Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/28

Ibrahim Daut HOXHA SI I PËRDHUNONIN, VRISNIN DHE MASAKRONIN GRATË FALANGAT GREKE


Ibrahim Daut Hoxha
Të majmur, të armatosur gjer në dhëmbë dhe të ndërsyer nga sundimtarë të tërëfuqishëm shtetesh e qarqesh grabitqare evropiane –së pari ruse- të bekuar nga gjakpirës me veshje patriarku, me kryqin në ballë e në duar zjarr e hekur, të 700.000 ushtarët e mbretërive Ballkanike, bashkarisht iu vërsulën Shqipërisë: më 9 tetor 1912 egërsirat malazeze e pas 9 ditësh hiénat megaliideiste athino-fanarite dhe kuçedrat naçertaniste sllavojugore. Njësitë ushtarake mësyese shoqëroheshin nga 10-ra e 10-ra grupe paraushtarakësh, të përbëra prej gjithfarë gjakataro-kusarësh nga më të llahtarshmit. Meqë ushtria osmane u ndodh  në çmobilizim e sipër, viset shqiptare u gjëndën të mbrojtura vetëm nga «Batë Ordù», «Vardar Ordù», «Jànja Kollordù» «Iskàdra Kollordù», të komanduara përkatësisht nga: gjenerali kosovar Ali-Riza Pashai, gjenerali turk, Zeki Pashai, nga gjenerali shqiptar çam Esad Pasha Janina dhe nga i lavdishmi gjeneral shqiptaro-turk, Hasan-Riza Pashai. Përkrah këtyre 4 njësive ushtarake arritën të renditeshin ngutësisht jo më shumë se 10.000 luftëtarë vetëdashës shqiptarë të jashtë shërbimit të detyruar ushtarak, shumica ende të pa armatosur. Të mësyrë nga njësi disa herë më të shumta, njësitë mbrojtëse osmane dhe vetëdashësit në fjalë, pas një qëndrese nga më vetëmohueset, u shtrënguan të tërhiqeshin përditë më në brendësi të tokës shqiptare; mësyesit e dehur nga “fitorja” e pameritueshme, krahinat e shtëna në dorë i përzhisnin si me llavë vullkanike, kurse ata dhe ato që kapnin, i grinin me plumba, sëpata e thika; dëfrimet më të kënaqshme për ta ishin çnderimi i përdhunshëm, thelëzimi me kama e sëpata si dhe shikanetë(raprezalje) më të turpshme dhe më të fëlliqura ndaj femrave shqiptare të besimit islam. Meqë gjëmat e tyre në tërësi s’arrin koha të tregohen në muaj e vite të tërë dimri, unë hop këtu e hop atje do të mundohem të përmend vetëm mynxyrat më të llahtarshme. Pasi shfrenin dufin e tyre shtazarak faqe lukunisë përdhunuese, këtyre të mjerave u hidhnin në tumane nga një mac, i varnin kokëtatëpjetë nëpër trarët e ndërtesave apo ndër degë pemësh dhe i rrihnin me shkopinj të prerë posaçërisht me kunja. Me ta godisnin sa trupin e viktimës aq edhe macin; ky, i egërsuar tejskajshmërisht nga dhimbja, tërbohej dhe çante me thonj kofshët dhe barkun e të mjerës; ndërsa viktima ulërinte nga dhimbjet e llahtarshme, përdhunuesit e bishëruar gajaseshin dhe të shfytyruar shanin fenë islame, pejgamberin Muhammet (a. s.), kombin dhe flamurin shqiptar me fjalë nga më të ndyrat. Kjo kuçedri vazhdonte sa e mjera viktimë s’jepte më shenjë jete. Plakat –sidomos ato më të moshuarat- bëheshin preja e tyre më e kapshme, sepse, si të pa fuqishme që ishin, nuk shpejtonin dot me kohë për t’u mërguar nga vendbanimet e tyre e kështu kapeshin më shpesh prej tyre. Madje këto bëheshin edhe  viktimat ndaj të cilave  ata me «inàt kaùri» -siç thuhet- përdornin mjetet më dhimbjeshkaktuese dhe mënyrat më të lemeritshme. Ende me dhimbje therëse përmenden nga nipërit dhe stërnipërit e tyre pësimet e plot plakave, ndër to  Merjo(Mejreme) Hoxha(Smaìli) në fshatin Jànjar; kur kjo po bënte përpëlitjet e fundit, hienat greke i vunë zjarrin shtëpisë e kështu të mjerën plakë e poqën së gjalli. Si kësaj ia bënë edhe Rakibé Hasanit në fshatin Ninat, ku dogjën edhe shtëpinë e Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiut tok me bibliotekën e tij atje. Në fshatin Markat, pas çnderimit –ishte përbindshmëria e parë për secilën viktimë- bënë së fundi thela – thela me kamë e hanxhar plakën në myk, Zihùre Canen. Po kështu ia bënë edhe Haxhê Shemes në fshatin Vërvë.  Në Konispol përdorën mjete edhe më të llahtarshme dhe mënyra më të përçùdshme. Burrat e kapur i zhvishnin lakuriq, i varnin në degët e një peme të madhe në tregun e qytetit dhe i rrihnin për vdekje e para tyre shpinin gratë e kapura; me shkopinj majëmprehur u shponin organet mashkullore dhe duke u zgërdhirë e gajasur, detyronin me kërcënime dhe goditje femrat që t’i shikonin; paturpësisht u hidhnin rromuze nga më të turpshmet. Të pakënaqur me  shtazërinë e tyre, për to përgatitën vdekjen më të llahtarshme: shkuarjen e tyre së gjalli në hell. Po, desh Zoti që hellet të zbuloheshin disa orë para përdorimit. Kjo falë ndërhyrjes së Kajzerit gjerman, të cilit iu bë ngutësisht e ditur nga tre konispolitë, kur ndodhej në Korfuz. Ai kërcënoi mbretin e Greqisë dhe kështu konispolitet shpëtuan nga përbindshmëria  e megaliideistëve. Mbyllja e femrave të besimit islam nëpër burgje e shtëpitë e tyre për shumë ditë pa ngrënë e pa pirë, ishte një tjetër mynxyrë që shkaktonte vdekje të lemeritshme për to. Përmenden ende nëpër gojëdhënat emrat e plot prej atyre të ngratave që hoqën të zitë e ullirit dhe vdiqën aq mizorisht; ndër to edhe halla ime në fshatin Dhrohomî, 14-vjeçarja Shemshiê mulla Qamil Bejdeshati, fqinjet e afërta me të, Sheko mulla Sali Hasani e Léko(Taléko)Màni; kjo tok me katër vajzat dhe me të shoqin. Vdekje të tilla pati në çdo venbanim, fshat e qytet të Çamërisë; në Filat, Hajrié Póni tok me fëmijën ende në bark të saj, Beko e Haso Arapi, Hanko, Qazo e Shéko Hajredini(Çafài), Zeko(Zeqirjê) Tirana etj. Në  Konispol gjënden ende anëve të qytetit disa varreza femrash që vdiqën asisoj. Vdekje të tilla pati edhe në Lùrë, Margëllëç, Pargë, Prévez e Janinë. Shkurt, gjëmat, kujet, zia, vajet vazhduan të nxirosnin e helmonin tërë krahinat ku thundra megaliideiste dhe ajo naçertaniste arriti të shkelte. Urrejtja shtazarake kryqtare e tyre nuk njihte skaj.
Për mynxyrosësit megaliideistë e naçertanistë të viteve të Luftës Ballkanike e të Luftës I Botërore si edhe të viteve ndërmjet këtyre dy luftrave, Mit’hat Frashëri shkruan: «Ata që gjer atëherë vetëm përmendja e emrit “shqiptar” i bënte të dridheshin, tani, ky fitim i pa nder i tërbonte, i bënte ta shihnin veten e tyre zot mbi tokën shqiptare dhe i nxiste të bënin më të zezat e barbarizmave». ASDRENI (Aleksandër Drenova) i ndëshkon me këta vargje të endur prej tij: «Dhelpra-greku, po na gjuan,/ mos na lerë vend për varr,/ na shkel vatrën, na merr gruan,/ na hyn brenda si kusar…/ Këtij qeni me tërbim…/ bini trima pa pushim!». Jan Vruhua i fshikullon me këto fjalë: «Athina ka dërguar njerëz të hurit e të litarit…Me veprimet përpirëse e sjelljet e shëmtuara provojnë se armiqësia greko-shqiptare kurrën e kurrës do të mos pushojë aty e gjersa të shuhet njëra palë prej nesh…..». Mynxyra të tilla prej egërsirash –siç do të shihet- do të vazhdonin pa ndërprerje edhe në të ardhmen. Të xhindosur nga dërrmimi që ushtria cube greke po pësonte nga goditjet e rrufeshme të ushtrisë osmane qemaliste në Anadollin Perëndimor, pushtetarë grekë po ziheshin me teshat e tyre dhe po hanin veten. Për të shfryrë dufin prej të marri, në dimrin e viteve 1921-1922, iu vërsulën popullatës së pambrojtur islamike brenda shtetit të tyre, sidomos në Çamërì e Janinë. Nën emrin «Sinomosîa» (Komploti) – të shpikur qëllimisht të gënjeshtërt- ushtarakë të të gjitha armëve dhe shërbimeve, nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Halévrës e të gjeneral Baìrës, përkatësisht kryesundimtar dhe komandant divizioni në guvernatoriatin e Janinës si dhe të këshilltarëve të vet, dhespotëve të Janinës dhe të Paramithisë, u vërsulën tërbimthi nëpër viset shqiptare nën zgjedhën greke. Duke shpërthyer bishërisht portat dhe dyert e ndërtesave ushtarë, horofillakë e politofillakë dyndeshin brenda tyre, turreshin drejtpërdrejt tek karsellat e nuseve dhe fusnin në teshat e pajës fletushkat e shkarravitura në zyrat asfaliane. Kontrollorët që vërtiteshin si kali në lëmë nëpër të ndarat e rihapnin karsellën dhe «gjénin» fletushkën ku thuhej se shteti shqiptar e ai turk paskëshin dërguar aq e kaq pushkë, fishekë e bomba për armatimin e kryengritësve të besëlidhur kundër pushtetit helenik. Tok me meshkujt, me goditje grushtash, shkelmash, qytash e tytash pushkësh, nga ndërtesat nxirreshin edhe femrat. Ndërsa ndaj meshkujve përdoreshin ndëshkime të aty për aty vendosura, si t’ju tekej; për femrat ndëshkimi ishte i paracaktuar, ai më argëtuesi për xhelatët: hedhja e maceve në tumane, varja kokëposhtë dhe goditjet me shkop të maceve dhe të viktimës. Vazhdimin e përfundimin i kësaj lloj kafshërie -meqë e kam treguar- s’po e përmend, pasi tanimë ai dihet. Ndër emrat e femrave më të njohura që e pësuan, përmenden edhe ajdonàtaset(paramithìaset): Hanëme Adem Bàko, Xhevrié Muhedini, Zekié Bako etj. Minìnaset: Hajrié Kàçi, Zùbo(Zubidé) Bràho etj.
Duke dënuar kanibalitë greke kundër çamërve, Justin Godardi në veprën e vet «L’Albanie» (Paris, 1922), shkruan edhe: «Greqia në Çamëri po përpiqet me të gjitha mjetet dhe mënyrat që të shuajë pikërisht karakterin shqiptar».
Me të vënë thundrën e vet në viset jugore shqiptare: Çamërí, Mollosí e krahinat, përtej gramozite, sundimtarët grekë filluan zhdukjen në masë të shqiptarëve e shqiptareve të besimit islam. Gjithnjë dinakërisht vetëpërgatitën shtigje të paudhta dredharake për të zbatuar synimet e tyre gjakësore. Një prapësi të tillë e përdorën edhe me rastin e luftës së bashkëpërgatitur, të së quajturës: «Lufta Italo-Greke» apo më drejt: «Lufta Greko-Italiane» e viteve 1940-1941. Kur sundimtarinë e tyre pushtetarët neofashistë grekë e kishin përgatitur plotësisht «për luftë» (Jan G. Sharra, «I Istoria tis periohjis Igumenicas 1500-1950», Athinë, 1985, fq. 605) e pasi prej njësiteve ushtarake zbuluese -që shpesh e më shpesh dyndnin fshehtazi thellë e më thellë brenda kufirit shtetëror shqiptar (Jan G. Sharra, pjesëmarrës në ato njësite)- mësuan se njësitë ushtarake italiane ishin ku e ku më të pakta se ato greke gati për kundërmësymje, befasisht   njësitë e rëndësishme ushtarake i tërhoqën nga viset shqiptare; nga Çamëria i zmbrapsën vetëm një ditë para shpërthimit të luftës; aty-këtu nëpër të -në kurrize kodrinore e malore lanë ndonjë dhjetshe ushtarësh si dhe roje kufiruajtëse. Kur afroheshin njësitë ushtarake italiane, «mbrojtësit», shkrehnin që nga larg ndonjë a dy krëhëre fishekësh mitralozi të lehtë dhe avullonin nga sytë, këmbët.  Kështu «tërheqja strategjike» e kryegjaksorit, kryeurdhëruesit të ushtrisë hienase greke,  Aleksandër Papagósit, vazhdoi deri atje ku s’kishte më vendbanime shqiptarësh muslimanë; pra, u përmbush përcaktimi dhelparak-kanibalesk grek që fuqitë e armatosura e pushtetushtruesit grekë ta shndërronin Çamërinë në shesh lufte dhe të shfarosnin çamërit e besimit islam. Sapo një skuadron kalorie italiane hyri në Paramithí, u mësy rreptësisht nga njësitë ushtarake greke; skuadroni ia dha vrapit mbrapsht, nga atje kishte shkuar. Katilët me veshje ushtarake greke, gjoja se po kërkonin «armiqtë», çanin e shpërthenin rrufullisht porta e dyer të ndërtesave dhe dyndeshin nëpër të ndarat; rrëmbenin çdo send të çmuar që u zinte syri apo që e gjenin nëpër sepetet; femrave u shkulnin kafshërisht nga qafa gjerdanët prej një apo disa 5-lirshe ari, nga gishtat unazat dhe vathët prej floriri tok me pjesën e llapës së veshit; kush u pëlqente –kryesisht vajzat dhe nuset- i përdhunonin shtazërisht. Në dokumentet e kohës përmenden një për një me emër të mjerat, sidomos ato të familjeve më me peshë. Brenda fare pak ditëve ushtria greke rivërshoi në tërë vendet e Çamërisë nga ishte «tërhequr strategjikisht»; vrau, preu, burgosi këdo deshi dhe grabiti gjithçka mundi; në tërë vendin u rivendos pushteti robërues grek, i cili filloi bishërisht interrnimin e tërë meshkujve; sapo meshkujt i mbyllën nëpër çarqet e shfarosjes masive, iu vërsulën femrave: «Me shkak gjoja të hetimeve apo të paraqitjes për çështje vetjake, pushtetarët thërrisnin në zyrat e tyre zonja bukuroshe dhe i përdhunonin…Përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër ishin të shumta. Dalja e detyrueshme me dhunë e grave myslimane ishte e madhe…për inat kundërfetàr…Këto të këqia bëheshin me symbyllësinë (lejimin) dhe bekimin e shtetit….Qeveria nuk deshi të lëshonte urdhëra përkatëse për të penguar disa repartee ushtarake, disa pushtetarë publikë dhe disa keqbërës që kryenin vrasje, dhunime, plaçkitje e veprime të shëmtuara në dëm të popullsisë jo luftarake të pambrojtur çamoshqiptare, që përbëhej nga pleq, gra e fëmijë të pafajshëm».(Jan G. Sharra, «I Istoria tis Periohjìs Igumenicas 1500-1950», v. e përmendur, fq. 618, 628, 629, 631, 632). Madje edhe në fillim të prillit 1941, kur ushtria greke po hiqte shpirt nën goditjet e rrufeshme të njësive ushtarake gjermano-bullgare të komanduara nga feldmareshali Sigmund List, jorgj Vasillakua, zv. prefekt e drejtor i asfalisë greke në Çamërinë e Mesme dhe Veriore –përgjegjësi kryesor i çdo të këqie të deriatëhershmne- urdhëroi grumbullimin dhe shfarosjen e krejt femrave dhe fëmijëve të besimit islam të mbetur ende gjallë.
