2015-11-01

Gazeta angleze Daily Mail,shkruan për kosovarën Rita Sahatçiu - Ora

     
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka zbuluar se si ajo dhe motra e saj, Elena ishin vënë direkt në përkujdesje, kur ishin larguar nga Kosova me prindërit e saj.
Ylli i hitit “The Hot Right Now”, ishte vetëm 12 muaj, kurse motra e saj ishte tre vjeç, kur kishin arritur në Londër. Kur fëmijët ishin vënë nën përkujdesje, prindërit e saj ishin përballur me një kohë shumë të vështirë, derisa u vlerësua statusi i tyre.
“Ne ishim dërguar menjëherë në shtëpinë e fëmijëve për përkujdesje, pasi ne ishim refugjatë. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se sa shumë kanë sakrifikuar prindërit tanë. Mendoj se ata janë njerëzit më të fortë që unë kam njohur. Ata krijuan një jetë të re përsëri, nga fillimi”, ka thënë Rita për “The Sun”.
Ajo më tutje ka treguar se në një moment të jetës së saj ishte dashur që të vendosë se çfarë do të bëjë me jetën e vet, kurse ishte një rrezik i vazhduar që të merrej edhe me drogë.
“Ishte një moment në jetën time që duhej të vendosja, ose të bëjë diçka me jetën time, ose vetëm të dal në rrugë dhe të shesë drogë me pjesën tjetër të shoqërisë. Nuk kam pasur të bëjë asgjë me drogën, por isha i rrethuar nga ato dhe me gjithë sinqeritetin them se është një eksperiencë që nuk ia dëshiroj askujt”, është shprehur Rita.


Ajo po i gëzohet një rritjeje të shpejtë drejt famës. Tani këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora është pjesë e panelit të jurisë së X Factor në Angli.
Daily Mail i ka kushtuar një artikull Rita Orës, duke na sjellë kujtime e foto që kur ajo ishte fëmijë dhe një adoleshente plot ëndrra të mëdha.
Në këtë foto ndodhet 24 vjeçarja kur ishte në Sylvia Young School, në të njëjtën shkollë ku ka mbaruar dhe Amy Winehouse. Daily Mail shkruan se Rita ka qenë një vajzë e bukur që në vegjëli teksa pozonte me uniformën e saj të shkollës.
2DE02A5B00000578-3293667-As_she_was_Rita_looks_super_cute_in_her_Year_Five_school_photo_w-a-24_1446105642706
Karriera e Ritës nisi në vitin 2009 kur bashkëpunoi me yllin e rrepit amerikan Jay Z.
Megjithatë këngëtarja nuk pati një fillim të mirë të jetës, pasi prindërit e saj Besniku dhe Vera fluturuan nga Kosova për tiu larguar luftës me Serbinë, kur Rita ishte vetëm 1 vjeç.
Në biografinë e saj “Hot Right Now”, Rita shpjegon se “ajo dhe motra e saj Elena ishin dërguar në një shtëpi fëmijësh që në fillim në Angli, pasi prindërit e saj ishin refugjat딝
Rita Ora me motren Elena dhe babain e saj Besnikun
2DE02AD300000578-3293667-image-a-26_1446105651254
Shtepia e femijerise se Rita Ores ne Kosove
2DE02ADB00000578-3293667-image-a-27_1446105654092
Rita Ora ne shtepine e femijeve ne Angli
2DE02A4E00000578-3293667-image-a-28_1446105657571
Rita Ora ne shkolle ne Angli

Shkelja e të drejtave të autorit sfidon institucionet



Librat vazhdojnë të kopjohen pa të drejtë autoriale dhe kjo është një nga fushat ku më së shumti bëhen shkelje. Ndërsa, luftimi i piraterisë vazhdon të mbetet më shumë institucional sesa i iniciuar nga individë. Task Forcës, që përbëhet nga disa institucione të Kosovës, nuk i kanë shpëtuar bizneset nëpër komuna të Kosovës që kanë bërë shkelje të të drejtave të autorit. Megjithatë, luftimi i piraterisë mbetet sfidë për autoritetet. Task Forca, pjesë e së cilës është edhe Zyra për të Drejtat e Autorit, do të vazhdojë me të tjera aksione, të cilat do të nisin së shpejti.

Valon Kashtanjeva, drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit, ka thënë për gazetën se gjatë kësaj kohe do të marrin veprime, por nuk e di saktë se kur. Ai ka treguar se gjatë muajit qershor janë bërë kontrolle për libra, CD-të dhe në përgjithësi për shkeljet e të drejtave të autorit.

“Disa lëndë janë proceduar si kallëzime penale që janë ngritur”, ka thënë Kashtanjeva, që në terren dalin bashkë me Task Forcën. Ai ka thënë se janë gjashtë kallëzime penale që janë ngritur dhe janë duke vazhduar procedurat gjyqësore.

“Ne më shumë jemi përcaktuar që përmes Inspektoratit të gjobiten, të krijohet ai ambienti që respektohet më shumë e drejta e autorit”, është shprehur Kashtanjeva derisa ka thënë se meqenëse ka filluar edhe viti akademik për studentët e dinë që tani ka filluar më shumë të fotokopjohen librat.

“Nga kontrollet që i kemi bërë, ka qenë më e vështirë që të merren libra të fotokopjuar. Nga shtatë fotokopje vetëm në një prej tyre kanë mundur të marrin libër të fotokopjuar”, ka treguar Valon Kashtanjeva, derisa ka shtuar se vërehet se ka rënie të piraterisë, por që vazhdon të ketë shkelje. Sipas tij, tani është koha kur ka më shumë fotokopje, që rrjedhimit ka më shumë shkelje.

“Inspektorati i Tregut vazhdimisht bën kontrolle që edhe e ka obligim ligjor”, është shprehur Kashtanjeva duke mos dashur të japë më shumë detaje sepse, siç ka thënë ai, do të mundë të ndikojnë në veprimet që do të marrin në vazhdim. “Shumë shpejt do të dalim me veprime dhe masat do të jenë më rigoroze. Ne jemi duke shkuar me gjoba, që të zgjidhim problemin”, ka thënë Valon Kashtanjeva. Ai ka treguar se janë gjobitur fotokopje që kanë shkelur të drejtat e autorit, pastaj janë sekuestruar libra që kanë qenë në mënyrë të paligjshme të fotokopjuara.

“Vazhdimit duhet të veprojmë që të zgjidhim këtë problem e të zvogëlohet pirateria”, është shprehur ai, teksa thotë se dy herë u kanë shkruar edhe uebfaqeve që publikojnë filma “online”. “Po presim që të ndryshohet ligji, sepse pa u ndryshuar ajo është më vështirë të veprohet. Me ndryshimin e ligjit do të ketë bllokime të uebsajtëve”, është shprehur Valon Kashtanjeva, duke shtuar se në bashkëpunim me

prokurorë veprimet mund të ndodhin më shpejt, pasi janë duke u bërë veprime të tilla që janë duke e shkelur Kodin Penal.

