Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/07

Pesë autorë shqiptarë do përkthehen në gjuhë të huaj

Fatos Kongoli, Luljeta Lleshanaku, Stefan Çapliku, Ridvan Dibra dhe Bashkim Shehu janë fitues të fondit të përkthimit


Ratos Kongoli

Pesë autorë shqiptarë janë përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për t’u mbështetur financiarisht për t’u përkthyer në gjuhë të huaj. Bashkim Shehu, Mira Meksi, Ridvan Dibra, Luljeta Lleshanaku dhe Stefan Çapaliku janë autorët fitues të fondit të përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj që u hap vetëm pak kohë më parë. Qëllimi i këtij fondi është promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit, përmes disa veprave të rëndësishme të saj”. Nga 10 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 6 prej tyre të cilët kaluan fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.Krahas emrave të përkthyesve fitues, si dhe të shtëpive botuese të huaja, kemi kënaqësinë të shohim gjithashtu të përzgjedhur emra shkrimtarësh dhe poetësh nga më të rëndësishmit e letërsisë shqipe”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë. Për të përkthyer këto vepra është vënë në dispozicion një fond prej
Luljeta Lleshanaku


2.000.000 lekësh. Romani “Angelus Novus” i Bashkim Shehut do të përkthehet në gjuhën spanjolle nga Esperanza Roces, dhe do të botohet nga shtëpia botuese “Ediciones Siruela”. Personazhi i gjithëpranishëm i këtij romani është Historia, e cila me fuqinë e saj të përbindshme e të verbër, sjell shkatërrimin e jetëve të panumërta. Përballë Historisë, pohohet tragjikisht vlera e papërsëritshme e çdo historie të veçantë njerëzore.


Është një nga temat e parapëlqyera të këtij autori, dhe në romanin “Angelus Novus” gjejmë një trajtim më të thelluar të saj. Romani “Legjenda e vetmisë” me autor Ridvan Dibrën do të përkthehet nga Evelyne Noygues në gjuhën frënge dhe do të botohet nga botimet “La Ver a Soie”. Në këtë libër autori shpërfill qëllimshëm nihilizmin e dyshimin e tejkaluar modern, por edhe ironinë e lojnat e shumë – përsëritura postmoderne. Një libër, në dallim prej të tjerëve para tij, sa më “jashtë meje”, sa më impersonal e objektiv. Një libër që, qëllimshëm, t’i lërë mënjanë “artificet kompozicionale”, duke respektuar deri në adhurim burimin e parë, domethënë legjendën. Një libër që t’i kundërvihet postulatit të Xh. Kallerit se “epika rrëfen ngjarje, kurse lirika tenton të jetë vetë ngjarje”, duke synuar një “epikë” që të rrëfejë ngjarje e, njëkohësisht, të jetë vetë ngjarje. “Një libër që të mbështesë bindjen time estetike se “Arti nuk është i thjeshtë, sepse dëshiron të jetë i thjeshtë, por sepse dëshiron të jetë art”, duke perifrazuar kësisoj e, njëkohësisht, duke kundërshtuar Donald Barthelmin (njërin prej etërve të tregimit post–modern amerikan). Sepse unë vazhdoj t’i besoj Platonit kur thoshte: “Bukuria e stilit, harmonisë, madhështisë dhe e ritmit të mirë varet nga thjeshtësia.
Stefan Capaliku

“Një synim i tillë (ndoshta fort ambicioz) rreket të mbërrijë edhe ky teks”, shkruan Dibra për këtë vepër. Libri “Iluzione në sirtar” i Fatos Kongolit do të përkthehet në gjuhën italiane nga Caterina Zuccaro dhe do të botohet nga Rubbetino Editore. I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky “pothuajse roman”, me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme. Dhe një varg protagonistësh të letrave shqipe, të kulturës, arteve dhe politikës etj. Ashtu siç i ka njohur autori, që nga fëmijëria e hershme e deri më vonë, në kohë të qeta dhe të trazuara, gjatë periudhës së diktaturës e pas saj.

