Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/27

Reportazhi i bloggeres angleze, ja qytetet me te bukura shqiptare

Reportazhi i bloggeres angleze, ja qytetet me te bukura shqiptare
Helen Armitage eshte nje blogger-e e njohur angleze e udhetimeve turistike. Ajo ne nje reportazh ka renditur dhjete qytetet me te bukura shqiptare qe sipas saj ia vlen te vizitohen.

Ajo shkruan: “Shqiperia eshte kthyer shpejt ne nje destinacion reference per te pasionuarit e udhetimeve. Ajo nderthyr bukur modernen me tradicionalen duke u kthyer ne nje destiacion ‘must’ te Europes. Kemi udhetuar ne shume qytete, ne ato me te bukurat, duke filluar nga qyteti muze i Gjirokastres e deri ne fshatin e vogel dhe te bukur te Thethit.

Gjirokastra

Nje pasuri boterore e mbrojtur nga UNESCO. Gjirokastra njihet per arnitekturen e saj fine, otomane, nder shembujt e paket te mbijetuar deri ne ditet e sotme ne rajonin e Ballkanit.

Lin

I vendosur ne nje gadishull te vogel ne brigjet perendimore te liqenit te Ohrit, fshati piktoresk i Linit ndan Shqiperine nga Maqedonia fqinje. Eshte nje destinacion qe nduhet te eksploroni kur te vizitoni juglindjen e ketij vendi.

Kruja

Ndodhet vetem 32 kilometra ne veriperendim te kryeqytetit, Tiranes. Qyteti historik mburret me nje nga pazaret me te medha te vendit.

Saranda

Eshte qyteti jugor i Rivieres Shqiptare, nje qytet i gjalle turistik dhe nje nga destinacionet me popullore te vendit.

Berat

Berati eshte gjithashtu nje pasuri boterore qe mbrohet nga UNESCO. Perfaqeson gjithashtu nje model te ruajtur me se miri te arkitektures otomane.

Theth

I shtrire ne pjesen veriore te Shqiperise, Thethi qenden jo larg nga kufiri me Malin e Zi. Eshte nje fshati i vogel malor per te cilin ka shkruar edhe shkrimtarja britanike Edith Durham e cila e vizitoi gjate fillim te shekullit 19.

Me pas pershkrimi i blogger-es britanike vazhdon me Ksamilin, Dhermiun, Korçen dhe Shkodres.

Reportazh i Reuters: “Kisha e Laçit nje vend i magjishem

Reportazh i Reuters: “Kisha e Laçit nje vend i magjishem”


Shtypi i huaj i nxitur nga nje lajm ne agjencine Reuters ka komentuar per vendin “çudiberes” ku ndodhet kisha e Shna Ndout (Shen Antonit) ne Laç.

Kisha vizitohet nga besimtare te ndryshem per shpetime te ndryshme te karakterit trupor dhe mendor.

“Kisha e Shen Antonit ne Laç, vendi qe besohet se ka fuqi sheruese. Ne nje kronike te sajen Agjencia e lajmeve Reuters flet per kishen magjike, e cila vizitohet çdo dite nga qindra pelegrine nga e gjithe Shqiperia. Siç shprehet Reuters, ajo qe besimtaret kerkojne ne kete kishe eshte shpetimi fizik dhe shpirteror. Nje prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetem per te vizituar kete vend te njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishe ka fuqine tu jape zgjidhje problemeve te tij shendetsore”.

“Kam disa probleme te vogla shendetsore per te cilat mjeket nuk po me japin zgjidhje. Kam shpresa te medha pas kesaj vizite ne kete kishe. Besoj se ka vetem nje zot, nuk ka rendesi, musliman, katolik apo çfaredolloj besimi. Per mua ka vetem nje zot”.

Historia e ketij vendi nis ne shekullin e 12 dhe eshte e tejmbushur me legjenda te murgjve te keqtrajtuar te cilet kane qene kritike te ashper te armiqve te kristianeve, perfshi edhe perandorine osmane. At Mikel Pellumbi i cili mban edhe meshe ne Kishen e Shen Antonit tha se çdokush eshte i mirepritur, pavaresisht se cilit besim fetar i perket.

“Pelegrinet qe vizitojne kete kishe i perkasin te gjitha shtresave, duke perfshire ketu, politikane, komunuste, ateiste, besimtare e keshtu me rradhe. Te gjitha ata jane te mirepritur, edhe pse vijne me idene se eshte nje vend magjik, apo qe ka fuqi magjike qe mund t’i ndihmoje apo mbroje ata”.

Agjensia britanike e lajmeve rikthen serish ne kete kronike faktin se Shqiperia ka qene gjithmone nje vend me tolerance fetare. Siç shprehet Reuters, Shqiperia nuk ka nje histori qe flet per ekstremizem fetar.”

