Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/03

Flori Bruqi:Cikël poetik nga Aleksander Pushkin


Më 6 qershor 1799 , sipas kalendarit të ri, në Moskë, në familjen e Pushkinëve lindi një djalë , që ia vunë emrin Aleksandër.Ai nuk ishte më i madhi i fëmijëve , por u bë më i madhi i tërë Pushkinëve, para e pas tij, u bë më i madhi bir i Rusisë. Jo vetëm në rrethin familjar , por edhe në Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartë tiparet e veçanta të karakterit të tij jo të zakonshëm.Ai kishte jo vetëm flokë të zezë kacurrela negroide, që me vështirësi i shplekste dhe i shtronte krëhëri, por kishte dhe një natyrë po aq të vështirë për tu shtruar nga krëhëri i jetës. Në familje ai i solli shqetësime të atit të tij me pikëpamje konservatore. Në lice u krijoi probleme mësuesve pedantë , duke mos respektuar rregullat skolastike. Në jetën e përditshme shoqërore , ai ishte sa i sinqertë dhe i dashur me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve , po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cënimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. Pushkini u lidh me një miqësi të ngushtë me shtresën e intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në të njëjtën kohë , u fut në një armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinë cariste. Që në fillim , ai kishte thithur aromën e letërsisë franceze . Nga ana tjetër , ndërgjegja e tij u ndikua thellë që në moshën adoleshente në sfondin e luftës patriotike të vitit 1812, kundër Napoleonit dhe të debateve të ashpra politike të kohës për emancipimin e jetës ruse. Dadoja e tij, që në fëmini, e mëkoi me aromën e gjuhës dhe të folklorit rus. Internimet e tij të mëvonshme në Besarabi, në Odesë , në Mikaillovsk, inkursionet në Kaukaz e njohën Pushkinin me panoramën natyrore dhe shoqërore ruse të kohës. Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate të zjarrta për letërsinë dhe shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare.

Pushkini , i lindur me një talent të rrallë, me një natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare , por edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti gjuhën letrare kombëtare në një shkallë të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi, por edhe në dramaturgji e në prozë.Ai u bë përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë , mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me talentin e tij gjenial , finalizoi punën e disa brezave të krijuesve në fushën e poezisë , të prozës dhe të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të sigurta jo vetem tablo të së kaluarës historike, por shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit në jetën politike të vendit , si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i dilnin përpara Rusisë në atë shekull.

Ai dha një panoramë të gjerë artistike të jetës ruse , rikrijoi artistikisht figurën e njeriut bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë deri atëhere poezinë ruse, hodhi themelet e një proze realiste dhe e nxorri dramaturgjinë ruse në rrugën e dramaturgjisë europiane . Pushkini është një artist novator me një vizion modern për artin dhe letërsinë. Për të nuk ka kufinj të gurtë , subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i letërsisë, në veçanti, duhet të mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të letërsisë botërore.Pushkini , sipas vlerësimit të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX, V.Belinski , u bë "deti" që mblodhi "lumenjtë e vegjël e të mëdhenj" të poezisë ruse.

Një dëshmi tjetër e kësaj është krijimtaria e tij dramaturgjike , për të cilën , gati nuk është folur aspak tek ne dhe shumë pak në kritikën ruse të kohës së tij (me përjashtim të Belinskit) dhe më vonë. Dramaturgjia është një nga majat e arritjeve të talentit të Pushkinit , krahas poezisë dhe prozës, majë të cilën sa e pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriçojë me tërë intensitetin e gjenialitetit të vet krijues. Pushkini krijoi vetëm gjashtë tragjedi:
"Boris Gudunov" , "Kalorësi koprac", "Moxarti e Salieri", "Mysafiri i gurtë", "Gosti në kohë murtaje", "Rusallka".
Nga këto të gjashta vetëm dy prej tyre, "Boris Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnë "pasaportë" ruse, kurse të tjerat e marrin përmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze. Pushkini, në dramaturgji , eci në gjurmët e Shekspirit të madh dhe arriti të krijojë vepra të tilla që, siç pohon Belinski , "...ato ("Moxarti e Salieri", "Kalorësi koprac", "Mysafiri i gurtë" ) janë kaq të mira sa, pa asnjë teprim , mund të thuash se janë të denja për gjeninë e vetë Shekspirit".

Në të njëjtën kohë, Pushkini, duke shkruar tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bën një hap novator në këtë gjini, hap që nuk u vlerësua nga kritika bashkëkohore. Në parathënien e përgatitur nga vetë Pushkini për botimin e "Boris Gudunov" shprehte synimin e vet për shndërrimin e skenës ruse. Por novatorizmi i tij e kalon këtë cak. Tragjeditë e tij, për nga ndërtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi që ze monologu tragjik, analiza dhe zbërthimi dramatik që i bën botës së brendshme të personazhit dhe motiveve që e levizën atë , këto vepra dramatike janë pararendëse të dramës së Ibsenit dhe të Çehovit, në fillim të shekullit XX dhe pse jo, edhe tharmi i dramës ekzistencialiste moderne , ku "egocentrizmi tragjik" zë vendin kryesor.



220px-A.S.Pushkin


LETRA E DJEGUR




Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi…..
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t’i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr’ e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak’ e etur, cdo flete digje ti…
U ndezen…. flakeruan…..i heshtur tym’ i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s’dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen….O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt’ o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi..


LOTI




Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

“Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s’ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te.”

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
“Husar, e shtrenjta me ka ikur”
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
“Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten”-trimi tha.

“Husar, ti brenge s’pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje.”


LULJA




Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n’enderrim.

Kur lulezoi? C’pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?


MENGJES DIMRI




Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!


NJE I DJATHTE NJE I MAJTE




N’historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s’kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c’na tha kopuku? “S’më bën përshtypje as plugu”

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s’e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot’ dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari “Ma marcin te keqen ke thundra”

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s’kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.


PERGJERIM




Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M’u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht’ e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M’u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht’ apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S’ka gje: ti eja menjehere!…

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S’po te therras per t’i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!


Poetit




Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.

Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.

Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?

Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.


PLAKU




Nuk jam më dashnor i marrë,
Që bota kishte parë tek unë
Pranvera ime zjarr i parë,
Prej kohe ikën pa një gjurmë.

Amur! O zot i dashurisë së zjarrtë
Unë kam qënë shërbyesi jot
Po ta filloja jetën prapë
Ti prapë do ishe i imi zot.

***

Mu shuan ëndrrat dhe çdo gjë,
Që desha fort në këtë jetë,
Vuajtjet e mia një nga një,
E mbushën plot zemrën e shkretë.

Nga shqot’ e fatit tim të zi,
U vyshkën lulet në kurorë
Jetoj i zhytur në vetmi
Dhe pres të vijë e fundit orë.

Ashtu si gjethja që s’ka fat,
E mbetur vetëm në degë – hije
Ashtu dhe zemra ime e ngratë,
Jeton me drithëma ftohtësie.


RRUGË DIMËRORE




Në mes mjegullash të nxira
hëna zhduket, hëna bredh.
Mbi të trishtëmet rrafshira
trishtëm dritën ajo derdh.
Udhës shkretë dimërore
rend kjo trojka gjithnjë.
Zile e kalit monotone
mezi ndihet nëpër të.
Seç më kap një mall rinie
karrocieri kur këndon,
herë gas çapkënërie
herë mall ai më zgjon.
S’shoh as zjarr e as kasolle
vetëm borë si pambuk.
Dhe përtej shtyllat rrugore
duken, zhduken tek e tuk.
Ah, ç’mërzitje… nesër, Ninë,
tek e shtrenjta do të vi.
Pranë zjarrit kur të rrimë
të të shoh me mall në sy.
Dhe akrepi i sahatit
do vij’ rrotull me qetësi
E mërzitshmja mesnatë
s’do na ndajë përsëri.
Mërzi udhës dimërore
karrocieri zu dremit
Zile e kalit monotone
hënë e mjegullt që ndrit.

***

Pranverë, o kohëz dashurie,
ç’më mbush plot me pikëllim.
Sa mall sërish ti po më bie
në shpirtin tim, në gjakun tim.
Për mua gazi është i huaj…
çdo ngazëllim e çdo shkëlqim
më sjell mërzi, më bën të vuaj.

Oh, nëmëni shqotën, suferinën
dhe të pafundmen natë dimri.

***

Pse, moj jetë je dhuratë
që të bie rasti kot?
Pse të dha i fshehti fat
një ndëshkim me tmerr në botë?
Ç’është ai pushtet i nxirë,
që prej hiçit më ka thirë,
që në shpirt më dha mundime
dhe dyshim në mendjen time?
Pa një dritë e një qëllim,
më rreh zemra në shkreti.
Më mbush plot me pikëllim
jeta gjith monotoni.


TE HUAJES




Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon’ nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c’te thosh ajo.



TEK VARRI I LENSKIT




Mbi degë bredhi të perkulur
Nga flladi i lehtë mbrëmësor,
Lëkundej nje kuror e thurur
Dhe heshtje e paq’ n’atë sinor.
Ndoshta këtu ca kohë më parë,
Dy shoqe vinin vetimtare
Në mbrëmbj.Rrinin përmbi varr
Dhe derdhnin lot atje në bar.
Porse tani..ky kryq i drurët.
Harruar është gjurma për reth
Nuk ka.Kurorë s’ka më gjeth;
Veçse bariu i thinjë,i murrët
Si dhe më parë vjen mbi gur
Kendon edhe opingat thur.


VARRI I LENSKIT




Atje,(kur nis shiu i pranveres
Qe u jep fushave aq nur),
Vjen nje bari ne mbrembje herë,
Kendon edhe opingat thur.
Ndonje studente qytetare
Qe veron lugjeve fshatare,
Kur fushes bredh shpejt e ngadal
Perpara varrit kalin ndal;
Duke leshuar heshtur frerët,
Velin largon nga balli i saj,
Lexon mbishkrimin e pastaj
Në sytë e bukur e te erret.
Nje lot i mjegullt shdrit i qet
E prape fushes kalin nget.


VRASJA E LENSKIT




Pa fryme dergjej dheut shtrire
I zbete , i bukur ky poet.
Ne gjoks i ridhte plake e nxire
Dhe gjaku skuqte pembi dhet
Ne kete gjoks tani me brima,
Me pare rrihnin frymezime,
Urrejtje,shprese,dashuri.
Levrinte gjak ne dejt’ e rij.
Tani konakut te braktisur
I ngjan ky trupi.Heshtje terr
U shua vatra tym me s’nxjerr.
Kanatet mbyllur e puthisur.
Xhamet me pluhur .Zot nuk ka
Ku shkoi?U zhduk e gjurme s’la



TI DHE JU




Të zbraztën “ju” ajo me “ti”,
Në kuvendim e ngatërroi,
Dhe ëndërra plot lumturi,
Në shpirt të ndezur seç më zgjoi.
I heshtur para saj qëndroj,
Vështrimn’ e dhembshur pa ja ndarë;
E shtrenjtë jeni,- i shqiptoj,-
Të dua! – shpirti flet me zjarr.


SA JU KAM DASHUR




Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s’dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!


SIRENA E UJIT




Ndanë një liqeni në pyll të blertë,
Një murg i shkretë erdhi njëherë,
Veç Zotit t’ia kushtonte jetën
Me punë, me lutje dhe me kreshmë.
Përunjur rrëmihte ai në tokë
Me një lopatë të tijin varr,
Lutej që vdekjen t’ia dërgojnë
Të mirët shenjtër që nga lart.

Në derë të kasolles ngriti duart
Drejt Fronit të Zotit ai në verë,
Së lartmi ndihmë për t’i dërguar.
Papritmas pylli u bë i errët;
Mbuloi liqenin mjegull e dendur,
Ndërsa mbas reve ngjyrë plumbi,
Hëna e frikshme rrëshqiti fshehur.
Murgut i mbetën sytë nga uji.

Sheh dhe ndjen zemrën si rreh fort
Përse!? – As vetë s’di ta thotë kurrë
Zhurmshëm vlon uji, me shkumë plot,
Pastaj gjithçka bëhet e shurdhët.
Befas, si një puhizë me mjegull,
E bardhë si bora ndër korije
Një vajzë e bukur, ashtu e zhveshur
Mahnitëse prej ujit heshtazi ngrihet.

