Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/23

A e dini çfarë shkruan në flamurin e ISIS-it, që u dogj sot në Prishtinë?


Në Prishtinë, në sheshin kryesor afër përmendores së Skënderbeut, të rinjtë e PDK-së, dogjën flamurin e Shtetit Islamik, të njohur ndryshe edhe si ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë).
Myslimanët të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga Shteti Islamik (ISIS) janë duke e shprehur zemërimin e tyre me versionin “Bucket Challenge Ice”, por ata duke e djegur flamurin e ISIS-it.
Por çfarë shkruan në flamurin e ISIS-it?



Në flamurin e organizatës terroriste ISIS shkruan: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i deleguari i Tij".
Një numër i madh i shfrytëzuesve të Facebook-ut në Kosovë janë shprehur kundër djegies së këtij flamuri.

“Pa marr parasysh që ISIS është organizatë terroriste dhe se e keqpërdorë "Shehadetin" apo Deklaratën e pranimit të Islamit duke e vendosur atë në flamurin e tyre i cili nuk përkon me veprat që ata i bëjnë në praktikë, unë jam kundër djegies së këtij flamuri për shkak të fjalëve të shkruara në te. Të gjithë ata që janë kundër ISIS ka mënyra tjera që mund të shprehin kundërshtimin e tyre po assesi me djegien e këtyre fjalëve mbi të cilat qëndron njerëzimi sot”, kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Burim Piraj, ish kandidat i mëhershëm i AAK-së, për kryetar të Komunës së Dragashit.

Edhe ISIS-i dinë çka është frika: Ja se si fshihen pas pemës

Ky është momenti kur militantët e Shtetit Islamik përpiqen të shpëtojnë kokën, ndërkohë që sipër ndjejnë praninë e dronëve britanikë.

Ndërsa përpiqen të fshihen, gjithçka u vjen nga shumë larg.
Edhe ISIS-i dinë çka është frika: Ja se si fshihen pas pemës (Video)
Një pilot i ulur 3 mijë milje më tej, në Lincolnshire të Britanisë, manovron dronët Reaper, që lëshojnë raketat Hellfire.

Pasi shkatërrojnë një autoblindë, dronët godasin edhe një kamion-bombë.
Image result for cka eshte isis
Një burim nga forcat ajrore britanike tha “Ata mund të vrapojnë, por nuk fshihen dot”.

Dronët britanikë kanë vrarë mbi 250 militantë të ISIS në Irak.

Myslimanët e Kosovës Kundër Kërcënimeve të ISIS

Myslimanët e Kosovës Kundër Kërcënimeve të ISIS

https://www.youtube.com/watch?v=4JuQBBvXHaw



Kërcënimet e fundit të ISIS për sulme terroriste në Kosovë, referuar videos kërcënuese të “Kalifatit”, ku luftëtari Al Kosovi, Ridvan Haqifi, zotohet për sulme me bomba në Kosovë, tashmë kanë marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
Kërcënimet u morën seriozisht nga institucionet e Kosovës, dhe informacionet shtesë për sulme të mundshme në Prishtinë dhe Shkup, e vunë policinë në një gjendje gatishmërie.
Çfarë përfaqëson ISIS-i? Ja çfarë thonë myslimanët në Kosovë! (Video)
Por praktikues të fesë islame në Kosovë dënojnë këtë kërcënim, dhe e konsiderojnë organizatën si “terroriste”.

Arian Xhezairi, besimtar, studiues i Shkencave Sociale thotë se ISIS është në kundërvajtje të qartë me fenë islame.

“Për mendimin tim absolutisht ISIS-i dhe islami janë një paralele shumë e gabuar nëse bëhen. ISIS është një organizatë krye në veti që i themi neve në popull, e cila mundohet ta shtyj një kauzë shumë të ngushtë të interesave të një elite, e cila e udhëheq atë”, thotë Xhezairi.

Sipas tij, ata kanë interesa përfitimesh, në dominimin e resurseve të naftës, kontrollit të arit edhe kauzës për destabilizimin e rajonit.

Por, Xhezairi i quan përjashtuese politikat e shtetit në raport me komunitetin shumicë.

