2016-02-19

Kuvendi i Kosovës mban seancën e sotme pa 23 deputet të përjashtuar



Miratohet në lexim të parë Ligji për Sponsorizime dhe Donacione

Për të krijuar kushte më të mira për Kulturën, Rininë dhe Sportin, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vazhdimësi do të formulojë politika programore dhe të propozojë akte legjislative, siç është Ligji për Sponsorizime dhe Donacione.
Ministri Kujtim Shala në ekpozeun e tij në Parlamentin e Kosovës, me rastin e miratimit në lexim të parë të këtij projektligji, u shpreh se me këtë projektligj, për herë të parë vihen bazat juridike për trajtimin, rregullimin dhe njohjen e sponsorizimeve dhe të donacioneve në fushat e lartëpërmendura.

Opozita me vetëdije po destabilizon situatën
Më tej, ministri Shala u shpreh se me anë të këtij projektligji është synuar të rregullohen marrëdhëniet, kushtet dhe niveli i lehtësirave financiare nëpërmjet zbritjeve të lejuara për personat fizikë dhe juridikë, të cilët me vullnet të lirë sponsorizojnë apo bëhen donatorë të këtyre fushave me interes të veçantë publik, konkretisht fusha e kulturës, rinisë dhe sportit.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE)
Në tërësi, ky projektligj krijon lehtësira financiare 20 për qind për sponsorizuesit e donatorët.
MKRS-ja vlerëson se me këtë projektligj, krijohen kushte shumë më të volitshme dhe lehtësira financiare për zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë në Republikën e Kosovës.

​Votohet projektligji me ndryshime për Prokurimin Publik
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për ndryshime dhe plotësim të ligjit për prokurim publik.
Për këtë projektligj kanë votuar 70 deputetë ndërsa dy kanë abstenuar.
Aktualisht Kuvendi po mban seancë me deputetë vetëm të pozitës ndërsa ata të opozitës janë përjashtuar pasi që gjatë seancës së paradites kanë hedhur gaz lotsjellës.
Beqiri-Ilir Dedës: Mos gjuaj miza
Kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se qëndrimi jonë është për dialog dhe për t’i shpalos të gjitha ato që deputetët i preokupojnë por jo me gaz lotsjellës.
Ai tha se Ilir Deda erdhi dhe gjuajti një grusht miza por ai duhet të dijë se nuk zgjidhen problemet me dhunë.
Deda fton deputetët e pozitës që të marrin përgjegjësi para se të ndodhë ndonjë e keqe
Deputeti Ilir Deda i cili i vetëm po merr pjesë në seancë nga opozitarët ka thënë se Kosova është duke shkuar në rrugë të gabuar.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mendojnë mirë para se të ndodhë ndonjë më e keqe.
“Nëse ndodh ndonjë viktimë turpi do të bie mbi të gjithë ne, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Deda.
Ai u drejtua konkretisht zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi se po e përçan popullin.
“Edhe ti zëvendëskryeministër nuk mund të zgjedhës këtë situatë sepse je duke përçarë popullin me deklaratat e tuaja”, tha Deda.
Sipas tij kultura e mos komunikimit është kulturë primitive ndërsa nëse vazhdohet në këtë rrugë të gjithë kanë me i ra pishman për atë çka ka ndodhur.
Deda ka kërkuar edhe nga deputetët jo shqiptarë që mos të marrin anë brenda konfliktit brenda partive shqiptare.
**
​Deputetët e pozitës kanë filluar të hyjnë në sallën plenare. Ndërkohë, janë përjashtuar 23 deputet të opozitës.
Në Kuvendin e Kosovës shihet se nga opozita është vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Kadri Veseli përjashton nga seanca Ramush Haradinajn dhe deputetët e AAK-së
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbështetje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit ka përjashtuar nga seanca plenare edhe Ramush Haradinajn. Përveç Haradinajt, janë përjashtuar edhe Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi.
"Pas përseritjes së veprimeve të njejta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare", njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.
Veseli suspendon nga seanca e sotme 9 deputetë të opozitës
Pas zhvillimeve të ndodhura në seancën e sotme si pasojë e veprimeve të opozitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një pauzë.
Seanca do të vazhdojë me punimet e saj në orën 15:00.
Kuvendi i Kosovës thyen rekordet e gazit lotsjellës në seancë
E treta herë që sot po ndërpritet seanca e kuvendarëve të Kosovës. Më shumë gaz nuk është parë që moti as në protestat në rrugë. Deputetët opozitarë kanë gjuajtur gaz edhe pas pauzës së dytë në seancën e Kuvendit, duke e pamundësuar mbarëvajtjen e agjendës ditore.
Një pauzë tjetër u deshtë të bëhet nga kryekuvendari Veseli, i cili ka deklaruar se seanca e sotme do të mbahet në çfarëdo mënyre. Pas pesë minutash pritet të vazhdojnë punimet e seancës, pa deputetët e opozitës të cilët në numër të madh janë përjashtuar nga Veseli.
Krerët e opozitës: Deputetët u tërhoqën zvarrë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë
F
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se sot përveç që u tërhoqën zvarrë, tash nuk po lejohen të futen në sallë, ku është mbledhur koalicioni siç tha ai “i Rashkës”.
Sipas tij, kjo nuk është legjitime sepse deputetët janë larguar nga salla përmes një zëri anonim në telefon.
“Askush nuk ka një dokument të shkruar për përjashtimin e deputetëve dhe është bërë në mënyrë arbitrare. Nëse republika nuk është demokratike, atëherë nuk mund të quhet republikë. Kosova është kapur nga banda e Mustafës dhe Thaçit të cilët janë të vendosur ta përdorin për interesat e tyre”, tha Ymeri.
Ndërsa kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se sot është ushtruar dhunë ndaj deputetëve dhe se kjo është demokracia e pushtetit.
“Kjo është zgjidhja e tyre, dhuna, shfrytëzimi i këtyre djemëve të rinj. Në Kosovë përveç që nuk ka më demokraci, përjashtohet edhe opozita nga Kuvendi”, tha Limaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se qytetatër kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë më 9 janar dhe me 17 shkurt një kuorum shkarkoi qeverinë Mustafa=Thaci, e cila menjëherë në një konferencë humbi kontrollin me një fjalor që përdorën”, tha Haradinaj.
Ai tha se këto vite i ka bërë dhe nuk ka parë një situatë të tillë sikurse në Kuvendin e Kosovës.
“Sot është vërtetuar se ai vendim për shkarkimin e qeverisë ka qenë legjitim. Tani kemi shtetin e pozitës, por jo të qytetarëve të vendit”, përfundoi Haradinaj.




Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka marr vendim që t’i përjashtojë edhe nëntë deputetë nga opozita pas siç thuhet sjelljes së tyre gjatë seancës plenare të Kuvendit.
“Pas përsëritjes së veprimeve të njëjta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj, dhe Shukrije Bytyqi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
Më herët Veseli ka përjashtuar edhe nëntë deputetë tjerë nga opozita.
***
Deputetët e opozitës që janë përjashtuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk i janë bindur këtij vendimi.
Ata janë duke qëndruar në sallë megjithëse sipas Ligjit janë përjashtuar pasi që ata kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë.
Sërish pas rinisjes së seancës plenare, opozita ka hedhur gaz lotsjellës.
Pavarësisht kësaj kryeparlamentari është duke e vazhduar seancën.
Rifillon seanca e Kuvendit, përsëri hedhet gazi lotsjellës
Pas pushimit nga hedhja e parë e gazit të lotsjellës, deputetët po vazhdojnë sërish që të hedhin.
Kësaj radhe ka hedhur deputeti i VV-së Rexhep Selimi. Ndërsa, Veseli ka vendosur maskën mbrojtëse të gazit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në njoftim.
Deputetët fillojnë të kthehen në sallë, Thaçi me truprojën personale
Në sallën e Kuvendit ku pritet të vazhdojë seanca, ka filluar kthimi i deputetëve të pozitës.
Ata të opozitës, shumica, nuk ishin larguar nga salla, ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Vesli është në sallë.
Në sallë Hashim Thaçi gjendet bashkë me truprojën personale.
Sigurimi i ka bllokuar e shkallet e katit të dytë të cilat të qojnë tek zyra ku mbahen mbledhjet e kryesisë se Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi miraton Rezolutë kundër dënimit të ish-eprorëve të UÇK-së nga Serbia
Me 79 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën kundër dënimit të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ana e gjykatave serbe.
Votimi i kësaj rezolute është bërë në një situatë mjaftë dramatike, teksa opozita kishte hedhur gaz lotsjellës, kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli insistonte që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë.
Veseli shpallë pauzë pas gazit lotsjellës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shpallur pauzë të punimeve të seancës plenare, pasi që deputetët nga opozita hodhën sërish gaz lotsjellës në sallë. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e shpejtë të punimeve, edhe pse salla është tashmë e mbushur me tym.
Gazi lotsjellës shpërtheu ndërkohë që zoti Veseli përpiqej të lexonte një deklaratë për miratim, në ndërlidhje me me vendimin e një gjykate të lartë në Serbi për dënimin e tetë eprorëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve janë edhe dy ligjvënës.
Deklarata u miratua me 79 vota për, me gjithë tymin e gazit lotsjellës që gjendej në sallë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse në hapje të seancës u përball me gazin lotsjellës të deputetëve të opozitës, megjithatë po vazhdon të mbaj fjalimin e tij.
Ai ka thënë se kjo që po bëhet duhet të mbes në ndërgjegjen e opozitarëve.
“Nuk është dinjitoze kjo që po e bëni, mirëpo le të mbes në ndërgjegjen tuaj kjo që po e bëni. Ju lus mos t’i cenoni organet e kontrollit që janë këtu për të mirën tonë”, ka thënë Veseli.
Veseli pavarësisht gazit dhe situatës së tensionuar, ka kërkuar miratimin e një deklarate përmes së cilës dënon vendimin e gjykatave në Serbi për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Në deklaratën e Kuvendit, e cila u votua me 79 vota pro, thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin rreth dënimit të ish-ushtarëve të UÇK-së. Sipas Kuvendit, dënimet e tilla janë politike dhe ndikojnë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Ato janë pa ndikime juridike”, thuhet në deklaratë.
Deputetët e pozitës dhe opozitës arrijnë në sallë
Kanë kaluar 30 minuta dhe ende nuk ka filluar seanca.
I pranishëm në sallë nuk është kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Tashmë në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë deputetët nga pozita dhe opozita.
Seanca pritet të fillojë nga çasti në çast, ndërkaq pritet bllokimi i seancës nga opozita.
Në mesin e deputetëve që ndodhen në sallë janë: Rexhep Selimi, Agim Qeku, Fadil Demaku etj
Pas pak minutash pritet që të filloj seanca e parë për këtë vit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka filluar që të hyjë në sallë kryesore të Kuvendit para foltores.
Në sallë kanë hyrë edhe deputet e PDk-së dhe LDK-së, kurse nga opozita është në sallë vetëm tre deputet të VV-së.
Albin Kurti vjen në seancë, i nënshtrohet kontrolleve të sigurimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ardhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kurti është kontrolluar tek hyrja nga sigurimi.
Po ashtu, edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti i është nënshtruar të njëjtave procedura të kontrollimit.
Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend, kontrolle të rrepta ndaj tyre
Kanë mbetur më pak se dyzet minuta deri në fillim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, dhe tashmë deputetët kanë filluar të vijnë në hollin e tij.
Me ardhjen e hershme po prijnë sidomos deputetët e opozitës e në veçanti ata të Vetëvendosjes, aty është parë deputetja Albulena Haxhiu e cila i është nënshtruar kontrollit tashmë të zakonshëm tek hyrja në hollin e Kuvendit.
Opozita ka paralajmëruar bllokimin e kësaj seance që do të nisë në orën 10:00.
Kuvendi mblidhet në seancë me tensione politike
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por e cila sërish është paralajëmruar se do të bllokohet nga partitë opozitare. Seanca është thirrur të fillojë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.
Ndërsa është paralajmëruar bllokimi i kësaj seance, opozita ka paralajmëruar se nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës.
Zgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, andaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.
Që nga 25 gushti i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, përjashtuar seancat solemne në të cilat kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare, nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë nën rrethana e kushte normale.
Përplasjet e ashpra në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës nënshkroi më pas një marrëveshje edhe me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Të dy këto marrëveshje, u bënë shkas i protestave të opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera.
Tani kërkesat e vetme të opozitës janë dorëheqja e qeverisë, shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme.
Përderisa partitë në pushtet, po planifikojnë të procedojnë me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku për kandidat kanë liderin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.
Tensionet politike po përcillen nga afër edhe nga faktori ndërkombëtar i cili në vazhdimësi po bën thirrje për dialog dhe përmbajtje nga aktet e dhunës.
Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga mandati i deputetit, ja arsyeja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se dorëhiqet nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Ja arsyetimi i Haradinajt për këtë veprim:
Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit.
Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja rrugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz.
Pas ditës së sotme ndërkaq, konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature.
Albulena Haxhiu e fshehu gazin lotsjellës në organin e saj gjenital (Video)
Seancat plenare po vazhdojnë të pengohen nga deputetët opozitarë, të cilët po kundërshtojnë fuqimisht zhvillimin e tyre.
Kështu, për ti bllokuar seancat plenare, deputetët opozitarë kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Albulena Haxhiut i gjendet bombolë gazi gjatë ekzaminimit në QKUK
Në seancën e sotme poashtu është provuar bllokimi i seancës, ku deputetët opozitarë si Shqipe Pantina, Teuta Haxhiu dhe Mytaher Haskuka kanë hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu ishte e vetmja deputete e alivanosur, e cila u dërgua menjëherë me veturë private në QKUK, pavarësisht ndihmës që i është dhënë nga Sigurimi i Kuvendit. Më tej, u mësua se gazin lotsjellës deputetja Haxhiu e kishte fshehur në organin gjenital të saj, raporton parrotlla.

