2016-01-13

Pro et contra z.Hashim Thaçit ?!




Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në vitin e ardhshëm pritet të bëhet president i Kosovës, kështu tha sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Mustafa gjatë një konference për media ka thënë se LDK do ti përmbahet marrëveshjes me PDK, duke thënë se Thaçi do të jetë president në vitin 2016.

Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se ende nuk e din se kur do të kthehet Lista Serbe në Qeveri.

“Nuk e di se kur. E gjitha që mund të them është se ata, kërkesat e tyre nuk duhet ti shtrojnë diku tjetër, përveçse në institucionet e Kosovës”, ka thënë Mustafa gjatë një konference për media ku ka prezantuar edhe programin katër vjeçar të Qeverisë së Kosovës.

Premtimi i Hashim Thaçit i cili ka thënë se do të ketë 120 mijë vende të punës, Mustafa ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur por ai tha se do të mundohet dhe të angazhohet që të ketë zhvillimi ekonomik, punësim etj.(Floripress/Flori Bruqi)



Lista e deputetëve të LDK-së që do të votojnë PËR dhe KUNDËR, Hashim Thaçit president (EMRAT)
Derisa Hashim Thaçi është para shumë dilemave se a do të kandidoj për postin e presidentit të Kosovës, për shkak se , Lista Serbe po e kushtëzon me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, në anën tjetër thuajse shumica e deputetëve të LDK-së do ta votojnë kryetarin e PDK-së, nëse ky i fundit do t’i hyj kësaj gare.

Ja publikimi i listës me emrat e atyre që deri më tani kandë deklaruar publikisht se do të votojnë KUNDËR Hashim Thaçin e ata janë:

Vjosa Osmani,
Arben Gashi,
Alma Lama,
Adem Salihaj dhe
Doruntinë Maloku (nuk është përgjigjur nëse voton për apo kundër)

Deputetët e papërcaktuar

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse pro apo kundër do të votoj deputeti Anton Quni, i cili nuk e votoj fare koalicionin me PDK-në. I kontaktuar nga mediat, ai ka thënë se “nuk dua të komentojë”.

As deputetja Melihate Tërmkolli, e cila ka qenë kundër PDK-së dhe SHIK-ut në vazhdimësi, nuk ka dashur të flas nëse do të votoj pro apo kundër Hashim Thaçit. “Nuk jap asnjë deklaratë për asnjë medium, po mi keqpërdorni. Nuk mund të flas, më fal”, ishte përgjigje e saj.

Ende nuk dihet nëse pro apo kundër do të votoj Armend Zemaj, i cili nuk e kishte votuar qeverinë Mustafa, për faktin se hyri në bashkëqeverisje me PDK-në. Mirëpo, deri më tani publikisht nuk e ka përcaktuar votën e tij.

Ndërsa, deputeti tjetër i LDK-së, Shpetim Bulliqi i cili doli kundër marrëveshjes për Demarkacionin ende nuk ka qëndrim të prerë për cështjen e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Unë do të veproj sipas subjektit tim politik. Do t’i mbroj veprimet tona. Nuk e si çka saktësisht do të bëhet”, ka thënë ai.

Deputetët e LDK-së që votojnë PRO Thaçit, nëse ky i fundit do të kandidoj:

Ismet Beqiri
Teuta Rugova
Nuredin Ibishi
Sabri Hamiti
Njomza Emini
Naser Osmani
Lirije Kajtazi
Hatim Baxhaku
Muhamet Mustafa
Fatmir Rexhepi
Sadri ferati
Ali Sadriu
Blerim Grainca
Agim Ademaj
Salih Morina
Besa Gaxherri
Teuta Sahatqija
Veton Berisha
Etem Arifi
Murat Hoxha
Agim Kikaj
Bardhyl Metah
Milazim Haliti
Synavere Rysha

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet PDK-së e LDK-së, parashihet që Hashim Thaçi të marrë postin e presidentit të shtetit, derisa LDK ta ketë postin e kryeministrit. Mirëpo, në opinion janë paraqitur ide që Isa Mustafa të kaloj në postin e shefit të shtetit, e Hashim Thaçi të rikthehet prapë si kryeministër.

Në redaksinë tonë mbremë ka arritur edhe kjo letër nga SHBA-të:



Nga Prof.dr. Eshref Ymeri :

Image result for eshref ymeri

                  Hashim Thaçi President!! !Vajmedet, o Kosovë!

Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha edhe me informacionin e më poshtë“Ministri i Jashtëm Hashim   Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin e Baton Haxhiut në Klan Kosova, nga ku ka thënë se nuk do të jetë kurrë më kryeministër.
Ai tha më saktë se “nuk do t’i rikthehem kurrë pozicionit tim të mëhershëm”, duke nënkuptuar atë të kreut të qeverisë. Hashim  Thaçi ka qenë për dy mandate kryeminsitër i vendit dhe tani pretendon të ngjitet në postin e presidentit” (Citohet sipas: “Thaçi: Nuk do të jem kurrë kryeministër”. Marrë nga faqja e internetit “albeu”. 11 janar 2016).


Image result for hashim thaçi president

Sigurisht, detyrimet e veta ndaj Serbisë Hashim Thaçi i zbatoi një më një, në bashkëpunim të ngushtë edhe me sivëllain e tij Isa Mustafa, të dy shërbëtor besnikë të agait të Beogradit. Duke tradhtuar interesat e larta të Kosovës, si agjentë të regjur tëshovinizmit serbomadh, ata firmosën në Bruksel marrëveshjen me Beogradin për krijimin e një minishteti serb në Kosovë, të quajtur “bashkësia e komunave serbe”.
Kjo ishte detyra kryesore që Beogradi ia kishte ngarkuar Hashim Thaçit për ta zbatuar me domosdo. Dhe Hashimi e zbatoi. Sepse s’mund të vepronte ndryshe. Se ai ka kohë që ka hyrë në shërbim të shovinizmit serbomadh.
Njëri nga aktivistët e shquar të diasporës shqiptare në Gjermani, zotëria Xhafer Leci, e ka denoncuar publikisht Hashim Thaçin, si agjent i francezeve në shërbim të Beogradit. Zotëria Xhafer Leci, përmes katër pyetjeve, ka bërë denoncimin e mëposhtëm:
1. Hashim Thaçi duhet të tregojë kush ishte oficeri i ushtrisë sekrete të Francës, i cili në vitet 1990 bëri kursin e gjuhës gjermane, bashkë me Hashimin në Zyrih të Zvicrës?


Image result for hashim thaçi president

2. Ai ishte ai i njëjti oficer, i cili, si pjesëmarrës në Marrvëshjen e Rambujesë, e manipulonte Hashim Thaçin, për mosnënshkrimin e  marrëveshjes, me qëllim që  forcat serbe të mos bombardoheshin nga NATO-ja dhe me qëllim që Kosova të mbetej përgjithëmonë nën sundimin e Serbisë?
3. Pse përpjekjet e UÇK-së për të marrë kontrollin e minierave të Trepçës u penguan nga trupat franceze me 3 korrik 1999 dhe pse heshti Hashim Thaçi?
4. A e dinte Hashim Thaçi kur majori francez Bunel u arrestua në tetor të vitit 1998, për të dhënat sekrete të NATO-s tek ushtria serbe, në rastin e luftimeve në Bosnjë, ku oficerët e ushtrisë franceze patën protestuar me moton: “Lirojeni Majorin Bunel”?! (Citohet sipas: Xhafer Leci. “Mitrovica, Trepça dhe Hashimi”. Marrë nga faqja e internetit “Tribuna Shqiptare”. 23 nëntor 2013).
        Në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 03 tetor 2013, pata lexuar intervistën mjaft interesante që moderatori i mirënjohur  dhe i nderuar i kësaj gazete, zoti Ajet Nuro, i kishte marrë zotit Xhevat Rexhaj, përkthyes, analist dhe veprimtar i shquar i diasporës shqiptare në Zvicër.

Image result for hashim thaçi president
        Në atë intervistë, zoti Rexhaj, duke u ndalur në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Rugova në vitin 2006, flet për perëndimorët, të cilët, sipas tij:
 “…kishin një zgjidhje, duke favorizuar H. Thaçin, si një njeri që do të lëshojë pe, si një njeri që ndoshta ata e kishin në dorë si të shantazhuar apo gati komplet partinë e tij.., pra, sigurisht se mendohej që mos të ketë turbulenca edhe nëse bëhet Hymni pa tekst, Flamuri laraman, Kushtetuta e dobët, e gjer te marreveshjet e sotme për Veriun me autonomi”.
Image result for hashim thaçi president

