Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/25

VIZITA E ATIFETE JAHJAGES NE WASHINGTON, TAKIMI ME VICTORIA NULAND, NDERIMI NGA ELLIOT ENGEL, FJALIMI….

.
2 Nulland Jahjaga (2)

SHBA-Kosovë, takim Nuland-Jahjaga/

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në Uashington takon Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland/


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Uashington Ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, me të cilën diskutuan për gjendjen politike në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në rajon.Presidentja Jahjaga e njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland për përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes pozitës dhe opozitës në Kosovë dhe për të ofruar zgjidhje institucionale që do të ndihmonin në tejkalimin e situatës politike të krijuar në vend.
Presidentja Jahjaga po ashtu diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për ekstremizmin e dhunshëm dhe kontributin e Kosovën për t’u përballur me këtë fenomen.
Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit të konsolidojnë demokracitë e tyre dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve evropiane.
Presidentja Jahjaga gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland me përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës që t’i respektojë obligimet ndërkombëtare.

SHBA-Kosovë, Presidentja Jahjaga u nderua nga Kongresmeni Elliot Engel

UASHINGTON, 24 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nderua nga Kongresmeni demokrat Elliot Engel në një mbrëmje të organizuar nga Women in Foreign Policy Group kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kongresmeni Engel, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, i dhuroi Presidentes Jahjaga flamurin amerikan të cilin ai e kishte valuar në nderim të mandatit të saj 5-vjeçar në Kongresin amerikan.
Me këtë rast, kongresmeni Engel falënderoi Presidenten Jahjaga për punën e saj si Presidente dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë mes dy popujve.

***

Fjala e Presidentes Jahjaga në shfaqjen e dokumentarit “Mendoj për ty” në Washington

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mbajti një fjalë rasti në shfaqjen e dokumentarit “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa Mripa dhe producentes Anna di Lellio në Universitetin NYU në Washington DC. Ky event është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Grupi i Grave në Politikën e Jashtme dhe NYU në Washington DC.

Me këtë rast, ajo tha:

Të dashur studentë,

Zonja dhe Zotërinj,

Është kënaqësi e madhe t’ju drejtohem në këtë eveniment i cili shpalos një pjesë të vështirë të historisë së re të Kosovës. Para vetëm 17 vjetësh, Kosova doli nga një luftë e tmerrshme, e cila rezultoi me një milion refugjatë, mijëra jetëra të humbura, shkatërrim të tmerrshëm material dhe mijëra viktima të paimagjinueshme të dhunës dhe keqtrajtimit seksual.

Dhe përderisa kemi lëvizur përpara në rindërtimin e të ardhmes sonë mbi hirin e shkatërrimit dhe vuajtjes së pamasë njerëzore, duke u munduar të gjejmë zgjidhje për shumë sfida rreth ndërtimit të një vendi paqësor, stabil dhe të sigurt, ne ndërmorëm vendime si shoqëri për të nderuar dhe respektuar sakrificën e secilit qytetar të cilët dhanë çdo gjë për çlirim dhe për liri.

Ne i nderuam të gjitha gratë dhe burrat të cilët shtrinë dorën e ndihmës në kohët më të vështira dhe mbështetjen e fortë të të gjitha vendeve mike të cilat ndaluan gjenocidin në Kosovë dhe na ofruan mundësinë për një jetë në paqe dhe në liri.

Ne e bëmë këtë duke ndërtuar një shtet të bazuar në principe qytetare, duke garantuar dhe respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik, fetar apo gjinor, sepse e dinim fare mirë se sa e shenjtë është mbrojtja e drejtave të njeriut, dhe se ne si shoqëri me dekada të tëra kemi vuajtur nga mungesa e respektimit të tyre.

Por, përkundër gjithë kësaj pune të palodhshme gjatë viteve për ta rindërtuar shoqërinë tonë, e kishim të vështirë ta adresonim një pasojë të rëndë të luftës, e cila kishte prekur dinjitetin e vajzave, motrave dhe nënave tona duke i kthyer trupat e tyre në fushë beteja.

Dhuna seksuale u përdor si mjet lufte në Kosovë ndaj mijëra grave dhe burrave më qëllim që të instalohet ndjenja e frikës dhe shtypjes tek qytetarët e pafajshëm, u përdor për të nxitur pastrimin etnik, për t’i përulur meshkujt, për ta zhveshur një shoqëri nga vlerat e saj njerëzore, dhe për të mbjellë farën e vuajtjes dhe dhimbjes përjetësisht në jetërat e viktimave, familjeve të tyre, dhe mbi të gjithë ne.

Në ditët e para të mandatit tim si Presidente e Kosovës shkova të takoj një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, Ato më pritën ngrohtësisht dhe m’i hapën zemrat e tyre.

Tmerret të cilat trupat e tyre i kishin përjetuar flisnin me zë të lartë për krime jo njerëzore, që na bënte thirrje të gjithë ne që të ngritemi dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat, të kërkojmë dënim për kryesit e këtyre veprave, dhe që ta ndalojmë përdorimin e këtij mjeti të luftës. Tregimet e tyre pothuaj se nuk ishin dëgjuar fare jashtë mureve të organizatës ku po merrnin trajtime, dhe në shumicën e rasteve nuk ishin ndarë kurrë ne askënd.Krimi i tmerrshëm i dhunës seksuale i kishte mbajtur viktimat të burgosura brenda tmerreve të cilat i kishin përjetuar, të heshtura, të stigmatizuara dhe të turpëruara nga mbarë shoqëria.

Ne nuk e kishim kuptuar se duke e zgjedhur heshtjen, ne si individë, si shoqëri dhe si institucione, ishim bërë pjesë e padrejtësisë së kryer mbi to.

Kur u ktheva në zyre atë ditë, me zemër të thyer dhe e tmerruar nga e gjithë ajo, nuk munda që më gjatë ta pranoj atë heshtje e cila e rrethonte këtë çështje. Vendosa se ishte koha për ta udhëhequr shoqërinë tonë drejtë gjetjes së rrugës për të adresuar këtë pjesë të historisë sonë të përbashkët, dhe për ta ndryshuar diskursin social dhe institucional të cilin e kishim mbajtur për vite me radhë.



Para dy vitesh, unë themelova me dekret special Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, një mekanizëm të paprecedent, i cili mblodhi rreth vetes të gjithë sektorët e shoqërisë, institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të përbashkët për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për t’i ofruar të mbijetuarve njohje ligjore, mbështetje psiko-sociale, qasje në drejtësi, qasje në burime ekonomike dhe mbi të gjitha, njohjen nga mbarë shoqëria dhe nga mbarë bota të krimit të kryer mbi ta.

Me krenari e kujtoj takimin e parë të Këshillit Kombëtar me 7 mars 2014, kur me një zë, për herë të parë, ne si institucione dhe si shoqëri shprehëm vendosmërinë tonë për ta thyer tabunë e cila e rrethonte këtë çështje për një kohë aq të gjatë, të luftojmë stigmën e cila akoma i rrethon ata dhe për të punuar pa ndalur për ti trajtuar ata siç i kishim trajtuar kategoritë tjera të luftës, me respekt dhe nderim të dinjitetshëm të sakrificës së tyre.

Më 12 qershor të vitit të kaluar, në Ditën e Çlirimit, mbarë vendi u zgjua nga një realitet i ndryshuar. Stadiumi i Prishtinës ishte i mbuluar me mijëra fustane, të cilat mbanin tregime të krimeve të dhunës seksuale të kryera mbi njerëz të pafajshëm, krim për të cilin më nuk mund të heshtnim.

Instalacioni artistik “Mendoj për Ty” i artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna di Lellio, na solli zërin e fuqishëm të të gjitha viktimave, një solidarizim të paprecedent të grave dhe burrave nga çdo cep i vendit dhe përtej, të cilët iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar një fustan për këtë instalacion artistik.

Me ndihmën e Këshillit Kombëtar, organizatave të grave dhe aktivistëve, institucioneve qeveritare, njerëzve të thjeshtë dhe shumë partnerëve, ne pamë një kërkim artistik për drejtësi nga Alketa dhe Anna i cili u shndërrua në një lëvizje e cila doli përtej kufijve të vendit tonë, lëvizje e cila fliste hapur për dhunës seksuale si mjet lufte dhe e cila kërkonte drejtësi për të gjithë të mbijetuarit në Kosovë dhe në botë.

Ajo ditë do të mbetet përherë e freskët në kujtesën time, sepse nëpërmes gjuhës universal të artit ne si shoqëri u bashkuam, dëgjuam tregimet e njëri-tjetrit për një krim të tmerrshëm dhe shprehem vendosmërinë tonë për tu ofruar paqe të gjithë të mbijetuarëve.

Dhe derisa po ecja në stadium, nëpër mijëra fustane, hasa në dy funde të cilat mbanin të shkruar dy mesazhe të cilat ta thyenin zemrën: Në njërin fund shkruante: “Unë kam një përvojë të hidhur”, ndërsa në tjetrin: “ Ky fund mban në vete një histori të mbyllur nga pranvera e vitit 1998”.

