Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/14

Partia e kriminelit Arkan financues i Kishës serbe në hapësirat e UP-së



Kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989, jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme por edhe është përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit, Arkan (Zheljko Razhnjatevic-Arkan).


Image result for zeljko raznatovic arkan
KosovaPress ka siguruar një video, ku krimineli Arkan i cili njihet për krimet e bëra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, është i pranishëm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë fillimit të punës së ndërtimit të kishës.




Në vitet e 90-ta, Arkani kishte krijuar edhe partinë e tij e cila quhej Partia e 
Bashkimit të Serbeve dhe ushtrinë me paramilitarë serb që quhej Garda e 
vullnetarëve serbë, e cila ka pas më shumë se 300 ushtarë, që armatimet dhe 
financimin e ka siguruar nga shteti i Serbisë. Arkan ka qenë edhe deputet i 
parlamentit të Serbisë. (Shih foton e mëposhtme të fushatës të viteve 90-ta (në mes shkruan: Partia e bashkimit të Serbeve. Djathtas: Garda vullnetare serbe. 
Poshtë: Serbia Thërret) 

Image
Gjatë gjithë kohës së luftërave në ish-Jugusllavi, Kisha Serbe dhe Krimineli Arkan me 
partine e tij kanë pasur bashkëpunim të ngushtë. Kjo ilustrohet edhe me shumë foto të asaj  kohe. 

Image
Krimineli Arkan në luftëra

 
Image
Krimineli Arkan në ceremonitë kishtare.
Image
Image
Dy kriminel së bashku: Radovan Karagjiq dhe Zeljko Raznjatoviq –Arkan 
Image
Udhëheqës të Kishës Ortodokse serbe duke e bekuar martesën e Arkanit me Svetllana Ceca Raznatoviç. 
Image
Krimineli Arkan me njësit paramilitare serbe
Image
Krimineli Arkan ka qenë gjatë kohës së pushtimit të Kosovës, udhëheqës i Klubit të Obiliqit, prej vitit 1996 dhe më 6 maj të vitit 1998 ka zënë vendin e parë në Jugosllavi (në atë kohë Serbia e quante Jugosllavi territorin e Vojvodinës, Kosovës dhe Serbisë). 
 
Image
Ish-kryetari i Federatës së Sportit të Jugosllavisë, Miljan Miljaniq duke i dhënë mirënjohje Arkanit (16 maj 1998).

Fotot më poshtë: Krimineli Arkan pjesëmarrës me njësitë serbe në Krimet në Kosovë.

Image
Image

Kisha është në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe për ketë nuk ka leje të ndërtimit. 

Ish-udhëheqja e dhunshme serbe, e cila ka ardhur më 1989, pas rrënimit të Kushtetutës së 

Kosovës të vitit 1974 , pretendon se më 15.02.1999. i ka lëshuar një leje kësaj kishe, 7 vjet pas ndërtimit të saj.

Edhe sot në Kosovë funksionojnë komunat paralele që lejohen nga Qeveria e Kosovës dhe funksionojnë në vende të ndryshme të Kosovës.


Në Graçanicë funksionon e ashtuquajtura Komunë e Prishtinës dhe lëshojnë legalisht 

dokumentacione të Serbisë, duke përfshirë edhe leje të njoftimit dhe pasaporta serbe.


Kjo leje mund të i jepet edhe në ditët e sotme duke marrë parasysh se vulat dhe 

dokumentacioni gjendet në Graçanicë dhe kontrollohen nga strukturat paralele serbe.

Image

Foto: Kisha serbe në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.

Edhe sipas Momqilo Kraishnikuti, cili në një deklaratë për Zërin e Amerikës( më 5 prill 2015  në seksionin e gjuhës serbe) i cili në atë kohë ka qenë zëvendëskryeministër i Serbisë, kjo 

iniciativë dhe veprim ka ardhë nga vetë Kisha Ortodokse serbe dhe për ketë veprim nuk ka qenë i kënaqur as Beogradi.

 





Kisha Ortodokse serbe ka qenë ncitsja kryesore për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Millosheviç, si dhe e ka bekuar çdo serb që ka shkuar në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë. 
 
