Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/16

ASOCIACIONI DHE DEMARKACIONI PRETEKST I OPOZITËS PËR PUSHTET

Fraksion Plus, që ishte ndarë nga Vetëvendosje për shkak të pakënaqësive, përmes një komunikate për media ka konsideruar se zgjidhja e krizës politike duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe jo dhunës.

Për dallim nga ish partia e tyre, Fraksion Plus, vlerëson se Asociacioni dhe Demarkacioni, po shfrytëzohen si pretekst për pushtet.

Kjo është komunikata e plotë e Fraksion Plusit:

Fraksion Plus konsideron se për të gjitha çështjet e interesit nacional të Republikës së Kosovës, janë institucionet e saj ku në rrugë institucionale zhvillohet dialogu dhe zgjidhen të gjitha çështjet përmes dialogut të hapur demokratik, si alternativë e vetme, dhe jo përmes rrugës e dhunës.

Si çështja e Asociacionit, edhe Demarkacionit, sjellin dëme të rënda për Kosovën, kur ato nuk shfrytëzohen si sfidë për unitet politik dhe debat të hapur e të argumentuar për të gjitha detajet, por si pretekst për pushtet, dhe largim të vëmendjes dhe angazhimeve për zgjidhjen e çështjeve jetike ekonomike, sociale e korruptive në vend, duke humbur kohë përmes bllokadave, apo përmes metodave destruktive të dhunshme në rrugë.

Protestat që si parim përfundojnë në dhunë, e degradojnë vlerën demokratike dhe rëndësinë e vet protestave, nuk sjellin zgjidhje por e dëmtojnë edhe më shumë, jo vetëm imazhin e Kosovës, por demokracinë dhe zhvillimin e shtetit, na izolojnë me botën demokratike, i hapin rrugë kundërshtarëve të Republikës së Kosovës.

Si çështja e dialogut të brendshëm, edhe ajo e dialogut të paevitueshëm me Serbi, duhet të zhvillohen përmes debateve të hapura e jo të mbyllura, me agjenda e programe të përgatitura paraprakisht, dhe me ekipe kompetente, përmes ballafaqimit të argumentuar me Serbi në principe të reciprocitetit, dhe jo të supermacionit të njërës palë mbi tjetrën.

Në kohë paqe, vetëm dialogu i hapur mundëson shpalosjen dhe përballjen e të gjitha argumenteve mes palësh. Kosova nuk ka pse të ngurrojë nga ballafaqimet me Serbi, përkundrazi, mohimi i ballafaqimit të argumentuar tregon dobësi, nga e cila përfiton Serbia me pretendimet e njohura të saj!

Dallime në ide dhe mendime kemi, dhe kjo është e mirë, kur është në të mirë të zhvillimit demokratik dhe të shtetit, në të mirë të uniteti politik për çështjet e interesit të përgjithshëm.

495 TË BURGOSUR, PRESIN MËSHIRË NGA PRESIDENTJA JAHJAGA



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga, ka pranuar listën prej 495 emra të burgosurish, të cilët kanë aplikuar për falje apo ulje dënimi, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë

Vitin e kaluar, jahjaga nuk e kishte falur asnjë.

Mbi tavolinën e Presidentës Jahjaga, tashmë kanë shkuar emrat e të burgosurve të cilët presin me ankth dhe kureshtje nëse do të jenë fatlumë për falje nga Presidentja e Shtetit.

Në Ministrinë e Drejtësisë, konfirmuan për lajmi.net se Presidentja Jahjaga, e ka listën me emrat e të burgosurve që i kanë plotësuar kushtet për falje, që nga data e 9 shkurtit.

“Lista me të dhënat bazë dhe lëndët komplete , të përgatitura nga ekipi multi-disiplinar, janë bërë për 495 të burgosur të dënuar që kanë parashtruar kërkesë për falje”, thonë në Ministrinë e Drejtësisë.
“Lëndët i janë dërguar Zyrës së Presidencës me 9 Shkurt 2016”.

Por në Zyrën e Presidentes, përveç 495 kërkesave të dërguara nga Ministria e Drejtësisë, kanë shkuar edhe disa kërkesa nga të burgosur, të cilët personalisht i kanë shkruar presidentes për falje.

