Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/26

Shqiptarët dhe një histori dashurie në shënimet e historianit Hopf

AH1945_3jews_gr
AH1945_3jews_gr


Hopf ishte një emër i dëgjuar ndër historianët europianë, por dhe shqiptarë në gjysmën e dytë të shekullit XX. Konsulli francez në Shkodër në vitet 1893-1899, Aleksandre Degrand, jo vetëm i referohet në librin e tij Kujtime nga Shqipëria e Epërme, por edhe huazon nga botimi i tij pemët gjenealogjike të disa prej familjeve të mëdha shqiptare, veçanërisht atyre që kishin hedhur rrënjë në Peloponez e Atikë në fillimet e viteve 1300. Jeta e Hopf kaloi nëpër bibliotekat e vjetra të Europës, të Italisë e Vatikanit (veçanërisht në Venedik e Napoli), të Gjermanisë, Austrisë, etj., ku kopjoi tekste të rralla dhe me një këmbëngulje të jashtëzakonshme dhe profesionalizëm të rrallë.
NGA LUAN RAMA
Kur shkruaja librin “Kalorësit e stuhisë” m’u desh të kërkoja botimin e vjetër të historianit gjerman Carl Hopf që gjendej në fare pak biblioteka të Francës. E kisha ndeshur të cituar më parë dhe veçanërisht me zbulimin e tij të jashtëzakonshëm të Memoria e Gjon Muzakës, e cila fillimthi u përkthye nga origjinali në italisht prej Dhori Qiriazit dhe më pas nga Pëllumb Xhufi, historiani i kësaj epoke. E megjithatë kureshtja më kishte shtyrë ta kisha në duar librin e tij të cituar ngado, “Chroniques greco-romaines”, të botuar në Berlin më 1873 nga libraria “Weidmann”. Sidoqoftë, Hopf ishte një emër i dëgjuar ndër historianët europianë, por dhe shqiptarë në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Konsulli francez në Shkodër në vitet 1893-1899, Aleksandre Degrand, jo vetëm i referohet në librin e tij Kujtime nga Shqipëria e Epërme, por edhe huazon nga botimi i tij pemët gjenealogjike të disa prej familjeve të mëdha shqiptare, veçanërisht atyre që kishin hedhur rrënjë në Peloponez e Atikë në fillimet e viteve 1300. Jeta e Hopf kaloi nëpër bibliotekat e vjetra të Europës, të Italisë e Vatikanit (veçanërisht në Venedik e Napoli), të Gjermanisë, Austrisë, etj., ku kopjoi tekste të rralla dhe me një këmbëngulje të jashtëzakonshme dhe profesionalizëm të rrallë. Pikërisht nga ai libër ishte marrë dhe Kronika e Gjon Muzakës, të cilën ai e kishte botuar ashtu siç e kishte gjetur, në italisht. Pra gjatë katër vjet kërkimesh, ai mblodhi kronika të ndryshme mesjetare, të cilat së bashku do t’i botonte duke i quajtur Kronika mesjetare “Chroniques greco-romaines”, ku një nga kapitujt më të rëndësishëm është udhëtimi i kryqtarëve dhe përmbysja e bizantinëve në Kostandinopojë më 1204.
Dihet që disa kronika e tekste të rralla ruhen në bibliotekat e Europës dhe në veçanti të Francës, Anglisë, Italisë (veçanërisht në Napoli, Vatikan dhe Venecia), të cilat kanë hedhur dritë mbi këtë epokë dhe në disa prej tyre tregohet jo vetëm kalimi i kryqtarëve nga brigjet shqiptare përmes “Via Egnatia” por edhe për betejat e normandëve e bizantinëve në trojet shqiptare, në kohën e Robert Guiscard dhe birit të tij Bohemond dhe kundërshtarit të tyre Aleksis I, në Durrës, Petrela, gryka e Shkumbinit, Ballsh e gjetkë.
Hopf u interesua veçanërisht për studimin e kronikës së Robert Clary, një nga kronikat më të famshme burimore të kësaj epoke, të cilën e gjeti në bibliotekën mbretërore të Kopenhagës më 1855. Krahas disa studimeve të tjera, më 1863 ai e kishte botuar atë në Vestfali, në shtëpinë botuese “Hamm”. Botimi përfshinte ngjarje nga viti 395 deri më 1821, ku mes tyre janë dhe kronikat e kryqtarëve. Hopf kishte gjetur në bibliotekën e San Marco-s në Venecia dhe kronikën “Devastatio Constantinapolitano” që hedh dritë për ngjarje të mëdha të botës kristiane në fillimin e shekullit XIII. Por sidoqoftë për botën shqiptare, studimet e Hopf kanë një rëndësi të veçantë. Disa historianë i janë referuar studimeve të tij, ndër të cilët dhe konsulli francez Alexandre Degrand në “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”. Dy janë ndoshta prurjet më interesante të Hopf në historinë shqiptare: gjetja dhe botimi i Memorieve të Gjon Muzakës dhe së dyti gjetja dhe botimi i gjenealogjive të disa familjeve të vjetra shqiptare të vendosura në Greqi qysh në fillimet viteve 1300.
Karl Topiaj, pinjolli shqiptar me gjak francez
Një nga tregimet më interesante, aq sa duket dhe si legjendë, dhe që lidh anzhuinët me shqiptarët është dhe ajo e Tanush Topias, “Comte de Durrës” dhe lidhjes së tij me Helenën franceze, bijë e familjes mbretërore d’Anjou. Këtë histori na e përmend dhe albonologu i njohur, bizantologu Alain Ducellier, i cili duket se e beson si të vërtetë dhe që ashtu duhet të jetë besoj, meqë emblema e Topiajve e vërteton këtë.
Tanushi e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, kur ajo kishte ardhur me një anije, vetëm sa për të kaluar një mbrëmje, gjersa furtuna në det të pushonte dhe për t’u nisur pastaj brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj frëng, princ i ishujve të Moresë. Thuhet se ajo ishte bionde dhe një bukuroshe e ashpër nga krahina e Anjou-së. I ndezur nga dashuria për të, që atë mbrëmje, ai e rrëmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pëlqeu menjëherë princin e pashëm arbëror dhe nuk pranoi të vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë. Një vendim i habitshëm, por i vërtetë.
Pra kjo histori reale përshkruhet dhe në Kujtesën apo Memorien e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510, në vitin e vdekjes së këtij princi mjaft të njohur dhe bashkëkohës i Skënderbeut. Në këtë “memorie” të gjetur nga Hopf dhe të botuar në librin e tij Kronika greko-romane (Chroniques Gréco-Romanes) në vitin 1873, përshkruhet gjenealogjia e familjes së vjetër të Muzakajve, si dhe lidhjet familjare përmes krushqive të disa prej princave më të njohur të kësaj epoke disa shekullore, të cilët luftuan së bashku kundër dyndjeve osmane, apo ndaj dyndjeve sllave që vinin nga veriu.
Në këtë Memorie, shkruhet se: “Mbreti Robert, që ishte mbret i Napolit, i dërgoi vajzën e tij bastarde, Helenën, princit të Moreas, që ai të martohej me të, mirëpo në det u bë një furtunë e madhe, çka e shtyu anijen drejt Durrësit, ku ata qëndruan disa ditë e në këtë mënyrë, Andrea (apo Tanushi në disa të dhëna të tjera historike) ra në dashuri me zonjën që përmendëm dhe ajo u bashkua me të. Të dy ishin dakord që të jetonin së bashku. Kështu ata lindën dy djem: i pari u quajt zoti Karl dhe i dyti, zoti Gjergj…” I dërguari i mbretit të dinastisë anzhuine në Durrës, guvernatori francez, më kot e kërcënoi se mbreti në Napoli do t’i dërgonte ushtrinë dhe do t’ia digjte të gjitha pronat. Por çifti tashmë jetonte ditët e një lumturie të madhe. Tanush Topia shpalli dasmën dhe thirri gjithë princat shqiptarë.
Një vit më vonë u lindi një djalë që Helena e quajti Karl (Charles), në kujtim të stërgjyshit të saj. Mbreti nuk guxoi të sulmonte Durrësin me flotën e tij. Ai e dinte që princi shqiptar do të gjente mbështetjen e princave të tjerë dhe betejën do ta humbte e bashkë me të mbase dhe mbretërinë. Shumë vite do të kalonin dhe më së fundi, mbreti anzhuin do t’u çonte mesazhe miqësie dhe i ftoi ata të shkonin në pallatin e tij, në Napoli. Një ditë, Tanush Topia dhe Helena e bukur do t’i hipnin anijes dhe do të niseshin nëpër Adriatik drejt Napolit. Mbret Roberti u kishte çuar fjalë se i kishte falur dhe se në Napoli po përgatiteshin festimet e pritjes së princit shqiptar.
Helena përpiqej të imagjinonte sesi do të ishte ky takim me të atin. Ajo e njihte mirë zemëratën e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashmë me siguri ai do kishte mall jo vetëm të shihte atë, por dhe Karlin e vogël, që mbante si kujtim emrin e të madhit Charles. Por Karli i vogël, ky pinjoll i lindur nga historia e një rrëmbimi, apo i një dashurie të nëmur, me gjak shqiptar e gjak francez, nuk do t’i ndiqte prindërit e tij. Disa thonë se ai kishte mbetur në kështjellë.
Në Memorie-n e tij, Gjon Muzaka shkruan gjithashtu se “Duhet ta dini se në atë kohë, mbreti Robert e grishi të bijën dhe dhëndrin në shtëpinë e tij në Napoli dhe i vrau të dy për veprën që kishin bërë, dhe djemtë që thamë, u arratisën dhe erdhën në vendin e tyre. Pastaj, ky djali i quajtur Karl Topia u martua me zonjën Vojsava, bija e Balshës, e cila bëri një djalë me emrin Gjergj dhe ishte ky ai që ua la Durrësin peng venedikasve dhe vetë vdiq pa trashëgim… ” Siç mund të konstatojmë, një histori tjetër thotë se ata i lanë fëmijët e tyre në Durrës dhe nuk i morën me vete në Napoli. Një ngjarje padyshim e jashtëzakonshme që i jep ngasje imagjinatës, si në këngët tragjike të Antikitetit…
Në Napoli, Topia dhe gruaja e tij Helenë, u pritën me nderime të mëdha dhe ceremonia vazhdoi gjer natën vonë. Ata nuk e dinin se po kalonin natën e fundit të jetës së tyre. Mbreti urdhëroi t’i vrisnin që të dy dhe në mëngjes, kufomat e tyre u zhdukën. Rrëmbimi i Helenës, si në teatrot klasike greke, përfundoi me një tragjedi të tmerrshme. Me kot Karli i vogël, javë me radhë priste prindërit e tij, duke përgjuar detin dhe horizontin. Principata mbajti zi për princin dhe princeshën e vrarë. Një armiqësi u krijua për mbretin e Anjou-së. Por sa më shumë rritej princi i vogël, aq më shumë ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze. Kur u bë zot i Durrësit dhe i krahinës përreth, në stemën e tij ai vazhdoi të mbante zambakët heraldikë, duke shtuar dhe luanin e stemës së hershme të anzhuinëve. Karl Topia përmendet për herë të parë rreth viteve 1350, në një kohë kur anzhuinët e zotëronin ende Durrësin.
Për shumë kohë, Shqipëria vazhdonte të quhej “Regnum Albaniae” me kryeqëndër Durrësin. Vetëm më 1359, Karl Topia kishte mundur të krijonte një principatë më vete e të pavarur, me toka që shtriheshin nga Kruja e gjer në Mat. Por ai shikonte gjithnjë nga Adriatiku, që një ditë qyteti-port i Durrësit të bëhej kryeqendra e tij. Dhe ai e sulmoi Durrësin në vitin 1362, ashtu siç bëri dhe Balshaj nga ana e tij, por pa sukses. Dy vjet më vonë ai luftoi kundër Balshës dhe e kapi rob kunatin e tij, Gjergj Balshaj. Kronikat shkruajnë se ai filloi të përgatiste një flotë të tijën për të luftuar kundër venecianëve, të cilët Durrësit i jepnin shumë rëndësi në kontrollin e Adriatikut. Dhe kjo betejë u bë, por asnjë nga forcat nuk doli i humbur.
