2015-11-27

Karriera e njeriut që luftoi kundër turqve dhe malazezëve deri në vdekje



Isa Boletini lindi në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, më 15 janar 1864. Vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të 1881 mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.

Në 1902 u emërua komandant i “rojeve arnaute” të Sulltan Abdyl Hamitit I. Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll mori titullin “bej”. Në 1908-n, në fillim ishte në krahun e xhonturqve, megjithatë shpejt kjo lidhje u prish. Në nëntor 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën e qëndresës antiosmane e mori në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Gjatë vitit 1909, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu. Ishte një ndër udhëheqësit më kryesorë të kryengritjes së pranverës 1910. Nën drejtimin e tij, shqiptarët bllokuan për dy ditë në betejën e përgjakshme të Carralevës ushtritë osmane që po depërtonin në Kosovë.

Gjatë Luftës Ballkanike të 1912-s, ishte një ndër kryetarët më në zë të çetave në Kosovë. Në nëntor 1912, u vu menjëherë në mbrojtje të qeverisë së parë shqiptare, asaj të Ismail Qemalit. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar që shkoi në Londër për të mbrojtur ekzistencën e Shqipërisë së porsakrijuar. Në 1914 trupat e tij mbrojtën qeverinë e Princ Vidit.

“Baca Isë” është bërë i njohur edhe për ndodhinë që i ngjau në Londër. Teksa delegacioni shqiptar shkonte të takonte Eduard Grejin, ministër i Jashtëm asokohe i Mbretërisë, roja i kërkoi Isait me xhentilesë që të dorëzonte revolverin. Isai u bind pa fjalë. Pas bisedimeve Grej, si një anglez i vërtetë bëri shaka: Nesër gazetat do të shkruajnë se atë që nuk e bëri dot ushtria e pamat osmane, e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër! Thonë se Isai është përgjigjur: Jo besa, as në Londër! Dhe ka nxjerrë një tjetër revolver që e mbante diku fshehur.

Isa Boletini u vra bashkë me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moraçës, më 23 janar 1916.



Si u vra Isa Boletini

Në shtator të vitit 1914, Princi Vilhelm von Vied u detyrua të largohej nga Shqipëria. Isa Boletini me njerëzit e tij, si dhe Bajram Curri, pajtuan me qira dy anije italiane, të cilat i çuan drejt Shëngjinit. Pagesa ishte 150 napolona ar.

Pas kësaj, kosovarët të sfilitur nga ethet malarike dhe nga lufta e gjatë, bëjnë një përpjekje gati titanike për t’u kthyer në vendet e tyre, por u penguan nga trupat malazeze që ndihmoheshin edhe nga Ceno bej Kryeziu. Kosova ndërkohë kishte rënë nën pushtimin serbo-malazez. Për një periudhë të gjatë Boletini dhe njerëzit e tij u endën nëpër malet e Veriut mes Kosovës, Hasit dhe Pukës, duke i shpëtuar pritave që u ngrinin armiqtë. Në fund të 1915-s mbërrin në Shkodër. Ishte bashkë me tre djemtë e tij, dy nipa dhe 100 luftëtarë besnikë. Shkodra e asaj kohe i ngjante një rrëmuje të vërtetë. Këtu përziheshin bashkë ushtarë të huaj, disa malësorë që ishin gënjyer nga Mali i Zi, esadistë, ish-ministra të Vidit, aventurierë lloj-lloj. Në këtë kohë, Isai dergjet i sëmurë në hotel “Parruca”.

Pak ditë më vonë ushtria malazeze shtiu në dorë Shkodrën. Me këtë rast, Knjaz Nikolla fali të gjithë ata persona që kishin luftuar me armë kundër tij, vetëm se krerët duhej të internoheshin në Podgoricë. Aqif Pashë Elbasani, Prenk Bibë Doda, Hilë Mosi e të tjerë pësuan këtë fat. Mes tyre ishte edhe Isa Boletini, me 40 njerëz nga të tijtë, por këta fillimisht i vendosën në Nikshiç e më pas në Danillovgrad. Një përpjekje e francezëve për ta nxjerrë nga Shkodra kishte përfunduar pa rezultat.

Në janar të 1916-s, ushtritë austro-hungareze po depërtonin në territorin malazez. Më 20 janar 1916 malazezët vendosin të transferojnë kosovarët në Podgoricë. Ndërsa austro-hungarezët avanconin, tri ditë më vonë do të ndodhte tragjedia. Më poshtë po citojmë kujtimet e Tafil Boletinit, nip i Isait, i vetmi i shpëtuar nga masakra:

“…Ndërkohë kasneci lajmëronte: Pushtet ma s’ka, gjithkushi nëpër shpija. Ushtria austriake asht hi në qytet. Gjandarmëria po mban qetësinë deri në dorëzim. Ajo detyrë i ishte ngarkue major Savo Llazareviç me dy batalione gjandarë. Ky kriminel i njoftun, po me këta gjandarë që quheshin ‘krillash’ (me krah), ka pasë me tmerrue me masakrime e vrasje, djegie, plaçkitje e me çdo lloj torturash barbare rrethet e Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, terror që shumë breza s’kanë me e harrue dhe historia kurrë. Këtë xhelat populli i atyne anëve e njef me emrin Savë Batarja, që e kishte fitue tue ba batare…

Të gjitha kryqet e rrugëve Savo i kishte xanë me patrulla të forta. Me nja 80 gjandarë kishte zanë pusi në të dy anët e urës së Ribnicës jo larg kishës katolike e karshi prefekturës… në ato moment mbërrin axha, po tue qenë ura në bërryl të rrugës nuk shifesh gja deri sa ka hip në urë. Me të hypë axha Isë në urë jepet shenji: Qe ky asht vetë Isa Boletini! Dhe prapa e nxanë urën. Kështu axha me Jonuzin me shokë rrethohen në hallkë. Oficeri komandues me za të naltë komandon: Predajte oruzhje! (Dorëzoni armët!). Axha Isa: Jo besa, kurrë s’ia kam dorëzue as mbretit, as kralit! Nagantin e mbante para dhetçes.

