Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/16

Ambasadori amerikan në OKB z. David Pressman : : Mos e krahasoni Kosovën më ISIS-in

​Ambasadori i SHBA-ve në OKB: Mos e krahasoni Kosovën më ISIS-in
Ambasadori amerikan David Pressman gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit që po mbahet në New York. Sipas tij Kosova ka bërë shumë përparime dhe gjendja e sigurisë atje është shumë e mirë.
Prandaj sipas tij numri i punëtorëve të UNMIK-ut duhet të reduktohet sepse nuk ka nevojë për ata.
Pressman ka dhënë edhe një deklaratë të fortë ku ka thënë se krahasimi i Kosovës me ISIS-in është kundërproduktiv sepse siç tha ai SHBA i është falënderuese Kosovës për luftën ndërkombëtare që po bën ndaj ISIS-it.
Ai tha se edhe në Kosovë sikurse në vendet tjera ka korrupsion, por tha se Policia e Kosovës deri më tash ka qenë e përjashtuar nga organizmat ndërkombëtarë. Andaj Pressman kërkoi që Policia e Kosovës të përfshihet në Interpol.
Amerikani ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ndërsa me theks të veçantë e ka përmendur pjesëmarrjen e xhudistes nga Kosova Majlinda Kelmendi në garat botërore që janë mbajtur në Rusi.
Amerikani ka kërkuar nga shtetet anëtare të OKB-së që t’i njohin më mirë qytetarët e këtij vendi duke iu t hënë se ata nga kjo do të mund të avancojnë përpara.

Myrvete Hoti-Kasumi: Besoj se Ukshin Hoti është gjallë

Motra e Ukshin Hotit: Besoj shumë që Ukshini është i gjallë
Beson shumë se ai është i gjallë. Thotë se këtë nuk e ka nga mërzia, por nga të gjitha zhvillimet për 17 vjet resht konsideron si ai ende jeton, po mbahet diku në burgjet e Serbisë.
Myrvete Hoti-Kasumi për herë të fundit e pa të vëllanë në shkurt të vitit 1999, në ambientet e burgut ku mbi kokat e tyre qëndronin disa policë, duke ua pamundësuar kështu çdo komunikim që nuk është në gjuhën serbe.
Hoti-Kasumi thotë se për të vëllain e burgosur, ku më pastaj edhe është zhdukur thotë se ka bërë krejt çka ka mundur, duke iu drejtuar, përveç institucioneve vendore, edhe atyre ndërkombëtare dhe të Serbisë. E gjithë kjo përpjekje për 17 vjet, në kërkim të vëllait, i ka krijuar asaj një besim të fortë brenda vetes, i cili e bën që të presë ardhjen e tij, në çdo ditë që zbardhë.
Sot, që po bëhen 17 vjet nga dita kur veprimtari i çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti përfundoi ditët e vuajtjes së dënimit me burg, në Dubravë, vend ky prej të cilit thuhet se u lirua më 16 maj 1999, motra e tij, e cila is hte e autorizuar të merrej me të edhe gjatë qëndrimit në burg, tregon për përpjekjet që kanë bërë në mënyrë që të mësojnë për fatin e tij.
Ajo përpiqet të kujtojë ditën e fundit kur e ka takuar Ukshin Hotin në burg.

