Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/28

Prof. Dr. Eshref YMERI : MAJTIZMI SHQIPTAR PO ECËN ME ZELL NË GJURMËT E PUTINIT



Dr. Eshref Ymeri

Prof. Dr. Eshref YMERI

Në pragfushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Partia Demokratike, që po qeveriste vendin që prej vitit 2005, hyri në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Asokohe shumëkush u habit me këtë lloj koalicioni të dy krahëve të kundërt të politikës shqiptare: të Partisë Demokratike, e cila e ka mbajtur veten si përfaqësuese e bindjeve të djathta në politikën shqiptare, dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si përfaqësuese e krahut të majtë. Unë, personalisht, këtë lloj koalicioni, që asokohe, e pata vlerësuar si të stisur, sepse dyshoja se ai do të hidhte bazat për çimentimin e pozitave të majtizmit në politikën shqiptare.

Asokohe, djali i një mikut tim të afërt, që mbante një post të rëndësishëm në ministrinë e punëve publike, të transportit dhe të telekomunikacioneve që e drejtonte Sokol Olldashi, në një bisedë që pata me të në njërën nga kafenetë e Tiranës ca muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, më tha:

“Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Demokratike. Njerëzit e LSI-së po na nxijnë faqen kudo ku janë punësuar. Shumë demokratë të përkushtuar e ndiejnë veten tepër të braktisur dhe të zhgënjyer. Kam bindjen se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Demokratike ka për të pësuar një humbje katastrofike”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ky anëtar i Partisë Demokratike që mbante atë post të rëndësishëm në ministrinë e lartpërmendur, dha dorëheqjen dhe filloi biznesin privat, duke u shkëputur përfundimisht edhe nga Partia Demokratike.

Për t’u çuditur është fakti që LSI-ja, e cila pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 arriti të siguronte gjithë-gjithë katër ndenjëse në Kuvendin e Shqipërisë, mori në dorë tri ministritë më të rëndësishme në qeverinë e zotit Berisha. Në ato zgjedhje, Partia Demokratike siguroi vetëm 70 ndenjëse në parlament dhe nuk mund të qeveriste dot pa një shumicë sado minimale që të ishte. Prandaj edhe arsyetoi se duhej të hynte në aleancë me LSI-në. Por rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme tregoi se do të kishte qenë më e udhës që Partia Demokratike të kishte zhvilluar zgjedhje të parakohshme dhe jo të kërkonte koalicion me LSI-në.

Gjatë kohës së qeverisjes me Partinë Demokratike, LSI-ja i forcoi së tepërmi pozitat e veta, duke i shtuar tej mase radhët e përkrahësve të vet. Në mbyllje të mandatit, në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, e bindur tashmë që Partisë Demokratike, gjatë katër viteve të qeverisjes së përbashkët, ia kishte marrë dukshëm truallin nën këmbë, duke e “mjelë” mirë e mirë dhe duke e rrudhosur bukur fort masën e zgjedhësve të saj, LSI-ja vendosi t’i thotë asaj “ku të kam parë” dhe hyri në aleancë me Partinë Socialiste. Kjo e fundit, në zgjedhjet e vitit 2013 nuk pati absolutisht shtim të përkrahësve të vet: në parlament mori përsëri 65 ndenjëse, pikërisht aq sa edhe kishte marrë në vitin 2005. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 21 qershorit të vitit 2013, i katërfishoi ndenjëset që mori në parlament. Këto ndenjëse të fituara u siguruan si rezultat i shtimit të radhëve të saj me përkrahës nga radhët e Partisë Demokratike, të cilët u zhgënjyen keq prej saj gjatë ushtrimit të mandatit të përbashkët me LSI-në. Kësisoj Partia Socialiste u kthye në pushtet pas tetë viteve që ishte në opozitë dhe Edi Rama mori postin e kryeministrit. Domosdo që kryeministri Rama duhet t’i ndezë qiri natë e ditë zotit Ilir Meta, pa të cilin nuk mund ta merrte dot dhe të vazhdojë ta mbajë deri tani postin në fjalë.

Tani kushdo mund të përsiatë sipas dëshirës dhe të shtrojë pyetjet e mëposhtme:

Së pari, Partisë Demokratike iu dhimbsën vallë ca para për t’i shpenzuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, pasi fitoi vetëm 70 ndenjëse në zgjedhjet e vitit 2013?

Së dyti, mos vallë ajo gjykoi në një mënyrë naive dhe kuturisi të hynte në aleancë me LSI-në?

Së treti, mos ndoshta ajo hyri me vetëdije të plotë në atë koalicion, me qëllim që të forconte pozitat e majtizmit në politikën shqiptare?

E kam të vështirë të gjykoj se cila nga tri pyetjet e lartpërmendura godit në shenjë. Por ama, i gjendur para fakteve të pakundërshtueshme, mund të them me bindje të plotë se koalicioni PD-LSI i vitit 2009, shënoi fillimin e çimentimit të pozitave të majtizmit shqiptar, pikërisht në saje të Partisë Demokratike. Sepse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2015, humbja e Partisë Demokratike ishte me të vërtetë katastrofike. Një humbje që ajo e përgatiti me duart e veta.

I bindur për humbjen e thellë që e priste Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 23 qershorit 2015, kryeministri Rama, gjatë zhvillimit të fushatës së zgjedhjeve në fjalë, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e mëtejshëm të majtizmit në skenën e politikës shqiptare. Nuk e pata ndjekur absolutisht atë fushatë nga ekrani i televizionit. E pata ndjekur vetëm në internet. Pikërisht në internet u njoha asokohe me dy materiale të dy penave të njohura në publicistikën shqiptare, materiale këto që më lanë përshtypje të jashtëzakonshme.

Materiali i parë:

“Kryeministri ynë i “nderuar” thotë për kryetarin e opozitës se “kastravec hyri e kastravec doli”. Në Pogradec ai i “gajasi” njerëzit kur iu tha se po të ishte gjallë Lasgushi, do t’i lëshonte qenin kandidatit të opozitës. Refren i përbashkët i disa prezantimeve të tij ka qënë se po të votojnë për opozitën, do e kenë të vështirë në mos të pamundur të marrin fondet e nevojshme për zhvillimin e bashkive. Po të mos e kisha dëgjuar me veshët e mi, nuk do ta besoja kurrë një deklaratë të tillë që jo vetëm nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e demokracinë, por më duket dhe kriminale, se t’i heqësh ndihmat një bashkie, do të thotë të mos i krijosh mundësi asaj për të hapur vende pune, pra, t’u heqësh njerëzve kafshatën e gojës. Një Zot e di se si ia lejon vetes kryeqeveritari ynë të lëshojë lart e poshtë deklarata të tilla dhe si mund të heshtin ata që e dëgjojnë e i shkojnë pas?! Në takime të tjera ai ka pohuar se “kandidatët janë burra të mirë, por nuk bëjnë për të drejtuar bashkinë dhe se atij i vjen keq që nuk ka ndonjë motër t’ua japë për grua”. Do të kalojnë vitet dhe deklarata të tilla do të përbëjnë fondin e artë të barcoletave politike, se dhe muhabete kafenesh të ishin, do dukeshin bajate, të tepruara e pa pikë humori. S’ka si mos të të vijë keq për ata që e dëgjojnë që janë të detyruar të qeshin të sforcuar, se, në të kundërtën, mund të kishin pasoja” (Citohet sipas: Andon Dede. “Shansi i humbur i zgjedhjeve lokale”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 05 qershor 2015).