“Konkretisht ndaj komunitetit mysliman në Kosovë shteti ka disa politika të cilat janë përjashtuese, jo afruese dhe unë mendoj që është shumë gabim kjo”.

Gjithsesi, për të veprimet e ISIS janë kundër parimeve islame.

“Ka raste në luftërat prej historisë islame është ndalu edhe premja e gjetheve, lere më marrja e jetës së fëmijëve. Ndalohet dëmtimi i pasurisë e lëre më marrja e asaj që është shumë e shenjtë e që është shpirtit të njeriut. A më pak fëmijëve, grave, pleqve”, vëren ai.

Sipas tij, duhet kushtuar kujdes interpretimeve të dispozitave fetare, dhe ato nuk duhen lënë në dorën e njerëzve të pakualifikuar apo me qëllime të gabuara.

Njësoj mendon edhe praktikuesi i fesë islame, Zija Januzi.

“Një organizatë e turpshme, një organizatë e pakuptimtë, një organizatë e cila nuk ka lidhje me islamin. Islami është paqe, islami është mirësi, islami është edukim. Ata janë injorantë, për mu janë injorantë, ata nuk kanë të bëjnë me islamin fare”, thotë ai.

Por, besimtari Fehmi Musa, nuk sheh rrezik nga kërcënimet e tilla.

“Nuk e shoh kurrfarë rreziku për myslimanët e Kosovës. Nëse i kanë kërcënu, i kanë kërcënu serbët e maqedonët të cilët ja duan të keqen Kosovës dhe Shqipërisë. Grekët, domethënë të gjithë armiqtë e islamit po jo shqiptarët”, thotë ai.

Përveçse ai nuk sheh problem që etni të tjera të dëmtohen, i quan ato video-montazhe.

“Nuk e di a i kanë bo ata ato video, apo jon veç montazha. Sot ka arrite teknologjia saqë edhe ty m’qet mue tu t’pre. Tash a do ta besoni ju një gjë të tillë”?

Por sipas një praktikuesi tjetër mysliman, Ibrahim Beqirit, videoja në fjalë duhet ndarë në dy pjesë.

“Pjesa e parë realisht është me qenë i sinqertë, nuk mundem me ja mohu që ka qenë e drejtë, për shkak që realisht myslimanët jo veç në Kosovë, po kërcënohen, po nënçmohen, po maltretohen”, vëren ai.

Por, ai nuk pajtohet me pjesën e dytë të kësaj videoje kërcënuese.

“Muhamed Ali Selam ka thanë: përgëzoni e mos i trishtoni njerëzit. Kështu që duke u bazuar në këtë hadith dhe në shumë hadithe të tjera dhe në ajete kuranore, mendoj që nuk ka asnjë bazë që ata të jenë përfaqësues të islamit”.

E kontaktuar nga Kallxo.com, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), tha përmes emailit se distancohet dhe nuk përkrah veprime të tilla. Ata bëjnë thirrje që besimtarët mos të bien pre e kësaj propagande.

“Islami si fe, besim nuk predikon dhunë e as imponim, ku Krijuesi i Gjithësisë, ndër të tjera na thotë: “Nuk ka dhunë-imponim në Fe “, pastaj, të mbysësh dikë është si të mbysësh gjithë njerëzinë, ndërsa të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh gjithë njerëzinë”, thotë Ahmet Sadriu, zyrtar për informim më BIK.

Baki Kelani, nga Policia e Kosovës, i pyetur për reagimin e policisë ndaj këtyre kërcënimeve, thotë që ata kanë ka kapacitete te mjaftueshme për te parandaluar dhe luftuar ç’do formë të çfarëdo krimi apo vepre penale që bie në kundërshtim me ligjin.

Kelani thotë se policia ka hapur hetime dhe ka ushtruar kallëzime penale për mbi 130 persona lidhur me pjesëmarrjen në organizata terroriste, organizimin, rekrutimin nxitjen dhe financimin e individëve për t’iu bashkangjitur organizatave terroriste dhe për të gjitha këto raste është duke u bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale.

