2015-11-19

Ligji duhet respektuar sepse dhuna politike dëmton reputacionin politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Delawie: Dhuna dëmton reputacionin e Kosovës
Ambasadori i ShBA-s në Kosovë, Greg Delawie, nga Suhareka ku ka përuruar linjën e re të prodhimit të këpucëve të fabrikës “Solid”, ka kritikuar veprimet e djeshme të opozitës.
“Ambasada e ShBA-së dënon dhunën me qëllim të arritjes së qëllimeve politike”, ka thënë Delawie.
“Ligji duhet respektuar sepse dhuna politike dëmton reputacionin politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Ai ka shtuar se policia ka bërë punë të mirë, ndërsa ka bërë thirrje për respektim të ligjit.
“Përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizëm, ndërsa kërkojmë nga të gjithë që t’i binden ligjit”.

Për opozitën me të rëndësishëm “kungjat” e Shpend Ahmetit se sa përmendorja e Rugovës!

 Petrit  Rudi

A do t


Protestat e fundit te partive opozitare në Kosovë eskaluan në dhunë dhe demolim të pronave publike. Pas arrestimit te deputetes se AAK-së, Donika Kada Bujupi dhe vendimit te gjykatës për paraburgimin e saj për një muaj, edhe pse në numër të vogël protestuesit filluan përleshjen me Policinë e Kosovës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale e po ashtu edhe policë të lënduar.
Po ashtu protestuesit dëmtuan shumë vetura zyrtare e bllokuan rrugët e kryeqytetit me kontejnerë e gjësende të ndryshme. Ata madje nuk kursyen as përmendoren e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova duke e dëmtuar atë në disa pjesë, gjë që i dha shëmtinë protestës se opozitës.
Vepra dhe kontributi i Rugovës është i shenjt për popullin shqiptar dhe dëmtimi i përmendores është fyerje për gjithë shqiptarët.
Por opozita u kujdes që "kungjat" që janë vendosur në skajet e rrugëve të Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti të mos dëmtohen asnjë. Nga kjo del se më e rëndësishme për opozitën në Kosovë janë "kungjat" e Shpend Ahmetit se sa përmendorja e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Mbetet të shihet se si do të veproj pozita herëve të tjera se a do t'i përdorë "kungjat" apo do t'i ruaj sikur deri me tani!

2015-11-18

Marko Jakshiq, doktori i krimit

Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS), që është edhe kandidat për kryeministër të Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjendet në listën e zezë të personave që iu ndalohet hyrja, e ku momentalisht janë 30 serbë.

Nikoliq nuk ka dashur të komentoj këto informata. Përgjigja e tij për ditoren serbe “Alo”, ka qenë: “Nuk e di, nuk e kam asnjë informacion të tillë. Nuk kam kërkuar as vizë”!.

Në anën tjetër, burimi i ditores në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Washingtoni zyrtar ka më shumë besim te zëvendësi i tij, Aleksandr Vuçiq, i cili në ndërkohë është përjashtuar nga kjo listë.

Pos Nikoliqit, hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është e lejuar edhe biznesmenit Mirosllav Mishkoviq, liderit të serbëve të Kosovës, Marko Jakshiq, kreut të Partisë Radikale të Serbisë, familjes së Milosevicit etj. Në listë gjenden edhe Nikolla Sainovi1 dhe Vojisllav Sheshel, si dhe kreu ushtarak dhe policor serb i kohës së Miloseviqit. Të padëshiruar vazhdojnë të jenë edhe Radovan Karazic dhe Ratko Mladiq, por edhe të afërmit e tyre.