Materiali i dytë:

“Kam qenë në mëdyshje këto ditë fushate nëse do të paraqitesha apo jo më 21 qershor në qendrën e votimit. Për kë të votosh?… Por ja që mes këtyre dyshimeve, të vjen papritur një mesazh përmes ekranit të televizionit nga kryeministri Edi Rama dhe mesazhi është ky:

“Kush voton opozitën, është budalla dhe PD po bën një fushatë për të mbledhur budallenj. Gratë e demokratëve të ndahen nga burrat e tyre budallenj, të bëhen të zgjuara, domethënë socialiste. Opozita është destruktive. Nëse votoni kandidatët e djathtë, qytetet dhe fshatrat tuaja nuk do të marrin asnjë investim nga qeveria. Ka dalë një diversant me emrin Dritan Memushi në Tepelenë që po u kërkon votat. Asnjë votë për atë”.

Dhe, pasi i ka fërkuar krahët Tërmetit, duke e inkurajuar për “fitoren e tij publiçitare”, i sulet Përmetit dhe kandidatit të tij dhe pas Përmetit qyteteve të tjera për fitoren plebishitare” (Citohet sipas: Mark Marku. “Unë jam “budalla””. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 15 qershor 2015).

Vetëm në një rast më qëlloi të ndjek fushatën e kryeministrit Rama në komunën e Shënkollit në Lezhë. Dikush hapi takimin me kryeministrin. Nuk më kujtohet se kush ishte ai, kryetari i komunës apo dikush tjetër. Por mbaj mend mirë çastin kur ai iu drejtua kryeministrit Rama me shprehjen: “Zoti Berisha!”. Por, aty për aty, u vetëkorrigjua: “Zoti Kryeministër!”. Mandej, si për të kërkuar ndjesë për gafën që bëri dhe për të nxjerrë në spikamë servilizmin e tij shembullor, i drejtohet përsëri kryeministrit: “Ai na marrtë të keqen!”. Domethënë, e kishte fjalën për zotin Berisha. Prita që kryeministri Rama, si figura kryesore e ekzekutivit shqiptar, i cili, si qeverisës i të gjithë shqiptarëve, që, domosdo, duhet të rrezatojë kulturë dhe objektivitet në komunikimet që ka me qytetarët e vet, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të reagonte dhe t’i thoshte servilit të komunës së Shënkollit:

“Dëgjo, ore zotëri, zotin Berisha e kemi kundërshtar politik, por nuk e kemi armik. Se ai është shqiptar dhe kundërshtarët politikë në pluralizëm nuk duhen vlerësuar kurrë si armiq. Se shprehja “na marrtë të keqen!”, në një kontekst politik, përdorej gjerësisht në kuadrin e luftës së klasave në kohën e sistemit komunist, sa herë që binte fjala për shtresën e të përndjekurve politikë apo për armiqtë e jashtëm”.

Por, çuditërisht, kryeministri Rama nuk reagoi absolutisht. Përkundrazi, kur mori fjalën, ai deklaroi:

“Budallallëk të mendosh t’i japësh votën PD-së” (Citohet sipas faqes së internetit “Sot News”. 03 qershor 2015).

Gjatë kohës që po zhvillohej fushata për zgjedhjet vendore, një pasdite vonë, në digën e liqenit të Tiranës, takova rastësisht një pedagog të universitetit, kolegu im i dikurshëm. Në bisedë e sipër më thotë:

“Ky kryeministri Rama po e përçan keq popullin shqiptar me mënyrën se si po e zhvillon fushatën elektorale: demokratët i quan budallenj, nuk do t’u jap fonde, thotë, atyre komunave që do të votojnë kundër aleancës për Shqipërinë Evropiane e ku di unë se ç’broçkulla të tjera nxjerr nga goja”.

E ke gabim, ia ktheva unë. Kryeministri Rama po e forcon unitetin e popullit shqiptar. Sepse ai kërkon të krijojë një popull grusht bashkuar rreth partisë, apo jo? Sepse, sipas tij, populli shqiptar duhet të jetë tërësisht i majtë. Dhe populli shqiptar, në shumicën dërrmuese, në zgjedhjet vendore të 23 qershorit, ka për të votuar për koalicionin e majtë. Se askush nuk ka dëshirë të jetë budalla dhe që komuna e tij të mos përfitojë fonde nga qeveria Rama.

Bashkëbiseduesi im qeshi me ironi dhe e hodhi fjalën gjetkë.

Tek po përsiatja për fjalët e publicistëve Andon Dede dhe Mark Marku, m’u kujtua fushata zgjedhore që pati zhvilluar Putini para zgjedhjeve presidenciale të 26 marsit të vitit 2000. Sepse fushata që zhvilloi kryeministrit Rama për zgjedhjet e fundit vendore, të kujton pikërisht fushatën e lartpërmendur të Putinit, i cili, me kërcënime nga më të ndryshmet, e ka bërë nuse popullin rus dhe e ka katandisur deri në atë derexhe, saqë ai i rri lepe-peqe për gjithçka. Madje, me një kuturi të jashtëzakonshme, i ka futur në gjak epshet e shovinizmit rusomadh për pushtime territoresh të huaja.