Sot, ato dy funde janë të varura në muret e Zyrës së Presidentit të Kosovës për të na përkujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, por mbi të gjitha për të na përkujtuar se është obligim i yni për ti trajtuar ata me dinjitet.

Sot, u them të gjithë të mbijetuarve, faji nuk bie mbi ju dhe se ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi për ju. E falënderoj Alketën dhe Anën për këtë instalacion të fuqishëm artistik i cili na bën të gjithëve krenarë.

Të dashur studentë,

Zonja dhe Zotërinj,

Gjatë viteve kam dëgjuar tregime të grave ëndrrat e të cilave për tu bërë nëna kurrë nuk u realizuan sepse ato humbën fëmijët akoma të palindur për shkak të dhunës jo njerëzore të kryer mbi to.

Kam dëgjuar tregime të nënave të cilat kanë qenë dëshmitare të përdhunimit, rrahjes dhe torturimit të vajzave të tyre, para syve të tyre, tregime të grave të abuzuara seksualisht në mënyra të paimagjinueshme para syve të burrave, baballarëve të tyre, para syve të mbarë fshatit. Tregime të fëmijëve të vegjël të cilët nuk i mbijetuan këto akte jo njerëzore. Tregime të grave të cilat humbën familjet e tyre për shkak të turpit nga ky krim, gra dhe vajza të reja, të lëna prapa me njollën e turpit të vendosur thellë në trupat e tyre.

Në të gjitha këto tregime po ashtu u bëra dëshmitare e guximit të vajzave të reja dhe grave, të cilat përkundër çdo gjëje, gjetën forcë për të rindërtuar jetërat e tyre, të kujdesen për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilat i luftojnë për çdo ditë tmerret të cilat i kanë përjetuar dhe të cilat nuk dorëzohen asnjëherë. Gra të cilat e inkurajojnë njëra tjetrën për të mbijetuar dhe të cilat i thonë njëra tjetrës se ato janë heroinat e shoqërisë sonë.

Po ashtu kam dëgjuar tregime për gra të fuqishme të cilat përmes vendosmërisë së tyre i kanë ofruar mbështetje të mbijetuarve që nga përfundimi i luftës dhe kanë ngritur zërin edhe atëherë kur askush nuk tregonte vullnet për ti dëgjuar.

Ju them të mbijetuarve se ju jeni me të vërtetë heroinat tona dhe i shpreh falënderimet më të thella në emër të shoqërisë gjithë grave dhe burrave të cilët luftuan pa ndërprerë për drejtat e tyre.

Shpresoj se duke e shikuar këtë dokumentar rreth instalacionit të fuqishëm artistik “Mendoj për Ty”, ju do ta kuptoni shkallën e lartë të këtij krimi të lemerishëm të luftës i cili ndodhi në Kosovë dhe do ta merrni me vete forcën dhe kurajën e të mbijetuarve.

Ne mund ta ndalim këtë mjet lufte, i cili çdo ditë po shkatërron jetëra në cepe të ndryshme të botës, po shkatërron thelbin e njerëzisë sonë; por ne duhet të veprojmë bashkarisht dhe ta luftojmë këtë kulturë të mosndërshkueshmërisë.

Neve si shoqëri na u desh kohë e gjatë për ta gjetur rrugën e drejtë. Aplikacionet e para nga tri gra për njohjen ligjore të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës i kam pranuar javën e kaluar, 17 vjet pas përfundimit të luftës.

Dhe po ashtu, edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës akoma asnjë person nuk është dënuar për krimet e dhunës seksuale të kryera në Kosovë.

Por, ne sot nuk jemi më të heshtur, sot flasim me një zë për të mbijetuarit. Sot kërkojmë drejtësi.Dëshiroj të falënderoj organizatorët e këtij evenimenti të rëndësishëm, ambasadën e Kosovës në Washington, D.C, sepse populli dhe qeveria Amerikane kanë qëndruar pranë nesh në kohërat tona më të vështira. Jam e nderuar dhe kam kënaqësinë që shoh se e kemi mbështetjen tuaj edhe në këtë kërkim tonin për paqe dhe drejtësi.

Ne nuk mund ta ndryshomë të kaluarën por mund të punojmë së bashku dhe të garantojmë një të ardhme më të mirë për secilin. Besoni në fuqinë tuaj për të sjellë ndryshime.

Ju faleminderit.

*****

Saopštenje na srpskom jeziku biće uskoro objavljena na veb sajtu.

*****

President Jahjaga’s speech at the screening of the “I think of You” documentary in Washington/

President of the Republic of Kosovo, Mrs. Atifete Jahjaga, held an address at the screening of the “I think of You” documentary by artist Alketa Xhafa-Mripa and Producer Anna di Lellio at the NYU University in Washington D. C. This event was organised by the Embassy of Kosovo in United States of America, Women’s Foreign Policy Group and the NYU in Washington D.C.

During this address, Madam President said:

Dear students,

Ladies and gentlemen,

It is a real pleasure to address you at this important event which unfolds a difficult part of the recent history of Kosovo. It was only 17 years ago that Kosovo came out of a terrible war which counted a million refugees, thousand lost lives, thousands still missing, terrible material destruction and thousands victims of unspeakable sexual violence and abuse.

While we moved on to rebuild our future upon the ashes of destruction and immense human suffering, struggling with the many challenges of building a peaceful, stable and secure country, we made all attempts as a society to honor and respect the sacrifice of every citizen who had given everything for freedom and liberty.

We honored all the women and men who have extended their helping hand in our most trying times and the staunch support of all friendly countries who had put a stop to the genocide in Kosovo and offered us the chance for a life in peace and in freedom.

We did this by building a state based upon civic principles, guaranteeing and respecting the rights of all citizens regardless of their ethnic background, religious belief or gender, for we knew far too well how sacred the protection of human rights is, for we as a society for many decades had suffered terribly from the lack of it.

Yet in all these years of tireless work to rebuild our society, it was difficult for us to address a very harsh consequence that the war had left behind, which had touched the dignity of our daughters, sisters and mothers by turning their bodies into a battle field.

Sexual violence was used as a tool of war in Kosovo against thousands of women and men with the purpose to incite fear and oppression upon innocent citizens, it was used to incite ethnic cleansing, to emasculate the men, to strip the whole society from its human values, and to plant the seeds of pain and suffering forever in the lives of the victims, their families and upon all of us.

It was in the first days of my mandate as the President of Kosovo that I went to meet a group of women, survivors of sexual violence during the war. They accorded me warmly and opened up their hearts.

The horrors that were committed upon their bodies were speaking loudly of the inhumane crime, which had to call upon all of us to rise and seek justice for the victims, to seek punishment for the perpetrators, and put a stop to this tool of war. Yet their stories were barely heard outside the walls of the organizations they were accepting treatments and in most of the cases they had never been shared with anyone.

The terrible crime of sexual abuse had kept the victims imprisoned in the horrors they had experienced, silenced, stigmatized and shamed by the whole society.

We did not realize that by choosing silence we as individuals, as institutions and as a society had become part of the injustice committed upon them.

When I went back to my office that day heartbroken and horrified of what I had been witness of, I could no longer accept the silence which had surrounded this issue for such a long time. I decided it was time to lead our society towards finding the right path to address this part of our common history, and change the social and institutional discourse we had used for all these years.

Two years ago I established with a special decree, the National Council for the Survivors of Sexual Violence during the War, an unprecedented mechanism which brought all sectors of the society together namely the country’s institutions, civil society organizations, and international organizations under the common aim to undertake all necessary steps to offer to the survivors of wartime sexual violence legal recognition, psycho-social support, access to justice, access to economic resources and foremost recognition by the society and the whole world for the crime committed upon them.

I will proudly remember the first day of the National Council on the 7th of March 2014, when in one voice for the first time we as institutions and as a society as a whole expressed our staunch commitment to break the taboo which had surrounded this issue for such a long time, to fight the stigma still surrounding the survivors and to work tirelessly to treat them as we had done with all other categories of war, with respect and dignity honoring their sacrifice.

In the 12th of June last year on the Liberation day the whole country woke up to a changed reality. The stadium of Pristina found itself covered by thousands of dresses, carrying horrible stories of the inhumane crime of sexual abuse committed to innocent people, a crime which could no longer remain silent.

The artistic installation “Thinking of You” by the artist Alketa Xhafa Mripa and the producer Anna di Lellio brought to us the strong voice of all the victims, in an unprecedented solidarity from women and men from all corners of the country and beyond, who responded to the call to donate a skirt for this artistic installation.

With the support of the National Council, the women’s organization and activists, government institutions, ordinary people and many partners, we saw this artistic quest for justice by Alketa and Anna become a movement reaching beyond the borders of our country, speaking openly of the sexual violence as a tool of war and seeking justice for all its survivors in Kosovo and in the whole world.

That day will always remain fresh in my memory for through the universal language of art we as a society stood together, we heard each other’s stories of a terrible crime and expressed our determination to offer peace to all the survivors.

As I walked through the stadium, through the thousands of dresses I came across two skirt which carried two heartbreaking messages, in one of them it was written: “I have a bitter experience” while in the other it said: “this skirt has a closed history from the spring of 1998”.

