
Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/03/16
Nga Alban Guri : Ilirët, NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET

Yjalliret, me emrat e tyre Bardhyl, Yllka, Ylli, banoret e hapesires se mrekullueshme te quajtur Ylliri, Yll i Ri, jo me kot e perzgjedhur prej tyre, per veçorite e saj, per bukurite, per ujrat, malet, pyjet, liqenet, fushat, lumenjte, detet, klimen e pakrahasueshme. Dikur i gjithe gadishulli yne, Ballkani, quhej Ylliri (i deformuar me pas ne Iliri, me “i”, nga greket e romaket, te cilet nuk e shqiptojne dot Y-ne si Y por si “i”). Ne Yllit i themi Yll, kurse greket Illyos (?!). Cfare eshte kjo: ngjashmeri, deformim, vjedhje dhe tjetersim gjuhe, apo çfare ?! Deshmia me e qarte e ktij Sekreti misterioz e domethenes, jepet tek afresku i manastirit te Deçanit, i cili ka qene Kishe shqiptare qe nga shekujt e pare pas Krishtit, me shume siguri e ndertuar mbi rrenojat e ndonje faltore shum me te hershme.
Ylli i Ri qe perfaqson njerez te ardhur nga Yjet, nga Ylli i Ri te me pas u shkaterruan nga dhuna barbare, nga luftrat. U shkartisen me pleh, me balten, me fekalet qe sollen shekujt… dhe tani kemi nje produkt tejet tejet te ndotur gjenetikisht e kulturalisht. Sot kemi mes nesh ca kafshe, qe kulturen, dijen dhe estetiken nuk e dine çfar eshte, por as edhe nuk e duan. U mjafton balta : Ata do mundohen te baltosin çdo gje, gjithçka. Gjithçka ?! Ndoshta, por jo Krijimin, jo Yjet.
Ne kete drejtim ecen dhe na deshmon shume detaje profesori i nderuar arberesh Xhusepe Katapano.
Profesor Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog që studioj në themel prejardhjen e racës ilire, duke bërë të drithërohen nëpër dekada shumë shkencëtar që janë marrë apo merren me studimin e antikitetit. Katapano u nis vet drejt Egjyptit për të parë dhe prekur piramidat, një nga mrekullitë e botës së lashtë, dhe u befasua kur ndeshi në shenja apo hieroglifë të çuditshme që linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre.
Jo pak por mbi 40 vjet iu deshën profesorit të nderuar për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm, i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe me mjeshtëri nga Qemal Velija.
Për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm dhe për të vërtetuar se hieroglifët e piramidave të Egjyptit e kishin bazën tek gjuha ilirishte, Prof. Katapano përdori gjatë hulumtimit të tij të gjatë, siç shprehet edhe vet, sistemin kritik të krahasimit shkencor të rrënjëve të shumë gjuhëve tepër të lashta, si “ESKUERA” baske (E-SHKUARA do të thotë, në shqip, pikërisht: gjuha e së shkuarës); shqipes; gjuhëve hitite, hebraike, arabe, aramaike dhe të tjerave, veçanërisht të gjuhës kopte- gjuhës liturgjike të të krishterëve të Egjiptit; si dhe studimet shumëvjeçare të rendit filozofik, etnografik, mitologjik, historik dhe arkeologjik, natyralist etj.
Prof. Katapano hedh poshtë apo përmbys traditën shkencore, që e paraqet qytetërimin nilotik si një fryt kryqëzimesh mes 4 racave.
Duke u ndalur tek etimologjia e emrit të Thot-it Prof. Katapano shpjegon, se emri përkon me kuptimin e vet burimor: thot, veta e tretë e të tashmes dëftore të foljes shqipe thom, thua, thot’. Thot-i, sipas Prof. Katapanos është krijuesi i hieroglifëve.
Ai e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik fonetik duke pasur si çelës gjuhën shqipe.
Në këtë aspekt zanafilla e ilirishtes zbret në kohë mjaft më të hershme se ato që Historia ka përcaktuar; të dhëna që duhet të rikthehen në neolitik dhe ndoshta edhe në kohë të mëparshme, të afërta me origjinën e qytetërimit të Nilit, i cili, sipas rezultateve më të kujdesshme të hulumtimeve të fundit dhe studimeve të kryera, fillon me zhdukjen e Atlantidës (rreth 12.000 vjet më parë); epokë në të cilën duhet të vendoset pashmangshmërisht shfaqja e parë e vërtetuar e Thotit në Egjypt.
Pikërisht, kjo e bënë të pashmangshme korrigjimin e të dhënave historike, korologjike, etnologjike, filologjike, me shumë rëndësi.
Shtate parimet e Thotit
Të rizbulosh Thotin, këmbëngul Prof. Katapano, do të thotë të zgjerosh kufijtë e shkencës që, me dashje apo pa dashje, shpien pashmangshmërisht në metafizikë; dhe kjo është tepër e rëndësishme për njerëzimin. Sepse, duke rifituar pas shqyrtimit të çështjes kuptimin e vërtetë të jetës, që është në thelb me natyrë shpirtërore, njeriu do të jetë në gjendje të shijojë sërish gëzimet e shijes, aromave dhe kundërmimeve të papërlyera, brenda vezullimit të lavdishëm të Dritës Fillestare.