Në lidhje me këtë fenomen deri më tani janë arrestuar mbi 80 persona dhe janë bastisur mbi njëqind lokacione të personave të dyshimtë.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme (BPB) nuk i është përgjigjur pyetje të dërguara nga redaksia, dhe përmes telefonit udhëzuan që Kallxo.com t’i drejtohet Ministrinë së Punëve të Jashtme.

Ndryshe koncerti i përvitshëm për nder të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë nga paslufta nuk u organizua. Nëpër Prishtinë ka forca të shtuara të policisë me jelek antiplumb.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) ka lindur nga hiri i Al Kaidës në Irak



Një dokument i në një organizate ekstremiste që është një nga grupet sunnite arabe, që është duke luftuar dhe fituar terren ndaj qeverisë qendrore në Irak.




Çfarë është ISIS?


Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) ka lindur nga hiri i Al Kaidës në Irak, është themeluar pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 dhe në fund të fundit shpërtheu me udhëheqjen e Al Kaidës me bazë në Pakistan. Qëllimi i tij ishte për të ndërtuar një shtet të rreptë islamik në provincën Anbar të Irakut, ku dominojnë sunnitët.


Grupi ka dështuar në objektivat që kishte, por kur shpërtheu lufta në Siri në vitin 2011, luftëtarët e thekur irakianë erdhën në Siri dhe u bashkuan me sirianët dhe luftëtarë të tjerë të huaj. Ajo që doli ishte një grup me një vizion për një kalifat ndërkombëtar në Siri dhe Irak - të paktën për fillim.


ISIS ka zhvilluar edhe një histori të brutalitetit ekstrem. Grupi ka qenë i përfshirë në ekzekutimin e të burgosurve, masakrat sektare, dhe prerje të duarëve të sirianëve për vepra të vogla në zonat që kontrollin. ISIS ka luftuar për kontrollin e zonave sunnite arabe në Siri kundër grupeve të tjera të xhihadit, duke përfshirë Xhabhat al-Nusra ( Frontin al-Nusra).

Një luftëtar i frymëzuar nga Al Kaida  i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIS) merr kontrollin e trafikut në qytetin verior të Mosulit, 225 kilometra në veriperëndim të Bagdadit, Irak, e diel, qershor 22, 2014. AP

Çfarë ISIS nuk ka bërë deri më tani është larg për ta kërcënuar seriozisht pushtetin e diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assadin.


Si financohet ISIS-i?


ISIS supozohet se ka marrë fonde nga donatorë të pasur privat nga monarkitë sunnite të Gjirit Persik, si Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari, por pjesa më e madhe e parave duket se ka shkuar për grupet rivale të xhihadit. ISIS, gjithashtu, gjeneron të ardhurat e saj, duke marrë kontrollin e bizneseve lokale, tatimin dhe nga shitja e naftës. Rënia e forcave irakiane të sigurisë në veri të Irakut në fillim të qershorit ka majmur arkat e ISIS-it dhe arsenalin e saj. Armët e lehta, artileri, tanke, makina të blinduara, dhe mjete të tjera të luftës të gjitha ranë në duart e ISIS. Grupi dyshohet se ka vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në para të gatshme nga banka në Mosul, që do t’ia forcojë aftësinë e saj për të rekrutuar dhe të paguar luftëtarët.


Kush e drejton grupin?


Emri i udhëheqësit të ISIS është Ebu Bekr el-Bagdadi; emri i tij lindjes besohet të jetë Ibrahim Avvad Ibrahim Ali al-Badri al-Sammarai.


Koloneli në pension, Pat Lang, i cili dikur drejtonte sektorin e Lindjes së Mesme në Agjencinë e Pentagonit, Mbrojtja e Inteligjencës, ka shkruar në blogun e tij se paraprakisht i ISIS është përkrahur nga oficerë të ushtrisë irakiane që ishin të shkarkuar menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara pushtuan Bagdadin në vitin 2003. Një nga të identifikuarit nga zyrtarët irakianë është Izzat Ibrahim al-Douri, një gjeneral i lartë i Sadam Huseinit dhe oficeri i rangut më të lartë për t'i shpëtuar kapjes pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA. Kompetenca ushtaraka e nivelit të lartë e kombinuar me zellin e xhihadistit është një përzierje e fuqishme.


