2016-02-23

Ja 20 femrat me të cilat nuk duhet të bëni kurrë seks

Ja 20 femrat me të cilat nuk duhet të bëni kurrë seks
Nuk ka asgjë të gabuar të kalosh kohë me disa njerëz për një periudhë të shkurtër kohore. Nuk të duhet një ekspert takimesh për të të treguar se sa është përqindja që lidhja juaj me një person të vazhdojë. Meshkujt kanë tendencën të fantazojnë se me cilat femra do donin të kishin një marrëdhënie dhe cilat jo. Por le të shqyrtojmë një grup femrash me të cilët meshkujt nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale
1 – Me kamarieren
Ju pëlqen kafja? Sigurisht që po, dhe kjo është arsyeja se pse shumë meshkujt bien në kurthin e të rënit në dashuri me kamarieret e tyre. Ato i shërbejnë filxhanë të mëdhenj e të ngrohtë. Por në shumicën e rasteve, kamarieret nuk po flirtojnë me ju, thjesht po tregohen të sjellshme.
2 – Me striptisten
Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo kërkon të takohet me ju jashtë orareve të punës, por shumica e meshkujve nuk janë në nivelin e mjaftueshëm për të kënaqur një femër që kërcen për një grup meshkujsh gjatë gjithë kohës.
3 – Me baristen
Nëse ajo ju jep një herë një pije falas, kjo do të bëjë të mendoni për të e të riktheheni dhjetëra herë për të shpenzuar për pije në atë bar.
4 – Me shoqen e motrës
23
A keni ndarë ndonjëherë një puthje të shkurtër romantike me shoqen e motrës suaj dhe mendoni se motra juaj nuk e di. Gaboheni. Motra juaj e ka marrë vesh pak moment pasi puthja ka ndodhur.
23

5 – Me dentisten tuaj
Të flesh me dentisten do të thotë t’i hapësh telashe vetes. Nuk mund të flisni me një gjuhë “të pisët” me dikë që ju ka parë në brendësi të gojës suaj. Përpiquni të hidhni ndonjë pëshpërimë a fjalë të shkurtër seksi.
6 – Me motrën e shokut
Të flesh me motrën e shokut do të thotë të thyesh “Kodin Vëllazëror”, sidomos kur motra e tij është më e vogël se sa ty. Kjo do të çonte edhe në një prishje të marrëdhënies shoqërore.
7 – Me një police
Disa nga herët më të bukura që ju kujtoni nga jeta juaj është kur keni shkelur ligjin. Të pish hashash në çati, të ecësh shpejt me makinë etj. Por këto nuk do të ishin ngjarjet më të bukura nëse fle me një police. Sepse e di që nëse ajo të merr inat, punën me prangat nuk e ke mirë.
8 – Me trajneren personale
Vetëm për shkak se çdo djalë e sheh palestrën si një vend për të flirtuar me femrat, kjo nuk do të thotë se edhe trajnerja juaj personale është pjesë e flirtimit. Të flesh me trajneren është si të flesh me dentisten, por me një nivel gjykimi akoma më të lartë. Ajo e di mirë gjendjen e trupit tuaj
9 – Me psikologen
Nëse psikologia juaj është me të vërtetë e zonja, ajo do të parashikojë çdo mendim e lëvizje tuajën, madje edhe në dhomën e gjumit përpara se ju t’i bëni ato. Dhe parashikimi i lëvizjeve nuk i çon gjithnjë femrat në orgazëm.
10 – Me një të famshme
Ju dilni me të për një pije, dhe fotografoheni së bashku. Tani jeta juaj do të bëhet objekt bisedash dhe gjykimesh nga njerëzit. Gjithnjë do të ketë spekullime nga tabloidët apo faqet e gazetave të ndryshme.
11 – Me doktoreshën tuaj
Të flesh me doktoreshën është njësoj si me dentisten e trajneren personale. Ajo i di defektet e tua.
12 – Me fqinjen
135_love_secrets-907926-TwoByOne
Të gjithë meshkujt fantazojnë të kalojnë një natë me fqinjen, madje akoma më mirë nëse ajo është më e madhe në moshë. Por e keqja e kësaj është se nëse ndaheni, secili prej jush do të vazhdojë të jetojë vetëm pak hapa larg njëri tjetrit, deri kur të largohet njëri.
135_love_secrets-907926-TwoByOne
13 – Me profesoren
Çfarë do të bëni natë për natë nëse jeni ndarë nga profesoresha me të cilën keni kryer marrëdhënie për një periudhë të gjatë kohore? Detyrat. Ose përpiquni ta mbani lidhjen deri në fund të semestrit.
14 – Me kolegen
14-sleeping-with-your-coworker-1442950247

14-sleeping-with-your-coworker-1442950247
Ju nuk duhet të bëni seks kurrë, kurrë, kurrë me kolegen tuaj. Përveç faktit që është kundra rregullave të çdo kompanie, marrëdhënia me kolegen, do t’ju bëjë që zyra t’ju duket e çuditshme. Thojini mirupafshim kohës së lirë, pasi do të jeni gjatë gjithë kohës me të.
15 – Me ish të dashurën
Ndryshe nga pjesa e femrave të tjera që ndodhen ën listë, të flesh me ish të dashurën nuk do t’ju dëmtojë fizikisht, por është një marrëdhënie që do ju lërë emocionalisht të goditur. Sepse do t’ju kujtohet që u ndatë për një arsye dhe do të duhet të durosh.
16 – Me një prostitutë
Prostitutat nuk kanë një reputacion të mirë në shoqërinë tonë, por megjithatë mbeten vajza. Nëse mendoni se një marrëdhënie e tillë nuk do ta dëmtojë dhe reputacionin tuaj, atëherë vazhdoni.
17 – Me motrën e ish të dashurës
Këtë jo, këtë nuk duhet ta bëni. Madje është e këshillueshme as mos të bisedoni me një  pjesëtar të familjes së ish- të dashurës.
18 – Me ish të dashurën e shokut tuaj
24-sleeping-with-your-best-friend-1442950257
Diçka akoma më e komplikuar, është të kryesh marrëdhënie me të ish-të dashurën e një mikut tuaj. Edhe në këtë rast, si në rastin e marrëdhënies me motrën e shokut, thyhet “Kodi Vëllazëror”.
19 – Me kushërirën e largët
Rezistoni dhe ca kohë sa të gjeni një të dashur që nuk ka lidhje me pemën tuaj familjare. Do të ishte diçka e shëmtuar.
24-sleeping-with-your-best-friend-1442950257
20 – Me shefen tuaj
Gjeni një histori ku marrëdhënia me shefen nuk ka përfunduar në sherr të madh. Në fillim mendon se do të fitosh nga kjo marrëdhënie, por një zënkë e vetme mund t’ju lërë direkt pa punë