Filozofia e Thotit, na mëson Prof. Xhuzepe Katapano, ngrihet mbi shtatë parime.
Parimi i mendorësisë (Il Principio del Mentalismo)
Parimi i Përkitshmërisë (Il Principio della Corrispondenza)
Parimi i Vibrimit (Il Principio di Vibrazione)
Parimi i Polaritetit (Il Principio di Polarità)
Parimi i Ritmit (Il Principio del Ritmo)
Parimi i shkakut dhe pasojës (Il Principio di Causa e d’Efetto)
Parimi i Gjinisë ( Il Principio del Genere)
Profesor Katapano na mëson, se mbi këto shtatë parime mbështetet e gjithë shkenca moderne.Duke studiuar aktivitetin e tri herë të madhit Thot (Hermes), Prof. Katapano parashtron, përtej zbulimeve gjuhësore, filologjike, një të vërtetë të rendit sipëror: Siç tregon edhe vet, ai i heq Thotit maskën shumëvjeçare të ibisit dhe i kthen fytyrën e vërtetë: fytyrën boreale të pellazgut, të Ilirit, shëmbëlltyrën e tij të njëmendtë të udhërrëfyesit më të lartë, të themeluesit të shkencës së lashtë, që përfshinte të gjitha degët e shkencës moderne, madje edhe të tjera, ende të parizbuluara nga kjo e fundit.
Ikona e artit të përkthimit : Në nderim të kujtimit të Jusuf Vrionit

Pas emërimit të babait të tij, Ilias Bej Vrioni, si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më 1925.
Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë Liceut Janson de Sailly, Paris.
Atë të lartë në Grande École des Hautes Études Commerciales dhe në Institut d’Études Politiques të Parisit.
Më 1939 rikthehet në Shqipëri por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë për të vazhuar studimet e tij të mëtejshme. Rikthehet në Tiranë më 1943.
Më 13 Shtator 1947 arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë.
Në Korrik 1950 denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie.Lirohet në fund të vitit 1958.
Jusuf Vrioni ndërroi jetë në Paris në Maj 2001 ndërsa shërbente si Amabasor i Republikes se Shqipërisë në UNESCO.(Floripress)
Prof.dr. Eshref Ymeri
Sot, më 16 mars 2016, është 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit, i një figure emblematike të artit të përkthimit në Shqipëri, i një intelektuali erudit të nivelit evropian, i cili zë një vend nderi në panteonin e personaliteteve të shquara të kombit shqiptar.
Në librin tim me titull “Përkthimi, një histori pasioni”, të cilin Shtëpia Botuese “Omsca-1”, me titullar zotërinë e nderuar Luan Pengili, e nxori nga shtypi më 02 tetor 2015, pjesën e dytë ia kam kushtuar përkthimit të letërsisë politike në gjuhë të huaja. Këtë pjesë e kam titulluar “Universiteti i përkthimit në gjuhë të huaja”. Aty kam përshkruar punën me profesionalizëm të lartë që ka përballuar Redaksia e përkthimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori” gjatë një periudhe gati 20-vjeçare, deri në vendosjen e sistemit pluralist në vendin tonë.
Në mënyrë që në këtë pjesë të librit të pasqyrohej sa më afër realitetit kontributi i përkthyesve dhe i redaktorëve, disa ish-kolegëve të mi te Redaksisë, iu drejtova me kërkesën për të më dhënë mbresat e tyre për atë punë të jashtëzakonshme që na është dashur të përballojmë në afate shumë të ngjeshura në tetë gjuhë të huaja.
Nga sektori i frëngjishtes, më dërguan mbresa fort interesante dy përkthyes mjaft të talentuar, profesori Edmond Tupja dhe përkthyesi dhe studiuesi i njohur Fotaq Andrea, për çka u jam shumë mirënjohës. Që të dy këta përkthyes me emër, në mbresat e tyre ndaleshin posaçërisht në përshkrimin e artit të përkthimit të Jusuf Vrionit. Ato mbresa përbëjnë një homazh të shkëlqyer në nderim të këtij mjeshtri të rrallë të përkthimit.
Mbresat e studiuesit Fotaq Andrea pata kënaqësinë t’i rilexoj në faqen e internetit të gazetës Shqiptarja.comtë datave 13 dhe 15 mars 2016. Këtu dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time të thellë Redaksisë së gazetës “Shqiptarja.com”, e cila veprën time të lartpërmendur e vlerëson si “një libër me vlera enciklopedike, një monument i artit të përkthimit”.
Me këtë rast, dëshiroj të ndaj me lexuesit e nderuar ca kujtime të mia nga koha kur isha koleg më Jusuf Vrionin, me këtë ikonë të artit të përkthimit, kujtime këto që i kam përfshirë edhe në librin tim.
Për sektorin e frëngjishtes ishte një fat i jashtëzakonshëm që kishte në radhët e veta Jusuf Vrionin, një personalitet i shquar i kulturës kombëtare.