“Dy herë iu kemi shkruar uebsajtëve që janë duke e shkelur ligjin. Tani do të gjejmë mënyrën sesi do të bllokohen”, ka thënë Kashtanjeva, duke shtuar se pirateria digjitale dëmton më shumë se ajo fizike. “Ka shumë pak padi civile në fushën e së drejtës së autorit”, thotë Kashtanjeva, sipas tij, luftimi i piraterisë është sfidues. “Me veprimet që janë marrë dhe që do të merren do të ketë më shumë sukses lufta kundër pirateris딝, është shprehur Kashtanjeva.

Sa i takon Ligjit për të Drejtat e Autorit, Valon Kashtanjeva, ka thënë se kanë pasur një mbledhje me Komisionin për Kulturë, i cili edhe do ta shqyrtojë ligjin. “Ka pasur disa qëndrime të ndryshme që do ti dërgohen Komisionit. Komisioni do ti shikojë dhe një herë vërejtjet dhe ato pjesë të ligjit, ku nuk ka gjuhë të përbashkët”, është shprehur Kashtanjeva, sipas të cilit, në pjesën më të madhe të ligjit nuk ka vërejtje dhe komente, por janë nja dy pika ku ka më shumë vërejtje dhe komente.

Lulzim Syla, kryeinspektor i Tregut në MTI, ka thënë për gazetën se deri më tani kanë konfiskuar libra, CD. “Këtë punë e bëjmë bashkë me Task Forcën se jemi pjesë e tyre, ku është edhe Policia e Kosovës”, ka thënë Syla, derisa tregon se kanë hasur në shumë shkelje ligjore. “Më shumë shkelje të të drejtave të autorit bëhen me libra”, është shprehur Syla, derisa ka thënë se kanë pasur sukses. “Por, nuk jam i kënaqur sepse mendojmë që të bëjmë shumë dhe më shum딝, thotë më tej Syla, derisa shton se gradualisht njerëzit janë vetëdijesuar për rëndësinë e të drejtave të autorit. “Mendoj se njerëzit janë duke u vetëdijesuar sepse përveç konfiskimit, ne jemi duke i gjobitur operatorët ekonomik딝, ka treguar Lulzim Syla, derisa ka thënë se janë duke vepruar në gjithë Kosovën. Ai thotë se kanë pasur raste në Prishtinë, në Pejë, në Ferizaj, në Mitrovicë e të tjera qytete.

Pavarësisht shkeljeve të vazhdueshme që bëhen, zyrtarë të fotokopjeve thonë se nuk janë duke shitur libra të autorëve, duke ua marrë të drejtën e tyre. “Ne vetëm printojmë shkrime, punojmë diploma. Nuk kopjojmë më libra prejse ka filluar zbatimi i Ligjit për të Drejtat e Autorit”, thotë një nga punonjësit në një fotokopje, në afërsi të Kampusit të Universiteti të Prishtinë, që preferon të mbajë të fshehtë identitetin. Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit ka bërë bashkë institucione si: Inspektoratin e Tregut, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës, që bëjnë kontrollimin e subjekteve të cilat merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me Ligjin për të Drejtat e Autorit.

Dokumentar: Në hap me Ibrahim Rugovën

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, do të prezantohet një dokumentar me karakter shkencor e historik i titulluar “Në hap me Rugovën”, realizuar nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Adnan Merovci.



Merovci kohë më parë pat botuar edhe një libër kushtuar ish-presidentit Rugova, të titulluar gjithashtu “Në hap me Rugovën”, ku ai flet për përvojat e tij si një njeri që e ka shoqëruar atë në kohëra shumë të vështira.

Dokumentari pritet të promovohet më 20 janar, ditën kur mbushen 10 vjet nga vdekja e Rugovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë,z. Greg Delawie premtoi ministrit të KRS,z.Kujtim Shalës, përkrahje për aktivitetet kulturore


I ngarkuar së fundi më detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një takimi me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shalën, premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe në diplomacinë sportive gjithashtu.



Në këtë takim theks i veçantë iu kushtua procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, si dhe garantimit të trashëgimisë dhe të autonomisë së kishës ortodokse serbe, në përputhje me pakon e Ahtisaari-t dhe Kushtetutën e Kosovës.

Nënë Tereza” e Mulliqit do të vendoset në një rrethrrotullim

Ka kaluar më shumë se një vit nga koha kur shtatorja e Nënë Terezës, e punuar nga skulptori Luan Mulliqi, është larguar nga aeroporti që mban emrin e humanistes shqiptare.

Shtatorja ishte larguar me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë dhe për një kohë është lënë në oborrin e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit duke pritur restaurimin. Shtatorja e nobelistes shqiptare Nënë Tereza siç thonë në Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë do të vendoset në rrethrrotullimin në Qafë Thanë. Mirëpo, autori i shtatores, Luan Mulliqi thotë se para se të merret vendimi përfundimtar duhet që Ministria e Kulturës të konsultohet me të, për shkak të konceptit të veprës së tij. I njëjti institucion muaj më parë kishte propozuar që shtatorja të vendosej në një nga oborret e kishave në Tiranë, gjë që është kundërshtuar nga Mulliqi.

Skulptori Luan Mulliqi ka thënë për “Zërin” se askush nga Ministria nuk e ka kontaktuar. “Nuk e di atë hapësirë te rrethrrotullimi i Qafë Thanës, por mendoj që është shumë me rëndësi që të konsultohen me mua për vendosjen”, ka thënë Mulliqi, derisa ka shtuar se shtatorja është e punuar sipas një koncepti të veçantë të autoktonisë. “Edhe restaurimi është bërë pa u konsultuar me mua”, shprehet skulptori.
“Koncepti është jashtëzakonisht specifik dhe duhet më të vërtetë ti përmbahen atij”, ka thënë Mulliqi për statujën mbi pesë metra të “Nënë Terezës”.

“Ministria është dashur të konsultohet fillimisht me mua për përzgjedhjen e lokacionit, njësoj sikur që është dashur të konsultohet edhe për restaurimin e saj”, ka thënë Luan Mulliqi, derisa ka shtuar se çdo ndërhyrje që është në vepër gjatë restaurimit mund të dëmtojë konceptin e saj. Skulptori tregon se ajo është ideuar që të duket si një vepër e vjetër e cila del nga toka. “Vepra ka të bëjë me autoktoni, pra që del nga toka, kështu, do të më vinte keq nga ministrja Kumbaro që nuk është konsultuar me mua”, ka thënë Luan Mulliqi, duke treguar se i është thënë nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë se do të konsultohen për vendin ku do të vendoset shtatorja e Nënë Terezës.