Kështu Topia arriti më së fundi ta pushtojë Durrësin, duke krijuar një principatë më vete, ku Durrësit iu bashkuan dhe Kruja e Petrela. Topia krijoi aleanca afatgjata me Raguzën dhe Hungarinë dhe më së fundi, në vitin 1366, Senati i Venedikut pranoi ta quajë në shkresat e tij si “Dominus Albaniae in partibus versus marittimam Durachio”, pra “Zot i Arbërisë në viset bregdetare të Durrësit”.
Më 1374, duke parë forcën e princit Karl Topia, Papa Gregoire XI i dha atij titullin “Grande Comte d’Albaniae” (Kont i madh i Shqipërisë). Madje ai ishte quajtur “Princeps Albaniae” dhe “Primus de domo Franciae”. Nga Vatikani, Papa i dërgoi dy letra, ku ai çmon lart devotshmërinë e tij ndaj katolicizmit, duke e quajtur “Dux Dalmatie”.
Në një nga letrat, ai i lutet që ta detyrojë peshkopin e Sardës që t’i pagojë taksën që i detyrohet Selisë së Shenjtë. Sipas Memorie-s së Gjon Muzakës, “djali i dytë, zoti Gjergj, vëllau i të përmendurit Karl Topia, u martua dhe bëri fëmijë, nga të cilët rrjedhin ata që quhen Topia. Karl Topia sundonte në dy Skuriet (Scurie), në Fisine (Flisina), Blevisht (Blevisti), në Tiranën e vogël (Taransa minore), Krrabën (Carrabi) dhe Farkën (Fuorcha)”.
Kronikat mesjetare na flasin dhe për një ekspeditë të burrit të mbesës së Jean Gravina-s, e quajtur Jeanne de Duras (Zhana e Durrësit), i cili kishte tentuar të pushtonte Durrësin, ndërkohë që atë e zotëronte Topia. Por burri i saj, Louis d’Evreux në krye të njëmijë luftëtarëve të Navarës spanjolle, u vra në portat e qytetit, më 14 gusht 1376. (Një tjetër kronist i kohës ka shkruar se Louis d’Evreux ishte vëllai i mbretit Karli II i Navarrës, apo Karlit të “Keq”. Ishte ai që ngarkoi një kapiten mercenarësh, Ingeram de Coincy, të formonte një ushtri prej njëmijë ushtarësh gaskonë, shigjetarësh e heshtarësh, për çka u desh tre vjet. Kështu ata u hipën anijeve në Tortosa dhe në fund të vitit 1375, iu drejtuan Durrësit. Durrësi u pushtua për pak kohë, por Louis d’Evreux mbeti i vrarë. Karl Topia e çliroi përsëri qytetin. Megjithatë, 140 vjet më vonë, do të ishin mercenarë shqiptarë që do të mbronin navarasit kundër sulmeve të Kastijës.)
Në kujtim të familjes dhe prejardhjes së tij, Karl Topia ndërtoi kishën e Shën Vladimirit në Elbasan, ku deri vonë u ruajtën emblema, një «bas-relief» si dhe një dorëshkrim i mësimeve të tij shkruar në latinisht, greqisht dhe në gjuhën sllave, sipas porosisë së vetë fisnikut shqiptaro-francez “… Kur mbretëronte në Arbëri princi dhe Zoti i shkëlqyer Charles I i shtëpisë së Francës…”. Pikërisht në këtë kishë dhe do të varrosej princi shqiptar. I pari ishte studiuesi George von Hahn, i cili e identifikoi këtë emblemë, duke e përshkruar atë si një emblemë me “një luan të kurorëzuar me lule zambaku të Francës”. Në fakt, në emblemën e punuar si skulpturë nga shqiptari i atëhershëm Dhimitër Spades (Shpata), specialistët e heraldikës kanë pikasur se ajo përbëhet nga dy pjesë, ku në të djathtë është emblema e Karlit, e trashëguar nga paraardhësit e tij dhe nga e majta është emblema e Anjou-së, e ndarë nga një linjë diagonale.
Historia e Topiave dhe e Durrësit është e lidhur veçanërisht dhe me fundin e shekullit XIV, kur venedikasit donin të vendosnin pushtetin e tyre në Durrës, për t’i dhënë fund influencës së anzhuinëve dhe lidhjes me Francën. Gjergj Topia ishte atë kohë sundimtari i Durrësit. Më 1391, ai ishte i sëmurë rëndë dhe veç Venedikut, edhe princa të tjerë e lakmonin fronin e tij. “Venediku dërgoi flotën e tij para Durrësit, – shkruan historiani Schmitt, – me udhëzim të ngjashëm si dy vjet më parë: në rast se Topia vdiste ose arratisej, qyteti duhej marrë “in bona gratia” me pëlqimin e qytetarëve.
Teksa në shtratin ku dergjej Gjergj Topia, shtyheshin kushërinjtë e tij të shumtë, vasali osman Gjergji II Strazimiroviq Balsha, papritur sulmoi Durrësin. Kjo shpjegohej nga armiqësia e vjetër mes dy familjeve, Balshaj e Topiaj. Në të vërtetë ajo ishte jehonë e shtrëngatave të mëdha në Itali dhe në Perëndim: në Napoli, mbreti Ladislas e kishte punën keq ndaj frëngut Louis II d’Anjou, kushëriri i mbretit frëng Charles VI. Topiajt, krenarë për gjakun anzhu, kishin marrë krahun e Louis dhe të Papës Clement VII që e mbështeste atë, duke tërhequr kështu në skizmën e madhe armiqësinë e papës Bonifac IX, kundërshtar i Clement-it.” Po këtë vit, Durrësin e sulmoi dhe Gjergj Strazimir Balshaj, ban-i i Zetës, i nxitur dhe nga mbështetja që i dha Papa Boniface IX. Në historinë shqiptare është e njohur konkurrenca dhe luftërat midis këtyre dy familjeve të mëdha.
Historiani i njohur i Ballkanit, N. Iorga, në studimin e tij, “Historia e shteteve të Ballkanit”, na kujton faktin sesi “për të mbrojtur trojet e veta kundër sulmeve të Balshajve, Topiajt thirrën për ndihmë osmanët”, çka u dënua nga të gjithë princat e tjerë shqiptarë, që me shumë përpjekje po përballonin furinë e dyndjeve osmane, siç u zhvilluan ato në brigjet e Vjosës në vitin 1385, apo në Fushë-Kosovë, ku serbë, shqiptarë, hungarezë apo rumunë, kjo aleancë kristiane ballkanike, i doli përballë furisë osmane. “Por shqiptarët, – shkruan Iorga, – i ruajtën zonat bregdetare si dhe Shkodrën, Krujën, Pargën (që ishte nën Zebenishtin), Danjën e Zakariajve, Ohrin ku ishin Gropajt, Lepanton që i përkiste Pal Shpatës dhe Malin e Zi, ku ishin Cernoviçët, që ishin shqiptarë të sllavizuar dhe që pa ndonjë arsye e ndienin veten sllavë.” “Sundimi i Topiajve përpara trusnisë dyfishe të osmanëve dhe Balshajve, – shkruan Schmit, – ndodhej në prag të shpërbërjes. Dhe Venediku ishte i shqetësuar për këtë se do të dëmtohej tregtia e saj. Senati nuk donte ta rrëzonte princin nga pushteti, por edhe nuk mund të besonte në rezistencën ndaj osmanëve. Senati donte shtimin e protektoratit dhe fortifikimin.
Nëse Topia nuk do të tregohej i hapur, por “kryeneç e i vështirë”, ai duhej joshur me 500 dukate dhe vetëm në rast kundërshtimi të plotë, venedikasit do të përdornin dhunën. Në vitin 1392, dy duzina mushqetarësh venedikas zbarkuan në Durrës. Konsulli Pietropizzoli i mbante të gjitha fijet në duar dhe vepronte në ato ditë vendimtare si përfaqësues i interesave venedikase. Gjergj Topia, me një këmbë në varr, pranoi t’ia lërë qytetin në protektorat Venedikut. Për këtë, më 18 gusht, në Venedik, përfaqësuesi i tij Johan i Vregos, ipeshkv dhe pro-venedikas, e firmosi.” Siç dihet, vitet 1370-1380 janë të mbushura gjithë beteja e ngjarje dramatike midis princave shqiptarë, serbë dhe osmanë.
Madje dhe shqiptarët luftonin kundër njëri-tjetrit: Gjergj Balsha II pushtonte Vlorën dhe Kaninën. Pastaj bashkë me vjehrrin e tij Pal Gropa dhe kunatin, Andrea Muzaka, luftojnë kundër Marko Krajleviçit, duke i rimarrë atij Kosturin, Ohrin, Prizrenin dhe Pejën. Atëherë, Marko thirri për ndihmë osmanët dhe më 1375 sulmoi shqiptarët, por pa ia arritur qëllimit. Më 1385, ishin osmanët e Hajredin Pashës, me rreth 40 mijë forca që mundën në Myzeqe Balshën e dytë, i cili u vra në këtë betejë. Por Gjin Bua Shpata do të rezistonte ende në viset shqiptare më në jug. Në librin “Historia e Shqipërisë” lidhur me këtë moment historik, shkruhet gjithashtu se “Kur Turqit po shtyheshin drejt Regnum Albaniae, ai i kërkoi ndihmë venecianëve, duke dërguar në Venedik peshkopin e Scampa-s. Më 1388, Grande Comte d’Albaniae, Karl Topia u sëmur rëndë dhe vdiq.
Marrëveshja më Venedikun u bë në kështjellën e Durrësit, në gusht të vitit 1392 dhe u arrit pas shumë bisedimesh midis Gjergj Topisë dhe komandantit të flotës së Adriatikut, Saracen Dandulo. E veçanta e kësaj marrëveshje qëndron në faktin se Gjergj Topia pranonte që Durrësi të kalonte në dorë të Republikës së Venedikut, por pas vdekjes së tij. Mbrojtja e qytetit kalonte në duart e Venedikut dhe për këtë arsye të dyja palët pranonin që në kështjellën e Durrësit të ngrihej flamuri i Republikës së Vendikut, me qëllim që turqit osmanë të ndërprisnin sulmet për pushtimin e qytetit.
Gjergj Topia do të vazhdonte të merrte si më parë të gjitha të ardhurat e qytetit dhe do të vazhdonte të ushtronte kontroll mbi zyrtarët dhe ushtarakët e tij. Të dyja palët merrnin përsipër të respektonin statutet dhe rregullat e qytetit. Marrëveshja u ratifikua nga Republika e Venedikut më 18 gusht të vitit 1392. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Gjergj Topia nuk jetoi gjatë. Burimet bëjnë të ditur se në tetor të vitit 1392, ai nuk jetonte më. Pas vdekjes së tij, më 14 nëntor 1392, Republika e Venedikut nisi në Shqipëri dy zyrtarë të lartë (proveditorë), Michele Contareno dhe Pjetër Kurino, për të marrë të gjitha masat e duhura për marrjen në dorëzim të qytetit të Durrësit, dhe qeverisjen e ardhshme të tij. Zyrtarëve në fjalë iu dha detyra të merrnin edhe kështjellën e Krujës…”
Pas vdekjes së Gjergj Topias në vitin 1392, i cili ua dorëzoi venedikasve çeësat e qytetit, qytetarët e Durrësit u ngritën në revolta të shumta për ta kundërshtuar pushtetin e vendikasve, por kjo luftë ishte e dëshpëruar ndaj asaj force të madhe. Flamuri i Shën Markut do të valëvitej për një kohë të gjatë mbi kështjellë… Në janar të vitit 1393, Këshilli i Madh i Venedikut zgjodhi një rektor dhe një kapiten administrator për qytetin.
Kështu Durrësi hyri në zonën venedikase të quajtur Stato da Mar. Ata përparuan në zotërimet e tyre gjatë bregut shqiptar, duke futur më pas në dorë edhe Lezhën e Shkodrën, e në vitin 1396 edhe Drishtin. Madje senati venedikas kishte shpresë që me anë të venedikasit Marco Barbarigo, të shtonte në zotërimet e saj edhe Krujën, meqë ai ishte burri i Helena Topias, vajzës së Gjergjit, i cili sapo kishte vdekur. Por Helena dhe Marco do të preferonin një marrëveshje me osmanët që të mos ndëshkoheshin nga ata. Bujarët shqiptarë të asaj kohe ishin të përçarë. Familja e Gjin Bua Shpatës dërgoi stradiotët e parë drejt Italisë dhe Europës, të cilët do të hynin në kronikat më të lavdishme të historisë europiane!…

Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila 17 vjet më parë, pikërisht më 24 mars gjunjëzoi Serbinë në fushatën e bombardimeve ajrore në mbrojtje të civilëve në Kosovë.

img_0589

img_0589

 Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve dhe është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachoëski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003). Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachoëski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingëood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachoëski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajrore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachoëski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEËS etj. Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Atlantiko-Veriore, NATO. – Më shumë: www.shqiperiebashkuar.info http://shqiperiaebashkuar.info/2016/03/pilotja-e-vdekjes-amerikania-qe-bombardoi-serbine-per-200-ore-rresht/

Imami qe alfabetin shqip ja mesonte tinza femijeve ne xhami. Kur vinin shkiet, fletat me shkronja i fshihnim ne Kuran

Mulla-Rifat-Jashari-foto-ridvan-slivova-3-300x200Në këtë fundvit, paksa të acartë, ia mërsyem shtëpisë së hoxhë Rifat Jashari, në Zhegër të Gjilanit, ku gjetëm ngrohtësinë që ofrojnë shtëpitë e mëdha me nam. Aty, në një shtrat të dhomës së pritjes, prekëm mikpritjen tradicionale shqiptare të 100-vjeçarit, lapidarit të gjallë të shumë ngjarjeve me peshë të rrallë.

Shtëpia e këtij prijësi shpirtëror, sot i ngjante një muzeu dhe një biblioteke të pasur, sepse brenda saj ishte një arkiv, ose histori e lashtë e mbushur me plot shkrime kaligrafike islame, por edhe me libra shqip.
Edhepse, paksa lëngonte nga një lëndim i jashtëm, shpirtin e kishte të ngrohtë, të bardhë dhe të pastër. Kur e mori vesh se për çka kemi shkuar, sikur mori fuqinë për të na falënderuar dhe për të na përgëzuar që ja, neve nga Telegrafi, na është kujtuar për ta vizituar, një të moshuar në këtë rast, hoxhën e respektuar e të nderuar.
Në vazhdim, ua paraqesim intervistën, në formë integrale, ashtu, siç e zhvilluam me të, pa ndërhyrje gjuhësore, duke ruajtur origjinalitetin dhe sinqeritetin prej një burri, do të thoshim, shkëmb, që bëri shumë për popullin vet dhe në këtë vend.
ë, si ka qenë fëmijëria juaj dhe a mbani mend diçka nga ajo kohë?
Unë, me letra i kam 98 vjet, por i kam të jetueme më shumë se 100. Për tana këto vjet, kurrë nuk kam mbet pa shoqëri, pa zotni, e fukara.
Sefte, në shkollë kam mësu në gjuhën e huaj, pra në atë sllave. Unë, pas 4 vjetve shkollë, meniher vitin tjetër jam ba mësues. Mësues dhe nxanës, isha njikohsisht. Kam dashtë me e vazhdue gjimnazin në Gjilan, por nuk më kanë pranue ndonëse nuk ka vend. Një mësues që shumë më ka dashtë, më pat propozue me shkue në Nish, por komuna e Gjilanit nuk më ka lejue.
Pastaj kam shkue në Medrese, në Prizren, mirëpo pas dy vjetve na kanë përzanë, sepse aty hyni ushtria jugosllave dhe u ba lufta. Prej Prizrenit kam shkue në Gjilan, por edhe atje mu ndërpre rruga, hyni bugari deri në Moravë. Kështu, unë mbeta, as atje, as këtu. Nga Morava nuk mujsha me dalë, ndërsa në Shqipëri ishin italianët. Mbas ksaj, shkova në Preshevë, por atje na kërcnonin bugarët, kështu që u ktheva në shtëpi. Këtu, është kanë një xhami e vogël dhe unë aty kam hy në vjetin 1941. U bana imam, dhe bashkë me katunin në vitet e shtatdheta e ndërtuam një xhami të re.
Krejt feminia ime, ka kalu nëpër mundime e zahmete. Mësimet e para i kam marrë nga Mulla Kadrija i Llashticës, sepse shkollën e ka lanë Zoti edhe me fe.
Si jetohej atëherë kur dihet se përveç problemeve sociale, ju keni ndërruar edhe disa pushtete?
Po, i kam provu tana hyqymetet, por ma i keqi hyqymet, asht serbi. Shyqyr zoti që tash jemi ba shtet, por jo bash qysh kemi pas qef. Unë çka s’kam provu, e kam përcjellë bullgarin, komunizmin e serbin. Te gjitha pushtetet e huaja dhe të kqija. Te na erdh liria, por po më doket se po teprohet me do sjellje të pahishme. Shqiptarët duhet të jenë bashkë në të keqe e në të mirë.
A keni ndonjë kujtim nga prindërit dhe çka keni trashëguar nga ata?
Baba jem ndejke shpesh me Idriz Seferin, që njëherë ishte nip dhe kushëri, pasi që jemi të nji oxhaku. Unë isha ende fëmij, por më kujtohet kur Baba më thoshte : “biro, merr prej shokëve ndonjë fjalë të mirë që nuk e ke ndigjue në katund dhe ndaje me të tjerët”.
Urtësinë e kam trashëgue nga nana, e pajtimin nga baba.
A mbani mend sa nipër e mbesa keni?
Aiiii, Shumë…kadal le të menohem pak (Aga, po numëronte me gishtërinj nipërit dhe mbesat e tij, por duket se gishtat e dy duarve nuk i mjaftonin për t’i numëruar dhe qëlluar, v.j). Dhe, pasi bëri numërimin, atij i dolën “sipas hesapit tem, mu po më dalin 3 nipa, 5 mbesa, 10 stërnipa dhe 14 stërmbesa.
Opinioni ju njeh edhe si hoxhë përparimtar, por edhe atdhetar. A shkojnë bashkë feja e atdheu dhe në rastin tuaj cila është e para?
Atdheu, së pari e ka ba fetar dynjanë, pastaj njerëzit e kanë ba Tokën të hijshme, secilin në vendin e vet. Unë, thom se pa atdhe, s’ka fe.
Fshati juaj përmendet prej kohësh për tolerancë fetare. Çka është ajo që e ka ruajtur nëpër vite këtë virtyt ndër shqiptarë?
Zhegra asht katundi ma i njohur në Karadak, ku askush kërkun nuk e ka pas tullusum dhe kanë pasë një kojshillak për merak. Katuni jonë ka pasë shumë pari e luftëtar, dhe kjo ka ba që na mu përmend për të mirë si për burrni, ashtu edhe për adete fetare.
Ju keni ndikuar edhe në shkollimin e popullatës së këtushme dhe veçanërisht të femrave. A keni patur vështirësi t’i bindni bashkëfshatarët tuaj, apo ndoshta ju me shembullin tuaj konkret, keni thyer këtë tabu të ngulitur me qindra vjet?
Unë jam kanë imam dhe kur fëmijët vijshin me mësue mu falë në xhami, tinëz atyne ua msojsha alfabetin shqip dhe letrat e shkrueme shqip i mshefsha në Kuran. Atëherë (1955), në katun pak kush shkollohej. Djemtë tonë nuk e niqshin shkollën mas klasës së katërt për me “i rujt gjanë”, e qikat nuk i lejshin, sepse qysh në klasën e pestë ato rriteshin me trup.
Kam shkue shpi për shpi për ti angllatis prindërit e tyne për me i lanë vajzat me u shkollu. Ju thosha atyre se nëse duhet edhe zhag kom me i nxjerrë, e në shkollë kanë me shku. Unë isha dashamir i shkollës e pastaj vjen xhamia.
Mas pari ja kom nis me qikën teme, masanej kam lyp që edhe të tjerët ta bajnë këtë. Me kan ngu kur ju kom fol. Kajherë pritojshin, po me ma kthy fjalën rrallë s’ka ndodhë. Unë mësuesit ua njifsha. Çdo tre muaj shkojsha, pyetsha a po mësojnë a jo.Gazmend Kajtazi

Ortodoksia shqiptare në duart e shovinizmit grek, të largohet Janullatos

Historianët, politikanët, analistët dhe diplomatët shqiptarë që s’janë pjesë e partisë në pushtet, kërkojnë largimin e menjëhershëm të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Politika shqiptare jep alarmin e uzurpimit të ortodoksizmit shqiptar nga ana e shovinizmit grek, që nga ardhja në krye të kësaj kishe e Anastas Janullatos. Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, deklaroi se udhëheqësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mbron interesat shoviniste të politikës greke.