Edhe pse kjo gjëmë –falë rrethanave- s’u përjetua, shtegu u la hapur me marrëveshjen gjermano-greke të 9 prillit 1941; kjo, nga mundësit e nënshkruar prej gjeneralit gjerman, Ditrih, nga të mundurit prej gjeneralit grek, Deden. Me këtë marrëveshje Çamëria lihej sërisht nën zgjedhën e shtetit grek dhe të  organizmave e sundimtarëve të deriatëhershëm. Koha u zvarrit me vrasje të tek-tukshme e të aty-këtushme, deri në mesditën e 27 qershorit 1944, kur –thuhet në «La Question de la Chamouria», fq. 143, 144- Çamërisë iu vësul divizioni X EDHES-sit EOAS-sit «jeniqìsfaì» (i therjes së përgjithshme); në Paramithi vërshoi regjimenti XVI i tij, i komanduar nga majori çantallì, Vasil Kamàra. Sulmi i beftë, i ngjashëm me atë të turmave të hiénave, çorroditi dhe tmerroi qytetarë; këta s’dinin ku të fshihnin kokën, sepse kushdo që kapej, therej a grihej me plumba. Me sharje si: «palo shqilà tùrkos» (qen i keq turk)  etj. futeshin egërsisht nëpër shtëpitë dhe grabisnin gjithçka me vlerë, sidomos ato prej ari. Nënat, për të shpëtuar fëmijët nga thika, binin mbi ta. Po xhelatët u ngulnin kamat në kurriz dhe bashkë me to çanin edhe fëmijën poshtë tyre. Ndër të shumtat përmendet edhe Bedrie Behluli; ndërsa dy të bijat e saj i shnderuan dhe i mbërthyen së gjalli në mur me vellóna. (Gozhdë të gjata trarësh). Me të bijën e mulla Çenit (Husejnit), u argëtuan derisa ajo shoi me britma e kuje. Nurié Mulazimit -të shoqes së myftiut, Hasan Abdullah Seitit- dhe Fetié Saliut, me darë gozhdësh u shkulën dhëmbët e shumtë prej ari. Nuriesë   me thika i prenë edhe 5 nga gishtërinjtë dhe i grabitën unazat e florinjta, të zbukuruara me gurë xhevahiri; dhe, kur këto, të njomura prej rrëkeve të gjakut po ulërinin të lebetitura nga dhimbjet, EOEA-sitë gajaseshin përvjellësisht. Disa  gra i njomnin me vajguri dhe u vinin flakën; ato që nuk shkrumoheshin, po mbeteshin ende gjallë me shpirt ndër dhëmbë, i mbyllnin në të ndarat e ndërtesës deri sa zinin krimba dhe vdisnin; njëra prej tyre ishte edhe Sanié Bollati. Pasi kryen shtazërinë e sapotreguar,  Nurié Mulazimit dhe së bijës 12-13 vjeçare, Fatime Hasan Abdullah Seitit, në krye të shkallëve të shtëpisë u prenë kryet me thikë, sikur të ishin berra e jo njerëz. Hazizije Ahmetin dhe të shoqen e kunatit të saj i çanë me sëpatë si kërcunj druri. Për të shpëtuar të bijën, Shuquranen nga çnderimi, e ëma, Fatime Prronjua u dha bishave tërë florinjtë para dhe bizhuteri që kishte si edhe disa 10-tra mijë para letër. Po, si vunë këto në dorë, hienat greke e zbatuan që e zbatuan shtazërinë e tyre. Gjulo Muslinë, nusen e Ibrahim Bollatit dhe motrën e Muhamet Bakos i përdorën si tabelë qitjeje me pistoletë. Duke u tallur «pa të shohim kush qëllon më mirë», i bënë shoshë me plumba naganti. Bidê Nuh Hasim Dinos I çane barkun dhe i qitën fëmijën për ta pare –sipas bastit- në ishte femër a mashkull. Rreth 40 femra të fshehura në një guvë poshtë kalasë i përdhunuan nga disa herë secilën. Plot vajza i çnderonin përdhunisht në sy të prindërve të tyre. Shumë të reja, për të mos rënë në duar të xhelatëve, jetës së vet rinore i dhanë fund me hedhje nga lartësi vdekjeprurëse: dritare të katit të 3-të, minare xhamish, mure a buza të larta, madje edhe puse të thellë e ujëshumë etj. Niko Zhangua, ngjarjepërshkrues prej Popóve –fshat sipër Shkallës së Paramithisë- për sa ndodhi, në librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945» (Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945), Athinë, 1985, ndër të tjera shkruan: «Barbarizëm në Paramithì…. historia fsheh fytyrën e vet nga turpi».
Cilindoqë mundi t’i shpëtonte valës së parë shfarorëse –po që ditët e pastajme e kapën vendfshehjeve të andej-këtejshme- e ndrynë nëpër ndërtesa të ndrysheme të shndërruara në burgje: godina ushtarake, shkolla, shtëpi banimi etj. Një prej tyre, ku mbyllën plot gra e vajza, ishte dhe shkolla «Vullgàri»; pasi ato përdhunoheshin nga disa bisha greke, thereshin me mundime të tejskajshme a griheshin me plumba revolveri. Fatimé Jahja Zejnelin e përdhunuan masivisht; nga dëmtimi e më tepër nga turpi e hidhërimi ajo i dha fund jetës.  Kushurira ime, Salihà Mìlja(Qamili), e mbyllur në një godinë ushtarake, më ka treguar: «Zervìstët u vërsulën mbi vàshazt, nuset e gratë e rȃ si cjéptë në dhî. Brritmat e ture ishin aq të llahtarshme, sa më thêrin akoma veshët. Më fluturoi mëndja aq, sa harrova edhe timbîr sa një lis, Hakinë 25-vjeçar që ma therën si dash përpara sîve të mî nonjë sahat më përpara; i shtipën edhe kriet me një shkëmb. Si bënë ç’deshën me të mjerat, shumë nga ato i therën e pastaj na futën ne plakave që të nxjerrjëm kufomat dhe të lȃjëm gjakun në dushemê; dikue shkuar me mënde se do vinej nonjë komisjon nga Shqipëria, lìenj pëllëmët në gjak e damkosinj mùrin». Në librin «Aktes agresifs du gouvernement monarcho-fascistes grec contre l’Albanie», Tiranë, 1947, kreu XIV, fq. 64, 65, thuhet: «Gratë e mbyllura në shtëpi të Sali Hafuzit edhe pse të uritura dhe të  cfilitura, përdhunoheshin e rriheshin nga oficerët zervistë…»; në vijim përtmend emrat e disave që rrjedhimisht atje edhe vdiqën. Jan Zhangua, shkruan: «Erë kundërmonjëse në shtëpinë e Sali Hafuzit, ku mbaheshin mbyllur gra e fëmijë… Pamje rrënqethëse e grave myslimane që I tërhiqnin zvarrë e I përdhunonin gjysëm të vdekura». Jan G. Sharra shën edhe: «Urrejtja dhe àhet shpërthyen me egërsi të pa parë mbi gratë, fëmijët e pleqtë dhe të pafajshmit e tjerë…».
Meqë mynxyrat e ndodhura në Paramithì janë pa fund e pa anë, po mjaftohem me kaq, për t’iu lënë pak vend mynxyrave të ngjashme që ndodhën në vendbanime të tjera të Çamërisë. Në fshatin e madh, Karbunȃr u derdh regjimenti X i divizionit X, i komanduar nga majori çantalli, Stefanìdhi. Kush s’arriti të mërgohej me kohë, u ther dhe u flak nëpër hendeqe; ndër ta edhe 41 gra, disa tok me bijt e bijat e tyre; përmenden ende emrat e Hatixhe Bushit dhe të 7 fëmijëve të saj, të të tria vajzave të Muharrem Agushit, ai i nuses së Hodo Piros, i Ajshê Agushit,  i Merjemésë, e ëma e  Mehmet Qemalit dhe të tri bijave të tij; të shoqes –shtatzënë- i çanë barkun së gjalli dhe i qitën fëmijën për të vërtetuar bastin: e kishte mashkull a femër. Një grua prej Kajcani dhe vocërraken e saj e kapën duke ikur në fshatin fqinjë, Grikë; e ndanë me sëpatë në 4-pjesë; vocërrakja, duke mos kuptuar ç’kishte pësuar e ëma, u gjet e vdekur duke thithur njërin prej gjinjve të saj. Në qytetin Margëllëç hienat e po atij regjimenti therën plakën e mbajtur (ulóke) nga përdhesi, Qamilê Abazi dhe një 106-vjeçare që s’kishte se si të iknin para vërshimit të bishave zerviste. Egërsirat e regjimentit 40 të divizionit X, të komanduar nga majori çantalli, Agora, më 28.7.1944 në kalanë e qytet-skelës Pargë, grinë me plumba 47 shqiptarë e shqiptare të besimit islam. Të tmerruar nga shtrëngata zerviste, pargaritët e pargaritet vraponin andej-këndej për t’u strehuar diku; kur s’gjenin, vetipeshin tek oficerët anglezë. Këta –dëshmon Niko Zhangua- ua dorëzonin zervistëve, të cilët i vrisnin «në masë» në prani të tyre. Në fshatin Skorpjonë egërsirat zerviste përdhunuan dhe pastaj thelëzuan femrat e familjes së Sako Banushit, të kapura në ikje e sipër.
Jan G. Sharra në fq. 670 të «I Istoria tis Periohjìs Igumenìcas 1500-1950» (v. e p.), shkruan edhe: «Kush donte të mbetej gjallë…duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë e pasurinë dhe të merrte rrugën  e mërgimtarit». Dhe, duke sjellë ndër mend ç’kishte parë prej fshatit të vet sipër udhëkalimit, në fq. 665 dëshmon: «Pamja (Tabloja) që paraqitnin ishte rrënqethëse dhe e vajtueshme…Mijëra vetë: burra, gra, fëmijë, pleq e plaka në një vargan kilometrash të gjatë të ngjashëm me një gjarpër vigan në lëvizje e turkoevgjitësh (arixhinjsh) në dukje, me dhimbjen dhe keqardhjen në fytyrat e tyre, të ngarkuar me çka kishin mundur të merrnin me vete, ecnin nëpër udhën që konjukturat e mbrapshta me veprime të paramenduara u krijuan kaq pësime çnjerëzore dhe të ashpra.».
E ka fjalën për çamërit në jug të rrjedhës së lumit Kalamà, nga për të dalë në pjesën veriore të Çamërisë, duhej doemos të kalonin vetëm nëpër urën e atij lumi; njësiti ushtarak gjermano-nazistësh dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë vëzhgonin rreptësisht «me sytë katër» secilin kalimtar. Minê Hasani prej Grikëhóri -njëra prej asaj mizërie kalimtaresh e kalimtarësh, që prej kushedi se ku në njërën dorë mbante vocërraken e vet dhe në tjetrën një bohçà me sendet më të vyera që kishte patur- duke vrapuar me shpirt ndër dhëmbë nëpër breshëritë prej plumbi të pushkëve e mitralozëve të zervistëve që i ndiqnin këmba-këmbës, për t’u lehtësuar disi e të shpejtonte edhe më, e humbi aq, sa në vend që të flakte bohçanë, në lumë hodhi vocërraken që sakaq e përpiu rryma.
Mbasi zervistët zhdukën krejt shqiptarët myslimanë në jug të rrjedhës së Kalamait, më 22-23.09.1944, regjimenti XVI i tyre kaloi në veri të tij. Me thikat dhe plumbat e tyre së pari grinë tërë ata që s’arritën të vetëmërgoheshin prej fshatit Spàtar. «Ata që kapnin nëpër fshatra –thekson Niko Zhangua- u hiqnin kryet me thikë; nuk përjashtonin as fëmijët, gratë e të sëmurët». Si kudo gjetkë egërsirat e «Tàğma ton turkofàğon» (batalioni i turkngrënësve) nën thirrjen «Simera pende lefta ehji sfera!» (Sot plumbi (vetëm) pesë qindarka kushton), u hiqnin kryet meshkujve; kurse femrat –përfshi edhe plakat- i përdhunonin sa e si ua kishte ënda e sëfundi i thelëzonin si mos më keq; 50 e ca vjeçares, Pashê Çulànit, pas përdhunimit i shkulën dhëmbët prej floriri, me lloj-lloj rromuzesh e zvarritën një copë herë dhe së fundi e vranë me musibét të patreguar. Tërë femrat e familjes shumëvetshe të Sako Balos prej Skorpjone e ndalur në Spatar «sa për të marrë frymë», pas përdhunimit kafshërisht, u çanë gjinjtë me thika dhe së fundi i vranë përbindshmërisht. Në shtëpinë e Damin Muhametit çnderuan, rrahën për vdekje dhe therën 5 gra tok me tri vocërraket e tyre. Hane Isufin dhe fqinjën e vet, Feridê Dhërmicën, 70-vjeçaren Kije Nùrçen, të bijën e Haxhi Çulanit, Ajshê, Hava e Nazo Arapin i çderuan shumë herë, ua bënë trupin tërë plagë dhe u prenë kryet si berrit. Ndër të 70 të thelëzuarit në lagjen «Breg» të atij fshati, shumica ishin gra e fëmijë.(Fletorja «Bashkimi», Tiranë, dt. 4 e 18.03.1972, fq. 2).
Me të shuar gjithëkënd që gjeti në Spatar, «Tağma ton turkofàğon»vërshoi drejt Filatit; shpërtheu si vrungullímë në pasditën e 23 shtatorit 1944. Gjëma dhe hataja ishin të ngjashme me ato në Paramithi, Pargë e kudo gjetkë. Niko Zhangua, duke dënuar gjakësitë dhe fëlliqësitë e atij batalioni atje, shkruan: «Njerëz të egër e barbarë që kërkonin lira e plaçkë, hynin si zotër nëpër shtëpitë, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kë të donin». Emrat e disa prej viktimave mbahen ende mend: Qamilê Hallunin, pasi e përdhunuan grekçe disa prej tyre, e zhveshën lakuriq, e rrahën sa trupin ia bënë tërë plagë; këto iu veshën me krimba dhe brenda 3-4 ditëve ajo shoi me lemeri; e zvarritën për këmbësh dhe e flakën në përrua. (Fletorja «Bashkimi», Tiranë, dt. 11.3.1947, fq. 1, 2). Të njëjtën gjëmë pësuan edhe plot femra të tjera, njëra nga të cilat ishte edhe e shoqja e Sherif Sulejmanit.(«Bashkimi», dt. 4.3.1947).
U tha se ata e ato që mundën t’i shpëtonin thikës dhe plumbit të valës së parë goditëse «jeniqísfaí», i kyçën nëpër burgje, kryesisht në shtëpitë madhështore të Sali Hafuzit. Nga të rreth 500 vetët e mbyllur atje, shumica dërrmuese ishin femra. Gjatë 6 muajsh dergjjeje në kushtet më mjerane, nga mungesa e çdo lloj shërbimi shëndetësor, nga flliqësia, morrat, ndëshkimet trupore, sëmundet dhe uria vdiqën më se një e treta e tyre, kryesisht të moshuarat. Ndërkaq, gjatë tërë atyre muajve vazhdimisht kur me lajka e kur me kërcënime, u thoshin: «Në doni të shpëtoni, ndërroni fenë; në qafë ku kishit florinjtë, varni kriqin, betohuni në kishë dhe martohuni me ne!».Legjendaret çame, vendosmërisht, pa pikë frike, përgjigjeshin njëzëri: «Nuk e ndërrojmë fenë e nderuar muslimane me një copë hekur, edhe sikur mishtë me gërshërë të na prisni!». Kjo përgjigje burrërore i tërbonte panterat kryqtare greke, andaj dhe shkopinjtë s’ua ndanin prej kurrizi, të shoqëruar këta me sharjet më të ndyra të llojit të posaçëm grek ndaj fesë islame, profetit Muhammed, kombit dhe flamurit shqiptar. Kur për shkak të trysnisë botërore s’kishim më mundësi t’i mbanin të mbyllura në xhehnemin e grek, rreth 250 gra e fëmijë i nisën në këmbë nëpër udhën: Paramithî-Minínë-Filat-kufۡí; mbi 20 prej tyre i mbytën në rrjedhën e furishme të lumit Kalamà; ndër to edhe të shoqen plakë të Ahmet Maliq Jahos. Plot të moshuara vdiqën udhës. Nuk ishin të pakta femrat që të krishterët shqiptarë –shumë më të ndyrë edhe se vet grekërit- i përdhunuan masivisht; ndër to edhe Gjulo Brahimin. Shoqëruesi anglez gjatë një nate tejet të errët e me shi e breshër të dëndur i la në fshatin Kóskë, disa km. larg kufirit. Duke mos ditur se nga të shkonin, të mjerat u rrasën në trungjet e rrepeve deri në mëngjes, kur mbi 25 gra –kryesisht të moshura- kishin ngrirë përjetësisht, ndër to edhe 7-vjeçarja Hafizê, e bija e vogël e myftiut Hasan Abdullah Seit Mulazimit, e vetmja e mbetur gjallë deri atëherë nga ajo familje. Të njëjtat mynxyra iu bënë edhe të burgosurave në Filat. Prej atij qyteti e deri në kufirin shtetëror «çnderuan tërë vajzat e nuset që u pëlqenin».(«Bashkimi», dt. 28.2 dhe 4.3.1947, fq. 1,2). Ndër të përdhunuarat përmenden edhe Hafizê Murat Çafai nga Dolani, Ildize Hamiti nga Filati dhe Mazê Saliu etj. («Bashkimi», dt. 14.3.1947, fq. 1).
Një valë tjetër goditëse prej egërsirash kryqtare athino-fanarite në Filat dhe udhës Filat-Kufi shpërtheu më 13.3.1945; gjatë saj panterat greke shkyen gjithkënd që mundën, shumica femra. Lidhur me sa u tha, Niko Zhangua, në librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945», shkruan edhe: «…duhet të shohim fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që bëmë…». Ndërsa unë e shoh plotësisht të arsyeshme të theksoj fjalët me mend dhe me vend të shënuara prej atdhetarit të mirënjohur shqiptar nga fshati Malëshovë e Zagorisë, Jan Vrùhua: «armiqësia greko-shqiptare kurrën e kurrës do të mos pushojë aty e gjersa të shuhet njëra palë prej nesh…..». Dhe kjo vetëm e vetëm për shkak të qarqeve kryqtare a-f. përherë në mësymje të shfrenuar ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë së tërë. Tërë mynxyrat që ato qarqe gjakësore e të paùdhta –për jo pak prej tyre jam vet dëshmitar- i kam përshkruar me hollësi e vërtetësi të patjetërsueshme, sidomos në veprat e mia: «Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922», «Viset Kombëtare Shqiptarer në Shtetin Grek», «Daut Hoxha» dhe «Enciklopedi Jugshqiptare» I dhe II. Madje edhe në dhjetra e dhjetra emisione radiofonike dhe televizive, pothuaj gjysmën e të cilave kam mundur ta ruaj nëpër DVD, si dëshmi historike për brezat e ardhshëm.  «O breza pasardhësish! Mos harroni dhe mos falni pa ndëshkimin përkatës mynxyrat që pararendësit tuaj vuajtën fare-fare padrejtësisht duke mbrojtur vatrat dhe trojet e veta nga egërsirat mësyese kryqtare me pamje njeriu!».