Ia hedh vështrimin murgut të shkretë,
Fokët e gjatë, të lagur kreh.
Më s’mund ai frikën ta fshehë,
Dhe si i ngrirë vajzën e sheh.
E sheh si dorën ia tund ngadalë,
Ia bën me shenjë, qesh nazeshumë…
Pastaj sërishmi zhduket në valë
Si yll që natën e humbet udhën.

Gjith natën murgu, s’mundi të flerë
Dhe të gjith’ ditën nuk tha një lutje
Përpara syve dhe shpirtit thellë
Kish vetëm pamjen e asaj çupe.
Në terr errësira pyllin e fshehu,
Hëna mbas reve rrëshqiti prapë,
Notoi vajza sërish tek bregu,
Ish e përndritur, e bardhë, flok’artë…

Murgun e sheh, ia bën me shënjë
Së largu puthje atij i hedh,
Luan, mes valësh ç’hidhet sa ëmbël,
Si një fëmijë, her’ qan, her’ qesh,
E fton, ofshan me ëndje shumë,
“Afrohu, murg, ti eja, ç’pret!?”
Dhe humb pastaj, zhytet në ujë.
Heshtja mbulon gjithçka përreth.

I dehur endej të tretën ditë
Murgu në bregun e magjepsur.
Ta shihte vajzën kishte dëshirë.
Mes territ pylli rrinte i heshtur…
Kur zbardhi dita, mbuloi dhenë,
Kasoll’ e tij priste e zbrazët.
Veç ca fëmijë, kështu rrëfejnë,
Panë mbi liqen mjekrrën e bardhë


SHALLI I ZI




Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj’angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj’i lig jahudi.

“Ti pi e defrehesh” cifuti me tha,
“por grekja e bukur, te shkoi e te la”

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M’u erren krejt syte, m’u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s’me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m’u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s’e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal…
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s’iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q’ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q’ahere nuk njoh.

…Veshtroj si i cmendur un’ shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj’angushti.


A. P. KERNËS




Kujtoj me mall një çast gëzimi
përpara sysh m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi
si ëngjëll plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmëkote,
në dhembje brengash e mërzi
më grishte larg fytyra jote
dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqot’ e kohërave që shkuan
kështjell’e ëndrrave m’u shëmb
me mjegull vitet ma mbuluan
fytyrën tënde, zërin tënd.

Ç’i ngrysa ditët gjith me brengë
i zymtë dhe në shkretëti
pa perëndi, pa shpres’e këngë
pa lotë, jet’e dashuri.

Në shpirt më shkrep agimi,
dhe ja, sërishmi m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi,
si ëngjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
sepse iu kthyen përsëri
dhe perëndi dhe frymëzime
dhe lot jetë e dashuri.



AKUILONI




Perse, o i rrepti Akuilon,
Kallamet fort përkul kur fryn?
Pse retë kaq me duf i shtyn?
Prej horizontit ç’i dëbon?

Dikur, shtëllunga resh të nxira
Mbulonin qjellin pa mbarim,
Dikur, plot hir, me lartësira
Lëkundej lisi pa pushim…
Po ti u ngrite dhe gjëmove,
Me duf, me vrull e me lavdi –
Nga qjelli retë i dëbove,
Rrëzove lisin gjeth-flori.
S’ka gjë, tani le të ndriçoje
Fytyrë e djellit plot me gaz,
Me retë flladi të lodrojë
Dhe me kallamet në çdo çast.


ACARI




Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon acari
Ne shkretetiren e pafund

Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati

Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire

Atje as zogu s’fluturon
As tigri s’shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji

Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur

Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek acari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak

Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur

I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot

Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c’do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c’u dergoi
Pertej kufireve te vet


DEMONI




Në ditët kur së pari nisa
Të gjerën jetë ta kuptoja,
Kur shihja vashëzat e lisat,
Bilbilin natën kur dëgjoja,
Kur zulma, malli dhe liria,
Dhe frymëzimi, poezia
Si zjarr e flakë e patreguar,
Në shpirt më zjejnë pa pushuar,
Kur brenga dhe mundim’i heshtur,
Më zuri vend këtu në gji,
Më vinte plot inat pareshtur,
Këtu në zemër, një gjeni;
Gjithnjë më sillte shqetësim
Çdo qeshje e tij e çdo vështrim.
Te fjalë e tijë plot me vrer
Dëgjoja të pafundmin ferr.
Ai me shpifje, pa pushim,
Çdo gjë të shtrenjtë e mbulonte;
Të dlirin, t’ëmblin ëndërrim
Dhe frymëzimin e përçmonte;
S’besonte dashuri, liri,
Jetën ai gjithnjë e përqeshte;
Mbi dhé, për asnjë bukuri,
Të thurte lavd ai nuk deshte.


DETIT




Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c’mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S’mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.

Ne c’vis, ne c’vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

……………………………

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri



DESHIRE LAVDIE




Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
Ne kopesht,neper terr,kur u ndame nga mot.


GOSTI GAZMORE




Naten e kam qef gostine,
Kryetar kur eshte gezimi,
Dhe ligjevenes tavoline
Eshte liria- idhull imi,
Kur nga fjala e bukur pi !
Kenget gjer ne agim shurdhohen,
Kur vershojne miqt te rinj,
Kurse shishet pakesohen.


HENA




Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr’ e dashur si gjithnje,
fytyr’ e embel engjellore
e vashes qe s’do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen’e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash’ e shtrenjte pse me ndau?

I BURGOSURI




Lengoj pas kafazit te burgut te zi.
Nje shkabez robinje perballe me rri;
E ngrysur veshtrimin nder qiej vervit,
Tund krahet, dhe gjellen e gjakte skermit,

E shqyen,e flak, dhe me sheh me trishtim,
Sikur kemi bashke te njejtin mendim.
Me grish me veshtrime dhe zjen e kelthet,
“te nisemi” – thote – “ku qjelli therret”

Ne jemi dy zogj, pa liri s’rrojme dot!
mbi male, vella, te versuelmi tok,
Mbi detet e kalter, te cilter si lot,
Ku era… dhe une baresim ngamot!…”



J. N. TOLSTOIT




Digju prapë o llamp’ e zjarrtë,
O mike e ditëve plot gëzim
Vezullo o gotë e artë,
O këngë e shenjtë e shpirtit tim
Ku jeni ju o miq të shtrenjtë,
O shokë të dashur të Kup(r)idit
Na thërret prapë or’ e shenjtë,
Sërish po shkrin dëbor’ e dimrit
Në ditët e zymta të syrgjynit
Shpirti plot plagë veç ndjen gaz,
Në orët e shtrenjta të kujtimit
Që ju o miq më latë pas
Përpara meje ke qëndruar…
Ja ti o streh’ e bujarisë,
Ti muz’ e shpirtit të shqetësuar
Ku prehet zjarri i dashurisë
Atje ku kënga na bashkonte,
Ku të gjithë ishim betuar
Se shpirti ynë do jetonte,
Plot afsh e zjarr i dashuruar,
Se zemr’ e lodhur s’do pushonte,
S’do prehej kurrë në kraharuar,
Atje ku ishim krejt të lirë
Dhe ngrinim gotat një nga një
Këndonim këngë që pa pirë,
Bërtisnim s’pyesnim për asgjë
Atje dëgjoj sërish një këngë,
Këngë poeti të pagjumë
Prandaj të lutem që pa brengë,
Mbushma gotën që dhe unë
Me ju prapë të qesh i lirë,
Të pi, të dehem kam dëshirë.


KALORESI I VRARE




Ne pyjet e largeta mbremja po iken.
Te fundmet shkelqime te saj u veniten,
Lugina e thelle ka heshtur;
Zhurmon midis mjegulles lumi me vale.
mes reve qe enden ne qeill ngadale.
Ndrin henez e arte pareshtur.

Korace e celikte dhe heshte e coptuar
Te shtrira po prehen te kodr’e vetmuar,
Mburoja prej ndryshkut po nxin,
Mamuzet te shkreta ne myshk kane mbetur
Dhe s’tunden nga vendi; dhe henez e mekur
Mbi trup te pergjakur po ndrin.

Rreth kodres vertitet besniku dori,
dicka vezullon thelle syve te tij,
Me kryet e unjur kalon;
Luginen po rreh me patkonj gjithe zjarr,
koracen veshtron edhe krejt vetmitar
Po dridhet, se thelli gulcon.

Nxiton neper terr vetmitari dori,
Me shprese e me frike e me drojtje ne gji,
Patkonjte i brengosur rreh shpejt;
Po ngjitet me duf ne kodrine e veshtron
E nxiton…e celiku ne terr tingellon,
Ndene kemben e lodhur te vet.

Afrohet te trup’i kalorsit te shkrete,
Mundohet ta coje, po kocka kercet
Edhe kafka perplaset per toke…
Se thelli i gjori dori hingelliti
Perqark n’erresire veshtrimin vertiti
Dhe heshtaz pastaj uli koken.

Shtegtari qe larg neper terr po kalon,
mes heshtjes te ngjan se mbi kocka po shkon…
Po ja dita zbardh perseri,
Koraca dhe heshta e shkrete po ndrin.
Kalorsi rri shtrire e s’leviz mbi kodrine.
Doriu vec endet rreth tij.



KARROCA E JETES




Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S’qendron gjekund per te pushuar

N’agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s’pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:”Hey..jepi c’i…”

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C’do proshke e grope e papritur
Therrasim: “Me ngadale, or mik!”

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur.


KENGETORI




A e degjuat valle neper pyll
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe fushes se braktisur, te shkretuar,
Kur driten shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin degjuat?

A e takuat valle neper terr
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe lotet me buzeqeshjen te trazua.
Veshtrimin e tij te mbushur helm e vrer,
Ju valle e kuptuat?

A pershperitet valle per ate,
Djaloshin kengetor te dashururar?
Kur pate ata syt’ e tij te shuar
Dhe kur degjuat pyllit ate ze,
Ju valle’u ngasheruat?


KOKETES




A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c’liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un’ mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S’me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m’u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht’u beme dhe te matur
Dhe s’presim te na thot’ njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr’i ashper….
Un’u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme…por….medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet’ te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak’ tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s’mundem-jo, vertete.
Un’ s’jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise’ tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un’ me te voglit vllait tim:
Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t’i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t’i marrim neper goje.

KUJTOJ ME MALL NJE CAST GEZIMI




Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell’ e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C’i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.



LETER E TATJANES, ONJEGINIT




Po marr guximin qe t’ju shkruaj…
C’do deshit me vec shpirtit tim?
E di, se eshte e drejta juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe e shihni si po vuaj
Me pak meshire, sado pak,
Nuk do me mprapsni zemerake!
Me pare desha te rri qete
Per turpin tim mbesomeni,
Ju sdo te dinit kur se si,
po te mund te shpresonja vete
Qe, kur e kur me plot hare
te kem t’ju shoh ketu tek ne
Qe t’ju degjoj si kuvendoni,
T’ju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer sa rish te me takoni…
Po thone se ju s’rrini dot
Ne fshat te heshtur ju merziti
E ne… ne rrojme me te kote
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjette tek ky vend i qete?
T’ju njoh s’do kisha kurre fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkrete.
Dhe afsh’ i shpirtit tim ne jete
Duke u qetuar (kushedi!).
Nje mikut mund t’i behesha mike
Dhe shoqe e jetes e besnike
Dhe zonje e ndershme per shtepi.
Nje tjeter… jo askujt ne jete
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vete ,
jam e jotja ne perjetesi;
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj
Se Zoti jeten ma ka dhene
Qe gjer ne varr te adhuroj…
Perhera te kam enderruar
te ndjenja felle thelle ne gjit
me ate veshtrim qe me trondit
Ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin… jo s’ish enderim!
Dhe sapo hyre, te kuptova
Me preke fort u pervelova
Thashe esht ai thesari im!
S’eshte e vertete? Po, te kam ndjere
Me flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerezit e mjere,
Me sillte shpesh lutja qetesi,
Edhe tashi, ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endra ime,
Qe n’erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije
Shpres’ edhe gas me murmuron?
Kush je ti? Engjelli me shprese,
apo nje lajkatar pa bese?
Ma hiq tashi kete dyshim
Kjo mbase nj’enderr mund te jete
Per zemren time nje zhgenjim
E ndryshe krejt fat’ i vertete…
Po dhe keshtu jet dhe fat
vec ty qe sot t’i kam besuar
Me qan me lot shpirt i ngrate
E mprojtje vij per te kerkuar.
Mendo: jam vete s’kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres ti eja sic ma k’enda
Dhe shpresat ngjallm’ i perseri,
A ma prish endrren qe tashi
Me te qortuara te renda!
Mbarova! S’mund ta rilexoj…
Po vdes nga frik’ turperuar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar….