E para pushkë nga malazezët ka qenë e Pero Buriçit nga Vasoviçi. Në flakë të ksaj axha Isa me shokë iu bijnë atyne përqark. Edhe Jonuzi ka pasë dy revolverë, nagant e dhetçe. Krejt i kanë zbrazë, ndonëse të rrëzuem prej plumbave deri sa iu ka ra edhe me bomba dore. Çuni i axhës Isa, Halili, përveç revolverit iu ka ra edhe me bomëbn që ia pat marrë Niko gjandarit…

Mbrenda pak minutave tragjedia mbaroi. U vra Isa vetë i tetë:

1. Isa Boletini, vjeç 51.

2. Halili, i biri, vjeç 24.

3. Seidi, i biri, vjeç 18, student në Vjenë.

4. Jonuzi, nipi, vjeç 26.

5. Halili, nipi, vjeç 24.

6. Hajdar Selim Radisheva, kunat i axhës dhe dhandërr, vjeç 30.

7. Idris Bislimi, nipi i Hajdarit, vjeç 18.

8. Misin Niman Bala nga Isniqi, kushëri, vjeç 26.

Seidi, tue shkue prapa axhës Isa, mbasi e vret gjandarin që e kishte përpara ia kap pushkën e tij dhe vritet tue shti me ata fishekë që i kishte pushka. Misin Nimani, ndonëse nuk ka pasë pushkë, deri sa e kanë rrxue plumbat ka qindrue në kam pranë axhës. Në këtë duel grykë për grykë nga malazezët u vranë 7-8 vetë e 12-13 u plagosën, kryesisht nga ata trima që kishin ba gara se kush i del Isa Boletinit përpara e që kishin sulmue të parët.

Ministrat e Malit të Zi të larguem nga Cetina, të grumbulluem në prefekturë, fillim e mbarim e kanë shijue nga penxherët këtë dramë tragjike, që zhvillohesh trup me trup në krye të urës, bash në sheshin para prefekturës…

Unë në këtë moment ndodhesha në pjacë, në berberhane të Maliq Shkodranit, ku i kisha qethë flokët. Kur krisi pushka u ba nji panik i madh. Populli i grumbulluem rrugave për me pa ushtrinë austriake tue hi në qytet, i alarmuem, u shpërnda pikë e pesë, se kah mujte me ikë.

 Njiheri u dëgjuan zanat e oficerave: Nedajtene oruzhje, napadeshe kaçaçi! (O burra kapni armët, se na ranë kaçakët!). Kaçak iu thonin shqiptarëve. Masa e popullit këtë propagandë që e kishte digjue përpara, me tamam e besoi. Vraponin poshtë e lart si të hutuem, dyqanet mbylleshin, gjandarët në kamiona vrapojshin rrugave, tue shti me mitraloza në ajër, po ashtu edhe patrullat nëpër rruga shtishin kot, tue alarmue popullin, se gjoja na ranë kaçakët e malsorët…

Ndërkohë me vrap u fut në dyqan major Misin Serezi, edhe ai i internuem. Kur më pa mue u nxi edhe më tepër. E pyeta: Zoti major, a patë gja ju, se unë nuk pashë gja se ç’po bahet?

Tha: Jo. E pyeta: Po ça po thonë se na ranë shqiptarët? Atëherë majori mu përgjigj: Ç’thue more, çfarë shqiptarësh! Dhe shtoi turqisht: Isa bej i lë bereber bytyn sizinqilerini vurdiler! (Bashkë me Isa begun të gjithë tuajt u vranë!). Lajm i tmerrshëm e i paharrueshëm për mue sa të jetë jeta. Perëndia mos i baftë kurrkujt kësmet nji lajm kaq të zi. Leshrat e kresë mu ngrehën përpjetë…”.

Amerikanët më 1912: Isa Boletini, heroi që duhet ta njihni!





Një gazetare amerikane që e takoi Isa Boletinin pak kohë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, sjell një korrespondencë interesante mbi bëmat dhe karakterin e shqiptarit më të madh pas Skënderbeut dhe luftëtarit më trim, më të ndershëm, më fisnik e më të famshëm të Ballkanit

Ndër më të famshmet janë rrëfimet e diplomatit e shkrimtarit anglez, Aubrey Herbert, i cili e takoi legjendën e shqiptarëve në vitin 1912 në Mitrovicë e pas një viti në Londër, duke e përjetësuar për karakterin e virtytet që përfaqësonte, në kapitujt e ditarit të tij “Ben Kendim” (shih:Aubrey Herbert: Ben Kendim, a Record of Eastern Travel – London: Hutchinson & Co., 1924, fq. 198-213).

Por vitet e fundit, publiku shqiptar ka mundur të njohë, falë kontributeve individuale të të pasionuarve të historisë më shumë, sesa “zbulimeve” të vetë historianëve profesionistë, disa intervista të dhëna nga Isa Boletini në vitet 1908-1913, për mediat ndërkombëtare, e madje edhe ato ruse (shih: Intervistë e Isa Boletinit për gazetën ruse “Birzevijih Vjedomosti” – 20 korrik 1912, gazeta Telegrafi, 13.06.2014). Është pikërisht kjo periudha kur emri i tij ishte bërë tashmë një legjendë e vërtetë e motiv për të lëvizur shumë larg redaksive e për ta takuar, për shumë gazetarë e korrespondentë, ndërsa Shqipëria po konsumonte formalisht ditët e saj të fundit nën pushtetin e Portës së Lartë.

Ishte koha kur zienin kryengritjet e shqiptarëve për pavarësi e ishte pjekur gjithashtu një frymë e qartë kombëtariste e ndërgjegjësim mbarëpopullor, për të arritur objektivat e përbashkët. Bota po i njihte tashmë shqiptarët më nga afër me të gjitha vlerat e defektet e tyre, dhe aty ku mundej, shtypi po bëhej edhe reklamues i synimeve të tyre të drejta e të kahershme, duke i kaluar kësisoj kufijtë e kontinenteve e çarë oqeanet.

Në këtë kuadër, vjen edhe një korrespondencë speciale, që unë e hasa fillimisht në arkivin e një gazete amerikane (shih: Fighting the Turks – “Monsieur” Issa, Albanian Hero, Type of Warrior That Threatens Ottoman Empire – The Sunday Oregonian, Portland, USA, 27 tetor 1912, fq. 6), të tetorit 1912, e më pas të riprodhuar në një distancë të vogël kohore, edhe në dy gazeta të tjera: njëra australiane e tjetra neozelandeze (shih:AN ALBANIAN BRIGAND – The Mercury, Australi, e shtunë 14 dhjetor 1912, fq. 9dhe gazetaPress, Zelandë e Re, 23 nëntor 1912, fq. 12).

Përmbajtja e tyre, që rezulton të botohet kësisoj për herë të parë për publikun shqiptar, është një risi më vete, sepse na dëshmon se deri ku kishte shkuar interesi publik ndërkombëtar për trajtimin e çështjes shqiptare në terma gjeografikë dhe, nga ana tjetër, na rrëfen një profil disi “më ndryshe” të Isa Boletinit, të cilin edhe vetë gazetarja amerikane, qysh në krye të herës e cilëson gjithsesi si: “… heroi më i madh shqiptar qysh prej Skënderbeut, në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ai është më trimi, më i ndershmi, më fisniku, më i ashpri dhe më i famshmi i luftëtarëve ballkanas”.

