2015-11-18

Policia: Shtatë policë të lënduar, 22 të arrestuar, vetura të dëmtuara


Policia: Shtatë policë të lënduar, 22 të arrestuar, vetura të dëmtuara
 Pas shpërndarjes së mëhershme të protestuesve, sërish në orët e mbrëmjes një numër i protestuesve të shoqëruar nga disa deputetë, janë kthyer dhe kanë vazhduar të qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo më vonë, protestuesit pas pranimit të informacionit për masën e caktuar nga Gjykata kompetente ndaj deputetes Kadaj-Bujupi, përsëri kanë shfaqur dhunë ndaj policisë dhe objekteve zyrtare dhe Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë, për ta vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, deri në ora (19:30) numri i zyrtarëve policor të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arritur në shtatë, mirëpo ka edhe zyrtarë të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime sipërfaqësore por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërsa në bazë të informacioneve të mëhershme lëndime kanë pësuar dy qytetarë të cilëve po ashtu iu është dhënë ndihma mjekësore.
Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante deri tani (19:30) kanë shoqëruar në stacione policore njëzet e dy protestues të dhunshëm, si dhe më parë kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej Molotovi.
Po ashtu në bazë të informacioneve të deritanishme janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte publike,duke përfshire edhe dhjetëra vetura të dëmtuara si;
Një veturë kombi me targa 3Z është djegur,
Katër vetura të Policisë të dëmtuara,
Dëme në disa vetura zyrtare të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë një e cila ka qenë në lëvizje, por që pritet të verifikohen dhe të saktësohet numri i tyre,
Dëme të shkaktuara të objektit të Qeverisë dhe objekteve tjera shtetërore,
Dëme të shkaktuara edhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova, dyshohet për dëmtim të shkronjave të shtatores si dhe
Dëme të shkaktuara në pajisjet dhe uniformat policore.
Policia e Kosovës bazuar në planifikimet operacionale ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga prote sta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore ka arritur të menaxhoj dhe ta vejë situatën nën kontroll, e cila tani vlerësohet të jetë e qetë.
Policia tregon për bilancin e protestës
Policia e Kosovës tregon se nga protesta e sotme janë 7 policë të lënduar të cilët kanë këkruar ndihmë mjekësore, dhe disa të tjerë të lënduar por që nuk iu kanë nënshtruar ndihmës mjekësore.
Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se 22 protestues janë shoqruar për në stacionin policor. Ai konfirmoi se protestuesit kanë djegur një veturë me targa 3Z, derisa të dëmtuara kanë mbetë edhe disa vetura tjera zyrtare, rasti i të cilave pritet të definohet në vazhdim.
Kelani tha se të dëmtuar kanë mbetë edhe disa xhama të ndërtesës së qeverisë së Kosvës dhe objekteve tjera përcjellëse.
Siç tha ai, edhe shtatorja e presidentit Rugova ka psuar dëmtime, veçs ende nuk dihet se çka.

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë Sebastian Kurz, i shokuar me dhunën në Kosovë

Ministri i Jashtëm austriak Kurz, i shokuar me dhunën në Kosovë (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, përmes profilit të tij në Twitter ka reaguar pas shpërthimit të dhunës nëpër rrugën e Prishtinës dhe bllokadës institucionale.
Ai para pak minutash ka shkruar:
“I shqetësuar për situatën në Kosovë. Pengimi i dhunshëm i punës në Parlamentin e Kosovës është i papranueshëm”, ka shkruar Kurz. Ai ka bërë thirrje që të gjenden zgjedhje politike për tejkalimin mosmarrëveshjeve.
“Mosmarrëveshjet politike të zgjidhen politikisht, jo me gaz lotsjellës dhe gurë”, ka shkruar Kurz.

