Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/01

Agjenti "Gjoksi" e dinte çfarë ndodhi me Teme Sejkon, por nuk e tha kurrë

Në gjyqin e Teme Sejkos është penalizuar si agjent i të huajve një dëshmor! Për herë të parë, kjo histori u bë publike në numrin e djeshëm të gazetës. Ka qenë diçka e pabesueshme, por gjithsesi e vërtetë. Një nga djemtë e Konispolit, i shpallur dëshmor i Atdheut në vitin 1955, gjashtë vjet më vonë, në gjyqin special ndaj "grupit komplotist" nga çamëria, është deklaruar i pandehur, dhe është akuzuar si pjesëtar i grupit që shërbente për zbulimin grek! Në marrëzitë e procesit të montuar ndaj Teme Sejkos, penalizimi i Izet Osmanit, djaloshit nga Konispoli që disa vite më parë ishte dekoruar se kishte rënë në krye të detyrës, si agjent i zbulimit grek dhe bashkëpunëtor në komplotin për përmbysjen e pushtetit popullor, është njëri nga momentet paradoksale të atij gjyqi të inskenuar nga sigurimi i shtetit. Kjo pjesë e legjendës, e thurur në mënyrë të shëmtuar nga "mjeshtrit" e aktakuzës, pas të cilës qëndronte policia sekrete, u përjetua jo vetëm me habi nga të njohurit dhe bashkëfshatarët e "dëshmorit nga Konispoli". Izet Osmani u fut në zhargonin e përditshëm të tyre si "Krishti çam", duke u bërë objekti i dhjetëra legjendave të padëgjuara më parë. Gjithsesi, gjyqi i inskenuar i ish-komandantit të Flotës dhe dhjetëra çamëve të tjerë, ka pasur me dhjetëra vulgaritete të tilla...