Today those skirts are hanged in the walls of the Office of the President of Kosovo to remind us of the sacrifice of thousands of women and men, and foremost remind us of our obligation to treat them with dignity.

I say today to all the survivors, it is not your fault and we will continue to fight for your justice. I thank Alketa and Anna for this powerful artistic installation which makes us all proud.

Dear students,

Ladies and gentlemen,

In these years I have heard stories of women whose dreams of becoming mothers never came true when they lost their unborn child due to inhumane act of violence committed upon them.

I heard stories of mothers who witnessed their daughters being gang raped beaten, tortured in front of them, stories of women sexually abused in unspeakable ways in front of their husbands, fathers, in front of the whole village. Stories of young children who have not survived the inhumane acts. Stories of women who lost their families to the shame of this crime, women and young girls left behind with the stain of shame engraved deep in their bodies.

In all of these stories I also witnessed the courage of young girls and women who despite everything have found the strength to rebuild their lives, to take care of their children and families, who fight every day with the horrors they have lived and never give up. Women who encourage each other to survive and tell to each other that they are the heroines of our society.

I have also heard the stories of powerful women who through their fearless determination have offered support to the survivors since the end of the war and raised their voices even when no one was willing to hear them.

I tell them to the survivors that you indeed are our heroines and express our deepest gratitude on behalf of our society to all the women and men who fought tirelessly for their rights.

I hope that by watching the documentary of making the powerful art installation ‘thinking of you’ you will understand the large scale of this despicable war crime which took place in Kosovo and carry with you the strength and the courage of the survivors.

We can put a stop to this tool of war which is everyday destroying lives in different corners of the world, destroying the fabrics of our humanity, but we need to act together and fight the culture of impunity.

It did take us a long time as a society to find the right path. Just last week that I received the first applications from three women to apply for the legal status of the survivor of sexual violence during the war, 17 years after the war ended.

Indeed still 17 years after the war there is not a single person sentenced for the acts of sexual violence committed in Kosovo.

Yet today we are no longer silent, today we speak on one voice for the survivors. Today we ask for justice.

I would like to thank the organizers of this important event, Kosovo’s Embassy in Washington D.C. for the American people and the American government have stood by us since our most trying times. I am honored and pleased to see that we have your support also in this quest for peace and justice.

We cannot change the past but we can make sure to work together and guarantee a better future for everyone. Believe in your power to bring change.

Thank you!

- See more at: http://gazetadielli.com/vizita-e-jahjages-ne-washington-takimi-me-nuland-nderimi-nga-engel-fjalimi/#sthash.Pbe42pXm.dpuf

ATA VUEJTEN SI KRISHTI…


images
Nga Fritz RADOVANI*
■“E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944…/
     DHE, KA ME VAZHDUE DERISA TË MBAROJË KOMUNIZMI !”/  Don Dedë MALAJ 1959/
 ■1.Don Mark XHANI (1909 – 1945) I kerkohet me u shpifë per Imz. Frano Gjinin, po Ky nuk pranoi… E mbysin në tortura e trupin ua hjedhin qejve të Mirditës. Ishte 36 vjeç.
 ■2.At Papa PANDI (1910 – 1945) E marrin forcat e Ndjekjes në Korçë dhe e fusin në një pyll, ku i presin koken me sopatë. Ia vune koken tek Kryqi mbi gjoks. Ishte 35 vjeç…
 ■3.At Josif PAPAMIHAJLI (1912 – 1946) Ishte nga Elbasani. E dënojnë dhe e dergojnë në kampin e Maliqit… Aty e mbysin tue zhytë në baltë se nuk mohonte Krishtin. 34 vjeç.
 ■4.Don Mark BICI (1909 – 1946) E mbysin në tortura në hetuesi të Oroshit. Ishte 27 vjeç.
 ■5.At Bernardin PALAJ (1894 – 1946) E mbysin në hetuesi tek Konvikti “Malet tona” tue e torturue me korrent elektrik. E varrosin në oborr tek qershija… Ishte 52 vjeç…
 ■6.At Serafin KODA(1893 – 1947) Nuk pranon me akuzue shokët, e mbyt hetuesi 54 vjeç.
 ■7.Vlla Gjon PANTALIA (1887 – 1947)Nuk dishmon asgja per Jezuitët… Ishte në hetuesi tek Kisha e Fretenve, e hudhin nga kompanjeli se gjoja desht me ikë. Ishte 60 vjeç.
 ■8.Don Nikoll SHELQETI (1892 – 1947) E dënojnë dhe e nisin per në kampin e Bedenit të Kavajës… Atje policët e kampit e zhysin nder baltat e knetës, ku jep Shpirtë 55 vjeç…
 ■9.Don Dedë PLANI(1889 – 1948) Prifti i Dukagjinit qendron e nuk pranon asnjë akuzë.
Zhdukun edhe dosjen se nuk ka asnje firmë nga Prifti, dhe e mbysin 59 vjeç…
 ■10.Don Nikoll LASKAJ (1898 – 1948) Vdes nder baltat e kampit Bedenit. Ishte 50 vjeç.
 ■11.Don Aleksander SIRDANI (1891 – 1948) Ishte dijetar… E masakrojnë në hetuesinë e Koplikut, ku edhe e zhysin nder pusat e zezë… Ishte 57 vjeç. Bashkë me Té ishte edhe…
 ■12.Don Pjeter ÇUNI (1914 – 1948), i cili pëson të njajtin rrezik në moshen 34 vjeçare…
 ■13.Don Anton MUZAJ (1921 – 1948) Sëmuret nga tbc, dhe e lirojnë me vdekë 27 vjeç…
 ■14.Don Ejëll DEDA (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Fretenve dhe vdes 31 vjeç…
 ■15.Don Jakë BUSHATI (1890 – 1949) E zhysin hetuesit e Lezhës në ujë të ftohët deri në bel, po nuk pranon asnjë akuzë… E lanë aty derisa vdes në moshen 59 vjeç.
 ■16.Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950) E torturojnë me korrent elektrik në hetuesi, nuk pranon “Statutin e Kishës” nga shteti, i shkatrrojnë zemren. E lirojnë e vdes 48 vjeç.
 ■17.Imzot Jul BONATTI (1874 – 1951) E sjellin nga Italia, e dënojnë dhe e dergojnë në një manikomjo të Durrësit, ku aty gjoja e shkyejnë të sëmurët. Dijetari ishte 75 vjeç…
 ■18.Don Matish LISNA (1924 – 1956) Ishte puntor në fermë. E helmatisin e vdes 34 vjeç.
 ■19.Don Vlash MUÇAJ(1892 – 1963)Ishte nga Kruja. E arrestojnë, vdes në tortura 71 vjeç.
 ■20.Don Mikel BELTOJA (1935 – 1973) Dënohet me vdekje: “Ka fye diktatorin Hoxha”.
Ditën e vrasjes e shkyjnë per gjymtyrësh kriminelat Shyqyri Çoku me shokë… 38 vjeç.
 ■21.Don Prenkë NIKÇI (1921 – 1974) Nuk pranon me mohue Zotin nder mbledhjet me fshatarë… Ishte në punë në fabriken e çimentos në Krujë, ku e hudhin nder kazana…
 ■22. Don Mark HASI (1920 – 1981) Hetuesi Nesti Kopali i mberthen gjuhën me thikë për tavolinë në hetuesi… Në 1968 dënohet prap 25 vjetë, dhe vdes në Ballsh 61 vjeç…
 ■23.Don Lazer JUBANI (1925 – 1982) Helmohet nga agjentët e sigurimit. Ishte 57 vjeç…
 ■HAPNI DOSJET E KRIMINELAVE !
Shikoni gradat e tyne, dekoratat dhe rrogat që shteti komunist oriental, vazhdon edhe sot me ua pague edhe trashigimtarëve të tyne bashkë me shperblimet e krimeve!
■HAPNI DOSJET E GJENOCIDIT… Aty do të gjeni edhe Dosjet e Martirëve dhe të Atyne Atdhetarëve, që shumica u mbyten dhe vdiqën nder tortura mizore…
■SHIKONI ME KUJDES MOSHAT E TYNE…
DHE, DO TË BINDENI PSE VDIQËN, IDEALI I TYNE ISHTE ATDHEU E FEJA! KURRË MOS HARRONI SE: ATA VUEJTEN SI KRISHTI !
 Shenim: Nga libri “KKSH perballë Gjenocidit komunist 1944 – 1991” Autor FR. 2013.
- See more at: http://gazetadielli.com/ata-vuejten-si-krishti/#sthash.Bc9zalhH.dpuf

ZEMRA E PLAGOSUR E QYTETIT SIMBOL, I KTHYER NË KRYEQYTETIN E GJITHË EVROPËS - See more at: http://gazetadielli.com/zemra-e-plagosur-e-qytetit-simbol-i-kthyer-ne-kryeqytetin-e-gjithe-evropes/#sthash.8VOyg6NA.dpuf

(Nuk është vetëm selia e burokracisë, por edhe vendi ku përcaktohen fatet e miliona njerëzve)/

Shkruar nga FEDERICO FUBINI-

1 Brukseli

 “Corriere della Sera”/


Askush nuk do t’i besonte sigurinë e Washingtonit policisë së Distriktit Kolumbia ose shërbimeve të fshehta të Virgjinias. Askujt nuk do t’i shkonte ndër mënd të mbronte kështu Shtëpinë e Bardhë ose Kongresin e SHBA-s e, megjithatë, është saktësisht ajo që ndodh në Bruksel. Kryeqyteti i Bashkimit Evropian është selia e Aleancës atllantike, një qytet në qendër të një sistemi të 508 milion njerëzve e të një ekonomie të madhe si ajo e Shteteve të Bashkuara, por i mbrojtur si një ngulim i vjetër fushor. Mbrojtjet e saj thonë gjithshka mbi ngurimin e Evropës për të pranuar rolin politik që, poshtërsisht, edhe vetë islamistët i kanë njohur nëpërmjet gjakut të derdhur dje.

