Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/21

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj: Turp e tradhti, vendimi i Kushtetueses për pronën kishtare në Deçan i ndikuar politikisht

Selmanaj: Turp e tradhti, vendimi i Kushtetueses për pronën kishtare në Deçan i ndikuar politikisht
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat kishtare në Deçan.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këtë vendim kishte ndërhyrje politike dhe shkelje të ligjit e drejtësisë.
Lexoni postimin e plotë të Selmanajt:
Turp e trathti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurr ky vendim ska me u pranu e as zbatu nga Komuna që une e drejtoj! Manastiri nuk mund të bëhët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe une personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshem!?#‎rs


Floripress ,sjellë Vendimin  e Gjykatës kushtetuese:

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015, nr. AC-I-13-0008 dhe nr. AC-I-13-0009, të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit 
20.05.2016

http://www.gjk-ks.org/repository/docs/KI132-15_SHQ.pdf

Historianët e Deçanit nuk dorëzohen, paralajmërojnë protesta para Gjykatës Kushtetuese

Kryetari Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Selim Lokaj, duke folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat të cilat, sipas këtij vendimi, mbesin në anën e Manastirit të Deçanit, ka thënë se ky vendim është plotësisht i papranueshëm. Edhe kreu i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për ne si Lidhje e Historianëve dhe si qytetarë është plotësisht e papranueshme. Është kapitullim i një gjykate, e cila më së paku është Kushtetuese dhe e Kosovës”, ka thënë Lokaj,për Koha.net.
Ai ka thënë se do të reagojnë në të gjitha format e mundshme, duke paralajmëruar protesta në Deçan dhe Prishtinë, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Protesta do të ketë në vazhdimësi para Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundet të jetë kurrë kushtetuese. Përgjegjësia nuk do të jetë e jona, por e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se ka dokument rus nga viti 1912, ku shihet se ato parcela janë në emra të shqiptarëve.
Këtë vendim ai e sheh si të padrejtë, pasi të gjitha vendimet dhe ligjet e vitit 1987-’99 janë shfuqizuar nga Parlamenti i Kosovës, e kjo është bërë në atë kohë kur i pari i Parlamentit të Serbisë ka qenë Vojsllav Shesheli.
Edhe Kreu i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan.
“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranu e as zbatu nga Komuna që unë e drejtoj”, ka thënë Selmanaj, përcjell Koha.net.
“Manastiri nuk mund të bëhet pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka thënë më tej ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves Gjykata Kushtetuese e Kosoves


Gjykata Kushtetuese ka luajtur rolin vendimtar në procesin tetëvjeçar politik të Kosovës, duke nxitur zgjedhje dhe duke prishur koalicione. Gjatë tetë vjetëve Kushtetuesja ka rrëzuar dy presidentë, ka propozuar një mandatar dhe ka prishur dy koalicione.
Gjatë tetë vjetëve të shtetësisë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka luajtur rolin vendimtar në proceset politike të vendit, duke rekomanduar shkarkim presidentësh, caktim të mandatarit qeveritar, zhbërje marrëveshjesh e vendime të tjera.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves
Për opozitën dhe analistët politikë e juridikë, disa nga vendimet e gardianit të Kushtetutës kanë qenë kundërthënëse, të padrejta dhe të ndikuara politikisht, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndër vendimet që ka marrë kjo Gjykatë gjatë tetë vjetëve të kaluar kanë qenë: rasti “Sejdiu”, rasti “Pacolli”, “Mandatari i Qeverisë”, “Marrëveshja e Asociacionit” dhe rasti “Thaçi”.
Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimet “e padrejta” në këto pesë raste kanë bërë që Kushtetuesja ta humbë kredibilitetin, të cilin do të duhej ta gëzonte si institucioni përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.
Për më tepër, analistët vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese në disa raste i ka tejkaluar kompetencat e veta, duke dalë kështu si një pushtet i katërt.

Vetëdeklarimi, reagon Rama: Ku janë 19 kriminelët e PS-së?

ryeministri Rama ka reaguar publikisht nëpërmjet një statusi në Facebook në lidhje me publikimin e formularëve të vetëdeklarimit nga e KQZ-së.

rama2
Rama duke e konsideruar Partisë Demokratike si një makineri që prodhon vetëm baltë, kryeministri i ka kërkuar kësaj të fundit të tregojë tashmë se ku janë 19 kriminelët e Kuvendit të Shqipërisë, që i përkasin Partisë Socialiste.
“Ligji i “dekriminalizimit” unikal në botë për nga ashpërsia, tani pyesni SHQUP-in ku janë 19 kriminelët e PS në Kuvend?“
Makineria e baltës ka këto funksione: Shpif/e riprodhon shpifjen në media/ngre akuza/përsërit akuzat papushim/dënon publikisht të akuzuarit”, shkruan Rama.

