi fillimin e fundit për samurajët. Sistemi Meiji i monarkisë kushtetuese përfshiu disa reforma demokratike si kufizimi i mandateve për poste publike dhe votimin popullor. Me mbështetjen publike, Perandori Meiji largoi samurajit, reduktoi fuqinë e tyre dhe ndryshoi emrin e kryeqytetit nga Edo në Tokio. Qeveria e re krijoi një ushtri të rekrutuar në vitin 1873, disa nga oficerët u tërhoqën nga radhët e ish-samurajve, por shumica e tyre gjetën punë si oficerë policie. Në vitin 1877, ish-samurajët e revoltuar u ngritën kundër Sistemit Meiji por humbën Luftën e Shiroyama, një epokë që i dha fund periudhës Samuraji.
Kultura dhe Miti i Samurajit
Kultura Samuraj: Kultura Samuraj bazohej në konceptin e Bushidos që do të thotë “Rruga e luftëtarit”. Parimet e një samuraji janë nderi dhe liria nga frika e vdekjes. Çdo samuraji i hiqej titulli nëse dështonte në mbajtjen e nderit. Një samuraji do të luftonte pa frikë për lordin e tij dhe të vdiste me nder në fushë betejë se sa të dorëzohej.
Shpata e nje samuraji
Shpata e nje samuraji
Armët që përdornin samurajit: Samurajit e parë gjuanin me shigjeta, duke luftuar në këmbë apo mbi kalë. Ata i përdornin shpatat për t’i dhënë fund armiqve të plagosur. Pas pushtimeve mongole në vitet 1272 dhe 1281, samurajit filluan t’i përdornin më shumë shpatat dhe shtizat. Samurajit përdornin dy shpata, një të shkurtër e një të gjatë, që quheshin daisho. Samurajit gjithashtu vishnin një veshje mburojë gjatë luftës, si dhe një helmet.
Miti i samurajit: Japonezët modernë nderojnë kujtimin e samurait sepse ata janë pjesë e kulturës. Sot, megjithatë, kodi samuraj ndodh në salla të mëdha mbledhjesh ndryshe nga më parë që ndodhte në fushë betejë. Sot të gjithë e njohin historinë e 47Ronin, legjendës kombëtare japoneze.

Nga James Romm - Kush e vrau Aleksandrin e Madh?

Historiani James Romm tregon disa teori të reja intriguese rreth një misteri të gjatë historik

Aleksandri i Madh
Nga James Romm
Në Babiloni, më 10 qershor të vitit 323 para Krishtit, rreth orës 5 pasdite, Aleksandri i Madh vdiq në moshën 32-vjeçare, pasi kishte arritur të ndërtonte një perandori që shtrihej nga Shqipëria moderne deri në lindje të Pakistanit. Pyetjes se çfarë apo kush e vrau mbretin e Maqedonisë nuk i është dhënë kurrë përgjigje. Sot teori të reja janë në qarkullim. Ashtu si vdekja e Stalinit, me të cilën krahasohet ndonjëherë, vdekja e Aleksandrit përbën një mister që ndoshta është i pazgjidhshëm. Teori konspirative janë ngritur që para se ai të vdiste, por kohët e fundit janë ngritur një numër i ri akuzash e supozimesh. Benzinë iu shtua zjarrit në filmin Alexander të Oliver Stone, që u lançua në vitin 2004, me versione të reja në vitin 2006 e 2008: një film që pavarësisht të metave të tij artistike, paraqet një teori rreth atij që vrau Aleksandrin dhe arsyen pse. Pak ngjarje kanë qenë aq të papritura sa vdekja e Aleksandrit të Madh. Mbreti kishte treguar forcë të madhe gjatë fushatës së tij 12-vjeçare në Azi, duke duruar vështirësi të mëdha dhe duke marrë role të rëndësishme luftarake. Disa e përshkruanin atë si të shenjtë. Në vitin 325, duke luftuar pothuajse vetëm me një dorë kundër luftëtarëve të Azisë Jugore, Aleksandri u plagos në mushkëri nga një shigjetë, megjithatë ai vazhdoi marshimet e tij ushtarake, një udhëtim 60-ditor në bregun e Iranit jugor.
Një vizatim i shekullit të 19 që tregoni kortezhin funeral të Aleksandrit bazuar në përshkrimin e Diodorus


Një vizatim i shekullit të 19 që tregoni kortezhin funeral të Aleksandrit bazuar në përshkrimin e Diodorus
Si pasojë, kur mbreti u sëmur rëndë e vdiq dy vjet më vonë, tronditja e shkaktuar tek ushtria e tij prej 50 mijë trupash ishte shumë i madh. Po kështu ishte dhe konfuzioni se kush do të udhëhiqte pas tij, pasi Aleksandri nuk kishte bërë plane për pasardhësin e tij. Vdekja e papritur e një figure të tillë komanduese do të shënonte një pikë kthese katastrofike, fillimi i një gjysmë shekulli plot grindje që sot njihen si Luftërat e Pasardhësve. Ngjarje të përmasave të tilla në mënyrë të pashmangshme nxitën kërkimin e shkaqeve. Kjo e vuri botën e lashtë në një kurs të ri të rrezikshëm. Kjo tregonte pamjen e errët të marrëdhënieve të Aleksandrit me shokët e tij, rrethin e ngushtë të miqve dhe oficerëve të rangut të lartë që e rrethonin atë në Babiloni. Historianët antikë nuk ranë në asnjë konsensus për çështjen e vdekjes së Aleksandrit, edhe pse shumë prej tyre ia atribuojnë sëmundjes. Në vitin 1996, Eugene Borza, një dijetar i specializuar për Maqedoninë e lashtë, mori pjesë në bordin mjekësor të hetimit në Universitetin e Maryland, që arriti diagnozën e tifos. Kjo teori është mbrojtur nga Borza. Malaria, lia apo leuçemia gjithashtu janë propozuar, sëbashku me infeksionin të plagës në mushkëri. Teori tjetër është pikëllimi i Aleksandrit nga vdekja e mikut të tij të ngushtë Hephaestion-i pak muaj më parë. Por ka dhe nga ata historian të cilët nuk kanë dashur të zgjedhin sëmundjen apo vrasjen si mundësi të vdekjes së Aleksandrit por që më vonë edhe ata kanë ndryshuar mendje duke ngelur të pavendosur. Të pajisur me raporte toksikologjie dhe patologë mjek-ligjorë, studiuesit po rihapin dosjen e Aleksandrit si një hetim për vrasje. Ideja që Aleksandri u vra tërhoqi vëmendje për herë të parë në vitin 2004, falë fundit të filmit të Stone. Është epilogu i gjeneralit Ptolemeu (i luajtur nga Anthony Hopkins) që thotë se: “E vërteta është se ne e vramë atë. Në heshtje ramë dakord..sepse nuk mund të vazhdonim kështu”. Ptolemeu më pas jep urdhrin: “Shkruani që vdiq nga një sëmundje, në gjendje të rëndë shëndetësore”.
Ideja se gjeneralët e Aleksandrit komplotuan vrasjen e komandantit të tyre nuk doli nga imagjinata e Oliver Stone. Kjo është provë, që edhe gjeneralët e Aleksandrit nuk kishin dëshirë ta ndiqnin atë kudo që shkonte. Në Indi, në vitin 325 para Krishtit, ushtria e Aleksandrit organizoi një lloj greve kundërshtimi kur u urdhërua që të marshonte drejt lindjes. Edhe oficerët e lartë morën pjesë në këtë lloj kryengritjeje. Stone e konsideronte këtë një episod të mëparshëm të komplotit të mëvonshëm për vrasjen e tij, pasi Aleksandri po planifikonte fushata të reja të mëdha luftarake në kohën e vdekjes së tij. “Nuk besoj se këta njerëz pajtoheshin gjithnjë me Aleksandrin”, tha ai gjatë një interviste në vitin 2008. Stone gjithashtu tërhoqi vëmendjen e studiuesve të historisë me idenë se ishte Ptolemeu ai që ideoi mbulinin e vrasjes së Aleksandrit. Disa dijetarë të tjerë, të udhëhequr nga klasiku australian, Brian Bosworth, besojnë se vdekja e Aleksandrit ashtu si e tregon Stone është false. Debate të mëdha pati për të kuptuarit e vdekjes së Aleksandrit. Pasi historianë të rinj e përshkruajnë këtë ngjarje në forma të ndryshme nga burimet antike. Autorët Arrian dhe Plutark thonë se Aleksandrin e zunë ethet pasi u largua nga një festë në shtëpinë e mikut të tij të quajtur Medius, ku kishte pirë shumë. Ethet e tij u shtuan gjatë 10-12 ditëve në vijim, duke e lënë atë në një gjendje paralize sa që nuk mund të fliste e as lëvizte. Ditën tjetër, Aleksandri vdiq.
Nje skene nga nje feste greke me pije e shekullit te katert Para Krishtit