Kudo plehra!



Plehrat shihen kudo, buzë detit, në brigjet e lumenjve, në periferitë e kryeqytetit, në portin e Durrësit apo në Shkodër në veri të vendit. Jo vetëm privatët, por edhe drejtuesit vendorë nuk veprojnë ndryshe. Ata i hedhin plehrat kudo. Madje edhe një qytet-port si Durrësi nuk ka një landfill të rregullt. Mbeturinat e më shumë se 200 mijë banorëve hidhen nëpër fusha. Derrat dhe dhitë sorollaten nëpër plehra duke kërkuar ushqim. Shirat krijojnë përrenj me ndotje që shkojnë më pas e derdhen në det. Familjet rome merren me format rudimentare të riciklimit. Ngado sheh plehra që digjen për të marrë skrapin. Ajri dhe uji është i ndotur. Në mbarë vendin ka vetëm dy landfille që plotësojnë kushtet e BE-së. Një në Tiranë dhe një tjetër në veri të vendit, në Bushat.


Por plehrat në Shqipëri vijnë edhe nga importi. Në vitin 2011, sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, janë importuar 300 mijë ton mbeturina metalike dhe 20 mijë ton mbeturina plastike për riciklim, kryesisht nga Italia. Kjo është aq sa sasia e mbeturinave që prodhon Tirana në një vit. Doganat shqiptare bëjnë vetëm një kontroll rastësor të këtyre ngarkesave.

Vend pa të ardhme


"Në Shqipëri nuk ka luftë,nuk ka uri.Përsë ikin shqiptarët atëherë?"

Kjo është pyetja e shtuar nga gazeta gjermane Deutsche Allgemeine.

Gazetarja përpiqet të shpjegojë arsyet e vërteta të ikjes së shqiptarëve.

Ajo ka zgjedhur të shkruaj një reportazh për qytetin e Durrësit dhe të Tiranës, 2 metropolet e vendit.

Sipas saj plazhi i Durrësit ngjan me atë të Saint Tropez në Francë, një nga më të bukurit në botë. Në reportazhin e saj ajo përfshin mënyrën e jetesës së shqiptarëve ku shumica e tyre lëvizin me mercedesa.
E përditshmja gjermane reportazh për Shqipërinë: Vend pa të ardhme
Gazetarja shprehet që në Shqipëri nuk ka uri por njerëz të papunë dhe të pashpresë.

Në udhëtimin e saj ajo zbulon pjesën tjetër të Shqipërisë. Ajo ndalon në Shkozë, në periferi të Tiranës, ku përballet me vuajtet e qindra banorëve të komunitetit rom, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Ata nuk kanë as ujë të pijshëm, as kanalizime, as energji elektrike dhe as mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre. Ky komunitet e mban frymën gjallë duke mbledhur materiale plastike.

Ajo del në përfundimin se janë arsyet ekonomike dhe jo politike që detyrojnë shqiptarët të kërkojnë azil në Gjermani .

Në reportazhin e saj gazetarja gjermane i quan shqiptarët emigrantë

Një ditë në Prishtinë

reportazh


AGIM GASHI

Me mikun tim Avdullah Rexhen, këto ditë të nëntorit prapë vizituam Prishtinën e bukur.
Duke filluar nga parkingu i Grandit, marshuten e filluam këmbë, për tu ndal në 66.

Aty erdhi edhe mikja jonë Naime Osmani dhe Viktor Rexhepi me të cilët biseduam për disa gjëra kompjuterike.

Pasi pimë kafet filluam ngadal të ecim Prishtinës e të knaqem me ndryshimet të cilat i ka përjetuar Prishtina.Pas fotografimit të Fontanave aty në Sheshin “Edit Durham” , të cilat nga papërgjegjësia jonë ishin mbushur edhe me bërllog e shishe plastike, vazhduam tutje.

Fotografuam lule, ndertesa, libërshitësit. Aty kishte pas tenden edhe “Buzuku”, ku djali i mikut tim të viteve të shtatëdhjeta Avdullah Zemeli, mi dhuroi dy libra të Avdullahut të cilin e lexoj me ëndje.

Vazhduam sheshit “Nëna Tereze” ku hasa në shumë lypsar nga Shqipëria të cilët ka një kohë të gjatë na i ka dhuruar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Aty n qender u takuam me ekipin e KTV-së, ku Avdullahu mi drejtoi muaj duke u thënë se “ ky miku im është për hajt shumë”!

Pas pyetjeve në të cilat u përgjigja ashtu si dita, u fotografuam me gazetaren dhe kamermanin, të cilët aq më lanë përshtypje me mirësjelljet e tyre saqë luta Zotin të kemi sa më shumë njerz e kuadro të tilla.

