Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/15

VDEKJEN NUK E SHPIKËM NA

VDEKJEN NUK E SHPIKËM NA ështëcikëlpoetik i shkëputurprejvëllimit NJËMIJË VJET AJKUNËtëautoresElindaRusta, botuarngaShtëpiaBotueseKlubi i Poezisë, Tiranë, redaktor Rexhep Shahu, recenzent Izet Duraku




NATA E KURTHEVE

Turra- turrashkojnëzogjtën'Prill
Grihenkush me mbrri i pari.

Mbi ta i kanësytëataqëdëshrojnëlavde
E n'dëshira me ken t'parët
Dështojnë.

Se lavdet i mbanqielli e hiçs'kadertpërt'dëmtuem.

Ditashkontujknduesin'Lugjet'Verdha
Natanuk e ndryshonfatin e kurtheve
Qiellivajtonfitoret e mbytuna
N'dëshirë me u dërmuenësyt'qeshun pa hile.





ME MIGJENIN PER DORE

Kohashkonnëpunëtë vet
Migjenim'pretnëkambë.

Unë e ainukdimë me dashtë,
najapim pa marrë.

E vetmjavalledashnie e pakcyeme
nambet’ ajo e yjevetëLasgushit.

Me Migjeninpërdoreiamorëmvalles
dogjëmnëtëjaret e Fishtës.

Mjeda, fyellitqëkishra me dremitë
ialujtigishtatmbiliqer.

Yjet, jaret, Poradeci e mjerimi
janëashikëtëvjetër!





VDEKJEN NUK E SHPIKËM NA

Ti s'mujte me ma dhanëlirinë
meqeshëderisat'mëdhambëshpirti
me u qan'ty.

Hapsinavetuaiubesova
embërrijfundinedhe pa ndihmëntande
vdekjennuk e shpikëmunë e ti.

As m’kevra, as m’kebatëdobët
tash as andrratnukt'ikallzoj ma.




KTHEHENA PREJ RRUGE

Nukasht se e due
veçkamqejf me folë me të
përçka me m'vufaj?

S'ashtë se ndreqengjanat me shkopmagjik e hangërtdreqi!
Njerzitndryshojnënukduan ma sidikur
asnas'jena ma si ma parë
s'shifna ma me sytujnashndrit.

Kthehenaprejrruge e marrimprapëshoqi-shoqin
sidypleqt'vjetërqë i kanëmbijetuebashkëluftës
eveçnjeni-tjetrijukambetë.

Edheqeshimndonjëherë
Edhebahena me nervapërçkakakalue, a thue se ashtëdiçka e natyrshme.

E nakurrës'jenadashtë, as s'kenavujt, as s'jenaurryekurrë.

Jena prapëbashkënëkuptimin ma t'pakuptimtëqëkafjalabashkë.
Jena kështu... ma t'çuditshëm se kurrëndonjëherë.




LULET E MOLLËS

Njëmijëvjett'kamkërku
nëmijëra net që i kamzbardhë me ty.

Prejdimnitt’madht'Janaritt'atëhershëm
t'kampritënëçdogrimcëtëdinjitetit tem
kamditë me i kenëmirënjohëseverëstande
qëm'mbajtibrenda e s'më la me mërdhi.

M'merrmallipërty e nadjetqëçohenatujkënduprejgzimit
përtrediejtqëbekuem me gulshebuzëqeshjesh.

Me dorëntandeshkrujvedin
m'merrmallipsetim’i din kufijtë e syve
deriatykus'kauniverst'ri.

Shpirtiyt e i jemiçelinbashkë
silulet e mollësnët'njejtin gem.




AJKUNË E RE

Jam mesazhi i ambël i nadjes
Romani i gjatëqëm’shkruanpërnatë
Mënyrënëtëcilënbeson
Lumtuni
Paqjaqëtimerr, ma e madhe se nëparajsë
Jam shumë, ma shumë se njëbjeshkë
Jam ajoqës'kenevojë me e kuptu
Veç me e dashtë
Jam qiellqërrok me krahëtëmëdhenj
Poeziqë pa tës'mundesh me kenë
Ortekqë pi kupapezmi
Atkinëqëvlensakrejtkarvani i t'paskrupujve
Ajkunë e re qëgrrith me thojftyrënn'humbje.




ECI NËPËR HAPA

Symbyllecinëpërhapa
Nëpërminuta
Zbukurohemnëshenjaprekjesh
Vijashlëkure
U puthëmsysh sot
Mëdhefresk
E shkyemkrahnorin
Mbështetunnëlumtuni
Hapaveqëbamëbashkë
Nukiumshehëm
Morëmkonturet e gjurmëve
Ndoqëmvetentuju pan'sy
Puthjetzgjatënkahna
Na ankojmënëyje
Hana ashtë e pahajër
E rruzullimbushën'coftina.




MË MORI MALLI

Çohugjumash se mëmorimalli!
Çohu
E m’thuj se pranon me vdekë
Prejndëshkimit tem.
Se jam e shejtë
Se t’dridhetshtatipër mu
Se jam e përzgjedhun, jorradhe
Se edheandrrën e don me mu.
Çohu e m'thuj
Se s’tëhynn’sybota pa mu!



HILJA E KUNATAVE

Bretkosatmbiliqètand
Bajnëzhurmë
Ma fort se gratë e njimahalle.

Buna rrugëton me u mbarsënëDri.

Rozafës i dhembnëbrinjë
Hilja e kunatave.

Fjalëtboshenuk e rrahinTaraboshin.

Qyqaritqëdjedeshti me m'vjedhlumtuninë
A i kamdhanëbukëndonjëherë?





BIE N'LUMTUNI

Bien'lumtuni
refuzoj me ken sitjerët
unës'jamsitjerët
shohgjithçkaqës'kammujt me pa dikur.

More gjurmët e tuanëpërshpirtin tem,
nëpërgjakun tem ikepërmos me lanëkurgja
asshpresa.

Kambetëprejtejegjumi
vetëmnënjëdhomëtëshkretëshpietujqa
çohemtremshemjorrallë
tutnaprejgjumittepruem
s’m’lenkohëpërkurgjaveç me lexulibra
njivestëurryem me pi cigarekurs’kamçkabaj.

Shkove
m'le me boshinqëmbushevetëmti
s'patemarre me i thy premtimet!

Shko!
Me dhomat e vetmuemekanëikëtana.

Edheti
tis’dintashma me dashtë.




SHI N’SHKODËR SHI N’TIRANË

Shi lashënëShkodër,
Shi gjetanëTiranë...

Njerziakanëlidhënëflokët e bardhë
tëpakrehun
britmatëzeza
tëshurdhëta.

Nëprehën
ashtulëkambëkryqdhimbja
meshallevetëshumta
iupikoikjostinë.

Nësytë e secilit
shihenskurrjelat e padukshemt’lotëve
atokanë me u strukë
n’peshtafin e brishtët’kohës.

Breshënn’Shkodër - shin’Tiranë…




AS DY GJYSMA S'KANË MBETË

Tujqapërty, t'harrojkrejt e m'ikftyrajote, m'avullon
t'harrojty e nëjetëmbajkujtimettona.

M'patevjedhëgjithçka, edhefrymëmarrjet.

Porqe... kaq e vogëlashtëbotaqëkrijume!

Njigrumbull me zhgënjime, me andrrat'premepërgjysë
mendjenjat'fikuna, me gjysëpërshëndetjet'belbëzume me zat'voktënadjeve.

Kaqmbetiprejnesh
prejasajdashnisëqëthoshim se
s'ka me u shuekurrë.

Mbetëmunë e ti.
E tash as dygjysmas'kanëmbetë!