Bashkim Shehu
Është një autoportret origjinal dhe i sinqertë. Për herë të parë, Kongoli u kthehet këtu disa episodeve nga më të rëndësishmet dhe traumatiket në jetën e tij. Një libër i veçantë, i pari në letrat e sotme shqipe, ku autori kërkon të shohë thellë në vetvete, për t’i bërë më të kuptueshëm librat e tij përmes zbërthimit të vetvetes. Përmbledhja poetike e Luljeta Lleshanakut do të përkthehet në gjuhën sllovake nga Lucia Paprckova, dhe do të botohet nga Občianske Združenie VLNA. “Triologjia Albanica” e Stefan Çapalikut do të përkthehet në frëngjisht nga Anna Couthures dhe do të botohet nga Maison D’Europe et D’Orient.

Ndihmëssekretarja e Shtetit amerikan Victoria Nuland vjen më 10 korrik 2016 në Kosovë , notë proteste nga qeveria malazeze

Victor Nuland

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Kosovë më 10 korrikun e ardhshëm ndihmëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, për të zgjidhur ngërçin politik që e ka kapluar vendin prej një viti, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi vjet se vija kufitare me Malin e Zi, është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Pakon e Ahtisaar-it. Por opozita e ka kundërshtuar kufirin e caktuar nga qeveria kosovare dhe e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të ratifikohet demarkacioni në Kuvend. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian bëri me dije se pa u ratifikuar akordi, nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët. Një temë tjetër që ka sjellë përplasje është edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe. Për shkak të tensioneve të mëdha, hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend dhe protestave në rrugë, nga tri partitë opozitare, vendi ka mbetur në ngërç institucional. Qëndrimi i SHBA-së, pasi analizoi procesin e caktimit të kufijve mes dy vendeve ishte: “Pas shqyrtimit të hartave nga vitet 1940-ta e deri më tani, përfshirë këtu edhe ato që janë shfrytëzuar nga komisioni për demarkacionin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se kufiri i shënjuar së fundmi është në përputhje të ngushtë me Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen në detaje me kufirin e propozuar në vitin 2015”. Ndërkohë dje, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian në Malin e Zi, i dërgoi një notë proteste Kosovës, pasi deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje vendosën flamurin e Shqipërisë dhe tabelën me mbishkrimet “Republika e Kosovës” dhe “Mirë se vini”, sipas tyre, në territorin e Malit të Zi. Podgorica i tërhoqi vërejtje Prishtinës që në të ardhmen të ndalojë aktivitete të tilla, sepse me to po sfidon marrëveshjen e arritur për përcaktimin e vijës kufitare të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015. Por në një reagim në profilin e tij në “Facebook”, zëdhënësi i VV-së u shpreh se qeveria e Kosovës duhet të reagojë në lidhje me këtë çështje, e jo të struket e të shajë opozitën. “Mali i Zi i merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë territor. Qeveria jonë e lodhur e pranon pa hezitim. Mali i Zi është futur brenda territorit të Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës. Qeveria jonë e lodhur s’thotë asnjë fjalë. Mali i Zi dërgon notë proteste te qeveria, sepse disa deputetë të Republikës vendosën tabelën aty ku duhet të jetë. Qeveria jonë e lodhur struket dhe shan opozitën”.

Gjenerali Curtis Scaparrotti takoi dje në Prishtinë Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa


thacithaci
Komandanti i  ri i Forcave Supreme të NATO-s në Europë, gjenerali Curtis Scaparrotti mbështet formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Dje, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, ai u prit nga Presidenti kosovar, Hashim Thaçi. Përveç rolit të KFOR-it në Kosovë, Presidenti Thaçi bisedoi me gjeneralin Scaparrotti edhe objektivat e shtetit për t’u bërë pjesë e “Partneritetit për Paqe”, si një parakusht për anëtarësimin e saj të plotë në NATO. “Ne jemi duke punuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Janë shënuar disa përparime, por mbetet për t’u bërë më shumë. Gjithashtu, tani jemi të angazhuar edhe në transformimin e FSK-së në një forcë të re multietnike dhe që shteti ynë sa më shpejt të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s”, deklaroi Thaçi. Ai shtoi se edhe Kosova, sikurse edhe shumë shtete të botës, është ballafaquar me vajtjen e të rinjve në luftërat në Irak dhe Siri, por se me hartimin e ligjeve dhe mekanizmave për të parandaluar këtë aspekt, në 10 muajt e fundit asnjë shtetas i vendit nuk ka shkuar më të bëhet pjesë e këtyre luftërave. Nga ana tjetër, gjenerali Curtis Scaparrotti e siguroi Presidentin Thaçi se stabiliteti i Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit mbetet prioritet i lartë i NATO-s. “Jemi këtu në Kosovë që t’ju mbështesim për atë që keni bërë deri më tani si institucione të Kosovës. Ky është gjithashtu qëndrim NATO-s dhe i ministrave të Brendshëm e të Jashtëm. I mbështesim përpjekjet tuaja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, për zhvillim ekonomik dhe do ta vazhdojmë edhe mbështetjen për FSK-në”, deklaroi gjenerali i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Scaparrotti u takua dje edhe me kryeministrin Isa Mustafa, ku u njoh për progresin në vend dhe prioritetet e qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimin euroatlantik, si dhe fuqizimin e shtetit ligjor. Kreu i ekzekutivit foli edhe për fuqizimin e sektorit të sigurisë, si dhe përgatitjet e bëra për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës. Gjithashtu Mustafa theksoi respektin dhe mbështetjen e madhe që KFOR-i gëzon te qytetarët e Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në PE, Fajon, tha se vendimi erdhi nga mosratifikimi i demarkacioni

fajon-deklarata-e-ram-euml-s-

Mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka detyruar Parlamentin Europian që ta shtyjë votimin për regjimin pa viza për Kosovën nga 12 korriku deri më 5 shtator. Raportuesja për regjimin pa viza për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajonin, duke shprehur keqardhjen sqaroi se e mori këtë vendim për ta shtyrë votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën deri në shtator, sepse nuk është bërë përparim i mjaftueshëm sa i përket përmbushjes së kritereve të fundit, veçanërisht ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. “Shpresoj që Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe para pushimeve të verës, sepse kjo do të më lejonte mua që të vazhdoja me votimin në vjeshtë, si dhe të siguroja përkrahjen e plotë të Komitetit përgjegjës për rekomandimin tim për t’i hequr vizat për Kosovën” informoi ajo. Fajon theksoi se do të përpiqet që ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj për lëvizjen pa viza. “Lëvizja e lirë, përfshirë udhëtimin pa viza në vendet Schengen është ajo çka njerëzit meritojnë, veçanërisht rinia. Pasi disa takimesh me zyrtarët e BE-së dhe Kosovës përgjatë javëve të fundit në një përpjekje për ta çuar Kosovën më tej në rrugën e saj europiane, kam ardhur në përfundim se topi tani është në anën e Parlamentit të Kosovës. Unë besoj fuqishëm se me ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, PE-ja do të jetë në gjendje të japë përkrahjen e tij për heqjen e vizave për Kosovën nga fundi i këtij viti”. Për zyrtaren e BE-së, kjo do të ishte një lëvizje vendimtare për qytetarët e Kosovës, të cilët ende jetojnë të mbyllur brenda kufijve. Ajo shtoi se tani është koha të veprohet dhe u bëri thirrje politikanëve përgjegjës në Kosovë që ta bëjnë këtë hap final dhe ta hapin derën për lëvizje pa viza. “Si raportuese, do të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një votë pozitive në Parlamentin Europian sepse jam e bindur se Kosova meriton heqjen e vizave”, përfundoi Fajon, që heqjen e vizave e shikon si hap historik për vendin dhe për brezat e rinj të tij.

