Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/15

A është presidenti rus z.Vladimir Putin i çmendur ?

Image result for kush eshte vladimir putin


Disa e përshkruajnë si të çmendur, të tjerët si dinak. Disa e vlerësojnë përmes punës së tij në KGB, të tjerët si teknokrat i prirë për reforma dhe si simbol të ndryshimeve në rusi.


Por, VVP - siç e quajnë Vladimir Vladimirovich Putinin në Shtëpinë e Bardhë - ende nuk është i qartë, thuhet në dy revista amerikane.

Image result for kush eshte vladimir putin

Susan B. Glasser shkruan për Politico se që nga Viti i Ri 2001, kur papritmas e shfaqi në skenë ish presidenti Boris Yeltsin, Putini trondit, nervozon dhe ngatërron Perëndimin.

 Meqë rrethi i Putinit kontrollon gjithçka, shihet se kriza në Ukrainë varet nga një njeri e kjo gjeopolitikën e afron në psikanalizë, shkruan Glasser shkruan në artikullin "Putini në kauç”!

“Kur është fjala për të kuptuar Vladimir Putinin, Washingtoni tërë dekadën e ka kuptuar gabimisht”, shkruan ajo.

Image result for kush eshte vladimir putin

Ish nënpresidenti amerikan, Dick Cheney, e kishte kuptuar më mirë duke e vendosur në kategorinë: “KGB, KGB, KGB”.


Për dallim nga ai, Këshilli Nacional i Georg W. Bushit e ka shfaqur si ekonomist liberal që dëshiron ta krijojë një Rusi të re kapitaliste.

Kur Putini nisi të shkel institucionet demokratike, dhe kur futet në burg rusi më i pasur sepse e kundërshtoi, u pa se ai është “tip mizor”, ashtu siç e përshkroi Bushi në një takim me kryeministrin britanik Tony Blair.

Image result for kush eshte vladimir putin

Kështu, deri më 2008, Bushi dhe Putini mezi kanë folur, sidomos për shkak të pushtimit rus të Gjeorgjisë së vogël fqinje.

Por, pastaj presidenti i ri amerikan, Barack Obama, nisi t’i rregullojë raportet me të. Ndërsa, kur presidenti i Gjerogjisë, Mikhail Saakashvili, paralajmëroi SHBA-të se “Rusia pas Gjeorgjisë do të vazhdojë invadimin në Krime”, askush nuk e mori seriozisht.

Image result for kush eshte vladimir putin

“Ende mendojmë se çfarë po zihet në kokën e tij”, thotë një këshilltar i Obamas. “Ai bën gjëra impulsive, në fakt të paarsyeshme. Nuk mendoj se është realist dhe strateg i madh, siç e përshkruajnë disa”.

Image result for ko je vladimir putin

“Putini është racional, por befasues”, thotë David Remnick, redaktor i The New Yorker. “Sinqerisht mendoj se është nxituar në Ukrainë.

Image result for ko je vladimir putin

Ndoshta shkon më tej, mos e lë Zot të bëjë luftë me Ukrainën. Megjithatë, rusët nuk duan luftë me ukrainasit. Kjo do ta varroste statusin e tij politik, jo vetëm tek elita liberale që e ka humbur, por edhe tek votuesit e tij”.

Image result for ko je vladimir putin

Stephen Sestanovich, profesor i diplomacisë ndërkombëtare në Universitetin Kolumbia, thotë se Putin assesi nuk është strateg i shkëlqyer.

Image result for ko je vladimir putin

Sipas tij, njeriu që donte që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit të tij Doganor euroaziatik, reagoi duke dashur të tregojë se kush është shefi, duke marrë territorin të cilin në fakt e komandonte (në Krime është baza ruse e Flotës së Detit të Zi ).

Image result for kush eshte vladimir putin
Putin signature.png
“Kancelarja gjermane Angela Merkel, dikur shoqja më e mirë e tij në Evropë, ka thënë se ‘ai është në një botë tjetër’”, thotë ai.

Image result for ko je vladimir putin
“Mbaj mend komentet e një lideri post-sovjetik se si ai në KGB i përkushtohej luftës për jetë e vdekje me armiqtë imagjinarë. Nëse mundoheni, armikun imagjinar mund ta bëni real. Këtë e bëri Putini”.

Image result for ko je vladimir putin

Mark Galeotti, në revistën Foreign Policy thotë se kriza e re nuk është në Krime, po tek Putini. Sipas tij, këtë betejë e udhëheq koka e zemra e tij.

Image result for ko je vladimir putin

“Prandaj, është vështirë të dihet hapi i ardhshëm i tij. As ai nuk e di. Në ditët e para dukej se koka po udhëheq.

Image result for ko je vladimir putin


Në Moskë dhe në kryeqytetin e Krimesë flitej për autonomi, federalizëm, për mbrojtje të interesave ruse. Por, kur Krimea u gëlltit lehtë, atëherë doli në pah ana e tij emocionale.


Vladimir Putin

Qeveria e re në Kiev nuk ofronte lehtësime, nuk bënte pazare, ndërsa Perëndimi nisi me kritikat që forcuan atë”, thotë ai. “Po të besoja në supremacinë e kokës së Putinit, do ta cilësoja këtë si veprim politik, që Kievi të japë diçka për tërheqje.

Image result for ko je vladimir putin


 Por, duket se tash zemra e tij ka vendosur të shkojë deri në fund, që të tregojë se sfidat perëndimore nuk e frikësojnë”.
Image result for ko je vladimir putin

Të gjithë që e kanë kundërshtuar Putinin, janë zëvendësuar me nacionalistë, hipokritë dhe ish spiunë, e ndonjëherë me të tri këto tipare në një person.

Image result for ko je vladimir putin

Putini nuk dëgjon ata që nuk pajtohen me të, nuk lejon as debatet, për çka ka ngushtuar edhe rrethin e këshilltarëve.

Image result for ko je vladimir putin
Prandaj, nuk duhet të shihet Putini si shahist, por si një i dhunshëm që del nga pijetorja. Ai jo që nuk është i gatshëm, por as nuk është i aftë të tërhiqet nga rrahja, sepse atë e intereson vetëm lavdia afatshkurtër.

Krimet serbe në Kosovë : Dua që të shkojë ti shoh të gjithë bashkë....


Ar LindDa
Arlinda


Arlinda nga Krusha e Vogël është studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit...Ajo thotë pëf Agjencionin "Floripress": "Në luftë kam humbur 6 anëtarë të familjës. Gjyshin, babin, dhe 4 axhallarë. Para 8 vitesh kam rivarros babain dhe axhën. Ndërsa pas 2 vitesh kam rivarros  axhën e madh. Vitin e kaluar kam rivarros gjyshin dhe axhën tim që kishte vetëm  13 vjet.Ndërsa sivjet ka ardhur  Eulex-i dhe i kan marr trupin e babit  tim të ndjerë si dhe të  dy  axhallarëve kinse nuk janë ata....Për fatin tonë të zi trupat  kishin qenë të dikujt tjetër, fshatar ... nga nje fshat tjetër....

Atëherë  kur Eulex-i  kish thënë  që eshtrat e tyre janë gjetë ,ata (Eulex-i) nuk e kishte  bërë  fare analizën e ADN-se,me buzë në vajë thotë studentesha Arlinda,që ka 6 anëtarë të vrarë nga forcat serbo-çetnike" ...


