Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/29

Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja



 78 times
Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja (Foto)
Policia malazeze ka hequr flamurin shqiptar dhe një tabele me mbishkrimin “Mirësevini në Republikën e Kosovës”, të cilat ishin vendosur në vijën kufitare me këtë vend.
LVV
Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që i vendosi dje për të treguar se ku është kufiri i Kosovës duke e demantuar marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton portali malazez CDM.
Kufiri KS-Mali i Zi
Këto karakteristikat të Kosovës janë vendosur dje, dhe Ministria malazeze e Punëve të Brendshme njoftoi se tabela dhe flamuri ishin vendosur në “territorin e Malit të Zi, në mes të kalimit kufitar”.
LVV1
“Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Isamilji në faqen e tij në Facebook ka thënë se: “Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. 

LVV4

Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.”


LVV3

Mediat turke: ISIS sulmoi aeroportin e Stambollit!

Nga shpërthimet e të shtënat në Stamboll. Të paktën 28 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag flet për të paktën 28 të vdekur e rreth 60 të tjerë të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.

Automjete të shumta emergjencash shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa periferia e aeroportit u bllokua për mjetet e tjera. Mësohet gjithashtu se janë ndaluar edhe linjat e metrove që të dërgonin në këtë aeroport.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, taksitë e ndodhura aty kanë transportuar të plagosurit për në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihen përgjegjësit e shpërthimeve.

Turqia ka përjetuar disa raste shpërthimesh gjatë muajve të fundit, të cilat janë lidhur me kurdët apo me militantët e Shtetit Islamik. Mes tyre rasti i Stambollit që pati për objektiv turistët, por edhe shpërthime në rajonin Juglindor me shumicë kurde që kanë shënjestruar forcat e policisë dhe ushtarët.

Sulme të tilla janë rritur së tepërmi në shkallë të gjerë dhe frekuenca të larta, duke frikësuar ndjeshëm turistët e huaj e duke sjellë për pasojë dëmtimin e ekonomisë turke, e cila bazohet kryesisht në të ardhurat prej turizmit.

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është i treti në Europë për nga numri i pasagjerëve, teksa në vitin 2015 janë shënuar plot 61.8 milionë të tillë që kanë kaluar përmes terminaleve të tij. Ai konsiderohet gjithashtu një nyje lidhëse e fluturimeve mes Europës dhe Azisë.

Mediat turke: ISIS sulmoi aeroportin e Stambollit!

Mediat turek raportojnë së janë pjesëtarët e Shtetit Islamik ata që sulmuan me bomba aeroportin e Stambollit.
Çfarë po ndodhë me aeroplanin e nisur nga Prishtina për në Stamboll pas sulmit?
Ndërsa një zyrtar i lartë kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara ka thënë për NBC News se sulmi në Aeroportin e Stambollit “përkon me profilin e ISIS’it, dhe jo të PKK’së”.
Kjo këngëtare shqiptare i shpëtoi për mrekulli sulmit në Stamboll
Ai ka thënë se militantët kurdë nuk sulmojnë objektiva ndërkombëtare, prandaj dyshon që sulmi në aeroportin Ataturk është kryer nga militantët e grupit Shteti Islamik.

Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 28 qytetarë, derisa janë plagosur më shumë se 60 të tjerë.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Iniciativa e gjeneral Ramush Haradinajt për Betejën e Kosovës tronditë Serbinë



 6 times
Iniciativa e Haradinajt për Betejën e Kosovës tronditë Serbinë
“Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.
Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sonte në veri të Kosovës se “disa shqiptarë në mungesë të historisë së tyre dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe”.
Kjo deklaratë e Vulin vije si reagim ndaj iniciativës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar ngritjen e një lapidari në Gazimestan në nderim të heronjve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.
Ai tutje ka theksuar se është e rëndësishme që gjithë botës t’i tregohet se “historia serbe në Kosovë nuk do të bëhet shqiptare apo e dikujt tjetër, sepse ajo është serbe”.