Flori Bruqi : Cikël poetik nga Adem Zaplluzha


Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.

1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
83.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
84.“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot




ademzapllluzhav


UNË I MJERI FUKARAJA

Ajo natë nuk ishte e imja
Më kujtohet
Kur ikte me kuajt e zi
Thonë se kishte kumbari
Me thikat e çmendura.

Netët këtu te ne
Nuk u përngjajnë atyre netëve korçare
Janë të shurdhëta
Nuk bëzajnë
Vetëm rropullitë këndojnë nga uria.

E vetmja serenatë që dëgjohet
Është kënga “Unë i mjeri fukaraja”
Mbi njëqind vjet këndohet
Këndej pari
Dhe asnjëherë nuk plaket.

Njerëzit dalin në mëhallë
Dhe ulen nëpër pragje
Qëndrojnë heshtur si murgjit memecë
Pa zë dhe tepër krenarë
Me shikime të akullta i përcjellin kalimtarët

Miqtë e mi janë njerëz të heshtur
Dhe tepër të ashpër
Nuk janë burra të sojit të përdalë
Përpos atdheut
S’njohin Zot as pushtet
Për një fjalë goje bëhen gurë të stralltë.

KËPUCËT PA SHOLLË

Njerëzit janë të çuditshëm
Herë përngjajnë me mjegullat
E herë davariten
Si ëndrrat tona të ëndërruara.

Një ditë shndërrohemi në shi
Kurse ditën tjetër
Bëhemi pjesë e pandashme
E përroit që këndon vetëm mbrëmjeve.

Kapërcejmë tej shëtitoreve
Me kapelat tona të vjetra
I përshëndesim miqtë dhe nekrologët
Që netëve të vona shkruajnë epitafe.

Asnjëherë nuk na bëhet vonë për asgjë
Sepse edhe ne i ngjajmë asgjësë
Jemi si këpucët tona pa shollë
Këmbët e të tjerëve na qojnë deri në ferr.

Për çudi nuk e duam Ferrin as Parajsën
Na pëlqen kështu kjo jetë e verbër
Jetojmë duke ecur prej një zgërbonje
Deri te një ëndërr që i ngjan vetëm ëndrrës.

KOHA E PUSHKËVE

Vonë kuptova se gjurmët e erës
Nuk mund të ekzistojnë vetëm në kujtesë
Ato janë diçka më tepër se dëshirat
Diçka që ngjajnë me lulet e egra të malit.

Ishte koha e pushkëve
Babai im i shiti katër lopë
Për t’i ble shtatë plumba
Që t’i dorëzojë tok me pushkën e blerë
Me shitjen e arës së madhe.

Xhaxhai im shiti plang e shtëpi
U tretë diku në tokat e Anadollit
Kurrë më nuk e pamë
Tregojnë se kishte vdekur me një mall
Të pashuar për atdheun.

Në mënyrë të njëjtë kishin përfunduar
Edhe nipërit dhe mbesat e tij
Nëpër shkretëtirat e rërës
Larg gjuhës
Rrënjës dhe gjakut
Vetëm mbiemri nëpër dokumente turke
Ka mbetur si relikt i rrallë.

PIKON GJAKU I BARIT

Mbrëmë nuk e ndalëm galopin
Hingëlluam me kuajt e kaltër

Tregojnë se kështu dukeshin luftërat
Një njeri me admirim të pashoq
Flet për Pegazin
Kurse tjetri
Adhuron tregimin e kuajve të Apokalipsit.

Për çdo pesëdhjetë vjet
Këndej pari përsëriten dramat
Dramë pas drame
Uji me shije gjaku i hapë sytë
Kurse vera e kuqe
Gëlltitet vetëm për ta shuar etjen.

Nga maja e një kose të ndryshkur
Pikon gjaku i gjelbër i barit të njomë
Njerëz të uritur
Tinëzisht përcjellin njëri-tjetrin
Me sy bishash.

Pamjet bizare shkëputen nga shpirtrat
Dhe nuk i përngjajnë asgjëje
Asnjë kohe
Dhe as njeriut të uritur.


I shtrirë në parkun e vjetër




I shtrirë në parkun e vjetër
Trokas në portat e yjeve
Askush nuk m’i hap dyert
Asnjë fjalë
Nuk më thotë heshtja

Një meteor
Lëshohet në gjakun tim
Përmbyten detet e kujtesës
Në shuplakat e sterrës
Vdesin xixëllonjat

Në cilat porta
Të trokëllijnë dhembjet
Qenka fishkur bari shërues
Nga ky balsam i pleqërisë
Derdhen eliksiret e fjalëve

Ka kohë
Që mbështillem me veladon
Asnjë engjëll nuk m’i shëron plagët
Fashat e kujtesës
Valëviten nëpër stinët e vrara

I drejtohem kambanës
E herë gjysmëhënës
Askush nuk m’i qan hallet e mia
Vetëm bari i shkulur
Më shikon me nostalgji
Poezi nga libri “Stoli në parkun e vjetër”


Një trung prej mishi




Si një dru i njomë qershie
Ti e shkunde këmishën e bardhë
Deri në asht
U zhveshën degët

Një trung prej mishi
Si nëpër një përrallë
Hyri në legjendë
Dhe doli nga harrimi kopshtin biblik

Nata ishte e pafundme
Në çdo luhatje të degëve
Binin gjethet
Si nga acari qahej druri

Një këpucë nën shtratin
E përgjumur
Kurse tjetra
Mërehej tej dritares

Zbrazëtia e dhomës
Ishte pjesa kryesore e harrimit
Askund nuk i gjetëm
Të brendshmet e natës

Hëna lakuriqe sodiste me xhelozi
Nata e pafundme u bë harrim
Ora e vjetër përballë kornizës


Poemë për Vaçe Zelën



Po bie
Një shi i Bardhë e i kristaltë bie
Mbi zërin e Vaçe Zelës
Ca tinguj elegjie po zgjohen
Në këtë natë me një serenatë
Diku në Lashtësinë e Prizrenit
Sonte vajton një gërnetë

Pikojnë si lotët e qiellit
Pikojnë gjethet e një muzike
Mbi një varr prej lotësh dënes
Një këngë
Me tinguj të rrëqethur

Po fishken zambakët e Prizrenit
Në cilën lagje hapeshin qepenat
Kur nga radioja e vjetër
Dëgjohej zëri i Shqipërisë

Dje këndonte Vaçja
Ajo dhe sot këndon me një kitarë
Të vetmuar
Me zërin madhështor të korit Hyjnor
Këndojnë yjet “Shqipëri o nëna ime”

Kush tha se vdiq kënga
Ajo jeton në çdo shtëpi shqiptare
Një perëndeshë e muzikës
E cila deri në vdekje nuk abdikoi

Të zbresim deri në fund të notave
Edhe pak këngë ka mbetur
Në arkivolin e kujtesës
Edhe pak
Të dëgjojmë timbrin drithërues
Të Vaçe Zelës

2.

Si nga një tjetër botë
Më vjen një këngë lahute
Mbase ajo
Akoma këndon këngën e Shqipërisë
“Shqipëri o nëna ime”
Pse ja more zërin e bilbilit
Kush do këndoj pas Vaçes

Janë lëshuar deri në tokë
Degët e pjeshkës
Qershia dënes me ngashërim
Kush do vij pas teje
Moj bijë e shqipes

Malli im
Sonte ka nevojë për një këngë
Kam lot trishtimi
Nga zëri i nëntokës vjen një jehonë
Vaçja si një sirenë deti
Mbi këto kreshta këndon

3.

Si zëri i erës
Sonte galopojnë vegimet
Kalërojnë kuajt e ujit
Nëpër sipërfaqet e pentagramit
Si nëpër vegime
Kalërojnë notat e këngës së paharruar
“Shqipëri o nëna ime”

Një zë si zëri i Hyjit
Mbi kreshta qëndron
Mbi daullet e kushtrimit
Një nuse
Si ato zana malesh
Me mallëngjim këndon

Kjo është zëri i Vaçes
Që zbret nga lartësitë
Këndon edhe era
Një këngë me lahutë
Nëpër sheshe
Zgjohen shpirtrat e engjëjve
Një bilbil në ograja
Ka heshtur në një skutë

4.

Vaçe moj
Nusja më e bukur e Kosovës
Këndomë edhe njëherë
Ndonjë këngë me mallëngjime
Mos harro
Por të gjithëve na pëlqen
Ajo e shpirtit
“Shqipëri o nëna ime”

Sonte dua të qaj
Të dënesi si guri i atdheut
Por loti i burrit është kënga
Këtë e kemi mësuar
Që nga koha e Skënderbeut
Vaçe moj nuse
E bukura e dheut

O ju lutem
Mos i ngacmoni tingujt e natës
Sa bukur dëgjohet kjo serenatë
Po vajton shpirti i gërnetës
Me lot ngashërimi
Po dënes edhe kjo natë

5.

Vaçe moj
Nusja e maleve tona
Krenare
Kush do i përqafoj pas teje
Telat e gjall të kitarës

Unë kam mbetur pa zë
Mbi dunën e shpirtit tim
Po vajton një zog i trishtuar
Po vajton
Tok me një kukuvajkën

Të lutem
Këndoma edhe sonte
Këngën e atdheut tim
Por pa ngashërime
Këndoje edhe njëherë
Të lutem këngën
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoje me zërin e atdheut
Le të vijnë në përcjellje
Zanat e Alpeve
Ndoshta mund të zgjohet nga gjumi
Vetë Gjergji Elez alia

6.

Sonte kemi nevojë
Për hingëllimën e gjokut të bardhë
Të përgjëroj
Këndona edhe njëherë
Këngët e maleve tona

Zgjoji nga legjenda
Trimat e çartur
Sa shumë kemi nevojë
Ta dëgjojmë këngën
“Shqipëri o nëna ime”

7

Si sot më kujtohet
Kur e mbuloja kokën
Nën një plaf të dhirtë
Dhe në një radio dore
I dëgjoja këngët e tua

Fshihesha pas ëndrrave të mia
Vetëm një vijë uji na ndante
Që mos t’i dëgjojmë lirshëm
Këngët e tua me kënaqësi
Por i dëgjoja fshehur
Si një hajdut

Unë këndej vijës së ujit
Zëri yt andej përroit
I kallte malet

Me sy të lëmekur
I shikoja gjethe e verdha
Këndonin edhe ato këngën
“Shqipëri o nëna ime”
8.

Sërish vjen një zë
Dhe si freskia e gjetheve
Ledhaton
Lëkurin e zeshktë të erës

Nga degët e vjeshtës
Fluturojnë
Si nëpër përralla dykrenorët
Fluturojnë nëpër kreshte malesh
Zërat e një vajze
Thonë se ishte zëri i Vaçe Zelës

Këndonte edhe era
As lumi i përgjumur nuk e ndalte këngën
Mbi notat e pentagramit
Si një engjëll drite
Zgjohej zëri i fjetur i Vaçes
9.

Edhe pas ikjes
Unë jetoj me zërin tënd
Sa herë që kam qenë i vetmuar
Në celularin tim
I dëgjoja tingujt për atdheun tim

O të lutem
Këndoma edhe njëqind herë
Atë këngë të bukur shqipe
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoma të lutem
Sonte kjo natë e gjatë e shkurtit
Do jetoj vetëm këngët e tua
Që qojnë njeriun nga qivuri
10.