Dëshira e parë e femrës: Të jetë në qendër të vëmendjes

Dëshira e parë e femrës: Të jetë në qendër të vëmendjes
Kompleksiteti i femrave, dyzimi, pasiguria dhe përkushtimi
Shumë femra janë të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë të vetmuara. Në një farë pike të jetës ngelen vetëm. Më parë ishte jeta në çift, tani është boshllëku. Ndoshta ndonjë histori ose vazhdohet të rrihet së bashku me dikë pa dëshirë të madhe. Raporti tërhiqet zvarrë. Dhe këto femra përpiqen t’ia hedhin fajit dikujt, diçkaje. Por fajin e ka koha në të cilën jetojmë, femrat apo stresi? Ajo që duhet ndryshuar është vetë mënyra e të sjellurit dhe të konceptuarit të jetës dhe gjërave përreth. Edhe pse natyra e femrës është tejet komplekse ato shpesh dyzohen dhe paraqiten në disa situata të përmbledhura më poshtë.
Fituese ose te lira
Femra mund t’i luajë shumë mirë disa role. Ajo është e pakënaqura e përjetshme, e paparashikueshmja, martirja, prishësja e festave. Apo e kundërta, mikesha, bashkëpunëtorja, pra ajo me këmbët në tokë që kanë pushuar së besuari në princin e kaltër. Sipas psikologëve amerikane femrat ndahen në dy kategori: ato që i duan burrat dhe ato që i lënë. Pjesa më e madhe e marrëdhënieve vdesin pa e kuptuar akoma partnerët, por cilësia e një marrëdhënieje nuk varet nga fati. Njohja e pikave të dobëta reciproke është hapi i parë për të ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partnerët nuk janë të hapur për të pranuar ndryshimet mes tyre. Kështu shfaqen femrat në dy tipa: klasiket dhe e kundërta e tyre, pra objektivi që duhet të arrijnë.
Pasiguria dhe zhgënjimi
Në marrëdhënie është e pasigurtë. Me të arritur në të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një partner të mirë, familje dhe fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj, ndërsa ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh pothuajse gjithmonë. Sapo një shpresë transformohet në zhgënjim, në vend që të mendojmë se ndoshta veprimet tona ishin të ekzagjeruara, e vëmë gishtin në dobësitë e partnerit. Të nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë, për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetë, është një sjellje tipike e asaj që ka tendence t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale. Tipi i kundërt me të është femra e cila pranon dobësitë e partnerit, ajo që është e aftë të respektojë ritmet pa idenë që perfeksionizmi bën pjesë tek dashuria.
Shpesh e paparashikueshme
Shpesh e sheh joshëse, të pavarur dhe të suksesshme. Ka pasur shumë histori, por kurrë definitive. Forca e saj e bën tërheqëse, por shumë siguri shkurajon ata që e duan. Për t’u mbrojtur nga zhgënjimet ka mësuar t’i klasifikojë problemet duke kultivuar perfeksionin. Ky tip i femrës në marrëdhënie është e paparashikueshme. Fytyra e saj prej femre të sigurt në vetvete, shpesh e ftoh pasionin. E rëndësishme është që edhe në shtrat të arrijë në një farë mënyre të evitojë intimitetin. Pika e saj e dobët është pikërisht kjo. Ajo ka frikë të afrohet tepër se mos zbulon anët e saj të dobëta. Siguria fsheh një det me dyshime.
Ndërsa tipi tjetër i femrës është konfidentja , ajo që gjen kohën për të dëgjuar të tjerët, për të ndarë emocionet e saj më intime, sepse ajo beson tek të tjerët.