Myrvete Hoti-Kasumi: E takoja shpesh në burg, nuk mund të flisnim asgjë
“Kontakti i fundit që e kam pas me Ukshinin ka qenë në vitin 1999, 12 shkurt. E kam parë, kam biseduar me të, e kam kuptuar situatën që shkonte e bëhej çdo herë më e rëndë. Mundohesha me çdo kusht të nxjerr nga ai se nga me shku, e çka të bëjë, që ta shpëtojë atë. Mirëpo vizitat me Ukshinin kanë qenë në gjuhën serbe, edhe pse ai nuk ka lejuar kurrë me neglizhua gjuhën e vet, shqipe, e me fol serbisht, mirë shkoja vetëm për pesë minuta vizitë. Vetëm: ‘si je, qysh je’. Katër policë ishin kur dilke ai me pas kontakte me mu, dy policë ishin në shikim tij, e d y ishin shikim timin. Përcjellshin çdo element, mos ne po merremi vesh me gjeste, dhe nuk na lejonin të flasim gjuhën shqipe”, rrëfen për Kp Myrvete Hoti-Kasumi.
Asaj nuk i kishte shkuar mendja asnjëherë se kjo do të ishte hera e fundit që do ta takonte. Mendonte se më 17 maj, ashtu siç ishte paralajmëruar, qëndrimi i tij në burg të përfundonte.
Por, sipas dëshmitarëve Ukshin Hotin e kanë liruar një ditë më parë, më 16 maj, ditë e diel, e pazakontë për veprime të tilla.
Nga aty, sipas motrës së tij, Myrvete Hoti-Kasumi, u shoqërua nga dy persona për në drejtim të panjohur.
E deri në atë ditë, Myrvete Hoti thotë të ketë kontaktuar avokat të ndryshëm, në mënyrë që mundësohej lirimi dhe kthimi i tij pranë familjes.
Nga shumë të tillë sa ka kontaktuar, thotë të ketë marrë premtime se do të zgjidhet kjo çështje, por që të gjithë dështuan.
Myrvete Hoti-Kasumi: “Ukshin Hoti vlen sa gjysma e Jugosllavisë”
“Tha duhet të shkojë në Beograd të bisedoj, dhe kur kthehem ta jap përgjigjen. E sa për holla, tha varet prej ndërgjegjes suaj, ndërsa unë në të ardhmen dua të jem shok me Ukshin Hotin, kur ai të del nga burgu. Ka shku në Beograd ka pyet, ata përgjigjën ia kishin dhënë: ‘a je normal, çka po do ti, koka e Ukshin Hotit vlen sa gjysma e Jugosllavisë’”, tregon ajo përgjigjen që njëri nga avokatët të ketë marrë përgjigje.
Hoti-Kasuimi thotë të ketë pasur biseda edhe me ndërkombëtarët. Tek të cilët ka mbajt shumë shpresa se do të bëjnë diçka për zbardhjen e fatit të vëllait.
Myrvete Hoti-Kasumi: Kam pritë nga ndërkombëtarët që të ma shpëtojnë vëllain
“Kam pas kontakte me Parlamentin Evropian, përmes partisë së Arbën Xhaferit. Më kanë thën ë ‘rri aty ku je, ngase prej një problem na bëhen dy, ne e kemi një përgjegjësi të tillë’. …Ajo më ka thënë se unë jam në Beograd pikërisht për këtë punë. Andaj unë sic do kush, shpresoja, meqë për mua ata ishin emra të mëdhenj, se këtë punë e kanë përgjegjësi dhe do të ma shpëtojnë vëllain”, thotë ajo.
Motra e Ukshin Hotit tregon se u ka shkruar letër edhe serbëve, e që nuk ka lënë gur pa lëvizur vetëm të gjejë vëllain.
Por sot, 17 vjet pas, ndjehet në ankth, në mjerim, e edhe në pritje. Kjo pritje nuk e lëshon dot.
Myrvete Hoti-Kasumi: Besoj se Ukshin Hoti është gjallë