Nje skene nga nje feste greke me pije e shekullit te katert Para Krishtit
Por versione të tjera të ngjarjes i japin ngjyrë tablove të ndryshme të fundit të Aleksandrit. Në një version alternativ, Aleksandri nuk ishte ndjerë mirë një herë në mes të festës dhe jo në fund të saj, pasi kishte pirë një gotë të madhe vere. Ky version thotë se Aleksandri pati një ndjesi therëse në shpinë pasi kishte pirë disa gota. Pas kësaj ngjarjeje thonë se ai ishte përfshirë nga një dhimbje e madhe, por jo që kishte pasur ethe. Kjo është ideja e autorëve Plutark dhe Arrian. Një dhimbje e madhe pas pijes të çon të mendosh se është helmuar, prandaj dhe Plutarku në biografinë e tij për Aleksandrin, e mohoi se kjo gjë kishte ndodhur. “Disa shkrimtarë parapëlqejnë t’i mendojë këtë gjëra për t’i dhënë një fund tragjik një drame të madhe,” ka thënë ai. Ekzistonin mosmarrëveshje mes atyre që mendojnë se Aleksandri vdiq nga sëmundja dhe atyre që mendojnë se u vra. Të gjitha raportet e simptomave të Aleksandrit të bëjnë të mos besosh në mënyrë absolute tek asnjë nga dy teoritë, por njëkohësisht të dyja janë të mundshme. Përsa i përket versionit të helmimit, në skenat e filmit të Stone duken disa vështrime të dyshimta të hedhura mes shokëve të Aleksandrit si për të treguar se ata e dinin që gota e komandantit të tyre mbante helm, por nuk tregohet se si helmi iu hodh atij.
Nga ana tjetër, disa shkrimtarë grekë e romakë ishin të sigurtë që e dinin se kush e bëri këtë gjë, por edhe me çfarë helmi dhe mënyrën si iu hodh. Në një uniformitet të shquar, ata drejtojnë gishtin nga Antipater, gjenerali i lartë që Aleksandri e kishte lënë në krye të atdheut të Maqedonisë, dhe tek dy djemtë e tij, Cassander dhe Iollas. Antipater me të vërtetë mund të ketë pasur arsye për ta dashur Aleksandrin të vdekur në pranverën e vitit 323 para Krishtit, pasi mbreti e kishte hequr nga posti i mëparshëm dhe e kishte vendosur në Babiloni, ndoshta me qëllim armiqësor. Antipater nuk ia hodhi helmin vetë, por dërgoi djalin e tij Cassander. Ky i fundit ia kaloi toksinën vëllait të tij Iollas, e që më pas u hodh në pijen e mbretit. Elementët bazikë të kësaj historie janë të njëllojtë në çdo ritregim antik, por ndryshojnë detajet. Disa versione përmendin filozofin Aristotel si bashkë-komplotist, pasi ai ishte mik i Antipater-it, dhe për arsye se ish-studenti i tij Aleksandri kishte dënuar për vdekje një nga të afërmit e Aristotelit. Disa të tjerë bëjnë Medius-in, pjesëmarrës në komplot që gjoja ishte i dashuri i djalit të Antipaterit, Iollas. Një version i hershëm, i publikuar në një pamflet grek, e bënte Iollas-in fajtor të dyfishtë: kur plani i parë me helmimin dështoi për ta vrarë Aleksandrin, ai ndërmori një plan të dytë duke i dhënë mbretit një ujë që e bënte atë të villte. Historianët e hodhën poshtë historinë e ujit me helm, sepse sipas tyre ishte një shpifje politike e projektuar për të dëmtuar Antipater-in dhe Cassander-in. Të dy ishin pretendentë për marrjen e pushtetit pas vdekjes së Aleksandrit dhe kishin shumë armiq, veçanërisht Olimpian, nënën hakmarrëse të Aleksandrit. Nëse testet kimike provonin që Aleksandri ishte helmuar me ujë toksik, atëherë, Antipateri dhe djemtë e tij ishin të dyshuarit e parë. Udhëtimi i Cassander nga Europa në Babiloni vetëm pak javë përpara simptomave të Aleksandrit, janë një provë që ka qenë ai që i ka sjellë ujin toksik. Autorët janë të interesuar se si në imagjinatën greke, uji i lumit Styx mund të trulloste edhe vetë perënditë, u bë një armë ideale për t’u përdorur nga Antipater-i dhe djemtë e tij. Një drogë e zakonshme nuk do të bënte punë për Aleksandrin, vetëm një substancë shumë e rrallë, e fuqishme dhe legjendare do të ishte e përshtatshme për të. Tre investigues të tjerë kanë ndjekur këtë çështje vitet e fundit, duke e kombinuar atë me tre hipoteza të reja në lidhje me ujin toksik: Ptolemeu, një nga gjeneralët kryesorë të Aleksandrit, e kreu vrasjen me arsenik; Roksana, bashkëshortja e mbretit, e vrau me strikninë; Mjekët e Aleksandrit e vranë atë aksidentalisht me pluhurin e rrënjëve të një bime mjekësore.
Këto tre teori dolën nga bashkëpunimi i toksikologut të Zelandës së Re, Leo Schep dhe detektivit nga Skocia, John Grieve. Në vitin 2009 ata bashkëpunuan në krijimin e një dokumentari televiziv “Aleksandri i Madh dhe vdekja e tij misterioze”. Schep në atë kohë erdhi me përfundimin se Aleksandri kishte vdekur nga medikamenti bimor i përdorur nga mjekët, që edhe në Greqinë Antike përdorej si ilaç, por që kishte doza të larta vdekjeprurëse. Në përpjekje për ta shpëtuar, sipas Schep, mjekët i kishin dhënë overdozë medikamenti Aleksandrit.
Autori Graham Filips paraqiti të njëjtat simptoma për Aleksandrin ashtu si edhe Schep, por me një përgjigje tjetër. Në librin e tij të vitit 2004 “Aleksandri i Madh: Vrasja në Babiloni”, thotë se vetëm një lëndë si striknina mund t’i shkaktonte një vdekje të tillë si ajo e Aleksandrit. Duke ndjekur logjikën, në përpjekje për të identifikuar vrasësin e Aleksandrit, Philips kërkonte të gjente se kush kishte akses në atë kohë në një substancë si striknina. Bima helmuese ishte e rrallë në kohën e Aleksandrit dhe mund të korrej vetëm në rajonet e larta të nënkontinentit (Pakistani i kohëve të sotme). Jo e gjithë trupa e Aleksandrit e ndiqte atë në zona të tilla, duke bërë që Filips të eliminonte të dyshuarit e mundshëm. Ai arrin në përfundimin se vetëm një person i cili mund të ketë pasur arsye për ta vrarë Aleksandrin i kishte mjetet për ta bërë këtë: Roksana, e para nga tre gratë e Aleksandrit. Ajo u tërbua pas dy martesave të tjera të Aleksandrit me princeshat perse, dhe mund ta ketë vrarë atë. Dyshimi për Roksanën lindi në shekullin e 17 në tragjedinë e shkruar nga autori Nataniel Lee “Mbretëreshat rivale”, por nuk mbështetet si provë.
sarkofahu
Nje sarkofag i vitit 330 para Krishtit qe mendohet se nje i ngjashem ka qene edhe sarkofagu iAleksandrit te Madh. Ndodhet ne Muzeun Arkeologjik te Stambollit. Varri i Aleksandrit nuk eshte gjetur kurre
Arseniku del në qendër të vëmendjes në një libër të vitit 2004, “Vdekja e Aleksandrit të Madh” nga Paul Doherty, shkrimtar dhe historian. Doherty merrte si bazë një provë të përmendur nga Plutarku dhe shkrimtari romak Quintus Curtius që: Trupi i Aleksandrit nuk u kalb, edhe pasi u ekspozua në nxehtësinë e Babilonisë për më shumë se një javë. Doherti citon studimet toksikologjike të shekullit të 19 për të treguar se helmimi me arsenik mund të çojë në balsamim. Por duket se edhe ky version ka pak gjasa të ketë ndodhur, dhe studimet në këtë fushë kanë qenë të pakta.
Nëse trupi i Aleksandrit vërtet i ka rezistuar dekompozimit, dhe disa ekspertë e konsiderojnë historinë false, atëherë shpjegime të tjera duhen marrë në konsideratë. Ata që besojnë se Aleksandri ka pirë shumë, vdekja e tij mund të ketë qenë e lidhur me alkoolin. Ndërsa mbrojtësit e skenarit të vdekjes nga sëmundja japin një arsye krejt tjetër për këtë fenomen: Sipas pikëpamjes së tyre, Aleksandri vdiq më 11 qershor, pas një kohe të gjatë në koma. Ai mund të ketë qenë gjallë kur balsamuesit erdhën ditë më vonë për t’i hequr organet e brendshme të trupit. Libri i Doherty-t përdor disa supozime intriguese përsa i përket dyshimeve rreth Ptolemeut. Ptolemeu mori postin më të mirë se çdo gjeneral tjetër në Egjiptin e pasur, pas vdekjes së Aleksandrit. Ai me kalimin e kohës, themeloi një mbretëri të pavarur që zgjati për shekuj, derisa në krye të Egjiptit u vendos Kleopatra në vitin 30 para Krishtit. Doherty thotë se ai që fitonte më shumë nga vdekja e Aleksandrit kishte pasur arsye më të forta për ta vrarë atë. Është e njëjta mënyrë të menduar që Oliver Stone përdori kur ai e bëri Ptolemeun të dyshuar kryesor të vrasjes së Aleksandrit.
Është befasuese të mendosh që Ptolemeu apo Roksana, dy persona që konsideroheshin të përkushtuar ndaj Aleksandrit mund të kenë dashur vdekjen e tij, por edhe këto janë mundësi që nuk mund të përjashtohen. Stone nuk mund ta përjashtojë hipotezën që i gjithë stafi i përgjithshëm mund të ketë marrë pjesë në komplotin e vrasjes së Aleksandrit, ose ata që nuk kanë marrë pjesë, të paktën nuk e kanë parandaluar atë.
John Atkinson, një historian klasik afrikano-jugor, na tregon një skenar të ngjashëm me atë të filmit të Stone, në një artikull të vitit 2009 të titulluar “Ditët e fundit të Aleksandrit: Malaria dhe Lojërat e Mendjes?”. Ashtu si Stone, Atkinson portretizon një Aleksandër i cili në muajt e fundit kishte frikë e mosbesim tek bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ai ishte bërë paranojak, thotë Atkinson. Sipas studimit të Atkinson, Aleksandri kishte në mendje në qershor të vitit 323 para Krishtit, të pushtonte Arabinë, Kartagjenën dhe të gjithë bregun mesdhetar. Dhe kjo gjë ishte e tepruar sipas oficerëve të Aleksandrit. Ata u kthyen nga Lindja me kryengritje, dhe e ndjenin se vetëm vdekja mund të ndalonte atë që t’i arrinte këto gjëra.
Atkinson hedh poshtë idenë se Aleksandri mund të jetë helmuar, kjo me sa duket për shkak të simptomave të tij. Konkluzioni i Atkinson lidhje më shumë me eutanazinë: pasi mbreti u sëmur, rrethi i tij i ngushtë i njerëzve e shtynin atë drejt vdekjes duke përdorur “lojëra të mendjes”. Njerëzit rreth tij mundoheshin t’i hiqnin vullnetin që Aleksandri kishte për të jetuar. Atkinson shkruan: “Ndoshta ai arriti në atë pikë që besonte se i vetmi akt heroik që i kishte mbetur për të bërë ishte të vdiste”. Dhe kështu debati vazhdon në dhënien dritë të rrugëve të reja të mistereve që lidhen me vdekjen e Aleksandrit. Rezultatet e kohëve të fundit e kanë rritur pasigurinë më shumë se çdo herë tjetër, duke ngritur teori të reja që të largojnë nga dy alternativat më të besuara si ajo e sëmundjes dhe e helmimit. Mayor dhe Hayes ngrenë mundësinë se Aleksandri vdiq nga një sëmundje, por megjithatë u vra. John Grieve dyshon se ai u helmua, por aksidentalisht. Atkinson thotë se vdekja e Aleksandrit nuk ishte tërësisht një komplot por në të njëjtën kohë as natyrale, por diçka mes këtyre të dyjave.