Si një figurë e mirënjohur në radhët e elitës intelektuale evropiane, duke rënë pre e xhelozisë çmendurake të Enver Hoxhës, i cili kurrë nuk qe i aftë të pajisej me kulturë universitare, Jusuf Vrioni u torturua më shumë se një vit në qelitë e diktaturës komuniste, pa as më të voglin faj, dhe mandej u dënua me burg, prej nga doli në vitin 1958. Ishte një krim i rëndë që diktatura enveriane kreu kundër këtij intelektuali erudit që ishte diplomuar për shkenca ekonomike dhe politike në Paris, ku kishte jetuar për shumë vite me radhë.
Për përkthyesit e sektorit të frëngjishtes, Jusuf Vrioni ishte një enciklopedi e vërtetë. Ai ka shërbyer për ta si një shkollë kualifikimi me vlera të jashtëzakonshme.
Kujtova shtatorin e vitit 1978, kur unë, si bashkëpunëtor i jashtëm, fillova të njihesha për herë të parë më nga afër me kolektivin e Redaksisë. Pikërisht asokohe u njoha me Jusuf Vrionin. Por njohja jonë u bë edhe më e afërt pas muajit mars të vitit 1979, kur, siç e kam përmendur në libër, u emërova përkthyes aty dhe më pas përgjegjës i Redaksisë. Njohja jonë vazhdoi deri në fund të dhjetorit të vitit 1991, kur u riktheva në Universitet. Ishin vitet e kristalizimit të një universiteti të vërtetë përkthimi. Dhe kryeprofesori i atij universiteti ishte Jusuf Vrioni. Prandaj jo më kot të gjithë përkthyesit e kishin Jusufin si Yllin e Karvanit.
Për përkthimin e fjalive apo edhe të paragrafëve të sikletshme, kur ishte bukur e vështirë të zbulohej qartazi nënteksti politik i idesë së autorit, përkthyesit, jo vetëm të rinjtë, por edhe ata më me përvojë, merrnin si pikë orientimi variantin e përkthimit të Jusuf Vrionit.
I jashtëzakonshëm është kontributi i Jusuf Vrionit në përkthimin e veprave të Kadaresë. Shkrimtari i njohur Visar Zhiti thotë:
“Do të ishte Jusuf Vrioni që do të punonte i paemër dhe si rob në diktaturë në përkthimin e veprës së tij në frëngjishte, ku pas asaj gjuhe do ta merrnin dhe gjuhë të tjera dhe Kadarea do të njihej si një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit XX në botë.
Dhe Jusuf Vrioni, ashtu si ish-të gjithë të burgosurit politikë, mbetet i padëmshpërblyeri” (Citohet sipas: Visar Zhiti. Debati Jorgaqi Kadare? Në diktaturë nuk kishte disidencë”. Marrë nga faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 29 korrik 2014).
I pajisur me një kulturë të gjerë, enciklopedike, Jusuf Vrioni mund të konsiderohej denjësisht si patriark i letrave shqipe. Për të mund të shkruash dhe të flasësh pambarimisht. Por këtu dëshiroj të ndalem në dy tipare themelore të karakterit të tij të admirueshëm që e nxirrnin në pah si një intelektual të shquar.
Së pari, thjeshtësia. Të befasonte kultura e tij e jashtëzakonshme në shumë fusha të dijes, por të linte pa mend thjeshtësia e tij proverbiale në komunikimin me të tjerët. Ishte një privilegj përjashtimor i formimit të tij intelektual aftësia e rrallë për të zbritur aq natyrshëm nga maja e Olimpit të dijeve dhe për t’u shfaqur para çdokujt si një bashkëbisedues i barabartë, pa folur kurrë për vetveten.
Për thjeshtësinë e njerëzve të shquar, Tomas Mani(Paul Thomas Mann - 1875-1955) thotë:
“Thjeshtësia e njerëzve të shquar, e cila shpesh na duket befasuese, në shumë aspekte shpjegohet pikërisht me faktin se ata, si rregull, pak gjëra dinë për veten e vet, rrallë herë mendojnë për “un”-in e vet dhe me të drejtë e ndiejnë veten njerëz të zakonshëm”.
Së dyti, fryma kombëtare e formimit të tij intelektual. I shkolluar në Perëndim për një kohë të gjatë, i pajisur me disa diploma, i doktoruar në drejtësi, Jusuf Vrioni kishte përvetësuar si rrallëkush shkencën e dashurisë për atdheun e vet.
Në personin e tij ndërthurej përsosmërisht vizioni shumëpërmasor i intelektualit me kulturë të gjerë, me dashurinë për gjithçka kombëtare. Rrallë mund të hasësh intelektualë të nivelit të Jusuf Vrionit, tek të cilët kultura perëndimore të ketë ngulitur tërthorazi aq mrekullisht ndjenjën e një dashurie të pamatë për kombin shqiptar dhe për trashëgiminë e tij kulturore.