Femra “martire” dhe sakrificat
Sakrifica është gjithçka për të. Nëse dikush bën diçka të këndshme për të, në rastin më të parë ajo tenton “t’ia lajë borxhin”, madje duke e ekzagjeruar. Edhe nëse burri shpreh një dëshirë, që nga ai moment kjo dëshirë bëhet urdhër për femrën.  Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër. Shumë përkushtim e mërzit partnerin. Në fund të fundit e gjithë kjo nuk është tjetër veçse kërcënimi i atij që ndjehet në borxh me dashurinë dhe vë në dyshim faktin e të qenit i pranuar. Në praktike përdorin një strategji të aftë për të frymëzuar mirësi dhe dashuri. Ndërsa pjesa tjetër e femrave kanë aftësinë të japin në proporcion të drejtë më atë që marrin, për të mbajtur të paprekur edhe në dashuri dinjitetin e tyre dhe respektin për tjetrin. Ajo nuk i kërkon vlerat e vetes jashtë saj. Prandaj një pjesë e femrave gëzojnë lirinë e tyre emocionale dhe as nuk ua imponojnë këtë partnerëve të tyre.
Femra në qendër të vëmendjes
Shpesh herë femrat i keqkuptojnë apo keqinterpretojnë veprimet e partnerëve të tyre. Për to çdo gjë është e gabuar. Nëse ai shkon të luajë letra me miqtë, ajo mendon se ai e bën këtë për ta evituar atë. Ajo ankohet për faktin që nuk është në qendër të vëmendjes dhe e bën gjithnjë me faj partnerin. Pasiguria e saj e shtyn të kërkojë ta dominojë. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet në familje, më pas me miqtë dhe se fundi me partnerin. Ky është një mekanizëm i personave që megjithëse kanë një koncept të lartë për vetveten janë të paaftë të kontrollojnë realitetin dhe bëjnë kapriço duke i shkarkuar tek të tjerët pasiguritë e tyre. Të lidhësh marrëveshje apo të bisedosh për këtë situatë, për të është e pamundur. Femra me një natyrë të ndryshme nga tipi i parë shfaqin tolerancë të shoqëruar me mirëkuptim dhe nga pak kompromis. Çfarëdo problemi qoftë, e rëndësishme është që të sforcoheni e të kuptojini dobësitë tuaja, para se ato të bëhen patologji.
Veçantia e femrës dhe joshja
Joshja seksuale është veçanti, ose më mirë krenaria e të qenit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Është inteligjencë por jo intelektualizëm, është gjendje shpirtërore, dëshmi e një gëzimi të të jetuarit, që udhëhiqet nga ekuilibër i fortë. Është edhe të shohësh në sy gjithë botën: por pa arrogancë. Joshja seksuale është aftësia e të komunikuarit dhe përcjelljes së emocioneve. Për disa është dhunti e lindur kurse për të tjerë është diçka që duhet pasuruar çdo ditë. Ja teknikat si ta fitosh atë Një pozicion magjik, që vetëm pak njerëz kanë fatin ta provojnë? Disa vjet më parë, duke luajtur me fuqinë e hormoneve të famshëm të dëshirës seksuale. Mbi të gjitha duhet të vëmë në përdorim të 5 shqisat tona. Erotike mund të jetë muzikaliteti i zërit, erotike mund të jetë një dorë e bukur e kuruar që të dhuron kënaqësi të pafundme kur të përkëdhel, po ashtu buzët, gjuha dhe organet seksuale.

TIME-Hillary Clinton: Pse femrat qeverisin ndryshe nga meshkujt

INTERVISTA/ Hillary Clinton: Pse femrat qeverisin ndryshe nga meshkujt
Intervistë e gazetarit Jay NeWton-Small me kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton.
U ula me Hillary Clinton në tetor të vitit të kaluar për një intervistë ekskluzive për librin tim “Si femrat po ndryshojnë mënyrën se si Amerika funksionon”.
Ne folëm për mënyrën se si ajo po kandidon si një femër ndryshe nga viti 2008, si do të qeverisë ndryshe, për modelin e saj politik dhe si ka bërë diferencën pothuajse gjatë gjithë karrierës së saj.
Ju keni qenë në skenën kombëtare dhe në syrin e publikut që nga viti 1992. A keni parë ndryshime seksizmi përgjatë viteve?
Ka ende një standard të dyfishtë, nuk ka dyshim për këtë. Shoh shpesh që gratë i kombinojnë tiparet dhe cilësitë e tyre në një formë që meshkujt nuk e bëjnë. Dhe të kandidosh për presidente, për një femër është një sfidë akoma më e madhe. Është e vështirë, por mendoj se gratë e mbajnë këtë barrë shtesë. Mendoj se seksizmi është më pak i theksuar, më pak i dukshëm, por ende i përhapur në skënën politike dhe kulturore.
Anketuesja Celinda Lake më ka thënë se e keni kapërcyer testin e rezistencës, si ndjeheni për këtë?
Shpresoj që ajo të ketë të drejtë. Të shërbesh si Sekretare e Shtetit për 4 vjet, besoj se një numër i madh njerëzish më vlerësojnë për këtë. Kështu shpresoj që po të mbledhësh të gjithë eksperiencat e mia në politike dhe gatishmërinë time, njerëzit do të shohin atë që shoh dhe unë: Një person i mirë-kualifikuar për ta bërë këtë punë. Jo vetëm prej punës së madhe që kam bërë, por edhe për shkak të politikave që kam promovuar si dhe vizionin për vendin.
Keni ndonjë lider të huaj që ju e admironi?
Dua të them, që e admiroj shumë kancelaren gjermane Angela Merkel. E njoh Angela-n që prej viteve ’90. Kemi dalë të dyja së bashku në një spektakël televiziv gjerman. Kam shpenzuar kohën time personale me të. Mendoj se ajo është një lidere shumë efektive dhe besoj se është liderja kryesore në Europë jo vetëm në Gjermani. I admiroj aftësitë e saj politike dhe parimet e etikën e punës së saj. E shoh si një njeri vërtet të rëndësishëm në botë.
A qeverisin femrat ndryshe nga meshkujt?
Mendoj se kemi disa avantazhe në çështje të caktuara. Si për shembull kur unë kam qenë në Departamentin e Shtetit kam bërë më shumë për të rritur sigurinë ndaj fëmijëve, për t’i mbrojtur ato nga rrëmbimet e shfrytëzimet si dhe kam promovuar birësimet ndërkombëtare kur ka qenë nevoja. Mendoja se ka disa zona ku përvoja jonë jetësore na përgatit që të jemi më të hapur. Thjesht besoj se gratë në përgjithësi janë dëgjuese më të mira, më të hapura për ide të reja. Këtë kam mësuar nga përvoja ime.
Si presidente, nëse zgjidheni, do të qeverisni ndryshe nga një presidente mashkull?
Sigurisht. Mendoj se eksperiencat e mia jetësore, ajo çfarë më intereson, çfarë kam kaluar, më bën ndoshta më  të vetëdijshme dhe përgjegjëse për shumë çështje familjare me të cilat njerëzit po luftojnë çdo ditë, si kujdesja ndaj fëmijëve, apo përballimi i të ardhurave. E ndjej me të vërtetë se përgatitja ime për t’u zgjedhur presidente më shtyn fort të ndihmoj familjet amerikane, dhe ky do të jetë thelbi i fushatës sime