“Janë paraqitur 495 kërkesa për falje nga të burgosurit që gjenden në institucionet korrektuese të Kosovës dhe u është përgatitur lënda”, thonë nga MD-ja.

“Janë edhe disa kërkesa për falje që janë dorëzuar direkt zyrës së Presidencës, por që një pjesë e këtyre kërkesave janë bërë nga personat që nuk gjenden në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për ndonjë falje eventuale që jepet nga Zyra e Presidencës, për këta persona, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk merr përgjegjësi”, shkruan në përgjigjen e MD-së për lajmi.net.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, i cili është në zbatim prej janarit 2013, në kapitullin 14 dhe 15 janë të paraqitur veprat për të cilat të dënuarit janë të përjashtuar nga Falja.

Të drejtë kërkese për falje nga ana e të burgosurve nuk kanë edhe:
a) Të dënuarit të cilët më parë kanë përfituar falje nga Presidenti/tja e Republikës së Kosovës;
b) Të dënuarit që nuk e kanë dënimin/et e plotfuqishëm;
Në Kodin e ri Penal të Kosovës në nenin 112 pika 2 thuhet se kryesi nuk mund të falet për çfarëdo dënimi për të cilin

Paneli për Lirim me Kusht i ka refuzuar lirimin me kusht.

Pra për të dënuarit të cilëve u është refuzuar përfundimisht lirimi me kusht, nuk kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për falje.

Preisdentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka falur asnjë person vitin e kaluar. Neni 84, i cili ka të bëj për Komptencat e Presidentit, pika 29, shkruan se Presidenti i Kosovës shpall falje individuale në pajtim me ligjin.

Ministria e Drejtësisë i dërgon Zyrës së Presidentes listën e kërkesave të të burgosurve për falje.

Ndonëse ligji parasheh që presidentja të bëjë faljen e të burgosurve, gjithsesi është në duart e Presidentes Jahjaga, nëse do të fal dënimin e ndonjë të burgosuri. Vitin e kaluar, jahjaga nuk e kishte falur asnjë

Dibran Demaku: Për ty Kosovë


Për ty Kosovë
Për ty Kosovë
për ty moj Nënë
është pak një rreze
pak është një Hënë
Është pak një qiell
me gjithë planete
pak është një diell
oqeane e dete
Para madhështisë tënde
gjithçka është pak
dhe zemër e trimit
që derdhi gjak
Unë jam yt bir
dhe t`i di hallet
në ëndërr a delir
Bota në ty le të kallet*


*Ali Podrimja Zgjohu Kosovë

Presidenca: Kerry kërkoi vetë takim me Nishanin, Rama të tërhiqet nga deklaratat fyese ndaj Presidentit

Presidenca: Kerry kërkoi vetë takim me Nishanin, Rama të tërhiqet nga deklaratat fyese ndaj Presidentit
Presidenca reagoi përmes Zëdhënëses në lidhje me deklarimet e bëra mbrëmjen e djeshme nga Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në emisionin “Dritare”mbi takimin e Presidentit të Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
“Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani. i kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Milva Ekonomi, ja kush është ministrja e re e Ekonomisë…

Milva Ekonomi, ja kush është ministrja e re e Ekonomisë…
Milva Ekonomi qenë numri dy i një prej ministrive më të akuzuara për korrupsion për shkak të disa tenderave e koncesioneve, për të cilat kanë nisur edhe hetimet nga prokuroria. Ajo ka mbajtur prej afro 3 vjetësh postin e zëvendësministres së Shëndetësisë, në dikasterin e drejtuar nga Ilir Beqaj.
CV e Plotë:
Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është nënë e dy vajzave.
Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).
Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.
Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.
Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 – 2008.
Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, Ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.
Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.
Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.
Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.
Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

Mediat amerikane: Cani u shkarkua pa asnjë arsye. Ja prapaskenat!