Fajin e pakurrfarëdyshimtë për mynxyrat dhe gjëmat e gjithfarshme që nxinë jetën e çamërve në vatrat dhe trojet e tyre amtare mijëravjeçare e bënë  politikanët fuqiplotë evropianë më 1913 e 1923; ata nuk e përfillën –madje  përçmuan- luftën titanike dhe përpjekjet legjendare 100-vjeçare të tyre kundër vërshimeve kuçedrake greke të shpeshpërsëritura. Edhe ditët në vijim janë politikanët fuqiplotë të po atyre shteteve, që, pa kurrfarë përgjegjësie njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare nuk duan t’i thërresin mendjes për të ndrequr mëkatet e politikanëve të tërëfuqishëm pararendës të tyre, edhe pse zotni Toni Blêr –kur qe kryeministër- e përmendi: «Jemi këtu për ndreqjen e padrejtësive që shqiptarëve u janë bërë në të kaluarën». E them me bindje dhe e theksoj këmbëngultazi se faji i politikanëve të tërëfuqishëm evropianë pararendës u takon edhe atyre të sotmëve, po aq sa edhe pararendësve të tyre. Ndryshe nuk do të pranonin në gjirin e vet BE-ist (??!!!) pushtetarët e shtetit grek, të cilët ndjekin ende pikë për pikë politikën vrasëse dhe shqipmbytëse të të parëve të vet. Qoftë edhe sa për sy e faqe ndaj botës, të paktën e të paktave do të kishin patur guximin të kërkonin ndjesë për kanibalizmat ndaj çamërve dhe nuk do të kishin paturpësinë që në truallin shqiptar mollosiàn të mbanin ende ngritur truporen e Napoleon Zervës, përbindshit që përpiu shqiptarët e krahinave jugore shqiptare: Çamërìnë e Mollosìnë. Ky Dahàq i viteve tona, me faqenxirësinë e mostrave si veten, më 1950, prej Parizi –ku i paùdhi ishte duke i marrë shpirtin e tij të katil- botërisht shpalli: «….detyrën që m’u besua për pastrimin e Epirit nga myslimanët e Çamërisë, e përmbusha». Çiltazi dëshmon se kanibalizmat e tij në atë vend shqiptar, i bëri me porosi të krerëve kryqtarë të Athinës. Prandaj sundimtarët e sotmë s’ka se si të mohojnë a mënjanojnë gjakësorët pararendës e rrjedhimisht e vetë veten e tyre.
«O bashkëkombës të mi e breza pasardhës! Mos harroni dhe mos falni pa ndëshkimin e duhur mynxyrat që bashkatdhetarët tanë të lavdishëm  vuajtën duke mbrojtur me vetëmohim vatrat dhe trojet e veta nga egërsirat hiéno-rriqebulliàne kryqtare greke e sllavo-jugore me veshje njeriu!».

Blerina GOCE : DITARI I HAJREDIN CAKRANIT: SI U ORGANIZUA KRYENGRITJA E TOSKËRISË


Blerina Goce
Blerina Goce
Sikurse janë prezantuar deri tani, dëshmitë që sjellin letërkëmbimi e kujtimet e Hajredin Cakranit janë tepër interesante dhe me vlerë për historinë shqiptare. Të prezantuara për të parën herë e të ilustruara me foto, që po ashtu vijnë për herë të parë, këto kujtime vijnë për lexuesin të mundësuara nga nipi i firmëtarit të pavarësisë Hajredin Cakranit, Kujtim Cakrani me ndihmën edhe të historianit Kastriot Bimo. Pas prezantimit të një pjese të kujtimeve të vëllezërve Cakrani, që lidhet me luftën e përpjekjet e tyre për gjuhë e atdhe, ne po vijojmë paraqitjen me të tjera kujtime që paraqesin momente të tjera të rëndësishme e hedhin dritë në pjesë të veçanta të historisë sonë, pesha e të cilave duket edhe më e madhe në këtë 100-vjetor të Pavarësisë.
Në këtë pjesë të takimeve flitet për takimin në Stamboll të Bektash Cakranit, Dervish Himës, Mihal Gramenos me Nexhip Dragën e Hasan Prishtinën për fillimin e kryengritjes në Toskëri. Në këto shënime flitet edhe për kryengritjen e zhvilluar në Cakran nga Baki Gjirokastra, Namik Delvina, Idriz Guri, etj., sipas orientimeve të Ismail Qemalit, apo mbështetjen pa rezerva të kandidaturës së I.Qemalit për deputet. Flitet aty edhe për takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin në gusht 1912 në shtëpinë e tyre, ku dhe bujtin atë natë…
Çetat në luftë. Kryengritja e Toskërisë të fillojë. Lufta në pazarin e Cakranit.
Si ç’kishën qënë në Drashovicë çetat ku ishën mbledhur afro trimijë shpyrt e pasi kishën bërë gati kartën Stambollit i kishën dhënë dhe nga një të tillë më konsullat të Nemses Italisë e te rustë ishën këthyher drejt e në Cakran me Imer Aganë (Radhima), me Alem Aganë nga Tragjasi, Brahim Effendinë (Abdullahu), Sadik Effendinë e Duros (Shaska), Zaçe Xhelo Smokthinën e plot të tjerë, të gjithë lebër e vlonjatë, që kishën bërë atje kartën e tërë kazaja kish qënë, pasi kishën ngrënë bukë, po preheshin se më t’nesërmen do vinin në Berat për të mbledhur popullin e kazasë e të bënin një tjatër kartë si të Drashovicës me kërkesa si të Gegërisë. Çetat që poqa unë të Namik Beut (Delvina) e të tjerë, ishën jashtë hanit e u thanë se po vinte dhe panë të parë tushtërinë dhe u hapën nëpër përrenj e hendeqe të zinin pozicione. Ushtërija erdh’ udhës për në pazar të Cakranit dhe kërkoi t’i rrethojë, ata që ishën në han, po kur i ertdhën plumbat si breshër sa këputeshin e binin degët e ullivet, ku ata kishën zënë pozicione, ata u prenë. Vetë unë me gjithë njerëz mbajta anën e sipërme të përroit, nga munt të vinte ndihma ushtërisë, nga Berati që ish dhe xhepaneja më e madhe e kazasë. Kohë s’kish. Dërgova njerinë t’i fliste tim nipi, djalit të simë motre Faslli Beut (Patosi) të vijë në ndihmë me njerëzit e tij. Njerëzve të mijve ç’tu thosha, që po lëftojmë po ushtërinë që jemi.?! I mblodha dhe u’a thash troç që punën t’onë po e merrte lumi, se nuk ësht’ dëgjuar të dërgohet ushtërija me shqipëtarë, të vijë e të vrasë po shqiptarët. Këtë po e bën Smail Haki Libohova, me njëqint a dyqint gegë, që i heq për hunde. Kush e sheh me vend të iki, mirë, po jo sonte, po nesër në të gëdhirë. Si të urdhërosh zotrotë Bej- më thanë. Të tërë ishën njerëz të besës dhe kur lëfton, s’ka njëzet mëndje, o lëfton e s’e lëshon istikamë, o iknë e mirr arratinë. Kur krisi pushka ne ndënjëm në pritë, po s’mund të hapnim batarè se mos vrasëm njerëzit t’onë, po mua s’më mbante vëndi e s’i lija dot njerëzit. Një tufë nga ushtërija u zgjat për në krah të sipërm avash për të rrethuar krahun e çetës së Namik beut (Selimit), a të tjerëve poshtë, kur j’a dërguam plumbat njëherësh, ata se prinë gjithë atë tym e pluhur e që u shkoq gjysm ‘e ullirit. Ata u hoqnë prapa dhe mejtuan se kushedi sa çeta ishëm për këtë punë, po ne këtë donim. Lufta zgjati dhe ne e grimë vendin nga mund të rrethonin tim vëlla dhe çetat që e mbronin atë, po më pas, pamë që aty tek vendi ku ishin shtrirë, kishën lënë dhe nja dy feste nga që se prisnin batarenë. Pa pritur pushoi batareja dhe si do që s’më mbante vendi s’mund t’i lija njerëzit, po dërgova një nga njerëzit e mi me vrap, të mirrte vesh dhe e primë me zëmër të ngrirë. Kur erdhi më tha se Ismail Hakiu kishte njëqint e ca vetë të ushtërisë së tij dibranë me mauzerrë dhe donte t’i rrethonte tim vëlla Bektashin me shokë në han, me ç’do kusht. Në han po luftonin duke qëlluar ushtërinë, po ata dolën fare përjashta nëpër hendeqe e kishën sulmuar ushtërinë ku s’e priste. Kishën dërguar çetat njerëz për të kërkuar ndihmë në Buzmath e më ç’do vënd. Po pritnin ç’do të bënej, kur erdhi njeriu me kale, që pruri një tjatër kartë e Shuko Progonati i duall para. Ismail Hakiu (Libohova) me oficerë erdhi e u afrua, por ushtërinë e la atje tej. U takuan me tim vëlla Bektashin, me Namik Selimin e të tërë. Bimbashi kish kërkuar të fjaloseshin pa luftë dhe kish kërkuar të vinin te hani, ku ish Bektashi me njerëz. Ishin fjalosur, se nuk u lejon qeveria të bridhin maleve me armë. Duhet të luftojmë se s’na kanë dhënë të drejtat tona- ja ktheu im vëlla. Më të drejta do Bej se këto që kè.- thotë Ismail Hakiu. Duam që ç’ke me të. Po unë nuk mund t’i lejoj komitët të bëjnë ç’të duan, ndaj më duhet të lëftoj. Edhe ne jemi gati të vdesëm të lirë, se të rrojmë me ju mbi kokë, po s’e beson vështroje këtë- e treguan qylafin ku kishën shkruar: “Ja vdekje ja liri”. Më mirë të mbledhim një pleqësi nga kazaja e Berati a ti dërgojmë ato që doni qeverisë a në Stambolli, qysh të doni. Filluan kërkesat, gjuhë, shkollë, autonomi e nuk mbaronej karta, pa ikën në han t’i shkruajn Bej- më tha njeriu im. Edhe kjo më duhej, që mua të mos më mbante më vendi. Ika ngadalë se po binte nata, kur takova në udhë njërin që kish një dyqan nga pazari e më shkoqiti të tëra. Kur atë çast mbin im vëlla Sulua te udha sipër dhe tha se janë aty në han e po merren vesh. Të bukur punë- thashë më vete -kanë bërë. Po më vonë më fjalosi vetë Bektash, Ismail Haki Beu, pasi kishën bërë kartën me ato që kërkonin, e kishën dërguar në Fier me njerëzit e tij. Pastaj i kish thënë :- trimat i ke nga kazaja këtej, thuaju të marrën një valle gjirokastriçe! Si do që e pashë vrëngër u thashë për vallen dhe trimat e hodhën. Po ushtërija jote ç’di të bëj ?- j’u ktheva, tha Bektashi. Ushtarët e tij gegë, ja muar atë këngë që u kishën mësuar së prapthi e kë pa, këngën që e këndohin çetat tona e që e kish bërë me llafe e me të tëra, vetë Thanas Flloqi e që ish aty vërdallë. Po tani që u err e filloi një erë e flamosur, e ishte fare pa mënt të veja në han, vetëm të vritesha me Smail Hakinë e të tijtë. Erdha tek njerëzit që më prisnin e me që ish errur u muarëm vesh me fishkëllima e parrulla. Hë bej?- më pyetën ata. Lere mos e nga, – u thashë, se po fjalosen në han, I japën karta për këto që kërkonin Ismail Hakiut, sikur ai është kajmekami, a veziri vetë. Ata qeshën, po mua s’më ecte nata për kiamet. Pa po zuri dhe një shi, që edhe ai na duhej. Kur shohëm tek shtegu ca njerëz, që po lëviznin ngadalë. Ushtërija! – thamë ne dhe gati batarenë. Mos qëlloni – thashë, sa të afrohen dhe kur të urdhëroj unë, u muarrëm vesh?! Si të urdhërosh ti bej. Kur afrohen ishën njerëzit e çetave që po zinin vende aty vërdallë. U habinë me ne, se e quajtën ushtërinë e Ismail Hakiut. Po ju -u them, ç’patët, sikur j’a kishët shtruar muhabetit për shtat palë qejfe në han. Më fjalosën që kishën bërë me llaf me Smail Hakinë që ai do të vinte për darkë, po që është kurth, është që ç’ke me të, por u thamë dhe atyre në pazar që do ikëm për Romës se këtu do vij ushtërija. Thashë mos i besonit atij a kartave. Me njerinë e tij e çoi kartën për Fier? Po,- j’a bënë, -po unë u dij dhë të squat, -j’u thashë, -që ai a kërkuar ndihmë, se e ka parë që s’jna ha dot me luftë, s’bëhet llaf.. Pa do mirren vesh me telegrafë me të tijtë e tani s’dihet nga n’a vijnë. Pa zbardhur mirë u thashë të zinin pozicion më tej ne brinjë se këtu ishëm ne e i kontrolloj të dy krahët edhe poshtë edhe në vij ndihmë nga Berati. Erdhën dhe Faslli Beu (Patosi) me nja tridhjet vetë e u bë një gardh, që nuk bën dot hesap nga të vijnë plumbat. Prit e s’ka, prit e s’ka e në të perënduar, u duknë që përtej me bori dhe e kishën marrë përpjekur. Më vonë e muartim vesh, se kishën takuar njerëz e atë dyqanxhinë dhe kishën pyetur për komitët. Në Romës -i thanë ata me perëndi, se ashtu e dinin. Venë e vijnë në Romës e s’po i gjejnë komitët, se prisnin t’i gjejnë atje ku i lanë. Kur u dëgjua batareja e plumbat u venin si shi, ushtërija s’dinte ku të vejë. Çetat s’ja prisin batareja bataresë dhe u lëshuan përposh e doinn t’i zinin të gjallë fare. Ushtërija po prapsej me lemeri dhe vetë Smail Hakiu bën vaki, të ish i pari si duket për Fier a kush e mirr vesh. Çetat tona u nisnë për në Kras të takoheshin të tërë, kështu që unë me njerëzit, i nisa për udhë me njerinë e besuar e u thashë që do takoheshim shpejt, po në të vërtetë i lashë shëndenë ushtërisë, si ç’ma taksi Idris Agai, pa Ismail Hakinë, muarmë vesh se e nxorr në gjyq dhe donin t’a dënonin, pse i ikën komitët, po kur u tha ai, që pse s’më pyesni qysh s’na zunë të gjallë, se ishën mizëri e ndihma na erdhi më të nesërmen, kështu që bënë ç’bënë dhe e falnë. Dhe vërtet, me sa muarmë vesh u erdhi ndihma nga Vlora me njersëze me kafshë, po dhe nga Berati e rrëzik të jenë këmbyer me njerëzit e mi.
Dezertimi nga ushtria. Si i blihen 1500 pushkët mauzerrë për kryengritjen.