Ti ishe e vetmja
Dhe s’patë dot të dytë
Sot me 06 shkurt 2014
Të gjitha ëndrrat
Në shpirtin tim i ke mbytë


Poetët janë bijtë e zërit



Kur vdesin poetët
Secili prej tyre një ditë
Patjetër
Do kthehen në mesin tonë
Do kthehen
Si mirazhe yjesh
Që nuk perëndojnë asnjëherë

Do kthehen triumfalisht
Në flatra mjegullash
Mbi krah të zanave
Do kthehen si perënditë e pavdekshëm
Poetët janë bijtë e yjeve
Që rrinë përherë të ndezur

Nga zëri i ndërgjegjes
Së poetëve
Buron ai zë i lashtë i atdheu
Poetët janë burra të këtij dheu
U përngjajnë perëndive me oreol
Që s’vdesin askurrë
Poetët janë bijtë e zërit
Dhe fëmijët e pavdekshëm të ndërgjegjes

Presidentja e Kosovës,z.Atifete Jahjaga: Mandati im përfundon me 6 prill 2016 , për z.Hashim Thaçin vendosin deputetët e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në intervistën dhënë gazetës “Zëri” për numrin festiv ka folur edhe për çështjen e presidentit. Ajo ka thënë se nuk do të kandidoj për një mandat të dytë.
”Mandati im përfundon më, 6 prill 2016’, ka thënë Jahjaga. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishit edhe më e suksesshme, presidentja Jahjaga ka shtuar.

2016-01-03_12-06-55

“Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente”, ka thënë ajo, transmeton zeri.info.

Ndërkohë që sa i përket Hashim Thaçit president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga.

Prof.Sami Repishti: Kryeministri të mbajë premtimin solemn ndërsa Shyqyri Çoku gënjen, ai na torturoi dhe poshtëroi në burg


24-12-2015 12-27-21
Pak ditë ma parë, gazeta “Panorama” botoi shkrimin tim ku dëshmojshe se ish-nënoficeri i Sigurimit të Shtetit, “Rreshteri Shyqi” (emni i plotë ashtë Shyqyri Çoku), i dekoruem më 29 nandor 2014 nga Ministria e Mbrojtjes, më ka torturue gjatë muejve të “Hetuesisë” dhe më “…shkaktoi kaq dhimbje fizike dhe shpirtnore me drunin e tij të pagdhenun e çizmen e tij të ndytë”…. “unë nuk e falë, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi…(dhe)… kjo ashtë mospërfillje për vendin që akoma vuen, mospërfillje për viktimat akoma të përbuzuna, mospërfillje për rrezikun që përballë ringjallja e nji shoqënie shqiptare që kërkon të ngrihet …si e gjithë Europa”.

Krimineli “Shoku Çoku” u përgjegj me nji intervistë të botueme në gazetën “Shekulli” të datës 18 dhjetor 2015 ku thotë: “Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjiherë dhe as e kam patur në hetuesi”. Pjesa e parë e kësaj thanje ashtë thjesht gënjeshtër; pjesa e dytë ashtë e vërtetë. Nuk kam pasë “fatin” me u hetue nga ai; të tjerë si Zoi Themeli, Lefter Lakrori dhe Fadil Kapizyzi e plotësuen këtë detyrë të ndytë. E kam njohë “Shokun Çoku” kur ishte adoleshent që sillej rrugëve të lagjes sime Dudas, Shkodër, ku banonte nji i afërm i tij. I ri, pa arsim, me nji gojë tejet të ndytë.

Për ma tepër, prej tetorit 1946 deri në nandor 1947, kam kalue shumë kohë në burgun e njohun “Kuvendi i Françeskanëve” Aty, “Rreshter Shyqi” ishte përgjegjës i rojeve të “burgut” të posa¬hapun. I ashpër, arrogant, na shante nanat me fjalorin ma të ulet, sa herë shkonte e vinte nëpër korridorin e gjatë të “burgut”.

Ai urdhënonte për llojet e torturës që ushtrojshin rojet ndaj nesh: zinxhirë kambe e duer, heqja e racionit të bukës dhe ujit, rrahje me shkop, grushta e shkelma sa herë që shkojshim e vijshim në nevojtore, ose me na mohue të drejtën e shkuemjes në nevojtore… nji torturë e vërtetë. Kurdo që na shoqënonte në “Zyrën e Hetuesisë” për tortura, na detyronte me vrapue me shkop e me shkelma nën talljen e rojeve të armatosuna. Për të gjitha këto ai u tregue nji sadist pa ndërgjegje, model i përsosun i “qenit të stërvitun” me u bindë verbënisht. Pohimi i tij se “nuk ka punue asnjiherë me “Sigurimin e Shtetit” ashtë paturpësi. Në Shkodër, sot ai njihet vetëm si “ish-oficer i rrezikshëm i Sigurimit”. Dokumentacioni i botuem në shtypin shqiptar konfirmon se “Shoku Çoku” ka qenë oficer i Policisë për 21 vjet; “drejtues” i Sigurimit për tetë vjet; “drejtues i Hetuesisë” për 9 vjet. Në tanësi ka qenë 17 vjet hetues. Në nji listë emnore të botueme rishtas, numrohen 92 persona të torturuem nga ai. Ashtë dekorue 10 herë për “veprimtarinë” e tij në Sigurim, simbas pohimit të tij.

Shtëpinë e Dan H.Danit të burgosun që zaptoi e quen “shtetnore”, mbasi u sekuestrue nga Shteti…! Amaneti politik i këtij krimineli ashtë “…porosia e gruas që të shikoja mirë ligjin që të mos merrja fëmijtë në qafë. (por jo fëmijtë e të tjerëve!) Gjithçka simbas ligjit!” Unë nuk di nji “ligj” të vetëm, të shkruem, që kërkon ose lejon torturimin e të burgosunëve. Këto janë veprime të “botës së nëndheshme” të sistemit komunist, që “Rreshter Shyqi” pranoi vullnetarisht e shërbeu me besnikëri. Sepse, ashtu e deshi! Hipokrit deri në dhimbje! I gatshëm për gjithçka pa asnji bremje ndërgjegjje, kriminel me pagesë “në emën të ligjit” në nji regjim ku “ligji” ishte fjalë “e huej” dhe fjala e tij… që nuk përfaqsonte drejtësinë, por legjitimonte “padrejtësinë” e Nënës Parti dhe diktatorit monstruoz.

Ka vrasës që nuk dëshirojnë me qenë vrasës. Ka të tjerë që janë ba vrasës nga efekti i nji ideologjie vrastare. Por “Rreshter Shyqi” nuk ka qenë njeni nga ata; ai e deshi të jetë vrasës… që në moshën 19¬ vjeçare! Takimi i im me atë u ba në rrethana anormale dhe reagimi i jonë dramatikisht i kundërt ka spjegimin e vet në konsideratat etike të cilitdo individ, si krijesa në imazhin e Krijuesit. Krimineli i gatshëm me ekzekutue urdhënin, ose viktima e pashpresë në pritje të ekzekutimit – para nji Hyjnie që heshtë në përjetësi. E tmerrshme! *** Rasti i këtij krimineli u ba objekt diskutimi mbasi u zbulue se ai ishte dekorue nga Ministria e Mbrojtjes. Fakti që nji akt i këtill ishte i mundun sot në vendin tonë ashtë vërtet shqetësues.

Nga spjegimet e Kryeministrit Edi Rama rezulton se ky “proces” nuk ashte nji “akt” i vetmuem, por nji rrugë e marrun që në vitet 1994, ’95, ’96, d.m.th. që nga ditët e Administratës së Partisë Demokratike të ish¬Kryeministrit A. Meksi. Nji kërkesë për sqarim nga Z. Meksi nuk gjeti përgjigje. Nga nji version i dhanun nga ish¬Presidenti Sali Berisha, në bashkëbisedim me gazetarët, mësohet se “lista” e 1000 të dekoruemve “ka të bëjë me pjesëmarrësit në luftë…. Ligji nuk jep asnji dekoratë. Nuk njeh asnji imunitet”. “Ai tha se bani ligjin e ‘lustracionit’ që përjashtoi të gjithë xhelatët e kalvarit komunist të viteve të diktaturës…. I amenduar u dërgua dhe u aprovua nga Gjykata Kushtetuese…. Nën presionin e Edi Ramës e partisë së tij… Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin dhe plotësoi kërkesën e Edi Ramës”, u shpreh Z. Berisha. Kryeministri Edi Rama kërkoi falje për ofendimin e viktimave me dekorimin e “xhelatëve” dhe “premtoi spastrimin” e listave nga emnat e padëshirueshëm.

Ky ashtë nji premtim solemn që duhet të mbahet. Më 22 dhjetor, ashtë propozue “heqja e dekoratave” “…atyne që u dënuen me vendim gjykate të prerë; për krime lufte; për krime kundër njerëzimit; për bashkëpunim me pushtuesit e huaj të vendit; për veprim agjenturor kundër interesave të Shqipërisë, si dhe të ushtruarit, gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 të funksioneve në strukturat e shtetit shqiptar si me poshtë: …” (rreshtohen funksionet….) Përshëndes këtë hap të madh në drejtimin e duhun!


12-12-2015 19-56-38

Reagimi i plotë i Prof.Sami Repishtit: “S’e fal dekorimin e kriminelit Shyqyri Çoku, të japë dorëheqjen ministrja”



Banaliteti i së keqes” në Shqipëri

Voal – Ish-i dënuari politik nga regjimi komunist, Sami Repishti, i cili jeton prej vitesh në SHBA, kërkon dorëheqjen e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për dekorimin që i ka bërë hetuesit të At Zef Pllumit. Sipas profesor Repishtit, Çoku ka qenë dhe torturuesi i tij gjatë kohës që ai hetohej në hetuesinë komuniste. “E kam njohur që kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë për arsye të moshës”, është shprehur për gazetën “Panorama” profesor Repishti. “Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shkelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie”, është shprehur Repishti.

“Na lini të qetë jetën të rimësojmë,

Mos na flisni përsëri për qentë që kafshojnë”

Nellie Sachs

Kjo shprehje e poeteshës izraelite që shpëtoi nga Holokausti nazist, më erdhi në mendje kur lexova “Listën” prej 1.000 emnash, persona të dekoruem nga Sh.S. Ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë, këto ditët e fundit. Lista përmban shumë emna që dhanë kontributin e tyne gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, siç quhet zyrtarisht, ose të “rezistencës kundër okupatorit”.

“Lista” përmban edhe nji numër të konsiderueshëm emnash që mbas L2B u mobilizuen –ose u ofruen vullnetarisht- me shërbye në organet e represionit komunist, dhe “shtetin shqiptar”, instrument i bindun i ishPKSH/PPSH për 45 vjet me radhë. Veprimtaria e këtij aparati shtypës ka qenë jashtëligjore, dhe sidomos thellësisht antinjerëzore.

I njohun me emnin “arma e mprehtë e Partisë” në shërbim të “luftës së klasave”, çoroditja ekstreme e “pushtetit”, “Sigurimi i Shtetit”, mbasardhës i famëkeqit “Divizioni i Mbrojtjes së Popullit”, sistem jugosllav, ka qenë nji organ joqeveritar, joligjor, i themeluem gjatë L2B nga udhëheqja e PKSH –kryesisht e ish-kriminelit Koçi Xoxe- në korrik 1943, dhe nga nji grup “partizanësh” me prirje kriminale: fillimisht, me zhdukë me metoda gangsteriste fraksionistet në Parti, dhe ma vonë edhe kundërshtarët jokomunistë që luftoshin kundër okupatorit, por që ne, në sytë e PKSH-së, damtojshin ose pengojshin planet e kësaj “Partie” me grabitë pushtetin shtetnor, ekskluzivisht. Përgatitja e kuadrove u ba nga instruktorë jugosllavë: zgjedhja e tyne “me elementë të paarsimuem, çobanë e tjerë që do t’i edukojmë ne”… (instruksionet e Koçi Xoxes).

