Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/10

Shokohet Serbia, BE i kërkon njohje direkte të Kosovës

Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës.
Image result for isa mustafa,hashim thaci,ivica dacic
Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt-platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuriqit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës.
Image result for isa mustafa,hashim thaci,ivica dacic
Në këtë dokument sipas kësaj gazete, propozohen të gjitha kurthet të cilave Beogradi kishte vështirësi t’u shmangej gjatë negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
Image result for isa mustafa,hashim thaci,ivica dacic
Veçanërisht e pafavorshme për Serbinë është pjesa që lidhet me sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, sepse praktikisht kërkohet që të jetë një sistem unik dhe i vetëm, me qendër në Prishtinë.
Image result for isa mustafa,hashim thaci,ivica dacic
Prishtina dhe Beogradi sipas këtij dokumenti do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje konkrete, për të cilat një pjesë e BE-së kërkon që ato të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, qëllimi përfundimtar i të cilave është normalizimi i marrëdhënieve, që dërgon në njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB, transmeton lajmi.net.
Këtë projekt-platformë e ka komentuar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ajo është krejtësisht e papranueshme për Serbinë. “Unë shpresoj se ai dokument i tmerrshëm nuk ka për t’u diskutuar”, ka thënë Vuçiq.

Aleanca Kuq e Zi protestë para bashkisë së Tiranës: Të arrestohet Erion Veliaj

Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu ka protestuar sot sëbashku me mbështetësit e tij përpara bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut të saj, Erion Veliajt nën thirrjet “me plis ta largojmë këtë kryepis!”, “Tirana ta voton, Tirana të arreston ty mor Erion!”.
Aleanca Kuq e Zi protestë para bashkisë së Tiranës: Të arrestohet Erion Veliaj
Spahiu e ka akuzuar Veliaj për braktisjen e kryeqytetit në ditët e përmbytjeve të mëdha duke udhëtuar për në Sri Lanka dhe për rritjen e çmimit të biletave të urbanit, së fundmi.

Për të gjitha vendimet e marra prej tij, Spahiu deklaroi dhe paralajmëroi me mikrofon: “Ti nuk mund të shpërdorësh kryeqytetin, qytetin ku ne lindëm dhe u rritëm. Erdhi koha që ta nxjerrim në rrugën e gjykimit, Erion Veliajn dhe Edi Ramën.

Ti mund të blesh mediat dhe me lekët e tua të pista, ti mund t’i bllokosh, por mos harro se zjarri i qytetarëve do të nxjerrë në tym e flake, ministritë. Ke një javë në Sri Lanka, që ke braktikuar kryeqytetin e mor zotëri, ti nuk mundesh, se një ditë do të përgjigjesh dhe dita po afron.

Qytetarët do të të dëbojnë! Ik në safari me Soros, me atin tënd shpirtëror, po Soros dhe paratë e pisa nuk mund të vendosin – bashkë me ato 1 milion euro që ua more qytetarëve me rritjen e biletave të autobusëve – nuk mund ta pastrojnë dot fytyrën tënde.

Ktheu në Tiranë, se barrikadat do t’i kesh këtu dhe qytetarët do të pështyjnë si “kryepisin e Tiranës”.
Me plis ta largojmë këtë kryepis! (Thirrje nga turma)

Do t’i vendosim zjarrin e drejtësitë çdo zyrtari të korrutuar. Erdhi dita që qytetarët të mos kenë frikë të denoncojnë korrupsionin.
Tirana të voton, Tirana të arreston, ty mor Erion, që s’ke fytyrë të dalësh sot,” thirri Spahiu në protestë.

E vërteta për ‘protestuesin me shotgun’

Dita e djeshme rezultoi të ishte një ditë me të lënduar, të arrestuar, të alivanosur e dëme të konsiderueshme materiale. Kjo për shkak se disa persona, kryesisht në moshë të re, të cilët, edhe përkundër thirrjes së liderëve të opozitës për mbyllje të protestës, nisën të hedhin gjësende të forta dhe koktej molotovi në drejtim të forcave të rendit dhe ndërtesës së Qeverisë tek Sheshi Skënderbeu.

Përleshjet mes protestuesve dhe policisë u zhvendosën nga qendra e kryeqytetit në lagjen “Ulpiana”, atje ku protestuesit bllokuan rrugët me kontejnerë të mbeturinave, ndërsa vazhduan ta gjuanin policinë me koktej molotovi e me gurë.

Ekipet e KTV-së dje gjatë gjithë kohës kanë përcjellë protestën në katër fronte, ndërsa në lajmet qendrore janë transmetuar pamje të përmbledhura të kësaj dite. Në ato pamje është parë një protestues i cili i drejtohet Policisë së Kosovës me një mjet që në dorë e mban sikur të ishte armë zjarri, apo ‘shotgun’ siç e cilësuan disa media në vend.

