2016-07-27

17 vjecarja rrefen torturat e bera nga ISIS

17 vjecarja rrefen torturat e bera nga ISIS
Çfare me bene? Kam shume turp ta tregoj por nuk di as fjalet si ta pershkruaj martirizimin tim. Por, lutem qe vuajtjet e mia dhe te mikeve te mia te largohen”. 
“Mayat”, do ta quajme keshtu, eshte 17 vjeçe por ka zerin e nje femije. 3 gushtin qe kaloi, gjate nje ofensive te xhihadisteve kunder Sinjarit u rrembye nga ushtaret e ISIS. Nga atehere, bashke me shoqe te tjera qe ashtu si ajo i perkasin sektit yazidi u mbajt e burgosur ne nje fshat ne fushat e Ninives ne jug te Mosulit. Arritem te kontaktojme me te nepermjet celularit te prinderve te saj qe ndodhen ne nje nga kampet e refugjateve ne jug te Kurdistanit iraken. “Mayat” flet pak anglisht qe kishte filluar ta mesonte sepse deshironte qe te shkonte te punonte ne Gjermani. Ne intervisten ne vijim ajo tregon vuajtjet ne roberi ndersa shpesh here zeri i hollohet dhe fillon te qaje me ngasherim.
“Ju lutem, mos e shkruani emrin tim sepse jam shume e turperuar per ate qe me ndodhi. eshte nje pjese e imja qe kerkon te vdes qe ne kete moment, te shtrihem ne toke dhe te qendroj aty perjete. Por, eshte dhe nje tjeter pjese e imja qe kerkon qe te luftoj dhe per te shpetuar dhe per te patur mundesi te perqafoj serish prinderit e mi. eshte kjo pjesa qe me jep force dhe qe po flas me ju.
Ku ndodheni tani?Nuk e di quhet qyteza ku na kane derguar sepse mberritem naten dhe sepse akoma jemi te mbyllur ne nje shtepi te madhe me dritare gjithmone te mbyllura nga nuk mund te dalim sepse jane te ruajtura nga njerez te armatosur. 
Ju lene te perdorni celularin?Ne ditet e para kur te shohin me celular ne dore ta rrembejne dhe sekuestrojne menjehere. Ndersa me vone rojet tane nderruan strategji dhe na thane qe mund t’ua tregojme prinderve tane çfare po na ndodh dhe çfare po na bejne. Qeshin me ne sepse e kujtojne veten te pamposhtur dhe ndihen mbinjerinj. Por, jane vetem njerez pa zemer.
Mund te te pyes çfare ju bejne?Abuzojne me ne.
Sa jeni?Ne shtepine e madhe jemi nja 40. Dhe jemi te gjitha viktima. Rrembyesit tane nuk kursejne as edhe ato qe kane ndonje femije te vogel me vete. Nuk shpetojne as femijet. Disa nga ne nuk i kane mbushur akoma 13 vjeç. Jane ato qe reagojne me keq nga kjo shpifesire. Jane disa qe kane pushuar se foluri. Njera qe i shkuli floket e moren me vete.
Ku ju dhunojne?Ne katin e fundit te shtepise. Jane 3 dhoma per torturat. Jane dhomat e tmerreve.
Ju dhunojne shpesh?Ndodh edhe tre here ne dite. Na trajtojne sikur jemi skllave. Na dergojne tek burra gjithmone te ndryshem. Disa vijne direkt nga Siria. Na kercenojne dhe na rrahin kur kerkojme te rezistojme. Shpesh dua qe te me rrahin aq fort sa te vdes. Por jane frikacake edhe ne kete pike. Askush nuk ka guxim t’i jape fund dhimbjes sone.
Cilet jane perdhunuesit tuaj?Nuk e di. Disa jane te moshuar, te tjere jane te rinj. Disa kane rroba ushtarake, te tjere veshin rroba arabe ndersa disa kane rroba normale. Gjate nates edhe rojet na hidhen siper.
Ku e gjen forcen per te shpresuar?Ma japin kujtimet e asaj qe ishte jeta ime perpara se te fillonte ky makth. eshte edhe dashuria e prinderve te mi me te cilet flas shpesh. Por, ndonjehere kam idene se nuk mundem me. E ndiej qe edhe nese nje dite kjo torture do te perfundoje, jeta ime do te jete e shenuar nga kjo qe po vuaj keto jave. Edhe nese duhet te mbijetoj, nuk e di si t’i fshij nga mendja ime keto skena tmerri. Kjo eshte arsyeja perse dua te vdes ne moment. Ne fillim u kerkojme gardianeve tane te na vrasin menjehere. Por, ne jemi shume te shtrenjta per ta. Disa nga ne kane provuar te varin veten por asnjera nuk ia ka dale.
E di qe grate yazidi te rrembyera nga Shteti Islamik jane rreth nje mije. Dhe qe shume nga keto jane konvertuar ne islame, qe te tjera jane shitur per 1 mije dollare si skllave ne tregjet e seksit ne Mosul dhe qe te tjera jane bere grate e ndonje xhihadisti ne Siri?Nuk e dija qe jemi kaq shume qe e vuajme kete kalvar. Siria eshte nje nga kercenimet e gardianeve tane. Na thone qe nese nuk bashkepunojme do na dergojne ne Raqqa. Por pas asaj qe perballojme ketu na tremb ideja qe te perfundojme ne Siri. Nje jave pasi erdhem ketu, mberriten 3 burra shume te keqij qe na ekzaminuat nje nga nje, duke na prekur kudo ne trup perpara te gjitheve duke na tmerruar me nje thike. Pas nje ore moren me vete rreth 15 prej nesh. Nuk e di ku perfunduan.
Sipas autoriteteve irakene jane dhe disa gra kristiane te rrembyera. Ju rezulton keshtu?Mund te kete por, ketu tek ne jane te gjitha yazidi dhe vijme te gjitha nga Sinjar. Te gjithe keta perserisin vazhdimisht se jemi gra “te pandershme” sepse nuk jemi myslimane ndaj na mbaje si plaçke lufte. Na krahasojne shpesh me dhite qe blihen ne tregun e gjese se gjalle.
Nepermjet ndermjetesve sunite, punonjesit e Kombeve te Bashkuara po perpiqen qe tu blejne disa nga ju ne tregjet e Mosulit.Lum ato qe do tu bjere ky shans. Per mua, e vetmja shprese eshte qe luftetaret peshmerga te vijne dhe te na çlirojne. Gardianet tane na thone se xhihadistet po fitojne kudo por per fat babai im me mban ne korrent me ate qe ndodh. E di per shembull per bombardimet amerikane kunder tyre. Do te desha qe amerikanet te nxitojne dhe t’i heqin qafe te gjithe ose te me hedhin edhe mua nje bombe sepse nuk e di dhe sa do te rezistoj. E kane tashme trupin tim. Po me vrasin nderkohe edhe shpirtin

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...