Më 26 mars 1999, forcat paramilitare serbe vranë, masakruan në fshatin Krushë e Vogël më shumë se 102 persona, kryesisht burra e të rinj nga mosha 12 deri në 90 vjeçare.

Për dy ditë Krusha e Vogël ka humbur 102 persona. Ditën e parë më 25 mars ka humbur nëntë persona, ndërsa ditën e dytë a humbur edhe 102 persona.

Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit u vranë nga forcat serbe. Ata u vendosën në dy dhoma me duart lart në kokë. Nga dyert dhe dritaret u shtie në ta me automatikë. Shtëpia u dogj e shumë nga trupat u gjuajtën në lumë.

Katërmbëdhjetë vjet që nga masakra e Krushës së Vogël, ndër më të mëdhatë në vend, 86 nga 113 të vrarët mbeten të zhdukur. EULEX-i thotë se ka identifikuar 56 të dyshuar, raporton KosovaPress.

Në fillimin e vitit 1999, Krusha e Vogël kishte popullsi të përzier. Dhjetë për qind ishin serbë, ndërsa pjesa tjetër ishin shqiptarë. Nuk flitej se ndërmjet fqinjësh kishte pasur ndonjë problem serioze, deri kur ndodhi ajo që pak kush mund ta besonte. Kur u ekzekutuan pothuajse shumica e meshkujve shqiptarë të fshatit, duke mos u kursyer as fëmijët e moshës trembëdhjetë vjeçe.

Pasi i ekzekutuan, forcat serbe, të udhëhequra nga fqinjët serbë, për ta mbuluar krimin trupat e të vdekurve i dogjën. Trupat e eshtrat e mbetur dyshohet gjithashtu se i hodhën në lumin Drini i Bardhë.

I mbijetuari Qamil Shehu, të cilit në këtë masakër i ishin vrarë dy djemtë, tre vëllezërit dhe rreth dyzetë anëtarë të familjes, thotë se natën e 26 marsit 1999 banorët kishin dalë të shikonin në oborre sulmet e NATO-s.

“Kur është bërë ora katër e mëngjesit, tanket e ushtrisë serbe e rrethuan vendin dhe filluan të gjuajnë me armë nëpër oborre”, kujton ai.

“Atëherë, nga frika, burra e gra, jemi nis e kemi dalë në mal. “Dikur në mbrëmje erdhën atje e na morën”.
Forcat ushtarake e policore serbe i kishin ndarë burrat nga gratë dhe pastaj i kishin vrarë dhe masakruar. Shtëpisë me plot trupa burrash ia kishin vënë zjarrin dhe e objektin e kishin gropuar. Gratë dhe fëmijët i kishin dëbuar drejt Shqipërisë.

“Kur na ndanë nga gratë, me ne burrat kishte edhe fëmijë të moshës trembëdhjetë vjeçare. Na bënë rresht për tre, na detyruan t’i lidhim duart mbrapa kokës dhe na drejtuan për te shtëpia e familjes Batusha”, kujton Shehu



EULEX thotë se ka identifikuar dy trupa në Krushë, Florim Hajdari ende në kërkim të vëllezërve të zhdukur



FKanë kaluar disa muaj kur ekipi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe  EULEX’it kanë gërmuar në varrezat e fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit. Ata kishin zhvarrosur edhe trupat e familjes Hajdari, të vrarë në luftë, familja e cila mendonte që janë anëtarët e familjes. 

Florim Hajdari, nga Krusha e Vogël, për 6 vjet me radhë, kishte menduar se i ka varrosur tre vëllezërit në varrezat e fshatit, por aty në fakt ishin varrosur krejt trupa të tjerë. Ai për gjashtë vjet kishte vizituar aq shpesh varret ku mendonte se janë varrosur trupat e vëllezërve të vrarë në luftën e fundit. 
EULEX më 8 dhjetor, me anë të një njoftimi ka thënë se pas zhvarrimeve që janë bërë më 25 gusht 2015 në Krushë të Vogël, kanë zgjidhë fatin e dy personave të pagjetur. Sipas tyre, me këtë rast është identifikuar një viktimë e masakrës së 26 marsit 1999 në Krushë të Vogël. 
Për këtë Florimi ende nuk e dinë nëse bëhet fjalë për vëllezërit e tij.
Ende i lënduar pas asaj që ndodhi më 25 gusht, Florimi rrëfen përsëri për Express.
Ai thotë se prej asaj kohe ende nuk marrë asnjë përgjigje dhe si familje nuk e dinë akoma se ku janë trupat e vëllezërve të tij. Po ashtu ai ka thënë se ka bërë ankesë në lidhje me rastin dhe se do ta paditë Mjekësinë Ligjore dhe EULEX’in.
“Ne ende nuk dimë asgjë për trupat e vëllezërve tanë. Atëherë ata i kanë marrë disa trupa, e disa i kanë lonë”, ka thënë Hajdari.
“Për këtë kam bërë ankese, kam shku tek avokati, Visar Ostrozubi, por ende se di cka ka ndodh. Unë du me paditë edhe Mjekësinë ligjore edhe EULEX’in”, vazhdon ai. 
Florimi si herën e kaluar, është i sigurt të mos e pranoj Mjekësinë Ligjore përsëri nëse ata vinë në shtëpinë e tij.

Florim Hajdari nga Krusha e Vogël sot e ka kuptuar se tre trupat që i kishte varrosur në varrezat e fshatit nuk janë të vëllezërve të tij. Krejt kjo, pasi Departamenti i Mjekësisë Ligjore ia ka dërguar atij certifikatat që dëshmojnë se gjatë identifikimit ishte bërë një gabim