Materiali i mëposhtëm është sjellë i përkthyer i plotë nga gazeta amerikane në fjalë, ku gjendet edhe një foto vërtet sa interesante aq edhe e padokumentuar më parë e Isa Boletinit, veshur me kostum toskë, gjë e cila në fakt mund të ngrejë edhe shumë pikëpyetje. Ndërkohë që varianti neozelandez e ai australian (ku nuk gjenden foto), janë përcjellë thuajse të njëjtë në përmbajtje, me disa ndryshime të vogla e të pakonsiderueshme, siç janë për shembull përllogaritja e vlerave të dhuruara nga sulltani Isa Boletinit, nga dollarë amerikanë, në paund britanikë, për t’iu përshtatur sigurisht lexuesit përkatës.

Interesante është gjithashtu përqasja e autores së shkrimit, e cila megjithëse i vë në dukje personazhit të saj, shumë karakteristika pozitive, shkon më thellë e sjell detaje mbi jetën e tij personale që ndoshta nuk hasen nëpër intervista, rrëfime apo materiale të tjera dokumentare, pavarësisht se anekdotat për Boletinin, dihet se kanë qenë një material i mirë dhe i pasur për shumë platforma të asaj kohe. Kështu, për shembull, ndërsa e cilëson si një njeri me shumë humor, ajo vë në dukje sqimën, sipas saj, të tepruar, por të justifikueshme të liderit të madh të shqiptarëve. Po ashtu, ajo aludon edhe për një arsye dytësore që e çoi në vitin 1904, Isa Boletinin dhe çetën e tij, të vriste konsullin rus në Mitrovicë, për të cilin historia ka dhënë sigurisht versionet që tashmë dihen nga të gjithë, e që lidheshin me rolin e tij tërësisht negativ për fatet e shqiptarëve në Kosovë.

Po ashtu, një informacion për t’u marrë në konsideratë është edhe prania e një anëtari serb të shqiptarizuar në radhët e çetës së Boletinit, që kishte dhunti prej rapsodi. Shoqëruar kjo me “fiksimin” e Isa Boletinit për t’u paraqitur si “zotni” apo “Monsieur”, e bën kontributin e panjohur deri më tani për shqiptarët, të gazetares amerikane, Bertha Spencer, të gëzojë pra disa vlera të veçanta. Sidomos shumë mbresëlënës, rezulton parashikimi i saj mbi fundin e një heroi të tillë, ndërsa e mbyll artikullin me fjalët: “Një njeri i tillë, nuk mund të ketë një karrierë të zakonshme. Ai është i destinuar të vdesë në trekëmbësh ose në betejë”.

Sidoqoftë, leximi i plotë i korrespondencës në fjalë, sjellë tashmë më shumë se 100 vite pas botimit në origjinal, na zbulon shumë më tepër rreth figurës së Isa Boletinit, siç e kemi dhe siç nuk e kemi njohur kurrë më parë.

Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë (VIDEO) Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë

Enver Hoxha - Populli Shqiptar në Kosovë


Në një nga daljet tij të fundit para Byrose Politike te Partise se Punes, ish diktatori komunistEnver Hoxha ka folur edhe për rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë nga Serbia, Bullgaria e Bashkimi Sovjetik.
Hoxha: Nëse na sulmoni shqiptarët e Maqedonisë e Kosovës do ngrihen në këmbë (VIDEO)
Në rast sulmi ndaj Shqipërisë, ai shpresonte se shqiptaret e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit, Llapit, Plaves, Prishtinës etj do te ngriheshin ne kembe.

"Ne u themi serbomëdhenjëve, miqve te fshehtë dhe të sigurte të rusëve, se dy rrugë kanë revizionistët ruso-bullgarë që të sulmojnë Shqipërinë për të dalë në pjesën e Adriatikut tonë. Njëra është rruga e Vardarit dhe e Kosovës dhe tjetra Kanali i Otrantos. Në rastin e parë, pa më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar që jeton në Kosovë dhe viset tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi e Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi, Plava e Gucia do të ngrihen në këmbë që t’i presin agresorët me grusht", ka thene nder te tjera diktatori komunist.

Shqiptarët vriten mes vete në ISIS

Almir Daci, i riu nga Pogradeci që lufton për ISIS dhe që u shfaq ne video duke kërcënuar Shqipërinë, dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e një shqiptari që shkoi në Siri për të luftuar përkrah tij.
Shqiptarët vriten mes vete në ISIS
Bëhet fjalë për Shkëlzen Dumanin, me origjinë nga Dibra, i cili iku në Siri në vitin 2013 bashkë me dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç, transmeton klan.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar telefonatat e disa personave që gjenden në Shqipëri, me të cilët komunikon Almir Daci dhe anëtarët e grupit që ai drejton në Siri. Në këto telefonata, që prej vajtjes së Shkëlzen Dumanit, flitej për një shumë parash që ai kishte me vete. Burime të besueshme të inteligjencës i thanë Televizionit Klan se Dumani kishte marrë me vete paratë e shtëpisë që kishte shitur, rreth 50 mijë dollarë.

Nga përgjimet kuptohet se grupi i shqiptarëve të drejtuar nga Almir Daci nuk e ka mirëpritur Dumanin dhe po planifikon për t’i marrë paratë. Pas këtyre bisedave nuk është folur më për të riun me origjinë nga Dibra dhe më vonë u raportua se ai u vra gjatë luftimeve përkrah ISIS.

Përgjimet kanë zbuluar gjithashtu se Almir Daci është vënë tashmë në komandën e shqiptarëve që gjenden në Siri dhe po rivalizon kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili, në hierakrinë e ISIS ka gradë më të lartë dhe është më i besuar tek drejtuesit e Shtetit Islamik.

Ne pergjimet e vitit 2013 rezultoi se Almir Daci ka patur komunikim me Genci Ballën, ish – Imamin e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re, të arrestuar për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve për ISIS. Përgjimet zbuluan se Daci ka nën kujdes bashkëshorten dhe fëmijët e Ballës. Në Siri kanë mbetur rreth 17 fëmijë shqiptarë jetim, pasi baballarët e tyre janë vrarë. Mes tyre janë edhe dy fëmijët e moshës 9 dhe 11 vjeç të Shkëlzen Dumanit, bashkë me nënën e tij, e cila shkoi në Siri për t’i marrë ata pasi mori vesh se i biri ishte vrarë.