Ama kaq u desh e u ndez tërë Toskëria dhe çetat venin e vinin si pika shiu. Si nuk u arrit gjë me depot më pas kur erdhi në Cakran, im vëlla Bektashi, më tha t’a zgjith qesen, dhe tok vëllezërinë Sulon,Sabrinë (Cakrani) e me Thanas Flloqin, se ç’kishën marrë një kartë nga ato qindra që dërgonin e që mirrnin. Në kartë Hamza Agai (Isai), që j’a dërgon që nga vapori për Triest, i sqaron që ish takuar me Qazim Aganë (Kokoshi) e Fazil pashën (Toptanin) në vapor dhe e kishën marrë llafin e palkut, se Toskërija duhet ngritur më këmbë doemos.Të vendosen komisionet e te ujdisën lëvizjet e çetave, e çdo gjë do bërë me mend e të dëgjojnë njëri- tjatrin. Këto i dinim se ishëm vetë në zjarr, po ajo që më ngrohu ishte që shpejt do vendosëm një komision të jashtëm që do n’a lidh me Evropën. Nga njerëz që më fjalosnin kisha marrë vesh se në Berat, si më e madhja xhephane e të tërë kazasë, po mblidhin djem me sebep për t’i çuar në Mal’ të Zi, pa dihej që do i çonin në gegëri, kondra gegëvet që kishën ngritur krye. Bektashi mejtonte që djemve duhej folur që atë cast, se do i nisën për Gegëri, me dyfek janë t’u kthehen e të zaptojnë Beratin. Çetat tona dhe ne të tërë n’a kanë gati në mes të natës. -E merr vesh ç’a po thua,- i bërtita, se s’pyet fare e do marrësh njerëzit më qafë. Unë njoh me pëllëmbë gazermat e xhehpanenë e Beratit më e madhja e gjithë kazasë dhe nuk mund të bëhet me llafe kjo gjë. Duhet një plan i hollësishëm, me kë duhet folur, kë duhet të kapim për të organizuar nga brënda, kur, si, qysh, tek, çfarë, që ti i di mirë. Që këtu ku jemi, s’bëjmë dot gjë,- i thashë. I dërgova kartë Hamza Agait (Isait), dhe e porosita për nja njëmijë ë pesëqind mauzerrë në Itali, ndaj të thirra për qesen. Fërshëllita aq fort sa u tunt dhoma. Thanas Flloqi më pa i habitur, im vëlla Sulua përdrodhi buzët e Sabriu qeshi ndën muataqe. Hamza Agai do t’a mbaronjë këtë punë, po pse s’thua që do t’a futësh andej nga s’del më e t’a harrojmë fare. Sa për qesen s’ta ka mbajtur njeri për kësi punësh. Ngadalë se ti s’të lë as të flasësh T’a bisedojë një herë me zotin Bozio për tri katër ditë sosem dhe unë atje dhe e fjalos vetë.Gjithnjë j’a kam marrë si shakara këto Bektashit, po isha gabim e sidomos këtë herë. U ulëm dhe i thashë, që ti e do vaporin kastile për këtë punë, pastaj kjo ngarkesë nuk hyn në sqelë dot fare, pa le ti, i do dhe mauzerrë se s’bën. Ai tha se duhen të tillë, se fishekë të tyre mund të gjejmë, ndryshe n’a rruashin dyfeqet për bukuri. Po e di ti sa kohë duan ata të vijnë dhe po i gjetën andej e këtej nuk pret sahati më. -Na jep nonjë mëndje më të mirë, se ty të duket se këto punë i di vetëm ti. Nga këto qesëndisje s’kisha qeder fare, se këto punë para duan, të kesh dhe njohje dhe tjatra do bërë hesap, sa mund të realizonet ajo që kërkohej e më këtë rast ata dukej sikur ishën prishur nga mëntë, në këtë që duajnë të bëjnë, të paktën për së pari. Ndaj unë duhej të pranoja të mirrja pjesë, në gjërat ë bëra të t’im vëllai, e që në më të shumtën e herëvë, më shumë anonin nga përralla, po këtë herë nuk kishëm zgjidhje tjatër. Thanasi shkruante në një defter, nonjë gjë me bukë që mund të lëshonim nga goja. Ia mora kalemin dhe fillova si fillozof të mbaj fjalmin dhe në do e dëgjojnë, do e dëftente ajo që e kemi kusur kur fjalosëm për punë me axhale, i presëm llafin njëri- tjatrit, nga që i dimë të gjitha vetë. Po nuk ngjau aspak kështu. I thashë se vetëm mauzerrë mund të gjejë zoti Bozio, me që bredh dynjanë, ka njëthesar në dorë tani, të vejë në Tarabullus (Libie), aty ku ish dhe plaku e ku ushtërija osmanllije që eshtë tërhequr në panik, nga që ka ikur me tokë se italanët kanë fllotë, jo shaka po më tri katër vënde a më shumë kanë mbetur depot e pahapura rrezik fare, me xhephane e mauzerrë, domosdo të pa shkrehur ndonjëherë. Këto s’i bëjnë punë italanëve, se kanë dyfeqe të tyre, tjatër soj e me një çikë marifet i heth në dorë, mbase jo badjava, po me një çikë terëzi, depo të tëra. Vaporët e Italisë, si vënd i ri për ta, janë lëshuar andej e jo kontroll që s’ka, po bie poshtë xhephane të tëra, po deshe se harrova dhe të hollat, se ato të shkreta e ngrënë ujët përpjetë. Këndej s’i bie dot me pako si postë, po me që këtej është kallamè, mund t’i shkarkojmë në nonjë sqelë të vogël, që një të tillë e ngrëmë dhe në Seman a mund t’i zbresëm në mes të detit, me nonjë sandal, nga ato që peshkojnë e që ka plot në Vlorë, për t’i çuar pastaj, në nonjë vëntd të sigurtë. Po më dëgjonin të habitur dhe si do që ish oficer rezerve për vehte, im vëlla Bektashi, më dëgjoi të paktën një herë. S’e bëri javën e i hipi vaporit të Nemses, Lloyd-it, që ish një vapor vërtet i madh. Njerëz, të drejtën, kish plot që doin të lëftonin, po e shihnin që punët e qeverisë, që i kish marrë lumi e Tyrqia s’donte që s’dontetë lëshonte pe. Se ç’hoqmë që i prumë dyfeqet ca e ca, më tri katër udhë, s’e dëftej dot një natë shëndreu të tërë, pa po në një nga këto e përbysnë sandallin e desh u mbynë me gjithë kashunat e tyre rëndohin, po mirë që ishën afër bregut. Pa duhej të mos e mirr vesh njeri fare, se gati ish ushtërija e të ligjtë.
Koordinimi i luftës së çetave. Komisioni i Korfuzit. Ritakimi me korçarët.
Çetat e Toskërisë vazhduan të lëftojnë e u mblodhnë dhe u organizuan me të shpejtë dhe kështu, ku këtu e ku atje ato s’e lanë të qetë Tyrqinë asnjë sahat. Këtë herë u lidhnë me mëntë, se kishën Komitenë e kryengritjes në Jug me Ismail Benë, Luigj Gurakuqnë, Fazil Pashën (Toptanin), Pandeli Çalën e ndonjë tjatri që rrinin në Korfus e venin e vinin me habere e katëra që thuhej se po s’u bë kryengritja Toskërija u turpërua e të mirreshim vesh me njëri-tjatrin. Ne duhet të vemi në Tepelenë, thotë im vëlla Bektashi, se bënet kongres e do t’i dërgojmë dhe që atje kërkesa Stambollit. Po të mos j’u venë dhe Të Mëdhenjve, as që do besoja se mund të dëgjojë Stambolli me kartëra. Unë s’duhem si bisht, se ke njerëzit kështu që këtu më ke, me vëllezërinë me Sulo e Sabri gati dhe për ç’do gjë habernë me njeri e di vetë. Në Dhëmblan qënkesh bërë e madhe, se kish ardhur xhevapi nga Stambolli, për amnisti të përgjithëshme e u falnë komitët, pa dhe për shkolla në gjuhë t’onë, po nashti nuk n’a mbushën syrin këto, ësht’ si vonë. Këtë m’a tha njeriu që më pruri kartën e duhej ta pres në Vlorë tim vëlla Bektashin Pa e bërë të gjatë i hipa kalit e u sosa në Vlorë. Pa po kur vijnë komitat çeta, me Alem Aganë (Tragjasi), me Brahim Effendinë (Abdullahu), me Hamza aganë (Isai) dhe mileti që i prit si therorë, pa valë-valë ata s’mbaroinn sa u habiç vërtet. Bektash Bej edhe ne u duhemi këtyre në hise, hajde t’i hipëm kalit se një sahat ja ku është Cakrani, po ai nguli këmbë që s’vete t’a lëmë davenë në mes, pa këtu s’jemi për të ngrënë. Aq e ka shqipëtari harenë, sa u ulëm filloi muhabeti që s’janë të drejta këto, të kishëm shkruar aq e kaq kërkesa, pse na i bëjnë gjithënjë gjysmake, s’kanë faj ata. Brahim Effendi (Abdullahu) pse vihi në sëkëlldi mali ja ku është dhe dyfeqet të ngrohtë prapë në mal dhe ata s’kanë nga t’ja mbajnë. Po gjithë atë farë dynjaje që ka perandoria osmanllije, brënda me ne, një sahat në ditë harxhon, pa po s’u foli njeri në Stamboll për dita, që t’ua nxijë e kur t’a mejtojnë t’u dalë gjumi, s’kemi gjë në vijë Hamza efendi i thashë. Nuk ka mënguar edhe në Stamboll llafi ynë për Shqipëri e drejtë janë kohë të tjera. Duhet nga mëngjesi e gjer më darke, t’u vijë festja vërdallë e t’a dijnë që ky vënt’ ësht’ urë e ndezur gjithënjë, e të djek i tha Bektashi, se po t’a lëmë ç’bëjnë ata bërë qoftë, n’a mbyti i mbyturi dhe e humbmë davanë dhe kur pa nashti që ka marrë tatëpjetën Tyrqia. Dhe po e muar lumi këtë punë, si po e merr tha Brahim Effeniu (Abdullau), jo Tyrqi s’do mbetet mbi dhè, se duaj t’a shqyejn grekërit e sërbtë, që mezi po presin, po as nè s’do n’a lënë, se n’a quaj Tyrqi. Kështu që ne s’e lamë luftën me çetat, po aty më 912 u lidhnë çetat në Toskëri, ku qenë e ku s’qenë e erdhnë vardhar dhe ne i pritmë në Cakran. Ata ishin patriotë të ç’quar dhe që lëftonin për vatanë, pa bërë hesap as kokën e ishëm mbledhur me korçarë, nga Gjirokastra, me vlonjatë, Mallakastra që ishim vetë, po e po. Shpyrtin e kisha më korçarë e i poqa të tërë, me Hysni Toskën, Izet Zavalanë, Jaup Dëshnicë e me miqtë e mi, Dhamb Bimblën e Qamil Panaritnë. Të tërë ishën veshur me këmishë e të tëra rrobet të zeza, të mos duken nëpër natë, kur kapëtojnë nëpër vënde a lëftojnë. Qamil Panaritit j’u qasa dhe e zura nga krahët. Mor bir nuk munt t’a harroj, qysh ratë në pusi në Ormën çiflik e u bë hataja. Po ti qysh shpëtove mor bir, shyqyr që s’të zu plumbi a të plagosesh. Po e shikoja nëpër krahë, sikur duaj të shoh pas kaq kohe ndonjë shënjë, që i kishën lënë plumbat e Afiz Pashës. Po zot u plagosa rëndë, më tha. Unë sa se pyeç që ku. Ja këtu, dhe vuri dorën në këmishnë e zezë të hapur, në mest më kraharuar. Llafetë m’u mbaruan e si do që isha më i gjatë, u ula dhe e putha, tek ata flokëtë e rralluar një çikë, atje mbi ballë Dhe sot nukë munt t’a harroj këtë njeri, që për mua ishtë një theror të gjallë e që flit me atë që kishën bërë e me kaq trimëri e ç’duheshin llafet. Ne i mbëledhëm vërtët çetat, me nga njëqint e dyqint shpyrt e mos më, po të jesh njëzetë e të dëftosh atyre se s’vlejnë asnjë grosh, para betimit për vatanë, kjo po e ka ëmrin trimëri. Çetat i ujdisnë veprimet, se ku duaj të bënin pusi e kur duhet të prapsen e ku do vij. Tyrqia nuk kish ngè, se e kishën zënë për fyti mbretëritë ballkanike dhe vetëm kërkon nizamë se do mbrojmë vatanë tuaj-thoshën ata.
Takimi me I. Qemalin në Vlorë. Mbledhja e Qishbardhës. Do të luftojmë si në kohën e Rrapo Hekalit!…
Im vëlla Bektashi tërë kohën në Vlorë dhe me Brahim Efendinë (Abdullahu), Qazim Efendinë (Kokoshi) kishën marrë llafnë nga Ismail Beu, që të drejtat do t’i mbrojmë me se s’bën dhe tjatrin vit kryengritjen t’a bëjmë më të madhe ndaj të jemi gati. Pa hyrë mirë shkurti vjen nga Stambolli Azis Pashë Vrioni dhe në Vlorë takon Brahim Effendine Elmas Efendinë (Kanina), Xhemil Bej Vlorën e të tjerë njersëz e domosdo Bektashin, që kish mbirë në Vlorë e me porosi të Isamil Beut, (Qemali) kërkon që parësija e Vlorës, Mallakasrës e Skraparit, t’a zgjedhën përfaqësonjës të tyre në Stamboll. Si do që na dëgjonej e na shkon llafi në gjithë kazanë, duhet të mblidhnim parësinë e të bënim kuvënde, se e shumta njerëzve që s’i dinin këto punë, thoshën ty të njohëm ne Bej, të tjerë nuk njohëm. Këtej i muarmë përsipër t’i bëjmë unë me vëllezëri se im vëlla Bektashi mbeti në Vlorë. Atje ishën përplasur prapë me jeunes turcs e me të tjerë, që s’e doinn Smail Benë dhe si gjithënjë u kish thënë ,se javash po vjen vakti, që t’a paguani vrimen e miut pesëqint grosh. Pa po erdhi vet i gjashtë dhe u hapëm që nga Berati ne Patos e gjer në fushë e në Topallti nga mëngjesi e gjer më darkë. Më këtë kohë aty nga prilli Ismail Beu erdhi vetë në Vlorë, tok me Ligj Gurakuqë, dhe kërkojti të piqeshim me të, në Vlorë. Ishën të gjithë miqtë tanë vlonjatë, me Hamza Benë (Isai), më Brahim Efendinë (Abdullahu), Imer Aganë (Radhimën), Jani Mingën, Osmën Aganë (Haxhiu), e ndonjë tjatër që e kishën kërkuar Ismail Benë (Qemali), të vij. Na tha se duhej doemos të dogjonej dhe zëri ynë në Stamboll dhë të lëftojmë me çeta, sa t’a detyrojmë Stambollin, të n’a dëgjojë. Një llaf po, një llaf jo, ishte autonomi, autonomi dhe mua m’u kujtua, që këjo gjë duhej bërë që më 911. Mirë kryengritjen e çetat i kemi gati, po unë them të ndryshojnë një çikë kërkesat, se ato të parat i kemi bërë baltë -i tha Bektash Beu. Mua më digj, si gjithënjë komisioni i përjashtmë. Po s’e muar vesh të Mëdhenjtë, që ne po bënemi theror për vatanë, si zor të na ndihë njeri -i thashë. Këtë duam të vëmë në udhë -tha Ismail Beu t’a bëjmë hazër këtu brënda e t’i themi Tyrqisë se jemi ne zot. Kryengritja duhet të ndizet më tërë kazatë, që të n’a gjejë sahati më këmbë. Pastaj si për të ngarë muhabenë tha: -ju të Mallakastrës ,si e keni mëndjen, me të qeshur Ismail Beu. Bektash Beu hazër xhevap i thotë:- si gjashtëdhjet a shtatëdhjet vjet përpara, me Rrapo aganë (Hekali) e me Veis Benë (Cakrani). Të gjithë qeshnë, po ne nuk na vij. Ashtu ësht’ e di- tha plaku. Çetat filluan punë pastaj dhe pa hyrë behari, u bë një mbëledhje e madhe, që e quajt e përgjithëshme në Qishbardhë. Mbluadhmë tri a katërqint shpyrt e me parinë e Mallakastrës, e me të gjithë dhe shkuam e atje, ku kishën ardhur tërë paria e Vlorës e nga kazatë e tjera. Pasi e shkruajtëm, me Sulltan e me Vezir të math brënda e nukë lamë më, erth’ ajo mëndje që më digj gjithënjë. Ish thënë kaq here, ç’do sahat, autonomi, po kur e pashë në kartë, thashë se këjo po, e ka ëmërin punë. Ne ndaj lëftonim po dhe si do që këkronim e kërkonim të drejtat, po ama kërko më mirë, një gjë të hairit. Bektashi me dhjetë a dymbëdhjet vetë, vanë në Vlorë e si gjithënjë në telegrafhanë, t’i dërgojin kartën Stambollit. Më tjatrën anë, kryengritja vazhdonte në Mallakastër, më kaza të Korçës, më Kurvelesh dhe Stambolli s’kish nga j’a mbante. S’kish mbetur njeri pa u futur më në kryengritje, ç’kulur me Dervish Be (Hima) e me të gjithë, që e lanë Stambollë, po dhe kartërat nuk pushonin lart e poshtë dhe të gjith’ e shihnin si sahatin, që kishën pritur. Megjithë që e kishëm vënë Tyrqinë me shpatulla për muri dhe kishëm arritur të hapnim një si mbëledhje e ujdi, të mirreshin vesh këta tanët me kërkesat t’onë dhe Tyrqia më tjatrën anë, po gjithnjë më diqte halli, se mos ajo na jep më mbretëritë ballkainke atë çast, ndaj duhej të rrëfenim se ishëm të zotë, të lëftonim po dhe të bënim të gjitha pa Dovletin (Perandorinë) dhe e para të mos na marrë nëpër këmbë njeri. Ismail Beu (Qemali) me Ligj Gurakuqnë ishën nëpër mbretëri e dërgonin kartëra nga Triesti, në Vlorë e im vëlla Bekatshi më dëftoi se, thoshën që të mbani armët gati, s’a t’i fitojmë të drejtat, po të vërtetën ne s’kishëm bërë punë tjatër gjë kaq vite, veç të lëftojmë e varda kartëra, po sahati po vinte vërtët.
Mbledhja e Fierit. Përfaqësues i Toskërisë, Hasan Prishtina në bisedimet e Prishtinës.