Disa muaj pas zgjedhjeve presidenciale të 26 marsit 2000 në Rusi, më ra në dorë një gazetë ruse që ma dha një gazetar i mirënjohur shqiptar, në të cilën denoncohej haptas dhuna që Putini ushtronte kundër njerëzve të thjeshtë për t’u zgjedhur president. Këtu po mjaftohem vetëm me dy fakte:

Së pari, profesori i Institutit të Ekonomisë Botërore dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Akademisë së Shkencave të Rusisë, zoti Viktor Shejnis, thotë:

“Unë mendoj se presioni mbi zgjedhësit është reflektuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në një masë shumë më të madhe sesa manipulimet e drejtpërdrejta, sepse pushtetarët lokalë s’e kanë për gjë të sillen si t’u teket me banorët e zonave fshatare. Ata i shikojnë fshatarët si ujku qengjin. Niveli i kulturës politike në fshatrat tona është i ulët. Në qoftë se ndonjë gjyshe atje shkon të votojë, kur dihet që ajo është e varur kokë e këmbë nga pushtetarët e fshatit për furnizimin me dru dhe me bazë ushqimore për blegtorinë, nënkuptohet që ajo do të votojë ashtu siç do ta urdhërojnë” (Citohet sipas: “The Moscow Times”. 09 shtator 2000, f. 5).

Së dyti, zonja Valentina Lukzajeva, në një bisedë telefonike me korrespondenten e gazetës në fjalë, zonjën Evgjeni Borisova, njoftonte nga Mordovia:

“Në fshatin Permijevo, ku unë kam lindur, kryetari i kolkozit u tha fshatarëve se në qoftë se nuk do të votonin për zotin Putin, ai prapëseprapë do ta merrte vesh një gjë të tillë dhe nuk do t’u jepte as traktorë për mbjelljen e oborreve personale, as dru për ngrohje, as produkte ushqimore. Shumica e banorëve të fshatit, kryesisht gra të moshuara, sigurisht që u trembën dhe votuan për zotin Putin” (po aty).

E, pra, mund të thuhet shkoqur se kërcënimet e kryeministrit Rama për votën kundër, nuk kanë asnjë dallim nga kërcënimet e Putinit në adresë të qytetarëve të vet që mund të votonin kundër. Rrjedhimisht, kryeministri Rama nuk pranon kurrfarë alternative tjetër në Shqipëri, përveç alternativës së majtë, çka do të thotë se të gjithë votuesit shqiptarë gjithmonë duhet të votojnë majtas!!! Sepse vetëm majtizmi përfaqësuaka të vetmen alternativë të pranueshme në Republikën e Shqipërisë!!! Dhe kjo vijë arsyetimi e kryeministrit Rama, i ka dhënë rezultatet e veta të dukshme: në zgjedhjet vendore të 23 qershorit 2015, majtizmi shqiptar fitoi 75% të komunave.

Kësisoj majtizmi shqiptar, me kryeministrin Rama në krye, po ecën me shumë zell në gjurmët e Putinit, i cili, në radhët e popullit rus, ka siguruar një përkrahje që arrin në 86%.

Publicisti dhe analisti Viktor Volski (1938) shkruan:

“Diktatori rus Vladimir Putin po noton nën rrezet e lavdisë, duke siguruar një përkrahje të padëgjuar në radhët e popullit që arrin në masën 86% (Citohet sipas: Viktor Volski. “Çfarë qëndron prapa përkrahjes 86-përqindshe për Putinin?”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 04 qershor 2015).

Gjykuar nga rezultati 75% i së majtës shqiptare në zgjedhjet e fundit vendore, mund të hamendësohet se e majta në fjalë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, mund të arrijë të ngrohet nën rrezet e lavdisë putiniane, duke u ngjitur ose edhe duke e kaluar shifrën prej 86% të përkrahjes së votuesve. Ndërkohë, Partia Socialiste, sipas të gjitha gjasave, po e ndien se LSI-ja po ia gërryen keq themelet e pushtetit dhe do të arrijë ta detyrojë atë të pësojë fatin e Partisë Demokratike. Prandaj, në një të përditshme shqiptare jepet një njoftim befasues:

“…në koalicionin e majtë po hidhet një tjetër hap përçarës. Bashkëpunëtorë dhe ish-bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama, mbase me miratimin e këtij të fundit, kanë hedhur dhe po i fryjnë këto ditë një skenari provokues. Bëhet fjalë për variantin e një aleance të Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, si domosdoshmëri për të zhbërë Lëvizjen Socialiste për Integrim si realitet politik dhe për ringritjen e PD-së, pozitat e së cilës tashmë i ka zënë LSI-ja” (Citohet sipas: Adriatik Doçi. “Bashkëpunëtorë të Edi Ramës hedhin variantin e aleancës PS-PD, shtohet presioni ndaj LSI-së pas rritjes me 80 mijë vota”. Gazeta “Sot”. 02 korrik 2015, f. 7).

Partia Demokratike, nga ana e saj, po e ndien një humbje të tretë katastrofike që do të pësojë në vitin 2017. Prandaj edhe ajo ka filluar të mendojë për një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste. Po nga faqet e së përditshmes së sipërcituar, vjen një tjetër lajm po aq befasues:

“Dy ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, mohoi çdo mundësi aleance me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por kur u pyet për një koalicion të mundshëm me PS-në, Paloka i bishtnoi përgjigjes, duke e lënë të hapur mundësinë. Nëse Genc Pollo dhe disa deputetë të tjerë flasin edhe me gojën e Bashës, Paloka përfaqëson edhe Bashën, edhe Berishën” (Citohet sipas: Eneida Jaçaj. “Shtohen zërat në PD për aleancë me PS-në, Mëhill Fufi dhe Arben Ristani pro bashkëqeverisjes me Ramën, Berisha i dyzuar”. Gazeta “Sot”. 06 gusht 2015, f. 5).

Me sa duket, dy partitë kryesore, PS-PD, e paskan shumë për zemër përsëritjen e skenarit grek në Shqipëri, sipas të cilit u krijua një koalicion i PASOK-ut me Demokracinë e Re, një koalicion ky që krijoi përshtypjen në opinionin publik grek se do ta nxirrte Greqinë nga kriza katastrofike që po i trokiste në derë. Dhe populli grek ia pa “hairin” atij koalicioni hajdutësh me damkë që e katandisi Greqinë në derexhenë ku ndodhet sot para kreditorëve të huaj.