Florim Hajdari nga Krusha e Vogël, për 6 vjet me radhë, kishte menduar se i ka varrosur tre vëllezërit në varrezat e fshatit, por aty në fakt ishin varrosur krejt trupa të tjerë. Ai për gjashtë vjet kishte vizituar aq shpesh varret ku mendonte se janë varrosur trupat e vëllezërve të vrarë në luftën e fundit.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore, të martën, ia ka dërguar Florim Hajdarit certifikatat, në të cilat thuhej se tre trupat e varrosur nuk ishin të vëllezërve të tij, sepse nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat për identifikimin e eshtrave dhe se ishte bërë një gabim.  
Sipas Florimit, vëllezërve të tij nuk i ishte bërë testi i ADN'së dhe për gjashtë vite nuk kishte asnjë lajm tjetër nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Zyrtarët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore nuk e kanë pranuar gabimin por vetëm ia morën certifikatat që ia kishin dhënë duke i thënë se kjo po bëhej për shkak ndryshimit të llogos të shtetit të Kosovës.
Por, kjo për Florimin është një storie e pavërtetë. "Unë e di që s’o puna edhe të llogoja. Se unë e di çfarë llogoje ka pas atëherë Kosova e çfarë tash. Unë nuk i besoj asgjë mo as nuk kom me leju me vazhdu me bo apet kështu", thotë Florimi.
"Nga 2009'ta askush nuk na ka thënë asgjë. Sot erdhën pa lajmëru askënd dhe thanë se nuk e kanë bërë testin e ADN'së. Në 2007 janë varros Rasimi dhe Nazimi, kurse në 2009 Selajdini dhe nga atëherë nuk kemi pas asnjë lajm prej Mjekësisë Ligjore" , vazhdon rrëfimin Florimi për Express. 
Florimit dje rreth orës katër pasdite, zyrtarë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i kishin thënë se kanë gjetur disa mbetje mortore por jo që do të bëhet rivarrim. Kurse sot zhvarrosja e trupave bërë nga ekipi i EULEX'it për tre të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.
"Dje në ora 4 m'kanë njoftu dhe më tregun se i kanë gjet disa mbetje mortore dhe do ta bëjmë një shpuarje për t’i vendosur eshtrat. Edhe Kryetares së fshatit, Shpresës, njëjtë i kishin thonë e unë kom mendu që ajo din diçka më shumë", tha ai. 
Kur ekskavatori ishte në mes të varrezave duke gropuar, Florimi nga Krusha e Vogël kishte humbur çdo shpresë
"Kur unë e pashë ekskavatorin nuk kam mujt as me fol se përndryshe nuk do të kisha leju me ndodhë diçka si kjo. Kam qenë i papërgatitur" ka thënë ai. 
Express e ka kontaktuar shefin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliun për këtë rast, por ai nuk është lajmëruar. Sipas sekretares vetëm Arsim Gërxhaliu mund të flasë për këtë rast dhe askush tjetër.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ia kishte dërguar Florim Hajdarit certifikatat, në të cilat thuhej se tre trupat e varrosur nuk ishin të vëllezërve të tij, sepse nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat për identifikimin e eshtrave dhe se ishte bërë një gabim.  
Sipas Florimit, vëllezërve të tij nuk i ishte bërë testi i ADN'së, dhe për gjashtë vite nuk kishte asnjë lajm tjetër nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Zyrtarët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, sipas tij, nuk e kanë pranuar gabimin por vetëm ia morën certifikatat që ia kishin dhënë duke i thënë se kjo po bëhej për shkak ndryshimit të llogos të shtetit të Kosovës.
Por, kjo për Florimin ishte një storie e pavërtetë.
"Unë e di që s’o puna edhe të llogoja. Se unë e di çfarë llogoje ka pas atëherë Kosova e çfarë tash. Unë nuk i besoj asgjë më dhe nuk do të lejojë me vazhdu persëri kështu", thotë Florimi.
Më 24 gusht, rreth orës katër pasdite, zyrtarë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i kishin thënë Florimit se kanë gjetur disa mbetje mortore por jo që do të bëhet rivarrim. Kurse një ditë më pas ishte bërë zhvarrosja e trupave nga ekipi i EULEX'it  dhe DML’së për tre të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.
“Dje në ora 4 më kanë njoftuar dhe më tregun se i kanë gjet disa mbetje mortore dhe do ta bëjmë një shpuarje për t’i vendosur eshtrat. Edhe Kryetares së fshatit, Shpresës, njëjtë i kishin thonë e unë kom mendu që ajo din diçka më shumë", tha ai. 
Në vitin 2007, familja Hajdari kishte varrosur trupat e Rasimit dhe Nazimit, kurse në 2009’tën trupin e vëllai tjetër, Selajdinit. Nga ajo koha, sic rrëfen Florimi, nuk kanë pasur asnjë paralajmërim nga Mjekësia Ligjore.















































Meshkujt u Ekzekutuan, u Dogjën, u Hodhën në Lumë

Kështu është dukur shtëpia e masakrës | Ilustrimi: Besnik Krivanjeva
Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit u vranë nga forcat serbe. Ata u vendosën në dy dhoma me duart lart në kokë. Nga dyert dhe dritaret u shtie në ta me automatikë. Shtëpia u dogj e shumë nga trupat u gjuajtën në lumë. Katërmbëdhjetë vjet që nga masakra e Krushës së Vogël, ndër më të mëdhatë në vend, 86 nga 113 të vrarët mbeten të zhdukur. EULEX-i thotë se ka identifikuar 56 të dyshuar.

Në fillimin e vitit 1999, Krusha e Vogël kishte popullsi të përzier. Dhjetë për qind ishin serbë, ndërsa pjesa tjetër ishin shqiptarë.

Nuk flitej se ndërmjet fqinjësh kishte pasur ndonjë problem serioz...deri kur ndodhi ajo që pak kush mund ta besonte. Kur u ekzekutuan pothuajse shumica e meshkujve shqiptarë të fshatit, duke mos u kursyer as fëmijët e moshës trembëdhjetë vjeçe.

Pasi i ekzekutuan, forcat serbe, të udhëhequra nga fqinjët serbë, për ta mbuluar krimin trupat e të vdekurve i dogjën.

Trupat e eshtrat e mbetur dyshohet gjithashtu se i hodhën në lumin Drini i Bardhë.


Lumi | Foto: Ekrem Fazliu

I mbijetuari Qamil Shehu, të cilit në këtë masakër i ishin vrarë dy djemtë, tre vëllezërit dhe rreth dyzetë anëtarë të familjes, thotë se natën e 26 marsit 1999 banorët kishin dalë të shikonin në oborre sulmet e NATO-s.

“Kur është bërë ora katër e mëngjesit, tanket e ushtrisë serbe e rrethuan vendin dhe filluan të gjuajnë me armë nëpër oborre”, kujton ai. “Atëherë, nga frika, burra e gra, jemi nis e kemi dalë në mal.

“Dikur në mbrëmje erdhën atje e na morën”.

Forcat ushtarake e policore serbe i kishin ndarë burrat nga gratë dhe pastaj i kishin vrarë dhe masakruar. Shtëpisë me plot trupa burrash ia kishin vënë zjarrin dhe e objektin e kishin gropuar.

Gratë dhe fëmijët i kishin dëbuar drejt Shqipërisë.

“Kur na ndanë nga gratë, me ne burrat kishte edhe fëmijë të moshës trembëdhjetë vjeçare. Na bënë rresht për tre, na detyruan t’i lidhim duart mbrapa kokës dhe na drejtuan për te shtëpia e familjes Batusha”, kujton Shehu.



Rresht dhe duart lartë | Ilustrimi: Ekrem Fazliu

“Shtëpia kishte dy dhoma dhe një korridor. Aty kemi qenë 109 meshkuj. Në secilën dritare ishin nga dy serbë me automatikë në dorë. Po ashtu me automatikë në dorë kanë qenë edhe te dera e hyrjes”.

“Filluan rafalet nga të gjitha anët. Vendi u mbush me kufoma dhe gjaku notonte si ujë...”

“Në dhomën ku kam qenë unë, kemi shpëtuar tre persona, sepse kemi mbetur nën kufoma. Sapo u larguan pakës serbët, kemi ikë nëpër mal. Ata na u vërsulën mbrapa”.

“Unë u futa në një kaçube”.

“Pat shpëtuar edhe një djalë i ri, po ai u ndal në breg. I ngriti duart lartë, po e vranë. E kisha pasë kushëri, po në atë moment nuk e njoha”, rrëfeu Shehu.


Qamil Shehu | Foto: Valdet Salihu

I mbijetuar i kësaj masakre është edhe Bajram Zylfiu.

“Në atë shtëpi (të masakrës), në hyrje ka qenë një invalid me karrocë, e quanin Sahit Hajdari. Ai është vrarë i pari, pastaj edhe të tjerët”, tregon Zylfiu.

“Në fund edhe kufomat janë djegur, edhe karroca ka qenë djegur”.

“Pasi që është kryer masakra, serbët e fshatit objektin e kanë rrënuar të tërin duke e nxjerrë nga themelet edhe kanë hedhur në lumin Drini i Bardhë. Madje pasi e kanë prishur objetin, me bagerë e kanë rrënuar edhe shtëpinë që ka qenë afër, me mendu që NATO e ka shkatërru vendin me bombardime...”.