Por ISIS nuk duket i interesuar në ndarjen e pushtetit, ose të nacionalizmit arab që drejtohet nga shumë prej luftëtarëve të Irakut sunni që tani punojnë me të.


A është ISIS një kërcënim për SHBA?


Anëtarët e saj e urrejnë Amerikën, duan të imponojnë pikëpamjet e tyre të Sheriatit (Ligjit Islam) në sa më shumë shtete në Botën Arabe që të munden, dhe janë haptazi armiqësor ndaj interesave perëndimore në rajon. Por ata janë fokusuar edhe në një kryengritje në rajon, dhe nuk kanë tentuar ndonjë gjë, si ndonjë sulm terrorist në SHBA, Evropë, ose pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.


Kenneth Pollack, një ekspert i Lindjes së Mesme në Qendrën Saban në Institutin Brookings, thotë se përqëndrimi kaq shumë për ISIS-in në Irak është një gabim. Në mënyrë efektive, galeria e militantëve sunnitë është nga lufta civile e viteve 2006-2008.


Ndërsa unë nuk kam asnjë dyshim se ka disa ndër militantët sunitë që duan të hedhin në erë ndërtesa dhe aeroplanët amerikanë tani, dhe shumë të tjerë që do të donin për të bërë këtë më vonë, që nuk është motivimi i tyre kryesor, shkruan z.Pollack.


ISIS është i fokusuar në luftën e tij për territorin në Irak dhe Siri. Por ata janë një rrugë të gjatë nga ajo pikë

Kush është organizata ISIS ?

ISIS , që në përkthim të thjeshtë do të thotë Shteti Islamik i Irakut, është organizata që përfaqëson një grup xhihadistësh të cilët operojnë në Irak e Siri.
Image result for cka eshte isis
Qëllimi kryesor i tyre, ndryshe nga grupet e tjera rebele është ndërtimi i shtetit islamik, nga bashkimi i sunive të Sirisë dhe Irakut. Ata përfaqësojnë rrymën më radikale mes myslimanëve edhe krahasuar me Al Kaedën.
Image result for cka eshte isis
Ky grup është formuar në prill të vitit 2013 dhe ka lidhje të ngushte ma Al Kaedën në Irak.

Sipas raportimeve,ISIS  ka qenë dhe pjese e luftimeve që janë kryer në Siri për të rrëzuar Bashar Al-Assad. Kjo organizatë drejtohet nga Abu Akr Al-Baghdadi.

Image result for cka eshte isis
 Ai ka qenë pjesë e një grupi të Al Kaedës në Irak, grup i cili përbën bazat e Isis. Sipas analistëve, Al-Bagdadi shihet si një strateg i zoti, i cili merr pjese dhe në luftime dhe shumë brutal në ekzekutime. Popullariteti i tij e ka bërë atë shumë më popullor se lideri i Al Kaedës, Ajman Al Zaëahiri.
Image result for cka eshte isis
Kohet e fundit, për shkak të sulmeve të ndërmarra kryesisht në Siri dhe së fundmi në Irak, ISIS  po kthehet në organizatën më të madhe radikalë islamike.

Se fundmi, pjesë e këtij grupi janë dhe luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore, përfshi këtu dhe luftëtarë amerikanë.

Image result for cka eshte isis
******


Ndërsa Evropa ndodhet përballë shkalles së lartë të kërcënimit terrorist, Këshilli i Sigurimit ka miratuari unanimisht një rezolutë, ku kërkohet dyfishimi i sulmeve ushtarake mbi Siri, dhe marrja e marrja e masave për të parandaluar sulme të ngjashme me ato të Parisit. Në rezolutën e propozuar nga Franca, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara angazhohen per të asistuar vendet aleate për të goditur në origjinë, shtetin islamik të Sirisë dhe Irakut. Rusia është shteti i parë që ka dyfishuar numrin e avionëve në 70 të tillë.
Image result for cka eshte isis

Gjatë sulmeve të fundit me bombat, që mbanin mbishkrimin “Kjo është per Parisin”, avionët rus njoftuan se kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës se naftës në Siri dhe kanë vrarë 600 militantë të ISIS.