Prej Jusuf Vrionit duhet të mësojnë shumë të gjithë ata intelektualë, të cilët, duke u ngritur kundër nacionalizmit shqiptar, mendojnë se do të parapëlqehen nga Perëndimi. Aq më tepër duhet të mësojnë prej Jusuf Vrionit ata politikanë shqiptarë, të cilët ushqejnë shpresa se me frymën e tyre të antinacionalizmit, do të jenë të mirëpritur në Perëndim. Në të vërtetë, të dyja palët, në heshtje, janë objekt humori dhe qesënditjeje në Perëndim. Këta intelektualë dhe politikanë duhet të kenë parasysh fjalët e Dostojevskit, i cili ka thënë:
“Sa më shumë nacionalë të jemi, aq më shumë evropianë do të bëhemi”.
Ishte pikërisht ai formim i përkryer intelektual me një frymë të theksuar kombëtare i Jusuf Vrionit që i linte aq shumë mbresa Suzana Anjelit(Susanna Agnelli - 1922-2009), personalitet i kulturës dhe i politikës italiane, ish-ministre e punëve të jashme, e cila i pati thënë një ish-kryediplomatit tonë pas vitit 1991:
“Ta kishit ambasador te ne, do të ishte nder për Italinë”.
Jusuf Vrioni u largua për në botën e përtejme në vitin 2001, por ai la pas trashëgimtarë të denjë në fushën e përkthimtarisë, të cilët ditën ta përvetësojnë mjeshtërisht artin e përkthimit që e mësuan në “universitetin jusufian” që funksionoi për gati dy dekata nëRedaksinë e përkthimeve në gjuhë të huajapranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”.
Profesori i frëngjishtes Edmond Tupja që doli nga “bankat e atij universiteti”, sot është përkthyes i 45 veprave artistike nga frëngjishtja në shqip dhe nga shqipja në frëngjisht, është leksikograf dhe publicist i talentuar, është autor i rubrikëssë përjavshme “Kundër rrymës”të çdo numri të së dielës të gazetës “Panorama”,një rubrikë kjo me emër në fushën e publicistikës humoristike shqiptare.
Studiuesi Fotaq Andrea, gjithashtu, po aq mjeshtërisht kaloi nëpër “kudhrën e universitetit jusufian”, çka e dëshmoi me aftësitë e tij si përkthyes i talentuar gjatë viteve që punoi në Redaksi dhe më vonë. Ai sot shquhet si një përkthyes dhe hulumtues i mirënjohur në shërbim të kulturës kombëtare.
Përveç pëkthimit të disa veprave nga frëngjishtja, ai ka rënë në sy të lexuesit shqiptar për veprën me titull “Pena të arta franceze për shqiptarët”, që doli nga shtypi në vitin 2007.Kjo është një vepër madhore me një vëllim prej mbi 700 faqe dhe përbën një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me mendimin filozofik të shumë figurave të shquara franceze për shqiptarët.
Shumë i çmuar është kontributi i studiuesit Fotaq Andrea edhe në hulumtimin e veprës së Faik Konicës.
Këtu bie në sy puna e tij e zellshme në zbulimin e dy romaneve të panjohura më parë të këtij personaliteti të kulturës dhe të diplomacisë shqiptare, romane këto, të cilat, në muajt e ardhshëm, do të vihen në dorën e lexuesve.
Sinsinati, Ohajo,16 mars 2016
2016/03/15
ULLIRI I MIRËSISË
Një lule me vargje për Lumturimin e
Nënë Terezës (1910-1997)
Sot,
kur nga veset po kërcënohet Planeti,
Egoistët
behin si shumëkëmbësh të xhelozisë,
Sot,
kur jetim e i braktisur ndihet Deti,
Ngrihet
me përkushtim Nëna e Dashurisë.
Pikërisht
kur bota e skamur, e mjeruar
Mbeti
pastrehë, e sëmurë, sakate,
Ngrihet
simboli human i vetëmohuar
Me
frymën e shenjtë për miliarda fate.
Bota
e mirë është e varfër, rënkon,
Vuan
për dinjitet, dhe për koren e bukës,
Edhe
pas njëqind vjetësh nuk prehet, s'duron,
Ngrihet
në amshim Nënë Tereza e Kalkutës:
“Këtu
është një jetë ” - flet e ngroh ëmbël
Me
butësinë e vërtetë qiellore,
Anjeza
jonë, Gonxhe Bojaxhiu zemrën
Edhe
shpirtin e mbush me lule pranverore...
Dhe
Shkupi, dhe Shkodra, dhe Vlora, Shqipëria
Ndihen
mirë për rrënjën e tyre që çeli,
Përderisa
me të krenohet dhe India,
Baca
Kolë e ti, Drane FALEMINDERIT!
Si
ajo shqiponja që fluturon mbi mjegull
Nënë
Tereza drejton shikimin drejt diellit,
Si
engjëll e qenie e lartë hyjnore
Vjen
si burim drite i mendimit të Qiellit.
Se
dhe dielli ka varr vetëm dritën e tij,
Ai
mund të vetëasgjësohet, nuk vdes;
Nëpër
shekuj Nënë Tereza thur fisnikëri,
Përmbi
shekuj Ulli Mirësie do të mbesë!