Alma Lama : “Për sa i përket kësaj proteste nuk do të më pëlqejë vizuelisht nëse krah flamujve shqiptar do të dëgjoj ndonjë fjalë si ‘Zajednica’”.

Deputetja e LDK’së, Alma Lama ka thënë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës duhet të japë dorëheqje pasi që ka dështuar të ofrojë siguri për deputetët.

​Lama kërkon dorëheqjen e Kryesisë së Kuvendit, dështuan të ofrojnë siguri

Ajo ka thënë se nëse arrihet të futet gaz lotsjellës aq lehtë atëherë mund të futen edhe bomba.
Ndërkohë Alma Lama, duket se i ka pritur këto veprime pasi që ajo kishte vënë një maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka thënë se Opozita në Kosovë nuk ka kauzë, por thjeshtë është kapur për disa tema, të cila shihen si të ndjeshme tek populli.
“Opozita nuk ka kauzë, por ka gjetur dy tema të ndjeshme për publikun dhe po i shfrytëzon. Kosova nuk është Francë, ndaj nuk do të ketë republikë të katërt”, ka thënë Lama në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Për demarkacionin, nëse janë bërë gabime asnjë deputet nuk do të nënshkruajë diçka që nënkupton humbje territori. Le të vijnë dokumentet në Kuvend. Të shohim a është gabuar apo jo, pasi edhe ne e kemi të drejtën për të formuar komisione”, ka thënë deputetja e LDK-së duke iu referuar çështjes për Demarkacionin që e ka ngritur Opozita duke pretenduar se më shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur tokë.

Lama thotë se Opozita po ekzagjeron edhe kur po flet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ekzagjerimi që Kosova po bëhet Bosnjë, për mua, është vetëm një gogol të cilin po e përdor Opozita për të ngjallur frikë. Unë nuk mendoj që e rrezikon shtetësinë. Por mendoj që serbët këtë nuk e kanë kërkuar sepse ia duan të mirën Kosovës dhe duhet të jemi koshient”.

Kurse organizmi i nesër i Opozitës, të paktën një aspket i tij, Alma Lamës po i përngjanë në Karl Marksin.

“Nuk e perceptoj 28 nëntorin si ditë kur duhet të protestohet. Por e komplimentoj opozitën që ka zgjedhur fjalën Manifest, që më asocion me atë të Karl Marxit. Por është mirë që po shprehen se do të jetë protestë paqësore”, tha Lama.

“Për sa i përket kësaj proteste nuk do të më pëlqejë vizuelisht nëse krah flamujve shqiptar do të dëgjoj ndonjë fjalë si ‘Zajednica’”.

“Kosova ka vështirësi shumë të mëdha, por ka mbështetjen e shteteve kryesore të bashkësisë ndërkombëtare”, pohoi Lama.

Sejdiu: Pushteti po bënë taktikë për të ndalur pjesëmarrjen e qytetarëve për nesër

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në emision “Info Magazine-Klan Kosova” ka folur për manifestimin e opozitës për 28 Nëntor. Sipas Sejdiut, Pushteti po tenton të frikësojë qytetarët për manifestimin e opozitës në Ditën e Flamurit.

Dardan Sejdiu thotë se janë dy elemente që e bënë atë të dyshoj se pushteti po e bënë këtë taktikë për të ndalur pjesëmarrjen e qytetarëve në manifestimit e opozitës, i cili do të mbahet të shtunën.
“Elementi i parë është se ekzekutivi shumë shpejt vendosi që dita e premte të jetë ditë pushimi. Dhe, kur e panë që kjo nuk po funksion atëherë u mendua një skenarë tjetër”, ka thënë Sejdiu.
Po ashtu, sipas tij, ka 15 vite që kjo taktikë e frikësimit po përdoret në Kosovë, transmeton Express.
“Data 28 Nëntor është datë që shënon luftën dhe sakrificën dhe kurrë më mirë nuk është që në këtë datë të tregojmë që populli është sovrani”.

Zbardhen emrat e 26 shqiptarve që luftojnë për ISIS në Siri

Në këtë xhami ligjërojnë imamët Bujar Dervishi e Llukman 

Hoxha.Kaçaniku, një qytezë e Kosovës në kufi me Maqedoninë ka dy shoqata të vijës islame radikale dhe shumë muxhahedinë të përfshirë në luftën e Sirisë që tash ka prekur edhe Irakun. Express sjell rrëfimin për këtë qytezë dhe lidhjet me këtë luftë, për ndarjet mes dy shoqatave dhe për motivet që këta njerëz i qojnë në luftë.

Dy shoqata me islamikë, dy taborre përkrahësish të formacioneve paramilitare islamike në luftën e Sirisë dhe vetëm një qytezë kosovare në kufi me Maqedoninë. Kjo është qyteza e Kaçanikut, nga ku vijnë një pjesë e mirë muxhahedinëve kosovarë të përfshirë në luftën e Sirisë.
Express ka mësuar se nga dy shoqatat që atje ekzistojnë, shoqata “Parimi” dhe shoqata “Rinia Islame-Kaçanik”, që mes vete nuk kanë largësi as 200 metra në vijë ajrore, projektohet një ndasi fortë e madhe në llogoret e luftës në Sirisë, dhe tash edhe në krahinën Al Anbar të Irakut.
Shoqata “Parimi” ndodhet pas Stacionit të Trenit, Kaçanik dhe ekziston e regjistruar në Listën e OJQ’ve kosovare, kurse shoqata “Rinia Islame Kaçanik”, që nuk është në këtë listë, ka një zyrë në rrugën “Idriz Seferi”, afër xhamisë “Sinan Pasha” në katin e dytë, derisa në katin e parë të kësaj ndërtese funksionon një biznes bixhozi.
Kaçanikasit e përfshirë në këtë luftë, e që vijnë nga vija e përkrahësit e shoqatës “Parimi” luftojnë përkrah grupit “Xhabhatu Al Nusra”, kurse ata që vijnë nga vija e shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”, luftojnë përkrah muxhahedinëve të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), i njohur edhe si “Deuleja”, ku një prej komandantëve është edhe Lavdrim Muhaxheri.  Çuditërisht, të dyja fraksionet, “Al Nusra” dhe ‘Deuleja” janë grupe paramilitare me parime të organizatës terroriste “Al-Kaida”, por së fundi ato kanë hapur edhe një front të përgjakshëm kundër njëra tjetrës.