Megjithatë, nëse i shohim pamjet origjinale në kualitet të lartë, shihet qartë se protestuesi në dorë mban një fishekzjarr të drejtuar kah forcat e rendit. Kamerat kanë kapur edhe momentin kur shpërthen pranë policëve fishekzjarri i hedhur nga protestuesi, por që nuk është raportuar se ka lënduar dikë.

Për më tepër, ju ftojmë ta shikoni videon e shkëputur nga lajmet e mbrëmjes së KTV-së ku shihet qartë ngjarja.


http://koha.net/?id=27&l=92837

Jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumqarë të ngjashëm!

Reagon edhe Jusuf Buxhovi: Kosova po rrezikohet nga puçistët e shumtë
Shkrimtari Jusuf Buxhovi, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për situatën e fundit politike në vend.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit dhe sipas tij, kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta dhe anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht.
Postimi i plotë i Buxhovit në profilin e vet në “Facebook”:
Porosia e ditës:
Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta dhe anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të. Ata duhet të bashkohen rreth një lëvizjeje të madhe kombëtare, që do të marrë përgjegjësinë për heqjen nga skena politike e atyre që për vite të tëra vendin e kanë rrënuar pamëshirshëm ndërkohë që, me të njëjtin avaz, vazhdojnë ta kthejnë në plaçkë!. Pra, kërkohet ndryshim rrënjësor i botëkuptimit politik e bashkë me të edhe i gjendjes dhe jo zëvendësim i një qeverisje kriminale me zullumqarë të ngjashëm!


Ja e vërteta e kësaj fotografie, dhe e vërteta e lotëve të luftëtarit të UÇK-së

Ja e vërteta e kësaj fotografie, dhe e vërteta e lotëve të luftëtarit të UÇK-së
Kjo foto, e cila është përfol shumë në mediat tona dhe është komentuar në mënyra të ndryshme ka ngjallur reagime nga e bija e ish ushtarit të UÇK-së.
Ky në foto është Xhafer Kadiri, ushtar i UÇK-së, foto e cila është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit.
Po ua sjellim reagimin e plotë të bijës së Xhaferit, Saranda Kadiri në llogarinë e saj në facebook:
REAGIM:
Për herë të dytë po reagoj publikisht për këtë cështje. Ka kohë që po ndihem e dëshpëruar nga komentet e pavërteta, të tipit: uniforma dhe lotët nuk shkojnë bashkë, ose këto lotë janë të njerëzve që lufta i ka zënë "zgabim", pastaj komente prej më të ndryshmeve ku thuhet se ushtari në fotografi mbledh kanaqe, s'ka shtëpi, ka dalë në TV me lyp ndihmë etj. Prandaj, po i informoj të gjithëve. Babi im, Xhafer M. Kadiri nga Rahoveci, me dëshirë, vullnet e guxim, ka vendosur të marrë pjesë në Luftën Clirimtare të Kosovës. As nuk e ka zënë lufta "zgabim", as nuk e ka detyruar apo paguar askush t'i bashkohet ushtrisë. Atdhedashuria dhe fuqia e ndjenjës për clirim e bashkim, ishin shtysat kryesore që ai të linte familjen dhe t'dashurit e tij e t'i bashkohet me siguri të plotë UCK-së. Ata që e njohin personalisht e dinë shumë mirë këtë fakt. Kur jemi te lotët, personalisht mendoj që lotët dhe uniforma shkojnë bashkë më shumë se cdo gja tjetër, qofshin lotë gëzimi për clirim, apo lotë dhimbjeje për humbjen e bashkëluftëtarëve. Në këtë rast, fotografija është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit, dhe lotët në sytë e babit tim shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Sa u përket dezinformatave të tjera, ushtari në fotografi është BABI IM, nji njeri i thjeshtë si plot të tjerë, punon ndershëm dhe pastër për me i dal zot familjes dhe me i arrit qëllimet e veta dhe të familjes së tij. Ai mirret me blegtori dhe bashkë me familjen e tij përkujdeset për fermën e tij, dhe mundohet në cdo mënyrë me i qëndru besnik punës, familjes, njerëzve dhe atdheut. Edhe këto i dinë shumë mirë të gjithë që e njohin personalisht. Nuk është e vërtetë që ai ka kërku ndihmë prej dikujt, në videon e shumë përfolur dhe me gjasë të keqkuptuar nga një numër i madh individësh, ai thjeshtë ka treguar për shkeljen dhe mungesën e trajtimit në mënyrë të duhur të kategorive të luftës nga ana e pushtetit. Ka kohë që kjo fotografi po përdoret për qëllime të caktuara politike apo interesa të tjera personale nga individë apo grupe të caktuara, po e qartësoj që, asnjëherë babi im nuk ka pasur përfitime personale nga këto "lojëra".
Kërkoj që nëse hasni në këso lloj komentesh t'u tregoni njerëzve realitetin, mos e keqpërdorni luftën e drejtë dhe vlerat e saj, mos përdorni askë për qëllime personale, mos bini pre e informatave të pavërteta.
Për fund, i përshëndes dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vazhdimisht respekt dhe dashuri per babin, për luftën, për dëshmorët dhe familjet e tyre, për të pagjeturit dhe për ATDHEUN.
Mbetshi mirë,
Saranda Xhafer Kadiri

Pozitë e Opozitë, duhet të gjeni një zgjidhje.

