Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/02

Përgjuesi serb i Ismail Qemalit

 
  • (Parathënia e librit “Përgjuesi serb i Ismail Qemalit”)
IZET DURAKU
Libri “Përgjuesi serb i Ismail Qemalit” përmban tre relacione të Zhivojin Ballugxhiqit, i cili në muajt shkurt, mars e prill të vitit 1913 u përpoq të vendoste një mardhënie me kreun e Qeverisë së parë Shqiptare që, pas shekujve të rëndë të pushtimit osman, ishte në muajt e parë të funksionimit të saj.
Po kush ishte Zhivojin Ballugxhiq? Ai ishte një politikan i ri, por që kishte provuar pasojat e luftës politike. Për shkak të qëndrimeve të tij, pushtetarët e dinastisë së Obrenoviqëve arrijnë ta ndjekin e ta persekutojnë, po riardhja në pushtet e Karagjorgjeviqëve e nxori nga kjo gjendje. Ballugxhiqi, diplomat i Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Jugosllave, ka lindur në vitin 1868 në Beograd ku filloi edhe shkollimin lartë për drejtësi, të cilin e përfundoi në Gjenevë. Nga Serbia emigroi në vitin 1894 dhe u kthye në vitin 1903, kur edhe u punësua si sekretar i Peter Karagjorgjeviqit. Tre vjet më vonë u emërua si sekretar në legatën serbe të Stambollit. Duke filluar nga viti 1907 ai ishte konsull në Shkup dhe për një vit tjetër konsull në Manastir. Në vitet 1909-1912 ishte konsull në Selanik. Me këtë status qëndroi në tre muajt e vitit 1913 edhe në Shqipëri. Ai ka shërbyer si ambasador në Athinë, Romë, Berlin, kur dhe doli në pension në vitin 1935. Zhivojin Ballugxhiq ka vdekur në vitin 1941.
Materialet arkivore të ruajtura në Arkivin Diplomatik të Beogradit, përkatësisht tre relacionet e tij dërguar Kryeministrit të Mbretërisë Serbe “u zbuluan” nga historiani Zekeria Cana dhe u përgatitën prej tij për botim në vitin 1979. Por ata e panë dritën e botimit tre vjet më vonë në vitin 1982 si pjesë e librit të tij “Shpalime historike”.
***
Materiale arkivore të tilla gjithnjë kanë nevojë të kthjellohen nga një dorë mjeshtri, që duhet të depërtojë në frymën dhe germën e tyre, të ndriçojë rrethanat historike dhe aq sa mundet të futet në shpirtin e personazheve, që përfshihen në ngjarjet e përshkruara. Sado që të maskohet, çdo dokument, pasqyron përveç frymës së përgjithshme të kohës edhe interesin vetjak të hartuesit të tij. Nga ana tjetër duhet marrë parasysh edhe interesi i atij të cilit i adresohet së pari ky dokument. Çdo relacionshkrues e di se për çfarë dëshiron të informohet eprori i tij dhe në ç’mënyrë e do të formuluar informacionin.
Lupa e studjuesit, pa u tronditur e befasuar nga pamjet e reja, por shpesh edhe të mjegulluara e të shtrembëruara, shqyrton deri në palcë shpirtin e kohës, gjen këndvështrimin e “relatorit” a të “përgjuesit” duke mos u ndikuar prej tij dhe shfleton shtresat e nënshtresat kuptimore të dokumenteve. Shenjat shpirtërore të shkruesit qëndrojnë të ngrira germë pas germe e fjalë pas fjale. Në rastin që po shqyrtojmë, është stampuar përfundimisht e ngrirë, sjellja e përulur e nëpunësit servil, përfshirë këtu përshkrimet hiperbolike të mundimeve dhe përpjekjeve të tij në dobi të kauzës shtetërore serbe.
Në raportet e tij “diplomatike” mbetet gjithashtu i paretushuar edhe qëndrimi përbuzës ndaj bashkë punëtorëve të tij shqiptarë, që për hir të interesave vetjake, ishin të gatshëm të bëheshin shërbëtor të zellshëm e të përulur të çdo zotërie të radhës. Ndërsa ironia, karakterizimet negative dhe ngërdheshjet sarkastike për kundërshtarët e pabindur, të përfshira në relacione, duhen vlerësuar vetëm si zbukurime stilistike.
Vështirësitë për studjuesin nga Prishtrina nuk ishin të vogla. Rreziku i qëndronte mbi krye si shpatë Damokleu. Sepse, së pari, ndonëse kishte ndërruar emër, në thelb për shqiptarët, regjimi i Beogradit edhe 70 vjet më vonë, kishte mbetur sërish një regjim pushtimi. Edhe sjellja e politikës serbe ndaj pushtetarëve të Shqipërisë nuk kishte ndryshuar aq shumë. Ishte synuar dhe synohej që shteti shqiptar të mos fuqizohej, të mos shndërrohej kurrë si faktor i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, që interesat shtetërore jugosllave, përkatësisht serbe të mos cënoheshin asnjëherë. Dhe mbi të gjitha, të ruhej dhe të përjetësohej statusi i pushtuar i trevave shqiptare të grabitura para dhe pas luftrave ballkanike.
Gjykuar në këtë aspekt, duhet vlerësuar edhe sot guximi intelektual i Zekeria Canës, i cili pavarësisht prej rreziqeve, deshi tu zbulojë shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, një fragment të errët, por kuptimplotë të përpjekjeve serbe që synonin mbytjen e shtetit shqiptar që në fillimet e ngritjes së tij. Madje, duke shfrytëzuar distancën që regjimi i ri i ashtuquajtur pushtet i popullit kishte marrë ndaj regjimit të vjetër, studjuesi do të përpiqej të zbulonte edhe një pjesë të vogël të veprimtarisë agjenturore. Që të rrafshohej pylli nuk mjafton kurrë vetëm tehu i mprehtë i sëpatës, por duhet që edhe bishti i sëpatës të nxirret prej drurëve të pyllit që do të pritej. Në varësi të njohjes, në periudha të ndryshme historike, heronj dhe tradhëtarë shpesh kanë këmbyer vendet me njëri-tjetrin. Zekeria Cana e dinte se libri i tij përmes marrëveshjeve zyrtare të kohës për shkëmbimimin e botimeve të ndërsjella, do të mbërrinte në Tiranë, ku së paku do të binte në dorë të kolegëve të tij studjues. Ai shpresonte që, kësisoj, ndërhyrjes shoviniste serbe të pasqyruar gjerësisht në dokumente, do t’i shtohej edhe një nuancë e re.
A kishte staf të vetin Zhivojin Ballugxhiqi? Edhe pse relacionet heshtin, konsullata serbe që drejtonte aso kohe diplomati në fjalë e kishte stafin e vet, një pjesë e të cilit në plotësim të detyrave të reja natyrisht që bashkë me eprorin, nga Selaniku ishte zhvendosur në Shqipërinë e mesme (në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, etj. pranë shtabeve e trupave të ushtrisë serbe, mbrojtjen e së cilës e kishin të domosdoshme. Madje pranë kësaj fuqie aspak miqësore për shqiptarët edhe këshillat “miqësore” dhe kërcënimet diplomatike ndaj tyre do ta rrisnin efektin..
Në përputhje me synimet që donin të arrinin, relacionet zbardhin një galeri personazhesh me të cilët ka bashkëpunuar Ballugxhiqi. Janë përfaqësues të një klase të lindur nga regjimi i perënduar osman, që kanë përfituar prej tij, krahas pasurive të tundshme edhe sipërfaqe të mëdha tokash, ara të punueshme, pyje dhe kullota. Në relacione dalin emra të shumtë me të njejtin mbiemër: “Beu”. Gjykimi i diplomatit për ta mbështetet kryekëput vetëm në dobinë e tyre në favorin imediat të pushtuesit serb, por sugjerimi mbetet për një bashkëpunim afatgjatë e strategjik. Që në relacionin e parë ai qartëson gjendjen e njerëzve dhe të familjeve me influencë, të cilat duhet të ndikoheshin e të bëheshin për vete.
“Qendër e kësaj ane është Tirana, ku e gjithë fuqia është e mbledhur rreth familjes Toptani, së cilës i përkasin: Esad Pasha, mbrojtësi i Shkodrës, Avdi Beu, ministër në Vlorë, Hamid Beu, tani në Durrës, Fuat Beu në Vlorë, dhe Masar Beu, tani në Napoli. Pas Tiranës vjen Kavaja, ku është familja e njohur historike e Ibrahim Beut. Nga nipat e tij jetojnë dhe nderohen shumë Shesuar Beu dhe Masar Beu. Në Peqin është selia e familjes së Demir Pashës, në Mat është më e njohur familja e Xhemal Pashës, të bijtë e të cilit janë Xhelal Beu dhe Ahmed Beu, që çmohen shumë. Në Elbasan… në Dibër… në Berat… në Tepelenë …në Korçë… në Kolonjë … familjet (e bejlerëve) ndajnë midis tyre pasurinë dhe autoritetin e të gjitha atyre viseve. S’ka dyshim se pos këtyre bejlerëve ka edhe të tjerë që luajnë rol, por ata nuk kanë mbështetje familjare. Me familjet e përmendura mund të punohet dhe doemos duhet të punohet.” Si pjella të pushtuesve osman familjet e bejlerëve duhej të kishin fatin e pushtuesve, pra të largoheshin nga jeta politike, por aso kohe kjo çeshtje nuk ishte aspak në rendin e ditës. Ardhjen e pushtuesit të ri, sipas Ballugxhiqit, bejlerët e pritën me krahë hapur. U paraqitën te Ballugxhiqi si njerëz të persekutuar prej “turkoshakëve”, që madje kishin luftuar me polemika të zjarrta deri në sallonet e pashallarëve të Manastirit apo të qendrave të tjera të vilajeteve shqiptare. Një pjesë e tillë patriotësh këtë linjë martirizimi do të përpiqej ta çimentonte përmes botimit të dëshmive dhe kujtimeve në shtypin e Mbretërisë shqiptare, kur kërkonin të merrnin statusin e veteranit të përndjekur nga osmanët.
***
Ky botim përforcon idenë e nevojës për një vlerësim koherent lidhur me qëndrimin ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Çdo i huaj, i ardhur pa ftuar në vendin tonë nuk mund të jetë as mik, as vëlla. I huaji mund të qëndrojë për disa ditë, javë, muaj, për disa vite a për disa shekuj si në rastin e pushtimit osman. Kohëzgjatja e pushtimit nuk e ndërron natyrën e bashkëpuntorëve. Nuk i bën ato më të mirë a më të këqinj. Ata vlerësohen si bashkëpunëtorë në opozicion të natyrshëm me kundërshtarët e pushtuesve që quhen luftëtarë të lirisë apo edhe në rastin më fatlum si çlirimtarë.
Historiografia jonë nuk i është përgjigjur sa duhet e si duhet pyetjes thelbësore: Pse shqiptarët dolën të fundit nga dominimi osman, pse u bënë pre kaq e lehtë e fqinjve, të cilët në marrëveshje me njëri-tjetrin dhe aq sa mundën plotësuan orekset e tyre duke zaptuar trojet shqiptare? Pse nuk arritën të bëhen bashkë shqiptarët, të organizohen në momentin vendimtar dhe pse u zhvlerësuan aq shpejt traditat e tyre luftarake? Ideologu i Rilindjes shqiptare, Sami Frashëri, në vitin 1899, në veprën e tij programatike “Shqipëria çka qënë, ç’është dhe çdo të bëhetë” u bie kambanave të alarmit nga droja se mos Shqipërinë do ta zënë nën vete gërmadhat e kalbura të perandorisë që po shembej. Dhe këto gërmadha nuk vonuan të përfshijnë nën vete mijra km2. Nga katër qendra vilajetesh shqiptare: Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë, vetëm Shkodra mbeti brenda kufijve të shtetit shqiptar. Dhe vetëm 28 mijë km2, nga 80 mijë km të katërçipta, siç shkruante rilindasi ynë i madh.