Sipas tij, shqiptarët duhet ta largojnë Janullatosin nga udhëheqja e ortodoksëve shqiptarë pasi, sipas tij, Kryepeshkopi ka harruar misionin e tij fetar dhe është përzier me çështjet politike. “Anastas Janullatos është pararojë e politikave shoviniste greke. Ai mund të qëndrojë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por ai nuk mund të jetë kurrsesi bariu i ortodoksëve shqiptarë. Janullatos doli hapur si një misionar i shovinizmit grek, duke u përzier me çështje politike kur kundërshtoi Censusin. Ai nuk ndodhet në krye të kishës për mision fetar, por për një mision të pastër politik” tha ai. Më tej Danaj akuzoi politikën shqiptare, të cilët sipas tij, nuk bënë asgjë për të parandaluar ardhjen në krye të kishës shqiptare të një shtetasi grek. “Fatkeqësisht në vitin 1992 ata që sollën pluralizmin politik harruan Fan Nolin dhe e lanë shqiptarizmin ortodoks në duart e shkencëtarit të shovinizmit grek”, tha ai. Në të njëjtin qëndrim është edhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, i cili u shpreh se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të jetë një shqiptar ndërsa kjo sipas tij duhet të kishte ndodhur që nga koha e emërimit të Janullatosit. Shehi akuzon politikën e cila sipas tij është treguar indiferente dhe ka lënë ortodoksizmin shqiptar në duart e një të huaji. “Shqipëria duhet të kishte prej vitesh në krye të Kishës Ortodokse një shqiptar. Shqipërisë nuk i kanë munguar djemtë e saj të arsimuar të cilët mund ta drejtojnë më së miri kishën shqiptare. Në lidhje me këtë, padyshim që politika shqiptare me indiferencën e saj, ka përgjegjësi të mëdha duke mos i kushtuar rëndësi këtij problemi”, tha Shehi.
Nderimi i Janullatosit
Disa ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi depozitoi në Presidencë një kërkesë nëpërmjet të cilës kërkonte heqjen e “Urdhrit të lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu” për Anastas Janullatosin. Në lidhje me këtë kërkesë, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi u shpreh se nuk është sjellje korrekte dhe serioze e shtetit shqiptar dhe institucionit të presidentit nëse do të aprovonte kërkesën e AK. Sipas tij, dekoratat dhe titujt nuk mund t’u hiqen personazheve të ndryshme, pasi kjo nuk do të ishte një sjellje e hijshme në sy të miqve evropianë të Shqipërisë. Shehi u shpreh se pavarësisht rolit që mund të luajë Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe vlerësimit të figurës së Kryepeshkopit, atij nuk mund t’i hiqet Urdhri. “Pavarësisht vlerësimit që mund të kemi për Janullatosin, unë nuk jam dakord që ti hiqet Urdhri. Kjo nuk do të vlerësonte Shqipërinë përballë vendeve të Evropës ku ne kërkojmë të integrohemi”, tha Shehi.
Nisma
Aleanca Kuq e Zi dorëzoi te presidenti Bujar Nishani një letër në të cilën i kërkonte atij ti hiqte Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos “Urdhrin e lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në letrën drejtuar Nishanit AK vlerëson se Janullatos ka punuar kundër interesave të vendit tonë. “Të bindur se aktiviteti i Janullatosit nuk i ka shërbyer interesave të Shqipërisë e të shqiptarëve kërkojmë nga ju, i nderuari President i Republikës, Bujar Nishani, t’i hiqet atij dekorata “Urdhri i lartë Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që i është dhënë tre vite më parë”, thuhej në letrën adresuar presidentit nga AK.
Ja si u shkel ligji për emërimin e Janullatosit, Kryepeshkop të Shqipërisë
Anastas Janullatos erdhi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në 2 gusht të vitit 1992, ndërsa sipas juristëve si dhe njohësve të procedurave nëpërmjet të cilave mund të zgjidhesh në këtë post, argumentohen një sërë shkeljesh. Shkelja e parë dhe më e rëndë ka të bëjë me faktin se u shkel statuti i vitit 1929 i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i cili ndalonte kategorikisht vendosjen në krye të institucionit fetar të një shtetasi me kombësi jo-shqiptare. Në lidhje me këtë emërim të Janullatosit në krye të kishës shqiptare edhe shteti shqiptar pati përgjegjësitë e tij pasi, si kërkesa e grupit nismëtar drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe rezoluta e mbledhjes së 29 gushtit 1992 drejtuar institucioneve shtetërore nuk u morën në konsideratë prej tyre. Në këto rrethana, Anastas Janullatos u emërua në postin e padrejtë që mori tinëzisht në një hotel të Tiranës më 2 gusht 1992. Në Pallatin e Kulturës, në Tiranë, më 29 gusht 1992, rreth 400 besimtarë e dashamirës të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodhën në një asamble të zgjeruar, për të analizuar aktin e çalë dhe jo kanonik të Këshillit të Përgjithshëm të Kishës sonë pasi kurorëzimi nuk u bë në kishë. Në atë emërim të Janullatosit ku kishin ardhur qindra minoritarë nga Greqia renditën tre shkelje juridike. Anastas Janullatos është zgjedhur si kryepeshkop i Shqipërisë më 2 gusht 1992, në mënyrë të paligjshme nga 3 pikëpamje: Së pari, më 1992 kur ai pretendon se është zgjedhur kryepeshkop, KOASH nuk kishte një Sinod të Shenjtë, i cili ka të drejtë të zgjedhë kryepeshkopin e Shqipërisë. Së dyti, Kryepeshkopi Janullatos nuk ka të drejtë të zgjidhet jo vetëm kryepeshkop, por as peshkop i kishës shqiptare, përderisa ai nuk është shqiptar nga kombësia, duke shkelur kështu statutin e vitit 1929 të KOASH. Së treti, ceremonia e zgjedhjes së tij nuk gjeti pëlqimin e të gjithë të pranishmëve në asamblenë kishtare të 2 prillit 1992. Pra, proklamimi i tij si kryepeshkop i Shqipërisë në hollin e një hoteli është një mashtrim apo abuzim i tij dhe i atyre që e sponsorizuan në krye të kishës shqiptare.
Dashamir Tahiri: Janullatos, si monedhat e skaduara
Në lidhje me rolin e Anastas Janullatosit në drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka reaguar edhe deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri. Përfaqësuesi i partisë e cila mbron interesat e çamëve deklaroi se ortodoksët shqiptarë duhet të drejtohen nga një kryepeshkop shqiptar. Ai u shpreh se aktiviteti i Janullatosit nuk i ka shërbyer aspak interesave shqiptare ndaj ai duhet të largohet. “Unë jam i mendimit se pas kësaj veprimtarie të Janullatosit, atij i ka ardhur koha e skadencës. Ai është shndërruar tashmë si ato monedhat e skaduara. Për mua Janullatos, as nuk ka qenë, dhe as nuk do të jetë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i kishës shqiptare”, tha Tahiri. Me tone mjaft të ashpra deputeti i PDIU ka kritikuar përfshirjen e Janullatosit në aktivitete me prapaskena politike të cilat dëmtojnë interesat e kombit shqiptar.
Artan Lame: Tërheqja e dekoratave dhe titujve, turp
Studiuesi dhe publicisti Artan Lame ka reaguar në lidhje me kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për ti hequr “Urdhrin e lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu”, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos. Lame u shpreh se ndërmarrja e kësaj nisme nuk do të ishte serioze pasi sipas tij nuk është e ndershme që shteti të tërheqë një dekoratë të cilën e ka dhënë vet. Ai u shpreh se pavarësisht vlerësimit që mund të marrë figura e Janullatosit, pozitiv apo negativ, nuk do të ishte e hijshme për shtetin shqiptar që të tërhiqte pas “Urdhrin e lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu” të dhënë për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. “Do të ishte një turp i madh që shteti të tërheqë pas një dekoratë të cilën po vet e ka lëshuar. Unë jam kundër kësaj nisme pavarësisht vlerësimit që mund të kem për Janullatosin”, tha studiuesi Artan Lame.
Koço Danaj: Me Janullatosin, janë harruar parimet e Fan Nolit
Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, u shpreh se me ardhjen në krye të ortodoksëve shqiptarë të Anastas Janullatosit, është harruar figura e njeriut të ndritur i cili themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Danaj akuzoi politikën shqiptare se nuk ka përkujtuar Fan Nolin duke lënë në harresë një prej figurave më aktive në shërbim të interesave të kombit shqiptar. “Unë vlerësoj figurën më të ndritur shqiptare, Fan Nolin i cili themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, figurë e cila është lënë në harresë pas ardhjes në krye të kishës nga Janullatos”, tha Danaj. Më tej ai akuzoi politikën shqiptare se nuk është realizuar asnjë aktivitet përkujtimor në nder të Nolit i cili sipas tij i ka shërbyer kombit shqiptar me veprimtarinë e tij patriotike. “Ajo që bëri Fan Noli është e barabartë me veprën që bëri Ismail Qemali në 28 nëntor të vitit 1912”, tha Danaj.