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, tha për KALLXO.com se shumë pjesëtarë të policisë janë duke qëndruar në dhomën ku deputetja po merr trajtim mjekësor pasi u rrëzua në hollin e Kuvendit.
“Policia po e trajton si kriminele pasi në dhomën ku po qëndron Albulena ka shumë policë në uniformë dhe civilë. Ajo është kontrolluar nga policia edhe gjatë kontrolleve mjekësore”, tha Krasniqi.
“Albulena është me vetëdije por është e tronditur. Mjekët ende nuk kanë dalë me rezultate”, tha Krasniqi.
Aktualisht, Albulena Haxhiu është në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Veseli: Veprimet e opozitës të dëmshme dhe dëshpëruese

​Arrestohet edhe Mytaher Haskuka
Policia po arreston të gjithë deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. I arrestuari i radhës është Mytaher Haskuka

*****
Policia ka arrestuar edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, ai ndodhej jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Selimi nuk pranuar të hyjë në veturë të policisë, por ka shkuar deri në Stacion me veturën e tij i shoqëruar nga policia.
​Arrestohet Enver Hoti i Nismës
Së bashku me deputeten Teuta Haxhiu është arrestuar edhe Enver Hoti nga Nisma
Hoti është deputeti i gjashtë i opozitës i cili u arrestua sot pasi që në sallën e Kuvendit kanë hedhur gaz lotsjellës.
Më herët janë arrestuar edhe Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu.
Sipas Policisë ata janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.
***
Arrestohet edhe Teuta Haxhiu
Edhe një deputete e Kuvendit të Kosovës është arrestuar nga Policia. Teuta Haxhiu e AAK-së është arrestuar derisa po dilte nga ndërtesa e Kuvendit.
*****
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria.
“Krejt ajo që po ndodhë në vend e përcillni direkt. Nëse ka ndonjë moment që unë ja kam ndaluar ndokujt të drejtën e fjalës, apo në një mënyrë e kemi cënuar qëndrimin e tyre, jam I gatshëm të jap dorëheqje. Port ë gjithë e keni parë çka ka ndodhur. Nuk është e mirë të na dëmtoni neve, por në të njëjtën kohë e shprehi qëndrimin tonë. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Ka një mazhorancë që donë të punoj. Kemi interesa më të gjera se sa që lidhen me momentin e sotëm. Seancat e Kuvendit të Kosovës do të mbahen derisa koalicioni qeveritar të kërkoj të vazhdohet me seanca”, shprehet ai.
Veseli ka thënë se nuk po e dinë se cili është opsioni i opozitës.
“A e njohin Republikën e Kosovës, cili është qëndrimi për flamurin e Kosovës, si mund të shkohet në një proces që nuk do të njihet në asnjë moment. Nëse e fusin vendin në një anarki, me cilët partnerë do të ecim përpara, me Kinën dhe Rusinë?”, ka thënë Veseli në konferencën për medie.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të kthehen në Kuvend për të dialoguar. Sipas Veselit dialogu është e vetmja zgjidhje për të zgjidhur problemet.
Në një konferencë urgjente për media Veseli ka dënuar veprimet e opozitës e sidomos ato ditës të sotit.
“Kolegët tanë vepruan në mënyrën më të vrazhdë në mënyrë jo demokratike. Ata po dëmtojnë procesin, po na dëmtojnë neve por edhe veten. Ata janë duke dëmtuar një vlerësim historik për Kosovën”, tha Veseli.
Sipas kreut të Kuvendit çdo veprim i tillë si ai i opozitës është veprim sa i dëmshëm aq dëshpërues dhe i papranueshëm.
Veseli tha se Kuvendi është i vendosur që të vazhdojë punën e tij drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike.
Deda – Beqirit: Largohu nga petku i LDK – së
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Deda, është i ftuar në emisionin Special të Klan Kosovës për të folur për situatën e sotme.
Deda ishte i vetmi deputet nga opozita që ishte i pranishëm pas orës 15:00 në seancën plenare, mirëpo që qëndroi vetëm në fillim për të dhënë fjalim duke i kërkuar pushtetarëve që të reflektojnë.
“Deputetët të zgjedhur nuk guxojnë të jenë militantë partiak, e 120 të zgjedhur kanë përgjegjësi që të mos e lejojnë këtë situatë”.
“Sot kam apeluar në ndërgjegjjen e tyre njerëzore, se pikë së pari jemi njerëz, që të zhvishen prej petkut partiak”.
“Një Qeveri që e ka ofenduar një pjesë të popullit nuk ka kredibilitet”.
Ai ka thënë se të gjithë deputetët e Kosovës duhet të zhveshen nga petku i partive të tyre.
“Thjesht ishte thirrje në ndërgjegjjen njerëzore, indivuale të deputetëve të cilët ishin brenda në sallë ne njihemi një kohë të gjatë, që të dalin jashtë rolit të funksionarit të një partie politike pasi që deputeti i Kuvendit nuk guxon të shndërrohet në militantë”.
Deda i bëri thirrje edhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit, që të del jashtë preferencave partiake, pasi që ky i fundit pas përfundimit të fjalimit të Dedës kishte thënë se ai duhet që këto fjalë t’i adresojë tek opozita.
“S’kam çka të i’u përgjigjem Beqirit, unë e thërras që të del jashtë petkut të LDK-së, të mendojë si njeri i zgjedhur”.
Ndonëse Deda i takon opozitës, ai ka thënë se nuk e amniston fare veprimet që bëjnë ata.
“Unë nuk po e amnistojë opozitën për atë që po bënë”.
Policia tregon arsyet e arrestimit të deputetëve të opozitës
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar arrestimet e deputetëve të opozitës.
Fisnik Ismaili, sipas Policisë, ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e dedeyrave, ndërsa Pal Lekaj Donika Kadaj -Bujupi, Shqipe Pantina, Besa Baftiu mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve, gazit lotsjellës.
Ky është sqarimi i plotë i Policisë:
Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar sot në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe jashtë tij, Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe në këtë kontekst për intervistim në polici sipas procedurave ligjore janë shoqëruar deputetë të kuvendit të RKS-së si në vijim:
Pal Lekaj Donika Kadaj -Bujupi, Shqipe Pantina, Besa Baftiu të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” (gazit lotsjellës), ndërsa deputeti
Fisnik Ismaili nën dyshimin se ka kryer vepër penale, “ Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Gjithashtu, gjatë realizimit të detyrave ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe në identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, për intervistim sipas procedurave ligjore janë shoqëruar deputetët:
Enver Hoti Teuta Haxhiu Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale si në vijim:
“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” i sanksionuar nga neni 375 i Kodit Penal të Kosovës
Arrestohet edhe Rexhep Selimi

“Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” i sanksionuar nga neni 409 i Kodit Penal te Kosovës
“Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” të sanksionuar nga neni 365 i Kodit Penal të Kosovës;
“Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”, nga neni 374 i Kodit Penal të Kosovës
Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu është në spital duke u trajtuar pasi është e alivanosur nga gazi lotsjellës dhe dyshohet për veprat penale si në vijim:
“ Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare” dhe
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”
Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore një zyrtar policor ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

Çfarë po ndodhë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje? (Video)
Një numër i qytetarëve janë mbledhur në selinë e Lëvizje Vetëvendosje pasi që janë larguar para Kuvendit të Kosovës.
Një lexues ka dërguar disa fotografi dhe video, ku shihen qytetarët para selisë, duke brohoritur.



Deputeti Ismaili i shan me nënë komentuesit në Facebook (Foto)
Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, përmes një statusi në Facebook e ka cilësuar si sulm rrëzimin e Albulena Haxhiut, bashkë partiakes së ti.
Ndërsa komentuesit kanë kritikuar veprimet e tyre në Kuvend, mirëpo ata që nuk i kanë pëlqyer Ismailit ia ka fyer me nënë.
Ka qenë një komentues që i ka thënë Ismailit se “iu kanë zvarritur si qen”, ndërsa deputeti ia ka kthyer “ta q... qeni nanën”.

Teuta M.Krasniqi thyen heshtjen, flet pas raportimeve të mediave skenat nudo

Në kinemanë ‘ABC’ në Prishtinë vetëm për gazetarë është dhënë premiera e filmit më të ri ‘Engjëjt janë largë’, ku ndër protagonistët kryesor janë aktorët e njohur Teuta Krasniqi dhe Nik Xhelilaj dhe ky film është prodhim i producentëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Në një konferencë për media pas premierës, producentët dhe protagonistët e këtij projekti kinematografik janë pyetur për detaje të tjera të filmit.
Teuta Krasniqi, e pyetur nga gazetarja e parrotllla se a ka pasur dilema për të pranuar rolin dhe paraqitjen nudo, ka thënë se ajo është aktore dhe se ka dallim të madh mes paraqitjes nudo në një film dhe në ndonjë set fotografik.
Teuta thyen heshtjen, flet pas raportimeve të mediave skenat nudo (Foto +18)
“Dilema nuk kam pasur sepse fillimisht unë jam aktore dhe si e tillë duhet ta përmbushi misionin tim deri në fund. 

Teuta Krasniqi

Nuk mund ta humbja një rol të tërë për 10 sekonda ku paraqitem e zhveshur, dhe zhveshja në këtë rast ka dallim të madh pasi që është bërë brenda në film e nuk kam bërë fotoset nudo që të tregoj se sa seksi jam. 




Pra është diçka aristike e bërë për një produksion serioz siç është ky që ka bërë filmin” ka thënë Teuta.Teuta Krasniqi tregon pse u zhvesh në film




Pak muaj më parë, Teuta Krasniqi bëri të ditur lidhjen e saj me trajerin e fitnesit, Adonis Morinën.

Teuta Krasniqi
Detajet u mbajtën hermetike dhe çifti nuk preferoi që të shfaqet shpesh në publik duke qenë të rezervuar edhe në postime të fotove në rrjete sociale.
Image result for teuta krasniqi

Ishte Prive ajo që siguroi javën e kaluar një foto ku shihet çifti në momente private teksa shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin.
Martohet Teuta Krasniqi
E duket se lidhja ka shkuar aq mirë, saqë Teuta dhe Adonisi kanë ndërmarrë mjaft shpejt një hap tjetër në jetën e tyre.