Dekriminalizimi, KQZ publikon deklarimet e deputetëve dhe krerëve të Bashkive


Pajisja e përgjimit, Prokuroria: Letra e Pansës, nuk konsiderohet provë



Prokuroria e Tiranës vlerëson se letra e ish – Drejtorit të Policisë Italiane, Alessandro Pansa, në formën e mbërritur në Prokurorinë Shqiptare nuk mund të konsiderohet si material procedurial.
Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se kjo letër nuk ka firmë, vulë dhe datë, si dhe nuk ka të përcaktuar se me çfarë cilësie e ka shkruar Pansa, letrën e përcjellë nga Ambasadori i Italisë në Shqipërisë.
Sipas të njëjtave burime, organi i akuzës mësohet se ka kërkuar informacion nga “Interforce”, nëse letra e dërguar nga ish-drejtori, është dërguar në cilësinë e eprorit më të lartë.
Sipas Prokurorisë, në letrën e dërguar nga ish – kreu i policisë italiane, nuk gjenden përgjigjet mbi informacionin e kërkuar nga akuza shqiptare.
Prokuroria mësohet se është në pritje të informacionit të kërkuar nga “Interforce”.
Një ditë më parë Televizioni Klan zbuloi letrën e ish – shefit të policisë italiane, drejtuar Kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me paisjen e përgjimit IMSI Catcher. Në të sqarohej se, pajisja e shumëpërfolur për përgjime telefonike në Shqipëri nga Policia Shqiptare, nuk ka mundur të bëjë asnjë lloj përgjimi. S’ka përgjuar as telefonata, mesazhe apo komunikime në internet.
Në letër thuhej se paisje ka qenë gjithnjë nën kontrollin e autoriteteve italiane dhe është përdorur për trajnim të efektivëve të Policisë Shqiptare.

Parashutë italiane për Sajmir Tahirin, Edi Ramën dhe përgjimin. Italianët kujtojnë “imunitetin”. Europol ndryshon njoftimin

 Ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”.
Çfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane?
“Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”, nis raportimin TCh. Një përpjekje për të shpëtuar ministrin që u mek në Komisionin e Sigurisë dhe i cili fare mirë, nëse kishte dijeni për këtë letër, nuk kishte pse të shqetësohej. Këtu:

pjesë nga fjala e ministrit dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ku nuk duket fare kjo shpresë për mbylljen e debatit. Më tej në letrën që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm kryepolici italian sqaron se: “Është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Artikulli i tretë i kësaj marrëveshjeje parashikon që palët të bashkëpunojnë, mes të tjerash, në aktivitete të fokusuara në formimin dhe trajnimin në luftën kundër kriminalitetit në të gjitha format e saj. Me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete ne për trajnimin e policisë lokale. Në këtë pikë, personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës. Ky aset stërvitor rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave”, raportoin televizioni në fjalë që referon se “pajisja është futur nga një port. Operatorët e forcave të policisë italiane, qe kanë sjellë me vete aparaturën me qëllimet e sipërpërmendura, janë pritur në portin e Durrësit nga zyrtarë të policisë shqiptare”. Aparatura trajnuese ka qënë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë. Me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës, dhe se sipas tij, aktiviteti trajnues nuk do të mund të kishte mundësi të kryente shkelje të asnjë lloji, nga personeli i policisë italiane i punësuar”.
Deri këtu pala italiane ka marrë përsipër çdo gjë për të cilën është akuzuar ministri i Brendshëm, i cili nuk i pati për asnjë çast argumentet në fjaë. Arsyen e di mirë vetë ai. Në finale, letra jep edhe epilogun interesant: “Gjithsesi, në fund policia italiane i kujton Prokurorisë shqiptare se në zbatim të marrëveshjes, ajo gëzon, në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=326994#k1). Për të gjitha këto do të duhet të japë përgjigje Prokuroria e Përgjithshme e cila ka hapur hetimin penal. Dhe do të jetë përfundimi i këtij hetimi, vetëm ai, që do MBYLLË DEBATIN. I cili meqë ra fjalë është një mundësi e mirë për opozitën që të negociojë diçka, siç ndodh përherë.
Nisur nga raportimet e djeshme në Komisionin e Sigurisë, hetimi ka nisur nga informacionet e përcjella nga SHISH, që ka referuar siç tha Visho Ajazi, hyrjen e një pajisjeje të paregjistruar. Edhe sikur raportimi verbal i Ajazit të jetë i tillë vetëm për të provokuar këtë skandal, hapja e hetimeve nga Prokuroria, provon formalisht padijeninë për ekzistencën dhe operimin e kësaj pajisjeje. Për të cilën, siç kujton policia italiane, “në bazë të artikullit 8, imunitet nga juridiksioni civil, penal dhe administrative për çdo veprim të bërë në ushtrimin e funksioneve të tyre”. Deri atëherë do të duhet të pritet përfundimi i hetimeve nga organi i akuzës.
Europol me dy njoftime për rastin “Balili”
Këtu: http://www.respublica.al/2016/05/17/europol-asnjë-rol-i-policisë-shqiptare-në-hetimin-e-trafikut-ndërkombëtar-të-drogës-ku, është lajmi i publikuar më 17 maj për operacionin e Europol për kapjen e 17 të dyshuarve për trafik droge. Siç shihet në screen shotin e njoftimit, SHQIPËRIA, pra POLICIA SHQIPTARE, NUK FIGURON NË NJOFTIM. (foto). Sot në Parlament, kryeministri Edi Rama, u kapardis si kaposhi në thekër kur bëri thirrje për “update informacioni” të Europolit, i cili në të njëjtin njoftim, sot ka përfshirë edhe Shqipërinë. Duke qenë se fotoja e njoftimit të parë disponohet dhe mund ta shohë kushdo dhe se në njoftimin e UPDATE-UAR https://www.europol.europa.eu/content/17-detained-operation-against-alba..., Europol, nuk lajmëron për ndryshimet në tekst, mund të pyesim: çfarë ka ndodhur që Europol befas u ftillua për rolin mbështetës të Shqipërisë? Mos vallë edhe këtu kanë dhënë një dorë miqtë italianë, që sipas artikullit 8, apo ndonjë të ngjashmi, KANË IMUNITET? Atë imunitet që se gëzon dot më asnjë këtu brenda? Për këtë përgjigje me siguri duhen analistë seriozë që njëkohësisht dinë të bëjnë pyetje të vështira,  por fakt është se Europol ka ndryshuar njoftimin, njësoj si ndryshohen komentet – që fshihen – në profilin e Facebook të Edi Ramës.