Gegët na ndihën shumë dhe kur erth’ xhevapi se do filloj të bënëj ujdi me Stambollë e i thashë Bektashit se nashti e kemi radhën neve. Duhej të bënim një mbëledhje të madhe në Mallakastër, se një më dy e në Vlorë, ndaj mbive aty -i thashë tim vëlla Bektashit. Ai qeshi e tha;- s’ka rendesi se ku ngjet e hairit esht’ se ç’bën. E këtë s’e dijëm, rrofsh që na i the, t’a dijmë për nder të math, t’a peshojmë një herë në kandar dhe Mallakastën p’a t’a shohësh, se ti vetëm që ke marrë emërin këtej, pa andej u gatove i tëri. Qeshi pastaj dhe u dorëzua, po si do t’ua themi.- ma kthehu Si çj’a thamë para ca kohe kur do e zgjidhim të na përfaqësonj më Stamboll -ngula këmbë. S’po bëjmë nonjë hata të madhe Hajredin Bej, këjo ësht’ ajo që, ti, unë e të tërë, i detyronemi vatanit se pastaj, ai s’të ka më, në defter të të gjallëve. Në të hyrë të gushtit në Vlorë kish ardhur Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë dhe kishën kuvënduar në konak të Imer Aga Radhimës ku u tha se duhej bërë një kuvënt e të mirr pjesë gjithë kazatë që ngrinë krye. Kështu kur vamë për t’ua dhënë si mëndjë, na thanë ju rrofshi, se e kishën në mëndje dhe vetë, po që të ishën hazër të tërë, nuk ma prit mëndja.Ufjalosëm e i dërguam haber të gjithë parinë e sidomos të partë, ata të çetave, që më Skrapar, Berat e me domosdo korçarë, pa Mallakastrës, i mbëlidhnim vetë për një sahat. I dhashë një mëndje për, Cakran Bektashit po atij i‘u nrtnë nervat e më tha, se duhej në meso vëndë (qëndër), që të bënet kuvënt tamëm, e merr vesh që do mbëlidhet gjithë dynjaja apo jo. E kish drejtë ndaj nukuëe ngava më, po i’u futëm punës, me kartëra, me njerëz e me të gjitha. Aty nga mesi i gushtit e lamë më Fier për të bërë kuvëndin dhe ishëm në ethe qysh do vente, pa e dinim kush ishën korçarë, me Beranë e të tjerë, po meraknë e kishëm për parinë e Vlorës, se ishën mësuar t’i bënin kuvëndet, atje më konak të tyrej. Po erth’ të gjithë, me Hamza Benë (Isai), Qazim Aganë *Kokoshi), Brahim Effendinë (Abdullau), Elmas Effendinë (Kanina), Osmën Aganë (Haxhinë), Marko Qypnë e Spiro Koleknë e s’kishën të mbaruar. Folën të tërë, me korçarë, Pandeli Çalen e Izet Zavalanë e të kazave të tjera, im vëlla Bektashi po e po, se ty s’të lë –tha, se e di që do flaç për komisione të përjashmë. More nukë dua se ka aq kallaballëk s’a s’të bie radha të flaç e jo më të dëgjoneç. Bektashi u ngre e u fjalos për të ngrehur në ujdinë e Prishtinës punën e autonomies, që nuk n’a i dhanë dhe që t’i dëftejmë Tyrqisë, duke lëftuar se s’na mban dot me pahir. Ismail Beu (Qemali) tha se na duhet të jemi gati për ç’do gjë dhe duajm të kemi të tëra mëndjet, në ujdinë e bisedimet, se bën vaki që të hynë e t’a shrengojnë dhe të Mëdhenjtë, se këtej Mbretëritë Ballkanike, jo po bënen, po janë bërë hazër e të jemi me mëndje të mbëledhur dhe për të dalë më vete. Kaq duaj unë dhe u bëra sy e veshë për ndonjë të re. Folnë dhe u sqaruan të gjitha gjërat që pru sahati, me ujdinë që do bënin bisedime e do mirreshin vesh në Prishtinë e kishën lënë, e me të gjitha ç’do thuhej. Duhej doemos që, ç’u tha aty të vej dhe në ujdinë e Prishtinës dhë të cakëtoneshin përfaqësonjës për të vajtur atje. Ato që u fjalosnë e që u thane, dëftuan se sahati po vinte e kaq u desh, që t’a ndiz kaza e Vlorës dhe s’pushonej më:- pse të vejë ky e ai, sa që korçartë vunë buznë në gas. Po kish njëri më të saktë që duhet t’u dil mbanë këtyre punëvë, ishën të partë ata ,po zoti Pandeli (Cale) me Izet Zavalanë, kur erth’ ky sahat mdase donin t’ë flisnin, po ku të linte dava (sherr, zhurmë në këtë rast, shen. i red.) e vlonjatëve. I zgjuadh dy vetë, domosdo vlonjatë Qazim Aganë (Kokoshi) dhe Sali Effendi Hallkon. Ca e shihnë me gas e ca me inat, që s’u doll’ e tyre, kur ngehet Sali Hallkua e thotë se kohënë e ç’penzuamë e që të veç atje, do kushedi sa ditë. Të gjithë që bënë gjith’ atë dava, u ra një çere, se nukë e kishën mejtuar kaqë gjë. Kë do vëmë e kujt t’i themi tani, kështu që vetë Sali Effendiu (Hallko) e zgjidhi gjith’ atë hata,që na gjet fët e fët. U fjalos me Smail Benë dhe ky pas asaj që ngjau, tha se do të jetë perfaqësonjës i Toskërisë në bisedimet më Prishtinë me kryengritësit e Kosovës ësht’ Hasan Bej Prishtina, më patriot e njeri i math nukë bënej.
Gusht ’12. Takimi me Ismail Qemalin e Luigj Guarakuqin në Cakran. Duhet edhe mëvehtësia..
Të tërë duallmë nga ky hall e si do që ulur e bëj llafe ishëm, na duhej të preheshim. Më të kthyer, Sali Effendiu i thotë Ismail Beut Qemali) e Luigj Gurakuqit të preheshim tek nè, në Cakran. Për të shumën e miqëve tanë vlonjatë që kur, që me Klubin “Labëri’, më 908 dhe më përpara, s’ishte nonjë gjë e re të rrihin me javë në Cakran, po për Ismail Benë e zotin Luigj ishte her e parë që vijn në konak tonë, pa po dhe klubit më atë kohë j’a vumë prapë emërin. U mluadhmë nja tridhjetë shpyrt të parisë së Mallakastrës me vëllezëri Sulo e Sabri Benë me tim nip Faslli Benë, (Patosi), me Ali Aganë (Rrapo) sekretarnë e degës së klubit më Cakran, me Kamber (Belishova) e Rushit Aganë (Gorishova) e këtu në dhomën e madhe kuvënduam rehat. Pas kafeve e mbëluadhmë veten dhe Ismail Beu j’a këtheu Bektash Beut kusurë dhe i tha që këtu ësht’ vatër atdhetare jo vetëm e trimave e zuri në gojë Veis Benë (Cakrani)e Rrapo Aganë (Hekali), po dhe e dijes e zuri në gojë shkollnë e të tëra e atdhetarizma këtu ka rrënjë të thella. Qëllimi ish që të lidhenë kazatë me njëra -tjatrën e t’a sikterisëm njëherë e mirë Tyrqinë, se sahat më të hajrit, zor se vjen më. Pa e nis im vëlla Bektashi, që e uron miknë, t’i lumçin këmbët që n’a nderove që erdhe dhe je i nderur ti Bej, po jemi dhe ne në këtë udhë, tok do t’a shpëtojmë vatanë se s’bën, duke lëftuar, për t’i bërë dhë nè, njëlloj kërkesat me të Gegërisë. Pastaj e pyet dhe e ngjit atë që thamë në Fier -sikur të shihej dhe ajo puna më vehte, se për atë n’a qan syri kaqë vjet, e Ismail Beu tha se -lumi nukë këthehet dot lartë, këjo udhë do, s’do Tyrqia, atje do vejë, po ne tjatër hall na mundon. Atëherë dhe nè filluajmë t’i pyesëm. Faslli Beu i tha ,-se nder më të math nuk kam ndjerë dhe të lëftojë është puna jonë e detyrë, po si the zotrote Ismail Bej, që Mbretëritë Ballkanike do të futen në luftë e duajn t’a ç’kyejnë Tyrqinë këtu në Ballkan, që në të vërtëtë jemi nè e jo ajo, qysh i bënet, do hapëm luftë me të gjithë, se ne nuke jemi Tyrqi dhe në thëntë ajo s’e dua Ballkanë, ne na mirr lumi për së dyti a njëherë e mirë. Po Ismail Beu tha -se duhet t’i lëftojmë këdo që nget vatanë tënë, andaj duhen këto që themi e duhet që t’i dalëm Mbretërive, po dhe Evropit me luftë e më vehte dhe t’i themi se ka një vënd me ëmër Shqipëri, si gjithë të tjerët, po jo tok me të tjerë, e pastaj të maten mirë. S’mu durua dhe pasi ç’preva gëzimnë tim, që na ka urdhëruar këta njerëz të ç’quar e që na kanë bërë aq nder të math sa nukë dëftonej, thashë- se kërkesat e Gegëve po dhe tonat t’i këndojë Tyrqia më hir ose më pahir, pa e dij që atë çast im vëlla me siguri më vështon vrëngër. -Mirë që do kërkojmë autonomi a të lumtë ajo gojë mjaltë vjen sahati për më vehte, po të gjithë e dijmë që pa n’a mbështetur ndonjë nga të Mëdhenjtë (7 Fuqitë e Mëdha), të mos n’a shkojë nëpër mend, dhe që Nemsja i ka zët rustë e sërbtë, s’do mend, që e kemi krahë, po mbaj mënd si tani, që për ca krushqi e të mos e ngisin, se mos na prishej, perandorija osmanllije, gjermëntë na lanë në baltë a na groposnë fare, në atë mot, që do kishëm bërë këto që po robëtonemi sot. Ismail Beu vuri buznë në gas, e tha se Nemsja nuk është si gjermëntë e tjerë Est le meilleur ami quand aucun autre! (frengj; është miku më i mirë kur s’ka të tjerë) i’u këtheva. Ti e di -më tha, që ka sinorët (kufijtë) dhe ata haen për gjëra të mëdha dhe ne ama, nukë jemi Tyrqi, kështu që ajo është qysh e the, e s’ka nga t’ja mbajë, pa po dhe Italia j’a ka friknë, e dy në dorë, pastaj unë u regja, Hajredin Bej nëpër këto punë, ti duhet t’a diç ndaj, do Perëndija të vijë sahati, pa ne këtu në odë n’a njohën të tërë me ëmra tek Nemsja, se më të sakëtë se ajo s’ka, po dhe kontin Berchtold, ministrin e tyre të jashtmë, e kam pjekur.Pastaj e pyeti Im nip Smail Bej Klosi, Kamber Beu (Belishova) e Ali Rrapua, Hajri Kreshpa e të tjerë, pa uroi dhe Hoxhë Mustafai e tha se -udhë më të mbarë s’bënet dhe ishallah i dhëntë i Madhi ymër kësaj pune, për vatanë e s’ja prite pyetja pyetjen, pa zoti Luigj shënon nonjë llaf, si do i habitur një çikë, më defter dhe mbemë në llaf, që duhet të bënim ç’mos, të lidhëm më mirë luftën me kazatë e tjera e t’a shtrënogim me luftë Tyrqinë, të n’a lëshojë do Zoti, pa i’u sulur Mbretëritë. Në këtë punë, n’a ke në istikam (llogore), se e kemi zanat dhe pa merak, ke lënë njeri për këtë punë, po Ismail Bej vështro Evropin, se s’ësht’ si Tyrqia, e të Mëdhenjtë kanë nga një mëndje, më vete.Per ç’do të papritur n’a duhej një forcë të lëftonej e të qè gati, më ç’do kohë në Fier a në Mallakastër dhe dihet, që këjo hynte më zanat tim. Duhej bërë me çetat që kishëm një battalion, që të bëjë këtë punë. Si e do zakoni, i zoti i konakut im vëlla Bektashi, e mbylli këtë muhabet të gjatë dhe tha, se nè për punën e zotërisë sate kemi gjezdisur gjithë Mallakastrën, Beranë ,gjithë dynjanë, se e dijëm që do n’a përfaqësonej një njeri e patriot i math. Kemi lëftuar që kur me Turqi, po tani dhe jeunes turcs që erth’ tërë premtime, e n’a gënjyen dhe ne nukë e pushojmë luftën, nga njëra anë e nga tjatra sy e veshtë i kemi në marrëveshjen e ujdinë në Prishtinë. Pa ti rrofsh që i ke hyrë kësaj pune, e për vatanë n’a ke pas, sa të kemi frymë. Për ç’do gjë mund të ishëm gati, vetëm Tyrqi s’dëgjonim dot më. Nashti qesh me vehte, kush unë, që s’lija cep të Stambollit pa gjezdisur, e i bija që në Beshiktash e dijla më Gallatë, më Fanar e Xhami e Amet beut, ku kish qënur shën Sofia, e i bij me miq tej e tej Briut të Artë, po punët kishën ardhur ndryshe, se dhe Smail Beu (Qemali), ish atje, por e sikterisi njëherë e mirë Stambollë. Nemsja kur vejëm atje i thosha Autriche, pa Bektashi flit gjuhën e tyre se dhe të doj s’e harron dot, se mbiu në vapor të tyre, sa dhe kartërat i dërgon që andej e që i thoshën Oestrreich Lloyd, po më Vienë se gjeje dhe fijen e flokut më kalldrëm të tyrej, pa kështu se si ishën, si të ftohët e s’të hith sytë, po ata duall në këtë dynja në krah e ata do n’a jepnin mëndje që të bënim edhe ne Shqipëri. Si do që n’a dukej, se fati i vatanit që ishte kaq i madh e i rëndë që të fjalosej në odën e madhe të Bektash Beut, e këta burra që përpiqeshin, me të gjithë fuqitë, në një kohë të ligë që s’na ndih njeri fare. U shtrua buka, që na vajti vërtet në bark. Tërë paria jonë i përcuallmë të gjithë për në vaun e Selishtës. Zura për krahu Brahim Efendinë (Abdullai) e i thashë se do të bije fjalë me tim vëlla Bektashin në Vlorë, si e qysh do t’i bëjmë punët këtej, po im vëlla u sos ka të ngjarë më parë nga ata. Aso kohe ai mbiu në Vlorë dhe më bij kartëra kur i duhej ndonjë gjë, pa vetë vij rrallë, kur i duheshin të holla.

Luan RAMA : MEHMET ALIU I EGJIPTIT DHE NAPOLEON BONOPARTI


Luan Rama
Me rastin e 200 vjetorit te ardhjes ne pushtet te themeluesit te Egjiptit modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha, publicisti, shkrimtari dhe perkthyesi i njohur Luan Rama ka treguar historine e tij te jashtezakonshme, permes nje kendveshtrimi shume interesant.
“Ishte ky njeri, shkruan autori- qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin “Napoleoni musliman”. Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante: ” Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha ; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes…”
Vjeshte e vitit 2000. Sapo kishim zbritur brigjet e Aleksandrise. Butros Ghali, Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Frankofonise filloi te me fliste per shqiptarin Mehmet Ali Pasha dhe bemat e tij. Ne fakt, shume pak gjera dija ate kohe rreth kesaj figure qe origjina e lidhte me Shqiperine dhe shqiptaret. Me te shumten e kohes, Mehmet Ali Pasha kishte jetuar ne Aleksandri, e cila ende i ruante hiret e dikurshme dhe gjurmet e trashegimise faraonike dhe pellazgo-romake: fari mesjetar me guret gjigande te fundosur ne portin e vjeter, meduzat e kohes antike, amfiteatri, gjurmet e zbarkimit te Aleksandrit te Madh qe themeloi kete qytet, historia e bibliotekes se djegur Aleksandrina, tempujt dhe rrenojat bizantine… Keshtu, vizitori udheton neper shekuj, histori. Nga pallati i tij ne Ras El-Tine, gati dy shekuj me pare Mehmet Aliu veshtronte floten e tij qe ndertohej ne kantieret e portit dhe Aleksandrine qe rilindete per here te dyte pas epokes legjendare te Aleksandrit te Madh. Stergjyshet e Butros Ghalit, kopte te vjeter, kristiane te lashte te kohes se faraonit, kishin bashkejetuar me Mehmet Aliun, madje kishin qene aleate dhe pjese e elites se Kajros dhe Aleksandrise. Pikerisht ate dite ne Aleksandri, kjo figure e rrethuar me lloj lloj historish, do te me terhiqte gjate udhetimit nga Aleksandria ne Kajro, drejt varrit te tij ne xhamine qe ndertoi qe ne te gjalle te vet, ne keshtjellen e vjeter te qytetit te ndertuar nga Saladini apo lagjen Ezbekieh e gjer ne piketakimin me librin e Gilbert Sinoué-se Faraoni i fundit.
Kur shkon ne Kajro, vizitori ndeshet me shume surpriza interesante, qe kane te bejne me piramidat, mumjet, imazhet e Tutakahomit e Nefertitit, hieroglifet dhe muralet e vjetra mbi astronimine qe perbenin nje prej kalendeareve me te vjeter te njerezimit. Jane gjurmet e nje kulture mijravjecare, mbushur me mitologji dhe hyjni per njerezit, diellin apo henen. Per shqiptaret, vec ketyre deshmive te kultures se lashte jane dhe dy supriza te tjera: varri i Mehmet Aliut ne xhamine Mokattan dhe vendi ku eshte kryer masakra e famshme e mamlukeve aty ku gidat turistike u tregojne turisteve vendin e “kercimit te mamlukut” apo legjenden e mamlukut te vetem qe shpetoi gjate kesaj masakre. Ishin shqiptaret qe i dhane fund tmerrit te mamlukeve ne Egjipt. Kur je ne Kajro dhe Aleksandri, kerkon ne imagjinate kerkon ne imagjinate imazhin e asaj figure historike, fytyren e te cilit e kemi pare vecse ne nje pikture te Horace Vernet. Keshtu, me kete imazh te krijuar per shqiptarin plak me callme dhe mjeker te bardhe, mund te udhetosh me te drejt legjendes. Pasi nuk eshte vetem Mehmet Aliu, por gjithe dinastia qe ai krijoi, dinasti qe do te jetoje gjer ne revolten e vitit 1952 dhe shpalljen e republikes se Egjiptit.
