Kjo është zbuluar nga sistemi kompjuterik dhe softueri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka alarmuar se shumë punime doktorature të finalizuara janë përpunuar me materiale të huazuara dhe të përshkruara.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të ndërmarrë masa për të gjitha doktoraturat e dyshimta, dhe në rast se rezultojnë plagjiat, atëherë institucionet arsimore që kanë dhënë këto tituj apo komisionet e formuara pranë kësaj ministrie do ti marrin titullin shkencor personit apo shkencëtarit të caktuar. Në vendet e BE-së vazhdimisht po shpërthejnë skandale lidhur me plagjiaturat e punimeve shkencore.
Në Maqedoni deri tani nuk ka ndodhur që ndonjë shkencëtari ti merret titulli shkencor. Mirëpo, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së shpejti do të nis një fushatë të tillë, duke pasur në qendër të vëmendjes të gjithë titujt shkencor të punonjësve të shkencës nëpër universitete dhe atyre që kanë përfituar titujt shkencor në universitetet shtetërore, private dhe të huaja.
A1on.mk ka publikuar një video ekskluzive nga seanca e gjykimit të ‘Grupit të Kumanovës’ ku shihen shqiptarët e burgosur në ‘Lagjen e Trimave në Kumanovë’.
Gjithashtu në video shihet edhe avokati mbrojtës Naser Raufi dhe forca të shtuara të policisë që janë të ulur rreth dhe në mesin e shqiptarëve të akuzuar për ‘terrorizëm’.
Kujtojmë se më 7 dhjetor po të njejtët u deklaruan si të pafajshëm përball gjykatësit të rastit.
Ja me çka po transportohet Grupi i Kumanovës
Procesi gjyqësor i rastit “Lagjja e Trimave” në të cilin janë të akuzuar 29 pjesëmarrësit e grupit të armatosur në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” – Kumanovë, ka filluar në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë.
Forca të mëdha policore me mjete të blinduara po transportojnë të akuzuarit e rastit të Kumanovës të ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Në mesin e tyre në gjykatë është sjellë edhe Sami Ukshini – i njohur si komandant Sokoli. Forca të mëdha policore po mbajnë të blinduar zonën, ndërsa po lejohet vetëm prania e gazetarëve të akredituar. Para gjykatës janë edhe familjarë të të akuzuarëve.
Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë.
Përndryshe, 29 pjesëtarët e grupit të armatosur, sipas aktakuzës akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.
Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.
Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të filloj procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë që u zhvilluan gjatë muajit maj të vitit të kaluar.
Nëpër rrugët e Shkupit shihen forca të mëdha policore, automjete të blinduara dhe helikopter që patrollojnë qendrën e Shkupit, aty ku gjendet edhe Gjykata Themelore Shkupi 1.
Sot gjykimi për grupin e Kumanovës
Sot fillon gjykimi për ngjarjet e Kumanovës, që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj 2015.
Nga kjopërleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Nëbankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.
Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë tezën se personat e akuzuar kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë.
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave, në Kumanovë.
Ndërsa në Gjykatën Themelore Shkupi 1, zhvillohej procesi gjyqësor për 29 personat e akuzuar për ngjarjet e fillim- majit të kaluar në Kumanovë, familjarë të shumtë të tyre, kryesisht nga Kosova ishin mbledhur përpara Gjykatës. Gjyqi për Kumanovën, familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në seancë.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk u lejua të futej brenda. Familjarët të revoltuar, kërkuan gjykim të drejtë për të afërmit e tyre, pasi vlerësojnë se janë të pafajshëm. Ata gjithashtu kërkuan ti jepet fund keqtrajtimit të të akuzuarve.
“Çfarë presim ne për familjarët tonë as më pakë e as më shumë fatin e atyre shumë shqiptarëve në ato skena që janë bërë nga 2001 e këndej , por edhe në vetë betejën e Kumanovës ku njerëzit ishin të dorëzuar dhe sot nuk janë në jetë.
Ne sot urojmë , shpresojnë dhe natyrisht kërkojmë nga bota demokratike por edhe nga forcat demokratike të popullit Maqedonas, në popull besojmë, në qeveri assesi që këta njerëz të trajtohen brenda ligjeve që janë për të gjithë qytetarët në Maqedoni”, deklaroi Gani Krasniqi, familjar i Muhamet Krasniqit.
“Unë ka ardhur me pa vëllain Fadil Elshanin nuk po na lënë me hy brenda ne prej atje kemi marrë rrugën ata nuk na lanë me hyjë. Plotësisht ai është i pafajshëm kemi bërë kërkesë po nuk po na lanë vetëm një thonë se duhet të hyjë me pa , na kemi ardhur prej Kosovës me pa pse kështu na jemi motrat nuk e dijë çfarë ligji është këtu , nuk besojmë çfarë drejtësie me e marrë të pafajshmin djalin”, u shpreh Hata Kuçi, familjare e Fadil Elshanit.