​Kaçaniku, kryeqyteti i muxhahedinëve
Struktura dhe muxhahedinët e shoqatës “Parimi”
Shoqata “Parimi” në Kaçanik është një shoqatë e regjistruar te autoritet kosovare është i regjistruar tek autoritetet shtetërore si shoqatë. Sipas këtij dokumenti, shoqata është themeluar nga Muhamet Spahiu, Mentor Thaçi e Alben Dogani, por Express merr vesh se më vonë aty një nga drejtuesit do të bëhej edhe A. R që aktualisht është në luftime në Siri dhe I. C. Një nga themeluesit e shoqatës, Mentor Thaçi punon në një kurs për aftësimin për kompjuter, i cili është projekt i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kjo shoqatë, kah vija fetare, për kah ligjërata, kanë për drejtues imamin Tafil Ramuka, një imam nga Hani i Elezit i lindur në vitin 1981. Për çështje fetare, kjo shoqatë, siç merr vesh Express, është në bashkëpunim me Këshillin e Xhamisë së lagjes Bob-Kaçanik.
Nga pasuesit e kësaj shoqate, deri tash dihet se në luftim në Siri janë përfshirë së paku katër muxhehdinë, J.R. i lindur në vitin 1986, B.B. i lindur në vitin 1987, E.B. i lindur në vitin 1984 dhe A.B. i lindur në vitin 19993, që të gjithë të lindur në Kaçanik.
Së paku njëri prej tyre në Siri ka pasur për disa muaj me vete edhe gruan. Një tjetër, mbanë familjen pasi që vëllai e ka të dënuar nga autoritet në Maqedoni për plaçkitjen e pensioneve të pensionistëve të Shkupit.
​Ilir Berisha, Sadat Topojani e Jetmir Kyçyku janë të arrestuarit e sotëm në operacionin kundër-terrorizmit
Dy të tjerë nga ta kanë qenë nismëtarë të një aksioni në vitin 2012 që kishte nisur mbledhjen e fondeve për Sirinë. Ata mblidhnin fonde nga bizneset lokale në Kaçanik, ku disave edhe u kishin thënë që këto fonde janë për blerjen e uniformave ushtarake dimërore për muxhahedinët në Siri.
Zyra e shoqatës 'Parimi" 
Stuktura dhe muxhahedinët e shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”
Kjo shoqatë e paregjistruar në shtetin kosovar, të paktën jo ekzistente në listën e OJQ’ve, ndodhet në rrugën “Idriz Seferi”, afër xhamisë “Sinan Pasha”, dhe nën zyrat e saj funksionon një biznes bixhozi, që sipas fesë islame që është njëri ndër mëkatet e mëdha.