Janullatos i paligjshëm sipas nenit 16 të statutit, At Nikolla Marku kërkon largimin si turp i ortodoksisë

Ortodoksët shqiptarë kërkojnë largimin e Anastas Janullatosit nga drejtimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pas kundërshtisë dhe kontestimit që i është bërë nga ana e historianëve dhe opinionit publik shqiptar Kryepeshkopit të ortodoksëve shqiptarë, ka reaguar edhe Famulltari i Kishës Autoqefale “Shën Mëria” në Elbasan, At Nikolla Marku. Në një prononcim për gazetën “SOT”, kleriku i Elbasanit ka akuzuar ashpër Anastas Janullatosin duke e cilësuar atë si një shërbëtor të interesave shoviniste greke në kurriz të Shqipërisë.
At Marku u shpreh se Janullatos duhet të largohet nga Shqipëria pasi ka punuar kundër interesave të shqiptarëve. “Nga ana mistike, parimet e ortodoksisë janë të njëjta, por nuk mundet kurrsesi që në krye të Kishës Kombëtare Shqiptare të qëndrojë një shtetas i huaj, i cili i shërben interesave greke duke cenuar Pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare që themeloi Fan Noli. Janullatos është një turp i madh i Shqipërisë dhe i politikës shqiptare që e ka vendosur atë në krye të Kishës”, tha At Nikolla Marku. Më tej ai u shpreh se Kisha Kombëtare Shqiptare duhet të drejtohet nga një shqiptar, i cili t’i shërbejë kombit të vet. “Është e papranueshme që ne të na udhëheqë nga ana shpirtërore një i huaj. Anastas Janullatosin e kanë sjellë grekët për të përmbushur interesat e tyre”, tha At Marku.
Statuti
Kreu i Kishës “Shën Mëria”, At Nikolla Marku, deklaroi se emërimi i Janullatosit në krye të kishës është në shkelje të plotë me statutin e vitit 1929, i cili u miratua në Korçë. Në këtë statut parashikohet në mënyrë kategorike që në krye të kishës duhet të vendoset një person me prejardhje dhe gjak shqiptar. Neni 16 i statutit përcakton:
“Kryepeshkopi, Peshkopët, zëvendësit e tyre lokale, Ikonomi i madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit e zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe, shqiptar si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”, thuhet në statutin e kishës të vitit 1929 të miratuar në Korçë. Në lidhje me këtë shkelje, At Nikolla Marku shprehet se Janullatosi ka refuzuar ballafaqimin për këtë shkelje duke cenuar pavarësinë e kishës. “Ai e quan veten të pazëvendësueshëm, por duhet të kuptojë që nuk është i tillë. I kemi bërë thirrje, dhe i bëjmë përsëri që ai të vijë të përballet me ne për shkeljen e tij”, tha At Marku. Më tej ai u shpreh se priftërinjtë shqiptarë nuk duhet kurrsesi ta njohin Janullatosin si Kryepeshkop.
Nderimi
At Nikolla Marku ka akuzuar politikën shqiptare për atributet që i japin Janullatosit, duke folur me tone mjaft të ashpra në lidhje me nderimin e Kryepeshkopit me “Urdhrin e lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Sipas tij, është një turp i madh për politikën shqiptare e cila nderon persona me ide dhe platforma kundër interesave të popullit shqiptar duke lënë në harresë figura të rëndësishme të Kishës Kombëtare Autoqefale Shqiptare. “Dua të shpreh indinjatën time në lidhje me nderimin e Janullatosit me “Urdhrin e lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ky nderim i jepet atij dhe lihen në hije figurat të cilat i kanë shërbyer Shqipërisë”, tha At Nikolla Marku.
Kryqet nëpër kodra
Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, At Nikolla Marku u bëri thirrje të gjithë priftërinjve të mos e përmendnin emrin e Janullatosit si kryepeshkop të Shqipërisë ndërsa në lidhje me kryqet e shpërndara nëpër kodra ai shprehet se janë simbol i interesave territoriale greke. “Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare, fton priftërinjtë ortodoksë shqiptarë, t’i bashkohen këtij komiteti me çfarëdolloj mënyre dhe mjeti, për të vendosur në vend statutin e kishës së ndërtuar nga Fan Noli i madh. Vendosja e kryqeve nëpër kodra, po shpjegoj se ato i vendos Janullatosi sipas një harte të vjetër me kufij Perandorinë e Bizantit, pra thjesht bën ndarje territoriale sipas besimit. Një veprim i tillë është shkelje dhe cenim i sovranitetit territorial”, thuhet midis të tjerash në letrën e At Nikolla Markut.
Letra për Janullatos
Disa muaj më parë At Nikolla Marku i adresoi një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos të cilin e fton të përballen për shkeljet e tij dhe veprimet antikombëtare shqiptare duke e përdorur Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare për interesat greke. “Deri tani keni bërë shumë, sepse disa komponentë që duhen përballë organizmave ndërkombëtare, po i realizoni me mendjen tuaj dhe firmat e shefave shqiptarë. Kishën Ortodokse po e paraqisni greke jashtë shtetit, monument varrezash ushtarësh grekë e bëtë në Këlcyrë, emigrantët i detyron shteti grek të thonë jam Vorio Epiriot, disa biznesmenë i keni gati këtu me para, shkolla greke po hapen dhe aty ku nuk ka emigrantë Grekë”, thuhet midis të tjerash në letër.
Fatos Klosi: Janullatos ndihmon ekspansionizmin grek
Në lidhje me debatin e hapur në opinionin publik shqiptar për qëndrimin në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të Anastas Janullatosit, person me kombësi greke, ka reaguar edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi. Pas reagimit të fortë nga ana e opinionit publik shqiptar si dhe ortodoksëve të vendit tonë, edhe Klosi nga ana e tij mbështet zërat të cilat kërkojnë emërimin në krye të Kishës të një shtetasi me gjak dhe prejardhje shqiptare. Sipas tij, nuk mundtte që edhe pas 20 vitesh demokraci dhe rikthimi të lirive të besimit, në krye të kishës shqiptare të qëndrojë ende një i huaj. Klosi u shpreh se tashmë vet klerikët shqiptarë kanë të gjithë përvojën dhe intelektin për të drejtuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pavarësisht meritave që ai i njeh Janullatosit në lidhje me ndihmën që ai u dha shqiptarëve për ringritjen e kishës pas rënies së diktaturës, Klosi u shpreh se tashmë ka ardhur koha që ai të largohet. “Unë mendoj se 20 vjet nga rënia e diktaturës dhe e rikthimit të lirisë së besimit është një kohë e mjaftueshme që kuadrot shqiptarë të jenë përgatitur për të drejtuar kishën. Ardhja e Janullatosit në vitin 1992 mendoj se është e justifikueshme për vet rrethanat në të cilat ishte besimi në atë kohë kur nuk kishte përvojë drejtimi. Për sa i përket qëndrimit të stërzgjatur, unë mendoj se kjo është e pajustifikueshme. Këto 20 vite kanë qenë të mjaftueshme që shqiptarët të fitojnë përvojën dhe të drejtojnë vetë”, tha Klosi. Ashtu si pjesa më e madhe e opinionit publik edhe Klosi i bashkohet mendimit se Kryepeshkopi Anastas Janullatos i ka shërbyer interesave të shtetit grek. Sipas tij, ai është vendosur nga grekët për të përmbushur interesat e tyre ekspansioniste. “Në mënyrë të padiskutueshme ai i ka shërbyer interesave greke, pasi siç dihet Greqia është një shtet me ide ekspansioniste”, tha ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. 