Mediat amerikane: Cani u shkarkua pa asnjë arsye. Ja prapaskenat!
Lajmi për shkarkimin e ministrit të Financave ka gjetur një jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Pas raportimit urgjent të agjencisë Reuters, disa prej mediave kryesore amerikane kanë në faqet e tyre lajmin për shkarkimin e Canit.
Rrjeti amerikan ABC, bazuar në një raport të Associated Press, thotë se Cani u shkarkua pa dhënë ndonjë arsye për këtë.
“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pushoi nga detyra ministrin e Financave të premten dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë në këtë post, por nuk dha asnjë shpjegim për këtë lëvizje,” shkruan ABC News.
“Shkëlqim Cani, i emëruar ministër Financash në shtator të vitit 2013, mësoi për shkarkimin e tij ndërsa ishte në një takim me zyrtarë të lartë të financave ndërkombëtare, një burim pranë tij tha për Associated Press. Burimi foli vetëm në kushtet e anonimatit”.
“Gjatë drejtimit të Canit, borxhi i vendit u rrit nga 62 përqind e GDP-së në 73 përqind”.
Kurse Zëri i Amerikës raporton se shkarkimi i është komunikuar mbrëmë Canit.
“Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithshka ka ndodhur sot. Në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore.
Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje.
2015-a ka qenë një vit i vështirë për financat e vendit, të cilat u përballën me një gropë të madhe në realizimin e të ardhurave. Në mesin e vitit të shkuar qeveria rishikoi në ulje planin, duke e motivuar këtë lëvizje me ndikimet e konjukturave në tregjet botërore. Por edhe gjysma e dytë e vitit, pavarësisht pritjeve të reduktuara, rezultoi në rënie po të thellë të të ardhurave,” raporton Zëri i Amerikës.

Gazetarja shqiptaro-amerikane paralajmëron konflikte të reja në Ballkan

Gazetarja shqiptaro-amerikane paralajmëron konflikte të reja në Ballkan
Maqedonia rrezikohet gjatë kësaj vere nga një luftë e re. Shqiptarët do organizojnë kryengritjet në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kështu shkruan në artikullin e fundit gazetarja e njohur shqiptaro-amerikane, Klara Buda.
Sipas saj, incidentet do të përfshijnë edhe Serbinë pasi do të aktivizohen mbi 1 mijë "terroristë të fshehur" në provincën e Sanxhakut të cilët kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga kryengritjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, shkruan gazetarja.
Ajo shprehet se, arritja e shpejtë e marrëveshjes politike në Shkup është në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë pasi partitë maqedonase përtadisin një komplot pas shpinës së shqiptarëve të lënë pas dore.
"Faktikisht, shqiptarët me këtë marrëveshje politike jo që nuk fituan asgjë, por kanë humbur shumë. Kjo krizë politike ishte një mundësi që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar t’i realizojnë problemet shqiptare në Maqedoni, por edhe kësaj here thjesht "u dështuan".
Shqiptarët e Maqedonisë edhe një herë ndoshta po bien viktima te "manipulimeve politike" të disa politikanëve të papërgjegjshëm. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten pengje të politikave të erreta dhe të turbullta të shtetit një etnik maqedonas dhe të shqiptarëve të pandërgjegjshëm, ndoshta në saje edhe të tradhëtive të vet ndërkombëtarëve si gjithnjë. Në këtë rast shqiptarët siç duket janë lënë sërish në lundresën pa timon, lundresë e cila do të merr rrugën të ballafaqohet me përmbytje, shkruan Buda.
"Atëherë në këtë kontekst mund të ndërlidhet edhe deklarata e ISIS që kërcënon Ballkanin se: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, së shpejti do t’i pushtojmë! Në këto deklarata Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria. Militantët, pas fitores në Serbi planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe kështu ISIS të zgjerohet edhe në Ballkan! Ata thonë, "Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonë, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon neve, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”!? Dhe tani shtrohet pyetja; "Kush i përgatit këto skenare dhe komunikata në opinionin ballkanas? Këtu duhet hedhur sy në disa lojra dhe incidente në praninë tonë të afërt…?!{, shkruan mes tjerash në artikullin e fund gazetarja Klara Buda.
Një pjesë e madhe e analistëve paralajmërojnë trazira të reja në Ballkan, të cilaët do të shkaktohen për shkak të incidenteve ndëretnike dhe ndërfetare. Vendet më të ndieshme janë Bosnja, Sanxhaku i Serbisë, Kosova dhe Maqedonia, shkruan gazetarja ne "klarabudapost".

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...