Ndërkohë, ca të dhëna mjaft kuptimplote dëshmojnë se Hashim Thaçi, edhe gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, e ka treguar me fakte se që asokohe ka qenë agjent i Serbisë. Nënkuptohet që, gjatë asaj kohe, shërbimi sekret serb, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin sekret rus, përgjonin bisedat telefonike të Hashim Thaçit. Gjenerali rus Leonid Ivashov, dëshmitar në mbrojtje të Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ka deklaruar:
“… unë kam qenë i vetmi nga dëshmitarët që kam
dhënë dëshmi dy ditë rresht. Ditën e parë, ndër të tjera, unë rrëfeva për dy biseda të përgjuara telefonike të Madlen Ollbajtit me Hashim Thaçin. Ende pa arriturderi te ngjarjet kryesore, atij se si i kishte shpëtuar goja dhe kishte deklaruar se, demek, në territorin e Kosovës, përveç shqiptarëve, nuk do të ketë as NATO, as serbë. Ollbrajt, e cila asokohe telefononte nga Gjermania, udhëheqësit kosovar ia futi të dyja këmbët në një këpucë. Biseda tjetër mes tyre u zhvillua më 25 mars 1999, ditën e dytë pas fillimit të bombardimeve. Këtë herë ajo doli në telefon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Image result for hashim thaçi president
        “Ku ma keni kryengritjen tuaj, - i bërtiste Thaçit në telefon, - pse nuk po e shpërtheni kryengritjen?”.
        Kur unë solla këto fakte, anëtarët e trupit gjykues shqyen sytë” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. Intervistë për revistën “Itogi”. Botuar në faqen e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).
        Nga këto deklarata të gjeneralit rus, së pari, rezulton se Beogradi i kishte vënë si detyrë Thaçit që të deklarohej kundër pranisë së NATO-s në Kosovë. Por, për ta maskuar detyrën e tij në shërbim të Beogradit, atij i qenka dhënë porosia që të shprehej edhe kundër pranisë së serbëve në Kosovë, se kjo nuk i prishte shumë punë shovinizmit serbomadh, i cili ishte mjaft i interesuar që vetëm NATO-ja të mos shkelte në Kosovë se pastajai dinte vetë se si i rregullonte punët me Kosovën.

Image result for hashim thaçi president
        Së dyti, Thaçi i paska premtuar zonjës Ollbrajt se fill pas nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në Kosovë do të shpërthente një kryengritje e madhe, domosdo, “nën udhëheqjen” e Thaçit!!! Por, faktikisht, në Kosovë, pas 24 marsit 1999, s’shpërtheu kurrfarë kryengritjeje. Pra, Thaçi e paska mashtruar zonjën Ollbrajt me premtimin për “fillimin e kryengritjes”. Nënkuptohet që nuk mund të fillonte kurrfarë kryengritjeje, sepse Thaçi s’mund të dilte dot jashtë piketave që i kishte vendosur ustai i Beogradit.
        Tani Thaçit i ka ngecur keq në fyt “llokma e majme” e Beogradit pas urdhrit që ka marrë prej këtij të fundit për krijimin e minishtetit serb brenda territorit të Kosovës, të ashtuquajtur “bashkësi e komunave serbe”. Përkrah Thaçit,është radhitur kryeministri formal Isa Mustafa, edhe ky një tjetër agjent në shërbim të Beograsit, si edhe grupi i deputetëve të partisë thaçiste dhe të partisë mustafiste. Tani, këta deputetë që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Kosovës, kërkojnë ta kalojnë në votim dhe t’i hapin përfundimisht dritën jeshile firmës së Thaçit dhe të Mustafës që kanë hedhur në Bruksel për krijimin e minishtetit serb brenda Kosovës. Pra, deputetët në fjalë kanë hyrë në rrugën e tradhtisë kombëtare dhe me qëndrimin e tyre më kujtojnë deputetët tradhtarë të Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës, të cilët, në vitin 1989, nën diktatin e Millosheviçit, si frikacakë të fëlliqur, morën vendimin për shfuqizimin e autonomisë. Se nuk patën burrërinë të mos e pranonin në asnjë mënyrë marrjen e atij vendimi tradhtar, edhe sikur ta dinin që do të binin theror, që të gjithë, në sallën e atij kuvendi. Në qoftë se opozita kosovare dhe mbarë populli i Republikës së Kosovës, nuk do të jenë në gjendje që ta ndalojnë marrjen e një vendimi të tillë qëështë tradhti e pastër kombëtare, atëherë në hyrjen e Kuvendit të Kosovës duhet të vendoset një pllakë mermeri, ku të gdhendet shprehja:
        “Kuvendi i tradhtisë”