“Pres që Ministria e Kulturës e Shqipërisë të më kontaktojë paraprakisht, sepse nuk ka si të vendoset shtatorja nëse nuk ruhet koncepti i saj”, është shprehur Mulliqi.

Milena Selimi, këshilltare për Median dhe Komunikimin në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri, i ka thënë gazetës se restaurimi i shtatores ka mbaruar. “Me kërkesën e Qendrës për Realizimin e Veprave të Artit është propozuar të vendoset në rrethrrotullimin e Qafe Thanës”, ka thënë Selimi, sipas të cilës QRVA është duke vazhduar punimet në vendin ku do të vendoset “Nënë Tereza”. “Kjo qendër është duke punuar për të marrë të gjitha masat e rehabilitimit të sheshit dhe kryerjes së procedurave teknike për vendosjen e shtatores”, ka treguar Milena Selimi.

Ndryshe nga kjo, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës në Shqipëri, i kishte thënë gazetës se vepra e Luan Mulliqit do të mundë të vendosej në oborrin në Tiranë, dhe se për këtë kanë diskutuar me Kishën Katolike. “Jemi duke diskutuar për të gjetur një vend i cili do të jetë i përshtatshëm edhe për nga pikëpamja vizuale në raport me përmasat e statujës edhe në interes të komunitetit dhe të konceptit estetik”, kishte thënë Kumbaro.

Por një ide të tillë e ka kundërshtuar Luan Mulliqi. “Idenë për vendosjen e shtatores në një nga oborret e kishave në Tiranë unë e kam kundërshtuar, meqenëse ajo shtatore nuk ka koncept religjioz”, ka thënë Mulliqi, i cili për hapësirën e përzgjedhur për vendosjen e shtatores së Nënë Terezës, nuk është i informuar.

“Shtatorja është pa bazament. Kur ka qenë e vendosur në aeroport bazamenti ka qenë i vendosur veçanërisht për atë shtatore. Prandaj për konceptin e saj duhet të konsultohet autori”, është shprehur skulptori Mulliqi, derisa thotë se duhet të ruhet ideja dhe ajo që e pasqyron shtatorja.

Në vitit 2001 nga një komision prej njëmbëdhjetë anëtarëve është përzgjedhur ideja e Luan Mulliqit për të punuar shtatoren e Nënë Terezës, e cila është vendosur në aeroportin “Nënë Tereza” në vitin 2007.

Si e vrane Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnise se Shales



Historia e panjohur e familjes se heroit te famshem Mehmet Shependi, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Deshmia e mbeses se tij, 81-vjecares Syke Sadiku

Pas vrasjes se babes sone, Mark Sadikut, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vellaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou se bashku dhe me kusheririn, Pjeter Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolen ne arrati, pasi u kerkojshin per t’u arrestu prej Sigurimit. Gjate kohes qe ata nejen neper male, Pjetri u vra ne perpjekje me forcat partizane te Ndjekjes, pasi u pat pre ne bese nga nje njeri prej Curraj te Eperm. Pas kesaj Sadiku me Gjeton e Kolen u dorzuen pas faljes se dhane nga komunistet dhe u burgosen te tre. Pas asaj dite te gjitha grate e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirja, (nana jone) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen ne kampet e Beratit, Tepelenes dhe Elbasanit”.
Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 81-vjecarja Syke Sadiku (Vojvoda) e bija e Mark Sadikut, Kryetarit te Djelmnise se Shales, te cilet rrjedhin prej familjes se heroit te famshem, Mehmet Shependit, i cili pati rene ne lufte kunder serbo-malazezeve. Pinjollja e ketij fisi te famshem, Syke Sadiku, rrefen te gjithe historine e dhimbeshme te familjes se saj, ku nje pjese e tyre u detyruan te arratiseshin nga Shqiperia qe ne vitin 1948 dhe te tjeret qe mbeten ketu, u persekutuan ne menyren me barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Po kush ishte Mark Sadiku, cila ishte origjina dhe e kaluara e asaj familje dhe si u masakruan ata nga komunistet?

Marku, nipi i Mehmet Shpendit

Mark Sadiku u lind ne vitin 1889 ne fshatin Pecaj te Shoshit, prej nga ishte dhe origjina e asaj familje, dhe babai i tij, Sadik Mark Shendi, ishte i vellai i Mehmet Shpendit, heroit te famshem dhe prijsit te malesorve te Veriut, i cili u vra duke luftuar me arme ne dore kunder forcave serbo-malazeze. Qe kur ishte gjalle Mehmet Shpendi, shtepia e tij ne Pecaj te Shales, formoi per here te pare Djelmnine e Shales, e cila kishte per qellim qe te ruante zakonet e maleve, te ndante pleqnite ne kuvendet e burrave dhe te udhehiqte malsoret ne luftrat kunder te gjithe armiqeve. Formimi i Djelmnise se Shales, iu kerkua, Shpend Sadrise, (babait te Mehmet Shpendit) prej 90 malesoreve te asaj krahine, kur ai ishte ne moshen 84 vjecare. Pasi u konsultua me djalin e tij, Mehmet Shpendin, Shpend Sadria doli te nesermen ne kuvendin e burrave ku ne prani te Dom Pjeter dedes, u lidh besa mes gjithe atyre burrave qe ishin mbledhur ne ate kuvend. Qe nga ajo dite qe u krijua Djelmnia e Shales, ajo u kryesua prej shtepise se Mehmet Shpendit dhe pas vrasjes se tij, kryesine e saj e trashegoi i nipi, Mark Sadiku i Shales. Marku ishte nje njohes i thelle i kanunit te maleve dhe ai therritej e dergohej shpesh nder kuvendet e burrave, fiseve dhe pleqnive te bajrakeve, per pajtime gjaqesh, ndarje kufijsh e ngaterresash etj. Keshtu qe nga ajo kohe qe Mark Sadiku u vu ne krye te Djelmnise se Shales, e gjate gjithe periudhes se Monarkise, ai ishte nje nga burrat me te respektuar te asaj treve. Marku u martua me Mire Mushaken nga fisi Gjonpepaj i Nikajve, e cila ishte nje grua burrerore qe rridhte nga dera e Hajdar Mehmetit, e njohur ne te gjithe ate krahine per shtepi bujare dhe urti. Nga ajo martese, atyre u linden kater femije: Sadiku, Gjeta, Syka dhe Prena.