Janullatos në Shqipëri lufton për interesat greke

Në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, At Nikolla Marku shpjegon arsyet se përse shprehet kundër Kryepeshkopit Janullatos ndërsa shpjegon me fakte kur u krijua Kisha Ortodokse Shqiptare dhe kur humbi pavarësinë, të cilën sipas tij ende nuk e ka fituar.
Ka shumë debate, shumë versione, ka shumë dilema në lidhje me historinë më moderne të Kishës Ortodokse shqiptare, cili është këndvështrimi juaj?
Mund ta fillojmë me vitin 1908 kur një djalë 25-vjecar vdes në Boston të Amerikës dhe nuk e pranoi Kisha Ortodokse Greke ta varroste tek oborri i saj, tek varrezat ku ndodheshin dhe të tjerat. Dhe kjo u bë shtysë për shqiptarët që të bashkohen të gjithë së bashku, bashku me Fan Nolin dhe të ndërtojnë një kishë të gjithë bashkë enkas të ngutshme të ndërtonin Kishën e Shën Gjergjit në Boston e cila u bë promotorja e organizimit të Kishës Ortodokse, të fillimit të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Atje u hodhën bazat e para të kësaj kishe të vërtetë shqiptare. Ky njeri, Visajon Xhuvani, kryepeshkopi i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare u dërgua nga shteti shqiptar për të cuar më tej dhe përhapjen më tej të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kisha nuk mund të kuptohet pa këtë njeri të madh, poliglot e enciklopedik shqiptar, i cili e coi kishën tonë ortodokse në oborret evropiane, e prezantoi atje dhe ne patëm një respekt të madh.
Pra një Kishe e pavarur Ortodokse ka qenë një nga betejat nëse mund ta përdorim këtë term, të Nolit dhe mjaft priftërinjve të tjerë erudit, të cilët vendosën që në kishën ortodokse shqiptare të flitej shqip, të meshohej shqip dhe ata që i shërbenin si ndërlidhës mes Zotit dhe besimtarëve të ishin shqiptarë në gjak dhe kombësi dhe me nder familjar. Tani kanë kaluar mëse 90 vjet dhe cfarë ka ndodhur, është më Kisha Ortodokse një Kishë Autoqefale ashtu si e themeloi Xhuvani dhe Noli?
Visajon Xhuvani dhe Noli organizuan një kishë me një luftë të madhe bashkë me patriotët dhe më në fund, froni i Kishës Ortodokse në Amerikë erdhi në Shqipëri, dhe Kisha fitoi pavarësinë në vitin 1936. Patriarkania e Stambollit lëshoi rrufe e helme e cfarë nuk lëshoi kisha greke gjithashtu, që të mos njihej kjo pavarësi e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sot Kisha Ortodokse Shqiptare është e sëmurë. Kanonet e Kishës nuk duhen ndryshuar, ato janë baza, themelimi dhe realiteti i cdo kishe në cdo shtet të botës që kanë kisha ortodokse. Kisha Ortodfokse u riorganizua në një mënyrë të tillë duke paraqitur, ose më mirë duke qenë prezent një pjesë e klerit të huaj të ardhur në Shqipëri. Kjo përkthehet kështu. Kisha Ortodokse greke, pretendimet e shtetit grek ndaj territorit shqiptar e shumë e shumë të tjerë, pra fqinji jonë jugor me gjithë pretendimet që kishte gjeti një moment kritik kur populli shqiptar po kërkonte të vinin proceset demokratike në Shqipëri, u gjet i papritur, i pambrojtur pa një informacion se ku do të shkonte Kisha Ortodokse shqiptare, u dorëzua plotësisht dhe ja dha drejtimin politika shqiptare dhe ajo pjesë që nuk e donte historinë dhe kishën tonë të pavarur, ia dorëzuan klerit grek dhe ia dorëzuan Kishës greke dhe ne na erdhi z. Janullatos, për të cilin ne si kishë dhe si realitet nuk e njohim si Kryepeshkop për të drejtuar Kishën Ortodokse shqiptare. Fjalia e parë e zotërisë, përpara popullit shqiptar ishte, ‘unë erdha përkohësisht, do ringremë Kishën nga themelet dhe do të largohem pasi të kem përgatitur kuadrin cilësor të Kishës. Por, ndodhi e kundërta, sic e dimë dhe e kemi parë dhe sic po vazhdon. Janullatosi i ndërtoi kishat, por në modelin dhe stilin kulturor grek. Abrogoi dhe hoqi tërësisht arsenalin e përkthyer nga Fan Noli të liturgjisë teologjike kishtare dhe vuri njerëz të tjerë, ngriti organizata të ndryshme shkencore për të përkthyer veprat e Kishës nga gjuha greke në gjuhën shqipe, por ato vepra të modelit grek.
Ku qëndron e keqja? Në fund të fundit kishat janë përtej kufijve, përtej kombeve, mendimi juaj…
Të shqipërosh fjalët e Zotit në një kishë duhet në fillim të dish traditën e atij popullit, mënyrën sesi ai flet gjuhën e tij, mënyrën sesi e bën lutjen ai në drejtim të Zotit me traditën që ka në gjuhën e nënës. Shumë gjëra që janë përkthyer nga Noli janë hequr, pra këto libra që u përkthyen në Boston me shumë përkushtim me ardhjen e Janullatos, këto libra u zhdukën dhe më në fund fare kemi një prezencë liturgjike, gjysëm për gjysëm, një pjesë në gjuhën greke, një pjesë në gjuhën shqipe.
Përvec kësaj, a ka pasur statuti i Kishës Ortodokse një nen me nr 16 që përcaktonte se shërbesa duhet të bëhej në shqip dhe shërbyesi me origjinë shqiptare. Si ndryshon fryma e një Kishe Ortodokse shqiptare nga fryma e një Kishe Ortodokse greke, për mendimin tuaj.
Në vitin 1936 ne morëm pavarësinë nga Patriarkania e Stambollit dhe kjo përfundoi në vitin 1994, kur Shqipëria u clirua nga ushtritë e huaja dhe Kishën Ortodokse shqiptare e komandonte Kryepeshkopi shqiptar, Kristofor Kizi, sepse në vitin 1947, Visajon Xhuvani dënohet me 20 vjet burg, ai u burgos në një mënyrë shumë të rëndë. Pra, ky kryepeshkop në atë kohë që mori drejtimin e Kishës pati një vdekje të mistershme përflitej që u helmua në atë kohë dhe në krye të Kishës erdhi partizani i famshëm i Enver Hoxhës, gjyshi i Gramoz Pashkos, Pajizi Vodica. Ky nen është jashtëzakonisht që përcaktoi dhe ndau njëherë e përgjithmonë varësinë e Kishës nga Kishat e tjera. Neni 16 përcaktohet në këtë formë: Kryepëeshkopi i Kishës, zëvëndësi i tij, kujdestari kryesor i kishë, të gjithë shërbesëtarët e Kishës duhet të jenë prej gjaku kombëtar shqiptar, gjaku gjuhe në atë vend ku ligjëron fjalën e Zotit. Z Janullatos nuk i ka këto.
Ky nen ishte në fuqi kur erdhi në këtë Janullatos në Shqipëri, apo ndoshta që në kohën e komunizmit dicka ndodhi me këtë.
Të bëjmë një ndarje Z Artur, Janullatosi sapo erdhi në Shqipëri nuk përqafoi vendimin që dha Patriarkania, ku përfshihej ky neni 16, por përqafoi një statut të vitit 1950, një ribotim i këtij statutit të vjetër, pra të Enver Hoxhës. Pra në atë status, nenit 16 i bie fuqia, në kishën shqiptare mund të hynin dhe ata që nuk ishin shqiptarë e flisnin gjuhë tjetër.
Ndërsa ky ishte një shteg që u hap gjatë kohës së diktaturës sepse mendohej se mund të vinin priftërinj nga Rusia nga Bashkimi Sovjetik, sepse ai kishte projekt ta mbyllte Kishën pse e liberalizoi në thonjëza këtë nenin 16.
Pikërisht kjo është ajo periudha e errët që populli nuk e di në lidhje me marrëdhënie me shtete fqinje. Enver Hoxha e lejoi deri në vitin 1967 Kishën të vepronte, por në fshehtësinë e tij ai kishte një marrëdhënie një lidhje me grekët në mënyrë të tillë që tu plotësonte dicka dhe i plotësuan dicka. Atij i hynin në shërbim për këtë gjë, për të cilën jemi të errët në këtë cështje. Sepse që të ndryshosh nenet dhe kanonet e një Kishe duhen bërë Kongrese dhe nuk e vendos një njeri si Enver Hoxha. Duke parë se shqiptarët nuk e kishin mendjen për të rindërtuar kishat për kishin hall të punësoheshin, të jetonin sepse kështu erdhi dhe koha pas diktaturës, ai luajti me ndjenjat e shiqoptarëve dhe filloi të na shkruajë histori.
Mendoni se Janullatosi, i cili konsiderohet si një prift shumë i nderuar, bile dhe ish-Presidenti i Republikës i ka dhënë dhe një çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, dhe për festa zyrtare është gjithmonë i pranishëm. Këtë akuzën tuaj ndaj tij ku e mbështesni? Përvec kësaj se ai është një person i vetëm, nuk mund ti bëjë ai gjithë këto gjëra dhe të paktën kështu mendoj aunë, kështu perceptohet. Si mendoni ju, cfarë percepton ai në këtë rast?
Së pari, ai kur erdhi këtu në vitin 1991, deklaroi hapur para popullit, para besimtarëve ortodoksë, para gjithë Shqipërisë që unë do rri përkohësisht derisa të ngre administratën shqiptare, por nuk e bëri.
Mos ndoshta i ka pëlqyer klima e Shqipërisë?
Ndoshta dhe i ka pëlqyer klima sepse ai akoma nuk ka mbaruar detyrat që i ka dhënë shteti grek në Shqipëri, për cështjen e Vorio Epirit, për cështjen e memorialëve greke në Shqipëri, pra ai është një përfaqësues i ushtrisë helenizuese në Shqipëri, gjë që nuk funksionon më, vetëm se janë ato kokat e nxehta në Greqi që e ushqejnë këtë iluzion, bashkë me Janullatosin.
A mendoni se jeni duke e interpretuar shumë rëndë figurën e Janullatosit?
Do ta lidh me politikën. Shumë më akuzojnë se unë merrem me politikë, por unë nuk merrem me politikë. Të thuash të vërtetën për kombin tat, të kërkosh të vërtetën që të triumfojë, të shkruhet e të futet në analet e historisë është një vlerë e madhe për cilindo. Megjithatë, unë jam në krye të kësaj kishe si shërbestar i Zotit, si shërbëtor i popullit, për të përcuar lutjet që ne i bëjmë Perëndisë. Unë e akuzoj Janullatosin, jo se ai ka bërë krime, por sepse ai pati shumë detyra nga shteti grek dhe shumë nga ato ai i ka realizuar. Por, cilat i ka realizuar? Ai peshkopët shqiptarë nuk i veshi, nuk e realizoi.
Por ka ndërtuar shumë kisha…