Nga Tirana në New York: Matteo Brento debuton në Amerikë
Nga Ermira Babamusta
Këngëtari nga Pulia, i njohur për pubikun shqiptar si italiani i X-Factor Albania do prezantojë këngën e tij të re titulluar #21 (Goodbye My Love) / “Mirupafshim Dashuria Ime” në “Mollën e Madhe”. Matteo Brento është një nga Vipat e ftuar special, që do udhëtojë në New York për të performuar në Javën e Modës Shqiptare NY.
Nga X-Factor për në “Mollën e Madhe” është një hap i madh suksesi, që Matteo Brento e arriti shumë shpejt. Këngëtari me famë në Europë i muzikës pop rok së shpejti do shkojë në Amerikë për të debutuar në New York për herë të parë me këngë në italisht, shqip dhe anglisht. Manaxhimi i Matteos ka deklaruar për shtypin se përformanca live do mbahet me datën 27 mars 2016 në Times Square. Manaxhimi i tij në Amerikë ka konfirmuar që Matteo do këndojë gjatë fashion show të Albanian Fashion Week NY (Java e Modës Shqiptare në New York), organizuar nga Mrika Krasniqi që do mbahet me 25-30 mars.
“Jemi krenar të kemi prezent artistin e famshëm italian Matteo Brento, vendas i Garganos, tek eventi historik ndërkombëtar Java e Modës Shqiptare në New York. Ne do sjellim modën e lartë shqiptare nga e gjithë bota, si dhe një mbrëmje kulturore plot argëtim,” tha Mrika Krasniqi themeluese e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York.
“Jam shumë i gëzuar të mar ftesën nga Java e Modës Shqiptare NY. Ndjehem shumë krenar dhe mirënjohës ndaj organizatores Mrika Krasniqi që më ftoi në këtë event madhështor. Jam shumë i lumtur dhe dua të sjell performancën time më të mirë që të prezantoj kulturën italiane në Amerikë. Në këtë event kam zgjedhur edhe këngë në shqip. Dua të falenderoj fansat e mi nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Amerika dhe të gjithë ato që më kanë ndenjur besnik gjatë gjithë kohës, si dhe ato dashamirës që më ndjekin nga qyteti im Monte Sant'Angelo,” tha ylli i X-Factor, Matteo Brento.
Ylli i pop rokut Matteo Brento do lançojë këngën e tij të re #21 (Goodbye my love) në qendrën botërore të muzikës dhe modës – Qyteti i New Yorkut. Kënga e re është shkruar dhe kompozuar nga artisti i famshëm Michele Bisceglia, themelues i kompanizë muzikore ‘IF. Kënga është përshtatur nga Alessandro Di Lascia në bashkëpunim me trajneren vokale Cristina Bisceglia.
“Ishte me të vërtetë kënaqësi të punoj me Matteo Brento, jo vetëm për vlerën e tij artistike që sjell, por edhe për karakterin e dashur që të bën për vete. Jam tepër i lumtur të shkruaj dhe kompozitoj për Matteon. U afruam të dy menjëherë nga ana artistike dhe momentalisht po bashkëpunojmë së bashku për të prezantuar një këngë të re në Shqipëri tek “Kënga Magjike” më vonë këtë vit. Kjo do t’i përshtatet fuqisë së vokalit dhe elegancës të stilit të Matteos,” tha artisti i talentuar Michele Bisceglia, fitues i çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.
Më herët këtë vit Matteo Brento u vlerësua si “Princi i Pop Rokut” nga mediat ndërkombëtare, ku doli në kopertinën e revistës NY Elite si dhe në revistën prestigjioze Star People në Tiranë. “Elegant, me klas por rok” shkruan revista Touch Fashion, ndërsa revista GWN në Londër e konsideron Matteon “ylli ndërkombëtar i pop-rokut që është në rritje me një zë të fuqishëm dhe prezencë komanduese në skenë”. Matteo Brento do udhëtojë në New York në datat 24-30 mars, i shoqëruar nga manaxheri i tij italian Armando Roberto. (www.matteobrento.com)
“New Yorku shënon një hap shumë të rëndësishëm të karrierës time. Është fillimi i një bashkëpunimi shumë të mirë me autorin e mirënjohur Michele Bisceglia, themelues i 'IF. Ai është kantautori i dy këngëve tv mia; #21 (Goodbye My Love)/’Mirupafshin dashuria ime,’ të cilën do e prezantoj në New York, edhe një këngë të dytë enkas për Kënga Magjike në Shqipëri,” tha këngëtari Matteo Brento.
“Në New York gjithashtu do bëj edhe spotin e videoklipit të këngës #21 (Goodbye my Love). Jam shumë i lumtur që do bashkëpunoj me regjizorin Julian Biba, që është tepër i talentuar dhe profesionist. Më pëlqen shumë koncepti për videoklipin. Po flasim gjithashtu edhe për mundësinë e një filmi të shkurtër inspiruar nga kënga ime e re,” shtoi artisti Matteo Brento.