Image result for cka eshte isis


Vetë presidenti Putin në një lidhje përmes Skype me krerët e lartë të ushtrisë që drejtojnë këto operacione, tha se për të asgjësuar ISIS, ka ende shumë punë për të bërë.

Image result for cka eshte isis

Ndërkohë Ankaraja zyrtare ka njoftuar për arrestimin e tre militantëve të grupit ekstremist, të dyshuar për lidhje me grupin terrorist që kreu sulmet në Paris, me pasojë 130 viktima e qindra të lënduar. Sipas policisë turke, një prej të ndaluarve është maroken dhe dy janë sirian. Ata besohet se kanë kryer rolin e informatorëve për grupin terrorist.



Obama: ISIS do të shfaroset

Shefi i Shtëpisë se Bardhe, Barack Obama premton lufte ndaj terrorizmit për te mos lejuar qe sulmet e ekstremisteve islamiste te konsiderohen diçka normale.
Image result for cka eshte isis
«Ne do ta shkatërrojmë ISIS ne fushën e betejës dhe do t’ia marrim tokat ku gjendet sot. Ne do te ndërpresim financimet, linjat e furnizimit, do t’i gjejmë kreret e tij dhe do t’i shpartallojmë rrjetet e tij. Nuk do te pranojmë terrorizmin si normalitet te ri. Por edhe duke e shkatërruar, nuk do te humbasim vlerat dhe parimet tona”.
Image result for cka eshte isis
Komentet Obama i beri gjate nje konference per shtyp ne Kuala Lumpur te Malajzisë, pas nje takimi te krerëve te shteteve e qeverive te vendeve aziatike.
Image result for cka eshte isis
Per Obamen do te ishte e dobishme qe edhe Moska te përqendrohej tek Shteti Islamik dhe te arrinte nje marrëveshje per tranzicionin ne Siri me largimin nga pushteti te presidentit Bashar Al Assad.


Image result for cka eshte isis
Rusia sipas tij, duhet te marre vendim strategjik per ta ndjekur grupin militant e jo forcat e moderuara opozitare siriane, qe luftojnë kundër qeverise ne Damask.
Image result for cka eshte isis
 Ne fushatën kundër ISIS, Obama pritet te ketë edhe mbështetjen e kryeministrit britanik David Cameron. Sipas mediave britanike brenda dy javëve ai do t’i kërkoje parlamentit te nise sulmet ajrore kundër ISIS ne Siri.
Image result for cka eshte isis
 “Sunday Times” shkruan se Cameron po përgatit nje plan prej 7 pikash per ndërhyrje ushtarake, ku përfshihet edhe nje dokument per te ardhmen e Sirisë. Ai shpreson qe përpara Krishtlindjeve, avionët britanike te sulmojnë Shtetin Islamik ne Siri.

2015/11/22

Shkarkim falas : Libra nga Flori Bruqi



Flori Bruqi


POLEMIKA SHQIP


Flori Bruqi

NËSE KAM DITUR TË GUXOJ



Flori Bruqi


GUXIM SHQIPTAR


Flori Bruqi

TRIUMFI SHQIPTAR


Flori Bruqi


OLIMPI SHQIPTAR


Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE



Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE II





Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE III




Përgatit: Flori Bruqi

MARSI I PËRFLAKUR



Flori Bruqi

ATDHEU IM S'ME VRET



Dibran Fylli: “LULËKUQET E LIRISË”, antologji poetike, botoi SHB “Meshari” – Prishtinë, 2015


Xheladin MJEKU


Dibran Fylli (1956), përveç krijimtarisë letrare-artistike, veprimatrisë dramaturgjike dhe aktiviteteve tjera në fushën e kulturës dhe artit, para vetes ka shtruar edhe një detyrë sa të rëndësishme, poaq edhe të mundimshme për ta realizur, por falë përkushtimit të tij prej krijuesi të zellshëm e plot vrull pune, si duket po ia arrinë me sukses edhe këtyre realizimeve të pakontestuara.