Në periudhën para arrestimeve dhe gjatë hetimit që zgjati rreth një vit, u zbatuan një sërë masash operative për të kapërcyer vështirësitë e procesit të montuar dhe për të ndikuar në krijimin e një opinioni sa më të besueshëm për rrezikshmërinë e komplotit të mbetur në tentativë. Pavarësisht kohës së gjatë të hetimeve dhe angazhimit në të, të ekspertëve më të lartë të policisë sekrete, u duk qartë se procesi bazohej tërësisht në prova të pavërteta. Akuza e prokurorit kundër pjesës së të pandehurve, që e kaluan verën dhe dimrin e vitit 1960-1961 në një përpunim intensiv në qelitë e errëta të burgut të Tiranës pa asnjë mbrojtje ligjore, bëri bujë jo vetëm në opinionin e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm dhe shtoi dozën e dyshimeve për përmbajtjen e akuzave. Të parët që u shprehën skeptik, ishin disa nga gazetarët e huaj që ndoqën procesin gjyqësor që u zhvillua me dyer të hapura. Sidoqoftë, inskenuesit e kësaj kryqëzate, nuk u tërhoqën për asnjë çast nga marrëzitë e tyre, duke e çuar deri në fund aventurën tragjike për Teme Sejkon dhe dhjetëra djem të tjerë nga më të njohurit e krahinës së çamërisë....
Vdekja e mistershme e gjeneral Seitit
Më 26 prill 1960, rreth dy muaj para fillimit të arrestimeve të të ashtuquajturve "komplotistë", u dha lajmi i vdekjes së papritur të Gjeneral Hilmi Seitit, Drejtor i Punëve të Brendshme të Shkodrës. Hilmiu ishte shquar si pjesëmarrës i hershëm në lëvizjen antifashiste dhe si kuadër drejtues i formacioneve të mëdha. Me Hilmiun kam qenë shok. Ai ishte një nga drejtuesit e aftë, trim dhe i guximshëm i organeve të punëve të brendshme. Ishte kjo arsyeja që vdekja e tij u prit me keqardhje e me habi dhe varrimi u bë me një ceremoni madhështore nga populli i Shkodrë, i cili e donte dhe e respektonte sinqerisht. Vdekja e menjëhershme dhe e papritur e Hilmi Seitit, i cili kishte dalë shëndosh e mirë nga shtëpia dhe u kthye i vdekur, krijoi dyshime që ditët e para, por ca më tepër kur filluan arrestimet e të ashtuquajturve "komplotistë" nga zona e çamërisë të cilës i përkiste dhe ai. Në fakt dyshimet nuk ishin pa bazë. Vdekja e paqartë e Seitit para fillimit të arrestimeve të bujshme, nuk mund të konsiderohej si koincidencë, apo rastësi. Teme Sejkua, admirali i Flotës dhe Hilmi Seiti, Gjeneral i Punëve të Brendshme, të zgjuar, trima, atdhetarë të ndershëm e të respektuar nga opinioni, gëzonin simpati jo vetëm në sektorët ku drejtonin, por në mbarë vendin. Goditja e Teme Sejko dhe e shumë çamëve të tjerë, pa fakte të vërteta, nuk mund të bëhej duke qenë gjallë Hilmi Seiti. Prandaj siç dyshohej dhe u përfol që në atë kohë, gjeneral Seiti duhej të ishte viktima e parë e të ashtuquajturve "komplotistë". Në shkrimin "Mbi vdekjen enigmatike të Gjeneral Hilmi Seitit", Pandeli Permeti, ish-bashkëpunëtor dhe shok i tij, pas një analize të gjerë, pohon: "Partia realizoi humbjen e mistershme të tij". Ndërsa Vehip Dojaka ka shkruar se "Gjeneral Halim Xhelo, i cili ka vdekur në burgun e Burrelit, më ka treguar se Hilmiun e thirrën në Tiranë dhe i propozuan një lloj kompromisi, një sakrificë të çamëve në interes të atdheut, por ai e kundërshtoi kategorikisht". (Kombi Nr.5,25 mars 1992). Para disa vitesh e shoqja e Hilmiut, duke më dhënë fotografinë e tij për një shkrim që përgatisja për ta botuar në gazetë, më tha se për të sqaruar vdekjen e dyshimtë të Hilmiut, i kishte kërkuar takim Enver Hoxhës dhe ai e kishte pritur menjëherë. Gjatë bisedës i kishte pohuar se Hilmiun e kishte pasur shok besnik dhe për vdekjen e tij kishte kërkuar t'i paraqisnin sqarime të hollësishme, sipas të cilave, rezultonte se vdekja e tij kishte qenë natyrale. Sakaq Enveri, duke tentuar t'i hiqte çdo fije dyshimi, i ishte përbetuar se për atë dhe fëmijët e Hilmiut Partia kishte detyrime dhe për çdo nevojë t'i drejtohej drejtpërdrejt për ta ndihmuar. Tashmë është plotësisht e qartë si përgatiteshin informacionet zyrtare për të tilla raste dhe si inskenoheshin provat. Gjithsesi, Hilmi Seiti iku papritur nga kjo jetë, duke lënë nga prapa shumë dyshime e dilema...
çfarë pohoi