TUPANAT RREHIN PA JEHONË


TUPANAT RREHIN PA JEHONË është cikël poetik i shkëputur prej vëllimit NJËMIJË VJET AJKUNË të autores Elinda Rusta, botuar nga Shtëpia Botuese Klubi i Poezisë, Tiranë, redaktor Rexhep Shahu, recenzent Izet Duraku.


SYTË E JESHILTA

Ûja prapë t'i ka gjetë sytë e jeshilta
kafshatë e mbetun në fyt
që as kalon as kthehesh mbrapsht.

Shpirt i parahatuem
Jam lodhë tuj t'qa me lotë t'parrjedhun
jam lodhë prej mendimeve t'preme, t'shkatërrueme
t’pabesa.

Në andrra t'zgjas dorën me t'pshtu prej humnerash ku ke ra
në makthe ta shoh fatin e zhgrryem përdhe
t'shoh ty që nuk m'sheh
dashnitë tua të përdhunueme.

Zoti jem
m'helmon heshtja e m'i then muret e shpirtit.

Zemra përpëlitet me gjetë një kohë ma t'mirë
se bota që krijuem na
qe aq e vogël!

Muret n'dashtë -
shpirtin mos e len me danga.



UNË E BUKURA E TOKËS

Njëmijë vjeçe jam fëmjë e dal dathë
Njëmijë vjeçe e re, zhytun në tinguj simfonish
U bie yjeve me za e i dirigjoj me frymë
Përformoj melodi fatesh në lotin e paterun të Ajkunës.

Njëmijë vjet nata u nxi
Njëmijë vjet malli lisat i ka rrzu
N'Lugje t'Verdha m'kanë mbetë dashnitë
Eposin që jep shpirt e marr në krahë e qes n'breg t’andrrës
E thithi buzësh me ia nxjerrë Bajlozat
që i kanë hi n’bark e n'mushkni.

Pa Epos jena jetimë e jetimi e ligshton botën.

Tash...
Gurët e themeleve të bjeshkeve po i fus n'pe’
E me ta baj varëse, i vari ngjitë për fyt
Malet i vë njeni mbi tjetrin e ndërtoj kullën e dashnisë
Që n'të me qa e me qeshë, trupin me derdhë çmendshem n'dashni.

Mbi krye të Omerit të ri i mësoj botës alfabetin
Rrahjet ia qepi njëjtë me zemër
Unë e bukura e Tokës që ngjaj me t'bukurën e qiellit.


PERËNDITË JANË NJERËZ

Edhe perënditë njerëz janë
Plagosen shijesh
Ndrrojnë jetë pa u përmbush
Heronjtë e mi të pangjashëm
Kapun jeleve të shejta t'Shkëlzenit
Ju shoh me vesin tem të peshkatares molusqeve
Ua njoh zakonet
I përkitni etnisë pranverave të nuseve ngri në gur
E duroj dhembjen mbi dashninë tuej
kallem gishtash prej malli
Eh, rremi jem i çiknisë!
Burrnia jeme!

E báj nji gabim me dashje përherë
Shkruej gjatë për njerëzit-MU
S'më lanë vetëm në t'lodhtin tem
Për muzikën e vetme qē ma ka lexu shpirtin
Për librin që m'ka plotësu nevojat e pafundme
Me ditë çka m'rrethon
QE! Kaq kisha me thanë për veten!


UNË E TI MIGJEN

Ulë n'skaj t’udhës, kresë i bjen me grushta
s'e di prej dashnie a prej pshtjellimi!

Ka ardhë me ia hekë bjeshkës terrin e zbehtë
që i ka ra si jorgan i vjetër
dritën e qorrueme me e derdhë n’vorr.

M'lutet, si murgeshës për ferrin, me ia afrue gushën
me i mbyllë sytë e me e futë mbrenda kapakëve të tyne
unë s'mund!

Ashtë i ri e druej se edhe nesër m'i lyp sytë
ai shkon larg tuj prekë afër
mundet me lexu mjerimin e sodit.

S'mundem
me i kallzue se kanga e mjerimit a kthye n'gjunjëzim
dynjaja n'vaj pazaresh shpirti
dashnia ka dekë
unë s'mundem me u zhytë n’mëkate t’parrefyeme tuj ia kqyrë sytë.

Na nuk jena miq
erdhëm si të dashunuem pa u njoftë
për me u njoftë mbrenda vetes
me u zhveshë ashtë me u njoftë, unë s'muj
unë murgesha që s'e kam njoftë ma parë
s’muj me ia qitë mjerimin lakuriq.

N'mundsh Migjen me m'dashtë si jam,
pa i zblue vorret.

N'mundsh Migjen për mëshire tande
me m'sundue pa m'puthë.

N'mujsh me çue dashni me engjej
tuj i ruejt.

Unë s'di me puthë, veç me marrë erë
po due veç me t’rrok
m’je ba dhimbje edhe ti
je ba gur
rranjë e kësaj toke
unë e ruej veten për ty.

Unë e ti Migjen skajet e një shpirti.



KA DO KOHË

Nuk shkruj për dashni,
shkruj veç për ty.

Ka do kohë që t'gjuj me zogj
copash i baj po s'mbrrijnë te ti.

Ka do kohë që nadjeve të përhime
dergjem me t'pasë.


MA E BUKURA NË JUTBINË

Ulem rrafsh si gruaja ma e bukur në Jutbinë
Andrrat nuk m'lanë me çue krye
Hala zemra aty m'rreh
A thue s'dit me harru kurrë?
Jo! Edhe e humbun mbrenda fituesit jam!
Nuk bahem merak
Dhimbja nuk përzihet n'mu
Kjo ashtë dhimbtë si tjerat
Asgja e mbinatyrshme
Kam forcë mos me bashku emocionet
Mos me vu emnues të përbashkët
Të përtejmen tëme nuk e shoh
Nuk ashtë frikë me dekë
Frikë ashtë me jetu pa jetë
Me qeshë njerzit kur tregohesh bosh
Kumonë kishe pa njerëz
Qira të rrëzuem
S'kam n'mend me i ba gja vedit
Kam dalë ma herët n’dynja se rrëfimi jem.


PRAPË TË FALI

Sot hodha në kosh lulet që më ke pru,
nji grumbull drandofilash
të bardhë e të kuq që i mbajta afër trupit
afër gjumit në çdo moment.

Nuk të kam dashtë kurrë
e sonte qava për këtë gja
qava për ty.

Unë jam një trup me gjymtyrë të ngathta
mendje të mefshtë
e mbushun me ndjenja
me vetëm ato sot u bana nji buqetë lulesh
mbeturina ma e çuditshme që kam braktisë.

Sot kisha erën e parfumit tand të preferuem
mbshtjellun me fjongo të bardhë m’u desht me ikë
me lanë shpresat të shpërndame nëpër dhomë
si çdo gja tjetër temen, pa rregull.

Ka male ma të naltë se Everesti mes meje e teje
në orën 5 të ditës së re
të një dite tjetër ku ti je veç një mendim i beftë i jemi.

Na mund ta ndijmë njeni - tjetrin tu qa
e tu u mundue me thanë fjalët e ngushëllimit
për çdo gja të hupun
ti më mban me të dy krahët larg
larg lamtumirave
humbjes së andrrave.

Provon
unë jam shtëpi
për herë të parë jam shtëpi
nuk du me ken edhe pse andrrova ashtu gjithmonë.
Jam dorë e zbrazun pa karamele natën e halloweenit.

Jam e pashpresë, e pakuptim, e pamotiv
m’ban të bukur vetëm një kujtim në mendjen tande
unë isha e bukur sepse isha dashnia e parë
e vetmja në mendjen tande.

Unë jam ma tepër një laps me ngjyrë të haptë
që vizaton ça të dush
dhe prapë mbetet e zbehtë.

Prapë të fali
për çdo gja që më ban të bukur pa meritë
të fali për lulet e derdhme mbi lotë
për duart e shtrime që kërkuen dashni
për faktin që isha gjithmonë e huej për ty
për frikën që kam çdo natë kur harroj ekzistencën tande.