Image
Image

Gazmira Sokoli : Operacion antiterrorizëm në Itali, arrestohen dy shqiptarë nga Maqedonia


operacioniPolicia speciale italiane ka organizuar një operacion anti-ISIS. Trupa të skuadrës antiterror kanë identifikuar dy persona të lidhur me Shtetin Islamik: shtetasin maqedonas Vullnet Maqellara, 41 vjeç, i cili ndodhet në burg dhe njihet edhe me emrin Carlito Brigande, dhe tunizianin Firas Barhoumi, 29 vjeç, i cili ndodhet në Irak.

Një person i tretë është arrestuar për evazion dhe posedim të dokumenteve false. 26-vjeçari Abdulla Kurtishi kishte kontakte të vazhdueshme me Maqellarën.

Hetimi vjen pas dyshimeve që i kanë lindur policisë italiane në nëntor 2015, kur Vullnet Maqellara është arrestuar për llogari të drejtësisë maqedonase.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur letra në arabisht dhe fotografi që çonin në dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, ROS, skuadra e specializuar në luftën kundër terrorizmit, ka nisur përgjimet dhe verifikimet e dokumenteve. Nga përgjimet ka dalë se menjëherë pas arrestimit, Maqellara është vënë në kontakt me tunizianin Barhoumi, i cili në atë kohë luftonte në Irak, në radhët e ISIS-it.

Maqellara dhe Barhoumi ishin njohur në burg, ku kishin kryer së bashku dënimet respektive në fund të vitit 2014 -  fillim të 2015-s.

Eva Hoxha : Zbardhen përgjimet e terroristëve: Do të hedh në erë një makinë



Zbardhen përgjimet e dy shqiptarëve që u arrestuan në Romë, si pjesëtarë të një organizate terroriste, që financohej nga ISIS. Vullnet Maqellara dhe Abdulla Kurtishi u arrestuan për pjesëmarrje në organizata terroriste, së bashku me një shtetas tunizian, Finas Baroumi.

Në bisedën e bërë në telefon më 20 tetor të 2015-s mes Maqellarës dhe tunizianit, flitet për sulme terroriste dhe të ashtuquajturin Shteti Islamik. Tuniziani kishte planifikuar një sulm me bombë të një automjeti dhe po priste mbërritjen e shqiptarit në Turqi për ta realizuar.

Ja biseda mes shqiptarit dhe tunizianit:

Baroumi: Nuk ka problem vëlla. Do të shkojë gjithçka mirë, ishallah, edhe nëse ti dëshiron të vish këtu, do të të sistemojmë ne. Mjafton që t’i të bësh llogaritë, dhe me dokumente false mund të vish, ishallah.

Maqellara: Unë gati jam, nëse mund të më shkruash adresat e rrugëve dhe çfarë duhet të kem parasysh dhe avash avash do të arrij atje.

Baroumi: Ishallah vëlla. Mjafton që ti të vish në Turqi. Pastaj për pjesën tjetër mendoj unë. Kuptove? Mjafton të vish në Turqi. A më kuptove?

Maqellara: Në rregull vëlla. Do përpiqem këtë muaj. Do përgatitem avash e vash. Unë kur nisem, nisem i sigurt. Nuk futem mes stuhisë. Shpresoj të vij sa më shpejt.

Baroumi: Shiko, unë po planifikoj një sulm me eksploziv. Do marr një makinë dhe do e hedh në erë. Por nëse ti vjen më herët mund ta shtyj datën e operacionit.

Maqellara: Kam folur me një mik timin. Po pres përgjigje. Më duhet edhe pak kohë, të paktën 10 ose 20 ditë. Nëse ai arrin, që edhe për pesë ditë ta kryejë atë punë, do të marr avionin dhe do të nisem.

Anxhela Bejtja : Klandestinët në Idomeni thonë se do hyjnë në Shqipëri


RefugjatetOrganizata e të drejtave të njeriut dhe ekspertë ligjorë po shprehin shqetësimin për mundësinë e kalimit të refugjatëve sirianë dhe irakianë nga Greqia në Shqipëri. Tani që rruga kryesore e Ballkanit për në Evropë, është bllokuar nga mbyllja e kufijve, ky kalim është zgjidhje për refugjatët.

Ne po dëgjojmë që refugjatët në Idomeni dhe zona të tjera në Greqi po flasin për të kaluar përmes Shqipërisë, megjithëse e kuptojnë që është një rrugë më e vështirë. Përveç krimit të organizuar, rreziku shtohet pasi ka më pak agjenci ndërkombëtare për të ndihmuar me strehim, ushqime apo shërbime”, tha një intervistë për Zërin e Amerikës, Iman Aoun i organizatës  “Save the Children.