Në Bruksel përcaktohet në këta muaj e ardhmja e milionë të ikurish sirianë dhe ajo e monedhës së dytë të botës. Angela Merkel luan me kancelerinë e Berlinit dhe vendin e saj në librat e historisë. Ndërkaq siguria është në duart e autoriteteve belge e të Krahinës Bruksel-Kryeqytet. Kjo do të thotë se as nuk mund të mbështetet në një trupë policie të bashkuar – në qytet veprojnë gjashtë forca të ndara, mbi bazë rajonale e klientelare – dhe as mbi një shërbim të fshehtë të krahasueshëm me atë të një fuqie të mesme perëndimore. Mbas sulmeve të Charlie Hebdo në Paris në janar 2015, qeveria belge zbuloi se i mungonin 150 nga 750 agjentëve të zbulimit ; që atëherë ka marrë 42 por, shkruan Politiku, mbeten në stërvitje për së paku dy vjet.

Ndoshta problemi është se Brukseli është shumë gjëra së bashku, bashkon shumë kundërshti në një hapësirë më të vogël se Milano. Popullsia arabe ka filluar të vijë në vitet 50 nga Maroku, Tunizia e Algjeria së bashku me ato italiane, turke dhe portugeze : të gjithë të pajtuar në Vendet e tyre për minierat apo uzinat e çelikut të Valonias. Sot janë 300.000 brukselas të besimit mysliman, pak më shumë se një e katërta e banorëve të kryeqytetit ; nga 2013 Valonia, krahina frengfolëse, ka riemëruar pushimet e krishtlindjes në shkolla si “leje dimërore”, për të mos prekur asnjë ndjeshmëri. Shumica e madhe e myslimanëve bashkëjeton në paqe me bashkësitë e tjera. Ka një pakicë të dyshimtë, mjaft të gjërë, që i ka siguruar mbulim terroristit Salah Abdeslam në Molenbeek, gjysmë ore me biçikletë nga Komisioni i BE. Aty pranë, në tregun e thertoreve të Anderlehtit, është vështirë të gjindet edhe një njeri i vetëm me origjinë evropiane në një turmë prej stadiumi.

Në Bruksel mund të ecet ndërmjet një blloku ndërtesash e një tjetri e të ndryshojë gjuha në zyrat (nga frengjishtja në flamandçe). Edhe më shpesh, në një shëtitje prej pesë minutash, ndryshojnë aromat dhe rrobat e kalimtarëvet, nga kravatat e firmuara tek dollomaja salafite, tek festja fisnore e Kongos. Kulla Madou, nga ku fuksionarët e Konkurrencës së Komisionit BE vendosin t’ardhmen e bankavet italiane, brënda është përsosmërisht sterile. Praktike dhe e thjeshtë në stil të përsosur eurokratik. Jashtë është e mbështjellur nga popullsia myslimane e Saint Josse, demografikisht vërshuese dhe gjithënjë e më shpesh e radikalizuar tek të rinjtë në kërkim të identitetit.

Nga ana tjetër e lagjes evropiane, mbrapa krahëvet të Parlamentit të ri e të stërmadh, rrugët kryesore të Ixelit janë plot kafene të shijes franceze e të rinj të diplomuar në çdo qoshe t’Evropës. Por rrugicat e vogla janë të mbushura me Internet kafè të vjetëruara, ku bijtë e të mërguarvet marokenë apo bengalezë kalojnë netët gjithmonë mbi të njëjtit siti web në arabisht.

Brukseli është tepër kompleks, i rëndësishëm dhe simbolik për t’a quajtur atë të djeshmin një sulm vetëm kundrejt Belgjikës. Deri edhe armiqtë tanë, tragjikisht deklarojnë me një veprim lufte, se ky është kryeqyteti politik i Evropës dhe ka ardhur koha për qytetarët ashtu si për qeveritë t’a trajtojnë si të tillë. Brukseli kishte muaj që pregatitej për këtë ditë. Për Krishtlindje qeveria belge kishte shpallur deri edhe një shtetrrethim të gjatë ; megjithatë dje, më shumë se një orë mbas masakrës së parë në aeroport, askush nuk u kujtua të mbyllej metroja për të parandaluar goditjen e dytë.

T’i lihet siguria e Brukselit qeverisë belge dhe policive të saj rajonale është sikurse të mëtohet që qeveria greke dhe peshkatarët e Lesbos të mbarështojnë vetëm valët e refugjatëve. Duhet një forcë e sigurisë evropiane gjatë kufijve dhe në qendrën nevralgjike të Bashkimit. Terroristët, që kanë goditur zemrën e Bashkimit, duket se i kuptojnë këto kundërshtí më mirë se ne vetë evropianët. Duke shpërthyer bombat në aeroportin e Zaventemit dhe në metrò, dy hapa larg Komisionit dhe Parlamentit BE, e trajtojnë Brukselin – në mënyrën e tyre të tmerrshme – si kryeqytetin e Shteteve të bashkuara t’Evropës. Do të shihet shpejt nëse përgjigja do të jetë në lartësinë e duhur. Ose nëse mbas lotëvet do të mbizotërojnë ende ikjet iluzore mbas mureve apo kufijve të vegjël, pikërisht atje ku armiqtë tanë do të donin të na mbyllnin.

“Corriere della Sera”, 23 mars 2016 E përktheu Eugjen Merlika

- See more at: http://gazetadielli.com/zemra-e-plagosur-e-qytetit-simbol-i-kthyer-ne-kryeqytetin-e-gjithe-evropes/#sthash.8VOyg6NA.dpuf

Gazeta “Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën për ta frikësuar - See more at: http://gazetadielli.com/gazeta-time-ja-5-arsyet-perse-isis-ka-zgjedhur-europen-per-ta-frikesuar/#sthash.tMMPSLTN.dpuf

Bombardimet e së martës në Bruksel shënojnë atentatin e tretë në Europë në 15 muajt e fundit.

Revista “Time” ka analizuar 5 faktorë, përse terroristët e ISIS kanë zgjedhur kontinentin e vjetër për të përhapur dhunën e tyre. Së pari – liston “Time”, – është përgatitja e terrenit. Në sulmet që mbajnë autorësine e ISIS në Europë kanë humbur jetën të paktën 185 persona, por janë terrorizuar më shumë se 500 milionë të tjerë. ISIS ka realizuar, ose ka frymëzuar afërsisht 75 sulme, në 20 shtete jashtë Sirisë dhe Irakut. Nga operacionet brenda rajonit, kalifati tani e ka shtrirë rrezen e sulmit, duke shënjestruar shtetasit e huaj përtej kufijve. E ndërsa vazhdon që të pësojë disfatë në terren në muajt e fundit, duke humbur 22% të territorit në Irak dhe Siri prej vitit 2015, ku 8% i ka humbur vetëm në 3 muajt e fundit, bota duhet të përgatitet për hapat e dëshpëruar që do të ndërmarrë grupi xhihadist. Arsyeja e dytë, përse terroristët kërkojnë të gjunjëzojnë Europën, është pasi ata i kanë krijuar bazat e rekrutimit në Europë. Nuk është rastësi, që Belgjika apo Franca janë shënjestruar. Ato kanë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh, që janë bashkuar me ISIS, të cilët edhe kur kthehen mbrapsht kanë rrjetet e tyre të njerëzve, që i mbështesin dhe strehojnë për t’i fshehur nga autoritetet ligjzbatuese. Këtë e dëshmon edhe rasti i Salah Abdeslam, i cili edhe pse i shpallur si një nga njerëzit më të rrezikshëm të botës pas sulmeve të Parisit, arriti që t’i shmangej policisë për 4 muaj me radhë, duke u fshehur në Molenbeek. ISIS nuk ka gjetur vetëm bazën më të mirë për të rekrutuar të rinj të pashpresë, por njëkohësisht, grupi terrorist po përfiton nga situata gjeopolitike në Europë, ku kriza e refugjatëve ka krijuar destabilitet të madh në kontinent. Kjo shënon edhe arsyen e tretë, përse terroristët e konsiderojnë eksodin e refugjatëve nga Siria, si një mundësi të artë për të vepruar dhe kamufluar terroristë. Këtë sinjal, ISIS e dha kur njërit prej kamikazëve të Parisit iu gjet pasaporta e rreme siriane. Është ende shumë herët për të përcaktuar sesi ISIS e ka përdorur përgjigjen e Europës ndaj refugjatëve myslimanë, por një gjë është e sigurtë: uniteti europian është fraksionuar. Thirrja e udhëheqësve lindorë për të pranuar vetëm refugjatë të krishterë, përballet me politikën e dyerve të hapura të Kancelares gjermane Angela Merkel. Për revistën “Time”, kjo është edhe arsyeja e katërt që i hap terren ISIS-it. Së fundmi, por jo më pak të rëndësishme, janë skenarët e referendumeve. Britania e Madhe ka shprehur ndër të parat shtete vullnetin për të lënë Bashkimin Europian, duke vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e unionit. Pothuajse 53% e francezëve dhe më shumë se 45% e gjermanëve apo suedezëve duan të ndjekin shembullin britanik të referendumeve. Si rrjedhojë, krerët e ISIS-it kanë hapësirën për të destabilizuar kontinentin dhe kjo e ekspozon Europën, si shënjestrën kryesore të militantëve për të demostruar makabritetin e tyre. - See more at: http://gazetadielli.com/gazeta-time-ja-5-arsyet-perse-isis-ka-zgjedhur-europen-per-ta-frikesuar/#sthash.tMMPSLTN.dpuf