Të fali dhe për Krishtlindjet ty
për dritat në pemë
për yllin në majë që do ta ve gjithmonë vetëm
për kangët e gëzueshme e xhazin e netëve të dimnit.

Në pllambën teme nuk ka asnjë përqafim
asnjë dashni që mëson me dashtë!


ZAMBAKËT E PRILLIT

Kisha dashtë me qit për ty fraza t'bame varg
Me bâ nji poezi n'NJI
Prilli ashtë kaq i bukur kur flet për vedi
Unë e du n'heshtje
Fryma m'del veç n'shtrat të tij
Se prilli s'din gja tjetër veç
Me u lutë: "Pashë sytë e tu oj vashë
M'len me u shtri n'shtrat tand t'u marr erë syve
Të rritem!"
Ai e din se nuk qeshet me gojë
As me muskuj ftyre
Ajo preket me puhi shpirti
I përulet dashnisë
Unë hiç s'mërzitem deri atëhere
Bie n'dashni përditë
Përveçse e bukur jam edhe e paftyrë
Zambakët e prillit i du veç për vedi
Fryma nuk m'del ndryshe veç n'prill
Prillit s'mundem me i kalu përbri
Përnjimend e du!


ME DALË PREJ TRUPIT T'DEKUN

Nëse s'ke dit’ me qa
Kurrqysh s'din me këndu.

Nëse s'ke dit’ me u ndrojt si fshatarja para t'fejumit,
S'ke me u ba kurrë heroinë.

Nëse nuk t'ka kërcit shpina prej shërbimit
Kurrë epitafin mbi gur t'vorrit, s'ke me e pasë të vlefshëm.

Nëse kurrë s'ke dashtë si njeri
Harroje amshimin e paqen pa çmim.

Nëse s'je tërbue prej aromës s’lëkurës, flokëve, qafës e gushës,
Nuk e ke kundru hanën e viseve të tua.

Nëse s'je pendue për fillimin e rremë,
Fundin ke me e pasë të trishtë.

Nëse s'i respekton të gjallët,
s'ke me dit’ me i vajtu të dekunit.

Nëse s'je i lirë,
je krejt i zhytun në mëkat.

Nëse veç me pak kënaqeni
kjo nuk ju ban me u ndi gjallë.

Nëse s'ke ofsha me shpirt
S'ke me dalë kurrë prej trupit t'dekun!


MOS U NDAL

M'duej!
Mes rrëkesh të prekshme,
t'amla
përpiqem me t'pa.
E matun, e kujdesshme,
e butë.
...
Rikthehem tuj ndi mëshirë për veten
e t'bi n'gjunjë me m'dashtë.

M'duej me zor
m'duej kur t'më kesh mbetë vetëm ti
se ti din tashma me m'dashtë.

M'duej
se u mësova me dashninë tande,
që m'len t’thërmueme sa herë mungon!

M'duej
se t'urdhnoj me e bà!

T'lutem ma duej edhe lotin e fundit
edhe kur jam e dobët
edhe kur jam unë ashtu thjeshtë, pa asnjë zbukurim,
pos shpirtit.

M'duej e mos u ndal
edhe nëse të them mos me m'dashtë!
...
M'duej!
Se unë kështu bàj
një natë të urrej
e një natë të due tinëz vetit.


MALLKUE QOFSH O MORI HANË

Mortja e paska vorrin e madh
Të dekunit i ka përzanë
Krejt bjeshka vorr ashtë ba
Djem të gjallë s'mbetën n’të.

Ia shploj vorrin dashnisë e qaj tuj pi lotin e nxehtë
Qaj pa zâ me i shurdhue qiejt
Zogjtë me i lshue coftë n'tokë prej vajit tem
Që shkyen dhe çukitje zogjsh hunjve të kalbun të botës.

Omeri jem e la shkretë bjeshkën
Tash ashtë kambë e hupun në prag të huej
Tupanat e bjeshkës rrehin pa jehonë
Omeri jem e ka shkrue në mue dekën e tij të gjallë.

Vaji ashtë kangë që unë s'di me e këndue
I dergjuni jem mbet pa xhenaze, pa atdhe
Ba si këlyshi mbas copës bukës.

Omeri jem nuk ngjet me mue
Ma kanë poshtnue
Ma kanë përdorë
Pare n’lodra e kanë bâ.

N’mortë tij kurrë s'kam me shkue!

DY FJALË PËR LIBRIN NJËMIJË VJET AJKUNË

REXHEP SHAHU

Janë të tepërta këto dy fjalë përcjellëse, për librin “Njëmijë vjet Ajkunë” të autores Elida Rusta, botuar nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, Tiranë, por le të rrinë si modë a si traditë edhe për këtë libër
Poezia e këtij libri nuk merr asnjë ngjyrë e nuancë nga këto fjalë, aq sa mund t’i jap unë me sytë e mi ndonjë ngjyrë shtesë ylberit.
Por ndihem i nderuar që shkruaj këtë përcjellje se ngjaj si lajmës që trokas në derën tuaj dhe lajmëroj se po vjen një poete e re, një zonjë, që boton vonë duke mos humbë asgjë, që e ka latue për kohë të gjatë vargun, ia ka terë ujin dhe na zgjon e na kujton se sa shumë kena vdekë përditë e përvjet e na hiç nuk e dimë. Na thotë që të harrojmë, e në jetë të mbajmë kujtimet. Na kujton pa mëshirë, pa dhimbje, e cila tashmë mallin e ka bërë gur, se na jena një grumbull me zhgënjime, me andrra të preme përgjysmë, me ndjenja të fikuna, me gjysmë përshëndetje të belbëzume me za të voktë e të qorruem mëngjeseve. Kjo poete vjen dorë për dore me Migjenin.
Elida Rusta dhe libri saj “Njëmijë vjet Ajkunë” besoj do të jetë befasi e këndshme.
Është krijimi ndryshe i botës, është ndërtimi i jetës ndryshe.Me fjalë të epërme.Me fjalë zotash.Autorja krijon botën e saj, tonën, shtëpinë a kullën e dashurisë, e ndërton me një arkitekturë mahnitëse.Me elegancë hyjnish.Pa inat se dashnia s’është inat.
Lexon e nuk të ecet më tej në faqen pasuese.Lexon e shtangesh, lidhesh pas një fjale, pas shumë fjalëve, a vargjeve që si lëndë ndërtimi të një shtëpie dashurie rrëzëllijnë prej latimit.
Dhimbja qan gjithmonë, derdh lot gjaku, lot të zi derdh qielli i dhimbjes së saj për njeriun që ka humbë udhën, shpresën dhe s’ka më ëndërr pas të cilës të rendë kur as dy gjysma s'kanë mbetë mos me i shpërfillë andrrat se ato na i shkundin nadjet.
Me germa dyshimi shkruan ti je i krypun, por etjen ma shuan, përmbysem e prapë çohem mes germadhave të mia!
E kur të çohet thotë butë pranimin :
S'jam ma unë!
Ke ardhë ti, m'ke shndërrue
Në një formë të pamend në trupin
Që ti ia ke ba skicën me kohë
E tash ke ardhë me e mbushë me ngjyra.