Megjithëse shoqata nuk është e regjistruar, për veprimtarinë e saj është në dijeni edhe Stacioni Policor në Kaçanik, por nuk është dëshmuar që të ketë ndërhyrë ndonjëherë për ta penguar në veprimtari- ligjërata e mbledhje ndihmash për Siri.
Kjo shoqatë u krijua, pas ndarjes nga shoqata “Parimi”.
Për dallim nga shoqata “Parimi”, shoqata e paregjistruar “Rinia Islame-Kaçanik” ka një tjetër organizim. Ajo nuk ka drejtorë, menaxherë, koordinatorë, por ka emirë (ky term përdorët në disa shtet islame për shefin e shtetit).
Emiri i kësaj shoqate,  është vetë “komandant Muhaxheri”- Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku i cili u bë i famshëm me një video në youtube ku kërkonte t'ua priste kokat e gjeneralëve amerikanë.
Express pati raportuar kohë më parë për të, duke publikuar faktin që ai ka punuar për KFOR'in amerikan në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan.
Kjo shoqatë për zëvendës të Muhaxherit ka I.B, i cili po ashtu ka qenë pjesë e luftimeve në Siri në kuadër të “Deules”. Të dy janë të lindur në vitin 1989.
Tash kjo shoqatë administrohet edhe nga O. Rrushi i lindur në vitin 1987, Sh. Koraqi i lindur në vitin 1989 dhe A. Bruti i lindur në vitin 1988, që të gjithë të lindur në Kaçanik.
Drejtues fetar-imami që shkonte shumë shpesh për të mbajtur ligjërata te ta, është imami i Bashkësisë Islame të Kosovës nga Gjilani, Zeqerija Qazimi, një imam i lindur në Gjilan në vitin 1980.
Nga pasuesit e kësaj shoqate kanë rënë edhe dy shehidë- dëshmorë ,sipas gjuhës që përdorin ata. Kohë më parë, siç në luftimet në Siri u patë vrarë Hetem Dema dhe Kjani Mjaku, ky i fundit i lindur në vitin 1979.
Pos Lavdrim Muhaxherit, nga pasusit e kësaj shoqate në Siri kanë qenë edhe së paku tre muxhahedinë të tjerë, I.K i lindur në vitin 1984, A.L. i lindur në vitin 1990 dhe F.D. i lindur po ashtu në vitin 1990.
Kjo shoqatë,  ka financa që vijnë kryesisht nga të afërmit e drejtuesve të shoqatës që jetojnë në Perëndim, dhe që sjellin para kesh- jo përmes xhirollogarisë bankare.
Shoqata gëzon një bashkëpunim edhe me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kaçanik-dega e BIK’ut, të drejtuar tash nga Florim Neziraj dhe anëtarët e partisë islamike LISBA, që si subjekt politik identifikohet me Fuad Ramiqin. Në Ramazanin e viti 2013 duke ndihmuar në aktivitet e BIK në Kaçanik ishte fotografuar edhe vetë Lavdrim Muhaxheri.
E përbashkët e po thuajse të gjithë anëtarëve të të dyja shoqatave është se drejtues dhe anëtarë të tyre, por edhe muxhahedinët e tyre në Siri, kanë kryesisht shkollim të mesëm, derisa ata që kanë regjistrua studime universitare janë të pakët.
Zyra e shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”
Lavdrim Muhaxheri ka kërkuar të bëjë sulm kamikaz
Express ditë më parë ka sjell rrëfimin e kosovarit nga Ferizaj, Blerim Hetës, i cili vrau 52 irakianë në Falluxha në një sulm vetëvrasës-kamikaz. Familja thoshin që atij iu shpërla truri nga ligjëratat dhe videot e krimeve të Asadit të para në internet.
Siç merr vesh gazeta nga njerëz të afërt me Lavdrim Muhaxherin, i njohur si “Komandant Muhaxheri”, ai është një tjetër kosovar që ka kërkuar të bëjë një akt të tillë. “Lavdrimi e ka paraqitur kërkesën tek drejtuesit e ‘Deules” për të kryer aktin e vetë-vrasjes me ekspolziv. Ata ende janë duke e shqyrtuar deri në bindjen e tyre se Lavdrimi mund ta kryej këtë akt. Është një periudhë e gjatë e shqyrtimit të kërkesave të tilla që në mesin e muxhahedinëve janë të shumta, por miratohen vetëm ato të më të bindurve”.
Pas raportimit të Express për rastin e Blerim Hetës, kishte reaguar vetëm Ministria e Punëve të Jashtme, derisa reagimet nga institucionet tjera dhe partitë politike kishin munguar, çoftë për ta dënuar rastin, çoftë për t'i kërkuar falje popullit irakian.
Reagimet po mungojnë edhe për rastet e tjera, siç është tash rasti i të riut nga Tushila e Skenderajt, Valon Musliu që u vra në luftimet e ISIS në Falluxha.
Shkon për financa në Siri, kthehet i zhgënjyer
F.D. i lindur po ashtu në vitin 1990, pasues si shoqatës “Rinia Islame-Kaçanik”, siç merr vesh Express, ka qenë për luftime në Siri. Ai luftoi për një kohë përkrah formacionit paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit, afër trupave që komandonte Lavdrim Muhaxheri.
Ai është kthyer në Kaçanik, por nuk pranon të flas me mediat. Siç informohet nga të afërmit e tij gazeta, ai ka shkuar në Siri me qëllim për përfitime financiare, por është rikthyer nga Sirian në Kaçanik i zhgënjyer. “Sepse nuk ia ka dalë me sukses të përfitoj financiarisht në Siri” ka thënë për Express një i afërm i tij.
Ky muxhahedin para se të shkonte në Siri kishte punuar si kamarier në një kafiteri në Kaçanik, në njërën nga kafiteritë më të frekuentuara të qytetit. Ai do të zhytej më vonë në borxhe dhe kredi, ku morri së paku dy të tilla.
Gjendja e financave familjare të tij u përkeqësua kur një nga anëtarët e familjes u sëmur rëndë dhe kishte nevojë për shërim jashtë vendit.
Motivet që i çojnë në Siri e Irak
Kryesisht është motivi fetar që kaçanikasit shkojnë të luftojnë në Siri. Por nuk përjashtohet as motivi financiar. “Sepse me t’u kthyer nga Siria në Kaçanik, këta të gjithë kanë jo shumë para, por vazhdimisht ushqehen nëpër restorante”, thotë një burim i Express.
Sipas këtyre burimeve, motivin për t'u bashkangjitur me luftën në Siri e Irak, të rinjtë nga Kaçaniku kryesitë e marrin nga ligjërata e imamëve ekstremistë e kontroversë shqiptarë si Sadulla Bajrami, Bekir Halimi (Shkup), Ferid Selimi e Shukri Aliu, që të gjithë nga Shkupi.
Të rinjtë e Kaçanikut, nga të dyja shoqatat, pa dallim, por edhe at që nuk i takojnë asnjërës shoqatë e mbajnë qëndrime ekstreme, për imamë të preferuar në ligjërata e tyre kanë Shefqet Krasniqin, Bedri Robajn Rexhep Memishin nga Shkupi, Avdyl Fugën, po ashtu nga Shkupi.
Ata dëgjonin edhe ligjërata e Genc Ballës, që e njohin për Abdurrahim Balla, të cilin Prokuroria e Shqipërisë e ka arrestuar në goditjen fundit anti-terror që ka bërë kohën e fundit e ku në qeli ka çuar dhjetëra persona, kryesisht imamë të vijës radikale islame dhe organizatorë të dërgimit të shqiptarëve për xhihad në Siri.
Një faktor që ka ndikuar në numrin e muxhahedinëve nga Kaçaniku është edhe afërina me Maqedoninë, shtet nga i cili vijnë imamët më radikalë shqiptarë.
Në një prononcim për Express, edhe familjarët e Blerim Hetës, që kohë më parë në një sulm kamikaz vrau 52 irakianë në Falluxha, kanë thënë që djali i tyre i dëgjonte rregullisht ligjërata e Shefqet Krasniqit, aktualisht imam i BIK’ut në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame. 
****

Ja kush është grupi që po bëhet më i tmerrshëm se al-Qaeda. Organizata “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”, e njohur për metoda brutale për rajonet që kontrollon. Ka qindra mijëra luftëtarë të huaj. Në mesin e tyre edhe Lavdrim Muhaxheri nga Kosova.

Organizata e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit është një grup xhihadistësh aktiv në Irak dhe në Siri.
E njohur me inicialet “ISIS”, organizata është formuar në prill të vitit 2013.
Organizata është formuar nga al-Qaeda. Fillimisht, njihej vetëm me emrin “ISI”, por më vonë iu shtua edhe një “S”. Sipas interpretimeve, shkronja “S” në këtë rast, simbolizon fjalën “Sham”. Kjo nënkupton shtetin e Shamit, Sirisë ose edhe Dmaskut, por në kontekstin global xhihadist, i referohet vetëm si “shteti i Shamit”.
Numri i xhihadistëve në këtë organizatë, nuk është i ditur, por në të janë të njohur kryesisht xhihadistët e huaj, duke mos harruar këtu edhe kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili është një nga komandantët në këtë organizatë.
Sipas ekspertëve, kjo organizatë po e tejkalon edhe al-Qaedën.
Organizata kryesohet nga Abu Bakr al-Baghdadi. Besohet se ka lindur në veri të Bagdadit. Ai iu bashkangjit kryengritjes në Irak që nga viti 2003 pas ndërhyrjes amerikane.
Në vitin 2010, ai u bë kreu i al-Qaedas në Irak, një prej grupeve të saj, që më vonë u njoft si “ISIS”.
Kjo organizatë ka luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe vende të tjera europiane. Po ashtu, ka edhe nga SHBA’të, bota arabe dhe Kaukazi.
Grupi është i përfshirë në shumë sulme e luftëra në vendet arabe.
Përshkruhet si një grup që përdorë metoda brutale në rajonet që i kontrollon. SHBA’të e konsiderojnë si një kërcënim të madh për botën. 

Lavdrim Muhaxheri, që tash është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, ka punuar për KFOR’in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO’në në Afganistan. Ai në Ramazanin e viti 2013 ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të BIK’ut në Kaçanik, gjë që dëshmohet nga disa foto që botohen për herë të parë. Tre persona janë arrestuar dhe i katërti është në kërkim dhe të gjithë dyshohen për terrorizëm- aktivitete që i kanë bërë të lidhur me Lavdrim Muhazherin. 