“Edhe sot besoj se Ukshin Hoti është i gjallë , në bazë të punës, e jo në bazë të ndjenjave të motrës për vëllain që nuk ia do vdekjen. Por edhe në bazë të punës që e kam bërë, bashkë me familjarët, kuptohet edhe me bashkëshortin, deri kà «tu në asnjë moment Ukshin Hoti nuk më ka dalë se është i vrarë. Në bazë të punës. Argument nuk kam pas, dhe lëvizjet që i kanë bërë pala serbe me mua, kam pas lidhje me një serbe e cila u deklarua si pjesë e shërbimit sekret ushtarak të Serbisë, ka pas kontakt me KFOR, UNMIK, Kryq të Kuq Ndërkombëtar, me të gjithë, para meje ka thënë se është gjallë, dhe se ajo e ka takuar dy herë në burg. Ka thënë se vajzën e ka pas në administratë, e dhëndrin ushtarak….Zyrtarisht nuk kam asgjë nga pala serbe, as që është i gjallë e as që është i vdekur, ka mbet pezull, mes të gjallëve dhe të vdekurve”, tregon Myrvete Hoti-Kasumi.
Asaj i është thënë se në ditën e 16 majit, para ndërtesës së burgut, Ukshin Hotin e ka pritur një veturë, e cila e ka dërguar në drejtim të panjohur. E për Myrvete Hotin, ai drejtim i panjohur, deri vonë, ka qenë Nishi. Mirëpo djegia e shtëpisë së bardhë atje, asaj ja zbehu shpresat.
Duke u munduar të rrëfejë gjithë çka ka ndodhur krejt këtë kohë, lidhur me fatin e Ukshin Hotit, ajo thotë se ka marrë edhe porosi nga persona të panjohur, të cilët përmes shqiptarëve i kanë dërguar fjalë: “Thuaj motrës së Ukshinit mos vrapo kot, ai është problem qeveritar, jo i yti”.
Hoti-Kasumi: Jetoj në ankth për 17 vjet
“Të jetosh me një ankth të tillë, me një mërzi të tillë, edhe kur ha bukë, edhe kur flej, kudo që jam nuk kam mundësi mos me përqendrua vëmendjen tek vëllai. Edhe me shpezë, shumë raste bisedoj, një sorrë e cila ka ardh shumë në oborrin tim, dhe ka kërkatë me zanin e saj të vrazhdë, ajo po më lë të kuptoj diçka, deri tash vazhdimisht ka kënduar. Dhe kur ka kënduar ajo në oborrin tim, nuk ka pas mundësi pa e pas ndonjë telefonatë, shkrim në gazetë, a ndonjë lëvizje për çështjen e Ukshinit. Andaj unë në bazë të gjithë punës që e kam bërë deri këtu, shpresoj ende që vëllai im jeton”, thotë e motra e Ukshinit.
Me gjithë dhimbjen që e shtrëngon në gjoks, e që i torturon kokën, nga rasti i Ukshin Hotit për të cilin nuk e di a është i gjallë a i vdekur, dhe nga humbja e vëllait tjetër, i vrarë nga forcat serbe, Myrvete Hoti mbështetet në bisedimet me Beogradin.
Por, nuk e fsheh shpresën që ka pasur se në agjendën e atyre bisedimeve prioritet do të jetë çështje e personave të zhdukur. Që sipas saj, nuk po mirret seriozisht nga institucionet e Kosovës.
Ajo kërkon sqarime për të gjithë personat e pagjetur, jo vetëm Ukshin Hotin, i njohur si veprimtar që punoi pareshtur për idealin kombëtar.
Sot 17 vjet, Kosova nuk di asgjë për fatin e intelektualit Ukshin Hoti.
Në pritje për ndonjë informacion për të është motra e tij, veçse për të, lajmi do të vijë se ai ende jeton diku.
Por, Myr vete Hoti-Kasumi llogarinë e fundit e kërkon nga Serbia. Nga ta, thotë se kërkon përgjigje sa çka kanë bërë me Ukshin Hotin që nga dita e 16 majit të vitit 1999