Ajkuna njëmijë vjeçe është veç Ajkuna fëmijë, hala fëmijë që vajton e re fatin e u pisket zotave me dlirësinë e fëmijës, me lirinë e fëmijës, me guximin e krenarinë e fëmijës, me gjeninë e fëmijës.
Bjen shi e na hala s’jena pajtue thotë Ajkuna dhe zotat e qiellit e të tokës stepen nga ky lloj ligjërimi, si ta marrin, si ta lexojnë, a prej fëmije a prej perëndie dalin këto fjalë.
Mjegullat e ngopuna me mërzi e trishtojnë se ato derdhen si plaf trishtimi mbi male e bjeshkë e qajnë sa herë që rrufetë e pabindshme kallin lisa prej zemërimit të Ajkunës që tash as në vorr s’e ka Omerin që ka marrë udhët e botës dhe ashtë shndrrue pare në lodra pragjeve e dyerve të huaja.
Fëmijë njëmijë vjeçe Ajkuna ka pa dhe se sa ngjashëm pikojnë mëritë, dashuritë, zhgënjimet e njerzve dhe zotave! Ka pa se njëjtë vijnë pranverat por edhe vdekjet, lamtumirat… Dhe din tashma se veç në heshtje jena gjithmonë bashkë se heshtja na jep ne formën e përkryeme dhe derdh kumt si i ka hije se historia ma e bukur e prrallave, vazhdon hala...
Ajkuna u thotë lisave se qiejt janë t'pafund e gjithmonë gjejmë vetin në to, me marrë o me dhanë shpresën e amshueme. Për këtë janë qiejt, me na ba me jetue në netët e dimnit me t'ftohtin e tyne që ia gjallnojnë shpirtin edhe ma t'palumtunit. Ajo u thotë lisave se i kam mundë tana dhimbjet e përderisa ia kam arritë miliona herë, mundem me e ba prapë e prapë e prapë. Dhe të gjithën këtë e ka ba se Ajkuna ka dashni, ka plot dashni me t'cilën mundet me iu sjellë botës qark, me shpërnda dashni pa fund për njerzinë e me i mbetë prapë dashni mjaftushëm sa për vete.
Veç kam qejf me fol me të, nuk është se e due thotë ajo, e për çka me m'vu faj? Apo pse thotë:
Kthehena prej rruge e marrim prapë shoqi-shoqin
si dy pleq t'vjetër që i kanë mbijetue luftës bashkë
e veç njeni-tjetri na ka mbetë.

Shpirt i ri në trup të rrëzum prej zymtësisë, që ka gjetë veten tash që i kanë hupë të tanë e prapë thërret, s'ka ma urrejtje!
Nuk urren Ajkuna, ky njeri i çuditshëm që i ka tepruar prej vetes, pasi gjithë ato që ia përkëdhelen vuajtjet e vajet e dhimtat, që e çanë lisin më dysh, që lotin e bënë gur, në vështirësitë ma t'vogla ia lëshuan dorën dhe e lanë me ecë vetëm edhe në greminat e fatit, edhe në ditët kur s’duhej lënë vetëm, nëpër terrin e kohës që s’ka fund.
Por sot bota të len vetëm si dje e nesër se nuk është bash lehtë me dashtë. E duke e ditë këtë Ajkuna thërret :
Le t'grihna!
Le t'qajmë!
Le t'flasim marrina!
Edhe rrejshëm, edhe fallco po duhena
Veç të duhena!
Me ngjyrë malli firmos akujt
Ethet i fshij me mangë dashnie !

Mundem të shëtis gjatë e gjatë nëpër librin “Njëmijë vjet Ajkunë” të Elida Rustës.Por siç e thashë në krye të herës unë nuk i shtoj asnjë ngjyrë ylberit.
Kjo poezi është e thellë dhe ka blunë e thellësisë, është e trishtë se ka fytyrën e ditës tonë të trishtueme, është e kaltër dhe vrullshme se është Valbonë, Dri, Bunë, është e qetë se e tillë është Ajkuna në dukje, por është poezi që si prushi nuk mbahet në dorë, të djeg, të kall, poezi që ke deshirë të pashpjegueshme të mbash vargje përmendësh, poezi që të krijon e nxit përfytyrim, që të krijon tablo para sysh, që të bën ta shohësh njeriun duke ecë me këmbët zvarrë brenda vetës së vet duke mbajtë veten për dore nëpër udhët gjithë akull të dimrit që shkoi e që do të vijë.
Turra – turra rendin njerzit drejt lavdisë, më saktë drejt pavdeksisë se ajo është porta e ëndërruar dhe më e pambërritshme, coptohen e grihen kush të mbërrijë më i pari. Dështojnë njerzit, thotë Ajkuna, dështojnë e capërlohen me njëri – tjetrin, vriten, vdesin e ngjallën në mëni, pasi qielli, pavdeksia, lavdet i mban për vete dhe hiç s’ka dert për të dëmtuemit.
Kështu dita shkon tuj këndue si n'Lugje t'Verdha,
Nata nuk e ndryshon fatin e kurtheve
Qielli vajton fitoret e mbytuna…

Ajkuna e re që grrith fytyrën në humbje, një mijë vjet lodhë përmbys mbi fat, e hupun prej shkëlqimit që e bënte të veçantë, e mundur te kapërdi urrejtje në një mijë vjet natë, se dielli u ba gur e u shim prej lotit të syve të saj në njëmijë vjet pa paqe, me vujtje, tuj urry pa ditë çka me ba veç tu ndërtu shkallë kockash, thotë :
Ka do kohë që s’shkruj për dashni
shkruj veç per ty.
Ka do kohë që t'gjuj me zogj
copash i baj po s'mbërrijnë te ti.

Në mënyrën e vet, ashtu thjeshtë, pa bujë, pa britma Ajkuna na mpin ne kur na e lëshon në duar para syve tonë ditën tonë të përgjakur, të shkelur, të vrarë, gjysmë të vdekur e gjysmë të gjallë, me fytyrën që s’i njihet prej shëmtisë:
Ûja prapë t'i ka gjetë sytë e jeshilta
kafshatë e mbetun në fyt
që as kalon, as kthehesh mbrapsht.
Në andrra t'zgjas dorën me t'pshtu
prej humnerash ku ke ra
në makthe ta shoh fatin e zhgrryem përdhe,
t'shoh ty që nuk m'sheh,
dashnitë tuja të përdhunueme.
Zemra përpëlitet me gjetë një kohë ma t'mirë
Se bota që krijuem na
qe aq e vogël!

Po, e vogël bota, bota që krijuam ne, e vogël, dhe autorja duke e ditë se botën e bën të madhe veç dashuria thotë:
M'duj
Se unë kështu baj :
Një natë të urrej
Natën tjetër
Të du tinëz vedit…

Kështu ajo me ngjyrë malli firmos akujt, me mangë dashnie i fshin ethet..
E ndjej se lexuesi i paktë i poezisë ka me më falenderue që po e botoj këtë libër dhe ka me më tolerue për fjalët përcjellëse, sepse “Njëmijë vjet Ajkunë” është një libër që nuk ban me i mungue bibliotekës tonë dhe letërsisë shqipe e cila lufton si me vdekjen me vargëzuesit e mediokër, të cilët e shtyjnë zyrtarisht drejt vorrit letërsinë prej urisë për famën që s’e mbërrijnë kurrë, të përkrahur e stimuluar si gjithmonë me pare, tit

Rreziku që vjen nga Boa



Boa ka futur këmbët në gojë dhe havash-havash po fut gjithë trupin e liderëve dhe akademikëve që janë njësuar. Po ku është dhe ç’farë po bën figura kombëtare? Mund të jetë në gjumin litargjik, në qëllimin e njëmijë e një netëve, rrethuar me engjëj dhe zogj. Me cicërimat e zogjëve, me muzikën e tyre të këndshme dhe me fjalët e ëmbëla të engjëjve, ndien kenaqësi të madhe. Nuk mendon, nuk dëgjon dhe as nuk shikon se ç’farë ndodh poshtë mbi tokë. Pas disa krismave, drejtoi vëmendjen mbi tokë dha pa një katrahurë të madhe, ku njerëzit haheshin si qentë, duke u sharë me fjalë nga më të fundit, duke u përgjakur aq keq në fytyra dhe në duar, saqë akademiku i Kosovës thotë se janë më keq se qentë. - Një zallahi e madhe nga poshtë, - thërriti dikush me zërin e tij të fortë. - Ku dergjesh, moj figurë kombëtare, që radhitesh e fundi mes figurave më të mëdha kombëtare shqiptare.