Nga burime shumë të sigurta, Prive mëson se mbrëmë dyshja kanë kurorëzuar dashurinë.

 E gjithë ceremonia ka ndodhur në një ndejë private mes familjarëve dhe miqve të cilët kanë pasur rol kyç që ky moment i rëndësishëm për çiftin të kalojë pa vëmendjen e medias.
Image result for teuta krasniqi

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, ndërsa me kohë do ju njoftojmë për çdo të re nga ky zhvillim.

2016-02-18

Cikël poetik nga Ilir Shaqiri




Ilir Shaqiri u lind në Burojë të Drenicës me 06.12.1960.

Mësimet fillore i ka bërë në Turiqec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren e Prishtinë. Në vitin 1978 del për herë të parë para publikut në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodet Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale.

Në vitin 1984 me Shoqërin Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaqanikut vlerësohët si interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt.

Me 1985 së bashku me heroin e sotshëm të kombit shqiptarë Hamëz Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri me 1990.
Me 1985 në festivalin "Theranda 85" vlersohët për interpretim.

Në vitin 1988 boton albumin e parë "D'jem petrita ka rrit Drenica".
Në vitin 1989 "Luma e kuqe ka lidh besë".
Në vitin 1989 "Falë te qoftë gjaku Kosovë".
Në vitin 1990 "Fjalët e Qiririt" dhe videoprojektin e parë në botën e kulturës shqiptare "Plisat udhëtojnë kah dielli".
Në vitin 1991 ka mbaruar dy kurse për solokëndim në Tiranë.
Në vitin 1991 doli me albumin "Këngë e rrallë" dhe video projektin "kthehu" të gjiruar nga RTSH-Tiranë.
Në vitin 1992 doli me albumin "Këtu kam folenë" dhe ka marr çmimin e parë të publikut në festivalin "Festarb" 1992 në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë.
Me 1993 doli me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zëri i atdheut".
Mori pjesë në festivalin e këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit Udhët e mia.
Me 1994 botoi albumin "Tingujt e Zjarrt" dhe pjesëmarrje në festivalin e këngës në RTSH me këngëm e Naim Gjoshit Jam Evropë.
Me 1994 ka marr pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA" 1994 në Karolinen Veriore dhe është nderuar me një qmim special.
Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy qmimet e para atë të jurisë dhe të publikut.
Me 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite të rëndësishme" me regjizorin Is Qosja.
Me 1998 botoi albumin "Këtu Shkëlqen Plisi", dhe mbajti 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicërr, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri.
Me 6 mars 1999 merr pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjat luftës.
Me 1999 boton "Çlirimtari".
Me 2000 boton "Garda e Kosovës".
Me 2001 boton "Këngët e Përndritjës".
Me 2002 boton "Bota e Rinisë" Ilir Shaqiri është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Nga viti 1988 është këngëtari më i kërkuar në të gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët. Këngët e tij janë prezantuar në shumë radio dhe TV të botës.
Ai jeton dhe punon në Prishtinë në studion e tijë "Iliria".
Në koncertin ndërkombëtar të Brukselit 1999 ai është cilsuar dhe vlerësuar si këngëtari "EMBLEMATIK I BALLKANIT".


Albumet e tij:



1988 Djem petrita ka rritë Drenica
1989 Ilir Shaqiri
1990 Falë t'qoftë gjaku Kosovë
1990 Fjalët e qiririt
1990 Këngë e rrallë
1993 Këtu kam folenë
1994 Jam këtu
1995 T'a shoh blerimin me sy
1996 Tinguj të zjarrtë
1997 Liri
1998 Ringjallje
1998 Kushtrimi i Drenicës
1999 Jem Kosova jem Shqiperia
1999 Çlirimtari (Thirrja e shqirtërave?)
2000 Garda e Kosovës
2001 Këngët e përndritjes
2002 Bota e rinisë
2002 Lugina e dashurisë

Etj.

Image result for ilir shaqiri
THANË PËR ILIRI SHAQIRIN 



Mehmet Kajtazi shkrimtar: Kur këndon Iliri ma zgjon Ilirinë. (1997)

Rexhep Munishi etnomuzikolog: Ilir Shaqiri ka stil të mvetësishëm prej artisti. (2000)

Bahtir Sheholli etnomuzikolog: Iliri hapi një pus të ri krijimtarie,por asnjëher nuk pështyu në te vjetrin. (1995)

Rexhep Qosja shkrimtar : Kënga e tijë then mure. (1994)

Naim Gjoshi kompozitor: Në zërin e tijë është mbledhur e tërë drama kosovare, këngët e mia do të ishin ndryshe pa zërin e tijë. (1998)

Ali Lleshi publicist: Pushka e tij ka të shtime të madhe dhe shënjestër të kalkulauar. (1994)


Nafije Grainca publiciste: Ai është ringjallje e ndjenjave kombëtare. (1997)

Gjeneral Kudusi Lame: Në luftën e Kosovës luftuam me pushkë e topa ndërsa Iliri ka luftuar me raketa. (2002)

Isa Qosja  regjizor: Të tjerve ua kisha ndaluar ti këndojnë atdheut. (1998)

Minire Fetahu gazetare e kulturës: Emri i tij është sinonim i këngës së bukur shqiptare. (1996)

Sami Piraj gazetar kulture: Ai din më së miri ta jetsojë këngën epike,ashtu si i ka hije asajë. (1993)

Agim Vinca shkrimtar: Iliri i artikuloi më së miri kërkesat e shqiptarëve të Kosovës përmes artit të këngës. (1994)

Xhevdet Gashi kompozitor: Iliri krijon muzikë tepër etnike dhe mua më jep mundësi të mëdha për orkestrim dinjitoz. (2002)

Abdullah Zymberi Dr. i gjuhës shqipe: Në këngët e tijë fusha është më e gjelbruar,mali është më i lartë,atdheu më i dashur. (1995)

Vaqe Zela  artiste e popullit: Me zërin e tijë Kosovën e ndjejë më afër. (1992)

Fatmir Limaj:Këngët e tijë ishin logjistikë për UCK-në. (2000)

Nexhmije Pagarusha: Ai futi fjalën intelektuale në këngë. (1996)

John Arcadius Artist belg: Ilir Shaqiri është emblematiku i muzikës shqiptare në Europë. (1999)

Aurela Gaqe këngëtare: Ilir Shaqiri i është përkushtuar me serjozitet e përgjegjsi këngës së bukur shqiptare. (1997).