Ka ndërtuar shumë kisha që në sfondin e tyre ato janë të kulturës greke. Gjuha në Kishë gati-gati 90 përqind flet greqisht por me këto ndërhyrje që kemi bërë ne, ai ka filluar të ketë një lloj balancimi, gati 50 me 50 përqind.
Kur Janullatos meshon, në cfarë gjuhe meshon?
Ai gjatë meshës përdor dhe fjalë shqipe, por lutjet më kryesore për të cilën cdo njeri ka nevojë për ti dëgjuar tek Zoti, ai i thotë në gjuhën greke. Prapaskena është, dominon gjuha greke dhe gjuha për të cilën ata mendojnë se Jezu Krishti ka folur në gjuhën greke. Janullatosi është një fatkeqësi e politikës sonë shqiptare. Duke mos pasur politika jonë, udhëheqësit tonë një informacion të plotë mbi prejardhjen sesi kanë luftuar etërit tanë të shenjtë që e prunë Kishën Ortodokse në momentet më të organizime dhe kur erdhi diktatura, erdhi e prishi e shkatërroi i vrau e persekutoi njerëzit. Për riorganizimin e saj erdhi përsëri po ajo etapë, po Greqia prezente, po kisha greke prezente. Ne flasim shqip, kemi traditë shqiptare, kemi një nënë që e ka emrin Shqipëri, kemi një Kishë Ortodokse që do të lutemi në gjuhën e nënës që gjë nuk e pranon. Ne kemi parë se në disa qytete të Shqipërisë, në Përmet e Korcë. Gjirokastër, varreza memoriale, të cilat janë një turp kombëtar, një dështim i politikës shqiptare nga të gjitha llojet të majtë e të djathtë. Politikanët tanë, po flas me ndërgjegjen klerikale, nuk kanë absolutisht informacionin e duhur për tju përgjigjur këtyre ngjarjeve që kanë prapaskena shoviniste dhe prapaskena antishqiptare.
Qarkullojnë fjalë që pikërisht për këtë qëndrimin tuaj, shumë vjecar ju kanë kërcënuar dhe me vdekje. A qëndrojnë këto apo janë sajime?
Frika vjen në mënyra të ndryshme. Themi kemi frikë Perëndinë, dhe kur themi kemi frikë Perëndinë, themi jo se Perëndinë nuk e shikojmë dot, por e kemi frikë se në cdo veprim tonin ai është një gjykatës i madh. Kjo frikë tek unë nuk ekziston. Kam vërejtur se rreth meje ka dhe figura që nuk na duan të mirën dhe mundohen në mënyra shoviniste që unë të trembem.
Do doja pak më konkretisht, keni frikë nga këto kërcënime apo jo?
Unë ndjehem shumë i qetë se mbi të gjitha në këto momente që flasim unë gëzoj respektin e popullit tim për të cilin jam në këmbë për ti shërbyer dhe duke gëzuar këtë respekt më humbet ndjenja e frikës ndaj këtyre kërcënimeve. Kërcënimet egzistojnë dhe do të egzistojnë dhe nuk përbëjnë asnjë frikë në shpirtin tim. Unë do qëndroj fort…
A mendoni që ja vlen? A ja vlen që At Nikollë Marku si qëndrestari i fundit i Kishës Ortodokse shqiptare të venë në rrezik jetën e tyre për të mbrojtur Kishën e cila është shumë e vjetër, shumë e varfër, e ftohtë si klimë, por ndjehet dhe një ngrohtësi e besimit, a ja vlen jeta e njeriut mbi të gjitha. Se kur mbaron shërbesa, njeriu në shtëpi është përsëri njeri, pra a ja vlen?
Ndjehem shumë i lehtë, shumë i qetë, Aboslutisht frika më largohet, më ofrohet një dashuri për kombin tim, për të vërtetën e kombit tim, aq shumë të vuajtur. Kisha është vendi ku njeriu gjen një qetësi të jashtëzakonshme dhe një të vërtetë të madhe.
Por, përvec qetësisë ai ndjen të vërtetën e madhe që ekziston dhe besimtarët me kalimin e viteve, ky kryepeshkop i vetëemëruar nuk e kryen në mënyrë funksionale atë titull që ka, Ai është një ushtar i qeverisë së Vorio Epirit në Greqi, një përcues i Kishës greke në Shqipëri, është një njeri i cili lufton traditën ortodokse shqiptare, që ka sjellë kontradikta të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk ka ngritur asnjëherë zërin për interesat e emigrantëve shqiptare në Greqi, nuk ka shfaqur asnjëherë dashuri për kombin.
Sigurisht ju keni mendimin tuaj dhe unë sigurisht si gazetar ju dëgjoj dhe pyes, nuk mund të jem dakort për atë që thoni ju, por më ka bërë përshtypje që gjatë luftës së Kosovës nuk e dëgjuam Hirësinë e tij të shprehje diçka si Kryepeshkop i Shqipërisë apo në planin njerëzor. Le të përfytyrojmë se çfarë do të bënte Fan Noli si Kryepeshkop i Shqipërisë?
Ishte viti 1999 dhe lufta e Kosovës dhe gazetari amerikan e pyet, Hirësi, na thoni, apo vepron NATO-ja në mënyrë të denjë në këtë çështje kaq të madhe. Dhe përgjigja e tij ishte, ‘NATO po derdh gjak të pafajshëm serb’. Ne ende vazhdojmë ti bëjmë keq vetvetes, duke luftuar me njëri-tjetrin, dhe të tjerët na përvetësojnë pronat e na udhëheqim në disa rrugë ku nuk jemi në gjendje të ecim.
Ju disa herë iu referuat klasës politike shqiptare duke thënë se klasa shqiptare ka bërë pak ose aspak për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse shqiptare. Qoftë edhe për komunitetin tuaj, i cili i bindet statusit, nenit 16 dhe ata pak njerëz që ju mbështesin në shërbesat fetare janë shqiptarë, ashtu sic do donte Fan Noli. Cfarë duhet të bëjë shteti shqiptar, të korigjojë, politika shqiptare si klasë e mirëfilltë.
Duke thyer statutin me ligjet e shenjta që ka kjo Kishë nuk është më e pavarur. Është e uzurpuar nga kleriku grek. Pyetja është kjo, politikanët, populli, besimtarët ortodoksë dhe gjithë mbarë opinioni shqiptar do vazhdojnë kështu që të kenë në krye të kishës administratë nga kleri grek? Pjesa tjetër i mbetet përgjigjes që kisha ortodokse e cdo shteti duhet të ketë administratë, ose do të ketë pjestarë që të duhet të jenë prej gjaku dhe kombas të atij vendi. Prandaj kemi një grek dhe sa kohë do e kemi në krye të Kishës Ortodokse shqiptare ne nuk do e kemi qetësinë, martirët tonë psherëtijnë në ato vende ku ndodhen në varret e tyre dhe Kisha Ortodokse nuk është e vërtetë por është e uzurpuar. Unë i bëj thirrje Kishës Ortodokse se vendimi i Patriarkanës në vitin 1936 është i shenjtë. Ne jemi kisha e fundit në botë ortodokse që kemi fituar pavarësinë dhe sa më e vjetër të jetë vendimi aq më i shenjtë është ai vendim. Shtrohet pyetja pse Janullatos përqafon statusin e vitit 1950 të Enver Hoxhës kur lind klauzola që lejon ardhjen e klerit të huaj dhe nuk vë në zbatim statusin e vitit 1936. Sepse ky statut nuk e lejon ate absolutisht që të jetë ai Kryepeshkop i Kishës Ortodokse shqiptare. Ose le të na thotë Hirësia e tij, që a ka ndonjë shtet në botë kler të huaj mbi krye? Flas për Ortodoksinë, ne kemi një të huaj dhe persa kohë do të ndodhet ky i huaj nuk do të jemi të qetë dhe nuk do të kemi një kishë të vërtetë shqiptare dhe do t’i lutemi Perëndisë me përkthime. Kjo nuk mund të shkojë.
Si mund të ndihmohet Kisha juaj?
Nëpër gazeta të ndryshme shkruajnë se Anastas Janullatosi lahet në vaska floriri dhe At Nikolla Marku nuk ka bukë të hajë në darkë. Pjesërisht kjo qëndron, unë personalisht jam ky që jam. Pas meje nuk ka asnjë grup ekstremist. Meqënëse ju ma bëtë këtë pyetje dhe në kupolë kemi Juzu Krishtin le të themi të vërtetën. Dhe e vërteta z Zheji është, ata shqiptarë që janë deklaruar se kanë ndihmuar kishën në mënyrë publike dhe në shtyp, lobi grek kisha greke Janullatosi i ka ndërprerë. Edhe pse kanë bërë këtë punë, unë personalisht do qëndroj, do vijoj të qëndroj. Kjo Kishë që është dhe zëri i së vërtetës për Ortodoksinë shqiptare është një shtëpi e Zoptit ku buron një dashuri e pafundme për kombin tonë. Kush e ka dëshirën mund të ofrohet, kush ka dëshirën mund të bëjë dicka se kjo ka qëndruar gjithmonë për popullin dhe lutjen ndaj Zotit.
Pra në thelbin e vet, ju akuzoni Kishën Autoqefale shqiptare se është kthyer në një instrument për helenizimin e ortodoksëve shqiptarë. Tani ju jeni ndoshta i vetmi prift, i cili nuk e njeh këtë Autoqefali, keni krijuar Autoqefalinë tuaj dhe ndjehet një braktise e madhe e institucioneve. Ndjehet se kjo kishë po qëndron me shpirt ndër dhëmbë. Cili është apeli juaj për ta shpëtuar këtë kishë të vjetër të Elbasanit?
E rëndësishme është të theksojmë se me gjithë këtë kohë që kemi kaluar, megjithë këtë etapë të madhe të kësaj kohe prej 20 vjetësh kemi vënë re se besimtarët ortodoksë janë ndërgjegjësuar si nga problemi hyjnor dhe historik, pra ata tashmë e kanë mësuar të vërtetën. Dhe nëse deri vitet e para kishin respekt tani ata e dinë kush është ai dhe ja japin çmimin. Nuk mendoj kurrë se kjo kishë do humbasë në humbëtirën e kohës sic mendon Janullatos dhe ata që ka përreth. Ne do jetojmë, punojmë dhe do t’i themi të vërtetën popullit dhe kam një shpresë të madhe, jam i bindur se e vërteta është dëgjuar dhe do të dalë. Kisha Ortodokse do marrë rolin e saj të vërtetë, në krye të saj do të ketë një Kryepeshkop shqiptar. E vërteta do të triumfojë dhe një ditë do të kemi një kishë shqiptare pa peshkop të huaj në dioqeza, për krahinat e Shqipërisë, do të kemi një kler të kulluar. Lufta është shumë e madhe dhe ka një ndërgjegje me të vërtetë që të lë të gëzohesh, pra drita po fillon të ndricojë. Kisha Ortodokse do të bëhet një Kishë e vërtetë shqiptare më administratë shqiptare e kanone shqiptare.
Zotit mund t’i drejtohesh në cfarëdolloj gjuhe. Mund të jesh edhe grek edhe shqiptar edhe cfarëdolloj, mjafton të besosh tek Zoti dhe unë të uroj cdo të mirë. U ritakofshim në atë Kishën Autoqefale shqiptare ashtu sic e donte Fan Noli, Xhuvani dhe shumica e besimtarëve shqiptarë.