Aleksandri i Madh ne shtratin e vdekjes
Aleksandri i Madh ne shtratin e vdekjes











E ndërsa trupi i balsamosur i Aleksandrit nuk është gjetur ndonjëherë – dhe disa hulumtues vazhdojnë të kërkojnë për të – ne me gjetjen e trupit më në fund mund të mësojmë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij, por trupi i tij u zhduk në shekullin e tretë ose të katërt pas lindjes së Krishtit.
Ndërkohë hetuesit do të vazhdojnë t’u hedhin një sy të dhënave të lëna nga Plutarku, Arriani, Diodorus, Quintus Curtius. Fatkeqësisht të dhënat janë aq të shumta sa ka një shumëllojshmëri mënyrash për t’i bërë lidhjen.
Me mungesë mbetjesh fizike dhe dëshmi të pashkruara qartë, gjetja e shkakut të vërtetë të vdekjes së Aleksandrit varet në provat rrethanore dhe kjo është një sfidë e vështirë për të gjitha teoritë konspirative. Kundërshtarë të këtyre teorive kanë vënë në dukje prej kohësh se vetë Aleksandri, gjatë 10-12 ditëve që ai ishte drejt vdekjes, nuk dha asnjë shenjë të një helmimi të mundshëm, edhe pse ai i kishte ndëshkuar shumë tradhëtarë në vitet e fundit. Ai kurrë nuk do të shkonte me dëshirë tek vdekja (siç duket të jetë nënkuptuar në filmin e Oliver Stone), dhe armiqtë e tij nuk do e linin të jetonte kaq gjatë nëse do ishin kundër tij. Kaosi dhe rënia në dekadat që pasuan nuk duken se janë rezultat i një vrasjeje të planifikuar. Asnjë nuk u kthye në Maqedoni dhe vetëm Ptolemeu arriti të fitojë paqe dhe masë sigurie. Ndërsa shumë të tjerë vazhduan të luftonin duke vrarë njëri-tjetrin. Duke parë se sa qendror ishte Aleksandri në botën e tyre, nuk kishin arsye ta vrisnin.
Çdo plan për të helmuar Aleksandrin do të kishte qenë i mbushur me rreziqe, veçanërisht për luftëtarët e Maqedonisë të cilët nuk kishin përvojë me substancat toksike. Teoritë konspirative supozonin që gjeneralët e Aleksandrit e urrenin komandantin e tyre mjaftueshëm sa për të rrezikuar gjithçka. Është e lehtë t’i shohësh ata në mënyrën se si burimet i portretizojnë: si një kuadër i përkushtuar oficerësh të vetëdijshëm në mbijetesën dhe suksesin e mbretit të tyre. Kështu është më e lehtë të besohet, se Aleksandri vdiq nga sëmundja, pavarësisht nga përpjekjet e fundit për të provuar të kundërtën

2015/10/28

Hulumtin: Prostitucioni paraqet shfryrjen e lirë, mbi bazën e të gjitha manifestimeve e tendencave atavike.


Flori Bruqi





Image result for prostitucioni

Aspak nuk mund të thuhet se gjatë etapave të ndryshme të emancipimit tonë si popull, nuk ka ekzistuar fare prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenë si karakteristikë aq e shprehur e moralit tonë kolektiv, saqë, fenomenologjia e paraqitjes së saj, të jetë një breng serioze shoqërore. Fatkeqësisht, kjo e vërtetë e pamohueshme, viteve të fundit po ndodhë në Kosovë dhe statistikat zyrtare të përhapjes janë marramendëse.

Image result for prostitucioni
Shprehur me zhargonin e popullarizuar -“zanati më i vjetër në botë” - prostitucioni, si një fenomen negativ i etikës kolektive të një shoqërie, sikur me një ekspansion marramendës po shpaloset edhe në realitetin tonë të pasluftës kosovare.


Image result for prostitucioni

 Mos është vallë kjo edhe një flijim i yni i paevitueshëm moral, që në emër të lirisë dhe proceseve të pashmangshëm të integrimeve ndërkombëtare, patjetër si risk duhet ta paguajmë sot ne kosovarët?!
Image result for prostitucioni
Aspak nuk mund të thuhet se gjatë etapave të ndryshme të emancipimit tonë si popull, nuk ka ekzistuar fare prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenë si karakteristikë aq e shprehur e moralit tonë kolektiv, saqë, fenomenologjia e paraqitjes së saj, të jetë një breng serioze shoqërore. Fatkeqësisht, kjo e vërtetë e pamohueshme, viteve të fundit po ndodhë në Kosovë dhe statistikat zyrtare të përhapjes janë marramendëse.
Image result for prostitucioni

Që të jetë ky fenomen një breng edhe më e madhe dhe më e dhembshme shoqërore, përveç anës së saj kriminale, po na paralajmëron një krizë serioze morale që po e kalon shoqëria e jon e re demokratike.

Image result for prostitucioni
A nuk mund të merret si shqetësues fakti se sot gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie në Kosovë, si prostitute nuk paraqiten vetëm femra të importuara nga vendet tjera të regjionit, por është numri në rritje progresive i shqiptareve vendase, të cilat, në shumicën e rasteve, për t’u marr me këtë zanat, e kanë edhe bekimin e heshtur të familjarëve të tyre?

Image result for prostitucioni

Çka është në realitet prostitucioni dhe si definohet ajo?

Prostitucioni është njëra prej formave të eksploatimit seksual të seksit të kundërt, ku trupi i femrës shndërrohet në send për shit-blerje. Pra, bëhet mall tregu. Me këtë veprim, seriozisht rrezikohet integriteti fizik dhe dinjiteti njerëzor, vlera këto, që sipas standardeve të legjislaturës normative bashkëkohore, konsiderohen si të drejta të pacenueshme individuale të njeriut.

