Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/16

Picula përgëzon Kosovën për MSA-në, UEFA-n dhe FIFA-n

Picula përgëzon Kosovën për MSA-në, UEFA-n dhe FIFA-n
Kryetari i komisionit Parlamentar Evropian për marrëveshjen e MSA-së me Kosovën, Tonino Picula, e ka përgëzuar Kosovën për sukseset e arritura.
“Sot po fillojmë një proces të rëndësishëm, siç e dini në prill ka hyrë në fuqi MSA-ja. Përgëzojmë Kosovën për sukseset e arritura sidomos në javët e fundit, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, si dhe rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave”, ka thënë Picula.
Këtë deklaratë, Picula e ka bërë në takimin e mbajtur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Euro deputetja Ulrike Lunacek: Kosova ka ende punë në rrugën drejt BE-së, luftimin e korrupsionit dhe demarkacionin

Lunacek: Kosova ka ende punë në rrugën drejt BE-së, luftimin e korrupsionit dhe demarkacionin
Euro deputetja Ulrike Lunacek, është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë pas lajmit që mori Kosova për liberalizimin e vizave.
Lunacek ka thënë se është jashtëzakonisht e kënaqur që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, ku për këtë kishte marr edhe një top në konferencë shtypi.
“Është kënaqësi që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA dhe për këtë arsye kam marr edhe këtë top me vete. Është kënaqësi që në vitin 2018 të ketë një ekip nga Kosova në kampionat botërorë.
Është një gjë që do t’i bashkojë njerëzit dhe të njihem mes vete dhe shpresoj që do të jetë kënaqësi pasi do te jenë gara të mira”, ka thënë Lunacek.
Ajo ka folur edhe për vendimin e KE-së për liberalizimin e vizave. Sipas saj Kosova ka ende punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Kur bëhet fjalë për çështjen tjetër të dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave, marrëveshja e demarkacionit si dhe ndjekja e korrupsionit, duhet të jenë prioritete të Kosovës”.
Ajo ka thënë që duhet punë që të binden vendet e BE-së derisa sa të bëhet koha që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza.
“Duhet punë që të binden vendet anëtare për Kosovën, dhe kjo u takon institucioneve. Pra ka ende punë që ky top të arrij edhe në momentin kur të udhëtohet pa viza”, ka thënë ajo.

Tanja Fajon: Demarkacioni me Malin e Zi duhet të kryhet deri në liberalizimin e vizave


Europarlamentarja Tanja Fajon gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, ka thënë se këtë maj do të kremtojmë 12 vjetorin e anëtarësimin e Sllovenisë në BE dhe do të thotë që rruga jonë ka zgjat me shumë se tetë vite pra keni ende disa vite përpara për të arritur sepse ende i keni mbushur ende vetëm tetë vite që nga pavarësia.
Tanja Fajon: Demarkacioni me Malin e Zi duhet të kryhet deri në liberalizimin e vizave
“Duam që Kosovën ta sjellim sa më afër dhe sa më shpejt në BE”, ka thënë Fajon.
Poashtu ajo ka shtuar se shpresohet që të arrihet mbështetja maksimale qe kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza.
Ndërsa sa i përket demarkacionit kufitar me Malin e Zi është diçka që do ta monitorojmë nga afër, sepse është e domosdoshme që kjo të kryhet deri në heqjen e regjimit të vizave.

Parlamenti Europian: Ratifikimi i demarkacionit, kusht për vizat



Parlamenti Europian: Ratifikimi i demarkacionit, kusht për vizat (Foto)
Në Kosovës po qëndron një delegacion i Parlamentit Evropian të kryesuar nga Tonino Picula.
Picula në takimin që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçin ka deklaruar se Kosova ka arritur disa suksese të mëdh në muajt e fundit. Sipas tij Parlamenti Evropian do ta mbështes Kosovën ende në proceset euroatlantike.
Picula në këtë takim pohoi se është i informuar në lidhje me situatën e dialogut me Beogradin si dhe problemet aktuale.
Ai ndër të tjera tha se Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kush për liberalizimin e vizave.
“Përveç kësaj ne kemi marrë informacione rreth situatës së dialogut me Beogradin dhe problemet aktuale. Poashtu demarkacionin me Malin e Zi cili është kusht për liberalizimin e vizave. E urojmë Kosovën për dy javë të suksesshme, si UEFA, FIFA, Rekomandimi pozitiv dhe poashtu marrëveshja e MSA-s do të përmisojë jetën e qytetarëve. Ne do të diskutojmë edhe me opozitën sot dhe kjo do të ndihmojë në dialogun tonë. Ndërsa nesër do të përqendrohemi në rekomandime të përbashkëta. Do të jetë një sukses i punës tonë të përbashkët. Jemi të gatshëm për të marrë disa kritika”, ka thënë Picula para gazetarëve.

