Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/29

Rrëfehet 11-vjeçari nga Prishtina, që ka lexuar mbi 100 libra

Rrëfehet 11-vjeçari nga Prishtina, që ka lexuar mbi 100 libra

Përmes një rrëfimi një 11-vjeccar nga Prishtina ka treguar se kohën e lirë e kalon duke lexuar libra. Besfort Spahiu, sapo ka përfunduar klasën e pestë, pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Teksa tregon për librat që ka lexuar me plotë dashuri dhe pasion, vërehet se nxënësi nga Prishtina ka arritur të krijojë një diapazon të njohurive. Ai me entuziazëm thekson se numri i librave që ka lexuar deri në këtë moshë, jashtë literaturës obligative shkollore, ka kaluar numrin 100.

"Tash e kam përfunduar klasën e pestë me sukses të shkëlqyer (me krejt pesa). Nuk dua të jem modest, por jam i dalluar në klasën time për arritjet në mësime. Shpresoj shumë se do të vazhdoj kështu”, ka thënë Besforti në rrëfimin e tij për Telegrafin.

Ai ka theksuar se kënaqësinë e vërtetë e gjenë duke lexuar; romane, enciklopedi dhe libra të tjerë që kanë përmbajtje sidomos historike dhe filozofike. "Tash së fundmi i kam përfunduar dy Enciklopedi: Enciklopedia ime e parë – në të cilën flitet për civilizime dhe detaje tjera shkencore dhe "Gjithçka që duhet të dini”. Nuk e di saktë pse, por tash leximi më është bërë diçka e pandashme nga përditshmëria ime. Nuk besoj se më kalon një ditë pa lexuar disa faqe të ndonjë libri. Nuk e kam fiks sasinë sa duhet të lexoj, por thjesht është çështje disponimi dhe inspirimi, ajo që ma dikton sa do të lexojë”, ka thënë 11 vjeçari nga Prishtina.

Sipas tij, nuk është e lehtë që të gjejë bashkëmoshatarë me të cilët i diskuton përmbajtjet e librave, sepse “ata shumicën e kohës së lirë e kalojnë duke luajtur lojëra, ose duke shikuar futboll”.

“Edhe unë ndonjëherë luaj, por nuk mendoj se duhet të kalohet krejt koha në lojëra. Ky është mendimi im, ndoshta edhe nuk e kam mirë. Mua leximi më jep kënaqësi, dikujt ndoshta loja”, ka shtuar djaloshi.

Besforti tregon se pasioni i tij për libra nuk ka qenë i shtyrë nga dikush, por se prindërit janë tepër të kënaqur që ky e kohën e kalon duke lexuar.

“Ata vazhdimisht më mbështesin. Mi sigurojnë të hollat kur dua të blejë libra, sepse unë nuk kam mundësi ta bëjë vet një gjë të tillë”, ka shtuar ai.

Djaloshi 11 vjeçar tregon se familja e tij përbëhet nga pesë anëtarë: nëna, babai dhe dy vëllezërit binjakë, Besarti dhe Besmiri, të cilët sapo e kanë kaluar vitin e parë të jetës së tyre, e që këtyre vocërrakëve mundohen t’ua mësoj ndonjë fjalë.

“Pavarësisht se vetëm babai punon në shtëpi, prindërit nuk kursejnë nga paratë e tyre për të më siguruar mua literaturën të cilën unë e pëlqej”, thekson 11 vjeçari nga Prishtina.

Besforti ka thënë për Telegrafin se ai entuziazmohet shumë kur ka evenimente në të cilat promovohet ndonjë libër me vlerë shkencorë ose akademike, dhe se ka gatishmëri që të marrë pjesë në secilën prej tyre.

“Në panaire të librit, sa herë më jepet mundësia i vizitoj. Kam qenë edhe në këtë të fundit në Prishtinë. E analizoj cilat janë titujt e ri, e më pas cili prej tyre po ma ngacmon kureshtjen dhe kështu vendosi t’i blej. Në pamundësi për t’i blerë i huazoj nga dikush, ose shkoj në bibliotekën e qytetit të Prishtinës ‘Hivzi Sylejmani, pjesë e së cilës jam tash e sa kohë”, ka sqaruar ai.