Image result for prostitucioni

Praktikisht, prostitucioni është forma përmes së cilës mashkulli, për qëllime të kënaqjes së kërkesave të veta seksuale, në mënyrë komerciale, si dhe duke përdorur metoda tjera të ushtrimit të dhunës, realizon nevojën e qasjes së vetë në trupin e femrës. Pra, motivi i përmbushjes i kësaj dëshire epshore, do të arrihet: ose përmes detyrimit me dhunë, pagesës me para të shërbimit, apo të dyjave së bashku.

Femrat si subjekte, pse mos të themi edhe si objekte të prostitucionit, zakonisht janë nga shtresat sociale të kategorive të ulëta shoqërore, gjegjësisht, janë ato viktima, që në rrethin e tyre ku punojnë dhe veprojnë kanë një ndikim më të vogël shoqëror.
Image result for prostitucioni
Të gjitha ato që zakonisht përfundojnë si prostitute janë nga shtresat më të vobekta. Shumica nuk kanë shtëpi ose në atë vend kanë qëndrim të përkohshëm dhe tretmanin e refugjates. Ato, pra, janë njëra prej kategorive sociale të gjinisë femërore, të cilat më së shumti diskriminohen në çdo shoqëri.
Edhe pse realisht, shoqëria i urren femrat që merren me prostitucion, ajo në mënyrë indirekte edhe vetë i prodhon ato. Prostitutat , zakonisht janë femra që pak kanë alternativa tjetër që ta ushqejnë, së pari veten, pastaj fëmijët dhe familjen e tyre në përgjithësi. Meqë, papunësia dhe lufta për ekzistencë janë shkaqet më themelor që i shtyjnë shumë femra të merren me këtë profesion, zgjedhja e problemit të papunësisë së shprehur në një shoqëri, duhet të jetë detyrë prioritare e asaj elite politike që është në pushtet.

Image result for prostitucioni
Pasi, prostitucioni si dukuri është shumë e përhapur në të gjitha shoqëritë kudo në botë, ajo fatkeqësisht edhe tentohet të konsiderohet si normale.
Si arritje pa mund deri tek parat, kjo veprimtari është një biznes finacijarisht tejet profitabile. Andaj, qendrat dhe punktet e ndryshme ku ajo ushtrohet legalisht dhe ilegalisht, zakonisht kontrollohen nga “bossët” dhe “makrotë” të qarqeve mafioz, të cilët, për të siguruar rregullisht numër të konsiderueshëm të femrave, nuk kursejnë kurrfarë metoda të veprimit: që nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, e deri tek ushtrimi direkt i dhunës fizike. Si mënyra më e shprehur e regrutimit të femrave për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit është premtimi gjoja se për një pasurim të shpejtë dhe një jete më e mirë.

Image result for prostitucioni

Shifrat e fundit statistikore tregojnë se burimet më të mëdha të femrave viktima të mashtruara për t’i futur në prostitucion, janë nga shtetet transitore postkomuniste.
Dallojmë dy mënyra të nxitjes së femrave për marrje me prostitucion: mënyra e vullnetshme dhe e dhunshme.
Image result for prostitucioni
Sikur cekëm më sipër, tanimë na është i njohur mënyra e dhunshme e nxitjes së femrave për tu marr me prostitucioni, ndërsa, tek shkaktarët e vullnetshme, më tepër dominojnë motivet materiale, e shumë më pak ato fiziologjike dhe psikologjike të nevojave të shfrenuara epshore tek femrat.
Pa marrë parasysh se në çdo shoqëri të organizuar, prostitucioni sanksionohet me ligje të ashpra, nën pretekstin e respektimi të drejtës individuale të vullnetit të lirë, nën një mbikëqyrje më të rreptë institucional, në disa shtete dhe shoqëri, kjo veprimtari lejohet edhe legalisht.

Në vazhdim, do t’i paraqesim disa forma të lejueshme dhe të tolerueshme të biznes-seksit, në disa shtete të botës:



1. Tregtia seksuale me gra

Në shtetet e ekonomikisht të zhvilluara, përmes rrugës së letërkëmbimit të ndërsjellët, meshkujt e pasur, arrijnë që t’i blejnë femrat në rrugën legale. Deri para disa viteve, numri mi i madh i femrave përmes letërkëmbimit sigurohej nga Azia dhe Amerika Latine. Kurse, kohën e fundit, ky letërkëmbim dhe marrëveshje, bëhet me femrat nga ish shtetet socialiste të Evropës lindore. Në këto raste, mënyra e vënies së kontaktit të ndërsjellët, më tepër arrihet përmes shpalljeve të publikuara nëpër revista të ndryshme, ndërsa me përhapjen e rrjetit digjital të komunikimit global, këto kontakte realizohen përmes internetit.

2. Prostitucioni në shtëpitë legale publike.

Ky lloj i prostitucionit është një formë e ushtrimit legal të kësaj veprimtarie, ku femrat që dëshirojnë të merren me këtë profesion, për këtë “marrëdhënie pune” paraqiten vullnetarisht dhe pa imponim. Kryhet në objekte dhe vende të caktuara që nënshtrohen kontrollit të rreptë institucional. Kjo formë e prostitucionit, është më e shprehur nëpër metropolet e mëdha botërore dhe qendrat e ndryshme të biznesit. Vendi apo objekti ku kryhet kjo veprimtari, mund të jetë si “bordel” klasik, apo lokal turistik hotelier, i cili, përveç ofertës turistike-hoteliere, për mysafirët e vetë që zakonisht vijnë nga vendet tjera, është i kombinuar edhe me këtë shërbim specifik.

3. Prostitucioni ushtarak

Kjo formë e prostitucionit legal është e shprehur në zona të ndryshme të konflikteve ndërkombëtare; më së shumti nëpër ato vende dhe regjione ku janë të përqendruara kontingjentet e mëdha të trupave ushtarake. Bëhet si shërbim me pagesë, për kënaqjen e epsheve ushtarëve të tyre, të cilët, gjatë shërbimit ushtarak, një kohë të gjatë kanë qëndrua jashtë familjeve të tyre. Shpesh nga disa komanda ushtarake të këtyre shteteve, në mënyrë të organizuar sillen grupe të përkohshme të prostitutave që do ta kryejnë këtë shërbim.

4. Seks-turizmi

Edhe seks-turizmi, ose përcjellja afariste, i takon njërës prej formave legale dhe të tolerueshme të marrjes me prostitucion. Ndoshta kjo formë ende nuk është zyrtarizuar në Kosovë, por në shumë shtete të zhvilluara të botës, ekzistojnë agjenci të caktuara turistike që ofrojnë përcjellje dhe shoqëri të femrave për afaristët dhe vizitorët e ndryshëm turistik. Këtë lloj të prostitucionit, kohën e fundit, me të madhe po e shfrytëzojnë edhe qarqet shtetërore institucionale, në këtë formë, duke siguruar shoqëri femrash atraktive për miqtë e tyre të huaj diplomat.
Nëse me vëmendje i shikojmë këto forma tolerante apo të lejueshme të prostitucionit në shoqëritë e përparuara dhe moderne, do të vërejmë se të njëjtat, si në mënyra legale dhe gjysmë-legale, me të madhe janë prezentë edhe në Kosovë?!
Dhe për fund, t’i kthehemi edhe një herë asaj pyetje shqetësuese nga fillimi, e cila, si duket, edhe më tej do të mbetet pa përgjigje adekuate: Vallë, a është kjo edhe një risk tjetër tejet i dhembshme që duhet ta paguajmë ne kosovarët për këtë liri dhe modernizim të pashmangshëm të shoqërisë tonë si vazhdimësi?!


Në Shqipëri ligji e ndalon prostitucionin, megjithatë ai mbetet problem. Prostitucioni konsiderohet turp nga shoqëria, por prostitutat që punojnë fshehur mund të gjenden edhe pse numri i tyre është shumë i ulët. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “Red Light” sic mund të ketë në Gjermani, Paris apo Amsterdam.

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro
Si mund të gjesh femra

Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të gjetur vajza është nëpërmjet shoferët e taksive të cilët punojnë gjatë natës.

A nuk e kanë problem të të gejnë një të tillë por nuk duhet pretenduar shumë në anën e cilësisë. Prostitutat paguhen nga 50-100 € për seks bazë. Varësisht nëse e kërkoni mund të merrni OWO (oral without condom), por zakonisht me pagesë ekstra.

Vendi tjetër më i mirë do të ishte hotele dhe motele, thjesht shkoni dhe u kërkoni recepsionistëve ndihmë njësoj si në shumicën e vendeve evropiane lindore dhe jugore.

Hotelet fillojnë në rreth 10 € në orë, kështu që është shumë e lirë për të bërë seks në këto ambiente.

Prostitutat e rrugës

Pothuajse të gjitha prostitutat e rrugës ne Tiranë janë nga minoriteti rom. Prostitutat e rrugë mund të shihen në Tiranë në afërsi të qendrës së qytetit, në rrugët kryesore dhe në zonën e Parkut Kombëtar “Liqeni”. Çmimi i shërbimeve varion nga 500 deri në 1500 lekë (€ 3 – € 12).