Historia e parave: Kur dhe pse u përdorën për herë të parë

Disa thonë se paraja rrotullon botën, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë burimi i çdo të keqeje. Por çfarë është ekzaktësisht paraja? Përse kemi nevojë për të? Nga erdhi? Ekonomistët tregojnë historinë e një ndër elementëve kryesorë të jetës së njeriut.
dollar euro pound yen
dollar euro pound yen
Problemet e shkëmbimit në kohët e hershme
Përpara se të shpikej paraja, e vetmja mënyrë për të tregtuar mallrat ishte shkëmbimi. Nëse kishit një dhi tepër, por ju duhej gruri, kishit mundësi të gjenit dikë për t’i shkëmbyer. Por edhe shkëmbimi kishte problemet e veta si proces. Problemi qëndronte në faktin e përputhjes së dëshirave. Po sikur personi që kishte grurin të ishte i interesuar ta ndërronte atë vetëm me një sopatë. Atëherë personi që kishte dhinë duhet të gjente një person që kishte sopatë, dhe në këtë mënyrë të bëhej shkëmbimi i trefishtë. Por gjatë kohës së kërkimit, mund të ndodhë që ai të vdesë urie. E dyta, po sikur personi që kishte miellin, vërtet dëshironte një dhi, por jo përpara se dasmës së vajzës së tij që do të zhvillohej pas tre muajsh? Prandaj duheshin kontratat, por shoqëritë e asaj kohe nuk ishin të shkolluar deri në këtë fazë.
Prandaj marrëveshja e dy palëve duhet të bazohej tek kujtesa. Por kjo linte vend për abuzime: “Çfarë po thua, unë nuk të kam dhënë kurrë fjalën ty për grurë….etj etj”.
Një ditë një fermeri neolitik, që mbetet anonim, solli një zgjidhje të zgjuar: Pse të mos vendosim për diçka për të cilën çdokush do ta pranonte ta kishte. Kjo teori u përdor më vonë për të blerë dhi, sopata dhe çdo gjë tjetër. Shenja e dollarit i erdhi në mendje fermerit. Pra ideja e tij ishte ajo që më vonë u quajt “para”. Pas një periudhe gjykimesh e gabimesh, u vendos që me këtë punë të merreshin njerëz që kishin karakteristika të veçanta. Paratë duhet të ishin:
-Të tregonin vlerën e duhur për mallin. Nuk mund të lejohej më  shkëmbimi i një dhie që dikush e kishte rritur me mund e me dashuri, me një grusht gurësh të mbledhura në tokë.
–Të vështira për t’u falsifikuar. Një sistem monetar që bazohej në copa letre me kryqe të vizatuara në to ishte i destinuar për të dështuar. Nëse paraja do të fitohej lehtësisht, njerëzit do ta kishin të vështirë t’i rezistonin fitimit të saj. Rezultati do ishte një inflacion galopant.
–Të ishte portabël. Sigurisht që mund të tregtosh sende të mëdha si shtëpi apo tokë në mal, por këto nuk janë sende që shiten në dyqane. Prandaj nevojitet paraja.
– Të jetë e qëndrueshme. Mallra të tilla si kripa, mund të shihen si mjet i mirë shkëmbimi, por çfarë do ndodhte sikur atë ta linim në shi, do të humbte e gjitha.
– Lehtësisht e ndashme. Imagjinoni një shoqëri ku e vetmja formë paraje të ishte monedha 100 dollarëshe. Kjo nuk do bënte problem për transaksionet e mëdha, por do të ishte “dhimbje koke” nëse do donit të blinit vetëm një kuti shkrepëseje.
 – E dëshirueshme. Ditët e sotme, të gjithë jemi të mahnitur dhe të kënaqur kur marrim këto copa letre, por kjo vetëm për shkak të vlerës simbolike që ato kanë. Me këto kritere në mendje, paraardhësit tanë zhvilluan format e para primitive të tregtisë nëpërmjet parasë.