Bajram Zylfiu | Foto: Valdet Salihu

Eulex-i identifikon 56 kryes të krimit

Vitin e kaluar, prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, zyrtarisht ka filluar hetimet për krimet e luftës të kryera në fshatin Krushë e Vogël.

Në objektin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshat, prokuroria e Eulex-it ka improvizuar një zyrë në të cilën është duke mbledhur prova dhe fakte për këtë masakër.

Deri më tash prokuroria ka identifikuar 56 persona të dyshimtë për kryerjen e kësaj masakre, të cilët priten të përballen me akuza për krime lufte.

“Kemi nisur hetimet zyrtarisht në fund të muajit maj të vitit kaluar. Saktësisht më 31 maj 2012. Së paku, numri i të dyshuarve arrin numrin 56, tash për tash”, tha prokurori Michalczuk.

Prokurori shtoi se koha përbën problem në këtë hetim. “Çështja është që disa nga dëshmitarët i kujtojnë shumë gjëra, por megjithatë, nuk kujtojnë gjëra të tjera. Por, ne po mundohemi maksimalisht. Do të duhen edhe së paku disa muaj, për tu kryer këto hetime”.



Prokurori Cezary Michalczuk | Foto: Valdet Salihu

Michalczuk tha se prokuroria po bashkëpunon me zyrën e Prokurorisë së Republikës së Serbisë.
“Jemi në komunikim dhe duke bashkëpunuar për të mbledhur dëshmi shtesë nga ta. Por, Serbia nuk është organi i vetëm ndërkombëtar me të cilin bashkëpunojmë, ne gjithashtu bashkëpunojmë edhe me Tribunalin e Hagës”.

“Sapo të finalizohet procesi i grumbullimit të dëshmive, do të flasim, pikësëpari, për përgjegjësinë individuale të kryerësve, për veprimet e tyre individuale, dhe pastaj çështja e arrestimeve do të ngrihet në kohën e duhur, nëse grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme”.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado, tha se ky misione “kishte shikuar në ngjarjet e Krushës së Vogël në vitin 2003 dhe më pas i ka dorëzuar gjetjet në ICTY në Hagë e cila kishte juridiksion mbi çdo krim të mundshëm të luftës së kryer atje”.

Sllobodan Millosheviçi dhe udhëheqësit tjerë serbë qenë akuzuar për vepra penale nga Tribunali Penal Ndërkombëtar duke përfshirë krimet kundër njerëzimit për ngjarjet sikur kjo në Krushën e Vogël.

Rreshteri i policisë, Bedri Limani, kishte udhëhequr hetimet për këtë masakër.

“Kemi gjetur edhe prova material”, tha rreshteri Limani.

Shefi i njësisë për krime lufte nga radhët e Eulex-it, Eduard Gold, thotë se hetimet për Krushën e Vogël nga Eulex-i kanë filluar nga viti 2008.

“Rasti i Krushës së Vogël në fakt ka filluar kur EULEX-i mori mandatin më 2008. Vështirësitë që i kemi pasur në këtë rast ishin, në fillim, natyrisht, me periudhën e tranzicionit nga UNMIK-u tek EULEX-i, për pak kohë. Thjeshtë pranim-dorëzimi i sasisë së jashtëzakonshme të dëshmive për të gjitha rastet në Kosovë gjatë konfliktit më 1998-1999”.

“Ka shumë informata edhe për të dyshuar, edhe për dëshmitarë. Koha që nevojitet për t’i kontrolluar të gjitha këto informata është shumë e gjatë. Në momentin që ne shohim se ka dëshmi të mjaftueshme për të proceduar tutje, natyrisht që vazhdojmë me hetimet. Nuk dua të jap afat kohor, por natyrisht nuk dëshirojmë të marrim shumë kohë”, shtoi Gold.

“Ne po punojmë me shumë zell në këtë rast dhe e tërë Njësia për Krime të Luftës në EULEX është duke punuar në të”, tha Gold.

Varrezat e të gjeturve | Foto: Ekrem Fazliu

Qytetarët shprehen skeptikë se kryesit e vërtetë të krimit do të marrin dënimin e merituar.

Nga 113 personat e zhdukur, vetëm trupat e 27 prej tyre janë gjetur, ndërsa për fatin edhe të 86 personave tjerë akoma nuk dihet.

“Për dy ditë Krusha e Vogël ka humbur 102 persona. Ditën e parë më 25 mars ka humbur nëntë persona, ndërsa ditën e dytë a humbur edhe 102 persona”, thotë Agron Limani, drejtor i shoqatës “26 marsi 1999”.

“Po ashtu, pas përfundimit të luftës, pas kthimit të popullatës nga minat ka humbur jetën edhe një fëmijë 12 vjeçar, d.m.th. gjithsej kanë humbur jetën 113 persona nga fshati Krushë e Vogël, apo thënë ndryshe 70 për qind të meshkujve, duke përfshirë fëmijë, të rritur, burra e pleq”, tha Limani.

I mbijetuari Shehu thotë se Eulex-i ka dalë në fshat dhe banorët duan të besojnë se diçka do të bëhet. “Mirëpo jemi djegur disa herë sepse edhe UNMIK-u kështu na premtonte, por në fund asgjë nuk bëri”.

Aktivisti Limani thotë se banorët duhet “relativisht të besojnë” në këtë hetim.

“Kur t’i shohim ata që kanë vrarë 113 civilë shqiptarë, kur të sillen para drejtësisë në gjykatat vendore, atëherë mund të flasim se a i besojmë apo jo”, thotë ai.

Përveç masakrës të kryer në fshatin Krushë e Vogël, të cilën Eulexi është duke e hetuar, në Kosovë kanë ndodhur edhe shumë masakra tjera, të kryera, të cilat presin zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve.

2015/12/14

Prof.Dr.Rasim Bebo : Disa shёnime pёr historianin shqiptaro-grek prof. Kristo Frashëri

Image result for kristo frasheri



Prof.Dr.Rasim Bebo 


HISTORIA E ÇAMЁRISЁ SË SAKATOSUR



​ 

 (Disa shёnime pёr historianin shqiptaro-grek prof. Kristo Frashëri)

Z. Kristo, nё fillim tё librit tuaj “Historia e Çamёrisё”, ju shkruani: “Shqiptarёt dhe grekёt, pasardhёs tё ilirёve dhe helenёve tё lashtё… Me sa dihet, bashkёjetesa e banorёve tё dy etnive nё tё njёjtёn trevё gjeografike, ndonse ka zgjatur pёr mijёra vjet, nuk ka shkaktuar midis tyre asnjё konflikt etnik. (K. F. f.1). Nё fund tё librit f. 325 shkruani: “Me kapitullimin e Gjermanisё hitleriane, mori fund Lufta e Dytё Botёrore, u ndёrprenё edhe masakrat e nacionalistёve zervistё kundёr shqiptarёve çamё. Kjo pёr arsye se krahina e Çamёrisё kishte mbetur pa banorё çamё myslimanё, mbasi shumica, pёrveç atyre qё u masakruan, arriti tё aratisej pёrtej kufirit me Shqipёrinë…”.

(Gazeta “Koha e jonё”, 12-11-2015 “Greqia ёshtё “mike shekullore” e Shqipёrisё”, ).
Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “… Greqia kurrёn e kurrёs nuk ka qenё “mike shekullore” e Shqipёrisё, ashtu siç nuk ёshtё edhe nё ditёt tona.”