Demarkacioni vazhdon që të krijojë përplasje brenda politikës kosovare

veseli

Kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli lajmëroi dje se në seancën e radhës më 7 korrik, prapë nuk do të jetë në rend të ditës çështja e demarkacionit. Kjo tregon edhe njëherë sesa delikate është kjo çështje dhe se pozita e ka të vështirë që të mund të gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën, nisur nga qëndrimet e kundërta. I pyetur për veprimet e opozitës pas vënies së flamurit në kufi me Malin e Zi, Veseli tha se nuk është mirë të dëmtohen raportet me vendet fqinje. “Duhet t’i lënë folklorizmat që dëmtojnë raportet tona ndërfqinjësore. Asnjë centimetër i vendit tonë nuk do të shkojë në ndonjë vend tjetër. Është mirë të ndalen gjëra të këtilla dhe të mos luhet me emocionet. Kjo është shumë fëmijërore”, deklaroi Veseli. Ndërkohë dje komisioni parlamentar për Integrimin Europian kërkoi informacion për ligjin Antimafia, mandatin e EULEX-it dhe ndryshimet në Kodin Penal. Për këtë arsye ata thirrën për raportim ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi. Bislim Zogaj, anëtar i komisionit, i kërkoi informacion ministrit të Drejtësisë, nëse duhet të kenë përgjegjësi përfaqësuesit e misionit të EULEX-it në rastet kur mbyllen hetimet, e të cilat fillimisht kanë nisur pa argumente. Ndërsa Kuçi tha se asnjë institucion i drejtësisë nuk jep llogari, por brenda tyre ka mekanizma që mund të shfrytëzohen nga qytetarët. Gjatë raportimit, Kuçi bëri me dije se përmbaruesit privatë janë nën monitorim dhe se, në momentin që vërtetohet se janë bërë shkelje, atëherë do t’u merret licenca. Ai tha gjithashtu se të gjitha ndryshimet e ligjeve do të bëhet brenda rregullave të Bashkimit Europian. Ndërsa sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Kuçi tha se janë disa çështje që janë vërejtur, e që mendon se duhet të plotësohen.