Image result for hashim thaçi president
        Nëse Kuvendi i Kosovës do t’ia lejojë vetes një tradhti të tillë, ai do të përsërisë aktin e tradhtisë që kreu Kuvendi i Shqipërisë me vendimin që mori më 25 mars 2009 për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë që ranë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke. 
Image result for hashim thaçi president

Ai vendim prej tradhtarësh të kombit shqiptar, i forcoi pozitat e kryeshovinistit grek në Shqipëri me emrin Janullatos, i cili bleu eshtra shqiptarësh, të cilat i reklamoi si eshtra ushtarësh grekë, duke çuar në vend një mision të rëndësishëm që i kishte ngarkuar kisha shoviniste greke dhe shovinizmi grekokaragjoz.
Image result for hashim thaçi president
        Tani, Hashim Thaçi, për t’i hedhur një plaf përsipër tradhtisë kombëtare, kërkon të fshihet pas kolltukut të Presidentit.

San Diego, Kaliforni
12 janar 2016

******





Në PDK thonë se Thaçi brenda pak ditësh do të jetë President

Image result for hashim thaçi president

Hashim Thaçi mund t’i ketë votat e mjaftueshme për t’u bërë president, por pritet të ketë shumë kundërshtarë.

Image result for hashim thaçi president
Përveç opozitës, e cila është komplet kundër zgjedhjes së tij, atë e refuzojnë një numër i caktuar deputetësh të LDK-së.

Image result for hashim thaçi president
Por, mundësia për parandalimin e zgjedhjes së Thaçit president është tepër e vogël. E vetmja formë është që komplet opozita dhe rreth 10 deputetë të LDK-së të mos e krijojnë kuorumin e duhur për nisje të procedurave. Një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi deputetët e LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Thaçin, por nuk kanë thënë se nuk do të rrinë në sallë sa për krijimin kuorumit.

Vjosa Osmani është kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit dhe për këtë arsye ajo nuk do të qëndrojë në sallë.

Image result for hashim thaçi president
Por për kuorumin dhe votat nuk shqetësohet fare PDK-ja.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, beson se Hashim Thaçi brenda pak ditësh do të jetë president i Kosovës.

*******

Opozita e sigurt: Thaçi s’bëhet president (Video)



Parrtitë opozitare po zotohen se do t’ ia pamundësojnë kreut të PDK-së, Hashim Thaçi të zgjedhet president i vendit.
Madje, sipas tyre, kjo legjislaturë nuk e ka legjitimitetin të vendos për presidentin e ri.

Frashër Krasniqi zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se do ta bëjnë ta pamundurën që të ia pamundësojnë zgjedhjen Thaçit për president të vendit.

Krasniqi thotë se tani për tani nuk kanë ndonjë kandidat për president si opozitë e bashkuar.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, shprehet i sigurt se Thaçi nuk do të arrijë të bëhet president, për faktin se shumë deputetë të LDK-së, por edhe e gjithë opozita e bashkuar nuk do ta votoj atë.

Rrjedhimisht, sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ne si Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojmë Thaçin për president. Presidenti duhet të jetë person unifikues i gjithë spektrit politik. Thaçi nuk i ka atributet e nevojshme për me qenë president”, tha Lekaj.