Po a mos u ra pak me vonesë këmbanave të alarmit Shemsedin Sami Beu? Jo vetëm ai, por edhe patriotë të tjerë shqiptarë i dinin përpjekjet serbe dhe greke, që përmes programesh të veçanta kombëtare, që në mes të shekullit XIX, po luftonin të zgjeroheshin në kurriz të trojeve shqiptare. Prej asaj kohe qarqet greko-serbe që vëzhgonin nga afër gjendjen e popullsisë, u qederosën për shkallën e atdhedashurisë shqiptare dhe që të shuhej ajo sa më shumë, nuk lanë dy gurë bashkë që të mos hapeshin shkolla shqipe, madje t’i linin pa kurrfarë shkollimi shqiptarët. E dinin se edhe në gjuhën turke, po të ishte arsimi, do të sillte fryte në dobi të zgjimit kombëtar të arnautëve. Për të zgjatur errësirën e thellë, fqinjët agresiv kërcënuan, burgosën, helmuan dhe vranë patriotët më të devotshëm brenda trojeve shqiptare. Me një vizion të qartë për synimet e tyre, rekrutuan mercenarë duke e zgjidhur qesen për bashkëpunëtorët që do tu duheshin në momentin e duhur.
Momenti erdhi, kur ushtritë fqinje serbe dhe pak më vonë edhe greke vërshuan duke mbytur me lehtësi rezistencën spontane të popullsisë. Vallë pse ndodhi kjo hata, pse nuk e shkrepën pushkën për mbrojtjen e vendit dhe të jetës së tyre shqiptarët, të cilët europianët i vlerësonin deri aso kohe si raca më luftarake e Ballkanit? Kur e pushtuan Shkupin, pse turmat e armatosura kryengritëse lanë frontin duke u tërhequr për hunde nga agallarët e tyre? Ku i patën sytë dhe veshët të mos shihnin dhe dëgjonin aleancën e haptë që u lidh midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Bisedimet dypalëshe e shumpalëshe midis tyre në rang kryeministrash rreth ndarjes së presë shqiptare kishin zgjatur intensivisht për një vit rresht.
A e tundën si duhet këmbanën e alarmit rilindësit e shquar? Vepra e tyre është e plotë, e pa qortueshme, ku, së paku në veprën e Samiut, koha historike vështrohet në tre aspekte: e djeshmja, e sotmja, e nesërmja. Një vizion i qartë që do të ndriçonte mendjet më të fjetura. Po sa u lexua aso kohe kjo vepër- këmbanë? A mos ishte e pa mjaftueshme tundja e saj, apo aq pak sa tringëlloi ajo për miletin analfabet, nuk mund të dëgjohej nga veshë e mendje të shurdhuara prej pushtimit të gjatë shekullor? A mos u rrudh dhe u ligështua dora e Rilindasit të shquar për shkak të dënimit fatal të vëllait të tij, Abdyl Frashërit, njërit prej organizatorëve më mendje hollë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?
Si njohës i jashtëzakonshëm i historisë në përgjithësi dhe historisë së shtetit osman në veçanti, Samiu e dinte se shpata e përgjakur e sulltanëve kishte prerë papushim krena shqiptarësh të pabindur. A mos liria kombiare kërkonte therorira më të shumta prej secilit, a mos ndarja me të keqen mund të bëhej më e prerë duke hequr dorë me kohë nga privilegjet që vinin prej kontributeve në zyrat e perandorisë së kalbur? Ashtu siç ia këshillonte çdo shqiptari, a duhej të largonte me kohë edhe shpatullat e veta nga muret e kalbura të shtetit që po rrëzohej?
A mund të ishe njëkohësisht guvernator në Liban, pra robërues i një populli tjetër dhe liberator për popullin tënd si në rastin e Pashko Vasës, të cilit shumë shqiptarë vazhdojnë t’i thonë edhe Vaso Pasha?!
Përgjigja e pyetjeve nuk duhet të synojë zhvlerësimin e figurave tona, por rivlerësimin e tyre. Që të kuptojmë se në krahasim me fqinjtë, pavarësisht se kishim ngritur kaq herë krye ndaj perandorisë, nuk ishim përpjekur sa duhet për tu distancuar prerë prej pushtuesit. Edhe heronjtë e mbrojtjes së autonomisë së tyre territoriale dhe fetare, mirditorët ishin të detyruar kundrejt pagesës, të merrnin pjesë atje ku e kërkonin fushëbetejat e interesave ku përfshiheshin sulltanët. Mercenarizmi shqiptar në shërbimin osman shpesh herë u kishte rënë në qafë edhe fqinjve, siç edhe fqinjët, sa ishin të pushtuar, janë mobilizuar po kaq shpesh prej pushtuesve për të shuar kryengritjet shqiptare. Pushtimi shekullor solli një trullosje masive që shkoi deri në errësimin e vetëdijes kombëtare. Ky errësim qe më i shprehur pikërisht në ato shtresa që morën pushtet e pasuri prej strukturave perandorake. Dhe kur erdhi ora e ndarjes me “të sëmurin e Bosforit”, siç quhej Turqia, krerët e korruptuar filluan të sillen si pula pa krye, të kërkojnë mbështetje edhe atje ku nuk mund të kërkohej. Dikush mbante sytë nga Athina, dikush tjetër nga Beogradi, dikujt tjetër nuk i besohej se Dovleti kishte vdekur dhe se i vdekuri duhej kallur sa më shpejt në dhe.
Qartësimi i pyetjeve do të sjellë edhe një koherencë më të drejtë ndaj bashkëpuntorëve të pushtuesit osman: kadilerë, bejlerë, kajmekamë dhe pashallarë të shumtë, të cilët sipas një tendence synohet që të përfshihen në fisnikërinë shqiptare.
Nën ndikimin e autorëve sllavë (rusë dhe serbë) u evidentuan edhe bashkëpunëtorët e austro-hungarezëve, të cilët vazhduan të stigmatizohen për gjysmë shekulli. Koha e Mbretërisë së Zogut, për turpin e analizës historike u konsiderua si pushtim. Pas vendosjes së regjimit komunist do të kaloheshin në filtër secili individ që kishte lidhjen më të vogël me administratën e shtetit të parë modern shqiptar. Dashuria ndaj këtij shteti jetëshkurtër (1924-1939) u konsiderua kriminale. A mos ruhej nostalgjia sulltanore në subkoshiencën e çlironjësve komunistë që në 45 vjet u lëkundën në vartësinë e tyre sa nga Beogradi, Moska dhe Pekini i largët, për të përfunduar në dimrin e vetmisë, që do t’i zbonte nga pushteti me turp?
Në të vërtetë mund të gjenden paralele të shumta midis sulltanatit osman dhe sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, madje adhurimi i përgjithshëm ndaj këtij të fundit që kërkohej të vlerësohej më lart se çdo profet e perëndi, jo vetëm nga njerëzit pranë tij, po prej të gjithë popullit, ia kalonte adhurimit të çdo sulltani. Ai sulmoi sa mundi fashistët dhe nazistët, por mori prej tyre propogandën dhe vijën e sjelljes ndaj kundërshtarëve, duke krijuar e mbajtur deri në fund kampet e shfarosjes. Një pjesë të vendit e vuri në karantinë të përhershme duke i hequr të drejtën e lëvizjes dhe të vendosjen në qytete. Tirana sidomos u bë qyteti ku do të banonin të ardhur nga viset që kontribuan për vendosjen dhe forcimin e pushtetit të tij. Vendi u zhyt në një anarki mbikqyrjesh e urrejtjesh, analiza e së cilës vetëm sa ka filluar. Ende edhe sot figura e prijësit paranojak arrin të sjellë turbullira jo vetëm sociale.
Dënohet me të drejtë pushtimi italian më 7 prill 1939, por është lënë disi në hije 14 prilli i atij viti, kur deputetë dhe ansambleistë të zgjedhur shqiptarë, pikërisht ata që e patën shpallur Zogun Mbret të Shqiptarëve, në një akt të pashembullt tradhëtie, i dhurojnë kurorën e sovranitetit të Shqipërisë mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit. 14 prilli duhet të përjetësohet në një shtyllë turpi, por ende nuk janë publikuar emrat e tradhëtarëve të 14 prillit. Ndërsa Ansambeja, që nën pushtimin gjerman i “riktheu” Shqipërisë sovranitetin e grabitur, u qëllua me top. Jo keq, por së paku i njejti qëndrim duhej të mbahej edhe ndaj atyre që e shitën pavarësinë e Shqipërisë, duke u sjellë si majmunë rrugëve të Romës.
Një pjesë antizogistësh u konvertuan në këmishzinj të thekur dhe me kushtrimin stalinian për vëllezërit sllavë të pushtuar, e ndërruan petkun nga fashistë në komunistë. Ndërsa poetë lajkatarë, siç i kënduan Viktor Emanuelit gjatë pushtimit, i kënduan Enverit sapo mori në dorëzim fronin e vendit. Por bashkëpunimi me të huajin dikujt iu përmend gjithë jetën, bile edhe pas vdekjes dhe dikujt tjetër nuk iu zu në gojë asnjëherë.
***
Ky botim përforcon gjithashtu idenë e nevojës për hapjen e të gjitha arkivave, jo vetëm në vendin tonë. Kudo në botë ekzistenca e arkivave dëshmon nevojën shtetërore për të fshehur për një kohë të caktuar një pjesë të veprimtarisë së vet, sidomos në lidhje me interesa jo fort të pastra morale dhe politike. Në vitet e sundimit komunist sfera e shfrytëzimit të burimeve arkivore ishte mjaft e vogël. Vetëm një numër i vogël punonjësish të besuar mund të kishin të drejtë t’i shihnin me sy dokumentet e ruajtura. Ato nuk mund të fotografoheshin e kopjoheshin. Edhe historianët profesionistë i kishin caqet e kufizuara. Sidomos i ashtuquajturi Fond i Partisë mbikqyrej me rreptësi. Ruajtja e burimeve të seleksionuara arkivore që na kanë mbërritur si mbijetesë e përzgjedhjeve periodike, mbase duhet spjeguar me nevojën e regjimit për tu rikthyer në mënyrë të vazhdueshme te “Kutia e Pandorës”, sa herë i lindte nevoja udhëheqjes më të lartë, kupto Enver Hoxhës apo Pasardhësit të tij, për të ndërmarrë dënime, ndëshkime e spastrime të radhës.
Megjithatë koha thyen barrierat e çdo arkivi. Thyhen normalisht kufizimet arkivore, kur plotësohet afati i ruajtjes së dokumentave në fjalë, kur edhe bëhet “deklasifikimi” i tyre, pra sekretet e zhvlerësuara dalin në dritë të diellit.
Bota mbase do të ishte më e mirë pa ndjerë nevojën e shumë sekreteve. Jo më kot fjala e parë sot është transparenca për veprimtarinë qeveritare. Përsëritja e kërkesës për transparencë dëshmon mungesën uluritëse të saj. Me sa duket, në vendet e lira transparenca është në krah të lirisë, në krah të zgjerimit të lirive dhe të drejtave njerëzore. Në dritë të diellit është më vështirë të bëhen padrejtësira, vjedhje, grabitje, përdhunime, vrasje e banditizëm.
Kufizimet për një numër dokumentesh me karakter sekret kanë një afat ruajtje 25 vjeçar, kur ata që preken nga zbulimi i tyre do të jenë me një këmbë në varr ose kanë humbur tashmë aftësinë për tu skuqur nga veprimtaria e tyre e turpshme. Një pjesë tjetër dokumentesh ruhen për 50 vjet, kur autorët dhe ata që preken prej tyre i ka ngrënë dheri.
E rëndësishme është se, ashtu si uji që rrjedh nën ura dhe gjeneratat ndërrohen. Secili brez kërkon të mësojë nga kujtesa historike e brezave para ardhës. Kjo është edhe domethënia e domosdoshmërisë së botimeve arkivore. Në fund të fundit nuk ka sekrete të përjetshme. Do të ketë gjithnjë përpjekje njerëzore për t’i zbuluar ato. Edhe në këto 25 vjetët e fundit, në raport me ndryshimet politike, lënia në hije dhe krejt pas dore e arkivave duket, më së paku, e papranueshme. Dokumentet ende janë në gjendje të mjeruar ruajtjeje. Fletët e mbyllura në dosje kërcënohen të zhduken nga përdorimi i tyre. Sistemimi i dosjeve, klasifikimi i tyre shkencor ka mbetur ashtu siç e lanë arkivuesit e regjimit të vjetër. Edhe skedarët e kërkimit i përkasin të njejtës periudhë.