Kështu zbrita poshte, duke kujtuar vargjet e poetit gjerman Hajne: “Den Himmel uberlassen wir / Den Engeln und den Spatzen” (Qiellin ua lëmë engjëjve dhe zogjve).

Figura e Kombit thotë:

“Tani që në Shqipëri tirania nuk egziston më, me sa efektivitet po e shfrytëzojnë shqiptarët lirinë e fituar në aspektin e kulturës dhe të artit”. Dale, moj figurë e ndritur, se ku e çojnë Shqipërinë këta miqtë e tu! Shqipria është ndërmjet tiranisë dhe agonisë.

Figura u bashkua me drejtuesit e katrahurës dhe akademikët. Boa për një çerek shekulli po vazhdon të thithë havash-havash kombin dhe po ua kthen fqinjëve Veriun dhe Jugun, sipas porosive të tyre. Këta fqinjë janë përpjekur për reduktim dhe asimilim, njëri ka 2700 vjet dhe tjetri 1300 vjet, duke u solidarizuar edhe me perandoritë që erdhën njëra pas tjetrës përgjatë 2000-vjeçarëve dhe nuk kanë mundur, sepse ne kemi lindur bashkë me pushkën dhe shpatën, prandaj kurdoherë u ka ngecur sharra në goxhdë. Tani kanë filluar Lëvizjet Nacionale dhe njëri, nacionalist i përmendur (M. K.), na kujton që duhet të lidhemi me një të madh që interesat e tij të bashkohen me inteteresat tona të MEDHA për të bashkuar të katër vilajetet. Kështu vjen koha e dhënies llogari, për arsye se vendi ynë është një vend shumë i pasur dhe me pozitë gjegrafike shumë të mirë që e kanë zili bota. Këta shpërgënj komunistë të pamëshirshëm, të sotmit, që drejtojnë vendin, duke u bërë njësh edhe me A. SH., janë kthyer në miliarderë dhe gjysma e popullit detyrohet të largohet nga atdheu për shkak të varfërisë së tejskajshme. Në çdo formacion historik, pas fitores, ata do të japin llogari për këto pasoja të dhëmbëshme që i shkaktuan kombit shqiptar.