Ai ka nënvizuar se “Save the Children” por edhe organizata të tjera po diskutojnë për vendosjen e ekipeve në Shqipëri, të cilat do të shërbejnë për të evituar që refugjatët të përdoreshin nga trafikantë të qenieve njerëzore të lidhur me grupe shqiptare të krimit të organizuar.

Mateo Albertini, një ekspert i grupeve kriminale italiane dhe shqiptare bie dakord me shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut se “ka rreziqe për abuzim”.

Ai beson se shumë do të ketë mbyllje të mëtejshme të kufijve.

Kjo do ta bënte situatën edhe më të vështirë dhe mbërritja e imigrantëve në Shqipëri mund të rigjallëronte rrugën e kontrabandës përgjatë Adriatikut duke lidhur grupet italiane dhe shqiptare të krimit të organizuar.

Eva Hoxha : "Do ishte gabim injorimi i muxhahedinëve në Shqipëri"


anaAnne Khodabandeh (Singleton) gazetare angleze, drejtoreshë e “Open Minds cultandterror.com”, ish-aktiviste e muxhahedinëve, e lidh zhvendosjen e tyre me rreziqe potenciale jo vetëm për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ajo shprehet se do të ishte gabim për autoritetet shqiptare ta injoronin organizatën e muxhahedinëve si të dalë kohe, thjesht sepse shumë anëtarë të saj janë të moshuar.

Ja intervista e plotë e Anne Khodabandeh:

"Deutsche Welle": Z. Khodabandeh ju jeni e mendimit se Shqipëria me pranimin e një numri të ri muxhahedinësh i futet një rreziku me këtë hap. Në media ndërkombëtare është folur për rreth 2000 muxhahedinë të tjerë, që do të shkojnë në Shqipëri. Pse përbëjnë ata rrezik?

Anne Khodabandeh: Ka pasur mjaft vende të NATO-s, ku mund të shkonin muxhahedinët, por vetëm Shqipëria ra dakord t'i pranojë ata si refugjatë. Do të kishte qenë më mirë që ata të ishin shpërndarë në mes vendeve të ndryshme, në vend që t'i ngarkohej e gjithë barra Shqipërisë. Megjithatë zhvendosja e tyre është e mirëpritur, sepse këta njerëz duhet të lëvizin, sepse nuk janë në siguri. Tani ata do të kenë më shumë mundësi t'i ikin së shkuarës së tyre dhe të fillojnë jetë të re si qytetarë normalë.

Rreziku aktual për Shqipërinë do të ishte nëse "Organizata e Muxhahedinëve Khalq" nuk do të shpërbëhej. Shpërbërja nënkupton që çdo refugjat të trajtohej si një individ në bazë të ligjeve të UNHCR-s. Ata duhet të deradikalizohen dhe të integrohen sërish në jetën normale si qytetarë me shtëpi e familje. Kjo organizatë nuk duhet të lejohet të riorganizohet si grup pak a shumë ushtarak. Shqipëria nuk është aq e fortë se vendet e tjera europiane, dhe në këtë drejtim procesi do të jetë më i vështirë. Por nëse ia dalin, atëherë ky vend mund të marrë reputacionin e kryerjes së asaj që nuk e bënë as SHBA dhe as BE.

Në një artikull tuajin ju përmendni ,se me këtë grup rrezikohet futja e terrorit në Europë. Mendoni se vërtet nga Shqipëria do të vinte një rrezik terrori për Europën?

Më duhet të kujtoj se çdo anëtar i kësaj organizate që është vendosur në Shqipëri ka një histori të fortë radikalizimi. Ata kanë marrë pjesë në trajnime terroriste për dy dekada në Irak. Ata nuk do të ndryshojnë papritur, vetëm sepse emri i organizatës është hequr nga lista e grupeve terroriste, ose sepse fizikisht lëvizin në një vend tjetër, por mbeten ende terroristë. Shumë prej tyre kanë qenë të trajnuar nga ish-garda republikane e Sadam Huseinit për qëllime speciale, nga strategjia e përgatitjes së bombave dhe terrorit deri tek mbledhja e të dhënave të shërbimeve sekrete dhe torturat. Kësaj organizate i adresohet edhe shpikja e misioneve vetëvrasëse në vitet 70-të.