Kërkuesit e sotëm edhe sikur tu hapen dyert në rrëmujën e stisur do të gjenden para një pirgu të panjohurash. Ndërsa për dixhitalizim të arkivave dhe falë teknologjisë së sotme për krijimin e mundësirave që materialet arkivore të shfrytëzohen edhe jashtë mjediseve të arkivave, nuk bëhet fjalë. Deri vonë kishte vetëm një aparat fotokopjeje dhe dokumentet nuk mund t’i marrësh asnjëherë brenda ditës, ndoshta vetëm pas disa javësh, madje për çdo fletë të fotokopjuar me një cmim sa 10 a 20 fishin e çmimeve që gjenden pak metra jashtë mureve të institucionit publik. E gjithë praktika që ndiqet përpiqet të shkurajojë sa të mundet zellin e hulumtuesve. Ndërsa për dokumentet e ish- Armës së Sigurimit të Shtetit ruhet me xhelozi monopoli shtetëror. Sipas një ligji të sapomiratuar, mbi dokumentet e ish-bashkëpunëtorëve ose atyre që kanë vuajtur ndjekjen dhe persekutimin do të kenë akses të kontrolluar vetëm të interesuarit. Të tjerët duhet të konsiderohen kureshtarë të sëmurë.
Sepse edhe privacia duhet të ruhet, bërtet avokati i ligjit. Sigurisht duhet të mbrohen të dhënat personale të secilit, sepse nuk është në interesin publik të marrim vesh sëmundjet e askujt, as prirjet pervese me trupin e tij, as marëdhëniet që trondisin cipën kolektive kombëtare, si bie fjala përdhunimin e të miturve, të bijave a qoftë edhe të prindërve. Për sëmundje të tilla mbase le të shtrëngohen përgjithmonë morsat e sekretit arkivor.
Por për çudinë tonë krime të tilla perverse mbushin faqet e shtypit tonë demokratik. Me to hapen edicionet televizive të lajmeve në orët më të ndjekura. Për të përfituar shikuesin, media kështu shndërrohet në përdhunuesin publik të të drejtave njerëzore duke zbuluar pa mëshirë krahas kriminelëve edhe identitetin e plotë të viktimave, përfshirë këtu edhe fotografitë e fëmijëve a plakave të përdhunuara. Bile pas këtij përdhunimi është përpjekur t’i marrë në mbrojtje duke kërkuar për ta lehtësira ligjore.
Për mbrojtjen e të dhënave personale ka edhe një institucion qendror publik që nuk është ndjerë gjithë këto vite të veprimtarisë së tij. Në këto kushte merret me mend se shkelësit e ligjit janë shumë më të fuqishëm se institucioni, ngritja e të cilit mesa duket nuk është bërë si një nevojë e brendshme e vendit, por më shumë për të plotësuar një detyrim të familjes europiane ku synojmë të bashkohemi.
***
Koha kur u botuan së pari në Prishtinë raportet diplomatike të Ballugxhiqit, viti 1982 përfshihet në një periudhë të vështirë për Kosovën. Pas ngritjes së statusit të saj në Krahinë Autonome dhe si pjesë konstituive e ish- Republikës Federative Jugosllave në vitin 1974, makineria shtetërore serbe u hodh në sulm për të rimarrë pozitat dominuese në Kosovë. Në qendër të ciklonit u vunë të ashtuquajturat “kështjella të nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”: Universiteti, Radiotelevizioni, Instituti Albanologjik dhe në përgjithësi entet botuese të Prishtinës duke synuar paralizën e kujtesës kombëtare. U intensifikua gjithshtu puna agjenturore në prapaskenë për të përgatitur mësymjen që do të vinte pas vdekjes së Titos dhe që do të shpërthente me fillimin e demostratave shqiptare më 27 mars dhe 1- 2 prill 1981, kur mbi shqiptarët paqësorë u vërsul çeliku i tankeve dhe zjarri i plumbave. Filloi një epokë e errët diferencimi. Mbledhje e procese gjyqësore pa fund në të gjithë Kosovën. Madje në krejt hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi u bë e dukshme edhe prej bulçijve të propogandës, histeria serbe. Akuza të përbindshme, shpifje, sharje, trillime. Sikur shqiptarët ishin shkaktarët që po i vinin flakën paqes dhe “bashkim-vëllazërimit” të popujve nën ish-Jugosllavi. Dolën në skenë etiketimet e hershme shoviniste rreth “primitivizmit të pandreqshëm shqiptar”. Gati sa nuk e përsëritën bishtin e majmunit që ua kishte parë në fillim të shekullit XX ish-kryeministri Vladan Gjorgjeviq. U gjallëruan sërish tezat e gjeoantropologut racist Jovan Cvijiq për karakterin agresiv dhe ekspansionist të shqiptarit që paskësh pushtuar Kosovën, “djepin” e Serbisë.
Në këtë valë që përfshiu gjithë vitet ’80, kur edhe Kosovës iu grabit autonomia e saj, falë qëndresës shqiptare, bota demokratike arriti të shohë më mirë mënxyrën që fshihej pas parajsës jugosllave. U kuptuan më mirë edhe kërcënimet serbe për t’i përzënë ata pas “Bjeshkëve të Nemuna”. Ishte parathënia që do të përmbyllte shekuj të zi përgatitjesh serbe për shfarosjen e shqiptarëve dhe, që do të finalizohej me shkatërrimin e Jugosllavisë dhe me dështimin e ekspansionit serb. Është e kuptueshme se në një klimë të tillë terrori nuk mund të zbërtheheshin në qetësi të gjitha kumtet e fshehta që përmbanin relacionet e diplomatit serb, që flisnin për vitin e largët 1913, koha kur u coptua hapësira jetike shqiptare.
Në vitet ’80 bashkëpunëtorët e hapur të regjimit serb kishin lënë në hije hafijet e fshehta. Kasapë me emra shqiptarësh, titullarë institucionesh kukulla, lehnin shqip dëshirat serbe, etiketonin, poshtëronin, rrihnin, thernin e vrisnin shqiptarë bashkë me punëdhënësit serbë.
Por edhe në këtë kohë u dëshmua rezistenca kulturore shqiptare. Botimi i dokumenteve të përfshira në “Shpalimet historike” duhet kuptuar e vlerësuar edhe në shenjë nderimi të kësaj rezistence.
***
Në shkurt të vitit 1913, pas trupave të pushtimit në Shqipëri, Mbretëria Serbe filloi edhe ofensivën diplomatike për ta kërcënuar, e vënë nën këmbët e saj Qeverinë e Ismail Qemalit, e cila aso kohe ndjente mbi vete presionin e trupave greke që kishin mbërritur në detin përballë Vlorës, hakërrimën e trupave të shpartalluara turke në pamundësi tërheqjeje për në Turqi dhe ulurimën e armatës serbe, që nuk po i besohej se sa me lehtësi e kishte shkelur e përmbytur hapësirën shqiptare duke kapërcyer Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit dhe Bjeshkët e Nemuna për të dalë në brigjet e Adriatikut, në Lezhë, Durrës e Tiranë. Një llavë tjetër e kësaj armate, pas betejës së përgjakshme të Kumanovës dhe masakrave mbi shqiptarët e Shkupit, qe derdhur luginës së Vardarit e Shkumbinit për të dalë në Elbasan dhe zbritur poshtë Myzeqesë deri në breg të lumit Seman.
Megjithatë ngritja dhe funksionimi i qeverisë së Ismail Qemalit edhe pse në kushte e rrethana tepër të vështira për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar, ishin një brengë për autoritetet e Beogradit. Fuqitë e Mëdha të kohës, ndërkohë ishin të mbledhura në Londër në nivel ambasadorësh. Po diskutoheshin ndër të tjera, kufijtë e shtetit më të ri të Europës. Krah lakmive serbe, gjendej si gjithnjë aleatja e përhershme, Rusia cariste.
Në këto kushte çeshtja shqiptare mund të dëmtohej, të rrudhej e zvogëlohej, por nuk mund të zhdukej plotësisht, siç do të donin serbët. Feja vetë do të ishte që vetë autoritetet e reja shqiptare, duke përfshirë këtu Ismail Qemalin,tu shkonin për hosh dëshirave serbe, të pranonin diktatin e tyre duke nënshkruar në mos kapitullimin e plotë, pra robërinë vullnetare, së paku të pranonin symbyllur variantin serb të një Shqipërie “muhamedane”, siç e quante Vlladan Gjorgjeviq në librin e tij “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, një copë të vogël territori midis lumejve Mat e Vjosë duke përjashtuar plotësisht brigjet detare bashkë me portet e Lezhës e Durrësit.
Për ta kryer këtë mision kryeministri serb Nikolla Pashiq emëroi konsullin e vendit të tij në Selanik, Zhivojin Ballugxhiqin. Diplomati i ri që do të shërbente më vonë deri sa u pensionua si kryediplomat i Mbretërisë Jugosllave në qendrat më të rëndësishme të Europës edhe në Romë e Berlin, ishte më 1913 një njeri i etur për karierë. Mezi priste të shfaqte zellin e tij për t’ia shpërblyer dinastisë mbretërore të Karagjorgjëve, që e pati nxjerrë nga thonjtë e dhunës së Obrenoviqëve. Ai shfaqej i entuziazmuar si çdo serb i devotshëm për fitoret e vendit të tij, bile qe i bindur se gjendeshin kaq pranë ringjalljes së mbretërisë mesjetare të Stefan Dushanit. U duhej vetëm edhe fare pak punë, sa t’ia merrnin frymën përfundimisht ëndrrës shqiptare për liri e pavarësi kombëtare e shtetërore.
Kishte filluar të vihej në jetë programi përfundimtar i “Naçertarnias”. Krenar se sukseset ushtarake qenë mbështetur në një punë të hapur e të fshehtë më se gjysmëshekullore nëpër Shqipëri, ku ishte ngritur një rrjet i dendur agjenturor, Ballugxhiqi filloj me etje punën e tij të përpunimit dhe shtrirjes së mëtejshme të këtij rrjeti me bashkëpunëtorë të zellshëm që do të ishin të gatshëm, sipas tij, të punonin pothuajse haptas në kundërshtim me interesat e Shqipërisë së sapongritur.
Veçse kur bëhet fjalë për personazhet reale që përgojohen, nxitimi në gjykim do të ishte i dëmshëm dhe jo në dobi të së vërtetës. Nuk do të mjaftonin vetëm disa relacione për të damkosur përfundimisht me vulën e fajtorit askënd. Aq më tepër që për asnjë nga personazhet e përmendur nuk u bë kurrfarë gjyqi lidhur me veprimtarinë e tyre. Dhe sot me mungesën e tyre, ata e kanë të pamundur të mbrohen prej akuzave serbe.
Natyrisht kërkohet një reflektim gjakftohtë dhe të hetohen më me thellësi faktet. Në kohëra të rënda pushtimi, kur jetët shqiptare ishin vënë pa kursim nën zjarrin e armëve, nuk mund tu besohet plotësisht as fjalëve të diplomatit, i cili sigurisht kërkonte të vlerësohej nga Kryeministri i tij për “sukseset” e tij në Shqipëri. Ky botim do të gjej lexuesin e përgatitur që do të dijë të zbulojë shtresat e nënshtresat kuptimore të këtyre relacioneve. Dhe padyshim secili prej nesh e ndjen kënaqësinë e zbulimit sadopak të të fshehtave arkivore. Rreth këtij fakti nuk është vonë për të vlerësuar si duhet kontributin e studjuedit të ndjerë Zekeria Cana. Ndërkohë dihet se arkivat serbe fshehin mistere të pafundme edhe të krimeve komplotuese. (Pas kërkesave të përsëritura për rishikimin e teksteve të historisë, fqinjve të bezdishëm, që u rëndon e kaluara, u duhet shtruar kërkesa për hapjen e arkivave të tyre.)
Edhe sipas raporteve të Zhivojin Ballugxhiqit të paraqitura kryeministrit Nikolla Pashiq, Plaku i Vlorës, Ismail Qemali nuk ra në kurthin e diplomatit serb. Ai kundërshtoi i vendosur planet serbe për rrudhjen e mëtejshme të territoreve shqiptare, madje i premtoi diplomatit serb se do të kërkonte në qendrat europiane, çlirimin e krejt hapësirave shqiptare të pushtura nga trupat serbe.
Në ballafaqimin me diplomatin serb, gjithashtu e ruan krenarinë e tij rebele edhe heroi nga Mitrovica, Isa Boletini. Rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme tregoi se të dy heronjtë e Pavarësisë mbase edhe për qëndrimet e tyre të paepura ndaj diplomatit të pa akredituar Ballugxhiq “u dënuan” me vdekje nga qarqet antishqiptare, realizimi mizor i së cilës nuk u vonua të dëshmohej.
Botimi i këtij libri është edhe një homazh nderimi për veprën e tyre të pavdekshme.