Ai tregon se në bibliotekën e kryeqytetit tashmë është figurë e njohur.

b333

Djaloshi 11 vjeçar ka theksuar se ai ndër të tjera vijon edhe një kurs të aktrimit, gjë e cila i pëlqen shumë.

Por ende nuk është i sigurt nëse kur të rritet do të bëhet aktor.

Aktori i preferuar i Besfortit është Leonardo Di Caprio, ndërsa filmi që e pëlqen është “Alvin and he Chipmunks”.

Besforti, ndonëse shumë i ri në moshë, tregon se interesohet edhe për zhvillimet që ndodhin nëpër botë, duke shtuar se ai lexon mediat online më të mëdha në botë.

“Kureshtje të veçantë kam për vatrat e krizës. Më intereson të di për shumë për zhvillimet, analizat, që bëhen për Lindjen e Mesme”, ka thënë ai.

11 vjeçari, i cili buzëqeshjen e ka armë të fuqishme për t’i përvetësuar zemrat e njerëzve, dallohet për dinamikën e tij. Gjuha e tij e trupit tregon se Besforti është një tip shumë i gjallë.

Ai ka treguar edhe detaje tjera nga jeta e tij jo shumë e gjatë, por e cila karakterizohet më së shumti nga librat.

Një detaj interesant është që Besforti në moshën 4 vjeçare e ka mësuar shkrim – leximin. "Kur kam hyrë në klasën e parë, nuk kam pasur nevojë t’i ndaj fjalët në rrokje, për ta mësuar leximin e tyre. Kam lexuar rrjedhshëm qysh në klasën e parë", ka shtuar djaloshi nga Prishtina.

Ai si entuziast i librave, thotë se Mark Tëain mbetet njëri ndër shkrimtarët e preferuar të tij, respektivisht libri i preferuar mbetet "Princi dhe i Vobekti".

Kaçurreli simpatik, Besfort Spahiu, nuk është se i ka harruar studimet, edhe pse është herët. Fushë e interesimit të tij mbeten shkencat sociale në përgjithësi, por thotë se nuk e përjashton si mundësi që t’i studiojë gjuhët e huaja.

“Më pëlqen historia, gjuhët e huaja dhe shkencat tjera shoqërore. Në matematikë jam i mirë, por më duhet ende të punoj. Interesohem të lexoj për civilizimet njerëzore. Civilizimin grek, romak, bizantin, atë islam, fe të cilës edhe unë i takoj. Fushë të interesimit i kam edhe teologjinë. Më intereson ta di raportin e njerëzve më Zotin. Është tepër interesant”, ka shtuar ai.

Besforti thotë se kur mendon për kohën e studimeve, do të dëshironte që ato t’i përfundonte jashtë Kosovës.

Djaloshi 11 vjeçar, të cilit po i mungojnë bashkëmoshatarët me të cilët i diskutojnë titujt e librave të lexuar ose pjesët nga këta libra, vlerëson se edhe më të rriturit nuk po lexojnë libra.

“Po kam problem që për këta libra të flas edhe me më të rriturit. Më duket se as ata nuk lexojnë. Do të kisha dëshirë që të kem moshatarë të mi, më të cilët i diskutojmë përmbajtjen e librave. Por, edhe nëse nuk gjejë të tillë, unë do të vazhdoj të lexoj”, ka shtuar Besforti.

Ai tregon se libri i radhës të cilin pret ta lexoj, ka të bëjë me sociologjinë. “Planifikoj shumë shpejt ta lexoj një libër voluminoz, e ai është “El Mukadime”, i Ibn Haldunit, i cili njihet si babai i sociologjisë. Më kujtohet se ka qenë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, i cili para disa muajsh e pati preferuar këtë libër për ta lexuar, dhe kjo më pati mbetur në mendje”, ka theksuar ai.