Pak fjalë për një libër që meriton shumë


“Përkthimi – një histori pasioni” i Prof.Dr. Eshref Ymerit/


nga Dr. Andon Dede, Nju York/

Në një cikël emisionesh për historinë e Kinematografisë, që e pata ndjekur vite më parë, jepej një detaj tepër interesant e domethënës. Duke bërë fjalë për një dokumentar për peshkatarët, autori theksonte se ”ai peshk që ju hani në restorant apo në shtëpi, në një mjedis komod dhe e shijoni për shtatë palë qejfe, ndofta as që ju shkon në mëndje se sa mund e djersë është derdhur, për të përfundar ai peshk tek pjata juaj…”. Dhe autori, përmes një retrospektive, kthehej tek gjuetia e peshkut në një ditë jo të zakonshme, por në një det me dallgë e stuhi që e bënte peshkimin aq të vështirë sa që të rrezikonte dhe jetën e peshkatarëve. Më pas ai tregonte rrugën që bënte peshku i zënë deri sa përfundonte tek pjata jonë.

M’u kujtua kjo histori tek po lexoja librin e Prof. Dr. Eshref Ymerit, botuar tani vonë, me një titull tepër tërheqës: ”Përkthimi, një histori pasioni”.

Lexuesi, me të drejtë, mund të habitet nga kjo përqasje: e ç’lidhje ka peshkimi me përkthimin? Në vështrim të parë edhe unë bashkohem me të. Por, më lejoni ta shpalos deri në fund idenë që më lindi nga përqasja e mësipërme. A nuk kënaqemi dhe ne, tek lexojmë një roman, përmbledhje me poezi apo tregime, në mos dhe çdo libër të ndonjë fushe tjetër dhe, ndofta, jo për fajin tonë, as që na shkon ndër mend se atë kënaqësi po na e jep jo vetëm autori por dhe ai që e ka sjellë aq bukur, natyrshëm në gjuhën tonë sa ne jo vetëm që e kuptojmë plotësisht por dhe e shijojmë estetikisht. Për hir të së vërtetës duhet thënë se jo gjithmonë i jemi mirënjohës edhe përkthyesit krahas autorit, ndonëse ai, për të na e sjellë në gjuhën tonë, ka derdhur mund e djersë, në mos sa ai peshkatari në dallgë e stuhi, por shpirtërisht e mendërisht, është lodhur e cfilitur jo më pak se ai. E, pra, me punën krijuese por dhe të vështirë e të mundimëshme të përkthyesve, pse jo dhe me heroizmin e heshtur të tyre, na njeh libri i sipërcituar. Autori shkruan diku se : “njëlloj siç njohim arrtistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer gjejmë se cili është përkthyesi i shquar që domosdoshmëisht duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike me artin që prodhon pena e vet.” Më tej ai shtjellon bindshëm idenë se për një përkthim cilësor është e domosdoshme jo vetëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës burimore por dhe i shqipes, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore por dhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njera tjetrën.Ajo çka mund të shprehet me mjete morfologjike në një gjuhë, në tjetrën mund të kompensohet me mjete leksikore.

Por, ky aspekt i përkthimtarisë është vetëm njera nga trajtesat e shumta që përmban libri. Autori e ka parë këtë veprimtari intelektuale në shumë plane e prerje, horizontale e vertikale. Ai e nis shtjellimin e kësaj teme që nga orgjina e lashtë, si lindi vetë termi përkthim, si një nga llojet e hershme të veprimtarisë së njeriut dhe, kapitull pas kapitulli, vjen deri në ditët tona. Ndërkohë që je duke lexuar librin, ti iu je përgjigjur një sërë pyetjeve që edhe mund t’i kesh pasur që më parë në mëndje apo që t’i ofron vetë autori si fjala vjen, pse lindi nevoja e përkthimit; sa lloj përkthimesh kemi; a ka dallim midis përkthimit të një vepre artistike dhe të një tjetre tekniko-shkencore, të biznesit e të tregëtisë, diplomacisë apo të gazetarisë e të publicistikës. Po në vetë letërsinë artistike, a përdoren të njëjtat mjete e rrugë për të sjellë në gjuhën tonë prozën e poezinë? A e vlen të ripërkthehen veprat e përkthyera tashmë, qoftë dhe nga mjeshtër të shquar të fjalës shqipe, si Fan Noli, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi e plot të tjerë? Parë në këtë prizëm libri, krahas kënaqësisë që të jep të pasuron edhe me një informacion të bollshëm. Për të qënë sa më bindës autori nuk mjaftohet thjesht me shpalosjen e mendimevet të veta por iu hap derën dhe krijuesve e përkthyesve të tjerë për të plotësuar sa më gjerë e sa më thellë përgjigjet për pyetjet që shtruam më sipër e për shumë të tjera që gjallojnë në faqet e këtij libri.

Do të mjaftonte gjithë sa thamë më lart për të përligjur botimin apo dhe leximin e tij. Por, po ta linim me kaq do të bënim një mëkat të madh se libri përmban dhe shumë e shumë informacione e trajtesa të tjera, njera më interesante se tjetra. Autori përveç shtjellimit teoriko-shkencor të kësaj veprimtarie të vyer intelektuale e sheh atë edhe në një sërë planesh psiko-sociale. Ai ndalet gjerësisht tek puna kolosale, po, po e përsëris, kolosale e një brezi të tërë përkthyesish që kanë sjellë në gjuhën tonë kryevepra botërore, jo vetëm të letersisë artistike por dhe politiko-shkencore-shoqërore dhe që jo vetëm nuk u shpërblyen materialisht për atë stërmundim prej sizifi por, për arsyet që merren me mënd nga ne që e kemi jetuar atë kohë, emri i tyre nuk është vënë as në ballinën e shumë e shumë botimeve voluminoze. Le të përmendim, fjala vjen përktheysit e veprave të klasikëve të Marksizëm-Leninizmit. Mos e paragjykoni nga përmbajtja apo konotacioni i keq që mori kjo rrymë e shkencave shoqërore me dështimin e utopisë komuniste. Por, a e merrni dot me mend se ç’punë e madhe është bërë për të sjellë në gjuhën tonë vepra të tilla si “Kapitali”, “Teoritë e Mbivlerës” e plot të tjera, kur edhe terminologjia e përdorur në to thuajse mungonte fare. Parë në këtë prizëm, autori, që është edhe vetë një përkthyes i njohur, i bën një homazh të shkëlqyer atij brezi që punoi pa u lodhur, me sakrifica të mëdha, për të pasuruar fondin e literaturës tonë politiko-shoqërore, apo dhe atë të terminologjisë përkatëse. Është kjo arsyeja që autori, këtë libër, siç e pohon vetë që në faqet e para të tij, ua blaton “të gjithë atyre Njerëzve të Shquar të Kombit Shqiptar, që ia kushtuan jetën artit të përkthimit, duke dhënë një kontribut të paçmueshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me thesare të kulturës botërore, paçka se disave prej tyre, si pasojë e luftës së klasave që e ushtroi me aq dhunë diktatura komuniste, ose thjesht për tekat autoritariste të kësaj të fundit, emrat nuk u figurojnë në ballinat e veprave të përkthyera dhe ata mbetën heronj të heshtur.” S’ka si të mos ndjesh dhimbje në shpirt kur lexon një nga rrëfimet e sjella në libër të një koleges së tyre, Violanda Canko: “Fatkeqësia është se ndokënd nga përkthyesit e përkryer të asaj kohe, e ndesh rrugës, të katandisur mos më keq, në një pleqëri të mjerë ekonomikisht dhe të mbaruar shpirtërisht.”

Me shumë interes janë dhënë nga autori apo dhe nga ata që ia kanë përcjellë atij mbrest e tyre, portretet e shumë përkthyesve të shquar, duke nisur me Gjon Shllakun që solli në shqip “Iliadën” e Homerit, e deri tek Isuf Vrioni që përktheu në frengjisht Kadarenë.