Vepra në pavarësi nga artisti

Vepra në pavarësi nga artisti

Prof.Dr.Ilir Muharremi

Autori i veprës është njeri me gjak e shpirt dhe vepra lind nga ai, por në pavarësi të plot shikohet tani nga vetë autori dhe nga kjo na del se vepra tashmë është vetë autori dhe e pavarur prej tij. “Vepra lind nga artisi në një mënyrë misterioze, enigmatike. E shkëputur prej tij, ajo fiton jetë të pavarur”, shkruan artisti Vasili Kandinski. Vepra është vetë personalitet, i vetëmbrojtur sepse përbëhet nga puhiza spirituale që kalon në jetën materiale, bëhet qenie, frymon në vetvete. Mund të jetë lindje rastësore, por jo e parëndësishme siç do të mbetej indiferente në jetën shpirtërore (pa u materializuar), në momentin e materializmit ajo posedon forca aktive dhe është e gjallë (kuptohet me akumulim spiritual.) Ka të drejtë Nietzsche kur kërkon nga shkrimtarët të shkruajnë me gjakun e tyre. “Shkruaj me gjak, dhe do të mësosh se gjaku është shpirt”, thoshte ai. Me gjak shkruan: Tolstoji, Dostojevski, Pushkini, Kamy, Hemingueji, Shekspiri, vetë Nietzsche, kurse me gjak pikturuan: Da Vinçi, Rafaeli, Rembrandi, Van Gohu, Dali etj. Këta që shkruan me gjak u mësuan dhe mësohen përmendsh. Ata e njohën lexuesin dhe bënë shumë për lexuesin. Ata e kuptuan që shpirti është para Zotit, pastaj kaloj te njeriu dhe tani me këta shkrimtarë të sotëm u bë mediokër. Shkrimet e mëdha janë nga ajri i rrallë, shpirti i artisti është plotë dhembje, ligësi të hershme, këtë Nietzsche e identifikon si diçka gazmore ngaqë të gjitha shkojnë mirë njëra me tjetrën.
Nëse e marrim veprën si diçka të brendshme, duhet vendosur nëse vepra është e mirë apo e keqe. “Nëse ajo është e keqe në formë, apo shumë e brishtë, kjo ndodh sepse kjo formë e përdorur është e keqe dhe shumë e brishtë”, thotë Kandinski. Shpirti posedon vibracione të pastra. Vetë Kandinski mohon saktësinë e formave në vepër dhe ndërtimin e ekuilibrit shkencor, ndërsa imazhi ndërtohet mirë kur ai arrin të jetoj me brendësinë e veprës. Kjo është e mundshme ndërmjet së mirës dhe së keqes të harmonizohet vetëm me të mirën. A mund të ketë vizatim të mirë pa prish jetën e brendshme? Asnjëherë nuk është saktësisht ajo e brendshmja kur distancohet në vepër. Vizatimi i brendshëm është pak në kontradiktë me jetën e jashtme, botanikën, anatominë. Mund të ndodh që jeta e jashtme (spontane), shtrembërohet në vepër. Qëllimi i artistit qe gjithnjë i prezantimit të brendshmes me pamje të së jashtmes. Vepra lind në pamje të jashtme. Në të njëjtën mënyrë duhet të përdor vargjet poeti, piktori ngjyrat jo nëse ekzistojnë në realitet, por nëse janë të nevojshme për botën, së pari artistin, pastaj shoqërinë. Artisti kur krijon ai përpunon, jo ashtu si e do natyra, por siç e ka qëllimi i tij. Atëherë, as shkenca e as kufizimet e saja nuk janë të nevojshme sa liria e pakufizuar e artistit për përzgjedhjen e mjeteve të tij. Bukur e thotë Kandinski: “Kjo nevojë është e drejta për një liri të pakufizuar, por ajo bëhet krim në momentin kur nuk mbështetet mbi këtë nevojë”. Artisti gjithnjë klithë për lirinë dhe kjo është drejtësia më e madhe nëse ndonjëherë i mohohet. Piktura është art natyrisht, jo me krijim boshllëku të përhumbur, por brenda qëllimeve, zhvillimeve dhe të lartësimit shpirtëror njerëzor. Nëse artistët nuk përdorin shpirtin, boshllëku nuk plotësohet dhe asnjë fuqi tjetër shkencore nuk mund ta pasurojë. Artistët siç u përmendën më lartë posedonin jetën shpirtërore tejet të fortë sepse arti bashkëvepron me shpirtin, vazhdimisht tenton absoluten, por edhe arritjen. Nëse shpirti fillon