Ato dite ne Kajro, duke u ndeshur me ato thesare te medha te njerezimit, imagjinova nje cast befasine qe kishte provuar Mehmet Aliu kur ishte gjetur perpara piramidave ne Gizeh, para tempujve ne Karnak, ne nekropoleve e Tebes apo ne “luginen e mbreterve”. Pas kthimit nga Egjipti menjehere kerkova ta takoja shkrimtarin e njohur Gilbert Sinoué, autor i romaneve te njohura si Libri i Safirit, Egjiptiania, Vajza e Nilit, E purpura dhe ulliri, Avicena apo rruga e Ipsahan-it, etj. Disa vite me pare ai kishte perjetuar aventuren pasionante te shkrimit te nje biografie per Mehmet Aliun, tregetarin e duhanit nga Kavalla- qe fati dhe trimeria do ta perjetesonin ne histori. Ne u takuam se bashku ne nje kafene te Champs-Elysées ne Paris, ne “George V” per te folur rreth atij, qe ai e cilesonte shpesh “njeriu nga Kavalla” apo “shqiptari nga Kavalla”. Ishte i natyrshem gezimi im dhe i tij njekohesisht qe takohej me nje shqiptar, dhe per me teper te mesonte se vepra e tij do te perkthehej ne gjuhen shqipe. Nje bashkebisedim ku mplekseshin kohrat, ngjarjet, emrat dhe ekspeditat e Mehmet Aliut ne kerkim te burimeve te Nilit, betejat e fameshme te Kadeshit apo Konjas, te Misolongjit e Navarinit.
Ne librin e tij te mrekullueshem “Faraoni i fundit”, dhe padyshim me i ploti nder autoret perendimore, Sinoué nuk eshte marre me piketakimin e Mehmet Aliut me boten shqiptare dhe Shqiperine, kohe kur ne Shqiperi, nen influencen e Revolucionit Francez, kishin filluar kryengritjet e para per shkeputjen e Shqiperise nga perandoria osmane. Madje, nje dekade para ketyre revoltave te medha shume prej shqiptareve kishin marre pjese ne betejat e Revolucionit Grek, vecanerisht ne Misollongj dhe vise te tjera te Greqise ku do te shquheshin Bocaret, Kollokotroni, Kondurioti e te tjere, mes te cileve dhe nje grua tjeter legjendare arvanitase, Bubulina nga ishulli i Hidres apo Jeanne d’Arc arvanitase sic quhej ne Perendim. Njihen tashme kryengritjet e fameshme shqiptare te viteve 30-40 te shekullit XIX-te, kryengritjet ne jug dhe ne veri te Shqiperise, ne Shkoder (1837) ne Mat e ne Diber, si dhe ne Berat apo Vlore. Kur bije fjala per lidhjen e tyre me Mehmet Ali Pashen, emri i Tafil Buzit eshte nga me te permendurit ne keto kryengritje, kohe kur “faraoni i fundit” enderronte vete shkeputjen e Egjiptit nga Stambolli dhe shpalljen e nje shteti te pavarur. Duke shfletuar dokumentet e arkivave te Stambollit rreth kryengritjeve shqiptare dhe duke lexuar referencat ndaj Mehmet Ali Pashes se Egjiptit, te bejne pershtypje nje sere korrespondencash turke apo dhe te huaja, qe deshmojne per lidhjen qe ekzistonte mes Mehmet Aliut dhe prijesave shqiptare. Dhe kjo jo vetem per aresye se ata ishin shqiptare, por sepse, nje kryengritje e madhe edhe ne Shqiperi, kontribuonte ne luften qe bente Mehmet Ali Pasha kunder Portes se Larte te Stambollit. Qe me 1833, kajmekami i Rumelise njoftonte Vezirin e Madh ne Stamboll se “Abdyl Koka i Delvines endet sa ne Egjipt dhe ne Misollongj…”
Ne dokumentet historike rreth kryengritjeve shqiptare per pavaresi (“Dokumente arkivale osmane”), ne nje leter te nje drogmani grek per Shqiperine, me 1835, shkruhej se “Tafil Buzi kishte deklaruar se ishte njeriu i Mehmet Ali Pashes. Rrebeli ne fjale pohoi se nuk do te largohej se sherbyeri ceshtjes se Mehmet Aliut. Nuk ka dyshim se kazate kryengritese si Vlora, Tepelena, Dishnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, qyteti dhe nahija e Beratit, Sulova e Verca, te kene patur korespondence direkte me Memet Ali Pashen”. Ne maj te vitit 1835, perfaqesuesi turk ne Londer, Mehmet Namik, njoftonte Porten e Larte se ishte takuar me ambasadorin austriak, princin Estirhazi, te cilit i kane ardhur udhezimet e Meternich-ut. “Permes valiut te Kretes, Mustafa Pasha , pashai i Egjiptit ka nxitur Tafil Buzin. Korespondencat e tij me kreret shqiptare jane tashme ne duart e Meternich-ut. Ambasadori austriak do ti paraqese Ministrise se Jashtme te Anglise kerkesen qe Anglia te porosise konsujt qe ka ne Shkoder, Krete dhe Shqiperi si dhe ambasadorin prane qeverise greke…Une i deklarova se konsujt angleze duhet te perpiqen qe ta kthejne ne rruge te drejte Mehmet Aliun, qe ai te heqe dore nga intrigat dhe turbullirat ne keto vise”. Pashai i Kajros do te ishte nder te paret qe do te mbeshteste Mustafa Pashe Bushatlliun e Shkodres ne kryengritjen dhe betejat e tij ne Perlep apo Sofje. Por shpejt, prijesi i Shkodres do te mbyllej ne keshtjellen e tij gjersa do te largohej. Ne shtator te vitit 1835 edhe Vasaf Efendiu i shkruan Vezirit te Madh mbi pjesmarrjen e Mehmet Aliut ne kryengritjen e Shqiperise. Ai tregon per “bashkepunimin e tij qe nga koha e Mustafa Pashes se Shkodres, per strehimin e bejlereve te arratisur shqiptare dhe dergimin e njerit prej tyre ne Berat, gjate kryengritjes se Shkodres. Madje disa kryengrites te arratisur, thuhet se kane gjetur strehe ne Egjipt”.
Qe me 1831, Zylyftar Poda kryesonte perpjekjen feudale shqiptare per tu shkeputur nga Stambolli. Me 1820-1831 u shemben pashalleqet e medha te Skodres dhe te Janines. Me 1835, dy vjet pas kryengritjes se Tafil Buzit, kemi kryengritjet e Dibres. Nder prijesit e kryengritjeve te jugut ishin dhe Celo Picari, Tahir Abazi, Ahmet Aga Cami e shume te tjere qe jane perjetesuar nga kenget popullore dhe epikea e ketyre viteve, emrat e te cileve i gjejme te lidhura gjithnje me kauzen e Mehmet Aliut. Ne shume dokumente vihet ne dukje se ne kohen e kryengritjeve te kesaj periudhe, Zylyftar Poda per t’ju shmangur hakmarrjes, e kishte zhvendosur familjen e tij nga Misollongji ne Krete, e cila ne ate kohe ishte nen pashalllekun e Mehmet Ali Pashes. Ato vite, Veziri i Madh i kerkonte guvernatorit te Selanikut ndonje informate rreth veprimtarise se Mehmet Aliut lidhur me Shqiperine. Ne shtator te po ketij viti, ne nje dokument te konsullit rus, drejtuar Rusise, zoti Duhamel shkruan se “e kercenova Mehmet Aliun se kishte gisht ne kryengritjen e Shqiperise dhe se per kete gje ai do te kishte pasoja”. Ne maj te vitit 1838, Rifat Beu, ambasador ne Austri, dergonte nje leter ku shkruan “Ne nje gazete te Londres, eshte botuar lajmi se Misirliu (Mehmet Aliu) ka terhequr disa luftetare prej brigjeve te Shqiperise dhe me ane te komisarit qe ndodhet ne Korfuz, eshte perpjekur te nxise veprimet e mallkuara te shqiptareve”. Mjaftojne vetem keto pak te dhena per te kuptuar lidhjen e shqiptareve me Mehmet Ali Pashen dhe besnikerine qe ata treguan ndaj tij. Ata do ta percillnin dhe ne udhetimin e tij te fundit. Historiani Sabry, ne librin e tij biografik Mehmet Ali Pasha te botuar para ca kohesh dhe ne Shqiperi, duke pershkruar vdekjen e pashait te madh dhe dhimbjen e popullit, shkruan se ” garda e tij si gjithnje ishte aty, si atehere kur ishte nisur nga Kavalla shqiptare. Ajo e nderoi shqiptarin e madh e te tmershem sipas zakonit te maleve te vendlindjes …”Edhe konsulli francez Mourriez ne kujtimet e tij per Mehmet Aliun, shkruan: ” E pyeta nje dite Mehmet Aliun se perse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m’u pergjigj se i tille ishte dhe se fliste gjuhen shqipe. A nuk e kishim degjuar t’u fliste rojeve te tij shqiptare ?… Shqiptar jam dhe shqiptar do te vdes, – thoshte ai, – ndonese u perpoqa te behem nje egjiptian i mire”.
Te shkruash mbi bemat e Mehmet Ali Pashes dhe birit te tij, strategut te lavdishem ushtarak Ibrahim Pasha, nuk mund te mos flasesh dhe per shqiptaret, te cilet e shoqerojne ngado. Ata jane te pranishem jo vetem ne Kajro e Aleksandri por dhe ne Rozete e gjetke, gjer ne fushat e shkretetirat e largeta te Arabise, duke te kujtuar keshtu vargun tragjik te popullit Mbece more shoke mbece/ pertej ures se Qabese… Pallati i Mehmet Aliut ruhej gjithnje nga besniket e tij, shqiptaret. Duke u prire shqiptareve ai mundi qe njerin pas tjetrit ti eliminonte te gjithe kundershtaret e tij, nga guvernatori i Kajros e deri tek prijesi i famshem i mamlukeve. Duke pershkruar betejen e anglezeve ne Rozete, midis Kajros dhe Aleksandrise, dhe thyerjen e tmerrshme te anglezeve, autori i “Faraonit te fundit” shkruan se shumica e anglezeve ne kete beteje u vrane nga shqiptaret e hipur maje cative dhe te fshehur ne frengjite e shtepive. Ata do ti ndiqnin anglezet gjer ne hyrje te Aleksandrise. Kur Tosuni 18 vjecar, biri i dyte i Mehmet Aliut, ne krye te 6.000 shqiptareve dhe 2.000 kaloresve do te nisej kunder vahabiteve, ne Medina, drejt vendit te shenjte, per ti nenshtruar ata, ne grykat e Safra-s do te vriteshin pothuajse te 6.000 shqiptaret. Nje numer i jashtezakonshem por te kemi parasysh popullsine e asaj kohe ne Shqiperi. Sinoué i gjen shqiptaret perseri dhe ne betejat e Libanit dhe te Sirise, ne betejen e qytetit bregdetar Shen Joanit te Akres. Por kesaj rradhe nje garnizon prej 3.000 shqiptaresh ishin ne sherbim te Portes se Larte. Padyshim qe shqiptaret ne kete beteje kane qelluar mbi njeri tjetrin pa ditur se qellonin mbi bashkepatriotet dhe vellezerit e tyre. Jo rralle ne elegjite popullore shqiptare flitet per nizamet dhe varret e tyre ne humbetire, larg ne shkretetirat e perandorise. Grate prisnin burrat et yre, femijet eterit, nenat bijte e tyre qe s’do te ktheheshin me. Ndryshe nga popujt e tjere dhe fqinjet e tyre, shqiptaret dukej se kishin me te forte ndjenjen e betejes, te aventures, te udhetimit ne botra te tjera.
Ne nje liber kujtimesh te shkrimtarit francez Gerard de Nerval, ne kujtimet e tij ai tregon se ne fshatin libanez Betmeri, aty ku druzet muslimane dhe maronitet e krishtere ishin ne lufte te vazhdueshme mes tyre, ishte vendosur nje trupe luftetaresh shqiptare qe te mund te ndalonte gjakderdhjen e madhe mes tyre. Ngado qe ishin, shqiptaret shiheshin si luftetare kryenece qe nuk e perfillnin vdekjen. Per shqiptaret qe luftonin nen flamurin e Mehmet Ali Pashes shkruajne shume historiane e shkrimtare te njohur qe kane udhetuar ne ato kohra ne Egjipt, Afrike dhe ne Arabi. Libri Peshtypje udhetimi i autoreve evropiane ne Egjipt deshmon qarte per kete. Francezi Fromentin, i cili udhetonte pergjate Nilit, kur ndalon ne Siut, nje qytet i madh me ndertesa prej muri balte te thate, shkruan ne ditarin e tij se “ushtaret shqiptare qe ishin lajmeruar per ardhjen tone, dolen kurioze per te pare hyrjen tone ne qytet”. Habitesh vertet me kete gjeografi te madhe te perandorise ku ngado gjenden shqiptaret.
Nga historianet shqiptare, duke vecuar ketu studimin e njohur te Aleksander Xhuvanit, deri me sot na ka munguar nje studim i plote dhe i gjithanshem apo nje biografi rreth ketij personazhi qe te jete pare me kendveshtrimin shqiptar, pra ne lidhje dhe me shqiptaret dhe kryengritjet shqiptare. Cilet ishin keta shqiptare dhe nga c’vise vinin ata ? Si valle ishin gjendur ne Egjypt e gjer ne kufijt e Sudanit apo fushat e shkretetirave te Arabise ? Padyshim, arkivat e vjetra egjiptiane dhe te perandorise osmane ruajne plot te papritura per historianet dhe lexuesit shqiptare. Shqiptaret ishin gjithnje garda pretoriane e tij, luftetare qe dinin vetem te luftonin, kryenece e madje shpesh me mjaft telashe per te. Duke shfletuar kujtimet e udhetareve evropiane te bejne pershtypje pershkrimet e shkrimtareve Flaubert apo Chateaubriand, te Nerval e Pierre Loti, te anglezeve Thackary, Kipling e shume te tjere. Ne librin e tij Itinerar nga Parisi ne Jeruzalem Shatobrian (Chateaubriand) flet per rruget plot njerez te Kajros dhe shqiptaret qe e rrethojne. Ne Esneh, pergjate Nilit, Flaubert na flet per shqiptaret qe ka gjetur atje, me te cilet pi kafe dhe ndjek vallet e ca valltareve siriane nga Damasku. Ne librin e tij Nili, francezi Maxime du Camp flet per taksaxhinjte shqiptare te Mehmet Aliut: “Shfaqja e nje shqiptari te vetem bente qe njerezit te zhdukeshin nga e gjithe Nubia…” Nje dite, duke shfletuar albumin e pikturave te piktorit francez Léon Gerome, i cili ne fundin e shekullit XIX-te kishte udhetuar ne Egjipt, tabllote e tij me figurat e shqiptaret do me befasonin. Ishin nje mori personazhesh arnaute, ku secili nga ta paraqiste nje tip interesant, te mprehte dhe me fytyre burrerore. Ato tabllo ishin padyshim nga deshmite me te gjalla te jetes se shqiptareve ne lagjet e pasura te Kajros. Ata njihen menjehere nga veshja e tyre karakteristike, floket e gjate dhe shtati i tyre i larte, gjithnje te ngarkuar me arme.