Ai është person jashtëzakonisht armiqësor dhe tejet i ashpër. Sipas dokumentit, ai gëzon një popullaritet të kufizuar në mesin e serbëve të veriut. Si tip krimineli, ai nuk i vlerëson shumë ushtarët me uniformë, por i preferon më tepër paramilitarët, vandalët dhe shkelësit e ligjit dhe të rendit.
Pas luftës së Kosovës, në pjesën e dytë të vitit 1999 - shkruan në dokumentin e NATO-së - Jakshiq ka qenë shumë i ashpër. Ai ka refuzuar në mënyrën më brutale dhe të pakompromis kthimin e mjekëve dhe të pacientëve shqiptarë në spital në veri të Mitrovicës, kurse e ka luftuar me të gjitha mjetet kryetarin e komunës së Zubin-Potokut që vetë t’i menaxhojë ndihmat humanitare për serbët e asaj pjese.
Jakshiq e ka ushqyer nacionalizmin serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë. Ai - thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-së - të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me politikanët në Beograd dhe me strukturat tjera të bandave serbe në veri të Kosovës. Serbëve të veriut të Kosovës ai u kishte thënë në vazhdimësi se ka refuzuar poste të larta ministrore në Beograd, për të qenë aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës.
Në aktivitetin e tij jopaqësor dhe destabilizues në veri të Kosovës, Jakshiq përmendet si anëtar i Komitetit Politik për Mbrojtjen e Mitrovicës (CPDM), në të cilin merrnin pjesë edhe kapo-bandat Milan Ivanoviq, Dragan Gjokoviq, Vukomir Antonijeviq e kriminelë të tjerë të veriut të Mitrovicës.
Marko Jakshiq, bashkë me Milan Ivanoviqin, kanë organizuar edhe mbrojtjen territoriale në veri të Kosovës dhe "mbrojtjen" e Urës së Ibrit, duke vendosur barrikada dhe duke synuar pengimin e aktivitetit të UNMIK-ut e të KFOR-it në atë pjesë. Së fundmi, përmes të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, formoi e “Parlamentin Serb të Veriut”, i mbështetur nga i ashtuquajturi drejtor i Trepçës, Ivan Dimkiq.
Në maj të vitit 2001, citohet në dokument, Marko Jakshiq bashkë me kriminelë të tjerë, si Milan Ivanoviq, Momçilo Trajkoviq dhe Vuko Antonijeviq, bënë pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë me karburante në veri të Kosovës. Përmes këtyre parave të pista, ata në vazhdimësi i financuan të ashtuquajturit “Roje të Urës”.
Sipas dokumentit, përfaqësuesi i vijës radikale në veri të Kosovës, Marko Jakshiq, ashtu si dhe të gjithë të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve të asaj pjese, kauzën serbe e shfrytëzoi për të ndërtuar rrethin dhe ndikimin e tij të në krimin e organizuar dhe kontrabandën me naftë.
Jakshiq ishte një prej bosëve të kësaj kontrabande dhe atij nuk i konvenonte, pikërisht për këto arsye, integrimi legal në institucionet e Kosovës. Ai kultivoi një gjuhë të ashpër kundër Rada Trajkoviqit dhe serbëve të Kosovës qendrore, të cilët pranuan të hynin në zgjedhjet e vitit 2001 në Kosovës dhe ftoi qeverinë serbe që t’i mbështesë pa rezervë serbët e veriut në përpjekjet e tyre që t’i përkrahin strukturat paralele dhe të të ashtuquajturit Roja të Urës.
Prapa gjithë kësaj, thuhet në dokumentin që e boton "LajmeShqip", ishte ideja e zhvatjes dhe pasurimit personal të kirurgut të ortopedisë, Marko Jakshiq, në oazën e krimit dhe të kontrabandës në atë pjesë.