Cikël poetik nga Ilir Shaqiri


Ushtar Kavaja

Heej bubullime tek shkembi i Kavajes
Jo, jo, ai vinte qe andej qe te pres
Bubullimat e Kosoves...

Asnjehere s’u ngop, s’u ngop toka me diell
Kurre nuk u kenaq zogu me qiell
Vjen nga Londra mjegull, vjen e boren shkrin
Thone eshte Is’, thone eshte Buletin

Ma kane mbjellur shekujt, tre mije vjet lirine
Qe t’luftoj per Shqiperine
Pritem toke e Arbrit, pritem se po vij
Pa Kosove, jo nuk ka Shqiperi
Ju ngjatjeta vellezer, djemte e Dardanise
Jam ushtar Kavaja, balli i trimerise
Vellai i Adem Jasharit, nipi i Skenderbeut
Neve do t’ia qepim, vete harten atdheut

Pyeta fushen, detin dhe shkembin e ‘Vajes
Ku eshte lapidari i Indrit Carres
Fusha m’tha te ngjitem majes se Pashtrikut
Tjetri m’tha, buze Adriatikut
Gjithmone njesoj dhemb, dhemb cdo gisht i dores
Njesoj edhe flatrat e shqiponjes
Nje lule Kosove ne balle trimerie
Nje flamur i kuq ne ball’ Shqiperie


Drit qiriri i Naimit

Ngrihu n’kamb oh Mic Sokoli
Shih si ngjitet djaleria
Udhe e gjate andej ngah dielli
Eshte e jona Shqiperia

Ndal Sokol, po te therrasin malet
Ktheju Sharit fluturim
Nje Prishtine e nje Tetove
Shqiperia don bashkim
Nje Prishtine e nje Tirane
Shqiperia don bashkim

Besa jone e tremb dhe naten
Vdekjen ndjell n’palc te armikut
Prin sokoli, oj Mic Sokoli
Drit qiriri i Naimit
Prin sokoli, oj Mic Sokoli
Naim bega oj lulja e trimit

Do te haproj udhes sime
Sikur Gjergji hyp n’kale
Fushe Kosoves m’ia kan me hile
Dora ime nuk e fal




Princesha e Dukagjinit

Më bëjnë sytë a jam në ëndërr?
N'mes Prishtinës val' e Drinit
Si një fllad që zbret prej bjeshke
Është një gocë prej Dukagjinit.
Kur më vjen përmes qytetit
Sjell blerimin lule n'maj
Baltë e pluhur do të bëhem
Po s'u bëra mik i saj.

Rreze dielli e Dukagjinit
që më ngroh ,më nxen panda,
herë pranverë në mes të dimrit
herë je lumë n'Sahara.

Ref:
Moj princesh' e Dukagjinit
Kur të pres ty netëve të vona
Ma sjell Drinin n'mes t'Prishtinës
Aty mbyten puthjet tona,
Moj princesh' e Dukagjinit
Kur ta mbledh flokun në dorë
Shtatë ujvara bulbërohen
I shkrijnë majat me dëborë.




Zinxhiri i dashurisë.

Mike moj mike me flori në grykë
Vetëm je a vet' e dytë
Flokargjendta sylaroshe
Si s'të mora moj për nuse.

Erdhe moj erdhe me flori në grykë
Na bashkoi kujtimi ynë
Ty të sjell në krahët e mi
Ky zinxhir që mban shkronjën që do ti.

Ref:
Ky zinxhir' i hollë larë me flori
A s'ma thua një fjalë si në vajzëri
Ky zinxhir' i hollë larë me sërma
A s'ma thua një fjalë, falma një shaka.




Dashuria qiellin ka çati

Një natë vonë më fole më pyete si fëmijë
Vallë dashuri' a dielli ka më shumë ngrohtësi?
Kot prisje përgjegje më shikoje në sy
Se qielli i kësaj nate sonte ishe ti.
Sa herë këtu të kam pritur
Te kjo streh' e vjetër lageshim të dy
Agun e mëngjesit sa herë prisnim ngjitur
Vetëm dashuria qiellin ka cati .

Një natë vonë të fola të pyeta si fëmijë
Vallë, syri yt a qielli ka më kaltërsi?
Dhe sprisja përgjigje të shikoja në sy
Se yjet e kësaj nate ishim unë e ti.
Sa herë e sa herë këtu të kam pritur
Te kjo strehë e vjetër lageshim të dy
Agun e mëngjesit sa herë prisnim ngjitur
Vetëm dashuria qiellin ka cati .

Ref:
Prapë po të pres tek vendi që ne e dimë
E ndoshta shi sonte këtu nuk do na bjerë
Nëse s'do të vish, do të gjej në ëndërr
Do t'lagem e t'lagem ,t'lahem n'lot i tërë.





Katër stinët e dashurisë

Se mbajë n'mend si shkoi Pranvera
Si më ike edhe ti
Zogjtë sërish i solli era
Streha zu e pikon shi.
Ditët ikin ndërrohet stina
Ndërrojmë dhe ne por jo kujtimi
Në një kopsht me trëndelina
Midis vere resh trishtimi.

Rrushi nxin tutje në vreshta
Kokërrzohet loti gurrë
Shtrat me gjethe bëri vjeshta
Pritjen time si dikur.
Zuri dimri borë e trashë
Vello e bardhë e nusërisë
Se si ikën nuk i pashë
Katër stinët e dashurisë

Në fund të botës a në skaj
Ku ke humb, o shpirt pa faj ?
Nuk të gjej as nuk më gjen
Malli ytë të qet s'më len.
As një letër e asnjë fjalë
Dashuri që djeg si zjarr,

Se si ikën nuk i pashë
Katër stinët e dashurisë




Lugina e dashurisë

Del një hënë në cep t'Gërmisë
E mbyt rrezen në mes t'luginës
E nriqon një rrugë të dashurisë
që nis befas në muzg të Prishtinës

Rëndim natën përqafuar
Rrezja e hënës edhe unë
Brenda meje ngroh e shkrinë
Brenda teje gaz pa fund .