Sjellim  rrëfimin për jetën e tij, për inkuadrimin në lëvizjet ekstremiste dhe ngritjen në pozita udhëheqëse në grupet e luftëtarëve të afërta me “Al-Qaida’në”.

Lideri i muxhahedinëve shqiptarë në Siri, Lavdrim Muhaxheri, ka punuar për KFOR’in amerikan në Kosovë në kampin “Bonsteel”, në Ferizaj, kanë bërë të ditur për Gazetën Express miq të tij në Kaçanik.
 Lvdrim Muhaxher,i apo i njohur si Komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Qaida’në”.


Këtë javë organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave Ilir Berishën ,Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin  , kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.
​Lavdrim Muhaxheri thotë se ka gisht në përzgjedhjen e imamit të Kaçanikut dhe e kërcënon atë me jetë

 Mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze  në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.

Lavdrim Muhaxheri para se lë lidhje me religjionin

Ai punoi si krah pune në Kampin “Bonsteel” për një periudhë të caktuar, deri në vitin 2010. 


Lavdrimi ruajti raporte dhe rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij-KFOR’i amerikan sa që me anë të një kompanie private, si shumë të rinj kosovarë, udhëtoi për të punuar në Afganistan, në kampet e NATO’së. Atje kishte punuar afro dy vite.
Miqtë e tij tregojnë për Express se Lavdrim Muhaxheri është lidhur me rrymat ekstremiste vetëm kah fundi i viti 2012, fillimisht në shoqatë lokale "parimi",nga e cila më vonë u krijua shoqata "Rinia Islame-Kaqanik"  ku Lavdrim Muhaxheri ka pozitën e “Emirit”- udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës.
Lavdrim Muhaxheri iu bashkua luftës në Siri, si muxhahedin, në vitin 2012, për t’u kthyer një vit më vonë. Ai deri në gjysmën e Ramazanit të viti 2013 ishte në Kosovë, ku më pastaj iu ri-bashkua luftëtarëve në Siri, ku edhe mori pozita udhëheqje.
Express ka siguruar fotografi ekskluzive nga aktivitetet e këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Kaçanik, këshil që udheheq nga Florim Neziraj. 
Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Lavdrim Muhaxherin për të marrë një koment të tij në lidhje me punët e tij në kampin “Bonsteel” të KFOR’it dhe punën e tij në kampet e NATO’së në Afganistan, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as grupet me të cilat është i lidhur Lavdrim Muhaxheri. Lavdrim Muhaxheri u bë i famshëm fillimisht me një video në Youtube ku ai bënte thirrje për t’u bashkuar të rinjtë shqiptarë mysliman luftës në Siri.
Ai më vonë mori rolin kryesor në sqarimin e përplasjeve të brendshme në kampin e rezistencës kundër Bashar Al Asadit, ku ishte edhe i pari nga shqiptarët që haptas konfirmoi që ekzistonin përçarje të thella në mesin e revolucionarëve, përçarje deri në ndjekje të njëri-tjetrit për vrasje. 

Tash Lavdrim Muhaxheri udhëheqë togën e shqiptarëve, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Shqipëria e Maqedoni, në strukturën brenda ISIS’it e përbërë nga të huajt, që janë me mijëra. Nga mbi 10 mijë ushtarë sa i ka ISIS, llogaritet që mbi 2 mijë janë të huaj nga Europa.
 Lavdrim Muhaxheri  i raporton drejt për së drejti komandant "Ebu El-Bagdadit"  “.
Janë 26 shqiptarë aktiv në krah të luftëtarëve të ISIS-it dhe organizatave të tjera, që janë pjesë e luftimeve kundër regjimit të Bashar-Al-Asadit.


ABC NEWS ka mësuar se sektori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit me ndihmën e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, kanë zbardhur emrat e 26 shqiptarëve që dyshohet se ndodhen në Siri.

Burimet thonë se emrat e këtyre personave janë zbardhur nga hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të clët kishin destinacion Sirinë. Për formulimin e kësaj liste, burimet thonë se kanë kontribuar edhe deklarimet e personave të kthyer nga lufta në Siri, kontaktet me familjarët e disa prej tyre dhe informacioneve operative. Nga ana tjetër, mësohet se edhe institucioni i SHISH-it ka verifikuar emrat nga homologët e tyre turq, Italian, grek, maqedonas dhe kosovarë, pasi disa prej shtetasve shqiptarë kanë përdorur aeroportet dhe pikë kalimet kufitare të këtyre vendeve për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak.

Por nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga këto persona, të jetë larguar drejt vendeve të BE-së për shkak se kthimi në Shqipëri është i pamundur, që pas ndryshimit të ligjit që burgos të gjithë ata persona që kanë luftuar në vendet e huaja.


 Gjithashtu, burimet thonë se vendndodhja e disa prej tyre nuk dihet, për shkak se mungon informacioni i detajuar.
Isis

 Edhe disa nga familjarët e këtyre personave, janë shprehur se prej kohësh nuk kanë kontakte me njerëzit e tyre, siç ishte edhe dëshmia e vajzës së Mustafa Kuçit i cili është larguar në janar të 2014 nga Shqipëria.

Nga ana tjetër burimet thonë se më aktivët në luftime në Siri dhe që dihet vendndodhja e tyre është për shtetasit Almir Daci i njohur si ish-imami i xhamisë së Leshnicës, i cili është larguar së bashku me familjen drejt Sirisë.

Sipas Prokurorisë, ky ka qenë edhe personi i kontaktit me të pandehurit që ndodhen në proces gjykimi pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda si rekrutues të besimtarëve myslimanë.

 Bashkë me Almir Dacin mendohet se janë edhe Nertil Hysenllari, Adrian Kuqo, Besmir Cake dhe Krenar Shuli.

Sipas policisë, kësaj liste mund t’i shtohen edhe shtetas të tjerë shqiptar të cilët kanë qenë në emigrim dhe që andej i janë bashkuar luftëtarëve në Siri e Irak.

Mësohet se numri i këtyre personave nuk është saktësuar për shkak të vështirësive të kontakteve të mundshme me familjarët e tyre, që nuk tregojnë bashkpunim thonë burimet e policisë.

Fronti i xhihadistëve “Xhabhatu Al-Nusr” që kontrollon një pjesë të kufirit Irak-Siri në pikën kaluese “Bukemal” nënshkroi një marrëveshjen me muxhahidët e Shtetit Islamik të Irakut Shamit (ISIS)

​Të arrestuarit e Kaçanikut ishin në aktivitetet e Bashkësisë Islame

Këto dy grupe, e para degë zyrtare e Al-Kaidas në Siri dhe e dyta (ISIS) e krijuar nga njerëzit e Al-Kaidas siç është Ebu El-Bagdati, kanë një histori më shumë se një vjeçare të luftës mes vete, ani pse ndajnë të njëjtat parime dhe kanë të njëjta synime- vendosjen e sheriatit.