Ai ka edhe një mesazh për moshatarët e tij dhe jo vetëm. "Unë i porosisë që të lexojnë sa më shumë dhe ta kthejnë leximin në pasion, sepse më të vërtetë do të kënaqën. Jeta e tyre do të jetë më e mirë dhe më interesante. Do ta jenë me produktiv për shoqërinë", ka përfunduar Besforti.

Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja



 78 times
Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja (Foto)
Policia malazeze ka hequr flamurin shqiptar dhe një tabele me mbishkrimin “Mirësevini në Republikën e Kosovës”, të cilat ishin vendosur në vijën kufitare me këtë vend.
LVV
Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që i vendosi dje për të treguar se ku është kufiri i Kosovës duke e demantuar marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton portali malazez CDM.
Kufiri KS-Mali i Zi
Këto karakteristikat të Kosovës janë vendosur dje, dhe Ministria malazeze e Punëve të Brendshme njoftoi se tabela dhe flamuri ishin vendosur në “territorin e Malit të Zi, në mes të kalimit kufitar”.
LVV1
“Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Isamilji në faqen e tij në Facebook ka thënë se: “Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. 

LVV4

Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.”


LVV3

Mediat turke: ISIS sulmoi aeroportin e Stambollit!

Nga shpërthimet e të shtënat në Stamboll. Të paktën 28 të vdekur, dhjetëra të plagosur
Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag flet për të paktën 28 të vdekur e rreth 60 të tjerë të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.

Automjete të shumta emergjencash shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa periferia e aeroportit u bllokua për mjetet e tjera. Mësohet gjithashtu se janë ndaluar edhe linjat e metrove që të dërgonin në këtë aeroport.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, taksitë e ndodhura aty kanë transportuar të plagosurit për në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihen përgjegjësit e shpërthimeve.

Turqia ka përjetuar disa raste shpërthimesh gjatë muajve të fundit, të cilat janë lidhur me kurdët apo me militantët e Shtetit Islamik. Mes tyre rasti i Stambollit që pati për objektiv turistët, por edhe shpërthime në rajonin Juglindor me shumicë kurde që kanë shënjestruar forcat e policisë dhe ushtarët.

Sulme të tilla janë rritur së tepërmi në shkallë të gjerë dhe frekuenca të larta, duke frikësuar ndjeshëm turistët e huaj e duke sjellë për pasojë dëmtimin e ekonomisë turke, e cila bazohet kryesisht në të ardhurat prej turizmit.

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është i treti në Europë për nga numri i pasagjerëve, teksa në vitin 2015 janë shënuar plot 61.8 milionë të tillë që kanë kaluar përmes terminaleve të tij. Ai konsiderohet gjithashtu një nyje lidhëse e fluturimeve mes Europës dhe Azisë.

Mediat turke: ISIS sulmoi aeroportin e Stambollit!

Mediat turek raportojnë së janë pjesëtarët e Shtetit Islamik ata që sulmuan me bomba aeroportin e Stambollit.
Çfarë po ndodhë me aeroplanin e nisur nga Prishtina për në Stamboll pas sulmit?
Ndërsa një zyrtar i lartë kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara ka thënë për NBC News se sulmi në Aeroportin e Stambollit “përkon me profilin e ISIS’it, dhe jo të PKK’së”.
Kjo këngëtare shqiptare i shpëtoi për mrekulli sulmit në Stamboll
Ai ka thënë se militantët kurdë nuk sulmojnë objektiva ndërkombëtare, prandaj dyshon që sulmi në aeroportin Ataturk është kryer nga militantët e grupit Shteti Islamik.

Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 28 qytetarë, derisa janë plagosur më shumë se 60 të tjerë.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Iniciativa e gjeneral Ramush Haradinajt për Betejën e Kosovës tronditë Serbinë



 6 times
Iniciativa e Haradinajt për Betejën e Kosovës tronditë Serbinë
“Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.
Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sonte në veri të Kosovës se “disa shqiptarë në mungesë të historisë së tyre dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe”.
Kjo deklaratë e Vulin vije si reagim ndaj iniciativës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar ngritjen e një lapidari në Gazimestan në nderim të heronjve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin.
Ai tutje ka theksuar se është e rëndësishme që gjithë botës t’i tregohet se “historia serbe në Kosovë nuk do të bëhet shqiptare apo e dikujt tjetër, sepse ajo është serbe”.