PRIFTËRINJTË E JANULLATOSIT NXJERRIN FAN NOLIN NGA KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE NË TIRANË

41-big-c1200x600-810x410
Kohë më parë një skandal ka ndodhur në mjediset e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë. Një besimtar ortodoks, ka shkuar të kryej ritin e zakonshëm të së dielës në mjediset e kësaj kishe. 
41-big-c1200x600-810x410
Me vete kishte marrë edhe një portret të Fan Nolit, përfund të cilit, krahë një flamuri kombëtar shqiptar, ishte shkruar: “Nderim për Imzot Fan Nolin, Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, teolog, shkrimtar, atdhetar i madh, figurë e ndritur e kombit Shqiptar”. Besimtari, me portretin e Nolit në dorë, ka hyrë qetësisht dhe pa asnjë pengesë në mjediset e kishës që ka themeluar Noli, duke iu drejtuar pjesës ballore, atje ku kishte menduar të vendoste portretin. Por në brendësi të saj, ende pa shkuar tek pjesa ballore e poltronit të lutjeve, është vënë re nga priftërinjtë që ndodheshin aty dhe mes tyre ka nisur debati. Priftërinjtë i janë vërsulur me britma besimtarit, duke tentuar t’i heqin nga duart portretin e Nolit. Por i riu besimtar ka rezistuar, ka ngritur lart në mes të Kishës portretin e Nolit, e ka puthur dhe është larguar duke e mbajtur mbi kryet e tij. Priftërinjtë, të shtuar në numër pas debatit e kanë përcjell jashtë me britma e mallkime besimtarin ortodok dhe… portretin e Nolit. Pas këtij skandali të rrëfyer dje, prej një shërbestari të kishës, po prej tij mësuam, se Janullatos ka porositur priftërinjtë dhe punonjësit e shërbimit, që “të jenë më vigjilentë”, si dhe ka urdhëruar që besimtarët që do futen në Kishë, të kontrollohen që jashtë hyrjes, me justfikimin se “janë masa sigurie prej terrorizmit”. Por fakti është, se Janullatos e ka ndaluar në mënyrë të prerë që ditën e parë të ardhjes së tij në krye të Kishës, futjen në Kishë të fotografive, librave e të gjithçkaje që ka lidhje me Nolin. Sipas shërbestarit të kishës, i cili ka hyrë në çdo skutë të kishës autoqefale, portreti i Nolit nuk ekziston askund. Edhe kur një prift korçar e vendosi fotografinë e Nolit dhe disa libra të tij, mbi tavolinë tek Kisha tek “Rruga e Kavajës”, Janullatos dha urdhër të hiqej menjëherë. Nuk është e tepërt, që priftit grek Anastasios Janullatos, t’i kujtojmë se nuk ka asnjë lidhje me këtë Kishë, por është emëruar Kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare tinëz nga qarqet antishqiptare të shtetit shqiptar (pa vullnetin e besimtarëve ortodoks shqiptarë. Gjithashtu nuk është e tepërt, që priftit grek Janullatos, t’i bëjmë thirrje të mos “nxjerr” Fan Stilian Nolin nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbasi ai është themeluesi i kësaj Kishe, të cilën ti Janullatos e ke uzurpuar në mënyrë tinzare prej 23 vjetësh dhe po e mban peng, duke e përdorur edhe për qëllime… antishqiptare!
PETRO NINI LUARASI
Fan Stilian Noli është themelonjësi i Kishës Autoqefale Shqiptare, pikërisht në atë kohë të ëvshtirë për kombin, kur Shqipërinë donin ta shqyenin. Priftëria patriarqike bëri vegël të qëllimit të saj fenë, dhe me fuqinë e kësaj, dyke u dëftyer si kyçmbajtës i qiellit dhe i dheut e vështronte veten si përfaqësonjës pushtet plotë të Perëndisë edhe në Parajsë edhe në Ferr, dhe po tund fenë si këmborë frikësonjëse kundër cilitdo shqiptar që dëshiron shkronjat e tij. Po dhe Krishti ndë na thëntë Se – “jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi: – Pa mblidh mentë Se shqiptari s’vjen pas teje”. Pas Turqisë, armik e mirmosdashës i Shqipërisë është Kisha greke.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...