Image result for Dibran Fylli: “LULËKUQET E LIRISË

Me Antologjinë poetike “Lulëkuqet e lirisë” me nëntitullin “Çdo shesh një përmendore”, autori ka synuar një gjithëpërfshirje të figurave historike e kombëtare në një libër-përmendore, duke sjellur emra e autor nga më eminentët e letërsisë shqiptare, deri edhe autorë që synojnë të bëjnë emër me krijimtarinë e tyre, për të ndërtuar kupolën e kësaj përmbledhje mjaft të veçantë.




Shkrimtari  shqiptar Dibran Fylli


Dibran Fylli, nisur nga fakti se edhe vet ishte pjesë e një periudhe të lavdishme, duke dhënë kontributin e tij në çlirimin e atdheut nga thundra barbare shekullore, me plot të drejtë synon që atë periudhë dhe të kaluarën historike ta parashtroj në këtë rrafsh, duke i dhënë vetes një detyrë kaq të rëndësishme për ta kujtuar dhe lartësuar këtë periudhë të lavdishme historike dhe për ta parashtruar publikisht një kërkesë të përgjithshme, që të mbajmë fort dhe bindshëm këto vlera edhe në vepër, duke ngritur e përkujtuar emrat e heronjëve dhe dëshmorëve që sakrifikuan deri edhe jetën për të gëzuar çdo pëllëmbë toke të atdheut. Sheshet janë vendtakimet më të preferuara ku emri dhe vepra e të rënëve për liri takohet e kujtohet më së shumti, meqë frekuenca e njerëzve është në përmasën e padefinuar, qoftë në takimet ditore, festive, etj.


Shkrimtari Dibran Fylli (Foto:Flori Bruqi, Prizren,10 qershor 2015)


Kjo antologji flet me vargun e dashurisë për lirinë, për dhimbjen dhe krenarinë kombëtare. Poashtu flet me fotografinë dhe portretin, me vizatimet e shumta që e ilustrojnë këtë përmbledhje poetike voluminoze të tipit antologjik. Kjo formë e komunikimit me lexuesin ka karakteristikat e veta të mira, meqë, përveç përkushtimit poetik recepienti do ta ketë në kujtesë edhe personazhin, të cilit i këndohet, me pamjen e fotografisë dhe portretizimit vizatimor, për t’i mbajtur gjithmonë në kujtesë këto figura kombëtare.

Një punë e këtillë, padyshim se duhet vlerësuar në shkallën meritore, duke i dhënë vendin dhe meritat që i takojnë.



Mjeshtria e ngritjes lapidar

Të ndërtosh pallate, rrugë kilometrash të pafund, ura, që simbolizojnë lidhjet e brigjeve, çoftë edhe atyre ndërnjerëzore, që me shekuj kanë qenë të shkëputura, është mjeshtri dhe guxim, njëkohësisht, sepse i ke hyrë një pune kolosale që do ta shohin dhe shfrytëzojnë e gjithë bota. Këtu edhe mund të ketë gabime të natyrave të ndryshme, por që mund të evitohen me kalimin e kohës. Por, të ndërtosh vepra pavdekësie për të pavdekshmit është diçka që i tejkalon të gjitha mjeshtritë tjera, që kanë aftësitë edhe të riparimeve gjatë periudhave të ndryshme kohore, duke iu përshtatur dizajneve dhe nevojave aktuale të kohës. Një pune sa të vlefshme, poaq edhe të vështirë i është çasur me shumë përkushtim Dibran Fylli, duke ngritur në lapidar emra të përveçëm të kauzës sonë kombëtare, figura të rëndësishme historike dhe atdhetare, gjithnjë duke ruajtur imazhin e tyre në kohën që vepruan e krijuan. E ndaj këtë mendim nga fakti se, për asnjërin prej këtyre personaliteteve nuk është bërë elozhe dhe pompozitet, por është portretizuar me përkushtim figura e denjë e tyre, ashtu si mund të bëhet për meritorët e kombit.