Serbët e veriut mbështesin Vetëvendosjen

Serbët e veriut mbështesin Vetëvendosjen (Foto)

Nacionalisti ekstrem serb nga pjesa veriore e Mitrovicës, Marko Jakshiq, i njohur si një prej kundërshtarëve të marrëveshjeve të arritur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka bërë një postim një rrjetin social Twitter ku ka përgëzuar sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, për shkatërrimin e veturave qeveritare të Kosovës.
Jakshiq, të cilin shumë e quajnë doktor të krimit në Mitrovicë, ka shkruar në Twitter “Ai është Dardan Molliqaj! Ai është Dardan Molliqaj! Ai i “do” xhipat qeveritarë! Gëzuar”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë apelon që nxënësit të kursehen nga protestat

​MASHT apelon që nxënësit të kursehen nga protestat

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka apeluar deri te përgjegjësit që nxënësit të mbahen larg protestave.
“MAShT po përcjell me shqetësim zhvillimet gjatë ditës së sotme, ku sipas informatave, në tubime janë të përfshirë edhe nxënës të shkollave fillore e të mesme.
MAShT kërkon nga të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të Kosovës, që në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe prindërit të kujdesen për sigurinë e nxënësve.
MAShT fton nxënësit që të ndjekin me rregull procesin mësimor dhe të kenë kujdes të shtuar, e të mos përfshihen në tubime, sidomos në ato tubime ku mund të cenohet siguria e tyre”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Reagon Qeveria: Nuk na lëkundin protestat e një grupi ekstremistësh e banditësh!

Reagon Qeveria: Nuk na lëkundin protestat e një grupi ekstremistësh e banditësh!
Qeveria e Kosovës përmes një reagimi dënon ashpër dhunën e skajshme të manifestuar sot nga opozitarë të dhunshëm nëpër rrugët e kryeqytetit, e cila ka arritur përmasa absurde, duke e tejkaluar çdo kuptim.
Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e indinjuar me lëndimet që iu shkaktuan sot qytetarëve të pafajshëm, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe me dëmet materiale dhe skenat e tmerrshme që u panë sot në Prishtinë.
Hipokrizia e opozitës qëndron në faktin se ata gjoja po protestojnë për mbrojtjen e Republikës, por në emër të mbrojtjes së saj ata po tentojnë ta shkatërrojnë atë, po i sulmojnë institucionet e saj, po përdhosin çdo gjë që është ndërtuar me shumë mund.
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron e palëkundur nga dhuna e shfrenuar e një grushti ekstremistësh e banditësh dhe inkurajohet nga refuzimi i qytetarëve për t’u bërë pjesë e këtyre skenarëve.
Projektet zhvillimore, rritja e investimeve të huaja, përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, proceset integruese evropiane dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike, nuk mund të pengohen nga grupe banditeske që po synojnë ta zhysin vendin në kaos.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkrahjen më të fuqishme për Policinë e Kosovës, e cila me përkushtim po e mbron Republikën e Kosovës nga aktet kriminale të orkestruara për përfitime ekskluzivisht politike.

Drejtësia vendore të merret me deputetët që shkaktojnë trazira

Drejtësia vendore të merret me deputetët që shkaktojnë trazira

A duhet të rritet roli amerikan në Kosovë?

“Duan që qytetarët për ta vetëmbrojtur veten, e gjithashtu edhe deputetët brenda Kuvendit, pra që të legalizohet anarkia”, vlerëson Zogaj.
Zhvillimet e tensionuara që kanë përfshirë Kosovën, të cilat po shkaktohen nga deputetët e Subjekteve politike opozitare nuk po gjejnë mbështetje të madhe tek opinioni.
Përfaqësuesit e AAK-së janë deklaruar se kanë raporte të mira me përfaqësuesit e vendeve të Kuinitit në Kosovë.
Një Kosovë demokratike
Por, pas seancës parlamentare, ku votimi i buxhetit për vitin 2016 u përcoll me tensione të shumta e gaz lotsjellës, nëpër korridoret e ndërtesës së Kuvendit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, ka thënë se SHBA-të kanë investuar në 16 vitet e fundit, duke ndihmuar popullin e Kosovës të krijojnë një vend, ku mund të zgjedhin udhëheqësit e tyre nga kutitë e votimit, e jo mbi dhunën e armët.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...