Flet Shasivar Haxhijaj ,njeriu të cilin Dardan Molliqaj e nxori me dhunë nga vetura

Flet njeriu të cilin Dardan Molliqaj e nxori me dhunë nga vetura

Shasivar Haxhijaj: Dardan Molliqaj dhe te tjerët me sulmuan dhe kërcënuan

Shasivar Haxhijaj, këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi ka rrëfyer në tërësi aktin e dhunshëm ndaj tij dhe demolimin e veturës nga sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe aktivistët e kësaj partie.
“Sot, rreth orës 16:30 po shkoja në një takim zyrtar, me ftesën e ministrit Krasniqi, në kuadër të konferencës për agrobiznesin që ka filluar sot në Prishtinë, kur papritmas jam sulmuar me gurë nga një grup i protestuesve, të udhëhequr nga zyrtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj”, ka thënë ai.
Sipas tij, ajo çfarë qytetarët kanë parë në media është vetëm një pjesë e gjithë ngjarjes.

Shasivar Haxhiaj nxirret me dhunë nga vetura
“Sulmi kishte nisur më herët, në rrugën Eqrem Çabej, pranë Fakultetit të Filologjisë. Unë kam qenë me veturë në kolonë, gjersa ata, të udhëhequr nga Dardan Molliqaj, më kanë sulmuar me gurë dhe mjete të forta derisa unë kam qenë brenda në veturë. Më pas, ky grup ka qenë edhe më i ashpër dhe më janë afruar dhunshëm, dhe duke më kërcënuar e fyer më kanë detyruar të dalë nga vetura”, ka rrëfyer tutje Haxhijaj.
Ai thotë se Dardan Molliqaj dhe sulmuesit e tjerë e kanë tërhequr me dhunë nga vetura, duke e sharë e duke e kërcënuar edhe fizikisht, transmeton indeksonline.
“Këtë gjë e kanë bërë edhe derisa jam distancuar nga ta, derisa e kanë demoluar tërësisht veturën. Pak më pas kanë arritur Policia e Kosovës së cilës ua kam dhënë deklaratën zyrtare për ngjarjen. Dëshiroj të falënderoj Policinë e Kosovës për sjelljen dhe reagimin e tyre dhe shpreh keqardhjen time për sjelljet vandale të aktivistëve të partive politike opozitare”, thotë këshilltari i ministrit të Bujqësisë.
Ai më pas u ka dërguar edhe një mesazh familjarëve dhe miqve të tij.
“Gjithë miqtë e mi dhe familjarët i njoftoj se jam shëndosh e mirë dhe se unë do të vazhdoj të kryejë detyrën time me nder dhe përkushtim, siç kam bërë në çdo kohë, që nga periudha e luftës e deri tash”, ka thënë në fund ai.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets : Ja arsyeja e protestave të opozitës

Ambasadorja e Gjermanisë: Ja arsyeja e protestave të opozitës
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets ka shkruar një status në Facebook duke komentuar protestat e opozitës.
“Unë nuk kam asnjë këshillë pasi që kjo është në detyrën e politikanëve kosovarë të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate, por kam disa komente.
Fillimisht, kjo situatë e krijuar nuk është thjesht dhe vetëm për shkak të marrëveshjeve. Nëse kjo do të ishte për shkak të marrëveshjeve, iniciativa e Presidentes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm do të ishte shfrytëzuar si një mundësi për t’u angazhuar në dialog dhe diskutim për këto çështje.
Kjo mund të jetë një tentativë për të çuar vendin në zgjedhje të reja, për të dëshmuar se Qeveria është e pasuksesshme, tentativë për t’u përfshirë në pushtet ose një tentativë për të spostuar (shtyrë) disa procese të tilla si funksionalizimi i Gjykatës Speciale; hakmarrje ndaj Kryeministrit ose të gjitha këto së bashku.
Ose ndosh ta janë të tjera arsye, por jo dy marrëveshjet. Kjo është e qartë për ne. Ata duhet të diskutojnë se cilat janë prioritetet më të rëndësishme për Kosovën, çfarë do të mund të bënin së bashku deputetët e Parlamentit të Kosovës për zhvillimin ekonomik, për sundimin e rendit dhe ligjit. Pastaj të diskutojnë mënyrat se si opozita do të mund të ishte më shumë e përfshirë si pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.
Ky është debati i cili duhet bërë. Pa u kushtëzuar paraprakisht në Kuvend. Unë shpresoj që secili do t’i përgjigjet seriozisht Kryetarit të Kuvendit dhe do t’i hapin rrugën një debati të tillë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Viets në Facebook:.