Pellazgёt janё paraardhёsit e Ilirёve, Epirotёve dhe Maqedonasve. Populli qё u vendos mё vonё nё Maqedoni, Epir dhe Iliri, ishte pikёrisht nga kjo kryeqendёr pellazge MIKENA - ARGOS. Pellazgёt mendohet se kanё ardhur kёtu rreth vitit 1900 p.e.s. (E. J. “Shqiptarёt”, f. 66).

 Ndёrsa semito-egjyptianёt “grekё”, kanё ardhur 11 shekuj mё vonё, nё shek VIII p.e.s. Aristidh Kola tregon: “Pellazgёt janё aq tё lashtё, sa qё tё kenё lindur para hёnёs dhe pёr kёtё i quajnё Parahёnёs (Porselines) (selini) hena. (“Arvanitёt”, bot. 2002, f, 36).

 Nuk ka asnjё tregues, që ka provuar, ekzistencёn e grekёve para shekullit tё VIII. Homeri nuk ka cituar helenёt, as si popull dhe as si komb grek. Ai pёrmёnd pellazgёt nё Greqi, në Azin e Vogёl dhe nё Kretё”. (M. Aref f. 15)

J.P. Fallmerayer shkruan: “Shqiptarёt jo vetёm janё pasardhёs tё Ilirёve, por para sё gjithash, tё pellazgёve … se ilirёt pёrbёnin vetёm njё pjesё tё vogёl tё pellazgёve, ose tё shqiptarёve. (“Enigma”, bot. 1998, f. 276).

Robert Temple shkruan: “…grekёt dhe hebrenjtё janё shumё tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat Greqi dhe Hebre, tё vinin nё jetё”. (“Dodona…”, f. 48).

Z. Kristo ju shkruani: “Neoliti, kur shoqёria njerёzore arriti pjekurin e saj, fillon afёrsisht 6.000 vjet mё parё si dhe historia e qytetёrimit nё trevёn e Epirit.

Se cilёt qenё kёta banorё tё hershёm tё Epirit, çfarё gjuhё flsnin, dhe cila ishte etnia e tyre, vёshtirё tё thuhet. (f. 7). Ju z. Kristo me kёtё dilemё kёrkoni tё sillni grekёt nё kohёn e Neolitit, sikur nuk e dinё se ai popull, kanë qёnё Pellazgёt me gjuhёn shqipe.

Ju z.Kristo, shkruani pёr Akademinë e Athinёs, me editor M. B. Sakellariu me titull “Epiri 4000 vjet histori dhe qytetёrim grek”.

Kёtu ju citoni, sikur jeni historian grek, kur ju e dini qё semito-egjyptianёt “greke” kanё ardhur pas 1200 vjetёve nё shek. e 8 p.e.s. “Akademia e Athinёs trajton nё mёnyrё integrale historinё e Epirit, gjatё harkut kohor të 4000 vjetёve, ka si autorё penat mё tё shquara tё historiografisë greke dhe nё tё nuk pёrmёnden banorёt shqiptarё tё Epirit. (f. 2).

Z. Kristo, ju gёnjeni kur u thoni brezave grekё: “…se atё qё nuk mund ta fitonin me trimёri, mund ta realizonin nёpёrmjet “Kalit tё Trojёs”, pra me dredhi.

Dredhinё si komponent tё indetitetit grek…”. (f. 3).Kurse grekёt kanё ardhur pas 450-500 vjetёve, tё Luftёs sё Trojёs 1250 p.e.s., nё shek. 8 p.e.s., vallё a nuk ёshtё edhe ky manipulimm?...

Z. Kristo Frashёri, ju shkruani: “Fitorja qё korri gjatë Luftёs sё Dytё Botёrore kundёr Italisё fashiste, qe e bujshme…”. (f. 4). Çfarё ndodhi?

Qё Athina nuk realizoi dot aneksimin e pjesёs veriore tё Epirit?...

 Mё 5 prill 1941, Greqia i kёrkoi kapitullimin komandёs sё armatёs gjermane, qё ndodhej nё Selenik, me kushtё qё t’i njihej kufiri aktual, qё mbulonte Shqipёrinë e Jugut, me 15 divizionet greke tё mbetura nga lufta italo-greke nё vijёn Pogradec – Karaburun.

Mbasi u njoftua shtabi qёndror nё Berlin, erdhi urdhёri, TЁ KTHEHET NЁ KUFIRIN E 1913.(gabim qё nuk u tha tё kthehen nё kufirin 1826)

Dhe u kthyen brёnda dy javёve me brekё nёpёrkёmbё, duke mallkuar fatin qё nuk aneksuan Shqipёrin e Jugut. U çarmatosёn nё kufi, kur po futeshin nё Greqi, nga dy-tre ushtarё tё patrullave gjermane.

 Akoma mё keq. Kur prashutistat gjermanё, si pushtues u pritёn me luftё nё Kretё, tё nxitur nga Anglezёt, shkelёn aktin e kapitullimit dhe pёr kёtё gjermanёt u sekuestruan flotёn dhe gjithё magazinat e ushqimit.

 Filloi urija dhe vdekjet nё masё tё gjёrё. Komandanti gjerman nё Greqi, njoftoi Berlinin, “historia do tё na dёnojё se po vdesin me mijёra vetё nga uria”.

 Hitleri telefonoi: “historinё do ta bёj vetё”. Kёta janё grekёt e pabesё edhe pёr veten e tyre.

 Dhe mё tej: “Nё monografinё e Akademisё sё Athinёs, historia e banoreve Shqiptarё tё Çamёrisё nuk trajtohet, madje edhe emri i Çamёrisё ёshtё fshirё…”. (f. 5).

Eugjen Pitardi nё vitin 1916 pohonte: “Tashmё… duket se Shqipёria pёrmbys dekomentat mё tё rёndёsishme arkeologjke dhe antropologjike, pёrsa i takon zanafillave tё popullsive tё lashta tё Gadishullit Ballkanit; popullsi, tё cilat, nё agimin e historisё i shohim tё figurojnё nёn emrin PELLAZGO-ILIR”. (M. A. “Shqipёria” f. 18).

“Themelimin nga pellazgёt tё faltores sё Dodonёs nё trevёn e Epirit e pёrmend pёr tё parёn herё poeti epik “grek”, HOMERI”.

 Jo. Z. Kristo, Homeri nuk ёshtё “grek” se grekёt lindёn nё Ballkan pas 200 vjetёve tё Homerit. Ju shkruani: “Straboni, gjeografi i shek. tё I, shkruan: “Orakulli i Dodonёs, sipas Eforit, ёshtё ndёrtuar nga pellazgёt.

Pёr pellazgёt flitet se kanё qenё mё tё vjetrit nga tё gjithё popujt, ata popuj qё kanё sunduar nё. “Helladё”. Z. kristo nё kёtё kohё nuk ka pasur “Helladё”. (f. 11).

Citojmё Robert Angelin: “HELLAS, (Helladё), nё tё cilën ne lexojmё në tekstet greke, si emёr i Greqisё, me siguri nuk ka qenё asnjёherё…

Pёr tё thёnё tё vёrtetёn, Greqia ka nisur tё quhet zyrtarisht dhe pёrgjithёsisht HELLAS pёr gjithё botёn, vetёm shumё vonё, kur u krijua si mbretёri e pavarur mё 1830 tё erёs sonë.

Mё parё, dhe sidomos gjatё Perandorisё Bizantine, ajo asnjёherё nuk ёshtё quajtur Hellas , as Grecia, as Perandoria Greke ose Helenike, po gjithmonё Perandoria Bizantine me perandor bizantin dhe kurrё nuk ёshtё cilёsuar si grek…”. (“Enigma”, bot. 1998, f.182).