Por, edhe me këtë parantezë që bëmë nuk i treguam gjithë shtigjet që ka çarë autori për të plotësuar tablonë e përkthimtarisë në vendin tonë. Jo pa qëllim e theksojmë këtë aspekt se ne, ndryshe nga tërë bota, edhe në këtë fushë kemi specifikën tonë. Brezi im nuk e ka vështirë ta marrë me mend se përse e kemi fjalën. A ju kujtohen veprat “madhore” të diktatorit që përktheheshin e botoheshin në tërë ato gjuhë të botës? Me siguri që iu kujtohet por jo të gjithë e dinë se si është punuar për to dhe sa kanë kushtuar. Në libër jepet një tablo e saktë dhe e plotë e tërë asaj pune të jashtzakonshme që kanë bërë përktheysit e Shtëpisë Botuese “8 nëntori” për t’i përkthyer ato jo më nga një gjuhë e huaj në shqip por në drejtim të kundërt. Vetëm kush është marrë sadopak me të tilla punë mund ta kuptojë se sa e mundimëshme ka qënë ajo. Jo vetëm kaq, por siç vë në dukje autori, mjaft prej atyre “veprave të shquara”, duhet të përktheheshin shumë shpejt se “mezi i priste proletariati botëror e marksist-leninistët në tërë rruzullin për t’u njohur me përvojën e shkëlqyer shqiptare dhe me mendimin teorik të udhëheqësit të shquar ku i pat drejtuar sytë gjithë bota”. Ato vepra, thekson autori, duhet të përfundonin në duart e antarëve të grupeve dhe të partive M-L, të cilat kishin për mision të “zgjonin proletariatin botëror për tu çuar peshë në këmbë që të hidhej në revolucion, për të marrë pushtetin me grykën e pushkës.” Pohime të tilla janë njëkohësisht tragjike e komike kur mendon se sa mund e djersë është derdhur për to e, bashkë me to dhe paret e një populli ekstremisht të varfër që s’ngopej as me bukë. Kujtojmë me këtë rast, se ato libra u botuan me letër shumë të shtrenjtë, me kapak të fortë e me lidhje speciale, pra bëhet fjalë për miliona e miliona dollarë. Tragjizmi merr përmasa edhe më të mëdha kur njihesh me fatin e tyre, shumica e të cilave, në mos të gjitha, përfundonin në koshin e plehrave.

Duke qënë shef i asaj redaksije, autori ndjen keqardhje për atë punë që i qe ngarkuar. Ja si shprehet ai: “Më vjen keq për kolektivin e redaksisë që punonte duke gogësitur mbi makinat e shkrimit, që raskapitej me orar aq të stërzgjatur dhe në fund të pesëmbëdhjetëditëshit, (siç paguheshin rrogat asokohe), nuk merrte asnjë shtesë mbi rrogën. Ajo ishte një grabitje e pastër e punës intelektuale, të cilën, përveç mohimit të mbishpërblimit material, shteti e shoqëroi edhe me mohimin e pronës intelektuale, duke mos lejuar shënimin e emrave të përkthyesve dhe të redaktorëve në ballinat e librave të përkthyer.”

Por autori nuk bije në pozita qaramane, por sheh me objektivitet dhe anën tjetër të medaljes se, siç thotë një fjalë e urtë, çdo e keqe e ka dhe një të mirë. Mund të them me bindje të plotë, – pohon ai, – se puna në atë Redaksi ka qënë një “kudhër” e vërtetë, një “universitet i dytë”, siç e quan me shumë të drejtë përkthyesi i njohur Edmond Tupja. Pra, ajo djersë e derdhur atje për gati dy dhjetvjeçarë, nuk shkoi dëm për përgatitjen e gjithanshme shkencore të përkthyesve, të cilët, pas shpërbërjes së Shtëpisë Botuese, u larguan me disa gjuhë të përvetësuara dhe me një bagazh të admirueshëm kulturor e profesional, çka bëri të mundur që ata të gjenin veten pa vështirësi në kushtet e reja të ekonomisë së tregut.

Në libër është pasqyruar edhe puna e vëllimshme që është bërë jo vetëm në atë shtëpi botuese por dhe në Radion e Jashtëme e në ATSH.

Libri nuk është vetëm një pasqyrë e përkthimtarisë tek ne dhe as një paradë e sukseseve të saj por, në të njëjtën kohë, edhe një vështrim kritik për të meta e dobësi që vërehen në këtë fushë, veçanërisht të theksuara këto pas ndryshimit të sistemit. Me të drejtë autori vë në dukje se shumë shtëpi botuese, që mbas ’90-ës mbinë si kërpudhat pas shiut, tashmë janë të lira të përkthejnë e të botojnë ç’të duan, mjafton që të tërheqin vëmëndjen e lexuesve e të shesin libra, duke shkelur me këmbë parimet aq të domosdoshme për një përkthim dinjitoz, siç e vumë në dukje më lart. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj të vërtete të thjeshtë. Të më falë lexuesi që po rrëfej një përjetim timin: sa herë që shkoj në Shqipëri, mbushem me libra të autorëve të ndryshëm. Pa ekzagjerim mund të them se më ka ndodhur disa herë që librat e përkthyer nga ato gjuhë që nuk i zotëroj, të botuara në shqip, nuk i kam marrë vesh, jo më fraza e paragrafe por jo rrallë edhe pjesë të tëra të librit. Ndaj, me të drejtë në veprën që po diskutojmë, tërhiqet vëmëndja se përkthime të tilla jo vetëm që i bëjnë një shërbim të keq autorit të përkthyer por dhe vetë lexuesve me shijen e keqe që iu lënë. Gjuha shqipe, – shprehet në një intervistë autori i librit, – është shpirti dhe zemra e kombit shqiptar, “dritarja” përmes së cilës, nëpërmjet përkthimit, thesaret e kulturës botërore, në lëmin e letërsisës artistike, vijnë e bëhen pjesë e pandarë e thesarit të kulturës sonë kombëtare se, siç thotë një nga teoricienët e shquar të praktikës dhe të teorisë së përkthimit, J.I.Recker, “ Përkthyesi ka për detyrë të përcjellë me mjetet e një gjuhe tjetër, në mënyrë tërësore dhe të përpiktë, përmbajtjen e orgjinalit, duke respektuar veçoritë e tij stilistikore dhe shprehëse”.

Për të evidentuar bukurinë e Shqipes autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike, nga tre autorë të ndryshëm, të sjella në gjuhën tonë nga tre përkthyes të njohur. Këtu, thekson ai, kemi të bëjmë me një lidhje të goditur martesore të gjuhës së huaj me atë amtare.

Edhe pse voluminoz, libri me atë mozaik formash e polifoni zërash që përmban, paraqitet tepër i larmishëm dhe si i tillë lexohet me një frymë, nga fillimi në fund. Autori ka kombinuar bukur memoristikën e përsiatjet e veta me intervista të të tjerëve, me kuriozitete nga tërë bota që lidhen me këtë temë. Aty këtu, në funksion të ideve që hedh, ka futur citate e aforizma që të ngelen në mëndje për nga forca përgjithësuese e tyre. Ai ka shpalosur në të edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes por dhe si pedagog i përkthimit në Universitetin e Tiranës.

Pa e tepëruar, mund të themi se ai është si një enciklopedi që hedh vështrimin në tërë aspektet që lidhen me përkthimtarinë.

Ne e pamë këtë libër nga këndvështrimi i lexuesit por ai është në të njëjtën kohë dhe një manual i vyer për përkthyesit e rinj, nëse duan t’i përkushtohen kësaj veprimtarie sa të vlertë aq dhe të bukur e të vështirë njëkohësusht. Siç vë në dukje Mira Meksi, në parathënien e librit, ky libër i Prof.Dr. Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtazakonshme njohëse. Kam bindjen, përfundon ajo, që kjo vepër e përmasave encikopedike do të jetë një traktat plot vlerë për studentët e degëve të gjuhëve të huaja”.