Siç shihet, krerët kryesorë të politikës shqiptare e kanë të pamundur të mbijetojnë pa pasur një “dado” të huaj mbi krye, e cila i ka orientuar dhe vazhdon t’i orientojë me ngulm kundër interesave të popullit shqiptar. Deri dje, komunizmi enverian i mbante antenat nga “dajë” Beogradi, kurse pas vendosjes së pluralizmit, krerët në fjalë nuk bëjnë dot një çap pa “teto” Athinën. Prandaj koalicioni i mundshëm PS-PD, nëse do të arrijë të krijohet, nuk ka si pikësynim mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit tonë, përmirësimin e standardit të jetesës së popullit shqiptar. Përkundrazi, ai ka në qendër të vëmendjes interesat e oligarkëve të të dyja palëve, të cilët janë pasuruar në një mënyrë marramendëse gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit. Radhët e Partisë Demokratike u rrudhosën në një mënyrë skandaloze gjatë mandatit të dytë që ajo e konsumoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por pas disfatës shembullore që pësoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ajo nuk guxoi, se i mungoi burrëria, për të dalë para elektoratit të vet për të kërkuar ndjesë me një pendesë të thellë publike dhe t’i fliste atij me zemër në pëllëmbën e dorës për gafën e rëndë që bëri, duke hyrë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kurse tani, e etur për pushtet, Partia Demokratike, përmes zërave që po dëgjohen brenda saj, kërkuaka të hyjë në aleancë me Partinë Socialiste, duke zbuluar faqe shqiptarëve formimin e saj psikologjik, si një parti me botëkuptim majtist, e cila deri tani u është shitur shqiptarëve si një parti e qendrës së djathtë!!!

Elektorati i djathtë ka shpresuar se Partia Demokratike do ta riorganizonte dhe do ta konsolidonte të djathtën shqiptare, në mënyrë që ta përgatiste për betejat e ardhshme zgjedhore. Kurse tani, brenda kësaj partie, po ushtojnë thirrje për një aleancë me… Partinë Socialiste! Këto thirrje dëshmojnë se Partia Demokratike kërkon të kthehet pranë simotrës së saj socialiste, çka vërteton drejtësinë e zërave të dikurshëm, sipas të cilëve Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë lidhje gjaku, janë bija të një nëne: të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Tani më vjen ndër mend parashikimi i dikurshëm profetik i zotërisë Abdi Baleta, i cili, që në vitet ’90, pati deklaruar se do të vijë një kohë kur Partia Demokratike do të kërkojë të bëjë aleancë me Partinë Socialiste.

Partia Socialiste, nga ana e saj, na qenka në merak të madh për simotrën e saj, “për ringritjen e PD-së, pozitat e së cilës tashmë i ka zënë LSI-ja”. Ja, pra, ku fleka lepuri: Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, dy “armike të betuara” mes tyre, të cilat, gjatë dy dhjetëvjeçarëve na paskan luajtur një komedi bukur të sajuar, duke e bërë helaq njëra-tjetrën në sytë e opinionit publik shqiptar, sikur të kishin qenë dy prostituta që joshin klientë me çmim të lirë poshtë e përpjetë nën dritat e semaforëve, po zbulojnë aleancën e tyre të nëndheshme dhe po dalin haptas me thirrjen për të hyrë në koalicion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Por këto dy parti veterane duhet të jenë një çikëz më të kujdesshme në pikësynimet e tyre për koalicion që paska si qëllim ta zhbëjë Lëvizjen Socialiste pë Integrim. Kjo për faktin se zotëria Ilir Meta ka dhënë prova që nuk është ndonjë “kafshatë që kapërdihet lehtë”.

Nuk kemi ç’bëjmë. Ky është fati i Shqipërisë, së cilës, për fatkeqësinë e saj, i mungon një e djathtë e vërtetë që të kishte në qendër të programit të saj interesat kombëtare dhe ribashkimin e trojeve etnike. Krimineli Enver Hoxha, për interesat afatgjata të majtizmit në vendin tonë, të djathtën shqiptare e shfarosi me rrënjë e me degë. Prandaj edhe majtizmi shqiptar sot është në lulëzim të plotë, paçka se ai nuk është absolutisht garanti i sigurimit të mirëqenies së popullit shqiptar. Dëshmia më e pastër është largimi masiv i njerëzve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për shkak të dështimeve të dukshme ekonomike dyvjeçare të qeverisjes majtiste, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Në gjuhën e popullit përdoret rëndomë shprehja “është çuar me këmbën e majtë”, në kuptimin “rri sikur i janë mbytur gjemitë”, “nuk është në humor”. Në shumë popuj ekziston besëtytnia se po të çohesh nga shtrati me këmbë të majtë, kjo do të thotë se do të kalosh një ditë të keqe. Kjo shprehje haset në anglishte get out of bed with left leg dhe në frengjishte se lever du pied gauche. Nocionet për të djathtën dhe për të majtën, në thellësi të shekujve, janë bashkuar me nocionin e së mirës dhe së keqes. Që asokohe ka pasë qarkulluar mendimi se çdo njeri, në anën e djathtë ka një shpirt mbrojtës, kurse në anën e majtë ka një shpirt të keq që e josh drejt mëkatit. Në Egjiptin e lashtë besonin se nëpër veshin e majtë vjen “frymëmarrja e vdekjes”, kurse në Greqinë e lashtë mendonin se ana e djathtë të premton sukses, kurse ana e majtë të sjell dështim. Besëtytni të tilla, në popuj të ndryshëm, vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Nuk jam i sigurt se mbi ç’baza kanë lindur besëtytni të tilla, por për një gjë jam i bindur plotësisht: amoraliteti është sëmundje e pashërueshme e majtizmit shqiptar.

Modeli Ballkanik i Rusisë



Prof. Dr.sci. Islam LAUKA, diplomat

Antimodeli Malazez

Tre muajt e fundit të vitit 2015, duket se po kthejnë përmbys tre shekuj histori në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Malit të Zi. Nga “Kopshti rus i Ardiatikut”, për Moskën e sotme zyrtare, Republika e Malit të Zi është kthyer në një “çiban”.

Në deklaratat e shpeshta të zëdhënëses së Ministrisë së Punëvë të Jashtme (MPJ) të Rusisë, M. Zaharova, të Sekretarit të Shtypit të Presidencës, D.Peskov, si dhe në komentet, gjithashtu të shpeshta, të Departamentit të Informacionit dhe Shtypit pranë Dikasterit të Jashtëm të Federatës Ruse, udhëheqja e Malit të Zi dhe personalisht Kryeministri, Millo Gjukanoviç, akuzohen për prirje diktatoriale, për “injorim të mendimit të një pjese të konsiderueshme të shoqërisë malazeze”, dhe për “përdorim tej normave të lejuara të forcës kundër protestuesve paqësorë”.

Këto akuza kanë të bëjnë, kryesisht, me protestat e organizuara, muajt e fundit, nga opozita malazeze. Millo Gjukanoviç e akuzoi publikisht Moskën se ajo ishte në anën e protestuesve, gjë që Kremlini zyrtar e hodhi poshtë.