Vizita te Grevistët e Fabrikës së tubave të Ferizajit, ishte rrënqethëse, por për këtë vizitë do të shkruaj veçant.

Te Busti i Skënderbeut u ndala dhe shiqova atë mrekulli gjigante por që mu duk se nga sytë e Kryetrimit pikonte loti e nga shtata e Tij ndjehej vrëgllima thua se m thoshte: “Sa keq i keni punt si popull e si shtet”. U fotografuam edhe aty pr t vazhduar te fotot e t humburve t kombit, t cilat foto ishin mbuluar me pisha t mbjellura aty.

Te Busti i Presidentit Rugova, u ndalm m shumë. Duke e vështruar atë Bust, mendja mu kthye te kujtimet e hershme kur babai im nuk kthehej nga ndonjë udhtim pa i sjell ndonj dhuratë, të cilat mi ipte mua e unë drejt e në Barakë.

Kur kishte vdekë Presidenti, babai im se kishte ndal vajin disa ditë.Ai i kishte hapë edhe Ditët e Ngushllimeve ku kishin shkue shumë njerz.

Pas vdekjes së Tij, më tregonte miku ynë e miku i ngushtë i babait, Z.Mehdi Stublla, se babai im i kishte thënë: “Vdekja e Ibrahim Rugoves është tragjedi për ne. Pas tij do të vdes LDK por edhe atdheu”.

 Kështu edhe ndodhi.
Morëm edhe disa foto, i thamë lamtumirë Busteve tona, dhe morem rrugën e Lipjanit.

Sharri,aty ku natyra të imponohet


NGA: ALMA BAXHAKU


Pasi lëmë pas qytet-muzeun e Prizrenit bashkë me historinë e lashtë të tij vazhdojmë udhëtimin drejt Dragashit përkatësisht Sharrit për ta plotësuar mozaikun e bukurive natyrore të Kosovës. Bjeshkët e Sharrit me madhështinë e tyre janë dëshmitare të qendresës së këtij populli të lashtë.

Historia e Komunës së Dragashit daton nga periudha e lashtë e ilirëve. Në këtë trevë jetoi popullata iliro-dardane që u pushtua gradualisht nga Perandoria Romake pas shekullit të II pas Krishtit, e më pas edhe nga ajo Bizantine e Turke, që lanë gjurmë në monumente historike-fetare. Aty janë dy treva me një natyrë piktoreske dhe me majat e larta të Bjeshkëve të Sharrit në një lartësi mbidetare rreth 1000 m, kufizohet me Prizrenin në veri, me Maqedoninë në pjesën jug-lindore dhe me Shqipërinë në pjesën jug-perëndimore. Treva e Opojës e banuar me popullësi etnikisht të pastër shqiptare dhe e Treva Gorës e pastër me goranë ,dy treva me dy etnitete me dy gjuhë te ndryshme dhe me dy kultura të pastërta e të mirëfillta që edhe sot ruhen me një fanatizëm të rrallë.

Për të vërtetuar të përkryerën e natyrës është e domosdoshme vizita në Brod, një fshat që shtrihet në fund të komunës së Dragashit. Bjeshkë të thepisura të prera si me thikë janë aq karakteristike dhe tërheqëse saqë njeriut humbet në horizontin e pikturuar me lumenj nën diellin shëndritës e në freskinë e natyrës. Bjeshka hijeshon me të gjithë potencialet e saj përrallore nga majat e larta e të thepisura, që zbret duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura, tek lëndinat që gjatë dimrit i lënë vendin bardhësisë së dëborës dhe në verë gjelbërimit. Emocionet janë të forta teksa bëhesh pjesë e magjisë së natyrës. Një ditë vere aty do të ishte e paharruar dhe dëshira për të vizituar dhe për të përjetuar e shijuar sërish ritmet e mrekullueshme të natyrës , është shumë e madhe. Një emocion që do të është vështirë të shprehet me fjalë.

Gjatë kësaj stine Brodi është i vërshuar nga vizitor që duan të kalojnë momente relaksi dhe qetësie, të ulur gjithandej nëpër natyrë, e shume të tjerë duke sfiduar veten me ngjitje në maje të kepit.

Brodi gjithashtu është një ndër vendet më të vizituara për qytetarët kosovar dhe jo vetëm. Është një vend atraksioni në të gjitha stinet për vizitoret që duan të largohen nga jeta e zhurmshme dhe e lodheshme e qyteteve. Së fundi në këtë vend është ndërtuar edhe infrastruktura e nevojshme për skijim, që ka munguar prej kohësh dhe që ka mundësuar që edhe gjatë stinës së dimrit, që Brodi të ketë po aq dhe ndoshta edhe më shume vizitor se në stinën e verës. Aty gjithashtu ka edhe hotele që ofrojnë kushte të mira, për pushime që do të mbahen mend.