Nëpër lisa gjen dy shkronja
Gjen dy emra zemërshkruar
Ditët ikin e stinët ndërrohen
Por kujtimi për ta këtu rri zgjuar
Rëndim natën përqafuar
Rrezja e hënës edhe unë
Brenda meje ngroh e shkrin
Brenda teje gaz pa fund.

Vesa e mëngjesit ta lag cepallën
Flokun e zi ta qëndis
Ëndrrat digjen e zemrat kallen
Në luginën e dashurisë.


Drenicakja

Rrugët nisin rrugët cojnë
Rrugë pa fund e pa mbarim
Një më kthen deri tek ti
Drenicakja e shpirtit tim.

Bota ka këngët e veta
Ku vlon etshtëm dashuria,
Por unë vdes për syrin tënd
Moj lirikë e këngëve t'mia

Ti që rrezën ja fal diellit
Kur më merr në përqafim
Ti qe dritë mi fale syrit
Drenicakja e shpirtit tim

Moj Drenushë, moj Drenicake
Që ma ndeze zemrën flakë
Dielli tha kur të pa
Hijeshi bota pa ty nuk ka
Moj Drenushë moj Drenicake
Që ma ndeze zemrën flakë
Buzëqershi moj syqiellore
Në ty shkrihen yjet prore
Bukuri moj engjellore.


Image result for ilir shaqiri

Thuaj yjet s’janë zjarr


Moj bjondinë
rreze, yll e dritë
n’buzët tua
paskan rënë qershitë.



S’ka mesnatë
që s’më prishet gjumi,
nëpër ëndrra
veç ty po t’përkundi.



N’sytë e tu
paska zbritur qielli,
n’flokun tënd të artë
po prarohet dielli.



Mos mi prish
ëndrrat e mia
mos ndëgjo botën
le t’flasë dashuria.



N’pafund’si
retë e shkumës treten (???)
shtat ylber
Pi ujë e s’ma shuajn etjen.


Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



S’ka mesnatë
që s’më prishet gjumi,
nëpër ëndrra
veç ty po t’përkundi.


Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



Mos mi prish
ëndrrat e mia
mos ndëgjo botën
le t’flasë dashuria.



S’ka mesnatë
që s’më prishet gjumi,
nëpër ëndrra
veç ty po t’përkundi.



Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



Mos mi prish
ëndrrat e mia
mos ndëgjo botën
le t’flasë dashuria.



Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



Moj bjondinë
rreze, yll e dritë,
n’buzët tua
paskan rënë qershitë.



Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



N’sytë e tu
paska zbritur qielli,
n’flokun tënd të artë
po prarohet dielli.



Thuaj yjet s’janë zjarr
thuaj bota u shua,
thuaj jeta është varr
por mos thuaj se s’të dua.



N’pafund’si
retë e shkumës treten (???)
shtat ylber
Pi ujë e s’ma shuajn etjen.


S'mi merr gjumi amanetet

Shqiptaria quhet trolli
qe nuk vdes nen zinxhir tanku.
Shqiptaria quhet deti
jo me uje, por me vale gjaku.
Shqiptaria quhet zemra
qe nuk tutet para krajlit.
Shqiptaria e ka cerdhen
ne cdo zemer te shqiptarit.

Nuk flen shpata e Skenderit,
nuk flen syri i shqiptarit,
s'mi merr gjumi amanetet
ne asnje zemer t'kosovarit.
Se atehere na e qartin kullen
hasmi trojeve i ban dam,
ba me flejte, atehere nanlokja
s'do te na e beje qumeshtim hallall.

Shqiptaria quhet fjala
qe ngre zemrat ne kushtrim.
Shqiptaria quhet feja
qe beson ne Shqiperine.
Shqiptaria quhet flaka
qe do te djege roberine e gjate.
Shqiptaria quhet pushka
qe Kosova ne dore ka mbajte.

Image result for ilir shaqiri

Engjujt Arbëror

U nisa fushës dhe malit ta vras vdekjen
barot dhe hekur më ranë në kraharor
dhe këmbë e dorë e patën së fundi herë pikëpjekjen
atje mbi majat me dëborë

Dhe s"prita të ec lirshëm atdheut flori
në këmbë të hapëroj udhës së gjatë
andej kah u nisën stërgjyshërit e mi
dhe rëntë çdo ditë e natë
e rëntë për ditë e për natë

Ktheje kokën vëlla në strehën time qiell
në trupin tim lexova këtu nis liria
Mos qoftë atdheu i ngrohtë si diell
s'kanë pse i duhen gjymtyrët e mia

Njëra dorë më ngeli pendën ta shtrëngoj
e t'iu thurr lavdi dëshmorëve
trimave që ranë
në tela të kitarës kënga të jehoj
për engjujt arbëror
shpirtin vigan

Falma një buzëqeshje se ta vrava vdekjen
ma përkund lirinë shekujve në përjetësi
kur prisnin rrufetë përmbi supet tona
mos të isha unë do të ishe ti

Ktheje kokën vëlla në strehën time qiell
në trupin tim lexova këtu nis liria
Mos qoftë atdheu i ngrohtë si diell
s"kanë pse i duhen gjymtyrët e mia


Përgatiti:Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi:Shtëpia botuese “Le Petit Véhicule”si dhe Botuesi francez "Luc Vidal, boton këto ditë në gjuhën frënge librin e Agim Vincës !


Image result for agim vinca


Libri shoqërohet me një parathënie nga botuesi Luc Vidal që është poet i njohur francez dhe përmban ilustrime të piktorit shqiptar Anastas Kostandini-Taso.