Internimi i Markut ne Itali

Ashtu si shume nacionaliste te tjere edhe Mark Sadiku e kundershtoi hapur pushtimin fashist te Shqiperise, gje e cila u be shkak qe ai te arrestohej e te internohej ne ishujt e Italise. Lidhur me kete, e bija e tij, 81-vjecarja Syka Sadiku (Vojvoda) deshmon: “Ne prillin e vitit 1939, pak dite pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, babane tone Mark Sadikun, qe njihej e respektohej si Kryetar i Djelmnise se Shales, e lajmeruan qe te shkonte ne Tirane ku autoritetet e larta qeveritare do te benin nje mbledhje me parine dhe bajraktaret e Veriut. Sic u tha atehere, qellimi i organizimit te asaj mbledhje nga ana e autoriteteve shteterore te Tiranes, do te behej per te zgjedhur disa burra nga paria e bajraktaret e Veriut, per te shkuar ne Rome ku do t’i cohej Kurora e Skenderbeut, Mbretit Viktor Emanueli. Por per qellimin e vertete te atij takimi, si babes ashtu dhe burrave te tjere te cilet ishin thirrur ne ate mbledhje, nuk u kishin kallxuar gja, e te verteten rreth asaj ne e mesuam disa dite me vone. Pas marrjes se atij njoftimi, Marku u vesh me kostum kombetar dhe zbriti ne Shkoder ku ishte lene vend-takimi me burrat e tjere te parise dhe bajraqeve te malesise qe do te shkonin per ne Tirane. Por sapo baba shkoi ne afersi te Prefektures, ai u arrestua nga italianet dhe pas pak ditesh se bashku me shume nacionaliste te tjere qe kishin kundershtuar pushtimin fashit te vendit, i nisen per ne burgun e Tiranes dhe prej aty i internuen ne ishullin e Ventotenes ne Itali. Aty ne ate burg ku ishin te internuem dhe shume shqiptare te tjere, baba qendroi deri ne vitin 1943 kur ra Italia. Rrobat e kostumit kombetar qe baba i veshi ate dite qe u ba gati me ra ne Tirane, ai nuk i hoqi gjate gjithe kohes qe nejti i internuem ne ishujt e Italise. Kur shoket e tij i thojshin: “Po pse more Mark nuk i heq keto tesha e te veshesh te tjera keshtu si na?”, baba i pergjigjegj atyne duke u thane: “Keto jane rroba dasmet dhe i kam vesh qe ate dite qe me pat cue fjale Mreti i Italise dhe nuk munem me i heq pa lejen e tij”. Baba mundi me u lirue prej internimit vetem kur ra Italia, ne fillimin e vjeshtes se vitit 1943 dhe ne ate kohe ai erdhi ne Shqipni se bashku me shoket e tij qe kishte qene i internue”, kujton 81-vjecarja Syke Sadiku (Vojvoda), lidhur me te jatin e saj, Mark Sadikun e Shales, i cili u arrestua nga italianet dhe vuajti per me shume se kater vjet ne burgjet e Italise, per arsye se kishte kundershtuar hapur pushtimin e Shqiperise ne prillin e 1939.

Marku ne Plave

Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes ne Shqiperi, Mark Sadiku i Shales shkoi ne vendlindjen e tij ne fshatin Pecaj te Dukagjinit, ku e priten me mjaft perzemersi, jo vetem familja e te afermit e tij, por edhe gjithe burrat e asaj krahine dhe paria e Shales. Lidhur me kete , e bija e tij Sykja, deshmon: “Ate kohe qe erdhi baba ne shtepi, nenprefekti i Plaves e i Gucise, Shem Seferi, u qiti kushtrim te gjithe burrave e fiseve te Malsise se Madhe, Dukagjinit e Malsise se Gjakoves, qe te mblidheshin ne nje kuvend te madh e per te rrokur armet ne mbrojtje te tokave shqiptare. Nga ai za qe u qiti nenprefkti, rane ne Plave e Guci ma se katerdhet e dy bajraktare, me ma shume se 10 mije burra te armatosun. Ne ate kuvendin qe u mbajt ne Plave, e moren fjalen perfaqesuesit me ne ze te bajrakeve te pare te Veriut, sic ishin: Dede Shabani per Malesine e Madhe, Shem Seferi per Plaven e Gucine, Dem Ali Pozhari per Malesine e Gjakoves e rrethet e Pejes dhe Mark Sadiku per Dukagjinin. Gjate atij kuvendi, Marku, bani propozimin qe u quejt ma me vend, duke thene se prej asaj dite duhej dhane besa e burrit prej te gjithe atyre personave dhe fiseve te cilet kishin ngaterresa te vjetra, ankime apo gjaqe pa marre, ne menyre qe t’i nderprisnin ato. Sepse prej asaj dite Malesise dhe gjithe Shqipnise i kercenohej nje anmik i madh e i perbashket qe ishin serbo-malazezet, te cilet nen masken e komunizmit kerkonin te siguronin rishtaz tokat shqiptare te shkeluna padrejtesisht gjate Luftes se Pare Boterore. Baba tha aty ne ate kuvend, se kufijte etnike nuk ishin te nje fisi apo te nje bajraku, por ato ishin te gjithe popullit mbare pa dallim feje ideje dhe krahine. Pas kesaj, Mark Sadiku u kerkoi te gjithe atyre burrave qe ishin mbledhe ne ate kuvend, qe te jepej besa aty ne shesh te burrave, qe ne rast nevoje kur te paraqitej rreziku, te gjithe ata t’i pergjigjeshin kushtrimit te dhene duke nxjerre vullnetare te armatosur per te shkuar ne ate pjese te kufirit qe rrezikohej prej anmikut. Pas ketyre fjaleve te thana prej babes, aty u lidh besa e burrave prej te gjithe bajraqeve dhe qe nga ajo dite u vune roje te armatosuna ne pikat ma delikate te kufinit dhe ata u porositen qe kurdohere qe te hetojshin levizjet e brigadave komuniste serbo-malazeze, te lajmerojshin menjehere kryetaret e asaj beslidhje. Dhe ajo qe ishte parashikue prej babes dhe prej te gjithe atyre burrave qe muern pjese ne ate kuvend, nuk vonoi me u be realitet. Keshtu vetem pas pak kohet ne nentor te vjetit 1944, brigadat komuniste serbo-malazeze mesyne kah toka jone duke kalue kufinin etnik. Pas kesaj u dha kushtrimi prej Guciet dhe Mark Sadiku, jo vetem si Kryetar i Djelmnise se Shales, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste te Dukagjinit, mblodhi te gjithe pushkataret e asaj krahine dhe menjehere kaloi Qafen e Pejes e u bashkue me forcat e Prek Calit te Kelmendit e me ato te Xhem Sadrise qe erdhen nga Malsia e Gjakoves. Ate kohe pati ba dimen shume i forte dhe malet e Cecunit dhe te Nakutit qe ishin te mbulueme me bore, leshuen orteqe te medhenj te cilat zune nen vete dhe i lane te vorruem shume luftetare te malsise. Luftimet qe u zhvilluen ne Qafe te Previses dhe e ne Vasoviq, perfunduen me fitoren e luftetareve shqiptare. Pas kesaj Mark Sadiku me gjithe luftetaret qe kishte me veti, u kthyen ne vendin e vet”, deshmon 81-vjecarja Syke Sadiku (Vojvovda) lidhur me luftrat qe zhvilloi babai i saj, Mark Sadiku, ne nentorin e vitit 1944 kunder forcave serbo-malazeze.