Lunacek: Pas propozimit për heqjen e vizave, topi në fushën e Kosovës

Lunacek: Pas propozimit për heqjen e vizave, topi në fushën e Kosovës (Video)


Pas propozimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, “topi tani është në fushën e Kosovës”, ka deklaruar eurodeputetja Ulrike Lunacek gjatë një konference për media në Prishtinë.
Ndërsa po mbante afër vetes një top futbolli me hartën dhe ngjyrat e Kosovës në kohën e pranimit në UEFA dhe FIFA, Lunacek potencoi se pas propozimit pozitiv nga Brukseli, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës tani duhet të finalizojnë Marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin si dhe t’i shtojnë përpjekjet për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit.
Të dyja këto qëllime, janë vënë si kritere për përshpejtimin e zbatimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Topi i mbetet ashtu edhe Parlamentit Evropian. Ne kemi nisur procedurat, dhe jam shumë optimiste që në Parlamentin Evropian gjithçka do të shkojë mirë. Pjesa tjetër që i mbetet "topi", është te Këshilli Evropian, ku vendet anëtare të BE-së duhet të votojnë si dhe Këshilli për Drejtësi dhe Punë të Brendshme”, ka deklaruar Lunacek.
Korniza kohore për liberalizimin e vizave për Kosovën mund të shkojë në disa muaj, kështu që eurodeputetja Lunacek, nuk ka mundur ta parashikojë se kur do të fillojë lëvizja e qytetarëve të Kosovës pa viza.
“Kanë mbetur edhe dy seanca plenare të Parlamentit para stinës së verës, kështu që nuk e shoh se mund të përfundojë aq shpejtë. Këshilli Evropian është pjesa më e vështirë, sepse ata duhet të votojnë. Disa nga këto shtete kanë shumë azilkërkues nga Kosova, kështu që iu bëj thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, sepse vetëm e dëmton procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo.
“Pjesa tjetër kryesore që duhet të bëhet ende shumë punë, janë marrëveshjet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë ende punë për të bërë. Kosova sa i përket statutit të Asociacionit të komunave serbe, ndërsa Serbia duhet të bëjë më shumë për marrëveshjen e kodit telefonik, energjinë...”, ka theksuar Lunacek.
Ajo për qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite që një delegacion i Parlamentit Evropian po ua bëjnë institucioneve të Kosovës për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
“Me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim është hera e parë që Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje kontraktuale me Kosovën, dhe është pjesa ligjore e parë për Kosovën, për integrim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Lunacek.
Ajo është shprehur e kënaqur me faktin që në diskutimet për MSA-në dhe proceset euro-integruese po merr pjesë edhe opozita.
“Më vjen mirë që deputetët opozitarë, kur bëhet fjalë për integrim evropian, janë mbështetës të këtij procesi. Unë e shoh këtë si një fillim të mbarë dhe shpresoj që në çdo vendimmarrje në të ardhmen të gjithë deputetët do të marrin pjesë, duke mos bllokuar procedurat e Kuvendit”, është shprehur Lunacek.
Krejt në fund, Lunacek ka përgëzuar Kosovën edhe për pranim në UEFA dhe FIFA.
“E di që për ju dhe qytetarët e Kosovës, futbolli është shumë me rëndësi, jam shumë e lumtur që Kosova u pranua në UEFA, dhe tani në FIFA po ashtu, isha shumë e befasuar, pa i përmendur problemet e brendshme që ka FIFA. Është shumë me rëndësi që lojtarët e Kosovës do të marrin pjesë ne kampionatet botërore dhe evropiane”, ka thënë ajo.
Sipas eurodeputetes Lunacek, pranimi në federatat ndërkombëtare të futbollit do t’i mundësojë Kosovës që të zhvillojë ndeshje edhe me vendet që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur atë si shtet.
Problemet politike, ka vijuar ajo, duhet të qëndrojnë jashtë sportit.