Lek Gjoka- Kallmeti : Ilirada Origjina Dhe Shtrija Gjeografike


ILIRIDA

Pozita Gjeografike:

Ilirida gjendet ne qender te Gadishullit Ballkanit. Në veri, kufizohet me Kosovën dhe Serbinë, në lindje Bullgarinë, në jug Greqinë dhe në perendim Shqipërinë.
Sipërfaqja: 25,433 km2.
Kryeqytet: Shkupi.

Popullsia:

1 milion Shqipëtar jetojn në Maqedoni, pjesa me e madhe në pjesën perendimore, ishte me Shqipëri deri në vitin 1945. Në pjesen perendimore të Maqedonisë, Shqiptaret janë vendas.




Përberja Etnike:

Që nga, kur Maqedonia u nda nga Yugoslavia, slavet janë shumicë, Slav 50%. Shqiptaret 40% dhe te tjeret 10% Turq, Roma dhe Bullgaret.

Gjuha: Shqip.

Organizimi:

Shqiptaret reprezentohen ne Kuvendin Maqedon nga Partia e Prosperitetit Demokratik(PPD) dhe Partia Demokratike Popullore (PDP).

Ekonomia:

Agrikultur të mirë. Shumica e popullsisë, në veçanti Shqiptaret punojn jashtë. Vetem 3% Shqiptaret punojn në vende Shtetrore.

Situata e tanishme:

Qeveria Maqedone nuk njeh intersat Shqiptare. Shqiptaret vazhdojnë të bejnë perpjekjet qe te mos njihen si pakic. Shkollave Fillore ju mungojn sendet kryesore.
ILIRIA