Diana Bunjaku/Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Bajram Gecaj zëvendës Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të jap dorëheqje.
“I dhashë vetes të drejtë të shkruaj për këtë temë shumë të ndjeshme, pasi kaluan ditët e të pamës në shtëpinë e cila humbi tragjikisht dy fëmijë dhe pasi konsideroj se kaloj aq kohë sa të mendojmë për këtë çështje esull e pa tepri emocionesh.
Humbja tragjike e jetës së dy fëmijëve, pos tjerash, është edhe rezultat i drejtpërdrejt i mos reagimit në kohë dhe mos reagimit të drejtë të institucioneve komunale të Prishtinës.
Dorëheqja e Gjelal Sveçlës është pranim i kësaj përgjegjësie, prandaj si e tillë kjo më jep të drejtë të konstatoj se ajo nuk është e mjaftueshme as moralisht, as institucionalisht.
Nuk është, sepse fajësia për mos reagim adekuat dhe në kohë është e gjerë dhe shumë përfshirëse, sepse tragjedia është shumë e madhe dhe absurde.
Si e tillë, kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm me kaq, pra me dorëheqjen e një personi, aq më shumë kur disa mundohen ta përmbyllin këtë tragjedi dhe ta qojnë në harresë me ambalazhe moraliste të dorëheqjes.
Prandaj, dorëheqje duhet të jap Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, jo vetëm pse tragjedia e humbjes së jetës së fëmijëve është e madhe, por pse mos reagimi i pushtetit komunal është në kohë shumë i gjatë, institucionalisht i pajustifikueshëm dhe moralisht neveritës.
Kam edhe një sugjerim. Shoqëria civile në të tilla raste, do te duhej të reagoj mbi parime të njëjta dhe për qëllime të njëjta. Nëse kanë kërkuar dorëheqjen/ shkarkimin e Ramadan Mujës, duhet po të njëjtën ta kërkojnë edhe për Shpend Ahmetin.
Edhe diçka, pas tragjedisë, përfaqësuesi i asaj lagje, Agim Azemi, raportohet t’i ketë thënë Shpend Ahmetit “...me qindra herë ju kam thirrur për këtë gropë...”, ndërsa banori tjetër i po kësaj lagjeje, Avdyl Hyseni, kishte deklaruar se “banorët e kanë denoncuar disa herë (gropën) në komunë, por nga komuna na kanë thënë që jeni të Isa Mustafës, dhe nuk kanë reaguar”. Kjo është edhe një arsye më shumë për të thënë - Ec Shpend, e bashkangjitu Sveçlës, ka shkruar në postimin e tij në facebook, Bajram Gecaj.

Beqir SINA New York /SHBA: Përkujtohet 72 Vjetroi i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame




SHBA: Përkujtohet 72 Vjetroi i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame

Organizata Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, në SHBA, ka organizuar akademi, në kuadër të kësaj date përkujtimore, ku përkujtohen genocidi dhe terrori grek kundër popullsisë çame