Rasim Bebo

Addison Çikago IL. USA

13 Maj 2016


VESHTRIME MBI PLATFORMAT SERBE KUNDËR SHQIPTARËVE

Prof. Nezir Bata



Hartimiiprogrameve politke për një Serbi të Madhe apo Serbi të Vjetër tek serbët ështëi kahershëm dhe në kurriz të zotërimeve osmane dhe austro-hungareze.Një proces i tillë në Ballkan do të fillonte në shekullin e XIX veçanërisht pas formimit të shteteve nacionale në këtë regjion kur qarqet e tyre drejtuese përpiluan projekte e platëforma për tu zgjeruar në kurriz të kombeve të tjerë ballkanikë.Të tilla ishin Megali-idea për Greqinë e Madhe, Naçertanja më 1844 për Serbinë e Madhe,dhe Traktatii Shën Stefanit më 1878 për Bullgarinë e Madhe.
Naçertanja e hartuar më 1844 nga ministrii brendshëm i Serbisë, politikani e shtetarii politikës së jashtme të Serbisë për gjysmën e dytë të shekullit XIX Ilija Garashanin, ishte program që pati ndikimin më të madh në strukturimin e mendimit politik serbnë këtë kohë. Ky projekt në të vërtetëishte program i politikës së jashtme të Serbisëprandaj mendohet se për këtë arsye u mbajt i fshehtë sidokument shtetëror deri në vitin 1906 kur u botua. Ky projekt kishte rëndësi aktuale për Serbinë por do të përcaktonte edhe politikën shtetërore të saj për të ardhmen. Kjo për arsye se prej që atëhere ideologjia nacionale serbe dhe politka e shtetit serb që buronin prej saj janë ofensive, dhe kanë për qëllim shpërngulje, shpopullim, shfarosje, kolonizim, zgjerime e pushtime, sidomos në dëm të shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre etnike.
Sipas Garashaninit Serbia na paskësh mision historik, prandaj nuk mund të ndalet në kufijtë e saj të tanishëm por duhet të përpiqet të bashkojë gjithëpopujt serbë që e rrethojnë. Kufijtë e shtetit të madh serb duhet të përputhen me kufijtë e të gjithë serbëve-ashtu siç thoshte babaiinacionalizmit serb Vuk Karaxhiçikur theksonte se:” atje ku është edhe një serb atje është shteti serb”.Me ardhjen në pushtet të partisë radikale serbetë drejtuar nga Nikolla Pashiqi,Naçertanja u pranua si program politik bazë për monarkinë serbe.Dhe në të vërtetë që nga viti 1879 kur erdhi në pushtet Pashiqi e deri më 1903 aii qëndroi besnik kësaj platforme dhe si rezultat i politikës agresive të qeverisë serbe u realizua në masë të madhe duke u bazuar në ekspansion territorial, spastrim etnik, kolonizim të dhunshëm.
E frymëzuar prej projektit të Ilija Garshaninit Serbia ka hyrë në disa luftra duke filluar nëvitet 1876-1878 me Perandorinë Osmane, në luftën me Bullgarinë në vitin 1885, në luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike 1912-1913, në Luftën e Parë Botërore e deri në luftrat e fundit të shekullit XX me Kroacinë më 1991, Bosnjen 1992-1994, Kosovën dhe Naton më 1998-1999. Patjetër që në këto luftra fitoret dhe tragjeditë për Serbinë kanë qenë të mëdhaja.
Në Kongresin e Berlinit më 1978 Serbija hyri me 34 mijë km2 dhe doli me 48 700 km2, përveç të tjerave ajo tashmëi ishte afruar ndjeshëm Kosovës.Ajo kishte marrë Nishin, Pirotin, Leskovcin, Prokuplien etj ku banorët ishin në shumicë shqiptarë e myslimanë.Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Serbisëi jepen Kosova prej 10 600 km2 me popullsi shumicë dërrmuese shqiptarë,Maqedonija prej 25 713 km2në pjesën perendimore të së cilës popullsia shqiptare ishte po ashtu popullsi dërrmuese, pra 36 000 km2. Para luftës Ruso-Turke të viteve 1876-1878 Serbia kishte 37 700 km2, pas kësaj lufte dhe Kongresit të Berlinit do të ketë48 300 km2, ndërsa pas luftrave ballkanike 1912-1913 do të ketë mbi 80 000 km2, pas Luftës së Parë Botërorë do tëbashkojë Vojvodinën prej 21 800 km2. Në të vërtetënjëri nga ideologët serb Stojan Protiç më 1913 duke theksuar se: “është rritur e forcuar aq shumë sa ka arritur deri në pallatet e vjetra mbretërore në Shkup dhe në Prizren e kjo përveç sakrificave të bijve të saj i duhet ditur për nderë edhe Rusisë dhe Europës”.
Lidhur me Serbinë e vjetër historianët, gjeografët, etnografët, gjuhëtarët publicistët, politikanët serbë kanë mendime të ndryshme jo vetëm për vjetërsinë por edhe për shtrirjen e Serbisë së Vjetër. Disa mendojnë se Serbia e Vjetër, zanafillën e ka tek Nemanja (themeluesi i dinastisë mesjetare të Nemanjiçëve, prandaj Serbia e Vjetër duhet të quhen tokat e sunduara prej serbëve në kohën e Nemanjës.Disa të tjerë zanafillën e Serbisë së Vjetër e kërkojnë te Stefan Dushani, pra shteti që sundoj sa ishte gjallë ai, ka nga ata që e kërkojnë tek Knjaz Llazari i cili më 1389 u vra duke mbrojtur Serbinë e Vjetër në betejën e Fushë-Kosovës). Pas Kongresit të Berlinit Serbia e Vjetër do të bëhej lajtmotivi i politikës, publicistikës dhe i shkencës serbe. Studiues, shkrimtarë, publicist, gazetarë e politikanë projektuan të kaluarën e serbëve por duke përjashtuar të kaluarën dhe të tashmen e shqiptarëve.
Në këtë kuadër për problemet demografike në Turqinë Europiane nga autorët serbë mund të përmendim Spiridon Gobçeviçi me punimin e vet “Serbija e Vjetër dhe Maqedonija” botuar në Beorad më 1890 (në të vërtetë e pat botuar në anglisht në Vjenë më 1989 me titull “Maqedonija dhe Serbija e Sipërme”). Ajo që bie në sy këtu është deformimi i të vërtetave mbi përbërjen etnike të popullisë sidomos në trojet verilindore të shqiptarëve me synim që të provojë se ishte popullsi e nacionalitetit serb ajo qëpërbënte shumicën në këto troje dhe në hapsirën që ai e quan Maqedoni.Të dhënat që paraqet Gobçeviçi mund tëpërdoren për të vetmin shërbim pasi tregojnë pretendimet e Serbisë drejt territoreve shqiptare të Vilajetit të Kosovës dhe zotërimeve osmane në Maqedoni.
Ndërsa në fillim të shekullit XX mund të përmendim autorët serbë: Pavël Orleviçi Dr. Jovan Haxhivasiljeviçin, Jovan Cvijiçin. Orleviçi në veprën e vet “Çështja e Serbisë së Vjetër”, botuar në Beograd më 1901,përpiqet të argumentojë se Kosova të cilën ai e quan Serbi e Vjetër është provincë serbe, dhe se, shqiptarët aty janë vendosur gjatë sundimit osman, madje sipas tij gjysma e popullsisë shqiptare të Kosoves, janë “serbë të shqiptarizuar”, këtë zbulim të madh “se shqiptarët e Kosovës janë serbë të shqiptarizuar”, do ta mbronte sidomos në punimin e tij të dytë botuar po në Beograd më 1904 me titull “Serbija e Vjetër dhe Shqiptarët”.
Ndërkohë Haxhivasiljeviç në punimin e tij “Serbija e Vjetër dhe Maqedonija”, më 1906 nuk e veçon Vilejetin e Kosovës që e quan Serbi e Vjetër nga Maqedonia,por equan pjesë të saj. Duke folur për Kazanë e Kumanovës në veprën e tij Serbija e Vjetër Jugore, studim historik dhe etnografik-rajoni i Kumanovës edhe pse e njeh këtë rajon dhe popullsinë e tij si pjesë të Dardanisë Ilire, ai megjithatëi mbahet tezës së historio-grafiasë serbe, sipas së cilës popullsia e Kumanovës ka ardhur këtu gjatë pushtimit osman nga viset pëerendimore shqiptare.Më pas në punimin e tij Arnavutët-Arnavutashët tanë të një gjaku përdor në vend të termit Albanci, Arnavutash, duke u kthyer tek teza e vjetër antishqiptare serbe sipas së cilës shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë nuk janë shqiptarë të vërtetë si ata të pjesës veri-perendimore e jugore që ai e quan “Shqipëria e Vërtetë”, por “serbë të shqiptarizuar” ose “shqiptarët tonë”.
Një tjetër autorëi njohur në letërsinë serbe ballkanike e më gjërë,është Jovan Cvijiçi nga i cili po përmendim punimin e tij më të plotë me titull “Bazat e gjeologjisë dhe të gjeografisë së Maqedonisë dhe të Serbisë së Vjetër”.Edhe profesori i Beogradit Cvijiçi megjithëse pranon origjinën e shqiptarëve nga Ilirët Dardanë e nga fiset e tjera ilire që shtriheshin nga rrethet e Nishit, në Kosovë, në pjesën e sipërme të Vardarit e në perëndim deri në bregdetin e Adriatikut, ai mbron tezën se shqiptarët u romanizuan, dhe më vonë në mesjetë u sllavizuan. Sipas tij serbët patën njëfarë asimilimi nëIliri e më pas gjatë sundimit osman patën një asimilim shqiptarëtë cilët arritën të shtriheshin në gjithë hapsirën nga Danubi deri në Maqedoninë Jugore ku vazhdoi deri vonë serbizimi.Vepra e etnografit serb, vijim në të cilën bëhen përpjekje për të vënë bazat shkencore pretendimeve serbe mbi trojet shqiptare dhe atyre maqedonase, pra duke bërë pushtimin e Kosovës dhe të Maqedonisë, domosdo për krijimin e një shteti të fortë ballkanik sllav, çfarë herë e quante Serbi e madhe e më pas Jugosllavi, ky Cvijiçi siç do të thoshte nxënësi i tij shpirtërorë Vasa Çubriloviç, vë bazat gjeografike të pretendimeve serbe në Kosovë e Maqedoni, në të vërtetë bazat e politikës shtetërore serbomadhe pushtuese në luftrat ballkanike.Por vijimi solli një element të ri në propagandën nacionaliste serbe, për Serbinë e Vjetër,meqenëse pakica serbe në Kosovë e Maqedoni ishte shumë e vogël, duhej mohuar karakteri shqiptarë i Kosovës e Maqedonisë Perendimore duke i quajtur ata të banuar me serbë të shqiptarizuar.
Çështja e përzënies dhe e zhdukjes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike verilindore dhe vendosjes së kolonëve serbë mbi këto treva ka qenëqë nga fillimi i shekullit XX, temë e projekteve e veprimeve të qarqeve nacionaliste serbe. Autoritete shtetërore, politike, ushtarake, shkencëtarë e shkrimtarë, publicistë, klerikë, etnografë, hartografë, historianë, ushtarakë, klerikë etj,u vunë në shërbim të kësaj politike shfarosëse ndaj shqiptarëve. Këtu duhen përmendur personalitete të rëndësishme të jetës politikë të Serbisë si Vladan Gjorgjeviç, Stojan Protiç, Nikolla Pashiq, Vasa Çubriloviç, Aleksandër Rankoviç, Sllobodan Millosheviç, Dobrica Qosiç, Voisllav Koshtunica etj.
Vlladan Gjorgjeviçi, kryeministri i qeverisë së Serbisë, ministër arsimi, përfaqësues diplomatikë i Serbisë në Athinë, Stamboll ishte angazhuar në maksimum për lançimin e një përfytyrimi sa më të shtrembër për shqiptarët nëpërmjet fyerjeve, shpifjeve, si popull pa histori, pa gjuhë e pa kulturë.“Nji katalog ma komplet të mungesave tona kombëtare si edhe të gjithësashpifjeve qi mund ti bahen nji populli, ska mundun bir nane tjetër me na e vue përpara kurrë në fytyrë të kësaj toke”, shkruan përkthyesi i këtij libri Mustafa Kruja në parathënien e botimit të parë në gjuhën shqipe në vitin 1928. Ndërsa autori i parathënies të botimit që po promovojmë studiuesi Izet Duraku shkruan:”Pa pikën e turpit, magjia e zezë e autorit e shëndërron përrallën në histori dhe ngjarjet historike në përrallë”.
Një tjetër kryeministër i Serbisë Stojan Protiçi, ka shkruar një libër me titull “Problemi shqiptar dhe Serbia e Austro-Hungaria”, botuar më 1913, i cili si edhe Gjeorgjeviçi ka patur për qëllim të arsyetonte aspiratat e Serbisë e të Malit të Zi që me ndihmën e Rusisë të rimëkëmbnin Serbinë e Madhe të Vjetër. Përpos denigrimit të shqiptarëve, Protiçi, përpiqet të bëjë dallim midis shqiptarëve të jugut dhe atyre të veriut në pikëpamje gjuhësore, kulturore, fetare e deri antropologjike, si pjesë të arsenalit për të përçarë shqiptarët dhe lehtësuar sundimin e tyre.
Nikolla Pashiqi kryeministri i Serbisë madje edhe kryemistri iqeverisë serbo-kroato-sllovene nuk mbeti mbrapa të tjerëve në denigrimin e shqiptarëve, dhe megjithëse Serbia e kishte zgjeruar dy herë territorin esaj pas luftrave ballkanike, Pashiqi donte ta shtrinte shtetin serb deri ne portet shqiptare të Adriatikut sepse këto porte sipas tij kanë qenë porte të vjetra serbe, ku ka jetuar populli serbi cili nën tirani është detyruar të ndërrojë fenë dhe kombësinë.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, çështja shqiptare ishte më problem se kurrë për Jugosllavinë, ndonëse prej krijimit të saj më 1918 kishte qenëçështje me të cilën më së shumti ishin marrëxahandarmëria, ushtria dhe komisionet e konolizimit, tashmë kjo çështje bëhet e tillë që fillojnë të merren institucionet e tjera shtetërore, politike, shkencore dhe kulturore në Serbi. Përpjekjet për shkombëtarizimin e trojeve etnike shqiptare të pushtuara nga serbët nuk e kishin dhënë rrezultatin e pritshëm, zgjidhja e çështjes kishte të bënte me shpërnguljen njëherë e përgjithmonë të shqiptarëve, kolonizimi njëherë e përgjithmonmë nga serbët, kjo zgjidhje përfundimtare do të quhej një vepër e pavdekshme për popullin serb. Do të deklaronte njëri prej referuesve të grupit kulturor serb ku u paraqit edhe projekti mëiplotë programorë serb, ku përcaktoheshin masat dhe mjetet që duhen zbatuar për zgjidhjen e çështjes, program i Vaso Çubrillovuçit “Shpërngulja e Arnautëve”.
Vetëm dy vite më vonë më 1939 do të paraqitej projekti i Ivo Andriçit i cili merret me çështjen shqiptare në tërësi dhe sipas tij kufiri i Shqipërisë duhet të jetë në lumin Mat dhe në Drin të Zi, Shkodra dhe pjesë të tjera të Shqipërisë ti bashkohen Jugosllavisë. Nobelisti i ardhshëm Andriç përpiqet ta “zgjidhë” çështjen shqiptare jomë pak se çkishte punuar ta zgjidhte para dhe pas tij shteti serb. Projekte të tilla do të pasonin edhe më vonë siçishte ai iIvan Vukotiçit, Stefan Moleviçit, ku del shumë qartë ideja e Serbisë së Madhe, Serbi homogjene në hapsirate Jugosllavisë.
Lidhur me shqiptarët, serbët kanë lëshuar më së shumti shpifje dhe gënjeshtra nga më të papranueshmet.Në këtë veprimtari janë përfshirë gati të gjitha segmentet e shtetit dhe të shoqërisë, si politika, shkenca, mjetet e informimit, kleri, diplomacia, shërbimet e brendshme, gjyqësori etj.Serbët për realizimin e synimeve të tyre ekstreme nacionaliste gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, gjatë pjesës së parë të shekullit XX dhe në periudhën midis dy luftrave botërore kanë zhvilluar në mënyrë të pandërprerë propagandë të shfrenuar kundër popujve të tjerë sidomos kundër shqiptarëve. Kjo fushatë eskaloj sidomos në fund të shekullit të XX kur doli hapur në skenë qëllimi për demonizimin e disa popujve të hapsirës tëish-Jugosllavisë.
Në fund për projektet politke nacionale serbe mendojmë se nuk kanevojë për vlerësime të hollësishme sepse ato kanë përmbajtje e qëllime të qarta të cilët mohojnëjo vetëm të drejtat e shqiptarëve por edhe të etnive të tjera në ish-Jugosllavi. Ato janë dëshmi të një ideologjie të pastrimeve etnike për të rrealizuar qëllimet e veta përshtrirëse. Ato justifikojnë një politikë që ka sjellë genocide dhe humbje katastrofike në Ballkan.