“Është nder i madh që Matteo ka përzgjedhur këngën time për t’a kënduar në Amerikë. E kam shkruajtur ‘#21 (Goodbye My Love)’ për të përkujtuar lindjen e dy binjakëve të mi Giovanni dhe Giulia Marie. Kjo këngë ka një kuptim të veçantë për mua dhe e dua shumë. Është më tepër e veçantë dhe emocionuese që Matteo do t’a këndojnë në New York, në qendrën botërore të muzikës kontemporare. E imagjinoj se si do jetë sekuenca e tingullit bashkë me zërin e Matteos që do këndojë vargjet e mia. Nuk mund t’i përshkruaj dot ndjenjat që më mbushin zemrën,” pohoi kantautori Michele Bisceglia.
Menaxhimni i Matteo Brento gjithashtu konfirmoi që Matteo po bashkëpunon me kompozitorin e njohur Michele Bisceglia, i cili po shkruan një këngë për festivalin e madh Kënga Magjike, që mund të perceptohet si festivali famoz ‘Sanremo’ në Itali.
Matteo Brento po bashkëpunon me regjizorin Julian Biba, themelues i “True Venture Films” dhe me Orges Bakalli, Drejtor i Fotografisë/Asistent Regjizor, për të filmuar videoklipin e këngës ‘#21 (Goodbye My Love)’ në mars 2016 në New York. Kënga është pëlqyer dhe po flitet edhe për mundësinë e një filmi me metrazh të shkurtër inspiruar nga kënga, me producent dhe skenarist Julian Biba. Koncepti i videoklipit është krijuar nga Julian Biba dhe kënga i dedikohet lirisë, dhe të gjithë herojve që luftojnë për të mbrojtuar liritë dhe të drejtat tona.
"#21 (Goodbye my love) është një këngë shumë e bukur, e cila kur këndohet nga artisti i talentuar Matteo Brento kënga mer një kuptim më të fuqishëm dhe të çon në një botë tjetër. Për videoklipin e këngës #21 (Lamtumirë Dashuria ime) kemi si qëllim të filmojmë në vendet më të njohura të Nju Jorkut. Shpresoj që të bashkëpunoj me Matteon edhe në projekte të tjera në të ardhme,” tha regjizori dhe producenti Julian Biba, filmi i së cilit (Paftuar) do shfaqet në festivalin famoz botëror të Kanës.
Matteo Brento to Debut in New York new single #21 (Goodbye my love)
By Ermira Babamusta
The Apulian singer, already known to the public as the successful finalist of X-Factor Albania, will present his new single in the Big Apple, titled #21 (Goodbye My Love), written by Michele Bisceglia, during the Albanian Fashion Week NY in March.
From X-Factor to the Big Apple is a short step to success, very short for Matteo Brento. The now European famous pop rock singer Matteo Brento will soon make his live U.S.A. debut with the New York Show. Brento’s representatives have told the entertainment press that his live performance from New York City will take place on 27 March 2016. His U.S. management has announced that Brento will perform at the fashion show during Albanian Fashion Week NY (25-30 March), organized by Mrika Krasniqi.
“We are very honored to have the successful Italian singer Matteo Brento, a native of Gargano, present at this historic and prestigious international event, Albanian Fashion Week in New York. We will bring high-quality Albanian fashion from around the world and also provide the highest level of entertainment.” said Mrika Krasniqi, Founder and CEO of Albanian Fashion Agency.
“When I got invited to participate at the Albanian Fashion Week NY I was extremely happy. I am very honored to receive this invitation and I will always be thankful to the amazing organizer and CEO Mrika Krasniqi for considering me for this special event. I am excited to do my very best for the performance so I can best represent Italian culture and art in United States. I would like to thank my fans from Albania, Kosovo, Macedonia, USA, and everyone who has been very loyal to my music and especially my hometown Monte Sant'Angelo,” said the X-Factor Star, Matteo Brento.
The pop rock star Matteo Brento will unleash his debut single #21 (Goodbye my love) at the world capitol of music and fashion – New York City. The new single is written and composed by the award-winning artist Michele Bisceglia, writer and showrunner of ‘IF. The song is arranged by Alessandro Di Lascia in collaboration with her vocal coach Cristina Bisceglia.
“It was a real pleasure to work with Matteo Brento, not only for his great artistic value but also for his charming humanity, and I am excited and honored to write and compose for him. We bonded artistically and are currently working together on the song we will present to “Kënga Magjike” event late this year. This will be tailored to the vocal strength and subtle elegance of this wonderful singer,” said the talented Michele Bisceglia, winner of “Best Original Song”.