Por zemërimi i Zeusit polar do të shpërthente mbi Republikën e vogël në breg të Adriatikut më 2 dhjetor 2015, ditën e marrjes nga Podgorica të ftesës për anëtarësim në NATO. Nga Presidenca ruse erdhi kërcënimi se ky hap “nuk mund të mos çojë në veprime reaguese”. Ndërsa vlerësimi paraprak i Ministrisë së Jashtme të Rusisë ishte që “ky hap mbart në vetvete ngarkesë konfrontuese” dhe se do të jetë me pasoja negative për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Malit të Zi. Ndërkaq, Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federates për Mbrojtje e Siguri, V. Ozjerov, kërcënoi se do tu jepet fund projekteve ushtarake që Rusia realizon me Malin e Zi.

Sugjerimi i Moskës zyrtare, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është që kjo çështje të zgjidhet me referendum. Këtë ide theksoi zëdhënësja e shtypit të MPJ të Rusisë, M. Zaharova, me 16 dhjetor 2016. Pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, Moska iu referohet “vullnetit të popullit”, “të drejtës demokratike për referendum”, vlerave historike, kulturore dhe sakrale që territore, të cilat u përkasin shteteve të njohura ndërkombëtarisht kanë për shtetet amë. Ky qëndrim ndryshopn krejtësisht nga ai i mëparshmi, kur Kremlini u referohej parimeve të paprekshmërisë së kufinjve, mosndërhyrjes në punët e brendshme të fqinjëve, etj.

Tek ftesa për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Rusia gjeti një casus belli, sepse, me sa duket, zemërimi i saj kishte kohë që po grumbullohej, në varësi të intensifikimit të qelbëzimit të “çibanit” malazez. Sipas Drejtoreshës së Qëndrës së Studimit të Krizës Jugosllave të Institutit të Sllavistikës në Moskë, Elena Guskova, Podgorica ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Kosovës, iu bashkua sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, forcoi sanksionet kundër Krimesë dhe Sevastopolit, mbështeti opozitën siriane kundër Asadit dhe nuk votoi në OKB rezolutën e paraqitur nga Rusia për luftën kundër glorifikimit të nazizmit. Pakënaqësia e Guskovës me Malin e Zi shkon edhe më larg, në vitin 2006, kur, sipas saj, populli serb u nda më dysh, në serb dhe malazez. Po të shtojmë këtu edhe dështimin e saj personal me leksionet kundër NATO-s, sa në Podgoricë, në Nikshiq e Tivar, kuptohet që pezmi i saj i kalon kufijtë e normales.

Në këtë kontekst, Mali i Zi, përbën jo modelin por antimodelin e marrëdhënieve të një vendi Ballkanit në raport me Rusinë.

Image result for islam lauka

“Kanceri kosovar”, Shqipëria dhe Bullgaria

Por ka edhe më keq se antimodeli malazez. Për Moskën, Kosova është më shumë se “çiban”, ajo është kancer që po shtrin metastazat e saj në Europë dhe në botë. Kundër “metastazave kosovare” Kremlini është angazhuar totalisht, që nga Presidenti Putin, Ministri Lavrov, etj, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit (KS), në OSBE, në Këshillin e Europës, në takimet dy e shumëpalëshe. Në të gjitha raportimet periodike mbi Kosovën, të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në KS, Ambasadori rus, Vitali Çurkin, flet zi e më zi për shtetin më të ri të Europës. Votimi i fundit në UNESCO dëshmoi, edhe një herë, rolin aktiv, tejet aktiv dhe agresiv të Rusisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Prishtina zyrtare, jo pa bazë, e ka akuzuar Moskën se, veç aktivitetit të saj të dendur politik e diplomatik kundër Kosovës në fushën ndërkombëtare, ajo përpiqet të destabilizojë edhe situatën e brendshme në vend, sidomos nëpërmjet elementëve radikalë serbë, në veri të Mitrovicës.

Atëherë, kush është modeli që duhet ndjekur? A mos është Shqipëria? Si mund të jetë Shqipëria kur ajo është anëtare aktive e NATO-s? Si mund të jetë Shqipëria kur ajo e ka njohur Kosovën para Malit të Zi? Para tij iu është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe ka mbështetur opozitën kundër Asadit. Jo vetëm kaq, ajo ka mbështetur vetëm projektet energjitike perëndimore, por asnjëherë ato ruse. Shqipëria, sipas Moskës, është antimodel, para Malit të Zi.

Po Bullgaria? Pas refuzimit të saj, vitin e kaluar, për ndërtimin e gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut”, edhe ajo është kthyer në “pllahoj parenj” (djalë i keq). Aq më tepër që, ashtu si Shqipëria, edhe Bullgaria është anëtare aktive e NATO-s.

Në kërkim të modelit ballkanik

A mos duhet kërkuar modeli ballkanik i marrëdhënieve të mira me Rusinë tek shtetet që nuk iu janë bashkuar sanksioneve kundër Moskës dhe nuk janë anëtare të NATO-s, si Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia?

Sipas Kremlinit, Sarajeva muslimane nuk bën, ajo është hapur pro-perëndimore.

Po Maqedonia? Gruevski, për Moskën, është “haroshij parenj” (djalë i mirë), por me luhatjet e tij nuk jep siguri për marrëdhënie të qëndrueshme. Për më tepër që, në tetor 2015, Shkupi zyrtar drejtoi gishtin edhe nga Rusia, si një ndër organizatorët e protestave të pranverës së kaluar në Maqedoni.

Atëherë, modeli i marrëdhënieve të mira me Rusinë, duhet të jetë Serbia, “mikja e saj tradicionale”. Por bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Institutit të Sllavistikës, Petër Iskenderov, ka një mendim tjetër. Sipas tij, Beogradi, shpesh ndjek formulën dinake të uljes në dy karrige, duke u përpjekur “të manovrojë në ujrat e turbullta të euro-integrimit” dhe, njëkohësisht, të përfitimit nga marrëdhëniet e mira me Moskën. Serbia vërtet nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, vazhdon Iskenderov, por qeveria e Vuçiçit refuzon të subvencionojë ata prodhues që janë të gatshëm të eksportojnë në Rusi. Studiues të tjerë të Institutit të Sllavistikës argumentojnë se Beogradi po zhvillon bisedime sekrete me Ëashingtonin, me qëllim që një ditë, edhe Serbia të anëtarësohet në NATO.