Lidhur me shqiptaret, shkrimtari i njohur aglez Eiliam Thackery, gjate udhetimit te tij ne Kajro me 1844 (Notes of a Journey from Cornhill to Grand Cairo), na le mbresat e nje skene te jashtezakoneshme, e cila tregon per natyren kryenece dhe here here te mbrapshte te disa shqiptareve qe pikaseshin ate kohe ne gjithe Egjiptin. Madje Mehmet Aliu ndaj bashkepatrioteve te vet kishte vendosur ligje te forta per ti disiplinuar ata. Ja cfare shkruan nder te tjera ai: “Nje dite me pare shqiptarin e vrare nje nga anetaret e ekipit tone e kishte pare ne cepin e hotelit, ne kohen kur po e sillnin nje tufe ushtaresh te cilet e kishin arrestuar. Gjithe lecka te grisura e me kembet e lidhura, ai perpiqej te clirohej. Trupi i tij i xhveshur qe perdridhej, i ngjante nje modeli mjaft terheqes. Ky njeri, pak kohe me pare, duke shetitur neper rruget e qytetit kishte pikasur nje grua te bukur dhe e kishte ndjekur ate. Duke ja mbathur vrapit, ajo ishte futur ne nje kazerme policesh qe fatmiresisht ishte aty prane. Por pa u trembur, shqiptari e ndoqi ate deri tek policet. Njeri nga ta u ngrit dhe donte ta ndalonte, por ai nxorri pistoleten dhe e vrau ate. Ai vrau keshtu nja tri-kater prej tyre, deri sa me ne fund kishin munduar ta mberthenin. Arnauti e dinte se e priste vdekja, se nuk do ta shtinte kurre ne dore ate grua, dhe se nuk mund ti rezistonte nje gjysem regjimenti policesh. Por ndjenja e forte dhe instikti i vrasjes ishin me te forta tek ai. Ne mengjesin e dites tjeter, ai e la veten qetesisht qe ti prisnin koken, i rrethuar nga shoket e tij qe kishin ardhur aty per te qene te pranishem. Ai as qe shqetesohej nga vdekja, madje u gjunjezua dhe gjakftohte i la ata ti prisnin koken, sikur te shihte ceremonine mortore te nje tjetri”…
Ngjarje rrenqethese e skena te pabesueshme sot per epoken tone. Prerja e nje koke perballohej atehere ne menyre sfiduese. Nje pjese e trupes se shqiptareve ishte vertet e ashper ne nje mjedis te tille te panjohur per ta dhe ne nje gjendje te perhereshme lufte me mamluket, te cilet do te shfaroseshin gjithnje e me shume gjersa me ne fund ata pranuan nenshtrimin. Ishte nje ekzistence per jete a vdekje. Sigurisht, ne fillim askush nga shqiptaret nuk mendonte te qendronte perjetesisht ne Egjipt, e akoma me shume ne viset e largeta te Nilit gjer ne Nubi, Asuan e kufijte e Sudanit. Sic thoshte populli, ata kishin ikur “nizam” ne Misir apo shkretetirat e Arabise. Dekadat shkonin dhe pinjollet e gjeneratave te shumta prisnin kthimin e atyre qe s’do te ktheheshin kurre. Nje tjeter skene interesante pershkruan Chateaubriand gjate udhetimit te tij te pare me anije neper Nil. Me 1806, ai eshte vecse 38 vjecar dhe shoqerohet ne anije nga nje grup luftetaresh shqiptare.” Me zhurmen me te vogel, shqiptaret merrnin pushket dhe shkonin ne bordurat e anijes. Ate ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinare. Gjysma e atyre shqiptareve ishin muslimane dhe gjysma tjeter te krishtere. Te gjithe therrisnin “Muhamed” apo “Shen Meri”. Ata hidhnin gllenka vere duke klithur ne frengjisht ca fjale te renda dhe duke qelluar ne ajer…”
Por edhe pas vdekjes se Mehmet Aliut dinastia e tij do ti mbante gjalle lidhjet me Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo u deshmua jo vetem me zhvillimin e nje diaspore intelektuale ne Misir (Egjipt) dhe veprimtarise se rilindasve shqiptare, por edhe me interesimin e kesaj dinastie per fatet e ardheshme te Shqiperise ne shekullin e XX-te. Mbreti i Egjiptit, Fuadi, tri vajzat e tij do ti martonte me bejlere shqiptare. Ne vitin 1914, kur Europa do te kerkonte nje princ per Shqiperine, madje edhe pas largimit te princit Vid, nder kandidaturat e tyre kishte dhe nje princ te dinastise se Mehmet Aliut, vete vellai i Fuadit. Albert Defance, minister i Frances ne perfaqesine e Kajros, ne 6 korrik 1914 i dergonte nje shkrese ministrit te tij te Puneve te Jashtme, zotit Viviani, ku i shkruante: “Qeveria italiane po perpiqet te gjeje nje princ qe te zevendesoje princin Vid : princin Ahmed Fuad, xhaxhain e kedivit (mbretit) te Egjiptit. Por vec atij ka dhe pretendente te tjere qe presin momentin te deklarohen si pretendente. Nje prej tyre dhe vellai i kedivit, princi Mehmet Ali. Princi Fuad me ka pohuar kohet e fundit se perfaqesuesi diplomatik i Italise ne Kajro, i ka kerkuar qe qeveria egjiptiane te mbeshtese kandidaturen e tij”. Ne vitet e fundit te “dinastise Mehmet Ali” mbreti Faruk I-re do ta priste si nje mik te privilegjuar mbretin Ahmet Zog qe vinte te gjente strehe fill pas Luftes se II-te Boterore. Mbreti Zog do te largohej vetem pas permbysjes se monarkise nga ana e koloneleve Naser dhe Sadat.
Nje nga kontributet me te medha te Mehmet Ali Pashes ishte se qe ne vitet e para te pushtetit te tij, ai kerkoi te krijoje nje Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli por nga Evropa e qyteteruar dhe se pari nga Franca. Ne libra te ndryshem historike apo pershtypje udhetimi te shekullit XIX-te gjer ne hapjen e kanalit te Suezit (1869), gjen nje dyndje te vertete te botes franceze ne Egjipt per modernizimin e tokes se vjeter te faraoneve, duke filluar nga koloneli Seve qe me vone do te behej Sulejman Pasha. Valle admirimi per Napoleonin e madh apo lidhja me mikun e tij zotin Lion, tregetarin nga Marseja, e shtyu njeriun nga Kavalla qe te adhuronte Francen? Mos valle sepse ajo ishte nje kunderpeshe e qellimeve angleze, te cilet donin gjithnje ta pushtonin Egjiptin per te hapur rrugen drejt Indise dhe vendeve arabe? Te dyja keto motive qendrojne. Dyndja e inxhinjereve, konstruktoreve, gjeografeve, shkencetareve franceze eshte e habiteshme. Champollion eshte arkeolgu i pare qe do te themelonte egjiptianologjine dhe do te deshifronte boten dhe heroglifet e faraoneve: Jumel, Bellefonds, Jomard, Clot, Lerminant, Lesseps e shume e shume franceze te tjere ishin ato ura qe do te lidhnin ngushte Francen me Egjiptin. Egjipti njohu nje rilindje te papare: manifaktura, fabrika, akademi ushtarake e mjeksore, institute, shkolla, gazeta, kanale vaditese e ujesjelles, parqe e muzeume… Saidi, nje nga bijte e Mehmet Aliut, do te studjonte ne France. Ismaili qe dhe ai do te hypte ne fron, ishte nga adhuruesit me te flakte te kultures europiane. Ishte Mehmet Aliu qe dergoi grupe te shumta te rinjsh egjiptiane per te studjuar ne shkollat me te mira pariziane per te mesuar mjeksine, artin e ndertimit te rrugeve dhe urave, shkencen moderne ne pergjithesi, etj. Kjo rilindje e Egjiptit do ta befasonte dhe vete shkrimtarin e politikanin Chateaubriand, i cili ne librin e tij Kujtime pertej varrit do te shkruante: “Francezet mbollen ne Egjipt faren e qyteterimit, te cilen Mehmet Aliu e kultivoi. Lavdia e Bonapartit u rrit : nje rreze drite rreshqiti ne erresirat e fese dhe nje e care i u be barbarise”.
Ne librin tim Krushq te larget botuar para disa vitesh, kam shkruar nje kapitull per figuren e Mehmet Aliut dhe obeliskun e Luksorit, te cilin ai i a dhuroi mbretit te Frances per ndihmen qe francezet i kishin dhene per modernizimin e Egjiptit. Obelisku monolit prej 23 metrash, plot hieroglife mbi lavdine e Ramsesit II-te, i vendosur ne sheshin e Concorde-s eshte padyshim nje nga deshmite me spikatese te kesaj lidhjeje te forte. Udhetimi i obeliskut nga Asuani e gjer ne Paris eshte sigurisht nje nga aventurat me te guximeshme te asaj kohe. Ky bllok i gdhendur guri prej 230 tonesh, veshtire te transportohej ne nje itinerar aq te gjate. I hipur ne nje lunder te madhe, obelisku i Luksorit do te udhetonte neper Nil gjer ne Aleksandri e qe andej do te merrte detin Mesdhe per te zbarkuar ne Haver, dhe qe andej, nepermjet Senes, do te merrte udhen per ne Paris. Ishte viti 1836…
Te flasesh per dinastine e Mehmet Aliut nuk mund te mos permendim birin e tij Ibrahim Pashen, strategun e madh dhe fituesin e betejave te lavdishme te Nezibit, Shen Joanit te Akres apo te Konjas. Rasti e solli qe pak kohe para vdekjes se papritur te tij, Ibrahimi te vizitonte Francen dhe te pritej nga vete mbreti, Louis Philippe apo Napoleoni i III. Ne oborrin e Hotelit te Invalideve, pasi eshte perulur para varrit te Napoleonit, ai pershendetet nga dy mije veterane te luftrave napoleoniane. Apoteoza e vizites se tij eshte ne ” Champ de Mars ” : ” Kurre ndonjehere qe nga koha e Napoleonit, – do te shkruante ne kujtimet e tij Edourd Gouin, – kjo fushe nuk kishte sherbyer si nje teater kaq te shkelqyer dhe solemn. Edhe vete dielli dukej se kishte veshur roben e festes per te pershendetur nje nga bijte e tij, fitimtarin e Nezibit… ” Mehmet Ali Pasha, si dhe Ibrahimi dhe pasardhesit e tij, ishte nga te rrallet pashallare tolerante persa i perket riteve e besimeve te ndryshme fetare. Koptet e krishtere, katoliket ortodokset, cifutet, greket e armenet, te gjithe ishin te lire te praktikonin fene e tyre. Madje Mehmet Ali Pasha ndonjehere bente shaka mbi fene muslimane. Interesant eshte gjithashtu fakti qe kur doli nga takimi me Mehmet Ali Pashen ne Kajro, shefi i te krishtereve te Jeruzalemit, Kustodi, do te shprehej : “Ai na foli si nje peshkop i vertete”. Ibrahim Pasha deklaronte hapur barazine e feve ne gjithe tokat e mbreterise se Mehmet Ali Pashes. Mehmet Ali Pasha ishte nga te rrallet pashallare te perandorise osmane qe ishte aq tolerant. Besniket dhe bashkepuntore te tij ishin jo vetem muslimane por dhe kopte, ortodokse, greke e armene, cifute e te krishtere te Perendimit. Barazia e fese ishte e shkruar ne ligj.
Bota e shqiptarit nga Kavalla ngjan ende si nje bote disi e larget dhe e panjohur per lexuesin shqiptar, edhe pse ajo eshte nje nga figurat me unikale ne historine e diaspores shqiptare. Jeta e tij ishte nje epope e madhe, veshtire per ta permbledhur brenda nje libri, pasi ngjarjet jane te shumta. Vetem arkivat diplomatike te Stambollit, Frances, Anglise, Rusise, Austrise, etj, permbledhin dhjetra mijra dokumente qe presin te dalin ne drite. Ky njeri qe shkoi te luftonte kunder Napoleon Bonapartit ne brigjet e Egjiptit me 1800, me pas do ta bente perandorin francez idhull te tij, aq sa ne boten europiane ate do ta quanin “Napoleoni musliman”. Madje ai ka deshire tu thote biografeve te vet se ka lindur ne te njejten dite si dhe perandori francez. Aq legjendare u be figura e Mehmet Aliut ne ate epoke sa ne vitet 40 te shekullit XIX-te, duke ju referuar figures se tij, Victor Hugo ne permbledhjen Les Orientales, do te shkruante: “Nese ka nje kolos qe mund te krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial eshte Mehmet Ali Pasha; ai qendron krah tij ashtu sic rri tigri perballe luanit, si skifteri perballe shqiponjes…”

VIKTIMAT SHQIPTARE NË SIRI – REFORMATORI IBRAHIM PASHA


SiriNga shqiptarët më të njohur të Sirisë është Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit. Ai kishte nën administrim gati të gjithë Sirinë dhe një pjesë të Palestinës dhe mbahet mend si reformator që projektoi krijimin e një shteti arab të pavarur.
Ishte i pari politikan që zgjoi vetëdijen kombëtare arabe, duke iu kundërvënë urdhrave të Portës së Lartë Ndërmori reforma për lirinë e fesë duke proklamuar se të krishterët do të ishin të barabartë me myslimanët. Dhe nuk ishin vetëm fjalë. Ibrahim Pasha futi në administratë një nga krishterët më të njohur të vendit, Hana Behkri. Ky i fundit jo vetëm u emërua kreu i financave publike, por mori edhe titullin bej. Ibrahim Pasha themeloi shtypshkronja në mbarë Sirinë dhe nxiti reforma në arsim. Periudha e sundimit të tij (pas 1830-s) ishte periudha kur numri i shqiptarëve që u vendosën në Siri u rrit shumë. Vetëm në ushtrinë e Ibrahim Pashës bënin pjesë rreth 15 mijë shqiptarë. Me një vëzhgim të thjeshtë të dokumentacionit historik kuptohet që gjatë kësaj kohe në Siri luftuan “shqiptarët me shqiptarët” për vetë faktin se një pjesë e ushtarakëve ishin me Ibrahim Pashën ndërsa të tjerët ishin pjesë e ushtrisë së Sulltanit. Por 12 mijë shqiptarë të ushtrisë perandorake morën anën e Ibrahim Pashës, pasi ky i fundit i shpërbleu me toka, prona të cilat me hartën e sotme korrespondojnë në Siri, Palestinë dhe Liban. Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve ngelën aty. Futi në administrate një nga krishterët më të njohur të vendit.
Viktimat shqiptare të Sirisë
Nga bombardimet e forcave qeveritare siriane në Damask është raportuar se kanë rënë edhe viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë shqiptare. Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bënë me dije këtë javë se prej operacionit disaditësh të “pastrimit të qytetit prej terroristëve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e Arnautëve”. Ka dhjetra të vrarë e të plagosur, sipas raportimeve, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti (me origjinë nga Podujeva) dhe Behlul Arnauti. Historia e komunitetit sh qiptar në Damask: rrënjët e një raporti që nis në ish-Perandorinë Osmane. Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së ushtrisë siriane prej kësajpjese të Damaskut, – raportoi media e Kosovës, duke cituar burime të komunitetit shqiptar në Siri.
Po si është historia e këtij komuniteti? Pasardhës të kujt janë këta shqiptarë që sot i ka përfshirë vala e gjendjes së jashtëzakonshme që ka përfshirë prej muajsh Sirinë? Më poshtë mund të lexoni një vështrim historik mbi këtëargument.
Fillesat rreth vitit 1521
Nga viti 1521, (pasi Sulltan Sulejmani i Madh nënshtroi përfundimisht prijësit mamlukë), shqiptarët dhe sirianët i kanë lidhur me njëri-tjetrin rrethanat e Perandorisë Osmane. Pashallarë shqiptaro-osmanë dhe ushtarakë të tjerë shqiptarë kanë sunduar ose jetuar në Siri deri rreth vitit 1916. Pas rënies së Perandorisë Osmane, pasardhës të tyre mbetën në ato vise dhe janë ende aty. Por të parët shqiptarë që shkelën në Siri ishin udhëheqës ushtarakë. Sipas burimeve historike, prijësi i parë ushtarak shqiptar në këto vise ka qenë Mehmet Pashë Dukagjini, i cili më pas u emërua vali i Halepit në vitin 1550. Një Lala Mustafa Pasha dhe një tjetër Mehmet Pasha ishin valinj të Damaskut nga mesi dhe fundi i shek. XVI. Në vitin 1590 këta u pasuan nga shqiptarë të tjerë.
Nasuh Pasha i Halepit
Rreth vitit 1600, shqiptari Nasuh Pasha merr nën dorëzimin drejtimin e vilajetit të Halepit. Ai shquhej për rreptësi. Në historinë e Sirisë, ky prijës ka ngelur i njohur si personi që arriti të nënshtronte jeniçerët që shkaktonin dëme tek popullsia e thjeshtë. Më pas, në 1608 në krye të Damaskut ishte prapë një shqiptar, Kuçuk Sinan Pasha nga Prizreni. Ky u pasua nga i famshmi Mehmet Pashë Qypryliu me origjinë nga Roshniku i Beratit, i cili më pas u emërua Vezir i Madh në Stamboll. Vendin e tij në Damask e mori i biri, Ahmet Pasha. Pasi shpëtoi qytetin nga uria dhe anarkia edhe ky si i ati u emërua Vezir i Madh. Por në Siri nuk kishte vetëm shqiptarë valinj. Gjatë shek. XVII-XVIII kishte shumë shqiptarë ushtarakë që erdhën në Siri.
‘Gozhda në arkivol’
Leon Panetta
Më qartë nuk kanë folur ndonjëherë amerikanët për këtë konflikt. Qeveria në Washington beson se regjimi sirian po shkon drejt fundit. Beteja në Aleppo është ‘gozhda në arkivolin’ e Assad. Kështu është shprehur Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Leon Panetta. Amerikanët e kanë një frikë: presidenti Bashar al Assad mund të përdorë armët kimike. Vetë presidenti Barack Obama paralajmëroi Assad të mos e çojë ndërmend përdorimin e armëve të tilla kundër popullsisë. Mendohet se rreth 200 mijë njerëz janë larguar nga qyteti, që njihet edhe si metropolis ekonomik i vendit. Në total aty jetojnë mbi 2 milion banorë. Beteja për Aleppo-n quhet si shumë e rëndësishme, ndoshta vendimtare për fatin e Assad. Ai ka angazhuar shumë trupa në këto luftime.
Disa fakte mbi shqiptarët e Sirisë
1. Shqiptarët kanë shkuar në Siri kryesisht si ushtarë. Në vitin 1844, shqiptarët me pozita qeverisëse dhe interesa të lidhura me pushtetin ishin të shumtë. Ishin aq shumë sa një kryengritje që ndodhi kundër mobilizimit të përgjithshëm ushtarak, njihet në historinë siriane si “kryengritja e arnautëve” pra e shqiptarëve.
2. Në gjysmën e dytë të shek. XIX, Pashko Vasa merr në dorë qeverisjen e Halepit si guvernator. Në 1980 në Damask dhe Bejrut emërohet vali, Ismail Qemali, i cili më vonë do të firmoste shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë kohës që qëndroi në Siri, ashtu sikundër Ibrahim Pasha, edhe Ismail Qemali punoi për krijimin e një shteti arab.