Reagimi i Kryeministrisë: Merruni me nevojën historike të reformës në drejtësi

rama-obamarama-obama

Herion Mesi
Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e fotografisë që Edi Rama në cilësinë e ish-kreut të opozitës me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama në tetor të vitit 2012. Në një prononcim për mediat menjëherë pas dorëzimit të kallëzimit, deputeti demokrat, Eduard Halimi, deklaroi dje se kryeministri Rama ka kryer elementët e tri veprave penale, si mashtrimi, pastrimi i parave dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. “Dorëzuam në emër të grupit parlamentar kallëzimin ndaj Kryeministrit, për faktet dhe grup faktet botërisht të njohura për rastin e vitit 2012, ku tregohet qartë që kryeministri ka konsumuar elementët e tre veprave penale, atë të mashtrimit, të pastrimit të parave, duke ushtruar ndikim të paligjshëm dhe duke përfituar drejtpërdrejt. Faktet e mbledhura nga organet ligjzbatuese amerikane tregojnë qartë se 80 mijë dollarë janë paguar nga Shqipëria nga burime tërësisht të dyshimta të padeklaruara nga kryeministri, me një qëllim të vetëm përdorimin e një takimi me një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama”, u shpreh Halimi. Më tej, ai shtoi se faktet dhe grupfaktet plotësojnë të gjithë elementët e figurave penale të parashikuara nga legjislacioni shqiptar. “Po kështu, edhe precedenti i Rumanisë shumë vite më parë Viktor Ponta për shuma shumë herë më të vogla se këto që akuzohet kryeministri. Tani është momenti që Prokuroria të thërrasë kryeministrin, i cili është i detyruar t’u japë përgjigje pyetjeve të opozitës” – tha Halimi. Teksa kryeministri e ka mohuar një fakt të tillë, deputeti demokrat tha se të gjitha faktet e agjencive ligjzbatuese amerikane tregojnë se ishte kryeministri Rama ai që ka dërguar paratë me qëllim marrjen e një fotoje me Presidentin Obama.
Reagimi i Kryeministrisë
Pas kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike për një fotografi të Edi Ramës me Presidentin Obama katër vite më parë ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrisë. Në një komunikatë për mediat, që u shpërnda dje nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, thuhet se Edi Rama ka bërë vetëm një ‘krim’, që ka dalë në foto me Obamën në një kohë kur Berishës i ishin mbyllur të gjitha dyert jashtë Shqipërisë. “Kallëzimi i PD-së për fotografinë e vitit 2012 me Presidentin Obama, kur Kryeministri i sotëm ishte në opozitë dhe akuza për financim të paligjshëm nga ana e tij të fushatës së Presidentit Obama, përben një tjetër rast për qytetarët për të parë se në çfarë niveli dëshpërimi gjendet opozita e sotme. Kryeministri Rama s’ka lidhje me asnjë lloj financimi të paligjshëm dhe i vetmi “krim” që ka bërë në vitin 2012 është se ka dalë në fotografi me Presidentin e SHBA në një kohë kur qeverisë shqiptare dhe shefit të saj i ishin mbyllur të gjitha dyert dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë vuanin rrënimin e imazhit të vendit tonë për shkak të keqqeverisjes”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë. Më tej, Rama i bën sërish thirrje Opozitës që të votojë Reformën në Drejtësi dhe të mos bëhet pengesë për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të kësaj reforme. “Edhe sot, Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t’i shesë në Shqipëri si “bomba” kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura. Rama përfiton edhe një herë nga rasti për t’i bërë publikisht thirrje Partisë Demokratike që përveç propagandës së baltës dhe kallëzimeve që janë pjesë e kësaj propagande, të merret seriozisht me nevojën historike të vendit për Reformën në Drejtësi. Një drejtësi e çliruar nga kthetrat e korrupsionit politik e financiar, do të çlirojë më në fund edhe të vërtetën e gjithë akuzave të Partisë Demokratike, si dhe të vërtetën e krimeve të pandëshkuara në gjithë këto vite”, përfundon reagimi i Kryeministrisë lidhur me kallëzimin e demokratëve. Por në mënyrë të menjëhershme ka reaguar PD-ja ndaj qëndrimit të qeverisë, duke e cilësuar deklaratën e Kryeministrisë si të dëshpëruar.
“Ky që nuk mungon të komentojë gjithçka mbi këtë rruzull, ka 5 ditë që hesht teksa zyra e tij e propagandës cilëson Reuters dhe Zërin e Amerikës si media të paguara nga Partia Demokratike. Ndërkohë që e pret një tjetër padi për këtë shpifje të pacipë, Edi Rama vazhdon të mos ju përgjigjet pyetjeve: “Ku i mori 80 mijë dollarë Edi Rama kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë euro? A janë këto 80 mijë dollarë para ryshfeti apo korrupsioni? Çfarë ju premtua në këmbim sponsorizuesit të 80 mijë dollarëve?” Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të mos fshihet pas zyrës së propagandës, por të dalë para shqiptarëve dhe para drejtësisë për t’u përballur me të vërtetën”, thuhet në reagimin e PD-së.

Pas Brexit premtohet vijimi i procesit, por jo të gjitha shtetet do të kenë shpejtësi të ndryshme






Në Pallatin Elize ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Presidentin francez, François Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

Samiti i Parisit zgjerimi i BE (2)

Në hyrje të Pallatit, liderëve të Ballkanit njëri pas tjetrit iu urua mirëseardhja nga i zoti i shtëpisë. Takimi ku janë të pranishëm shefat e qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës mbahet në kuadër të Samiti për Ballkanin që dje i ka nisur punimet në Paris. Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hanh, ka deklaruar se për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë janë ndarë 96 milionë euro për linjën hekurudhore që do të lidhë të tre shtetet. Në takimin e zhvilluar me liderët e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama ka qenë i ulur në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Presidentit francez François Hollande. Po ashtu Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një takim me Komisionerin Europian të Politikave të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, ku ky i fundit ka shkruar rreth këtij takimi. Në rrjetet sociale Johannes Hahn shprehet se në kuadër të Samitit të Ballkanit në takimin me Kryeministrin Edi Rama është diskutuar për rrugën e Shqipërisë në BE dhe Reformën në Drejtësi.