Vrasja e Markut

Mbarimi i Luftes dhe ardhja e komunisteve ne pushtet ne dhjetorin e vitit 1944, e gjeti Mark Sadikun dhe dy djemte e tij, Sadikun e Gjeton, te arratisur nder male se bashku me shume burra te tjere te Shales e te Shoshit. Lidhur me kete dhe vrasjen e Mark Sadikut, e bija e tij, Sykja deshmon: “Menjehere sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste te partizaneve hyne edhe ne Shkoder, Marku se bashku me dy djemte, (vellezerit e mi) Sadikun e Gjeton, dolen neper male me qellim qe te ruheshin prej komunistave,te cilet po vritshin dhe po burgosshin shume njerez te pafaj. Baba e dinte se komunistat nuk do t’ia falnin atij dhe vellaut tim, Sadikut, te cilet paten luftue me forcat e nacionaliste te Ballit Kombetar, kunder brigadave komuniste serbo-malazeze. Ishte kjo arsyeja kryesore qe ata qendruen neper male deri ne ate kohe qe qeveria komuniste e Tiranes shpalli faljen e pare per te gjithe te arratisunit politik qe nuk kishin ba krime. Duke hjek keq ne jeten e malit dhe duke mos pas rruge tjeter kalimi pasi kufini me Jugosllavine ishte i myllun dhe ai jugor me Greqine ishte nen kontrollin e komunisteve greke te gjeneralit Markos, baba me dy velleznit e mi, Sadikun e Gjeton, vendosen me u dorzue. Mirpo pas dorzimit te tyne ne Koder te Shengjergjit, komunistat nuk e majten fjalen dhe i prene ata ne bese, duke i burgosun ne burgun e Shkodres ku ata i paten torturue rande. Ajo gja famtiresisht vazhdoi jo shume kohe, per arsye se qeveria komuniste e Tiranes nxorri nje falje tjeter dhe i liroi nga burgu baben dhe dy vellezerit e mi, pasi ata sipas tyne nuk i kishin lye duart me gjak. Mirpo edhe pas lirimit, baba me me gjithe Sadikun e Gjeton ishin vazhdimisht nen ndjekjen e forcave te Sigurimit dhe te gjithe ata qe e njihshin baben, thoshin se Mark Sadiku kishte per me ra perseri ne burg, pasi ai nuk rrite pa fol kunder komunizmit. Aty kah vjeti 1945, ne malsite e Shales e Shoshit u paten ba do mbledhje te shpeshta ku therritej i gjithe populli me detyrim dhe u bahej propagande komuniste. Nje nga keto mbledhje u ba edhe ne Bregun e Lumit ne Shale, e ne ate dite baba kishte shkue per mik te Bale Mark Milani. Megjithse Bala iu lut Markut qe te mos shkonte ne ate mbledhje se dicka i kishte ndje zemna, prej sedres, baba, nuk nejti dot pa shku. Ate dite teksa ishte duke fillue mbledhja, hasmi i babes qiti tre here ne pushke dhe e la ate te vdekun. Ndersa Marku akoma nuk kishte dhaee shpirt, Bale Mark Milani qe mbeti i premun ne bese, qiti ne pushke dhe e la te vdekun ne vend vrasesin e babes”, kujton, Syke Sadiku, lidhur me historine e babes se saj, Mark Sadikut, Kryetarit te Djelmnise se Shales, i cili u vra nga hasmi i tij ne vitin 1944.

Arratisja e familjes ne France

Po si rrodhi fati i familjes se Mark Sadikut, pas vrasjes se tij ne vitin 1945 dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhes? Lidhur me kete e bija e tij, Sykja, deshmon: “Pas vrasjes se babes, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vellaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou se bashku dhe me kusheririn, Pjeter Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolen ne arrati, pasi u kerkojshin per t’u arrestu prej Sigurimit. Gjate kohes qe ata te gjithe nejen neper male, Pjetri u vra ne perpjekje me forcat partizane te Ndjekjes pasi u pat pre ne bese nga nje njeri prej Curraj te Eperm. Pas kesaj Sadiku me Gjeton e Kolen u dorzuen pas faljes se dhane nga komunistet dhe u burgosen te tre. Pas asaj dite te gjitha grate e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirija, (nana jone) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen ne kampet e Beratit, Tepelenes dhe Elbasanit. Por duke perfitue nga nje falje tjeter e komunistave, Marku, me Sadikun e Kolen dolen prej burgut dhe pas pak kohe ata iken perseri ne arrati nder male, pasi kerkoheshin per t’u arrestue prej Sigurimit. Kjo gje pat ndodhe, kur u arrestue bashkeshorti im, Leke Vojvoda, me gjithe bajraktarin e Shoshit. Bashke me Sadikun, Gjeten dhe Kolen, ishin ne mal dhe motra jeme, Prena, megjithe nusen e Gjetes, Agen. Ne vitin 1948 kur Shqiperia u prish me Jugosllavine, ata mujten per me e kalue kufinin dhe dolen ne Mal te Zi. Ne kete kohe nen shtepi pati mete vetem nana jone, Mirja, me nusen e Sadikut, Dragen, e cila kishte dy vajza te vogla dhe ishte perseri shtatezane. Kur ata dueln ne Jugosllavi, dhe serbet e kuptuen se ishin nipat e Mehmet Shpendit, i cilli pat ken vra me shkje, i mbyllen neper burgje e kampe perqendrimi duke i leviz here pas here sa ne Guci, Peje, Kotorr, Zete, Hercegnovi, Vucitern e deri ne Beligrad. Aty nga vjeti 1956, kur ata e humben shpresen per nje ndryshim te situates ne Shqipni, kerkuen prej Organizates Nderkombetare te Emigracionit per me dal ne Prendim. Pas kesaj atyne iu dha e drejta dhe te gjithe shkuen ne France ku jetuen te lire per vite me rradhe”, e perfundon rrefimin e saj 81-vjecarja Syke Sadiku, e bija e Mark Sadikut te Shales, lidhur me historine e dhimbshme te familjes se saj, ku nje pjese jetoi ne France dhe pjesa tjeter qe mbeti ne Shqiperi u persekutua ne menyren me barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Dy vellezerit e Sykes, Gjeta me Markun qe jetuan ne France, vdiqen atje ne dhe te huaj duke i lene nje amanet motres, Prenes, qe eshtrat e tyne t’i sillte nje dite per t’u prehur ne vendlindjen e tyre. Ate amanet, Prena Sadiku mbajti si gjene me te shtrenjte dhe e beri realitet vetem ne 25 korrik te vitit 1999. Ate dite te nxete vere, kur me shume se 1500 burra te ardhur nga 11 bajraket e Veriut ishin mbledhur ne fshatin Pecaj, nje helikopter civil u ul ne nje livadh me dy arkivole te vegjel ku ndodheshin eshtrat e Sadikut dhe Gjetos, dy djemve te Mark Sadikut te famshem te Shales, te cileve ne perkujtim te babait te tyre, mbare malsia ate dite iu rezervoi nje varrim madheshtor.