Trevë në pjesën perëndimore të Ballkanit antik, e banuar nga ilirët. Përmendet për herë të parë në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.r. nga demosteni si fqinjë perëndimore e Maqedonisë. Me formimin e mbretërisë Ilire emri Ilir mori edhe kuptimin e ngushtë politik. Në Veri kufizohej me Panoninë në Sava; në lindje me Mezinë, Dakinë e Trakinë në luginat e lumenjëve Timak (Ibër), Marg (Moravë) dhe Aks (Vardar); në Juglindje me Maqedoninë në rrjedhën e sipërme të Haliakmonit; në Jug me Epirin në malet e Akrokerauneve (malet e vetëtimes) dhe luginën e sipërme të Aosit (Vjosës). Ndahej në Ilirinë e Veriut dhe në të jugut në kufi me lumin Narone (Neretva). Kishte mjaft krahina, më kryesoret e të cilave ishin: Liburnia, Dalmatia, Autara, Dardania, Ardia, Labia, Partha, Penestia, Pajonia, Lynku, Dasaretia, Atintania etj. Në shek. IV-III p.e.r. pjesa më e madhe e saj përfshihej në shtetin ilir nën emrin Mbretëria ilire. Pas luftërave ilire-romake të viteve 229-28, 219 dhe 168 një pjesë e Ilirisë së Jugut u pushtua nga romakët dhe më 149 p.e.r. u fut në përbërjen e provincës së Maqedonisë. Pjesa Veriore me emrin Ilirik u krijua si provincë më vete nga Cezari dhe u vendos nën kontrollin e senatit që e qeveriste nëpërmjet konsujve. Gjat sundimit të Augustit kaloi nën kontrollin e drejtëpërdrjetë të perandorit dhe qeverisej nga një legat i tij. Pas kryengritjes së viteve 6-9 të e.r. Iliriku u riorganizua dhe u nda në dy provinca: të Dalmacisë dhe të Panonisë. E para përfshinte tokat në veri të Matit deri në lumin Arsia të Istries, e dyta tokat në veri të Dalmacisë e deri në Danub. Dardania u fut në fillim në provincën e Mëzisë së sipërme dhe pastaj u bë provincë më vete. Iliriku mori kuptim më të gjerë në kohën e sundimit të Dioklecianit, duke përfshirë tërë Ballkanin, me përjashtim të Trakisë me 7 provinca në përbërje të një prefekture. Në përdorim si emërtim administartiv Iliriku e humbet pak nga pak kuptimin etnik dhe pas shek. VI nuk përdoret si emër bashkëkohor. ILIRËT 1. Origjina dhe shtrirja gjeografike Ilirët ishin një popullsi e madhe e lashtë e pjesës perëndimore të Ballkanit, që shtriheshin nga Gadishulli i Istries, në në bregun e djathtë të lumit Sava, në luginat e sipërme të Margut ( Morava Jugore ) dhe Aksit ( Vardari ), malet Boion ( Pindi ) e gjirin e Ambrakisë ( gjiri i Artës ), deri në bregun e Adriatikut dhe të jonit. Ilirët u formuan në një proce4s të gjatë mbi bazat e popullsisë autoktone të epokës së eneolitit pas ardhjes së popullsisë indoevropiane në fund të mijëvejeçarit III p.e.r. Tiparet etnike të popullsisë së re që lind si rrjedhim i simbiozës dhe shkrirjes së tyre, ngjizen gjat periudhës së mesme të bronzit, si rrjedhim i zhvillimit ekonomik-shoqëror. Fiset e veçanta ilire, pajonët dhe tesprotët, përmenden në poemat "Iliada" dhe "Odisea". Emri i përbashkët ILIRË del vetëm në shek. V p.e.r. si përgjithësim i emrit të një fisi që banonte në shpinë të Dyrrahut, ku u krijua bërthama e parë e shtetit ilir.Fiset kryesore ilire ishin: histrët, liburnët, japodët, desidiatët, dalmatët, autarjatët, labeatët, dardanët, pajonët, ardiejt, parthinët, dasaretët, enkelejtë, taulantët, kaonët, tesprotët, molosët, albanët etj. Që nga shek. V p.e.r. me këta emra kuptohej një bashkim teritorial politik me qendër kryesore një qytet të madh, i qeverisur me nëpunës të zgjedhur çdo vit ( koinonet e bylinëve, amantëve, parthinëve, prasaibëve).
2. Rendi ekonomiko-shoqërorë Në fillimet e tij procesi i formimit të etnosit ilir u shoqërua me kalimin nga rendi gjinor matrarkal në shoqërinë fisnore patrarkale. Në periudhën e mesme të bronzit filloi diferencimi ekonomike shoqërorë tek Ilirët, ndërsa në bronzin e vonë ky diferencim mori përpjestime më të gjera. Dendësimi i këtyre dukurive gjat kohës së hekurit krijoi premisat për vendosjen e marëdhënjeve skllavopronare, në fillim në krahinat jugore dhe perëndimore më vonë në ato veriore dhe lindore të Ilirisë. Vendosja e plotë e rendit skllavopronarë në Ilirinë e Jugut, shënohet me formimin e qyteteve ilire në shek. V, dhe dhe veçanërisht në shek IV me urbanizimin edhe të krahinave lindore e veriore. Në shek. IV-III ky proces shtrihet edhe në Dardani e në Ilirinë e Veriut. Në burimet e shkruara shfrytëzimi i punës së njeriut përmendet që nga shek. IV me prospelatet e ardianëve dhe "dullët" e dardanëve. Gjat shek. III-II nevojat për skllevër përballoheshin nga luftërat, pirateria, skllavëria për borxhe. Skllevër të shumtë përmenden në qytetin ilir Pelion. Nga mbishkrimet e Butrintit, Bylisit dhe Klosit dëshmohet një legjislacion i rregullt mbi trajtimin e skllevërve në qytetet ilire. Forma private e pronës dëshmohet nga vulat e punishteve. Krahas saj ekzistonte prona skllavopronare shtetërore. prona private zotëronte edhe në bujqësi, ku zbatohej me qira e tokës nga pronarët e mëdhenjë. Qendra kryesore të prodhimit skllavopronar dhe të këmbimit ishin qytetet. Disa prej tyre prenë monedha bronzi për shkëmbimet në tregun krahinor. Gjat shek. IV-II p.e.r. , prodhimet e qyteteve ilire konkurruan mallrat helene në tregjet rreth tyre. Pushtimi romak solli rënien e qyteteve dhe të ekonomisë ilire në shek. II-I p.e.r. Nga shek. I p.e.r., filloi një lulëzim ekonomik i mbështetur kryesisht në bujqësinë. Në këtë periudhë krijohen qendra të mëdha qytetare edhe në viset veriore e lindore ilire si Narona, Salona, Skupi, Heraklea etj. Në tokat e grabitura u krijuan latifunde ku u zbatua gjerësisht puna e skllevërve. Që nga shek. II e.r.,pushtuesit romak e orientuan ekonominë ilire nga bujqësia, blegtoria dhe shfrytëzimi i minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt romës. Rruga kryesore u bë ajo Egnatia. Klasa skllavopronare përveç vendësve përbëhej nga kolonë romak dhe të ardhur nga krahina të ndryshme të preandorisë. U shtua përdorimi i skllavërisë në ekonomi dhe në fshatra u thellua procesi i shpronësimit të fshatarëve të lirë dhe u zgjerua shtresa e mëditësve. Qëndresa e skllevërve dhe të varfërve mori formë të armatosur me lëvizjen e latronëve ( "kusarëve" ) në Dardani. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e barbarëve u pasqyruan në ekonominë ilire me vendosjen e sistemit të kolonatit në shek. IV të e.r. Shekujt IV-VI të e.r. shënojnë një rënie të qyteteve dhe zotërim të ekonomisë bujqësore. Krahas dyndjeve barbare një goditje e fortë i dhanë rendit skllavopronar në Iliri kryengritjet e skamareve ( "kusarëve" ) në vitet 570-580 të e.r., duke përgatitur kalimin në rendin feudal.
3. Historia Krahas lindjes së marrëdhënieve skllavopronare, gjat shek. VI-V p.e.s. lind edhe shteti Ilir, si organ i sundimit klasor. Në shek. IV-II p.e.s. ai bëhet një faktor i rëndësishëm politik në Ballkan. Nga forma politike shteti ilir ishte një monarki e trashëguar ku sundonin përfaqësuesit e aristokracisë skllavopronare. Ndarjet administrative të tij kishin në qendër qytetet kryesore, ku qëndronte dinasti i caktuar nga mbreti. Brenda kuadrit monarkik të shtetit ilir qytetet dhe krahinat rreth tyre kishin një vetëqeverisje në formën e bashkësive me në krye një këshill ekzekutiv nëpunësish të zgjedhur çdo vit dhe një këshill legjeslativ. Në shek. V-VI p.e.r. shteti ilir formohet plotësisht si organ i sundimit klasor, i mbështetur në zhvillimin ekonomik e shoqërorë të Ilirisë. Mbreti më aktiv ishte Bardhyli, që thyen maqedonët dhe i vë në vartësi, besëlidhet me Dionisin e Sirakuzës (385) dhe ndeshet me Filipin II të Maqedonisë për rivendosjen e kufirit me lindje (359) Me mbretin Glaukia nis periudha e forcimit të shtetit ilir. Më 335 bëhen përpjekje për çlirimin e tokave lidore ilire, duke përkrahur kryengritjen e Klitit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Sigurohet aleanca me Epirin duke rrëzuar dinastinë promaqedone dhe duke vendosur në fron Pirron (309). Bashkohet Dyrrahu me shtetin ilir dhe çlirohet Apolonia nga zgjedha maqedone (312). Në kohën e pasardhësve të tij, Monunit dhe Mytilit shteti forcohet ekonomikisht, duke prerë monedha argjendi dhe bronzi dhe stabilizon kufijt me shtetin maqedon dhe epirot. Pas mesit të shek. III me Pleurian dhe Agronin nis periudha e lulzimit të shtetit ilir. Pas thyerjes së etol¨rvr në Medion (231) dhe aleancës me Epirin dhe Akarnaninë ilirët dalin si forca më e madhe politike në Ballkan. Rënia ndesh synimeve të Romës për hegjemoninë në Adriatik bëhet shkak për agresionin romak. Në parapritje nën udhëheqjen e Teutës ilirët sigurojnë bregdetin duke marrë Kërkyrën dhe duke rrethuar Apoloninë, Dyrrahun dhe Isën. Në dy luftërat e para me Romën (229-218 p.e.r. ) shteti ilir thyhet dhe kufizohet në veri të Matit. Me mbretin Gent (186-168) shteti ilir fillon përsëri politikën antiromake dhe futet në aleancë me Maqedoninë dhe Dardaninë. Me betejën e Shkodrës (168 p.e.r.) ushtritë ilire thyen dhe shteti ilir shkatërrohet. Më vonë ilirët bëjnë një radhë kryengritjesh kundër pushtimit romak më kryesorja e të cilave ishte Kryengritja Ilire e vitit 6-9 e.r. Ilirët vazhdojnë të përmenden deri në shek. VI e.r. si një popullsi me tipare të veçanta etnike. Nga rdhët e tyre dolën personalitete të shquara të perandorisë Romake e Bizantine, si gojëtari Asin Epikadi dhe juristi Prisku, perandorët e shek. III.IV e.r. Klaudi II, Aureljani, Diokleciani, Maksimin Daza, Konstanci, Konstantini I, Juliani, Justini, Justiniani etj.
4.Kultura Dallimi i tipareve kulturore të ilirëvebëhet gjithnjë më qartë gjat periudhës së mesme dhe sidomos në fund të kohës së bronzit. Qeramika si element tipik karakterizohet nga përdorimi i gjerë i formave me dy vegje të dala mbi buzë dhe zbukurimi me motive gjeometrike. Në këtë periudhë krijohen edhe vendbanimet e fortifikuara, të cilat karakterizohen nga ndarja e hapsirës së brendshme nga disa radhë muresh koncentrike.Metalurgjia vendase prodhon tipa të ndryshmëm armësh mbi bazën e prototipave egjean me një përpunim të formave. Veglat kryesore ishin sëpatat e tipave vendas "dalamto-shqiptare" dhe "shkodrane", si dhe tipi jugor i sëpatës dytehëshe. Uniteti shoqërorë i popullsisë ilire shprehet nga i njëjti rit varrimi me kodërvarre. Në kohën e hekurit theksohen tiparet e përbashkëta kulturore të popullsisë ilire dhe marrin një shtrirje më të gjerë. Për rajonet jugore qeramika mbështetet në forma dyvegjëshe dhe pikturimi bëhet veçori edhe për trevat të Epirit dhe Maqedonisë perëndimore. Për trevat veriore përdoreshin të njëjtat forma të qeramikës, por zbukurimi bëhej me inçizim, gërvishje ose reliev me motive gjeometrike. Vendbanimet e fortifikuara kthehen edhe në qendra ku prodhohet qeramika ose punohen metale për nevojat e bashkësisë fisnore dhe shkëmbim në natyrë. Një shfaqje të re të shek. VIII-VII p.e.r. përfaqësojnë parzmoret, kollçinjtë dhe përkrenaret e zbukuruara prej bronzi, që i takojnë shtresës së kalorësve aristokrat. Shtohen në këtë kohë armët prej hekuri, me një trajtim vendas, që zëvendësojnë plotësisht tipat prej bronzi. Që nga fundi i shek. VIIp.e.r. me krijimin e premisave për vendosjen e marëdhënjeve skllavopronare vihen re ndryshime në kulturën materiale të ilirëve. Krijohen qendrat e fortifikuara protourbane të rrethura me mure gurësh të punuar, si vendbanime të shtresave të reja shoqërore. prodhimi zejtar mbështetet në traditën e periudhës së hershme të hekurit duke përpunuar forma e veglave të punës, armëve, zbukurimeve dhe qeramikës. Pas mesit të shek. Vp.e.r. nga vendbanimet protourbane krijohen qytetet e mirëfillta. Qytetet më të rënfësishme ishin qendra prodhimi dhe këmbimi dhe njëkohësisht ishin qendra të teritoreve gjeografike të njohura me emrin fise, ku vepronin qendra më të vogla zejtare e bujqësore. Vendbanimet kryesore rrethoheshin me mure gurësh të punuar. Në urbanistikën e qendrave të mëdha në shek. IV-III zbatohet sistemi ortogonal. Brenda qytetit veçohet agoraja me godinat kryesore shoqërore: teatrin, stoan, tempullin, gimnazin. Banesat janë të tipit me koridor qendror për shtresat zejtare me hajat ose gjysmëkat për qendrat bujqësore ose peristil për klasat e pasura. Varrezat janë të sheshta dhe vendosen pran hyrjeve të qyteteve. prodhimi skllavopronar mbështetej në shkëmbimin mall-para. Përdoreshin monedhat e shtetit ilir, të Apollonisë, Dyrrahut, Skodrës, Lisit, Bylisit, Amantias etj. Fondi i veglave të punës u shtua krahas specializimit të degëve të zejtarisë. Poçeria prodhonte sipas kërkesave të tregut forma vendase ose të përpunuara sipas tipave helenë. Në shek. III.II p.e.r. punishtet shtetërore dhe private zotërojnë plotësisht tregun ilir dhe ngushtojnë importin helen. Mjeshtërit ilir përmenden si ndërtues të aftë të anijeve liburne. Veshja e burrave përbëhej nga këmisha e shkurtër mbi gjunjë dhe e mbërthyer në supi e djathtë, e lidhur në mes dhe rrallë nga tirqit. Mbi të lidhej një veshje e lehtë e tipit të gunës. Për gratë veshja bazë ishte këmisha me mëngë të shkurtëra dhe një linjë pa mëngë me prerje trekëndëshe në gjoks. Armatimi përbëhej nga përkrenarja me hapje katërkëndëshe për fytyrën, mburoja e rrumbullakët me rrathë e gjysmërrathë koncentrik, shpata, hanxhari, heshtat etj. Me shtetin ilir, format dhe taktitkat e luftimit u përpunuan në një art ushatrak ilir. Mjetet e shkrimit dhe mbishkrimet ndeshen edhe në qendrat e vogla. Si gjuhë kulture përdorej greqishtja dhe të gjitha mbishkrimet janë gjetur në këtë gjuhë. Arti u zhvillua lidhur me nevojat praktike. Skulptura e rrumbullakët dhe relievi u përdorën kryesisht në arkitekturë dhe varreza. Qendrat kryesore ishin Amantia, Bylisi, Dimali, Belshi. Besimi ia përshati perënditë e panteonit helen ideologjisë skllavopronare ilire, duke ruajtur format e lashta të kultit vendas.
5.Gjuha Gjuha ishte ilirishtja. Prej saj janë ruajtur pak glosa, si: sika-thika, peli-pleq (Epir), aspetos-i shpejt ( Epir ), sabaja-një lloj birre etj. Janë transmetuar nga autorët antikë një numër i madh emrash gjeografik e njerëzorë, disa prej të cilave shpjegohen me gjuhën shqipe, si Dardania me "dardhë", Dalmatia "delme, dele", Ulkin "ujk", Bardhyl me "bardhë", Balaj me "balë", Daz me "dash" etj. Në bazë të fjalëformimit , parashtresave e prapashtresave dhe ndryshimeve që kanë pësuar fjalët, ilirishtja është përcaktuar si një gjuhë indoevropiane.


Teoria mbi ilirët - sipas James Wm. Pandeli



Në librin 'Oh Albania, My Poor Albania' publikuesi me origjinë shqiptare James Pandeli, i cili ka studiuar historinë e popullit ilir, tregon se si në shumë raste grekërit e lashtë apo kronikanët e popujve të tjerë e kanë fshehur të vërtetën mbi çfarë ka pasur të bëjë me ilirët apo shqiptarët. Ndërsa studiuesit në përgjithësi , përveç se disa gjermanëve që vetëm sa kanë përmendur rëndësinë e të kuptuarit të ilirëve për të kuptuar botën e lashtë, nuk kanë bërë përpjekje të kuptojnë këtë botë të lashtë nga këndvështrimi "ilirian".
Kjo ka ndodhur pasi ata kanë qenë të drejtuar nga interesat e tyre dhe të atyre personave apo shkaqeve që i kanë shtyrë të shkruajnë.
Prandaj e vërteta mbi historinë e shqiptarëve apo ilirëve nuk mund të kërkohet në shkrimet e të lartpërmendurve, ashtu si fatkeqsisht kanë bërë edhe studiuesit shqiptarë. Shumë studiues mendojnë se pasiqë në fjalën "mediterranean" gjendet fjala "terra" që do të thotë "dhé" në latinisht atëherë fjala ka kuptimin Mesdhe.
Askush nuk ka përmendur kund se kuptimi i kësaj fjale mund të ishte Me-ditë-ra.
Fjala ra ishte shumë e rëndësishme në botën e lashtë. Në Ballkan pamja që ke përpara të jep përshtypjen se dukuritë nuk ndodhin por bien. Dukuria ra.
Aq më tepër kur kjo dukuri vështrohet me sytë e njeriut të shpellave të cilit i duket sikur qielli bien mbi dhé atje tej në largësi kur afron nata.
Brigjet e Ballkanit perëndimor dhe jugor e kanë shikimin e lirë për të parë perëndimin e diellit mbi detin ku Me-ditë-ranë (detin mediterranean).
"Me ditë ra". Bashkë me ditën ra mbi det edhe qielli.