Fondet për Ballkanin

Bashkimi Europian premton 150 milionë euro për projektet infrastrukturore, të transportit dhe ato energjetike në Ballkanin Perëndimor që do të lidhin vendet e rajonit, deklaroi dje eurokomisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn në forumin e biznesit të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Paris. “Potenciali i marrëdhënieve mes vendeve do të realizohet plotësisht vetëm nëse ato zbatojnë të gjitha reformat e kërkuara”, theksoi Hahn. “Kemi vendosur të investojmë 96 milionë euro për tri projekte infrastrukturore hekurudhore Serbi, Shqipëri dhe Kosovë si edhe 50 milionë euro të tjera për masat e mbrojtjes së mjedisit si eficenca e energjisë në ndërtimet rezidenciale dhe projektet e vogla hidro. Kjo tregon seriozitetin e premtimit të BE-së që deri në vitin 2020 të investojmë një miliard euro”, theksoi Hahn.
Samiti i Parisit zgjerimi i BE (1)
Merkel dhe Hollande

Pavarësisht nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, Presidenti francez Hollande dhe kancelarja gjermane Merkel u kanë dhënë garancinë krerëve të shtetit të Ballkanit se procesi i integrimit të Ballkanit nuk do të ndalet. Pavarësisht Brexit, Presidenti Hollande mësohet se u ka thënë kryeministrave të shteteve të Ballkanit të Perëndimor, se “nuk do të ndryshojë asgjë në angazhimet e marra për këtë rajon”. Në këtë linjë ka folur dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u ka bërë ditur se Ballkani nuk do të hyjë në BE “në bllok”, por në faza të ndryshme. Kancelarja gjermane ka thënë se Konferenca e Parisit për Ballkanin Perëndimor mbahen me qëllimin për të lehtësuar futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe të forcohet në kuptim praktik stabiliteti dhe paqja në rajon. Merkel shtoi se sheh një perspektivë europiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por procesi i tyre i pranimit në BE do të ketë “shpejtësi të ndryshme”, kjo duhet të thotë se ata do të integrohen në BE në faza të ndryshme, pra pa një zgjerim të Ballkanit Perëndimor të teorisë “Big Bang”. Pas takimeve, Presidenti Hollande ka shtruar një darkë së bashku me krerët e shteteve të Ballkanit, pjesëmarrës në Samitin e Berlinit.



Deklarata, samiti i ardhshëm në Itali

Shteti i së drejtës dhe reforma në drejtësi, zemra e procesit

Samiti i Parisit ka miratuar një deklaratë me 12 pika ku i kërkohet shteteve aspiruese në BE angazhim dhe forcim të shtetit të së drejtës dhe mbi të gjitha bashkëpunimin për sigurinë dhe paqen për rajonin e Ballkanit. “Në sfondin e referendumit në Britani të Madhe, pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor ripohuan se e ardhmja e tyre ndodhet në Bashkimin Europian. Një perspektivë e qartë europiane iu është dhënë të gjitha vendeve e rajonit në Samitet e Zagrebit dhe Selanikut në vitin 2000 dhe 2003; ajo është ritheksuar vazhdimisht dhe pa mëdyshje, në përputhje me kushtëzimet dhe kërkesat e aprovuara. Progres i konsiderueshëm është bërë nga vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit. Ne mirëpresim përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për fazat e ndryshme të procesit të anëtarësimit dhe u bëmë atyre thirrje për të vazhduar këtë punë që të avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Më shumë se kurrë, sundimi i ligjit është zemra e procesit të zgjerimit, veçanërisht në lidhje me reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e plotë të të drejtave themelore”, thuhet në pikën 1 të deklaratës.



Kryediplomati

Bushati: Dëshirojmë që zgjerimi të ecë me ritme të shpejta

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili po merr pjesë në Samitin e Parisit, ka vlerësuar vëmendjen që Bashkimi Europian dhe Franca u kushton vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Union. Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se gjithsesi do të dëshironte që zgjerimi i BE-së të ishte me ritme më të shpejta. “Organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për të tretin vit radhazi në kushtet kur Europa po përballet me pasojat e Brexit, është një lajm i mirë në vetvete, sepse dëshmon që angazhimet e BE përkundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të pandryshuara. Ndonëse të gjithë do të dëshironim që politika e zgjerimit të ecte me ritme më të shpejta dhe më cilësore për të përfunduar një orë e më parë procesin e shtet-ndërtimit dhe shtet-konsolidimit demokratik të vendeve të Europës Adriatike apo vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Bushati.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...