Modeli ballkanik rus

Atëherë cili është modeli ballkanik i Kremlinit për marrëdhëniet me Rusinë? Këtë na e sqaron “ekspertja” e çështjeve ballkanike, Elena Guskova, bashkëpunëtore e institutit të lartëpërmendur. Në një shkrim të sajin, të para pak ditëve, ajo thekson se Rusia gjithmonë i ka mbrojtur bullgarët, maqedonët, serbët në Serbi, në Mal të Zi dhe Bosnje. Më tej, Guskova shtron pyetjet: kush e don ende sinqerisht Rusinë? Kush i drejtohet asaj për ndihmë? Kush iu kundërvihet aktivisht tendencave rusofobe të BE-së, NATO-s dhe SHBA-s? Dhe po vetë përgjigjet: “Të gjitha kriteret e mikut të devotshëm, të partnerit të vendosur dhe të rusofilit të sinqertë në Ballkan sot i plotëson vetëm Republika e vogël Serbe ne Bosnje-Hercegovinë, me gjithë se ajo gjendet në kushte shumë më të vështira se vendet e tjera, si Mali i Zi, Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia”.

Më poshtë, ajo liston edhe kriteret që Republika Serbe e Bosnjes i ka plotësuar për t’u konsideruar nga Moska si model ballkanik në raportet me Rusinë. Së pari, Banja Lluka bëri gjithçka që Bosnje-Hercegovina të mos iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Së dyti, ajo bëri gjithçka që Sarajeva mos ta njohë pavarësinë e Kosovës. Së treti, Republika Serbe ua ka prishur të gjitha planet atyre që donin ta shihnin Bosnje-Hercegovinën të centralizuar dhe të integruar në BE dhe në NATO. Së katërti, Presidenti i kësaj republike, Millorad Dodik, është për zhvillim të gjithanshëm të marrëdhënieve me Rusinë. Ai këmbëngul që të vijnë investitorë rusë, të hapen banka ruse, madje edhe një konsullatë ruse në Banja Llukë (Republika Serbe e Bosnjes ka një përfaqësi të vetën në Moskë – I.L). Së fundi, Dodik kërkon që Rusia mos të largohet nga Ballkani, në mënyrë që ajo “t’i mbrojë serbët në çështjen e tyre të drejtë”.

Se si e kupton Dodik çështjen serbe, këtë e ka treguar me rastin e zhvillimit të referendumit në Krime dhe aneksimin e kësaj të fundit nga Rusia, në mars të vitit të kaluar. Ai ka qenë ndër të parët që atë referendum e ka quajtur legal dhe që mund të jetë një precedent i vlefshëm për republikën e tij.

Ashtu siç i sugjeron Malit të Zi M. Zaharova (referendum për anëtarësim në NATO), edhe Elena Guskova i sugjeron Presidentit Dodik që ai të organizojë një referendum për çështjen e pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjes.

Nga sa u trajtua më lart, mund të nxirren disa përfundime:

Së pari, lojës së Moskës me “standartet e dyfishta” perëndimore, me ndarjen, sipas saj, nga Perëndimi në “djem të mirë”, ata që u shkojnë pas perëndimorëve dhe “djem të këqinj”, ata që i kundërshtojnë perëndimorët, në “tanët” dhe “të huajt”, ku të parët janë gjithmonë të mirë dhe mbështeten nga Perëndimi dhe të dytët, gjithmonë të këqinj dhe, për pasojë, luftohen nga Perëndimi, duket se i ka dalë boja. Sepse ajo që dikur pretendonte mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare, të parimësisë dhe moralit politik, është zhtytur vetë në lojën e “standarteve të dyfishta”, shkeljes me të dyja këmbët të ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjes me çdo kusht e mjet të interesave të veta egoiste. Dodik, që i shkon pas Rusisë dhe e lavdëron Putinin si udhëheqës i shquar global, është i mirë, ndërsa Gjukanoviçi, që e kundërshton atë, është i keq. Republika Serbe e Bosnjes është model i marrëdhënieve me Rusinë, kurse Mali i Zi, është “çiban” në këto marrëdhënie.

Së dyti, instrumentalizimi i “precedentit Kosovë” dhe heqja e paraleleve midis rastit të saj dhe Krimesë, nga ana e Moskës, janë kthyer në një burim kërcënimi për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit, në hapësirën ish-sovjetike dhe më gjerë. Para, por sidomos, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, Presidenti rus, V. Putin, më se një here, pati shtruar pyetjen: Nëse Kosovës i lejohet, përse e njëjta gjë të mos u lejohet edhe të tjerëve, për shembull Abhazisë dhe Osetisë së Jugut? Dhe po atë vit, nëpërmjet agresionit ushtarak në Gjeorgji, Putini fabrikoi vetë një precedent, natyrisht, në interes të shtetit rus, duke ua “dhuruar” Abhazisë dhe Osetisë së Jugut atë që, sipas tij, iu dha Kosovës nga Perëndimi. Shtatë vjet më vonë, në mars 2014, nëpërmjet një referendumi, ku votuesit “shprehën vullnetin e tyre të lirë”, në prani të bajonetave dhe tankeve ruse, Putini “legalizoi” aneksimin e Krimesë nga Rusia. Instrumentalizimi prej tij i “precedentit Kosovë”, ka të ngjarë, që të zëvendësohet me instrumentalizimin nga të tjerët të precedentit të Krimesë. Presidenti Dodik, tashmë, e ka bërë këtë gjë.

 Tani për tani, ai flet për referendumin si rrugë për pavarësimin e Republikës Serbe të Bosnjes. Po çfarë garancie ka që nesër të mos e shtrojë pyetjen në një rrafsh tjetër: nëse Krimesë i lejohet të bashkohet me Rusinë, përse të mos lejohet bashkimi i Banja Llukës me Beogradin (Republika Serbe e Bosnjes me Republikën e Serbisë)?

Në të njëjtën llogjikë mund të pyesin edhe shqiptarët: nëse Krimesë i lejohet bashkimi me Rusinë, përse të mos i lejohet Kosovës bashkimi me Shqipërinë? Dhe më tej, përse të mos i lejohet Moldavisë bashkimi me Rumaninë? Më tej akoma, përse të mos i lejohet Kaliningradit, vendlindjes së filozofit të madh, Immanuel Kant (Kënnigsberg), bashkimi me Gjermaninë? Apo Karelias, bashkimi me Finlandën? Apo ndonjë pjese të Lindjes së Largët Ruse me Kinën? E kështu, nisur nga konsiderata historike, kulturore, sakrale, apo të “vullnetit të popullit”, mund të vazhdohet për çështje të tjera të hapura, pa fund, në Europë, Azi dhe kudo në botë.

Problemin e bumerangut që u kthehet perëndimorëve, të cilin Putini e ka përmendur në rastin e Kosovës, mbase është mire, që edhe ai vetë ta ketë parasysh, në rastin e Krimesë.