“Unë kamë kushëririn e burgosur këtu e kanë familjarin e burgosur këtu por nuk na lejnë as me hy as me pa se çka bëhet këtu dhe kemi ardhur këtu po presim. Shpresojmë se do të jetë gjykimi i drejtë se janë të pafajshëm dhe duhet të ketë një gjykim të drejtë dhe shpresojmë të jenë të lirë të gjithë. Nuk është e vërtetë atë e dinë të gjithë janë manipulime dhe një fëmijë ta pyesësh atë e dinë të gjithë dhe duhet të lirohen”, tha Shefki Rushiti , familjar i Fejzulla Rushitit.
Para nisjes dhe gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore për grupin e Kumanovës, masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë të mundshëm. Shumë rrugë ishin të bllokuara për orë të tëra, helikopterët qarkullonin pa ndërprerë, ndërsa forca speciale policore kishte në çdo cep.
Familjari i Muhamet Krasniqit, i njohur si Komandant "Malisheva", Gani Krasniqi ka bërë të ditur se kush ishin ata që tradhtuan grupin e Kumanovës.
Ai ka thënë se në krye qëndron qeveria e Maqedonisë.
Për më shumë ndiqeni videon:
Dyshimet po shtohen për thënien e liderit të opozitës, Zoran Zaev se ka dëshmi për ngjarjet e Kumanovës dhe heshtjen disa ditore të tij, pas asaj deklarate në Kapishtec dhe ngurrimin për të dhënë sqarime, se ky njeri, këtë deklaratë e ka bërë qëllimisht për të shpërqëndruar vëmendjen e opinionit nga temat e nxehta aktuale politike.
Edhe selia e LSDM-së heshti në lidhje me deklaratën e liderit të saj, Zoran Zaev për ngjarjet e Kumanovës.
Nëse merret parasysh ajo kur për herë të fundit Zaev në deklaratën publike para gazetarëve përmendi sulmet terroriste në Kumanovë, në fillim të dhjetorit parashtrohet pyetja se pse mu tani?
Për herë të parë, më shumë se dy muaj për Zaevin përsëri është aktual rasti i “Lagjes së trimave” edhe atë pesë ditë nga seanca e parë gjyqësore e caktuar sot kur fillon gjykimi i 29 të akuzuarit.
Ngritje tensionesh për interes politik apo e vërtetë ndryshe për të cilën opinioni e ka të panjohur, dhe duhet ta dëgjojë?
Por prej LSDM-së tani për tani ka vetëm heshtje, ndërsa nuk ka ende reagime as nga ana e organeve kompetente të përfshirë në hetimet dhe nëse këto deklarata të Zaevit kanë ndonjë ndikim në gjithë procesin.
Zhujë Hamzaj, i njohur në luftën e vitit 2001 si Komandant Zhuja ka shprehur në mënyrë eksplozive revoltën e tij ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Komandant Zhuja, i cili ka qenë bashkëluftëtar dhe mik i afërt i Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt, Komandant Sokolit, Xhafer Zyberit, i është bashkangjitur reagimeve të shumta në të cilat fajtor kryesor për ngjarjet e Kumanovës përmendet Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Unë si ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 i boj thirrje te gjitha partive shqiptare që t’i lirojnë djemtë nga burgi se vetë partia në pushtet BDI-ja ika tradhtu”, ka shkruar Zhujë Hamzaj në facebook.
Nesër do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e 29 të arrestuarve të grupit Kumanova të cilët akuzohen për zhvillimet e muajit maj në qytetin e Kumanovës.
Për të folur rreth kësaj i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit ishte Naser Raufi, avokati i disa prej të arrestuarve.
Raufi ka thënë se nga 29 të arrestuarit, 17 janë nga Kosova, një nga Shqipëria ndërsa 12 të tjerë nga Maqedonia.
Ai ka treguar se nesër do të mbahet seanca kryesore por nisur nga numri i provave ai është shprehur se pret që do të mbahen edhe 30 të tilla deri në përfundim të këtij rasti gjyqësor.
“Mendoj që do të ketë shumë seanca pasi provat e Prokurorisë janë me sasi shumë të madhe ashtu si edhe provat e palës mbrojtëse”.
“Deri tash, asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar se ka kryer veprën e terrorizmit”.
Sipas Raufit, të akuzuarit e këtij rasti janë viktima.
“Krejt kjo është skenar i shërbimeve sekrete ndërsa këta që janë të arrestuar sipas meje janë viktimë e politikës së Qeverisë”.