të materializohet, lihet pas dore dhe arti i këtij krijuesi nuk ekziston. Bëhet fjalë për art të pastër. Arti mund të mos ketë qëllim, atëherë jeton për vetveten, ose siç thotë Kandinski “Art për art”. Por kemi edhe artin nga goja e Nietzsches për të mos vdekur nga e vërteta. Të dytë takohen atëherë kur Nietzsche-ja pohon se arti është veçse art dhe asgjë tjetër. Arti dhe shpirti këtu jetojnë në gjumë sepse arti dhe shpirti janë në konflikt dhe harmoni derisa realja (botanika) në një pozicion tjetër porse zhvillimi ndodh kur dy të parat furnizohen nga e treta. Atëherë, asgjë nuk mund të përjashtojmë nga kjo botë. Jemi të tretur në një shpellë mes labirintit. Kemi edhe një revansh ndërmjet krijuesit dhe spektatorit të cilët duhet të komunikojnë me gjuhën e shpirtit. Ja që ndodh i dyti nuk e kupton të parin dhe ja kthen shpinën. Krejt vëmendja bie mbi kuptimin për të krijuar zhvillim dhe vazhdimësi. Publiku kërkon nga artisti imagjinatë të jashtme.
Artistët e drejtë (e them të sinqertë) duhet jenë të ndërgjegjshëm me vetveten dhe artin, duke ju nënshtruar superioritet, idealeve, ajrit të pastër, lartësive, gjithnjë qëllimet duhet të jenë të qarta. Kjo nganjëherë mund të tingëllojë e pakuptuar për publikun, dhe artisti siç qe Kandinski është në dobi të publikut. Këta janë artist popullor. Ndërsa, kemi artist filozof të thellë që krijojnë vetëm për veshë të zgjedhur. Këtu ngapak troket edhe shkenca. Ta lëmë mënjanë këtë. Nga edukata shpirtërore që merr artisti, talenti i tij (si diçka e jashtme tashmë) të ketë diç për të veshur. Artisti duhet shumë të thotë dhe nuk është qëllimi i veçimit të formave ose përsosja e tyre, por përshtatshmëria e saj në subjektin e veprës. Artisti është me mision dhe nga shpirti duhet ta eliminojë pasivitetin. Sa i përket lirisë së tij, ai në jetë nuk e ndjen, por vetëm në art, ngaqë mendimet, veprimet, ndjenjat, materialet zhvillojnë veprat.
O artist kërkoje shpirtin
Vepra nuk qe një krijim i pastër sepse vjen nga artisti dhe kërkohet një izolim i plotë për përhumbje të vetvetes. Rruga drejt vetes ndonëse kthjellë shpirtin por ka shumë dhimbje dhe hidhërim dhe duhet ta kërkosh o artist. Secili artist i sinqertë ka fuqinë ta bëjë këtë. Është rrotë që vetërrotullohet dhe pas kësaj rrote duhet të lakmojë shoqëria. Secili nga ju o artist, lakmon për majat, edhe Nietzsche kishte këso ambicie, sepse përveç krijimit, artisti mbanë përgjegjësinë për arritje dhe pushtim. Kjo dyshohet te krijuesit e mëdhenj. Ata ndërtojnë ligjin dhe e vendosin tabelën mbi kokën e tyre. Cili nuk do ta dëshironte një gjë të tillë? Të jetë xhelat i artit të tij. Sa më shumë i afrohesh vetvetes dhe gjykon vetveten, aq më tepër bëhesh tërheqës. A nuk e dëshiron këtë artist? Nëse vjen koha që do lodhesh nga vetja, do ulërish si Nietazsche-ja: “Jam vetëm”. Rreziku është të dëshpërohesh, veçse në këto momente nga etja e madhe për kopenë t’i prapë do të krijosh, por lartësinë nuk do ta shohësh. Krijuesi edhe nëse nuk e mendon ai tenton ta krijoj artin e tij mbi veten. Vepra kur lind përpiqet të jetë në tejkalim dhe kjo është ajo drejtësia që e ndjek. Andaj, o artist lakmoje atë që e deshi Nietzsche, krijimin mbi veten, mirëpo ai e dinte se së pari duhet të bëhet në veten e vet hi. Ndryshe vepra nuk mund të rilind. Por, nëse them krijim a mund të jetë krijim apo vetëm një vetë kuptim i shpirtit dhe artit, pastaj shndërrim në një lojë në mes vërtetës dhe artistikes? E vërteta qe vetëm në dukje dhe kjo është vepra në distancë me artistin. Aty radhitim jetën, sfidat, dhimbjet, dehjen dhe ekstazën.