Karakteristikë e kësaj pjese janë bjeshkët e thepisura në forma të ndryshme ku pjesa kryesore është maja e quajtur “Kepi i Nusës”. E veçantë jo e zakonshme që nuk mund të gjindet në asnjë pjesë tjetër.

Por, kjo nuk është e gjitha që ofron natyra e kësaj komune. Ajo plotësohet edhe më shumë me Liqenin e Breznës, i cili qëndron si syri i kaltër i natyrës përreth i karakterizuar edhe me bimë endemike. Ky liqe ndodhet në fshatin Breznë, fshat i cili shtrihet rrëzë malit të Koretnikut, në magjistralen Dragash-Prizren rreth 25 km larg Prizrenit. Një befasi e këndshme në mes të këtij peisazhi të mrekullive.

Për të gërshetuar artet e natyrës me ato të njeriut

Komuna e Dragashit veçohet edhe me kulturën e mirëfilltë islame dhe që banorët e saj janë të përkushtuar jashtëzakonisht ndaj këtij religjioni. Shembulli konkret është “Xhamia e Bresanës” e cila njëkohësisht është më e madhja në trojet shqiptare dhe jo vetëm. Ajo ndodhet në fshatin Bresanë, fshat ky i cili shtrihet rrëzë kodrave të Bjeshkëve të Sharrit. Por, ndertimi i kësaj xhamie ka një histori. Banorët e fshatit shiten tokat e tyre për ndertimin e saj, ku ka pasur edhe prej atyre që kanë dhuruar vlera deri në 30000 euro. Prania e kësaj xhamie lë pershtypjen e një vendi me kulturë orientale. Një vijëmsi e xhamiave të lashta të Prizrenit

Së fundi, Bjeshkët e Sharrit janë shpallur park nacional. Aty ka pasuri jo vetëm të bukurive natyrore por edhe një florë të pasur me bimë mjekësore, që kohët e fundit ka filluar t’iu kushtohet rëndësi edhe nga ana institucionale.
Përshtypjet emocionale që fiton njeriu në këtë panoromë piktoreske janë të papërshkrueshme me fjalë, kështu vizita në këto treva është më së e nevojshme.

Saranda, qyteti mes kaltërsisë


Gjendet në jug të Shqipërisë, në gjirin e detit Jon, i cili përmban një sërë plazhesh: ai pranë shëtitores, plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir


Saranda, qyteti mes kaltërsisë


Udhëtimi ynë i kësaj radhe ndalet në një nga vendet më të populluara të rivierës shqiptare: Sarandë. Qyteti ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht Agioi Saranta, 40 shenjtorët.

Gjendet në jug të Shqipërisë, në gjirin e detit Jon, i cili përmban një sërë plazhesh: ai pranë shëtitores, plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir.

Një tjetër është ai i pasqyrave, sipas vendasve ky emër i është dhënë nga peshkatarët e zonës. Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thellë.

Paraditeve plazhet janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit, apo shëtitjeve më barkë, zgjedhin të freskohen, apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë. Ndërtime, që në jo pak raste ja kanë prishur bukurinë kësaj perle të jugut. Qëndrimi për natë në Sarandë, në vartësi të kushteve që kërkohen, kushton nga 25-140 euro për nate.

Në pasdite popullohet shëtitorja.

Pushuesit shëtisin, herë duke u ndalur më të vegjlit pranë këndeve të lodrave, herë për të shijuar produktet e shitësve ambulantë. Por edhe për të blerë souvenir, në kujtim të pushimeve në Sarandë.

Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh.

Nëse dëshira për të ndryshuar në Sarandë bëhet e gjallë, atëherë mundësia është spostimi drejt plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg. Rruga është duke u rregulluar, arsye për të cilën duhet marrë parasysh mungesa e komoditetit gjatë udhëtimit. Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Për të shkuar atje, vendasit kanë vënë në dispozicion barka. Në Ksamil ka edhe hotele apo shtëpi për pushues.

Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej tyre: Kalaja e Lekursit.

Kalaja gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili dhe një pjesë e ishujve të tij. Sipas historianëve, i përket shekullit të XVI dhe maja e kodrës ku u ndërtua, u zgjodh enkas për të kontrolluar për sulme të mundshme.

Për t’u njohur nga afër me pjesë të historisë së lashtë vendase dhe monumenteve arkeologjike, një vizitë në Butrint. Nga Saranda nisen çdo një orë autobusë që të cojnë në këtë park. Bileta e transportit kushton 500 lekë, ndërsa ajo e hyrjes varion nga numri i vizitorëve.

Sipas arkeologëve, monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX.

Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin. Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak sekonda.

Turistët janë të shumtë këtu, shqiptarë e të huaj. Ata lëvizin në pika vështrimi të ndryshme për të shijuar e fotografuar këtë monument natyror.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...