2016/05/12

"Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit"

Subject:Dergim Ftese!
From:info@crlds.org (info@crlds.org)
To:floribruqi@yahoo.com;
Date:Thursday, 12 May 2016, 11:26


I nderuar Z.Flori Bruqi,
Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, së bashku me bashkëpunëtorët e saj (sipas ftesës) ka nderin t'ju  ftoj në eventin e 26 Maj 2016: "Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe  mbas shenjtërimit". Do të jetë kënaqësi për ne t'ju kemi prezent.

Ju lutem konfirmoni prezencën tuaj në adresën:info@crlds.org.

Bashkangjitur do të gjeni ftesën si dhe dokumenta të tjera 

bashkangjitur!

Ju mirepresim

Pershendetje te perzemerta

Sekretaria e eventit




*********




Dr Gëzim Alpion


Challenges to Mother Teresa scholarship before and after canonization

Abstract

Concentrating mainly on his publications and work in progress, in this three-part lecture Gëzim Alpion offers a sociological perspective of some of the achievements and challenges of and hurdles ahead in Mother Teresa scholarship.

In the first part Alpion explains why he took an interest in Albanian born Mother Teresa in Cairo in 1986. He also covers the context in which the nun became a key area of his research from 2003.

The second part focuses on the ‘two camps’ and ‘three gazes’ apparent in Mother Teresa literature as lingering manifestations of the medieval conflict between ‘faith’ and ‘reason’. Alpion contends that the conflict, which may never be fully resolved, resulted in the rigidity of academic boundaries and the hierarchy of knowledge.

The final part highlights the role of multidisciplinarity and of the ‘sociological imagination’ in shedding new light into key aspects of Mother Teresa’s complex personality, faith and activity that have been ignored or approached in a biased way: lack of interest in her Skopje years, reasons for leaving the Loreto order, uniqueness of her spiritual darkness, and nature of her enduring charism/a.

Alpion concludes that Mother Teresa’s canonization should not drive us away from her as a human being. After all, it is by studying her both as a private woman and a public nun that we understand better this saint’s ‘love in action’ and the role of religion in ‘secular’ postmodernity.
_____________________________________________________

Nënë Tereza: sfidat e studimit para dhe pas shenjtërimit

Abstrakt

Duke u përqëndruar kryesisht në botimet e tij dhe projekte shkencore në vazhdim, në këtë ligjeratë prej tre pjesësh Gëzim Alpion u bën një përqasje sociologjike disa prej arritjeve, vështirësive dhe sfidave me të cilat përballen studimet për Nënë Terezën.

Në pjesën e parë, Alpion shpjegon përse filloi të interesohej për bashkëkombësen Nënë Tereza si student në Kajro në vitin 1986. Gjithashtu, ai sqaron edhe rrethanat në të cilat kjo misionare u bë një nga përparësitë e veprimtarisë së tij shkencore që nga viti 2003.

Në pjesën e dytë, vëmendja përqëndrohet në ‘dy kampet’ dhe ‘tre këndvështrimet’ në literaturën për Nënë Terezën të cilat deri diku pasqyrojnë konfliktin mesjetar midis ‘besimit’ dhe ‘arsyes’. Alpion argumenton se ky konflikt, që ndoshta nuk do të zgjidhet përfundimisht ndonjëherë, çoi në tkurrjen e kufijve të disiplinave akademike dhe krijimin e hierarkisë së dijes.

