Shqipëria nën hijen e zezë të gjakmarrjes!

Al Jazeera reportazh: Shqipëria nën hijen e zezë të gjakmarrjes!

Gjakmarrja nuk i ndahet Shqipërisë! Po meqë ajo ekziston ende mediat në botë nuk ngurrojnë të merren dhe me këtë fenomen. E imazhi për vendin tonë me shumë të ngjarë merr nota negative.
Rrjeti i njohur Televiziv i Lindjes së Mesme, Al Jazeera ka realizuar një reportazh në Shqipëri për familjet e ngujuara dhe Kanuni. Në reportazh paraqiten histori të disa familjeve në gjak. Në reportazh në mënyrë metaforike thuhet qartë se një kod i lashtë i hakmarrjes është duke detyruar brezat e shqiptarëve të ngujohen në burgjet e tyre private. Në fillmim të tij flitet për historikun e Kanunit dhe se si gjakmarrja, ndër shekuj përfshin brezat dhe detyron familje të tëra të izolohen. Në reportazh thuhet se “Kanuni i përbërë nga 12 libra dhe 1262 shkrime, mendohet se u instalua nga Lekë Dukagjinit që mendohet të ketë qënë një fisnik shqiptar i shek.15 për të cilin pak dihet. Ai u transmetua gojarisht për shekuj dhe u shtyp në letër vetëm në fillim të shekullit 20. Së pari, otomanët dhe pastaj diktatori komunist Enver Hoxha e nxorën atë jashtë ligjit. Por ai vazhdoi të ecë paralelisht me ligjet e shtetit, duke rregulluar çdo gjë që nga organizimi ekonomik i familjeve deri tek normat e nderit.”

Më tej në reportazh përfshihen personazhe nga jeta reale, ku thuhet se të ngujohesh është njëlloj sikur të kesh vdekur.

Kjo është një nga historitë:

Basmir Gjeloshaj humbi babanë e tij dhe dy xhaxhallarë në një grindje, në të cilën u vranë dhe dy pjesëtarë të familjes tjetër kundërshtare. Ai ishte vetëm 6 vjeç kur babait të tij i’u mor jeta në 2011-in dhe rrallë e ka lënë shtëpinë, që prej atij viti. Gjakmarrja, gjaku, peshon rëndë mbi Basmirin dhe familjen e tij. Ai mundi të studiojë deri në klasën e pestë dhe vetëm me ndihmën e një mësuesi, që do të vinte në shtëpinë e tij për ta mësuar. Motra e tij Drenica fillimisht pati pak fat. Ajo ishte në gjendje të ikte nga shtëpia për të ndjekur shkollën. Por një ditë kur ajo ishte në klasën e pesë, një makinë e ndoqi nga pas dhe i afroi para për të hipur në të. Nga frika se kjo ishte një tentativë për ta vrarë dhe ajo u mbyll brenda në shtëpi. Ata shihnin se mund t’i ikin gjakmarrjes duke u arratisur nga vendi dhe diku filluar jetën diku larg. Dhe kur në vitin 2012, Suedia e pranoi kërkesën e tyre për azil, u duk se më në fund patën sukses. Por jetesa e tyre atje ishte e shkurtër. Në dhjetor të vitit 2013, Qeveria suedeze i dëboi duke deklaruar se dokumentat që u ishin dhënë nga Komiteti i Pajtimit Kombëtar, një organizatë e e ngritur për t’iu kundërvënë Kanunit, ishin të falsifikuara. Tani, i kthyer në Shqipëri, 19-vjeçari e kalon shumicën e ditës i shtrirë në një shtrat që është shumë i vogël për trupin e tij të gjatë. Është nëna e tij, File, që thotë: “Kjo është si të kesh vdekur edhe njëherë!"

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)