Boll Ma..
Historiani Shkodran Imeraj, i vlerëson si të papranueshme e përleshjet e djeshme ndërmjet Policisë dhe Protestuesve. Ai thotë se populli i Kosovës nuk i ka merituar ato që ndodhën gjatë ditës së djeshme.

Image result for shkodran imeraj
Pozitë e Opozitë, duhet të gjeni një zgjidhje.
Kjo nuk është Kosova e jonë, Kosova që e kemi menduar gjatë viteve 1998 dhe 1999. Shqiptari kundër shqiptarit. Aktet e dhunës ndaj objekteve qeveritare janë të pa pranueshme. Në fund të fundit individët janë fajtorë për marrëveshjet e jo objektet e veturat sepse ato janë pasuri e jona kombëtare e shtetërore.
Janë të pa pranueshme aktet e dhunës ndaj Policisë se Kosovës sepse ata janë djem e vajza tona. Po ashtu është e pa pranueshme edhe skenat kur Policia e Kosovës përdori dhunë kundër popullit të ve. Këto skena nuk na duhen sepse lëvizjet tona kombëtare nuk investuan për këto ditë të renda për popullin tonë.
Populli i jonë ka luftuar për : shtet, liri, pavarësi, demokraci, ekonomi me të mirë, luftim të varfërisë, për ushtri e polici, për sovranitet e integritet. Boll ma me skena të dhunës. Boll ma.

Kush është Shkodran Cenë Imeraj?
 Kërcënohet me jetë Shkodran Imeraj, thikat e Srebrenicës, kanë me qenë edhe në Kosovë (Foto)
Në adresë të historianit Shkodran Imeraj ka ardhur një mesazh kërcënues në gjuhën serbe nga një person.
Sipas historianit Imeraj, ky mesazh ka ardhur pas protestës dhe fjalimit të tij të mbajtur gjatë ditës së djeshme kundër pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit.
Kështu ka bërë të ditur me anë të një komunikate për medie zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Kjo zyrë njofton se sot me 18 dhjetor 2015, në ora 02:54, historiani Shkodran Imeraj, është kërcenuar me jetë nga një serb i quajtur Boris Simonovic.
Në mesazhin e dërguar në profilin e tije në Facebook, ai shkruan : “Nož, žica, Srebrenica. Biće ti i na Kosovu. ”, që do të thotë : “Thikat e Srebrenicës. Kanë me qenë edhe në Kosovë. ”.
Ky kërcenim vjen pas protestës se djeshëm në qendër të Deçanit, ku para protestueseve mbajta një fjalë kundër pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit ndaj pronave të Ndërmarrjeve “Apkio” dhe “Iliria” dhe me pas publikova një fotografi të një njësie të policisë serbe në Manastirin e Deçanit gjatë kohës se luftës në Kosovës me 1998.
MIQ TË DASHUR, JAM I KËRCËNUAR
Sot me datën 18 dhjetor 2015, në ora 02:54, nga Boris Simonovic, jam kërcënuar me jetë. Në mesazhin e dërguar në profilin tim në Facebook, ai shkruan : “Nož, žica, Srebrenica. Biće ti i na Kosovu. ”, që do të thotë : “Thikat e Srebrenicës. Kanë me qenë edhe në Kosovë. ”.
Ikona
Serbi Boris Simonoviç  që ka kërcnuar intelektualin Isniqas Shkodran Cenë Imeraj


Ky kërcenim vjen pas protestës se djeshëm në qendër të Deçanit, ku para protestueseve mbajta një fjalë kundër pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit ndaj pronave të Ndërmarrjeve “Apkio” dhe “Iliria” dhe me pas publikova një fotografi të një njësie të policisë serbe në Manastirin e Deçanit gjatë kohës se luftës në Kosovës me 1998.
Askush nuk do të mund të me ndalë për të thënë fjalët e vërteta. Askush nuk do të mund të falsifikoj të vërtetën historike të popullit shqiptarë,
Për hire të korrektësisë bashkangjitur po e publikoj të plotë kërcënimin.



Protestuesi që krenohet me pasaportën e Republikës sëSerbisë

Protesta e djeshme, nuk karakterizohet vetëm me dhunën e opozitës, por edhe me militantë të dhunshëm që krenohen me pasaporta serbe.
Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur Lat Baba, për të cilin Indeksonline ka siguruar një foto të mëhershme të tij, në të cilën ai e shanë edhe liberalizimin e vizave, duke e ekspozuar pasaportën e Serbisë.
Po i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të sulmit ndaj tyre me mjete të forta, duke u thirrur në “mbrojtje” të Republikës së Kosovës.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuarit e kanë mbrojtur Republikën, por njëri prej mbrojtësve të Republikës në këtë rast, po del se krenohet me pasaportën e një Republike tjetër, asaj të Serbisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...