Nga ky brumë u përpunuen kuadrot e reja të “Sigurimit të Shtetit”, që shërbyen “Partinë” për 45 vjet. Gjatë kësaj kohë, Shqipëria njohu dhe jetoi periudhën e saj ma të zezë, e ma tragjike, pasojat e së cilës i ndjejmë edhe sot. Si ashtë e mundun që nji zhvillim i këtill, kaq irracional e antinjerëzor, por sistematik, mbijetoi afër pesë dekada në Shqipëri? E jo vetëm në Shqipëri? “Nji sistem që ka pasë sukses me shkatërrue viktimën para se ajo të vihej në litar… ashtë jashtëzakonisht sistemi ma i suksesshëm me mbajtë nji popull në skllavëri. Në nënshtrim!”, shkruente filozofja Hannah Arendt, në përshkrimin e saj të “nazizmit”.

Si ashtë e mundun? Sepse në jetë ka situata që janë shumë ma të vështira se vetë vdekja, si tortura, e randë, e gjatë, poshtënuese, çnderimi i femnave, mohimi i arsimit për fëmijtë, ose nji vend pune për bukën e gojës! E gjithë kjo në emen të “lirisë së popullit”, “të diktaturës së proletariatit”, “të luftës së klasave”, “të mbrojtjes së atdheut” nga …imperializmi, revizionizmi, reaksioni i mbrendshëm dhe i jashtëm, e tjera.

Ky sistem kishte nji bazë të padiskutueshme: “udhëheqjen e “Partisë”, urdhni i së cilës kishte formë ligji. Por “udhëheqja” në fakt ishte vetëm nji njeri: Enver Hoxha, diktator i padiskutueshëm dhe sadist. Në Shqipëri, nuk ishte “Shteti” shqiptar që udhëzonte PKSH/ PPSH; ishte e kundërta. Në mbarim të luftës, kjo “Parti” kishte rreth 2080 anëtarë, padronë të padiskutueshëm të ma shumë se nji miljon qytetarë-skllavësh shqiptarë! Kjo “Parti” e “shoku Enver” , ky dualizëm artificial i nji entiteti mbiligjor, ishte qendra absolute e sistemit legal, në fakt ilegal.

Aq e fortë ka qenë bindja e verbët ndaj “sistemit” sa që as bisedohej për vlerën apo ligjshmëninë e tij. Psikoza e krijueme te “të nënshtruemet” ishte e atillë sa që ndërgjegjja e tyne nuk i trazonte kur padrejtësitë ndiqshin njena-tjetrën, e ai/ajo ndiqte rregullat e sistemit; ajo ndërgjegje e komprometueme randë me akte antiligjore trazohej vetëm atëherë, kur “i nënshtruemi” skllav i sistemit, nuk kishte “ba mjaft” ashtu si ishte urdhnue. Prej këtu, mundësia e “së keqes” kundër popullsisë së pafajshme nuk kishte kufi… vrasje, burgosje, dëbime, internime, anatemime, deklasime, për burra, gra, fëmijë, pleq, pa përjashtim. E keqja që rridhte nga dora e elementit pa mend, pa ndërgjegje, i paarsimuem, i stërvitun “si qeni në shkollë”, ka qenë aq e madhe, sa ka meritue përcaktimin “banaliteti i së keqes” nji e keqe e madhe nga njerëz shumë të vegjël.

Në Shqipëri, shumica e këtyne aktoreve të dramës sonë kombëtare kanë qenë të rij, dështakë në shkollë, në punë, në familje, pa respekt në shoqni dhe shpeshherë pa vetërespekt. Na, shqiptarët, kemi nji thanje: “Nji askushi!”. Detyra e policit në Sigurim u dha atyne ndjenjën e pushtetit të ushtruem mbi viktima. Vërtetë banale! Gjithçka u ba në errësinë! Gjithçka mbeti në errësinë! Edhe sot, errësina mbulon aktet e tmerrshme të tragjedisë komuniste në vendin tonë. Këto akte kalojnë “të besueshmen”, kalojnë sferën ku mendjet e thjeshta nuk janë në gjendje ta kapin. Kjo i qetëson kriminelët komunistë.

Mbeten ata të paktë që kuptojnë: qytetarët e ndërgjejshëm dhe intelektualët që nuk i shesin shpirtin djallit – e që paraqesin klasën “e rrezikshme”. Nuk kanë qenë të paktë anëtarët e PKSH/PPSH që janë shqetësue ma shumë për arratisjen e nji të arsimuemi, se për vrasjen në sheshet e qytetit ose fshatit të elementëve të pafaj në vendin tonë martir. Sepse nji i arsimuem që mbijeton ashtë nji dëshmitar i përherëshëm. Si duhet të gjykojë historia e nji banaliteti kaq makabër të sistemit komunist në nji vend ku popullsia ashtë e pambrojtun nga ligji? “Esenca e krimit”, shkruente kryeprokurori amerikan në Gjyqet kundër nazistëve në Gjermani, Telford Taylor, “ashtë se krimi nuk ashtë krye vetëm kundër viktimës, por në radhë të parë kundër bashkësisë, në nji vend ku shkelet ligji”.

Ashtë kjo “bashkësi” që duhet të kërkojë dënimin për dhunimin e të drejtave të njeriut e shkelje të ligjit. Ashtë kjo “bashkësi” që duhet të kërkojë dënimin për dhunimin e të drejtave të tyne. Në fjalën e hapjes së Gjyqit kundër Adolf Eichmann-it në Jerusalem, kryeprokurori izraelit, Gideon Haussner, tha: “Kur unë dal para jush, o gjyqtarë të Izraelit, në këtë gjykatore të të akuzuemit Eichmann, unë nuk jam vetëm. Këtu, bashke me mue, në këtë moment janë gjashtë miljonë akuzues. Gjithashtu, ata nuk janë në gjendje me ngrejtë gishtin akuzues në drejtim të karriges së mbështjellun me xham, dhe me shqiptue fjalën: ‘Unë akuzoj!’ kundrejt këtij njeriu që rrin këtu… gjaku i viktimave thrret për Ndërhymje Hyjnore, por zani i tyne nuk mund të ndigjohet…

Prandej, ashtë detyra ime me u ba za-dhanësi i tyne, dhe me paraqite akuzat e urrejtëshme të tyne, dhe në emën të tyne”. Shfajsimi e vartësve: “Kemi zbatue ligjin”. “Koha ka qenë ashtu”. “Ashtu si koha edhe ligji”. “E bana nga frika” e të tjera janë të papranueshme. Këto shfajsime u hodhën poshtë në Gjyqin e Nurembergut për ish-kriminelët nazistë që përfunduen në litar. Tue ju drejtue Eichmann-it, ai tha: “Edhe sikur 80 miljonë gjermanë të kenë veprue si ti, kjo nuk do të ju shkarkonte nga përgjegjsia për aktin tand”. Individualizimi i fajit në personen e fajtorit (jo të tjerëve) tregon shkallën e paligjëshmënisë komuniste në Shqipëri, vendi ku persekutohej familja e të afërmit (“të gjithë ata që hanë bukë në nji sofër”, thonte kryekrimineli Haxhi Lleshi) për fajin e babës, djalit, vëllaut edhe të gjyshit tre gjeneracione ma parë, me internim deri në 45 vjet.

Aty lindën, u rritën, u martuen dhe vdiqën shumë të internuem. Nji homofobi, nji urrejtje për çdo gja njerëzore që mbushte ajrin e vendit tonë, mund të prodhohej vetëm nga mendje të smura, e shpirtëna të ngrime, e duer katile…! Ashtë kjo urrejtje që dëshmojmë sot në Shqipëri! Prokurori Haussner e përfundoi kështu aktakuzën e tij: “Le të supozojmë, për hir të argumentit, se nuk kishte gja ma të padëshirueshme se ‘fati i keq’ që ju bani ju nji instrument të vullnetshëm në nji organizatë që vrau masivisht; përsëri mbetet fakti se ju keni zbatue, dhe prandej përkrahe aktivisht nji politikë për vrasje masive. Sepse politika nuk ashtë diçka foshnjore; në politikë bindja dhe mbështetja janë njilloj.

Dhe, pikërisht ashtu si përkrahët dhe zbatuet nji politikë që nuk dëshironte me bashkënda jetën mbi tokë me popullin hebre, dhe me atë të shumë kombeve të tjera – sikur ju dhe eprorët tuej të kishin të drejtën me përcaktue kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë me banue në këtë botë – kemi arritë në përfundimin se nuk ka njeri, do me thanë, nji pjesëtar të racës njerëzore që mund të pranonte me bashkënda jetën me ty mbi këtë planet. Kjo ashtë arsyeja, e arsyeja e vetme, që ju duhet të vdisni në litar!”.

Edhe Shqipëria ka pasë Eichmann-ët e vet. Ata që torturuen për vdekje Av. Myzafer Pipën me hekur të skuqun në kolonën vertebrore (me urdhën direkt të Enver Hoxhës), ata që mbytën në puse septike Kadri K. Sadikun, katundi Reç, Malësia e Madhe; ata që dërmuen me kazëm kokën e nënadmiralit Teme Sejko, me u sigurue që ka vdekë, nuk janë ma të vegjël në krim. As janë ma të paktë në krim, vartësit e tyne që zbatuen urdhënat – ose me iniciativë vetjake – torturuen e vranë qytetarët e pafajshëm.

Me krimet e tyne, ata kanë dalë jashtë kufinjve të shoqënisë njerëzore. Prandej duhen izolue, jo aq shumë për respekt të ligjit, sa për pengimin e rrezikut të shpërndamjes së mikrobit kriminal që mbajnë në vete edhe sot, këta monstra që andërrojnë kthimin e “ditëve të Enverit”…! Dekorimi i 1000 veteranëve dhe kriminelëve të regjimit të kuq nga Ministria e Mbrojtjes e që përfshin edhe xhelatët e ish-Sigurimit ashtë nji fymje e randë për të gjithë popullin shqiptar, e sidomos për viktimat e komunizmit në Shqipëri e familjarët e tyne. Nji akt i këtill tregon mungesën e plotë të frymës së zhvillimeve në botën e lirë që na rrethon, mungesën e plotë të sensibilitetit të plafeve në vendin tonë dhe mungesën e plotë të ndërgjegjes së vrame nga krimi komunist.

Dhe kjo ashtë nji tragjedi ma përpjestime gjithëshqiptare. Sa për kriminelin “shoku Çoku” që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhenun, e çizmen e tij të ndytë, unë nuk e falë, sepse tradhëtoi bashkë- vuejtësit e mi. Njikohësisht unë nuk falë as edhe “Shtetin” që ka për detyrë të më mbrojë, e që për 25 vjet të gjata nuk zbatoi drejtësinë ma fillestare.

Kjo nuk ashtë mëshirë, as falje! Kjo ashtë mospërfillje për vendin që akoma vuen, mospërfillje për viktimat akoma të përbuzuna, mospërfillje për rrezikun e ringjalljes së nji shoqënie shqiptare që kërkon të ngrihet si “e gjithë Europa”. Për kto arsye, Zonja Ministre, mbas aktit tuej të dënueshëm, ju keni vetëm nji rrugë të ndershme me marrë: jepni dorëheqjen, dhe sa ma shpejt!

SAMI REPISHTI

Nga Elida Buçpapaj : Kosova ka opozitë, Shqipëria jo, ka vetëm Sali Berishën

18-11-2015 11-35-54

Natyrisht që Kosova ka opozitë. Opozitë me kauza. Janë pallavra ato që thonë se kjo opozitë është etnocentriste. Sa mund të akuzohen SHBA për etnocentrizëm, me betimin e njohur nën flamur “One Nation under God, indivisible, with liberty and justice for all”, që i shqipëruar do të tingëllonte “Një Komb dhe një Zot të pandarë, i lirë dhe me drejtësi për të gjithë“. Pikërisht prej këtij betimi lindën SHBA.