Diana Bunjaku/Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Bajram Gecaj zëvendës Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të jap dorëheqje.
“I dhashë vetes të drejtë të shkruaj për këtë temë shumë të ndjeshme, pasi kaluan ditët e të pamës në shtëpinë e cila humbi tragjikisht dy fëmijë dhe pasi konsideroj se kaloj aq kohë sa të mendojmë për këtë çështje esull e pa tepri emocionesh.
Humbja tragjike e jetës së dy fëmijëve, pos tjerash, është edhe rezultat i drejtpërdrejt i mos reagimit në kohë dhe mos reagimit të drejtë të institucioneve komunale të Prishtinës.
Dorëheqja e Gjelal Sveçlës është pranim i kësaj përgjegjësie, prandaj si e tillë kjo më jep të drejtë të konstatoj se ajo nuk është e mjaftueshme as moralisht, as institucionalisht.
Nuk është, sepse fajësia për mos reagim adekuat dhe në kohë është e gjerë dhe shumë përfshirëse, sepse tragjedia është shumë e madhe dhe absurde.
Si e tillë, kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm me kaq, pra me dorëheqjen e një personi, aq më shumë kur disa mundohen ta përmbyllin këtë tragjedi dhe ta qojnë në harresë me ambalazhe moraliste të dorëheqjes.
Prandaj, dorëheqje duhet të jap Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm pse tragjedia e humbjes së jetës së fëmijëve është e madhe, por pse mos reagimi i pushtetit komunal është në kohë shumë i gjatë, institucionalisht i pajustifikueshëm dhe moralisht neveritës.
Kam edhe një sugjerim. Shoqëria civile në të tilla raste, do te duhej të reagoj mbi parime të njëjta dhe për qëllime të njëjta. Nëse kanë kërkuar dorëheqjen/ shkarkimin e Ramadan Mujës, duhet po të njëjtën ta kërkojnë edhe për Shpend Ahmetin.
Edhe diçka, pas tragjedisë, përfaqësuesi i asaj lagje, Agim Azemi, raportohet t’i ketë thënë Shpend Ahmetit “...me qindra herë ju kam thirrur për këtë gropë...”, ndërsa banori tjetër i po kësaj lagjeje, Avdyl Hyseni, kishte deklaruar se “banorët e kanë denoncuar disa herë (gropën) në komunë, por nga komuna na kanë thënë që jeni të Isa Mustafës, dhe nuk kanë reaguar”. Kjo është edhe një arsye më shumë për të thënë - Ec Shpend, e bashkangjitu Sveçlës, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Bajram Gecaj.

Beqir SINA New York /SHBA: Përkujtohet 72 Vjetroi i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame




SHBA: Përkujtohet 72 Vjetroi i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame

Organizata Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, në SHBA, ka organizuar akademi, në kuadër të kësaj date përkujtimore, ku përkujtohen genocidi dhe terrori grek kundër popullsisë çame