“Ju kujtohen bombat e Zaevit andaj vëmendja duhet të ishte dikund tjetër dhe ky rast u shfrytëzua”.
Ai ka thënë se ndonëse Prokuroria ka shumë prova, ato nuk e shprehin realitetin.
“Provat e Prokurorisë nuk tregojnë se janë këta veprues, janë selektive dhe bazohen në përgjimet e telefonave të të akuzuarve por nuk ka asnjë bisedë që i inkriminon të akuzuarit”.
“Përgjimet telefonike tregojnë skenarin e këtij rasti, skenari është që Shërbimet Sekrete ta shfrytëzojnë për qëllimet e veta”.
Ai në fund ka thënë se ka kontakt të vazhdueshëm me të akuzuarit që ai përfaqëson dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar ndonëse disa prej tyre sipas tij kanë qenë shumë të maltretuar fizikisht.
‘Mirëmëngjes! Kam një lajm për të gjithë shqiptarët. Jam duke folur me Klan TV për të ardhur sa më shpejt t’ju takoj.
Faleminderit për dashurinë dhe vlerësimin e përhershëm që keni treguar ndja meje. Ndihem e bekuar dhe mirënjohëse ndaj secilit prej jush për dashurinë që më dhuroni. Në pritje, në pritje…jam po aq e lumtur sa të gjithë ju!’
Kështu ka shkruar aktorja indiane e ‘Bidaai-t’ në Instagram-in e saj dy orë më parë. Vendimi i ardhjes së saj në Shqipëri erdhi pasi mori vesh se sa shumë i ndjekur ishte ky film në vendin tonë.
Aktorja Khan siç duket është kontaktuar nga televizioni Klan si ftuar tek ‘E Diela Shqiptare’. Në janar ajo komentoi në një foto të Gjebresë, duke i shkruar se kishte shumë dëshirë ta takonte.
Është përfolur shumë se Sara Khan do të ishte e ftuar në Shqipëri, por asgjë nuk ka qenë e konfirmuar. Fillimisht u përhap lajmi, se ajo mund të ishte pjesë e eventeve të 14 shkurtit, por ende nuk dihet se kur do vijë.
Disa ditë më vonë aktorja Sarah Khan, që luan rolin e Sadna-s tek ‘Bidai’ komentoi në këtë foto duke shkruar: ‘Do të dëshiroja të vija dhe t’ju takoja. Komenti është bërë nga profili @ssarakhan në Instagram.
Ky koment ka krijuar menjëherë debat mes fansave të serialit, të cilët presin prej kohësh që aktorja të vijë në Shqipëri. Khan pritej të vinte në TEG, si e ftuar speciale për festën e Shën Valentinit, por asgjë nuk është konfirmuar.
Por komenti i saj ‘Dua të vij t’ju takoj’, në një foto të postuar 10 ditë më parë, tregon se ajo është në dijeni se kush është Ardit Gjebrea dhe se, çfarë është ‘E Diela Shqiptare’.
Sara Khan, e njohur si Sadna tek seriali indian Bidaai, është aktore shumë e famshme në Indi. Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh, falë të cilit fitoi edhe rolin e saj, që e bëri të njohur në këtë serial. Më parë ajo ka aktruar edhe në serialet si Hamari Adhuri Kahaani së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi.
Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin, Bhagyalakshmi. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht, ky serial ku edhe u bë super e njohur. Pas vetes ka shumë çmime në evente të ndryshme në Azi. Në vitin 2010 ajo martohet me Ali Merchant në shou spektaklin Big Boss House, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet, duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërsa për momentin është e dashuruar me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.
”Po jam e lidhur me Rishabh por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.
Aktorja Sara Khan, e njohur tek ne me rolin e saj, Sadna, në serialin Bidai, ka pozuar për kalendarin Telly 2016. Aktorja bukuroshe shfaqet me një stil të veçantë ku pamja e bukuroshes së filmit Bidai duken mjaft impresionuese.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shpresojnë se dialogu mes liderëve politikë do të sjellë zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë, ndërsa insistojnë se zgjedhjet e parakohshme nuk e zgjidhin situatën, meqë ato nuk do të ndryshonin pothuaj asgjë nga përbërja e Qeverisë aktuale.
Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, tha se dialogu i nisur në tryezën e së hënës, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të vazhdojë.
“Së pari, ne lavdërojmë presidenten Jahjaga dhe liderët e partive politike që u bënë bashkë sot për të nisur kërkimin për një zgjidhje të bllokimit aktual politik, dhe u bëjmë thirrje partive politike që të vazhdojnë dialogun për të gjetur një rrugë përpara në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Drewry për “Kohën Ditore”.
Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së shtoi se e vetmja rrugë përpara është të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje me kompromis, por përjashtoi zgjedhjet si rrugëdalje nga situata e krijuar.