Magjia e artit dhe e fjalës

Në botim të Art Club ,,Rifat Kukaj" doli nga shtypi libri më i ri  i Izet Abdylit me titull ,,Magjia e artit dhe e fjalës”,
Izet Abdyli në librin e tij të radhës me titull shumë të kapshëm për lexuesin e çdo shtrese dhe interesimesh: “Magjia e artit dhe e fjalës”, sjell rreth tridhjetëedy njësi me njëzete katër autorë, veprat e të cilëve i konsulton në frymën e vështruesit, analistit dhe recensionistit të kujdesshëm dhe me përkushtim.
Pothuajse të gjithë autorët e prezantuar në këtë libër janë të njohur kohëve të fundit me botime të reja, madje ndonjëri edhe me disa tituj njëkohësisht, që këtu i prezantohen lexuesit, për t’u njohur me vlerat e reja të krijimtarisë së tyre.
Autorët, si: Ymer Elshani, Sabit Rrustemi, Sali Bashota, Jusuf Osmani, Sinan Gashi, Fatime Kulli, Ramadan Mehmeti, Hamit Gërguri, Xhemajl Bajrami, Nexhat Rexha, Zymber Elshani, Nehat Jahiu, Mustafë O. Hoxha, Miradije Gashi, Xheladin Mjeku, Bedri Tahiri, Fitim Gllareva, Afrim Mustafa, Bedri Hysa, dhe Fehmi Qerimi, vijnë me libra zhanresh të ndryshme në poezi, prozë, letërsi për fëmijë, albume, ditar, libra historik dhe monografi.

Ukshin Hoti, prijës i të drejtave dhe lirive shqiptare

Zëvendësministri Hoti: Ukshin Hoti, prijës i të drejtave dhe lirive shqiptare
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti mori pjesë në një organizim në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit” meqë rast u mbajt një orë letrare në nderë të figurës së veprimtarit Hoti.
Në kuadër të organizimit i cili u mbajt në vendlindjen e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe, të pranishëm ishin poetë nga vende të ndryshme të Kosovës të cilët lexuan disa nga krijimet e tyre kushtuar Ukshin Hotit.
Zëvendësministri Hoti, duke folur për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin tha se ai nuk e ka mbrojtur çështjen shqiptare vetëm nga të qenit vetë shqiptar, por ngase ndjeu pafundësisht detyrën për mbrojtje të nevojave të shqiptarëve për liri dhe të drejta.
Dukë folur para nxënësve të shkollës fillore "Bajram Curri", zëvendësministri tha se ndër çështjet më të rëndësishme për Ukshin Hotin ka edhe qenë shkollimi i brezit të ri.
Më pas, zëvendësministri tha se Ukshin Hoti ishte i pari që hodhi idenë se republikat shqiptare duhet të konsolidohen në një shtet si dhe i dha jetë lirisë paqësore dhe krahut të luftës.
Zëvendësministri theksoi se veprimtari Hoti me të drejtë konsiderohet si profet i të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar fortë dhe me përkushtimin për arritjen e tyre.
Ai tha se filozofi

Familja e shkrimtarit të ndjerë për fëmijë z.Qamil Batallit dhuron libra për Festën e Abetares