25group
25group
Bankat primitive
Deri në këtë fazë nuk ekzistonin monedhat. Por vlera e metalit gjykohej nga pesha e tij. Përpara se monedhat të vinin në jetë, duhet të krijoheshin institucionet bankare. Institucione që duhet të krijonin besim dhe garanci se shkëmbimet do të kryheshin në mënyrën e duhur. Institucionet e para bankare ishin pallatet mbretërore, tempujt dhe depot shtetërore në Mesopotami dhe Egjipt. Kjo për arsye se ato ishin të mbrojtura mirë. Në këto depozita liheshin fatura, nëpërmjet të cilave kryheshin transaksionet me palët e tjera. Të shkruajtura në pllaka argjilore ose papiruse, ato konsiderohen si pararendëset e çeqeve dhe kartëmonedhave të sotme. Me kalimin e kohës filluan të hapeshin më shumë shtëpi bankare. Ato janë të përmendura në Kodin Babilonas të Hamurabit (viti 1760 para Krishtit).
Monedhat e hershme
Në vitin 1000 para Krishtit, pas dy shekujsh kryerje transaksionesh me artikuj të vërtetë, u fillua të përdorej bronzi dhe bakri si mjet shkëmbimi. Më pas në shekullin e tetë para erës sonë, “shpata” dhe “thika” dolën në modë. Ato ishin versione të vogla të mjeteve agrokulturore, që ishin aq të vogla për t’u përdorur sa qëllimi i tyre i ri ishte diçka tjetër tashmë. Monedhat e para të vërteta në botë, besohet gjerësisht të kenë qenë krijuar në Azinë e Vogël rreth vitit 640 para Krishtit. Ata ishin të bëra prej ari dhe argjendi. U zgjodhën këto, ndoshta për arsyen se garantonin pastërtinë e metaleve përbërëse. Koka e luanit që simbolizonte dinastinë Mermnad, ishte e stampuar nga njëra anë e monedhave. Ky ishte rezultat i metodës primitive të prodhimit. Nga ana tjetër e monedhës vendosej simboli i çekiçit. Por kur praktika e prodhimit të monedhave u përhap edhe në vendet e tjera grekfolëse nëpër botë, ata filluan të vendosnin shenjat dalluese të qyteteve të tyre. Më vonë, ishin persët dhe popullsitë e tjera antike që filluan të prodhonin monedhat e tyre.
shop_2616202b
Zhvillimi i kartëmonedhave
Faza tjetër e evolucionit të monedhës ishte shpikja e kartëmonedhave. Kartëmonedhat e para u përdorën në Kinë gjatë regjimit të Perandorit Hien Tsung (në vitet 806-821 pas lindjes së Krishtit). Por në fund Kinës nuk i doli siç duhej kjo formë e re prodhimi të parash. Sepse printoi aq shumë sa që e çoi vendin në inflacion. Në vitin 1455, kinezët braktisën përdorimin e kartëmonedhave dhe nuk iu kthyen më atyre për një kohë të gjatë. Eksperienca kineze u përsërit kur Suedia u bë vendi i parë europian që eksperimentoi me kartëmonedhën. Në vitin 1661, një bankier i quajtur Johan Palmstruch filloi të shpikte kartëmonedha që mund të shkëmbeheshin në bankën e tij në Stokholm me monedha argjendi. Por fatkeqësisht për Palmstruch, ai nuk e morri liçensën për të printuar para. Ai prodhoi më shumë kartëmonedha se sa banka kishte monedha argjendi, dhe në vitin 1668 ai u ndoq penalisht për mashtrim. Në fillim u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu ndryshua me burgim.
Pavarësisht këtyre dështimeve të kartëmonedhës, ishte e qartë që historia po shkonte drejt një forme të re valutore. Ndërsa aktiviteti ekonomik vazhdonte të rritej në Europë, ishte e nevojshme që ofertat monetare duhet të zgjeroheshin përtej limiteve të vendosura.
Kjo nevojë çoi në themelimin e bankave të para qendrore kombëtare. Njerëzit po fillonin të kishin më shumë besim tek shënimet e mbështetura nga qeveria se sa te institucionet private. Ata madje ishin të gatshëm të pranonin disa nga vonesat e qeverisë për shkëmbimin e monedhave prej argjendi me kartëmonedha, siç ndodhi në Britani gjatë “Periudhës së Kufizimit” nga vitit 1797 deri në vitin 1821.