Së fundi, pavarësisht zhvillimeve dramatike në rajonet e tjera të botës, si në Siri, Ballkani vazhdon të mbetet një “punë e papërfunduar”, dhe si i tillë, një arenë përplasjesh midis BE-së, NATO-s, dhe SHBA-s nga njëra anë dhe Rusisë, nga ana tjetër. Dobësimi i vëmendjes perëndimore ndaj Ballkanit, aq më keq, tolerimi i krizave, qoftë edhe latente, krijojnë terren të favorshëm për depërtimin e Moskës dhe forcimin e ndikimit të saj, ekonomik, ushtarak dhe kulturor në këtë rajon. E rikthyer në skenën ndërkombëtare, tashmë, si fuqi e madhe, ajo operon me mendësitë e sferave të ndikimit, të zonave amortizuese dhe të lojës me shumën zero.

Përvoja, jo shumë e largët, ka dëshmuar se forcimi i pranisë ruse në Ballkan, si rregull, çon në ringjalljen dhe konsolidimin e nacionalizmit ekstrem sllav, dhe, si reagim ndaj tij, edhe të nacionalizmave të tjerë ekstremë.

Dinamizimi i proçeseve integruese euroatlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor; njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe liberalizimi, pa vonesë, i vizave për shtetasit kosovarë; funksionalizimi i shtetit të Bosnje-Hercegovinës, duke zgjeruar e forcuar kompetencat federale, mbi bazën e ndryshimeve kushtetuese; përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore që lidhen me rajonin tonë, të miratuara në Berlin dhe Vjenë; ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim, sa më shpejt të jetë e mundur, e projektit energjitik TAP, janë disa nga masat e domosdoshme që mendohet se mund të parandalojnë shtimin e ndikimit rus në Ballkan, si dhe pasojën e pashmangshme të tij, ringjalljen dhe riaktivizimin e nacionalizmit ekstrem.


Image result for islam lauka

Kush është Prof. Dr.sci. Islam LAUKA ?

Islam Lauka ka lindur më 18.06.1954 në Bytyç, Tropojë. Eshtë diplomat i njohur karriere, studiues dhe autor i disa veprave shkencore.


Në vitin 1976, ka përfunduar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Në vitin 1982, përfundoi kursin e lartë të filozofisë, ndërsa në vitin 1986, atë të diplomacisë.

Në vitin 1994, mbrotji doktoraturën në politologji, në Akademinë Diplomatike të Moskës, në Rusi.


Pas disa viteve punë 1976-1981, si mësimdhënës, në Lekbibaj dhe Bytyç, të rrethit të Tropojës, si dhe drejtues i Komitetit të Rinisë në po këtë rreth (1982-1985), në shtator të vitit 1985, transferohet në Tiranë, në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fillim, si i atashuar, referent, shef sektori, ndërsa në vitin 1991, emërohet sekretar i parë dhe, më vonë, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Shqipërisë në Moskë. Pas kthimit në atdhe, në vitin 1996, jep dorëheqjen nga Ministria e Jashtme dhe deri në vitin 2005 merret me aktivitet privat . Në vitin 2005, rikthehet në MPJ, duke kryer detyra të rëndësishme si, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë Rajonale, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Drejtor i Bordit të Institutit të Diasporës. Në vitin 2009, emërohet Ambasador i Shqipërisë në Kosovë . Në periudhën shtator 2013 - mars 2014 ka kryer detyrën e Dekanit të Trupit Diplomatik, të akredituar në Prishtinë. Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador, në mars 2014, transferohet në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, ku qëndroi deri në mars 2015. Aktualisht, është ligjërues në “UBT” dhe Kolegjin “Fama”, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombtare. Nga viti 2003, është Presidenti i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano – Britanike dhe nga viti 2005 Drejtori Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, kryesisht, për çështjen e Kosovës, në shtypin vendor dhe atë të huaj.


Vepra kryesore e tij është “Kosova, rast universal apo sui generis” e botuar në vitin 2007, në disa gjuhë të huaja. Në këtë libër, Lauka polemizon, kryesisht , me autorë rusë, rreth “precedentit” të Kosovës, duke i hedhur poshtë pretendimet e tyre për analogji të rastit të Kosovës me “konfliktet e ngrira” në hapsirën e ish Bashkimit Sovjetik dhe duke argumentuar shkencërisht që Kosova është një rast i veçante, i cili kërkon zgjidhje të veçantë dhe se nuk ka alternativë tjetër, veç pavarësimit të saj.

Libra të tjerë :
“Evoluconi i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale (1994)

“Shkëputja e Kosovës nga Rusia” (2007)

“Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” (2011)

Bashkëautor i librave:

“Shqipëria në arkivat ruse” (2006)

“ Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare, 1878-2012”(2012)

Botues:

“Toni Bler për shqiptarët " (Ramiz Lushaj, 2001)

“Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike” (Haxhi Bajraktari,2009)

“Medlin Ollbrajt- misionarja e Kosovës (Fatbardha Lauka, 2011)

Kush janë të parët në Ballkan – shqiptarët apo serbët?

Kush janë të parët në Ballkan –  shqiptarët apo serbët? Ja pergjigja që shokon serbët!
Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan.
Madje kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.
Në librin e historisë për klasën e VI-të shkruan: Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.
Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.
“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.rs, e cila edhe vet e ka vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përsëri i shtrembëruar.
Në këtë libër, në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhurpranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.
Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht. “Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë.
Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic.
Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”.
“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.
“Kur këta njerëz marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të vërtetë kanë ndryshuar.
Kush janë të parët në Ballkan –  shqiptarët apo serbët? Ja pergjigja që shokon serbët!
Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.
Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysëm të vërtetën. “T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe nga këtu rrjedh emërtimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët” shkruan kjo e perditshme.
Nebojša Jovanović
Nebojša Jovanović (Loznica, 1963)

http://www.laguna.rs/a679_autor_nebojsa_jovanovic_laguna.html

“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer media serbe.

http://www.b92.net/info/vesti/pregled_stampe.php?yyyy=2005&mm=05&dd=22&nav_id=168959




KO JE PRVI DOŠAO NA BALKAN - SRBI ILI ALBANCI? Evo odgovora koji će vas šokirati!




Ovo piše u udžbeniku za istoriju: "Stare Slovene su na Balkanskom poluostrvu dočekali Iliri, koji su se kasnile rasčlanili na nekoliko plemena od kojih je jedno u 20. veku od strane naroda iz zapadne Evrope nazvano - Albanci"


Foto-ilustracija: Wikipedia/Ras67







Poslednjih nekoliko godina u žiži javnosti se nalazi udžbenik za istoriju za šesti razred osnovne škole, autora Radeta Mihaljčića, u kojem piše da su Albanci starosedeoci Balkanskog poluostrva i da su na njega došli znatno ranije od Slovena.