Si ia prene koken major Gjergj Vates, qarkomandant i Shkodres



Historia e malesorit qe u diplomua ne Akademine e Torinos dhe vrasja tragjike e tij nga njerzit e Sigurimit kur organizonte rezistencen antikomuniste si nenkryetar i Komitetit te Maleve

Vetem aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shembej regjimi komunist, une fillova qe te interesohesha per gjetjen e eshtrave te xhaxhait tim, major Gjergj Vates, ish-Qarkomandantit te Shkodres. Pas shume kerkimesh, me ndihmen e disa miqeve te mij ne zonen e Dukagjinit, une arrita qe t’ia gjej vendin ku e kishin groposur ne zonen e Shllakut. Por kur e hapem varrin, mundem te gjenim vetem eshtrat e trupit, sepse kafka e kokes mungonte krejtesisht”.
Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 68-vjecari Kel Vata, ish ndihmes mjek ne qytetin e Shkodres, i cili rrefen te gjithe historine e dhimbeshme te familjes se tij dhe xhaxhait, major Gjergj Vates, ish-Komandant i Qarkut te Shkodres qe u vra dhe u masakrua ne menyren me barbare nga forcat e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1946.

Familja Vata nga Temali

Gjergj Vata u lind ne 14 mars 1914-te ne fshatin Temal te Prefektures se Shkodres, prej nga eshte dhe origjina e familjes se tij. Babai i Gjergjit,Vat Gjeloshi, ne vitin 1878 kishte shoqeruar perfaqesuesit e Malsise se Dukagjinit, Gjek Beg Shllakun, e Mar Lulen, ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Aty nga viti 1905-se, familja e Vat Gjeloshit, per arsye ekonomike u shperngul nga fshati Temal dhe u vendos ne Lagjen Arra e Madhe ne qytetin e Shkodres. Gjate atyre viteve, Vat Gjeloshit i linden kater djeme dhe nje vajze, qe ua quajten: Kole, Gjon, Gjergj, Lucie dhe Lorenc. Djali i madh, Kola, i cili u lind ne vitin 1900-te, pasi mbaroi Kolegjin Saverian me rezultate te shkelqyera, hyri ne pune tek disa tregtare te medhenj te qytetit te Shkodres. Ne qershorin e vitit 1924, Kola u mobilizua si ushtar ne forcat fanoliste te udhehequra nga Rexhep Shala, duke u caktuar ne batalionin e komanduar nga Vas Kiri. Gjate marshimit qe beri ai repart per ne Tirane (me 8 qershor 1924) me qellim per te rrezuar Qeverine e Shefqet Verlacit, Kola mbeti i vrare ne nje perpjekje me forcat qeveritare ne fshatin Balldre te Lezhes. Qe nga ajo kohe dhe gjate gjithe periudhes se Monarkise, familja e Vat Gjeloshit mbeti ne nje armiqesi te perhershme me Mbretin Zog. Pas vrasjes se Koles, djali tjeter i Vat Gjeloshit, Gjoni, mbeti ne shtepi per t’u kujdesur per problemet e familjes, ndersa Gjergji, mbaroi me rezultate te shkelqyera gjimnazin e fretenve “Ylliricum” ne qytetin e Shkodres. Ndersa djali i vogel i familjes, Lorenci, pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera Kolegjin Saverian te qytetit te Shkodres, gjate gjithe periudhes se Monarkise, punoi si nepunes ne administraten vendore te Prefektures se Shkodres, nga ku mundi qe te fitonte nje te drejte studimi per te studjuar ne universitetin e Bolonjes ne Itali.

Ne Akademine e Torinos

Pas mbarimit te Kolegjit Franceskan ne vitin 1929-te, Gjergj Vata mundi qe te fitonte nje burse shteterore per te ndjekur studimet e larta ne Akademine ushtarake te Torinos ne Itali. Lidhur me kete, nipi i tij Kel Vata, deshmon: “Te drejten e studimit per te studjuar ne ate akademi ushtarake, axhes Gjergj, ia nxorri Ministri i Arsimit i asaj kohe, Hil Mosi, vetem pas nderhyrjes se Pader Gjergj Fishtes, i cili e kishte pasur Gjergjin, nxenesin me te mire ne Liceun Franceskan. Ne Akademine e Torinos, Gjergji studjoi per pese vjet me rradhe ne degen e Artilerise, te cilen e mbaroi me rezultate te shkelqyera ne vitin 1937, duke marre graden e nentogerit. Pas dhenies se diplomave, Komandanti i asaj Akademie e therriti Gjergjin ne zyren e tij dhe i tha: “Zoti Vata, ti ke mbaruar me nota te shkelqyera, por atdheu i juaj, Shqiperia, eshte nje vend i varfer dhe nuk ka para per t’ju paguar. Po te doni mund te qendroni ne Itali, ku ju do te keni nje karriere te shkelqyer ushtarake dhe pagese teper te larte”. Pas atyre fjaleve, Gjergji iu pergjigj: “Zoti Gjeneral, une jam shqiptar dhe nuk kam ardhur per te qendruar ne Itali, por do te kthehem dhe do te sherbej ne vendin tim, duke marre parasysh cfardolloj sakrifice”. Dhe ate fjale ai e beri realitet duke u kthyer ne Shqiperi ne gushtin e vitit 1937, ku Mbreti Zog i ofroi disa detyra ushtarake ne reparte te ndryshme. Por ai nuk pranoi qe te sherbente ne rradhet e Ushtrise Mbreterore, duke thene se nuk mund t’i sherbente atij njeriu qe ishte bere shkak per vrasjen e vellait te tij, Koles, ne qershorin e vitit 1924. Pas kesaj me nderhyrjen e disa miqeve te tij ne qytetin e Shkodres, axha Gjergj, pranoi te merrte detyren e Kryetarit te Komunes se Shllakut, ku ai sherbeu nga viti 1938-te deri ne vitin 1941. Gjate asaj periudhe, pervec detyres se Kryetarit te Komunes, Gjergji, u mor dhe me pajtimin e konflikteve te ndryshme dhe pajtimin e gjaqeve qe kishin malesoret e asaj zone te thelle ne skajin me verior te Shqiperise”, kujton Kel Vata, lidhur me xhaxhain e tij, Gjergj Vaten, i cili u diplomua me rezultate te shkelqyera ne Akademine Ushtarake te Torinos ne Itali.