Opozita në Kosovë bën detyrën, që e shmangu maxhoranca, sepse ju premtua pushteti veç për t’iu bindur urdhërave, por jo të drejtës të të gjitha palëve, përfshi pakicat. Sepse kur Republika Srpska është një formulë e dështuar, përse kërkojnë që ta aplikojnë në Kosovë. As Plani Ahtisari nuk e detyron këtë. Veton Surroi iu përgjigj Daniel Serwer-it, i cili pak kohë më parë ishte thellësisht i pakënaqur nga kjo formulë.“Problemi është se Bashkësia e Komunave serbe është përkufizuar në baza etnike. Unë mendoj se kjo është për të ardhur keq dhe unë nuk do të preferoja që kjo të ndodhte”. Këtë i tha Zërit të Amerikës Daniel Serwer. Kjo është e vërteta dhe nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta për Zajednica-n. Qendrimi i opozitës nuk është antiserb, është pro realiteteve dhe në të mirë të paqes dhe stabilitetit të përbashkët.

Ajo që nuk shkonte ishte dhuna. Modeli i Dardan Molliqajt. Edhe me gaz lotësjellës e vezë mjaft. Por edhe këtë gjë opozita e zgjidhi shumë bukur, duke i marrë me vete në manifestime fëmijët. Pra që eksplicitivisht ata janë kundër dhunës.

Ndërsa në Shqipëri opozitë nuk ka, është opozitë kukull, prej letre, tigër prej letre. Sepse vjen me të njëjtat fytyra që e çan në dështim qeverisjen 8 vjeçare të PD-së. Vjen pa analiza, pa mea culpa, pa përgjegjës të humbjes, pa katharsis, pa denoncim të nepotizmit, pa denoncim të klientelizmit. Vjen si një kope me oligarkë që nuk kanë vuajtur asnjë orë nga diktatura komuniste. Gjithë lidërshipi më 1992 kaloi direkt nga zyrat e diktaturës në krye të partisë opozitare.

Shikoni si ka mbetë LDK-ja pa Ibrahim Rugovën, si qyqe e qyqavt.

Jo se Berisha ka një format me Rugovën, por prapë është lideri më kontravers dhe më me personalitet, me megjithë dështimet.

Në parim Berisha është autori i këtij dështimi, sepse ka krijuar seguaçë marioneta.

Prandaj Tirana nuk ka opozitë, ndryshe nga Prishtina që ka.

Opozita e Kosovës është një fenomen pozitiv shqiptar, është një model, jo në kuptimin copy & paste, por si trend, sepse Shqipëria ka të tjera realitete.

E mendoni ju opozitën në Parmanetin e Shqipërisë pa Sali Berishën! Ata të gjithë transformohen në copa hujsh me dy sy, që dinë të rregullojnë vetëm punët e tyre private, ndërsa popullin e kanë lënë në mizerje. Tani duan të riciklohen prapë. Por s’mund. As Rama nuk do të mund të riciklohet, kur gjithë klasa politike e ka kthyer demokracinë në demo(n)kraci.

Kosova ka opozitë. Burgoset Albini, janë të tjerët. Tirana s’ka opozitë. Mungon Berisha, aty nuk pipëtin kush. Janë pa simpatizantë. Nuk u beson kush. Për t’i bërë qejfin Berishës edhe profilet e tyre qyqane në Facebook i kanë “pastruar” nga çdo zë kritik. Edhe Halim Kosova, që bëri fushatë me shpatullat e veta, ka mbetur sot pa punë dhe u detyrua që t’i kthehej profesionit.

Tirana s’ka opozitë. Po të mungojë Berisha, Zoti na rujt, në Parlament, opozita nuk pipëtin, nuk ndihet, rri urtë e butë, si lepuri nën ferrë. Sepse s’kanë as ideale as kauza dhe gjithë prokupimi i tyre është që ta mbajnë mirë me Berishën, sepse ai me një të rënë të lapsit i heq nga lista. Keni ndigju ndonjëherë që ndonjëri prej tyre, të ketë kritikuar Berishën! Kurrë jo!

Protestat e opozitës në Kosovë kanë fytyrë, protestat e opozitës në Tiranë janë të pafytyra, kanë vetëm fytyrën e Sali Berishës. Po në demokraci s’ka kult individi. Kulti individit është atavizëm stalinist.

VOAL:Dasma mbretërore shqiptare – e rrëfyer nga vetë Geraldina

dasma-e-ahmet-zogut1

Dasma Mbretërore 27 Prill 1938

“Herët në mëngjes, u gjenda në kuvertë, pasi s’kisha vënë gjumë në sy gjithë natën. Përpara meje shtrihej Durrësi. Hodha vështrimin mbi muret e lashta romake dhe më tutje ato veneciane, të shpuara nga plumbat turq, dhe prapa maleve, shkëmbinj të lartë graniti gri, që lartësoheshin mbi det. Peizazhi i pazbutur ishte krejt ndryshe nga gjithçka kisha parë deri atëherë.

Na kërkuan të qëndronim në bord derisa të zbarkonin të gjithë udhëtarët e tjerë dhe, kur kalata u boshatis, u shfaq një Mercedes i zi. U përshëndeta nga kolonel Sotir Martini, një ministër i Oborrit, i cili i ndenji pranë Mbretit deri në momentin që vdiq në mërgim në vitin 1950.”

Ky është rrëfimi i Geraldina De Nagy Appony për kontaktin e parë që pati me vendin që do t’i vinte mbi kokë kurorën. Ishte 21 vjeçe dhe e emocionuar. Qe nisur drejt një të panjohure duke besuar në një happy- end.
dasma1
Në port e priste adjutanti i Mbretit që e akomodoi si mysafire në familjen Toptani dhe e sqaroi”me takt” se udhëtimi i saj ishte dhe do të mbetej sekret derisa ajo dhe Mbreti të merrnin një vendim. Geraldina u ftua të merrte pjesë në ballon e Vitit të Ri 1938. Gjatë gjithë jetës së saj, në dhjetëra intervista dhe biografi, ajo ka kujtuar gjithnjë momentin e parë kur u gjend përballë me atë që do të bëhej burri i ardhshëm i saj:

“Më dridheshin këmbët dhe nuk shikoja asgjë. Isha jashtë mase e frikësuar. Dhoma ishte aq e gjatë, sa dukej e pafund dhe unë doja vetëm të zhdukesha. Befas, u gjenda ballë për ballë me një fytyrë të hijshme, një burrëi gjatë, pa të meta, i veshur me uniformën e bardhë të kolonelit të përgjithshëm të ushtrisë. Ishin pikërisht sytë që i vura re të parët, sy depërtues bojëqielli.
dasma2
Kisha praktikuar një përkulje si ato që mësojmë në orët e kërcimit, por e harrova nga hutimi dhe thjesht bëra një përkulje të lehtë. Mbreti menjëherë më ngriti me një buzëqeshje tërheqëse, më falenderoi për vizitën në vendin e tij dhe më pyeti nëse udhëtimi kishte kaluar mirë ”.

Geraldina nuk e dinte se pavarësisht fshehtësisë, lajmi për mbërritjen e saj kishte intriguar tej mase kryeqytetin. Pothuajse i gjithë oborri, njerëzit me ndikim dhe diplomatët e dinin që kishte ardhur me aprovimin e Mbretit dhe ishte kandidatura kryesore për t’u bërë Mbretëreshë e Shqipërisë. Mbreti qe aty,së bashku me princeshat që ai ia prezantoi njëra pas tjetrës. Geraldina e kujtonte gjithnjë atë moment:
dasma3
“Asnjëherë nuk e largoi vështrimin nga unë, ndërsa më ofroi një gotë shampanjë. Gishtat tanë u prekën dhe në atë çast dritat u vagëlluan. Ishte pikërisht mesnatë dhe kështu e donte zakoni shqiptar. Ngaqë isha në angështi, e lëshova gotën, e cila u thërrmua në mijëra cifla kristalesh të vogla.

E ndjeva se u zbeha në fytyrë, por Mbreti qeshi. Ciflat sjellin fat,- tha ai në gjermanisht dhe më ra në dorë si për të më siguruar. Jehona e dymbëdhjetë tik-takeve të mesnatës ende nuk ishte fashitur, kur një valë e fortëduartrokitjesh dukej se do ta shembte dhomën. Nga të gjitha anët dhe në të gjitha gjuhët u dëgjua thirrja: Fat të bardhë!

U ndjeva si asnjëherë më parë. Kisha rënë në dashuri.”

Ishte viti 1938, viti i martesës së Mbretit Zog I me Mbretëreshën Geraldinën. Geraldina nuk iku më nga Shqipëria që atë ditë. Fejesa u mendua të shpallej në ganar dhe martesa në prill. Më 25 janar 1938, ambasadori britanik në Durrës, njoftonte ministrin e Jashtëm Anthony Eden:

“Kontesha Apony ka ardhur në Tiranë në pjesën e fundit të muajit dhjetor. Më 31 dhjetor Mbreti Zog vallëzoi me atë në vigjilje të Vitit të Ri në mbrëmjen e organizuar në oborrin mbretëror. Kur u takova me ministrin e Jashtëm Shqiptar në datën 24 janar, ai pohoi fejesën e Mbretit Zog me Konteshën Apony. Mendohet se shpallja zyrtare do të jepet brenda pak ditësh.”

Fejesa u shpall më 31 janar 1938. Shpallja u bë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare e thirrur me kërkesën e vetë Mbretit Zog. Kushtetuta e Shqipërisë, parashikonte që kërkesa për fejesën e Mbretit të kalonte për miratim në dy Dhomat e Parlamentit. Salla ishte e mbushur plot dhe në llozhën kryesore qëndronin motrat e Mbretit. Kryetari i Parlamentit njoftoi se të dyja dhomat e kishin aprovuar fejesën dhe se Geraldina mund të bëhej Mbretëreshë e Shqipërisë. Sipas biografes së Geraldinës, atë mbrëmje, Geraldina bëri prezantimin e parë të plotë me familjen e dhëndrit:

“Në darkë, Geraldina kishte veshur një fustan mëndafshi të hollë, në ngjyrën e safirit, të cilin e kishte zgjedhur Mbreti në Uorth të Parisit, si surprizë për të. Gishti i unazës vezullonte nga një diamant i mahnitshëm katërmbëdhjetëkaratësh ngjyrë bojëqielli të lehtë. Për herë të parë dhe të vetme Mbreti mbante një unazëfejese nga Hungaria, prej floriri, rubini dhe safiri, e cila kishte qenë e gjyshit të Geraldinës, kontit Giula Aponi. Gjashtë motrat e Mbretit përfaqësonin familjen.
dasma4
Para darkës, Mbreti kishte kërkuar që familja të mblidhej në paradhomë, ku princesha Geraldinë, e zbukuruar, u shfaq përkrah Mbretit.

Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që edhe e fejuara ime të jetë e lumtur, foli në gjermanisht me një zë tëgëzuar e të pazakontë dhe këto ishin fjalët e tij të vetme rreth fejesës. Duke vazhduar me zërin e tij të butë, shtoi:

Do t’ju isha shumë mirënjohës, nëse do të mbanit disa çaste heshtje për t’u lutur. E di që shpirti i nënës simeështë me ne në këto çaste. Bekuar qoftë kujtimi i saj!”

Geraldina kujton se përpara fejesës ishte bërë një tjetër bisedë delikate për lidhjen e tyre. Ajo i kishte kujtuar mbretit diferencën në besimin fetar dhe vështirësinë që në këtë rast i vinte nga kisha:

“E di që mund t’ju dua përgjithmonë, por ju jeni mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë? Asgjënë këtë botë nuk do të më bëjë ta ndryshoj besimin tim fetar.

Mbreti buzëqeshi dhe tha: Edhe unë e kam menduar këtë dhe as që bëhet fjalë që ti të bësh një gjë të tillë. Ne jemi myslimanë europianë dhe kam respekt të madh për kishën tuaj.”

Problemi i parë i martesës sapo kishte dalë. Ishte leja që Vatikani duhet t’i jepte një katolikeje për t’u martuar me një mysliman. Kjo çështje u bë lajm botëror dhe u shtjellua në më shumë se 180 gazeta në gjithë botën. Qysh më 16 shkurt të 1938-ës “The daily telegraph and morning post” i Londrës sqaronte në artikullin me titull “Papa në pritje të garancive nga Mbreti Zog”:

“Siç qe parashikuar, Shikimi i Bekuar nuk i ka dhënë të drejtën Konteshës Geraldinë Appony për lejen për tëcilën kishte aplikuar, për t’u martuar me Zogun, Mbretin e Shqiptarëve, që është mysliman.