Familja e Qamil Batallit dhuron libra për Festën e Abetares
Festa e Abetares këtë vit do të shënohet më ndryshe. Familja e tekstshkruesit të parë të Abetares, Qamil Batalli, do të dhuroj për këtë festë pesë tituj të librave të autorit për nxënësit e shkollave të Kosovës.
Pesë librat e shkruesit të parë të Abetares, me të cilën kanë mësuar shkronjat gati 30 gjenerata në vendin tonë, tani janë ribotuar nga familja e të ndjerit Qamil Batalli dhe do t’u shpërndahen shkollave në Kosovë.
Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, ka thënë për Kosovapress se ky vit është më i veçantë pasi shkollat do të pranojnë edhe 2 mijë ekzemplarë të librave.
Statovci: Kjo festë e Abetares është më e veçantë se të tjerat
“Jemi shumë të lumtur që si MASHT po organizojmë festën e Abetares, kjo është festë e përvitshme që organizohet për ndër të shënimit të Ditës së Abetares. Mendoj është një ndër ditët më të lumtura për të gjithë nxënësit tanë, sidomos për shkollarët e klasave të para prandaj ka një magji të veçantë do të thotë këtë vit. Kësaj radhe kemi organizua r edhe një eveniment mjaft të veçantë, do të kemi mysafir ‘ti quaj ashtu në këtë eveniment familje n e shkrimtarit tonë Qamil Batalli, do të jetë përfaqësuese njëra prej vajzave të tij e cila, e ka shpreh dëshirën po ashtu si familje që ti dhurojnë libra për disa shkolla tona, familja e Qamil Batallit do t’i dhurojnë diku 2 mijë copë libra për të gjitha shkollat tona do të kujdesemi që të bëjmë shpërndarjen e këtyre librave në secilën komunë varësisht edhe nga kapacitete e bibliotekës që kanë shkollat tona, por këtë do të kujdeset stafi i ministrisë pasi ashtu ka qenë edhe marrëveshja që ata dëshirojnë që kjo të bëhet në mënyrë institucionale nga ana jonë”, ka thënë Statovci-Demaj.
Zëvendësministrja e Arsimit është shprehur se titujt që do të dhurohen janë ndër më të pëlqyerit për fëmijë.
Statovci-Demaj: Një ndër titujt është “Agimet e Kaltra”
“Librat të cilët do të dhurohen janë gjithashtu libra për fëmijë, pasi që shkrimtari Qamil Batalli njihet kryesisht si shkrimtar i letërsisë për fëmijë dhe ka lënë libra të cilët edhe më tutje janë shumë të kërkuar edhe të pranuar nga fëmijët tanë, janë diku pesë tituj të cilët tani familja me iniciativë të veten i ka ribotuar, pra do të jenë libra të rinj të cilët botohen tash rishtazi dhe janë titujt më të njohur si libri: Agimet e Kaltra, tregime të Zgjedhura për Fëmije, Shoku im Learti, janë edhe dy libra tjerë por për këtë mendoj se do të flasim mjaftueshëm në ditën e nesërme”, ka thënë Statovci-Demaj.
Ndërkohë, është vet vajza e autorit Qamil Batalli, Besare Batalli e cila ka treguar edhe për arsyen e dhurimit të këtyre titujve.
Batalli: Për nder të vitit jubilar të babit po i dhurojmë librat
“Për hir të festës së Abetares, qëllimi kryesor ka qenë i mëparshëm në familjen tonë, mirëpo ka pas edhe nj arsye pse realizua qysh tash në këtë vit për shkak se këtë vit është vit jubilar i tij, sikur të kishte qenë gjallë i kishte festuar 80 vitet e lindjes, për këtë arsye edhe kemi vendos mu këtë vit që të bëhet shpërndarja e librave në shkollat tona. Dëshira ka qenë e madhe për me realizua këtë lloj projekti dhe falë MASHT-it do të na ndihmojnë që të bëhet ndarja në shkolla të ndryshme ku ata do të vendosin për hir të festës së Abetares”, ka thënë Besare Batalli.
Batalli ka deklaruar se ribotimi i librave është bërë me iniciativë por edhe me financim të familjes për t’i ndihmuar nxënësit në Kosovë, mirëpo në të ardhmen për ribotimin e titujve të tjerë, ajo shpreson në ndihmën e MASHT-it.
Batalli: Babi e desh i shkollimin e fëmijëve
“Babi gjithmonë e ka pas në ëndërr, dëshira në fakt kryesor e tij ka qenë leximi i librave, shkollimi i fëmijëve dhe po mundohemi që amanetin e tij ta përcjellim edhe në brezat e ri të ardhshëm, po shpresoj që edhe fëmijët do të jenë të lumtur që t’i kenë librat në duart e tyre. Arsyeja ka qenë që t’i shpërndajmë librat, donacioni normalisht, pagesa e financimi ka qenë krejt prej anës tonë, prej anës së familjes së Qamil Batallit, arsyeja pse i kemi përzgjedh vetëm 5 libra këtë radhë, po shpresojmë që edhe në vitet e ardhshme do të kem kësi lloj donacione”, ka deklaruar Batalli.
Festa e Abetares në vendin tonë shënohet tash e disa vite me radhë duke u bërë festë tradicionale.
Sivjet Festa e Abetares do të organizohet në komunën e Gjilanit për të vazhduar kështu çdo vit me një komunë tjetër.