Da bude jasnije, ovde je reč o Ilirima, plemenima različitog stepena civilizacije koja su naseljavala prostor zapadnog Balkana, od kojih su kasnije nastali Albanci, koji su tako nazvani od među narodima i državama zapadne Evrope.
U knjizi, u lekciji “Južni Sloveni i starosedeoci” između ostalog piše:
“Međutim, starosedeoci koji su živeli zajedno i čija su naselja grupisana u veće skupine nisu slovenizirani. Običaje, jezik i druga narodna obeležja sačuvali su Albanci. Deo doseljenih Slovena primio je jezik i običaje Albanaca i stopio se s njima.”
Urednik za istoriju Zavoda za udžbenike Nebojša Jovanović ovako objašnjava dilemu kojom se bavimo.
Sloveni u Evropi u 7. i 8. veku Foto: Wikipedia/Spiridon Ion Cepleanu
Sloveni u Evropi u 7. i 8. veku Foto: Wikipedia/Spiridon Ion Cepleanu
– U javnosti se sve češće govori, u pozitivnom ili negativnom značenju, o pojmu revizije istorije. Jedni se plaše i osuđuju bilo koji pokušaj revizije, dok drugi uviđaju neophodnost da se o nekim stvarima konačno otvorenije, tačnije i poštenije progovori. Treći uskaču s namerom da zloupotrebe situaciju i da “celu istoriju okrenu naglavačke” – kaže za Telegraf.rs Jovanović, osvrćući se na udžbeničku istoriju, a ne na naučnu na koju postoje pokušaji udara raznim pseudoistorijama i tezama da su Srbi “najstariji narod”, da su maltene Adam i Eva bili Srbi i govorili srpski, te da su od srpskog naroda i srpskog jezika nastali svi ostali narodi i jezici koji danas postoje,  i dodaje:
– Mi smo narod koji se hvali svojom slavnom istorijom i o tome se čuju otvorene i vrlo žučne rasprave na ulici, u kafani, na okupljanjima i svetkovinama. Ali na njima skoro da jedino ćute istoričari, jer njih niko ništa ne pita i njihove knjige niko ne čita. Mnogo puta sam bio svedok takvih situacija i mnogo puta sam shvatio da je osnovna i jedina literatura najglasnijih “tumača istorije” nekadašnji udžbenik za nastavni predmet iz koga su sami imali ocenu – dva -kaže Jovanović, pa nastavlja:
– Kad takvi ljudi pogledaju udžbenik svog deteta, oni zaista “steknu utisak da su neke lekcijepromenjene”. Međutim, takav utisak steknu i oni koji su imali peticu iz istorije. Neke lekcije zaista jesu promenjene. Recimo, danas u udžbenicima za istoriju piše mnogo detaljnije o Prvom svetskom ratu nego ranije, kad je ceo Prvi svetski rat bio opisan samo u jednoj lekciji.
Rade Mihaljčić, autor udžbenika istorija za šesti razred Foto: Wikipedia/D.jecmenica
Rade Mihaljčić, autor udžbenika istorija za šesti razred Foto: Wikipedia/D.jecmenica
S druge strane, o Drugom svetskom ratu je pisano u minimum deset lekcija. Tako je na bilo i u drugim poljima javne delatnosti, u umetnostima, naročito u filmskoj. Nedavno je jedan mladi istoričar doktorirao upravo na toj temi i dokazao da je u periodu od 1945. do 1991. godine snimljeno ukupno 684 “partizanska filma”, dok je o Prvom svetskom ratu samo jedan – “Marš na Drinu” i to 1964. Ipak, ljudi su gledali te filmove i mislili da sve što je prikazano u njima, da se “doslovce” tako i odigralo u stvarnom životu.
No, da se vratimo mi na Albance. Srbi su, kada su došli na Balkansko poluostrvo, zatekli Ilire. To pleme se nešto kasnije razdvojilo, napravilo se nekoliko plemena, i jedno od njih je narod zapadne Evrope nazvao Albancima. Ime su stekli u 20. veku, iako oni sami sebe nazivaju Šćiperima (odakle je i potekao naziv kod Srba – Šiptari).
Treba napomenuti da se Albanci dugo u istoriji (za razliku od ostalih Ilira koji su imali svoje države, vlada, čak i kraljeve – kraljica Teuta, s prestonicom u Risnu itd.), nisu nisu predstavljali državotvoran narod, i u tom su se pogledu emancipovali tek u 20. veku.
Foto: zavod.co.rs
Foto: zavod.co.rs
NOVI UDŽBENIK JE U ŠTAMPI
Kako bi ljudima što jasnija bila istorija, Zavod za udžbenike i Ministarstvo prosvete je donelo odluku da se unesu neke izmene u udžbenik.
– Na osnovu zvaničnog dopisa Ministarstva prosvete, nauke i tehnološkog razvoja od 7.8.2014. godine, rešenjem broj 650-02-65/3/2014-06, Zavodu za udžbenike je dostavljeno stručno mišljenje Zavoda za unapređenje obrazovanja i vaspitanja koje se odnosi na udžbenik Istorija za šesti razred osnovne škole, autora prof. dr Rada Mihaljčića. U skladu sa navedenim mišljenjem, izdavač i autor su usvojili primedbe i u “novom izdanju ovog udžbenika, koji poseduje mnoge kvalitete, preformulisali naziv Makedonski Sloveni (str. 47 i 53) i Makedonska država (str. 48) i relativizovali tvrdnju o Albancima kao starosedeocima Balkanskog poluostrva (str. 42) – istakao je Nebojša Jovanović.
Na kraju, možemo doći do samo jednog zaključka. Pisanje istorije trebalo bi prepustitiISTORIČARIMA. Mi smo tu da je učimo i volimo. Treba je znati i čitati ispravno, a ne onako kako mi želimo, jer niko ne bi dozvolio da deca u Srbiji uče neku “iskrivljenu” istoriju, koja poništava sve ono što smo, kako drugi kažu, mi učinili ranije. Zapamtite, jedna zapisana reč može se protumačiti na hiljadu načina. Bitna je suština.
Inače, prof. dr Rade Mihaljčić je na početku svoje karijere drugo radio u osnovnoj školi, a kao autor udžbenika, danas rado ističe svoje veliko iskustvo iz neposrednog rada sa učenicima. Danas radi kao redovni profesor sa studentima Filozofskog fakluteta BU i Filozofskog fakulteta u Banjaluci. Važi za jednog od najboljih autora udžbenika za period Srednjeg veka, ne samo u Srbiji već i u Republici Srpskoj i Crnoj Gori, a dobio je i najveća priznanja koja se mogu dodeliti jednom istoričaru.
(M. Bojić)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...