agjenti "Gjoksi"
Asokohe shumë veta nën zë thoshin se të vërtetën për atë që ndodhi me Teme Sejkon dhe grupin e çamëve të dënuar në gjyqin e majit të 61-shit, e di Braho Emini, ose ndryshe "Gjoksi". Të paktën kështu mendonte një pjesë e banorëve të Konispolit. Koha vërtetoi se ai nuk kishte lidhje me këtë histori, por diçka dinte për lojën e sigurimit të shtetit me Teme Sejkon dhe grupin e çamëve të tjerë, të dënuar me anën e një procesi fars. Po çfarë tregoi e çfarë nuk tha i famshmi "Gjoksi"? Në shtator 1960, kur ishin arrestuar "komplotistët", u përhap një lajm i bujshëm që bëri jehonë në opinion. Ishte kthyer në atdhe një "i arratisur" para shumë vitesh, i cili siç u tha, ishte agjent i sigurimit të shtetit që vepronte në Greqi. Ai thirrej me emrin e koduar "Gjoksi". Vetë Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, e popullarizoi "Gjoksin" në mjaft nga mbledhjet e hapura në rrethet e jugut, si një hero të Sigurimit të Shtetit, i cili me zbulimet e tij i kishte bërë shërbime të mëdha shtetit. U përfol se "Gjoksi" kishte depërtuar deri në organet e larta të zbulimeve të huaja, madje deri në oborrin e Mbretit të Greqisë, ku siç thuhej kishte rënë në gjurmë të komplotit të një koloneli shqiptar, që synonte rrëzimin e regjimit në Shqipëri. Inskenuesit e "komplotit", vunë gishtin se ky duhet të ishte Teme Sejko. Arsyeja pse duhej të ishte pikërisht ai Sejkua kreu i grupit komplotist, u qartësua nga zhvillimi i ngjarjeve të më vonshme. Asokohe flitej se ky "Hero i heshtur", do të dekorohej "Hero i Popullit", po për ironi të aftit "Gjoksi" i famshëm, mbas gjykimit e dënimit të Teme Sejkos e të dhjetëra të akuzuarve si pjesëtarë të "komplotit", përfundoi kasap e shitës mishi në Shkodër ku edhe vdiq. Kush ishte "Gjoksi" që e përdorën gjoja si zbulues të një "komploti"? Ai i përkiste komunitetit çam. Më herët kishte banuar në Sarandë dhe gjatë qëndrimit në Greqi ishte martuar me një greke, të cilën e solli në Shqipëri kur u kthye. Jam takuar me të në ato vite kur erdhi në ceremoninë përkujtimore të festës së Konispolit. E shoqëronte një person i sigurimit sipas thënies së tij. Fillimisht folëm për babain tim që ai e njihte mirë. Pastaj më tregoi për aventurat që kishte bërë në Athinë e deri në Amerikë ku kishte shkuar me mision të fshehtë. E pyeta për historinë e grupit të Teme Sejkos dhe më tha: "Nuk di asgjë për këtë çështje. Të tilla punë i gatuajnë ata që janë lart. Ato janë probleme të ngatërruara me të cilat nuk jam përzier kurrë". Sakaq, më rrëfeu për rastet kur vinte ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, për takimet e fshehta që zhvillonte me drejtuesit e sigurimit dhe më tregoi si kishte vrarë një agjent grek që e shoqëronte etj. Atë ditë u takua dhe me një burrë nga fshati Mursi, i cili kur ju prezantua u habit jashtë mase. Ishte përballur me të rastësisht afër Mursisë, në një nga ato hyrjet ilegale nga Greqia dhe mursioti ishte trembur se mos e vriste. "Gjoksi" duke e qetësuar e kishte porositur që mos ta zinte në gojë që ishin takuar bashkë. Në një rast duke qenë me shërbim në në Shkodër, shkova për ta takuar në dyqanin ku shiste mish. Më mirëpriti, por nga biseda nuk dukej i kënaqur dhe më tha se puna e tij tashmë kishte mbaruar. Nuk pyet njeri për hallet e mija, më tha i indinjuar, kam mbetur një cop shitës mishi dhe vetëm kaq. Në fund nuk harroi të më kujtonte që mos të shkoja më për ta takuar se "jemi çemër" më tha e kudo na shikojnë me dyshim. Ky ishte dhe takimi i fundit me të. Doja të mësoja të vërtetën ç'kishte ndodhur me "Gjoksin" dhe cili ishte emri i tij i vërtetë, çfarë dinte ai për regjinë e dramës së Teme Sejkos dhe të çamëve të tjerë, të dënuar sipas akuzës së prokurorit të Republikës, "përgatitën të shpërthente kryengritjen e armatosur për rrëzimin e pushtetit popullor me anën e një komploti të koordinuar me shumë shtete imperialiste dhe revizioniste". Ndërsa Enver Hoxha i ka thënë Kadri Hazbiut që drejtonte Sigurimin e Shtetit pas disa vjetësh se "Procesi i Teme Sejkos është legjendë e çuditshme shumë e dyshimtë".
vijon nesër...