- See more at: http://gazetadielli.com/pak-fjale-per-nje-liber-qe-meriton-shume/#sthash.SlaZDC2E.dpuf

Rreth librit: “Paria e rrethit të Ferrit”, e Grid Rrojit

Diagnoza të sakta, zgjidhje të vështira

Rreth librit: “Paria e rrethit të Ferrit”, e Grid Rrojit



nga Dr. Andon Dede, Nju York

Të gjithë e pranojnë tashmë se punët në Shqipëri jo vetëm nuk po shkojnë mirë por, në të kundërtën, keq e më keq. Vlerësimet janë nga më ekstremet. Po të dëgjosh deklaratat e kryeministrit Rama, të ministrave kokëulur të tij apo dhe të shpurës së analisto-gazetarëve që i shkojnë pas, krijon përshtypjen se çdo gjë po ecën fjollë dhe fare kot ankohet populli i gjorë që mezi ngrys ditët e muajt nga çmimet, pagat, pensionet, taksat, e plot pasoja të tjera të reformave të tij të “suksesëshme”. Nga ana tjetër, kemi jo vetëm opozitën por dhe mbarë një popull, me përjashtime të pakta, që ankohen se përditë e më shumë gjithë treguesit e mirëqënies sociale po njohin vetëm tatëpjetën. Një i huaj, që nuk e njeh direkt realitetin shqiptar, e ka të vështirë në mos të pamundur që të krijojë një ide të saktë se ç’po ndodh vërtet në Shqipëri. Me pak fjalë, nga gjithë sa parashtruam më lart, del se Shqipëria i ngjan një të sëmuri që po lëngon dhimbshëm pasojat e një politike anti-popullore e anti-kombëtare, të ndjekur nga  politikanët e këtij çerek-shekullit të fundit, duke zhgënjyer pamëshirshëm shpresat e një populli të tërë të shumëvuajtur që prisnin të kundërtën e asaj që ka ndodhur.
Me të drejtë lind natyrshëm pyetja:  A thua se ky qe fati ynë, që të zvarritemi përherë në fund të karvanit apo, duke e shtyrë pyeten dhe më tej: a ka më shpresa e mundësi që të dilet nga kjo gjendje e, më së fundi, të hyjmë edhe ne në rrugën e zhvillimit të natyrshëm të përparimit, për t’iu bashkuar familjes europiane apo dhe tërë shteteve normale, në përgjithësi?
Kthehemi edhe një herë tek metafora e mësipërme e “të sëmurit”. Për t’u shëruar ai, si hap i parë, do të qe përcaktimi i saktë i diagnozës, gjë që iu mungon politikanëve tanë apo dhe analisto-gazetarëve të radhitur krah tyre në dy llogore, sipas interesave, pro apo kundër pushtetarëve aktualë. Kjo është shumë e rëndësishme, edhe pse, në vështrim të parë, duket se të gjithë e njohin gjendjen nga që ankohen e janë të pakënaqur, paçka se disa e shprehin këtë pakënaqësi e disa jo, nga që çdo prononcim i tyre mund t’iu kushtonte shtrenjt. Siç shihet, pra, nuk mjafton të thuash që “jam sëmurë”, por edhe më e rëndësishme është të përcaktosh nga se vuan që, më pas, të gjesh “ilaçet” e përshtatëshme për t’u shëruar.
E bëra tërë këtë hyrje për tu fokusuar tek tema e këtij shkrimi: vlerat teorike e praktike që përmban libri: “Paria e Rrethit te Ferrit” e doktorantit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Nju Yorkut, Grid Rroji, një përmbledhje me analiza, vëzhgime e përjetime. Edhe pse, siç pohuam më lart, mund ta njohësh pak a shumë gjendjen në Shqipëri apo dhe të kesh lexuar e dëgjuar aq shumë për zhvillimet e atjeshme, libri në fjalë lexohet me interes dhe të jep informacion të pasur e të vlefshëm për të ashtuquajturin “tranzicion shqiptar” që nuk po i dihet fundi. Kjo për disa arsye, por unë, me këtë rast, do të evidentoja sidomos dy:
E para, se kemi të bëjmë me analizat e një politologu e sociologu të përgatitur,  gjë që ndjehet në të gjitha shkrimet, ndryshe nga ato që i ndesh përditë me bollëk në median shqiptare, të shkruar apo elektronike. Lexuesi, i tejngopur e i bezdisur me to, gjen në faqet e këtij libri trajtime e këndvështrime të reja, me një orgjinalitet të spikatur që hedhin dritë në thellësi e gjerësi të realitetit të hidhur shqiptar dhe të shkaktarëve të asaj gjendjeje. Së dyti, do të thosha se vlerat e këtij libri lidhen dhe me faktin se autori, duke qënë profesor në Universitetin e Nju Yorkut e me banim larg Shqipërisë, është krejtësisht i pavarur, objektiv dhe i pandikuar nga asnjë shtysë tjetër veç asaj që të thotë hapur e pa doreza të vërtetën, sado e rëndë deri edhe tronditëse qoftë ajo. Nuk e vë në dyshim se një status të tillë do ta dëshëronin shumë nga analistët e gazetarët tanë por që, jo për faj të tyre, nuk e arrijnë dot.
Situata politike në Shqipëri, thekson autori që në fillim të librit, është në një pikë vlimi. Paria e Tiranës që ka drejtuar vendin që prej 25 viteve, ka dështuar së ndërtuari një sistem të qëndrueshëm politik dhe shoqëror. Kacafytja politike është e përherëshme dhe përplasja sistematike e radhës duket gati e përditëshme. Me pak fjalë, konkludon ai, e ardhmja e shqiptarëve është në një udhëkryq vendimtar. Na duket shumë i saktë konstatimi i autorit se gjendja ka arritur në atë pikë saqë shpërthimet shoqërore mund të vijnë pa pritur dhe nga nuk e pret. Për tu bindur për këtë mjafton të lexosh kronikat e shtypit të përditshëm apo lajmet televizive, të mbushura me krime nga më të ndyshmet, duke filluar nga vrasjet mafioze e deri tek përleshjet e demostruesve me policinë, siç nuk ka ndodhur për vite me radhë.
Ne sot kemi një sistem politik i cili na përçan artificialisht, një pari politike të korruptuar e të kriminalizuar, një ekonomi me bazë kriminale dhe në rrënim ciklik dhe një shoqëri të drobitur e cila po humb vlerat njerëzore dhe i  shëmbëllen më shumë se kurrë një xhungle egërsirash. Njerëzit kanë frikë të shprehin të vërtetën. Frikës së dikurshme nga Sigurimi famëkeq ia ka zënë vendin frika nga humbja e vendit të punës dhe e rrënimit ekonomik nga të fortët e lagjes apo qytetit. Sindroma e frikës ka ndryshuar por nuk është zhdukur. Por, një shoqëri që funksionon në bazë të frikës është një shoqëri e sëmurë, e ndarë në grupe të vogla me bazë familjare dhe klanore. Në popull paria mbjell tmerr, frikë nga kundërshtari dhe hasmëri për vdekje. Ajo nuk nguron të merret me familjen, të ekspozojë aferat e pista të secilës palë por ama deri aty sa të mos derdhet çorba dhe të krijojë përshtypjen se lufta mes tyre është për jetë a vdekje. Paria mbjell përçarjen se e ka më lehtë për ta sunduar turmën.
Por, autori i librit nuk ndalet këtu por e ngul bisturinë edhe më thellë duke analizuar arsyet e kësaj gjendjeje të vajtueshme që ka çuar në humbjen e shpresës së qytetarëve shqiptarë; drejton gishtin tek aktorët e tanishëm të lojës politike, tek synimet e tyre e vlerat që mbartin.
Kriza politike, morale e shoqërore e këtyre viteve e ka zanafillën tek sistemi politik oligarqik, ekonomia plutokratike dhe bjerrja morale që ka instaluar e inkurajuar paria. Krimi është bërë tashmë pjesë e gjithpranuar e “suksesit” dhe mjetet kriminale të pasurimit nuk dënohen më si të pamoralshme nga shoqëria.
Aty nuk ka parti politike por dy grupe kundërshtare që kanë mbledhur rreth vetes një aradhë  klanesh e grupesh të vogla të vetëquajtura parti, edhe pse këto nuk kanë kurrfarë vije ideologjike. Politika e kësaj parie vepron në një boshllëk ideologjik, moral e shoqëror ku mbizotëron pragmatizmi ekstrem, e gatshme për çdo pazar e allishverish, vetëm për të marrë apo mbajtur pushtetin.
Shqipëria, thekson autori, është sot një vend i sunduar nga një pari e zvetënuar, kriminale dhe hajnore, e cila për hir të përfitimeve dhe aferave të veta të ndyra nuk nguron ta çojë vendin në humnerë morale e materiale, në një Somali të dytë. Ajo ka shpërdoruar miliarda dollarë nga burimet kombëtare për tu pasuruar vetë me djersën apo dhe gjakun e shqiptarëve. Vetëm më 2012, shkruhet në libër, kanë dalë jashtë vendit 1.3 miliard euro; të tjerë kanë investuar në apartamente luksoze në çdo cep të botës. Ajo kontrollon të gjitha hallkat e pushtetit ekonomik, politik dhe mediatik, duke krijuar kështu një bazë shumë të fortë pushteti.
Këtë gjendje katastrofike, nënvizon autori, e njohin të gjithë, përfshi edhe ndërkombëtarët. Të huajt, thotë ai, e dinë, se politika shqiptare sundohet nga banda mafioze dhe se këto banda jo vetëm që nuk ruhen më nga sytë e publikut, por zënë dhe vende në parlament për tu siguruar se nuk preken. Ata, ndërkombëtarët, shton ai, e njohin edhe papërgjegjshmërinë e parisë së Tiranës. Dosjet e zullumeve të tyre nëpër kanceleritë perëndimore janë shumë më të ngjeshura se sa ato që paraqiti Uikiliksi.
Por, ç’ka parasysh autori me parinë e Tiranës? Sipas konceptit të tij ajo është një grup njerëzish me përvojë në sistemin e kaluar, të plotësuar me disa intelektualë, të përdorur atëhere e më vonë, për ta shndëruar sistemin monist në një kapitalizëm pa norma e kode. Si të tillë, interesi i  palëve të kësaj parie, sipas autorit, nuk është zhvillimi i Shqipërisë, në një rrugë normale, sipas  mundësive të saj, por sundimi dhe pasurimi i shpejtë i tyre dhe i klaneve kriminale që i mbështesin.
Duke folur për të ardhmen, autori vë në dukje se dy janë rrugët e mundëshme: vazhdim i mëtejshëm i asaj gjendjeje që kanë përjetuar e po përjetojnë shqiptarët deri tani, pra konsolidimi i mëtejshëm i politikave kriminale e mafioze nga paria e Tiranës dhe trajtimi i shqiptarëve si turma pa tru ose ndryshimi dhe kthesa drejt një shoqërie normale, demokratike, me një shtet të konsoliduar, në mbështetje të interesave kombëtare, i cili do të garantonte dinjitetin dhe prosperitetin e shqiptarëve kudo që jetojnë.
 Si kudo në botë, dhe në Shqipëri legjitimiteti i një qeverie që do të mendonte e punonte për hallet e popullit, do të vinte nga zgjedhjet e lira, institucionet e pavarura dhe barazia para ligjit. Mirëpo, siç përshkruhet gjerësisht në faqet e këtij libri, sistemi politik shqiptar është një  oligarqi e mirëfilltë e kontrolluar nga palët dhe zgjedhjet shërbejnë vetëm si levë legjitimuese për parinë. Në to nuk ka zgjedhje mes kandidatëve por mes antarësh të karteleve kriminale, të qëndrës apo të periferisë, interesi i të cilëve nuk është ai kombëtar. Sistemi zgjedhor është ndërtuar me aq kujdes nga paria e Tiranës që t’i shërbejë sa më së miri intresave të saj antikombëtare. Zgjedhjet kontrollohen nga partitë e mëdha ku sundojnë kryetarët dhe çdo forcë e re ka shumë pak shanse. Zgjidhja e vetme për shqiptarët është një fillim i ri me mendësi të re dhe njerëz të rinj, të papërlyer me parinë dhe të shkëputur nga gjirizi ku hanë e pijnë klanet e saj.
Nisur nga dëshira e mirë, për ta parë atdheun e vet ndryshe, shumë nga kapitujt e librit autori i mbyll me fraza optimiste: se duhet një fillim i ri e se kur të ndërgjegjësohen shqiptarët do e heqin qafe parinë oligarqike dhe do të vendosnin shtetin ligjor dhe demokracinë e vërtetë.
Për t’ia arritur këtij qëllimi mund e duhet të ndihmonin shumë intelektualët dhe media. Por autori ka rezervat e veta edhe për këto formacione në Shqipëri.
Elita intelektuale që duhet të frymëzonte e të udhëhiqte shpirtin e kombit, shkruan ai, ëshët shndërruar në një vegël shumëpërdorimshe për  klanet e parisë. Ekranet e televizioneve janë të mbushuara me apollogjetë të rëndomtë, analistë dikur me potencial por tashmë të tredhur nga pesha e mëkateve që ua dinë tutorët e parisë dhe me kamikaze të përdorshëm. Intelektualët e tranzicionit, përgjithësisht të dalë nga regjimi i mëparshëm, ishin të uritur e të thyer nga diktatura që kishin përjetuar e për pasojë e shitën veten tek prurësi më i parë. Ata iu nënshtruan njerit prej tundimeve më primordiale, babëzisë materiale. Kësisoj, thekson autori, në vend që të tregonin udhën e duhur drejt krijimit të një shoqërie të shëndoshë, ata ose u kooptuan ose u bënë vegla në duart e parisë për arsye thjesht përfitimi material. Por një intelektual që shkruan për të siguruar mbijetesën, vlerëson autori, e ka humbur arsyen e vërtetë të qënies së vet.
Përsa i përket medias shqiptare, ajo, sipas autorit të librit, ka kohë që është dorëzuar për tu bërë pjesë e parisë së Tiranës. E ndarë në klane përkatëse, me përjashtime të vogla, ajo jo vetëm që nuk informon por as merr mundimin të dalë nga strofulla e ngrohtë e Tiranës e të njohë realitetin anë e kënd vendit. E kontrolluar prej klaneve përkatëse, qëllimi i saj është të krijojë një realitet tjetër që nuk ekziston përtej mureve të kështjellës së kryeqytetit. Ai, me të drejtë, analistët e gazetarët i quan “gjinkalla” që nuk pushojnë së “kënduari”, sipas melodisë së parisë.
Nisur edhe nga përvoja e vendeve të tjera që kanë qënë në kriza si tona apo edhe më të rënda, autori e sheh rrugëzgjidhjen në kombëtarizmin apo ndërtimin e shtetit komb, si të vetmen rrugë për të dalë nga kjo situatë dhe për të hyrë në binarët e normalitetit.
Pra, mënyrat për ta zgjidhur çështjen janë të ditura botërisht por ajo që mungon është vullneti politik i atyre që janë në fuqi për të ndërtuar një shtet legjitim, pohon me të drejtë autori. Zgjidhja e vetme për shqiptarët është një fillim i ri me mendësi të re dhe njerëz të rinj.
 Por ku do të gjenden këta njerëz të rinj, kemi të drejtë të pyesim ne si lexues? Jo se nuk ka. Është e vërtetë se dhe tek ne tashmë ka shumë të rinj e të reja që kanë studjuar në Perëndim apo SHBA dhe mund të përbënin këtë kontigjent të shumëkërkuar. Por, ç’ka treguar përvoja e deritanishme, përfshi, ndofta dhe atë të vetë autorit?  Shumë syresh, që kanë tentuar të ndihmojnë në këtë drejtim, nuk kanë gjetur klimën e përshtatëshme apo, edhe më keq, nuk janë përfillur fare, madje janë shmangur me marifet duke i detyruar të kthehen mbrapsh, të zhgënjyer dhimbshëm. Parija e Tiranës ka krijuar tashmë atë aparat shtetëroro-policor që nuk e lëshon kollaj pushtetin që ka kapur dhe bën ç’është e mundur për të mbyllur çdo derë nga mund të dilet për të kërkuar një realitet tjetër apo shtetin-komb demokratik, që përmend autori.
Duke përfunduar, po e përsëris edhe njëherë atë që vura dhe në titull të shkrimit: diagnozat e dhëna në libër janë të sakta, por zgjidhjet na duken të vështira, për të mos thënë të pamundura, të paktën tani për tani. Pavarësisht nga kjo, libri është një kontribut shumë i çmuar në qartësimin e shumë pikpyetjeve që mund të lindin për gjendjen e shqiptarëve e të Shqipërsië në këtë fillim shekulli.
Libri është një botim luksoz por, do t’i sugjeroja autorit që të ndërmerrte një botim më të thjeshtë, më pak të kushtueshëm që të blihej e të lexohej nga një masë sa më e madhe njerëzish, praktikë kjo që ndeshet kudo, edhe këtu në SHBA.