Sipas informatave nga Lezbike shqiptare dhe Gay Shoqatës, ka edhe prostituta meshkuj nga popullata rome ose të komunitetit egjiptian të cilët ushtrojnë seks në rrugë.

Sheshi Skënderbej është një nga zonat e ngarkuara sidomos në pjesën përpara apo anash Hotel Tirana dhe prapa Pallatit të Kulturës.

Baret, lokalet dhe motelet në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Tiranës frekuentohen edhe nga prostitutat.

Vende të tjera ku ju mund të gjeni prostituta janë zona e rrugës së ambasadave, zona afër Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Liqeni, kryqëzimi i Zogut të Zi dhe në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.

Klubet striptizë

Klubi Shqiponja është edhe lokali më i madh që ofron vetëm shërbime themelore të striptizës dhe kërcim.

Hyrja kushton 1000 lekë (6 euro). Vajzat janë të bukura, kryesisht nga Moldavia dhe disa nga Shqipëria. Klubi i parë i striptizës në Shqipëri. Ofron valle dhe aktivitetet të tejra, vajzat kërcejnë lavi ose edhe lap dance etj …

Shtëpitë publike

Nuk ka shtëpi publike legale në Tiranë. Këto janë shpesh apartamente private që përdoren për prostitucion komercial. Ata veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe media raporton shpesh arrestime të prostitutave dhe ndërmjetësve të tyre. Çmimet ndryshojnë nga 1,500 (€ 12) në disa mijëra Leke.

Ju mund të gjeni disa klube seksi përgjatë autostradës nga Tirana në Durrës.

Masazh erotik

Prostitutat e rregullta zakonisht janë të gatshëm që të ju jap masazh erotik në qoftë se ti e kërkon këtë.

Shërbimet Escort

Shërbimet eskort në Tiranë janë pothuajse jo ekzistente.

Swinger Clubs

Ka disa të tilla në Tiranë, natyrisht shumë pak por ato nuk e tregojnë vendndodhjen e tyre në publik.

Sex shop

Ju mund të blini Viagra, Cialis dhe Kamagra nga shumë farmaci pa recetë. Ka edhe dyqane të tjera ku mund të bleni lodra seksi si dhe video pornografike.

Hotele për një seks të shpejtë

Ju mund të gjeni shuam hotele në Tiranë, ku mund të marrësh me qira një dhomë për një orë ose dy, por ju nuk mund ti telefonini dhe të kërkoni këtë lloj shërbimi më parë.

Gay dhe lesbike

“Gay life” në Shqipëri është e vështirë dhe nuk mund të ketë një vend të njohur për këtë stil. Ka disa aktivistë të guximshëm të cilët punojnë kryesisht prapa skenave për të lobuar tek qeveria që të ofrojnë mbështetje për homoseksualët e rinj. Për momentin shumica e shqiptarëve janë shumë agresive ndaj LGBT, por ndryshimi do të vijë për shkak se ka shenja të tolerancës.

Ka disa klube të fshehura që frekuentohen nga komunitetit LGBT në kryeqytet. Megjithatë vetëm pak njerëz dinë në lidhje me këtë.


http://www.newsbomb.al/index.php/bota/item/17877-prostitucioni-duhet-legalizuar-sepse-kerkesa-per-seks-eshte-e-pashmangshme-raporti



Trafikimi dhe prostitucioni i femrave shkelje e rëndë e dinjitetit dhe e drejtave njerëzore!




Trafikimi me qenie njerëzore është dukuri relativisht të re në Kosovë. Megjithatë viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese nëse u bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj.

Ç’është e vërteta, institucionet qeveritare dhe veçmas OJQ’të kanë organizuar një sërë aktivitetesh të drejtpërdrejta, kryesisht informuese, sensibilizuese dhe edukuese, me qëllim të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore si dhe ofrimit të ndihmës viktimave të trafikimit.
Image result for prostitucioni
Këto aktivitete janë përqendruar kryesisht në vetëdijesimin rreth pasojave të trafikimit dhe ligjet e ndërlidhura me trafikim (zbatimin e ligjeve), ndihmën që duhet t’u jepet viktimave të trafikimit dhe mbrojtjen sociale përfshirë edhe masat standarde për identifikimin e viktimave, bashkëpunimin në lidhje me mbrojtjen për të siguruar ndihmën e integruar për viktimat e trafikimit, riintegrimin dhe mbrojtjen e viktimave. Ndër këto aktivitete duhet përmendur ligjerata dhe trajnime për luftimin e trafikimit, të zhvilluara me përfaqësues të OJQ-ve dhe të institucioneve të Kosovës; ligjerata me pjesëtarët e SHPK-së në Shkollën Policore të Vushtrrisë për rolin që policia duhet ta luajë në ndjekjen dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore etj.

Rol tejet të rëndësishëm luajnë edhe mediat të cilat duhet dhe munden t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhe hapësirë luftimit të trafikimit me qenie njerëzore për çka duhet intensifikuar gazetarinë hulumtuese e cila realisht nuk është e zhvilluar sa duhet. Ende mungon guximi i gazetarëve për t’i hulumtuar rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe të dukurive të tjera të dëmshme në Kosovë.
Image result for prostitucioni
Duhet theksuar se OJQ-të kanë marrë pjesë edhe në aktivitetet për përpilimin e mekanizmave ligjorë e praktik për parandalimin e trafikimit nga të cilët veçmas duhet përmendur pjesëmarrjen në ndërtimin e Planit të Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë të përgatitur nga Qeveria e Kosovës.

Fillimisht për trafikimin me qenie njerëzore qytetarët janë njoftuar kryesisht nëpërmjet mediave, përkatësisht me anë të informatave, intervistave dhe formave të tjera të komunikimit, që janë përcjella nga policia dhe gjykatat e të cilat janë transmetuar nga mediat ,elektronike dhe të shkruara. Më tej, për këtë dukuri gjithnjë e më tepër kanë njoftuar edhe OJQ-të ( në radhë të parë ato që merren me të drejtat e njeriut, e posaçërisht ato që merren me të drejtat e grave e të fëmijëve si dhe me rehabilitimin e viktimave të trafikimit). Këto OJQ-ë kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit dhe parandalimit të trafikimit (kryesisht në aspektin informues , sensibilizues dhe edukues) duke përgatitur edhe raporte, analiza, studime dhe lloj-lloj publikimesh të tjera (broshura, postera, libra). Rëndësi të veçantë kanë pasur rekomandimet e OJQ-vë , që në masë të madhe kanë ndihmuar në identifikimin e problemeve dhe kanë ofruar zgjidhje për viktimat e trafikimit si edhe për zbutjen e këtij fenomeni.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të aktivitetit që ushtron, merret edhe me evidencimin e përmasave të dukurisë së prostitucionit e cila më përpara nuk ka qenë aq e theksuar në Kosovë kurse tani ka përmasa shqetësuese. Kjo është një dukuri që përcjell vendet në transicion, prandaj edhe Kosova nuk i shpëtoi kësaj shëmtie të kohës.

Prostitucioni, tash për tash, ka karakter kryesisht “importues”. Ata që merren me prostitucion vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa ata që shtyjnë, mashtrojnë ato vasha të merren me prostitucion, janë kryesisht vendorë. Kosova është vend transit për femrat e trafikuara mirëpo edhe destinacion për femrat e trafikuara. Prostitucioni te ne nuk ndodh publikisht, por, në të shumtën e rasteve është i kamufluar në lokale të ndryshme, si kafene, kafiteri, pansione apo bujtina private etj.
Image result for prostitucioni
Ka raste kur femra është detyruar të merret me prostitucion, raste të dhunimit klasik, raste të përdorimit të dhunës fizike e psikike dhe raste të tjera. Ato raste ne i përcjellim në qendra të tjera që merren me trajtimin e këtyre rasteve, u sigurojmë strehim të përkohshëm, derisa të krijohen kushtet që t’i kthehen jetës ose vendit nga kanë ardhur. Ne, përveç që përmbushim anën morale, nuk kemi ndonjë mekanizëm tjetër për ta ndaluar këtë dukuri. Do të thotë nuk kemi ndonjë mekanizëm efikas për ta luftuar prostitucionin. KMDLNJ kujton se këtë punë mund ta bëjë më së miri policia vendase nëse pajiset me kompetencat e duhura. Ndërsa, policia ndërkombëtare e ka shumë më vështirë ta luftojë prostitucionin, ngase, ta zëmë, nuk i njeh njerëzit e as mentalitetin e mjedisit ku veprojnë. Madje, ka raste kur policët ndërkombëtarë janë përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo nuk mund ta krijojë rrjetin e atyre që do ta identifikonin ndonjë çerdhe të prostitucionit ose ndonjë person që merret me prostitucion. Ne kemi raste kur policia ka arrestuar dikë për trafikim dhe pastaj është liruar sepse prostitutat nuk kanë guxuar të dëshmojnë kundër makrove të tyre. Por Policia e Kosovës do të mund të punonte shumë më lehtë për ta luftuar prostitucionin, ngase njeh mentalitetin e njerëzve, e njeh terrenin dhe ka motiv për këtë. Tarfikimi i femrave e prostitucioni janë, pa dyshim, fyerje dhe shkelje më e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave njerëzore. Luftimi i kësaj dukurie është me interes dhe në interes të të gjithëve. Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janë qytete shumë “aktive” në organizimin e prostitucionit. Ne dëgjojmë dhe lexojmë shumë për femrat e trafikuara, të dhunuara, por shumë pak flitet për klientët e tyre që janë poashtu një problem.
Image result for prostitucioni
Viktima - vajzat e moshës jomadhore