Me-ditë-ra (perëndimi)




Atëherë britmat që dilnin nga goja e njeriut të lashtë ishin "Ou ra !" (Nga këto fjalë lindi më vonë emri Ouranos apo Uran ).
Kjo ishte koha e Krijuesit (Zotit) i cili do të vinte përsëri mbi dhé per të krijuar gjërat nga e para. Kështu Ou u bë më vonë një ndër perënditë e ilirëve.
Perëndia e parë fare ilire ishte nëna dhé, Ge, e cila ndërsa ishte akoma e virgjër solli në jetë perëndinë "Ou".
Vetitë e Ge iu dhanë më vonë në Bibël Mriës (Mariës) që po në të njëjtën mënyrë sjell në jetë Krishtin.
Vetë Ge është fjala rrënjë e njërit prej fiseve më të mëdha shqiptare,Gegë.
Fiset e tjera janë Toskë, Labë dhe Çamë.
Një libër i rëndësishëm mbi çështjen që po flasim i cili titullohet 'The Sacred Symbols of Mu' (Simbolet e Shenjta të Mu-së) është shkruar nga James Cherchward. Mu është një legjendë e ngjashme me atë të Atlantis. Prapa domethënies së disa fjalëve themelore të kësaj legjende mund të shohim pikërisht rrënjët e emrave të fiseve kryesore shqiptare të përmendura më sipër.
Vetë emri "Mu" mund të ketë të bëjë me përemrin pronor "Mua". Atlantis është Greqia në kohën përpara se të ndodhte përmbytja e madhe. Kjo ngjarje solli ardhjen e një vale të re perëndish si Zeusi që është perëndia e shiut. Edhe Bibla e përmend këtë përmbytje të madhe por askush nuk e kupton rëndësinë e kësaj përmbytjeje në kohën e lashtë.
Në vazhdim lindi fjala e përbërë Athene (Athinë) e cila rrodhi prej fjalëve ilire At enne apo në shqip at nëntë e cila ka lidhje me nëntë muzët e Atit (Zotit, Krijuesit) të letërsisë greke. Emrat e këtyre muzëve në të vërtetë janë historia e lënies së tokës greke nga iliriët - të cilët kishin qenë banorët e parë të saj - si pasojë e përmbytjes që ndodhi ku gjithçka u shkatërrua. Gjërat të tëra u prishën. Kjo haset tek fjala Terpsichore, tër-prishur-ë.
Gjërat u prishën pasi Krijuesi, Ati i kishte lënë. Atlantis, at-lan. Të bën përshtypje që në formën e një mallkimi shprehja do të merrte formën "Ati të lantë !" apo "A´t´lantë".
James Pandeli thotë se idetë e tija vetëm sa hedhin themelet e një këndvështrimi të ri mbi historinë e ilirivë dhe shqiptarëve. Këto ide duhen zhvilluar më tej dhe kjo gjë duhet bërë nga studiues shqiptarë dhe jo të huaj. Studiuesit duhet të jenë mendjehapur për të gjitha idetë që do të parashtroheshin.
"Askush nuk mund të jetë i plotëfuqishëm mbi sa i përket historisë shqiptare përveç vetë shqiptarëve."
Libri 'Oh Albania, My Poor Albania' ka 20 vjet që ndodhet i lënë mënjanë diku në dollapët e Universitetit të Tiranës pa u marrur ndonjëherë me seriozitet.




Afërdita - sipas James Wm. Pandeli

Perëndesha Afërdite



James Pandeli thotë se rëndësia e vërtetë e tezave të tij nuk qëndron në faktet që ka sjellur mbi prejardhjen e fjalëve por që ato janë të lidhura me diçka në histori si shkrimet e Hesiodit - pra diçka nga klasicizmi grek.
Akoma më e rëndësishme është mënyra se si është kryer deshifrimi përgjatë proçeseve të arsyetimit që ndiqte njeriu i lashtësisë - si mënyra si ai i kapte gjërat dhe lidhja me veçoritë e natyrës dhe emërtimet e vjetra të vendeve, lumejve etj.
Për njeriun që jetonte në pjesën perëndimore të Ballkanit vendi ku fillonte Bota ishte burimi i lumit Genusus (Shkumbin) dhe jo Kopshti i Eden-it sipas versionit të mëvonshëm grek dhe hebrej.
Atje bën dashuri dheu me qiellin.
Tek fjala "Genusus" - perëndia Ge, Dhéu është nuse "Ge-nus". Qielli është dhëndër - "Dhé-ndër" - i shpërndarë mbi (ndër) dhé duke e mbuluar atë.
Kështu një vepër e gjatë dashurie sipas mënyrës që njihej në lashtësi midis nënës Dhé, Ge, dhe Qiellit Ou-ra duke krijuar plot shkumë mbi lumin Shkumbin për të cilën kanë shkruar shpesh grekët e lashtë është e shoqëruar me lindjen e Diellit dhe ardhjen e ditës. Nga kjo dashuri rrjedh Afërdita. Ajo është simbol i dashurisë dhe mbarësimit.
Akti i parë i kësaj vepre dashurie solli lindjen e Afërditës së parë diku pranë lumit Shkumbin afër Elbasanit (emri i lashtë i vendbanimit ka qenë Scampa - S´kam pa ) për të cilën njeriu i lashtë arsyetonte se nuk e kishte parë tek lindte pasi ishte një çast afër dite por kur ishte akoma errësirë. Me lindjen e Afërditës u ndriçua edhe Bota.
Si tek rasti Me-ditë-ra (mediterranean) dhe tek Afër-dita, shikohet sesi njeriu i lashtë i shpjegonte këto dukuri duke iu referuar ditës.
Pandeli thotë se ka ndryshim të madh midis mënyrës sesi një shqiptar shpreh diçka dhe një ilir shprehte diçka. Por për të kuptuar vehten tënde duhet të kuptosh paraardhësit e tu dhe të marrësh prej tyre e jo prej asaj që sugjerojnë fetë e mëvonshme.


Gjendet një tempull ilir kushtuar Afërditës



Shumë larg nga vendbanimi më i afërt Nakova në nje vend plot çakenj në gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra në veriperëndim të Dubrovnikut kishte qenë e zbuluar prej vitesh nga arkeologët kroatë një shpellë e cila kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e një trupe tjetër arkeologësh kroatë, kanadezë e britanikë pasi shikoheshin lakuriqë nate të futeshin e të zhdukeshin brenda saj. Kështu arkeologët vendosën të zhvendosnin gurët e rënë nga sipër dhe dheun për të zbuluar në fillim një guvë të dytë e më pas një të tretë 50 metra në thellësi. Përpara arkeologëve ishte shfaqur në të vërtetë një vend i shenjtë i ilirëve dhe mendohet se në të nuk ka shkelur këmbë njeriu për rreth 2 mijë vjet. Ilirët duhet ta kenë mbyllur vetë këtë shpellë rreth shekullit të parë para erës sonë për ta mbrojtur nga legjionet romake që po përparonin gjithnjë e më tepër në Iliri. Një shtatore prej guri stalagmiti 60 cm e gjatë qe vendosur në qendër të dhomës së fundit në atë mënyrë që një tufë rrezesh dielli që vinin nga hyrja e shpellës binin mbi të vetëm në çaste të veçanta të vitit dhe kjo periudhë duhet të ketë qenë ajo e solsticit të diellit (periudhë e vitit kur dielli është më larg nga ekuatori). Përveç kësaj u gjetën në sasi të papara më parë, rreth 100 kg, dhe në një gjendje tepër të mirë me qindra copa poçesh, qypash, amforash nga Iliria, Roma, Athina, Egjypti në disa prej të cilave qe shënuar se i kushtoheshin Afërditës.
Nga gjetjet mirret vesh se njerëzit (duhet të kenë qenë një grup i zgjedhur njerëzish) mblidheshin për të kryer rituale të mistershme gostie dhe mbarësimi. Ky i fundit mund të jetë kryer në formën e orgjisë.
Të gjithë këto fakte të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një tempull i cili i kushtohej perëndeshës së dashurisë dhe mbarësimit Afërdite. Kjo perëndeshë njihet si të jetë greke, por disa historianë shqiptarë dhe të huaj janë të bindur se perëndesha ka qenë ilire por e huazuar nga grekët e vjetër. Emri i saj mendohet të ketë rrjedhur prej fjalëve "afër" dhe "dite" dhe ka lidhje edhe me yllin (planetin) Afërdite apo Venus (Venus quhej kjo perëndi në latinisht) i cili shihet qartë herët në mëngjes afër ditës.
Drejtuesi i projektit studiesi kanadez Tim Kaiser i cili punon për llogari të Muzeut Royal Ontari të Torontos thotë: "Ky është një monument seksualiteti, potence, burrërie dhe fuqie..."






Qeramikat më të vjetra datonin rreth 2500 vjet p.e.s, ndërsa më të rejat 400 vjet p.e.s. Gjetje të tjera datonin deri 6000 p.e.s. Kjo tregon që kjo shpellë ka pasur rëndësi të madhe për një mijëvjeçar të tërë. U gjetën gjithashtu eshtra fëmijësh dhe delesh, dhe copa karboni.
Kjo gjetje është shumë e rrallë, zbulohet për herë të parë një vend i shenjtë i ilirëve aq më tepër që është i paprekur për mijra vjet. Gjetja do të hedhë më tepër dritë mbi ilirët.
Ilirët kishin vendosur sundimin e tyre mbi lundrimet dhe tregtinë që bëhej mbi detin tepër të populluar Adriatik të asaj kohe i cili kishte një rëndësi të veçantë pasi lidhte Mesdheun me Europën Qendrore. Grekët bënin tregti me ilirët i shihnin këta të fundit si luftëtarë barbarë. Nuk dihet shumë mbi jetën e tyre të përditshme.
Mendohet se enët ose duhet t´u jetë dhënë ilirëve si një formë takse për të kaluar në ujrat e tyre ose u janë rrëmbyer anijeve që kanë kaluar andej përgjatë një akti piraterie.Enët qeramike nuk ishin të thyera nga koha apo dheu por mendohet të jenë përplasur e thyer me qëllim nga vetë njerëzit pas gostive.Do të mirren prova për të parë nëse poçet kishin mbajtur pije alkolike apo jo.
Kjo gjetje hedh dritë mbi perënditë e ilirëve, lashtësinë e këtyre perëndive, kontaktet e ilirëve me popujt e tjerë. Ajo përbën një mundësi për shqiptarët si pasardhësit e vetëm të ilirëve të studjojnë kulturën e stërgjyshërve të tyre prandaj shteti shqiptar duhet të kërkojë me gojën plot të dërgojë arkeologë shqiptarë që të marrin pjesë në gërmimet e mëtejshme dhe studimet e këtyre sendeve të gjetura.
Duhet theksuar se përveç gjermanes Spiegel, agjensitë e tjera të huaja të lajmeve jo vetëm që nuk e përmendin bashkë me këtë lajm lidhjen e ilirëve me shqiptarët, por i quanin ilirët si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë.
Kjo e bën edhe më të domosdoshme formulimin e një pretendimi zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare.
Mendohet se gërmimet do të vazhdojnë edhe për 2 vjet të tjera




Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-europiane...