“Sipas Hamondit, dёshmi se popullata greqishtfolёse shfaqen nё Epir 2100 vjet p.e.s. janё sёpatat pёr luftё prej guri me vrimё, zbuluar nё Maliq pranё Korçës…”. (13).

Jo. Z. Kristo, semito-egjyptianёt “grekët” kanё ardhur në vitet 800 p.e.s. dhe jo në vitet 2100 p.e.s. Sic thoni ju: “Hamondi nё çdo moment tё historisё ai sheh vetёm helenёt.” (13). Pikërisht kësaj shprehjeje i duhet hequr vizё.

“Tё krishterёt e Thesprotisё tё qytetit Nikopojёs i dhanё Romёs njё Papё, Eleuterin, i cili drejtoi selinё e shёnjtё pёr 15 vjet (170-185).

 Nё katalogun pёr Papё, shkruhet: “Eleutheri me kombёsi greke.” (f.36)... Ky ёshtё manipulim. Ai ishte pellazgo- epirot shqiptar. “Autoktoninё e shqiptarёve nё Epir e dёshmojnё heshturazi … trajtesa e Akademisё sё Athinёs mbi Epirin botuar 1997 … Botohet heshturazi prania e shqiptarёve nё Epir. (f. 69). Nuk zihet nё gojё Despotati shqiptar i Epirit.

Fan NOLI shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegё Gjergj Balsha ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrrojё pёrpara Nartёs ushtritё e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri sa vdiq nё vitin 1400.

Mёnyra se si u fitua kjo beteja e Nartёs … kjo betejё u pёrsёrit disa herё nga Skёnderbeu nё rrethimin e Krujёs … ai u ra pёrsipёr si rrufe (tё rrethuarve shёn. im) dhe i shpartalloi fare, duke zёnё rob kryekomandantin e tyre tё ekspeditёs anxhuine, Huan Fernandes Heredia. (“Historia e Skёnderbeut”, bot. 1949, f. 6-22).

Z. Kristo, ju thoni se nuk e njohim me hollёsi konvertimin nga tё krishterё në myslimanё syni, nё fund tё shek. XVI dhe vrulli nё shek. XVII. Kordinjano pohon: “Shqiptarёt, thonё mjaft autorё bashkёkohor, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllave dhe grekё. Kështu mendojnё respektivisht: I. Irvin, R. Falaschi, W.S. Dawis, Roberto Morozzo,etj”. Aristidh Kola thotё: “Sulltan Murati IV, lёshon urdhёr sipas kuranit dhe thotё: “Sa tё krishterё kanё feude tё turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, nё rast tё kundёrt do t’i humbasin”. Por u hiqet edhe liria, sikur janё njerёz tё kategorisё sё dytё. Shqiptarёt kur gjёnden nё dilema tё tilla kanё pёlqyr gjithmonё LIRINЁ DHE PASURINЁ.

“Teodor Kollokotroni ra dakord me Ali Farmakun qё tё formonin njё besёlidhje greko-arvanite, tё drejtuar kundёr turqёve. … Dhe pas çlirimit tё Greqisё, tё formohej njё “Mbretёri greko – arvanite”. (f. 130).

Eleni Kocaqi shkruan: ”Fuqitё e mёdha, Rusia, Franca dhe Anglia, kёrkonin tё krijonin njё shtet grek, por jo shqiptar. Bota u shokua kur zbuloi se nё Greqi nuk kishte grekë, por nё pjesёn mё tё madhe tё saj rreth 70% e popullsisё ishin shqiptarё ortodoksё dhe njё pjesё myslimane.

 Kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve tё krishterё dhe muslimanёve dhe nxiti vëllavrasjen. (“Roli…”, f. 197).

Orvatja pёr njё pashallёk tё Shqipёrisё. Mis Durham kishte folur pёr kёtё bashkim tё Veriut dhe tё Jugut, pёr tё krijuar shtetin Shqiptar, duke ia lёnё vёndin e parё njёri- tjetrit nё mirёkuptim . Por Ali Pasha u orvat ta likuidonte fizikisht Mustafa Pashё Bushatlliun.

 Ali Pashё Tepelena e bindi Bushatlliun tё martohej me mbesёn e tij Aishenё, vajzёn e Veli Pashёs. U celebrua me njё dasёm madhёshtore qё mund tё quhet “Dasma e shekullit”.

 Pёr tё marrё nusen u nisёn nga Shkodra pёr nё Janinё rreth 800 kalorёs dasmorё. Vajtja dhe ardhja zgjati 4 javё. Natёn e martesёs nusja i dorёzoi dhëndërit si dhuratё personale nga gjyshi, Ali Pasha, njё dylbi tё veshur me argjёnd, tё mbushur, pa dijeninё e saj, me dinamit.

Aliu shpresonte se kur dhёndёri do tё gradonte dylbinё, ajo do tё hidhej nё erё. Kёshtu Aliut i hapej rruga pёr tё shtёnё nё dorё Shkodrёn.

Por Mustafa Pasha pasi dyshoi, ia dha dylbinё rojes sё vet, me porosi qё ta provonte nё majё tё kalasё Rozafat nёse dukeshin muret e kalasё sё Lezhёs. Por rojtari sapo e gradoi dylbinё u hodh nё erё.

 Si pёrgjigje Mustafa Pasha prishi martesёn. Nusen Aishe Kademin e mbajti pёr gjashtё muaj nё bodrumet e kalasё deri sa ajo vdiq. (f. 135). Mё 25 janar 1822 mori fund pashallёku i Janinёs, bashkё me tё edhe synimi pёr tё krijuar Pashallёkun e Shqipёrisё.

Z. Kristo Frashёri, ju shkruani ashtu si shkruajnё historianёt grekё: “Derebejtё e Çamёrisё nё krye tё reparteve tё shqiptarёve çamё myslimanё, moren pjesё nё ekspeditat ushtarake osmane kundёr revolucionit grek. (f. 144).

 Ndёrsa Dh. Ipsilanti, u çon aleatёve arvanitas myslimanё (çamё), letёr pёrgёzimesh pёr kontributin e tyre nё fitoret e para tё revolicionit dhe nё mes tё tjerash shkruan: “…

Por ju o toskё burrёrorё, nuk keni origjinё nga orientalёt. Jeni pasardhёs tё heronjёve tanё paraardhёs… dhe emri i juaj do tё mbetet pa asnjё dyshim i pavdekshёm, i dёgjuar dhe i lavdёruar nё tё gjithё mbretёritё e tokёs”. (A. Kola “Arvanitasit”, bot.2002, f. 29, 30).

Qirjako Kutra thotё: “Krahina me emrin Epir, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse njё pjesё e hapёsirёs gjografike shqiptare. (f. 148). Historianёt grekё kanё 200 vjet qё thonë: “Epiri ёshtё pagёzuar “djepi” i helenizmit modern”. (K. F., f. 153).

Robert D. Kapllan shkruan: “Ka jo pak autorё dhe shkencёtarё seriozё evropianё qё kanё dёshmuar se Epiri nuk ka qёnё ndonjёherё grek.

 Mund tё pёrmёndim edhe disa harta zyrtare, tё botuara nё Angli, Gjermani dhe nё Austro – Hungari, nё shekujt e kaluar, ku pёrdoret termi Shqipёri e Jugut…” (“Greqia dashnorja e Perёndimit, gruaja e Lindjes”, f.18).