Qarkomandant i Shkodres

Aty nga vjeshta e vitit 1941, pasi Gjergj Vata kishte punuar per afro kater vjet me rradhe ne Komunen e Shllakut, ai u therrit prane Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Kombetare ne Tirane, ku u njoftua se ishte caktuar oficer me graden e togerit, ne garnizonin e Kukesit, ku do te kryente detyren e Komandantit te Batalionit ne fshatin Bicaj. Lidhur me kete, Kel Vata deshmon: “Gjate asaj kohe qe axha Gjergj u caktua ne Bicaj te Kukesit, me inisitativen e tij dhe me miratimin e komandes eprore, ai hapi dy kurse gjashte-mujore per trajnimin e oficereve dhe nenoficereve rezerviste te asaj Prefekture. Nisur nga puna e mire qe beri ne ate repart, ne pranveren e vitit 1942, Komanda e Pergjithshme e transferoi ate ne qytetin e Shkodres, duke e emeruar me detyren e zv / komandantit te Rrethit dhe i dha graden e kapitenit. Aty nga fundi i muajit shtator te vitit 1943, Gjergjit iu komunikua dhenia e grades se Kapitenit te Pare dhe u caktua me detyren e Rrreth-komandantit te Shkodres, duke i pasur zyrat ne godinen e Prefektures se atij qyteti. Gjate asaj kohe teper te turbullt, Gjergji me gjithe efektivat qe kishte nen komande, u mundua qe te ruante rendin dhe qetesine e qytetit te Shkodres qe kishte mjaft probleme, ku ai i shpetoi per mrekulli nje atentati qe i kurdisen njesitet guerile te qytetit. Aty nga mesi i shtatorit te vitit 1944, Gjergjit iu dha grada e majorit dhe u caktua me detyren e Qarkomandantit te Shkodres.Gjate asaj kohe ai pati disa konflikte me Komanden gjermane qe ishte ne qytetin e Shkodres, pasi disa here kishte nderhyre per lirimin nga burgu te disa komunisteve te arrestuar. Nje prej tyre ishte edhe nje djale i ri 16-vjecar, nga fshatrat e Kukesit, i cili u kap nga patrulla gjermane duke ngjitur trakte me 15 nentor te vitit 1944. Pas kapjes nga gjermanet, nena e tij shkoi ne shtepine e Gjergjit dhe i tha gjyshes sone: “Ne bese te zotit, i thuaj djalit tend, major Gjergjit, qe te ma shpetoje ate djale te vetem qe e kam driten e syve”. Pas kesaj axha Gjergj shkoi ne komanden gjermane dhe i tha majorit Hauzding qe ta lironte ate djale, sepse ishte genjyer prej komunisteve. Komnadanti gjerman nuk pranoi ta lironte duke i thene se ai kurrsesi nuk mund t’i shkelte ligjet e luftes. Pas refuzimit te oficerit madhor gjerman, debati u ndez i ashper dhe axha Gjergj duke vene doren ne brez i tha: “Zoti major, ju nuk mund t’i shkelni ligjet e Luftes, por as une nuk mund t’i shkel traditat dhe zakonet e shqiptarit, kur miku me ka rene ne bese. Njeri prej nesh nuk del i gjalle nga kjo zyre pa u liruar ai djale”, kujton Kel Vata lidhur me debatin e ofiicerit gjerman me major Gjergj Vaten, i cili mundi qe ta lironte ate djale te ri komunist, qe ne vitet e pas luftes u be kolonel dhe Kryetar Dege, e fatkeqesisht nuk pyeti asnjehere per njeriun e familjen qe i shpetoi jeten.

Nenkryetar i Komitetit te Maleve

Detyren e Qarkomandantit te Shkodres, major Gjergj Vata e mbajti deri ne 28 nentorin e vitit 1944, kur partizanet e Enver Hoxhes, hyne triumfatore ne ate qytet. Ne mengjezin e 27 nentorit 1944, Gjergj Vata mori pjese ne nje takim qe bene kreret nacionaliste ne godinen e Prefektures se qytetit, ku u ndane ne dy grupe: ata qe do te luftonin ne male kunder forcave komuniste dhe ata qe do te ktheheshin ne shtepite e tyre. Lidhur me kete dhe veprimtarine e e metejshme te major Gjergj Vates, nipi i tij Keli, deshmon: “Axha Gjergj i pati te gjitha mundesite qe te largohej nga Shqiperia, ashtu sic bene shume eksponente te tjere nacionaliste, por ai nuk pranoi qe te ikte, duke thene se do te rrinte ne Shqiperi per te luftuar komunizmin deri sa te kishte frymen gjalle. Ne ditet e fundit te muajit nentor te 1944-es, Gjergji u bashkua me forcat e Mark Gjonmarkajt qe perbeheshin prej 1000 personash dhe bashke me shume krere te tjere nacionaliste si Halil Alia, Pashuk Bib Mirakaj, Gjeneral Prenk Pervizi, kapiten Gjergj Lula, etj u largua nga qyteti per ne drejtim te Malsise se Dukagjinit. Ato forca te armatosura antikomuniste rane disa here ne perpjekje me repartet e ndjekjes, duke shkaktuar viktima te shumta nga te dy palet. Perpjekja e pare u be me 5 dhjetor te vitit 1944 ne Shkembin e Rajes ne zonen e Nikaj-Merturit, ku pas disa ore luftimesh, mbeten te vrare shume partizane e nacionaliste. Pas kesaj beteje, te gjithe kreret nacionaliste me forcat qe komandonin u ndane ne zonat e tyre dhe Gergji u strehua ne Malsine e Dukagjinit. Ne Shkurtin e vitit 1945, ai mori pjese ne takimin qe kreret nacionaliste te rezistences antikomuniste bene ne Orosh te Mirdites, ku krijuan dhe organizaten “Komiteti i Maleve”. Ne ate mbledhje Gjergji u caktua me detyren e nenkryetarit te atij Komiteti dhe kryetar per nenprefekturen e Dukagjinit. Lidhur me veprimtarine antikomuniste te Gjergj Vates ne ate kohe, ka shkruar dhe ish-Drejtori i Sigurimit te Shtetit R.B. ne librin e tij “Veprimtaria e armiqesore e Klerit Katolik 1944-1972”, ku midis te tjerash thuhet: “Ndersa ne letren qe Gjergj Vata, kryetar i kesaj bande i dergonte arqipeshkvit te Durresit, Vincens Prendushit, shkruhet: “Malci e Veriut. 4 I.1946. Shkelqese, Ne emen te gjithe atyne qe ende mbajne flamurin e nacionalizmit shqiptar nder malet e Dukagjinit, ju drejtohem me kete shkrese: c’prej nandorit te vitit 1944, elemnetet ma te spikatun ne kete krahine, tue mos dashte me ju nenshtrue terrorit te qeverise se Enver Hoxhes, moren arratine. Gjate kesaj kohe, ndonese te ndjekun e te persekutuem, u munduem me mbajte nalt moralin e popullit, organizuem ceta te mbrendshme dhe te jashteme, u nderlidhem me te gjithe te arratisunit e vendit, me nji fjale u pergatitem per t’ju pergjigj zanit te atdheut, i cili besojme qe se shpejti do te na therrase, per t’i dhane grushtin e fundit qeverise ma terroriste qe njef historia jone. Ju siguroj se te gjitha krahinat e Veriut jane lidhe dhe ndihmue prej aleateve dhe prej K.Q. te Tiranes, ndersa ne per mungese te nje lidhjeje, kena mbete krejt mbas dore”. Me konsideratat ma te nalta. Major Gjergj Vata. Sipas ish-Drejtorit te Sigurimit te Shtetit, kjo leter e Gjergj Vates iu dha antarit te bandes se tij, Martin Sheldise, i cili mundi qe te hynte ilegalisht ne Shkoder, deri ne rezidencen e Provincialit Franceskan, Pader Mati Prendushi, dhe mundi qe t’ia dorzonte ne dore duke i thene qe ta niste pa vonese per tek Vincens Prendushi ne Durres”, kujton Kel Vata mbi veprimtarine antikomuniste te xhaxhait te tij, major Gjergj Vates.