Një martesë fetare sipas riteve katolike do të solemnizohet përpara martesës civile; dhe fëmijët e dalë nga martesa e Konteshës Geraldinë do të rriten si katolikë romanë. Mbreti Zog deri tani nuk ka marrë asnjë hap për të firmosur këto garanci.”

Me gjasë, diçka ka ndryshuar në negociatat e fshehta, sepse një muaj e ca më vonë, më 22 mars 1938, “Daily mirror”, e Nju -Yorkut shkruante:

Me disa rregullime Vatikani ka lejuar martesën e ardhshme të Mbretit të Shqiptarve, Ahmet Zogu, me Konteshën Geraldina Appony të Hungarisë, njoftoi shërbimin ndërkombëtar të lajmeve nëna e nuses Mme Girauld. “Papa Pius lejoi martesën,- tha ajo – me kushtin që fëmijët e dalë nga martesa të rriten sipas fesë sëkrishterë.”

Më 31 Mars 1938 në një intervistë me motrat e Zogut që gjendeshin tranzit në hotel “Ritz“ në Londër, Daily Mail kishte dhënë detaje për martesën, ku përfshihej edhe lajmi se do të ishte thjesht një martesë civile.

“Martesa do të bëhet në pallatin e vjetër në Tiranë dhe ajo do të jetë tërësisht civile, e njëjta me çdo martesëcivile të çdo vendi tjetër. Pavarësisht se fati i shqiptarëve është mysliman dhe kontesha katolike, kjo procedurë është tërësisht konstitucionale. Për më tej, do të kalohet vështirësia për të marrë aprovimin e Papës. Nuk ka asnjë dyshim që vëllai im dhe mbretëresha e tij do të vizitojnëPapën gjatë muajit të tyre tëmjaltit për të marrë bekimin e tij,- tha pricesha Myzejen.”

Po në të njëjtën intervistë Princesha Myzejen kishte sqaruar:

“Ne të treja do të jemi shoqëruese të nuses së bashku me mbesën tonë. Fustanet tona do të jenë të bardha dhe nuk do të vendosim vello. Dasma do të jetë shumë moderne”.

Muajt e fejesës duhet të kenë qenë si një magji për Mbretin Zog po aq sa për Geraldinën. Edhe pse ata kishin 21 vjet diferencë në moshë, Geraldina shprehej se nuk e ndiente këtë në asnjë rast. Ai u dashurua fort me gruan e re. Nëse ureferohesh sërish raporteve të ambasadorit britanik në Durrës:

“Thuhet se ai ka rënë në dashuri me të, aq shumë sa është gati të përballet me mospëlqimin e palës italiane nëse shfaqet, dhe sipas kolegëve të mi jugosllavë të cilët kanë folur me mua në lidhje me aspektet financiare, do të sakrifikohet edhe një ndihmë financiare italiane, të cilët ishin përgatitur për ta dhënë për marrjen e njënuseje italiane.”

Mbreti filloi të bënte shpenzime marramendëse dhe të pajustifikueshme për gruan e re. Çdo mëngjes Geraldinën e priste një buqetë e freskët me lule dhe një dhuratë. Çdo mbrëmje, kur shkonte në shtrat, gjente dy tufa me lule dhe një surprizë nën jastëk. Bigrafja e Geraldinës që i referohet kujtimeve të saj shkruan: “Me zyrtarizimin e fejesës, Mbreti e mbuloi të fejuarën me stoli të blera tek argjendari Osterisher, nga Vjena.” Vetë Geraldina kujton:

“Një mëngjes, kur unë me Mbretin mbaruam së biseduari, ai thirri një nga oficerët, i cili hyri me një tabaka tëmadhe plot me kuti. I hapëm një e nga një. Në fillim ishte një diademë që vezullonte nga diamantët, me njëgur në qendër, ku ishte gdhendur përkrenarja e Skënderbeut.

Midis gjerdanëve ishte një lidhëse me një diamant të madh. Unë mbeta pa frymë nga ngazëllimi, kur Mbreti zgjodhi një byzylyk me diamante dhe ma vuri në dorë. Pastaj zgjodhi vathë me një diamant që tëkombinoheshin me diademën. Pashë një kuti që kishte një zinxhir prej floriri të bardhë me një kryq me diamante. E kisha të vështirë t’ia ndaja sytë. Mbreti e hoqi mënjanë dhe nuk tha asnjë fjalë. E pashë, gjithashtu, të hiqte mënjanë tri kuti të tjera, njëra më e vogël se dy të tjerat.”

Biografja e Geraldinës, vijon:

“Pjesa më e madhe e plaçkave u soll nga Parisi prej vetë Mbretit, i cili kishte shije të hollë dhe i pëlqente shumë të zgjidhte veshjet për Geraldinën. Ai kishte porositur një rrobaqepës të vinte nga Franca për të marrëmasat e Geraldinës, ndërsa dy shtëpitë e modës Channel dhe Ëorth, të zgjedhura nga Mbreti, bënë një kallëp me përmasat e saj. Geraldina nuk pati mundësi të këshillohej me askënd, pasi Mbreti zgjodhi personalisht tre fustane mëngjesi, gjashtë fustane pasditeje, tre palë kostume, gjashtë fustane balloje dhe rroba sportive. NgaMaison de Blanc në Paris, ai porositi fustane shumë të bukura për në shtëpi dhe dhjetëra komplete tëbrendshmesh prej mëndafshi, të stolisura me dantella elegante. Secila veshje kishte këpucët, kapelet, dorashkat dhe çantat e veta të kombinuara, bashkë me çorapet e holla prej mëndafshi. Me të vërtetë që ishte një garderobë që i shkonte për shtat një mbretëreshe.”

Asgjë më shumë sesa shtypi shqiptar dhe ai botëror nuk mund të japë atmosferën që ekzistonte në botë dhe në Shqipëri për këtë dasmë. Por nëse shtypi vendas është i mbushur me lëvdata dhe ditirambe shpesh të mërzitshme, ai botëror është prirur më shumë nga sensacionet, si këto të dyja të marra nga dy gazeta amerikane, “Neë York Herald Tribune”, më 14 prill të 1938-ës me titull, “Regjimi nazist mund të prishë planet për martesën e Zogut. Arrestohet në Vjenë rrobaqepësi joarian”:

“Vjenë, 15 prill. Planet për dy martesat aristokratike kanë hasur në vështirësi në kampin gjerman nëVjenë. Mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë mund të mos marrë fustanin e saj të nusërisë.

Hedi Raab, rrobaqepës nga Vjena, i cili bashkë me Chanel de Paris po përgatisin fustanin e nusërisë për martesën e Konteshës Geraldina Appony me Mbretin Zog të Shqiptarëve meë 27 prill, nuk mori dot lejen të shkojë në Tiranë për provat përfundimtare.”

Apo “The Sun” e Baltimores, më 24 prill të 1938-ës me titull, “Martesa e Zogut për ndalimin e bisedimeve italiano- franceze”:

“Negociatat e marrëveshjes italiano-franceze do të pezullohen deri sa Ministri i Jashtëm italian, Konti Galeazzo Ciano, të kthehet të enjten e ardhshme nga martesa midis Mbretit Zog të Shqiptarëve dhe Konteshës Geraldina Appony.

Meqenëse, vetë Konti Ciano drejton negociatat për Italinë, nuk pritet ndonjë e re, derisa ai të kthehet nga Tirana, kryeqyteti shqiptar, ku do të zhvillohet të mërkurën ceremonia e Dasmës Mbretërore.

Konti Ciano do të jetë një nga dëshmitarët zyrtarë të Monarkut.”

Dasma nisi më 23 prill, me një pritje që Mbreti dhe Mbretëresha e ardhshme dhanë për trupin diplomatik dhe për gazetarët e huaj që kishin mbërritur në Tiranë. Shpenzimet e dasmës nuk u mësuan kurrë. Gazeta “Shtypi” e datës 24 prill të 1938-ës, raportoi në faqen e parë: “Banka Kombëtare vuri nëdispozicion të Sovranit 10.000 franga ari/me rastin e martesës së tij”. Por shuma zyrtare ishte shumë më e vogël sesa ajo që derdhën individë dhe kompani private për këtë rast. Duket se pagesa tek Mbreti u bë një lloj manie, siç dëshmojnë këto tituj të shtypit shqiptar: “Shoqëria “SITA” vë në dispozicion të N.M.T. Mbretit shumën prej 5000 fr. ari.” (Java, 1938, nr.46, 18 prill, f.12). “Shoqëria e Elektrikut vuri në dispozicion të L. M. T. Mbretit 15. 000 fr. ari me rastin e martesës së tij. Shoqëria e Selenicës fr. ari 20. 000 dhe Shoqëria E. i. A. A fr. ari 1000” (Gazeta e Korçës 1938, nr. 2943, 23 prill, fq. 4).

Dasma u bë eveniment botëror. Hotelet e paktë të kryeqytetit qenë rezervuar për të ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografët e gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, përfshi Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Japoninë. Dhuratat zunë vendin kryesor në shtypin e huaj. Regjenti, Horti, i Hungarisë pati ofruar një pajton tërhequr nga dy kuaj Lipizan, Franca, një servis prej porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit, ndërsa Mbreti Viktor Emanuel një statujë antike prej bronxi. Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e bërë nga kancelari i Gjermanisë, Hitler, një Mercedez sportiv kabriole të kuq. Sipas “Corriere della sera” ekzistonte vetëm një ekzemplar tjetër i këtij modeli, ai i Hitlerit. Në fakt, gazeta italiane gabonte. Mercedez – Benzi që i ishte dorëzuar Mbretit Zog, më 19 prill të 1938-ës, ishte model 540K kabriolet, i njëjtë me atë që Hitleri i kishte dhuruar po atë vit për martesën, Mbretit Faruk të Egjiptit dhe liderit sovjetik, Stalinit, me rastin e 60 vjetorit të lindjes. Makina ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhë, me stemën mbretërore të stampuar në të dyja dyert. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Zogu e mori atë me vete në Britani. Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën ENX 957, por Mbreti doli me të vetëm një herë. Në vitin 1944 nën shtytjen e Geraldinës, ai ia dhuroi makinën Kryqit të Kuq Britanik dhe ky i fundit, ia shiti një personi privat në vitin 1946. Për herë të fundit figuron pronë e një koleksionisti makinash, që në vitin 1987 e vendosi në një muzeum në Ilinois për 3 vjet. Më pas, u shënua se e mori i zoti dhe nuk dihet se ku gjendet më. Mendohet se është pjesë e koleksionit të makinave të stilistit amerikan Ralph Lauren. Simotra e saj identike, makina e Mbretit Faruk, u shit në vitin 2006 në një ankand në Monte Carlo për shumën 921 mijë Euro!

Siç ndodh rëndom në këto raste, shtypi botëror dhe diplomatët e huaj i kushtuan mjaft vend dhuratave. Time shkruan:

“Kur mbërritën dhuratat, u bë e qartë se komplikimet ndërkombëtare nuk patën kaluar pa u vënë re. Adolf Hitleri i dërgoi një Mercedes-Benz sportiv. Musolini i dërgoi katër vazo bronzi, që dikur i përkisnin Napoleonit, një statujë dragoi erdhi nga Mbreti Vittorio Emanuele, tapete orientale nga diktatori Metaxas i Greqisë dhe një skrivani e përpunuar e shekullit XVII nga Generalissimo Franco i Spanjës”.

Geraldina pa vetëm pak dhurata, pasi shumica u depozituan në kazermat pranë pallatit që po ndërtohej dhe ku çifti mbretëror nuk u vendos kurrë. Ato mbetën aty shumë kohë dhe u morën më 8 prill të 1939-ës nga ushtria pushtuese italiane. Pas vitit 1950 Geraldina hapi një çështje të gjatë gjyqësore në Itali për të marrë mbrapsht dhuratat, ose vlerën e tyre sipas listës që kishte në dispozicion, por nuk mori asgjë.