Earlier this year, Matteo Brento was acclaimed as the “Prince of Pop Rock”, appearing on the cover of the famous NY Elite Magazine in New York and making headlines in the prestigious Star People Magazine in Albania. “Elegant, Classy but still rock” writes Touch Fashion Magazine in Tirana, while GWN Magazine in London named Matteo as the up-and-coming international pop rock star, and an “outstanding musician with a stunning voice and commanding presence”. Matteo Brento is traveling to New York from March 24-30, accompanied by his manager Armando Roberto. (www.matteobrento.com)
“New York will mark an important step towards the success of my music career. It is the start of a great collaboration with renowned author Michele Bisceglia, founder of 'IF. He is the author of my two new songs; #21 (Goodbye My Love) which I will present in New York, and a second song for Kënga Magjike in Albania. In New York I will also shoot my new videoclip for #21 (Goodbye my Love). I am excited to work with film director Julian Biba, who is very professional and a very talented producer and scriptwriter. We are already talking about producing a short film inspired by the story of the new song,” stated singer, songwriter Matteo Brento.
“I am extremely honored that Matteo has chosen my song to perform in America. I wrote ‘#21 (Goodbye My Love)’ to commemorate the birth of my twins Giovanni and Giulia Marie. I am most fond of this song because of the important meaning it carries to me and it makes me feel extremely proud, especially that Matteo will sing it in New York, the center of contemporary music world. I can visualize the sequence in my mind and the sound of his voice singing my verses. It unleashes a mix of emotions which is hard to describe, but very special and meaningful,” said Michele Bisceglia.
The artist's entourage confirmed that Matteo Brento is already working with his author Michele Bisceglia, who is writing the song to attend at Kënga Magjike this year, the famous Albanian music festival, in many ways equivalent to Sanremo Italian Festival.
Matteo Brento is working with director Julian Biba, founder of True Venture Films and Director of Photography Orges Bakalli for the shooting of the music video ‘#21 (Goodbye My Love)’ in New York City in March 2016. The song has already received great feedback and there is talk of making a short film, inspired by Matteo’s song, with the script to be written by Julian Biba, producer and scriptwriter in New York. The song is dedicated to freedom and all the heroes who fight to protect our rights and freedoms today.
“#21(Goodbye my love) is a beautiful song that when sang by the very talented Matteo Brento gives it a more powerful meaning and puts you in a different world. For the music video of ‘#21(Goodbye my Love) we intent to film in New York's most well-known locations. I look forward to work with this wonderful artist and hope to cooperate with him in other future projects as well,” said music video director and film producer Julian Biba, whose film “Paftuar/Uninvited” will screen at the world-famous Cannes Film Festival.
PAPA GJON PALI II PUTHI TOKEN E GJERGJ KASTRIOTIT
Nga Fritz RADOVANI
VATIKANI DHE “SHQIPNIA”
PAPA GJON PALI II PUTHI TOKEN E GJERGJ KASTRIOTIT
■Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – i la Popullit Shqiptar: Shtetin e Lirë Shqiptar, Flamurin, Unitetin e Gjuhës, Trojeve dhe të Fesë, si dhe Identitetin Europjan Perëndimor.
Per këta sot flasin: Flamuri ynë me Shqipen dykrenare, Perkrenaria e Shpata e Tij.
■Mbështetja kryesore e Gjergj Kastriotit në Europë, ishte Shteti i Vatikanit. Kryesisht të gjithë Papët e Romës e mbështetën Prijsin e Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, si Mbrojtës i Krishtenimit Europjan, Lirisë së Atdheut të vet dhe Luftar i vendosun per identitetin e Shqiptarëve me frymen kulturës përparimtare të Europës Përendimore.
■Mirënjohja e Vatikanit per Gjergj Kastriotin asht kenë dhe mbetet e përjetshme!
■Në mënyren ma të paligjëshme, kur në Shqipni sllavokomunistët jugosllavë vendosën në qeverisjen provizore sherbëtorët terroristë Enver Hoxha me shokë, veprimi i parë që ata kanë zbatue nga porositë e Titos, ishte “premja e mardhanjeve diplomatike të shtetit Shqiptar me Vatikanin, me 25 Maji 1945, dhe nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia Imzot Leone G.B. Nigris.” Asgja e papritun. Në fillim të Janarit të 1945, kur Kuvendin e Fretenve e vizituen terroristi Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, të
dy kerkuen nga Provinçiali At Mati Prennushi shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani dhe, të dy morën të njajtën pergjegje: “Françeskanët nuk do të perzihen në politikë dhe, se nuk do të pranojnë me disktue premjen e marrdhanjeve me Vatikanin, mbasi nuk e kemi nder mend me u kthye Ortodoks si Kishat Autoçefale të Lindjes...”
Po këte mendim e mbështetën edhe Imz. Vinçenc Prennushi dhe At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, si dhe të gjithë Klerikët Katolik që u perfshine në Gjenocidin e njohun komunist.
■Këte mendim e dinin edhe Aleatët që në shtator 1944 nga Don Ndre Zadeja, se kur u takue me kolonelin anglez Neel i pat kerkue: “Theksova nevojën që Populli Shqiptar, i vorfen e me armiq shekullor që janë sllavi, bullgari, greku, Italia, ka nevojë për nji mbrojtje nga Fuqitë e hueja...” Prokurori Sotir Dodona, shenon: “Këtu nuk ka bërë tjeter veç detyrën e kollonës së pestë dhe ka treguar një urrejtje për frontin N.Çl.” (Dosja 677).