Nga pellazgjishtia në ilirishte dhe pastaj në shqipe u shtrashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Europës. Eshtë vërtetuar me argumenta të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijne shkencat e gjuhesise dhe arkeologjise.


Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk eshte e vertete, sepse ka dokumenta te shkruajtura te mbetura nga djegjet porse nuk jane zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët adminsitrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane. Shkencëtare qe bene emër ne këtë drejtim permenden:

Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxorri përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 1887-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Nje vertetim i pamohushem per vjetersin e gjuhes shqipe jane emertimet e qyteteve, maleve dhe lumenjeve qe jane trasheguar deri me sot duke iu qendruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjere, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashegiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas ne shqipe e kemi dhe nga emrat e vjeter qe jane edhe sot tek emertimi i njerezve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Te tilla emra jane mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si per shembull:

Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë te njejte me ato të Shqipërisë.

Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe eshte qytet bregdetar tregëtar, pra marr dhe sjell.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe keta kanë emra të kuptimit shqiptar, per shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantine. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, per shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalet jo-greke në fjale greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deridiku dhe mënyrën e shqiptimit të fjaleve ose emrave. Megjithatë, po te shohim perendite e lashta te Olimpit ku besonin greket ne lashtesi, do verejme se ato perendi lexohen apo kuptohen vetem ne gjuhen shqipe si pershembul: Zeus - Zë, eshte perendia me e fuqishme qe kishte per grua perendin Hera - Era. Perendia tjeter Letos – Leton. Zeusi me vone u martua me perendeshen Mentis - mend dhe linden Athinane. Marsi, ishte perendia e luftes dhe shume here nxiste grindje midis njerezve prandaj e pat marre emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perendia Apollon mendoj se e ka marre kete emer nga shqipja, apo-loni, dhe vertet Apolloni ishte perendi i muzikes, poezise dhe harqeve, dhe çfar bente Apolloni! Luante muzik, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja me e dashur per te luajtur per femijet ishte shigjeta. Perendia e detit quhej Tetis, qe shume lehte ne shqipe T zevendesohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët. E Diela, është dita që përfaqson Diellin ngaqë e Diela është dita më me shumë diell. E Hëna përfaqson Hënën. E Marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E Mërkura është dita e Mërkurit. E Enjta nuk është zbuluar akoma. E Premtja është dita e zezë, të pren, e prenë. E Shtuna përfaqson Saturnin.

Nderkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë keshtu: e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, te shtunën e kanë marë nga hebrejtë.

Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europianë, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura nga larg, njerzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.


Për këtë studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak ‘’Shqiptarët’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’; revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës; libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.

- - - - - - - - - - - - - - - - -
Përgatitur nga Teuta Llalla

Pellazgët hyjnorë



Prof. dr.Skënder Rizaj

P ellazgët hyjnorë” do të jetë një cikël artikujsh të Prof. dr. Skënder Rizaj, mbi çështjen e pellazgëve, ilirëve dhe pasardhësve të tyre shqiptarëve. Hipotezat e profesor Rizajt, mbi gjuhën dhe origjinën hyjnore të pellazgëve dhe cilësimin e gjuhës shqipe, janë mjaft interesante. Keto shkrime botohen për herë të parë në Shqipëri eksluzivisht për lexuesin e Milosaos.

Ju urojmë lexim të këndshëm.




Në të vërtetë, vepra “La Divina Commedia” e Dante Aligherit është fragment i “Përkthimit kuptimor dhe komentimit bashkëkohor i Kur'anit të shekullit VII”, sepse Palerma në Sicili ishte një nga qendrat kryesore të qytetërimit Islam.

Këtë konstatim e dëshmon krahasimi i ajeteve (strofave) bazë të Kur'anit me strofat e veprës në fjalë të Dante Aligherit.

Vetëm se këtë të vërtetë Dante Aligheri me mjeshtri e ka fshehur nga Inkuzicioni katolik, në mënyrë që vepra e tij të mos përfshihej në “Indeks librorum prohibitorum”, e ai vetë të mos shpallej “heretik”, sepse në kohën e Dante Aligherit Inkuzicioni katolik ishte shumë aktiv në veprimtarinë e vet inkuzitore. Do të thotë: Dante Aligheri Kur'anin e ka lexuar, e ka kuptuar dhe e ka komentuar drejt qysh në shekullin XIII, kurse ne, në fillim të shekullit XXI, nuk dimë ta lexojmë drejt Kur'anin Fisnik, e lëre më ta kuptojmë dhe ta komentojmë në kuptimin filozofik të kohës.

P.sh. Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti. Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplotë me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirëve-etruskëve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inqezonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987).

Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin.

Këta dy provokatorë synonin të krijonin një incident. Kur zonja Nermin i komentonte mbishkrimet të projektuara me diapovitiv, kohë pas kohe, Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismaili, pa kurrfarë padoroni, ndërhynin dhe ia prishnin fjalimin ligjëruesës, duke thënë se kjo fjalë nuk është shqipe, se kjo fjalë është me prejardhje turke, latine e kështu me radhë.

Nermin Vlora Falaschi, përkundrazi, me gjakftohtësi dhe urtësi përgjigjej:”Kjo fjalë, të cilën ju e konsideroni turke, gjendet në Voltera të Italisë (Toscania) dhe i përket shekullit VI para e.s. A mendoni, vallë, që kishte turq në mesin e etruskëve?!!!”

Pasi që e përfundoi ligjëratën zonja Nermin Vlora Falaschi, Rexhep Ismaili iu drjetua kësaj zonje të rëndë me këto fjalë:”Asnjëra nga këto fjalë që na treguat nuk janë shqipe!”

Në këtë reagim arogant të provokatorit zonja Nermin iu drejtua Rexhep Ismailit me pyetje ironike:”Asnjëra, a?!” Provokatori në mënyrë kategorike dhe nga së larti u përgjigj:”Asnjëra!”

Pastaj, u dëgjua edhe zëri i Exhhlane Dobruna- Salihut, e cila foli atë që diti:”Kam lexuar një libër grek, ku thuhet se fjala “Iliri” do të thotë “Gjarpër”.

Zonja Nermin Vlora Falaschi me qetësi të madhe iu përgjigj Exhlanës:”Sigurisht, ju keni të drejtë, meqë pa dyshim edhe në Iliri, si në vende të tjera, do të ketë pasur gjarpërinj, por, në të vërtetë, në Iliri kishte edhe një qytetërim shumë të zhvilluar. Pse, vallë, personalitetet më të shquara të Romës i kryenin studimet e tyre në Iliri e jo në Romë, Athinë a në Marsej, apo në vende të tjera ku aso kohe kishte shkolla të mira? Vetë Jul Kesari (Cesari) i kreu studimet në shkollat e Durrësit dhe nipi i tij Augusti, në Apoloni? Mjafton të lexojmë veprën e Jul Kesarit:”De Bello Civili” për t'u informuar me këto të dhëna. Për më tepër Çiçeroni e quajti Durrësin “Mirabilis URBS”, shprehje kjo që aso kohe ishte e madhe, ngase: “URBS” ishte vetëm Roma”.

Lidhur me pellazgët studiuesi serioz dhe bashkëkohor francez Robert d'Angely, në veprën e tij “Enigma”, përveç tjerash, vë në pah:”Për të kuptuar gjendjen shoqërore të grekëve të lashtë duhet të nisemi nga parimi që fjala “helen” kurrë nuk ka shënuar racën, së cilës i përkiste një person, por më tepër gjuhën, në të cilën ai ishte arsimuar dhe edukuar. Kështu gjatë lashtësisë, ashtu si edhe sot, cilësohej helen çdo person, qoftë në pjesë më të madhe me prejardhje pellazgjike, qoftë gjithashtu të huaj: egjiptiane, fenikase, çifute, persiane, arabe, etj... i cili ishte arsimuar në gjuhën greke dhe që mund ta fliste e ta shkruante këtë gjuhë, duke u bërë kështu dygjuhësh. Njeriu ishte i detyruar të bëhej dygjuhësh, sepse nuk kishte sesi të përdorej greqishtja e lashtë si gjuhë amëtare dhe si gjuhë e vatrës, pasi greqishtja e vjetër ishte një gjuhë artificiale, konvencionale dhe diturore.

Nuk ka asnjë fije dyshimi se Pelargom është një term i përbërë pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shumë më vonë.

Tashmë ne e dimë se të famshmit dioi PelasUoi ose Pellazgët e të lashtëve, të cilëve madje u është mohuar ekzistenca nga një autor i sotëm, përbënin veçse një popull të njëjtë dhe kanë qenë në origjinën e racës së bardhë në tërësi, origjinë e cila përzihet me ardhjen e njeriut mbi tokë. Kemi parë sesi gjuha pellazge është krijimi i tyre i mirëfilltë gjenial dhe sesi u përhap e u përsos kudo, ku u përhap vetë raca e bardhë.

Për shkak të shkëputjeve ose të pengesave natyrore të pakapërcyeshme, siç janë rrjedhat e mëdha të ujit e mbi të gjitha vargmalet e larta, kryesisht Karpatet e Alpet. Kontaktet ndërmjet Veriut dhe Hiperboreanëve dhe jugut të Europës ose Mesdhetarëve, gjatë qindra mijëra vjetëve nuk ka pasur mundësi të ishin të dendura e të vazhdueshme, popujt e mëdhenj pellazgë primitivë, si keltët e teutonët nga njëra anë, dhe sllavët nga ana tjetër, janë zhvilluar e kanë përparuar, si nga pikëpamja e qytetërimit të përgjithshëm, ashtu edhe të gjuhës, veçse të shkëputur ose veçant, domethënë vetëm ndërmjet tyre, pa gëzuar përparësitë që vijnë nga kontaktet më të shpeshta dhe të zakonshme ndërmjet gjithë të bardhëve. Megjithatë duket se këta popuj hiperboreanë kanë pasur shkëmbime më të vazhdueshme me alantët, për shkak të mundësisë për të lundruar me lehtësi ndërmjet dy brigjeve të kësaj pjese të Adriatikut. Do të besohen më fort kontaktet ndërmjet hiperboreanëve të Evropës dhe atlantëve, po të mbahen para sysh se këta të f undit kanë qenë në komunikim të vijueshëm me Egjiptin, - i cili ka qenë një nga kolonitë e tyre të shumta- duke e kapërcyer me lehtësi dhe rregullisht hapësirën e pafund, në atë kohë të pyllëzuar e të gjelbër, të Saharës.

“Para 3000 vjetëve kanë shkruar vepra shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe”



Prof. dr. Skënder Rizaj

Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.
Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamufluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga radhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonimusa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.
Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” që e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.
Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagtite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.
Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorës së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (vendkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.
Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundeshin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja…); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja…).
Për më tepër, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.
Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit: “Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë.
Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në… unë jam…, kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj.
Është për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj… Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.
Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.
Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar: “Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe…”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.
Djepi i pellgazve (pellazgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, i cili jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.
Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.
Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.
Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).
Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.
D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke.




Skënder Rizaj (Serbian: Скендер Ризај, Skender Rizaj) (born 1930, Peja, Kingdom of Yugoslavia) is an Albanian scholar and historian. He specialises in the Ottoman period of Balkans history.