Vrasja tragjike ne 1946

Nga viti 1944 kur doli ne arrati e deri ne dhjetorin e vitit 1946, Gjergj Vata qendroi i strehuar ne male ne zonen e Dukagjinit, duke organizuar rezistencen antikomuniste. Ne shenje hakmarrje ndaj tij, komunistet i arrestuan vellane, Lorencin, te cilin ne fillim e denuan me vdekje dhe me pas ia falen jeten dhe ai beri plot 25 vjet burg. Ne ato vite Gjergj Vata vepritarine e tij e kryente ne zonat Shllak-Pult-Nikaj-Mertur te Zones se Dukagjinit, por vendi me i qete ku ai rrinte vazhdimisht, ishte fshati Pog i Pultit. Lidhur me kete, Kel Vata deshmon: “Nder familjet kryesore qe e strehonin dhe e mbanin me buke Gjergjin, ishin ato te Gjon Ndue Pukes dhe Gjon Pjetrushit ne Shllak, te cileve komunistet ua dogjen shtepite dhe i kalben neper burgje. Po keshtu korrieri i tij ishte Gjergj Ndoja nga Pogu, i cili vdiq ne torturat e Sigurimit pa treguar asgje per te. Gjate asaj kohe ai Gjergji ra disa here ne perpjekje me forcat e Sigurimit, ku iu vrane apo u kapen te gjalle disa nga miqte e tij te ngushte si Ndoc Jakova, Pader Anton Harapi, Dom Alfons Tracki, Lef Nosi etj. Ndonese ai mbeti krejt i vetem, nuk pranoi qe te arratisej jashte edhe pse misionet anglo-amerikane i ofruan largimin me avion te posacem. Ne ate kohe Kryetarit te Deges se Brendshme te Shkodres, gjeneral Zoi Themelit, i shkonin shume informacione rreth zonave ku streohej Gjergji, por asnjehere forcat e ndjekjes nuk binin dot ne gjuremt e tij. Pas kesaj ne nje mbledhje me shefat kryesore te Deges, Zoi Themeli u shpreh: “Nuk me duhen me raporte te kota se ku fshihet Gjergj Vata, mua me duhet koka e tij. Ky eshte raporti i fundit qe pres prej jush”. Disa dite moe vone, me shtate dhjetor te vitit 1946, tre persona te paguar nga Sigurimi, munden ta vrisnin pas shpine Gjergjin, teksa ai ishte duke kaluar ne zonen e Shllakut, per ne Shpellen e Shkembit te Kuq ku fshihej ne ate kohe. Per vrasjen makabre te Gjergj Vates, u mbajt nje heshtje e madhe dhe familja e jone ate gje e mesoi vetem tre kater vjet me vone aty nga fundi i vitit 1950-te. Pas vrasjes, nena e Gjergjit, Sosja, u internua ne Berat, kurse familjen tone e internuan ne Tepelene. Si rrethanat e vrasjes ashtu dhe gjetja e kufonmes se tij, per mua dhe gjithe familjen tone mbeten nje peng i madh, i cili me mundoi gjate gjithe periudhes se regjimit komunist te Enver Hoxhes, ku nuk kishim asnje lloj mundesie qe t’i kerkonim ato. Vetem aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shembej regjimi komunist, une fillova qe te interesohesha per gjetjen e eshtrave te tij dhe pas shume kerkimesh, me ndihmen e disa miqeve te mij ne zonen e Dukagjinit, arrita qe te gjeja vendin qe kerkoja. Ate gje na i tregoi Gjelosh Doda, te cilit ne vitin 1985, Prenush Nika nga Shllaku, i kishte thene: “Une po des, po dua me te lene nje amanet qe do ma mbajsh sekret te madh se e kam brenge ne shpirt. Ne qofte se vjen ndonjehere koha dhe Gjergj Vata ka njeri te gjalle, m’i thoni se ketu ne ket vend kam varros me duart e mia ate burre trim”. Pas kesaj ne tetorin e vitit 1993, une me Kol Gjoken, Gjelosh Doden e te birin e tij Toninin, shkuam dhe filluam germimet atje ku na tha Gjeloshi. Por per cudine tone aty mundem te gjenim vetem eshtrat e trupit, sepse kafka e kokes mungonte krejtesisht”, e perfundon rrefimin e tij 78-vjecari Kel Vata, lidhur me gjetjen e eshtarave te xhaxhit te tij, Gjergj Vates, te cilin e kishin vrare njerzit e Sigurimit ne vitin 1946 dhe pasi e kishin grabitur, i kishin prere koken me sepate dhe e ia kishin hedhur ne gremine.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...