Eno Shkëmbi : Tronditet elita e botës, ja pasuria e 20 manjatëve të planetit

zukËshtë publikuar pasuria e 20 njerëzve më të pasur në planet, e cila ka rënë me më shumë se 70 miliardë pas krizës globale ekonomike.

Humbësi i madh është manjati i “Telekom”-it, meksikani Karlos Slim. Renditja më e fundit e “Forbes” tregon se elita e botës është tronditur ndjeshëm vitin që lamë pas.

Në total pasuria 20 miliarderëve ka rënë në një vit nga 899 miliardë dollarë në 927 miliardë dhe numri i miliarderëve në botë ka rënë nga një rekord 1,826 në 2015 në 1,810.

Është hera e parë që numri i miliarderëve ka rënë për 7 vite dhe e para për 20 më të pasurit që nga 2012.

 Lista e meshkujve më të pasur në botë:

Bill Gates
Amancio Ortega
Warren Buffet
Carlos Slim
Jeff Bezos
Mark Zuckerberg
Larry Ellison
Michael Bloomberg
Charles Koch
David Koch



 Lista e femrave më të pasura në botë:

Liliane Betterncourt
Alice Walton
Jacqueline Mars
Maria Franca Fissolo
Susanne Klatten
Laurene Powell Jobs
Abigail Johnson
Charlene de Carvalho Heineken
Iris Fontbona
Massimiliana Landini Aleotti



Anxhela Bejtja : Skandalet e korrupsionit “njollosin” Moldavinë


moldaviSkandalet e korrupsionit e kanë njollosur udhëheqjen pro evropiane të Moldavisë dhe kanë rritur mbështetjen për partitë pro Rusisë që përpiqen për lidhje më të ngushta me aleatin e tyre të epokës sovjetike, Moskën.


Partitë proruse të Moldavisë thonë se Perëndimi prej vitesh ka mbështetur politikanët e korruptuar proevropianë dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, rreshtimi me Moskën është rruga që duhet zgjedhur.


Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip, në një intervistë me “Zërin e Amerikës”, pranoi se politikanët e korruptuar e kanë njollosur integrimin e vendit të tij në BE. Bashkimi Evropian ngriu fondet për Moldavinë pasi një miliard dollarë u zhdukën nga bankat.


Disa zyrtarë janë zëvendësuar ose arrestuar, duke përfshirë edhe një ish-kryeministër, por paratë ende nuk janë gjetur.

Elidona Syla : Gazetarja me lot në sy: Babi, jam nudo në internet

tdy_radford_andrews_160301__652493.today-vid-canonical-featured-desktopNjë gazetare sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer në lot të hënën, teksa një gjykatë amerikane po dëgjonte dëshminë e saj kundër një burri.

Erin Andrews, tregoi sesi një burrë filmoi në mënyrë sekrete teksa ishte nudo dhe më pas videon prej 5 minutash e postoi në internet.

Sipas CNN-it, 37-vjeçarja tha se e pa për pak sekonda videon dhe telefonoi prindërit, duke ulëritur: “Babi, jam nudo kudo në internet”.

Ndërkohë, ajo ka depozituar një padi civile, duke kërkuar 75 milionë dollarë dëmshpërblim nga Michael David Barrett.

Gjithashtu, Andrews kërkon dëmshpërblim edhe nga hoteli ku u filmuan pamjet, pasi i dha Barrett-it një dhomë pranë saj.

Personi që ka filmuar gazetaren sportive është një punonjës në një agjenci sigurimesh, dhe ka pranuar se e ka regjistruar 37-vjeçaren teksa ishte nudo.

Ai kishte modifikuar syrin magjik tek dhoma e hotelit për të regjistruar me celular.

CNN shkruan se, "Barrett e përndiqte gazetaren prej kohësh dhe gjeti momentin kur ajo ishte në një hotel, teksa po mbulonte një ngjarje sportive".


Mediat serbe shkruajnë për filmin kosovar në “Oscar”

shok
Edhe mediat serbe kanë shkruar ditët e fundit për pjesëmarrjen e filmit “Shok” në çmimet “Oscar”. Me një shkrim të titulluar “Propaganda shqiptare mbërrin në Hollivud, filmi me temë nga lufta e Kosovës nominohet për “Oscar”, faqja “Kurir” e ka përshkruar “udhëtimin” e filmit kosovar në akademinë e çmimeve të kinematografisë.