Dje, më 26 qershor, në qytetin e Taylor - në Michigan(SHBA), është përkujtuar genocidi grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë.
Ka qenë Organizata Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, në SHBA, ajo që ka organizuar këtë akademi, në kuadër të kësaj date përkujtimore, ku përkujtohen genocidi dhe terrori grek kundër popullsisë çame.
Në kuadër të këtij aktiviteti përkujtuese janë mbajtur fjalime, nga drejtuesit e kësaj organizate, veprimtar të dalluar të çështjes çame, profesorë, studiues, histroian, gazetarë dhe pjestarë të familjeve, që kanë përjetuar në familjet e tyre këtë persekutim të egër e barbar nga ana e autoriteteve shoviniste greke.
Sipas një njoftimi në rrjetin shoqëror Facebook, thuhet se Organizata Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” dega Michigan, më datën 26 Qershor 2016, ora 5 pasdite, organizojë dje një Akademi Përkujtimore kushtuar 72 Vjetorit të gjenocidit grek ndaj popullsisë autoktone Shqiptare të Çamërisë, në Sallën e Teqes Bektashiane në qytetin Taylor, Michigan.
Simbas informacioneve dhe fotografive të postuara në rrjetin shoqëror Facebook, pasqyrohet ky aktiviteti, në të cilin kanë duken se marrë pjesë , veprimtarë të dalluar të komunitetit, lider, profesorë nga Universitetet amerikane, shkrimtar, historian, gazetarë, përfaqësues në institucionet e kultit, mediat, bisnesmenët dhe bashkëatdhetarët tanë, në Detroit e për rreth tij.
Gjithashtu, po simbas albumeve të fotografive të postuara në këtë aktivitet nga vetë pjesëmarrësit, tregohet edhe për një pjesëmarrje edhe të disa anëtarëve, nga ata që kanë përjetuar në familjet e tyre, këtë persekutim të egër e barbar nga ana e autoriteteve shoviniste greke, lider të çështjes Çame në Shtetet e Bashkuara, dhe që janë edhe drejtuesit e lartë të Organizatës Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” në SHBA.
Me rastin e kësaj akademie përkujtimore, gjithmonë duke iu referuar postimeve të tyre, aktivisti i çështjes çame z. Veli Veliu, pas takimit, shtrojë një pritje përkujtimore në në nderim të kësaj dite, përgatitur me ushqime të krahinës së Çamërisë, në restorantin e tij në adresën në qytetin Livonia, Michigan.
Ndërkohë, në një video postim të drejtuesit të Organizatës Shqiptaro-Amerikane “Çamëria”, në SHBA, folësi thotë në fjalën e tij mbajtur me këtë rast se : “Parrulla e ngritur në Francë - në stadiumin e ku po zhvillohej Euro 2016, është fruti i sensibilizimit për këtë çështje, dhe do të vazhdojë fuqishëm kudo në botë.Lufta jonë diplomatike , jurdike dhe politike tashmë ka marrë udhë, megjithse ne jemi të vetëdijshëm se ajo nuk do të jetë një rrugë e shkurtër dhe e lehtë. Ajo është një luftë që ia vlen për të luftuar, dhe për t’u betuar se do t’a çojmë atë deri në fund të saj.”
Kthim mbrapa nuk ka më!
Më tej oratori thotë sepse Çamëria jonë është historia dhe e kaluara e pandarë e kombit shqiptarë, i cili e ëndërron dhe luftonë për të. Çamëria, është toka e lashtë Arbërore që ne nuk e falim kurrë! Për ne kthimi në Çamëri është kthimi tek etërit tanë, të lavdishëm por, mbajtja e Camërisë nën pushtim “është njolla më e madhe e turpit të gjoncidit që vazhdon të qendrojë mbi supet, tuaja’”.
Simbas folësit, “Sot për sot, në tendrin e saj politik, botëror, Camëria, është akt akuza më e fuqishme dhe e drejtë e kombit shqiptarë, që pret vetëm zgjidhje.Çamëria është zëri më i fuqishëm që do të “dredh” Parlamentin Europian, ajo është tashmë edhe një “tribunë” e cila po shpërthen edhe në Senatin Amerikan, ku roli i komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i madh dhe shërben si një urë ndërlidhse, mes ne Shqiptarëve dhe Uashingtonit, nga vetë fakti që jetojmë e punojmë në këtë vend të bekuar kampion i lirisë, demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut kudo në botë”.
27 qershori është regjistruar në kalendarin e kombit si dita e genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Më 27 qershor 1944 forcat e Regjimentit të 16-t të Divizionit të X të EOEA-s në Greqi nën komandën e kolonel Vasil Kamarës të udhëhequra nga Kranjaj me ndihmës Lefter Strugari, avokat Stavropullas, Ballumi, Zato, Pantazejtë, etj., hynë në qytetin e Paramithisë.
Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullai nga njëra anë dhe Shopera me dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër, si agjentë të Zervës, filluan masakrat. Burra, gra dhe fëmijë të pambrojtur qenë objektivi i monarkofashistëve grekë. Numri i të masakruarave në qytetin e Paramithisë dhe rrethe arrin në 600 vetë.
Trojet etnike të Çamërisë u zbrazën nga banuesit e saj nën dhunën që mbillte vdekja dhe mijëra refugjatë kaptuan kufirin për t’u sistemuar në Shqipërinë komuniste. Gjithçka nisi me përcaktimin e kufijve në vitin 1931 dhe mbetjes larg trungut shqiptar të krahinës së Çamërisë.
Dhuna shpërtheu gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, kur qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë qindra banorë të krahinës së Çamërisë nga trojet e tyre etnike, duke i dëbuar drejt Turqisë me pretekstin se ishin turq, për shkak të besimit mysliman.
Por, kjo shpërngulje masive nuk do të përfundonte këtu. Genocidi grek i nisur në qershor të vitit 1944, do të ishte fatal për popullsinë shqiptare në krahinën çame. Shqiptarët e kësaj krahine, ashtu si edhe gjithë Shqipëria, u akuzuan se kishin bërë aleancë me fashistët në dëm të grekëve. Dhe për këtë duhet të paguanin.
Më famëkeqi ishte një gjeneral i quajtur Zerva. Forcat e tij detyruan afro 250.000 shqiptarë të lënë trojet e të parëve të tyre dhe të largohen. Që t’i detyronin të largoheshin, ndaj popullsisë çame është ushtruar dhunë që zakonisht përfundonte me ekzekutime masive.
Afro 6.000 çamë u masakruan, u vranë ose u gjymtuan. Trojet e tyre etnike si Margëllici, Igumenica, Para-mithia, Filati, Konica e të tjera mbetën të shkretuara. Dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Shtëpitë u shkatërruan, gjithçka kishin u detyruan ta braktisin.
Kështu popullsia çame mori rrugën drejt Shqipërisë, ku u vendos në qytete të ndryshme të vendit, si në Lushnje, Rrogozhinë, Shijak, Fier, Vlorë, Durrës, Tiranë, Elbasan,Sarandë, etj.