Shikuar me kujdes përfaqësimin e personazheve historik dhe kombëtar dhe paraqitjen e poezive të përzgjedhura nga autor të ndryshëm, mund të kuptohet se në realizimin e një antologjie të këtillë është dashur sens dhe angazhim i vazhdueshëm për ta realizuar, bazuar edhe në disa kritere që kërkohen në realizimin e antologjive, sidomos të atyre tematike, e që këtu janë përfillur me pedantëri nga hartuesi Fylli. Kur jemi te kjo çështje, vlen të theksohet edhe një e veçantë tjetër në përzgjedhjen dhe realizimin e kësaj antologjie. Hartuesi, në këtë rast Dibran Fylli ka vepruar në dy mënyra në vjeljen e lëndës poetike për këtë libër: derisa me autorët që tashmë nuk janë në jetë është marrë vetë hartuesi, duke përzgjedhur poezitë që i shkojnë kësaj vepre, si përkushtimet më të realizuara për heronjë të veçantë; tek autorët që krijojnë e veprojnë gjithandej kah frymon shqip, iu është lënë mundësia e vetëpërcaktimit dhe prezantimit të poezive të tyre më të realizuara, që është edhe kriter, duke ruajtur qëllimin dhe fizionominë e antologjisë tematike për heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Një organizim i këtillë ka bërë që kjo antologji të ketë një frymë poetike plot dashuri për atdheun, për lirinë dhe trasuesit e saj, duke zgjuar interesimin e lexuesit që të takoj akcilin hero, të portretizuar poetikisht dhe duke ndier emocionalisht zërat e tyre në këngën e pafund për atdheun dhe lirinë.

Image result for Dibran Fylli: “LULËKUQET E LIRISË


Vlera që shkrepëtijnë me lirinë

Janë të shumtë emrat e atyre që iu këndua në këtë antologji, duke filluar nga heronjtë legjendar Gjergj Kastrioti–Skënderbeu e Adem Jashari, dy simbolet kombëtare të lirisë dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare, për të vazhduar pastaj me emrat e shumë të tjerëve, që kush me pushkë e kush me diplomaci e pendë ia hapën rrugën lirisë, si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Idriz Seferi, Azem e Shotë Galica, Shaban Kastrati-Palluzha, Ahmet Delia, Ukshin Hoti, Tahir Sinani, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Fadil Talla, Kolë Mirdita, Bekim Berisha-Abeja, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Familja heroike e Shaban Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ismet Jashari- Kumanova, Mujë Krasniqi, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Fadil Vata, Afrim Zhitia, Indrit Cara, Xhevat Berisha, Xhavit Haziri, Nazmi Ukëzmajli, Hyrë Emini, Fahri Fazliu, etj. Poashtu, krijuesit e shumtë me përkushtim i thurin vargje lavdie edhe Atdheut, Shqipërisë, Kosovës, Shqiponjës, Grykës së Kaçanikut, Prekazit, Çyçavicës, Luginës së Preshevës, e vendeve të tjera gjithandej trojeve shqiptare, që gjithmonë njihen si vende qëndrese heroike në beteja e epope të lavdishme.
Në këtë antologji janë prezantuar emra të shumtë autorësh sipas rendit alfabetik, si të atyre që tashmë nuk janë më në mesin tonë, por poezia e tyre për heronjët dhe dëshmorët e kombit mbetet e përjetshme dhe e begaton fuqishëm këtë përmbledhje poezish. Me përkushtim dhe kujdes të veçantë realizuesi i kësaj përmbledhje poetike Dibran Fylli sjell për lexuesit poezitë emblematike-përkushtuese nga: Abdullah Konushevci, Agim Ramadani, Bahri Fazliu, Bilal Xhaferri, Fazli Greiçevci, Havzi Nela, Iljaz Prokshi, Jakup Ceraja, Jusuf Gërvalla, Jusuf Hykaj, Mihal Hanxhari, Rexhep Elmazi dhe Riza Lahi. Pastaj vijon vargu i gjatë i emrave të krijuesve, si: Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Adem Dema, Abdyl Kadolli, Agim Shehu, Agim Vinca, Agron Shelle, Alisa Velaj, Avni Dehari, Behram Hoti, Brahim Avdyli, Çun Lajçi, Delvina Kërluku, Dibran Fylli, Flora Brovina, Ganimete Thaçi, Halil Qendro, Halil Xani, Hajdin Morina, Kozeta Zavalani, Kozeta Zylo, Lumo Kolleshi, Mehmet Bislimi, Migena Arllati, Muhamed Kërveshi, Namik Selmani, Ndoc Papleka, Nebih Bunjaku, Nexhat Rexha, Nezir Prokshi, Nuhi Vinca, Pano Taçi, Piro Minguli, Prend Buzhala, Rabije Bytyçi, Raimonda Maleçka, Rozeta Kreste, Rushit Ramabaja, Rrustem Geci, Sabile Keçmezi-Basha, Sejdi Berisha, Skender Temali, Shaqir Foniqi, Shefqete Gosalci, Vasil Tabaku, Vilson Culaj, Visar Zhiti, Xheladin Mjeku, Zejnepe Alili-Rexhepi, Zeqir Gërvalla, e shumë të tjerë, që e përbëjnë këtë karvan krijuesish, poezitë e të cilëve e ndërtojnë lapidarin e përbashkët të lavdisë kombëtare, për emra të dëshmuar heronjësh që mbeten në historinë e rrugëtimit shekullor për çlirim dhe bashkim kombëtar. Librit i paraprijnë vargjet e Naim Frashërit për Shqipërinë, për ta përmbyllur me lirikun Lasgush Poradecin dhe vargjet e tij të njohura, ku i këndohet bashkimit kombëtar. Edhe shkrimet analitike për këtë antologji ia shtojnë vlerat kësaj përmbledhjeje ndër më të realizuarat e këtij lloji.