Sipas hulumtimeve të KMDLNJ-së për këtë kategori të dhunës ndaj viktimave del se viktimat janë kryesisht të moshës madhore por ka mjaft edhe të moshës jomadhore. Mosha e tyre sillet prej 14 deri më 50 vjet. Në KMDLNJ-ë nuk kemi mundur të sigurojmë shifra të sakta për numrin e femrave që “tregtohen”. Ne kemi kontaktuar me gjykatat e qarkut dhe aty kemi marrë të dhëna se gjendja është alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisë për hulumtimin e këtyre rasteve. “Shitja” e femrave, angazhimi i tyre në klube të natës dhe dhuna ndaj tyre janë bërë dukuri e përditshme, fatkeqësisht edhe në Kosovë. Janë ngritur shumë padi penale dhe janë mbajtur gjykime kundër njerëzve të pandërgjegjshëm që merren me këtë lloj krimi të shëmtuar, por kjo nuk mjafton - thonë gjykatësit. Kosova është një vend i vogël ku me një punë serioze mund të zbulohet zinxhiri i këtij rrjeti më të shëmtuar të shekullit 21.

Sipas Rregullores nr. 2001/4 të UNMIK-ut, mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë, çdo person që merret ose tenton të merret me trafikimin e njerëzve kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor dënohet prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burg. Në rast se viktima e trafikimit është nën moshën 18 vjeçare, dënimi maksimal për personin që merret me trafikim është deri më 15 vjet burg. Çdo person që organizon ndonjë grup të personave me qëllim të kryerjes së veprave të përmendura, pas shpalljes fajtor, dënohet prej pesë (5) deri më njëzet (20) vjet burg.
Image result for prostitucioni
Masat e ndërrmarra nga Ministria e Punës dhe Policia e Kosovës

Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orë te vona të natës, herë pas here ka nderrmarrë aksione për kontrollimin e lokaleve të dyshimta me ç’rast ka hasur në shumë femra të trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria por edhe nga Kosova dhe Shqipëria të cilat kanë pretenduar se janë kamariere apo valltare ndërsa në fakt kanë shërbyer si “mish i bardhë”. Në bashkëpunim edhe me inspekcionin e tregut dhe ate sanitarë disa prej këtyre lokaleve janë mbyllur.

Në bazë të hulumtimeve dhe në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës janë identifikuara dhe analizuar gjithësej 16 raste të vëzhgimit, 7 operacione të fshehura, 21 raste të operacioneve me njësitë tjera policore dhe 4 raste të operacioneve me inspectorët komunalë. Pas kësaj janë mbyllur 18 lokale ku supozohet se është ushtruar prostitucioni ndërsa janë arrestuar 24 persona prej të cilave 14 janë kosovarë, 5 ukrainase, 3 bullgare, një nga Shqipëria, 1 moldave dhe një nga Serbia ( shqiptare ). Janë identifikuar 6 viktima prej të cilave 4 janë kosovare, 1 moldave dhe një shtetase e Shqipërisë. Nga organet e hetuesisë janë duke u trajtuar 10 raste.

Përfundimisht, në bazë të hulumtimeve dhe duke e përcjellur dinamikën e zhvillimit të këtij fenomeni siç janë trafikimi dhe prostitucioni, KMDLNj’ë mendon se masa më efikase për parandalimin e përshkallëzimit të këtij fenomeni është legalizimi i shtëpive publike. Në këtë mënyrë shteti do të kishte më shumë kontrollë dhe në anën tjetër do të zvogëlohej interesimi për një veprim illegal nëse kjo veprimtari do të mund të legalizohej.Kjo praktikë pra legalizimi i shtëpive publike praktikohet edhe në shtetet me demokraci të zhvilluar ku të drejtat e njeriut respektohen në masë të madhe. Në të kundërtën, Kosova nuk ka kapacitete që në mënyrë efikase të merret me luftimin e kësaj dukurie.

*****

Trafiku i femrave për prostituim është bërë shqetësues


Në Shqipëri e Kosovë është shfaqur shqetësim lidhur me rritjen e dukurisë së trafikimit të femrave për prostitucion. Ky trafik mendohet se kryhet nga grupe kriminale vendase në bashkëpunim me të tjerë jashtë vendit.

Ky trafik në Shqipëri është i dyanshëm, përfshin si futjen tranzit të vajzave të reja, kryesisht nga vendet e Evropës lindore, për prostituim në vendet perëndimore, ashtu edhe dërgimin e të rejave shqiptare jashtë.
Image result for prostitucioni
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) është e shqetësuar për rritjen e ardhjes së numrit të prostitutave të huaja në Kosovë.

Zyrtarë të organizatës se migracionit kanë shprehur gjithashtu frikën se ky trafikim mund të shndërrohet edhe në bartjen e vajzave nga Kosova për në vende të tjera.

Një studim i ONM-së ka konstatuar se trafikimi i njerëzve, dhe në veçanti i femrave, bazohet kryesisht në genjeshtra dhe mashtrime për gjoja sigurimin e një jete më të mirë jashtë vendit të lindjes.

- Si e shihni këtë fenomen dhe çfarë mendoni se mund të bëhet për ndalimin e tij?

- Nëse keni ndonjë histori që doni ta ndani me ne, na shkruani.

Merrni pjesë në diskutim në fund të faqes

Pjesë nga komentet tuaja:



Njoh shumë persona të cilët janë martuar dhe i detyrojnë gratë e tyre dhe ndonjëri edhe motrën të ushtrojë këtë profesion vetëm për të fituar ca para.

Image result for prostitucioni

*****


Njoh shumë persona të cilët janë martuar dhe i detyrojnë gratë e tyre dhe ndonjëri edhe motrën të ushtrojë këtë profesion vetëm për të fituar ca para. Mendoj se ndaj këtyre personave duhet të merret masa për zhdukjen e tyre pa lënë gjurmë. Tani na u hapën sytë të shohim pak dritë, por kjo tragjedi është më e rëndë se diktatura e Enver Hoxhës. Është me të vërtetë rrënqethëse kur dëgjon në shumë agjensi lajmesh se çfarë po bëjnë një pjesë tepër e vogël e kombit tonë të cilët po na vënë një njollë të madhe në ballë dhe që nuk mund të shlyhet kurrë. Është me të vërtetë e dhimbshme kur në shumë raste prinderit nuk mund t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe shumë i mbajnë të mbyllur vajzat në qeli. Ndoshta juve ju duken të pavërteta këto ngjarje, por këto janë realitet për vendin tim në lezhë. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt duhet të merren masa të ndalohet kjo tragjedi e cila është më e madhja për kombin tonë.

Gëzim Alia, Lezhë

Është njoftuar se në zonat e kontrolluara prej UÇK-së në Maqedoni, për habi të të gjithëve, prostitucioni - shtëpitë e turpit siç i quanin ata - brenda një kohe shumë të shkurtër ishte fshi nga faqja e kësaj ane. Kjo do të thotë se po qe se duam të shërohemi një herë e mirë nga këto sëmundje të shëmtuara si prostitucioni, korrupcioni, droga etj., që gjithmonë kanë qenë të huaja për ne, duhet t'ua besojmë qeverisjen atyre djemve që udhëhoqën UÇK-në kudo në tokat tona, dhe të çlirohemi një herë e përgjithmonë prej udhëheqësve kokëndryshkur të korruptuar, prostituar e narkotuar.

Bukoshi, Nju Jork



Në Shqipëri do të vazhdojë të bëhet trafikimi i femrave për sa kohë që qeveritarët, sidomos ata të sotmit, nuk do të mbështesin këtë trafik.




Në Shqipëri do të vazhdojë të bëhet trafikimi i femrave për sa kohë që qeveritarët, sidomos ata të sotmit, nuk do të mbështesin këtë trafik. Përderisa në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar për trafik femrash, atëhere mund të themi me plot bindje se kjo qeveri e mbeshtet atë (trafikun e femrave). Përderisa komuniteti ndërkombëtar nuk i kërkon me këmbëngulje qeveritarëve të sotëm të luftojnë këtë trafik, por qëndrojnë gjithmonë në pozitat e mbështetësit të këtij trafiku.