DY CIKLE ME GRIMCA POETIKE


Nga Arqile V Gjata


MENDIME TË QËMTUARA
NGA SHËTITJA E MËNGJESIT

1-
Qytetit duan t’ia fshehin Diellin...!
Errësirës po i ngrejnë shtëpi qerpiçi
për eshtrat e nxira.

2-
Ajo Çika...
që u vra nga dora e pushkës
nuk bëzani!
Loti i saj gjithë veriun e përmbyti.

3-
Sa keq...!
Pyjeve po ua presin gjuhën,
gjethet nuk do lindin përsëri fëmijë!

4-
Një glob me këmbë njeriu
po mban fjalim...
-Ejani të diturohemi përtej ajrit,
atje ku iriqi duart t’i shponë!

5-
Qenit i vara një lule,
zinxhirin nga qafa nuk ia hoqa!
Urinë vetes po ia shuaj me vota të sinqerta.
6-
Tani me tollombace u mësuam,
sa shumë...
Në çdo festë me pështymë i mbushim!

7-
Me çadrën në miqësi jam, nuk ndahem dot!
Sa herë e takoj, të njëjtin mendim
në vesh më pëshpërit...
-Jam skllav i fytyrës që më kanë dhënë!

Athinë 13 Nëntor 2012

MENDIME TË QËMTUARA NË SHËTITJEN E MËNGJESIT!TË
Cikli i dytë

1
-Ah...këto këpucët e shkreta,
më vrasin çdo ditë,
ku të gjej një qeveri
që të mund të blej një palë këpucë,
të rehatohem!?
2
-Heshtja nuk është e dukëshme
prej saj mora fjalën
t’ja u dhuroja fëmijëve.
3
-...mbi brymë mjegulla zbukurohet,
rrezja e dielli
mbledh lotët e tyre!
4
-Vetja ime ka shumë zhurmë...
kur shëtis nëpër jetë
ajo zhurmë më bëhet poezi.
5
-Morri në kokën time
është miku
që mbaj gjithë jetën mbi kuriz.
6
-Nuk ka më këndeza
agimin e lajmërojnë...
të rinjtë e përgjumur
që kthehen nga diskoteka.
7
-Në ato vegla muzikore të akullta
dhe pas vdekjes
këndohet madhështia e botës.

Janar 2014

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...