pound-dollar-euro
Standardi i Arit
Duke besuar çështjen e kartëmonedhave të një autoriteti qendror u largua rreziku i falimentimit, por rriti spektrin e inflacionit. Kjo do të ndodhte nëse një bankë qendrore do të printonte shumë para.  (Për ta kuptuar: imagjinoni nëse jeni shitës vezësh, dhe papritur të gjithë kanë dyfish para më shumë nga sa kishin, ju do të tregoheshit budallenj nëse do të vazhdonit t’i shisnit vezët me të njëjtin çmim). Ishte rreziku i inflacionit, në mes shumë faktorësh të tjerë, që shtynë qeveritë t’i bashkoheshin Standardit të Arit, që tregonte se paratë ishin me të vërtetë të bërë prej metali të çmuar. Standardi i Arit ishte një mekanizëm, që fiksonte vlerën e monedhave dhe të kartëmonedhave të vendeve pjesëmarrëse në Standardin e Arit. Ky standard operonte si brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit, mbante nën kontroll inflacionin duke siguruar që oferta e parasë të mbetej relativisht konstante. Ndërsa në sferën ndërkombëtare, kishit efektin e fiksimit të kurseve të këmbimit mes kombeve të përfshira.
shop_2616202bPërfitimet e kurseve të këmbimit përfshinin stabilitetin dhe një balancim të çmimeve ndërmjet kombeve. Nëse Britania bëri një përparim teknologjik që rriti prodhimin ekonomik, çmimet e saj do të binin. Dhe duke supozuar se çmimet e Shteteve të Bashkuara do të qëndronin të njëjtat, kjo do t’i bënte produktet britanike më të pëlqyera nga një perspektivë amerikane, dhe produktet amerikane do të ishin më pak të pëlqyeshme nga Mbretëria e Bashkuar. Standardi i Arit pati një ecuri shumë të mirë për aq kohë sa të gjithë luanin pastër. Në SHBA, për shembull, inflacioni midis viteve 1880 dhe 1914 përparonte mesatarisht me 0.1% për vit. Problemi qëndronte se shumë kombe ishin të prirura të mashtronin. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në vitin 1914, vendet filluan të hidhnin poshtë librat e tyre të rregullave. Ata filluan të printonin para për të financuar përpjekjet e tyre të luftës dhe si pasojë Standardi i Arit u prish. Ky standard u rikthye në një formë të modifikuar në vitin 1925, por përsëri u rrëzuar për shkak të paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga Depresioni i Madh.
Në vitin 1931, Britania hoqi dorë nga Standardi i Arit si rezultat i daljeve masive të arit nga arkat e kombit. Pasuesja e Standardit të Arit ishte Sistemi Bretton Woods, e emëruar prej rezortit “New Hampshire”. Edhe një herë u fiksuan kurset e këmbimit me një marzh gabimi 1%, por tipari kryesor ishte se të gjitha vendet pjesëmarrëse përveç SHBA-së ishin të lejuara të shlyenin borxhet e tyre në dollarë amerikanë. Por për fat të keq kjo gjë nuk zgjati shumë, se edhe SHBA-së po i mbaronte ari, gjë që vinte të gjithë sistemin në rrezik. Në vitin 1971, Presidenti Nikson deklaroi se SHBA-ja nuk do të jepte më ari në këmbim të dollarëve. Standardit të Arit i erdhi fundi një herë e mirë.
Paraja Fiat
Që nga viti 1971, ekonomia botërore ishte e drejtuar kryesisht nga një sistem normash këmbimi, me monedhën e arit që po zëvendësohej me të ashtuquajturën “Paranë Fiat”. Kjo ishte një lloj paraje që e ruante vlerën pavarësisht dekretit qeveritar. Përdorimi i parave “fiat” vendosnin një përgjegjësi më të madhe mbi qeveritë se sa ata kishin kur mbështesnin metalet e çmuara.
Kartat e kreditit, kartat e debitit dhe çeqet
Jo shumë kohë më parë, ishte e vështirë të hapje një llogari bankare. Deri para shekullit 20, posedimi i një llogarie rrjedhëse ishte diçka e rrallë. Nëse dikush donte të çonte para larg, përdorte postën. Kur të gjithë njerëzit u përmirësuan nga mirëqenia, bankat zbuluan Marketingun. Në vitet ‘80, Banka Kombëtare Westminster i lejoi klientëve të saj mundësinë e blloqeve me çeqe. Kartat e kreditit me PIN ulën ndjeshëm rrezikun e vjedhjes dhe mashtrimit. Secili përdor kartën e vet të kreditit, të cilën e përdor për të tërhequr para nëpërmjet fjalëkalimit personal.
E-Money: e ardhmja e parave cash
Ne nuk jemi larg një bote ku së shpejti të vihet në përdorim E-money. E-Money vjen në tre forma, dy nga të cilat janë krijime të internetit. E para, është fenomeni “karta jo prezente” ku ke besim mjaftueshëm tek shitësi në internet. Ju dhe tregtari nuk takoheni kurrë, dhe s’është nevoja të dilni nga shtëpia apo zyra. Paraja kalon nga një mall fizik – një monedhë, kartëmonedhë, apo kartë plastike – në një mall virtual. Së dyti, sepse kemi parë që kohët e fundit tregtia në internet po rritet me hapa të mëdha. Një nga profilet më të larta është Paypal, që përdoret për blerje në eBay. PayPal ka filluar operimet e saj që në vitet 2000, dhe tani operon në 103 markete, menaxhon më shumë se 133 llogari  dhe lejon klientët të dërgojnë, të marrin dhe të mbajnë fonde në monedha që nga dollari amerikan deri tek paraja polake. Evolucioni i vërtetë lidhet me lënien mënjantë të parave cash, çeqeve, kartave të kredit apo të debitit, duke e kthyer në një pagesë “pa kontakt”.
Edhe karta SIM e celularit tuaj mund të përdoret për të paguar gjëra të vogla që blihen në jetën e përditshme, gjë që po provohet në Korenë e Jugut. Megjithatë ky është një proces që do të monitorohet.
Çështjet valutore: historia e monedhave të vendeve përkatëse
pound-dollar-euro
Stërlinat – Stërlinat u përmendën për herë të parë në vitin 1078 me emrin sterilensis dhe në shekullin e 13 mori termin që ka sot. Anglia kishte një monedhë uniforme kombëtare 600 vjet përpara Francës, dhe 9000 vjet përpara Gjermanisë dhe Italisë.
Paundi u themelua në vitin 1560 nga Elisabeta I. Sot, paundi përdoret vetëm në Britaninë e Madhe e Irlandën e Veriut. Është monedha më e vjetër në botë ende në përdorim.
Euro
Ideja e një monedhe të vetme evropiane u përdor për herë të parë në vitin 1957 në Traktatin e Romës, për të rritur prosperitetin dhe nxitur lidhjet mes popujve të Evropës. 12 vjet më vonë, në samitin europian në Hagë u vendos për një monedhë të vetme. Në fillim u përdor në një formë “jo fizike” nga bankat dhe çeqet e udhëtarëve. Në vitin 2002, monedhat dhe kartëmonedhat hynë në qarkullim. Më shumë se 338 milion europianë, nga 19 kombe, tani përdorin euron si monedhë e tyre e vetme, duke e bërë atë vlerën më të qarkullueshme në botë. Sipas Komisionit Europian, simboli i Euros është kombinim i ypsilonit grek, një E për Europën dhe vijave paralele që simbolizojnë stabilitetin e monedhës.
Dollari
Dollari u miratua nga Kongresi i Konfederatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 korrik 1785. Para dollarit përdorej monedha zyrtare britanike. Përdorimi i monedhave të huaja u ndalua pasi doli në qarkullim dollari amerikan. Dollarët në zhargonin e përditshëm amerikan përdoret dhe fjala “bucks” ose “greenbucks”. Edhe pse SHBA-ja shpalli pavarësinë nga Britania në vitin 1776, amerikanët ende i referohen monedhës së tyre 1 cent me fjalën “penny” (leku anglez).

Pse macet e zeza përfaqësojnë fatin e keq dhe tersin?

