2016-07-27

Reportazh i Reuters: “Kisha e Laçit nje vend i magjishem

Reportazh i Reuters: “Kisha e Laçit nje vend i magjishem”


Shtypi i huaj i nxitur nga nje lajm ne agjencine Reuters ka komentuar per vendin “çudiberes” ku ndodhet kisha e Shna Ndout (Shen Antonit) ne Laç.

Kisha vizitohet nga besimtare te ndryshem per shpetime te ndryshme te karakterit trupor dhe mendor.

“Kisha e Shen Antonit ne Laç, vendi qe besohet se ka fuqi sheruese. Ne nje kronike te sajen Agjencia e lajmeve Reuters flet per kishen magjike, e cila vizitohet çdo dite nga qindra pelegrine nga e gjithe Shqiperia. Siç shprehet Reuters, ajo qe besimtaret kerkojne ne kete kishe eshte shpetimi fizik dhe shpirteror. Nje prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetem per te vizituar kete vend te njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishe ka fuqine tu jape zgjidhje problemeve te tij shendetsore”.

“Kam disa probleme te vogla shendetsore per te cilat mjeket nuk po me japin zgjidhje. Kam shpresa te medha pas kesaj vizite ne kete kishe. Besoj se ka vetem nje zot, nuk ka rendesi, musliman, katolik apo çfaredolloj besimi. Per mua ka vetem nje zot”.

Historia e ketij vendi nis ne shekullin e 12 dhe eshte e tejmbushur me legjenda te murgjve te keqtrajtuar te cilet kane qene kritike te ashper te armiqve te kristianeve, perfshi edhe perandorine osmane. At Mikel Pellumbi i cili mban edhe meshe ne Kishen e Shen Antonit tha se çdokush eshte i mirepritur, pavaresisht se cilit besim fetar i perket.

“Pelegrinet qe vizitojne kete kishe i perkasin te gjitha shtresave, duke perfshire ketu, politikane, komunuste, ateiste, besimtare e keshtu me rradhe. Te gjitha ata jane te mirepritur, edhe pse vijne me idene se eshte nje vend magjik, apo qe ka fuqi magjike qe mund t’i ndihmoje apo mbroje ata”.

Agjensia britanike e lajmeve rikthen serish ne kete kronike faktin se Shqiperia ka qene gjithmone nje vend me tolerance fetare. Siç shprehet Reuters, Shqiperia nuk ka nje histori qe flet per ekstremizem fetar.”

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...