Atifete Jahjaga: Dhuna nuk arsyetohet, dialogu mënyra e vetme për tejkalimin e situatës

Jahjaga: Dhuna nuk arsyetohet, dialogu mënyra e vetme për tejkalimin e situatës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas protestës së dhunshme e cila është zhvilluar sot pas arrestimit të deputetës Donika Kadaj-Bujupi.
Në reagimin e Presidentës thuhet se dhuna kundër policisë dhe vandalizmi i pronës, private e publike, nuk mund të arsyetohet në asnjë rast, dhe se duhet të rivendosen qetësia që kryeqyteti t'i rikthehet normaliteti.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të papranueshme, të dhunës në sheshet dhe rrugët e Prishtinës që po dëmton rendin dhe ligjin dhe po cenon rëndë sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Dhuna kundër policisë dhe vandalizmi i pronës, private e publike, nuk mund të arsyetohet në asnjë rast. Qetësia dhe rendi duhet të rivendosen dhe kryeqytetit duhet t'i rikthehet normaliteti. Qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhen peng i një situate jonormale që po mbretëron në vendin tonë.
Dialogu dhe institucionet janë mënyra e vetme për të tejkaluar situatën e krijuar dhe duhet të veprojmë bashkërisht në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes”, thuhet në reagimin e Jahjaga.

Arianit Akil Koci: Vendimi ndaj Donika Kadaj-Bujupit i padrejtë, veprimet e opozitës të pamatura

Koci: Vendimi ndaj Kadaj-Bujupit i padrejtë, veprimet e opozitës të pamatura

Avokati i deputetes Donika Kadaj-Bujupi, Arianit Koci ka reaguar pas vendimit për paraburgim prej 30 ditësh për klienten e tij. Ai e ka quajtur këtë vendim të padrejtë derisa veprimet e opozitës sipas tij janë të pamatura.
Reagimi i plotë i Arianit Kocit në Facebook:
Një veprim i gabuar dhe i pambështetur mbi ligjin, i organeve të drejtësisë, siç është rasti me arrestimin e klientes sime deputetes Kadaj - Bujupi, nuk i jep të drejtë askujt, e as kolegeve të saj partiakë e opozitarë, që të bëjnë veprime të pamatura.
Thellësisht jam i bindur se vendimi gjyqësor duhet të jetë i drejtë, i bazuar mbi ligjin dhe mbi të gjitha - duhet të jetë propocional.
Fatkeqēsisht, kjo nuk ka ndodhur sot.
Vendimi i sotëm nuk ka kontribuar as në forcimin e sundimit të ligjit, e as në qetësimin e situatës politike. Prandaj, besoj që kam bazë të fuqishme ligjore që të ushtroj ankesë.
Unë, si avokat që beson në shtetin e Kosovës, do të pērpiqem që ta dëshmoj me forcën e ligjit, se arrestimi i klientes sime është i padrejtë.
Do të duhej qē edhe politika, nē këtë rast pushteti e opozita, të më lejojnē që këtë punë ta bëjë sipas ligjeve tē Repubikës së Kosovēs.
Dhuna nuk është zgjidhje për Kosovën - dhuna është rrënim i Kosovës.

Kush kërkoi ndihmë në QKUK?

Kush kërkoi ndihmë në QKUK? (Video)
Qendra e Shërbimeve Emergjente në QKUK të mërkurën pati pak më shumë punë se ditëve të tjera.
Trajtim mjekësor këtu kërkuan disa persona, nga protesta që po zhvillohen në qendër të Prishtinës.
Tre prej tyre ishin policë, dy protestues dhe dy qytetarë. Këto raste u pranuan deri në orën e 16:00.
Një nga qytetarët që pësoi pa faj ishte kjo grua, e cila u alivanos nga gazi lotsjellës.
Basri Lenjani, drejtor i Emergjencës në QKUK, bëri të ditur se janë të gatshëm për të ofruar ndihmë mjekësore emergjente, për çfarëdo situate të krijuar jashtë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, tha se gjatë ditës së mërkurë, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...