2016/06/28

Skandal/ Vajzat shqiptare shfrytëzohen seksualisht në kampin e azilkërkuesve

Skandal/ Vajzat shqiptare shfrytëzohen seksualisht në kampin e azilkërkuesve
Mbi 70 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2015 në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e tyre kanë bërë një kërkesë të tillë në Gjermani.
Shumë prej shqiptarëve janë dëbuar pas refuzimit të statusit të azilantit, kurse shumë e shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe me shpresë.
Ditët e fundit mediat gjermane kanë shkruar për një skandal seksual në një prej kampeve. Ngjarja ka ndodhur në Burbach, ku thuhet se ka një shfrytëzim sistematik seksual të femrave azilkërkuese. Madje flitet dhe për përdhunime. Për këtë arsye, prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për hetimin e kësaj çështjeje. Policia ka akuzuar disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe një firmë sigurie “Bewa Security”.
Akuzat janë ngritur mbi deklaratat e dy vajzave shqiptare, të cilët nuk ndodhen më në kampion në fjalë. Sipas denoncimit, punonjësit e kryqit të kuq dhe firmës së sigurisë kishin marrë dhoma me qira në zonën pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante, raporton Panorama.
Pasi konsumonin alkool, ata i detyronin femrat që të kryenin marrëdhënie seksuale pa konsensus të dyanshëm. Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një punonjës i qeverisë, që punonte si përkthyes, i cili u paraqit në polici.
Kjo e fundit shkoi një hap më të tej pasi mori në pyetje palën e tretë dhe nga ku u mësua për shfrytëzim sistematik seksual të azilkërkuesve. Shefi i prokurorisë, Johannes Daheim ka konfirmuar për gazetën gjermane “Siegener Zeitung” se deri tani janë hetuar tre raste të tilla.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...