Po çfarë duhet të bëjë Shqipëria sipas jush?

Do të ishte gabim për autoritetet shqiptare ta injoronin organizatën e muxhahedinëve si të dalë kohe, thjesht sepse shumë anëtarë të saj janë të moshuar. Ata ndoshta nuk mund të jenë një forcë luftarake, por kanë aftësi të tjera të transferueshme dhe eksperiencë në trajnimin terrorist dhe logjistikën. Këtë mund të duan ta shfrytëzojnë organizata të tjera terroriste. Ata po ashtu kanë përvojë në larje parash, trafikim etj. Lokalizimi në Shqipëri, në cepin europianolindor mund të jetë atraktiv për ta si portë drejt Europës. Pa një vigjilencë të fortë, ata mund të kthehen në një urë lidhëse për liderë të tjerë terroristë.

Por muxhahedinët pas heqjes nga lista e organizatës terroriste mund të thuhet se shihen si aleatë të amerikanëve, ata luftuan edhe kundër Sadam Huseinit. Nuk mjafton ky fakt për të përjashtuar mundësinë e rrezikut që mund të rrjedhë prej tyre?

Organizata e muxhahedinëve nuk është konsideruar asnjëherë aleate aktuale nga ndonjë qeveri perëndimore. Këto qeveri mund të kenë pasur përfitime nga aktivitetet e dhunshme anti-iraniane të kësaj organizate dhe kanë mbyllur një sy. Por kjo organizatë nuk ka pasur kurrë ndihmë qeveritare, përveç qeverisë së Sadam Huseinit që i trajnoi dhe pagoi për ndryshimin e regjimit në Iran. Ka ekspertë amerikanë dhe vlerësime edhe brenda BE që e konsiderojnë organizatën e muxhahedinëve ende një rrezik "potencial" për interesat perëndimore.

Pse nuk i duan irakianët t'i kenë muxhahedinët në vend, kur ata ndihmuan edhe në rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit?

Muxhahedinët, duke iu referuar Ushtrisë Private të Sadam Huseinit ishin përgjegjës për vdekjen e 25.000 irakianëve, mes tyre kurdë, etj. Pra ata kanë shumë armiq në vend dhe siguria e tyre nuk garantohet. Pas rrëzimit të Sadam Huseinit, kjo organizatë e deklaroi veten si mike të amerikanëve dhe u çarmatos. Por për vite me radhë forcat irakiane të sigurisë kanë mbledhur informacione, se ky grup përbën ende kërcënim për paqen dhe stabilitetin në vend, sipas tyre, ekzistojnë lidhje të krijuara me Al-Kaidën dhe së fundmi me IS.

Në Shqipëri ai grup që jeton nuk bie në sy, pse duhet të jenë ata pikërisht tani rrezik për Shqipërinë?

Dihet se drejtuesit e organizatës së muxhahedinëve Masud dhe Maryam Rajavi janë duke planifikuar të krijojnë një port të sigurt për ta në Shqipëri. Ata duan të rikrijojnë një shoqëri të mbyllur, ashtu si e kanë pasur gjithkund, në Irak, Amerikën Veriore dhe Europë, që ua bën të mundur të operojnë si një grup jashtë normave legale. Në Shqipëri ata mund të shfrytëzojnë shtetin relativisht të dobët, institucionet e sigurisë dhe ato sociale për të krijuar një enklavë jashtë ligjit për veten e tyre.

Por në Shqipëri ata jetojnë si azilantë politikë, domethënë ata janë inkuadruar brenda kuadrit ligjor shqiptar...

Nuk ka mundësi të jesh njëherësh refugjat politik dhe anëtar i një organizate terroriste. Për shkak se organizata e muxhahedinëve nuk është shpërbërë, de facto secili anëtar i saj që hyn në Shqipëri është faktikisht anëtar i një organizate terroriste, pavarësisht statusit si janë transferuar. Statusi i tyre i refugjatit zerohet, kur ata jetojnë në akomodimet e kësaj organizate apo i binden rregullave të saj. Autoritetet shqiptare nuk duhet të injorojnë faktin se këta njerëz janë edhe viktima të një abuzimi me kultin dhe jetojnë në kushtet e skllavërisë moderne. Asnjë anëtar i saj nuk lejohet të ketë kontakt me opinionin. Muxhahedinët mendojnë se përfaqësojnë pikëpamjet e dëshirat e të gjithëve, por që kur kanë mbërritur në Shqipëri rreth 200 prej tyre janë larguar. Organizatat humanitare ndërkombëtare duhet ta adresojnë këtë temë, pra muxhahedinët nuk duhet t'i mbyllin dyert kundrejt opinionit jashtë e nuk duhet të ndalojnë anëtarët që të kontaktojnë familjet e tyre në Irak e në botë.