Dita e dasmës ishte më 27 prill. Geraldina kujton se ajo u zgjua në orën gjashtë, pavarësisht faktit që kishte rënë të flinte shumë vonë. Veshja e dasmës ishte zgjedhur sërish nga Mbreti. Ajo veshi një fustan të qëndisur me perla dhe diamante të bërë nga Uorth, posaçërisht për të. Në orën 11.00 nusja hyri në sallën e nderit të pallatit. Shtypi amerikan i kushtoi reportazhe të gjata dasmës si dhe atmosferës së saj, si ky i “The Neë -York Sun” i datës 27 prill 1938, i titulluar: “Shqipëria bëhet me Mbretëreshë”.

Tiranë, Shqipëri 27 prill, (A.P.) Në një ceremoni qytetare e dalluar për thjeshtësinë malësore, Kontesha Geraldina Appony, nëna e së cilës është amerikane, u bë Mbretëresha e parë e shqiptarëve, kur u pranua nëmartesë nga Mbreti Ahmet Zogu.

Një breshëri prej 101 të shtënash, jehonat e këmbanave të Kishave dhe thirrjet e muezinëve muhamedanë, qëluteshin nga minaretë, sinjalizuan martesën. Ceremonia u mbajt në një atmosferë gjysmë perëndimore e gjysmë orientale.

Ata u deklaruan burrë e grua nga Hiqmet Delvina, nënkryetar i parlamentit, pasi ai kishte lexuar kërkesat e Kodit Civil për martesën para 200 të ftuarve dhe anëtarëve të Familjes Mbretërore.

Pra, Mbretëresha Geraldina iu bashkëngjit Mbretëreshës Farida të Egjyptit, si Mbretëreshat më të reja tëBotës. Mbretëresha Geraldina ishtë 22 vjeç dhe Mbretëresha Farida ishtë 17 vjeç. Mbretëresha Geraldinaishtë e vetmja Mbretëreshë që përmban gjak amerikan. Ceremonia u zhvillua në një aneks të Pallatit Mbretëror. Muret qenë mbushur me armë antike shqiptare.

Nusja, pak më e gjatë se Mbreti, shkëlqente në një fustan nusërie prej sateni të bardhë ,Chanel, thurur me perla dhe fije argjendi në formë lulesh. Bishti i fustanit të saj mbretëror ishte i gjatë. Nga një vello prej tyli tëbardhë varej një diademë me lule portokalli.

Mbreti veshi një uniformë parade, mbushur me dekorata, si Kryekomandant i Ushtrisë.

Mijëra malësorë të veshur në mënyrë piktoreske – gegë nga veriu dhe toskë nga jugu – përshëndesnin Mbretin, që nga një kryetar fisi u bë Monark dhe me një Mbretëreshë. 50 mijë nxënës, të veshur me kostume kombëtare, binin në sy me xhandarët dhe përfaqësuesit zyrtarë nga çdo cep i Shqipërisë.

…Pasi morën urimet nga Konti Ciano dhe të ftuarit e tjerë të rëndësishëm, Mbretëresha kapi për krahu Mbretin dhe së bashku dolën përpara turmave të entuziamuara që qëndronin para Pallatit Mbretëror.

Edhe Ambasadori britanik në Tiranë vijoi raportimet e tij me një stil shumë gazetaresk. Më 30 prill ai i shkruante ministrit të Jashtëm Eden:

“Kam nderin të raportoj se martesa e Mbretit Zog me Konteshën Appony ndodhi në Pallatin e Tiranës nëdatën 27 prill. Martesa u bë në një sallon që ishte shtuar gjatë festimeve të pavarësisë, e improvizuar, por me mjaft hapësirë.

Ceremonia ishte tepër e shkurtër. Një detaj ishte butësia dhe kthjelltësia e fjalës“po” nga kontesha në gjuhën shqipe. Dëshmitarët e dhëndrit ishin Princi Abid i Turqisë dhe Konti Çiano, ndërsa të nuses ishin kushëriri i saj, Konti Karl Appony si dhe ministri hungarez. Gjithçka nga këto ishin organizuar në mënyrë ekselente. “

Por, duket se ambasadori ndryshon mendim për pjesën tjetër të dasmës kur raporton:

“Pasdite Mbreti dhe Mbretëresha shtruan drekë për 120 të ftuar duke përfshirë edhe krerët e misioneve tëhuaja me gratë e tyre. Përgatitjet linin për të dëshiruar, pasi të ftuarit u ulën rrëmujshëm si dhe kishte mungesë menyje. Më vonë ajo u zhvendos në tri dhoma të tjera pasi ra një shi i rrëmujshëm i cili kishte penetruar në tavan. Tirana kaloi një ditë festimesh të mëdha atë ditë. E njëjta gjë edhe në Durrës.

Në mbrëmje u kthyem sërish në Tiranë në një pritje të organizuar nga Kryeministri Kota në Ministrinë e Jashmte. Një detaj vlen të thuhet. Përfaqësuesi i Gjeneral Frankos ishte ulur afër- afër me gruan e ambasadorit sovjetik. Ai kishte kërkuar që një gjë e tillë të mos ndodhte por madje më keq pasi në darkë e gjeti veten përkrah vetë ambasadorit sovjetik.”

Dy javë më pas, më 9 maj, revista më e madhe amerikane, “Neës ëeek”, i kushtoi një reportazh po kaq interesant dasmës, me titullin: “Shqipëria kënaqësi dhe dëshpërim. Fatkeqësia ajrore shënon martesën e Zogut me Geraldinën”, ku jepte edhe një lajm të trishtë:

”Abdikimi i Eduartit V në dhjetor 1936 e la Mbretin Zog I i Shqiptarëve si beqarin e vetëm në Europë.Shqipëria festoi javën e shkuar, me festime 3-ditore, martesën e Mbretit mysliman dhe Konteshës katolike romane Geraldinë Appony…

…Dhurata e Zogut për Mbretëreshën e tij – një kurorë diamantesh, vendosur mbi kurorën shqiptare, njëbyzylyk, një varëse – u zgjodhën nga bizhuteritë e dërguara në Tiranë nga firmat e Parisit dhe të Vjenës. Tështunën ai vendosi t’i kthente bizhuteritë që nuk i bleu, me vlerë 1.052.000 dollarësh, me një avion. Avioni u përfshi nga furtuna dhe u përplas në malin Maranola të Apenineve. Barinjtë gjetën trupat e 19 pasagjerëve, por pak gjurmë të bizhuterive. Diamantet dhe gurët e tjerë të çmuar u dogjën, platini dhe floriri u shkrinë. (Kthimi ishte i siguruar.) Midis pasagjerëve ishin ministri shqiptar në Romë, gazetarë, që përshkruan martesën dhe amerikanja, zonja Helen Lindhein e New– Yorkut.

Geraldina kujton se rrëzimi i avionit ku ishin dhe disa prej dasmorëve ,ishte si një shenjë e keqe që ajo nuk e harroi asnjëherë. Ngjante më shumë si paralajmërim për lumturinë e tyre të shkurtër në Shqipëri. Shtypi italian raportonte deri në mes të viteve ’70 se banorët e zonës dhe të ardhur, vijuan të kërkojnë për disa dekada në zonën rreth vendit ku u rrëzua avioni, gurët e çmuar të firmës ”Cartier” që po udhëtonin me një valixhe speciale. Në asnjë rast nuk u raportua që të ishte gjetur diçka me vlerë.

Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare. Geraldina kujton se ata u ulën në verandë për një kafe, përpara se Mbreti t’i tregonte dhomën e madhe të pritjes të mobiluar sipas stilit klasik, dhomën e ngrënies sipas stilit perandorak të Napoleonit dhe dhomën e gjumit në stilin e Maria Terezës. Pallati veror sapo ishte restauruar me rastin e martesës dhe Mbreti Zog mburrej për tavanin e gdhendur, larë në ar. Në të qenë shtruar sixhade të shtrenjta, pjesë e koleksionit të rrallë të Mbretit. Sixhadet, qenë bashkë me armët një prej pasioneve të tij.

“Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” – dëshmon biografja e Geraldinës.

Pikërisht këmisha e natës u bë incidenti i fundit i dasmës. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese:

“Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme qëti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unëmburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashëasgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”

Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës. Pavarësisht kësaj, siç dëshmon edhe vetë, ajo ishte tejet e lumtur atë natë, natën që konkludoi qëndrimin e saj thuajse 4- mujor në Shqipëri.

“Po, e dashuroja shumë! Më dukej shumë i pashëm me atë lëkurën e bardhë, flokët e hapur, me sytëbojëqielli, me karakterin e tij të drejtpërdrejtë dhe imponues. Kurse duart, me gishtat e gjatë e të hollë dhe thonjtë e trajtuar me kujdes, bënin kontrast me jetën e vështirë që kishte bërë si ushtar. Përpos, buzëqeshjes së tij të mrekullueshme, më shumë përshtypje më bëri butësia e tij. Gjatë atyre javëve para martesës, mëllastuan aq shumë, sa kurrë herë tjetër në jetë. Më dukej sikur po jetoja në përrallat e “Një mijë e një netëve”.”

Zogu dhe Geraldina jetuan të pandarë për 23 vjet, derisa ai ndërroi jetë në Paris në Prill 1961. Geraldina vdiq në Tiranë në Tetor 2002. Në fund të jetës, i ishte plotësuar amaneti i vetëm, të vdiste dhe të varrosej në vendin që i kishte vënë mbi kokë kurorën.

Në vitin 2014, Revista “The Richest” e shpalli atë mbretëreshën e pestë më të bukur në historinë e martesave mbretërore. Pas Mbretëreshës Gres Kelli, të Monakos, Mbretëreshës Rania të Jordanisë, Mbretëreshës Jetsun Pema të Bhutanit dhe Mbretëreshës Soraja të Iranit. Për të u shkruajtën shumë libra dhe përcaktimi më i shpeshtë që haset është: “Trëndafili i bardhë i Budapestit”!

Makina që Hitleri ia dhuroi Zogut – Kushton 1 milion euro

mak1
Ai mori shumë dhurata për martesë, por kryedhurata mund të kosiderohej ajo e bërë nga kancelari Gjerman, Adolf Hitler, një Mercedez sportiv kabriole i kuq.

mak2

Makina mbërriti në Shqipëri me tokë, duke ardhur nga Shkodra. Për prodhimin e saj u deshën thuajse 6 muaj dhe ajo ishte kryevepra inxhinierike e kohës dhe maksimumi i luksit që njihej.
mak3
Sipas “Corriere della sera” ekzistonte vetëm një ekzemplar tjetër i këtij modeli, ai i Hitlerit. Në fakt, gazeta italiane gabonte. Mercedez-Benzi që i ishte dorëzuar Mbretit Zog, më 19 prill të 1938-ës, ishte model 540K kabriolet, i njëjtë me atë që Hitleri i kishte dhuruar po atë vit për martesën, Mbretit Faruk të Egjiptit dhe liderit sovjetik, Stalinit, me rastin e 60 vjetorit të lindjes.

Makina ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhë, me stemën mbretërore të stampuar në të dy dyert.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia Zogu e mori atë me vete në Britani. Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën “ENX 957”, por Mbreti doli me të vetëm një herë.
mak5
Në vitin 1944 nën shtytjen e Geraldinës, ai i dhuroi makinën Kryqit të Kuq Britanik dhe ky i fundit, ia shiti një personi privat në vitin 1946.

Për herë të fundit figuron pronë e një koleksionisti makinash, që në vitin 1987 e vendosi në një muzeum në Ilinois për 3 vjet. Më pas, u shënua se e mori i zoti dhe nuk dihet se ku gjendet më.
mak6
Besohet se ajo është pjesë e koleksionit privat të stilistit të njohur Ralph Lauren, por deri më tani ky i fundit as e ka pohuar dhe as e ka mohuar këtë gjë.

Simotra e saj identike, makina e Mbretit Faruk, u shit në vitin 2006 në një ankand në Monte Carlo për shumën 921 mijë Euro! Makina në foto është ajo e Farukut, identike me atë të Zogut. Diferenca e vetme është se e Zogut kishte një të kuqe më të pastër.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...