Ne Zheger te Gjilanit e njohin me emrin Merita, por ne Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka disa muaj qe e ka braktisur Kosoven, per te marre rrugen per ne Siri.
Mengjesin e 1 korrikut, 27- vjeçarja kishte dale nga shtepia e saj me vetem nje çante ne dore, pa i treguar askujt se per ku ishte nisur. Familjaret e Merites, te cilet nuk deshirojne te flasin per median, prapa kamerave thoae se me hallall do te benin ta mbyllnin ne burg sesa atje.
Merita, e ndare nga burri i saj ne Kosove dhe e martuar serish ne Siri, pershkruhet si nje vajze e qete. Diteve para se te nisej ajo vazhdimisht kishte komunikuar me nje shoqe nga Prishtina e cila dyshohet se ndodhet ne Siri bashke me femijen e saj, pasi burri i eshte vrare atje. Kjo e fundit dyshohet se ka qene edhe iniciatorja e nisjes se Merites per ne Siri.
Ne faqen e saj ne rrjetin social Facebook ajo ka ndryshuar identitetin dhe tashme njihet me emrin Ummu Hamzaa.
Familjaret tani kane humbur te gjitha shpresat se do ta shohin edhe nje here vajzen e tyre.
Merita nuk eshte e vetmja vajze qe ka marre nje rruge te tille. Kjo dukuri tashme ka marre permasa shqetesuese ne Kosove.
Sipas te dhenave te Policise se Kosoves, jane plote 40 shtetase kosovare qe ne periudha te ndryshme kane udhetuar apo gjenden ne zonen e konfliktit ne Siri dhe Irak. Deri me tani institucionet e sigurise nuk kane informacione per ndonje shtetase te Kosoves te kete humbur jeten ne zonen e konfliktit ne Siri dhe Irak.
Por si arrin propaganda e ketyre grupeve, deri tek vajzat ne Kosove?
Sociologja Sibel Halimi thote se jane pikerisht rrjetet sociale, ura lidhese e rekrutimit te tyre. Policia thote se shumica dermuese e grave qe udhetojne per ne zonen e konfliktit, udhetojne se bashku me bashkeshortin e tyre, por edhe femijet nese kane. Po ashtu edhe ato te cilat kane udhetuar te vetme, pas arritjes se tyre ne zonen e konfliktit apo edhe me pare kane lidhur martese, kryesisht me persona nga Kosova dhe rajoni te cilet gjendeshin ne zonen e konfliktit.
Rruga permes te ciles ato arrijne ne zonat e konfliktit, nuk eshte me aeroporti i Prishtines, por kufiri me Maqedonine, ku permes aeroportit te Shkupit nisen per ne Stamboll, per te arritur me pas ne cakun e tyre. E nuk jane vetem shkaqet ekonomike, arsyeja e vetme e bashkimit te ketyre vajzave ne zonat e konfliktit.
Ndryshe krahasuar me vendet e rajonit Kosova prine me numer te pjesetareve qe marrine pjese ne lufterat atje. Kjo dukuri behet edhe me shqetesuese kur kihet parasysh fakti se Kosova eshte ambient shume me i mire per tu rekrutuar te rinjte, per shkak te papunesise, izolimit dhe mos perspektives se te rinjve.
Vetem javen e kaluar Policia e Kosoves parandaloi shkuarjen ne Siri edhe te nje vajze tjeter nga vendi yne. 20 vjeqarja Nora Zuzaku ishte nisur bashke me te dashurine e saj, por u ndalua nga autoritetet e sigurise ne Turqi, per tu kthyer serish ne Kosove.
Nje gje te tille autoritetet e sigurise se Kosoves nuk kane arritur ta bejne per 40 vajza te tjera te cilat nuk dihen nese do te kthehen gjalle ndonjehere nga atje.