Filmi kosovar “Shok” sot gjatë ditës është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër.
Për të përshkruar këtë moment dhe rrugëtimin e këtij filmi pas këtij nominimi të rëndësishëm i ftuar në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ishte Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Ai është shprehur se lajmi për nominimin për çmimin Oscar është një lajm i mrekullueshëm.
“Definitivisht është prej lajmeve më të mira që kemi pasur në fushën e kinematografisë, na ka gëzuar neve dhe gjithë shqiptarët gjithandej”.
“Reagimet dhe komentet që kanë bërë ata që e dojnë filmin kosovar na kanë bërë krenarë për punën që jemi duke bërë”.
Zharku është shprehur se ky film do të jetë prezantimi më i mirë për kinematografinë kosovare.
“Ky film për shkak të tregimit që e shtjellon na bën të mburremi dhe që të prezantojmë kinematografinë kosovare në mënyrën më të mirë të mundshme në botë”.

Ai ka treguar se pothuajse gjithë ekipi i filmit “Shok” u mboldhën sot në një lokal të Prishtinës për të pritur lajmin .
“Kur ka ardhur momenti i dëgjimit të emrit të nominuar ka ekzituar një stres i madh, më pas erdhi një shpërthim shumë i madh dhe ky shpërthim besoj se do ta ndërrojë fytyrën e kinematografisë kosovare”.
I pari i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka treguar edhe për temën që shtjellon ky film.
“Filmi “ShoK” tregon histroinë e dy të rinjve, filmi më i mirë që është bërë ndonjëherë për luftën e Kosovës dhe ky nominim për neve ka një rëndësi të veçantë edhe për këtë arsye”.
“Filmi “Shok” është filmi më i mirë që është bërë për luftën në Kosovë”.
Ai gjithashtu ka treguar se janë bërë të gjitha përgaditjet që nëse filmi do të nominohej, i njejti të promovohej nëpër botë .
“Ne kemi bërë përgaditjet për promovimin por sot ka ndodhur diçka, ka pasur shumë interesim nga institucionet për mbështetje të promovimit dhe filmit nëpër botë”.
“Promovimi i këtij filmi është edhe promovim i kulturës në Kosovë”.
Zharku ka treguar se kanë pasur të garantuar 60 mijë euro për promovimin e filmit.
“Sa më shumë mjete financiare që kemi është më mirë për filmin dhe në këtë moment sado që investohet në promovimin e filmit është njohje dhe vlerësim i gjithë kontributit dhe njerëzve që kanë përjetuar këtë kohë”.

Pothuajse gjithë ekipi i filmit “Shok” u mboldhën sot në një lokal të Prishtinës për të pritur lajmin nëse filmi i tyre dominohet për Oscar.
E sapo dëgjuan lajmin festa e tyre filloi .
Nominimin për Oscar të filmit që bëri Kosova, të gjithë e përshkruajnë si histori.
Ky film bazohet në ngjarje të vërtetë e për këtë projekt u punua 3 vjet.
Astrit Kabashi aktor në këtë film shpreson që nominimi i “Shok-ut” për Oscar do u hap dyer filmave të tjerë kosovar.
Kronikë nga Klan Kosova.

Aktorët kryesorë të filmit kosovar me metrazh të shkurtër të titulluar “Shok” që sot u dominua për çmimin Oskar për kategorinë “filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”, Lumi Bajgora dhe Andi Veseli, thanë se e patën të vështirë që të performojnë në ato role, për shkak se ata s’e kanë përjetuar luftën.
Po ashtu në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova, ata u shprehën se janë shumë të lumtur që punuan me ekipin që e realizoi filmin “Shok”.
“Unë dhe Andi e kem pasur të vështirë se as nuk e kem përjetuar luftën, por me ndihmën e Eshrefit dhe prindërve e kem pasur më lehtë”, thotë Lumi, ndërsa Andi, tha se është gëzuar shumë kur e kuptoi se filmi në të cilin luan është dominuar për çmimin Oscar.