Edmond Islamaj, Vlorë

Po të vazhojmë të mendojmë si disa nga ata që kanë bërë komentet e tyre këtu, siç është rasti i "Xhemit", atëherë në Shqipëri nuk ka për t'u ndaluar ndonjëherë ky trafik femrash. Trafiku i femrave ka mbështetje tek pushtetarët përderisa ata nuk e luftojnë atë. Kush di ndonjë rast të dënimit të ndonjë trafikanti në Shqipëri, le ta publikojë dhe atëhere mund të themi se nuk kemi të drejtë të themi se qeveria shqiptare e mbështet këtë trafik.
Mondi

Çuditem kur thuhet se nuk po mund të ndalohet tregëtia me femra. Pyetjes suaj mund t'i përgjigjem shumë shkurt: Vetëm duke i dënuar pamëshirshëm ata të cilët e udhëheqin këtë punë... Vetëm dënimet e mëdha mund të ndihmojnë në këtë çështje.

Driton Bajrami, Kajro, Egjypt

Prostitucioniështë problem për ish-vendet e lindjes të cilat bëjnë eksport me shumicë femrash në perëndim. Nëqoftëse dikush shqetësohet për numrin e madh të prostitutave shqiptare duhet që më parë shqiptarët të luftojnë sistemin komunist që ka pushtuar këtë vend të shkretë...
Sokol Xhahysa, Sidnej, Australi



Mendoj se e vetmja mënyrë e zgjidhjes së këtij problemi është në shoqërinë shqiptare, dhe jo duke legalizuar prostitucionin.



Mendoj se e vetmja mënyrë e zgjidhjes të këtij problemi është në vetë shoqërinë shqiptare, dhe jo duke legalizuar prostitucionin. Shqipëria nuk është Gjermani, Hollandë apo ndonjë shtet tjetër i degjeneruar. Prindërit dhe vetë vajzat duhet të mendojnë për këtë problem. Veprimi i shoqërisë shqiptare është e vetmja zgjidhje.

Arben, Kolumbus, SHBA

Prostitucioni? Fajin kryesor e ka qeveria, familja dhe shoqëria në të cilën jetojmë. Mosplotësimi i kushteve të mira të jetesës, varfëria, pasiguria e femrës, është një pergjegjësi që i përket qeverisë tonë... Mungesa e interesimit të qeverisë për shtetasit e saj është një anë që ndikon për përhapjen e prostitucionit...Mendoj se në Shqipëri dhe Kosovë duhet të hapen shoqata të veçanta që të merren posaçërisht me prostitucionin dhe riatdhesimin e femrave dhe këto shoqata duhet të kenë mbështetje të plotë dhe jo pjesërisht nga qeveria. Edukimi i familjes luan një rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në edukimin e femrës...

Gentian e Arbër Krasniqi, Kuala Lumpur, Malajzi

Ndoqa me vëmendje tre prioritetet e kandidatëve për kryeministër në Shqipëri dhe më çudit fakti që asnjëri nuk e prek këtë fenomen kaq të dhimbshëm. Në San Antonio vitin që kaloi u mblodh këshilli i qytetit disa herë për të diskutuar se sa herë në javë do të vaditej bari, ndërsa në Shqipëri u bënë zgjedhjet dhe nuk u përmend fare ky fenomen ku Shqipëria ka rreth 30000 prostituta. Si do t'ju vinte udhëheqësve shqiptarë nëse do të ishin vajzat e tyre këto prostituta të mjera.

Muharrem Cenaj, Teksas, SHBA

Ndalimi i tij, ose pakësimi, ndoshta do të vijë me pasurimin e vendit, d.m.th pas shumë kohësh. Mendoj se organizmat ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin ndaj qeverisë shqiptare, që ajo të impenjohet seriozisht në luftën kundër trafikut të femrave.

Albert Isaj, Stavanger, Norvegji

Mendoj se gjëja më e mirë do të ishte ligjërimi i prostitucionit, si në Shqipëri, ashtu edh



Mendoj se gjëja më e mirë do të ishte ligjërimi i prostitucionit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.



Petraq Uliku

Në këtë mënyrë jo vetëm do të kishte më shumë kontroll (mjekësor dhe shtetëror), por do të shmangej edhe fenomeni i shfrytëzimit. Shembull për këtë marr vendet perëndimore, si Hollanda apo Gjermania.

Petraq Uliku, Romë, Itali

Mendoj se prostitucioni është një dukuri që zhvillohet në gjithë botën, njëherit është "profesioni më i vjetër". Më vjen shumë habi se si vendet e tjera "brengosen aq shumë" për këtë dukuri, kur dihet se edhe në "këto vende - shtetet perëndimore" zhvillohet prostitucioni, diku legalisht e diku "legalisht me fytyrë të mbuluar" si p.sh në Kanada. Prostitucioni duhet të legalizohet në tërë boten ...?! Edhe kështu po zhvillohet, por kur të jetë legal se paku do të jete nën kontroll...?!
Xhemi, Kanada

Duhet t'i ndalojnë prindërit e vajzave shqiptare e jo dikush i tretë.

Sabri Hisenaj, Nju Jork, SHBA

Mendoj se prostitucioni është një nga fenomenet më të shëmtuara të një shoqerie, sidomos të atyre shoqërive të cilat janë më shumë tradicionale dhe që vonë janë hapur, siç është rasti me Kosovën. Prostitucioni duhet luftuar me të gjitha mjetet duke filluar nga ato legale, duke e shpallë të jashtëligjshëm dhe këtu duke e penguar dhe luftuar atë me anë të forcës.... Është vërtet turp dhe degradim për një shoqëri me një konfesion 99% mysliman të ket një rritje kaq marramendëse dhe të shpejt të një dukurie kaq të shëmtuar dhe të rrezikshme.

Adnan Kika, banues në Kuala Lumpur

Përse çdo gjë e keqe që ndodh u etikohet vetëm shqiptarëve. Nga vijnë këto vajza, përse nuk akuzohen dhe nuk ndalohen këto vajza në shtetet e tyre.

Theodhor, Boston, SHBA


******



Prostitucioni e prostitutat




Image result for prostitucioni




Vjen nga "pro + statuere" që do të thotë me dhënë për punë trupin e vet, duke ju vënë "pro" përpara si për gjërat që afrohen për t'u shitur. Prostitucioni është shfaqje e seksualitetit vetëm njerëzor. Sa ç'është fiziologjik, pra nevojë seksuale, për t'u kënaqur, është antibiologjik në atë që nuk ka përfundim të tij riprodhimin, përkundrazi e shmang. Disa shohin tek prostitucioni problemin antishoqëror dhe kanë arsye në kënvështrimin ideal. Por po ta shohësh qetë realitetin... prostitucioni nuk është antishoqëror, sepse dëshirohet nga shoqëria për të shmangur të këqija më të mëdha. Pa prostitucionin, monogamia nuk do të ishte e mundur ose do të ishte vazhdimisht e shqetësuar nga tendencat poligame të burrit.
Image result for prostitucioni
Kështu është një paradoks: prostitucioni për vehten imoral, shërben për të ruajtur moralin; kundër familjes, është në mbështetje të bashkimit familjar. Eshtë pandershmëria, me fjalë të tjera që shpëton nderin. Ajo i ngjan atyre rojeve të burgut, të egër, që na ruajnë nga rreziku që na vjen nga të egrit. Si këto roje, prostitucioni ka një funksion shoqëror e etik të dorës së parë. Ai i shërben moralit, i shërben në fund interesit shoqëror. Tek Ai nuk mund të shohësh të bukurën e të mirën, por të nevojëshmen. "Eshtë qëllimi që justifikon mjetin", thotë Makiaveli.
Image result for prostitucioni
E kuptoj se këto që po shkruaj dikë e bëjnë të qeshë e të tjerëve i krijojnë shqetësim; nuk e mohoj që edhe unë që po shkruaj provoj në një farë mënyre një frenim e shqetësim. Por duhet t'i njohim gjërat si janë, në shoqërinë e sotme me burrat aktualë, duhet të njohim çfarë është e nevojëshme, edhe se e nevojëshmja ndonjëherë vret të bukurën.