Rizaj earned his BA in History from Skopje University in 1956 and his doctorate from Sarajevo University in 1965. He is one of the founders of the Department of History of the University of Pristina, where he taught from 1965 until he retired in 1987. He also worked as a Special Consultant for Turkish State Archives in Istanbul from 1989 to 1990. Rizaj is still active in writing and in 2010 was awarded as "Educator Emeritus" by the Kosovan government.


He has done extensive research in Turkish Archives in Istanbul, and the British Library in London. During his studies, he mastered Serbian language, Ottoman Turkish, as well as modern Turkish language and English. He has written extensively on Albanian history, with an emphasis on Kosovo. His research gave him enough scientific material to produce several books, most prominent his 1982 book "Kosovo during the 15th, 16th, and 17th centuries" in which he emphasizes that Kosovo was dominated by ethnic Albanians during and after the Middle Ages, a claim refuted by modern historiography.

He also wrote a university textbook " History of the New Era (1453-1789)", published in 1985.


Rizaj's most notable publications include:

Mining in Kosovo and surrounding regions from the 15th to 17th Centuries (Doctoral Dissertation), Pristina, 1968
The Albanian League of Prizren in English Documents, 1878-1881, Pristina, 1978
Kosovo during the 15th, 16th, and 17th Centuries, Rilindja Publishing, Pristina, 1982
History of New Era 1453-1789, University of Pristina Textbook, 1985
The Albanians and the Serbs in Kosovo, Zeri i Rinise Publishing, Pristina, 1991
Kosova and Albanians, Yesterday, Today and Tomorrow, Pristina, 1992
Kosova, Albanians and Turks, Yesterday, Today and Tomorrow, Yayinevi Publishing, Istanbul, Turkey, 1993
English Documents on the Albanian League of Prizren and the start of the Disintegration of the Balkans, 1877-1885, Pristina, 1996
The Albanian's Historical Right to Self-Determination, Pristina, 2005
The Falsifications of Serbian Historiography, Pristina, 2006

SHQIPTARËT DHE HOLIVUD-I


 
frankShkreli
Nga Frank Shkreli
Të djelën që kaloi në Holivud të Los Angjelesit në Kaliforni u shpërndanë çmimet Oscar për të 88-in vit me radhë. Para se të shpërndaheshin çmimet, u përfol se komuniteti afrikano-amerikan do bojktonte ceremoninë e organizuar nga Akademia e çmimeve Oscars – megjithëse nuk u raportua ndonjë bojkot masiv – si përfundim se disa kritikë pretendonin se të nominuarit nga Akademia për çmimet Oscar, këtë vit, ishin të gjithë aktore dhe aktorë të bardhë, ndërkohë që në listën e të nominuarve mungonin aktorët afrikano-amerikanë. Si përfundim i këtyre ankesave, Akademia premtoi se do të ndërmarrë një seri masash, siç i quajti ajo, “historike”, në përpjekje për të mënjanuar akuza të tilla në të ardhmen.

Historike në ceremoninë e çmimeve Oscar të këtij viti ishte edhe pjesëmarrja e filmit Shok nga Kosova, film i cili ishte nominuar nga Akademia për Çmimin Oscar në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër. Është ky një film që pasqyron dramën njerëzore, pikërisht portretizon një pjesë të dramës shqiptare gjatë luftës në Kosovë, por që sipas regjisorit Jaime Donoghue të filmit Shok, i rëndësishëm është edhe mesazhi që përcjellë filmi, që sipas tij, “hedhë dritë edhe mbi ato që po ndodhin sot në botë”. Filmi zhvillohet bazuar në miqësinë e dy djemëve shqiptarë nga Kosova gjatë një periudhe të vështirë të luftës në fund të 1990-ave në atë vend, duke nënvijuar problemet dhe dhunën e forcave ushtarake dhe policore të regjimit serb me të cilën përballeshin dhe shqiptarët në përgjithësi, gjatë asaj kohe në Kosovë.
Nuk ka asnjë dyshim se vet nominimi i këtij filmi për çmimin Oscar është një sukses i madh për kinematografinë — pothuaj jo ekzistuese — të Kosovës dhe të Shqipërisë. Është ky një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, për të cilin të gjithë shpresojmë të jetë hapi i parë drejtë një zhvillimi dhe përparimi më të madh të kinematografisë shqiptare në përgjithësi, ashtuqë që ky vlerësim i Akademisë së çmimeve Oscar i filmit Shok — i realizuar nga ky grup i vogël protagonistësh shqiptarë — të shërbejë si një frymëzim për brezat e ardhëshëm të aktorëve shqiptarë si dhe për industrinë shqiptare të kinematografisë, në përgjithësi. Për këtë arritje ata meritojnë lavdërime dhe vlerësime nga të gjithë, ashtu siç edhe ndodhi. Ata duhet të konsiderohen si të parët në këtë fushë, të cilët hapën rrugën e aktorëve dhe aktoreve të ardhëshëm shqiptarë për të konkuruar në nivelet më të larta të krijimtarisë në fushën e kinematografisë botërore, e pse jo edhe në Holivud.
E them këtë edhe me një shpresë tjetër, se pjesëmarrja e shqiptarëve në konkurime dhe vlerësime të tilla të kinematografisë ndërkombëtare e posaçërisht në Holivud, është e rëndësishme edhe për një arsye tjetër – për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në fushën e filmave po se po, por edhe të imazhit kombëtar në përgjithësi. Është vështirë të gjëndet ndonjë film me subjekt shqiptar ose ndonjë film ku portretizohen shqiptarët nga Holivudi, që të mos i paraqesë ata në dritën më të keqe që është e mundur — si “çobanë dhishë” e deri tek filmi i kohëve të fundit Taken, në të cilin shqiptarët karakterizohen si “rrëmbyesë, përdhunues, trafikantë drogash dhe qenjesh njerëzore”. Nuk mund të thuhet se në këtë pikë Holivudi ka bërë ose bën diskriminim vetëm ndaj shqiptarëve, pasi historikisht pothuaj të gjitha grupet etnike janë portretizuar në filmat e Holivudit në dritën më të keqe që është e mundur. Madje, në filmat e Holivudit, fatkeqësisht edhe vet Amerika shpesh pasqyrohet në mënyrën më negative që është e mundur, gjë që bindë shikuesit e këtyre filmave anë e mbanë botës, se Amerika me të vërtetë është ashtu siç e portretizon Holivudi, gjë që nuk është e vërtetë. Fatbardhësisht, as tërësia e tipareve të shumicës së shqiptarëve nuk janë ashtu siç karakterizohen nganjëherë në disa filma të Holivudit.

shok-659x421
shok-659x421
Skenë nga Filmi Shok

Portretizimi i Amerikës, i shqiptarëve ose i ndonjë kombi tjetër në filmat e Holivudit, me siguri që shpeshëherë nuk janë në tërësi një pasqyrim i vlerave njerëzore dhe të karakteristikave të këtyre kombeve, cilat do qofshin ato. Kritikët e kanë akuzuar Holivudin se nëpërmjet industrisë së filmave ka promovuar vlera të cilat kryesisht nuk përputhen me vlerat amerikane dhe se cilësia e filmave që prodhohen sot ka rënë shumë. Ndërkohë që sipas tyre, mungesa e moralit në filma dhe e ashtuquajtura kulturë e Holivudit që shfaqet në ata filma po shkatërrojnë familjen, rrjetin e kulturës dhe të identitetin amerikan.
Prandaj, në këtë eufori që me të drejtë u shpreh nga të gjithë shqiptarët kudo ndaj vlerësimit që iu bë filmit shqiptar Shok nga Akademia Oscar, duhet të reflektojmë mbi të mirat dhe të këqiat që mund të vinë nga asocimi me Holivudin. Të marrim të mirat, e të lëmë të këqiat. Megjithëse filmi shqiptar Shok nuk mori çmimin kryesor në kategorinë e tij, mund të thuhet se ishte një natë historike plot pritje dhe entuziazëm në radhët e shqiptarëve kudo për radhitjen e filmit të parë nga Kosova, në një nivel aq të lartë të industrisë botërore të filmave. Por më habiti fakti kur pashë në tapetin e kuq dy aktorët e rinjë nga Kosova me një pamje që dukej ndryshe nga ato të mëparshmet: kishin ndrequr flokët, siç mund të shikoni në fotografinë më poshtë, në një stil afrikan, ose afrikano-amerikan: njëri e kaçurrela e tjetri me flokë të lidhur bishtalecë, alla afrikançe. Nuk e di se pse mund ta kenë bërë këtë ndryshim identiteti dhe kush mund t’i ketë shtyrë ata të bëjnë një gjë të tillë. Nëqoftse me stilin e flokëve “afro”, dëshironin të dërgonin ndonjë mesazh para botës, atëherë besoj se si për herë të parë që paraqitej Kosova ose shqiptarët në një ceremoni të tillë, duhej që të promovonin kulturën ose ndonjë karakteristikë shqiptare.
Nuk mund t’ia shpjegoj vetes se pse e kishin bërë një gjë të tillë, veçse ndoshta kishin ndërmend të protestonin mungesën e afrikano-amerikanëve në atë ceremoni. Por, nëqoftse kjo ishte arsyeja, kishte kush i mbron afro-amerikanët nga kjo “pa drejtësi”. Në të vërtetë, komediani afro-amerikan dhe drejtuesi i ceremonisë, Chris Rock dhe të tjerë pjesëmarrës nga podiumi kritikuan gjithë natën Akademinë, për mungesën e afrikano-amerikanëve në listën e të nominuarve. Besoj se Akademia e çmimeve Oscar nuk kishte nevojë që të merrte ndonjë mesazh në lidhje me këtë nga dy aktorë të rinjë shqiptarë që ndodheshin aty për herë të parë nga Kosova, të cilët duke ndryshuar identitetin e tyre ndoshta u përpoqën të protestojnë mungesën e afrikano-amerikanëve në atë ceremoni. Besoj se ka kush i mbron afrikano-amerikanët.


shok0oskar
shok0oskar
Në tapetin e kuq në Holivud

Jo se duhej të dalloheshin në ndonjë mënyrë të veçantë nga pjesëmarrësit e tjerë në atë ceremoni, qoftë me veshje qoftë me stilin e flokëve, por nëse aktorët e rinjë nga Kosova kishin vendosur të bënin një gjë të tillë, atëherë më mirë të kishin promovuar diçka shqiptare, që t’i tregonin botës se ishin shqiptarë dhe përfaqsues të një kombi i cili gjithashtu ka vuajtur shumë gjatë historisë se tij, ashtu siç bënë me filmin e tyre. Por duket se ishin tepër të entuziazmuar dhe u ngutën, gjë që kuptohet. Protagonistët e filmit, në një mesazh-video kanë falënderuar mbështetsit e tyre duke thënë se me këtë rast, “Ishte me rëndësi që mbarë bota foli për Kosovën” dhe shprehen se, “Do kishim dashur të sillnim trofenë por shpresojmë që herën tjetër, ne të tre do e sjellim Oskarin në Kosovë”. Ashtu qoftë!
Të gjithë shqiptarët kudo ndjehemi krenarë për arritjet dhe për vlerësimin e filmit të këtyre aktorëve dhe njëkohësisht dëshirojmë që këta protagonistë shqiptarë të filmit Shok dhe të tjerë në të ardhmen të vazhdojnë të ekspozojnë para botës aftësitë krijuese të tyre në Holivud dhe gjetkë. Dëshirojmë gjithashtu që së shpjeti të shkoni përsëri në Holivudduke shënuar suksese të mëtejshme në fushën e kinematografisë shqiptare por si përfaqsues të kombit shqiptar edhepër të promovuar vlerat e mira të kombit si dhe identititetin shqiptar, para një bote që ende nuk e njeh ashtu si duhet.
– shok-659x421

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...