Image result for Dibran Fylli: “LULËKUQET E LIRISË

Përkushtime që reflektojnë

Çdo shkrimtar, në rastin konkret poetët, sidomos, nuk mund të kalojnë periudhat kohore të veçuara pa mos iu kënduar çoftë edhe një varg, një fjalë apo më shumë se kaq, për të evidentuar këtë realitet dhe njëkohësisht për të lënë gjurmët e veta se ishin po aty me armën e tyre prej krijuesish, duke u përballur fuqishëm, krah me liridashësit, me flijimin e tyre dhe përjetësinë e shenjtë për atdheun. Janë të këtillë edhe njëqindenjëzet e dy poetët e prezantuar këtu me një, dy, e ndonjëri edhe me katër poezi, që gjithsej 205 poezitë përkushtuese e përbëjnë këtë antologji, të cilët nuk qëndruan indiferent në situatat kur atdheu po digjej flakë nga barbarët sllav, që pushtimin e kanë në shpirt e në gjak.
Vijnë këtu në formë të përzgjedhur këto poezi-përkushtime autorësh për emra të përveçëm të historisë sonë të lavdishme, që reflektojnë frymën e lirisë dhe sakrificës për atdheun. Takojmë këtu edhe perla poetike, që mund të maten për vlerat shumë të larta në nivele krijuesish eminentë në botë, por edhe përkushtime që vrullshëm e shpërfaqin heroizmin e këtyre çlirimtarëve të pakompromis.
Pa e kontestuar një përfshirje kaq të denjë poetësh e krijuesish nga gjithë bota krijuese shqiptare, ky libër veçohet edhe për pregatitjen teknike dhe disejnin shumë cilësor. Vlen të theksojmë se vlerat estetiko-letrare të këtyre poezive, gjuha e pastër dhe komunikimi i fuqishëm me personalitetet dhe ngjarjet që u këndohet, e bëjnë shumë të qëndrueshme këtë antologji, që për shumëçka i reziston kohës, duke mbajtur lartë vendin më meritor, si projekt i këtij zhanri. Padyshim i sfidon shumë nga “simotrat” e saj, që as për së afërmi nuk arrijnë të përmbushin vlerat dhe kriteret e antologjisë, që kohëve të fundit kanë marrë përmasa, duke sjellur gjithëfarë tekstesh të niveleve amatoreske.
Vërtetë kjo antologji qëndron lart si një përmendore skalitur me emra e figura kombëtare në flamurin e shpërfaqur në trojet arbërore prej nga rrezaton dielli i lirisë.


********


















Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...