“Kryeministri grek A. Komunduros nёnshkroi me qeverinë e Beogradit, kryesuar nga Ilia Gerashamini, mё 17 gusht 1867 nё Vesllau pranё Vjenёs. Athina dhe Beogradi u morёn vesh se pasi tё shpartallonin Perandorinё Osmane, viset shqiptare do t’i ndanin midis tyre dhe kufiri i tyre i pёrbashkёt do tё ishte lumi Shkumbin”. (f.158).

Fuqitё e Mёdha e abroguan protokollin nr. 13. Nё vend tё tij, ato nёnshkruan mё 24 maj 1881 nё Stamboll, marrёveshjen pёrfundimtare pёr kufirin e ri turko-grek. Janina se bashku me Çamerinё pёrjashtoheshin nga aneksimi grek. (f. 181).

Historianёt dhe gjeografёt antike kanё pohuar njё zёri, se banorёt e Epirit klasik nuk i takonin etnikomit Helen. Ata i kanё quajtur si “barbarë”, jo si banorё Helen, por Ilirё. (210)

Shqipёria Londineze. Mё 29 korik 1913, Athina vendosi administratёn ushtarake nё Çamёri. Qё nga ajo kohё, Çamёria po vuan nёn zgjedhёn greke. Janё vite tё ngjeshura me dhunё policore, politike dhe etnike tё cilat sinonin ta pastronin Çamёrinё nga popullsia mijёravjeçare shqiptare. (f. 215).

 Mё 1913 qarku i Çamёrisё me 51.122 frymё, prej tё cilёve 37.842 janё shqiptarё, prej kёtyre 30.587 janё myslimanё shqiptarё dhe 7255 tё krishterё shqiptarё. Dhe grekё vetёm 13.280.

Qeveria greke shpifi se sinonte tё shpёrngulte çamёt nga Çamёria dhe t’i vendoste si kolonё turq nё Anatoli. (f. 223).

Shqipёria u pranua nё Lidhjen e Kombeve mё 17 dhjetor 1920. Ndёrsa Athina e trajtonte Shqipёrine si njё Turqi tё vogёl. (f. 229 )Athina, mё 2 tetor 1921 merrte pёrsipёr tё respektonte tё drejtat e minoritetit grek dhe tё mos njihte asnjё nga tё drejtat qё i takonin minoritetit shqiptar nё Greqi. Banorёt shqipfolës tё Çamёrisё …

Athina iu trajtonte si turq, kurse çamёt ortodoksё si grekë. (f. 239). Pas disfatёs qё pёsoi ushtria greke nё Azinë e Vogёl, nё nёndor tё vitit 1922, policia greke kishte kryer bastisje tё dhunshme dhe hartonte listat e çmёve qё tё zboheshin pёr nё Turqi, nga tё cilёt 3500 familje nga Margёllёçi, 3000 nga Parga, 1800 nga Gumenica, dhe 1700 nga Filati. (f. 240).

 Nё Konferencёn e Lozanёs, qeveria greke …kёrkonte pastrimin e Epirit nga banorёt shqiptarё, i konsideronte çamёt myslimamё jo si shqiptarё por si turq. (f. 241). Nё tetor 1923,

 U pёrpunua qё çamёt e Greqisë tё kёmbeheshin me grekёt e Shqipёrisё. Nё kёtё kohё nё Epir banonin 60.000 shqiptarё myslimanё dhe 20.000 shqiptarё ortodoksё. Por Athina nuk e pranoi kёtё zgjidhje. (f. 243).


Tirana deklaroi seriozisht mё 18 mars 1924, shpërnguljen e minoritetit grek nё rast se Greqia nuk ndёrpriste dёbimin e minoritetit shqiptar.

 Pёr kёtё u njoftuan ministrat e jashtёm tё Evropёs. (f. 247).

Mit’hat Frashёri njofton nga Athina: “Si mund tё jetojё njeriu, kur shtёpinё ia kanё marrё, kur drithin, bagёtinё ia kanё rekuizuar, kur tё huajtё janё bёrё zotёr nё arat dhe kopshtet e tyre?”

Mit’hati kёrkon regjistrimin e minoritetit grek pёr t’i dёbuar dhe istalimin e shqiptarёvё qё po pёrzё greqia. (f.248). Qeveria greke ka dhёnё urdhёr qё kёtej e tutje, gjithё shtetasit grekё tё mos flasin gjuhё tjetёr pёrvech greqishtes. (f.271).

 Pjesё e madhe e kombёsive qё pёrbёjnё kombin grek, si arvanitёt, sllavёt, vllahёt dhe turqit flasin gjuhёt tyre nё shtёpi, por greqishtja pёrdoret nё publik dhe nё shkollё.

 Pra nuk ka komb grek tё mirёfilltё, por njё komb artificial, me njё gjuhё qё nuk ёshtё e popullit. (E. Kocaqi “Roli…”, f. 199 ). Në Athinё mё 28 shtator 1936 Jani Metaksa lejoi hapjen e shkollave shqip nё Çamёri.

Në mbrёmjen festive qё organizoi mbreti Zog nё pallatin mbretëror, kur hyri delegacioni grek, vallen po e udhёhiqte motra e mbretit Zog, princesha Sanije me njё grup grash tё tjera veshur me kostum popullor.

Kur kryetari i delegacionit grek M. Sakellariu hyri nё sallё, tёrhoqi vёshtrimin e pranishmёve se nё kokё kishte vёnё njё qeleshe tё bardhё, si ato tё malёsorёve, veç kёsaj admirali Sakellariu hyri menjёherё nё vallen qё po e udhёhiqte princesha Sanie. Gazetari shkruan se ky ishte njё “moment mallёngjyes”.

Ai shqiptoi njё kёngё: “Gjaku ujё zbёnetё / e ndu bёftё s’pihetё”. (f. 282). Demagogji greke.

Z. Kristo Frashёri, ju shpifni si historianёt grekё, kur thoni: “…uformua nё Çamёri qё nё maj tё vitit 1941, Partia Fashiste çame, Sekretar i pёrgjithshёm i saj u emrua Mazar Dino. … si reagim ndaj Partisё Fashiste, ata formuan Kёshillin Nac. Çl. me kryetar luftёtarin çam te rilindjes Musa Demin. (f. 289). Shpifje e fandaksur. Nё Chamёri nuk ka pasur Parti Fashiste dhe as Parti tё Ballit Kombëtar dhe as pёr kryetar kёshilli z. Musa Demi.

Kёshilli i Pёrgjithshёm i Mbrojtjes si njё organizim politik, administrative e ushtarak, u ngrit nё Korik tё vitit 1942 me qendёr nё Gumenicë dhe me degё nё shkallё rrethi, nё Filat, Margёllёç, Paramithi e Pargё.

Nё krye tё kёshillit pёr punё politike-administrative, u zgjodh Mazar Dino nga Paramithia, kurse nёnkryetar dhe drejtues i mbrojtjes sё rendit u zgjodh Nuri Dino. Kёshilli i pёrgjithshёm i Çamёrisë pёrbёhej nga 42 veta.

Anëtar pёr drejtёsinё, avokat Spiro Xhalluka nga Paramithia. Duhet tё pёrmёndim: Kur e arestuan zervistёt Spiron, ai refuzoi te fliste greqisht nё sallёn e gjyqit dhe kerkoi njё pёrkthyes pёr tё folur shqip “se unё jam shqiptar”.