Në pjesën e fundit, theksi vihet në rolin e shumëllojshmërisë disiplinore dhe ‘imagjinatës sociologjike’ në studimin e anëve thelbësore të personalitetit, besimit, dhe veprimtarisë shumëplanëshe të Nënë Terezës të cilat janë neglizhuar ose prekur në mënyrë të njëanshme: injorimi i viteve të hershme në Shkup, largimi nga urdhëri i Loretos, veçantia e natës së errët të shpirtit, dhe natyra magnetizmit të saj.


Në mbyllje, Alpion thekson se pas shenjtërimit nuk duhet të harrojmë njerëzoren Nënë Tereza. Kjo ka rëndësi pasi duke e studiuar atë njëkohësisht në planin privat dhe publik jemi në gjëndje të kuptojmë më mirë ‘dashurinë me vepra’ të kësaj shenjtoreje si dhe rolin e fesë në postmodernitetin ‘laik’. 


2016/05/09

Ymer Elshani është shkrimtari më tragjik në rruzullin tokësor

Nga :Nezir Selmani


Ditën e parë të fillimit të javës, të hënën, më 14 qershor, në muajin e ndritshëm, të vitit 1948, lindi Ymer Elshani, një gjeni i letërsisë shqiptare, i cili shkroi: poezi, poema, tregime, romane dhe pjesë teatrale, por u mor edhe me kritikë letrare. Sot është e diel, 17 prill 2016, pikërisht sot u mbushën 17 vjet kur kriminelët serbë e vranë shkrimtarin tonë të famshëm me duar lidh pas kresë. Atë ditë ishte e shtunë, 17 prill i vitit 1999 kur kriminelët arritën në Poklekun e Vjetër të Drenasit dhe aty e vranë poetin të lagur nga shiu dhe të uritur si dhe i vranë katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç. Ata kriminelë nga Serbia fashiste ia vranë edhe bashkëshorten Nafijen 45 vjeçare, Nënën Nailen 75 vjeçare, e cila ishte motër e veprimtarit të shquar, të vrarë më 1964 nga UDB-a, Fazli Greiçevci. Trupin e Ymer Elshanit, kriminelët, e kishin hedhur në bunar, kurse trupin e nënës Naile, përveç se e kishin hedhur në bunar, ia kishin lidhur edhe dy blloka të betonit. Atë ditë, pra i kishin mbytur shtatë anëtarë të një familje dhe 50 të tjerë në shtëpinë e Sinan Muçollit.
Kriminelët kishin dosje për Ymer Elshanin, sepse ai ishte i ndjekur dhe i përndjekur nga ish-UDB-a Jugollave, prandaj e vranë me katër djemtë, i shpëtoi vetëm një vajzë – Teuta, e cila gjendej në Prishtinë.
Ymer Elshani është shkrimtari më tragjik në rruzullin tokësor
KUSH DHE SI E PËRJETËSOI KËTË GJENI TË LETRAVE SHQIPE

Shumë shokë, kusherinj, dajë e shkrimtarë e përjetësuan Ymer Elshanin.
Rifat Kukaj e shkroi artikullin “Këlithje shpirti”, në vend të përkujtimit, të botuar në “Rilindje” më 26 korrik 1999 në faqe 8.

Riza Greiçevci e shkroi poezinë “Ti je gjallë Ymer” (nipit tim) e cila i ka katërmbëdhjetë strofa, e botuar në “Rilindja për fëmijë”, numër 11202, të martën, më 10 gusht 1999, faqe 9. Kjo poezi është botuar edhe në librin “Të fala Tiranë”, faqe 69, botuar në Prishtinë, 1999.

Dr. Xhevat Syla ka botuar një monografi “Universi i mirësisë”, jeta dhe vepra letrare e Ymer Elshanit, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2008.

Një meritë të veçantë kanë Halili Kuliqi dhe Arif Veliu, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm shkruan “ATDHEDASHURIA”, në veprën e Ymer Elshanit, “YLLI ËNDRRIMTAR”, e cila u botua në Prishtinë më 2008. Kjo vepër u botua me rastin e 60 vjetorit të lindjes të poetit Ymer Elshani, në të cilën bëhet analiza e 113 poezive. Vlen të theksojmë se në disa poema mirren pak vargje për ilustrim. Ndonjëherë nuk shënohen si në origjinal. Përdoren fjalë të huaja si për shembull fjala mesazh nga gjuha franceze në vend të porosi.

Unë mendoj se është bërë një analizë e thuktë dhe me përkushtim nga Halil Kuliqi dhe Arif Veliu, prandaj në fund kur e mbarova së lexuari shkrova: Ndoshta nuk gaboj të shkruaj se ju jeni njohësit më të mirë të shpirtit, mendjes dhe zemrës së shkrimtarit më tragjik në botë – Ymer Elshani. Lumtë ju që e keni njohur e mjerë unë që shumë pak e kam njohur.

Qibrije Demiri – Frangu i jep një vend të veçantë në “Letërsi për fëmijë”, Prishinë, 2011, ku i jep hapësirë në 15 faqe, duke e quajtur Krijuesi emblematik – Ymer Elshani. Ndër të tjera Qibrija shkruan: “Autor i suksesshëm i tregimeve, i romaneve, i poezive, i pjesëve teatrale, si dhe shkrimeve kritike për letërsinë për fëmijë, Ymer Elshani del të jetë shkrimtari më besnik i fëmijëve. Ai asnjëherë nuk iku nga fahu i tij – krijimtaria për fëmijë”.
Një vend të veçantë për përjetësimin e Ymer Elshanin zë edhe botimi i temës së magjistraturës: “Aspekte të poezisë sonë për fëmijë”, (1945 – 1976) botuar në Prishtinë, më 2013. Këtë vepër Ymer Elshani e shkroi me përkushtim të madh, duke i lexuar dhe studiuar më parë 105 vepra për fëmijë, ku bëri analizën e tyre dhe paraqiti krijimtarinë e të gjithë shkrimtarëve për fëmijë brenda kufijve të ish-Jugosllavisë. Përkitazi për këtë monografi shkroi edhe Shefqet Rexhepi: “Studim i thuktë i lirikës për fëmijë gjatë tri dekadave”, botuar në gazetën e përditshme “Bota sot”, numer 6438, Prishtinë, e mërkurë, 3 korrik 2013. Ku ndër të tjera shkruan se është një studim i një rëndësie të veçantë për letërsinë tonë për fëmijë.

Për Ymer Elshanin shkroi edhe norvegjezi Josef Martines në librin PUSET E VDEKJES NË KOSOVË, i cili u botua në Prishtinë, më 2006. Në këtë libër është paraqitur edhe fotografia e Ymer Elshanit dhe e nënës së tij Nailes në faqen 111 dhe 112. Martinsen ka shitur shtëpinë e pushimeve në Suedi, ka shpenzuar rreth 20 mijë euro, ka vrapua katër vjet nëpër Kosovë, vetëm e vetëm të dokumentojë vuajtet e civilëve shqiptarë gjatë luftës 1998 – 1999.

Përjetësimin më të mirë shkrimtarit, Ymer Elshanit do t’ia bëjë Nezir Prokshi, i cili është duke i mbledhur të gjitha punimet e tij që i janë botuar nëpër gazeta dhe revista siç ishin: “Pionieri”, dhe “Gazeta e pionierëve “, që botoheshin në Prishinë dhe “Gëzimi” e “Fatosi”, që botoheshin në Shkup. Ai do t’i botojë në vëllimet e veçanta: Poemat, poezitë, tregimet, romanet, dramat për fëmijë dhe kritikat letrare.

Sado që të shkruajmë për martirin Ymer Elshanin, nuk mundemi kurrë t’i dalim hakut, sepse ai e sakrifikoi jetën e vet, të katër djemëve, gruas dhe nënës vetëm e vetëm se e deshi vendin e vet dhe nuk deshi të largohej dhe kështu korbat e zi ia morën jetën ...

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...