 Shkrimi i publikuar në “Kurir” 

Një film 21-minutësh i një regjisori britanik dhe disa aktorëve shqiptarë u propozua për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.

“Filmi i shkurtër me titullin "Shok", i cili tregon se si lufta në Kosovë dhe Metohi ka ndikuar në jetën e dy djemve, është nominuar për “Academy Award” në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër”, citon “Kurir” faqen “Balkan Insight”.

Sipas drejtorit të filmit, britanikut Jamie Donahue, filmi është xhiruar në Mitrovicë dhe gjoja është bazuar në një histori të vërtetë nga lufta. Ai flet për jetën e dy djemve 12-vjeçarë, pas shpërthimit të luftës në vitin 1998. Ata "përballen me dhunë dhe frikë, çka i vë përpara zgjedhjeve që i kërcënojnë ata dhe komunitetin e tyre".

Arben Zharku, drejtor i Qendrës së Filmit të Kosovës ka thënë se nominimi për “Oscar” është një hap i madh përpara për industrinë e filmit në Kosovë.

"Ky është suksesi më i madh i Kosovës në kinematografi dhe ai tashmë ka hapur derën për pjesëmarrjen e filmave të tjerë të Kosovës në ngjarje të mëdha të filmit", tha Zharko.

Shumë prej aktorëve kosovarë të filmit, sipas Donahue, "kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë luftën".

Kosovarët në Irak dhe Siri, shifrat nuk janë reale

siri 2Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Institutin “SET” dhe “DC Center” në Turqi, organizuan një konferencë me temë “Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj - Forcimi i bashkëpunimit Kosovë - Turqi”.

Në këtë tryezë u tha që shifrat, të cilat janë prezantuar deri tash rreth pjesëmarrjes së kosovarëve në Siri dhe Irak janë të pavërteta.

Sipas  udhëheqësit të KCSS-së, Florian Qehaja, në Siri dhe Irak nuk janë më shumë se 60 deri në 70 kosovarë.

“Shifrat që publikohen në opinion nuk janë reale. Në bazë të informatave  që kemi ne, 60 deri në 70 është numri i kosovarëve që kanë shkuar në Siri dhe Irak. Madje ne jemi të befasuar me shifrat që janë publikuar deri tash lidhur me këtë numër”, ka thënë Qehaja.

Sipas Burim Ramadanit, ish deputet nga radhët e AAK-së, përhapja e këtyre ideologjive vjen edhe si pasojë e qeverisjes së dobët.

“Shteti i brishtë po mundëson ambient më të mirë për përhapjen e ideologjive ekstremiste, dhe ky nuk është vetëm një konstatim i imi, por kështu e thotë edhe strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhushëm dhe radikalizmit në Republikën e Kosovës”.

Në këtë tryezë u tha se 36 gra janë të përfshira në grupet ekstremiste. Gjithashtu u theksua se rrjetet  sociale janë rruga kryesore e rekrutimit të të rinjëve nga xhihadistët.

“Shumë gra të cilat janë të martuara shkojnë pas burrave të tyre në Siri. Nuk dihet se a janë të detyruara apo këtë rrugë e marrin me dëshirën e tyre. Në nën tjetër e kemi një grupmoshë të caktuar të vajzave të cilat kanë shfaqur një interesim për të marr pjesë në grupe të radikalizuara, një numër të të cilave raste i ka parandaluar Policia e Kosovës. Motivet e këtyre vajzave se pse e zgjedhin këtë rrugë, ne i kemi ende të paidentifikuara dhe të pasqaruara”, tha sociologia, Sibel Halimi.

Aty u fol edhe për rrymat ekstremiste fetare, dhe kohën se kur janë zhvilluar ato.

Yusuf Suleyman Inanc, ekspert i sigurisë në Turqi, tha se sekti Sufi dhe Salafi ka filluar të zhvillohet në fund të shekullit IX-të dhe në fillim të shekullit XX-të duke e harruar islamin tradicional.

Në panel janë diskutuar edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së ekstremizmit dhe terrorizmit islamik në Kosovë dhe Ballkan.