Anëtari i kryesisë së AAK-së: Thaçi President vetëm me Haradinajn Kryeministër
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Bahri Gashi përmes një postimi në facebbok ka thënë se Hashim Thaçi bëhet president vetëm me Ramush Haradinajn Kryeministër.
“Thaqi bëhet President vetëm me Haradinajn Kryeministër. Në politikëbërje numërat dhe muskujtë duhet shëndrruar në zgjuarësi, guximin në maturi, kurse sinqeritetin e besnikërinë në zhdërvejlltësi. Kjo gjendje e re e lidershipit e ndryshon Kosovën drejt stabilitetit të plotë dhe të ardhmes së sigurte”, ka shkruar Gashi.
“Zgjedhja e Thaçit president, indikator serioz i fillimit të luftës qytetare”
 Zgjedhja e  Hashim Thaçit, President, do të ishte indikator serioz i fillimit zyrtar të luftës qytetare në Kosovë.
Kreu i Listët serbe, Sllavko Simiq, ka thënë për Radio Dukagjinin se me partnerët e koalicionit PDK dhe LDK konsultohen për të gjitha çështjet, problemet apo marrëveshjet.
Ai potencoi se së shpejti në Kuvend do të jetë çështja e presidentit, dhe njëri nga kandidatët për këtë post, partneri i koalicionit të Listës, Hashim Thaçi.
Për këtë çështje, ai tha se subjekti i tij nuk ka qëndrim, por theksoi se së shpejti do të bisedohet për këtë çështje me partnerët e koalicionit.
Ai në këtë drejtim nuk pret të këtë kushtëzime, as me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, meqë thotë se kjo çështje është marrëveshje ndërkombëtare.
“Është e sigurt se nuk do të kuzhtëzojmë votimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës me themelimin dhe konstituimin sa më parë të Bashkësisë së komunave serbe, meqë Bashkësia e komunave serbe është marrëveshje ndërkombëtare. Sa i përket zgjedhjes së presidentit, do të shohim, në periudhën e ardhshme do të nxjerrim konkluzione dhe do të dalim para opinionit me qëndrimin tonë”, ka thënë Simic.
Image result for atifete jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfundon mandatin në prill të vitit 2016.
Në bazë të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Hashim Thaçi do të propozohet si kandidat për President.
Image result for atifete jahjaga
Ndonëse nuk është bërë e ditur ende data, kur emri i tij do të shkojë për votim në Kuvend, në opinion tashmë janë hedhur disa përllogaritje, nëse kreu i PDK-së do të ketë votat e mjaftueshme ose jo.
Image result for atifete jahjaga
Analisti Behlul Beqaj, shprehet i rezervuar nëse Hashim Thaçi do të ketë votat për President, por thotë se në qoftë se ai zgjedhet, do të ishte indikator serioz i fillimit të luftës qytetare në Kosovë.
Image result for atifete jahjaga
“Nëse eventualisht zgjedhet për Kryetar të Republikës së Kosovës, ky do të ishte indikatori më serioz i fillimit zyrtar të luftës qytetare në Kosovë, për shkak se nuk është personalitet integrues, por është personalitet dezintegrues i shoqërisë kosovare”, ka vlerësuar Beqaj.
Image result for atifete jahjaga
Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Image result for atifete jahjaga
Nëse kandidati nuk merr votat e mjaftueshme në herat vijuese, ashtu siç është e paraparë me Kushtetutë, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Prof.Dr. Enver Hasani

Ngrihet aktakuzë kundër Enver Hasanit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Enver Hasani për kryerjen e veprave penale: falsifikim i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokuroria po ashtu ka pushuar hetimet për një vepër penale, për të cilën i pandehuri ka qenë duke u hetuar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Enver Hasani, në cilësinë e personit zyrtar - kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës - ka vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij zyrtare me rastin e vendosjes për kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me dekretin e saj, që ka pasur të bëjë me emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Hasani, sipas aktakuzës, ka nxjerrë aktvendim për papranueshmëri, nga i cili kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mandatet shtesë si gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës tre persona.
“Gjithashtu, i pandehuri Hasani, me dashje, ka shënuar të dhëna të rreme në aktvendimin e njëjtë mbi papranueshmëri, duke e shënuar në faqen e parë të këtij aktvendimi edhe emrin e një gjyqtari si pjesëmarrës në trajtimin e kësaj çështjeje kushtetuese, i cili nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëpërmjet një komunikate thotë se për aktakuzën e ngritur ndaj tij sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka mësuar nëpërmjet mediave.
Hasani aktakuzën e ka quajtur hakmarrje ndaj tij.
Sipas tij, kjo mënyrë e të ngriturit aktakuzë nuk shihet as në sistemet totalitare.
“Ju njoftoj se as në sistemet më totalitare nuk ngritet aktakuze pa pasur një deklaratë të të pandehurit. Unë dje kam qenë në polici pa avokat dhe kam dërguar kërkesen që Gjykata Themelore është duke e shqyrtuar qe disa muaj dhe akoma nuk ka verdikt”, thotë Hasani.
Hasani thotë se edhe hetuesve ua ka bërë të qartë se deklaratë nuk është e tij dhe as mbrojtje në heshtje siç kërkohet sipas ligjit.
“Kjo sepse një procedurë gjyqësore për çështjen e sigurimit të provës është duke u zhvilluar dhe akoma nuk ka përfunduar sepse ngelet e pazgjidhur çështja e imunitetit. Ngelet në ju ta vlerësoni nëse kjo është kështu. Emri i hetuesit që kam kontaktuar është Rreshter Avni Reqica”, thuhet në komunikatën e Hashani”, thuhet më tej në komunikatën e tij.
“Kjo është më shu më se hakmarrje ndaj meje, arbitratitet i pafund.”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Enver Hasani, për kryerjen e veprave penale: Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ka pushuar hetimet për një vepër penale, për të cilën ka qenë duke u hetuar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...