Përgjimi/“Top-Channel” “mbylli debatin”, “Tv Klan” e hap. Prokuroria: Letra e Pansas pa vulë, pa datë dhe nuk i përgjigjet pyetjeve të bëra

Edicioni i djeshëm kryesor i televizionit kombëtar “Top-Channel” u hap me këto fjali: “Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese. Në një letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi...”. e më pas vazhdonte historia e një letre të një ish-drejtori të Policisë italiane, që ia ka dërguar Adriatik Llallës, përmes ambasadës italiane në Tiranë. Të shihet me kudjes hapja e tesktit: “Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese”. Dhe pak më poshtë, analiza tjetër me përputhje: “Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”( http://www.respublica.al/2016/05/19/parashutë-italiane-për-sajmir-tahirin-edi-ramën-dhe-përgjimin-italianët-kujtojnë-).
Shihet pra se ka një nevojë të ngutshme që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt. E me sa duket edhe pala italiane e ka këtë nevojë, sa kohë ka sajuar një letër, e cila bazohet nga ajo që Pansa ka thënë në Ministrinë e Jashtme të Italisë. “TV Klan” raporton sot se Prokuroria shqiptare nuk e klasifikon si provë letrën e Pansas, pasi ajo është pa vulë dhe nuk përcakton statusin apo cilësinë e autorit që referon amabasada. Letra shoqërohet edhe me një parafrazim sqarues nga ambasadori italian Cutillio. “Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se kjo letër nuk ka firmë, vulë dhe datë, si dhe nuk ka të përcaktuar se me çfarë cilësie e ka shkruar letrën e përcjellë nga Ambasadori i Italisë në Shqipërisë. Sipas të njëjtave burime, organi i akuzës mësohet se ka kërkuar informacion nga “Interforce”  nëse letra e dërguar nga Pansa është dërguar në cilësinë e eprorit më të lartë. Sipas Prokurorisë, në letrën e dërguar nga ish – kreu i policisë italiane, nuk gjenden përgjigjet mbi informacionin e kërkuar nga akuza shqiptare. Prokuroria mësohet se është në pritje të informacionit të kërkuar nga “Interforce”, raporton “TvKlan”(http://tvklan.al/web/pajisja-e-pergjimit-prokuroria-letra-e-panses-nuk-k...). 
Duke qenë se kjo është çështje e rëndësishme, edhe ne po bëjmë tonën pyetjen e analistit Andrea Stefani: “Pse nuk flet Interforza”?
PS: Në foto, letra që ka raportuar Tv Klan.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...