Në qytetin Nantes të Francës shtëpia botuese “Le Petit Véhicule”, ka nxjerrë në treg përmbledhjen me poezi me titull “Une cloche à ton cou”, shkruan sot Koha Ditore. Libri është dygjuhësh, në shqip e frëngjisht, përderisa poezitë e Vincës janë përkthyer nga Aleksandër Zoto.
Image result for agim vinca
Sipas njoftimit nga botuesi, libri shoqërohet me një parathënie nga botuesi Luc Vidal që është poet i njohur francez dhe përmban ilustrime të piktorit shqiptar Anastas Kostandini-Taso. Ilustrimet janë të punuara sipas motiveve të poezive: “Zogjtë”, “Baladë për Malin e Thatë”, “I jashtëzakonshëm”, “Psalm për Shën Naumin”, “Plepat e vendlindjes”, “Udhëtimi i fundit i motrës sime”, “Qentë e Sodomës”, “Të shkosh në Pogradec”, ” Ç’ka që vajton kjo erë e marrë”, “Sërish”, “Kur jam me ty” e poezi të tjera. Në 170 faqe, poezitë e Vincës janë përmbledhur në një botim luksoz, i cili lexuesve francezë u ofrohet për një çmim prej 25 eurosh.
Image result for agim vinca
Së fundmi, krijimtaria e Vincës është botuar edhe në Greqisht. “Mashat” është titulli i përmbledhjes me poezi që është botuar nga shoqata e emigrantëve shqiptarë “Emigranti” në Patra të Greqisë. Përzgjedhjen e poezive sikurse edhe përkthimin nga shqipja në greqisht e ka bërë poeti dhe përkthyesi i njohur shqiptar që jeton në Greqi, Iliaz Bobaj.


Fitues i çmimit kombëtar për letërsi “Azem Shkreli” për vepër jetësore në vitin 2014. Në panairin kombëtar të librit “Fieri 2015” në Fier, romani “Grahma e fundit” i shkrimtarit francez Romain Gary, i përkthyer nga Vinca, u shpall libri më i mirë i përkthyer gjatë vitit 2015


*****

Image result for agim vinca
Agim Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës., ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor ordinar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.

Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.


Tituj të veprave



Feniksi (poezi, 1972)
Bregu i mallit (poezi, 1975)
Në vend të biografisë (poezi, 1977)
Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
Qasje (kritikë, 1980)
Buzëdrinas (poezi, 1981)
Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
Dri' (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
(Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010)
Arti i reagimit (publicistikë, 2011)

Etj.

Dr.Aziz Pollozhani,rektor i Universitetit të ri “Nënë Tereza”




Akoma pa u formuar komisionet amë në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup, Alsat mëson se tashmë është vendosur cili do të jetë në krye të tij. Jozyrtarisht mësohet që në postin e rektorit do të jetë Aziz Pollozhani, ish deputet nga radhët e BDI-së, ish ministër i arsimit dhe shkencës si dhe ish ambasador i Maqedonisë në Gjenevë. Kjo bie ndesh me atë që deklaruan kohë më parë zyrtarë të lartë të BDI-së dhe ish kryeministri Gruevski se rektori i Universitetit të ri do të jetë kuadër i huaj. Javë më parë edhe vetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Rruga Drejt…” garantoi publikisht që në universitetin e ri nuk do të ketë asnjë funksionar ose ish funksionar të BDI-së.

“Sigurisht që këtë garanci e keni…Unë jo vetëm që ju siguroi, por edhe mund të bisedoni, mund të angazhoni njerëz. Unë kurrën e kurrës nuk jam përfshirë në politikat arsimore në universitetet as të Tetovës por as në universitetin që themelohet”, deklaroi Ali Ahmeti. Kryetar i BDI-së.
Eksperti i arsimit Xheladin Murati thotë se arsimi në vend është skajshmërish i politizuar dhe është e vështirë që dikush të depërtojë në strukturat e tij pa pasur librezë partiake.

“Politika aktuale synon partizimin e tërësishëm të të gjithë segmenteve të arsimit, të shkollave, të universiteteve dhe politikës aktuale më shumë i intereson kush të zgjidhet drejtor, si të zgjidhet dekan, kush të zgjidhet rektor, kush profesor dhe shumë më pak cilësia për të cilën thirremi të gjithë se cilësia është elementi parësor që e dallon një institucion nga institucioni tjetër. Duhet të krijohet hapësirë, dhe duhet të largohet politika nga arsimi që të mundet ai të marrë frymë lirshëm në baza të kritereve shkencore, pedagogjike dhe atyre që i quajmë përparim ose cilësi në arsim”, tha Xheladin Murati, ekspert i arsimit.

Ndryshe, Pollozhani që në vitin 2012 u përfol edhe si kandidat i mundshëm për rektor të USHT-së por kjo u hodh poshtë për shkak se ai nuk përmbush kriteret duke mos qenë profesor ordinar.

“Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”




Revista SIA i cilëson shqiptaret si racën më të bukur në Evropë. Në një shkrim të publikuar nga kjo revistë, thuhet se fizikisht shqiptaret janë raca më e bukur në Evropë. “Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errët, dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri”, citohet artikull i publikuar nga SIA.

Artikulli vlerëson edhe vallen shqiptare. “Lëvizjet janë elegante. Po, ato janë shumë të bukura dhe shumë i talentuara. Ato janë si skoceze në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe unë do të thosha se ato janë raca më e zgjuar dhe më e bukur në Ballkan. Ato janë një kombinim i përkryer, i fytyrës klasike me një anë ekzotike gjithashtu. Kjo është arsyeja pse ju nuk do të njihni lehtësisht ato, por këto gra janë kudo”, shkruan revista.






Shqipëria është e vendosur në veri të Greqisë dhe përtej detit Adriatik. Ajo ka një sasi mbresëlënëse me mrekulli natyrore. Shumë shqiptarë jetojne jashtë vendit. Në Kosovë për shembull, ju mund të gjeni dy milionë shqiptarë të tjerë etnikë dhe në pjesën tjetër të botës edhe 15 milionë shqiptarëve. Shqipëria është një nga vendet muslimane perëndimore në botë. Vlerat familjare dhe traditat që ata kanë janë mjaft të larta.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...