Burrin e gruan, nevojitet t'i studiosh siç janë në shoqërinë e ditës, se është kjo që është, jo ajo që duhet të jetë. Burri e gruaja, si kafshët zotërohen nga dy instinkte kryesore, ushqimi e riprodhimi. Burri i sotëm është i shtërnguar në mes të dy ligjeve, atij fetar kristian "Mos dëshiro gruan e tjetrit", dhe atij shoqëror të ndërtuar mbi të parin. Por disa burra i shkelin këto duke pushtuar gratë e të tjerëve (të shumtën me dëshirën e këtyre të fundit), duke sjellë dëme të mëdha për familjet e për moralin. Prostitucioni, si martesa, është rrjedhojë e tregëtisë, e pra e shoqërisë së zhvilluar.
Image result for prostitucioni
Ajo i përket vetëm erës së qytetërimit, nuk është tek njeriu primitiv, siç nuk është në asnjë specie të kafshëve. Ajo është tregëti dhe si e tillë rritja e rënia janë të rregulluara nga oferta e kërkesa. Në historinë e njerëzimit janë parë ndërhyrje mes martesës e prostitucionit, që u shfaqën me format e këmbimit të grave tek njeriu primitiv, që këmbente motrën për një grua, më vonë hyri këmbimi në natyrë, e deri tani vazhdojnë disa forma blerjesh me para si në Kamerun, ku një grua blihet 6000 lira (dorë e dytë, pra që shitet nga dikush që e kish blerë më parë, e përdorur). Kurse Marko Polo tregon, se një vajzë që ishte prostitutë me sukses dhe kishte fituar shumë peshqeshe si "shenja dashurie" nga dashnorët e shumtë, shihej me respekt se ishte shumë e kërkuar për cilësitë fizike (në Kinë). Po e njejta gjë është vënë në dukje shumë më parë nga Erodoti që tregonte se si në Babiloni shitblerja e vajzave bëhej në treg në formë ankandi, ku shitësi vinte në dukje vetitë fizike e kënaqësitë që sillte dhe blerësit ngrinin çmimin, kush e kush ta merrte.

Sot pak a shumë kjo ndodh në Japoni ku të prostituohesh është e ligjëshme për një femër të pa martuar Ky prostituim i shërben femrave për të mbajtur vehten, për të paguar një borxh familjar, ose për të gjetur burrë.
Image result for prostitucioni
Kanë ekzistuar edhe forma të tjera, si ajo që blihej një grua për një djalë të shtëpisë, por për t'i shërbyer të gjithëve si shërbëtore por edhe si prostitutë, duke filluar nga vjehrri tek xhaxhallarët, vëllezërit e burrit etj., brenda kësaj familje koloni.

Koncepti i dashurisë sipas Kantit është "Bashkimi i dy individëve me sekse të ndryshëm për zotërimin e vlerave seksuale të njeri-tjetrit, gjatë gjithë jetës".
Image result for prostitucioni
Në botën zoologjike mashkulli është, me përjashtime të rralla, poligam. I tillë është edhe burri i cili nuk mund të konsumojë forcat e tij vetëm me një grua. Ai si mashkull ka ngjashmëri me kafshët, pastaj i pushtuar nga dëshira, ai veçon një femër e cila bëhet e dashur, xheloz nga rivalët e ruan. Kështu u zgjodh nga vatha një femër që u bë grua. Ajo u bë gjithçka për burrin dhe i dha atij gjithçka donte, duke iu afruar vazhdimisht.







* * *

Image result for prostitucioni



Tek prostitutat zakonisht ka një zhvillim, qëndrim dhe rënie të fuqive fizike, freskisë e bukurisë, të shkaktuara këto jo aq nga mosha sa nga abuzimi seksual e alkolizmi që shpesh i shoqëron, por dhe nga kurat arsenikale që bëjnë për të kuruar sëmundjet e ndryshme.

Image result for prostitucioni

Kështu shënohet perëndimi i tyre shpesh i rëndë, se vetëm pak nga ato dinë të ekonomizojnë jetën e tyre e të mos bien në varfëri. Shembuj të veçantë të sukseseve janë psh: Maria Plesi, e shitur që 12 vjeç nga i jati, e martuar me një të alkolizuar, 17 vjeç bëhet modiste në Paris e shitëse lulesh. Kjo vajzë me origjinë lypëse bëhet Maria Du Plessy e më pas Margarita Gauthier prej dashurisë së Aleksandër Dumasë birit, e "Traviata" në artin e pavdekshëm të Verdit. Ajo kështu, nga një vajzë me origjinë të ulët bëhet një kurtizanë e admiruar dhe adhuruar nga burra si Teofil Gauthier, Jules Simon, e List që për të shkroi: "Ajo është e jashtëzakonëshme, ka zemër të madhe, është ideale dhe e veçantë në llojin e vet..." Por nëse Maria Plessi ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së saj triumfuese, kjo i kushtohet fatit që vdiq 23 vjeçe, ende e bukur e interesante, megjithë sëmundjen që e gërryente përbrenda.
Image result for prostitucioni
Po ashtu Madamë Pompadur që ndër kurtizane arriti shkallët më të larta të fuqisë, vdiq 43 vjeçe. Ajo diti të pushtojë apatikun Luigji XV, duke i falur kohët e fundit edhe tradhëtitë për t'a mbajtur afër. Ajo që vdiq në mënyrë të parakohëshme në një ditë të tmerrëshme me shi e erë e shoqëruar në banesën e fundit nga i dashuri i saj që nuk pati asnjë keqardhje për të, është "Zonja me kamelie"
Image result for prostitucioni
Hallka e këtij zinxhiri dashurie është vetëm bukuria, hallkë që këputet sapo bukuria zbehet. Kështu nuk ndodh kur dashuria bazohet në vetitë e gruas, që janë bukuria e shpirtit, e cila nuk humbet në kohë, përkundrazi, me kohë pasurohet, përsoset e rritet, e prandaj të pushton krejtësisht në një bashkim shpirtëror; është kjo dashuria e vërtetë, e përbërë nga admirimi e respekti. "Kjo është rezerva e gruas, që e di se çfarë thesari ruan, në të cilin bukuria e trupit e kënaqësia e seksit vlejnë një çast" (Oriani "Matrimonio")
Image result for prostitucioni
Nuk duhet ushqyer asnjë iluzion se mund të zhduket kjo shfaqje e shëmtuar, që solli qytetërimi, (prostitucioni), për të cilën akti seksual, krijues e përtëritës i forcave, kthehet në objekt tregu e spekullimi e shpesh shkak degjenerimi e infeksioni. Burrat janë të vetmit të dënuar që kundërshtojnë Natyrën (me prostituimin, nuk i binden funksionit të krijimit për të realizuar egoizmin e tyre) - ndryshe nga të gjitha qeniet e tjera ata kanë vuajtje fizike të rrjedhura nga prostitucioni.
Image result for prostitucioni
Gruaja normale është më e mirë se ne burrat, se në shtytjen seksuale i mbizotëron jo dëshira si qëllim në vetvete, por dëshira për amësi. Kurse tek burri është dëshira për kënaqësi e për ndërrim. Ai kërkon të drejtën për poligami dhe dënon poliandrinë, siç thotë Shopenhaueri: "Ai është de jure monogam e de facto poligam". Ai nxorri beqarinë për të cilën Darvini shkruan tek "Origjina e njeriut": "Ndëshkimi kërkon një shkallë të lartë të zotërimit të vetvetes (kur nuk është shfaqe e psikopatisë seksuale, në të cilën ka shembuj të burrave që urrejnë gratë) për këtë është nderuar që në antikitet. Si rrjedhojë e paarsyeshmja praktikë e beqarisë ishte konsideruar si virtut.

Fatmirësisht është zhdukur një lloj beqarie e aristokracisë dhe borgjezisë së lartë në të cilën vetëm djali i madh duhet të martohej, të tjerët jetonin si beqarë ose brenda mureve të kuvendeve.
Image result for prostitucioni
Prostitucioni i krijuar nga egoizmi i burrit e për të kënaqur seksin e tij, gjen qenie të seksit femër që, jo për t'iu bindur një nevoje fiziologjike apo ndjenje, por gati gjithmonë prej një degjenerimi moral, i përgjigjen kërkesës mashkullore duke u afruar si mall në tregun e pangopur. Këto janë prostitutat që zbresin në sheshe e bëjnë tregëti me vehten; jo si gra, sepse bëhet fjalë për një zanat, në të cilin zemra nuk ka e nuk mund të ketë asnjë pjesë, por, ajo që është më keq, as si femër, sepse ftohtësia është karakteristikë e tyre. Tek prostitutat shpirti dhe trupi rrinë indiferentë e pasivë në raportet me burrat, të cilët i shtërngojnë atëherë që ato të kënaqin të gjitha veset duke i bërë instrumenta kënaqësie, saqë ato arrijnë të ndjejnë zhgënjim për individin e seksit të kundërt, duke u kthyer shpesh në homoseksuale (lesbike) që sipas një statistike arrijnë në 30 % të prostitutave.
Image result for prostitucioni
Prostitucioni rodhi nga popujt primitivë, nga koncepti i autokracisë mashkullore, të pronësisë së burrit mbi gruan, që me zhvillimin e shoqërisë mori format e shitjes e tregëtimit, duke ia ofruar mikut (prostitucioni i mikpritjes) ose priftit për sakrifikim (prostitucion i shenjtë) apo kryetarit të vendit, ose pastaj në shitje.
Image result for prostitucioni

Më vonë prostitucioni u përsos me zhvillimin e shoqërisë, ishin prostitutat estetike që frymëzonin burrat e shquar në epokën e Arqiboldit e Perikliut, apo në Romë në kohën e Cicëronit (shekulli V para Krishtit). Më tej u zhvillua dhe në fund edhe institucionalizua.

Prostitucioni paraqet shfryrjen e lirë, mbi bazën e të gjitha manifestimeve e tendencave atavike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...