Nga Kate Erbland

black-cats-awesomelycute.com-14

Miqtë dhe fansat e maceve e dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga këto krijesa të buta të botës. Por besimi se macet e zeza janë fatsjellëse të këqija ka ekzistuar për shekuj me radhë. Gjatë krijimit të shtetit egjiptian (rreth 3000 vjet para Krishtit), të gjitha macet nderoheshin dhe adhuroheshin. Të vrisje një prej tyre ishte krim.
Macet e zeza konsiderohen të frikshme shpesh në të gjitha llojet e kulturave, dhe edhe pse shumë prej miteve e shohin ndryshe, si diçka pozitive, por tradita perëndimore ka një përfytyrim tjetër.
PERIUDHA E MESJETËS
Duket se lidhja mes fatit të keq dhe maceve të zeza daton në mesin e shekullit të 14. Nuk dihet saktësisht si dhe pse macet u lidhën me Djallin në Mesjetë, por besimi ishte aq i fortë sa që ato shfarosën gjatë vitit 1348 se mendoheshin si shkaktare të një sëmundje të rëndë infektuese. Por ironikisht nuk ndodhi kështu, sepse plagët e sëmundjes u përkeqësuan edhe pas shfarosjes së maceve të zeza. Shkaku i vërtetë kishin qenë minjtë, dhe macet mund t’i kishin përdorur për kapjen e minjve.
FOLKLORI SKOCEZ
Folklori skocez përmban një zanë të njohur me emrin Macja Sith, një mace gjigande e zezë (me një pikë të bardhë në gjoks) që besohej se kishte aftësinë për të vjedhur shpirtin e njerëzve të vdekur. Ky besim çoi në ruajtjen e trupave të njerëzve përpara se të digjeshin.
EPOKA E MAGJISË
Macet u fajësuan edhe për magjinë e zezë. Zërat për magjinë e zezë filluan të përhapeshin nëpër Europë gjatë shekullit të 16. Macet e zeza ishin të parat që u bënë pjesë e gjuetisë, vetëm sepse shumë shtriga mbanin me vete mace të zeza. Besimi se magjistricat mund të shndërroheshin në vetë macet e zeza, kaloi deri në Amerikë.
black-cats-awesomelycute.com-14LËVIZJET E MACEVE
Ekzistojnë edhe shumë legjenda të lidhura me lëvizjet e maceve të zeza. Në shumë vende të Europës, ku macet e zeza shihen akoma si ‘fat i keq’, ekziston një shenjë akoma më e keqe kur një mace e zezë të ndërpret rrugën. Por duket se gjermanët e kanë lehtësuar disi këtë legjendë duke thënë se kur macja kalon nga e djathta në të majtë është lajm i keq. E kundërta ndodh kur macja kalon nga e majta në të djathtë. Shpresojmë që macja t’ju kalojë në drejtimin që ju dëshironi. E njëjta gjë ndodh edhe për lojtarët e pokerit. Nëse një mace e zezë kalon para rrugës së lojtarit që po largohet nga kazinoja, atëherë do të thotë se ata do të kthehen prapë. Edhe piratët kohë përpara thoshin se nëse macja e zezë është drejtuar drejt teje, është lajm i keq, nëse po largohet atëherë është lajm i mirë.
TË FLASËSH MBI BAZA SHKENCORE
Ndërsa pigmenti i zi nuk është i kufizuar në raca të veçanta, raca Bombay është lloji i maces që ju pikturoni më shpesh kur keni parasysh një mace të zezë klasike. Shumica e maceve të zeza kanë sy të verdhë ari, falë sasisë së lartë të melaninës në trupin e tyre. Macet meshkuj e kanë pigmentin e zi më të theksuar se ato femra.
NUK JANË DHE AQ FAT I KEQ SA MENDOHEN
Sipas disa legjendave, macet e zeza janë fat i mirë, si në rastin e Britanisë së Madhe. Besimi në fuqinë e maceve të zeza, është aq i fortë sa ata i përdorin për dhurata macet e zeza për të bekuar çiftet e reja.
Ndikimi i egjiptianëve dhe dashuria e tyre për macet ka ndikuar në disa kultura europiane. Marinarët dhe gratë e tyre besonin në fatin e mirë që vinte nga fuqia e maceve të zeza. Ata mendonin se do t’i shtonin pasurinë.
Japonezët gjithashtu i nderojnë macet e zeza si simbol i fatit të mirë. Ato shihen si shumë të rëndësishme veçanërisht për gratë beqare. Edhe në Rusi, për shekuj me radhë macet janë parë si fat i mirë.
VLERËSIMI
Imazhi i maceve të zeza përdoret shumë gjatë festës së Halloween-it. Data 17 gusht i është kushtuar maces së zezë dhe është quajtur “Dita e Vlerësimit të Maces së Zezë”.