Dje, më 26 qershor, në qytetin e Taylor - në Michigan(SHBA), është përkujtuar genocidi grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë.
Ka qenë Organizata Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, në SHBA, ajo që ka organizuar këtë akademi, në kuadër të kësaj date përkujtimore, ku përkujtohen genocidi dhe terrori grek kundër popullsisë çame.
Në kuadër të këtij aktiviteti përkujtuese janë mbajtur fjalime, nga drejtuesit e kësaj organizate, veprimtar të dalluar të çështjes çame, profesorë, studiues, histroian, gazetarë dhe pjestarë të familjeve, që kanë përjetuar në familjet e tyre këtë persekutim të egër e barbar nga ana e autoriteteve shoviniste greke.
Sipas një njoftimi në rrjetin shoqëror Facebook, thuhet se Organizata Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” dega Michigan, më datën 26 Qershor 2016, ora 5 pasdite, organizojë dje një Akademi Përkujtimore kushtuar 72 Vjetorit të gjenocidit grek ndaj popullsisë autoktone Shqiptare të Çamërisë, në Sallën e Teqes Bektashiane në qytetin Taylor, Michigan.
Simbas informacioneve dhe fotografive të postuara në rrjetin shoqëror Facebook, pasqyrohet ky aktiviteti, në të cilin kanë duken se marrë pjesë , veprimtarë të dalluar të komunitetit, lider, profesorë nga Universitetet amerikane, shkrimtar, historian, gazetarë, përfaqësues në institucionet e kultit, mediat, bisnesmenët dhe bashkëatdhetarët tanë, në Detroit e për rreth tij.
Gjithashtu, po simbas albumeve të fotografive të postuara në këtë aktivitet nga vetë pjesëmarrësit, tregohet edhe për një pjesëmarrje edhe të disa anëtarëve, nga ata që kanë përjetuar në familjet e tyre, këtë persekutim të egër e barbar nga ana e autoriteteve shoviniste greke, lider të çështjes Çame në Shtetet e Bashkuara, dhe që janë edhe drejtuesit e lartë të Organizatës Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” në SHBA.
Me rastin e kësaj akademie përkujtimore, gjithmonë duke iu referuar postimeve të tyre, aktivisti i çështjes çame z. Veli Veliu, pas takimit, shtrojë një pritje përkujtimore në në nderim të kësaj dite, përgatitur me ushqime të krahinës së Çamërisë, në restorantin e tij në adresën në qytetin Livonia, Michigan.
Ndërkohë, në një video postim të drejtuesit të Organizatës Shqiptaro-Amerikane “Çamëria”, në SHBA, folësi thotë në fjalën e tij mbajtur me këtë rast se : “Parrulla e ngritur në Francë - në stadiumin e ku po zhvillohej Euro 2016, është fruti i sensibilizimit për këtë çështje, dhe do të vazhdojë fuqishëm kudo në botë.Lufta jonë diplomatike , jurdike dhe politike tashmë ka marrë udhë, megjithse ne jemi të vetëdijshëm se ajo nuk do të jetë një rrugë e shkurtër dhe e lehtë. Ajo është një luftë që ia vlen për të luftuar, dhe për t’u betuar se do t’a çojmë atë deri në fund të saj.”
Kthim mbrapa nuk ka më!
Më tej oratori thotë sepse Çamëria jonë është historia dhe e kaluara e pandarë e kombit shqiptarë, i cili e ëndërron dhe luftonë për të. Çamëria, është toka e lashtë Arbërore që ne nuk e falim kurrë! Për ne kthimi në Çamëri është kthimi tek etërit tanë, të lavdishëm por, mbajtja e Camërisë nën pushtim “është njolla më e madhe e turpit të gjoncidit që vazhdon të qendrojë mbi supet, tuaja’”.
Simbas folësit, “Sot për sot, në tendrin e saj politik, botëror, Camëria, është akt akuza më e fuqishme dhe e drejtë e kombit shqiptarë, që pret vetëm zgjidhje.Çamëria është zëri më i fuqishëm që do të “dredh” Parlamentin Europian, ajo është tashmë edhe një “tribunë” e cila po shpërthen edhe në Senatin Amerikan, ku roli i komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i madh dhe shërben si një urë ndërlidhse, mes ne Shqiptarëve dhe Uashingtonit, nga vetë fakti që jetojmë e punojmë në këtë vend të bekuar kampion i lirisë, demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut kudo në botë”.
27 qershori është regjistruar në kalendarin e kombit si dita e genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Më 27 qershor 1944 forcat e Regjimentit të 16-t të Divizionit të X të EOEA-s në Greqi nën komandën e kolonel Vasil Kamarës të udhëhequra nga Kranjaj me ndihmës Lefter Strugari, avokat Stavropullas, Ballumi, Zato, Pantazejtë, etj., hynë në qytetin e Paramithisë.
Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullai nga njëra anë dhe Shopera me dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër, si agjentë të Zervës, filluan masakrat. Burra, gra dhe fëmijë të pambrojtur qenë objektivi i monarkofashistëve grekë. Numri i të masakruarave në qytetin e Paramithisë dhe rrethe arrin në 600 vetë.
Trojet etnike të Çamërisë u zbrazën nga banuesit e saj nën dhunën që mbillte vdekja dhe mijëra refugjatë kaptuan kufirin për t’u sistemuar në Shqipërinë komuniste. Gjithçka nisi me përcaktimin e kufijve në vitin 1931 dhe mbetjes larg trungut shqiptar të krahinës së Çamërisë.
Dhuna shpërtheu gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, kur qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë qindra banorë të krahinës së Çamërisë nga trojet e tyre etnike, duke i dëbuar drejt Turqisë me pretekstin se ishin turq, për shkak të besimit mysliman.
Por, kjo shpërngulje masive nuk do të përfundonte këtu. Genocidi grek i nisur në qershor të vitit 1944, do të ishte fatal për popullsinë shqiptare në krahinën çame. Shqiptarët e kësaj krahine, ashtu si edhe gjithë Shqipëria, u akuzuan se kishin bërë aleancë me fashistët në dëm të grekëve. Dhe për këtë duhet të paguanin.
Më famëkeqi ishte një gjeneral i quajtur Zerva. Forcat e tij detyruan afro 250.000 shqiptarë të lënë trojet e të parëve të tyre dhe të largohen. Që t’i detyronin të largoheshin, ndaj popullsisë çame është ushtruar dhunë që zakonisht përfundonte me ekzekutime masive.
Afro 6.000 çamë u masakruan, u vranë ose u gjymtuan. Trojet e tyre etnike si Margëllici, Igumenica, Para-mithia, Filati, Konica e të tjera mbetën të shkretuara. Dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Shtëpitë u shkatërruan, gjithçka kishin u detyruan ta braktisin.
Kështu popullsia çame mori rrugën drejt Shqipërisë, ku u vendos në qytete të ndryshme të vendit, si në Lushnje, Rrogozhinë, Shijak, Fier, Vlorë, Durrës, Tiranë, Elbasan,Sarandë, etj.