Pas marrëveshjes së këtyre dy grupeve, një zëdhënës i rebelëve sirian (Ushtria për Çlirimin e Sirisë) që lypin shtet demokratik njoftoi se nëse xhihadistët prekin zonat e kontrolluar nga ta, rebelet do ti luftojnë.


Mall e dhimbje për çdo festë të flamurit




Sonte nuk ka se pse të dali për ta vendosë në shtizë flamurin kuq e zi. Atë e mbanë çdo herë aty, në hyrje të shtëpisë, dhe pranë më të dashurve të saj. Është e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me ngjyrat dhe simbolin që ka. Thotë se shumë dhanë jetën për këtë flamur.

​Rrëfimi i nënës që lufta e la të vetme: Mall e dhimbje për çdo festë të flamurit
Derisa të gjithë organizohen për të shënuar nesër Ditën e Flamurit, ajo mbyllet në shtëpi dhe duke e shikuar këtë flamur, gjoksi veç sa i ngushtohet më shumë. Këtë ditë e festonte çdo herë, e konsideronin festë të madhe. Sikur të kishte pranë bashkëshortin dhe katër djemtë, do të ndante me ta gëzimin edhe të këtij 28 nëntori. Me portretet e të njëjtëve po e ndanë hidhërimin sot, ngase ata e lanë të vetme.

Veç flamuri i mbeti. Fotografitë, rrobat, e të gjitha gjërat e më të dashurve të saj nuk po lëvizin tash e sa vite pas luftës. Nuk i prek dot askush, sepse ky është vendim i saj. Kështu, ka zgjedhur të jetojë me portretet e gjërat që ata lanë pas, duke e kthyer shtëpinë e saj në muze.

Kjo është një ndër nënat më të vuajtura, e quajnë Ferdane Qerkezi, të cilën lufta e la fillikat të vetme në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Mosha e shtyrë dhe dhimbja që mbanë tash e 16 vjet nuk e pengojnë të kthejë në mendime edhe detajet e jetës së saj me familjen që ia zhdukën forcat paramilitare serbe, në luftën e fundit në Kosovë.

“Vështirë është, se me portrete me jetu është vështirë, prej tetë anëtarëve me mbet vetëm, megjithatë nuk e kam mërzi, shpesh me pyesin, por kur i kam këto fotografi hiqen krejt. Kështu që çdo herë i kam para syve mendimet e tyre, të ecurit e tyre dhe bisedat që kam bërë me djemtë, bashkëshortin dhe nuset”, thotë ajo.



Kur afrohej 28 nëntori, bashkëshorti i Ferdanes e vendoste flamurin kuq e zi në dyqanin që e kishin afër shtëpisë së tyre.

Ajo e kujton mjaftë mirë atë kohë.

“E kemi pritë me gëzim si të gjithë shqiptarët. Por, shumë kanë shku për flamur, neve na mori lufta e shkuan shumë njerëz për flamur që nuk kemi pas mundësi të bëjmë diçka”, thotë ajo.

Nuk përmbahet dot nga lotët. Ata ja morën katër djemtë dhe bashkëshortin, e disa vjet më vonë iu kthyen vetëm dy trupa të djemve, derisa burri dhe dy të tjerët vazhdojnë të mbetën të zhdukur.
“27 mars të 99’ës, kur jemi ndarë, policia kur na ka nda, ai ka qenë momenti i fundit. Policia i mori bashkëshortin dhe katër djemtë, mua me dy nuset më lanë...”, thotë ajo.

E mban mend mjaftë mirë që pasi iu rritën djemtë, e ruante djepin, me shpresë se në të do t’i përkunde nipat e mbesat.

“I kam ruajt djepat, sepse kam shpresuar që kur të martohen djemtë, lindin fëmijë , dhe në këta djepa që janë rritë ata, t’i risin edhe fëmijët e tyre”, thotë ai.
Por i mbetën të zbrazët. E ajo nuk i largon dot, thotë se me të gjitha gjërat e më të dashure të saj ajo ndjehet më mirë, më afër tyre.

Sikur të mos mbetej e vetme, kjo shtëpi, për këtë festë, do të ishte e mbushur me fëmijë e gëzim. Në vend të portreteve të cilat tashmë kanë zënë vend në secilën pjesë të murit, ajo do të bisedonte me ta, do të gëzohej me ta.

Nëse nuk do të kishte kaq dhimbje, me siguri se do ta ndjente të ftohtit e nëntorit. Por është e mbushur me mërzi, e cila nuk po i lë vend për ndonjë ndjenjë tjetër. Mall e dhimbje, kaq ndjen ajo.
Fakti që çdo mëngjes kur hap sytë sheh se është e rrethuar vetëm me fotografi të mbetura nga më të dashurit e saj, e rëndon mjaftë atë. Por vetëm kështu po ndjehet më afër tyre. I duket se ende ka shpresë. Andaj dhe ka vendosur që shtëpia Qerkezi të bëhet shtëpi-muze, ku kujtimet për familjarët e saj e shoqërojnë gjatë gjithës kohës.

65 vjeçarja Ferdane Qerkezi thotë se deri në frymën e fundit dëshiron të jetë në mesin e portreteve të familjarëve të saj.

Në oborrin e shtëpisë së saj veç flamuri është ai që valëvitet. Sepse, ajo më nuk ka ndjenja gëzimi. Ato nuk i ndjeu më asnjëherë pasi forcat serbe ditën e 27 marsit të ’99-ës, ja morën bashkëshortin dhe katër djemtë.

Nga tetë anëtarë sa kishte familja Qerkezi, aty ka mbet vetëm e zonja e shtëpisë, e cila ende shpreson që do t’i kthehen edhe eshtrat e bashkëshortit dhe dy djemve tjerë, që t’i varrosë pranë trupave të më të dashurve të tyre.

Artani, Armendi, Ardiani dhe Edmondi ishin gëzimi e shpresa e nënës Ferdane.

Me fanatizëm ruante gjitha gjërat që u përkisnin djemve të saj. Kështu i ndjen më afër, ani pse sa herë i sheh gjoksi i ngushtohet edhe më shumë nga pikëllimi, ajo dëshiron t’i ketë aty, pranë, në mënyrë që kujtimi për ta të mbetet çdo herë i gjallë.


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...