Dikur, ju vetë keni qenë aktiviste e muxhahedinëve, pse u larguat prej tyre?

Po, ka ndodhur kur kam qenë në universitet, pas Revolucionit Iranian në vitin 1979, isha e re dhe naïve. Më thanë se ata luftonin për të drejtat e njeriut në Iran, por kur isha brenda organizatës pashë më shumë,… një atmosferë frike dhe sekreti. Kuptova se ata nuk po luftonin për të çliruar Iranin nga tirania, si thonin, po vetëm punonin për të shpëtuar udhëheqësit, kështu u largova.

*Ekspertja angleze, Anne Khodabendeh, drejtoreshë e platformës së njohur online Open Minds cultsandterror.com, vetë ish-aktiviste e organizatës së muxhahedinëve, filloi në vitin 2001 një fushatë për ndihmën e viktimave të kultit. Në vitin 2011 botoi librin "Jeta në kampin Ashraf", ku jetonin shumë muxhahedinë. Sot ajo punon për Prevent Strategy në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Britaninë e Madhe.

Gazmira Sokoli : Ish-refugjatja shpallet mësuesja më e mirë në botë

mesuesjaMësuesja palestineze, Hanan Al Hroub, për shkak të mënyrës së saj të mësimit ka fituar çmimin e mësuesit më të mirë në botë, prej 1 milion dollarësh.

Hanan Al Hroub u rrit në një kamp refugjatësh palestinezë dhe tani punon si mësuese, raporton BBC-ja.

Ajo është e specializuar për mbështetjen e fëmijëve, të cilët kanë qenë të traumatizuar nga dhuna.

Fituesi u njoftua në një ceremoni çmimesh që është mbajtur në Dubai, dhe u përcoll me një video-mesazh të urimit dërguar nga princi William.

Themelues i këtij çmimi është Fondacioni Varkey me seli në Britani dhe në zgjedhje hynë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e shkollave publike dhe private në botë, nga kopshti deri në shkollë të mesme.

Çmimi për mësuesin më të mirë ndahet çdo vit për edukatorët që japin kontribut të madh në profesion.

Papa Françeku gjithashtu ka dërguar një mesazh duke thënë se mësuesit janë “ndërtuesit e paqes dhe unitetit”.

Hanan Al Hroub pas mori çmimin tha se do t’i shpenzojë paratë për përkrahjen e studentëve të saj.

Pjesëmarrës në Çmimet Globale të mësimdhënësve ishin mësuesit nga India, Kenia, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Tinguj shprese në Indomeni, refugjatja siriane luan në piano

i1Një e shtunë ndryshe, një ditë ndryshe, e nisur nën tingujt magjikë të pianos, është zbardhur sot në kampin Indomeni ku refugjatët përballen çdo ditë me luftën për ekzistencë, nën mungesën e ushqimit, kushtet e vështira atmosferike dhe rrezikun nga sëmundjet.

Artisti disident kinez Ai Weiwei  që është stacionuar prej ditësh në këtë kamp ka sjellë ka  improvizuar një koncert recital në piano, me protagoniste një grua siriane e cila ka ikur nga flakët e luftës në përpjekje për tu bashkuar me të shoqin që gjendet në Gjermani prej 18 muajsh.

Pianistja Nour Al Khzam, nga qyteti Deir Ez Zor i Sirisë luajti pjesët e saj të preferuara.

Ai Weiwei u tha gazetarëve se gruaja kishte qenë duke studiuar piano, por e kishte ndaluar për shkak të luftës në Siri.

Për artistin kinez shfaqja e djeshme ishte më shumë se një performancë, ishte “vetë jeta”. Ai shfaqi bindjen se “arti do të kapërcejë luftën”.

Ai Weiwei ka punuar në një numër të madh projektesh me refugjatëve në të gjithë Evropën dhe momentalisht energjitë e tij i ka përqendruar në ishullin grek Lesbos.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...