Shqipëria, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Shqipëria, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino
Shqipëria e përfaqësuar nga emrat më të mëdhenj të letërsisë, u prezantua në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, Itali, që u zhvillua nga data 14-16 maj.
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të njohurit, jo vetëm në Itali, por dhe me gjerë, me një pjesëmarrje botuesish nga të gjithë kontinentet dhe me një vizitueshmëri të lartë, radhët e gjata të të cilit shtojnë besimin se libri do të mbetet gjithmonë pranë njerëzve, i pa ndarë në rrugën zhvillimit të tyre, si kujtesë kolektive dhe si vizion ardhmërie.
Këtë vit ishte dhe stenda e Shqipërisë, e organizuar nga Ministria e Kulturës. Në përurimin e panairit mori pjesë edhe ministrja Mirela Kumbaro, në krah të homologut të saj italian dhe kryetarit të bashkisë së Torinos. Kumbaro ndoqi një sërë veprimtarish të organizuara me autorë shqiptarë, mes të cilëve ishte dhe ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Vatikan, Visar Zhiti.
Ditën e dielë, në 15 maj 2016 në hapësirën “Babel” – Libraria Internacionale e Panairit, u mbajt takimi me temë “Nga njëri vend në tjetrin, nga njëra gjuhë në tjetrën: të shkruarit si një pasaportë”, bën të ditur Ambasada e Shqipërisë në Vatikan.
Të ftuar ishin shkrimtarët Carmine Abate – arbëresh, Arben Dedja – mjek, që jeton e punon në Itali si dhe Visar Zhiti – diplomat. E monitoronte takimin përkthyesja Mimoza Hysa, drejtore në Ministrinë e Kulturës, në Tiranë.
Gjatë bisedave me lexuesin doli në pah se letërisa shqipe ka rrënjë dhe identitet dhe nivel europian. Udhëtimi i saj nis që nga mjegullat e miteve dhe legjendave dhe arrin në metropolet plot dritë. Është një udhëtim nga njëri breg në tjetrin, nga njëri vend në tjetrin, tha arbëreshi Abate. Por dhe një udhëtim për tek tjetri dhe vetja, u shpreh Zhiti. Eshtë udhëtim intelektual e gjuhësor, – shtoi Dedja. Udhëtimi s’është shkulje e rrënjëve, por zgjerim i tyre, – ishte mendimi i përbashkët. Vuajtja po shnderrohet në vlerë. Besimi në siguri.
Gjatë takimeve u fol për vëllazërinë fetare në Shqipëri, për vizitën e Papa Gjon Palit te II dhe Papa Françeskut në vendin tonë, për lumturimin e 38 martirëve të kishës shqiptare dhe për shenjtërimin e Nënë Terezës, në këtë vit që shenjon dhe 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...