Vlora Çitaku- Ivica Daçiç, debat i ashpër në OKB

Citaku-Dacic OKBDebat të ashpër zhvilluan ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe ministri të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në fjalën e tij, Daçiç, Kosovës iu referua me “Kosovë e Metohi” dhe Çitakut, si përfaqësuese e “institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe Metohisë”.

Ai foli për serbët në Kosovë duke thënë se asocimi i komunave me shumicë serbe është institucion për realizmin e të drejtave themellore të serbëve të Kosovës.

Daçiç tha se formimi sa më i shpejtë i asocimit siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur në Brukës mes të dy palëve.

Tingëlloi e ashpër kundërpërgjigjia e tij ndaj ambasadores Çitaku, e cila ia rikujtoi se Kosova është shtet i pavarur.

“Kosova nuk është e shqiptarëve. As e jotja as e imja. Është e qytetarëve që jetojnë atje, e aty ka serb dhe shqiptarë. Ju keni një vend të shqiptarëve që quhet Shqipëri”, tha Daçiç.

Duke fol për marrëveshjen për asocimit, ai tha se Kosova nuk mund të bëjë marrëveshje e ta dërgoj në Kushtetuese.

Ai tha se Kosova nuk është e pavarur, sepse sipas tij, po të ishte e tillë, nuk do të nënshkruante marrëveshjen për MSA-në si territor, por si vend.Ai madje falënderoi të gjitha vendet që nuk e njohur Kosovën.

Ndërsa ambasadorja Vlora Çitaku tha se Kosova do të bëjë çdo gjë që të ketë flamurin në të gjitha organizatat ndërkombëtare.Ajo tha se vendi është i gatshëm të ballafaqohet me të kaluarën, dhe sugjeroi njëjtën gjë të veprojë edhe Serbia.

“Do të zbatojmë marrëveshjet në Bruksel por jo në dëm të funksionalitetit të shtetit tonë. Ne jemi për pajtim. Por pajtimi nuk mund të ndërtohet në mohim. Ai mund të ndërtohet nëse ne shikojmë përpara dhe shikojmë të kaluarën pa frikë, edhe pse për disa ky shikim mund të jetë i turpshëm”, ka thënë Çitaku.

Gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Çitaku i ka përsëritur, edhe një herë, ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Daçiç, se Kosova është shtet i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Ajo ka thënë se duhet qartësuar për të gjithë qytetarët që dialogu me Serbinë, që po bëhet në Bruksel, nuk po bëhet për të kthyer Serbinë në Kosovë, por për krijimin e raporteve të fqinjësisë mes të dy vendeve.

“Dialogu nuk është për rikthim të Serbisë në Kosovë, Kosova është e pavarur, kjo nuk do të ndryshojë. Por ajo që duhet të ndryshojë është qëndrimi i Serbisë ndaj nesh. Dialogu është që të sigurohemi që ne e trajtojmë njëri-tjetrin me dinjitet, si dy shtete që do të jenë fqinje. Këtë dialog e do Kosova”, ka thënë Çitaku.

“Klima politike është e ashpër, shpesh e tensionuar. Ne jemi një demokraci e re dhe akoma po mësojmë, Kuvendi i Kosovës ka zgjedh presidentin e ri, me 71 vota, ka pas protestë dhe festë. Derisa liderët tanë kanë mosmarrëveshjet e tyre, askush mos të ketë dyshim për aspiratat tonë kolektive për integrim dhe vlera atlantike. Ratifikim i MSA-s është vërtetim i këtij rrugëtimi”, ka vazhduar ambasadorja në fjalimin e saj.

Çitaku ka kujtuar luftën dhe terrorin në Kosovë, gjatë luftës. Ajo përmendi edhe viktimat e dhunës seksuale, për të cilat kërkoi drejtësi.

“Në emër te të gjithave prej tyre, unë kërkoj drejtësi. Ne duhet të shohim autorët pas hekurave, dhe ne kemi nevojë që në mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe kudo në botë të ndjehen të mbështetura dhe jo vetëm”, ka thënë ajo.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sonte ka debatuar për situatën në Kosovë, ku u përmend edhe kriza politike në vend, duke u thënë që dhuna nuk duhet përdorur brenda dhe as jashtë institucioneve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...