2016/06/28

Skandal/ Vajzat shqiptare shfrytëzohen seksualisht në kampin e azilkërkuesve

Skandal/ Vajzat shqiptare shfrytëzohen seksualisht në kampin e azilkërkuesve
Mbi 70 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2015 në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e tyre kanë bërë një kërkesë të tillë në Gjermani.
Shumë prej shqiptarëve janë dëbuar pas refuzimit të statusit të azilantit, kurse shumë e shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe me shpresë.
Ditët e fundit mediat gjermane kanë shkruar për një skandal seksual në një prej kampeve. Ngjarja ka ndodhur në Burbach, ku thuhet se ka një shfrytëzim sistematik seksual të femrave azilkërkuese. Madje flitet dhe për përdhunime. Për këtë arsye, prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për hetimin e kësaj çështjeje. Policia ka akuzuar disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe një firmë sigurie “Bewa Security”.
Akuzat janë ngritur mbi deklaratat e dy vajzave shqiptare, të cilët nuk ndodhen më në kampion në fjalë. Sipas denoncimit, punonjësit e kryqit të kuq dhe firmës së sigurisë kishin marrë dhoma me qira në zonën pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante, raporton Panorama.
Pasi konsumonin alkool, ata i detyronin femrat që të kryenin marrëdhënie seksuale pa konsensus të dyanshëm. Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një punonjës i qeverisë, që punonte si përkthyes, i cili u paraqit në polici.
Kjo e fundit shkoi një hap më të tej pasi mori në pyetje palën e tretë dhe nga ku u mësua për shfrytëzim sistematik seksual të azilkërkuesve. Shefi i prokurorisë, Johannes Daheim ka konfirmuar për gazetën gjermane “Siegener Zeitung” se deri tani janë hetuar tre raste të tilla.

Një provokim tjetër nga Serbia: Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi/ Jabllanoviq vë kurorë në Koshare


Një provokimi i ri është bërë sot kundër Kosovës nga Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi e i larguar nga ky post pas fyerjes së nënave të viktimave të terrorit serb në Gjakovë.
Jabllanoviq sot ka qëndruar në Koshare dhe atje ai ka vënë kurorë për ata që ai i quajti “heronj të Serbisë” e që u vranë në luftimet me UÇK-në në vitin 1999.
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë e çështje Sociale Alekasandar Jabllanoviq sot ka vendosur kurorë në karakollin e dikurshëm kufitar dhe ka nderuar të vrarët serbë në këtë vend.
“Sot jemi këtu, në vendin e nderit, ku heronjtë më të mëdhenj të popullit serb dhe të shtetit të Serbisë kanë mbrojtur këtë vend nga agresori NATO plot 82 ditë. Këtu janë vrarë 108 pjesëtarë të US-së dhe sot, në emër të Ministrisë së Punës… kemi vendosur këtë kurorë dhe kemi nderuar pas 17 vjetësh heronjtë që kanë mbrojtur atdheun vet”, citon gazeta e Beogradit “Politika” të ketë thënë Aleksandar Jabllanoviq.
Ai tërhoqi vërejtjen se “shtetin atëherë e mbrojtën kryesisht fëmijët nga mosha 18-19 vjet në lulen e rinisë, se kryen ndershëm detyrën vet dhe se e kemi për detyrë t’i kujtojmë”.
Sot në Kosovë serbët dhe Serbia kanë festuar 28 qershorin ditën Beogradi e shënon si ditën e Betejës së Kosovës zhvilluar me këtë datë në vitin 1389.
Nuk dihet nëse Jabllanoviq ka pasur leje për ta vizituar Kosovën e sidomos e vijën kufitare Kosovë – Shqipëri ku u zhvillua beteja e famshme e UÇK-së dhe për të nderuar me kurora ata që bënë krime makabre kundër shqiptarëve në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...