Seanca mbaroi me pёrkthyes shqiptar, gjyqi dha dёnimi me pushkatim, sollёn njё kalorёs para godinёs sё gjyqit dhe pasi i lidhёn kёmbёt me litar, kalorёsi e tёrhoqi zvarrё gjatё kalldrёmit deri te vendi i ekzekutimit. Ky ёshtё shqiptari Spiro Xhalluka qё i duhet njё monument nё mes tё Tiranës, ortodoksit çam SPIRO XHALLUKA.

 Publicistja Britanike Miranda Vickers shkruan se “Gjenerali grek Zerva ndёrmori me miratimin e oficerave aleatё britanikё fushatёn me veprime greke kundёr çamёve gjatё periudhёs 1912-1945.

Qeveria greke nuk pranon tё bisedojё pёr kёtё chёshtje. Nё kohёn qershor 1944-mars 1945 llogaritet tё jenё vrarё 5.000 burra gra dhe fёmijё. Pjesa mё e madhe e popullsisё çame kaloi kufirin dhe hyri nё Shqipёri. Greqia ka mohuar pasurinё me vlerё gati 2.5 miliardё dollarë…” Gjithashtu M. Vickers shkruan: “Pёr masakrёn çame zervistët patёn mbështetjen dhe autorizimin e Britanisё. (f. 327.
Mallkimi i popullit çam i dha njё grusht tё dhimbshёm Greqisё nё luftёn civile.

Mё 1 qershor 1944, Çurçilli dhe Stalini ranё dakord, qё Rusёt nё Rumani të lejohen tё marrin nisjativёn, ndёrsa nё Greqi Britanikёt. Mё 26-12-1944, nё Athinё u mblodh konferenca politike anglo-greke nёn kryesin e zv/mbretit, kryepeshkopit Demaskinos, ku morёn pjesё Wiston Çërçill, Papandreu etj. Mё 12-2-1945 u nёnshkrua nё VARKIZЁ, çarmatimi i ushtrive tё EAMIT dhe tё EDESIT, u grumbulluan nё fshatin Kacikё nё jug tё Janinёs, pёr tё dorёzuar armёt, se ushtria angleze do tё mbante qetёsin e rendit.

Historiani grek Apostol Valalopullos shkruan: “…Populli grek u pёrça. Grekёt vranё njёri- tjetrin nё çastin kur fitoria dukej nё horizont. Kush e ka fajin kur u vra 1/7 e popullsisё greke, pёr kёta njё milionë tё vrarё e tё vdekur grekё”. (Nga internet).

Ju, z. Kristo Frashёri, me librin “Historia e Çamёrisё”, bashkё me historianin Pёllumb Xhufi, qё u shkruan parathёnien e librit dhe me çamin qё i mbështet, Shpёtim Idrizin, jeni bёrё mё grekë se grekёt. Asnjёherё nuk keni ngritur zёrin pёr Aprovimin e Rezolutёs Çame.

 Asnjёherё pёr gjatё kёtij libri me 329 faqe, nuk e zini nё gojё priftin grek Janullatos, qё ka pushtuar Kishёn NOLIANE dhe ёshtё kthyer peshkop guvernatorё nё Shqipёri dhe qёndron mbi dy krerёt e PS dhe PD, tё mos harrojme edhe mbi Akademin e Shkencave Shqiptare, ku ju jeni anëtari i saj pёr historinё. Ёshtё fatkeqësi, qё ju nuk keni pёrfillur hitorianёt shqiptarё me grada shkencore tё kёtij çerek shekulli ku ndodhemi, si: Mathieu Aref, Dhimitёr Pilika, Eshref Ymeri dhe shumё tё tjerё.
Adison IL. USA dhjetor 2015

Rasim Bebo < rasimbebo@att.net>


*******


Reagime:

I dashur dhe i respektuar Profesor Rasimi,

Kontributi juaj në mbrojtje të Çështjes Çame është i jashtëzakonshëm në historinë e kombit shqiptar. Shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare u janë dhe do t'u jenë mirënjohës brez pas brezi për të vërtetat historike që keni nxjerrë në dritën e diellit për demaskimin e Greqisë, si kështjellë e gënjeshtrës, e hilesë, e hipokrizisë, e mashtrimit, e pabesisë dhe e poshtërsisë në historinë e njerëzimit, si vatër e turpit shembullor në historinë e Bashkimit Evropian, i cili u bënë disa vjet që s'di se si t'ia marrë mbrapsht borxhet që ajo ia grabiti me llojlloj marifetesh për vite e vite me radhë. Përkrahja e gjithanshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë, kësaj prostitute të pangopur me male me para, dëshmon pa asnjë mëdyshje se vetë Bashkimi Evropian përfaqën një ngrehinë me moral të dyshimtë. Greqia-prostitutë e ka fshirë nga historia Çamërinë, duke e zhdukur edhe si emërvend (toponim). Por unë kam bindjen e plotë se Çamëria përfaqëson në vetvete një vullkan që "po hedh shtat" ca nga ca dhe do të vijë dita që do të shpërthejë.
Me shumë respekt dhe mirënjohje.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

13 dhjetor 2015



*******

E mbeshtes, pa asnje sugjerim, shkrimin e Profesor Ymerit per vleresimin e larte te veprimtarise se Rasim Bebo ne ndricimin e te vertetes historike te Kombit Shqiptar.

Me ket rast desha ti shtoj analizes qe Rasim Bebo i bene koncepteve te gabuara te Profesorit Krist Frasheri.

Mesa pashe, pohimet karakteristike te Kristo Frasherit, jane montime te diktuara nga kapot e Megaloides per ta bere Shqiperine vasale te Greqise, ngjashmerisht siç deshi ta bente Enveri vasale te Jugosllavise.

Ndersa Enveri e beri ate perçapje per forcimin e sundimit, del pyetja perse e bene kete demagogji Kristo frasheri, duke u bindur Megaloides"?

 Eshte shpirti i tij Kryqetar, apo diktati i pakuptimte ne epoken tone?. Kjo mbtet e fshehet, qe se shpejti do ta marre Profesori me vete ne pradisin Qiellor ku e pret Krishi i veshur me Megaloiden Greke, megjithese ai ka vdekur dhe eshte ringjallur si bir I Jehovahut te Cifuteve.

Me respekt

Prof.Dr.Vedat Shehu


******


            Image result for kristo frasheri

Floripress  : Flori Bruqi-  Kush është  Kristo Frashëri ?

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar.


Kristo Frashëri është djali i  rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit.

I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare.

 Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare.

 Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman,
Kristo Frashëri. Mirënjohje e veteranëve shqiptarë të arsimit Strugë - Ohër.jpg
 Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

 Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si:

“Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997);

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002);

“Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004);

“Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006);

“Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005);

 “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006);

 “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006);

“Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008);

“Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Historia e Çamërisë - 2015

Principata e Arbërisë : 1190-1215 - 2014

Jeta e një historiani - 2014

Ahmet Zogu : vështrim historik - 2014

Etnogjeneza e shqiptarëve - Vështrim historik - 2013

Historia e Dibrës - 2012

Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881 - 2012

E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit - (2010)

Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike) - (2009)

Skënderbeu i shpërfytyruar - (2009)

Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809) - (2009)

Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore) - (2008)

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë : (28 Nëntor 1912) - (2008)

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së (1878 - 1941) - (2006)

Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve - (2005)

Historia e Tiranës - (2004)

Skënderbeu - jeta dhe vepra - (2002)

Historia e Camerise veshtrim historik (2015)



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...