Ambasadori i Francës në OKB François Delattre i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës drejt rrugëtimit siç ka thënë ai “edhe në organizmat tjerë evropianë”.



​Franca mbështetje të fortë për Kosovën
Ambasadori i Francës në OKB François Delattre i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës drejt rrugëtimit siç ka thënë ai “edhe në organizmat tjerë evropianë”.
Përveç Qeverisë së Kosovës ambasadori francez ka lavdëruar edhe punën e misionit evropian në Kosovë, EULEX.
Në fjalimin e tij gjatë seancës së OKB-së francezi ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës Speciale si dhe ka thënë se Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër terrorizmit.
Po ashtu Franca sipas ambasadorit francez ofron mbështetje për njohje ndërkombëtare.
Ai ka uruar anëtarësimin e Kosovës në UEFA si dhe ka shpreh dëshirë që ky anëtarësim të ndodhë edhe në OSBE.

Analisti amerikan Daniel Serwer pas takimit me Vuçiqin: Kosova është shtet, ka marrë fund gjithçka

Daniel Serwer pas takimit me Vuçiqin: Kosova është shtet, ka marrë fund gjithçka

Analisti amerikan Daniel Serwer ka thënë se rajoni i Ballkanit është i paqëndrueshëm dhe se paqëndrueshmëria është shumë e nderë në Maqedoni dhe në Bosnje e Hercegovinë.
Serwer, në një intervistë për mediat serbe pas takimit me kryeministrin serb Aleksander Vuçiq, me të cilin ka biseduar rreth ngjarjeve rajonale, ka thënë se amerikanët nuk janë të kënaqur me procesin e reformave në Bosnjë.
“Bosnja është një sistem i nevojshëm për t’u përgatitur për në BE. Bosnja duhet të mbahet dhe gjithashtu uniteti i shtetit, i cili në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Banjallukës, Sarajevës dhe Beogradit mund të jenë një problem”.
Ndërsa i pyetur se si ai e sheh bllokadën kroate të Serbisë në BE, Serwer ka thënë se nuk është shtrenjtë, por aimendon se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja për të ndjekur penalisht të gjithë të dyshuarit për krime lufte.
“Herët ose vonë gjykatat në të gjitha vendet evropiane vendosin të mos jenë në përputhje me kërkesat për ekstradimin e Serbisë”, ka thënë Serwer duke vënë në dukje se ka njerëz që “në çdo rast nuk mund të karakterizohen si kriminelë lufte”.
“Sistemi gjyqësor perëndimor ende favorizon akuzat dhe rastet të tilla si Ante Gotovina dhe Sheshelit, të cilët mendojnë se janë fajtorë”, ka shtuar Serwer.
Gjithashtu Serwer e sheh Serbinë për 10 vjet në BE dhe kujton se Serbia tashmë ka përfitime nga BE-ja.
“Anëtarësimi është vetëm lidhja e fundit, por jo më e rëndësishme. Ju keni bërë tashmë shumë në këtë rrugë, shumë për reforma dhe unë shoh Serbinë pas 10 vite atje”, ka thënë ai.
I pyetur nëse BE-ja në fund do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia, ai u përgjigj i bindur për këtë.
“Mendoj se do ta kërkoj njohjen. Respektivisht, BE-ja si BE jo, pasi që kjo nuk është në kompetencë të Komisionit Evropian. Por, shihni si është gjendja, atje janë 23 vende që e kanë njohur Kosovën. Besoj se shumica nga to do të insistojnë të paktën në anëtarësim në OKB, jo ndoshta njohje bilaterale, dhe normalizim të marrëdhënieve diplomatike me disa reprezentues në nivel ambasadorësh”, ka thënë Serwer.
Sipas tij, shqetësimi i Serbisë për të mirën e serbëve në Kosovë është legjitim, e rëndësishme që serbët të mbesin në Kosovë, të jenë të trajtuar mirë, që kishat dhe manastiret të mbrohen, mirëpo çështja e statusit politik është e kryer.
“Serbia nuk do t’i dëshirontë të gjithë ata shqiptarë si qytetarë të saj, apo? A i dëshironi vërtetë shqiptarët në ekipin kombëtar të futbollit?”, ka pyetur Serwer.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...