Ja 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Fakti se konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar në Islam tashmë dihet, por pikat e mëposhtme shpjegojnë arsyet dhe aspektet e këtij ndalimi:
1) Një derr është një kazan i vërtetë mbeturinash. Ha gjithçka, duke përfshirë jashtëqitje, mish të dekompozuar apo dhe perime të kalbura. Ata hanë edhe masat kancerogjene të kafshëve.
2) Mishi dhe dhjami i një derri absorbon toksinat si një sfungjer. Mishi i tyre mund të jetë 30 herë më shumë me toksina se sa mishi i lopës apo mishi i drerit.
3) Kur hahet mish lope apo mish dreri, ai merr 8 deri në 9 orë për t’u tretur në trupin tonë, kështu që toksinat kanë gjithë kohën e mundshme që të filtrohen nga mëlçia. Por kur hahet mishi i derrit ai do vetëm 4 orë të tretet. Ne kështu mund të marrim një nivel shumë më të lartë të toksinave brenda një kohe të shkurtër.
4) Ndryshe nga gjitarët e tjerë, një derr nuk djersin. Djersa është një prodhim me të cilin hiqen toksinat nga trupi. Ngaqë një derr nuk djersin, toksinat mbeten brenda trupit të tij dhe në mish.
5) Derrat dhe gicat janë aq helmues, sa që është shumë e vështirë që mund t’i vrasësh me strikninë apo helme të tjera.
6) Fermerët i përdorin derrat për të gjuajtur gjarpërinjtë, pasi derrat i hanë gjarpërinjtë dhe, në qoftë se kafshohet nga zvarraniku ata nuk dëmtohen prej helmit të tij.
7) Kur theret një derr krimbat dhe insektet i turren mishin të tij më shpejt se mishit të kafshës tjetër. Në disa ditë mishi i derrit mbushet plot me krimba.
8) Derrat kanë duzina parazitësh brenda tyre. Nuk ka temperaturë sigurie në të cilën duhet të zihet mishi i derrit. Kjo për të siguruar ngordhjen e parazitëve.
9) Mishi i derrit ka dy herë më shumë yndyrë se viçi. Një copë bërxollë viçi përmban 8.5 gram yndyrë, ndërsa bifteku i derrit përmban 18 gram yndyrë. Një brinjë viçi brinjë ka 11.1 gram yndyrë, ndërsa një brinjë derri brinjë ka 23.2 gram yndyrë.
10) Lopët kanë një sistem kompleks që ndihmon tretjen e ushqimit me katër stomakë. Ajo në këtë mënyrë merr më shumë se 24 orë për të tretur dietën e tyre vegjetariane dhe kështu ka kohë që ushqimi të pastrohet nga toksina. Në të kundërt, stomaku i derrit merr vetëm rreth 4 orë për të tretur dietën e tij të gjithfarëllojshme, duke i kthyer toksinat e ushqimit në mish.
11) Derri mbart rreth 30 sëmundje të cilat lehtësisht mund të kalojnë tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse Zoti ka urdhëruar mosprekjen e trupave të tyre.
12) Krimbat e derrit janë mikroskopike, dhe një herë prekje e tyre mund të paraqesin probleme në zorrët tona, muskujt, palcës kurrizore apo trurit. Kjo rezulton në sëmundjen e trihinozës.  Simptomat nganjëherë mungojnë, por ata shkaktojnë sëmundjet e tjera, të tilla si tifo, artriti, reumatizmi, gastriti, MS, meningjiti, problem në fshikëzën e tëmthit, ose alkoolizmi akut.
13) Derri është aq i pisët, sa Krijuesi i ka përgatitur atij një linjë kanalizimi poshtë çdo këmbe me një dalje në pjesën e poshtme të këmbës. Nga kjo vrimë papastërtitë nuk mund të kalojë shpejt dhe mjaftueshëm. Një pjesë të kësaj papastërtie e merr dhe mishi i derrit.
14) Sipas ligjit hebre, derri është një nga një ushqimet e ndaluara (jo-kosh). Në mënyrë që mishi të jetë “kosh” duhet të vijë së pari nga një kafshët ripërtypëse dhe t’i kenë të ndara thundrat  si: lopë, dele, dhi, apo dre. Ndërsa devetë dhe derrat  nuk janë “kosh”.
15) Kur’ani, libri i shenjtë i myslimanëve gjithashtu ndalon konsumimin e mishit të derrit, për 14-të ose më shumë arsyet e mësipërme.

15 truke psikologjike që çdokush duhet të dijë

15 truke psikologjike që çdokush duhet të dijë
Këto truke psikologjike do e bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe do ju ndihmojnë të përballeni me situata stresuese në jetën tuaj.
1- Kur një grup njerëzish qesh , njerëzit instikivisht shohin drejt anëtarëve të grupit që ndjehen më të afërt.
2- Përtypni çamçakëz ose hani ushqim nëse po bëni diçka që ju bën nervoz.
3- Nëse dikush është i nevrikosur me ju dhe ti qëndron i qetë, me shumë mundësi ata do të nevrikosen më shumë, por do të ndjehen të turpëruar nga vetja më vonë.
4- Nëse i bëni dikujt një pyetje dhe ata ju japin vetëm një pjesë të përgjigjes, ruani kontaktin sy më sy dhe qëndroni të heshtur.
5- Shprehjet emocionale janë mënyra e vetme për të shkaktuar emocione.Nëse doni të ndjeheni të lumtur buzëqeshni sa më shumë në fytyrë.
6-Mos thoni apo shkruani “unë mendoj” apo “unë besoj”. Tregon mungesë sigurie.
7-Para intervistave mendoni sikur jeni miq të vjetër me intervistuesit.
8-Nëse e bëni veten të ndjeheni shumë të lumtur dhe të entuziazmuar kur të shihni njerëz të tjerë, herën tjetër që ata do ju shohin, ata do të jenë shumë më të lumtur se ju.
9- Njerëzit priren të pranojnë favoret e vogla nëse refuzojnë favoret e mëdha në fillim.
10-Nëse e cilësoni situatën tuaj kritike si sfiduese, stresi do të kthehet në sfilitje.
11- Shumë njerëz nuk arrijnë ta dallojnë ndryshimin midis madhështisë dhe konfidencës.Nëse dukesh sikur di se çfarë je duke bërë, njerëzit kanë tendenca të tallen.
12- Nëse punoni në një qënder për shërbime klienti, vendosni një pasqyrë mbas jush.Klientët do jenë më të sjellshëm me ju sepse askush nuk do ta shohë veten të sillet keq.
13-Nëse jeni në një takim grupi dhe prisni që dikush t’ju thotë të merrni ju detyrën, uluni ngjitur me ta.
14-Kur dilni në takim të parë me dikë, çojeni partnerin tuaj në një vend të bukur. Ata do të lidhen me ju me ndjesinë emocionuese.
15-Përpiquni të vini re ngjyrën e syve të dikujt kur i takoni ata. Njerëzit ju pëlqejnë më shumë kur rrisni kontaktin me sytë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...