■Në Maji 1945 Delegati Apostolik Imz. Leone G.B. Nigris, kur u largue perfundimisht nga Shqipnia me urdhen të Enver Hoxhës, Ai la në vendin e Tij Imz. Frano P. Gjinin, si Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, i cili deklaroi: “Unë nuk do t’a ndajë kurr grigjen teme nga Selia e Shejtë...” (1945).
■DOSJA 1302/II – A, Imz. Gjini deklaron: “Nji kopje të letres u vendos t’i jepet Misionit Anglez ose Amerikan, per dijeni nga ana e tyne si dhe me vue në dijeni Vatikanin, mbasi perfundimisht ishin nderpre korespondencat nga Shqipnia. Dergimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qellim që të vihej në dijeni Selia e Shejtë se Kleri Katolik Shqiptar, nuk i nderpret lidhjet me Te, dhe se kjo çeshtje, asht vetem kërkesë kamngulëse e qeverisë komuniste të Tiranës e kryesueme nga Enver Hoxha.” (1946).
■Mosnjohja e Regjentit Imz. Frano Gjini nga qeveria e Tiranës, lidhja e saj me qeverinë komuniste jugosllave, vrasja e Malësorëve të Veriut dhe të Mirditës, per mospajtim me okupacionin e Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, vazhdimsia antikombtare e politikës së PKSh që në formimin e saj me 8 nandor 1941, e detyrojnë Imz. Gjinin me ba hapin e Tij të randsishem, per me evitue mundsinë e Enver Hoxhës me akuzue Klerin Katolik, prandej, Ai Urdhnoi: “Mos implikimi i çdo Kleriku, kushdo kjoftë, me asnji çeshtje politike, pra ndalimin e plotë të marrjes me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i pakundershtueshëm.” (Origjinali ruhet në Arkiv.)
■Imzot Frano Gjini, arrestohet me 15 Nandor 1946, torturohet dhe mbasi nuk pranon asnjë akuze dhe shpifje, pushkatohet me 11 Mars 1948 me Prelatët e Klerit Katolik.
■Perpjekjet e Tiranës “kuqe” per shkëputje nga Vatikani vazhdojnë deri në korrik 1951, kur pjesa e mbetun e Klerit Katolik “aprovoi” “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”.
Klerikët që nuk e nenshkruen atë Statut u pushkatuen ose u zhdukën me të tjera mjete nga sigurimi i shtetit, tue u urdhnue direkt nga Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha, që edhe ajo urdhnonte nga karrigat e Kuvendi Popullor...
***
9 NANDOR 1989, Muri i Berlinit ra!
■Në Rumani vritet Çaushesku me të shoqen nga turmat e popullit rumun...
■14 Janar 1990, në Shkoder mendohet me u rrezue busti i Stalinit... Bahen arrestime.
Me 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani thotë Meshen e parë në Rrëmaji mbas 1967...
Në Shkurt 1991, formohen në Shqipni Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna...
Shqiptarët mbas Lirisë së Fesë, kerkojnë formimin e partive politike e zgjedhje të Lira.
Mbas heqjes në Shkoder të bustit E. Hoxhës, në 20 Shkurt 1991 hiqet shtatoria në Tiranë.
Rinia Shqiptare brohoritë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”
***
■16 TETOR 1978, Karol VOJTILA zgjidhet Papa i Kishës Katolike në Vatikan.
Fillon takimet me udhëheqës shpirtnor e politik nga gjithë Bota...fillon lidhjet me shumë shtete të mbetuna pezull si ShBA, BRSS, Hungari, Çekosllovaki, Rumani etj...(1990).
20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.
■22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan...
■2 Dhjetor 1992, Shqipnia bahet antare e “Konferencës Islamike”...
■Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
■25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit...
■21 Shtator 2014, PAPA FRANÇESKU, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes”...
Janë ba dy vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik” të pa bamë synet, me e dergue Ambasador në Vatikan... Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 70 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, na ka marrakotë...e janë ba 25 vjetë që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”...Po, rrijnë tue shikue “hanën”...?!
■Bahet fjalë per “40 Martirë të Kishës Katolike”, kur numuri i vertetë i Atyne Martirëve që u pushkatuen, u mbyten nder balta e kampe pune, Ua nxorën Shpirtin tue i shkye per gjymtyrësh, e sot nuk kanë as Varre, po shka asht ma keq “edhe fshihen si numur nga
Libri Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, Liber i cili, Ju dhurue edhe Papës Gjon Pali II, kur vizitoi Shqipninë...E numuri nuk asht 40, po asht 131 Klerikë, që ka perfshi Gjenocidi nga të cilët, janë zhdukë nga faqja e dheut 61 Klerikë Katolik.
■Sikur para Kathedrales së Shkodres të digjeshin librat e shkruem nga 1945 e deri 1993, kunder Papëve e Vatikanit, tue perjashtue “Inkuizicionin e Kishës”, jam i sigurt se flaka e atyne librave do të shihej jo vetem në Romë, po edhe në Athinë, Beograd e Stamboll!
Melbourne, 16 Mars 2016.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten)
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...