3. Me kalimin e dekadave, shqiptarët u bënë një komunitet i fortë në Damask, madje ata kishin themeluar edhe lagjen e tyre. Familja Mardam Bek që jetonte aty, në fillimet e shek. XX ishte një nga familjet shqiptare më të njohura dhe më të pasura të parisë siriane. Kjo familje e kishte origjinën nga Lala Mustafa Pasha.
4. Shumë shqiptarë të tjerë erdhën në Siri gjatë luftërave ballkanike të viteve 1876-1878 dhe 1912-1914. Janë lehtësisht të identifikueshëm edhe sot, sepse shumica e këtyre shqiptarëve mbajnë mbiemrin “Arnauti”. Nga ky komunitet kanë dalë figura lokale të njohura të politikës, artit dhe teologjisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi
Myslimanët e Kosovës kanë mbledhur mbi pesëdhjetë mijë euro për të ndihmuar refugjatët sirianë. Zyrtarë të Bashkësisë Islamike (BIK) të Kosovës thonë se aksioni do të përfundojë javën që vjen e më pas paratë e mbledhura do t’u dërgohen refugjatëve në Turqi. Në mesin e të ikurve nga dhuna e Qeverisë së Bashar al-Assadit, sipas BIK, ka edhe shqiptarë. Rreth 51 mijë euro janë grumbulluar në llogarinë që Bashkësia Islame ka hapur para disa javësh. “Shekulli” intervistoi via-email Sekretarin e Përgjithshem të Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi për ta pyetur rreth kësaj.
Z. Rexhepi, si lindi kjo ide për ndihma në Siri?
Edhe më parë kemi marrë aksione të tilla, si psh për ndihëm të mbijetuarve të cunamit në Indonezi, pastaj në Gërdec, për vërshimet në Shkodër, më herët për popullatën e Luginës së Preshevës etj. BIK nuk ka mund që të rrijë indiferent ndaj asaj që po ndodh me popullin e Sirisë, aq më tepër kur ne në Kosovë si populate vetëm pak më shume se para një dekade kemi qenë në një situate të tillë ose të ngjashme. Prandaj si kryesi e BIK kemi ndërmarrë aksionin humanitar për ndihmë refugjatëve dhe të dëbuarve nga Siria. Aksioni është zhvilluar në xhamitë e Kosovës, ku xhemati i Kosovës ka kontribuar me të holla me mundësitë e veta modeste. etj, Natyrisht edhe disa ish-studentë në Siri kanë hisen e tyre në këtë aksion humanitar. Ne kemi tubuar deri më tash vetëm mjete financiare, janë përafërsisht rreth 50 mijë euro, shuma nuk është definitive, e thashë edhe më lartë këto mjete ne do i dërgojmë për refugjatët-muhaxhirët.
A ka komunitet me origjinë shqiptare në Siri?
Në Siri, si edhe në venet tjera arabe, ka shqiptarë, por dua të them që në Siri ka një komunitet të madh muhaxhirësh me origjinë shqiptare. Ata janë të njohur me mbiemrin Arnauti. Nga komuniteti shqiptar në Siri kanë dalë emra të njohur të fushave të ndryshme të fesë, shkencës, arteve.
Sa është numri i sotëm i shqiptarëve të Sirisë sipas informacioneve tuaja?
Me siguri se numri i tyre është mbi 10.000 veta. Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në Damask, pastaj ka edhe në Halep e gjetiu.
Keni informacione, si ka ndikuar konflikti në Siri tek ata? 
Për aq sa jemi të njoftuar, edhe komuniteti shqiptar atje i është nënshtruar një terrori të madh. Atje tash në Damask ku janë më shumë të përqendruar arnautët mbretëron një gjendje kaotike, kështu që edhe komuniteti shqiptar është në atë gjendje. Jam në dijeni që Ambasada e Kosovës në Ankara është munduar që të vejë kontakte me ta, por tani edhe kontaktet me ta janë thuajse të pamundura.

Kufiri etnik i Shqipërisë


Profesor Ferdinand Milone (lindur në Napoli më 1896 dhe vdekur më 1987 në Romë), ka qenë një gjeograf i shquar, pedagog në Universitetin e Napolit dhe të Romës, anëtar i Akademisë Kombëtare të Lincei, autor i librave të shumtë, të një rëndësie të madhe për studimin e gjeografisë ekonomike. Ai ka publikuar në numrin e marsit të vitit 1942, në revistën e klubit të turit italian “Rrugët e Italisë”, një ese tejet të rëndësishme me titull “Shqiptarët dhe Shqipërinë”. E mendoj si të dobishme botimin e një përmbledhje të esesë, meqenëse nuk është në dispozicion as të bibliotekave italiane e as të atyre shqiptare.
Autori pohon që në fillim të esesë se “në Ballkan, ku ka shumë vende e popuj, jo gjithmonë forma fizike të lejon të bësh dallimin mes një rajoni e një tjetri apo një kombësie e një tjetre. Territoret transite nga njëri popull në tjetrin, të banuara nga popullsi të përziera për shekuj me radhë gjatë historisë së përbashkët, duhet domosdoshmërisht dhe më shumë se një herë, të caktohen në këtë apo atë shtet politik. Me pak më shumë vullnet të mirë, ndershmëri dhe studim objektiv të fakteve, do të jetë e mundur, megjithatë, edhe në këtë rajon të madh natyror dhe njerëzor, por edhe të komplikuar, për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kështu, Ferdinand Milone fillon të marrë në konsideratë shtetin e ri shqiptar. Para së gjithash, – pyet, – a ekziston një kombësi shqiptare? Një shqiptar autentik, ministri Ernest Koliqi, novelist, poet dhe ministër i Arsimit në Shqipëri nga 1939 deri në 1942 në një udhëzues që hap guidën e bukur të Shqipërisë, botuar nga Shoqëria Turistike Italiane në vitin 1940, bën dy deklarata të rëndësishme: “Ngjarjet e ndryshme historike, nëpër të cilat kaloi raca shqiptare, i kanë dhënë asaj një karakter të veçantë, të larmishëm dhe të pazakontë, që e bëjnë të duket si një mozaik i vërtetë besimesh fetare, zakonesh dhe kostumesh të ndryshme”. Ai shton më tej: “Nëse ti i pyet njerëzit rreth e qark në qytet apo në mal, në veri apo në jug ‘kush jeni ju’, do të dëgjoni përgjigjen më të ashpër dhe më krenare ‘Jam shqiptar’”.
Ka të drejtë Koliqi, – pohon Milone: Sa më shumë ndalojmë nëpër Shqipëri, sa më shumë e studiojmë dhe mësojmë mbi këtë tokë dhe këtë popull kaq interesant, kaq të mirë dhe besnik, aq më shumë shohim se sa të ndryshëm janë njerëzit në këtë rajon. Është e admirueshme që pavarësisht nga sundimi turk, nuk është shuar ndjenja kombëtare në këtë popull barinjsh e druvarësh, të cilët në shekujt e gjatë të sundimit të huaj, nuk kanë një histori që nuk ka të bëjë me rebelimet e kryengritjet e guximshme apo shtypjen e përgjakshme. Flaka e ndjenjave kombëtare ka mbetur gjallë në këtë popull aq sa, në vitin 1878, pas Kongresit të Berlinit, u krijua Lidhja Qendrore për mbrojtjen e kombësisë shqiptare, me kryeqendër Ohrin. Lidhja bëri thirrje për autonomi të shtetit shqiptar, në mënyrë që vendi të mbrohej nga copëtimi i territorit mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.” Milone kujton në artikullin e tij, se Italia edhe gjatë shekujve të mëparshëm e ka njohur shtetësinë shqiptare, duke i ofruar ndihmë Skënderbeut në luftën e tij të vërtetë epike dhe duke mirëpritur refugjatët shqiptarë në vendin tonë, ku ata jetonin lirisht, duke ruajtur fenë e tyre, gjuhën e tyre dhe kostumet e tyre, e kanë qenë të lidhur me shtëpinë “birësuese” jo më pak se me atë amtare. Në vitin 1911, kur shqiptarët ishin në kryengritje, u formua në Romë një Komitet Parlamentar për Shqipërinë, që mblodhi 60 deputetë nga të gjitha ngjyrat politike; u organizua një ushtri që kishte një kauzë të përbashkët, që do të mblidhte edhe veshje dhe të holla në favor të kryengritësve. Ishte Italia ajo që së bashku me Austrinë, iu bëri jehonë të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin e ardhshëm, kur edhe triumfoi kauza e tyre e drejtë.
Gjuha, kombi, feja “Kush është para syve tanë,- shkruan Milone, ndërsa vë në dukje se më shumë se çdo gjë tjetër ata (shqiptarët) dallohen nga gjuha që flasin. Ruajtja e gjuhës me besnikëri, është e shkëlqyeshme, pavarësisht nga arsyet e forta dhe të shumta që luftonin kundër ekzistencës së saj. Ruajtja e gjuhës e ka penguar ‘humbjen’ e njerëzve, duke i dalluar ata mes popujve të tjerë. Është shqipja, një tjetër element i fuqishëm e konservator i kombësisë, madje edhe atëherë kur kombet, politikisht me konsideratë, e kanë humbur kombësinë dhe pavarësinë e tyre.
Gjuhëtarët nuk janë të gjithë dakord sa i takon origjinës e autonomisë së gjuhës shqipe. Sipas shumicës së tyre shqipja vjen nga ilirishtja antike; ndërsa të tjerë mendojnë se është vazhdimësi gjurmësh të tjera e jo të ilirishtes. Sigurisht që është një gjuhë që ka ndikim të menjëhershëm nga jashtë e mes këtyre ka një ndikim të madh nga latinishtja. Nuk mungojnë fjalët që rrjedhin nga greqishtja e lashtë, por më të shpeshta janë fjalët që rrjedhin nga greqishtja mesjetare. Janë të dukshme megjithatë edhe ndikimet sllave e turke, ndërkohë që ndikimi nuk është i papërfillshëm as nga gjuhët e tjera të Ballkanit. Kështu përfundon Milone: “Gjuha shqipe, edhe pse kaq e modifikuar, e ruan forcën e saj dhe punon sot për detyrat kombëtare”. Populli shqiptar është i ndarë në fe të ndryshme. Subjekt i ndikimeve të Romës dhe Bizantit, e dominuar për më shumë se katër shekuj nga pushtuesit myslimanë, kjo popullsi ka në mënyrë të dallueshme tri fe të mëdha: katolike, ortodokse dhe myslimane. Por kjo treshe besimi nuk e ka dëmtuar unitetin e popullit. Shumica myslimane jeton në tolerancë të plotë me ortodoksët dhe katolikët. Është e dukshme që për të kuptuar se kush është në të vërtetë populli shqiptar, elementi më domethënës i dallimit është ai gjuhësor. Ajo është besnikëria e një populli për gjuhën e vet, një popull që për shumë vite u dominua nga të huajt dhe është padyshim dokumenti më i mirë i karakterit kombëtar. Nuk do të jetë e vështirë, që sapo të njihet kombi shqiptar, nga elementi gjuhësor të hiqen kufijtë që duhet të ketë shteti shqiptar. Për fat të keq, – thotë autori, – nuk është e lehtë për të kuptuar se sa veta flasin ende gjuhën shqipe në rajonin e Ballkanit. Pushteti osman kënaqej duke dhënë vlerësime e duke bërë dallime, më shumë mbi besimin, se sa mbi gjuhën.
Numri i popullsisë
Një publikim zyrtar i qeverisë angleze, që u publikua në vitin 1922, e nxori numrin e shqiptarëve rreth 1 milionë e gjysëm deri në 2 milionë banorë. Por, nga popullsia shqiptare, vetëm gjysma e saj, apo dhe ndoshta më pak, ka jetuar brenda kufijve të Mbretërisë së Shqipërisë. Gjysma tjetër dhe që nuk ishte e papërfillshme jetonte jashtë kufijve, në Jugosllavi dhe në Greqi.
Statistikat zyrtare jugosllave e ulin numrin e popullsisë shqiptare deri në 442.000 brenda kufijve të vet. Sipas burimeve zyrtare jugosllave, minoriteti shqiptar në shtetin e tyre na qenkërka sa gjysma e popullsisë shqiptare të Mbretërisë Shqiptare. Në të vërtetë, shqiptarët ishin të paktën dyfishi i asaj shifre që u dha prej tyre, dhe kjo ishte të paktën tre të katërtat e popullsisë së mbetur në Mbretërinë e Shqipërisë.
Hartat
“Në vitin 1919, – shkruan Milone, – u publikua një hartë etnografike për Gadishullin Ballkanik. Në Mal të Zi, rajoni i Tivarit dhe kufiri i vjetër banohet nga popullsi shqiptare që është ende kompakte dhe rrethohej nga liqeni i Shkodrës. Nga shqiptarët, në një masë kompakte janë të banuara edhe pellgjet e larta të Limit, Ibrit dhe Drinit të Bardhë, ku shqiptarët janë shtyrë deri në malet e Krushevicës, duke arritur deri në kufirin e vjetër në mes të Malit të Zi dhe Serbisë.
Shqipëria, – sipas Kettler, – duhet të ketë qenë shtrirë pothuajse gjatë gjithë Liqenit të Shkodrës dhe në rajonet e Hotit, të Alpeve dhe në rrethet veriore shqiptare të Ipekut dhe Gjakovës, bashkë me Methohinë pjellore, deri në malet e Krushevicës.
Në Serbi, përtej kufirit të saj të lashtë me Malin e Zi, shqiptarët kanë formuar një ishull të madh, që shtrihet me degët e veta edhe përreth Novi Pazarit, në pellgun e lartë të Ibrit, e deri në jug pranë Goljakut e Kopanikut. Ata janë të gjithë shqiptarë etnikë, me shumicë dërrmuese që vetëm përtej këtyre maleve përzihen me serbët dhe bullgarët. Ishuj të tjerë serbësh ndërpriten, megjithatë, vazhdimësia e popullatës shqiptare është kështu: menjëherë në lindje të Ipekut, dhe në veri të Prishtinës e në jug të Prizrenit. Por edhe në këto zona popullsia është në shumicë dërrmuese shqiptare, ndërsa e gjithë Kosova është e banuar pa dyshim nga shqiptarët, të cilët në kultivimin e tokave fushore të këtij rajoni tregojnë kapacitetet e tyre të mëdha për punë dhe aftësinë e tyre të shquar për përparim. Në mes të Prizrenit dhe të Vranjës, ka një përzierje popullsie me bullgarët, të cilët zënë disa pjesë të luginave të lumenjve të mëdhenj. Rajoni malor në të djathtë të Vardarit të lartë është i banuar nga shqiptarët, të cilët, në fakt pak më në jug, kanë formuar disa ishuj të vegjël pranë Krushevit, Manastirit dhe Follorinës, një qytet që gjendet brenda kufijve të vjetër grekë. Por, brenda kufijve të vjetër të Greqisë, shqiptarët përbëjnë një oaz më të madh se ai i Follorinës. Milone pohon nëse ka mbajtur shënim indikacionet e dhëna mbi shqiptarët që gjendeshin brenda dhe jashtë kufirit shqiptar, kudo në zonat e banuara nga shqiptarët etnikë jashtë kufijve (1940) të Mbretërisë së Shqipërisë. Për disa pohime ai ka pasur parasysh dijetarë të gjuhës, si gjermanin Kettler, i cili pajtohet me disa autorë të tjerë si Lejan, dijetarin rus Mirkovitch, sllaven Bradaska, Charles H. Kiepert dhe Sax), të gjithë dijetarë e studiues të gjysmës së dytë të ’800-ës. Në dritën e këtyre burimeve autoritare, Ferdinand Milone shqyrton pretendimet shqiptare në Konferencën e Paqes. Çelësi për pretendimet shqiptare ishte memoriali i Turhan Pashës, që kërkonte kthimin Shqipërisë, të territoreve të inkorporuara në Mal të Zi dhe në Serbi, si edhe ato të inkorporuara në Greqi, si rezultat i Konferencës së Londrës të 1913-ës.
Kufiri etnik
Në thelb kërkohej e pretendohej kufiri etnografik i Shqipërisë, në të cilin si pjesë e Shqipërisë janë Tuzi, Hoti, Gruda, Podgorica, Ipeku, pjesa lindore e Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, të Gjilanit, të Ferizajt, të Kaçanikut… një pjesë e Qarkut të Uskubit, rrethi i Kalkandeles, Gostivari, Kërçova, Dibra, duke arritur deri në malin që quhet Mal ‘ i Thatë, në mes të Liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Duke u nisur nga kjo pikë, kufiri ndjek gjurmët e vitit 1913 deri në kreshtën e Monte Gramos dhe vazhdon drejt jugut, për të përfunduar deri në afërsi të Prevezës. Të gjitha territoret e vendosura në perëndim të këtij kufiri janë toka etnike e historike shqiptare”. “Në limitet e këtyre territoreve të përmendura,- vazhdon memoriali i Turhan Pashës,- jetojnë rreth dy milionë e gjysmë shqiptarë, prej të cilëve gati një milionë jetojnë brenda kufijve të caktuar në Shqipëri nga ana e Konferencës së Londrës të vitit 1913 dhe një milion e gjysmë që e njëjta konferencë ia dha Malit të Zi, Serbisë, Greqisë”. Sigurisht që pas gjithë këtij “ushtrimi” historik, profesor Milone raporton në përfundimet e tij se: “Sigurisht, populli shqiptar ka tashmë të drejtë që të shohë të ndërtuar përfundimisht individualitetin e vet etnik e kombëtar”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...